As-Sa'diGhafir · 40:47–75

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Ghafir 40:47–75

40:47Page 472

وَإِذۡ يَتَحَآجُّونَ فِي ٱلنَّارِ فَيَقُولُ ٱلضُّعَفَٰٓؤُاْ لِلَّذِينَ ٱسۡتَكۡبَرُوٓاْ إِنَّا كُنَّا لَكُمۡ تَبَعٗا فَهَلۡ أَنتُم مُّغۡنُونَ عَنَّا نَصِيبٗا مِّنَ ٱلنَّارِ ٤٧

And [mention] when they will argue within the Fire, and the weak will say to those who had been arrogant, "Indeed, we were [only] your followers, so will you relieve us of a share of the Fire?"

Në këto ajete, Allahu i Madhëruar na tregon rreth grindjes mes banorëve të Zjarrit dhe qortimeve që ata i drejtojnë njëri-tjetrit. Ai na tregon, gjithashtu, për lutjet dhe përgjërimet që ata i drejtojnë rojes së Xhehenemit dhe pavlefshmërinë e këtyre lutjeve.Dhe ja! Ata do të grinden mes njëri-tjetrit në Zjarr. -Pasuesit do justifikohen me pretendimin se shkaktarë të devijimit ishin udhëheqësit e tyre. Por udhëheqësit do të distancohen nga pasuesit e tyre:Të dobëtit do t’u thonë parisë që mbahej me të madh: “Ne kemi qenë ithtarët tuaj. Atëherë, a mund të na e lehtësoni disi dënimin e Zjarrit?” -Shtresat e dobëta të pasuesve do t’u drejtohen udhëheqësve të tyre, të cilët Zoti i përshkruan si mendjemëdhenj, sepse u treguan kryeneçë ndaj të vërtetës së Tij. Ata u kujtojnë se ishin pasues të rrugës ku i ftuan, duke iu thënë: Ne ju ndoqëm dhe ju mbështetëm në kryelartësinë dhe arrogancën tuaj. Ju na mashtruat, na devijuat nga e mira dhe na i zbukuruat idhujtarinë e çdo ligësi tjetër. Atëherë, duke qenë se ne ju jemi bindur juve dhe kërkesave tuaja, a mund të na ndihmoni e të na e lehtësoni ndëshkimin në Zjarr, qoftë edhe pak?

40:48Page 472

قَالَ ٱلَّذِينَ ٱسۡتَكۡبَرُوٓاْ إِنَّا كُلّٞ فِيهَآ إِنَّ ٱللَّهَ قَدۡ حَكَمَ بَيۡنَ ٱلۡعِبَادِ ٤٨

Those who had been arrogant will say, "Indeed, all [of us] are in it. Indeed, Allāh has judged between the servants."

Ata që krekoseshin do të thonë: “Ne jemi të gjithë këtu!” -Këta të mjerë, duke treguar pamundësinë e pafuqinë e tyre për të ndihmuar qoftë edhe veten e vet, shprehen se i gjithë pushteti i takon Allahut. Gjykimi i Tij është suprem dhe ekzekutohet mbi të gjithë, pa përjashtim.“Tashmë, Allahu e ka përfunduar gjykimin mes robërve ” -Për çdo të dënuar, i Drejti ka përcaktuar ndëshkimin e merituar, pa ia shtuar apo pakësuar atë. Askush dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë gjykimin e Allahut të Urtë e të Drejtë.

40:49Page 472

وَقَالَ ٱلَّذِينَ فِي ٱلنَّارِ لِخَزَنَةِ جَهَنَّمَ ٱدۡعُواْ رَبَّكُمۡ يُخَفِّفۡ عَنَّا يَوۡمٗا مِّنَ ٱلۡعَذَابِ ٤٩

And those in the Fire will say to the keepers of Hell, "Supplicate your Lord to lighten for us a day from the punishment."

Ata që janë në Zjarr, do t’u thonë rojtarëve të Xhehenemit: “Luteni Zotin tuaj të na e lehtësojë, qoftë edhe një ditë, dënimin!” -Banorët e Zjarrit, qofshin ata ish-pasues të dobët apo ish-krerë kryeneçë e arrogantë, do iu drejtohen rojeve të Xhehenemit e do t’u kërkojnë që ata ta lusin Zotin për t’ua lehtësuar ndëshkimin atyre, me qëllim që të gjejnë sadopak çlodhje e qetësi. Por përgjigjja që u vjen prej tyre është shumë poshtëruese dhe ua shuan çdo shpresë. Ajo përgjigje i bën të kujtojnë se tashmë nuk vlen asnjë lloj ndërmjetësimi.

40:50Page 473

قَالُوٓاْ أَوَلَمۡ تَكُ تَأۡتِيكُمۡ رُسُلُكُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِۖ قَالُواْ بَلَىٰۚ قَالُواْ فَٱدۡعُواْۗ وَمَا دُعَٰٓؤُاْ ٱلۡكَٰفِرِينَ إِلَّا فِي ضَلَٰلٍ ٥٠

They will say, "Did there not come to you your messengers with clear proofs?" They will say, "Yes." They will reply, "Then supplicate [yourselves], but the supplication of the disbelievers is not except in error [i.e., futility]."

Ata do t’u thonë: “A nuk ju erdhën të dërguarit tuaj me argumente të qarta?” -A nuk erdhën te ju profetët e Zotit me argumente të qarta, nëpërmjet të cilëve mund të dallohej qartë e vërteta nga e kota, fjalët e veprat që të afrojnë pranë Zotit nga ato që të largojnë prej Tij?Ata përgjigjen: “Po!” -Kuptimi: Pa dyshim që ata sollën argumente shumë të qarta dhe ne nuk kemi asnjë justifikim para Allahut. Argumentet e Allahut nuk mund të kundërshtoheshin, por ne u treguam të padrejtë, duke i refuzuar ato.“Atëherë,(do t'u thonë:)lutuni vetë tani!” -Rojet e Xhehenemit, duke u distancuar nga banorët e Zjarrit dhe duke u shprehur atyre refuzimin për t’u bërë ndërmjetësues për zullumqarët, u thonë: “Lutuni vetë për ndihmë e shpëtim!” Por a do t’ju sjellë kjo ndonjë dobi? Thotë Allahu i Madhëruar, i Drejtë e i Urtë:Por lutja e jobesimtarëve është e kotë. -Pra, lutja e tyre është e kotë, e pavlefshme dhe e padobishme. Ajo është sikur të mos ekzistonte fare, sepse mohimi i Zotit i asgjëson dhe fshin të gjitha veprat e robit dhe është pengesë e pakapërcyeshme për pranimin e lutjeve.

40:51Page 473

إِنَّا لَنَنصُرُ رُسُلَنَا وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَيَوۡمَ يَقُومُ ٱلۡأَشۡهَٰدُ ٥١

Indeed, We will support Our messengers and those who believe during the life of this world and on the Day when the witnesses will stand -

Ne patjetër që do t’i ndihmojmë të dërguarit Tanë dhe ata që besuan, në jetën e kësaj bote dhe në ditën kur të paraqiten dëshmitë. -Pasi përmendi gjendjen e trishtueshme të Faraonit e pasuesve të tij në dynja, në berzah dhe në Ditën e Kijametit, Allahu i Madhëruar përshkruan gjendjen e mjerueshme dhe të tmerrshme të banorëve të Zjarrit, të cilët refuzuan t’i pranojnë, besojnë dhe të pasojnë profetët e Zotit. Ata i luftuan profetët, pasuesit e tyre dhe mesazhin që ata përcollën prej Allahut. Allahu i Madhëruar thotë se do t’i ndihmojë profetët dhe besimtarët në përballjen me mohuesit, duke i pajisur me argumente e shenja të qarta, si edhe me fitore të sigurt. Ndërsa Ditën e Gjykimit, i Plotpushtetshmi dhe i Drejti do të gjykojë me drejtësi, duke u dhënë profetëve dhe besimtarëve shpërblime të mëdha dhe duke i ndëshkuar mohuesit dhe luftuesit e të vërtetës me formën dhe masën më të rëndë.

40:52Page 473

يَوۡمَ لَا يَنفَعُ ٱلظَّٰلِمِينَ مَعۡذِرَتُهُمۡۖ وَلَهُمُ ٱللَّعۡنَةُ وَلَهُمۡ سُوٓءُ ٱلدَّارِ ٥٢

The Day their excuse will not benefit the wrongdoers, and they will have the curse, and they will have the worst home [i.e., Hell].

Atë Ditë, keqbërësve nuk do t’u bëjnë dobi shfajësimet. Ata i pret Mallkimi dhe një vendbanim i keq. -Kur zullumqarët të justifikohen dhe të kërkojnë shpëtim, atyre nuk do t’u pranohet asgjë. Ata do t’i përfshijë mallkimi, dëshpërimi dhe dhimbja e madhe, kur të hidhen në vendin e ndëshkimit. Ai vend trishton dhe dëshpëron përjetësisht ata që do banojnë në të.

40:53–54Page 473

وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَى ٱلۡهُدَىٰ وَأَوۡرَثۡنَا بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ٱلۡكِتَٰبَ ٥٣

And We had certainly given Moses guidance, and We caused the Children of Israel to inherit the Scripture

هُدٗى وَذِكۡرَىٰ لِأُوْلِي ٱلۡأَلۡبَٰبِ ٥٤

As guidance and a reminder for those of understanding.

Ne i dhamë Musait Udhëzimin, ndërsa bijve të Israilit u lamë në trashëgim Librin, si Udhërrëfyes e Përkujtues për njerëzit që kuptojnë. -“El Huda” ose “udhëzimi” quhet dituria dhe argumentet e qarta, nëpërmjet të cilave gjejnë udhën e drejtë ata që e kërkojnë dhe e synojnë atë. Ndërsa Shpalljen e dhuruar Musait, Allahu i Madhëruar ua la në trashëgim ithtarëve të Librit. Ata duhet ta përcillnin këtë trashëgimi brez pa brezi, me besnikëri. Kjo shpallje ishte Teurati, në të cilin ishte udhëzimi, dituria rreth ligjeve të fesë dhe çdo lloj diturie e nevojshme. Në të tregohej mirësia, si dhe rrugët për arritjen e saj. Teurati ishte për besimtarët nxitje për të arritur të mirën dhe paralajmërim që të ruheshin nga e keqja. Ky libër ishte udhëzim dhe ndriçues veçse për ata që Allahu i Madhëruar i quan “ulul elbab” - mendarët, të mençurit, të urtët, të diturit.

40:55Page 473

فَٱصۡبِرۡ إِنَّ وَعۡدَ ٱللَّهِ حَقّٞ وَٱسۡتَغۡفِرۡ لِذَنۢبِكَ وَسَبِّحۡ بِحَمۡدِ رَبِّكَ بِٱلۡعَشِيِّ وَٱلۡإِبۡكَٰرِ ٥٥

So be patient, [O Muḥammad]. Indeed, the promise of Allāh is truth. And ask forgiveness for your sin1 and exalt [Allāh] with praise of your Lord in the evening and the morning.

Ti ngulmo me durim, sepse premtimi i Allahut është i vërtetë. -Allahu i Madhëruar e porosit Profetin e Tij që të bënte durim dhe të ishte i qëndrueshëm në misionin e tij, ashtu sikurse duruan profetët më të zgjedhur. Të bënte durim, sepse premtimi i Zotit është i vërtetë e i padiskutueshëm. Ai nuk është mashtrim apo trillim. Për këtë arsye, vërtetësia e tij duhej t’ia lehtësonte durimin dhe qëndrueshmërinë në detyrën e ngarkuar nga Zoti. Shpallja e Zotit është vetë e vërteta dhe udhëzimi i kulluar. Për hir të Shpalljes duruan dhe qëndruan durimtarët, dhe pas saj u kapën fort të urtit e të mençurit. Thënia: “premtimi i Allahut është i vërtetë” duhet të jetë nxitje për durim dhe qëndrueshmëri në bindjen ndaj Zotit, në largimin nga ndalesat e Tij dhe në ruajtjen e kufijve të Tij.Kërko falje për gjynahet e tua dhe lartësoje me lavde Zotin tënd, mbrëmje e mëngjes! -Gjynahet e pengojnë dhe e privojnë njeriun nga arritja e të mirave dhe nga lumturia. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar porosit për pendesë dhe kërkim faljeje për të gjitha këto gjynahe. Ai porosit edhe për durim, përmes së cilit arrihet gjithçka e dëshiruar dhe e dashur. I Lartësuari urdhëron edhe për lavdërim të Tij, sidomos në dy kohë: në mëngjes dhe në mbrëmje. Këto janë kohët më të mira, në të cilat kryhen adhurime të shumta, të detyrueshme dhe të pëlqyeshme. Këto porosi për durim, pendim, kërkim faljeje dhe për tesbih e adhurim në kohët e zgjedhura janë një ndihmë e lehtësim i madh për arritjen e mirësive dhe për largimin e të këqijave.

40:56Page 473

إِنَّ ٱلَّذِينَ يُجَٰدِلُونَ فِيٓ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ بِغَيۡرِ سُلۡطَٰنٍ أَتَىٰهُمۡ إِن فِي صُدُورِهِمۡ إِلَّا كِبۡرٞ مَّا هُم بِبَٰلِغِيهِۚ فَٱسۡتَعِذۡ بِٱللَّهِۖ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡبَصِيرُ ٥٦

Indeed, those who dispute concerning the signs of Allāh without [any] evidence having come to them - there is not within their breasts except pride, [the extent of] which they cannot reach. So seek refuge in Allāh. Indeed, it is He who is the Hearing, the Seeing.

Ata që kundërshtojnë Shpalljen e Allahut pa pasur argument, kanë në zemrat e tyre veçse mendjemadhësi, me të cilën nuk do t’ia arrijnë kurrë qëllimit. -Allahu i Lartësuar na tregon se çdokush që kundërshton të vërtetën në mënyrë të padrejtë, thjesht për ta refuzuar atë, pa fakte dhe pa qenë i qartë në atë që mbron, pa dyshim që e bën nga arroganca, që ka zënë vend brenda shpirtit. Të tillët janë kryeneçë, nuk e pranojnë të vërtetën dhe i urrejnë ata që e sjellin atë. Ata synojnë veç të ngrejnë lart veten dhe qëndrimet e tyre. Por ky qëllim nuk ka për t’u realizuar kurrë nga ata. Ky ajet është një deklaratë e qartë se çdokush që polemizon në mbrojtje të së kotës do të jetë i mposhtur dhe i mundur. Çdokush që tregohet kryeneç e mendjemadh ndaj së vërtetës, në fund do të poshtërohet.Kërko mbrojtje tek Allahu, sepse Ai dëgjon dhe shikon gjithçka. -Këtu nuk përcaktohet se nga çfarë e keqe të kërkojmë mbrojtje tek Allahu. Kjo do të thotë që duhet të kërkojmë mbrojtje tek Ai për çdo lloj të keqeje. Mbrojtja të kërkohet nga ligësia që vjen nga kryeneçët, të cilët tregojnë mendjemadhësi ndaj të vërtetës, si edhe nga vetë mendjemadhësia. Kërko mbrojtje tek Allahu i Madhëruar që të jesh i ruajtur edhe nga ligësia e shejtanëve njerëz dhe xhindë. Pra, kërko mbrojtje tek Allahu për të gjitha llojet e ligësive. Allahu është El Semiu - Gjithëdëgjuesi, që dëgjon të gjithë zërat, me gjithë larmishmërinë e tyre. Ai është El Basir - Gjithëshikues, që shikon në imtësi gjithçka në çdo vend, kohë e gjendje qofshin krijesat e Tij.

40:57Page 473

لَخَلۡقُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ أَكۡبَرُ مِنۡ خَلۡقِ ٱلنَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ ٥٧

The creation of the heavens and earth is greater than the creation of mankind, but most of the people do not know.

S’ka dyshim se krijimi i qiejve dhe i Tokës është çështje më e madhe se krijimi i njerëzve, ... -Allahu i Madhëruar na tregon për diçka që është shumë e qartë dhe e pranueshme për logjikën. Ai na tregon se krijimi i qiejve dhe i Tokës, me madhështinë dhe gjerësinë e tyre, është shumë herë më madhështor sesa krijimi i njerëzve. Njerëzit, në krahasim me krijimin e qiejve dhe të Tokës, janë shumë të vegjël. Prandaj, Ai që krijoi qiejt dhe Tokën dhe vendosi ligjet e përpikta të funksionimit të tyre, është sigurisht i Plotpushtetshëm që t’i rikrijojë njerëzit nga e para, pas vdekjes së tyre. Ky është një argumentim logjik shumë i thjeshtë, që tregon se ringjallja është plotësisht e mundur dhe nuk duhet të ketë dyshim për të. Çdo njeri me mend e pranon që kjo është tërësisht brenda mundësisë dhe pushtetit të Zotit, siç pranon, gjithashtu, se gjithçka që profetët dhe Shpalljet e Zotit kanë treguar për ringjalljen është e vërtetë. Megjithatë, jo çdokush e vë në punë mendjen e tij për këtë çështje dhe jo të gjithë ata që e mendojnë një gjë të tillë e pranojnë atë, që pastaj të veprojnë e jetojnë sipas saj. Prandaj i Lartësuari thotë më pas:...por shumica e njerëzve nuk e dinë. -Ata nuk nxjerrin mësime nga këto fakte, argumente e shenja. Pastaj i Lartësuari thotë:

40:58Page 473

وَمَا يَسۡتَوِي ٱلۡأَعۡمَىٰ وَٱلۡبَصِيرُ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَلَا ٱلۡمُسِيٓءُۚ قَلِيلٗا مَّا تَتَذَكَّرُونَ ٥٨

And not equal are the blind and the seeing, nor are those who believe and do righteous deeds and the evildoer. Little do you remember.

Nuk është i barabartë i verbri dhe ai që sheh qartë; as ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira nuk janë të barabartë me të këqijtë.. -Ashtu sikurse nuk janë njëlloj i verbëri dhe ai që sheh, po kështu nuk mund të jenë njëlloj ata që besojnë Allahun dhe bëjnë punë të mira sipas këtij besimi, me ata që tregohen mendjemëdhenj e kryeneçë, të cilët refuzojnë të adhurojnë Allahun, të cilët zhyten në gjynahe dhe mosbindje ndaj Tij dhe të cilët bëjnë vepra që zemërojnë Allahun e Madhëruar.Sa pak që mësoni ju nga këshillimi! -Kuptimi: Shumë pak po kujtoni dhe mendoni, sepse, në të kundërt, nuk do të kishit këtë gjykim të gabuar. Nëse do të meditonit me kujdes, nëse do të gjykonit me saktësi e drejtësi, ju do të njihnit dhe të përcaktonit me saktësi të mirën dhe të keqen, si dhe nivelet e tyre të ndryshme. Kështu, ju do të arrinit të bënit dallimin mes vepërmirëve dhe vepërkëqijve të shfrenuar. Nëse do të mendoheshit mirë dhe nëse do të kishit vullnet të fortë dhe qëllime të larta, ju do t’i jepnit përparësi të mirës dhe të dobishmes, kundrejt të ligës dhe të dëmshmes, do të përqafonit udhëzimin e drejtë, kundrejt devijimit, do të punonit pa u lodhur për të arritur lumturinë e përjetshme, duke i dhënë asaj përparësi, kundrejt dynjasë, që do të zhduket shumë shpejt.

40:59Page 474

إِنَّ ٱلسَّاعَةَ لَأٓتِيَةٞ لَّا رَيۡبَ فِيهَا وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يُؤۡمِنُونَ ٥٩

Indeed, the Hour is coming - no doubt about it - but most of the people do not believe.

Sigurisht që Ora do të vijë! Për këtë s’ka dyshim ... -Nuk ka dyshim që momenti kur të ndodhë kijameti dhe ringjallja do të vijë. Kjo është një e vërtetë, për të cilën na njoftuan profetët, të cilët janë krijesat më të sinqerta në fjalët e lajmet që sollën nga Zoti. Për këtë të vërtetë kanë folur të gjitha shpalljet qiellore, lajmet e të cilave janë absolutisht të sakta. Atë e mbështet edhe logjika e pastër, kur sheh shenjat dhe argumentet e Zotit në gjithësi, të cilat dëshmojnë për pushtetin e Tij mbi gjithçka....por shumica e njerëzve nuk besojnë. -Pra, edhe pas gjithë këtyre fakteve nxitës për të besuar dhe për t’iu nënshtruar Zotit e për t’u përgatitur për Ditën e Takimit, shumë njerëz nuk besojnë dhe nuk e zgjedhin këtë rrugë.

40:60Page 474

وَقَالَ رَبُّكُمُ ٱدۡعُونِيٓ أَسۡتَجِبۡ لَكُمۡۚ إِنَّ ٱلَّذِينَ يَسۡتَكۡبِرُونَ عَنۡ عِبَادَتِي سَيَدۡخُلُونَ جَهَنَّمَ دَاخِرِينَ ٦٠

And your Lord says, "Call upon Me; I will respond to you." Indeed, those who disdain My worship will enter Hell [rendered] contemptible.

Zoti juaj ka thënë: “M’u lutni Mua, që Unë t’ju përgjigjem!” -Ky ajet tregon për butësinë dhe mëshirën e Allahut ndaj robërve , si edhe për mirësitë e bujarinë e Tij të pakufishme. Ai i fton vazhdimisht robërit e Tij në çdo gjë që rregullon si fenë e besimin e tyre, ashtu edhe dynjanë e tyre. Ai i urdhëron robërit që t’i drejtohen dhe t’i luten Atij me të dyja llojet e lutjes: me lutjen e adhurimit dhe me lutjen e kërkesës së drejtpërdrejtë.Allahu i fton ata që të luten, duke premtuar se do t’u përgjigjet. Por, nga ana tjetër, Allahu i kërcënon ata që tregohen kryeneçë dhe refuzojnë që ta adhurojnë dhe t’i luten Atij, duke thënë:“Por ata që, nga mendjemadhësia, i shmangen adhurimit Tim, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar”. -Të tillët do të flaken në Xhehenem të poshtëruar e të përçmuar. Pra, ata do të vuajnë jo vetëm dhimbjet e atjeshme, por edhe poshtërimin. Ky është shpërblimi me drejtësi për arrogancën e tyre.Shih shpjegimin e këtyre dy llojeve tëlutjes te surja Bekare ajeti 186.

40:61Page 474

ٱللَّهُ ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلَّيۡلَ لِتَسۡكُنُواْ فِيهِ وَٱلنَّهَارَ مُبۡصِرًاۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَذُو فَضۡلٍ عَلَى ٱلنَّاسِ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَشۡكُرُونَ ٦١

It is Allāh who made for you the night that you may rest therein and the day giving sight.1 Indeed, Allāh is the possessor of bounty for the people, but most of them are not grateful.

Medito pak në këto ajete të mrekullueshme, që flasin për mëshirën e gjerë të Allahut dhe për mirësinë e bujarinë e Tij të pakufishme. Ato tregojnë se është detyrim mirënjohja ndaj Atij që na i dhuroi këto mirësi. E si të mos e lavdërosh e t’i tregosh mirënjohje Atij, që është absolut në pushtetin dhe mbretërimin e Tij. Allahu është Krijuesi i gjithçkaje dhe përkujdeset Vetë për krijesat e Tij. Ai është i Plotë, Absolut, i Gjallë e i Përjetshëm. Ai ka cilësi të plota e absolute në çdo aspekt, prandaj edhe meriton të lavdërohet, të madhërohet, të duhet me gjithë shpirt dhe t’i nënshtrohesh plotësisht. Ai është i lavdëruar për cilësitë e Tij të plota e të bukura, për veprat e Tij, të cilat janë të gjitha të mira. Ai është i lavdëruar edhe për krijimin, sundimin e përkujdesjen e Tij të plotë mbi krijesat e Tij. Ai është i vetëm në këtë pozitë dhe lartësi. Allahu është i vetmi Krijues, Sundues, Zotërues dhe Administrues i çështjeve të krijesave të Tij. Çdo gjë që ndodh në botën qiellore e atë tokësore, në të shkuarën, të tashmen e të ardhmen janë tërësisht dhe vetëm në dorën e Zotit e nën pushtetin e Tij. Askush tjetër nuk ka në dorë ndonjë grimcë pushteti në dynja apo në ahiret. Të gjithë janë krijesa të dobëta, nevojtare, të nënshtruara e të përulura nën pushtetin e Absolutit. Atëherë, duke qenë i vetmi me këto atribute, Allahu duhet të jetë i vetmi i Adhuruar. Vetëm Allahu duhet të adhurohet, pra, të duhet, të madhërohet dhe vetëm Atij duhet t’i nënshtrohesh e t’i përulesh tërësisht, me bindje e përkushtim. Nëse vërtet ia njohim këto cilësi dhe merita Zotit, nga kjo, në zemrën e besimtarit, do të lindë njohja e thellë për Zotin dhe shtimi i diturisë rreth Tij, do të lindë dashuria, frikërespekti, madhërimi për Të, ashtu si do të ndriçojë shpresa për takimin me Të. Medito pak mbi këtë çështje! Njohja e drejtë e Zotit dhe adhurimi i Tij janë dy qëllimet kryesore për të cilat Zoti i krijoi njerëzit e krijesat në përgjithësi. Me fjalë të tjera, Allahu i ka krijuar robërit e Tij thjesht që ta njohin dhe t’i shprehin Atij adhurimin e plotë.Angazhimi për arritjen e këtyre dy qëllimeve të larta garanton mirësi, sukses e fitore në dynja e në ahiret. Ato janë dhurata më e madhe që Zoti u ka ofruar dhe mundësuar krijesave. Ato janë lumturia më e madhe që mund të shijojë dikush në këtë dynja dhe, pa dyshim, rruga e vetme drejt mirësisë së përjetshme në ahiret. Nëse i ke ato të dyja, ke arritur çdo mirësi e begati, e nëse nuk i ke, atëherë të ka ikur prej duarsh mirësia dhe ke rënë në humnerën e të këqijave. E lus Allahun e Lartësuar që të na i mbushë zemrat me njohje të thella dhe të vërteta rreth Tij dhe me dashurinë për Të. Le të bëjë Allahu i Madhëruar që të gjitha lëvizjet e ndjenjat tona, të dukshmet dhe të fshehtat, të jenë tërësisht dhe sinqerisht vetëm për Të dhe për kënaqësinë e Tij! Le t’i bëjë veprat tona të sinqerta për Të dhe sipas porosive të Tij dhe të Profetit të Tij. Me të vërtetë, asnjë kërkesë nuk është e madhe për Allahun dhe askush nuk zhgënjehet kur troket në portën e Tij dhe i përgjërohet Atij. Më tej, i Madhëruari thotë:Është Allahu Ai që natën e bëri për ju për të pushuar... -Kuptimi: Allahu i Madhëruar e bëri të errët natën, për të mirën tuaj e si mëshirë për ju, me qëllim që ju të pushoni pas aktivitetit të ditës, i cili, nëse do të ishte i pandërprerë, do t’ju shkatërronte. Ju shkoni natën në shtrat dhe Allahu i Madhëruar hedh mbi ju gjumin, që trupi dhe zemrat tuaja të qetësohen. Gjumi është një domosdoshmëri e jetës së njeriut, pa të cilin ai nuk mund të jetojë. Gjatë natës, gjithashtu, të dashurit gjejnë prehjen tek njëri tjetri. Nata u shërben të gjithëve për t’u çlodhur dhe për të rimarrë forcat që u nevojiten që të jetojnë ditën në vazhdim....dhe ditën e bëri të ndritshme(për të parë). -Kuptimi: Allahu i Madhëruar e bëri ditën të ndritshme nëpërmjet diellit, që lëviz në orbitën e tij. Kur rrezet e diellit shkëlqejnë, ju ngriheni nga shtrati, për t’u marrë me angazhimet e fesë dhe të kësaj dynjaje. Dikush e fillon ditën duke përkujtuar Zotin dhe duke lexuar Librin e Tij, dikush duke falur namaz, dikush duke studiuar, dikush me tregti, dikush me zanatin e vet. Shumë të tjerë nisen për udhëtim, në tokë a në det, të tjerë kujdesen për bujqësinë e bagëtinë e tyre etj.Allahu është Bamirës i madh për njerëzit, ... -Allahu u ka dhuruar shumë mirësi njerëzve. Është Ai që u ka mundësuar atyre mirësitë e përmendura në këto ajete dhe shumë e shumë të tjera. Allahu i Madhëruar përkujdeset për ta edhe duke larguar prej tyre shumë rreziqe e fatkeqësi. Ky fakt duhet t’i bëjë njerëzit që të jenë mirënjohës ndaj Tij dhe ta kujtojnë e lavdërojnë Dhuruesin e madh e Bujar. Por, megjithatë:...por shumica e njerëzve nuk falënderojnë. -Ata nuk tregohen mirënjohës, për shkak të injorancës dhe padrejtësisë, që ka zënë vend brenda tyre. Të pakët janë mirënjohësit, ashtu sikurse thotë i Madhëruari: “Pak nga robërit e Mi janë mirënjohës.” [Sebe’e 13]. Mirënjohës janë vetëm njerëzit e vetëdijshëm për mirësitë e dhuruara nga i Madhëruari. Ata i nënshtrohen me përunjësi Allahut, duke i shprehur dashurinë dhe madhërimin e tyre për Të. Mirësitë që u ka dhënë Zoti i tyre Bujar, ata i shfrytëzojnë e shpenzojnë vetëm për ta adhuruar Atë, për t’iu bindur Atij dhe për ta kënaqur Atë. Fjalët, veprat dhe sjellja e tyre shprehin mirënjohje ndaj të Adhuruarit. Fjala ibâdetun ka dy kuptime:1. Et-teab-budu / adhurimi. Pranënshtrimi ndaj Allahut krenar dhe tëmadhërishëm duke kryer urdhërat eduke i’u larguar ndalesave të Tij, nisurnga dashuria për Të dhe madhërimi i Tij.2. El muteab-bed bihi. Pra ajo nëpërmjetsë cilës kryhet adhurimi. Ka thënë shejhulislam: “Ibadeti është një emër përfshirës igjithçkaje që e do Allahu dhe është ikënaqur me to, qofshin ato fjalë apopunë, të dukshme (të jashtme) apo tëfshehura (të brendshme). Imam IbnKajimi thotë: Adhurimi ndërtohet mbi 15themele apo baza. Ai që i kompleton atoka arritur të kompletojë të gjithë nivelete adhurimit. Për të shpjeguar mëhollësisht këtë themi: Adhurimet janëshpërndarë nëpër tre drejtime: zemër,gjuhë dhe gjymtyrë. Dispozitat ligjore qëlidhen me adhurimet janë pesë. Uaxhib(e detyruar), mustehab (e pëlqyeshme),haram (e ndaluar), mekruh (epapëlqyeshme), mubah (e lejuar). Prazemra, gjuha dhe gjymtyrët do tëadhurojnë Zotin nëpërmjet këtyre 5mënyrave. Kështu plotësohen 15 baza tëadhurimit." El kurtubij ka thënë: “Themelidhe thelbi i adhurimit është nënshtrimidhe përunjësia. Prandaj edhe detyrat qësherijati ka parashtruar dhe ligjëruar përtë përgjegjëshmit ligjërisht janë quajturadhurime. Sepse njerëzit i kryejnë ato nëshenjë nënshtrimi dhe përunjësie ndajAllahut të lartësuar." El Imad ibnu Kethirka thënë: “Adhurimi është: Bindja ndajAllahut duke kryer urdhërat dhe duke iularguar ndalesave. Pikërisht ky ështërealiteti dhe thelbi i fesë dhe besimitislam. Islam dhe istislam janë dorëzimi iplotë ndaj Allahut të lartësuar, dorëzim icili presupozon përkushtimin,nënshtrimin dhe përunjësinë e plotëndaj Tij.”

40:62Page 474

ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمۡ خَٰلِقُ كُلِّ شَيۡءٖ لَّآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ فَأَنَّىٰ تُؤۡفَكُونَ ٦٢

That is Allāh, your Lord, Creator of all things; there is no deity except Him, so how are you deluded?

I tillë është Allahu, Zoti juaj, Krijuesi i çdo gjëje. Nuk ka të adhuruar me meritë përveç Tij. -Ai i Cili ju ka falur të gjitha mirësitë dhe përkujdeset për ju është vetëm Allahu i Madhëruar. Ai është i vetmi Krijues, Furnizues, Sundues e Përkujdesës dhe i vetmi që meriton adhurimin e përkushtimin tuaj të plotë. Mirësitë e shumta të dhuruara prej Tij janë shenjë se Ai është i vetmi Zot, ndërsa mirënjohja dhe lavdërimi që Ai meriton për këto mirësi dhe për cilësitë e Tij të mrekullueshme tregojnë se Ai është i vetmi që meriton adhurimin.Atëherë, si i largoheni së vërtetës? -Pasi i Madhëruari pohoi zotërimin dhe sundimin absolut të Tij, Ai urdhëron që ta adhurojmë si Një të vetëm, duke thënë: Si i largoheni adhurimit të Tij, pa i bërë shok e ortak?! Si nuk i përkushtoheni vetëm Atij, pasi ju solli argumente dhe jua ndriçoi rrugën?!

40:63Page 474

كَذَٰلِكَ يُؤۡفَكُ ٱلَّذِينَ كَانُواْ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ يَجۡحَدُونَ ٦٣

Thus were those [before you] deluded who were rejecting the signs of Allāh.

Kështu sprapsen ata që i mohojnë argumentet e Allahut. -Largimi prej adhurimit të Allahut të Madhëruar ndodh si një ndëshkim i drejtë për ata që shpërfillin dhe refuzojnë të pranojnë ajetet dhe argumentet e Tij, apo që luftojnë profetët e Tij. Me fjalë të tjera, për shkak të mohimit të Shpalljes së Zotit dhe armiqësisë ndaj profetëve e përhapësve të së vërtetës, ata devijohen dhe privohen nga teuhidi dhe nga sinqeriteti ndaj Allahut, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “Sa herë që zbret ndonjë sure, ata shikojnë njëri-tjetrin në sy e thonë: “A ju pa ndokush?” Pastaj largohen. Allahu ua ka larguar zemrat (nga drita), sepse ata qenë njerëz që nuk kuptonin.” [Teube 127].

40:64Page 474

ٱللَّهُ ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلۡأَرۡضَ قَرَارٗا وَٱلسَّمَآءَ بِنَآءٗ وَصَوَّرَكُمۡ فَأَحۡسَنَ صُوَرَكُمۡ وَرَزَقَكُم مِّنَ ٱلطَّيِّبَٰتِۚ ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمۡۖ فَتَبَارَكَ ٱللَّهُ رَبُّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٦٤

It is Allāh who made for you the earth a place of settlement and the sky a structure [i.e., ceiling] and formed you and perfected your forms and provided you with good things. That is Allāh, your Lord; then blessed is Allāh, Lord of the worlds.

Është Allahu Ai që jua bëri Tokën vendbanim ... -Allahu i Madhëruar e bëri Tokën një vend të qëndrueshëm dhe të përshtatshëm, që njerëzit të plotësojnë nevojat e tyre. Ata mund ta punojnë tokën, ta plugojnë, ta mbjellin, të ndërtojnë banesat mbi të ose të udhëtojnë dhe të qëndrojnë në të....e qiellin çati. -Domethënë, e bëri qiellin si çati mbrojtëse për tokën, ku ju qëndroni e jetoni. Allahu i Madhëruar ka vendosur në qiell çdo gjë të domosdoshme për jetën në tokë. Ai i ka bërë yjet e qiellit si orientues, nëpërmjet të cilëve ju udhëzoheni kur është errësirë në tokë apo në det.Ai ju dha formë. Ai e përkreu formën tuaj... -Asnjë krijesë e gjallë nuk ka pamje më të bukur e më të mirë se njeriu, sikurse thotë i Madhëruari në ajetin tjetër: “Ne e kemi krijuar njeriun në formën më të mirë.” [Tin 4]. Nëse dëshiron të njohësh dhe të kuptosh bukurinë dhe plotësimin e njeriut, si dhe urtësitë e Allahut të Lartësuar në krijimin e Tij, vështroje atë me kujdes, gjymtyrë për gjymtyrë. A mund të gjesh ndonjë prej tyre që nuk është në vendin e vet apo të papërshtatshme për atë pozicion? Medito pak edhe për tërheqjen e zemrave të njerëzve kundrejt njëra-tjetrës: a ndodh kjo me krijesat e tjera? Shiko se si e ka dalluar Zoti njeriun mbi të tjerët, duke i dhënë mendje, forcë, arsyetim, iman, dashuri për Zotin dhe aftësi për të nxënë dituri. Këto janë disa nga dhuntitë që i Madhëruari u ka falur njerëzve, krijesave më të bukura....dhe ju begatoi me të mira. -Këtu përfshihen të gjitha mirësitë: ushqimi, pija, veshja, marrëdhëniet intime, kënaqësitë e shikueshme, të dëgjueshme etj., të cilat Zoti ua mundësoi robërve të Tij për t’i patur dhe shfrytëzuar. Është Ai që ua lehtësoi edhe rrugët e arritjes së këtyre mirësive. Prej mirësive të Allahut është edhe fakti që Ai i ndaloi ata nga çdo ligësi e dëmshme dhe e pisët, që u cenon apo prish mirësitë e tyre, që u dëmton trupin, zemrën, shpirtin, fenë dhe besimin e tyre.I tillë është Allahu, Zoti juaj. -Ai i Cili kujdeset për ju, Ai që ju fal gjithë këto mirësi dhe Ai që rregullon të gjitha çështjet tuaja është vetëm Allahu. Ai është i vetmi i Adhuruar, i vetmi Krijues dhe Zotërues i çështjeve.I Lartësuar qoftë Allahu, Zoti i botëve! -U madhëroftë dhe u shtofshin mbi ne mirësitë dhe begatitë e Tij! Ai kujdeset për të gjithë botën me bujarinë dhe bamirësinë e Tij.

40:65Page 474

هُوَ ٱلۡحَيُّ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ فَٱدۡعُوهُ مُخۡلِصِينَ لَهُ ٱلدِّينَۗ ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٦٥

He is the Ever-Living;1 there is no deity except Him, so call upon Him, [being] sincere to Him in religion. [All] praise is [due] to Allāh, Lord of the worlds.

Ai është i Gjalli(i Përjetshmi). -Allahu është i Gjalli, të Cilit i takon jeta e plotë dhe absolute, e cila presupozon që Ai të jetë i plotë në cilësitë e Qenien e Tij, pa të cilat nuk do të konsiderohej si i Gjallë me jetë të plotë dhe absolute. Ai është i Plotë e Absolut në të gjitha atributet e Tij, si shikimi, dëgjimi, pushteti, dituria, të folurit etj.Askush nuk meriton të adhurohet veç Tij. Prandaj vetëm Atij lutjuni, duke iu përkushtuar me adhurime të sinqerta! -Nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet veç Allahut të Madhërishëm e të Lavdëruar, prandaj vetëm Atij lutjuni! Lutja është adhurim dhe adhurimi nuk lejohet t’i përkushtohet dikujt tjetër veç Allahut. Qoftë lutjet që shprehen me kërkesa të drejtpërdrejta, qoftë lutjet që shprehen me adhurim, të dyja llojet e lutjes i drejtohen veçse Allahut të Madhëruar. Allahu i Madhëruar thotë: “...vetëm Atij lutjuni, duke iu përkushtuar me adhurime të sinqerta!” - pra, duke ia përkushtuar tërësisht dhe vetëm Atij fenë e besimin. Me çdo adhurim e lutje, me çdo fjalë e vepër, duhet të synohet kënaqësia e Allahut të Madhëruar, sikurse ka thënë Ai në një ajet tjetër: “Ata nuk qenë urdhëruar për gjë tjetër, përveçse që të adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë e me përkushtim ndaj Tij duke qenë besimdrejtë (hunefae), si dhe të falnin namazin dhe të jepnin zekatin. Kjo është feja e drejtë.” [Bejjine 5].I Lavdëruar qoftë Allahu, Zoti i Gjithësisë! -Të gjitha lëvdatat, mirënjohja dhe falënderimet i takojnë vetëm Allahut. Lavdërimi dhe mirënjohja ndaj Tij bëhen me fjalë, duke e lavdëruar dhe kujtuar Atë me llojet e ndryshme të dhikrit, si edhe me vepra. Të gjitha llojet e adhurimeve duhet t’i përkushtohen veçse Allahut të Madhëruar, që është i Vetëm dhe i Pashoq në meritën e adhurimit. Ai është i vetmi që meriton adhurimet dhe lavdërimet, sepse Ai ka emrat dhe cilësitë më të plota dhe më të larta, dhe sepse veprat e Tij janë të gjitha të drejta, plot mëshirë, bamirësi e bujari. Allahu është Dhuruesi i të gjitha mirësive të dynjasë dhe të ahiretit.

40:66Page 474

۞ قُلۡ إِنِّي نُهِيتُ أَنۡ أَعۡبُدَ ٱلَّذِينَ تَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ لَمَّا جَآءَنِيَ ٱلۡبَيِّنَٰتُ مِن رَّبِّي وَأُمِرۡتُ أَنۡ أُسۡلِمَ لِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٦٦

Say, [O Muḥammad], "Indeed, I have been forbidden to worship those you call upon besides Allāh once the clear proofs have come to me from my Lord, and I have been commanded to submit to the Lord of the worlds."

Pasi urdhëroi për ta adhuruar Atë si Një të vetëm, duke iu përkushtuar me sinqeritet dhe përunjësi vetëm Atij, dhe pasi tregoi argumentet dhe arsyet pse duhet ta adhurojmë si Një të vetëm, Allahu i Madhëruar ndalon më pas nga adhurimi i dikujt tjetër veç Tij. Kjo shërben për ta përforcuar e qartësuar edhe më shumë kuptimin e vërtetë të teuhidit. Ai thotë:Thuaj: “Mua më është ndaluar të adhuroj ata që ju i adhuroni veç Allahut, ...” -Thuaju, o Profet, unë jam ndaluar që t’i adhuroj ata të cilët ju i adhuroni përveç Allahut, duke u shprehur dashurinë e madhërimin tim, duke shpresuar tek ata e duke iu lutur, duke iu bindur e nënshtruar atyre, qofshin ata idhuj, puta e çdo gjë tjetër që adhurohet padrejtësisht veç Allahut. Unë nuk jam në dyshim për çështjen që ju ftoj, por jam i qartë, i sigurt dhe i bazuar në argumente nga Zoti:“...sepse më kanë ardhur argumente të qarta nga Zoti im dhe jam urdhëruar t’i dorëzohem e nënshtrohem vetëm Zotit të botëve”. -Kjo është ftesa ime, me argumente të qarta nga Zoti im. Unë jam urdhëruar t’i dorëzohem tërësisht Zotit të botëve, duke e adhuruar Atë si Një të vetëm, ashtu siç më ka urdhëruar Ai që ta adhuroj. Unë e adhuroj Zotin tim me zemrën, gjuhën dhe me trupin tim. E adhuroj Atë me të gjithë qenien time, duke u nënshtruar dhe dorëzuar ndaj ligjit të Tij. Pa dyshim ky urdhër është absolutisht urdhri më i madh, ashtu sikurse ndalesa nga adhurimi i çdo gjëje tjetër veç Allahut është absolutisht ndalesa më e madhe. Allahu i Madhëruar e argumenton këtë teuhid, duke na treguar se Ai është Krijuesi e Formësuesi i qenieve tona. Nëse e pranojmë Atë si të vetmin Krijues, atëherë duhet ta njohim e pranojmë edhe si të vetmin që meriton adhurimin.

40:67Page 475

هُوَ ٱلَّذِي خَلَقَكُم مِّن تُرَابٖ ثُمَّ مِن نُّطۡفَةٖ ثُمَّ مِنۡ عَلَقَةٖ ثُمَّ يُخۡرِجُكُمۡ طِفۡلٗا ثُمَّ لِتَبۡلُغُوٓاْ أَشُدَّكُمۡ ثُمَّ لِتَكُونُواْ شُيُوخٗاۚ وَمِنكُم مَّن يُتَوَفَّىٰ مِن قَبۡلُۖ وَلِتَبۡلُغُوٓاْ أَجَلٗا مُّسَمّٗى وَلَعَلَّكُمۡ تَعۡقِلُونَ ٦٧

It is He who created you from dust, then from a sperm-drop, then from a clinging clot; then He brings you out as a child; then [He develops you] that you reach your [time of] maturity, then [further] that you become elders. And among you is he who is taken in death before [that], so that you reach a specified term;1 and perhaps you will use reason.

Është Allahu Ai që ju ka krijuar fillimisht prej dheu... -Kështu e filloi i Madhëruari krijimin e njeriut të parë, Ademin (a.s.), prej brinjës së të cilit krijoi gruan e parë....pastaj prej një pikë fare e pastaj, prej gjaku të ngjizur. -Kështu ndodh më pas me krijimin e të gjithë llojit njerëzor. Është përmendur fillimi i krijimit të njeriut, për të nënkuptuar pastaj të gjitha fazat e tjera të zhvillimit të tij në barkun e nënës: si gjak i ngjizur, si kafshatë e përtypur, si skelet kockor, me skelet dhe mish, për të përfunduar me fryrjen e shpirtit.Pastaj, Ai ju bën të lindni si foshnjë, e më pas(ju bën të rriteni e)të arrini pjekurinë e pastaj të plakeni, ... -Kuptimi: Kështu, ju kaloni fazë pas faze nëpër krijimin hyjnor, deri sa të arrini moshën e pjekurisë dhe të përgjegjësisë ligjore, kur plotësoheni me trupin dhe mendjen tuaj, me fuqitë e jashtme dhe të brendshme.... ndërsa disa prej jush vdesin më herët. Ai bën që të gjithë të plotësoni afatin e përcaktuar ... -Disa njerëz vdesin ende pa arritur moshën e pjekurisë, ndërsa të tjerë e arrijnë atë. Sidoqoftë, të gjithë do ta plotësojnë afatin e tyre të përcaktuar nga i Urti e i Gjithëpushtetshmi. Kur të plotësojnë moshën ose kohën e jetës të dhuruar nga Zoti, të gjithë do të ktheheni tek Ai.... dhe që të arrini të kuptoni. -Kuptimi: Duke medituar rreth fazave nëpër të cilat kaloni, do ta kuptoni se Allahu që e bëri këtë me ju është i Plotfuqishëm të bëjë gjithçka dhe, si i tillë, vetëm Atij i takon adhurimi me bindje e nënshtrim, dashuri e madhërim. Madje, do të kuptoni gjithashtu se ju jeni të mangët në çdo aspekt.

40:68Page 475

هُوَ ٱلَّذِي يُحۡيِۦ وَيُمِيتُۖ فَإِذَا قَضَىٰٓ أَمۡرٗا فَإِنَّمَا يَقُولُ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ ٦٨

He it is who gives life and causes death; and when He decrees a matter, He but says to it, "Be," and it is.

Është Allahu Ai që jep jetë dhe sjell vdekje. -Allahu është i vetmi që ka në dorë jetën dhe vdekjen. Çdonjë që vdes, me shkak apo pa shkak, vdes veçse me lejen dhe caktimin e Tij. I Madhëruari thotë në një ajet tjetër: “Allahu ju krijoi prej dheu, pastaj prej një pike uji (sperme) e pastaj ju bëri çift. Çdo femër mbetet shtatzanë dhe lind veçse me dijen e Tij. Askujt nuk i jepet të jetojë gjatë ose t'i shkurtohet jeta, pa qenë kjo e shënuar në Libër (Leuhi Mahfudh). Dhe kjo është e lehtë për Allahun.”.”. [Fatir 11].Kur dëshiron diçka, Ai vetëm thotë: “Bëhu”, e ajo menjëherë bëhet. -Nëse Ai dëshiron të kryhet a të ndodhë diçka, e madhe apo e vogël, e rëndësishme apo jo në dukje, Ai vetëm i thotë: “Bëhu!” dhe ajo bëhet; asgjë nuk mund ta ndalojë, ta kthejë apo ta ndryshojë atë.

40:69–70Page 475

أَلَمۡ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ يُجَٰدِلُونَ فِيٓ ءَايَٰتِ ٱللَّهِ أَنَّىٰ يُصۡرَفُونَ ٦٩

Do you not consider those who dispute concerning the signs of Allāh - how are they averted?

ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِٱلۡكِتَٰبِ وَبِمَآ أَرۡسَلۡنَا بِهِۦ رُسُلَنَاۖ فَسَوۡفَ يَعۡلَمُونَ ٧٠

Those who deny the Book [i.e., the Qur’ān] and that with which We sent Our messengers - they are going to know,

A nuk i sheh ata që kundërshtojnë argumentet e Allahut se si largohen nga e Vërteta? Ata që mohojnë Librin(Kur'anin)dhe mesazhet që u kemi dhënë të dërguarve Tanë, shpejt do ta kuptojnë të Vërtetën, ... -Kuptimi: A nuk çuditesh me gjendjen e tmerrshme ku ndodhen ata të cilët polemizojnë padrejtësisht kundër argumenteve Tona të padiskutueshme?! Si është e mundur që devijojnë dhe largohen nga e vërteta? Çfarë duan të arrijnë, pas qartësimit të plotë të së vërtetës! A kanë fakte e prova me të cilat mund të hedhin poshtë ajetet dhe shenjat e qarta të Allahut! Jo, për Zotin! Ata nuk kanë asnjë fakt ku të mbështeten. Ata kapen thjesht pas dyshimesh e hamendësimesh, që përputhen me dëshirat e tyre. Ata luftojnë vetëm për të mbrojtur dhe mbështetur të kotën e tyre. Sa poshtëruese është për ta kjo zgjedhje! Ata kanë zgjedhur që të mohojnë dhe refuzojnë Librin e Allahut dhe mesazhet që Ai i solli nëpërmjet profetëve të Tij. Ata kanë zgjedhur të mos i besojnë dhe të mos i zbatojnë mësimet e profetëve të Zotit, të cilët ishin njerëzit më të zgjedhur, më të mirët, më të sinqertët, të vërtetët, besnikët dhe më të mençurit, ashtu siç i bëri Zoti i tyre. Për këtë arsye, ata që mohojnë Shpalljen hyjnore dhe refuzojnë të besojnë e pasojnë profetët e Zotit, ata meritojnë veçse Zjarrin e Xhehenemit të ndezur fort, siç thotë i Madhëruari:

40:71–72Page 475

إِذِ ٱلۡأَغۡلَٰلُ فِيٓ أَعۡنَٰقِهِمۡ وَٱلسَّلَٰسِلُ يُسۡحَبُونَ ٧١

When the shackles are around their necks and the chains; they will be dragged

فِي ٱلۡحَمِيمِ ثُمَّ فِي ٱلنَّارِ يُسۡجَرُونَ ٧٢

In boiling water; then in the Fire they will be filled [with flame].

Atëherë, kur zinxhirët t’u shtrëngohen te qafa e të tërhiqen zvarrë, në ujë të valë dhe kur të hidhen në Zjarr. -Qafat do t’u mbërthehen me pranga, në një mënyrë që nuk do mund të lëvizin prej shtrëngimit të tyre. Ata do të jenë të lidhur së bashku me shejtanët, të cilët i shoqëruan në dynja. Ashtu të lidhur do të tërhiqen zvarrë në zjarrin e Xhehenemit. Ata do të ndëshkohen me ujë të valuar dhe me zjarr, flakët e të cilit do të shtohen fort e më fort. Pastaj, mes këtij ndëshkimi, u drejtohen fjalë torturuese e poshtëruese, duke u kujtuar shirk-un, mosbesimin dhe mohimin e tyre të shpalljeve dhe të profetëve të Zotit:

40:73Page 475

ثُمَّ قِيلَ لَهُمۡ أَيۡنَ مَا كُنتُمۡ تُشۡرِكُونَ ٧٣

Then it will be said to them, "Where is that which you used to associate [with Him in worship]

Pastaj do të pyeten: “Ku janë ata që i adhuronit në vend të Allahut?” -Kuptimi: A mund t’ju ndihmojnë ata tani? A mund t’jua largojnë apo lehtësojnë ndopak ndëshkimin?

40:74Page 475

مِن دُونِ ٱللَّهِۖ قَالُواْ ضَلُّواْ عَنَّا بَل لَّمۡ نَكُن نَّدۡعُواْ مِن قَبۡلُ شَيۡـٔٗاۚ كَذَٰلِكَ يُضِلُّ ٱللَّهُ ٱلۡكَٰفِرِينَ ٧٤

Other than Allāh?" They will say, "They have departed from us; rather, we did not used to invoke previously anything." Thus does Allāh put astray the disbelievers.

Ata do të thonë: “Na kanë humbur sysh!” -Ata kanë humbur dhe nuk duken. Por edhe nëse do të ishin aty, kjo nuk do të sillte asnjë dobi. Pastaj ata përpiqen të mohojnë faktin që ishin idhujtarë dhe që adhuronin të tjerë ‘zota’ veç Allahut, të cilëve u luteshin e u kushtonin sakrifica:“Jo, ne nuk kemi adhuruar asgjë më parë(që meriton të adhurohet).” -Ka mundësi që, me këto fjalë, ata të mundohen të tregojnë se nuk ishin idhujtarë, duke menduar se kjo do t’i ndihmojë për të shpëtuar nga ndëshkimi. Por ka mundësi që kështu të deklarojnë kotësinë e adhurimeve të tyre, që ua përkushtonin zotave të rremë. Ky i fundit është kuptimi më i dukshëm i ajetit. Pra, ata e pranojnë se ishin të gabuar në dynja, kur zgjodhën të adhuronin zota të tjerë veç Allahut, sepse Allahu në të vërtetë nuk ka shok e partner në meritën e adhurimit. Ata do të pranojnë se ishin të gabuar që adhuronin diçka që nuk meritonte adhurimin. Këtë kuptim e mbështet edhe vijimi i ajetit, ku thotë i Lartësuari:Ja, kështu i çon Allahu në humbje jobesimtarët. -E tillë ishte edhe humbja e tyre në dynja. Ajo ishte e dukshme dhe e dallueshme nga të gjithë. Për këtë arsye, në Ditën e Gjykimit, edhe ata vetë do ta pranojnë se kanë qenë në humbje të qartë. Atë ditë do ta kuptojnë edhe më mirë fjalën e Allahut të Lartësuar: “Me të vërtetë, Allahut i përket gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në Tokë. Ata të cilët adhurojnë idhuj në vend të Allahut, shkojnë pas hamendësimeve, dhe nuk bëjnë gjë tjetër, por veçse gënjejnë.” [Junus 66]. Për këtë tregon gjithashtu edhe thënia e Allahut: “Nëse u luteni atyre, ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj; por, edhe sikur ta dëgjonin, ata nuk mund t'i përgjigjen (lutjes suaj). Në Ditën e Kijametit, ata do ta mohojnë adhurimin tuaj. Dhe askush nuk mund të ta thotë ty (o njeri), të vërtetën, siç ta thotë Ai, që është i Gjithëditur.” [Fatir 14]. Po kështu edhe në ajetin: “Thuaju atyre: “A nuk i shihni ata që i lusni në vend të Allahut? Më tregoni, çfarë kanë krijuar ata në Tokë? Apo, vallë, kanë marrë pjesë në krijimin e qiejve?! Më sillni ndonjë libër tjetër para këtij ose ndonjë gjurmë diturie (nga Zoti), nëse flisni të vërtetën!” Kush është më i humbur se ata të cilët, në vend të Allahut, u luten atyre që nuk mund t’u përgjigjen (edhe sikur t'u luten) deri në Kijamet?! Ata janë të paditur (e të pafuqishëm t'u përgjigjen) për lutjet e tyre. Dhe kur të mblidhen bashkë të gjithë njerëzit (në ditën e Llogarisë), ata (idhujt) do të jenë armiqtë e tyre dhe do t’ua mohojnë adhurimin që u përkushtuan.” [Ahkaf 4 - 6]. Banorëve të Zjarrit u thuhet:

40:75Page 475

ذَٰلِكُم بِمَا كُنتُمۡ تَفۡرَحُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ بِغَيۡرِ ٱلۡحَقِّ وَبِمَا كُنتُمۡ تَمۡرَحُونَ ٧٥

[The angels will say], "That was because you used to exult upon the earth without right and you used to behave insolently.

Këtë e keni për shkak se gëzoheshit në tokë me padrejtësitë tuaja dhe mburreshit me to. -Kuptimi: Ky ndëshkim i llojllojshëm që po vuani ju jepet për shkak se ju gëzoheshit dhe krekoseshit pa të drejtë me të kotën ku ishit zhytur, si dhe me diturinë që zotëronit, e cila ishte në kundërshtim me diturinë që sollën profetët. Ju lëvdoheshit e krekoseshit mes robërve të Allahut, duke i kaluar kufijtë e Allahut, duke cenuar të drejtat e tyre me armiqësinë dhe padrejtësit tuaja, si dhe duke mos iu bindur Allahut të Madhërishëm. Në fund të kësaj sureje, i Madhëruari thotë: “Kur u erdhën të dërguarit me Shenja të qarta, ata u mburën me diturinë e vet, por atëherë i goditi ai (dënimi i Zotit) me të cilin talleshin.” [Gafir 83]. Po kështu ndodhi edhe me Karunin: “Karuni ishte nga populli i Musait, por ai i kaloi kufijtë (në padrejtësi) kundër tyre. Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri, saqë çelësat e tij mezi i bartnin edhe njerëzit më të fuqishëm. Populli i vet i tha atij: “Mos u gëzo tej mase, sepse Allahu nuk i ata që e teprojnë në gëzim!” [Kasas 76]. Kjo lloj kënaqësie, pra, meriton ndëshkim nga Allahu. Ndryshe ndodh me gëzimin e lëvdueshëm dhe të shpërblyeshëm, për të cilin Allahu i Madhëruar na urdhëron që ta kemi dhe ta kultivojmë në vetet tona, duke menduar dhe e kërkuar shpesh atë: “O njerëz! Ja ku ju erdhi Këshilla nga Zoti juaj dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorin tuaj. Ai është Udhëzim dhe Mëshirë për besimtarët. Thuaj: “Vetëm për Mirësinë e Allahut (imanin) dhe Mëshirën e Tij (Kur'anin) gëzohuni!” Kjo është shumë herë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë”. [Junus 57, 58]. Ky është gëzimi i lëvdueshëm: të gëzohesh me diturinë e dobishme e të vërtetë, si edhe me veprat e mira, që bëhen sipas saj dhe me sinqeritet për Allahun.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском