As-Sa'diAn‑Nisa · 4:15–31

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

An-Nisa 4:15–31

4:15Page 80

وَٱلَّٰتِي يَأۡتِينَ ٱلۡفَٰحِشَةَ مِن نِّسَآئِكُمۡ فَٱسۡتَشۡهِدُواْ عَلَيۡهِنَّ أَرۡبَعَةٗ مِّنكُمۡۖ فَإِن شَهِدُواْ فَأَمۡسِكُوهُنَّ فِي ٱلۡبُيُوتِ حَتَّىٰ يَتَوَفَّىٰهُنَّ ٱلۡمَوۡتُ أَوۡ يَجۡعَلَ ٱللَّهُ لَهُنَّ سَبِيلٗا ١٥

Those who commit immorality [i.e., unlawful sexual intercourse] of your women - bring against them four [witnesses] from among you. And if they testify,1 confine them [i.e., the guilty women] to houses until death takes them or Allāh ordains for them [another] way.2

Nëse ndonjëra nga gratë tuaja bën imoralitet, kërkoni që kjo(vepër)të dëshmohet nga katër veta(burra)prej jush. -Këtu është fjala për marrëdhëniet seksuale të jashtëligjshme. Allahu i Lartësuar e ka cilësuar imoralitetin më poshtë si “vepër e poshtër” (fâĥisheh), për të treguar se sa i shëmtuar është ai. Por që të pranohet kjo akuzë, duhet të dëshmojnë katër burra “nga mesi juaj”, domethënë besimtarë të drejtë dhe të besueshëm, se e kanë parë qartësisht.Nëse këta dëshmojnë, atëherë i mbyllni ato(gratë)në shtëpi, derisa t’u vijë vdekja ose derisa Allahu të përcaktojë ndonjë zgjidhje tjetër për to. -Nëse dëshmia e tyre pranohej dhe gjykohej si e vërtetë, atëherë gruaja imorale mbyllej në shtëpi. Izolimi është një lloj dënimi. Gruaja imorale izolohej në shtëpi deri në vdekje, ose derisa Zoti të sillte një zgjidhje apo mënyrë tjetër dënimi për të. Ky gjykim nuk është i shfuqizuar, por është i afatizuar deri në kohën e një gjykimi tjetër. Pra, në fillimet e Islamit, ky ishte gjykimi për marrëdhëniet seksuale të jashtëligjshme, deri në kohën kur hyri në fuqi ligji i gurëzimit për të martuarit dhe i goditjes me kamxhik për të pamartuarit, i vendosur nga ajetet e tjera për këtë çështje.

4:16Page 80

وَٱلَّذَانِ يَأۡتِيَٰنِهَا مِنكُمۡ فَـَٔاذُوهُمَاۖ فَإِن تَابَا وَأَصۡلَحَا فَأَعۡرِضُواْ عَنۡهُمَآۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ تَوَّابٗا رَّحِيمًا ١٦

And the two1 who commit it [i.e., unlawful sexual intercourse] among you - punish [i.e., dishonor] them both. But if they repent and correct themselves, leave them alone. Indeed, Allāh is ever Accepting of Repentance and Merciful.

Nëse një burrë e një grua kryejnë imoralitet, ju ndëshkojini që të dy. -Kuptimi: Nëse një çift, një burrë dhe një grua, kryejnë marrëdhënie seksuale të jashtëligjshme, atëherë ndëshkojini që të dy me fyerje e me rrahje, të cilat të shërbejnë si mësim edhe për të tjerët, për t’u larguar nga kjo poshtërsi. Kështu, në fillim kishte dy lloje ndëshkimesh: për burrat ishte ndëshkimi me fyerje dhe me rrahje, ndërsa për gratë ishte ndëshkimi me fyerje, rrahje dhe izolim. Kjo mënyrë zgjati deri në hyrjen në fuqi të ligjit për imoralitetin. Por nëse izolimi vazhdonte deri në vdekje, mundimi me fjalë dhe rrahje vazhdonte derisa palët të pendoheshin dhe të vërehej qartë rregullimi i gjendjes së tyre, siç thotë Allahu i Lartësuar:Por nëse ata pendohen dhe përmirësohen, atëherë hiqjani dënimin, se Allahu e pranon pendimin dhe është Mëshirëplotë. -Pra, nëse ata pendohen dhe këtë e vërtetojnë duke kryer vepra të mira, atëherë u rrëzohet dënimi me fjalë dhe rrahje, sepse Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirues i madh. Prej mëshirës së Tij të madhe është edhe suksesi që Ai u dhuron njerëzve për t’u penduar, edhe pranimi i këtij pendimi, duke ua falur gabimet. Nga ky ajet kuptojmë që akuza se dikush ka bërë imoralitet duhet të mbështetet dhe të faktohet me dëshminë e katër burrave besimtarë, të drejtë dhe të besueshëm, që nuk janë të akuzuar asnjëherë për mashtrim. Allahu i Lartësuar e ka shtrënguar shumë trajtimin e këtij krimi. Vërtet, Ai ka caktuar një ndëshkim të fortë për të, por edhe dëshmia për faktimin e tij duhet të jetë shumë e bazuar, me qëllim që njerëzit të mos akuzohen asnjëherë kot për një vepër kaq të rëndë, e cila është shkatërruese e familjes dhe e shoqërisë. Për këtë rast nuk pranohet dëshmia e grave, qofshin ato të vetme, qofshin së bashku me burrat. Gjithashtu, nuk pranohet dëshmia e më pak se katër burrave. Kusht tjetër është që dëshmia të shprehet shkoqur e kuptueshëm. Dëshmitari duhet të dëshmojë se e ka parë qartësisht dhe pa asnjë dyshim se të akuzuarit kanë bërë imoralitet me kuptimin e plotë të marrëdhënieve seksuale. Allahu i Lartësuar e ka përsëritur çështjen e të dëshmuarit, duke përforcuar atë, kur thotë: “...kërkoni që kjo (vepër) të dëshmohet nga katër vetë (burra) prej jush. Nëse këta dëshmojnë, atëherë ato (gratë) mbyllini në shtëpi...”. Qëllimi është që çdo gjë të jetë e sigurt. Në këtë ajet kuptohet që izolimi apo dënimi me fjalë dhe veprime kundër gjynahqarëve janë mënyra të lejueshme, nëse nëpërmjet tyre mund të arrihet riedukimi.

4:17Page 80

إِنَّمَا ٱلتَّوۡبَةُ عَلَى ٱللَّهِ لِلَّذِينَ يَعۡمَلُونَ ٱلسُّوٓءَ بِجَهَٰلَةٖ ثُمَّ يَتُوبُونَ مِن قَرِيبٖ فَأُوْلَٰٓئِكَ يَتُوبُ ٱللَّهُ عَلَيۡهِمۡۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمٗا ١٧

The repentance accepted by Allāh is only for those who do wrong in ignorance [or carelessness] and then repent soon [after].1 It is those to whom Allāh will turn in forgiveness, and Allāh is ever Knowing and Wise.

Allahu i Lartësuar ua mundëson pendimin robërve të Tij, së pari, duke i udhëzuar dhe duke ua bërë të dashur pendimin dhe, së dyti, duke ua pranuar pendimin e tyre, pasi i ka ndihmuar të arrijnë atje. Në këtë ajet Allahu i Lartësuar na tregon se Ai, me bujarinë dhe mirësinë e Tij, ia ka bërë detyrë Vetes që t’ia pranojë pendimin një kategorie gabimtarësh, të cilët i karakterizon një cilësi e veçantë:Pendim i pranueshëm tek Allahu është vetëm ai i atyre që e bëjnë të keqen nga padijenia dhe pendohen menjëherë. Ja, këtyre ua pranon pendimin Allahu. Allahu është i Gjithëditur e i Urtë. -Pra, kushti i parë është se: gabimin e bëjnë nga padituria. Por për çfarë paditurie bëhet fjalë këtu. Mos vallë, kur nuk e dinë se veprimi në fjalë është gabim? Jo, kurrsesi. Ata janë të vetëdijshëm se kjo vepër është haram dhe e veprojnë atë. Prandaj u quhet se bëjnë gjynah, sepse në të kundërt, nëse ata nuk do ta dinin se është haram, atëherë nuk do t’u shkruhej si gjynah. Këtu bëhet fjalë për tjetër lloj paditurie: ata nuk e dinë fundin e saj të hidhur dhe të dhimbshëm, nuk e dinë se ajo shkakton zemërimin e Allahut të Lartësuar dhe ndëshkimin e Tij. Ata nuk e kuptojnë siç duhet mbikëqyrjen e Allahut. Gjynahet e dobësojnë besimin, madje edhe mund ta zhdukin atë fare. Çdo gjynahqar është i paditur nga ky këndvështrim, edhe nëse është i vetëdijshëm se vepra është e ndaluar, dhe meriton ndëshkim. Madje, që një vepër të konsiderohet si gjynah për një njeri, duhet që ai të jetë në dijeni të këtij fakti. Kushti i dytë i pranimit të pendimit është që gjynahqarët të pendohen menjëherë, pa u vonuar. Disa janë të mendimit se kjo nënkupton që ata duhet të pendohen para se t’u vijë vdekja. Allahu i Lartësuar e pranon pendimin e robit para se të vijë vdekja dhe para se të zbresë ndëshkimi. Ndërsa në momentin kur vdekja po e gllabëron, atëherë nuk pranohet më pendimi, ashtu si nuk pranohet më besimi prej mohuesve, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar në suren Junus, ajeti 90: “Ne i kaluam bijtë e Izraelit përtej detit, ndërsa Faraoni dhe ushtria e tij i ndoqën nga pas, të mbushur me mizori dhe armiqësi kundër tyre. Por kur ai po mbytej, tha: “Besoj se nuk ka zot tjetër veç Atij të Cilit i besojnë bijtë e Izraelit. Edhe unë jam nga muslimanët.”” Ose në suren Gafir, në ajetet 84, 85: “Dhe kur e panë Dënimin Tonë, thanë: “Ne i besojmë Allahut, që është Një dhe i mohojmë ata që i adhuronim veç Tij”. Por besimi i tyre pasi panë dënimin Tonë, nuk u bëri dobi. I tillë është ligji i Allahut që ka vepruar ndaj robërve të Tij. Dhe kështu u shkatërruan mohuesit e Allahut.””Ndërsa në ajetin vijues të kësaj sureje, Allahu i Lartësuar thotë:

4:18Page 80

وَلَيۡسَتِ ٱلتَّوۡبَةُ لِلَّذِينَ يَعۡمَلُونَ ٱلسَّيِّـَٔاتِ حَتَّىٰٓ إِذَا حَضَرَ أَحَدَهُمُ ٱلۡمَوۡتُ قَالَ إِنِّي تُبۡتُ ٱلۡـَٰٔنَ وَلَا ٱلَّذِينَ يَمُوتُونَ وَهُمۡ كُفَّارٌۚ أُوْلَٰٓئِكَ أَعۡتَدۡنَا لَهُمۡ عَذَابًا أَلِيمٗا ١٨

But repentance is not [accepted] of those who [continue to] do evil deeds up until, when death comes to one of them, he says, "Indeed, I have repented now," or of those who die while they are disbelievers. For them We have prepared a painful punishment.

Nuk është i pranueshëm pendimi i atyre që vazhdimisht bëjnë vepra të këqija dhe vetëm atëherë kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, thotë “Unë tani me të vërtetë u pendova.”, as pendimi i atyre që vdesin si jobesimtarë. Për ta kemi përgatitur dënimin më të ashpër. -Kjo sepse pendimi në të tilla raste është i detyruar. Pendim i vlefshëm është ai që bëhet me zgjedhje të lirë nga personi. Thënia e Allahut: “...dhe pendohen menjëherë” mund të ketë edhe kuptimin: menjëherë pas kryerjes së gjynaheve. Pra, në këtë rast kuptimi i ajetit është: atyre që, menjëherë pas gjynahut, pendohen dhe përpiqen që kurrë të mos i kthehet atij gabimi, atyre Zoti ua pranon pendimin. Ndërsa ata që vazhdojnë në gjynahet e tyre dhe nuk kthejnë rrugë, nuk shqetësohen dhe nuk përpiqen të largohen prej gjynaheve, ata nuk janë penduar shpejt. Ata që i kanë bërë gjynahet cilësi të pandashme të tyre është vështirë që të pendohen plotësisht. Kryesisht këtyre njerëzve nuk u jepet sukses që të pendohen dhe nuk u lehtësohen rrugët e pendimit. Të tillë janë ata që e kryejnë të keqen me dije të plotë, me vetëdije dhe siguri për dëmin që ajo sjell dhe duke shpërfillur vështrimin e Allahut mbi ta. Këta ia kanë mbyllur vetes dyert e mëshirës së Allahut. Megjithatë, nuk është e pamundur që edhe një njeriu i cili vazhdon me gjynahe me vetëdije të plotë për dëmin që ato sjellin, t’i jepet mundësia që të pendohet plotësisht dhe sinqerisht, duke iu fshirë të gjitha gjynahet e kaluara. Por, sidoqoftë, mëshira dhe bamirësia e Zotit është më pranë atyre të parëve. Allahu i Lartësuar e mbyll ajetin me fjalët:Allahu është i Gjithëditur e i Urtë. -Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur për atë që pendohet sinqerisht dhe për atë që është gënjeshtar. Secilin nga këta, Allahu do ta shpërblejë sipas asaj që meriton, me urtësinë e Tij absolute. Po me urtësinë e Tij, Ai i jep sukses që të pendohet atij që e meriton këtë mirësi, ndërsa me drejtësinë e Tij, Ai e privon nga pendimi atë që në të vërtetë nuk e do pendimin. Allahu është më i ditur për gjithçka.

4:19Page 80

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا يَحِلُّ لَكُمۡ أَن تَرِثُواْ ٱلنِّسَآءَ كَرۡهٗاۖ وَلَا تَعۡضُلُوهُنَّ لِتَذۡهَبُواْ بِبَعۡضِ مَآ ءَاتَيۡتُمُوهُنَّ إِلَّآ أَن يَأۡتِينَ بِفَٰحِشَةٖ مُّبَيِّنَةٖۚ وَعَاشِرُوهُنَّ بِٱلۡمَعۡرُوفِۚ فَإِن كَرِهۡتُمُوهُنَّ فَعَسَىٰٓ أَن تَكۡرَهُواْ شَيۡـٔٗا وَيَجۡعَلَ ٱللَّهُ فِيهِ خَيۡرٗا كَثِيرٗا ١٩

O you who have believed, it is not lawful for you to inherit women by compulsion.1 And do not make difficulties for them in order to take [back] part of what you gave them2 unless they commit a clear immorality [i.e., adultery]. And live with them in kindness. For if you dislike them - perhaps you dislike a thing and Allāh makes therein much good.

O ju që keni besuar! Ju është ndaluar të trashëgoni gratë(e të vdekurve)kundër dëshirës së tyre. Mos u sillni vrazhdë me gratë me qëllim që t’u merrni një pjesë nga ajo(dhurata martesore)që u keni dhënë, përveç nëse ato bien në imoralitet! -Në kohën e injorancës paraislamike, nëse dikush vdiste dhe linte pas gruan e tij, të afërmit e të vdekurit, si vëllai apo djali i xhaxhait, e konsideronin veten si më parësorët për t’u martuar me vejushën e të afërmit të tyre dhe nuk e linin të martohej me të tjerë, pavarësisht dëshirës së saj. Nëse ndonjë nga ata e pëlqente, martohej me të me një mehër që e përcaktonte vetë ai, donte apo nuk donte ajo. Nëse ajo nuk e pëlqente, ata e ndalonin gruan që të martohej me dikë tjetër, veç nëse ishte dikush që e pranonin ata. Shpesh, ata e zvarrisnin martesën e saj, derisa ajo të hiqte dorë nga një pjesë e trashëgimisë së përfituar nga bashkëshorti i saj i vdekur apo nga mehri i saj. Po kështu vepronin edhe ata burra që nuk i donin gratë e tyre, por ua zvarrisnin divorcin, me qëllim që ato të hiqnin dorë nga një pjesë e mehrit të dhuruar. Në këto ajete, Allahu i Lartësuar i ndalon besimtarët nga vepra të tilla të ulëta dhe të padrejta. Këto praktika janë plotësisht të ndaluara, përveç dy rasteve:1. Nëse ajo vetë është e kënaqur të martohet me të afërmin e burrit të saj të vdekur. Kjo kuptohet nga fjalia: “Ju është ndaluar të trashëgoni gratë (e të vdekurve)kundër dëshirës së tyre.”. Pra, nëse ato janë dakord për diçka të tillë, atëherë lejohet.2. Nëse kryejnë ndonjë vepër të ulët, si tradhti apo shpifje e fyerje ndaj burrit. Në të tilla raste, burrit i lejohet që ta zvarrisë divorcin e saj, si ndëshkim për të dhe që të marrë prej saj një pjesë të mehrit që i ka dhënë.Pastaj i Lartësuari tha:Jetoni dhe silluni mirë me to! -Sjellja e mirë duhet të jetë me vepra dhe me fjalë. Burri duhet ta trajtojë gruan e tij me dashuri e ngrohtësi, larg padrejtësive dhe dhimbjeve. Në trajtimin e mirë hyjnë edhe shpenzimet jetësore për të, veshja, ushqimi etj. Përkujdesja duhet të jetë ashtu si është zakon në kohën dhe vendin ku njerëzit jetojnë.Nëse nuk i pëlqeni aq shumë ato, bëni durim, sepse ndodh që ju ta urreni diçka dhe Allahu nëpërmjet saj të japë mirësi të shumta. -Kjo është një këshillë për burrat. Kështu, edhe nëse ndodh që t’i urrejnë gratë në ndonjë aspekt, duhet të bëjnë durim e të mos i divorcojnë ato, sepse mirësitë e këtij durimi janë të shumta. Së pari, kështu plotësohet porosia e Zotit për bashkëshortet e tyre, gjë e cila sjell lumturinë e dynjasë dhe të ahiretit. Së dyti, duke detyruar veten që ta mbajnë gruan, ata luftojnë që të cilësohen me virtytet më të larta dhe që ta mbajnë gjallë çerdhen e tyre. Po ashtu, mund të ndodhë që urrejtja të largohet me kalimin e kohës dhe vendin e saj ta zërë dashuria, respekti, mëshira dhe ngrohtësia, sikurse ka ndodhur dhe ndodh shpesh. Ndoshta nga ajo grua Zoti mund t’u dhurojë një fëmijë të mirë, që të jetë shkaktar mirësish për dynjanë dhe ahiretin. Megjithatë, nëse ndarja është e domosdoshme dhe nuk ka asnjë mundësi për ta mbajtur çerdhen të bashkuar, atëherë divorci është veprim i lejueshëm. Madje, Allahu i Lartësuar thotë:

4:20Page 81

وَإِنۡ أَرَدتُّمُ ٱسۡتِبۡدَالَ زَوۡجٖ مَّكَانَ زَوۡجٖ وَءَاتَيۡتُمۡ إِحۡدَىٰهُنَّ قِنطَارٗا فَلَا تَأۡخُذُواْ مِنۡهُ شَيۡـًٔاۚ أَتَأۡخُذُونَهُۥ بُهۡتَٰنٗا وَإِثۡمٗا مُّبِينٗا ٢٠

But if you want to replace one wife with another and you have given one of them a great amount [in gifts], do not take [back] from it anything. Would you take it in injustice and manifest sin?

Në qoftë se ju vendosni të lini një grua, për të marrë një tjetër, kur asaj së parës i keni dhënë plaçkë të madhe, mos merrni prej asaj(plaçke)asgjë. -Kuptimi: Nëse dëshironi të divorconi një grua dhe të martoheni me një tjetër, kjo nuk përbën asnjë gjynah për ju, por nëse gruas që do të divorconi i keni dhënë si mehër pasuri shumë të madhe, ju mos kërkoni të merrni prej saj asnjë qindarkë. Këtu ka dy këshilla: për gruan që do të divorcohet dhe për gruan tjetër me të cilën burri do të martohet. Për të parën, duhet që asaj të mos i merret asgjë nga mehri i dhënë. Madje, nëse burri ende nuk ia ka dhënë, duhet që t’ia japë menjëherë. Ndërsa për gruan tjetër, këshilla është që, nëse është caktuar mehër i madh për të, burri të mos ia vonojë pa arsye. Nëse nuk ka mundësi, atëherë le të përpiqet që ta plotësojë sa më shpejt këtë detyrim. Ky ajet tregon se përcaktimi i mehrit në masë të madhe nuk është i ndaluar, por më e mira është që të zbatohet tradita e Profetit (a.s.), i cili ka këshilluar që mehri të jetë sa më i përballueshëm dhe i lehtë. Kjo duket në ajet pikërisht te pjesa ku Allahu i Lartësuar na mëson si të veprojmë nëse kemi përcaktuar “mehër të madh”. Kështu, Ai tregon se kjo mund të ndodhë mes nesh dhe nuk na qorton apo të na thotë që është e ndaluar. Nëse do të ishte e ndaluar, Allahu do ta qartësonte një gjë të tillë. Megjithatë, nëse ky veprim sjell dëme në aspektin fetar, ndonjëherë mund të jetë edhe i ndaluar. Pastaj i Lartësuari thotë:A do ta merrnit atë padrejtësisht e duke bërë gjynah të qartë?! -Kjo vepër është e palejueshme, edhe nëse bëni dredhira e mashtrime. Pastaj Allahu i Lartësuar na shpjegon arsyen pse nuk lejohet kjo gjë, kur thotë:

4:21Page 81

وَكَيۡفَ تَأۡخُذُونَهُۥ وَقَدۡ أَفۡضَىٰ بَعۡضُكُمۡ إِلَىٰ بَعۡضٖ وَأَخَذۡنَ مِنكُم مِّيثَٰقًا غَلِيظٗا ٢١

And how could you take it while you have gone in unto each other and they have taken from you a solemn covenant?

“E si mund t’ua merrni(atë plaçkë), kur ju i jeni dhënë njëri-tjetrit dhe kur ato kanë marrë prej jush një premtim të fortë?! -Për ta qartësuar më shumë, themi se kontakti seksual me gruan është haram para aktit të martesës. Marrëdhëniet me të lejohen veçse pas aktit të rregullt martesor dhe pasi ajo kërkon mehrin e saj. Pasi është rënë dakord për gjithçka dhe pasi burri e ka “shijuar” mirë gruan, ndërkohë që më parë e kishte të ndaluar, atëherë mospërmbushja e kushtit të mehrit është një padrejtësi e madhe ndaj saj, sepse burri e ka marrë atë që ka kërkuar, ndërkohë që nuk po plotëson kushtin e saj. Gjithashtu, ai i ka premtuar asaj para Zotit se do të plotësojë detyrimet dhe përgjegjësitë që parashtron akti martesor. Atëherë, si mund ta shkelë ai një premtim të tillë?

4:22Page 81

وَلَا تَنكِحُواْ مَا نَكَحَ ءَابَآؤُكُم مِّنَ ٱلنِّسَآءِ إِلَّا مَا قَدۡ سَلَفَۚ إِنَّهُۥ كَانَ فَٰحِشَةٗ وَمَقۡتٗا وَسَآءَ سَبِيلًا ٢٢

And do not marry those [women] whom your fathers married, except what has already occurred.1 Indeed, it was an immorality and hateful [to Allāh] and was evil as a way.

Mos u martoni me ato gra me të cilat kanë qenë martuar etërit tuaj, përveç asaj që ka kaluar(para Islamit). Kjo ka qenë vërtet poshtërsi e madhe, vepër e urryer(tek Zoti)dhe një zakon i shëmtuar.Kuptimi: Mos u martoni me ato gra me të cilat kanë qenë martuar etërit (babai, gjyshi e lart) tuaj. Kjo është një vepër shumë e shëmtuar dhe e neveritshme jo vetëm për Zotin, por edhe për njerëzit. Për shkak të kësaj vepre të ulët, futet urrejtja mes prindit dhe fëmijës, ndërkohë që marrëdhëniet mes tyre duhet të jenë të ndërtuara mbi bamirësinë, mëshirën dhe respektin. Kjo është një rrugë e keqe për ata që e ndjekin. Ajo është prej sjelljeve të injorancës, të cilat Islami i lufton, që t’i pastrojë shpirtrat e njerëzve.

4:23Page 81

حُرِّمَتۡ عَلَيۡكُمۡ أُمَّهَٰتُكُمۡ وَبَنَاتُكُمۡ وَأَخَوَٰتُكُمۡ وَعَمَّٰتُكُمۡ وَخَٰلَٰتُكُمۡ وَبَنَاتُ ٱلۡأَخِ وَبَنَاتُ ٱلۡأُخۡتِ وَأُمَّهَٰتُكُمُ ٱلَّٰتِيٓ أَرۡضَعۡنَكُمۡ وَأَخَوَٰتُكُم مِّنَ ٱلرَّضَٰعَةِ وَأُمَّهَٰتُ نِسَآئِكُمۡ وَرَبَٰٓئِبُكُمُ ٱلَّٰتِي فِي حُجُورِكُم مِّن نِّسَآئِكُمُ ٱلَّٰتِي دَخَلۡتُم بِهِنَّ فَإِن لَّمۡ تَكُونُواْ دَخَلۡتُم بِهِنَّ فَلَا جُنَاحَ عَلَيۡكُمۡ وَحَلَٰٓئِلُ أَبۡنَآئِكُمُ ٱلَّذِينَ مِنۡ أَصۡلَٰبِكُمۡ وَأَن تَجۡمَعُواْ بَيۡنَ ٱلۡأُخۡتَيۡنِ إِلَّا مَا قَدۡ سَلَفَۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ غَفُورٗا رَّحِيمٗا ٢٣

Prohibited to you [for marriage] are your mothers, your daughters, your sisters, your father's sisters, your mother's sisters, your brother's daughters, your sister's daughters, your [milk] mothers who nursed you, your sisters through nursing, your wives' mothers, and your step-daughters under your guardianship [born] of your wives unto whom you have gone in. But if you have not gone in unto them, there is no sin upon you. And [also prohibited are] the wives of your sons who are from your [own] loins, and that you take [in marriage] two sisters simultaneously, except for what has already occurred.1 Indeed, Allāh is ever Forgiving and Merciful.

Ky ajet i mrekullueshëm tregon shkoqur për gratë me të cilat një burrë e ka të ndaluar të martohet. Kategoritë e ndaluara janë të klasifikuara sipas shkaqeve të tyre:1. Të ndaluara për shkak të lidhjes farefisnore.2. Të ndaluara për shkak të gjidhënies.3. Të ndaluara për shkak të lidhjeve martesore.4. Të ndaluara për shkak të bashkimit në një kurorë të kategorive të caktuara.***1.Të ndaluarat për shkak të lidhjes farefisnore. Thotë i Lartësuari:Ju është ndaluar martesa me nënat tuaja, me bijat tuaja, me motrat tuaja, me hallat tuaja, me tezet tuaja, me bijat e vëllait, me bijat e motrës,... -Në radhë të parë përmenden nënat. Termi ‘nënat’ nënkupton çdo femër me të cilën burri ka lidhje lindjeje, duke përfshirë nënën biologjike, gjyshen (nënën e nënës), stërgjyshen e më lart. Këtu nuk përfshihen gjyshet nga gjidhënia. Fjala “bijat” nënkupton çdo femër të lindur prej teje e poshtë saj, pra, mbesat, stërmbesat etj., të lindura nga bija jote. Fjala “motrat” përfshin si motrat nga nëna e babai, edhe ato vetëm nga njëri prej tyre. Fjala ‘hallat’ nënkupton çdo motër të babait tënd, të gjyshit tënd e kështu me radhë. Në termin “tezet” hyn çdo motër e nënës tënde apo e gjyshes, apo e stërgjyshes e çfarë ka lart tyre, pavarësisht në meritojnë trashëgimi apo jo. Te “bijat e vëllait” hyjnë vajzat e vëllait dhe të gjitha femrat e lindura poshtë tyre prej vajzave. Te ‘bijat e motrës’ hyjnë vajzat e motrës dhe tërë femrat e lindura poshtë tyre prej vajzave. Këto kategori – siç e thamë - janë të ndaluara për shkak të lidhjes së gjakut, dhe të këtij mendimi janë të gjithë dijetarët muslimanë. Ato i tregon tekstualisht ajeti kur’ânor. Ndërsa femrat e tjera, si vajzat e xhaxhait, të dajës, të tezes, të hallës, janë të lejuara, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Veç këtyre, për ju janë të lejuara të gjitha gratë e tjera që t’i merrni (në martesë)me pasurinë tuaj, duke pasur për qëllim bashkëshortësinë, jo prostitucionin.”.***2.Të ndaluarat për shkak të gjidhënies. Allahu i Lartësuar thotë:...me mëndeshat që ju kanë dhënë gji, me motrat nga gjiri,... -Mëndesha është gruaja (jo nëna) që të ka dhënë gji. Motrat prej gjiri janë ato të cilave u ka dhënë gji e njëjta grua prej së cilës ke pirë gji ti. Pra, janë dy mundësi: ose ti ke pirë gji nga nëna e tyre, ose ato kanë pirë gji nga nëna jote. Allahu i Lartësuar ka bërë të ndaluar për martesë mëndeshën, që i ka dhënë gji personit kur ka qenë foshnjë. Por duke qenë se qumështi nuk prodhohet vetëm prej gruas, por edhe prej burrit të saj, atëherë edhe bashkëshorti i saj konsiderohet si babai i këtij fëmije, për shkak të qumështit. Për këtë arsye, personit që ka pirë gji te një mëndeshë i bëhen të ndaluara të njëjtat gjëra që do të ishin të ndaluara për të nëse do të ishte i lindur prej asaj nëne dhe atij babai, ashtu sikurse ka thënë Profeti (a.s.): “Gjidhënia bën të ndaluara të njëjtat gjëra që bën të ndaluara lidhja e gjakut (farefisnia).” Megjithatë, kjo ka vlerë vetëm për personin që ka pirë gji dhe fëmijët e tij, dhe jo me pjesëtarët e tjerë të gjakut të tij (si vëllai, motra etj). Që gjidhënia të konsiderohet si shkak për ndalimin e martesës, është kusht që fëmija të ketë pirë pesë herë të plota dhe të ngopet. Gjithashtu, kjo gjidhënie duhet të jetë bërë brenda dyvjeçarit të parë të jetës së tij, sikurse është sqaruar në Traditën e Profetit a.s.***3.Të ndaluara për shkak të lidhjeve martesore. Të tilla janë katër kategori, siç thotë i Lartësuari:...me nënat e grave tuaja(vjehrrat)dhe me ato që janë nën kujdesin tuaj prej thjeshtrave(vajzave)të grave tuaja, me të cilat keni kryer kontakt; por nëse nuk keni pasur kontakt me to(me gratë), atëherë s’ka pengesë. Ju është ndaluar martesa edhe me gratë e bijve tuaj, që janë të lindur nga ju(jo të bijve të adoptuar), -Pra, këto kategori janë:- Bashkëshortet e babait, gjyshit, stërgjyshit e ç’ka sipër tyre. Kjo u tregua edhe në ajetin 22.- Bashkëshortet e djemve të lindur nga ju e ç’ka poshtë tyre (nipër, stërnipër etj.), pavarësisht në janë trashëgues apo jo.- Nëna e gruas, pra, vjehrra e ç’ka sipër tyre (pra, gjyshja e gruas, stërgjyshja etj.). Këto bëhen të ndaluara që në momentin e lidhjes së aktit martesor me to (edhe nëse nuk janë kryer marrëdhënie).- Vajzat e grave tuaja (nga burra të tjerë) e ç’ka poshtë tyre (mbesa, stërmbesa etj.). Por këto bëhen të ndaluara veçse pasi është kryer kontakt me nënën e tyre. Pra, nëse është lidhur akti martesor me nënën e tyre, por ende nuk është kryer kontakt me të, vajza është e lejuar dhe mund të lidhësh kurorë me të (pasi të divorcosh nënën), nëse dëshiron, sepse Allahu i Lartësuar thotë që martesa është e ndaluar: “...dhe me ato që janë nën kujdesin tuaj prej thjeshtrave (vajzave)të grave tuaja,”.Për sa i përket cilësimit tjetër të përmendur në ajet, pra, që vajzat të jenë nën kujdesin e atij burri, shumica e dijetarëve janë të mendimit se nuk ka ndonjë qëllim të veçantë, por është përmendur thjesht sepse zakonisht kështu ndodh. I rëndësishëm është kushti i parë: pra, kryerja e kontaktit me nënat e tyre. Megjithatë, cilësimi: “...që janë nën kujdesin tuaj...” ka dy urtësi të tjera:1. Ai na tregon shkakun pse është e ndaluar që të martohesh edhe me vajzën e bashkëshortes. Ato vajza që burri i ka nën kujdestari duhet t’i trajtojë njëlloj si bijat e tij. Është gjë e shëmtuar që ai të martohet me to, pasi është martuar e ka kryer marrëdhënie me nënat e tyre.2. Ai tregon, gjithashtu, se burrit i lejohet veçimi me bijat e bashkëshortes, sepse ato janë njëlloj si bijat e tij. Allahu është më i Ditur për gjithçka.***4.Të ndaluara për shkak të bashkimit në një kurorë të kategorive të caktuara....dhe të jini të martuar njëherazi me dy motra, përveç rasteve që tashmë kanë kaluar. Vërtet, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Pra, burrit nuk i lejohet të martohet me motrën e bashkëshortes. Ndërsa sipas një hadithi të saktë, Profeti (a.s)e ka ndaluar edhe martesën e burrit me tezen apo hallën e bashkëshortes. Me fjalë të tjera, çdo grua që ka lidhje farefisnore me bashkëshorten është e ndaluar ta bashkosh në të njëjtën kurorë. Kjo është bërë me qëllim që të mos prishen lidhjet farefisnore. Më pas, i Lartësuari thotë:

4:24Page 82

۞ وَٱلۡمُحۡصَنَٰتُ مِنَ ٱلنِّسَآءِ إِلَّا مَا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُكُمۡۖ كِتَٰبَ ٱللَّهِ عَلَيۡكُمۡۚ وَأُحِلَّ لَكُم مَّا وَرَآءَ ذَٰلِكُمۡ أَن تَبۡتَغُواْ بِأَمۡوَٰلِكُم مُّحۡصِنِينَ غَيۡرَ مُسَٰفِحِينَۚ فَمَا ٱسۡتَمۡتَعۡتُم بِهِۦ مِنۡهُنَّ فَـَٔاتُوهُنَّ أُجُورَهُنَّ فَرِيضَةٗۚ وَلَا جُنَاحَ عَلَيۡكُمۡ فِيمَا تَرَٰضَيۡتُم بِهِۦ مِنۢ بَعۡدِ ٱلۡفَرِيضَةِۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلِيمًا حَكِيمٗا ٢٤

And [also prohibited to you are all] married women except those your right hands possess.1 [This is] the decree of Allāh upon you. And lawful to you are [all others] beyond these, [provided] that you seek them [in marriage] with [gifts from] your property, desiring chastity, not unlawful sexual intercourse. So for whatever you enjoy [of marriage] from them, give them their due compensation2 as an obligation. And there is no blame upon you for what you mutually agree to beyond the obligation. Indeed, Allāh is ever Knowing and Wise.

(Ju është ndaluar martesa)Edhe me gratë që janë tashmë të martuara, përveç atyre(robinjave)që i keni në posedimin tuaj. -Nuk lejohet martesa me një grua, për sa kohë ajo është e martuar me një burrë tjetër. Me të mund të martohesh vetëm nëse divorcohet dhe pasi të ketë përfunduar periudhën e pritjes. Përjashtim bëjnë vetëm robëreshat e zëna në luftë, sepse i Lartësuari thotë: “...përveç atyre (robinjave) që i keni në posedimin tuaj.”. Pra, nëse një grua është zënë robinjë në një luftë, muslimani e ka të lejuar të martohet me të, edhe nëse ajo është e martuar, sepse me kapjen e saj si robinjë, akti i saj martesor prishet, kështu që i vetmi kusht mbetet pritja e kohës së pastrimit, që të vërtetohet se nuk është shtatzënë. Po kur një skllave e martuar blihet apo i dhurohet një burri, ose i jepet liria? Në këtë rast, ajo konsiderohet ende si e martuar. Argument për këtë rast është edhe ngjarja e Beriras, së cilës Profeti (a.s.) i dha mundësinë për të zgjedhur: ose të qëndronte me burrin e saj, Mugithin, ose të prishte martesën me të, pasi Aishja i dha asaj lirinë. Ajo zgjodhi shkëputjen e lidhjes me Mugithin. Nëse thjesht me shitjen e saj akti martesor do të prishej, atëherë Profeti (a.s.) nuk do t’ia linte asaj në dorë shkëputjen apo vazhdimin e lidhjes bashkëshortore.Ky është urdhri i Allahut për ju. -Këto janë dispozitat e Allahut për ju, prandaj përqendrohuni në to, udhëzohuni dhe përmbajuni atyre me përpikmëri. Këto ligje janë zgjidhja e problemeve tuaja dhe çelësi për të bërë një jetë të lumtur. Në këto dispozita tregohet hallalli dhe harami.Veç këtyre, për ju janë të lejuara të gjitha gratë e tjera që t’i merrni(në martesë)me pasurinë tuaj, duke pasur për qëllim bashkëshortësinë, jo prostitucionin. -Kuptimi: Të gjitha kategoritë e tjera, që nuk janë përmendur në ajet, janë të lejueshme për ju që të martoheni. Harami është i kufizuar, ndërsa hallalli është i gjerë dhe i pakufizuar. Kjo është mirësi, mëshirë, butësi dhe lehtësim nga Allahu i Lartësuar për robërit e Tij. Është e lejuar për ju që, me pasurinë tuaj, të zgjidhni çfarë të dëshironi prej kategorive të lejuara, por me kusht që qëllimi të jetë ruajtja nga imoraliteti e vetes suaj dhe e gruas me të cilën do të martoheni. Gjithashtu, hedhja e farës duhet të bëhet në hallall dhe jo në haram. Ata që i shfryjnë epshet e tyre në haram nuk janë ruajtës të vetes dhe të grave të tyre nga imoraliteti, sepse duke e harxhuar epshin në harame, aftësia për ta përdorur atë në hallall do të dobësohet. Po ashtu, ky ajet ka shenja që tregojnë se personi i pandershëm nuk duhet të zgjidhet dhe as pranohet për martesë. Bashkëshorti duhet të jenë muĥŝin, pra, që e ruan nderin e vet dhe të bashkëshortes së tij, dhe që epshin e shpenzon në rrugët hallall, jo në ato haram. Kështu thuhet edhe në suren Nur, ajeti 3: “Laviri nuk mund të martohet veçse me një lavire ose idhujtare. Dhe me laviren nuk mund të martohet kush, veçse një lavir ose idhujtar. Ajo (imoraliteti ose martesa me ta)është e ndaluar për besimtarët.”. Më tej, i Lartësuari thotë:Jepjani mehrin e caktuar bashkëshorteve tuaja, me të cilat keni kontaktuar. -Kuptimi: Jepjani dhuratën e përcaktuar martesore atyre grave me të cilat jeni kënaqur duke kryer marrëdhënie seksuale. Nëse burri kontakton me gruan e tij, e ka detyrë që t’ia japë asaj mehrin, sepse është ‘feridah’ - detyrim i përcaktuar që të jepet. Ky është njëri kuptim i fjalës ‘feridah’, ndërsa kuptimi tjetër është: “i përcaktuar sipas marrëveshjes”. Pra, jepjani masën e paracaktuar në marrëveshjen mes jush, pa e cenuar atë aspak.Nuk ka gjynah për ju nëse, me mirëkuptim të dyanshëm, e shtoni a e pakësoni mehrin. -Për çdo ndryshim të mehrit me mirëkuptim të dyanshëm nuk ka gjynah. Me fjalë të tjera, shtimi i masës së mehrit nga ana e burrit mbi masën e përcaktuar apo edhe heqja dorë e gruas nga një pjesë e masës së përcaktuar, janë veprime të lejueshme.Allahu është i Gjithëditur e i Urtë. -Dija e Allahut është e plotë, e gjerë dhe gjithëpërfshirse. Po kështu është edhe Urtësia e Tij. Prej dijes dhe urtësisë së Tij janë edhe këto ligje, që bëjnë të qartë hallallin dhe haramin.Hadithi është në dy ‘Sahih’-ët.

4:25Page 82

وَمَن لَّمۡ يَسۡتَطِعۡ مِنكُمۡ طَوۡلًا أَن يَنكِحَ ٱلۡمُحۡصَنَٰتِ ٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ فَمِن مَّا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُكُم مِّن فَتَيَٰتِكُمُ ٱلۡمُؤۡمِنَٰتِۚ وَٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِإِيمَٰنِكُمۚ بَعۡضُكُم مِّنۢ بَعۡضٖۚ فَٱنكِحُوهُنَّ بِإِذۡنِ أَهۡلِهِنَّ وَءَاتُوهُنَّ أُجُورَهُنَّ بِٱلۡمَعۡرُوفِ مُحۡصَنَٰتٍ غَيۡرَ مُسَٰفِحَٰتٖ وَلَا مُتَّخِذَٰتِ أَخۡدَانٖۚ فَإِذَآ أُحۡصِنَّ فَإِنۡ أَتَيۡنَ بِفَٰحِشَةٖ فَعَلَيۡهِنَّ نِصۡفُ مَا عَلَى ٱلۡمُحۡصَنَٰتِ مِنَ ٱلۡعَذَابِۚ ذَٰلِكَ لِمَنۡ خَشِيَ ٱلۡعَنَتَ مِنكُمۡۚ وَأَن تَصۡبِرُواْ خَيۡرٞ لَّكُمۡۗ وَٱللَّهُ غَفُورٞ رَّحِيمٞ ٢٥

And whoever among you cannot [find] the means to marry free, believing women, then [he may marry] from those whom your right hands possess of believing slave girls. And Allāh is most knowing about your faith. You [believers] are of one another. So marry them with the permission of their people and give them their due compensation [i.e., mahr] according to what is acceptable. [They should be] chaste, neither [of] those who commit unlawful intercourse randomly nor those who take [secret] lovers. But once they are sheltered in marriage, if they should commit adultery, then for them is half the punishment for free [unmarried] women. This [allowance] is for him among you who fears affliction [i.e., sin], but to be patient is better for you. And Allāh is Forgiving and Merciful.

Ai që nuk ka mundësi materiale që të martohet me femra të lira besimtare, le të martohet me besimtaret që i ka nën pushtetin e tij(robëreshat). Allahu e di më së miri besimin tuaj. Ju jeni të njëri-tjetrit. -Kuptimi: Çdokush nga ju që nuk ka mundësi të gjejë masën e mehrit për t’u martuar me besimtare të lira dhe frikësohet se do të bjerë në imoralitet dhe vështirësi për jetën e tij, atëherë le të martohet me skllave besimtare, me aq sa duket, sepse Allahu e di se cila është besimtare e cila jo. Çështjet e dynjasë ndërtohen mbi dukshmërinë e jo mbi atë që fshihet në zemër. Ndërsa në ahiret, për bazë merret ajo që gjendet në zemër.Martohuni me to me lejen e pronarëve të tyre dhe jepjuani mehrin sipas normave. Ato të jenë të ndershme, e jo imorale të hapura apo të fshehta, që jetojnë me partnerë(jashtmartesorë).” -Kuptimi: Martohuni me to duke marrë leje nga padronët e tyre, një apo shumë qofshin ata. Edhe atyre u jepni mehër, sepse edhe ato e meritojnë mehrin, sikurse gratë e tjera. Megjithatë, për t’u martuar me skllave, kusht tjetër është që ato të jenë të ndershme, sepse Allahu i Lartësuar thotë më pas:Ato të jenë të ndershme, e jo imorale të hapura apo të fshehta, që jetojnë me partnerë(jashtmartesorë).” -Dhe tha gjithashtu:Kjo është e lejueshme për ata që frikësohen se do të bien në imoralitet. -Pra, ato duhet të mos jenë lavire të hapura apo të fshehura, por duhet të jenë të ruajtura dhe të mos kenë partnerë (jashtmartesorë). Kështu, një muslimani të lirë i lejohet të martohet me një skllave veçse nëse ajo plotëson katër kushte:1. Të jetë besimtare.2. Të jetë e ndershme, në mënyrë të hapur dhe të fshehur.3. Ai (burri) të mos ketë mundësi për të paguar mehrin për një grua të lirë.4. Ai të druhet se mos bie në imoralitet. Nëse plotësohen këto kushte, atëherë atij i lejohet që të martohet me të.Megjithatë, nëse përmbaheni, kjo është më mirë për ju. -Sidoqoftë, durimi është më i mirë. Përndryshe, nga njëra anë, ekziston rreziku që fëmijët të lindin skllevër, dhe, nga ana tjetër, martesa me të tilla gra shihet si e përçmueshme nga njerëzit. Nëse burri arrin të bëjë durim, kjo është gjë më e mirë. Por nëse ai nuk mund të ruhet nga harami, atëherë është detyrë martesa me to.Pasi jeni martuar, nëse ato bëjnë imoralitet, ndëshkimi ndaj tyre është sa gjysma e ndëshkimit të përcaktuar për gratë e lira. -Nëse skllavet martohen dhe më pas bëjnë imoralitet, atëherë ato nuk trajtohen njëlloj si të lirat. Ato meritojnë gjysmën e dënimit të të lirave, në rastet kur është e mundur të përcaktohet kjo gjysmë. Pra, në rastin kur gratë e lira (që kryejnë imoralitet) meritojnë 100 kamxhikë, skllavet meritojnë 50 kamxhikë. Ndërsa gurëzimi nuk ekziston për skllavet, sepse ky lloj dënimi nuk mund të përgjysmohet. Pra, skllavja që bën imoralitet nuk gurëzohet. Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar përmend dy emra të mrekullueshëm të Tij:Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Kjo do të thotë që këto ligje janë mëshirë, bujari e bamirësi për njerëzit. Allahu i Lartësuar nuk ua ka vështirësuar çështjet atyre, por ua ka lehtësuar në maksimum. Përmendja e faljes pas përmendjes së ndëshkimit është një shenjë që tregon se ligjet për dënimet e vendosura nga Zoti janë falje gjynahesh për të dënuarit. Kështu ata pastrohen nga gjynahet, para se të dalin para Zotit dhe askush të mos i ndihmojë. Fakti që dispozitat ndëshkuese janë falje gjynahesh është sqaruar edhe në hadithe. Gjithashtu, duhet thënë se për skllavin mashkullin vlejnë të njëjtat dispozita si për femrën, sepse nuk ka asnjë ndryshim mes tyre.

4:26Page 82

يُرِيدُ ٱللَّهُ لِيُبَيِّنَ لَكُمۡ وَيَهۡدِيَكُمۡ سُنَنَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِكُمۡ وَيَتُوبَ عَلَيۡكُمۡۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٞ ٢٦

Allāh wants to make clear to you [the lawful from the unlawful] and guide you to the [good] practices of those before you and to accept your repentance. And Allāh is Knowing and Wise.

Këtu, Allahu i Lartësuar na tregon për mirësinë dhe bujarinë e Tij të gjerë, për kujdesin e Tij të veçantë për besimtarët dhe për thjeshtësinë e fesë së Tij. Ai thotë:“Allahu dëshiron t’ju sqarojë çështjet, t’ju drejtojë në rrugën e atyre që ishin para jush dhe t’ju pranojë pendimin. -Kuptimi: Allahu i Lartësuar dëshiron t’ju sqarojë juve gjithçka që keni nevojë, për të dalluar të vërtetën nga e kota, hallallin nga harami. Me Kur’ânin dhe me Traditën e Profetit, Allahu i Lartësuar dëshiron të na udhëzojë në rrugën e atyre fatlumëve që shkuan para nesh, në rrugën e atyre që i begatoi me të mira, siç ishin profetët dhe pasuesit e tyre të çmuar. Ashtu sikurse i udhëzoi ata për bindje ndaj Tij, ashtu siç i ndihmoi të bëjnë vepra të mira që e kënaqin Atë, ashtu siç i stolisi me cilësi të mira, që Ai i pëlqen, ashtu siç u dha sukses të plotë për të arritur çdo të mirë dhe për t’u larguar nga çdo e keqe, po ashtu dëshiron të kujdeset edhe për ne. Për ne Ai ka rezervuar një përkujdesje më të madhe dhe një ligj të mrekullueshëm, që i sqaron çështjet në atë mënyrë që asnjë prej popujve të shkuar nuk e ka patur privilegj. Për ne ka rezervuar dijen më të plotë dhe suksesin për të kryer veprat më të mira dhe më të shpërblyeshme. Përveç këtyre, Ai, nga butësia dhe mëshira e Tij, na ka treguar se çdo gabim dhe mangësi në adhurimin tonë ndaj Tij, Ai e fal dhe gjithmonë e pranon pendimin tonë. Duke e ditur dobësinë tonë, Allahu i Lartësuar është treguar i mëshirshëm me ne dhe na ka bërë lehtësime në fe. Kështu, ligjet e Tij nuk e shpërfillin dobësinë tonë, por na ndihmojnë që të largohemi nga harami dhe të mjaftohemi me hallallin. Me lehtësimet e Tij për ne, na ka mundësuar që t’i pakësojmë gjynahet tona duke shfrytëzuar vetëm gjërat e lejuara. Kjo është pjesë e lehtësimit të pendimit për këtë umet. Sa herë që ne gabojmë, Ai hap portën e mëshirës dhe hedh në zemrat tona pendimin, keqardhjen për gjynahet që bëjmë, në mënyrë që të kthehemi tek Ai kokulur dhe duke kërkuar falje. Pasi na fal këto ndjenja të mrekullueshme në zemrat tona, Ai na e pranon pendimin dhe na fal, duke na mundësuar një fillim të ri. I lavdëruar qoftë Allahu për të tilla mirësi!Allahu është i Gjithëditur e i Urtë. -Kuptimi: Allahu ka dituri dhe urtësi absolute. Është Ai që, prej diturisë së Tij, ju mësoi atë që ju nuk e dinit. Prej kësaj diturie të rëndësishme janë edhe këto dispozita. Në bazë të urtësisë dhe mëshirës së Tij, Ai iu mundëson dhe ua pranon pendimin atyre që e meritojnë. Po ashtu, me dijen, drejtësinë dhe urtësinë e Tij, Ai i privon nga pendimi ata që nuk e meritojnë.

4:27Page 83

وَٱللَّهُ يُرِيدُ أَن يَتُوبَ عَلَيۡكُمۡ وَيُرِيدُ ٱلَّذِينَ يَتَّبِعُونَ ٱلشَّهَوَٰتِ أَن تَمِيلُواْ مَيۡلًا عَظِيمٗا ٢٧

Allāh wants to accept your repentance, but those who follow [their] passions want you to digress [into] a great deviation.

Allahu dëshiron t’ju pranojë pendimin, ndërsa ata që jepen pas epsheve, dëshirojnë që ju të largoheni tërësisht nga rruga e drejtë. -Kuptimi: Nëpërmjet pendimit, Allahu rregullon punët tuaja, iu lehtëson çdo vështirësi, e shton atë që është pak dhe e grumbullon atë që është e shpërndarë. Ndërsa nga ana tjetër qëndrojnë ata që iu binden vetëm epsheve dhe dëshirave të tyre të shfrenuara. Ata dëshirojnë t’ju devijojnë dhe largojnë nga rruga e drejtë, ashtu sikurse kanë humbur vetë. Ata i japin përparësi plotësimit të epsheve të tyre, me çfarëdolloj kostoje qoftë kjo. Ata janë adhurues të vërtetë të epsheve. Gjynahqarët e të gjitha kategorive, të cilët parapëlqejnë plotësimin e dëshirave të tyre kundrejt bindjes ndaj Zotit dhe Profetit të Tij, dëshirojnë që edhe ju të devijoni dhe të largoheni nga rruga e drejtë, për të shkuar ose në rrugën e atyre që merituan zemërimin e Zotit (të cilët e njohën të vërtetën dhe nuk punuan me të), ose në rrugën e të humburve (që punuan pa dituri dhe libër të ndritur nga Zoti). Ata dëshirojnë që ju, nga bindja e plotë ndaj Rahmanit, të ktheheni pas e t’i bindeni Shejtanit të mallkuar; nga qëndrimi brenda kufijve të Zotit, gjë e cila siguron lumturinë në të dyja jetët, të ktheheni në shkeljen e kufijve të Tij, gjë e cila sjell trishtimin dhe vuajtjen në të dy jetët. Allahu i Lartësuar e ka lidhur lumturinë e njerëzve pikërisht me qëndrimin brenda kufijve të Tij, duke zbatuar urdhrat dhe duke iu larguar ndalesave të Tij, në shenjë dashurie, madhërimi dhe nënshtrimi për Të. Ndërsa trishtimi dhe vuajtjet janë të lidhura me cenimin e devotshmërisë. Kështu, pasuesit dhe adhuruesit e epsheve dëshirojnë që ju të prishni lumturinë tuaj dhe të humbisni thellë në errësirën e gjynaheve dhe të mosbindjes ndaj Zotit. Zgjidhni, pra, për veten tuaj më të mirën, që të gjeni lumturinë, dhe dijeni se Allahu i Lartësuar dëshiron lehtësimin për ju, siç thotë më pas:

4:28Page 83

يُرِيدُ ٱللَّهُ أَن يُخَفِّفَ عَنكُمۡۚ وَخُلِقَ ٱلۡإِنسَٰنُ ضَعِيفٗا ٢٨

And Allāh wants to lighten for you [your difficulties]; and mankind was created weak.

Allahu dëshiron t’ju lehtësojë(vështirësitë), pasi njeriu është krijuar si një qenie e dobët. -Kuptimi: Çdo gjë për të cilën ju ka urdhëruar Allahu është e thjeshtë, e mirë, e këndshme dhe e dobishme për ju. Çdo gjë nga e cila ju ndalon Ai është e keqe, e shëmtuar, e pisët dhe e dëmshme për ju, por gjithsesi, e thjeshtë për ta lënë. Nëse ndieni vështirësi për të respektuar ndonjë ndalesë të Allahut, dijeni se Ai ka bërë të lejueshme shumëfishin e asaj që e ka ndaluar. Të lejuarat e Tij janë gjithmonë të mjaftueshme kundrejt harameve, që janë të kufizuara dhe të pakta. Madje, në raste të jashtëzakonshme, kur cenohet jeta apo nderi juaj, Ai ju ka lejuar që ta përdorni edhe të ndaluarën. Përfundimisht, ata të cilët kanë frikë se mund të bien në imoralitet, mund të martohen edhe me skllave, me kushtet e përmendura më sipër. Kjo tregon mëshirën dhe bamirësinë e pakufishme të Allahut të Lartësuar, tregon dijen e Tij të plotë dhe urtësinë e Tij absolute. Ai përkujdeset për njerëzit që janë të dobët fizikisht, financiarisht, por edhe moralisht. Allahu gjithmonë dëshiron të na i lehtësojë çështjet kur forca, durimi dhe imani ynë janë në shkallë të ulët.

4:29Page 83

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَأۡكُلُوٓاْ أَمۡوَٰلَكُم بَيۡنَكُم بِٱلۡبَٰطِلِ إِلَّآ أَن تَكُونَ تِجَٰرَةً عَن تَرَاضٖ مِّنكُمۡۚ وَلَا تَقۡتُلُوٓاْ أَنفُسَكُمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِكُمۡ رَحِيمٗا ٢٩

O you who have believed, do not consume one another's wealth unjustly1 but only [in lawful] business by mutual consent. And do not kill yourselves [or one another]. Indeed, Allāh is to you ever Merciful.

O ju që keni besuar! Mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit me mënyra të palejueshme,... -Allahu i Lartësuar i ndalon robërit e Tij që ta konsumojnë pasurinë e njëri-tjetrit me mënyra të palejueshme. Te “mënyrat e palejueshme” përfshihet vjedhja e grabitja, bixhozi, kamata e forma të tjera të ndaluara të fitimit të pasurisë. Këtu hyn edhe pasuria e shpenzuar apo e shpërdoruar me mendjemadhësi, sepse edhe kjo është një mënyrë e padrejtë e konsumimit të pasurisë. Allahu i Lartësuar vërtet i ka ndaluar këto rrugë të konsumimit të pasurisë, por, nga ana tjetër, ka lejuar mënyra të tjera të pastra dhe të mira, si tregtia e ndershme dhe çdo akt që plotëson kushtet dhe sjell kënaqësinë e palëve. Ai thotë:...përveç rastit kur është tregti me pëlqim të dyanshëm -Pra, kontratat e lidhura me pëlqim të ndërsjelltë dhe me kushtet e një tregtie të ndershme janë të lejueshme. Kur thuhet: “me pëlqim të dyanshëm”, përjashtohen kontratat e fajdesë, sepse fajdeja nuk është tregti dhe nuk është një marrëveshje e lejueshme. Po ashtu, ajo kurrsesi nuk mund të kënaqë të dyja palët. Përveç kësaj, palët duhet të jenë të njohura me kushtet dhe përfitimin e tregtisë. Nuk mund të ketë pëlqim të dyanshëm nëse fitimi është i panjohur dhe nëse nuk është e mundur të merret në dorë apo të arrihet. Rrjedhimisht, një kontratë e tillë është e ndaluar. Nga ajeti kuptohet se aktet mund të lidhen nëpërmjet fjalëve ose veprave, sepse nëpërmjet tyre shprehet pranimi dhe pëlqimi. Ajeti mbyllet me fjalët: “Vërtet, Allahu është Mëshirëplotë me ju.” Prej mëshirës së Tij është ruajtja e pasurisë dhe e jetës sonë nëpërmjet këtyre ligjeve, siç përforcohet më pas ky fakt:...dhe mos e vrisni veten! Vërtet, Allahu është Mëshirëplotë me ju. -Kuptimi: Mos e vrisni veten dhe as njëri-tjetrin. Të njëjtin gjykim ka edhe të çosh veten drejt shkatërrimit dhe rreziqeve të rënda, që mund të të gjymtojnë apo të të marrin edhe jetën. Pra, Allahu i Lartësuar na ndalon nga dëmtimi i vetes dhe i të tjerëve dhe nga çdo rrugë që të çon në këto përfundime, dhe kjo ndodh prej mëshirës së Tij. Me mëshirën e Tij, Allahu ka bërë ligje, nëpërmjet të cilëve synon të na ruajë besimin, jetën, mendjen, nderin dhe pasurinë që janë pesë domosdoshmëritë e njeriut. Ne jemi të ndaluar që t’i shpërdorojmë apo humbasim jetën dhe pasurinë (po kështu edhe fenë, nderin dhe mendjen). Vëreni me kujdes fjalët e Allahut të Lartësuar: “Mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit me mënyra të palejueshme” dhe: “mos e vrisni veten”. Në të dyja rastet, Ai na është drejtuar në shumës, që të kuptojmë se pasuria dhe jeta e të tjerëve duhen trajtuar njëlloj si të ishin tonat, duke i ruajtur ato në formën më të mirë. Po ashtu, këto fjalë dëshmojnë për themelin e shoqërisë islame, e cila duhet të ndërtohet duke patur dashamirësi dhe përkujdesje të ndërsjelltë mes muslimanëve. Besimtarët duhet të jenë për njëri-tjetrin ashtu sikurse ka thënë Profeti (a.s.): si një ndërtesë e vetme, ose si një trup i vetëm, i tillë që, nëse njëra pjesë e tij vuan, të gjithë të tjerët kujdesen dhe përpiqen ta shërojnë dhe rregullojnë atë. Kjo përkujdesje duhet të jetë në të gjitha aspektet e jetës, në aspektet e fesë dhe besimit, por edhe në ato të kësaj dynjaje, për nevojat e ndryshme të saj.

4:30Page 83

وَمَن يَفۡعَلۡ ذَٰلِكَ عُدۡوَٰنٗا وَظُلۡمٗا فَسَوۡفَ نُصۡلِيهِ نَارٗاۚ وَكَانَ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرًا ٣٠

And whoever does that in aggression and injustice - then We will drive him into a Fire. And that, for Allāh, is [always] easy.

Këdo prej jush që i bën këto gjëra armiqësisht dhe padrejtësisht, Ne do ta hedhim në Zjarr, dhe kjo është e lehtë për Allahun. -Ata që cenojnë dhe rrezikojnë jetën dhe pasurinë e tjetrit pa të drejtë dhe me vetëdije të plotë, ata janë të kërcënuar. Kush bën të tilla gjëra jo nga padituria apo nga harresa, Allahu i Lartësuar ka për ta hedhur në një Zjarr të madh, dhe kjo është shumë e thjeshtë për Allahun.

4:31Page 83

إِن تَجۡتَنِبُواْ كَبَآئِرَ مَا تُنۡهَوۡنَ عَنۡهُ نُكَفِّرۡ عَنكُمۡ سَيِّـَٔاتِكُمۡ وَنُدۡخِلۡكُم مُّدۡخَلٗا كَرِيمٗا ٣١

If you avoid the major sins which you are forbidden, We will remove from you your lesser sins and admit you to a noble entrance [into Paradise].

Nëse largoheni prej gjynaheve të mëdha, që ju janë ndaluar, Ne do t’jua falim gjynahet tuaja dhe do t’ju çojmë në një vend nderi. -Nga bujaria, mëshira dhe bamirësia e Allahut të Lartësuar për robërit e Tij besimtarë, Ai u premtoi se, nëse ata u largohen gabimeve të mëdha, Ai do t’ua mbulojë dhe falë gabimet më të vogla, do t’i fusë në Xhenet, ku ka mirësi që as syri nuk i ka parë, as veshi nuk i ka dëgjuar dhe asnjë zemër nuk i ka imagjinuar. Pra, Allahu i Lartësuar na porosit që t’u largohemi gjynaheve të mëdha. Prej gjynaheve të mëdha është edhe mos kryerja e detyrimeve të Zotit, lënia e të cilave konsiderohet si gjynah i madh, si moskryerja e pesë kohëve të namazit, e namazit të xhumasë, agjërimit të Ramazanit etj., sikurse thotë edhe Profeti (a.s.): “Pesë namazet, xhumaja deri në xhuma dhe Ramazani deri në Ramazan fshijnë gjynahet mes tyre, nëse robi u largohet gjynaheve të mëdha.” Por çfarë është gjynahu i madh? Përkufizimi më i mirë i dhënë është: Çdo gjynah për të cilin Sheriati ka përcaktuar dënim penal në këtë dynja ose kërcënim në ahiret, ose çdo gjynah që asgjëson imanin, ose që sjell mallkim apo zemërim të Allahut ndaj vepruesit të tij.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском