As-Sa'diAn‑Nisa · 4:86–100

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

An-Nisa 4:86–100

4:86Page 91

وَإِذَا حُيِّيتُم بِتَحِيَّةٖ فَحَيُّواْ بِأَحۡسَنَ مِنۡهَآ أَوۡ رُدُّوهَآۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٍ حَسِيبًا ٨٦

And when you are greeted with a greeting, greet [in return] with one better than it or [at least] return it [in a like manner]. Indeed Allāh is ever, over all things, an Accountant.

Kur t’ju përshëndesin, ju kthejani me një përshëndetje më të mirë ose me të njëjtën formë. -Përshëndetja është një fjalë ose shprehje e ngrohtë e dashamirëse në formë lutjeje, që thuhet nga dy persona kur takohen me njëri-tjetrin. Përshëndetje quhet edhe një veprim që shpreh respekt e dashuri, si një buzëqeshje etj. Një ndër mënyrat e përshëndetjes, e cila ka bazë në Sheriat është dhënia e selamit. Kështu Allahu i Lartësuar i ka urdhëruar besimtarët që, nëse përshëndeten nga dikush, me çfarëdolloj përshëndetjeje, ta kthejnë atë me një përshëndetje më të mirë se ajo, qoftë në fjalët e përzgjedhura, qoftë në mënyrën e dhënies së saj, ose ta kthejnë njëlloj me përshëndetjen e marrë. Kjo tregon që moskthimi i përshëndetjes është haram, ashtu si edhe kthimi i saj me një formë më të ulët se e para. Nga ajeti kuptohet, gjithashtu, se është e pëlqyeshme që të jemi të parët që përshëndesim. Kjo kuptohet në këto dy aspekte:1. Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që përshëndetjen ta kthejmë me një formë më të mirë se ajo ose të njëjtë me të. Kjo tregon se Sheriati e nxit të përshëndeturit dhe, si i tillë, garimi për këtë veprim është po ashtu i inkurajuar.2. Thënia: “...kthejani me një përshëndetje më të mirë...” nxit për të qenë i pari që përshëndet, sepse ky është tregues tjetër i “përshëndetjes më të mirë”, për të cilën na ka urdhëruar Sheriati.Megjithatë, nga fusha e këtij urdhri përjashtohen disa raste, siç është, për shembull, rasti i njeriut që është duke lexuar Kur’ân, apo duke dëgjuar hytben, duke falur namaz etj. Pra, në këto raste, nuk është detyrë kthimi i përshëndetjes apo selamit. Gjithashtu, rast përjashtues është edhe me ata individë të cilët Sheriati urdhëron që të bojkotohen dhe të mos përshëndeten e as t’u kthehet përshëndetja, siç ndodh me gjynahqarët që i bëjnë haramet haptazi dhe nuk pendohen. Sidoqoftë, është kusht që mospërshëndetja e tyre të ketë efekt pozitiv dhe t’i bëjë ata të kthejnë rrugë, pasi nëse nuk ndodh kjo, atëherë me ta veprohet ndryshe. Detyrimi i kthimit të përshëndetjes vlen edhe për ato përshëndetje që njerëzit i kanë zakon dhe që nuk bien ndesh me Sheriatin. Pra, muslimani është i urdhëruar që t’i kthejë me formë më të mirë ose të njëjtë edhe të tilla përshëndetje. Pastaj Allahu i Lartësuar na kujton se ai është Llogaritës i drejtë i të gjitha veprave tona të mira apo të këqija, dhe do të na shpërblejë me drejtësi për to:Allahu është Llogaritës i drejtë për gjithçka. -Çdo fjalë e vepër e njeriut, e mirë apo e keqe qoftë, e madhe apo e vogël, e dukshme apo e fshehur, është e regjistruar korrektësisht, dhe do të vijë dita që njeriu do të shpërblehet për to, me bujarinë, drejtësinë, urtësinë dhe gjykimin e drejtë të Allahut të Lartësuar.

4:87Page 92

ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۚ لَيَجۡمَعَنَّكُمۡ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ لَا رَيۡبَ فِيهِۗ وَمَنۡ أَصۡدَقُ مِنَ ٱللَّهِ حَدِيثٗا ٨٧

Allāh - there is no deity except Him. He will surely assemble you for [account on] the Day of Resurrection, about which there is no doubt. And who is more truthful than Allāh in statement.

Allahu është Ai që Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. -Allahu i Lartësuar na tregon për njëshmërinë e Tij në meritueshmërinë e adhurimit. Ai është Zoti i vetëm që meriton t’i përkushtohesh me madhërimin, nënshtrimin, bindjen dhe dashurinë tënde. Vetëm Ai është i Adhuruari me meritë në gjithësi, sepse vetëm Ai është Absoluti në Qenien dhe në cilësitë e Tij. Vetëm në dorën e Tij është krijimi, sundimi, mbretërimi dhe përkujdesja për krijesat dhe çështjet e tyre. Ai është Zotëruesi dhe Dhuruesi i të gjitha mirësive të dukshme dhe të fshehta. Ky përshkrim është, gjithashtu, një urdhër për ta njësuar Allahun në adhurim. Vetëm Ai duhet të jetë i Adhuruari, të Cilin duhet ta duam me gjithë qenien tonë, ta madhërojmë, t’i bindemi e nënshtrohemi me drojë. Ne duhet të përpiqemi të afrohemi tek Allahu me të gjitha llojet e adhurimeve të cilat Ai i ka përcaktuar si të tilla në Librin e Tij dhe në Traditën e Profetit të Tij. Vetëm Ai do t’i shpërblejë krijesat për gjithçka që bëjnë në këtë jetë, për adhurimet apo për shpërfilljen e tyre, prandaj i Lartësuari betohet për vërtetësinë e Ditës së madhe të Shpërblimit me drejtësi dhe urtësi:Pa dyshim, Ai do t’ju tubojë Ditën e Gjykimit, për të cilën nuk ka dyshim. -Kuptimi: Ditën e Gjykimit, Allahu ka për t'iu grumbulluar të gjithëve, nga i pari deri tek i fundit, në të njëjtin vend. Ajo është dita që nuk ka dyshim për vërtetësinë e saj. Argumentet logjike dhe fetare për atë ditë janë të shumta, si për shembull:- Ringjallja e tokës së vdekur nëpërmjet ujit të zbritur nga qielli, si mëshirë prej Zotit.- Krijimi i parë nga hiçi dëshmon se rikrijimi dhe rikthimi në jetë i krijesave pas vdekjes është më i pranueshëm dhe më i thjeshtë.- Nëse Zoti është i Urtë, kjo e bën të detyrueshme që të ketë ringjallje, llogari dhe shpërblim me drejtësi të krijesave, sepse Ai nuk do t’i krijonte kurrë krijesat pa një qëllim, që thjesht të jetonin e të vdisnin, e kështu të vazhdonin në pafundësi. Drejtësia, urtësia dhe mëshira e Tij duhet t’i gjykojë dhe shpërblejë ato ashtu si e meritojnë.- Ndërsa argumentet fetare të ardhura nga Profeti (a.s.) janë të shumta, siç është ky ajet dhe të tjerë të ngjashëm. I Lartësuari thotë më pas: “E cili mund të jetë në fjalë më i vërtetë se Allahu?!”. Pra, Allahu i Lartësuar betohet për vërtetësinë e kësaj dite, ashtu siç ka urdhëruar Profetin e Tij në disa raste në Kur’ân që të betohet për këtë të vërtetë. Në fakt, të gjithë profetët kanë folur për këtë të vërtetë të madhe dhe kanë këshilluar për t’u përgatitur për të.Dhe, cili mund të jetë në fjalë më i vërtetë se Allahu?! -Kjo tregon se fjala e Zotit dhe rrëfimet e Tij janë në shkallën më të lartë të vërtetësisë. Çdo gjë që thuhet në drejtim të besimit, fesë dhe riteve e që bie ndesh me fjalët dhe porositë e Zotit, ajo është e gabuar dhe e gënjeshtërt. Ajo nuk ka se si të jetë e vërtetë, sepse bie ndesh me fjalën absolutisht të vërtetë të Allahut të Lartësuar.

4:88Page 92

۞ فَمَا لَكُمۡ فِي ٱلۡمُنَٰفِقِينَ فِئَتَيۡنِ وَٱللَّهُ أَرۡكَسَهُم بِمَا كَسَبُوٓاْۚ أَتُرِيدُونَ أَن تَهۡدُواْ مَنۡ أَضَلَّ ٱللَّهُۖ وَمَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَلَن تَجِدَ لَهُۥ سَبِيلٗا ٨٨

What is [the matter] with you [that you are] two groups concerning the hypocrites,1 while Allāh has made them fall back [into error and disbelief] for what they earned.2 Do you wish to guide those whom Allāh has sent astray? And he whom Allāh sends astray - never will you find for him a way [of guidance].3

Përse ndaheni në dy grupe për çështjen e munafikëve? Allahu i ka zhytur ata në mohim për shkak të veprave të tyre(të këqia)?! A mos doni të udhëzoni në rrugë të drejtë atë që Allahu e ka lënë të humbur?! Për atë që Allahu i ka lënë të humbur, ju nuk keni për të gjetur rrugëdalje. -Munafikët, për të cilët aludohet në këtë ajet, ishin ata që në dukje shfaqeshin si muslimanë. Ata, përveçse nuk kishin hequr dorë nga kufri i tyre, nuk emigruan për hir të Zotit. Kështu që, sahabët ishin të paqartë dhe kishin qëndrime të ndryshme ndaj kësaj kategorie. Disa prej tyre ndiheshin ngushtë dhe hezitonin për vrasjen dhe luftën kundër tyre, qoftë edhe për ndërprerjen e marrëdhënieve me ta. Kjo ndodhte për shkak të atyre veprave që ata i shfaqnin si muslimanë. Ndërsa sahabët e tjerë gjykonin për ta duke u nisur nga veprat që tregonin se ata ende ishin në kufër dhe larg Islamit. Atëherë, Allahu i Lartësuar shpalli këto ajete, në të cilat dha urdhrin e prerë, që ne të mos ngurrojmë në lidhje me qëndrimin që duhet të mbajmë ndaj të tillëve. Ne duhet të kemi veç një qëndrim ndaj munafikëve, sepse shenjat e tyre të kufrit janë të përsëritura, madje:

4:89Page 92

وَدُّواْ لَوۡ تَكۡفُرُونَ كَمَا كَفَرُواْ فَتَكُونُونَ سَوَآءٗۖ فَلَا تَتَّخِذُواْ مِنۡهُمۡ أَوۡلِيَآءَ حَتَّىٰ يُهَاجِرُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِۚ فَإِن تَوَلَّوۡاْ فَخُذُوهُمۡ وَٱقۡتُلُوهُمۡ حَيۡثُ وَجَدتُّمُوهُمۡۖ وَلَا تَتَّخِذُواْ مِنۡهُمۡ وَلِيّٗا وَلَا نَصِيرًا ٨٩

They wish you would disbelieve as they disbelieved so you would be alike. So do not take from among them allies until they emigrate for the cause of Allāh. But if they turn away [i.e., refuse], then seize them and kill them [for their betrayal] wherever you find them and take not from among them any ally or helper,

Ata(munafikët)dëshirojnë që edhe ju të mos besoni, sikurse nuk besojnë ata vetë, dhe kështu të bëheni të njëjtë.” -Kjo është dëshira e tyre: që ju të mohoni besimin e drejtë dhe të vërtetë dhe të bëheni si ata.Mos zini miq prej tyre, derisa ata të mërgojnë për hir të Allahut! -Ata nuk duhen dashur dhe mbështetur, sepse miqësia është shprehje e dashurisë dhe e vlerësimit për ta. Por kjo nënkupton edhe urrejtjen për ta, sepse urdhri për të bërë diçka nënkupton edhe ndalimin nga e kundërta e saj. Megjithatë, ky qëndrim është i kushtëzuar: derisa edhe ata të emigrojnë në rrugën e Zotit. Nëse emigrojnë si muslimanët, edhe atyre u takon i njëjti trajtim me muslimanët. Kështu i trajtonte Profeti (a.s.) ata që emigruan në Medinë, pavarësisht a ishin besimtarë të vërtetë apo të shtirur. Nëse ata nuk emigrojnë drejt shtetit Islam dhe refuzojnë një gjë të tillë, atëherë:Por nëse refuzojnë, atëherë, kudo që t’i gjeni, kapini dhe vritini dhe mos i zini kurrë as si miq e as si mbështetës, -Pra, në çdo kohë, vend e rrethanë ata vriten dhe luftohen. Ky ajet është një nga argumentet që tregojnë se dispozita për ndalesën e luftës gjatë muajve të shenjtë është e shfuqizuar. Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve. Ndërsa të tjerë thonë se tekstet fetare që tregojnë për luftë të pakufizuar ndaj mohuesve duhen parë në kontekstin reduktues dhe përjashtues të teksteve që tregojnë për respektimin e muajve të shenjtë dhe ndalimin e luftës në to. Pastaj Allahu i Lartësuar përjashton nga urdhri për t’u luftuar tri kategori njerëzish, dhe e para e tyre është:

4:90Page 92

إِلَّا ٱلَّذِينَ يَصِلُونَ إِلَىٰ قَوۡمِۭ بَيۡنَكُمۡ وَبَيۡنَهُم مِّيثَٰقٌ أَوۡ جَآءُوكُمۡ حَصِرَتۡ صُدُورُهُمۡ أَن يُقَٰتِلُوكُمۡ أَوۡ يُقَٰتِلُواْ قَوۡمَهُمۡۚ وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ لَسَلَّطَهُمۡ عَلَيۡكُمۡ فَلَقَٰتَلُوكُمۡۚ فَإِنِ ٱعۡتَزَلُوكُمۡ فَلَمۡ يُقَٰتِلُوكُمۡ وَأَلۡقَوۡاْ إِلَيۡكُمُ ٱلسَّلَمَ فَمَا جَعَلَ ٱللَّهُ لَكُمۡ عَلَيۡهِمۡ سَبِيلٗا ٩٠

Except for those who take refuge with a people between yourselves and whom is a treaty or those who come to you, their hearts strained at [the prospect of] fighting you or fighting their own people. And if Allāh had willed, He could have given them power over you, and they would have fought you. So if they remove themselves from you and do not fight you and offer you peace, then Allāh has not made for you a cause [for fighting] against them.

Përveç atyre që strehohen te një popull me të cilin ju keni marrëveshje... -Ata të cilët kanë bërë pakt me shtetin që ka marrëveshje paqeje me muslimanët. Pra, edhe këta kanë të njëjtin gjykim me popullin që ka pakt paqeje me muslimanët: pasuria dhe jeta e tyre janë të ruajtura dhe të sigurta. Kategoria e dytë janë ata për të cilët Zoti thotë:...e përveç atyre që vijnë te ju, sepse u vjen rëndë të luftojnë kundër jush ose kundër popullit të vet. -Ata të cilët nuk ua lejon shpirti që të luftojnë muslimanët, por as popullin e vet, prandaj si rrugë të mesme zgjedhin neutralitetin mes dy palëve. Pra, edhe për këtë kategori Zoti ka urdhëruar që të mos i luftojmë. Ky qëndrim ka urtësi të shumta. Ja si thotë Allahu i Lartësuar:Sikur të donte Allahu, Ai do t’u jepte atyre fuqi e pushtet mbi ju, dhe kështu ata do t’ju luftonin. Në qoftë se ata tërhiqen, nuk ju luftojnë dhe ju ofrojnë paqe, atëherë Allahu nuk ju jep të drejtë kundër tyre. -Kuptimi: Mundësitë e veprimit të tyre janë tre:1. Të bashkohen me ju e të luftojnë kundër armiqve tuaj, mes të cilëve është edhe populli i tyre. Por kjo është thuajse e pamundur për t’u pranuar prej tyre.2. Të bashkohen me armiqtë tuaj dhe t’ju luftojnë juve, dhe kjo do të ishte një vështirësi e madhe.3. Të mos luftojnë as kundër jush, as kundër popullit të tyre, dhe kjo është zgjidhja e mesme dhe më e thjeshtë.Ju, o muslimanë, pranojeni këtë zgjidhje të tretë, që është e pranueshme dhe më e lehtë për ju. Allahu i Lartësuar është i Plotpushtetshëm që t’u mundësojë atyre edhe që t’ju luftojnë së bashku, prandaj pranojeni lehtësimin e ofruar prej Tij dhe falënderojeni Atë, që i ndaloi duart e tyre kundër jush. Ndërsa kategoria e tretë janë ata që synojnë thjesht të arrijnë qëllimet e popullit të vet, pa shfaqur mbështetje për muslimanët. Allahu i Lartësuar thotë për ta:

4:91Page 92

سَتَجِدُونَ ءَاخَرِينَ يُرِيدُونَ أَن يَأۡمَنُوكُمۡ وَيَأۡمَنُواْ قَوۡمَهُمۡ كُلَّ مَا رُدُّوٓاْ إِلَى ٱلۡفِتۡنَةِ أُرۡكِسُواْ فِيهَاۚ فَإِن لَّمۡ يَعۡتَزِلُوكُمۡ وَيُلۡقُوٓاْ إِلَيۡكُمُ ٱلسَّلَمَ وَيَكُفُّوٓاْ أَيۡدِيَهُمۡ فَخُذُوهُمۡ وَٱقۡتُلُوهُمۡ حَيۡثُ ثَقِفۡتُمُوهُمۡۚ وَأُوْلَٰٓئِكُمۡ جَعَلۡنَا لَكُمۡ عَلَيۡهِمۡ سُلۡطَٰنٗا مُّبِينٗا ٩١

You will find others who wish to obtain security from you and [to] obtain security from their people. Every time they are returned to [the influence of] disbelief, they fall back into it. So if they do not withdraw from you or offer you peace or restrain their hands, then seize them and kill them wherever you overtake them. And those - We have made for you against them a clear authorization.

Ju do të hasni në të tjerë, që duan të sigurohen nga ju dhe nga populli i tyre. Por sa herë që ftohen në idhujtari ata kthehen pas e bien në të. -Kuptimi: Nga mesi i munafikëve, me të cilët keni të bëni, do të gjeni të tillë që thjesht synojnë mbrojtjen e popullit të tyre. Por në ndryshim nga kategoria e dytë, të cilët i largohen luftës kundër muslimanëve për shkak të respektimit dhe vlerësimit për ta, këta, sa herë shohin ndonjë mundësi për të dëmtuar muslimanët, kthehen në idhujtari dhe në origjinën e tyre armiqësore kundër Islamit. Megjithatë, kur shohin se fuqia e Islamit është e madhe, ata nuk e marrin guximin që t’i luftojnë muslimanët apo të bëhen palë me aleatët kundër tyre. Kështu, kategoria e dytë heq dorë nga lufta kundër muslimanëve, për shkak të respektit dhe vlerësimit për ta, e jo për shkak të frikës për veten e vet. Ndërsa kategoria e tretë e bën këtë nga frika, e jo nga respekti dhe vlerësimi për muslimanët, madje, nëse do të kishin mundësi për t’i luftuar muslimanët, do ta bënin atë. Prandaj dhe i Lartësuari thotë:Kështu, në qoftë se këta nuk largohen prej jush, nuk ju ofrojnë paqe dhe nuk heqin dorë nga lufta kundër jush, atëherë kapini dhe vritni kudo që t’i ndeshni! Ne ju kemi dhënë argument të qartë kundër tyre! -Kuptimi: Nëse ata sillen kështu, atëherë ju keni një argument të qartë kundër tyre dhe leje për t’i luftuar dhe vrarë kudo që t’i gjeni. Ata janë vetëshpallur si armiqtë tuaj dhe kanë shkelur paqen, prandaj le ta mbajnë përgjegjësinë.

4:92Page 93

وَمَا كَانَ لِمُؤۡمِنٍ أَن يَقۡتُلَ مُؤۡمِنًا إِلَّا خَطَـٔٗاۚ وَمَن قَتَلَ مُؤۡمِنًا خَطَـٔٗا فَتَحۡرِيرُ رَقَبَةٖ مُّؤۡمِنَةٖ وَدِيَةٞ مُّسَلَّمَةٌ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦٓ إِلَّآ أَن يَصَّدَّقُواْۚ فَإِن كَانَ مِن قَوۡمٍ عَدُوّٖ لَّكُمۡ وَهُوَ مُؤۡمِنٞ فَتَحۡرِيرُ رَقَبَةٖ مُّؤۡمِنَةٖۖ وَإِن كَانَ مِن قَوۡمِۭ بَيۡنَكُمۡ وَبَيۡنَهُم مِّيثَٰقٞ فَدِيَةٞ مُّسَلَّمَةٌ إِلَىٰٓ أَهۡلِهِۦ وَتَحۡرِيرُ رَقَبَةٖ مُّؤۡمِنَةٖۖ فَمَن لَّمۡ يَجِدۡ فَصِيَامُ شَهۡرَيۡنِ مُتَتَابِعَيۡنِ تَوۡبَةٗ مِّنَ ٱللَّهِۗ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمٗا ٩٢

And never is it for a believer to kill a believer except by mistake. And whoever kills a believer by mistake - then the freeing of a believing slave and a compensation payment [diyah] presented to his [i.e., the deceased's] family [is required], unless they give [up their right as] charity. But if he [i.e., the deceased] was from a people at war with you and he was a believer - then [only] the freeing of a believing slave; and if he was from a people with whom you have a treaty - then a compensation payment presented to his family and the freeing of a believing slave. And whoever does not find [one or cannot afford to buy one] - then [instead], a fast for two months consecutively,1 [seeking] acceptance of repentance from Allāh.2 And Allāh is ever Knowing and Wise.

Asnjë besimtar nuk duhet ta vrasë një besimtar tjetër, përveçse gabimisht. -Këtu kemi të bëjmë me një stil shumë të veçantë për të treguar se diçka është e ndaluar dhe kurrë nuk duhet të ndodhë. Pra, është e pamundur që një besimtar të vrasë me qëllim një besimtar tjetër. Kjo tregon se ndalesa e këtij krimi është shumë e madhe dhe e përforcuar. Ai është një nga krimet më të rënda, që bien ndesh me imanin dhe atë që imani nënkupton. Kjo vepër mund të pritet nga një jobesimtar ose nga një kriminel, që ka iman shumë të dobët, por jo nga një besimtar i vërtetë, sepse besimi i saktë e ndalon njeriun nga vrasja e vëllait të tij besimtar. Besimi është një akt vëllazërimi mes besimtarëve, akt i cili e shton dashurinë, mbështetjen mëshirën dhe faljen mes tyre. Besimtari e ruan vëllain e tij nga çdo dëm dhe rrezik. Por, a ka dëmtim më të madh sesa marrja e jetës?! Këtë e vërteton edhe thënia e Profetit (a.s.): “Mos u ktheni pas meje si mohues e të vrisni njëri-tjetrin!”. Kjo tregon se vrasja e besimtarit është vepër kufri dhe konsiderohet si një nga gjynahet më të mëdha pas shirk-ut dhe idhujtarisë. Nga fjala e Allahut të Lartësuar kuptohet se ky është krim i rëndë në çdo lloj gjendjeje e situate, përveç rastit kur bëhet pa dashje. Pra, ai që vret pa qëllim ose pa dashje nuk merr gjynah për vrasjen dhe nuk gjykohet si shkelës i kufijve të Zotit. Megjithatë, duke qenë se vepra në vetvete është shumë e rëndë, Allahu i Lartësuar ka urdhëruar që të bëhet kompensim për të:Kushdo që vret gabimisht një besimtar, ai është i detyruar të lirojë një skllav besimtar dhe shpagimin(e gjakut)t’ia dorëzojë familjes së tij, veç në qoftë se ata ia falin(gjakun).” -Pra, nuk ka ndryshim dhe rëndësi a është vrasësi mashkull apo femër, i lirë apo skllav, minoren apo në moshë madhore, i aftë mendërisht apo i sëmurë, musliman apo jomusliman. Kjo kuptohet nga fjala ‘men’ - kushdo, e cila është gjithëpërfshirse. Gjithashtu, nuk përbën ndonjë ndryshim fakti që i vrari është mashkull apo femër, i vogël apo i madh. Kjo kuptohet nga përdorimi i një emri të pashquar në kontekstin e një fjalie kushtore, dhe në gjuhën arabe kjo rrethanë e bën emrin gjithëpërfshirës. Për vrasësin është detyrë çlirimi i një skllavi besimtar, dhe nuk është përcaktuar se si duhet të jetë ky skllav: mashkull apo femër, i vogël a i madh, i saktë apo i sëmurë dhe me mangësi. Megjithatë, po të shohësh urtësinë e këtij lloji kompensimi, del se lirimi i një skllavi të mangët mendërisht është i pavlefshëm, sepse qëllimi i lirimit nga skllavëria është dobia e të liruarit, e pasurisë dhe interesave të tij. Kësisoj, nëse këto dobi nuk arrihen me lirimin e tij apo ndodh e kundërta, atëherë lënia e skllavit në zotërimin e pronarit të tij është më e dobishme për të, prandaj çlirimi i tij nuk vlen si mënyrë kompensimi për rastin në fjalë. Madje, po të shihet më thellë në kuptimin e shprehjes “tahrir el rakabeh” - “çlirimi i një skllavi”, do të arrihet në të njëjtin përfundim të thënë më sipër. Fjala “çliroj” do të thotë: “të lësh të lirë dikë që t’i shfrytëzojë vetë dobitë dhe aftësitë e tij, që më përpara ishin nën pronësinë e dikujt tjetër”. Por nëse ai nuk është në gjendje të bëjë një gjë të tillë, atëherë çlirimi i tij nuk ka vlerë. Mendohu pak për këtë, sepse është shumë e qartë dhe e kuptueshme! Për sa i përket kompensimit financiar (el dijeh), ai është i detyrueshëm për rastin e vrasjes gabimisht, ose të vrasjes jo me paramendim. Kompensimi i dorëzohet familjes së viktimës, pra, atyre që e trashëgojnë atë. Kur trashëgimtarët ndajnë mes tyre pasurinë e tij, kjo pagesë futet gjithashtu te kjo pasuri. Nëse trashëgimtarët e viktimës e falin vrasësin, ai çlirohet nga ky detyrim. Kjo është një nxitje për të falur dhe toleruar, sepse Allahu i Lartësuar e ka quajtur si “sadaka”, dhe sadakaja është e inkurajuar në çdo kohë dhe gjendje.Në qoftë se ai(i vrari gabimisht)është besimtar, por i takon një populli që është në luftë me ju, atëherë është detyrim vetëm lirimi i një skllavi besimtar.” Në qoftë se ai(i vrari)është nga një popull me të cilin ju keni marrëveshje, atëherë është detyrim që familjes së tij t’i dorëzohet shpagimi(i gjakut) dhe që të lirohet një skllav besimtar.” -Pra, kur viktima është nga një popull me të cilin muslimanët kanë lidhur marrëveshje për paqe, atëherë është detyrë dhënia e kompensimit financiar. Kjo bëhet për të respektuar familjen e viktimës, me të cilën është lidhur marrëveshja e paqes.E, kush nuk ka mundësi(të lirojë një skllav), le të agjërojë dy muaj rresht, si formë pendese para Allahut. -Ai që nuk ka skllevër për të liruar apo nuk ka pasuri për ta bërë një gjë të tillë, atëherë e ka detyrë të agjërojë dy muaj të njëpasnjëshëm, pa ndërprerje. Pra, gjatë këtyre dy muajve, nuk i lejohet ta ndërpresë agjërimin pa arsye të pranueshme nga Sheriati, si për shembull, kur sëmuret apo, në rastin e gruas, kur është me menstruacione etj. Nëse e prish agjërimin pa asnjë arsye të tillë, atëherë vijueshmëria e agjërimit konsiderohet e thyer dhe agjërimi i dy muajve duhet nisur nga e para. Ky lloj agjërimi që Allahu i Lartësuar e ka bërë detyrë për vrasësin, është një mundësi që atij i jepet për t’u penduar dhe një mëshirë e madhe për të. Ai është një shans për faljen e gjynaheve dhe një edukim për njeriun që të mos jetë më i nxituar dhe i papërmbajtur, ashtu siç ndodh shpesh në vrasjet pa dashje.Allahu është i Gjithëditur e i Urtë. -Allahu i Lartësuar është i Plotë dhe Absolut në dijen dhe në urtësinë e Tij. Atij nuk i fshihet asgjë: as në qiell, as në tokë, e madhe apo e vogël qoftë, në çdo kohë e çdo vend. Asgjë nuk del jashtë urtësisë së Tij, krijesë qoftë apo vendim i Tij, ligj apo dispozitë. Në këtë kuadër, edhe ligji mbi kompensimin për vrasjen është tejet i përshtatshëm për krimin e kryer. Vrasësi largon nga jeta një njeri, i cili është i ndaluar që të vritet. Për këtë arsye, është shumë me vend që ai të nxjerrë nga skllavëria një skllav. Nëse nuk gjen skllav për të liruar dhe nuk ka pasuri, atëherë agjëron dy muaj rresht, duke çliruar kështu veten e vet nga skllavëria ndaj epshit dhe pasioneve të kësaj jete të shkurtër dhe mashtruese, që e pengojnë nga qëllimi final i jetës dhe nga rruga drejt lumturisë së përjetshme, pra, nga adhurimi i Zotit.

4:93Page 93

وَمَن يَقۡتُلۡ مُؤۡمِنٗا مُّتَعَمِّدٗا فَجَزَآؤُهُۥ جَهَنَّمُ خَٰلِدٗا فِيهَا وَغَضِبَ ٱللَّهُ عَلَيۡهِ وَلَعَنَهُۥ وَأَعَدَّ لَهُۥ عَذَابًا عَظِيمٗا ٩٣

But whoever kills a believer intentionally - his recompense is Hell, wherein he will abide eternally, and Allāh has become angry with him and has cursed him and has prepared for him a great punishment.

Çdo kush që vret një besimtar qëllimisht, dënimi i tij është Xhehenemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. Allahu është zemëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe ka përgatitur për të dënim të rëndë. -Kemi thënë më lart se Allahu i Lartësuar na ka njoftuar se besimtari nuk lejohet të vrasë një besimtar tjetër dhe se ky krim konsiderohet si kufër, pra, si mohim i Zotit nëpërmjet një vepre. Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar sjell një kërcënim, nga i cili dridhen zemrat dhe tmerrohen shpirtrat dhe i cili bën të mendohen të mençurit. Ndëshkimi i atij që vret një besimtar me qëllim është Xhehenemi. Ky gjynah është i mjaftueshëm që njeriu të ndëshkohet në Xhehenem, me gjithë ndëshkimet që gjenden në të. Në Xhehenem, ai do të vuajë ndëshkimin e rëndë, poshtërimin, zemërimin e të Plotfuqishmit dhe humbjen e mirësive të Xhenetit. Ai do të jetojë me trishtimin për humbjen e mirësive dhe për ndëshkimin e përjetshëm. E lusim Allahun e Lartësuar që të na ruajë nga çdo rrugë dhe shkak që të largon nga mëshira e Tij! Edhe ky kërcënim shihet njëlloj si kërcënimet e tjera të këtij lloji në Kur’ân për ata që kryejnë gjynahe të mëdha, për të cilët thuhet se do të jenë përjetësisht në Xhehenem dhe do të privohen përfundimisht nga Xheneti. Pra, si duhen kuptuar këto kërcënime? A kanë ato kuptim të drejtpërdrejtë apo ndonjë kuptim tjetër, që shihet i harmonizuar me tekstet e tjera? Dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme për këtë çështje, edhe pse të gjithë janë të një mendimi se shpjegimi dhe besimi i havarixh-ëve dhe mu’tezil-ëve është i gabuar. Këto sekte të humbura besojnë se gjynahqarët do të jenë përjetësisht në zjarrin e Xhehenemit, edhe nëse janë njësues të Allahut. Megjithatë, mendimi i saktë në këtë çështje është ai të cilin e ka shtjelluar aq bukur imam Ibn Kajjim (Allahu e mëshiroftë!) në librin e tij “Medarixhus-Salikin”. Ai, pasi përmend mendimet e dijetarëve për kuptimin e këtij ajeti, thotë: “Një grup dijetarësh thonë se në të tilla tekste të ngjashme thjesht thuhet se këto vepra sjellin atë ndëshkim. Por dihet që të thuash se një vepër e caktuar meriton një dënim të caktuar, nuk tregon domosdoshmërisht se ai dënim do të ekzekutohet patjetër, sepse që të ekzekutohet një dënim duhet që, përveç shkakut që e bën të meritueshëm atë, të jenë larguar edhe pengesat për një vendim të tillë. E shumta që tregojnë këto tekste është fakti se të tilla vepra bëjnë të meritueshëm një lloj ndëshkimi. Por, nga ana tjetër, në fenë tonë janë bërë të ditur edhe faktorët që shërbejnë si pengesë për ekzekutimin e këtij ndëshkimi. Disa prej këtyre faktorëve pengues kanë ardhur deri tek ne nëpërmjet mendimit konsensual të dijetarëve muslimanë (ixhma), e disa të tjerë nëpërmjet teksteve të Sheriatit (Kur’âni dhe Suneti). Kështu, për shembull:- Pendimi nga ato gjynahe konsiderohet si pengesë për realizimin e ndëshkimit, sipas mendimit konsensual të dijetarëve.- Teuhidi, pra, kur njeriu është njësues i Zotit, është një pengesë tjetër e fortë për realizimin e ndëshkimit. Edhe ky qëndrim është përcjellë me saktësi përmes teksteve të shumta dhe të sigurta të Sheriatit, të cilat nuk mund të kundërshtohen.- Veprat e mira janë fshirse dhe pastruese të gjynaheve, prandaj ato bëhen pengesë për zbatimin e dënimit në ahiret për veprat e këqija.- Fatkeqësitë e mëdha, që e godasin njësuesin e Zotit, janë fshirse dhe pastruese të gjynaheve, e si rrjedhojë, pengesë për zbatimin e dënimit në ahiret për veprat e këqija.- Ekzekutimi i dënimeve që në këtë jetë dhe masat ndëshkuese të vendosura nga Sheriati janë pastruese nga gjynahet dhe pengesa që nuk lejojnë realizimin e kërcënimit dhe ndëshkimit në ahiret.Siç vihet re, gjithë këto fakte nuk mund të shpërfillen dhe të lihen mënjanë. Është e detyrueshme që tekstet fetare të shihen të gjitha në harmoni me njëra-tjetrën dhe të shpjegohen nën dritën e njëra-tjetrës. Allahu i Lartësuar për çdo gjë ka bërë një palë të kundërt, që e ndalon dhe e kundërshton të parën, ndërkohë që pushteti do t’i takojë palës më të fortë. Kështu, për shembull, luftojnë me njëra tjetrën forca e sëmundjes me forcën e trupit dhe të ilaçit. Secila palë ndikon dhe dobëson forcën e palës tjetër. Ajo që fiton, ajo do të sundojë. Në këtë kontekst shihet edhe ndarja e krijesave në:1. Ata që do të hyjnë në Xhenet dhe nuk do të hyjnë në Zjarr.2. Ata që do të hyjnë në Zjarr dhe nuk do të hyjnë në Xhenet.3. Ata që do të hyjnë në Zjarr, dhe pastaj do të dalin prej tij.Qëndrimi i tyre në Zjarr do të varet nga veprat e tyre të këqija, që e mbajnë në Zjarr, dhe nga veprat e tyre të mira, që e nxjerrin prej Zjarrit. Ai që është i ndriçuar dhe e kupton këtë parim, i sheh shumë qartë tekstet ku Zoti ka bërë kërcënime për ndëshkim apo premtime për shpërblim në ahiret. Këtë nënkupton fakti që Allahu i Lartësuar është i vetmi që meriton adhurimin, i vetmi që është Zot, Krijues, Sundues, i Plotpushtetshëm dhe i Urtë. Është e pamundur që të mendojmë për Allahun të kundërtën e kësaj. Kush beson në këtë mënyrë, ka arritur sigurinë e plotë në besimin e tij. Ky lloj besimi i djeg veprat e këqija ashtu sikurse zjarri i djeg drutë e thatë. Ai që ka arritur këtë gradë të besimit është e pamundur që të vazhdojë me kokëfortësi në kryerjen e gjynaheve, sepse drita e besimit që ndodhet brenda tij e detyron që të kthehet i penduar te Zoti i tij, të Cilin e beson si Një, të Vetëm dhe të Pashoq në meritën e adhurimit. Sa herë që gabon, ai di të kthehet i penduar dhe gjithmonë e gjen Zotin e tij Falës dhe Mëshirues. Ky njeri, pa dyshim, është një nga krijesat më të mira të Allahut të Lartësuar.” Këtu, me pak shkurtime, përfundon citimi nga Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë!

4:94Page 93

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا ضَرَبۡتُمۡ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ فَتَبَيَّنُواْ وَلَا تَقُولُواْ لِمَنۡ أَلۡقَىٰٓ إِلَيۡكُمُ ٱلسَّلَٰمَ لَسۡتَ مُؤۡمِنٗا تَبۡتَغُونَ عَرَضَ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا فَعِندَ ٱللَّهِ مَغَانِمُ كَثِيرَةٞۚ كَذَٰلِكَ كُنتُم مِّن قَبۡلُ فَمَنَّ ٱللَّهُ عَلَيۡكُمۡ فَتَبَيَّنُوٓاْۚ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرٗا ٩٤

O you who have believed, when you go forth [to fight] in the cause of Allāh, investigate; and do not say to one who gives you [a greeting of] peace, "You are not a believer,"1 aspiring for the goods of worldly life; for with Allāh are many acquisitions. You [yourselves] were like that before; then Allāh conferred His favor [i.e., guidance] upon you, so investigate. Indeed Allāh is ever, of what you do, Aware.

O ju që keni besuar, kur marshoni në rrugën e Allahut, të jeni të matur... -Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët që të jenë shumë të kujdesshëm kur të dalin në xhihad për hir të Tij. Ata duhet të jenë të përmbajtur në çdo çështje që nuk është e sigurt. Çështjet me të cilat ballafaqohen njerëzit janë dy llojesh: të qarta dhe jo të qarta. Çështjet e qarta nuk kanë nevojë për hetim dhe shqyrtim, sepse nuk kanë nevojë të qartësohen. Ndërsa çështjet jo të qarta kanë nevojë për shqyrtim dhe hetim të kujdesshëm, para se të ndërmarrësh një veprim apo qëndrim të caktuar. Shqyrtimi i tyre i mundëson njeriut të përfitojë shumë të mira dhe të ruhet nga shumë të këqija. Aftësia për të hetuar dhe gjykuar drejt këto çështje varet nga logjika, morali dhe feja e sejcilit. Ndryshe ndodh me ata që nxitohen dhe nuk përmbahen, sepse ata gjithmonë do të gabojnë. Si pasojë, përfundimi i tyre do të jetë jo i kënaqshëm, madje edhe më keq. Atyre do t’u ndodhë ashtu siç u ndodhi gabimtarëve që përmenden në këtë ajet, të cilët Zoti i qortoi. Ata i morën jetën një grupi njerëzish që i përshëndetën me selam, vetëm sepse mund t’u merrnin pasurinë si plaçkë lufte. Allahu i Lartësuar thotë:...dhe të mos u thoni atyre që ju përshëndesin me selam: “Nuk jeni besimtarë.”, për të arritur me këtë ndonjë fitim në jetën e kësaj bote! Tek Allahu ka begati të mëdha. -Kuptimi: Të mos ju shtyjë në gjynah pasuria e vogël e kësaj dynjaje, e cila shpejt do të zhduket, sepse kështu do të humbisni shpërblimin dhe mirësitë e përjetshme të premtuara nga Allahu i Lartësuar. Ato që ka premtuar Allahu i Lartësuar janë më të mira dhe të përjetshme. Ky ajet na jep një mësim të vyer. Nëse njeriu e ndien në vetvete se po anon drejt dëshirave personale, që janë të dëmshme, menjëherë duhet të kujtojë gjithë ato mirësi të cilat Zoti i ka përgatitur për ata që e frenojnë veten nga dëshirat e shfrenuara dhe i japin përparësi kënaqësisë së Allahut dhe shpërblimit të Tij. Nëse vepron kështu, do të jetë më e lehtë për të që të kthehet e të zbatojë porositë e Zotit dhe të ruajë kufijtë e Tij. Pastaj Allahu i Lartësuar i përkujton ata që u nxituan në veprimin e tyre me gjendjen ku ndodheshin para udhëzimit në Islam:Ashtu ishit edhe ju më parë, derisa Allahu ju dha nga të mirat e Tij. Pra, matuni mirë! -Pra, ashtu sikurse ju udhëzoi ju pasi ishit në humbje, po kështu Zoti mund të udhëzojë edhe të tjerët. Kështu, ftuesi i njerëzve në besim duhet të kujtojë gjithmonë gjendjen e tij të mëparshme, para se të besonte, dhe t’i trajtojë njerëzit ashtu si do të dëshironte ta trajtonin atë. Ky është një nga çelësat e suksesit në ftesën e njerëzve në Islam. Prandaj Allahu i Lartësuar na mëson si të sillemi me fillestarët në besim, duke na thënë: “Matuni mirë!”. Shihni me kujdes! Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që të jemi të vetëpërmbajtur dhe të kujdesshëm edhe në kohë lufte, kur mundësitë për të gabuar janë më të mëdha, edhe kur dikush mund të përshëndesë me selam thjesht për të ruajtur jetën dhe pasurinë e tij. Kjo tregon se vetëpërmbajtja dhe siguria në qëndrimet që mban është e domosdoshme në çdo kohë dhe situatë, me qëllim që ai të gjykojë e të veprojë me drejtësi.Allahu di gjithçka që ju bëni. -Cilido do të shpërblehet sipas punës dhe qëllimit të tij. Allahu i Lartësuar di dhe vështron çdo veprim dhe qëllim të robit, dhe gjykimi i Tij është i drejtë e i urtë.

4:95Page 94

لَّا يَسۡتَوِي ٱلۡقَٰعِدُونَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ غَيۡرُ أُوْلِي ٱلضَّرَرِ وَٱلۡمُجَٰهِدُونَ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ بِأَمۡوَٰلِهِمۡ وَأَنفُسِهِمۡۚ فَضَّلَ ٱللَّهُ ٱلۡمُجَٰهِدِينَ بِأَمۡوَٰلِهِمۡ وَأَنفُسِهِمۡ عَلَى ٱلۡقَٰعِدِينَ دَرَجَةٗۚ وَكُلّٗا وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلۡحُسۡنَىٰۚ وَفَضَّلَ ٱللَّهُ ٱلۡمُجَٰهِدِينَ عَلَى ٱلۡقَٰعِدِينَ أَجۡرًا عَظِيمٗا ٩٥

Not equal are those believers remaining [at home] - other than the disabled - and the mujāhideen, [who strive and fight] in the cause of Allāh with their wealth and their lives. Allāh has preferred the mujāhideen through their wealth and their lives over those who remain [behind], by degrees. And to all [i.e., both] Allāh has promised the best [reward]. But Allāh has preferred the mujāhideen over those who remain [behind] with a great reward -

Nuk janë njëlloj ata besimtarë që rrinë(në shtëpitë e tyre), përveç të paaftëve, me ata që luftojnë në Rrugën e Allahut me pasurinë dhe me jetën e tyre. -Kuptimi: Nuk janë njëlloj ata që luftojnë dhe përpiqen në rrugën e Zotit me veten dhe pasurinë e tyre, me ata që nuk luftojnë kundër armiqve të Zotit. Ky ajet nxit për të luftuar dhe për t’u përpjekur në rrugën e Zotit. Ai kërcënon ata që tregohen të plogësht dhe i largohen këtij detyrimi pa qenë të justifikuar nga Sheriati. Të paaftët, si të sëmurët, të verbërit, të gjymtuarit apo ata që nuk kanë pajime apo pasuri të mjaftueshme për të dalë në luftë, ata nuk janë të qortuar, sepse janë të justifikuar. Por edhe këto kategori, nëse janë të kënaqur që nuk shkojnë në luftë apo nëse iu mungon dëshira për të dalë në rrugën e Zotit, atëherë edhe ata janë të qortuar, njëlloj si ata që i bëjnë bisht luftës pa justifikim. Nga ana tjetër, nëse këta dëshirojnë shumë që të dalin në rrugën e Zotit, por ajo që i pengon nuk është në dorën e tyre, atëherë ata e kanë shpërblimin njëlloj sikurse ata që vërtet luftojnë. Qëllimi për të kryer një punë, i shoqëruar me ato fjalë dhe vepra që njeriu ka mundësi t’i kryejë, bën që ai ta marrë shpërblimin e plotë për punën e nisur.Ata që luftojnë me pasurinë dhe me jetën e tyre, Allahu i ngre në një shkallë më lart se ata që rrinë(në shtëpi). Allahu u ka premtuar të gjithëve mirësi, -Këtu Allahu i Lartësuar na tregon për gradën e lartë të luftëtarëve mbi ata që nuk përpiqen në këtë rrugë. Ky është dallim i shprehur në mënyrë të përgjithshme.

4:96Page 94

دَرَجَٰتٖ مِّنۡهُ وَمَغۡفِرَةٗ وَرَحۡمَةٗۚ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمًا ٩٦

Degrees [of high position] from Him and forgiveness and mercy. And Allāh is ever Forgiving and Merciful.

...por i ka dalluar luftëtarët mbi ata që nuk luftojnë, me shpërblim të madh, me grada të larta nga Ai, me falje gjynahesh dhe Mëshirë. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Pra, më pas, Allahu i Lartësuar bën një përshkrim më të hollësishëm të këtij dallimi, duke u premtuar muxhahidëve falje gjynahesh e mbulim të metash, ashtu siç di të falë Allahu, Zoti i gjithësisë. Ai premton mëshirë, e cila është burimi i çdo të mire dhe shpëtim nga çdo e keqe. Gradat e atyre që luftojnë në rrugën e Allahut janë të shumta, të larta dhe të mrekullueshme, sikurse ka rrëfyer Profeti (a.s.) në një hadith të saktë: “Me të vërtetë, në Xhenet janë njëqind grada. Niveli ndërmjet tyre është sa largësia mes qiellit e tokës. Zoti i ka përgatitur për ata që luftojnë në rrugën e Tij.” Ky premtim i Allahut të Lartësuar për luftëtarët në rrugën e Tij është i ngjashëm me atë në ajetet e mëposhtme: “O ju që keni besuar! A t’ju tregoj për një pakt (madhështor), që ju shpëton prej dënimit të dhembshëm? Besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe luftoni në rrugën e Allahut me pasurinë dhe veten tuaj! Kjo është shumë herë më e dobishme për ju, sikur ta dinit. Ai jua fal gjynahet tuaja, ju fut në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, dhe në pallate të bukura, në xhenetet e amshuar. Ky është fitimi i madh! Edhe të tjera që ju i dëshironi, si, ndihmë prej Allahut dhe fitore të afërt. Atëherë, përgëzoji besimtarët! O ju që keni besuar! Bëhuni ndihmëtarë të (rrugës së) Allahut, sikurse Isai, biri i Merjemes, u tha dishepujve: “Kush do të jetë ndihmëtari im në rrugën e Allahut?” Dishepujt i thanë: “Ne do të jemi ndihmëtarët e Rrugës së Allahut!” Disa prej bijve të Israilit besuan e disa të tjerë kundërshtuan. Ata që besuan, Ne i përkrahëm kundër armiqve të tyre dhe ata fituan.” [Saff, 10-14]. Vini re krahasimin e shkallëzuar që bëhet në ajet mes atyre që luftojnë në rrugën e Zotit dhe të tjerëve që nuk luftojnë. Fillimisht thuhet thjesht që ata nuk janë të barabartë në vlerat e tyre dhe në shpërblimin që do marrin. Më pas deklarohet se ata që luftojnë janë më të mirë, ndërsa në fund përmendet konkretisht se ku qëndron ky dallim: në faljen e gjynaheve, në mëshirën e madhe ndaj tyre dhe në gradat e larta në shpërblim. Ky është, sigurisht, një stil i mrekullueshëm dhe tepër efikas për shpirtin e njeriut. Gjithashtu, kur Allahu i Lartësuar thotë se mes dy kategorive ka dallim në nivele, Ai bën një sqarim plotësues: “Allahu u ka premtuar të gjithëve mirësi,”, në mënyrë që dëgjuesi të mos mendojë se këtu synohet qortimi i kategorisë më pak të lavdëruar. Pra, vërtet lavdërohet njëra kategori, por kjo nuk duhet të kuptohet si ulje për tjetrën. Thjesht e mira ka disa nivele, prandaj dhe të mirët nuk do të jenë në njëjtin nivel.

4:97Page 94

إِنَّ ٱلَّذِينَ تَوَفَّىٰهُمُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ ظَالِمِيٓ أَنفُسِهِمۡ قَالُواْ فِيمَ كُنتُمۡۖ قَالُواْ كُنَّا مُسۡتَضۡعَفِينَ فِي ٱلۡأَرۡضِۚ قَالُوٓاْ أَلَمۡ تَكُنۡ أَرۡضُ ٱللَّهِ وَٰسِعَةٗ فَتُهَاجِرُواْ فِيهَاۚ فَأُوْلَٰٓئِكَ مَأۡوَىٰهُمۡ جَهَنَّمُۖ وَسَآءَتۡ مَصِيرًا ٩٧

Indeed, those whom the angels take [in death] while wronging themselves1 - [the angels] will say, "In what [condition] were you?" They will say, "We were oppressed in the land." They [the angels] will say, "Was not the earth of Allāh spacious [enough] for you to emigrate therein?" For those, their refuge is Hell - and evil it is as a destination.

Kur melekët u marrin shpirtin atyre që e kanë ngarkuar veten me padrejtësi, u thonë: “Në ç'gjendje ishit?” -Ky kërcënim i ashpër u drejtohet atyre që nuk emigrojnë për hir të fesë së vet, edhe pse i kanë të gjitha mundësitë për ta bërë. Kur melekët t’u marrin shpirtin, do t’i qortojnë rëndë dhe do t’u thonë: “Ku ishit? Çfarë ndryshimi kishte mes jush dhe jobesimtarëve? Asnjë ndryshim! Ju u përziet me ta dhe thjesht shtuat numrin e tyre, madje ndoshta edhe bashkëpunuat me ata kundër besimtarëve. Por kështu ju e privuat veten nga mirësitë e shumta që sjell hixhreti në ndihmë të Profetit (a.s.) dhe fesë së tij dhe mbështetja e besimtarëve kundër armiqve të tyre. Ata të mjerë do të përgjigjen:Ata thonë: “Ne ishim të dobët në tokë!” -Do të ankohen dhe justifikohen se ishin të dobët, të shtypur, të pafuqishëm në tokë. Ky do të jetë pretendimi i tyre, i cili është pa vend dhe jo i drejtë. Këtë e tregon fakti që Allahu i Lartësuar i ka kërcënuar me ndëshkim, si dhe fakti që Ai nuk ngarkon asnjë njeri tej mundësive të veta. Allahu i Lartësuar i ka përjashtuar nga ky kërcënim të dobëtit, domethënë ata që vërtetë janë të pafuqishëm. Melekët u thonë atyre:Melekët do t’u thonë: “A nuk ishte e gjerë toka e Allahut, që të mërgonit në të?!”. -Kjo është një pyetje retorike, sepse çdokush e di që toka e Allahut është e gjerë dhe çdokush që ndodhet në një vend ku nuk mund ta shfaqë dhe ushtrojë besimin e tij, e ka mundësinë që të largohet në një vend tjetër, ku mundet që ta adhurojë Zotin e tij, i Cili thotë në një ajet tjetër: “O robërit e Mi që keni besuar! Toka Ime është e gjerë, prandaj vetëm Mua më adhuroni!” [Ankebut, 56]. Pastaj Allahu i Lartësuar thotë për këta njerëz, të cilët nuk kanë justifikim për moslargimin nga vendi ku ndalohet besimi:Këta do ta kenë vendbanimin në Xhehenem. Sa i keq është ai vendbanim!” -Edhe ky kërcënim shihet ashtu sikurse të gjitha tekstet e tjera kërcënuese. Pra, kjo lloj vepre është e dënueshme, por kërcënimi mund të realizohet ose jo, në varësi të plotësimit të kushteve dhe largimit të pengesave. Me fjalë të tjera, nëse kushtet nuk plotësohen dhe pengesat nuk largohen, atëherë ai nuk realizohet. Ky ajet dëshmon se hixhreti është një nga detyrimet më të mëdha që duhet zbatuar, ndërsa braktisja e tij konsiderohet haram, madje gjynah i madh. Ajeti tregon gjithashtu se çdokush që vdes e ka plotësuar gjithçka të përcaktuar për të, për sa i përket afatit të jetës, veprave të kryera etj. Kjo kuptohet nga shprehja në ajet “teueffa”. Nëse mbi të nuk do të plotësohej tërësisht kaderi i Zotit, ai nuk do të largohej nga kjo jetë. Në këtë ajet shfaqet rëndësia e besimit rreth melekëve. Allahu i Lartësuar i lëvdon ata, duke treguar se ata janë robër të bindur të Tij, që ekzekutojnë përpikmërisht urdhrat e Tij.

4:98Page 94

إِلَّا ٱلۡمُسۡتَضۡعَفِينَ مِنَ ٱلرِّجَالِ وَٱلنِّسَآءِ وَٱلۡوِلۡدَٰنِ لَا يَسۡتَطِيعُونَ حِيلَةٗ وَلَا يَهۡتَدُونَ سَبِيلٗا ٩٨

Except for the oppressed among men, women and children who cannot devise a plan nor are they directed to a way1 -

Përveç atyre që janë të paaftë - burra, gra e fëmijë, të cilët nuk e gjejnë mundësinë dhe rrugën për të mërguar. -Kështu, Allahu i Lartësuar përjashton nga ky gjykim ata që vërtetë janë të dobët e të pafuqishëm, të cilët nuk kanë mundësi të gjejnë mënyrën se si dhe rrugën nga ku mund të bëhet shpërngulja.

4:99Page 94

فَأُوْلَٰٓئِكَ عَسَى ٱللَّهُ أَن يَعۡفُوَ عَنۡهُمۡۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَفُوًّا غَفُورٗا ٩٩

For those it is expected that Allāh will pardon them, and Allāh is ever Pardoning1 and Forgiving.

Për këta shpresohet që Allahu do t’i falë. Allahu është Falës i Madh dhe Mbulues i gjynaheve.” -Kur thuhet “shpresohet që Allahu”, kuptohet: “sigurisht që Allahu”. Pra, kuptimi i ajetit është: “Ata sigurisht që Allahu do t’i falë sepse Ai është "Falës i Madh dhe Mbulues i gjynaheve.”. “Shpresohet” përdoret me qëllimin që ne të nxitemi të plotësojmë kushtet për realizimin e premtimit të Zotit. Me fjalë të tjera, nëse nuk plotësohen kushtet për zbatimin e këtij premtimi, ai mund të mos ndodhë. Pra, jini të kujdesshëm në marrëdhëniet me Zotin tuaj, që shpresa të bëhet realitet. Sa më të vërtetë të jeni në marrëdhëniet tuaja me Të, aq më e sigurt është shpresa për zbatimin e premtimit të Tij. Allahu është më i Dituri! Nga ajeti kuptohet që çdokush që nuk ka mundësi të plotësojë ndonjë detyrim është i justifikuar tek Zoti, ashtu sikurse thotë i Lartësuari: “Por nuk marrin gjynah (për mosdaljen në luftë) të verbrit, të çalët e të sëmurët. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai do ta fusë në kopshtet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj. E kush kthen shpinën, Ai do ta ndëshkojë me një dënim të dhembshëm.” [Fet’h 17]. Këtu flitet për ata që nuk kanë mundësi të bëjnë xhihad. Gjithashtu, kur urdhëron për bindje ndaj Tij, i Lartësuari thotë: “Bindjuni Zotit aq sa të mundeni!” Ndërsa Profeti (a.s.) ka thënë: “Kur t’ju urdhëroj për diçka, zbatojeni atë aq sa të mundeni...”. Pra, njeriu nuk ka justifikim, derisa të japë maksimumin e tij dhe derisa të mos i ketë mbetur më asnjë alternativë. Nga ajeti kuptohet se gjetja e udhërrëfyesit për atë që do të kryejë haxhin apo umren, konsiderohet si një nga kushtet e pelegrinazhit, nëse njeriu nuk e kryen dot haxhin pa një udhërrëfyes. Me fjalë të tjera, nëse ky njeri nuk e gjen dot një udhërrëfyes, atëherë ai konsiderohet prej atyre që “nuk kanë mundësi” të kryejnë haxhin, dhe kështu është i justifikuar.

4:100Page 94

۞ وَمَن يُهَاجِرۡ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ يَجِدۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ مُرَٰغَمٗا كَثِيرٗا وَسَعَةٗۚ وَمَن يَخۡرُجۡ مِنۢ بَيۡتِهِۦ مُهَاجِرًا إِلَى ٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ ثُمَّ يُدۡرِكۡهُ ٱلۡمَوۡتُ فَقَدۡ وَقَعَ أَجۡرُهُۥ عَلَى ٱللَّهِۗ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورٗا رَّحِيمٗا ١٠٠

And whoever emigrates for the cause of Allāh will find on the earth many [alternative] locations and abundance. And whoever leaves his home as an emigrant to Allāh and His Messenger and then death overtakes him - his reward has already become incumbent upon Allāh. And Allāh is ever Forgiving and Merciful.

Kush mërgon për hir të Allahut, ka për të gjetur strehim gjithandej dhe begati të shumta. -Duke treguar shpërblimin e madh të premtuar për këtë adhurim, ajeti është një nxitje për të kryer hixhret. Allahu i Lartësuar është mbajtësi më i mirë i premtimit, dhe Ai premton se cilido që bën hixhret në rrugën e Tij, duke synuar kënaqësinë e tij, patjetër do të gjejë “murâgamen” dhe “seaten” në tokë. ‘Murâgamen’ është fjalë që përfshin mirësitë e fesë e të besimit, ndërsa “seaten” tregon mirësitë e dynjasë. Shumë njerëz mendojnë se hixhreti shkakton veç ndarje nga njerëzit e dashur, varfëri pas pasurie, poshtërim pas krenarie dhe vuajtje pas lumturisë që e gëzoje në vendin tënd. Por e vërteta nuk është aspak kështu. Përkundrazi, besimtari, për sa kohë qëndron mes idhujtarëve, feja dhe besimi i tij janë në rrezik dhe të mangëta, qoftë në aspektin e riteve individuale, si namazi e të tjera si ai, qoftë në adhurimet me dobi më të gjerë, si xhihadi me fjalë dhe me vepra e çdo gjë që ka lidhje me të. Këto adhurime do të jenë të cunguara, sepse ai nuk i ka kushtet, mundësitë dhe mjetet për t’i zhvilluar ato në formën e tyre të plotë. Ai është i predispozuar të cenohet në besimin e tij, sidomos kur është i dobët e i pafuqishëm për t’u përballur me sprovat. Ndërsa kur emigron për hir të Allahut në një vend tjetër, atij i mundësohet që të plotësojë fenë e tij, të luftojë armiqtë e Zotit, të fuqizojë besimin në Zotin me fjalët e veprat që do të ketë mundësi t’i kryejë. Jo vetëm kaq, por atij do t’i dhurohet edhe furnizim i bollshëm. Dhe vërtetë ka ndodhur ashtu sikurse ka thënë i Madhëruari. Le të shohim se çfarë ndodhi me sahabët, pasi emigruan për hir të Zotit. Kur ata ikën dhe lanë pas shtëpi e pasuri, ata përmirësuan dhe përsosën imanin e tyre. Besimi i tyre i lartë, lufta dhe përpjekja për të ndihmuar fenë e Zotit i ngritën ata në grada të tilla, që i bënë prijës të çdokujt që do të vinte pas tyre. Nga lufta e tyre u çliruan shumë vende dhe iu shtuan begatitë. Ata u bënë njerëzit më të pasur dhe më të pushtetshëm të kohës. Sigurisht që kështu do të ndodhë me këdo që pason gjurmët e tyre, deri në Ditën e Gjykimit.Kush del prej shtëpisë si emigrues për tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, dhe e zë vdekja, Allahu me siguri do ta shpërblejë atë. -Çdokush që largohet nga shtëpia si muhaxhir, duke synuar të kënaqë Zotin, në emër të dashurisë për Profetin apo në ndihmë të fesë së Tij, dhe rrugës e gjen vdekja, duke u vrarë apo për shkaqe të tjera, ky njeri do ta marrë shpërblimin e plotë te Zoti, edhe pse nuk ka arritur në destinacion. Arsyeja qëndron te qëllimi i tij, madje edhe te nisja e veprimit. Allahu ia jep shpërblimin të plotë atij dhe të gjithë atyre që veprojnë në mënyrë të ngjashme, sepse Ai është Bamirës e Bujar. Të gjithëve Ai u ka premtuar shpërblim të plotë dhe falje gjynahesh e gabimesh në veprat e tyre. Prandaj Allahu i Lartësuar e mbyll këtë ajet me dy emrat e Tij të bukur:Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Ai është Falës për besimtarët, sidomos për ata që vazhdimisht pendohen dhe kthehen tek Ai me vepra të mira dhe bindje. Allahu është edhe Rrahim - Mëshirëplotë, i Mëshirshëm për të gjitha krijesat. Me mëshirën e Tij, Ai i bëri ato të ekzistojnë dhe me mëshirën e Tij Ai i ruan në vazhdimësi. Me mëshirën e Tij, Ai i furnizon ato me pasuri dhe fuqi. Çdo mirësi prej mëshirës së Tij gjithëpërfshirëse. Megjithatë, mëshira e Tij për besimtarët është e veçantë. Nëpërmjet kësaj mëshire, Ai i bën besimtarët të jenë të suksesshëm në fe e u jep diturinë e dobishme, e cila sjell bindjen e plotë. Kjo mëshirë u lehtëson atyre çdo mjet dhe rrugë që të çon drejt lumturisë. Vetëm prej saj ata janë të aftë të arrijnë çdo fitore dhe mirësi në këtë dynja. Po me mëshirën e Tij, ata do të shohin atë që syri nuk e ka parë, veshi s’e ka dëgjuar dhe zemra e njeriut nuk e ka përfytyruar ndonjëherë. E lusim të Mëshirshmin që të mos na privojë, për shkak të së keqes që gjendet tek ne, nga mirësitë që Ai dhuron!

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском