As-Sa'diAn‑Nisa · 4:47–70

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

An-Nisa 4:47–70

4:47Page 86

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ ءَامِنُواْ بِمَا نَزَّلۡنَا مُصَدِّقٗا لِّمَا مَعَكُم مِّن قَبۡلِ أَن نَّطۡمِسَ وُجُوهٗا فَنَرُدَّهَا عَلَىٰٓ أَدۡبَارِهَآ أَوۡ نَلۡعَنَهُمۡ كَمَا لَعَنَّآ أَصۡحَٰبَ ٱلسَّبۡتِۚ وَكَانَ أَمۡرُ ٱللَّهِ مَفۡعُولًا ٤٧

O you who were given the Scripture, believe in what We have sent down [to Prophet Muḥammad (ﷺ)], confirming that which is with you, before We obliterate faces and turn them toward their backs or curse them as We cursed the sabbath-breakers.1 And ever is the matter [i.e., decree] of Allāh accomplished.

Allahu i Lartësuar i urdhëron ithtarët e Librit, çifutët e të krishterët, që të besojnë Profetin e fundit, Muhamedin (a.s.) dhe të pasojnë Kur’ânin që iu dha atij, i cili është vërtetues i shpalljeve hyjnore të mëparshme dhe garantues i të vërtetës që gjendet në to. Për këtë libër të mrekullueshëm kanë lajmëruar dhe dëshmuar edhe librat e mëparshëm hyjnorë. Kur’âni është vërtetuesi i shpalljeve të mëparshme, prandaj nëse ata e mohojnë dhe nuk e zbatojnë atë, atëherë ata kështu hedhin poshtë edhe librat e tyre, që pretendojnë se besojnë dhe ndjekin. Shpalljet e Zotit vërtetojnë njëra-tjetrën. Pretendimi se mund të jesh besimtar duke besuar një pjesë të tyre dhe duke mohuar një pjesë tjetër, është i pavlerë; ose duhet t’i besosh të gjitha, ose në të kundërt je mohues i të gjithave. Allahu i Lartësuar u thotë atyre:O ju njerëzit e Librit! Besojeni atë(Kur'anin)që e shpallëm si vërtetues të atij që keni në duar, ...” -Kjo është këshillë e mrekullueshme drejtuar ithtarëve të Librit. Ata duhet të jenë të parët që duhet të pranojnë shpalljet e Zotit, për shkak të dijes dhe mirësive me të cilat Zoti i begatoi dhe i dalloi mbi shumë të tjerë. Duke qenë se Zoti u dhuroi atyre një libër qiellor, ata duhet të jenë më të kujdesshëm dhe më të përgjegjshëm se të tjerët në përgjigjen e thirrjes së Zotit për të besuar dhe pasuar Kur’ânin dhe Profetin e fundit të Tij. Ata e dinë shumë mirë rëndësinë e një çështjeje të tillë dhe rrezikshmërinë e shpërfilljes së saj, prandaj Allahu i Lartësuar u bën një paralajmërim shumë të frikshëm....para se t'ua fshijmë (shqisat nga)fytyrat dhe t’ua kthejmë ato prapa koke, ose t’ju mallkojmë siç i mallkuam ata(shkelësit e ligjit)të së shtunës. -Ky është dënimi i meritueshëm për këtë vepër. Shkelësit e ligjit të Sabatit (judejtë) e braktisën të vërtetën dhe parapëlqyen të kotën duke e tjetërsuar realitetin. Ata e bënë të rremen të vërtetë dhe të vërtetën të rreme, prandaj dhe u “shpërblyen” me kthimin e fytyrave pas, domethënë duke ua fshirë tiparet nga fytyra dhe duke ua kthyer ato pas koke. Ky qe një ndëshkim poshtërues, por përveç tij, ishte edhe mallkimi, pra, dëbimi nga mëshira e Zotit, i Cili, disa prej tyre i dëboi nga mëshira e Tij, ndërsa të tjerë i shndërroi në majmunë dhe në derra. Ky është kërcënim për ata që nuk e besojnë Shpalljen e fundit, Kur’ânin.Urdhri i Allahut është i pakthyeshëm. -Pra, kjo nuk është e vështirë për Allahun e Lartësuar, që thotë në një ajet tjetër: “Kur Ai dëshiron diçka, mjafton vetëm t’i thotë: “Bëhu!”, e ajo menjëherë bëhet.” [Jasin 82].

4:48Page 86

إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَغۡفِرُ أَن يُشۡرَكَ بِهِۦ وَيَغۡفِرُ مَا دُونَ ذَٰلِكَ لِمَن يَشَآءُۚ وَمَن يُشۡرِكۡ بِٱللَّهِ فَقَدِ ٱفۡتَرَىٰٓ إِثۡمًا عَظِيمًا ٤٨

Indeed, Allāh does not forgive association with Him, but He forgives what is less than that for whom He wills. And he who associates others with Allāh has certainly fabricated a tremendous sin.

Allahu nuk fal që të adhurohet dikush a diçka tjetër veç Tij, ndërsa gjynahet e tjera ia fal kujt të dojë...-Allahu i Lartësuar na bën të ditur se Ai nuk e fal që robi të adhurojë dikë a diçka tjetër veç Tij, kushdo dhe çfarëdo gjëje qoftë ajo. Adhurimi i takon vetëm Zotit dhe idhujtaria është e pafalshme para Tij. Ndërsa kur flitet për gjynahet e tjera, Ai ia fal ato kujt të dëshirojë, sipas urtësisë së Tij. Për gjynahet poshtë idhujtarisë (shirk) Allahu i Lartësuar ka vendosur shkaqe për faljen e tyre, si: veprat e mira, fatkeqësitë dhe vuajtjet në jetën e dynjasë, vuajtjet në jetën e varrit dhe në Ditën e Gjykimit, lutjet e besimtarëve për njëri-tjetrin apo ndërmjetësimi në ahiret. Nëse me gjithë këto shkaqe, gjynahet ende nuk fshihen, se janë të shumta, atëherë mbetet mëshira e Allahut, që Ai e ka veçuar për ata të cilët e kanë besuar pa bërë shirk. Ndërsa idhujtari ia ka mbyllur vetes portat e faljes dhe të mëshirës së Zotit. Çdo punë e mirë apo adhurim është i pavlefshëm nëse njeriu nuk distancohet nga çdo lloj idhujtarie. Njeriu është i ngarkuar pikësëpari të dëshmojë njësimin e Allahut në meritën e adhurimit, pra, është urdhëruar për teuhid, dhe pastaj i llogariten veprat e mira apo adhurimet, nëse ka bërë. Nëse nuk ka dëshmuar dhe nuk ka besuar njëshmërinë e Zotit në meritën e adhurimit dhe nuk është distancuar nga idhujtaria, atëherë prej tij nuk pranohet asgjë. Atë nuk e pastrojnë nga gjynahet as fatkeqësitë në jetën e dynjasë, as vuajtjet në varr dhe as vuajtjet në Ditën e Gjykimit. Për atë nuk do të ketë as ndërmjetësim, që të mund ta ndihmojë dhe shpëtojë nga ndëshkimi. Kështu, idhujtaria është krim i madh dhe i pafalshëm.Kush adhuron dikënd a diçka tjetër veç Allahut, ka bërë një gjynah të madh. -Pra, ka bërë faj të rëndë. E ku ka padrejtësi më të madhe që një krijesë të dobët, të krijuar nga dheu, të varfër, të varur dhe nevojtare për kujdesin e Zotit, të mangët në çdo aspekt, e paaftë t’i bëjë vetes mirë apo keq, e pamundur që të japë apo ta marrë jetë, ta krahasosh me Krijuesin e gjithçkaje, të Plotin dhe Absolutin në çdo drejtim, të Pasurin, që nuk ka nevojë për asnjë krijesë të Tij, me Atë në dorën e të Cilit është e mira dhe e keqja, dhënia dhe privimi, me Atë prej të Cilit vjen çdo mirësi që kanë krijesat? E pra, nuk ka padrejtësi më të madhe se kjo. Për këtë arsye, ai që bën këtë krim dënohet përjetësisht në Zjarrin e Xhehenemit, duke u privuar plotësisht nga mirësitë e Zotit. Në një ajet tjetër thotë i Lartësuari: “Bëjnë kufër ata që thonë: “Allah është Mesihu, biri i Merjemes”. Por Mesihu ka thënë: “O bijtë e Israilit! Adhurojeni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj! Kushdo që adhuron zota të tjerë përveç Allahut, Allahu do t'ia ndalojë Xhenetin dhe Zjarri do të jetë vendbanimi i tij. Për zullumqarët nuk ka asnjë ndihmëtar.” [Maide 72]. Por, sigurisht, kjo vlen për ata që nuk pendohen derisa i kap vdekja. Ndërsa për sa u përket atyre që pendohen para këtij çasti, atyre iu falet idhujtaria dhe çdo lloj gjynahu tjetër, sikurse thotë i Lartësuari: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten tuaj me shumë gabime, mos e humbni shpresën nga mëshira e Allahut, sepse vërtet Allahu i fal të gjitha gjynahet. Ai është Falësi i Madh e Mëshirëplotë!” Kthehuni te Zoti juaj dhe nënshtrojuni Atij, para se t’ju vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t’ju ndihmojë. Përmbajuni më të mirës që ju është shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vijë dënimi befas, pa e kuptuar! Dhe pastaj të mos thotë kush: “O i mjeri unë, që kam shpërfillur adhurimin dhe bindjen ndaj Allahut e që isha prej atyre që talleshin!” Ose të thotë: “Ah, sikur të më kishte udhëzuar Allahu e të kisha qenë i devotshëm!” Apo, kur ta shohë dënimin, të thotë: “Sikur të isha kthyer edhe një herë e të isha bërë vepërmirë!” Jo, ty të patën ardhur argumentet e Mia, kurse ti i mohove ato, u bëre arrogant dhe jobesimtar.” [Zumer 53-59]. Përfundimisht, Allahu i Lartësuar i fal të gjitha gjynahet e atyre që pendohen dhe kthehen tek Ai të nënshtruar.

4:49Page 86

أَلَمۡ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ يُزَكُّونَ أَنفُسَهُمۚ بَلِ ٱللَّهُ يُزَكِّي مَن يَشَآءُ وَلَا يُظۡلَمُونَ فَتِيلًا ٤٩

Have you not seen those who claim themselves to be pure? Rather, Allāh purifies whom He wills, and injustice is not done to them, [even] as much as a thread [inside a date seed].

A nuk i sheh ata që e vlerësojnë veten si të pastër?! -Kjo është pyetje që përmban në vetvete një habi. Ajo është njëkohësisht një qortim i hapur për të gjithë ata të cilët lëvdojnë veten dhe pretendojnë se janë të pastër dhe të pafajshëm. Të tillë janë judejtë, të krishterët dhe të gjithë ata që ecin në rrugën e tyre. Ata pretendojnë dhe thonë: “Ne jemi bijtë e Zotit dhe të dashurit e Tij”. Ata thonë gjithashtu: “Askush nuk do të hyjë në Xhenet nëqoftë se nuk është çifut ose i krishterë!” Këto janë trille të tyre! [Bekare 111]. Pra, të gjitha këto janë pretendime të pabaza dhe të pavlera. E vërtetë është ajo që ka thënë Allahu i Lartësuar në Kur’ân: "Përkundrazi, ai që i është dorëzuar Allahut dhe është bamirës, e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij. Për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të brengosen." [Bekare 112]. Kështu pra, këta janë ata të cilët Zoti i ka bërë të pastër dhe i ka begatuar me cilësi të mrekullueshme; këta janë të shpëtuarit. Më pas, i Lartësuari thotë:Është Allahu Ai që pastron nga të këqijat atë që Ai dëshiron, pa i bërë padrejtësi askujt. -Pra, është Allahu i Lartësuar që i stolis ata me besim të bazuar në dije të sigurt nga Zoti dhe me vepra të mira e të sinqerta për të. Ai i pastron ata nga çdo cilësi e keqe, për t’i pajisur me virtyte të larta. Ndërsa ata të mjerë që lëvdohen dhe thonë se janë të përsosur, edhe pse pretendojnë se bazohen diku, ata thjesht trillojnë. Ata nuk kanë asnjë lidhje me të pastërtit dhe të zgjedhurit e Zotit dhe qëndrojnë shumë larg tyre. Kjo ndodh për shkak të mohimit të tyre, sepse Zoti nuk u bën padrejtësi, siç thotë Ai: “...pa i bërë padrejtësi askujt”. Ky është një përforcim i faktit që Allahu i Lartësuar nuk bën kurrë padrejtësi, madje as sa një fetil, që është një membranë e hollë në bërthamën e hurmës.

4:50Page 86

ٱنظُرۡ كَيۡفَ يَفۡتَرُونَ عَلَى ٱللَّهِ ٱلۡكَذِبَۖ وَكَفَىٰ بِهِۦٓ إِثۡمٗا مُّبِينًا ٥٠

Look how they invent about Allāh untruth, and sufficient is that as a manifest sin.

Shiko se si trillojnë shpifje kundër Allahut! Dhe kaq mjafton si gjynah i qartë. -Duke lavdëruar veten dhe duke pretenduar pastërtinë, ata thjesht shpifin. Kjo konsiderohet si shpifje ndaj Zotit të Lartësuar, sepse ata pretendojnë se rruga që ndjekin është e vërteta e Zotit, ndërsa rruga e besimtarëve është e gabuar. Ky është synimi i tyre kur lëvdojnë vetveten, por ky është shtrembërim i realitetit. Kjo do të thotë që të vërtetën ta paraqesësh si të gënjeshtërt dhe të gënjeshtërtën ta paraqesësh si të vërtetë. Për këtë arsye, i Lartësuari e ka konsideruar këtë veprim të tyre si gjynah të hapur, që meriton një ndëshkim të ashpër e poshtërues.

4:51Page 86

أَلَمۡ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ أُوتُواْ نَصِيبٗا مِّنَ ٱلۡكِتَٰبِ يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡجِبۡتِ وَٱلطَّٰغُوتِ وَيَقُولُونَ لِلَّذِينَ كَفَرُواْ هَٰٓؤُلَآءِ أَهۡدَىٰ مِنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ سَبِيلًا ٥١

Have you not seen those who were given a portion of the Scripture, who believe in jibt [superstition] and ṭāghūt [false objects of worship] and say about the disbelievers, "These are better guided than the believers as to the way"?

A nuk i ke parë ata të cilëve u është dhënë pjesë nga Libri? Ata besojnë në idhuj dhe zota të trilluar... -Këto janë disa cilësi të shëmtuara dhe të turpshme të çifutëve. Ato janë tregues të qartë të smirës së tyre ndaj Profetit (a.s.) dhe besimtarëve. Cilësitë e tyre të ulta dhe natyra e tyre e pisët i shtynë që të braktisnin besimin në Zotin dhe në Profetin e Tij, për të përqafuar besimin në tagut. Fjala ‘tagut’ përfshin shumë padrejtësi dhe krime siç janë: magjia, falli, idhujtaria, bindja ndaj shejtanit etj. Kufri dhe smira e tyre i çoi deri atje sa të thonë që rruga e adhuruesve të idhujve është më e mirë se rruga e njësuesve të Zotit, pra, e muslimanëve të sinqertë:…dhe thonë për jobesimtarët: “Këta janë në rrugë më të drejtë se ata(besimtarët). -Ata thanë të tilla fjalë, për shkak të urrejtjes së tyre ndaj besimit të drejtë dhe besimtarëve, prandaj u bënë aleatë me idhujtarët. Subhanallah, sa e madhe ka qenë smira dhe mendjelehtësia e tyre! Sa e vogël ka qenë mendja e tyre! Si është e mundur që ndoqën këtë rrëpirë të errët dhe këtë arsye të vdekur! Vallë, mos menduan se kjo do të ishte e pranueshme për të mençurit? Apo mos menduan se mund të kishte rezultat me injorantët? Si arritën të parapëlqenin një fe të ndërtuar mbi adhurimin e idhujve, që i ndalonte njerëzit nga çdo gjë e mirë dhe e pastër e u bënte të lejueshme çdo gjë të pisët dhe të dëmshme, që marrëdhëniet ndërnjerëzore i ndërtonte mbi padrejtësinë dhe paturpësisht vendoste shenjën e barazimit mes krijesës dhe Krijuesit, një fe kjo e ndërtuar mbi mohimin e Zotit dhe të profetëve të Tij! Si mund të parapëlqesh një fe të tillë kundrejt adhurimit të Rrahmanit, kundrejt sinqeritetit të plotë me Allahun dhe mohimit të çdo lloj adhurimi tjetër?! Si mund të parapëlqesh një besim të tillë kundrejt një feje që urdhëron për ruajtjen e lidhjeve farefisnore dhe për bamirësi ndaj krijesave, madje edhe ndaj kafshëve dhe bimëve, kundrejt një feje që urdhëron për drejtësi e barazi të njerëzve para ligjit dhe ndalon nga çdo ligësi dhe padrejtësi, kundrejt një feje që urdhëron për sinqeritet dhe vërtetësi në çdo fjalë e vepër?! Si mund të gabosh në një përzgjedhje të tillë?! Kush e bën një zgjidhje të tillë është ose njeriu më injorant dhe i mangët në logjikën e tij, ose njeriu më armiqësor, rebel dhe urryes i së vërtetës. Me sa duket, kjo e dyta është e vërteta. Më tej, i Lartësuari thotë:

4:52Page 87

أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ لَعَنَهُمُ ٱللَّهُۖ وَمَن يَلۡعَنِ ٱللَّهُ فَلَن تَجِدَ لَهُۥ نَصِيرًا ٥٢

Those are the ones whom Allāh has cursed; and he whom Allāh curses - never will you find for him a helper.

Këta janë ata, të cilët Allahu i ka mallkuar dhe atij që e mallkon Allahu nuk i gjendet kurrë ndihmëtar. -Allahu i Lartësuar i ka dëbuar ata nga mëshira e Tij, për të lëshuar mbi ta zemërimin e Tij. Për ata që i ka mallkuar Zoti, nuk ka më ndihmëtar që mund t’i lehtësojë të arrijnë ndonjë mirësi apo që ta ruajnë nga ndonjë fatkeqësi. Ky është një poshtërim shumë i madh.

4:53Page 87

أَمۡ لَهُمۡ نَصِيبٞ مِّنَ ٱلۡمُلۡكِ فَإِذٗا لَّا يُؤۡتُونَ ٱلنَّاسَ نَقِيرًا ٥٣

Or have they a share of dominion? Then [if that were so], they would not give the people [even as much as] the speck on a date seed.

A mos kanë ata ndonjë pjesë në sundim dhe pushtet? Nëse do të ishte kështu, ata nuk do t’u jepnin njerëzve as një nakir (cipa mbështjellëse e bërthamës së hurmës.)” -Mos vallë, ata kanë pjesë në sundimin dhe pushtetin e Zotit dhe, në këtë mënyrë, të mund të japin dhe privojnë nga mirësitë e Zotit, sipas dëshirave të tyre?! Kjo është një pyetje së cilës i dihet përgjigjja. Ata sigurisht që nuk kanë pjesë në pushtetin dhe sundimin e Zotit, sepse i gjithë pushteti dhe sundimi i takon vetëm Atij dhe askush nuk vepron në mbretërinë e Zotit pa lejen e Tij. Por Allahu i Lartësuar na tregon se, nëse do të ishte ashtu, me ngushtësinë e shpirtrave të tyre, ata nuk do t’u jepnin njerëzve as edhe gjënë më të vogël. Aq e madhe është koprrracia e tyre, saqë edhe po të kishin pjesë në sundimin e Zotit, përsëri nuk do të jepnin gjë!

4:54Page 87

أَمۡ يَحۡسُدُونَ ٱلنَّاسَ عَلَىٰ مَآ ءَاتَىٰهُمُ ٱللَّهُ مِن فَضۡلِهِۦۖ فَقَدۡ ءَاتَيۡنَآ ءَالَ إِبۡرَٰهِيمَ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡحِكۡمَةَ وَءَاتَيۡنَٰهُم مُّلۡكًا عَظِيمٗا ٥٤

Or do they envy people for what Allāh has given them of His bounty? But We had already given the family of Abraham the Scripture and wisdom1 and conferred upon them a great kingdom.

Apo mos i kanë zili njerëzit për çfarë u ka dhuruar Allahu nga mirësitë e Tij? -Çifutët dhe të krishterët e mohuan Muhamedin (a.s.) dhe nuk e pranuan që Zoti i dhuroi edhe atij profetësinë, sikurse të gjithë vëllezërve të tij profetë. Vallë, a mos i shtyu pretendimi se ata janë pjesëtarë në pushtetin e Zotit, dhe prandaj mirësitë u jepen vetëm atyre që ata i mendojnë si të denjë?! Apo kjo ishte thjesht një smirë nga ana e tyre për faktin që Allahu i Lartësuar zgjedh kë të dëshirojë prej krijesave të Tij për ta nderuar me profetësi?! Sigurisht që qëndron e dyta, dhe kjo nuk ishte hera e parë që ata shfaqnin të tilla cilësi të dënueshme. Po përse duhej të kishin smirë ndaj përzgjedhjes së Zotit? A nuk e dinin ata se nuk ishte hera e parë që Zoti shquante disa njerëz mbi disa të tjerë? I Lartësuari thotë:Ne u dhamë pasardhësve të Ibrahimit Librin e Urtësinë, si edhe pushtet të madh. -Allahu i Lartësuar i dhuroi Ibrahimit (a.s.) dhe pasardhësve të tij shumë mirësi, më të mëdhatë e të cilave ishin profetësia, Shpallja hyjnore, urtësia dhe pushteti. Prej Ibrahimit (a.s.) rodhën profetët e botës dhe sunduesit e saj, siç ishin Daudi dhe Sulejmani. Megjithatë, mirësitë e Zotit janë ende të vazhdueshme për robërit e Tij besimtarë. Si mund të mohohet mirësia e Zotit, pra, Muhamedi (a.s.), si dhe ndihma e pushteti që Zoti i dhuroi atij. Muhamedi ishte krijesa më e mirë që zgjodhi Zoti për Shpalljen e fundit. Ai mbetet njeriu më i madh dhe më i ditur rreth Zotit dhe adhuruesi më i përulur i Tij.

4:55Page 87

فَمِنۡهُم مَّنۡ ءَامَنَ بِهِۦ وَمِنۡهُم مَّن صَدَّ عَنۡهُۚ وَكَفَىٰ بِجَهَنَّمَ سَعِيرًا ٥٥

And some among them believed in it,1 and some among them were averse to it. And sufficient is Hell as a blaze.

Disa prej tyre e besuan atë(Muhamedin a.s.), e disa e mohuan. -Në raport me Profetin e fundit, njerëzit u ndanë në dy grupe: disa i besuan Muhamedit (a.s.) dhe ndoqën Shpalljen e tij, për të fituar në këtë mënyrë lumturinë e vërtetë në dynja dhe në ahiret, dhe disa e mohuan Muhamedin (a.s.) dhe refuzuan të pasonin Shpalljen që Zoti i dhuroi atij, nga armiqësia, urrejtja dhe smira që kishin. Këta të mjerë merituan dëshpërimin që në këtë jetë, para atij që nuk do të ketë fund. Dënimi që i pret është i dhembshëm. Allahu i Lartësuar thotë:Mjafton për këta të fundit zjarri i Xhehenemit i ndezur fort. -Zjarri do përpijë brenda tij të gjithë ata që e kanë mohuar Zotin dhe s’kanë pranuar të pasojnë profetët e Tij. Ky është një kërcënim i hapur për çifutët, të krishterët dhe të gjithë ata që mohojnë Shpalljen e fundit, Shpalljen që Zoti i zbriti Muhamedit (a.s.). Kjo përforcohet më tepër në ajetin vijues:

4:56Page 87

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِنَا سَوۡفَ نُصۡلِيهِمۡ نَارٗا كُلَّمَا نَضِجَتۡ جُلُودُهُم بَدَّلۡنَٰهُمۡ جُلُودًا غَيۡرَهَا لِيَذُوقُواْ ٱلۡعَذَابَۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَزِيزًا حَكِيمٗا ٥٦

Indeed, those who disbelieve in Our verses - We will drive them into a fire. Every time their skins are roasted through, We will replace them with other skins so they may taste the punishment. Indeed, Allāh is ever Exalted in Might and Wise.

Nuk ka dyshim se ata që kanë mohuar Argumentet Tona, do t’i flakim në Zjarr. Sa herë që do t’u digjet një lëkurë, Ne do t’ua zëvendësojmë me lëkurë tjetër, që ta shijojnë mirë dënimin. -Allahu i Plotfuqishëm dhe i Drejtë i kërcënon me një zjarr të madh dhe të ndezur fort ata që shpërfillin dhe i refuzojnë Shpalljet e Tij. Në atë zjarr, sa herë që lëkura e tyre të digjet, Allahu i Plotpushtetshëm do t’ua zëvendësojë me lëkurë tjetër, me qëllim që ta ndiejnë dhimbjen pa ndërprerje. Ashtu sikurse ata refuzojnë vazhdimisht, me inat dhe kokëfortësi, ftesën e Allahut për besim dhe për bindje ndaj Profetit të Tij në këtë dynja, ashtu Allahu i bën të shijojnë pandërprerë dënimin e hidhur. Ata e meritojnë këtë ndëshkim, se Zoti nuk i bën padrejtësi askujt. Më pas, i Lartësuari thotë:Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm e i Urtë. -Ai është i Plotfuqishmi, të Cilit duhet t’i frikësohesh dhe të respektosh urdhrat dhe ndalesat e Tij. Ai është i Urti në çdo gjë që ka krijuar e urdhëruar, në çdo shpërblim dhe ndëshkim që jep për krijesat e Tij. Askush nuk mund të kundërshtojë apo të vërë në dyshim urtësinë e Tij.

4:57Page 87

وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ سَنُدۡخِلُهُمۡ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدٗاۖ لَّهُمۡ فِيهَآ أَزۡوَٰجٞ مُّطَهَّرَةٞۖ وَنُدۡخِلُهُمۡ ظِلّٗا ظَلِيلًا ٥٧

But those who believe and do righteous deeds - We will admit them to gardens beneath which rivers flow, wherein they abide forever. For them therein are purified spouses, and We will admit them to deepening shade.

Por ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, Ne do t’i fusim në Kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë të përjetshëm. -Për ata që besojnë Allahun dhe që bëjnë vepra të mira sipas këtij besimi të drejtë, për ata ka një tjetër premtim.Atje do të kenë edhe bashkëshorte të pastra e hije të mrekullueshme. -Ato janë gra të pastra nga çdo cilësi e keqe, larg çdo shëmtie dhe mangësie. Ato janë të ruajtura nga çdo papastërti që kanë zakonisht gratë e dynjasë. Besimtarët do të jenë të qetë, të lumtur dhe të përjetshëm, nën hije të këndshme.

4:58Page 87

۞ إِنَّ ٱللَّهَ يَأۡمُرُكُمۡ أَن تُؤَدُّواْ ٱلۡأَمَٰنَٰتِ إِلَىٰٓ أَهۡلِهَا وَإِذَا حَكَمۡتُم بَيۡنَ ٱلنَّاسِ أَن تَحۡكُمُواْ بِٱلۡعَدۡلِۚ إِنَّ ٱللَّهَ نِعِمَّا يَعِظُكُم بِهِۦٓۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ سَمِيعَۢا بَصِيرٗا ٥٨

Indeed, Allāh commands you to render trusts to whom they are due and when you judge between people to judge with justice. Excellent is that which Allāh instructs you. Indeed, Allāh is ever Hearing and Seeing.

Allahu ju urdhëron që amanetet t’ua ktheni atyre që u përkasin... -‘Amanet’ quhet çdo punë dhe përgjegjësi me të cilën njeriu ngarkohet për ta kryer dhe për ta plotësuar. Kështu, Allahu i Lartësuar na urdhëron që t’i plotësojmë detyrat me të cilat jemi ngarkuar; pra, t’i kryejmë ato në formën më të plotë dhe më të mirë, pa cenuar gjë dhe pa i vonuar nga koha e tyre. Amanetet që merr njeriu përsipër janë të natyrave të ndryshme, por ne jemi të urdhëruar që të gjitha ato t’i çojmë në vend, ashtu sikurse na është ngarkuar. Edhe nëse nuk na sheh kush, të jemi të sigurt që Zoti na sheh dhe do të na marrë në përgjegjësi për to. Dijetarët thonë se, nëse dikujt i lihet një amanet për ta ruajtur, ai e ka detyrë ta ruajë atë, duke marrë masat e nevojshme, që merren zakonisht në të tilla raste. Veçse në këtë mënyrë mund të thuhet se e kemi kryer detyrën....dhe, kur të gjykoni midis njerëzve, të gjykoni me drejtësi. -Por me çfarë drejtësie jemi urdhëruar që të gjykojmë? Vallë, a mos caktohet ajo nga oreksi dhe arsyetimi i njerëzve? Jo! Drejtësi është vetëm ajo që Zoti e ka përcaktuar si të tillë në Shpalljen e sjellë nëpërmjet Profetit të Tij. Në Kur’ân dhe në Traditën e Profetit të Tij, Allahu i Lartësuar ka vendosur ligjet që mbrojnë pesë domosdoshmëritë: fenë, jetën, mendjen, nderin dhe pasurinë. Por që të gjykojmë me drejtësi, duhet që fillimisht t’i njohim këto ligje të Zotit. Pra, ajeti është së pari një nxitje për njohjen e ligjeve të Zotit, që pastaj të bëhet i mundur gjykimi i drejtë. Nuk mund të ketë drejtësi pa dije dhe pa frikë ndaj Zotit. Urdhrat dhe ligjet e Zotit janë të mrekullueshëm, siç thotë Ai:Vërtet, sa të mrekullueshëm janë urdhrat që ju jep Ai! Allahu dëgjon dhe sheh si veproni. -Allahu i Lartësuar lëvdon urdhrat dhe ndalesat e Tij, sepse ato përmbajnë udhëzimin e plotë dhe të vetmin që u siguron njerëzve lumturinë dhe që i ruan ata nga çdo e keqe në të dyja jetët. E si të jetë ndryshe, kur Ai që i caktoi ato është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi, të Cilit nuk i fshihet asgjë dhe i Cili e di shumë mirë se cila është e mira dhe e keqja për krijesat?! Ai di atë që ata nuk e dinë.

4:59Page 87

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَطِيعُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُواْ ٱلرَّسُولَ وَأُوْلِي ٱلۡأَمۡرِ مِنكُمۡۖ فَإِن تَنَٰزَعۡتُمۡ فِي شَيۡءٖ فَرُدُّوهُ إِلَى ٱللَّهِ وَٱلرَّسُولِ إِن كُنتُمۡ تُؤۡمِنُونَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِۚ ذَٰلِكَ خَيۡرٞ وَأَحۡسَنُ تَأۡوِيلًا ٥٩

O you who have believed, obey Allāh and obey the Messenger and those in authority among you. And if you disagree over anything, refer it to Allāh and the Messenger, if you should believe in Allāh and the Last Day. That is the best [way] and best in result.

O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe udhëheqësve tuaj! -Allahu i Lartësuar na urdhëron që t’i bindemi dhe t’i nënshtrohemi, duke zbatuar porositë e Tij dhe të Profetit të Tij. Gjithashtu, Allahu i Lartësuar na urdhëron që të jemi të bindur edhe ndaj udhëheqësve. Këtu bëhet fjalë për udhëheqës shteti dhe udhëheqës feje. Që çështjet e kësaj bote dhe feja e njerëzve të jenë të stabilizuara dhe të rregullta, njerëzit duhet të tregojnë bindje ndaj udhëheqësve të tyre, në emër të bindjes ndaj Allahut dhe për shpërblimin që Ai premton. Megjithatë, bindja ndaj udhëheqësve ka si kusht që ata të mos urdhërojnë për gjynahe dhe mosbindje ndaj Allahut. Nëse ata urdhërojnë për diçka që Zoti e ka ndaluar, atëherë thuhet se nuk ka bindje ndaj krijesës duke kundërshtuar Krijuesin. Ndoshta pikërisht për këtë arsye, Allahu i Lartësuar nuk e përsërit foljen “bindjuni” për herë të tretë, por thotë: “Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe përgjegjësve tuaj!” Profeti ka urdhëruar veçse për drejtësi dhe bindje ndaj Allahut të Lartësuar, prandaj ai që i bindet Profetit i është bindur Allahut. Ndërsa ndaj një udhëheqësi, për sa kohë që ai i bindet Allahut dhe Profetit dhe urdhëron për bindje ndaj Allahut dhe Profetit, është detyrë që të tregojmë bindje. Në të kundërt, nëse urdhrat e tij cenojnë bindjen ndaj Allahut dhe Profetit, atëherë nuk ka bindje ndaj tij.Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë tek Allahu dhe tek i Dërguari, nëse vërtet e besoni Allahun dhe Ditën e Fundit! Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë. -Allahu i Lartësuar na udhëzon se si të veprojmë në raste polemikash dhe kundërshtish për çështjet themelore apo dytësore të fesë. Në të tilla raste, pra, është detyrë që ne t’i kthehemi Librit të Allahut dhe Traditës së Profetit (a.s)Në Kur’ân dhe në Sunet gjenden udhëzimet e qarta për çdo mospajtim. Në fakt, udhëzimet në këto dy burime janë të natyrave të ndryshme. Ato mund të jenë krejt të kuptueshme, por ndonjëherë mund të jenë në mënyrë përgjithësuese, ndonjëherë si shenja që na drejtojnë drejt së mirës, ndonjëherë si krahasime për të gjetur gjykimin në raste të ngjashme etj. Libri i Zotit dhe Tradita e Profetit të Tij janë themelet e fesë së Zotit, pa të cilët nuk mund të thuhet se jemi në rrugë të drejtë. Mbështetja në Librin e Zotit dhe në Traditën e Profetit (a.s)është kusht i domosdoshëm për besimin, prandaj Allahu i Lartësuar thotë në përfundim të urdhërit: “...nëse vërtet e besoni Allahun dhe Ditën e Fundit”. Kjo tregon se ai që, në rastet e kundërshtimit, nuk gjykon sipas Librit të Zotit dhe Traditës së Profetit, nuk është besimtar i vërtetë, por i është nënshtruar tagut-it (çdo gjëje që adhurohet veç Zotit), sikurse thuhet në ajetin më poshtë. Mbështetja te Libri i Zotit dhe te Tradita e Profetit është rruga më e mirë dhe sqarimi më i saktë, sepse gjykimi i Zotit dhe i Profetit të Tij është gjykimi më i drejtë dhe më i mirë për njerëzit, për çështjet e fesë, dynjasë dhe të ardhmërisë së tyre.

4:60Page 88

أَلَمۡ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ يَزۡعُمُونَ أَنَّهُمۡ ءَامَنُواْ بِمَآ أُنزِلَ إِلَيۡكَ وَمَآ أُنزِلَ مِن قَبۡلِكَ يُرِيدُونَ أَن يَتَحَاكَمُوٓاْ إِلَى ٱلطَّٰغُوتِ وَقَدۡ أُمِرُوٓاْ أَن يَكۡفُرُواْ بِهِۦۖ وَيُرِيدُ ٱلشَّيۡطَٰنُ أَن يُضِلَّهُمۡ ضَلَٰلَۢا بَعِيدٗا ٦٠

Have you not seen those who claim to have believed in what was revealed to you, [O Muḥammad], and what was revealed before you? They wish to refer legislation to ṭāghūt,1 while they were commanded to reject it; and Satan wishes to lead them far astray.

A nuk i ke parë ata që pohojnë se besojnë në Shpalljen që të është dhënë ty (o Muhamed) dhe në Shpalljet e ardhura para teje, por(në të vërtetë)dëshirojnë që mes tyre të gjykojë tagut-i(shejtani), megjithëse janë urdhëruar ta mohojnë atë? -Allahu i Lartësuar sjell një pyetje, që shpreh habi njëkohësisht dhe që tregon për gjendjen e çuditshme të munafikëve, të cilët, edhe pse pretendojnë se e besojnë Shpalljen që iu dha Profetit, përsëri kërkojnë të gjykohen tek tagut-i. Çdokush që gjykon jo me ligjin e Zotit është tagut. Pra, ata e kryejnë një krim të tillë, ndërkohë që janë urdhëruar për të kundërtën: që ta mohojnë dhe të distancohen nga tagut-i. Si mund të ndodhen në të njëjtën zemër besimi te tagut-i me besimin te Zoti i Lartësuar?! Besimi i vërtetë kërkon që t’i nënshtrohesh ligjit të Zotit, ta zbatosh dhe ta marrësh për bazë atë në çdo lloj çështjeje. Çdokush që pretendon se është besimtar dhe pastaj parapëlqen gjykimin e tagut-it kundrejt gjykimit të Zotit, ai është gënjeshtar. Ky nuk është gjë tjetër, por veçse një devijim i madh, që Shejtani u ka shkaktuar atyre. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë:Shejtani dëshiron t’i çojë ata shumë larg(nga e vërteta). -Pra, ai i mallkuari dëshiron t’i largojë shumë nga e vërteta e Zotit dhe që të bëhen banorë të Zjarrit.

4:61Page 88

وَإِذَا قِيلَ لَهُمۡ تَعَالَوۡاْ إِلَىٰ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ وَإِلَى ٱلرَّسُولِ رَأَيۡتَ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ يَصُدُّونَ عَنكَ صُدُودٗا ٦١

And when it is said to them, "Come to what Allāh has revealed and to the Messenger," you see the hypocrites turning away from you in aversion.

Kur u thuhet atyre “Ejani te Shpallja që ka sjellë Allahu dhe tek i Dërguari!”, dyfytyrakët të kthejnë shpinën. -pra nuk pranojnë që të gjykojnë me ligjin e Zotit dhe traditën e Profetit të Tij.

4:62Page 88

فَكَيۡفَ إِذَآ أَصَٰبَتۡهُم مُّصِيبَةُۢ بِمَا قَدَّمَتۡ أَيۡدِيهِمۡ ثُمَّ جَآءُوكَ يَحۡلِفُونَ بِٱللَّهِ إِنۡ أَرَدۡنَآ إِلَّآ إِحۡسَٰنٗا وَتَوۡفِيقًا ٦٢

So how [will it be] when disaster strikes them because of what their hands have put forth and then they come to you swearing by Allāh, "We intended nothing but good conduct and accommodation."

Atëherë, si do të jetë gjendja e tyre kur t’i godasë gjëma, për shkak të veprave që kanë bërë vetë, me duart e tyre?Ata do të vinë tek ti e duke u betuar në Allahun(do të thonë): “Ne kemi dëshiruar veçse përmirësim e pajtim”. -Kuptimi: Mos do t’u bëjë dobi, vallë, fakti që vijnë tek ti dhe betohen se dëshirojnë veçse të mirën?! Patjetër që kjo është një gënjeshtër e pacipë e tyre, sepse e mira dhe e drejta gjenden vetëm në gjykimin me ligjin e Zotit dhe në nënshtrimin ndaj tij. E vetmja rrugë për të arritur mirësinë dhe drejtësinë është zbatimi i porosive të Zotit dhe të Profetit, e jo gjykimi sipas tagut-it. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “E cili është më i mirë se Allahu në gjykim, për një popull besimtar?” Por Allahu i Lartësuar, edhe pse ata shfajësohen dhe justifikohen me lloj-lloj arsyetimesh, e di se çfarë fshehin zemrat e tyre, prandaj thotë:

4:63Page 88

أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ يَعۡلَمُ ٱللَّهُ مَا فِي قُلُوبِهِمۡ فَأَعۡرِضۡ عَنۡهُمۡ وَعِظۡهُمۡ وَقُل لَّهُمۡ فِيٓ أَنفُسِهِمۡ قَوۡلَۢا بَلِيغٗا ٦٣

Those are the ones of whom Allāh knows what is in their hearts, so turn away from them1 but admonish them and speak to them a far-reaching [i.e., effective] word.

Këta janë ata të cilëve Allahu ua di çfarë kanë në zemrat e tyre. Por ti rri larg tyre, por qortoji dhe thuaju fjalë që prekin zemrat. -Pra, i Gjithëdituri ua di qëllimet e zeza që fshehin në shpirt dhe hipokrizinë me të cilën janë mbushur. Ai na këshillon që të distancohemi prej tyre. Thjesht, mos u kushto rëndësi dhe shpërfilli ata! Megjithatë, përsëri këshilloji dhe qortoji, duke u treguar gjykimin e Zotit të Lartësuar, dhe nxiti për të punuar dhe për t’iu nënshtruar Atij. Gjithashtu, paralajmëroji për ndëshkimin që i pret nëse e braktisin gjykimin e Zotit. Ndoshta këshilloji veçmas për të vërtetën, se kështu është më mirë dhe ka më tepër mundësi të dalë me sukses. Ky ajet dëshmon se, edhe pse duhet të distancohesh prej atyre që bëjnë vepra të rënda, ata përsëri duhen këshilluar e qortuar fshehtas, që të arrihet qëllimi kryesor, pra, ndreqja dhe kthimi i tyre në rrugën e drejtë.

4:64Page 88

وَمَآ أَرۡسَلۡنَا مِن رَّسُولٍ إِلَّا لِيُطَاعَ بِإِذۡنِ ٱللَّهِۚ وَلَوۡ أَنَّهُمۡ إِذ ظَّلَمُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ جَآءُوكَ فَٱسۡتَغۡفَرُواْ ٱللَّهَ وَٱسۡتَغۡفَرَ لَهُمُ ٱلرَّسُولُ لَوَجَدُواْ ٱللَّهَ تَوَّابٗا رَّحِيمٗا ٦٤

And We did not send any messenger except to be obeyed by permission of Allāh. And if, when they wronged themselves, they had come to you, [O Muḥammad], and asked forgiveness of Allāh and the Messenger had asked forgiveness for them, they would have found Allāh Accepting of Repentance and Merciful.

Ne i kemi dërguar profetët që njerëzit, me lejen e Allahut, t’u binden atyre. -Ky kumt i Allahut të Lartësuar përmban në vetvete edhe porosinë për bindje ndaj Profetit të Zotit dhe pranim e zbatim të mësimeve të tij. Qëllimi i dërgimit të një profeti është që njerëzit t’i binden duke zbatuar porositë e Zotit. Njerëzit duhet të zbatojnë çdo urdhër të tijin, t’i largohen çdo ndalese të deklaruar nga ai, të jenë respektues dhe ta ndihmojnë rrugën e tij. Ky ajet tregon se profetët kanë qenë të ruajtur, prandaj kurrë nuk mund të gabonin në lidhje me Shpalljen hyjnore dhe përcjelljen e plotë dhe të saktë të saj, Ata kurrë nuk mund të gabonin me urdhrat dhe ndalesat e përcjella, sepse Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që t’u bindemi atyre. Nëse ata nuk do të ishin të ruajtur nga këto gabime dhe nëse do të kishte mundësi që ata të urdhëronin diçka të gabuar, atëherë Allahu i Lartësuar nuk do të na urdhëronte për t’iu bindur atyre. Për sa i përket shprehjes: “me lejen e Allahut”, ajo dëshmon se çdo gjë ndodh me gjykimin dhe caktimin e Allahut. Ata që iu bindën profetëve, iu bindën sepse kështu qe gjykimi dhe caktimi i Allahut. Ky ajet është gjithashtu një nxitje për të kërkuar gjithmonë ndihmën e Allahut, që të na bëjë të bindur ndaj Profetit dhe pasues të rrugës së tij. Vetëm nëse Allahu të ndihmon, mund t’i bindesh Profetit dhe të pasosh rrugën e drejtë. Pastaj Allahu i Lartësuar flet për bujarinë, mirësinë dhe mëshirën e Tij të madhe ndaj atyre që kanë bërë gjynahe, nëse ata pendohen dhe nëse i kërkojnë falje Atij. Ai thotë:E sikur ata(hipokritët), pas padrejtësive që i bënë vetes së tyre, të vinin tek ti(o Muhamed)e t’i kërkonin falje Allahut, dhe i Dërguari të kërkonte falje(tek Allahu)për ta, ata do ta njihnin Allahun si Pranues të pendimit dhe Mëshirëplotë.” -Pra, nëse ata i pranojnë gjynahet e tyre dhe u vjen keq për to, dhe pastaj i kërkojnë falje Allahut të Lartësuar, Ai do t’ua pranojë pendimin, duke ua falur dhe mbuluar gabimet. Kështu, Ai i mëshiron fillimisht me suksesin që u jep për t’u penduar dhe, së dyti, duke ua pranuar pendimin dhe duke iu dhuruar shpërblim. Ndërsa për sa i përket vajtjes te Profeti (a.s.), që ai t’i kërkojë falje Allahut të Lartësuar për gjynahet e tua, kjo ishte e lejueshme atëherë kur ai ishte në këtë dynja. Këtë e tregon qartë konteksti i ajetit. Pra, të shkosh e t’i kërkosh Profetit (a.s.) që ai t’i lutet Allahut për faljen e gjynaheve të tua është një veprim që mund të mendohej veçse gjatë kohës kur Profeti (a.s.) ishte gjallë, sepse tani që ai nuk është më në këtë botë nuk lejohet të kërkosh asgjë prej tij. Madje, ky veprim është një formë shirk-u, pasi ti i je lutur dikujt tjetër veç Allahut.

4:65Page 88

فَلَا وَرَبِّكَ لَا يُؤۡمِنُونَ حَتَّىٰ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيۡنَهُمۡ ثُمَّ لَا يَجِدُواْ فِيٓ أَنفُسِهِمۡ حَرَجٗا مِّمَّا قَضَيۡتَ وَيُسَلِّمُواْ تَسۡلِيمٗا ٦٥

But no, by your Lord, they will not [truly] believe until they make you, [O Muḥammad], judge concerning that over which they dispute among themselves and then find within themselves no discomfort from what you have judged and submit in [full, willing] submission.

Për Zotin tënd, jo. Ata nuk janë besimtarë, përderisa nuk të zgjedhin ty për të gjykuar në konfliktet mes tyre,... -Allahu i Lartësuar betohet në Veten e Vet, se njerëzit nuk do të jenë kurrë besimtarë derisa për çdo çështje të tyre të gjykojnë me ligjin e Tij, të sjellë prej Profetit (a.s.). Pra, për çdo rast kundërshtish, është detyrë që ne t’i kthehemi Librit të Zotit dhe Traditës së Profetit (a.s.)....dhe pastaj të mos ndiejnë kurrfarë pakënaqësie nga gjykimi yt, por të të binden sinqerisht. -Pra, përveç që duhet të mbështetemi në gjykimin e Zotit dhe të Profetit (a.s.), ne nuk duhet që të ndiejmë pakënaqësi më mbrapa. Me fjalë të tjera, jo vetëm që duhet të gjykojmë me ligjin e Zotit, por edhe duhet të kënaqemi plotësisht me të. Në fakt, këtu kemi të bëjmë me tri grada të besimit:1. Kur gjykojmë me ligjin e Zotit, jemi në gradën e islamit.2. Kur nuk ndiejmë pakënaqësi pas këtij gjykimi, tregon se jemi në gradë të imanit.3. Gjetja e qetësisë, prehjes dhe kënaqësisë me ligjin e Zotit dhe zbatimi haptaz i tij tregon se jemi në gradën e ihsanit.Kush i arrin të tria gradat, e ka besimin të plotë. Kush e braktis gjykimin e Zotit dhe nuk e pranon atë, ai është qafir. Ndërsa kush nuk e zbaton atë, por e pranon si ligj të Zotit dhe e njeh detyrimin për zbatimin e tij, ai është gjynahqar.

4:66Page 89

وَلَوۡ أَنَّا كَتَبۡنَا عَلَيۡهِمۡ أَنِ ٱقۡتُلُوٓاْ أَنفُسَكُمۡ أَوِ ٱخۡرُجُواْ مِن دِيَٰرِكُم مَّا فَعَلُوهُ إِلَّا قَلِيلٞ مِّنۡهُمۡۖ وَلَوۡ أَنَّهُمۡ فَعَلُواْ مَا يُوعَظُونَ بِهِۦ لَكَانَ خَيۡرٗا لَّهُمۡ وَأَشَدَّ تَثۡبِيتٗا ٦٦

And if We had decreed upon them, "Kill yourselves" or "Leave your homes," they would not have done it, except for a few of them. But if they had done what they were instructed, it would have been better for them and a firmer position [for them in faith].

Sikur Ne t’i urdhëronim ata të flijonin veten, ose të linin shtëpitë e tyre, shumë pak prej tyre do ta bënin këtë. -Allahu i Lartësuar na tregon se, nëse do të na ngarkonte me përgjegjësi të vështira, siç janë lufta apo lënia e pasurive dhe e vendeve tona, atëherë, përveç një pakice, askush nuk do t’i bindej dhe nuk do të arrinte t’i kryente këto detyrime. Kështu, kjo është një nxitje për të falënderuar, lavdëruar dhe treguar mirënjohje ndaj Allahut të Lartësuar për lehtësimin e fesë, të cilën na e ka ngarkuar ta zbatojmë. Kjo është një fe e thjeshtë dhe e mundshme të zbatohet nga çdokush. Ky ajet tregon se, kur besimtari sheh gjendjen e tij të mirë dhe veprat e tij prej adhuruesi, dhe pastaj sheh veprat dhe gjendjen e të humburve, që janë jashtë rruge, ai duhet t’i jetë mirënjohës për këtë Zotit të Lartësuar.Sikur të vepronin ashtu siç këshilloheshin, kjo do të kishte qënë më e mira për ta dhe një përforcim më i madh (në besimin e tyre). -Pra, nëse njerëzit do të zbatonin porositë e Zotit, në çdo kohë e gjendje dhe me vullnet të plotë e dëshirë për t’i kryer në formën më të plotë të mundshme, atëherë shpirtrat e tyre do të ishin të sigurt. Njeriu duhet të përqendrohet tërësisht në çështjet e rëndësishme nëpërmjet të cilave kryhet dhe arrihet adhurimi i Zotit dhe zbatimi i porosive të Tij, si dhe të shpenzojë të gjitha aftësitë e veta për t’i përkryer ato, sepse në varësi të përpjekjeve të sinqerta në këto drejtime, atij i janë premtuar shumë mirësi. Mirësitë e Zotit nuk mund të arrihen me dembelizëm. Shih se çfarë u premtohet të sinqertëve dhe punëtorëve të palodhur, që përpiqen maksimalisht për të plotësuar porositë e Zotit të tyre: Së pari, “kjo do të kishte qënë më e mira për ta”, domethënë, do të jenë prej vepërmirëve, sepse kanë cilësitë, fjalët dhe veprat që i karakterizojnë të mirët, të cilët u binden urdhrave dhe u largohen ndalesave. Po ashtu, ata nuk kanë cilësitë e të këqijve, sepse kur dikush ka cilësi të mira, kjo tregon se është i ruajtur nga të kundërtat e tyre. Së dyti, “dhe njëpërforcim më i madh (në besimin e tyre)”. Pra, për ta premtohet përqendrim dhe forcim në fenë e Zotit. Për shkak të veprave të mira, Allahu i Lartësuar ua përforcon edhe më shumë besimin dhe i ndihmon që të jenë të përqendruar në rrugën e drejtë. Besimtarët i zbatojnë porositë e Zotit dhe të Profetit të Tij, prandaj ata forcohen në jetën e kësaj bote që të jenë të qëndrueshëm në besim edhe kur goditen nga sprovat. Në çdo kohë dhe çdo gjendje, me ndihmën e Zotit të tyre, ata do të jenë plotësisht të durueshëm për të zbatuar urdhrat, për t’iu larguar ndalesave, si dhe për t’i qëndruar si besimtarë në momente sprovash. Edhe në fatkeqësi, ata shprehin kënaqësinë me caktimin e Zotit. Ata i ndihmon Zoti që të vazhdojnë në këtë rrugë, e pastaj të shpërblehen me të mira e të shpëtojnë nga të këqijat, për shkak të besimit dhe përpjekjeve të tyre për të punuar dhe jetuar sipas këtij besimi. Madje, kjo ndihmë nuk vjen vetëm në jetën e dynjasë. Ajo do t’u jepet besimtarëve edhe në momentin e vdekjes, por edhe në varr, kur të merren në pyetje. Gjithashtu, nëse robi përpiqet vazhdimisht që të jetojë dhe punojë sipas porosive të Zotit të tij, kjo sjellje do t’i bëhet natyrë e tij, dhe kështu ai do të ndiejë mall dhe kënaqësi me adhurimet dhe me mënyrën e jetesës si besimtar. Pra, edhe në këtë këndvështrim, ata që jetojnë dhe punojnë për të zbatuar porositë e Allahut të Lartësuar do të jenë të përqendruar dhe të patundur në bindjen ndaj Tij.

4:67Page 89

وَإِذٗا لَّأٓتَيۡنَٰهُم مِّن لَّدُنَّآ أَجۡرًا عَظِيمٗا ٦٧

And then We would have given them from Us a great reward.

Atëherë, Ne, do t’u jepnim atyre shpërblim të madh nga ana Jonë... -Allahu i Lartësuar premton për ata që punojnë maksimalisht dhe sinqerisht për të plotësuar porositë e Tij se do t’u japë një shpërblim të madh. Ky shpërblim do t’u jepet në dynja dhe në ahiret, i tillë që të kënaqet jo vetëm trupi, por edhe shpirti. Sigurisht që shpërblimi në Xhenetin e përjetësisë është më i mrekullueshëm. Atje ka gjëra që syri nuk i ka parë, që veshi nuk i ka dëgjuar dhe që zemra nuk i ka menduar e ëndërruar.

4:68Page 89

وَلَهَدَيۡنَٰهُمۡ صِرَٰطٗا مُّسۡتَقِيمٗا ٦٨

And We would have guided them to a straight path.

...dhe do t’i udhëzonim në rrugë të drejtë. -Këtu Allahu i Lartësuar thekson edhe një herë se atyre që punojnë dhe përpiqen për të zbatuar porositë e Tij, Ai do t’ua forcojë udhëzimin në rrugën e drejtë. Kjo tregon se sa rëndësi ka të jesh i udhëzuar në rrugën e drejtë. Për Zotin, kjo është mirësia më e madhe që Ai u ka dhuruar besimtarëve. Nuk ka mirësi më të madhe sesa Zoti të të udhëzojë në rrugën e drejtë, që ta adhurosh sipas mënyrës që Ai e dëshiron dhe kënaqet. Kjo rrugë e drejtë është e ndërtuar mbi dije të saktë, të vërtetë e të sigurt, mbi dashurinë për Allahun e Lartësuar dhe për adhurimin e Tij. Pasuesit e kësaj rruge ndihmohen nga Allahu i Lartësuar për t’i dhënë përparësi çdo gjëje që e kënaq Atë. Lumturia dhe shpëtimi nga çdo e keqe janë të kushtëzuara vetëm me pasimin e kësaj rruge të drejtë. Kush është udhëzuar në rrugën e drejtë, atij i është dhënë e gjithë mirësia dhe është shpëtuar nga çdo e keqe. Në përfundim, e lus Allahun të na ndihmojë që t’i bindemi dhe që të zbatojmë porositë e Tij!

4:69Page 89

وَمَن يُطِعِ ٱللَّهَ وَٱلرَّسُولَ فَأُوْلَٰٓئِكَ مَعَ ٱلَّذِينَ أَنۡعَمَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِم مِّنَ ٱلنَّبِيِّـۧنَ وَٱلصِّدِّيقِينَ وَٱلشُّهَدَآءِ وَٱلصَّٰلِحِينَۚ وَحَسُنَ أُوْلَٰٓئِكَ رَفِيقٗا ٦٩

And whoever obeys Allāh and the Messenger - those will be with the ones upon whom Allāh has bestowed favor of the prophets, the steadfast affirmers of truth, the martyrs and the righteous. And excellent are those as companions.

Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata, të cilëve Allahu u ka dhuruar mirësi të shumta - me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me vepërmirët. Sa shokë të mirë janë ata! -Çdokush që i bindet Allahut dhe Profetit të Tij, qoftë mashkull apo femër, do të jetë së bashku me ata të cilët Allahu i begatoi me plot të mira. Por cilët janë ata që Zoti i ka begatuar me shumë të mira? Ata janë, së pari, profetët, të cilët Zoti i privilegjoi me Shpalljen, duke i bërë udhërrëfyes të njerëzimit për në rrugën e Zotit. Pastaj janë siddikun-ët, domethënë të sinqertët ose të vërtetët, të cilët kanë besuar plotësisht, pa as më të voglin dyshim, gjithçka që kanë predikuar profetët. Ata e kanë njohur të vërtetën, e kanë pranuar, pohuar dhe besuar atë, kanë punuar dhe jetuar sipas këtij besimi dhe, pasi e kanë plotësuar veten, kanë ftuar edhe të tjerët në rrugën e lumturisë. Më pas vijnë dëshmorët, ata të cilët kanë luftuar dhe janë përpjekur në rrugën e Zotit, që të lartësohet fjala dhe feja e Tij, dhe që kanë dhënë jetën për këtë qëllim të lartë. Të tjerët janë vepërmirët, pra, ata të cilët kanë punuar në zbatim të porosive të Zotit dhe të Profetit. Fjalët dhe veprat e tyre janë të mira sepse bazohen në këto porosi dhe kryen me sinqeritet vetëm për të kënaqur Zotin. Si përfundim, çdokush që i bindet Allahut dhe Profetit në kryerjen e urdhrave dhe largimin nga ndalesat, ka premtimin se do të jetë i nderuar duke qenë bashkë me të gjithë të lartpërmendurit.

4:70Page 89

ذَٰلِكَ ٱلۡفَضۡلُ مِنَ ٱللَّهِۚ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ عَلِيمٗا ٧٠

That is the bounty from Allāh, and sufficient is Allāh as Knower.

Ky është shpërblimi që vjen prej Allahut -Pra, shoqërimi me ta në Xhenet do të jetë një lumturi e madhe. Atje do të qëndrojnë përjetësisht pranë Zotit të botëve. Kjo është një dhuratë pikërisht nga Zoti i Lartësuar. Është Ai që u jep sukses dhe i ndihmon që të jenë të tillë dhe, pas kësaj, u dhuron shpërblim të shumëfishuar nga bujaria dhe mëshira e Tij, shpërblim të cilin kurrë nuk do ta arrinin me punën e tyre.dhe mjafton që Allahu Di gjithçka. -Kjo është një këshillë dhe nxitje që të përpiqemi maksimalisht për plotësimin e porosive të Zotit, në mënyrë që Ai të na përforcojë në këtë rrugë. Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur dhe i Urtë. Ai e di se cilët meritojnë shpërblim të madh, domethënë se cilët punojnë të mbështetur në dije dhe në fe të saktë dhe cilët punojnë me sinqeritet, për të kënaqur Krijuesin e tyre.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском