As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
فصلت
Fussilat
Explained in Detail · Meccan · 54 ayahs
41:1–2Page 477
حمٓ ١
Ḥā, Meem.1
تَنزِيلٞ مِّنَ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ ٢
[This is] a revelation from the Entirely Merciful, the Especially Merciful -
Ha, Mim. Kjo është Shpallje prej të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. -Allahu i Lartësuar u tregon besimtarëve, adhuruesve të Tij, se ky Kur’an i bukur dhe madhështor është Shpallje e Atij, që është El Rahman dhe El Rahim, i Gjithëmëshirshmi e Mëshirëploti. Mëshira e Allahut ka përfshirë gjithçka. Ndër shenjat më të mëdha të mëshirës së Tij është edhe shpallja e Kur'anit madhështor. Dituria, udhëzimi, drita, shërimi, mëshira dhe mirësitë e këtij libri janë aq të shumta dhe të mrekullueshme, saqë ai e meriton të quhet si begatia dhe bekimi më i madh që i është dhuruar botës dhe robërve. Ai është rruga drejt lumturisë në dynja dhe ahiret. Më pas, Allahu i Lartësuar e lëvdon këtë libër, duke treguar se ai është shpallur në formën më të plotë dhe më të bukur:
41:3Page 477
كِتَٰبٞ فُصِّلَتۡ ءَايَٰتُهُۥ قُرۡءَانًا عَرَبِيّٗا لِّقَوۡمٖ يَعۡلَمُونَ ٣
A Book whose verses have been detailed, an Arabic Qur’ān1 for a people who know,
Një Libër, ajetet e të cilit janë shpjeguar me hollësi, një Kur'an në arabisht ... -Kur'ani ka shtjelluar dhe sqaruar çdo çështje në mënyrë të plotë. Ajeti tregon se sqarimi i çështjeve të përmendura në këtë libër është i tërësishëm, duke përmendur çdo element të nevojshëm për të treguar vërtetësinë e gjërave. Gjithashtu, Kur'ani është në arabisht, me një gjuhë të pastër, të qartë e të plotë.... për njerëzit që kuptojnë,. - Ashtu sikurse janë të qarta fjalët dhe shprehjet e Kur'anit, po ashtu janë të qarta edhe kuptimet e përnxjerra prej tij. Në këtë mënyrë, ata që dinë do të mund të dallojnë udhën e drejtë nga e gabuara ose të vërtetën nga e kota. Ndërsa për injorantët, ky libër nuk bën dobi, por përkundrazi, ua shton humbjen, devijimin dhe verbërinë. Nga fjala e Zotit përfitojnë të diturit, ndërsa mohuesit e të padrejtët nuk përfitojnë prej saj, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Nuk ka dyshim se për ata që mohojnë Besimin, është njëlloj: i paralajmërove apo nuk i paralajmërove, ata nuk besojnë. Allahu ua ka vulosur zemrat dhe të dëgjuarit e tyre dhe në shikimet e tyre ka perde. Ata do të kenë dënim të madh.” [Bekare 6 - 7].
41:4Page 477
بَشِيرٗا وَنَذِيرٗا فَأَعۡرَضَ أَكۡثَرُهُمۡ فَهُمۡ لَا يَسۡمَعُونَ ٤
As a giver of good tidings and a warner; but most of them turn away, so they do not hear.
Që jep sihariqe dhe paralajmërime, por shumica e tyre(njerëzve)i kthejnë shpinën dhe nuk dëgjojnë. -Kur'ani i përgëzon ata që e pranojnë dhe zbatojnë atë për shpërblime të shumta në dynja dhe ahiret. Por ai edhe paralajmëron për dënime të dhimbshme në jetën e dynjasë dhe në ahiret ata që e shpërfillin dhe nuk e vënë në zbatim. Megjithëse cilësitë e këtij libri bëjnë që ai të pranohet, të respektohet, të besohet dhe të zbatohet lehtësisht, shumica e krijesave i kthejnë shpinën atij me mendjemadhësi dhe mospërfillje. Ata nuk e dëgjojnë Kur'anin, me kuptimin që nuk e pranojnë atë, edhe pse mund ta dëgjojnë me veshë atë. Ose dëgjimi i tyre nuk u sjell dobi, madje zhvleftëson çdo lloj justifikimi para Zotit për moszbatimin e porosive të Tij.
41:5Page 477
وَقَالُواْ قُلُوبُنَا فِيٓ أَكِنَّةٖ مِّمَّا تَدۡعُونَآ إِلَيۡهِ وَفِيٓ ءَاذَانِنَا وَقۡرٞ وَمِنۢ بَيۡنِنَا وَبَيۡنِكَ حِجَابٞ فَٱعۡمَلۡ إِنَّنَا عَٰمِلُونَ ٥
And they say, "Our hearts are within coverings [i.e., screened] from that to which you invite us, and in our ears is deafness, and between us and you is a partition, so work;1 indeed, we are working."
Ata thonë: “Zemrat tona janë të mbyllura për(të pranuar) atë që ti na fton, veshët tanë janë shurdhuar keq ... ” -Kundërshtarët dhe armiqtë e së vërtetës, duke treguar shkakun e mospërfitimit prej ajeteve të Kur'anit, thonë: Zemrat tona janë të mbyllura, të kyçura e të vulosura, prandaj ne nuk mund ta kuptojmë dhe pranojnë atë. Veshët tanë - thonë ata - janë bllokuar, prandaj nuk mund t’i dëgjojmë porositë e Allahut.... dhe ndërmjet nesh dhe teje ka një perde. -Kuptimi: Ne nuk mund të shohim. Në këtë mënyrë, ata shfaqin armiqësi të hapur ndaj Profetit (a.s.) dhe Shpalljes hyjnore. Nga ana tjetër, ata shprehin vetëkënaqësinë me gjendjen në të cilën ndodhen:... Prandaj ti vepro siç do vetë, kurse ne do vazhdojmë me tonën! - Kuptimi: Ashtu sikurse ti je i kënaqur me veprat dhe përkushtimin në fenë tënde, edhe ne jemi të kënaqur me veprat në fenë tonë. Ky është tregues i humbjes së tyre të thellë, të cilën e shohin si lumturi dhe mirësi. Ata e shesin imanin për të blerë kufrin dhe sakrifikojnë ahiretin për të fituar diçka nga kjo dynja.
41:6–7Page 477
قُلۡ إِنَّمَآ أَنَا۠ بَشَرٞ مِّثۡلُكُمۡ يُوحَىٰٓ إِلَيَّ أَنَّمَآ إِلَٰهُكُمۡ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞ فَٱسۡتَقِيمُوٓاْ إِلَيۡهِ وَٱسۡتَغۡفِرُوهُۗ وَوَيۡلٞ لِّلۡمُشۡرِكِينَ ٦
Say, [O Muḥammad], "I am only a man like you to whom it has been revealed that your god is but one God; so take a straight course to Him and seek His forgiveness." And woe to those who associate others with Allāh –
ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡتُونَ ٱلزَّكَوٰةَ وَهُم بِٱلۡأٓخِرَةِ هُمۡ كَٰفِرُونَ ٧
Those who do not give zakāh, and in the Hereafter they are disbelievers.
Thuaj: “Unë jam veçse një njeri, sikurse edhe ju. Mua më shpallet se Ai që meriton adhurimin tuaj është Allahu Një dhe i Vetëm. ... -Kuptimi: Thuaju atyre, o Profet, se kjo është detyra ime dhe këto janë cilësitë e mia. Unë jam një njeri, ashtu si ju, dhe nuk kam në dorë asnjë çështje. Edhe ndëshkimi, që ju e kërkoni me ngulm që t’ju përshpejtohet dhe ta shihni me sy, nuk është në dorën time. E vetmja veçori me të cilën Zoti më ka dalluar mua mbi ju, është shpallja e Kur'anit dhe Urtësisë, për të cilët më ka urdhëruar që të jetoj sipas tyre dhe t’ju ftoj edhe ju ta bëni një gjë të tillë.“... Prandaj përqendrohuni në rrugën drejt Tij dhe kërkoni falje prej Tij!” -Kuptimi: Ndiqni rrugën e qartë dhe të drejtë, që ju çon drejt Zotit të Lartësuar, duke pohuar dhe besuar çdo lajm që Ai kumton, dhe duke ruajtur kufijtë e Tij, me zbatimin e urdhrave dhe largimin nga ndalesat, në shenjë dëshurie, nënshtrimi dhe madhërimi për Të. Vetëm kështu mund të quheni të përqendruar në rrugën e drejtë të Zotit. Në ajet thuhet: “... përqendrohuni në rrugën drejt Tij”, që nënkupton pajisjen me sinqeritet për Allahun e Madhëruar. Pra, shërbestarët e ahiretit duhet që me punën e tyre të synojnë vetëm kënaqësinë e Allahut të Madhëruar. Qëllimi i tyre i vetëm të jetë arritja e takimit me Allahun e Lartësuar dhe me Xhenetin e Tij, vendin ku Allahu do t’i begatojë me bujarinë e Tij. Në këtë mënyrë, pra, duke punuar sipas Shpalljes dhe porosisë së Zotit dhe duke i kryer këto punë me sinqeritet vetëm për të kënaqur Zotin, veprat e tyre do të jenë të mira, të pranueshme dhe të shpërblyeshme. Në të kundërt, nëse njëri nga këto kushte cenohet, veprat e tyre do të jenë të kota dhe të pavlefshme. Megjithatë, robi patjetër do të cenojë kushtet e qëndrueshmërisë ose duke lënë ndonjë urdhër pa kryer ose duke bërë ndonjë haram. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar porosit që këto mangësi të kurohen me kërkim faljeje dhe pendim të sinqertë sa herë që të ndodhin. Pastaj i Lartësuari i kërcënon ata që largohen nga rruga e drejtë, duke thënë:“Mjerë për ata, që adhurojnë zota të tjerë veç Tij, e që nuk e japin zekatin dhe mohojnë edhe Jetën Tjetër!” - Mjerë për ata të cilët adhurojnë idhuj, të cilët nuk kanë në dorë as dëm e as dobi, as vdekje, as jetë e as ringjallje. Ata jo vetëm që nuk e pastrojnë vetveten, por zhyten më thellë në llumin dhe pisllëkun e idhujtarisë e mosbindjes. Ata nuk e pastrojnë veten nëpërmjet teuhidit, nuk e pastrojnë veten duke u pajisur me sinqeritet ndaj të vetmit Zot që meriton adhurimet, ndaj Allahut të Gjithëmëshirshëm. Ata nuk falin namaz dhe nuk japin zekatin. Ata nuk tregojnë bamirësi me krijesat, duke i ndihmuar dhe udhëzuar drejt. Përveç këtyre cilësive të ulta, ata nuk besojnë se do të ringjallen dhe as në ekzistencën e Xhenetit dhe Xhehenemit. Për këtë arsye, ata jepen tërësisht pas gjërave që i dëmtojnë dhe që do i dëshpërojnë në ahiret. Pasi foli për mohuesit, Allahu i Madhërishëm vijon me besimtarët, duke përshkruar cilësitë e tyre dhe shpërblimin që i pret:
41:8Page 477
إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ لَهُمۡ أَجۡرٌ غَيۡرُ مَمۡنُونٖ ٨
Indeed, those who believe and do righteous deeds - for them is a reward uninterrupted.
Nuk ka dyshim se ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira kanë shpërblim të pandërprerë. - Ata që besojnë Kur'anin dhe gjithçka që mëson ai, pastaj e vërtetojnë këtë besim me vepra të mira, të sinqerta dhe në përputhje me porositë e Zotit të tyre, përgëzohen me një shpërblim të madh, i cili kurrë nuk ka për t’u ndërprerë dhe as për të mbaruar. Ai do të jetë i vazhdueshëm gjatë gjithë kohës, në përjetësi, madje do të shtohet dhe do të zbukurohet gjithnjë e më shumë në çdo çast që kalon. Në Xhenet do të kenë të gjitha llojet e kënaqësive dhe mirësive, që ata t’i shijojnë dhe dëshirojnë.
41:9–10Page 477
۞ قُلۡ أَئِنَّكُمۡ لَتَكۡفُرُونَ بِٱلَّذِي خَلَقَ ٱلۡأَرۡضَ فِي يَوۡمَيۡنِ وَتَجۡعَلُونَ لَهُۥٓ أَندَادٗاۚ ذَٰلِكَ رَبُّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٩
Say, "Do you indeed disbelieve in He who created the earth in two days and attribute to Him equals? That is the Lord of the worlds."
وَجَعَلَ فِيهَا رَوَٰسِيَ مِن فَوۡقِهَا وَبَٰرَكَ فِيهَا وَقَدَّرَ فِيهَآ أَقۡوَٰتَهَا فِيٓ أَرۡبَعَةِ أَيَّامٖ سَوَآءٗ لِّلسَّآئِلِينَ ١٠
And He placed on it [i.e., the earth] firmly set mountains over its surface, and He blessed it and determined therein its [creatures'] sustenance in four days without distinction1 - for [the information of] those who ask.
Thuaju: “A ju jeni ata që nuk i besoni Atij, që e krijoi Tokën për dy Ditë dhe i shoqëroni Atij shok?! Ai është Zoti i botëve. Është Ai që vuri në Tokë male të fuqishme, e bekoi atë(Tokën)me të mira dhe brenda katër Ditëve përcaktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të.” Ky është shpjegimi për ata që pyesin.” - Kjo është një pyetje, që tregon habi, por edhe ndalesë nga krimi që bëjnë qafirët, të cilët adhurojnë idhuj, duke iu përulur e duke i barazuar me Allahun e Madhërishëm, Mbretëruesin Bujar, i Cili e krijoi Tokën vetëm për dy ditë, pastaj e sheshoi atë për dy ditë të tjera, duke vendosur malet si shtylla, të cilët e mbajnë Tokën të qëndrueshme nga dridhjet dhe lëvizjet. Krijimi i saj u plotësua më tej, duke nxjerrë bimësinë e çdo gjë tjetër. E gjithë kjo ndodhi në katër ditë, për ta ditur ata që pyesin rreth krijimit të saj. E kush mund të përgjigjet më mirë se i Gjithëdituri e i Plotpushtetshmi? Ky është një fakt i vërtetë, i cili nuk ka as mangësi dhe as shtesa. Pas krijimit të Tokës, Allahu iu drejtua krijimit të qiellit, i cili ishte tym. Pastaj u tha qiellit dhe Tokës:
41:11Page 477
ثُمَّ ٱسۡتَوَىٰٓ إِلَى ٱلسَّمَآءِ وَهِيَ دُخَانٞ فَقَالَ لَهَا وَلِلۡأَرۡضِ ٱئۡتِيَا طَوۡعًا أَوۡ كَرۡهٗا قَالَتَآ أَتَيۡنَا طَآئِعِينَ ١١
Then He directed Himself1 to the heaven while it was smoke and said to it and to the earth, "Come [into being],2 willingly or by compulsion." They said, "We have come willingly."
Më pas, Ai iu drejtua qiellit, i cili ishte si tym dhe i tha atij dhe Tokës: “Bindjuni urdhrit Tim, me hir a me pahir!” -Ky është një urdhër që duhet të shkojë në vend dhe të ekzekutohet në çdo mënyrë.Të dy (Qielli dhe Toka) thanë: “Po, i bindemi me dëshirë.” - Kuptimi: Ne kurrsesi nuk mund të dëshirojmë diçka që kundërshton dëshirën dhe urdhrin Tënd, o Zot. Ne nënshtrohemi vullnetarisht e me dëshirë. Kështu u kompletua krijimi i qiejve dhe Tokës në gjashtë ditë të plota, duke filluar nga dita e diel e duke përfunduar ditën e premte. Edhe pse fuqia e Zotit është aq e madhe sa të krijojë gjithçka në një çast të vetëm, edhe pse Ai është i Plotpushtetshëm për gjithçka, Ai gjithashtu është i Urtë, i Butë e i Mëshirshëm. Prej mëshirës dhe butësisë së Tij, Ai vendosi që krijimi i botës të jetë në këtë mënyrë dhe kohë. Nga ajeti: “Më pas, Ai iu drejtua qiellit, i cili ishte si tym dhe i tha atij dhe Tokës: “Bindjuni urdhrit Tim, me hir a me pahir!”, kuptohet se Allahu i Lartësuar e ka krijuar qiellin pas krijimit të Tokës. Ndërsa në suren Naziat, Allahu i Lartësuar thotë: “...e pastaj tokën e sheshoi....”. Në pamje të parë duket sikur këto dy ajete janë në kundërshtim me njëri-tjetrin. Por, pa dyshim, në Librin e Zotit nuk mund të gjesh kurrë kundërshtime e kundërthënie. Shpjegimi për këtë është se - ashtu siç thonë shumë komentues të Kur'anit, - vërtet që krijimi i Tokës si trup qiellor ka ndodhur para krijimit të qiejve, ashtu sikurse thuhet në këtë sure, por shtrimi dhe përgatitja e saj, duke e nxjerrë bimësinë, ujin etj., ka ndodhur pas krijimit të qiejve, sikurse thuhet në suren Naziat: “A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? Ai e ndërtoi atë. E ngriti kupën e tij dhe e përsosi. Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi. E pastaj tokën e sheshoi. Nxori prej saj ujin dhe kullotat e saj, kurse malet ia përforcoi, si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja.”. Në këtë ajet nuk thuhet: “E pastaj Tokën e krijoi”, por thuhet: “E pastaj Tokën e sheshoi....”. Pra, pas krijimit të qiellit, ka ndodhur shtrimi i tokës dhe jo krijimi i saj.
41:12Page 478
فَقَضَىٰهُنَّ سَبۡعَ سَمَٰوَاتٖ فِي يَوۡمَيۡنِ وَأَوۡحَىٰ فِي كُلِّ سَمَآءٍ أَمۡرَهَاۚ وَزَيَّنَّا ٱلسَّمَآءَ ٱلدُّنۡيَا بِمَصَٰبِيحَ وَحِفۡظٗاۚ ذَٰلِكَ تَقۡدِيرُ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡعَلِيمِ ١٢
And He completed them as seven heavens within two days and inspired [i.e., made known] in each heaven its command. And We adorned the nearest heaven with lamps [i.e., stars, for beauty] and as protection.1 That is the determination of the Exalted in Might, the Knowing.
Ai krijoi shtatë qiej brenda dy Ditëve, duke i caktuar secilit qiell detyrën dhe urdhrin e tij. Dhe Ne e zbukuruam Qiellin më të afërt me drita dhe e bëmë të mbrojtur. I tillë është Krijimi(e përcaktimi)i të Plotfuqishmit të Gjithëditur. -Për çdo qiell u dhanë urdhra dhe u caktuan ato që ishin të nevojshme, ashtu sikurse di të vendosë më i Urti. Ndërsa qielli i dynjasë u zbukurua me yje, nëpërmjet të cilëve krijesat ndriçohen dhe udhëzohen në errësirë. Yjet janë zbukurim për qiellin e errët, por shërbejnë edhe si gjuajtës për shejtanët e mallkuar, për të mos i lejuar që të dëgjojnë dhe të vjedhin nga lajmet e qiellit. Toka dhe qielli me gjithçka mes tyre u krijuan sipas përcaktimit të Krenarit të Gjithëditur. Me krenarinë dhe pushtetin e Tij të plotë, Ai i nënshtroi krijesat e tashmë administron çështjet e tyre. Ndërsa me dijen e Tij, Allahu i ka përfshirë të gjitha krijesat, të dukshmet dhe të padukshmet. Megjithatë, politeistët i largohen përkushtimit me sinqeritet ndaj Zotit të Madhërishëm, që është i Vetëm dhe Ngadhënjimtar mbi gjithçka. Allahut i janë nënshtruar të gjitha krijesat dhe çdo gjë funksionon sipas përcaktimit dhe dëshirës së Tij, por, në vend të Tij, mushrikët adhurojnë idhuj. Ky shkëmbim është tepër i çuditshëm, kur dihet se idhujt e tyre kanë cilësi të mangëta e të ulëta. Sidoqoftë, nëse vazhdojnë në kundërshtimin dhe mohimin e tyre, për ta nuk ka shpagim tjetër veç ndëshkimit në këtë jetë dhe në jetën tjetër.
41:13Page 478
فَإِنۡ أَعۡرَضُواْ فَقُلۡ أَنذَرۡتُكُمۡ صَٰعِقَةٗ مِّثۡلَ صَٰعِقَةِ عَادٖ وَثَمُودَ ١٣
But if they turn away, then say, "I have warned you of a thunderbolt like the thunderbolt [that struck] ʿAad and Thamūd.
Por në qoftë se ata shmangen, ti thuaju: “Ju paralajmëroj për një rrufe, si rrufeja e Adit dhe Themudit." - Nëse edhe pas përmendjes së cilësive të larta të Kur'anit dhe cilësive të Allahut të Madhërishëm, ata do vazhdonin në mohimin dhe kundërshtimin e tyre, atëherë do të paralajmëroheshin për një ndëshkim të dhimbshëm dhe shfarosës, të ngjashëm me ndëshkimin e popujve Ad dhe Themud. Këta dy popuj të njohur u ndëshkuan ashpër, për shkak të padrejtësisë së tyre me mohimin e profetëve dhe të shpalljeve të Zotit.
41:14Page 478
إِذۡ جَآءَتۡهُمُ ٱلرُّسُلُ مِنۢ بَيۡنِ أَيۡدِيهِمۡ وَمِنۡ خَلۡفِهِمۡ أَلَّا تَعۡبُدُوٓاْ إِلَّا ٱللَّهَۖ قَالُواْ لَوۡ شَآءَ رَبُّنَا لَأَنزَلَ مَلَٰٓئِكَةٗ فَإِنَّا بِمَآ أُرۡسِلۡتُم بِهِۦ كَٰفِرُونَ ١٤
[That occurred] when the messengers had come to them before them and after them, [saying], "Worship not except Allāh." They said, "If our Lord had willed,1 He would have sent down the angels, so indeed we, in that with which you have been sent, are disbelievers."
Kur atyre u erdhën të dërguarit në çdo kohë, duke i këshilluar: “Mos adhuroni asgjë tjetër përveç Allahut”, ata thanë:... -Pra, të dërguarit e Zotit shkonin njëri pas tjetrit, për t’u kujtuar Zotin dhe për t’i ftuar në adhurimin e Tij. Mesazhi i të gjithë profetëve ka qenë i njëjtë: Mos adhuroni asgjë tjetër veç Allahut. Ata kanë urdhëruar për sinqeritet ndaj Allahut dhe kanë ndaluar nga idhujtaria, me të gjitha format dhe rrugët e saj. Megjithatë, ata i refuzuan porositë e Zotit, duke i konsideruar gënjeshtra dhe trillime. Ata thanë:“Po të donte Zoti ynë, do të dërgonte melekë(të na këshillonte). Prandaj ne nuk i besojmë mesazhit që përcillni ju.” - Kuptimi: Ju jeni njerëz të zakonshëm si ne, prandaj nuk e pranojmë thirrjen tuaj. Ky lloj justifikimi i kotë vazhdon e përsëritet nga njerëzit. Ai është vërtet justifikim pa bazë, sepse nuk është kusht që të jesh melek për të qenë profet. Asnjëherë nuk ka ekzistuar një kusht i tillë. Që një profet të dëshmojë se ai vërtet është i dërguar dhe i ndihmuar nga Zoti në misionin e tij, mund të sjellë mrekulli prej Zotit. Nëse profeti i sjell mrekullitë dhe argumentet e dukshme për vërtetësinë e tij, atëherë kundërshtarët le të mblidhen dhe t’i hedhin poshtë ato me argumente të tjera! Por kjo është e pamundur të ndodhë. Ata kurrë nuk mund të hedhin poshtë mrekullitë dhe faktet e sjella nga një profet i Allahut.
41:15Page 478
فَأَمَّا عَادٞ فَٱسۡتَكۡبَرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ بِغَيۡرِ ٱلۡحَقِّ وَقَالُواْ مَنۡ أَشَدُّ مِنَّا قُوَّةًۖ أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ أَنَّ ٱللَّهَ ٱلَّذِي خَلَقَهُمۡ هُوَ أَشَدُّ مِنۡهُمۡ قُوَّةٗۖ وَكَانُواْ بِـَٔايَٰتِنَا يَجۡحَدُونَ ١٥
As for ʿAad, they were arrogant upon the earth without right and said, "Who is greater than us in strength?" Did they not consider that Allāh who created them was greater than them in strength? But they were rejecting Our signs.
Sa i përket popullit Ad, ata u treguan arrogantë në tokë kundër të vërtetës dhe thanë: “Kush është më i fortë se ne?” -Këtu flitet për historinë e popujve Ad dhe Themud. Populli i Adit, përveç se ishin mohues të Zotit, të shenjave të Tij dhe të profetëve të Tij, ata ishin njerëz të prishur e shkatërrimtarë. Ata dhunonin padrejtësisht të tjerët, ishin shumë arrogantë dhe të vetëkënaqur me fuqinë e tyre, aq sa thoshin: “E kush është më i fortë se ne?”.A nuk e dinin ata se Allahu, i Cili i krijoi, është më i fortë se ata?! Por ata vazhduan t'i rrefuzonin shenjat Tona. - Por Allahu i Lartësuar kthen përgjigjen për ta, duke përmendur diçka që e dinë të gjithë. I Madhëruari thotë: A nuk e dinin ata se Allahu, i Cili i krijoi, është më i fortë se ata?! Nëse Ai nuk do t’i kishte krijuar, ata nuk do të ekzistonin. Për këtë arsye, nëse ata do të kujtonin këtë fakt, nuk do të silleshin me kryelartësi dhe arrogancë.
41:16Page 478
فَأَرۡسَلۡنَا عَلَيۡهِمۡ رِيحٗا صَرۡصَرٗا فِيٓ أَيَّامٖ نَّحِسَاتٖ لِّنُذِيقَهُمۡ عَذَابَ ٱلۡخِزۡيِ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۖ وَلَعَذَابُ ٱلۡأٓخِرَةِ أَخۡزَىٰۖ وَهُمۡ لَا يُنصَرُونَ ١٦
So We sent upon them a screaming wind during days of misfortune to make them taste the punishment of disgrace in the worldly life; but the punishment of the Hereafter is more disgracing, and they will not be helped.
Prandaj Ne lëshuam kundër tyre një Erë të furishme për disa ditë shkatërruese, ... -Ajo ishte një stuhi e furishme, aq sa prej saj krijohej një ushtimë shumë e frikshme, si një bubullimë. Allahu i Lartësuar ua vazhdoi atë furtunë për shtatë net e tetë ditë rresht, sikurse thotë në suren Hakka 6, 7: “Ndërsa Adi u shkatërrua me një stuhi të fuqishme e të zhurmshme, që Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht. Sikur t’i shihje njerëzit që shembeshin përdhe, si të ishin trungje hurmash të zgavruara.” Kështu i shkatërroi i Madhërishmi ata. Pas kësaj gjëme, mbetën veçse rrënojat e vendbanimit të tyre. Pastaj i Lartësuari thotë:...për t’i bërë ata ta ndienin shjen e dënimit poshtërues që në jetën e kësaj bote; por në botën tjetër Dënimi do të jetë edhe më poshtërues dhe ata nuk do të gjejnë asnjë ndihmë. - Allahu u dha atë ndëshkim, që t’i turpëronte para krijesave që në jetën e kësaj dynjaje, ku ata krenoheshin me forcën e tyre. Ndërsa ndëshkimi i ahiretit do të jetë edhe më poshtërues. Atje ata nuk do të kenë mundësinë të mbrohen dhe as të shpëtojnë.
41:17Page 478
وَأَمَّا ثَمُودُ فَهَدَيۡنَٰهُمۡ فَٱسۡتَحَبُّواْ ٱلۡعَمَىٰ عَلَى ٱلۡهُدَىٰ فَأَخَذَتۡهُمۡ صَٰعِقَةُ ٱلۡعَذَابِ ٱلۡهُونِ بِمَا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ ١٧
And as for Thamūd, We guided them, but they preferred blindness over guidance, so the thunderbolt of humiliating punishment seized them for what they used to earn.
Sa u përket(popullit të)Themudit, Ne ia treguam udhën e drejtë, ... - Themudi është një popull i njohur, që ka jetuar në El Hixhr dhe në rrethinat e saj. Allahu i Lartësuar dërgoi tek ata profetin Salih (a.s.), për t’i ftuar në teuhid dhe për t’i ndaluar nga shirk-u. Ai u solli atyre si mrekulli një deve të madhe dhe i urdhëroi që t’i ndanin ditët me devenë për shfrytëzimin e ujit dhe burimeve të tij: një ditë për devenë, një ditë për ta. Një ditë pinin ujë dhe ditën tjetër pinin nga qumështi i devesë, edhe pse nuk shpenzonin gjë për ushqimin dhe mirëmbajtjen e saj. Ajo thjesht ushqehej në tokën e Zotit. Siç shihet, kjo qe një shenjë shumë e qartë për të gjithë atë popull, shenjë e cila nuk u linte atyre asnjë justifikim.... por ata parapëlqyen verbërinë(e zemrës)kundrejt Udhëzimit. Prandaj i kapi tmerri i dënimit poshtërues për shkak të asaj që kishin vepruar. -Allahu i Lartësuar ua tregoi qartë rrugën e vërtetë, dhe ky fakt përforcohet në këtë ajet, ku thuhet: “Ne ua treguam udhën e drejtë”. Të gjithë popujve që u dërgoi profet Allahu i Lartësuar ua qartësoi plotësisht të vërtetën dhe u solli mrekulli, që të mos kishin më asnjë justifikim për mosbesimin, por në rastin e Themudit, mrekullia ishte aq e dukshme dhe aq e qartë, sa çdokush e pa dhe e dëshmoi, i madh dhe i vogël, burra e gra. Megjithatë, për shkak të ligësisë dhe padrejtësisë së tyre, ata dëshiruan më shumë verbërinë kundrejt udhëzimit, deshën kufrin dhe padrejtësinë kundrejt besimit dhe bamirësisë, zgjodhën injorancën dhe shirk-un kundrejt diturisë dhe adhurimit të Zotit si Një dhe të Vetëm. Pra, Allahu i Lartësuar nuk u bëri ndonjë padrejtësi atyre.
41:18Page 478
وَنَجَّيۡنَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَكَانُواْ يَتَّقُونَ ١٨
And We saved those who believed and used to fear Allāh.
Por Ne i shpëtuam ata që kishin besuar dhe që ishin ruajtur(nga të këqiat). - Allahu i Lartësuar e shpëtoi Salihun (a.s.) dhe besimtarët të cilët e pasuan atë, duke u ruajtur nga shirk-u dhe poshtërsitë.
41:19Page 478
وَيَوۡمَ يُحۡشَرُ أَعۡدَآءُ ٱللَّهِ إِلَى ٱلنَّارِ فَهُمۡ يُوزَعُونَ ١٩
And [mention, O Muḥammad], the Day when the enemies of Allāh will be gathered to the Fire while they are [driven], assembled in rows,
Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na tregon për armiqtë e Tij dhe të Profetit, për gjendjen e tmerrshme dhe të frikshme në të cilën ata do të ringjallen:Ditën kur armiqtë e Allahut do të tubohen për në Zjarr, ata do të shtyhen të gjithë në të. -Ata do të mblidhen nga i pari deri tek i fundit dhe me ashpërsi do të shtyhen për në Xhehenem. Ata nuk do mund ta pengojnë hedhjen e tyre në Xhehenem, nuk mund të ndihmohen dhe shpëtojnë nga ai fund i hidhur dhe vuajtje e përhershme.
41:20Page 478
حَتَّىٰٓ إِذَا مَا جَآءُوهَا شَهِدَ عَلَيۡهِمۡ سَمۡعُهُمۡ وَأَبۡصَٰرُهُمۡ وَجُلُودُهُم بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ٢٠
Until, when they reach it, their hearing and their eyes and their skins will testify against them of what they used to do.
Kur t’i afrohen Zjarrit, kundër tyre do dëshmojnë veshët e tyre, sytë e tyre dhe lëkurat e tyre për(të gjitha)veprat e tyre. -Kur t’i afrohen Zjarrit, ata do të mohojnë krimet që kanë bërë në dynja. Por kundër tyre do të dëshmojnë dëgjimi, shikimi dhe lëkura e tyre, për çdo vepër që kanë bërë. Në fakt, çdo pjesë e trupit të tyre do të dëshmojë dhe do të thotë. “Unë veprova kështu e ashtu, në këtë e atë ditë”, por Allahu i Lartësuar veçon organet e mësipërme, sepse shumica e gjynaheve bëhen nëpërmjet tyre ose për shkak të tyre.
41:21Page 479
وَقَالُواْ لِجُلُودِهِمۡ لِمَ شَهِدتُّمۡ عَلَيۡنَاۖ قَالُوٓاْ أَنطَقَنَا ٱللَّهُ ٱلَّذِيٓ أَنطَقَ كُلَّ شَيۡءٖۚ وَهُوَ خَلَقَكُمۡ أَوَّلَ مَرَّةٖ وَإِلَيۡهِ تُرۡجَعُونَ ٢١
And they will say to their skins, "Why have you testified against us?" They will say, "We were made to speak by Allāh, who has made everything speak; and He created you the first time, and to Him you are returned.
Ata do t’u thonë lëkurave të veta: “Përse dëshmoni kundër nesh? -Ky fakt dëshmon që të gjitha organet do të dëshmojnë. Pra, kuptimi është: Përse dëshmoni kundër nesh, ndërkohë që ne jemi përpjekur gjithmonë t’ju mbrojmë dhe t’ju kënaqim?!Ato do thonë: “Është Allahu Ai që na ka bërë të flasim, Ai që ia ka dhënë të folurit gjithçkaje.” -Kuptimi: Është jashtë mundësive tona që të mos dëshmojmë të vërtetën, kur është Allahu i Madhërishëm Ai që na bëri të flasim. Dëshira dhe urdhri i Tij nuk mund të kundërshtohen.“Është Ai që ju krijoi ju herën e parë dhe vetëm tek Ai do të ktheheni” - Ashtu sikurse ju ka krijuar ju, me trup dhe shpirt, po ashtu Ai ka krijuar edhe aftësinë tuaj për të folur. Pastaj, ju do të ktheheni tek Allahu, i Cili do t’ju shpërblejë për ato që keni bërë. Ka shumë mundësi, gjithashtu, që këto fjalë t’i referohen vërtetësisë së ringjalljes. Domethënë, Allahu që ju krijoi herën e parë është i Plotfuqishëm që t’ju rikrijojë dhe t’ju ringjallë, për t’ju llogaritur dhe shpërblyer për punët tuaja.
41:22Page 479
وَمَا كُنتُمۡ تَسۡتَتِرُونَ أَن يَشۡهَدَ عَلَيۡكُمۡ سَمۡعُكُمۡ وَلَآ أَبۡصَٰرُكُمۡ وَلَا جُلُودُكُمۡ وَلَٰكِن ظَنَنتُمۡ أَنَّ ٱللَّهَ لَا يَعۡلَمُ كَثِيرٗا مِّمَّا تَعۡمَلُونَ ٢٢
And you were not covering [i.e., protecting] yourselves,1 lest your hearing testify against you or your sight or your skins, but you assumed that Allāh does not know much of what you do.
Ju fshiheshit(kur bënit gjynahe)jo nga frika se kundër jush do të dëshmonin veshët tuaj, sytë tuaj dhe lëkurat tuaja. -Kuptimi: Ju nuk mendonit rreth kësaj dëshmie dhe nuk ruheshit që organet tuaja të mos ju shihnin dhe të dëshmonin veprat tuaja. Jo vetëm kaq, por...Por ju menduat se Allahu nuk i dinte për shumë nga gjërat që ju vepronit. - Ky mendim i gabuar bëri që ata të zhyteshin gjynah pas gjynahu. Ky mendim u bë shkak për shkatërrimin dhe dëshpërimin e tyre.
41:23Page 479
وَذَٰلِكُمۡ ظَنُّكُمُ ٱلَّذِي ظَنَنتُم بِرَبِّكُمۡ أَرۡدَىٰكُمۡ فَأَصۡبَحۡتُم مِّنَ ٱلۡخَٰسِرِينَ ٢٣
And that was your assumption which you assumed about your Lord. It has brought you to ruin, and you have become among the losers."
Por pikërisht ky mendim që ju patët për Zotin tuaj, ju shkatërroi, dhe ju u bëtë prej të dëshpëruarve. - Ky mendim i gabuar nuk lidhet aspak me madhështinë e Allahut të Lartësuar. Ky mendim i shkatërron ata, të cilët do të përfundojnë të dëshpëruar. Ata humbin familjet dhe fenë e tyre nëpërmjet veprave që bëjnë. Ndëshkimi i Zotit bëhet i meritueshëm mbi ta, ndëshkim që do të jetë i përjetshëm e që asnjë çast nuk do t’u lehtësohet.
41:24Page 479
فَإِن يَصۡبِرُواْ فَٱلنَّارُ مَثۡوٗى لَّهُمۡۖ وَإِن يَسۡتَعۡتِبُواْ فَمَا هُم مِّنَ ٱلۡمُعۡتَبِينَ ٢٤
So [even] if they are patient, the Fire is a residence for them; and if they ask to appease [Allāh], they will not be of those who are allowed to appease.
E durojnë apo jo, Zjarri do të jetë Shtëpia e tyre, ... -Sigurisht, ata nuk do kenë mundësi që ta përballojnë dhe durojnë atë zjarr. Çdo gjë mund të përballohet dhe durohet, por jo zjarri i Xhehenemit. E si mund të durohet ai zjarr, që është shtatëdhjetë herë më i nxehtë se zjarri më i fortë i kësaj dynjaje. Xhehenemi vlon me një nxehtësi të tmerrshme. Era e çliruar prej tij është shumë e keqe dhe e papërballueshme. Edhe i ftohti i Xhehenemit është tejet i acartë. Prangat e tij janë shumë të rënda dhe të mëdha. Rojet e Zjarrit janë të ashpër, të vrazhdë dhe të pamëshirshmëm. Por më i rëndë se gjithçka është zemërimi i të Madhërishmit, Ngadhënjimtarit, dhe sidomos fjala që Ai u thotë të ndëshkuarve kur ata luten: “Heshtni, rrini aty të poshtëruar dhe mos flisni!”...e nëse kërkojnë falje, nuk kanë për ta arritur. -Pra, edhe nëse luten e përgjërohen që të shpëtohen nga ndëshkimi dhe të kthehen në dynja, me qëllim që të veprojnë ndryshe nga ajo që kanë bërë më parë, kjo assesi nuk do t’u pranohet. Koha kur njeriu mund të reflektojë dhe të ndryshojë sjelljet dhe punët e tij përfundon me vdekjen e tij. Allahu i Madhërishëm i jep njeriut jetë të mjaftueshme për të reflektuar dhe nxjerrë mësim. Gjithashtu, Ai ka sjellë profetë dhe shpallje hyjnore, që çdokush të gjejë rrugën e drejtë. Gjithsesi, ky pretendim i tyre është thjesht një gënjeshtër, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Eh, sikur t’i shihje ata, kur të ndalen përpara Zjarrit! Ata do të thonë: “Ah, sikur të ktheheshim (në dynja)! Atëherë nuk do t'i mohonim Argumentat e Zotit tonë por do të bëheshim besimtarë.”Por, atyre u del në shesh ajo që më parë e mbanin fshehur. Por, edhe sikur të ktheheshin, ata do ta kryenin sërish atë që u ishte ndaluar. Me të vërtetë, ata janë gënjeshtarë.” [En’am 27, 28].
41:25Page 479
۞ وَقَيَّضۡنَا لَهُمۡ قُرَنَآءَ فَزَيَّنُواْ لَهُم مَّا بَيۡنَ أَيۡدِيهِمۡ وَمَا خَلۡفَهُمۡ وَحَقَّ عَلَيۡهِمُ ٱلۡقَوۡلُ فِيٓ أُمَمٖ قَدۡ خَلَتۡ مِن قَبۡلِهِم مِّنَ ٱلۡجِنِّ وَٱلۡإِنسِۖ إِنَّهُمۡ كَانُواْ خَٰسِرِينَ ٢٥
And We appointed for them companions1 who made attractive to them what was before them and what was behind them [of sin], and the word [i.e., decree] has come into effect upon them among nations which had passed on before them of jinn and men. Indeed, they [all] were losers.
Ne u patëm caktuar atyre shokë të këqij, që vazhdimisht ua hijeshonin(gjynahet e kryera në)të shkuarën dhe të ardhmen e tyre. -Zullumqarëve që janë armiq me të vërtetën u janë vënë si shoqërues shejtanët, të cilët nuk u ndahen dhe i nxisin për të këqija, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “A nuk e shikon ti se Ne i kemi lëshuar shejtanët kundër jobesimtarëve për ti nxitur pandërprerë në vepra të këqija?” [Merjem 83]. Ata i shtyjnë drejt gjynaheve, duke ua zbukuruar jetën e dynjasë. Shejtanët i joshin qafirët me kënaqësi haram dhe ata bien brenda, duke i ndjekur verbërisht. Ata nxisin gjithashtu për të luftuar kundër Allahut dhe profetëve të Tij. Nga ana tjetër, shejtanët i bëjnë ata që të harrojnë krejtësisht ahiretin ose i bëjnë të besojnë se Kijameti nuk ka për të ndodhur kurrë. Për këtë shkak, zemrat e tyre nuk kanë më drojë, prandaj është e thjeshtë që ata të zhyten në kufër, bidate dhe poshtërsi. Allahu i Lartësuar ua shoqëron atyre shejtanët, për shkak se ata i kanë kthyer shpinën kujtimit të Allahut dhe e shpërfillin Shpalljen e Tij. Në një ajet tjetër, i Madhëruari thotë: “Kush i kthen shpinën përmendjes të Zotit, Ne i shoqërojmë nga një shejtan, i cili nuk i ndahet kurrë. Ai (shejtani) e pengon nga rruga e drejtë, ndërkohë që ai (jobesimtari) mendon se është i udhëzuar mirë. Kur të vijë para Nesh, ai (jobesimtari) do të thotë: “Oh, mjerë për mua! Ah, sikur mes meje dhe teje (o shejtan) të kishte një largësi sa lindja prej perëndimit! Sa shok i keq paske qenë ti!” Ju bënit padrejtësi të shumta (do t’u thuhet), prandaj sot nuk do t’ju lehtësojë aspak fakti se nuk jeni të vetmit që po ndëshkoheni.” [Zuhruf 36 - 39].Dhe dënimi i tyre u bë realitet, ashtu si ai i brezave të mëparshëm të xhinëve dhe të njerëzve. Ata ishin krejtësisht të humbur. -Është bërë detyrë e pashmangshme që mbi ta të godasë ndëshkimi i përcaktuar nga Zoti, ashtu sikurse u veprua me shumë popuj para tyre, qofshin xhindë apo njerëz. Ata u shkatërruan duke humbur dynjanë dhe ahiretin. Të humburit do të jenë gjithmonë të poshtëruar, të dëshpëruar dhe të ndëshkuar.
41:26Page 479
وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَا تَسۡمَعُواْ لِهَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانِ وَٱلۡغَوۡاْ فِيهِ لَعَلَّكُمۡ تَغۡلِبُونَ ٢٦
And those who disbelieve say, "Do not listen to this Qur’ān and speak noisily1 during [the recitation of] it that perhaps you will overcome."
Allahu i Lartësuar na tregon se mohuesit jo vetëm që i kthejnë shpinën Kur'anit, por edhe e këshillojnë njëri-tjetrin për një krim të tillë:Ata që nuk besojnë thonë: “Mos e dëgjoni këtë Kur'an dhe, kur të lexohet, llomotitni, se ndoshta ia dilni mbanë!” -Kuptimi: Mos e dëgjoni Kur'anin dhe mos u mendoni shumë rreth mesazhit që ai përcjell. Shpërfillini, gjithashtu, edhe ata që ju flasin për Kur'anin. Nëse ju ndodh që të dëgjoni diçka prej këtij libri, atëherë bëni zhurmë e dërdëllisni sa të mundeni, që askush të mos e dëgjojë atë. Njerëz të tillë shpresojnë se, po të veprojnë ashtu, ndoshta mund të shpëtojnë nga ndikimi i fuqishëm që ka Kur'ani në shpirtrat e njerëzve. Kjo është një dëshmi shumë e qartë prej armiqve të Librit të Zotit, se ata mund të përballen me Kur'anin veçse duke mos e dëgjuar atë. E vetmja mënyrë që ata zgjedhin për të mos iu nënshtruar atij është që të mos e dëgjojnë dhe të mos e pranojnë të vërtetën e tij, e cila është e pamohueshme. Sidoqoftë, e vërteta kurrë nuk mund të mposhtet dhe të zhduket, dhe këtë e dinë shumë mirë miqtë dhe armiqtë e saj. Sigurisht, kjo zgjedhje e tyre është tregues i qartë i padrejtësisë dhe i armiqësisë që kanë ndaj së vërtetës. Kështu, ata nuk i lënë asnjë mundësi vetes së tyre për të gjetur udhëzimin. Për ta mbetet veçse ndëshkimi dhe dëshpërimi. Prandaj i Madhëruari thotë:
41:27Page 479
فَلَنُذِيقَنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ عَذَابٗا شَدِيدٗا وَلَنَجۡزِيَنَّهُمۡ أَسۡوَأَ ٱلَّذِي كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ٢٧
But We will surely cause those who disbelieve to taste a severe punishment, and We will surely recompense them for the worst of what they had been doing.
Por, sigurisht Ne do të bëjmë që jobesimtarët të shijojnë një dënim të ashpër. Ne do t’i ndëshkojmë ata për veprat më të këqija që punuan. -Veprat e tyre janë kufri, gjynahet, mosbindja ndaj Zotit dhe shpërfillja e Shpalljes së Tij. Sa të këqija janë këto vepra! Ndëshkimi i tyre është i drejtë, sepse ai godet vetëm njerëzit që bëjnë të këqija dhe shpërfillin të vërtetën. Allahu i Lartësuar nuk i bën padrejtësi askujt.
41:28Page 479
ذَٰلِكَ جَزَآءُ أَعۡدَآءِ ٱللَّهِ ٱلنَّارُۖ لَهُمۡ فِيهَا دَارُ ٱلۡخُلۡدِ جَزَآءَۢ بِمَا كَانُواْ بِـَٔايَٰتِنَا يَجۡحَدُونَ ٢٨
That is the recompense of the enemies of Allāh - the Fire. For them therein is the home of eternity as recompense for what they, of Our verses, were rejecting.
Ky është ndëshkimi për armiqtë e Allahut: Zjarri. Atje është Shtëpia e tyre e Përhershme, -Ky është ndëshkimi i atyre që luftojnë kundër Allahut dhe kundër të dashurve të Tij. Ata mohojnë të vërtetën, duke e konsideruar atë si gënjeshtër, madje e paraqesin atë si rrugë të shtrembër në mënyrë të vazhdueshme dhe këmbëngulëse. Zjarri ka për të qenë vendqëndrimi i tyre i përjetshëm. Atyre nuk do t’u lehtësohet aspak ky ndëshkim dhe kurrë nuk kanë për t’u ndihmuar.... si shpërblim për refuzimin e padrejtë të argumenteve Tona. -Ato janë ajete dhe fakte të qarta, argumente të prera, të cilat sjellin siguri e bindje. Pa dyshim, mohimi me urrejtje dhe armiqësia ndaj tyre konsiderohet si padrejtësia më e madhe.
41:29Page 479
وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ رَبَّنَآ أَرِنَا ٱلَّذَيۡنِ أَضَلَّانَا مِنَ ٱلۡجِنِّ وَٱلۡإِنسِ نَجۡعَلۡهُمَا تَحۡتَ أَقۡدَامِنَا لِيَكُونَا مِنَ ٱلۡأَسۡفَلِينَ ٢٩
And those who disbelieved will [then] say, "Our Lord, show us those who misled us of the jinn and men [so] we may put them under our feet1 that they will be among the lowest."
Jobesimtarët do të thonë: “O Zoti ynë, na i trego ato xhinde dhe ata njerëz që na përhumbën(nga e vërteta), që t’i shtypim me këmbët tona e të jenë më të poshtëruarit.” -Të mashtruarit që ndiqnin udhëheqësit e tyre, të dëshpëruar, do t’i drejtohen Allahut të Lartësuar, duke thënë: “Na i trego ata njerëz dhe xhindë që na devijuan nga rruga e drejtë dhe na çuan në humbje, dhe pastaj në këtë ndëshkim. Na i trego cilët janë ata shejtanë njerëz dhe xhindë, të cilët na ftuan dhe na tërhoqën në Xhehenem. Na i trego, që t’i shkelim dhe copëtojmë me këmbët tona. Ashtu sikurse na poshtëruan ne, duke na devijuar nga e mira për të na drejtuar tek e keqja, ashtu na jep mundësinë që t’i vëmë poshtë këmbëve tona!” Në këtë ajet tregohet urrejtja e madhe që dy palët, pasues dhe të pasuar, do të kenë në Zjarr ndaj njëri-tjetrit. Ata do të mallkojnë dhe do të distancohen nga njëri-tjetri.
41:30Page 480
إِنَّ ٱلَّذِينَ قَالُواْ رَبُّنَا ٱللَّهُ ثُمَّ ٱسۡتَقَٰمُواْ تَتَنَزَّلُ عَلَيۡهِمُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ أَلَّا تَخَافُواْ وَلَا تَحۡزَنُواْ وَأَبۡشِرُواْ بِٱلۡجَنَّةِ ٱلَّتِي كُنتُمۡ تُوعَدُونَ ٣٠
Indeed, those who have said, "Our Lord is Allāh" and then remained on a right course - the angels will descend upon them, [saying], "Do not fear and do not grieve but receive good tidings of Paradise, which you were promised.
Allahu i Lartësuar sjell një lajm të gëzuar për të dashurit e Tij të zgjedhur, për besimtarët e devotshëm dhe të sinqertë. Kështu, Ai kalit vullnetin e tyre dhe nxit tek ata ambicien për punë të mira dhe për bindje ndaj Tij. Kjo është, gjithashtu, një nxitje për të gjithë, që të bëhen si ata. Ai thotë:S’ka dyshim se atyre që thonë “Allahu është Zoti ynë” dhe pastaj qëndrojnë të palëkundur në këtë, ... -Të tillët e pranojnë me zemër, e dëshmojnë me fjalë dhe janë të kënaqur që Allahu është Zoti, Sunduesi, Pronari dhe Rregulluesi i çështjeve të krijesave. Gjithashtu, ata i nënshtrohen plotësisht urdhrit dhe vullnetit të Zotit të tyre. Përveç kësaj, ata janë sistematikë dhe të palëkundur në ndjekjen e rrugës së drejtë. Ecja në rrugën e drejtë varet nga dy kushte: nga pasja e dijes së saktë dhe të sigurt prej Zotit dhe, së dyti, nga puna e sinqertë, në përputhje me atë dituri. Domethënë, për të tillë njerëz është lajmi i mirë në dynja dhe në ahiret, se:...do t’u zbresin melekët(e do t’u thonë): “Mos u frikësoni e mos u trishtoni, por gëzohuni me Xhenetin, që ju është premtuar! - Melekët zbresin tek këta të zgjedhur dhe i vizitojnë në çastet e vdekjes. Melekët iu drejtohen besimtarëve, që po presin vdekjen, me fjalët më të ëmbla e qetësuese. Ata iu thonë: “Mos kini frikë nga ajo që ju pret pas vdekjes! Mos u trishtoni nga ato që kanë kaluar!” Kështu, ata i sigurojnë besimtarët se janë të shpëtuar nga çdo e keqe që lidhet me të shkuarën apo me të ardhmen e tyre. Më pas: “... gëzohuni me Xhenetin, që ju është premtuar!” - pra, gëzohuni, sepse Xheneti është i sigurt për ju, duke u zbatuar kështu premtimi i Zotit për robërit e Tij besimtarë. Në vijim, duke i përgëzuar dhe qetësuar besimtarët, melekët u thonë:
41:31Page 480
نَحۡنُ أَوۡلِيَآؤُكُمۡ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَفِي ٱلۡأٓخِرَةِۖ وَلَكُمۡ فِيهَا مَا تَشۡتَهِيٓ أَنفُسُكُمۡ وَلَكُمۡ فِيهَا مَا تَدَّعُونَ ٣١
We [angels] were your allies in worldly life and [are so] in the Hereafter. And you will have therein whatever your souls desire, and you will have therein whatever you request [or wish]
“Ne jemi miqtë tuaj, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në Botën Tjetër.” -Në jetën e dynjasë, melekët i nxisin besimtarët për punë të mira dhe ua zbukurojnë ato në zemrat e tyre. Po ashtu, ata ua bëjnë të shëmtuar të keqen në zemër dhe i frikësojnë besimtarët që të mos e veprojnë atë. Melekët i luten Allahut për besimtarët, madje i mbështesin realisht ata në kohë sprovash dhe frike, e sidomos në momentet e vdekjes, në jetën e varrit, gjatë errësirës dhe vetmisë së tij, në Ditën e Kijametit, gjatë tmerreve të saj, në kalimin mbi Sirat etj. Madje, edhe në Xhenet ata nuk iu ndahen, por vazhdimisht i përgëzojnë dhe i urojnë për mirësitë dhe begatitë e Allahut të Lartësuar. Ata hyjnë nga çdo portë, sikurse thotë i Madhëruari: “Ata që e përmbushin besën e dhënë Allahut dhe nuk e shkelin fjalën e premtuar; Ata që i ruajnë lidhjet që Allahu ka urdhëruar të ruhen, i frikësohen Zotit të tyre dhe i druhen gjykimit të rëndë; Ata që ngulmojnë me durim për të arritur dashurinë e Zotit të tyre dhe falin me rregull namazin; ata që japin haptazi dhe fshehtazi nga ajo që u kemi dhënë Ne dhe të keqen e kthejnë me të mirë - këtyre u takon shpërblimi në Shtëpinë e përjetshme, (Për ta janë përgatitur) Xhenetet e Adnit, ku do të hyjnë ata dhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre, të cilët kanë qenë vepërmirë. Melekët do t’i vizitojnë ata, duke u hyrë nga çdo portë: “Selamun alejkum! Me durimin tuaj gjetët shpëtimin. Sa e mirë është Shtëpia e tyre e përjetshme!” [Rad 20 - 24].“Atje ju do të keni atë që dëshirojnë shpirtrat tuaja dhe gjithçka që kërkoni.” - Në Xhenet, ata do të kenë gjithçka që ua dëshiron shpirti, gjëra të cilat do t’i gjejnë gati. Ata do të kërkojnë atje atë që syri nuk e ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe që askush nuk ka mundësi ta përfytyrojë në këtë botë, dhe gjithçka që do kërkojnë do t’u jepet.
41:32Page 480
نُزُلٗا مِّنۡ غَفُورٖ رَّحِيمٖ ٣٢
As accommodation from a [Lord who is] Forgiving and Merciful."
“Kjo është dhuratë nga Ai që është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” -I gjithë ky shpërblim kaq i madh, e gjithë kjo mirësi e përjetshme është begati dhe bujari e Allahut të Madhërishëm, i Cili përmend dy emra të mrekullueshëm të Tij. Ai është Falësi i Madh, i Cili fal gjynahet dhe mangësitë e robërve të Tij. Allahu është gjithashtu Mëshirëploti, i Cili jep forcën dhe suksesin për të vepruar çdo të mirë, dhe pastaj i pranon ato, pavarësisht nga mangësitë e tyre. Me faljen e Tij, Allahu largon të keqen prej njerëzve, ndërsa me mëshirën e Tij, Ai u mundëson të arrijnë të mirat dhe gjërat që dëshirojnë.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences