As-Sa'diAn‑Nisa · 4:32–46

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

An-Nisa 4:32–46

4:32Page 83

وَلَا تَتَمَنَّوۡاْ مَا فَضَّلَ ٱللَّهُ بِهِۦ بَعۡضَكُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖۚ لِّلرِّجَالِ نَصِيبٞ مِّمَّا ٱكۡتَسَبُواْۖ وَلِلنِّسَآءِ نَصِيبٞ مِّمَّا ٱكۡتَسَبۡنَۚ وَسۡـَٔلُواْ ٱللَّهَ مِن فَضۡلِهِۦٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٗا ٣٢

And do not wish for that by which Allāh has made some of you exceed others. For men is a share of what they have earned, and for women is a share of1 what they have earned. And ask Allāh of His bounty. Indeed Allāh is ever, of all things, Knowing.

Mos lakmoni ato gjëra, me të cilat Allahu ka dalluar disa prej jush mbi disa të tjerë. -Allahu i Lartësuar i ndalon besimtarët që të lakmojnë ato veçori me të cilat Ai ka dalluar disa njerëz a kategori mbi disa të tjerë, qofshin këto gjëra të mundshme apo të pamundshme. Kështu, për shembull, gratë nuk duhet të synojnë të kenë veçoritë e burrave, të varfërit nuk duhet të kenë smirë të pasurit etj. Allahu i Lartësuar na ka ndaluar që të kemi smirë për ato gjëra me të cilat Ai i ka dalluar të tjerët, sepse ky është tregues i pakënaqësisë me kaderin e Tij dhe të çon në përtaci dhe ëndrra të kota. Këto ëndërra nuk nxisin për punë dhe për fitim të të mirave në mënyrë të lejuar. Kështu që, këshillat për njeriun janë: së pari, të përpiqet dhe të punojë maksimalisht për të arritur gjithçka të dobishme për fenë dhe jetën e tij dhe, së dyti, të lusë Allahun e Lartësuar që t’i dhurojë nga bujaria dhe mirësitë e Tij. Njeriu duhet të mbështetet vetëm te Zoti i tij, e te askush tjetër, as te vetvetja. Më pas, Allahu i Lartësuar thotë:Meshkujt meritojnë aq sa kanë punuar; po ashtu edhe femrat meritojnë aq sa kanë punuar. -Secili meriton aq sa punon dhe është përpjekur. Të gjithë do të marrin veçse atë për të cilën janë lodhur e përpjekur. Megjithatë, bujaria e Allahut të Lartësuar është vendimtare për gjithçka.Kërkoni prej Allahut nga mirësitë e Tij! -Kërkojini Allahut t’ju dhurojë nga mirësitë e Tij, që rregullojnë çështjet e besimit dhe të jetës suaj. Kjo këshillë e vyer sjell lumturinë e njeriut dhe përsosmërinë e tij. Ata që i lënë përpjekjet dhe nuk mbështeten tek Allahu, ata janë gjithmonë të dështuar.Allahu ka Dije të plotë për çdo gjë. -Kjo tregon se Allahu i Lartësuar i jep atij që meriton t’i jepet dhe e privon atë që meriton të privohet. E gjithë kjo bazohet në dijen e Tij absolute për gjithçka.

4:33Page 83

وَلِكُلّٖ جَعَلۡنَا مَوَٰلِيَ مِمَّا تَرَكَ ٱلۡوَٰلِدَانِ وَٱلۡأَقۡرَبُونَۚ وَٱلَّذِينَ عَقَدَتۡ أَيۡمَٰنُكُمۡ فَـَٔاتُوهُمۡ نَصِيبَهُمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ شَهِيدًا ٣٣

And for all, We have made heirs to what is left by parents and relatives. And to those whom your oaths have bound [to you] - give them their share.1 Indeed Allāh is ever, over all things, a Witness.

Ne i kemi caktuar secilit prej jush të afërm që trashëgojnë nga ajo që lënë prindrit dhe farefisi. -Allahu i Lartësuar i ka mundësuar çdokujt të ketë mbështetës ose ndihmës prej të afërmve ose farefisit. Këtu hyjnë të gjithë të afërmit: rrënjët, trungu dhe degët e fisit. Pastaj i Lartësuari përmend një lloj tjetër mbështetësish:Jepuni pjesën e vet edhe atyre me të cilët keni marrëveshje. -Pra, janë ata me të cilët është lidhur pakt për ndihmë, për bashkëpunim dhe mbështetje. Edhe kjo është mirësi e Zotit për krijesat e Tij. Ai i udhëzon dhe i ndihmon për të tilla aleanca dhe bashkëpunime, pa të cilat njerëzit nuk do të arrinin shumë mirësi. I Lartësuari thotë: “Jepuni pjesën e vet edhe atyre...”. Domethënë, jepuni hakun atyre, sipas marrëveshjes që kini me ta, por, sigurisht, ajo të mos jetë në kundërshtim me Zotin. Ndihma dhe mbështetja duhet të jetë për bindje e devotshmëri ndaj Zotit, për vepra të mira e të lejuara. Ndërsa për sa i përket trashëgimisë, ajo u takon të afërmve të fisit, sipas përcaktimit dhe ligjeve të vendosura nga Zoti i botëve.Allahu është Dëshmitar për çdo gjë. -Allahu i Lartësuar është Vështrues dhe Dëshmues për gjithçka. Dija e Tij është e plotë për çdo çështje. Ai shikon të gjitha lëvizjet e robërve dhe i dëgjon të gjithë zërat e tyre.

4:34Page 84

ٱلرِّجَالُ قَوَّٰمُونَ عَلَى ٱلنِّسَآءِ بِمَا فَضَّلَ ٱللَّهُ بَعۡضَهُمۡ عَلَىٰ بَعۡضٖ وَبِمَآ أَنفَقُواْ مِنۡ أَمۡوَٰلِهِمۡۚ فَٱلصَّٰلِحَٰتُ قَٰنِتَٰتٌ حَٰفِظَٰتٞ لِّلۡغَيۡبِ بِمَا حَفِظَ ٱللَّهُۚ وَٱلَّٰتِي تَخَافُونَ نُشُوزَهُنَّ فَعِظُوهُنَّ وَٱهۡجُرُوهُنَّ فِي ٱلۡمَضَاجِعِ وَٱضۡرِبُوهُنَّۖ فَإِنۡ أَطَعۡنَكُمۡ فَلَا تَبۡغُواْ عَلَيۡهِنَّ سَبِيلًاۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلِيّٗا كَبِيرٗا ٣٤

Men are in charge of women1 by [right of] what Allāh has given one over the other and what they spend [for maintenance] from their wealth. So righteous women are devoutly obedient, guarding in [the husband's] absence what Allāh would have them guard.2 But those [wives] from whom you fear arrogance3 - [first] advise them; [then if they persist], forsake them in bed; and [finally], strike them [lightly].4 But if they obey you [once more], seek no means against them. Indeed, Allāh is ever Exalted and Grand.

Burrat kanë autoritet mbi gratë, për shkak të dallimit që Allahu u ka bërë disave mbi disa të tjerë dhe për shkak të shpenzimeve që ata bëjnë nga pasuria e tyre. -Allahu i Lartësuar na tregon se Ai i ka vendosur burrat si përgjegjës dhe kujdestar për gratë. Ata duhet të kujdesen për gratë, që ato t’u përmbahen dispozitave të Allahut të Lartësuar, duke kryer urdhrat dhe duke iu larguar ndalesave dhe punëve të ulta. Pra, është detyrë e burrave që të kujdesen që gratë të qëndrojnë brenda kufijve të Allahut. Gjithashtu, burrat e kanë detyrë të përkujdesen edhe duke shpenzuar për plotësimin e nevojave të tyre. Allahu i Lartësuar tregon edhe shkakun tjetër pse burrat e meritojnë këtë status mbi gratë: “...për shkak të dallimit që Allahu u ka bërë disave mbi disa të tjerë”. Dallimi i burrave mbi gratë është në shumë drejtime. Për shembull, e drejta e kujdestarisë ligjore është e drejtë vetëm e burrave, dhe jo e grave. Pra, një grua nuk mund të jetë kujdestare ligjore. Po kështu edhe profetësia ka qenë cilësi vetëm e burrave. Kurrë nuk ka patur e s’mund të ketë grua profete. Allahu i Lartësuar i ka veçuar burrat me disa lloje adhurimesh, që nuk i bëjnë dot gratë dhe që nuk është detyrë për to, siç janë xhihadi, namazi i bajrameve apo namazi i xhumave. Allahu i Lartësuar i ka dalluar burrat me një nivel të logjikës, arsyetimit, durimit e qëndrueshmërisë, që gratë nuk mund ta arrijnë. Allahu i Lartësuar i ka ngarkuar burrat me detyrën e shpenzimit për përmbushjen e nevojave të grave. Shumë shpenzime janë detyrë vetëm e burrave, jo e grave. Ndoshta ky është mesazhi i ajetit, kur i Lartësuari thotë: “...për shkak të shpenzimeve që ata bëjnë nga pasuria e tyre.” Çdo lloj shpenzimi që i nevojitet gruas është përgjegjësi dhe detyrë ligjore e burrit. Ai e ka detyrë që t’i përmbushë këto detyrime për gruan e tij. Ai është për gruan si udhëheqësi dhe zotëria i saj. Ndërsa gruaja është kujdestare dhe zonjë në shtëpinë e burrit, e cila kënaq zemrën dhe syrin e tij. Ajo ka detyrë t’i bindet së pari Zotit të saj, i Cili e krijoi, duke e adhuruar si Një të vetëm, dhe pastaj e ka detyrë t’i bindet dhe të kënaqë burrin e saj. Kështu, Allahu i Lartësuar na tregon se cilat janë gra të mira:Prandaj gra të mira janë ato të dëgjueshmet, që ruajnë fshehtësitë që ka urdhëruar Allahu. -Pra, gra të mira janë ato që janë të bindura ndaj Zotit dhe të vazhdueshme në adhurimin e Tij me drojë, shpresë dhe dashuri. Gratë e mira duhet t’u binden edhe burrit të tyre, ashtu si duhet të ruajnë nderin dhe pasurinë e tij. Por këtë ato arrijnë ta bëjnë vetëm me ndihmën dhe suksesin e dhënë prej Zotit. Është Zoti i Lartësuar që i ndihmon dhe i udhëzon ato të jenë të tilla, për shkak të adhurimit të tyre përkushtuar Atij. Egoja urdhëron për të këqija, por kush e adhuron Zotin me sinqeritet dhe i mbështetet plotësisht Atij, mjaftohet me Zotin për çdo gjë që e shqetëson nga çështjet e fesë dhe nga çështjet e dynjasë. Pastaj Allahu i Lartësuar thotë:Gratë të cilave i druheni mosbindjes dhe sjelljes së tyre të keqe, këshillojini, largojini nga shtrati ose edhe i rrihni lehtë. -Ato të cilat tregojnë arrogancë dhe mosbindje ndaj burrit, me fjalë dhe me veprime, duhen edukuar duke filluar me mënyrat më të buta. Hapi i parë është këshilla, duke i sqaruar dhe kujtuar se çfarë gjykimi ka ligji i Zotit për bindjen ndaj burrit dhe për mosbindjen ndaj tij. Atyre u duhet kujtuar shpërblimi që i pret nëse janë të bindura, por edhe ndëshkimi nëse janë të pabindura. Nëse ato ndreqen pas këshillave, atëherë është arritur rezultati i kërkuar, por nëse jo, atëherë kalohet në hapin e dytë: largimin e tyre nga shtrati. Pra, burri nuk fle dhe nuk kontakton me gruan, derisa ajo të bindet. Nëse edhe me hapin e dytë nuk arrihet edukimi i tyre, atëherë kalohet në hapin e tretë: goditini lehtë! Goditja duhet të ketë karakter edukues dhe jo dëmtues. Nëse arrihet qëllimi me njërën nga këto mënyra, atëherë:Por nëse i kthehen bindjes, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. -Kuptimi: Përderisa ju e arritët atë që dëshironi, domethënë, bindjen e grave tuaja, atëherë duhet të mjaftoheni me kaq. Kjo do të thotë që burri nuk duhet t’u kthehet më kohëve të këqija dhe t’i kujtojë gruas mosbindjen e saj të dikurshme, sepse kujtimi i të tilla gjërave është i dëmshëm.Allahu është i Lartësuar, i Madhëruar. -Ai është absolut në lartësinë e Tij, në të gjitha aspektet. Ai është i Lartësuar në Qenien e Tij. Allahu është i Madh dhe asgjë nuk mund të jetë më e madhe dhe më e lartë se Ai. Allahu është Madhështor e i lartësuar në Qenien dhe cilësitë e Tij.

4:35Page 84

وَإِنۡ خِفۡتُمۡ شِقَاقَ بَيۡنِهِمَا فَٱبۡعَثُواْ حَكَمٗا مِّنۡ أَهۡلِهِۦ وَحَكَمٗا مِّنۡ أَهۡلِهَآ إِن يُرِيدَآ إِصۡلَٰحٗا يُوَفِّقِ ٱللَّهُ بَيۡنَهُمَآۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلِيمًا خَبِيرٗا ٣٥

And if you fear dissension between the two, send an arbitrator from his people and an arbitrator from her people. If they both desire reconciliation, Allāh will cause it between them. Indeed, Allāh is ever Knowing and Aware.

Nëse i druheni ndarjes midis burrit e gruas, dërgoni një ndërmjetës të urtë nga familja e tij dhe një ndërmjetës të urtë nga familja e saj. -Nëse i druheni divorcit të bashkëshortëve, atëherë dërgoni nga secila palë dy burra muslimanë të mençur e të drejtë, të cilët i njohin të dyja palët dhe të dinë të gjykojnë drejt për bashkimin apo ndarjen e tyre. Këto cilësi të përmendura janë përftuar nga kuptimi i fjalës “hakemun”. Kështu, këta burra duhet të shohin se çfarë urren secila palë tek pala tjetër, dhe pastaj të përcaktojnë përgjegjësitë dhe detyrimet e secilës palë për të pasur një jetë të denjë bashkëshortore. Nëse ndonjëri prej tyre nuk i përmbahet plotësisht këtyre përgjegjësive, atëherë punohet me palën tjetër që të jetë tolerante dhe të kënaqet me nivelin e palës tjetër aq sa të jetë e mundur. Kështu vazhdohet me harmonizimin dhe rregullimin. Megjithatë, nëse gjendja e çiftit ka arritur aq sa nuk bëhet i mundur rregullimi i marrëdhënieve të tyre dhe të dy të urtët e shohin se ndarja e tyre është më e dobishme, sepse përndryshe do ketë padrejtësi, atëherë çifti ndahet. Në një rast të tillë nuk është kusht që burri të pranojë apo jo ndarjen, Ata që vendosin për ndarjen janë dy të urtët dhe jo burri, sepse Allahu i Lartësuar i ka quajtur ata “hakemen”, domethënë ata që duhet të gjykojnë dhe vendosin, edhe nëse dikujt mund të mos i pëlqejë gjykimi.Nëse ata të dy kanë për qëllim pajtimin, Allahu e mundëson afrimin mes tyre(çiftit).” -Pas ndërhyrjeve dhe urtësisë së burrave, pas fjalëve të mira dhe nxitëse për një jetë të denjë bashkëshortore, nëse palët vërtet do të duan bashkimin dhe të mirën, Allahu i Lartësuar do t’i bashkojë ata. Me fjalë të tjera, nëse ndodh ndarja, atëherë kjo, në njëfarë mënyre, tregon mungesën e dëshirës për të vazhduar.Allahu është i Gjithëditur e Zbulon gjithçka. -Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur, për çfarë duket dhe çfarë mbahet fshehur. Allahu i Lartësuar është Mbikëqyrës i çdo imtësie, në çdo çështje në këtë botë. Prej dijes së Tij të madhe dhe mirësive të Tij të mrekullueshme janë edhe këto ligje të drejta dhe të bukura, që rregullojnë jetën e njerëzve dhe marrëdhëniet e tyre me Atë dhe me të tjerët.

4:36Page 84

۞ وَٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ وَلَا تُشۡرِكُواْ بِهِۦ شَيۡـٔٗاۖ وَبِٱلۡوَٰلِدَيۡنِ إِحۡسَٰنٗا وَبِذِي ٱلۡقُرۡبَىٰ وَٱلۡيَتَٰمَىٰ وَٱلۡمَسَٰكِينِ وَٱلۡجَارِ ذِي ٱلۡقُرۡبَىٰ وَٱلۡجَارِ ٱلۡجُنُبِ وَٱلصَّاحِبِ بِٱلۡجَنۢبِ وَٱبۡنِ ٱلسَّبِيلِ وَمَا مَلَكَتۡ أَيۡمَٰنُكُمۡۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ مَن كَانَ مُخۡتَالٗا فَخُورًا ٣٦

Worship Allāh and associate nothing with Him, and to parents do good, and to relatives, orphans, the needy, the near neighbor, the neighbor farther away, the companion at your side,1 the traveler, and those whom your right hands possess. Indeed, Allāh does not like those who are self-deluding and boastful,

Adhuroni Allahun e mos adhuroni asgjë tjetër përveç Tij! -Allahu i Lartësuar i urdhëron adhuruesit e Tij që ta njësojnë Atë me përkushtimin e adhurimeve, duke iu nënshtruar urdhrave dhe ndalesave të Tij, duke i shprehur vetëm Atij dashurinë, nënshtrimin dhe sinqeritetin, pra, duke i kushtuar të gjitha llojet e adhurimeve: të jashtme dhe të brendshme, të dukshme dhe të padukshme qofshin ato. Nga ana tjetër, Allahu ndalon nga idhujtaria dhe nga adhurimi i çdo gjëje tjetër veç Tij. Ai ndalon nga shirk-u i madh dhe shirk-u i vogël. Askush tjetër nuk e meriton që të adhurohet, duke zbatuar urdhrat dhe duke iu larguar ndalesave të Tij në shenjë adhurimi, dashurie, shprese dhe nënshtrimi, por veç Allahu i Vetëm e i Pashoq. Ai është i Adhuruari i vërtetë dhe me meritë, ndërsa çdo gjë tjetër është krijesë e dobët, nevojtare, e pafuqishme, qoftë edhe melek apo profet. Të gjithë janë të pafuqishëm dhe të papushtetshëm. Të gjithë nuk kanë asnjë fuqi reale për të bërë dobi apo dëm. Krijesat nuk mund të japin jetë apo ta marrin atë. Vetëm Zoti është Ai që ka në dorë jetën, vdekjen, ringjalljen, llogarinë dhe shpërblimin me drejtësi. Është detyrë e padiskutueshme për krijesat që të njësojnë me adhurim të Vetmin që është absolut në pushtetin dhe mbretërimin e Tij, Allahun e Lartësuar. Vetëm Ai e meriton të adhurohet duke iu bindur me përunjësi, madhërim dhe dashuri në zbatimin e urdhrave dhe largimin nga ndalesat. Vetëm Ai i Cili ka në dorën e Tij gjithçka dhe përkujdeset për krijesat e Tij, pa pasur nevojë për ndihmën e askujt, vetëm Ai meriton të njësohet me adhurim. Allahu i Lartësuar, pasi i urdhëron robërit të plotësojnë të drejtën e Tij, duke e adhuruar si Një të vetëm, vijon t’i urdhërojë ata për të plotësuar të drejtat mes tyre, duke nisur nga më të afërmit, e pastaj me radhë:Silluni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët, të varfërit, fqinjët e afërt dhe të largët, me atë që keni pranë, me udhëtarin dhe me ata që janë nën pushtetin tuaj! -Fillimisht, Allahu i Lartësuar na urdhëron të jemi bamirës ndaj prindërve. Bamirësia ndaj tyre tregohet me fjalë të ngrohta dhe të buta, me edukatë e dhembshuri, me vepra të mira e bamirësi. Kjo bëhet duke zbatuar urdhrat dhe duke respektuar porositë e tyre, duke shpenzuar për të kënaqur ata dhe këdo që ka lidhje me ta. Bamirësia ndaj tyre shkelet me dy veprime të kundërta: duke u sjellë keq me ta ose duke mos u bërë mirë atyre; pra, që të dyja janë të ndaluara. Pastaj i Lartësuari na urdhëron për bamirësi ndaj të afërmve. Këtu hyn i gjithë farefisi, i afërt apo i largët qoftë. Ne jemi urdhëruar që të jemi bamirës ndaj tyre me fjalë dhe me vepra. Po ashtu, nuk duhet të bëhemi kurrsesi shkak që, me fjalët dhe veprat tona, të shkaktojmë ndarjen farefisnore. Allahu i Lartësuar na urdhëron të jemi bamirës edhe ndaj jetimëve. ‘Jetimë’ quhen minorenët që kanë humbur babain. Kjo kategori njerëzish ka të drejta te muslimanët. Ne duhet të përkujdesemi për ta pa bërë dallim mes tyre, janë apo jo farefisi ynë. Ne jemi urdhëruar që t’u ofrojmë atyre ndihmën e nevojshme për të jetuar, t’i ngushëllojmë me fjalë të buta dhe të ngrohta, të kujdesemi për rritjen dhe edukimin e tyre, për t’i plotësuar dhe aftësuar ata në çështjet e besimit dhe të jetës së tyre të përditshme. Më pas, Allahu i Lartësuar na urdhëron të jemi bamirës ndaj ‘mesakin’-ëve. Kështu quhen ata që i ka zënë varfëria e që nuk përmbushin dot nevojat e veta dhe të atyre që i kanë nën përgjegjësi. Allahu i Lartësuar na urdhëron që të jemi bamirës ndaj tyre, duke u lehtësuar vështirësitë e duke i ndihmuar të përmbushin nevojat e tyre. Ai na urdhëron të nxisim njëri-tjetrin për të ndihmuar këtë shtresë dhe të bëjmë maksimumin në plotësimin e kësaj detyre. Allahu i Lartësuar na urdhëron të jemi bamirës edhe ndaj fqinjëve. Së pari, duhet të jemi bamirës ndaj atyre që i kemi edhe farefis. Ndaj tyre duhet të jemi dyfish bamirës: një herë për shkak të fqinjësisë dhe një herë për shkak të farefisnisë. Bamirësia ndaj fqinjësisë përcaktohet sipas traditës së popullit. Por Allahu i Lartësuar na urdhëron të jemi bamirës edhe ndaj fqinjëve që nuk i kemi farefis. Sa më afër të jetë porta e fqinjit, aq më e madhe duhet të jetë bamirësia ndaj tij. Fqinjët duhet ta kujtojnë njëri-tjetrin herë pas here me dhurata, sadaka e ftesa. Mes tyre duhet të ketë fjalë të ngrohta dhe vepra të mira, larg sjelljes së keqe e shqetësuese. Më pas, Allahu i Lartësuar urdhëron për bamirësi “ndaj atij që keni pranë”. Janë dhënë mendime të ndryshme për kuptimin e këtij përcaktimi. Disa thonë se bëhet fjalë për bashkëudhëtarin, disa thonë për bashkëshortin, disa thonë për shoqërinë në përgjithësi. Ndoshta kjo e fundit është më e pranueshme, sepse i përfshin edhe dy të parat. Muslimani e ka detyrë që ta ndihmojë muslimanin në çështjet e fesë dhe të jetës së tij, ta këshillojë për të mirë, ta mbështesë në kohë të mira dhe të liga, të dojë për të atë që dëshiron për veten, të urrejë për të atë që e urren për veten, ta ruajë atë nga ajo që ruan dhe veten. Por me shokun e ngushtë këto detyrime janë edhe më të forta. Sa më e afërt të jetë shoqëria, aq më të forta janë detyrimet. Allahu i Lartësuar urdhëron të jemi bamirës gjithashtu ndaj udhëtarit, i cili mund të jetë ose jo në nevojë. Muslimanët e kanë detyrë ta ndihmojnë udhëtarin për të arritur në destinacionin e tij, ose së paku ta qetësojnë dhe ngushëllojnë me fjalë dhe sjellje të mira. Në fund, Allahu i Lartësuar na urdhëron të jemi bamirës ndaj atyre që i kemi nën pronësinë tonë, njerëz apo kafshë qofshin. Ne duhet t’u plotësojmë robërve dhe shërbëtorëve nevojat e tyre e të mos i ngarkojmë më shumë sesa përballojnë. Po ashtu, ne duhet t’u mësojmë çdo gjë të dobishme për jetën dhe fenë e tyre. Ai që i zbaton sinqerisht këto porosi, ai është vërtet i nënshtruar ndaj Zotit të tij dhe bamirës ndaj robërve të Zotit. Ai meriton shpërblimin e madh dhe emrin e mirë ndër njerëz. Ndërsa ai që i shpërfill këto porosi, ai është kryeneç ndaj Zotit dhe i pabindur ndaj urdhrave të Tij. Ai është arrogant e i zhytur në vetëkënaqësi. Por i Lartësuari thotë:Allahu nuk i do njerëzit arrogantë dhe mburravecë,... -Allahu i Lartësuar nuk i do ata që u pëlqen vetja dhe tregohen mendjemëdhenj. Allahu i Lartësuar nuk i do as ata që mburren dhe shesin mend, sepse këto dy cilësi i pengojnë njerëzit që të plotësojnë detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre. Më pas, i Lartësuari i qorton dhe i ul ata, duke i përshkruar veprimet e tyre si koprraci:

4:37Page 84

ٱلَّذِينَ يَبۡخَلُونَ وَيَأۡمُرُونَ ٱلنَّاسَ بِٱلۡبُخۡلِ وَيَكۡتُمُونَ مَآ ءَاتَىٰهُمُ ٱللَّهُ مِن فَضۡلِهِۦۗ وَأَعۡتَدۡنَا لِلۡكَٰفِرِينَ عَذَابٗا مُّهِينٗا ٣٧

Who are stingy and enjoin upon [other] people stinginess and conceal what Allāh has given them of His bounty - and We have prepared for the disbelievers a humiliating punishment -

As ata që janë koprracë ose që i urdhërojnë të tjerët për koprraci, ose ata që i fshehin të mirat që u ka dhënë Allahu nga Bujaria e Tij. -Ata tregojnë koprraci dhe nuk u japin njerëzve atë që e kanë detyrë t’ua japin, madje i urdhërojnë ata për koprraci. Ata i nxisin edhe të tjerët, me fjalë dhe me vepra, për të qënë koprracë, duke u bërë vetë si shembulli i tyre i keq. Këta e fshehin prej njerëzve diturinë që u ka falur Zoti. Ata fshehin dijen nëpërmjet së cilës mund të udhëzohen të humburit, dijen nga e cila mund të mësojnë të paditurit. Madje, jo vetëm që e fshehin të vërtetën dhe dijen e dobishme, por ata u shfaqin dhe ua zbukurojnë të kotën njerëzve, duke i penguar ata nga e drejta dhe e vërteta. Kështu, të tillë njerëz kanë këto cilësi të ulta:1. Ata janë koprracë me pasurinë e tyre dhe nuk i plotësojnë detyrimet ndaj të tjerëve.2. Ata janë koprracë me dijen e tyre, duke mos e përcjellë dijen nëpërmjet së cilës njerëzit mund të udhëzohen në rrugën e drejtë.3. Ata e kanë çuar veten drejt shkatërrimit dhe punojnë për devijimin dhe shkatërrimin edhe të të tjerëve.Këto janë cilësi të mohuesve, prandaj Allahu i Lartësuar i quan ata “mohues” kur thotë:Për mohuesit Ne kemi përgatitur dënim poshtërues. -Ata tregohen arrogantë me njerëzit, ata nuk plotësojnë detyrimet ndaj Zotit, ata madje pengojnë edhe të tjerët të plotësojnë detyrimet, prandaj, për të gjitha këto arsye, ata meritojnë dënim poshtërues. E lus Allahun e Madhëruar të na ruajë nga çdo e keqe! Më pas, Allahu i Lartësuar flet për ata që japin nga pasuria e vet me mendjemadhësi dhe për t’u dukur, jo të nxitur prej besimit të sinqertë:

4:38Page 85

وَٱلَّذِينَ يُنفِقُونَ أَمۡوَٰلَهُمۡ رِئَآءَ ٱلنَّاسِ وَلَا يُؤۡمِنُونَ بِٱللَّهِ وَلَا بِٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِۗ وَمَن يَكُنِ ٱلشَّيۡطَٰنُ لَهُۥ قَرِينٗا فَسَآءَ قَرِينٗا ٣٨

And [also] those who spend of their wealth to be seen by the people and believe not in Allāh nor in the Last Day. And he to whom Satan is a companion - then evil is he as a companion.

As ata që japin nga pasuria e tyre sa për sy e faqe të botës dhe që nuk besojnë në Allahun dhe Ditën e Fundit. -Pra, ata që e shpenzojnë pasurinë me qëllim që njerëzit t’i shohin, t’i lavdërojnë dhe t’i respektojnë; ata që nuk e besojnë Allahun dhe Ditën e Gjykimit, pra, që shpenzimet dhe sadakatë e tyre nuk burojnë nga besimi në Zotin dhe nuk nxiten nga shpresa për shpërblimin e Tij. Këta janë pikërisht hapat e Shejtanit, në të cilët ai i fton pasuesit e tij. Ai nxit për shtirje dhe mendjemadhësi, për mosbesim dhe mungesë sinqeriteti, për mohim të Ditës së Llogarisë dhe Shpërblimit, që pasuesit e tij të bëhen banorë të Zjarrit. Kështu, ata që veprojnë të tilla gjëra janë të nxitur nga i mallkuari, të cilit ata i binden. Ai qëndron gjithmonë pranë tyre dhe i shtyn për vepra të këqija dhe arrogancë. Shejtani është vërtet një shok shumë i keq, siç thotë i Lartësuari:Ai që e bën shok Shejtanin,(le ta dijë se) ai është shok i tmershëm. -Nuk ka mik më të keq sesa ai që dëshiron të shkatërrojë pasuesit e vet dhe që përpiqet pa pushim për këtë qëllim. Kështu, ata që meritojnë ndëshkimin janë ata që tregohen koprracë me pasurinë, begatitë dhe diturinë që u ka falur Zoti, si dhe ata që e shpenzojnë këtë pasuri, dije ose energji për hir të idhujve të tyre. Të gjithë këta janë gjynaqarë, të pabindur ndaj Zotit, prandaj meritojnë ndëshkimin e Tij. Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar t’i bindemi dhe t’i plotësojmë porositë e Tij me sinqeritet për Të, sikurse thuhet në këtë ajet: “Ata nuk qenë urdhëruar për gjë tjetër, përveçse që të adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë e me përkushtim ndaj Tij duke qenë besimdrejtë (hunefae), si dhe të falnin namazin dhe të jepnin zekatin. Kjo është feja e drejtë.” [Bejjine, 3]. Kushtet që një vepër apo adhurim të pranohet nga Zoti janë: sinqeriteti në adhurim dhe pasimi rigoroz i porosive të Zotit. Prandaj i Lartësuari na nxit pikërisht për këto kushte, duke thënë:

4:39Page 85

وَمَاذَا عَلَيۡهِمۡ لَوۡ ءَامَنُواْ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ وَأَنفَقُواْ مِمَّا رَزَقَهُمُ ٱللَّهُۚ وَكَانَ ٱللَّهُ بِهِمۡ عَلِيمًا ٣٩

And what [harm would come] upon them if they believed in Allāh and the Last Day and spent out of what Allāh provided for them? And Allāh is ever, about them, Knowing.

E ç’dëm do të kishin ata sikur ta besonin Allahun, Ditën e Gjykimit dhe të jepnin nga ajo që Allahu u ka dhënë? -Ç’të keqe do të kishin ata nëse do të besonin Allahun dhe Ditën e Gjykimit?! Kjo është një ftesë për sinqeritet në adhurimin e përkushtuar Zotit, duke patur frikë nga ndëshkimi i Tij dhe shpresë për shpërblimin Tij. Po ashtu, ç’të keqe do të kishin ata nëse do të shpenzonin nga pasuritë dhe begatitë që u ka falur Zoti?! Pra, sinqeritetin në adhurim duhet ta shoqërojmë me shpenzime për hir të Zotit. Duke qenë se sinqeriteti është diçka që mbetet mes robit dhe Zotit të tij dhe diçka që e vështron dhe e vlerëson veçse Zoti i Lartësuar, ky ajet mbyllet me fjalët:Allahu di gjithçka rreth tyre. -Allahu i Lartësuar na tregon për dijen e Tij absolute, që ne të përpiqemi të jemi të sinqertë ndaj Tij në adhurim dhe të përgatitemi për Ditën e Takimit me Të me vepra të mira dhe devotshmëri, sipas porosive të Tij dhe të Profetit të Tij.

4:40Page 85

إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَظۡلِمُ مِثۡقَالَ ذَرَّةٖۖ وَإِن تَكُ حَسَنَةٗ يُضَٰعِفۡهَا وَيُؤۡتِ مِن لَّدُنۡهُ أَجۡرًا عَظِيمٗا ٤٠

Indeed, Allāh does not do injustice, [even] as much as an atom's weight; while if there is a good deed, He multiplies it and gives from Himself a great reward.

Allahu i Lartësuar na tregon se Ai është i Plotë dhe Absolut në drejtësinë dhe bamirësinë e Tij. Ai është i Pastër nga çdo e metë dhe kurrë nuk bën padrejtësi, as edhe sa një grimcë.S’ka dyshim se Allahu nuk bën padrejtësi as sa një grimcë. -Allahu i Gjithëmëshirshëm nuk ia pakëson kurrë të mirat robit dhe as nuk ia shton gjynahet. Allahu i Lartësuar thotë: “Atë ditë, njerëzit do shfaqen të ndarë në grupe, që të shpërblehen për veprat e tyre. Kush ka bërë ndonjë të mirë që peshon sa një grimcë, atë do ta gjejë, dhe kush ka bërë ndonjë të keqe që peshon sa një grimcë, atë do ta gjejë.” [Zelzele 6-8]. Allahu i Lartësuar është shumë më Bujar se mund ta mendojmë ne. Ai thotë:Nëse është vepër e mirë, Ai e shumëfishon atë... -Allahu e shumëfishon atë nga dhjetëfish e lart, në varësi të sinqeritetit, të rëndësisë së veprës dhe dobisë së saj, në varësi të dashurisë për Zotin, si edhe në varësi të zbatimit të porosive të Profetit (a.s.)....dhe dhuron shpërblim të madh nga ana e Tij. -Përveç shumëfishimit të veprës, Allahu i Lartësuar jep edhe shpërblim shtesë, për shembull, bën të dashur dhe e zbukuron besimin në zemër, jep sukses për të punuar me dituri e sinqeritet, i mundëson njeriut të jetë bamirës dhe plot mirësi të tjera. Pastaj Allahu i Lartësuar thotë:Ebu Abbas Abdullah Ibn Abbas Ibn Abdul-Mutalibi (r.a.) përcjell nga i Profeti (a.s.): “Vërtet Allahu i ka shkruar (e përcaktuar) cilat janë veprat e mira e cilat të këqijat”. Pastaj e sqaroi këtë: “Kush dëshiron me zemër të bëjë një vepër të mirë, por nuk mund ta kryejë, Allahu do t’ia shkruajë atë si vepër të mirë e të plotë. Atij që dëshiron të bëjë një vepër të mirë dhe e kryen atë, Allahu do t’i shkruajë dhjetë të mira, shtatëqind të mira, e më tepër. Atij që dëshiron të bëjë ndonjë vepër të keqe, por nuk e kryen atë, Allahu do t’ia shkruajë si një vepër të mirë të plotë. Atij që dëshiron dhe e kryen një vepër të keqe, Allahu i shënon si vetëm një vepër të keqe.” (Muttefekun alejhi).

4:41Page 85

فَكَيۡفَ إِذَا جِئۡنَا مِن كُلِّ أُمَّةِۭ بِشَهِيدٖ وَجِئۡنَا بِكَ عَلَىٰ هَٰٓؤُلَآءِ شَهِيدٗا ٤١

So how [will it be] when We bring from every nation a witness and We bring you, [O Muḥammad], against these [people] as a witness?

Si do të bëhet kur, për çdo popull Ne do të sjellim dëshmitarë, ndërsa ty(O Muhamed)do të të sjellim dëshmitar për të gjithë ata? -Si do të jetë gjendja e njerëzve atë ditë, kur të gjykohen me drejtësi nga Gjykatësi më i drejtë dhe më bamirës? Atë ditë, Gjykatësi i vetëm është Allahu i Lartësuar, ndërsa dëshmitarë do të jenë krijesat më të zgjedhura të Tij, profetët, të cilët do të dëshmojnë me drejtësi. Si do të jetë gjendja atë ditë, kur të gjykuarve nuk do t’u mbetet gjë tjetër veçse të pranojnë gjykimin e të Drejtit, të Urtit, të Gjithëditurit e të Gjithëmëshirshmit?! Për Allah, ai do të jetë gjykimi më i drejtë, më gjithëpërfshirës dhe më i madh. Të gjithë do ta pranojnë gjykimin e më të Drejtit, i Cili meriton lavdinë dhe lavdërimet. Atë ditë do të ketë njerëz që do të lumturohen kur të fitojnë faljen dhe Xhenetin e përjetësisë, por do të ketë edhe të tjerë që do të dëshpërohen kur të ndëshkohen me turp. Thotë i Lartësuari:

4:42Page 85

يَوۡمَئِذٖ يَوَدُّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَعَصَوُاْ ٱلرَّسُولَ لَوۡ تُسَوَّىٰ بِهِمُ ٱلۡأَرۡضُ وَلَا يَكۡتُمُونَ ٱللَّهَ حَدِيثٗا ٤٢

That Day, those who disbelieved and disobeyed the Messenger will wish they could be covered by the earth. And they will not conceal from Allāh a [single] statement.

Atë Ditë, ata që nuk kanë besuar dhe që kanë kundërshtuar të Dërguarin, do të dëshironin të rrafshohej toka mbi ta,... -Çdokush që ka mohuar Zotin dhe Profetin e Tij do të dëshirojë atë ditë që ta gëlltisë toka, të humbasë e të tretet në të dhe të mos kthehet më në jetë....sepse ata nuk do mund t’i fshehin Allahut asgjë. -Ata nuk do të mund t’i fshehin Allahut të Lartësuar asgjë. Përkundrazi, ata do të pohojnë dhe pranojnë çdo krim e padrejtësi që kanë kryer. Atë ditë do të dëshmojë gjuha e tyre, duart e tyre dhe këmbët e tyre për gjithçka që kanë bërë. Atë ditë, Allahu i Lartësuar do t’u japë atë që meritojnë dhe çdokush do të bindet se Allahu është e Vërteta. Për sa u përket transmetimeve ku thuhet se, Ditën e Gjykimit, qafirët do të mundohen të fshehin faktin se ishin mohues të së vërtetës, është e vërtetë që kjo do të ndodhë në disa momente të asaj dite. Ata do të pandehin se, duke u shtirur sikur nuk kanë qënë mohues, do të shpëtojnë nga ndëshkimi i Zotit. Por kur e vërteta të dalë në shesh dhe vetë gjymtyrët e tyre të dëshmojnë kundër, atëherë çdo gjë do të shkojë në vendin që i takon dhe çdo çështje do të qartësohet. Në atë kohë, shtirja nuk ka asnjë dobi.

4:43Page 85

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَقۡرَبُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَأَنتُمۡ سُكَٰرَىٰ حَتَّىٰ تَعۡلَمُواْ مَا تَقُولُونَ وَلَا جُنُبًا إِلَّا عَابِرِي سَبِيلٍ حَتَّىٰ تَغۡتَسِلُواْۚ وَإِن كُنتُم مَّرۡضَىٰٓ أَوۡ عَلَىٰ سَفَرٍ أَوۡ جَآءَ أَحَدٞ مِّنكُم مِّنَ ٱلۡغَآئِطِ أَوۡ لَٰمَسۡتُمُ ٱلنِّسَآءَ فَلَمۡ تَجِدُواْ مَآءٗ فَتَيَمَّمُواْ صَعِيدٗا طَيِّبٗا فَٱمۡسَحُواْ بِوُجُوهِكُمۡ وَأَيۡدِيكُمۡۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَفُوًّا غَفُورًا ٤٣

O you who have believed, do not approach prayer while you are intoxicated until you know what you are saying1 or in a state of janābah,2 except those passing through [a place of prayer], until you have washed [your whole body]. And if you are ill or on a journey or one of you comes from the place of relieving himself or you have contacted women [i.e., had sexual intercourse] and find no water, then seek clean earth and wipe over your faces and your hands [with it]. Indeed, Allāh is ever Pardoning3 and Forgiving.

O ju që keni besuar, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç’flisni... -Allahu i Lartësuar i ndalon adhuruesit e Tij që t’i afrohen namazit të dehur, derisa të jenë në gjendje të kuptojnë se çfarë thonë. Në fakt, kjo është një porosi që edhe xhamive nuk lejohet t’i afrohesh i dehur. Të dehurit nuk i lejohet të falë namaz dhe as të kryejë ndonjë ibadet tjetër, sepse ai nuk është i vetëdijshëm për ato gjëra që bën. Gjithsesi ky është një ajet i shfuqizuar dhe duhet parë si kontekst i ajetit të ndalimit përfundimtar të pijeve dehëse, pasi, në fillim, pijet dehëse ende nuk ishin bërë haram. Kështu, Allahu i Lartësuar dha shenjën e parë se ato shpejt do të bëheshin të ndaluara, kur tha: “Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaju: “Ato sjellin të këqija të mëdha, por edhe dobi për njerëzit. Por, e keqja e tyre është më e madhe sesa dobia.” [Bekare 219]. Më pas, kjo shenjë u bë më e qartë, kur Ai, me ajetin që po trajtojmë, i ndaloi besimtarët që t’i afroheshin namazit të dehur. Përfundimisht, Allahu i Lartësuar e ndaloi rreptësisht përdorimin e pijeve dehëse, kur tha: “O ju që keni besuar! Pijet dehëse, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall)janë vepra të ndyra nga Shejtani. Largohuni prej tyre, që të jeni të shpëtuar!” [Maide 90]. Sidoqoftë, ndalesa e pijeve dehëse është më e fortë në kohën e faljes së namazit, sepse dëmi i tyre në këtë kohë është shumë herë më i madh. Dehja e pengon njeriun nga shpirti i namazit, që është përqendrimi i thellë te fjalët dhe veprimet e tij. Trullosja e mendjes dhe e zemrës e cenon rëndë saktësinë e namazit. Nga ky ajet nxjerrim si mësim se të njëjtin gjykim ka edhe falja e namazit në gjendje përgjumjeje të tillë që njeriu nuk ndien se çfarë flet dhe vepron. Madje, ndoshta nga ajeti mund të nxjerrim si rregull se njeriu duhet të shmangë çdo gjë që e shpërqendron gjatë namazit, siç janë, për shembull, mbajtja me zor e nevojës natyrore apo mbajtja e mendjes te ushqimi e pija, sikurse janë sqaruar në një hadith të saktë....e as duke qenë xhunubë, derisa të laheni, përveç nëse jeni udhëtarë. -Kuptimi: Mos iu afroni namazit kur jeni xhunubë. Ju thjesht mund të kaloni në xhami në një gjendje të tillë, por jo të qëndroni në të. Këto janë të ndaluara derisa të merrni gusël.Nëse jeni të sëmurë, nëse jeni udhëtarë, nëse keni kryer nevojën, nëse keni kontaktuar me gratë e nuk gjeni ujë, atëherë merrnitejemumduke prekur dheun... -Allahu i Lartësuar ia ka lejuar të sëmurit të marrë tejemum, ka apo s’ka ujë, nëse sëmundja e ndalon nga përdorimi i ujit apo nëse përdorimi i tij e rëndon ose e zgjat më tepër sëmundjen. Allahu i Lartësuar e ka lejuar tejemum-in edhe për udhëtarin, i cili zakonisht mund të hasë vështirësi në gjetjen e ujit apo nuk mund ta përdorë atë për shkak të një nevoje tjetër më të madhe, domethënë për ta pirë. Po kështu, nëse njeriu kryen nevojën fiziologjike apo kryen marrëdhënie seksuale dhe nuk gjen ujë, i lejohet të marrë tejemum, vendali apo udhëtar qoftë. Ajeti i përfshin të gjitha këto raste. Shkurtimisht, mund themi se Allahu i Lartësuar e ka lejuar tejemumin në dy raste:1. Kur nuk gjendet uji, dhe kjo vlen për të gjitha rastet, për udhëtarët ose jo-udhëtarët.2. Kur uji nuk mund të përdoret për abdes ose gusël, për shkak të sëmundjes së njeriut apo për shkak të domosdoshmërisë së përdorimit të tij për të pirë e raste të ngjashme.Dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme për pjesën e ajetit: “...nëse keni kontaktuar me gratë”. Cili është kuptimi? A flitet për kontaktin seksual, që e prish guslin? Nëse është kështu, atëherë ajeti e lejon tejemumin për xhunubin, sikurse dëshmojnë për këtë hadithe të shumta e të sakta. Apo qëllimi është thjesht prekja me dorë e gruas? Nëse është kështu, atëherë duke patur parasysh edhe dëshmi të tjera specifikuese, mund të kuptojmë se këtu është për qëllim ajo lloj prekjeje që shkakton nxjerrje të lëngut të epshit dhe prishje të abdesit. Nëse është fjala për prekjen me epsh, në këtë mënyrë ajeti përdoret si argument që tregon se prekja me epsh e prish abdesin. Mbështetur në fragmentin: “...e nuk gjeni ujë”, dijetarët kanë thënë që kërkimi i ujit është i detyrueshëm para se t’i drejtohemi tejemumit, pas hyrjes së kohës së namazit. Ata arsyetojnë dhe shprehen se për dikë mund të thuhet që: “nuk gjeti ujë”, veçse nëse ai e ka kërkuar atë ujë. Ajeti tregon, gjithashtu, se uji i cili ka ndryshuar pak për shkak të përzierjes me ndonjë lëndë të pastër, mund të përdoret për pastrimin ritual, për sa kohë që ai vazhdon të quhet “ujë”. Disa janë të mendimit se ai nuk mund të quhet ujë, sepse cilësitë e tij kanë ndryshuar disi, por ky qëndrim duhet parë dhe gjykuar më mirë. Në këtë ajet ligjërohet një normë e mrekullueshme, e cila dëshmon qartë përkujdesjen dhe bamirësinë e Zotit për besimtarët e Tij, e kjo është norma për lejimin e tejemumit. Të gjithë dijetarët muslimanë pajtohen për lejimin e tejemumit, dhe për këtë lavdia e plotë i takon vetëm Allahut të Madhëruar. Nga ajeti kuptojmë se tejemumi bëhet me dhé të pastër. Ai bëhet me çdo lloj dhéu që ndodhet në sipërfaqen e tokës, pluhur apo jo qoftë ai. Megjithatë, ka mundësi që të jetë për qëllim dhéu pluhur, sepse Allahu i Lartësuar thotë: ‘...fërkoni me të fytyrat dhe duart tuaja”, dhe fytyrën e duart nuk mund t’i fërkosh me dhé që nuk është pluhur....dhe fërkoni me të fytyrat dhe duart tuaja. -Kjo është mënyra se si merret tejemumi. Pra, me dheun fshihet e gjithë fytyra dhe duart deri te kyçet, sikurse tregojnë edhe hadithet e sakta. Është e pëlqyeshme që këto dy fërkime të kryhen me një prekje të dheut, pa qenë e nevojshme të prekësh atë dy herë, sikurse dëshmon hadithi i Amarit. Po ashtu, forma e tejemumit për xhunubin është e njëjtë me atë që zëvendëson abdesin.Përfitime të tjera nga ajeti.Objektivat e mjekësisë janë tre:1. mbrojtja paraprake e shëndetit;2. largimi nga trupi i çdo lënde të dëmshme që gjendet në të;3. ruajtja dhe mbrojtja nga gjërat e dëmshme.Për sa i përket të parit, Allahu i Lartësuar na tregon se e ka lejuar mosagjërimin për të sëmurin, për shkak të sëmundjes së tij, si dhe për udhëtarin, për të ruajtur shëndetin dhe forcën e tij. Dihet që agjërimi e dobëson fuqinë trupore. Por në rastin e udhëtimit, kur kemi të bëjmë me lëvizje të shumta dhe harxhim energjish që nuk zëvendësohen, ky dobësim bëhet edhe më i dukshëm. Kështu, Allahu i Mëshirshëm kujdeset për shëndetin e udhëtarit, duke e lejuar atë që të mos agjërojë. Për sa i përket objektivit të dytë, për atë që është i sëmurë apo ka probleme në kokë nga parazitët, zbokthi, me kruajtjen apo ka sëmundje të lëkurës së kokës, Allahu i Lartësuar e bëri të lejuar që ta rruajë kokën para çlirimit nga ihram-i, por duke e kompensuar këtë thyerje të rregullave të ihram-it me agjërim, sadaka apo kurban. Rruajtja e flokëve u lejua për të bërë të mundur largimin nga lëkura të djersës e të substancave të tjera që grumbullohen tek ajo, të cilat sjellin kruajtje të kokës, parazitë, zbokth etj. Për sa i përket objektivit të tretë, Allahu i Lartësuar dhe Mëshirëplotë gjithashtu ia ka lejuar të sëmurit që të mos marrë abdes, por të marrë tejemum. Kjo është një përkujdesje e mrekullueshme për shëndetin e njeriut dhe një udhëzim i shkëlqyer, që na mëson se si të ruhemi nga çdo gjë që e dëmton shëndetin, qoftë ajo e brendshme apo e jashtme. Kështu i udhëzon Allahu i Lartësuar adhuruesit e Tij, që të kuptojnë objektivat kryesorë të mjekësisë. Këto përfitime janë nxjerrë nga imam Ibn Kajjimi. Nga ajeti kuptohet se është e detyrueshme fshirja e gjithë fytyrës dhe e duarve. Ajeti tregon gjithashtu se tejemumi është i lejuar edhe nëse koha e namazit është në të mbaruar. Po ashtu, njeriu e ka detyrë të kërkojë ujë për abdes vetëm nëse ekziston mundësia e gjetjes së tij. Në të kundërt, ai nuk kërkon, por merr tejemum. Allahu e di më së miri. Më pas, ajeti mbyllet me fjalët:Allahu është gjithmonë Falës i Madh e Mbulues i të metave. -Allahu i Lartësuar fal shumë dhe ua mbulon gabimet robërve të Tij besimtarë. Ai ua lehtëson atyre kryerjen e riteve dhe të porosive të Tij, aq sa ata nuk e ndiejnë aspak si rëndesë. Butësia, falja dhe mëshira e madhe e Allahut për këtë umet duken qartë edhe në ligjërimin e tejemumit, kur përdorimi i ujit është i pamundur. Është butësia, falja dhe mëshira e Tij që u hapin gjynahqarëve portat e pendimit tek Ai, ku ftohen vazhdimisht. Falja, mëshira dhe butësia e Zotit duken qartë edhe në faktin që, nëse besimtari paraqitet para Zotit me gjynahe që mbulojnë krejt tokën, por pa bërë idhujtari, Ai përsëri ka për ta falur plotësisht.Pyetje:A lejohet qëndrimi në xhami për njeriun xhunub? Po prekja dhe leximi i Kur’ânit?Përgjigje: Jo, këto gjëra nuk lejohen për të. Megjithatë, nëse ai merr abdes, ato i lejohen, sipas Ahmedit dhe disa dijetarëve të tjerë. Hisham Ibn Sadi dëshmon se shokët e Profetit (a.s.), kur ishin xhunub, merrnin abdes dhe uleshin në xhami. Po ashtu, nëse dijetarët nuk janë të një mendimi për lejueshmërinë e futjes së një jomuslimani në xhami, atëherë futja e një besimtari xhunub në xhami është më e pranueshme. Akoma më mirë, futja e tij me abdes është edhe më e pranueshme. [Shih “Mexhmuatul Fetaua”, 11/191]. Në gjuhën arabe, fjala “saîd” do të thotë ‘tokë’. Disa thonë se kuptimi i saj është “tokë e mirë, e pastër”. Disa të tjerë thonë se ashtu quhet “dhéu i mirë e i pastër”. Në ajet thuhet: “fe tejem-mumû saîden tajjibâ”, pra: “Merrni tejemum me dhé të mirë”. Ebu Is'haku thotë: “Saîd quhet sipërfaqja e tokës. Kështu, njeriu duhet të godasë me pëllëmbët e tij tokën, e nuk ka rëndësi a ka dhé në të apo jo, sepse saîd nuk është dhéu, por është sipërfaqa e tokës, sido që të jetë ajo. Nëse në një vend ka vetëm tokë shkëmbore dhe gurë, atij që merr tejemum i mjafton që të vendosë duart e tij mbi shkëmb dhe të fërkojë me të fytyrën e tij. Ky do të ishte një tejemum i rregullt”.

4:44Page 85

أَلَمۡ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ أُوتُواْ نَصِيبٗا مِّنَ ٱلۡكِتَٰبِ يَشۡتَرُونَ ٱلضَّلَٰلَةَ وَيُرِيدُونَ أَن تَضِلُّواْ ٱلسَّبِيلَ ٤٤

Have you not seen those who were given a portion of the Scripture, purchasing error [in exchange for it] and wishing you would lose the way?

A nuk i sheh ti (o Muhamed) ata që u është dhënë një pjesë prej Librit? -Ky është qortim për të gjithë ata të cilëve u është dhënë Libri dhe dituria dhe largohen nga udha e drejtë. Gjithashtu, kjo është edhe një këshillë për njerëzit e tjerë, që të jenë të kujdesshëm dhe të mos mashtrohen nga këta të mjerë. Allahu i Lartësuar na i përshkruan kështu ata që e shpërfillin rrugën e drejtë dhe punojnë për devijimin e të tjerëve:Ata blejnë rrugën e gabuar... -Ata e blejnë humbjen dhe devijimin. Aq shumë e duan humbjen, saqë japin çmimin më të lartë për ta arritur. Ata parapëlqejnë humbjen kundrejt udhëzimit, mohimin kundrejt besimit, dëshpërimin kundrejt lumturisë në të dyja jetët. Përveç këtyre:...dhe dëshirojnë që edhe ju ta humbisni rrugën e drejtë. -Pra, ata punojnë dhe janë të angazhuar maksimalisht për devijimin e besimtarëve nga rruga e drejtë. Por duke qenë se Allahu i Lartësuar është Miku i dashur dhe Ndihmëtari i besimtarëve, Ai ua qartëson atyre të vërtetën që fshehin armiqtë e tyre, dhe pikërisht faktin që ata dëshirojnë devijimin e besimtarëve dhe luftën kundër tyre. Allahu i Lartësuar tregon se ata janë të devijuar vetë, por dëshirojnë e punojnë edhe për devijimin e besimtarëve. Kësisoj, besimtarët kanë nevojë të kujtojnë dhe të dinë se i vetmi Ndihmëtar dhe Shpëtimtar i tyre nga çdo rrezik dhe armik është Allahu i Lartësuar:

4:45Page 86

وَٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِأَعۡدَآئِكُمۡۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَلِيّٗا وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ نَصِيرٗا ٤٥

And Allāh is most knowing of your enemies; and sufficient is Allāh as an ally, and sufficient is Allāh as a helper.

Allahu është më i Dituri për armiqtë tuaj. Dhe mjafton që Allahu kujdeset për ju dhe mjafton që Allahu është Ndihmëtari juaj! -Allahu është El Uelij, Miku, i Dashuri, Kujdestari, që merr përsipër t’i ruajë dhe t’i ndihmojë besimtarët në çdo gjendje. Ai tregohet i butë dhe i mëshirshëm me ta në çdo çështje të jetës dhe fesë së tyre. Ai ua lehtëson besimtarëve të ndjekin udhën e lumturisë dhe të fitores së madhe. Ai i ndihmon ata të fitojnë kundër armiqve të tyre. Është prej diturisë së Allahut që Ai u qartëson besimtarëve çdo gjë nga e cila duhet të ruhen dhe çdo gjë që i ndihmon të fitojnë kundër armiqve të tyre. Me cilësimin El Uelij, Allahu i Lartësuar tregon se është Ai që u jep të mirat besimtarëve, ndërsa me cilësimin “El Nasir” tregon se është Ai që i ruan besimtarët nga rreziqet që atyre u kanosen. Më pas, Allahu i Lartësuar tregon rrugët e humbjes që ata ndjekin, si dhe përparësinë që ata i japin të kotës dhe të pavërtetës, kundrejt të drejtës dhe të vërtetës:

4:46Page 86

مِّنَ ٱلَّذِينَ هَادُواْ يُحَرِّفُونَ ٱلۡكَلِمَ عَن مَّوَاضِعِهِۦ وَيَقُولُونَ سَمِعۡنَا وَعَصَيۡنَا وَٱسۡمَعۡ غَيۡرَ مُسۡمَعٖ وَرَٰعِنَا لَيَّۢا بِأَلۡسِنَتِهِمۡ وَطَعۡنٗا فِي ٱلدِّينِۚ وَلَوۡ أَنَّهُمۡ قَالُواْ سَمِعۡنَا وَأَطَعۡنَا وَٱسۡمَعۡ وَٱنظُرۡنَا لَكَانَ خَيۡرٗا لَّهُمۡ وَأَقۡوَمَ وَلَٰكِن لَّعَنَهُمُ ٱللَّهُ بِكُفۡرِهِمۡ فَلَا يُؤۡمِنُونَ إِلَّا قَلِيلٗا ٤٦

Among the Jews are those who distort words from their [proper] places [i.e., usages] and say, "We hear and disobey" and "Hear but be not heard" and "Rāʿinā,"1 twisting their tongues and defaming the religion. And if they had said [instead], "We hear and obey" and "Wait for us [to understand]," it would have been better for them and more suitable. But Allāh has cursed them for their disbelief, so they believe not, except for a few.2

Në mesin e hebrejve ka nga ata që i nxjerrin fjalët nga konteksti i tyre... -Kuptimi: Prej dijetarëve çifutë ka të poshtër që dëshirojnë t’ju devijojnë me mënyra të shumta: ose duke ndryshuar tekstet hyjnore, ose duke ndryshuar kuptimin e tyre, ose duke i ndryshuar të dyja bashkë. Për shembull, ata thonë se cilësitë e Profetit të fundit, të përmendura në librat e tyre, nuk janë për Muhamedin dhe nuk i përshtaten atij, ndonëse, në realitet, ai është i vetmi të cilit i përshtaten këto cilësi. Ata ose i fshehin dhe nuk i tregojnë fare këto fakte, ose i shtrembërojnë dhe keqinterpretojnë ato. Ndërsa për sa i përket qëndrimit të tyre ndaj porosive të Zotit dhe nënshtrimit ndaj Tij:...dhe i thonë Profetit “Dëgjuam, por nuk bindemi. -Pra, të dëgjuam, por nuk e zbatojmë urdhrin e Zotit. Kjo dëshmon për mohimin, inatin dhe armiqësinë e madhe në zemrat e tyre ndaj porosive të Zotit. Për sa i përket qëndrimit të tyre kundrejt Profetit (a.s.):...ose thonë: “Dëgjo, mos dëgjofsh!”, ose: “Raina”, duke i shtrembëruar gjuhët e tyre dhe duke shpifur për fenë. -Pra, ata i drejtoheshin Profetit (a.s.) me formën më të ulët dhe më të paedukuar, duke i thënë: “Dëgjo, mos dëgjofsh!”. Ata thanë edhe “Raina”, duke patur për qëllim kuptimin e keq të kësaj fjale. Duke qenë se kjo fjalë përmban dy kuptime, ata të mjerë menduan se mund ta përdornin me Allahun dhe Profetin e Tij pa i ndëshkuar kush për qëllimin e tyre të keq. Ata pandehën se mund të shanin dhe të talleshin me fenë e Zotit dhe me Profetin e tij dhe të mos merreshin në përgjegjësi. Por Allahu i Lartësuar i porositi ata për diçka më të mirë:Sikur ata të kishin thënë: “Dëgjuam dhe u bindëm”, dhe “Dëgjo!” dhe “Na shiko!”, do të kishte qenë më mirë dhe më e drejtë për ta. -Allahu i Lartësuar i mësoi mënyrën si t’i drejtoheshin Profetit (a.s.) dhe si t’u bindeshin urdhrave të Tij. Ai i porositi të ishin të edukuar dhe të butë në kërkimin e dijes dhe në mënyrën e drejtimit të pyetjeve. Por duke qenë se ata kishin një natyrë të përlyer e jo të pastër, i kthyen shpinën këtyre porosive, dhe për këtë arsye, Allahu i Lartësuar i dëboi nga mëshira e Tij, pra, i mallkoi:Por Allahu i ka mallkuar për mohimin e tyre dhe veç një pakicë e tyre besojnë.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском