As-Sa'diAsh‑Shuraa · 42:27–53

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Ash-Shuraa 42:27–53

42:27Page 486

۞ وَلَوۡ بَسَطَ ٱللَّهُ ٱلرِّزۡقَ لِعِبَادِهِۦ لَبَغَوۡاْ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَٰكِن يُنَزِّلُ بِقَدَرٖ مَّا يَشَآءُۚ إِنَّهُۥ بِعِبَادِهِۦ خَبِيرُۢ بَصِيرٞ ٢٧

And if Allāh had extended [excessively] provision for His servants, they would have committed tyranny throughout the earth. But He sends [it] down in an amount which He wills. Indeed He is, of His servants, Aware and Seeing.

Allahu i Lartësuar na kujton se, me butësinë dhe mëshirën e Tij për robërit, ai përcakton me masë të caktuar gjithçka nga mirësitë e kësaj dynjaje. Ai nuk ua shton pa kriter pasurinë e kësaj bote. Nëse Allahu do ta bënte këtë pa masë, në botë do të kishte shumë shkatërrime. Kështu, i Lartësuari thotë:Sikur Allahu t’ua shtonte tej mase riskun robërve të Vet, ata do t’i kalonin kufijtë, ... -Po të ndodhte ashtu, robërit do të tregoheshin të pavëmendshëm ndaj adhurimit të Allahut dhe bindjes ndaj Tij. Ata do të kërkonin gjithnjë e më tepër vetëm plotësimin e kënaqësive të tyre të shfrenuara. Ata do t’i përkushtoheshin plotësisht vetëm kësaj bote, edhe nëse kjo do t’i çonte në shkeljen e kufijve të Allahut të Madhëruar dhe në padrejtësi ndaj krijesave...., por Ai i furnizon me masën që dëshiron. Ai di dhe sheh gjithçka te robërit e Tij. -Allahu i shpërndan mirësitë e kësaj bote me masën që Ai dëshiron, sipas butësisë dhe urtësisë së Tij. Ai e di shumë mirë se çfarë është e dobishme dhe çfarë është e dëmshme për robin. Sipas një rrëfimi të përcjellë deri tek ne, Allahu i Lartësuar ka thënë: “Me të vërtetë, ka nga robërit e Mi, imani i të cilëve rregullohet veçse duke qenë të pasur, prandaj nëse do t’i varfëroja, kjo do ta rrënonte imanin e tyre. Po ashtu, ka nga robërit e Mi, imani i të cilëve rregullohet veçse duke qenë të varfër, prandaj nëse do t’i pasuroja, kjo do ta rrënonte imanin e tyre. Gjithashtu, disa prej robërve të Mi u rregullohet imani veçse nëpërmjet sëmundjes, prandaj nëse do t’i shëroja, kjo do ta rrënonte imanin e tyre. Me të vërtetë, Unë i rregulloj çështjet e robërve të Mi, duke patur dijen Time të plotë rreth përmbajtjes së zemrave të tyre. Unë jam i Gjithëditur e Gjithëvështrues.”.

42:28Page 486

وَهُوَ ٱلَّذِي يُنَزِّلُ ٱلۡغَيۡثَ مِنۢ بَعۡدِ مَا قَنَطُواْ وَيَنشُرُ رَحۡمَتَهُۥۚ وَهُوَ ٱلۡوَلِيُّ ٱلۡحَمِيدُ ٢٨

And it is He who sends down the rain after they had despaired and spreads His mercy. And He is the Protector, the Praiseworthy.

Është Ai që, pasi ata i kanë humbur shpresat, u lëshon shiun dhe shpërndan mëshirën e Vet. -Këtu flitet për shiun e madh dhe të dobishëm, nëpërmjet të cilit Allahu i Lartësuar u jep jetë njerëzve dhe vendeve. Ai vjen si mëshirë, edhe pasi njerëzit i kanë humbur shpresat se ai do të vijë. Kjo është mëshira e Allahut të Lartësuar për krijesat. Nëpërmjet shiut aq të dëshiruar, dalin bimë e fryte për njerëzit dhe kafshët e tyre. Kur bie shi, njerëzit gëzohen për jetën dhe mëshirën që Zoti po u fal.Ai është(Kujdestari)Mbikëqyrësi, i Lavdëruari. - Allahu mbikëqyr dhe kujdeset për robërit e Vet, që ata të rregullojnë dynjanë dhe ahiretin e tyre. Ai është i Lavdëruar për kujdesin e Tij ndaj tyre dhe për mirësitë e shumta që dhuron, por edhe për atributet e tjera të mrekullueshme që Ai ka.

42:29Page 486

وَمِنۡ ءَايَٰتِهِۦ خَلۡقُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَثَّ فِيهِمَا مِن دَآبَّةٖۚ وَهُوَ عَلَىٰ جَمۡعِهِمۡ إِذَا يَشَآءُ قَدِيرٞ ٢٩

And of His signs is the creation of the heavens and earth and what He has dispersed throughout them of creatures. And He, for gathering them when He wills, is competent.

Nga Shenjat e Tij është krijimi i qiejve dhe i Tokës, bashkë me gjallesat e shpërndara në ato të dyja. -Allahu i Lartësuar përmend disa nga shenjat madhështore, që dëshmojnë për fuqinë absolute të Tij për të bërë gjithçka dhe për faktin se Ai do t’i ringjallë krijesat pas vdekjes së tyre. Ndër këto shenja është edhe krijimi i qiejve dhe i Tokës, me madhështinë dhe gjerësinë e tyre. Këto krijesa janë dëshmi e fuqisë së Tij të plotë për të bërë gjithçka. Përpikmëria dhe rregullsia e pabesueshme në to tregojnë, gjithashtu, për dijen dhe urtësinë e madhe të Allahut. Mirësitë dhe dobitë e vendosura në to tregojnë për mëshirën dhe bujarinë e Tij. Shenja të mrekullueshme mund të gjejmë edhe në krijesat që Ai ka vendosur dhe shpërndarë në qiej e në Tokë, të cilat janë krijuar për dobinë e njerëzve dhe në ndihmë të tyre. Të gjitha këto tregojnë se Ai është i Vetmi që meriton të gjitha llojet e adhurimeve, dhe askush tjetër veç Tij. Çdo adhurim i përkushtuar ndaj dikujt tjetër është i kotë dhe i papranueshëm. Çdo gjë e adhuruar veç Allahut është e kotë dhe e gënjeshtërt.Me Fuqinë e Tij, Ai mund t’i grumbullojë ato kur të dëshirojë. -Ai që krijoi këto krijesa madhështore dhe të dobishme, Ai është i Plotpushtetshëm për t’i tubuar ato sërish pas vdekjes dhe sërish të gjallë në Ditën e Gjykimit. Është plotësisht e mundur logjikisht që Allahu i Lartësuar t’i ringjallë dhe llogarisë njerëzit, sepse pushteti dhe drejtësia e Tij janë të plotë. Por që të besojmë se një gjë e tillë do të ndodhë vërtet, kjo ka nevojë për lajme të sigurta prej Tij. Dhe, sigurisht, janë të shumta transmetimet e sigurta që vijnë prej Zotit, të cilat vërtetojnë pa as më të voglin dyshim se kjo ngjarje e madhe do të ndodhë. Për këtë ngjarje kanë folur të gjithë të dërguarit e Zotit dhe e gjen të përmendet në të gjithë librat qiellorë.

42:30Page 486

وَمَآ أَصَٰبَكُم مِّن مُّصِيبَةٖ فَبِمَا كَسَبَتۡ أَيۡدِيكُمۡ وَيَعۡفُواْ عَن كَثِيرٖ ٣٠

And whatever strikes you of disaster - it is for what your hands have earned; but He pardons much.

Çfarëdo e keqe që ju godet, është pasojë e veprave tuaja ... -Allahu i Lartësuar na tregon se çdo fatkeqësi dhe sprovë që na ndodh në jetë, qoftë në shëndet, në pasuri apo te fëmijët tanë, ndodh për shkak të gjynaheve që kemi bërë. Çdo goditje në gjërat tona të shtrenjta është pasojë e veprave tona të këqija. Megjithatë, Allahu i Lartësuar fal dhe toleron shumë. Ai thotë:... dhe për shumë të tjera, Ai ju fal. -Ato gjëra që Allahu i Lartësuar i fal janë më të shumta sesa ato për të cilat Ai sjell ndëshkime. Allahu i Lartësuar kurrë nuk u bën padrejtësi robërve, por janë ata që i bëjnë padrejtësi vetvetes. Thotë i Madhëruari: “Sikur Allahu t’i merrte në përgjegjësi njerëzit për atë që bëjnë, nuk do të linte në faqen e dheut asnjë krijesë”. Allahu i Madhërishëm është i Plotfuqishëm dhe i Plotpushtetshëm që t’i ndëshkojë ata dhe ata kurrë nuk mund t’i shpëtojnë ndëshkimit të Tij duke u fshehur në tokë. Por i Urti i toleron dhe u jep mundësi për të reflektuar dhe për t’u kthyer nga rruga e humbjes, siç thotë më pas:

42:31Page 486

وَمَآ أَنتُم بِمُعۡجِزِينَ فِي ٱلۡأَرۡضِۖ وَمَا لَكُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ مِن وَلِيّٖ وَلَا نَصِيرٖ ٣١

And you will not cause failure [to Allāh]1 upon the earth. And you have not besides Allāh any protector or helper.

Ju nuk mund t’i shpëtoni dënimit në Tokë ... -Kuptimi: Ju nuk mund ta bëni pushtetin dhe forcën e Zotit të paaftë mbi ju. Të paaftët dhe të pafuqishmit jeni ju, që jetoni në tokë. Ju nuk mund të pengoni asnjë urdhër që i Madhëruari jep për t’u zbatuar në qiej dhe në tokë.... dhe nuk mund të gjeni ndonjë ndihmëtar e mbrojtës tjetër përveç Allahut. -Nëse Sunduesi i vetëm dhe absolut i qiejve dhe i tokës urdhëron ndëshkimin tuaj, askush nuk mund t’ju marrë në mbrojtje prej Tij. Askush nuk mund t’ju mundësojë të arrini të mirat apo të shpëtoni nga të këqijat!

42:32Page 487

وَمِنۡ ءَايَٰتِهِ ٱلۡجَوَارِ فِي ٱلۡبَحۡرِ كَٱلۡأَعۡلَٰمِ ٣٢

And of His signs are the ships in the sea, like mountains.

Ndër Shenjat e Tij janë edhe anijet, të cilat lundrojnë në det dhe ngjajnë me malet. - Shenja që dëshmojnë mëshirën e madhe të Allahut të Lartësuar për njerëzit janë edhe ligjet e fizikës, që Ai ka krijuar në gjithësi, të cilat njerëzit i shfrytëzojnë për nevojat e tyre në këtë botë. Këtu futen anijet e mëdha, që duken si male të larta në mes detit, sepse janë pikërisht ligjet e mrekullueshme të fizikës, - të cilat Allahu i ka bërë të tilla, - që i mbajnë anijet e mëdha mbi valët e detit. Pastaj, nëpërmjet tyre, njerëzit transportojnë gjithçka që dëshirojnë nëpër vende të largëta. Është Allahu që mundëson funksionimin e anijeve dhe që ua lehtëson lëvizjen atyre, pasi, në të kundërt:

42:33Page 487

إِن يَشَأۡ يُسۡكِنِ ٱلرِّيحَ فَيَظۡلَلۡنَ رَوَاكِدَ عَلَىٰ ظَهۡرِهِۦٓۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَٰتٖ لِّكُلِّ صَبَّارٖ شَكُورٍ ٣٣

If He willed, He could still the wind, and they would remain motionless on its surface. Indeed in that are signs for everyone patient and grateful.

Po të dojë Ai, e ndal erën, dhe ato(anijet)ngelin të palëvizshme mbi sipërfaqen e ujit. -Pra, nëse Allahu i Lartësuar ua ndalon erën, ato qëndrojnë në vend e nuk lëvizin. Dikush mund të përmendë anijet e sotshme, që punojnë me karburant, por edhe ato nuk mund të funksionojnë nëse mungojnë kushtet fizike, të cilat është i Gjithëdituri dhe i Gjithëmëshirshmi që i ka krijuar të tilla.S’ka dyshim se këto fakte vlejnë për çdo durimtar e mirënjohës. - Të tilla fakte i shohin veçse ata që kanë dy cilësi:1. Ata, me durim, qëndrojnë të patundur në bindjen ndaj Zotit. Ata nënshtrojnë nefsin e tyre, që të kryejnë adhurimet ndaj Allahut të Lartësuar, edhe pse kjo mund të duket e vështirë. Duke duruar, ata arrijnë ta kontrollojnë nefsin e tyre, që ai të mos lëshohet në harame dhe që ai të jetë gjithmonë i kënaqur me caktimet e dhimbshme, me të cilat Zoti sprovon njerëzit. Në këtë mënyrë, ata ushtrojnë të trija llojet e durimit, që janë: durimi për kryerjen e urdhëresave të Zotit, durimi për largimin nga haramet dhe durimi për të qenë i kënaqur me caktimin e Zotit, i mirë apo i hidhur qoftë ai.2. Ata janë mirënjohës të vazhdueshëm për dhuratat e Allahut, mirënjohje që shprehet me nënshtrim dhe adhurim të sinqertë ndaj Tij. Këta janë njerëzit që mund të përfitojnë nga shenjat e Allahut.Ndërsa ata që nuk kanë durim dhe nuk tregojnë mirënjohje për mirësitë e Allahut, ata janë kundërshtarë dhe mosbesues, që i kanë kthyer shpinën argumenteve të Allahut dhe që nuk përfitojnë prej tyre.

42:34Page 487

أَوۡ يُوبِقۡهُنَّ بِمَا كَسَبُواْ وَيَعۡفُ عَن كَثِيرٖ ٣٤

Or He could destroy them1 for what they earned; but He pardons much.

Ai edhe mund t’i mbysë ata, për shkak të veprave që bëjnë, por për shumë të tjera Ai i fal. -A nuk mendojnë ata të mjerë dhe të pafuqishëm se, po të dëshirojë, Allahu i Madhëruar mund t’i mbysë ata në mes të detit, për shkak të gjynaheve të shumta të tyre?! Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka, por edhe është Falës dhe Mëshirues i madh. Allahu i toleron dhe u lë kohë që të reflektojnë, për t’u penduar dhe për t’u kthyer të dorëzuar ndaj Tij. Ai u mundëson të shohin shenja të mjaftueshme për një besim të mirë. Por, gjithashtu, Allahu i Madhërishëm dhe i Urtë u ka lënë atyre mundësinë të zgjedhin atë që dëshirojnë.

42:35Page 487

وَيَعۡلَمَ ٱلَّذِينَ يُجَٰدِلُونَ فِيٓ ءَايَٰتِنَا مَا لَهُم مِّن مَّحِيصٖ ٣٥

And [that is so] those who dispute concerning Our signs may know that for them there is no place of escape.

Ata që i kontestojnë argumentet Tona, le ta dinë se nuk kanë shpëtim. -Ata që mundohen të hedhin poshtë shenjat e Allahut e dinë shumë mirë se askush nuk mund t’i shpëtojë prej Allahut të Madhëruar. Nëse Ai zbret dënimin, askush nuk mund ta kthejë pas atë apo ta shmangë.

42:36Page 487

فَمَآ أُوتِيتُم مِّن شَيۡءٖ فَمَتَٰعُ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۚ وَمَا عِندَ ٱللَّهِ خَيۡرٞ وَأَبۡقَىٰ لِلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَلَىٰ رَبِّهِمۡ يَتَوَكَّلُونَ ٣٦

So whatever thing you have been given - it is but [for] enjoyment of the worldly life. But what is with Allāh is better and more lasting for those who have believed and upon their Lord rely

Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na nxit për të qenë më tepër shpërfillës ndaj kësaj dynjaje dhe sa më shumë të interesuar për ahiretin. Ai, gjithashtu, na tregon edhe rrugën për arritjen e këtij qëllimi.Gjërat që ju janë dhënë, janë bukuri të kësaj bote,... -Çdo lloj mirësie që kemi, si: pasuria, fëmijët, pushteti, shëndeti i mirë, siguria, stabiliteti etj., janë thjesht stoli të kësaj bote të shkurtër, që do të përfundojë një ditë. Si e tillë, nuk ia vlen që të sakrifikosh shumë për të. Më pas, i Madhëruari nxit njerëzit që t’i japin pikërisht ahiretit rëndësinë që i takon:... ndërsa ato që janë tek Allahu, janë më të mira dhe të përjetshme. ... -Ato që janë përgatitur dhe tani ekzistojnë tek Allahu, në Xhenet, janë shumë herë më të mira sesa mirësitë dhe lezetet e kësaj bote. Madje, mes tyre as që mund të bëhet ndonjë krahasim i përpiktë. Përveçse gjërat atje janë më të mira dhe më të bukura, ato kanë edhe një veçori tjetër, që i bën të pashembullta: ato janë të përjetshme, që nuk ndërpriten. Mirësitë e ahiretit do të shijohen pa mundime paraprake dhe pa merakun se një çast do të mbarojnë. Banorët e Xhenetit, gjithashtu, nuk do të mërziten kurrë apo të velen me këto mirësi. Por për cilët është përgatitur ky lloj shpërblimi? I Gjithëmëshirshmi thotë:... Ato janë për ata që besojnë dhe që i mbështeten vetëm Zotit të tyre. -Kështu, Allahu i Lartësuar na jep cilësitë dalluese të këtyre fatlumëve. Së pari, ata kanë besimin e drejtë, të mbështetur në argumente të sakta dhe të sigurta nga Zoti. Sipas këtij besimi, ata kanë ndjenjat e zemrës dhe veprat e mira, sigurisht, të gjitha të sinqerta për Zotin, sepse besimi që deklarohet me gojë vërtetohet kur shprehet në ndjenjat e zemrës dhe në veprat e njeriut. Cilësia e dytë e tyre është “et-tuekkul” ose: mbështetja e plotë e zemrave te Zoti për arritjen e çdo gjëje të mirë, që ata e dëshirojnë dhe për ruajtjen nga çdo gjë e keqe, së cilës ata i druhen, me sigurinë e plotë se Allahu i Lartësuar do t’ua japë atë që kërkojnë. Teuekkul-i është i domosdoshëm për kryerjen e çdo pune dhe për arritjen e çdo synimi. Çdo punë pa teuekkul është e mangët, jo e plotë.

42:37Page 487

وَٱلَّذِينَ يَجۡتَنِبُونَ كَبَٰٓئِرَ ٱلۡإِثۡمِ وَٱلۡفَوَٰحِشَ وَإِذَا مَا غَضِبُواْ هُمۡ يَغۡفِرُونَ ٣٧

And those who avoid the major sins and immoralities, and when they are angry, they forgive,

Ata u ruhen gjynaheve të mëdha e veprave të shëmtuara ... -Cilësi tjetër e atyre që meritojnë premtimin e të Madhërishmit për të hyrë në Xhenet është edhe largimi nga gjynahet e mëdha dhe veprat e pista. Këtu janë përmendur dy gjëra: kebâiral ithmi - gjynahet e mëdha dhe el feuâhish - veprat e pista. Te gjynahet e mëdha hyjnë edhe veprat e pista, por këtu ato janë përmendur veçmas për të treguar rëndësinë e ndalimit të tyre. Ndryshimi mes të dyjave qëndron në faktin se el feuâhishquhen ato gjynahe të mëdha që nxiten nga nefsi ose nga tundimi i tij, si, për shembull, imoraliteti etj. Ndërsa gjynahet e tjera të mëdha nuk janë të tilla. Nëse përmenden së bashku, dallimet janë këto që sapo përmendëm, e nëse përmenden të veçuara ato përfshijnë njëra-tjetrën....dhe kur zemërohen, ata falin. -Ata kanë cilësitë më të larta dhe virtytet e njerëzve më të mirë. Kështu edhe të falurit e tjetrit është cilësi e tyre, pjesë e karakterit të tyre. Kur dikush i zemëron me fjalë apo me vepra, ata nuk e shprehin këtë dhe nuk ndërmarrin veprime për ta shkarkuar zemërimin e tyre, por përkundrazi, e mbajnë të fshehur në shpirt, madje, çfarë është më e mrekullueshme, ata dinë të falin, ta justifikojnë tjetrin dhe të tolerojnë me mirësjellje. Ata dinë t’i përgjigjen padrejtësisë veçse me falje dhe bamirësi. Me virtytin e lartë të të falurit arrihen shumë mirësi dhe u pritet rruga të këqijave të pallogaritshme. Shpirti i atij që fal gjen qetësi dhe lumturi, kurse ai që falet merr një mësim të mirë për mëshirën dhe faljen. Kështu mbillet dashuria dhe respekti, falja dhe toleranca në zemrat e njerëzve. Ky është morali i muslimanit me krijesat e Zotit, sikurse thotë i Gjithëdituri: “E kush është më fjalëmirë se ai që thërret njerëzit në rrugën e Allahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam musliman.”? E mira nuk mund të jetë e barabartë me të keqen. Largoje atë (të keqen) me çfarë është më e mirë, sepse atëherë, edhe ai, me të cilin ke njëfarë armiqësie, do të të bëhet mik i afërt. Mirëpo këtë nuk mund ta arrijë askush, përveç atyre që janë durimtarë; dhe askush, përveç atyre që kanë fat të madh. E, nëse ndonjëherë ty të bëhet ndonjë ngacmim prej Shejtanit, kërkoi mbrojtje Allahut, sepse Ai është Gjithëdëgjuesi e i Gjithëdituri.” [Fussilet 33-36].

42:38Page 487

وَٱلَّذِينَ ٱسۡتَجَابُواْ لِرَبِّهِمۡ وَأَقَامُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَأَمۡرُهُمۡ شُورَىٰ بَيۡنَهُمۡ وَمِمَّا رَزَقۡنَٰهُمۡ يُنفِقُونَ ٣٨

And those who have responded to their Lord and established prayer and whose affair is [determined by] consultation among themselves, and from what We have provided them, they spend,

Ata i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre... -Ata i përgjigjen Zotit të tyre, pra, vendosin t’i nënshtrohen dhe t’i binden Atij. Ata e presin ftesën e Allahut me respekt dhe vlerësim të lartë. Sapo dëgjojnë këtë ftesë, qëllimi i jetës së tyre bëhet arritja e kënaqësisë së Allahut të Madhëruar, nëpërmjet fjalëve dhe veprave që Ai i dëshiron prej tyre. Pjesë e përgjigjes së thirrjes së Zotit është edhe falja e namazit dhe shpenzimi për hir të Tij, por Allahu i Lartësuar i përmend këto vepra veçmas, për të treguar vlerën dhe rëndësinë e madhe të tyre:... dhe e falin namazin rregullisht. -Ata kryejnë namazet e detyrueshme dhe ato të pëlqyeshme, me të gjithë elementët përbërës të tyre. Ata, gjithashtu, shpenzojnë pasurinë e tyre për hir të Zotit, qoftë në drejtime të detyrueshme, siç është zekati, ndihma për të afërmit etj., qoftë në drejtime të tjera të pëlqyeshme.Ata këshillohen me njëri-tjetrin për çështje të përbashkëta dhe japin(lëmoshë)prej asaj që u kemi dhënë Ne ... -Secili prej tyre nuk ia imponon mendimin e tjetrit në çështjet e përbashkëta. Sigurisht, një virtyt i tillë mund të ekzistojë veçse në një shoqëri të bashkuar dhe të ndërtuar mbi një lidhje dashurie shumë të fortë. Pjesëtarët e kësaj shoqërie janë njerëz të formuar, me edukatë dhe të mençur. Nëse ata i shqetëson një çështje, e cila ka nevojë të studiohet dhe të pleqërohet mirë, ata mblidhen bashkë dhe e diskutojnë atë. Nëse shohin që është e dobishme, ia nisin punës për ta kryer atë. Kështu, për shembull, ata diskutojnë për çështjet e luftës, për emërimin e drejtuesve apo të gjykatësve, për çështje fetare e për çështje të tjera, që janë të nevojshme të trajtohen e të zgjidhen ashtu si është më e mira.

42:39Page 487

وَٱلَّذِينَ إِذَآ أَصَابَهُمُ ٱلۡبَغۡيُ هُمۡ يَنتَصِرُونَ ٣٩

And those who, when tyranny strikes them, they retaliate [in a just manner].1

Por, kur u bëhet padrejtësi, ata kundërveprojnë. - Nëse i luftojnë, ata me krenari nuk lejojnë që të shtypen nga të tjerët. Ata nuk i frikësohen takimit me armikun. Nëse luftojnë, Allahu i Lartësuar u dhuron fitoren. Ata luftojnë ose për fitore, ose për të rënë dëshmorë në rrugën e Zotit, duke mbrojtur të drejtën e tyre. Këto, pra, janë cilësitë e tyre: besimi i drejtë, veprat e sinqerta sipas këtij besimi, mbështetja e plotë tek Allahu i Lartësuar, largimi nga gjynahet e mëdha dhe veprat e pista (largim që bën të mundur faljen e gjynaheve të vogla), nënshtrimi dhe bindja e plotë ndaj Zotit, përgjigjja ndaj ftesës së Zotit, kryerja e plotë e namazeve, shpenzimi i pasurisë për hir të Allahut, këshillimi mes njëri-tjetrit për çështje të përbashkëta dhe të rëndësishme, forca e madhe shpirtërore dhe krenaria mbi armiqtë e tyre. Duke qenë se ata kanë të tilla cilësi kaq të larta, për gjëra të tjera që janë edhe më të thjeshta dhe poshtë për nga rëndësia, ata janë edhe më të rregullt dhe më të mirë.

42:40Page 487

وَجَزَٰٓؤُاْ سَيِّئَةٖ سَيِّئَةٞ مِّثۡلُهَاۖ فَمَنۡ عَفَا وَأَصۡلَحَ فَأَجۡرُهُۥ عَلَى ٱللَّهِۚ إِنَّهُۥ لَا يُحِبُّ ٱلظَّٰلِمِينَ ٤٠

And the retribution for an evil act is an evil one like it, but whoever pardons and makes reconciliation - his reward is [due] from Allāh. Indeed, He does not like wrongdoers.

Ndëshkimi i së keqes (lejohet të)bëhet me një të keqe në të njëjtën masë; ... -Allahu i Lartësuar përmend në këtë ajet karakterin që mund të marrë shpagimi i një të keqeje. Ai mund të jetë: me drejtësi, me tolerancë dhe me padrejtësi. Shpagimi me drejtësi është kur e keqja kthehet me të njëjtën formë, pa shtuar dhe pa pakësuar gjë, për shembull: kur jeta shpaguhet me jetë, plaga me plagë, pasuria me pasuri, me të njëjtën masë dhe mënyrë. Ndërsa shpagimi me tolerancë është kur e fal atë që të ka bërë keq, madje ia kthen me të mirë. Për këtë, i Gjithëmëshirshmi thotë:... por kush fal e përmirëson, shpërblimin e ka tek Allahu ... -Për këta njerëz, Allahu i Lartësuar ka përgatitur shpërblim të madh dhe mirësi të shumta. Vërej me kujdes! Allahu i Lartësuar nuk ka urdhëruar thjesht për të falur, por ka shtuar edhe përmirësimin e gjendjes. Kjo do të thotë që, nëse shpresohet përmirësimi i gjendjes së atij që ka bërë padrejtësi, atëherë falja e tij është e shpërblyeshme dhe sjell mirësi të shumta. Por nëse falja nuk e përmirëson gjendjen e atij, nuk sjell të mira apo sjell shtimin e të këqijave, atëherë në këtë rast falja nuk është e shpërblyeshme, madje mund të jetë edhe e palejueshme. Gjithashtu, Allahu i Lartësuar nuk ka përmendur ndonjë shpërblim të veçantë për këtë rast, por thjesht ka thënë se shpërblimi është tek Ai. Kjo e nxit më shumë njeriun dhe e bën të mendohet mirë për mënyrën se si sillet me njerëzit. Kjo e nxit atë që të shpresojë dhe të përpiqet më shumë për të arritur faljen e Allahut, duke falur dhe toleruar njerëzit ose duke u sjellë me ta ashtu sikurse shpreson që të trajtohet nga Allahu i Lartësuar. Dihet mirë se nëse ti fal të tjerët, edhe Allahu të fal ty, por të mos harrojmë se falja e Tij është shumë herë më e madhe dhe më bujare. Shpërblimi nga Allahu është sipas llojit të punës së robit. Kush do që Allahu ta falë, le të përpiqet që t’i falë njerëzit. Kush do që Allahu ta mëshirojë dhe t’ia mbulojë të metat, le të mëshirojë dhe të mbulojë të metat e të tjerëve. Ndërsa për sa i përket shpagimit me padrejtësi, Allahu i Lartësuar thotë:Vërtet, Ai nuk i do të padrejtët. -Të padrejtë janë ata që u bëjnë padrejtësi të tjerëve, por edhe ata të cilët, kur duan të marrin hakun e tyre, e tejkalojnë masën. Edhe kjo e fundit konsiderohet padrejtësi, prandaj është e ndëshkueshme.

42:41Page 487

وَلَمَنِ ٱنتَصَرَ بَعۡدَ ظُلۡمِهِۦ فَأُوْلَٰٓئِكَ مَا عَلَيۡهِم مِّن سَبِيلٍ ٤١

And whoever retaliates after having been wronged - those have not upon them any cause [for blame].

Për ata, që hakmerren për padrejtësinë, që u është bërë, nuk ka ndonjë masë. - Nëse dikush kërkon hakun e vet dhe vepron për ta arritur atë, pasi i është bërë padrejtësi, për të nuk ka qortim dhe as masa ndëshkimore, nëse nuk i kalon kufijtë. Në këtë ajet thuhet: “për padrejtësinë që iu është bërë”. Ndërsa pak më sipër thuhet: “Por kur u bëhet padrejtësi, ata kundërveprojnë.”. Këto ajete tregojnë se hakmarrja bëhet ose kërkohet vetëm pasi të jetë kryer padrejtësia. Ndërsa ata që bëjnë padrejtësi pa asnjë shkak duhen ndëshkuar, që të vënë mend dhe të edukohen, që të mos u bien në qafë të tjerëve, me fjalët apo me veprat e tyre.

42:42Page 487

إِنَّمَا ٱلسَّبِيلُ عَلَى ٱلَّذِينَ يَظۡلِمُونَ ٱلنَّاسَ وَيَبۡغُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ بِغَيۡرِ ٱلۡحَقِّۚ أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ ٤٢

The cause is only against the ones who wrong the people and tyrannize upon the earth without right. Those will have a painful punishment.

Masat janë vetëm për ata, që u bëjnë njerëzve padrejtësi dhe për ata, që bëjnë çrregullime në Tokë. -Masat ndëshkimore të vendosura nga Sheriati ekzekutohen mbi ata që u bëjnë padrejtësi njerëzve dhe mbi ata që bëjnë çrregullime në tokë, duke kaluar kufijtë. Këtu bëhet fjalë për të gjitha llojet e krimeve, qofshin ata që cenojnë jetën, nderin apo pasurinë e të tjerëve. Për të gjithë ata është ky kërcënim:Ata do të kenë një dënim të dhembshëm. -Ndëshkimi është i dhembshëm për zemrën dhe për trupin e tyre, në varësi të krimit që kanë bërë.

42:43Page 487

وَلَمَن صَبَرَ وَغَفَرَ إِنَّ ذَٰلِكَ لَمِنۡ عَزۡمِ ٱلۡأُمُورِ ٤٣

And whoever is patient and forgives - indeed, that is of the matters [worthy] of resolve.1

Por kush bën durim dhe fal, s’ka dyshim se ato(falja dhe durimi)janë nga virtytet më të larta. -Ata që tregohen të durueshëm ndaj ngacmimeve që të tjerët u bëjnë, me fjalë apo me vepra, dhe i tolerojnë ata, - pra, nuk ndërmarin masa ndëshkuese kundër tyre thjesht për të plotësuar dëshirën e tyre hakmarrëse, - me të vërtetë kanë përvetësuar një nga cilësitë më të vyera. Allahu i Lartësuar ka nxitur shumë për t’u pajisur me këtë cilësi, të cilën, në fakt, e fitojnë veç njerëzit që Ai ua jep suksesin ta fitojnë. Nga ana e tyre, njerëz të tillë kanë vullnet të çeliktë, mençuri dhe dituri. Në të vërtetë, lënia e hakmarrjes për vetveten është shumë e vështirë për shpirtin, sepse ai gjithmonë kërkon ta shkarkojë zemërimin dhe urrejtjen e tij. Ndërsa falja, tolerimi apo bamirësia ndaj atij që të ka bërë keq janë edhe më të vështira sesa thjesht lënia e hakmarrjes. Sidoqoftë, ato janë të thjeshta për atë që Allahu i Lartësuar ia lehtëson, pasi ai është përpjekur sinqerisht për të qenë i tillë dhe e ka lutur Allahun që t’ia arrijë qëllimit. Kur robi ia arrin këtij qëllimi, ai ndien ëmbëlsinë e virtytit dhe bëhet më i motivuar për të vazhduar atë rrugë, duke mos i lejuar vetes sjellje tjetër.

42:44Page 487

وَمَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِن وَلِيّٖ مِّنۢ بَعۡدِهِۦۗ وَتَرَى ٱلظَّٰلِمِينَ لَمَّا رَأَوُاْ ٱلۡعَذَابَ يَقُولُونَ هَلۡ إِلَىٰ مَرَدّٖ مِّن سَبِيلٖ ٤٤

And he whom Allāh sends astray - for him there is no protector beyond Him. And you will see the wrongdoers, when they see the punishment, saying, "Is there for return [to the former world] any way?"

Atë që Allahu e lë të humbur, nuk ka kush ta udhëzojë përveç Atij. -Allahu i Lartësuar na tregon se Ai është i vetmi që e mundëson udhëzimin. Nëse Ai nuk të udhëzon në rrugën e drejtë, je i humbur dhe kurrë nuk mund ta gjesh udhëzimin pa ndihmën e Tij. Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur dhe i Urtë, prandaj udhëzon në rrugën e drejtë veçse ata që e meritojnë të udhëzohen, ndërsa të padrejtët dhe të pabindurit e kërkojnë humbjen vetë dhe e refuzojnë udhëzimin e Tij. Ata që refuzojnë udhëzimin e të Madhëruarit dhe e shpërfillin ftesën e Tij, askush nuk mund t’i ndihmojë për të dalë nga humbja dhe të gjejnë udhën e drejtë.Do t’i shohësh keqbërësit që, kur ta vërejnë dënimin, do të thonë: ... -Ajo është një skenë e frikshme, e trishtueshme dhe e pashpresë. Kur ata të shohin ndëshkimin që po u afrohet, do të pendohen shumë për çfarë kanë bërë në dynja. Ata do të brengosen për shpërfilljen e ftesës bujare të të Madhërishmit, por tashmë çdo gjë ka marrë fund dhe nuk kthehet më pas. Në një gjendje të tillë tmerri dhe dëshpërimi, ata do të thonë:A ka ndonjë rrugë për t'u kthyer(në jetën tokësore)? – Kuptimi: A ka ndonjë mënyrë për t’u kthyer në dynja, që të veprojmë ndryshe nga ato që bëmë dhe që na futën këtu në Xhehenem? Kjo është një kërkesë e dëshpëruar, që kurrë nuk do t’u plotësohet.

42:45Page 488

وَتَرَىٰهُمۡ يُعۡرَضُونَ عَلَيۡهَا خَٰشِعِينَ مِنَ ٱلذُّلِّ يَنظُرُونَ مِن طَرۡفٍ خَفِيّٖۗ وَقَالَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِنَّ ٱلۡخَٰسِرِينَ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ وَأَهۡلِيهِمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۗ أَلَآ إِنَّ ٱلظَّٰلِمِينَ فِي عَذَابٖ مُّقِيمٖ ٤٥

And you will see them being exposed to it [i.e., the Fire], humbled from humiliation, looking from [behind] a covert glance. And those who had believed will say, "Indeed, the [true] losers are the ones who lost themselves and their families on the Day of Resurrection. Unquestionably, the wrongdoers are in an enduring punishment."

Do t’i shohësh ata duke iu afruar Zjarrit të përulur nga nënshtrimi, se si e shikojnë tinëz me bisht të syrit. -Kur ata të tërhiqen zvarrë për t’u flakur në Zjarr, do të shohësh tmerr të madh. Trupat dhe fytyrat e tyre janë shumë të frikësuara, sepse të tilla janë edhe zemrat e tyre. Të tmerruar, ata do vështrojnë tinëz Zjarrin, por nuk kanë më shpresë se do mund të shpëtojnë prej tij. E si mund ta shohin Zjarrin e frikshëm drejtpërdrejt?! Por, gjithsesi, kjo nuk u vlen aspak, sepse nuk ua lehtëson frikën që i ka pushtuar dhe që kurrë nuk do t’i lëshojë.Ata që kanë besuar do të thonë: “Vërtet, të humbur në Ditën e Kijametit janë ata që e humbën veten dhe familjen e tyre!” -Kjo është dita kur do të shfaqet hapur përfundimi i krijesave: do të dallohen qartë të sinqertët nga gënjeshtarët. Në këtë ditë, besimtarët do të thonë: ‘Të dështuarit e vërtetë janë ata që humbën vetveten dhe familjen e tyre, në këtë ditë të fitores ose humbjes së madhe. Atyre u iku përfundimisht shpërblimi i madh i të Gjithëmëshirshmit, sepse zgjodhën për veten e tyre ndëshkimin e dhimbshëm dhe poshtërues. Kësaj vuajtjeje i shtohet edhe dhimbja e ndarjes nga familjet e tyre, me të cilat kurrë nuk do të bashkohen!’ Fundi i këtyre është i trishtueshëm, siç thotë i Drejti:Ta dini, se të padrejtët do të jenë në dënim të përhershëm. -Ata që kanë dëmtuar vetveten me gjynahe, mosbindje dhe mohim, do të jenë të zhytur në mes të Zjarrit: kurrë nuk kanë për të dalë prej andej dhe kurrë nuk do t’u lehtësohet ndëshkimi. Atje do të mbesin përgjithmonë dhe të pashpresë.

42:46Page 488

وَمَا كَانَ لَهُم مِّنۡ أَوۡلِيَآءَ يَنصُرُونَهُم مِّن دُونِ ٱللَّهِۗ وَمَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَمَا لَهُۥ مِن سَبِيلٍ ٤٦

And there will not be for them any allies to aid them other than Allāh. And whoever Allāh sends astray - for him there is no way.

Ata nuk do të gjejnë ndonjë mbrojtës që t’i shpëtojë prej (ndëshkimit të)Allahut. -Në dynja, ata gjejnë mbështetje te forca, pasuria dhe aleatët e tyre. Por në atë ditë që nuk do të ketë fund, ata nuk do t’i gjejnë pranë ndihmuesit e tyre dhe do të kuptojnë se çdo lidhje ka marrë fund. Tashmë ndëshkimi i Zotit është i pashmangshëm dhe askush nuk mund t’i mbrojë ata. Këta të mjerë janë në humbje të sigurt, kur mendojnë se ndihmësit dhe aleatët e tyre mund t’u sjellin dobi apo t’i mbrojnë nga të këqijat.Për atë që Allahu e lë në humbje, nuk ka asnjë rrugë shpëtimi. - Ata që nuk e pranojnë udhëzimin e Allahut askush nuk mund t’i udhëzojë në rrugën e drejtë. Atë ditë do të shfaqen qartë të udhëzuarit nga të humburit.

42:47Page 488

ٱسۡتَجِيبُواْ لِرَبِّكُم مِّن قَبۡلِ أَن يَأۡتِيَ يَوۡمٞ لَّا مَرَدَّ لَهُۥ مِنَ ٱللَّهِۚ مَا لَكُم مِّن مَّلۡجَإٖ يَوۡمَئِذٖ وَمَا لَكُم مِّن نَّكِيرٖ ٤٧

Respond to your Lord before a Day comes from Allāh of which there is no repelling. No refuge will you have that Day, nor for you will there be any denial.1

Përgjigjjuni thirrjes së Zotit tuaj,... -Allahu i Lartësuar na urdhëron që t’i përgjigjemi plotësisht dhe me përkushtim ftesës së Tij plot jetë dhe mirësi. Pranimi i kësaj ftese nënkupton kryerjen me sinqeritet të porosive të Allahut të Lartësuar dhe largimin nga ndalesat e Tij me durim dhe këmbëngulje. Gjithashtu, ky pranim duhet të bëhet menjëherë dhe të mos shtyhet me: “Do të...”....para se të vijë Dita kur Allahu nuk do të lejojë më kthim prapa. -Ne duhet të nxitojmë të zbatojmë porositë dhe udhëzimet e Tij, para se të vijë dita që nuk ka dyshim në vërtetësinë e saj. Ajo është Dita e Kijametit, ditë kur nuk mund të arrihet më çfarë është lënë pas dhe nuk mund të rregullohet çfarë është shkatërruar.Atë ditë, ju nuk do të gjeni strehim dhe as nuk do të mund të mohoni(padrejtësitë tuaja). -Atë ditë nuk mund të gjesh strehim dhe mbrojtje nga drejtësia e të Drejtit. Atë ditë nuk mund t’i shpëtosh llogarisë, por çdokush do të marrë atë që meriton. Atë ditë, melekët do t’i rrethojnë krijesat nga të gjitha drejtimet dhe do t’u thonë: “O turmë e xhindëve dhe e njerëzve! Nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, dilni! Por ju nuk mund ta bëni këtë, pa patur fuqi.” Atë ditë, robi nuk mund t’i mohojë padrejtësitë dhe krimet që ka bërë. Edhe sikur ta bënte, do të dilnin t’i dëshmonin të kundërtën vetë gjymtyrët e tij. Ky ajet, e të tjerë të ngjashëm me të, kritikon vonesën e të vetëmashtruarve, të cilët nuk shpejtojnë për zbatimin e porosive të Zotit, por gjithmonë justifikohen duke thënë: “Do të ..., do të ...”. Allahu i Lartësuar na urdhëron që të nxitojmë për zbatimin e urdhëresave të Tij dhe të shfrytëzojmë sa më shpejt çdo mundësi që Ai na ofron për punë të mira.

42:48Page 488

فَإِنۡ أَعۡرَضُواْ فَمَآ أَرۡسَلۡنَٰكَ عَلَيۡهِمۡ حَفِيظًاۖ إِنۡ عَلَيۡكَ إِلَّا ٱلۡبَلَٰغُۗ وَإِنَّآ إِذَآ أَذَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ مِنَّا رَحۡمَةٗ فَرِحَ بِهَاۖ وَإِن تُصِبۡهُمۡ سَيِّئَةُۢ بِمَا قَدَّمَتۡ أَيۡدِيهِمۡ فَإِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ كَفُورٞ ٤٨

But if they turn away - then We have not sent you, [O Muḥammad], over them as a guardian; upon you is only [the duty of] notification. And indeed, when We let man taste mercy from Us, he rejoices in it; but if evil afflicts him for what his hands have put forth, then indeed, man is ungrateful.

Nëse ata refuzojnë, dije(o Muhammed)se Ne nuk të kemi dërguar ty si përgjegjës të tyre. -Kuptimi: Nëse ata, pas qartësimit të plotë të së vërtetës, të kthejnë shpinën dhe shpërfillin ftesën tënde për në rrugën e Allahut, kujto që Allahu nuk të ka dërguar ty që të jesh përgjegjës për veprimet e tyre. Nuk është përgjegjësia jote që ata nuk e pranojnë udhëzimin e Allahut. Detyra jote është vetëm kumtimi dhe qartësimi i të vërtetës për ta.Ti ke për detyrë vetëm kumtimin(e shpalljes). -Nëse t’i bën detyrën tënde të transmetimit të plotë të së vërtetës, do të marrësh shpërblimin tënd tek Allahu i Lartësuar, pavarësisht a i përgjigjen njerëzit ftesës tënde apo nuk i përgjigjen, e pranojnë atë apo nuk e pranojnë. Llogaria e veprave të tyre është tek Allahu i Drejtë, i Cili do të shpërblejë gjithësecilin për çfarë ka bërë në këtë jetë, të vogël a të madhe, të dukshme a të fshehur. Më poshtë, Allahu i Lartësuar flet për gjendjet në të cilat kalon njeriu dhe për mënyrën se si ai sillet në këto gjendje:Vërtet, kur Ne i dhurojmë njeriut nga ana Jonë ndonjë të mirë, ai gëzohet për të ... -Kur Allahu i Lartësuar, nga bujaria e Tij, i dhuron njeriut mirësi të ndryshme, si: shëndet, qetësi, pasuri, fëmijë, famë, pushtet, etj., njeriu gëzohet. Allahu i Lartësuar thotë: “... ai gëzohet për të”, pra, gëzohet me mirësinë që ka, dhe vetëm kaq. Me fjalë të tjera, kënaqësia e tij lidhet veçse me mirësinë e dhënë, ndërkohë që njeriu duhet ta gjejë gëzimin, kënaqësinë dhe lumturinë veçse me Zotin e tij, me Allahun e Lartësuar. Vetëm duke u afruar pranë të Gjithëmëshirshmit me adhurime dhe vepra të mira, vjen qetësia dhe lumturia. Edhe mirësitë e shumta që njeriu ka, nuk janë gjë tjetër veçse dhurata të Allahut të Lartësuar, prandaj ato duhet që ta shtojnë më shumë dashurinë dhe madhërimin për Të. Nëse ne gëzohemi thjesht dhe vetëm me mirësitë që kemi, duke harruar Allahun e Lartësuar që na i ka falur, kjo është vërtet një mosmirënjohje ndaj Tij, që patjetër do të sjellë trishtim dhe vuajtje....e kur e godet ndonjë e keqe, që e ka merituar vetë, atëherë njeriu bëhet mohues(i të mirave të Zotit). -Kur njeriu goditet me ndonjë fatkeqësi, si sëmundje, varfëri, etj., ai menjëherë i harron të gjitha mirësitë që gëzonte para kësaj fatkeqësie. Sprovat vijnë si pasojë e vetë punëve të këqija të robit. Madje, për shumë gjynahe, i Madhërishmi fal dhe afatizon. Sikur Zoti ta dënonte njeriun për çdo gjynah që bën, atëherë nuk do të mbetej askush mbi faqen e dheut, por Zoti i Lartësuar është Mëshirues dhe Falës. Allahu e sprovon njeriun, me qëllim që ai të kthejë rrugë dhe të reflektojë për mosmirënjohjen e treguar deri në atë çast, para se të vijë dita kur nuk bën më dobi reflektimi dhe pendimi. Por sërish, njeriu ka një natyrë mosmirënjohëse, prandaj sapo goditet nga një fatkeqësi, i harron të gjitha mirësitë që Zoti i ka dhuruar. Në vend të durimit dhe falënderimit, ai shpreh zemërimin dhe pakënaqësinë për caktimin e Zotit të Urtë dhe të Gjithëmëshirshëm.

42:49Page 488

لِّلَّهِ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ يَخۡلُقُ مَا يَشَآءُۚ يَهَبُ لِمَن يَشَآءُ إِنَٰثٗا وَيَهَبُ لِمَن يَشَآءُ ٱلذُّكُورَ ٤٩

To Allāh belongs the dominion of the heavens and the earth; He creates what He wills. He gives to whom He wills female [children], and He gives to whom He wills males.

Vetëm Allahut i takon pushteti i qiejve e i Tokës.. - Pushteti i qiejve e i tokës është në dorë të Allahut. Ai krijon çfarë të dojë dhe vepron në krijimin e Tij si të dëshirojë. Nuk ndodh asgjë në këtë gjithësi pa lejen dhe fuqinë e Tij. Është Allahu që rregullon çështjet e krijesave, me urtësinë dhe mëshirën e Tij, qoftë për gjërat më të vogla në dukje. Madje, Ai ka nën kontroll edhe ato çështje, sebepet e të cilave i ka lënë në dorë të krijesave. Është e vërtetë që njerëzit martohen me njëri-tjetrin për të bërë fëmijë, por është i Gjithëdituri e i Urti Ai që përcakton se çfarë do t’u japë ose nuk do t’u japë atyre. Kështu, i Madhërishmi thotë:

42:50Page 488

أَوۡ يُزَوِّجُهُمۡ ذُكۡرَانٗا وَإِنَٰثٗاۖ وَيَجۡعَلُ مَن يَشَآءُ عَقِيمًاۚ إِنَّهُۥ عَلِيمٞ قَدِيرٞ ٥٠

Or He makes them [both] males and females, and He renders whom He wills barren. Indeed, He is Knowing and Competent.

Ai krijon çfarë të dojë. Ai i fal vajza atij që Ai do, e i fal djem, atij që Ai do. Ose fal edhe djem, edhe vajza. Ndërsa atë, që Ai dëshiron, e lë pa fëmijë. -Me urtësinë e Tij, Allahu i Lartësuar i fal vetëm vajza dikujt që Ai dëshiron, ndërsa dikujt tjetër i fal vetëm meshkuj; ose i fal edhe djem, edhe vajza. Po ashtu, dikë tjetër, - siç Allahu dëshiron, - e lë pa fëmijë. Çdo përcaktim i Allahut fsheh urtësi që ne nuk i dimë. Ai është i Urtë e i Gjithëditur, prandaj ne duhet të kënaqemi gjithmonë me përcaktimin e Tij dhe t’i shprehim mirënjohjen tonë për çdo gjë. Mirënjohësit janë të lumtur në çdo gjendje, ndërsa përçmuesit kurrë nuk kënaqen.Ai është i Gjithëditur, i Plotpushtetshëm. -Allahu është i Gjithëditur për krijesat e tij dhe i Plotpushtetshëm për gjithçka që dëshiron. Ai ka përcaktuar çdo gjë me përpikmëri dhe saktësi.

42:51Page 488

۞ وَمَا كَانَ لِبَشَرٍ أَن يُكَلِّمَهُ ٱللَّهُ إِلَّا وَحۡيًا أَوۡ مِن وَرَآيِٕ حِجَابٍ أَوۡ يُرۡسِلَ رَسُولٗا فَيُوحِيَ بِإِذۡنِهِۦ مَا يَشَآءُۚ إِنَّهُۥ عَلِيٌّ حَكِيمٞ ٥١

And it is not for any human being that Allāh should speak to him except by revelation or from behind a partition or that He sends a messenger [i.e., angel] to reveal, by His permission, what He wills. Indeed, He is Most High and Wise.

Mohuesit e Zotit dhe të profetëve të Tij thoshin: “Pse të mos na flasë vetë Zoti, ose të na sjellë ndonjë shenjë të madhe?!” Kjo qe vërtet një arrogancë nga ana e tyre. Kësaj kërkese të paturpshme, Allahu i Lartësuar i përgjigjet duke treguar se cilat janë format e ardhjes së Shpalljes hyjnore:Allahu nuk i ka folur njerëzve përveçse me anë të(frymëzimit të) shpalljes, ... -Në këtë mënyrë, Allahu i Lartësuar e jep mesazhin e Tij duke e hedhur atë drejt e në zemrën e profetit, pa i folur drejtpërdrejt dhe pa ndërmjetësinë e Melekut të Shpalljes (Xhibrilit a.s.) apo të melekëve të tjerë. Kjo është njëra formë e Shpalljes. Forma e dytë është:...ose pas një perdeje... -Në këtë mënyrë, Allahu i Lartësuar i flet vetë profetit, por pas perdes. Pra, profeti e dëgjon Krijuesin e tij, por nuk e sheh Atë. Kështu iu shpall revelata Musait (a.s.), i cili u quajt edhe “Kelîmur-rahmân”(ai të cilit Mëshiruesi i foli). Po këtë mënyrë iu shpall Muhamedit (a.s.) detyrimi i pesë namazeve ditore, kur u ngjit në qiell Natën e Israsë dhe të Mi’râxhit. Mënyra e tretë e Shpalljes është:... ose me anë të një të dërguari (meleku), që i shpall - me lejen e Tij - atë që Ai do.. -Allahu i Lartësuar dërgon te profeti një lajmëtar prej melekëve, si Xhibrili apo ndonjë melek tjetër, dhe i përcjell atij çfarë Ai dëshiron. Këtu, Allahu i Lartësuar bën dy cilësime shumë të rëndësishme, kur thotë, së pari: “me lejen e Tij”, pra, jo kur dhe si dëshiron meleku apo njeriu, por kur dhe si dëshiron Allahu. Së dyti, Ai cilëson: “atë që Ai do”, pra, atë që do Zoti dhe jo atë që do meleku apo njeriu.Vërtet, Ai është më i Larti, më i Urti. -Allahu i Madhërishëm është më i Larti në Qenien e Tij, më i Larti dhe i Madhërishmi në cilësitë dhe emrat e Tij, më i Larti dhe i Urti në veprat e Tij. Para krenarisë dhe madhështisë së Tij është nënshtruar çdo krijesë. Të gjithë janë krijesa të varfra, të nënshtruara dhe nevojtare për mëshirën dhe përkujdesin e Tij dhe vetëm Allahu është i Lartësuari, i Madhërishmi, që nuk ka nevojë për asgjë. Askush nuk është i përafërt apo i ngjashëm me Allahun. Ai është Urti, që gjithçka e vendos në vendin që i takon. Urtësia e Tij është absolutisht e plotë si në aspektin e krijimit, ashtu edhe në aspektin e ligjeve, që Ai u solli njerëzve përmes librave dhe profetëve të Tij.

42:52Page 489

وَكَذَٰلِكَ أَوۡحَيۡنَآ إِلَيۡكَ رُوحٗا مِّنۡ أَمۡرِنَاۚ مَا كُنتَ تَدۡرِي مَا ٱلۡكِتَٰبُ وَلَا ٱلۡإِيمَٰنُ وَلَٰكِن جَعَلۡنَٰهُ نُورٗا نَّهۡدِي بِهِۦ مَن نَّشَآءُ مِنۡ عِبَادِنَاۚ وَإِنَّكَ لَتَهۡدِيٓ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ ٥٢

And thus We have revealed to you an inspiration of Our command [i.e., the Qur’ān]. You did not know what is the Book or [what is] faith, but We have made it a light by which We guide whom We will of Our servants. And indeed, [O Muḥammad], you guide to a straight path -

Po kështu Ne të shpallëm ty Libër (jetëdhënës) prej Nesh. -Kuptimi: Ashtu sikurse u dhamë mesazhe profetëve para teje, edhe ty po të shpallim këtë Kur'an madhështor. Allahu i Lartësuar e ka quajtur Kur'anin Rûh- Shpirt, sepse ashtu sikurse trupi nuk jeton dot pa shpirtin, ashtu edhe zemrat e njerëzve nuk mund të jetojnë pa Kur'anin. Ky libër u jep jetë zemrave dhe, nëpërmjet tij, njerëzit përfitojnë nga mirësitë e dynjasë dhe të fesë. Kur'ani është një mirësi thjesht e dhuruar nga Zoti për profetin e Tij dhe për besimtarët, pa asnjë përpjekje prej tyre, prandaj i Lartësuari thotë:Ti nuk dije çfarë ishte Libri dhe as ç’ishte imani, ... -Kuptimi: Para Shpalljes së Kur'anit, ti nuk dije gjë rreth librave të mëparshëm të shpallur nga Allahu i Lartësuar. Ti nuk kishe dijeni për imanin dhe as për ligjet fetare të kaluara, të përcaktuara nga Zoti për profetë dhe popuj të ndryshëm. Ti ishe thjesht një ummij, që nuk dinte shkrim e lexim. Megjithatë, është Allahu Ai që të përzgjodhi ty për të të dhuruar këtë libër madhështor, këtë dritë, me të cilën njerëzit shohin dhe gjejnë rrugën e drejtë të adhurimit të një Zoti të vetëm.... por Ne e bëmë atë dritë, me të cilën e udhëzojmë në rrugë të drejtë atë që Ne dëshirojmë prej robërve Tanë. -Nëpërmjet Kur'anit, njerëzit shohin të ndriçuar rrugën për të shkuar tek Allahu i Dashur dhe i Lartësuar. Drita e Kur'anit largon errësirat e kufrit, të idhujtarisë dhe të çdo lloj devijimi. Ai është drita që e shpëton robin nga errësirat dhe greminat e dëshirave të shfrenuara dhe të poshtra, që sjellin veçse shkatërrim dhe dëshpërim. Nëpërmjet Kur'anit, adhuruesit e Allahut shohin qartë realitetin e kësaj bote dhe e trajtojnë gjithçka ashtu sikurse e meriton. Ai është rruga e drejtë e Allahut, dhe nuk ka rrugë tjetër që të afron tek Ai, veç asaj që është e ndriçuar nga ky libër.Pa dyshim, edhe ti udhëzon në rrugën e drejtë, ... -Allahu i Lartësuar e përgëzon dhe inkurajon Profetin e Tij, duke i kujtuar se edhe ai si profet është udhëzues për në rrugën e drejtë. Udhëzimi që bën një profet është qartësimi i plotë i rrugës së drejtë, me fakte dhe argumente të pakundërshtueshme, duke nxitur njerëzit për ta ndjekur këtë rrugë. Pjesë e udhëzimit që bën profeti është, gjithashtu, edhe sqarimi i rrugëve të së keqes dhe thirrja për t’u larguar prej tyre. Pastaj Allahu i Lartësuar përcakton më mirë se cila është rruga e drejtë:

42:53Page 489

صِرَٰطِ ٱللَّهِ ٱلَّذِي لَهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۗ أَلَآ إِلَى ٱللَّهِ تَصِيرُ ٱلۡأُمُورُ ٥٣

The path of Allāh, to whom belongs whatever is in the heavens and whatever is on the earth. Unquestionably, to Allāh do [all] matters evolve [i.e., return].

... Në rrugën e Allahut, të Cilit i takon ç'ka në qiej dhe ç'ka në Tokë. -Rruga e drejtë është rruga që Allahu, Krijuesi dhe Sunduesi i qiejve dhe Tokës e solli dhe e bëri të qartë për njerëzit, nëpërmjet profetëve të Tij dhe librave të shenjtë. Vetëm kjo është rruga që të çon tek Ai dhe të fut në Xhenetin e mirësive. Për këtë arsye, le të zgjedhë gjithësecili rrugën dhe fjalët ku bazohet. Por le të kujtojë edhe një fakt shumë të rëndësishëm:Ta dini, se tek Allahu kthehen të gjitha çështjet. -Le të kujtojmë vazhdimisht se, do të vijë një ditë, kur të gjitha veprat tona do të llogariten nga i Drejti e i Gjithëdituri. Nëse kemi punuar mirë dhe sipas besimit të drejtë të bazuar në Librin e Allahut, shpërblimi ynë do të jetë Xheneti dhe kënaqësia e përjetshme pranë Krijuesit. Por nëse kemi shpërfillur Shpalljen e Allahut dhe nuk kemi punuar me sinqeritet, atëherë fundi do të jetë Xhehenemi - Allahu na ruajtë prej tij!Këtu përfundon tefsiri i sures Esh-shûrâ. Falënderimi dhe lavdia e plotë i qoftë Allahut të Madhërishëm, fillim e mbarim, haptas dhe fshehtas, për lehtësimet dhe dhuratat e Tij bujare!

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском