As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Az-Zukhruf 43:40–80
43:40Page 492
أَفَأَنتَ تُسۡمِعُ ٱلصُّمَّ أَوۡ تَهۡدِي ٱلۡعُمۡيَ وَمَن كَانَ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ ٤٠
Then will you make the deaf hear, [O Muḥammad], or guide the blind or he who is in clear error?
Duke dashur të qetësonte Profetin e Tij të dashur, i cili ishte tepër i shqetësuar nga mospranimi i thirrjes së tij prej qafirëve, Allahu i Madhëruar i thotë se ata janë njerëz tek të cilët nuk gjendet ndonjë mirësi. Ata nuk janë aspak të denjë që Zoti t’i udhëzojë në rrugën e drejtë. Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull të prishur.Vallë, ti do ta bësh të shurdhërin të dëgjojë? Ti do ta drejtosh të verbërin dhe atë që është në humbje të qartë? -Kuptimi: Vallë, ti do t’i bësh të shurdhërit ndaj të vërtetës të dëgjojnë?! Ti do t’i udhëzosh në rrugën e drejtë të verbuarit nga kjo rrugë, të cilët nuk duan ta shohin atë rrugë?! E si do t’i udhëzosh ata që kanë humbur larg, me vetëdije të plotë nga ana e tyre?! Madje, ata janë të kënaqur për rrugën e humbjes ku janë futur. Pra, ashtu sikurse të shurdhërit nuk dëgjojnë dhe të verbërit nuk shikojnë asgjë, edhe të humburit që janë të kënaqur me humbjen e tyre, nuk mund ta gjejnë dot rrugën e drejtë. Logjika e tyre është e sëmurur rëndë, për shkak të shpërfilljes dhe refuzimit të Shpalljes së Zotit. Ata bien në grackën e shejtanit, duke u marrë me besime e doktrina të kota e të paqëna. Si rrjedhojë e përzgjedhjes së gabuar të tyre, ata marrin cilësi të shëmtuara, që i pengojnë të kthehen tek e vërteta. Madje, ato cilësi i zhysin edhe më shumë në llumin që i ka mbuluar. Përfundimisht, për ata ka mbetur që vetëm të ekzekutohet ndëshkimi në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Për këtë arsye, i Madhëruari thotë:
43:41Page 492
فَإِمَّا نَذۡهَبَنَّ بِكَ فَإِنَّا مِنۡهُم مُّنتَقِمُونَ ٤١
And whether [or not] We take you away [in death], indeed, We will take retribution upon them.
Edhe nëse të marrim ty, Ne do të hakmerremi ndaj tyre. -Kuptimi: Nëse Ne të marrim ty para se të shohësh ndëshkimin e premtuar për ta, ji i bindur në premtimin Tonë të pakthyeshëm se Ne kemi për t’i ndëshkuar ata.
43:42Page 492
أَوۡ نُرِيَنَّكَ ٱلَّذِي وَعَدۡنَٰهُمۡ فَإِنَّا عَلَيۡهِم مُّقۡتَدِرُونَ ٤٢
Or whether [or not] We show you that which We have promised them, indeed, We are Perfect in Ability.
Ne mund edhe të bëjmë që ti ta shohësh të plotësuar premtimin që u kemi dhënë atyre. Ne jemi të Plotfuqishëm mbi ta. -Kuptimi: Ne edhe mund të ta tregojmë ndëshkimin e premtuar për ta. Allahu është i Plotfuqishëm t’i ndëshkojë ata në të dyja rastet. Kjo varet se si e përcakton urtësia e Tij përshpejtimin apo vonimin e ndëshkimit.
43:43Page 492
فَٱسۡتَمۡسِكۡ بِٱلَّذِيٓ أُوحِيَ إِلَيۡكَۖ إِنَّكَ عَلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ ٤٣
So adhere to that which is revealed to you. Indeed, you are on a straight path.
Atëherë, ti përmbaju fort Shpalljes që po të jepet! -Përqendrohu dhe ji i vazhdueshëm në veprat e mira, në cilësitë dhe virtytet e larta, për të cilat i fton njerëzit dhe për të cilat Zoti të ka urdhëruar! Ji i durueshëm, që këto urdhëresa t’i zbatosh për veten tënde dhe të nxisësh të tjerët për t’i zbatuar ato. Gjithashtu, të jesh i sigurt se:Ti je në rrugë të drejtë. -Kjo rrugë të çon tek Allahu, në vendin e paqes dhe begatisë së përjetshme. Kjo le të shërbejë që të ngulmosh në këtë rrugë. Duke mësuar se rruga që ke nisur është e vërteta, atëherë do të jesh më i qetë e më i motivuar, sepse e di që je mbi një themel të fuqishëm. Kështu nuk ndikohesh aspak nga fakti që të tjerët koten mes dyshimesh, hamendësimesh, padrejtësish dhe errësirash të mëdha.
43:44Page 492
وَإِنَّهُۥ لَذِكۡرٞ لَّكَ وَلِقَوۡمِكَۖ وَسَوۡفَ تُسۡـَٔلُونَ ٤٤
And indeed, it is a remembrance1 for you and your people, and you [all] are going to be questioned.
Me të vërtetë, ai(Kur'ani) është lëvdatë e madhe për ty dhe për popullin tënd,... -Kur'ani madhështor është famë dhe lavdi për ty dhe për popullin tënd. Ai është një vlerë e jashtëzakonshme dhe mirësi e paçmueshme për ju. Nëpërmjet Kur'anit, Allahu i Madhëruar ju udhëzon në mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit dhe ju nxit që të punoni për t’i arritur ato. Gjithashtu, Ai ju mëson si të ruheni nga ligësitë dhe ju paralajmëron që të largoheni prej tyre.... dhe për këtë(mirësi)do të përgjigjeni. -Kuptimi: Ju do të përgjigjeni për Kur'anin: a keni përfituar prej tij dhe jeni lartësuar me të, apo e keni shpërfillur atë, duke mos e vënë në zbatim?! A do të jetë ai provë kundër jush apo pro jush?!
43:45Page 492
وَسۡـَٔلۡ مَنۡ أَرۡسَلۡنَا مِن قَبۡلِكَ مِن رُّسُلِنَآ أَجَعَلۡنَا مِن دُونِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ءَالِهَةٗ يُعۡبَدُونَ ٤٥
And ask those We sent before you of Our messengers; have We made besides the Most Merciful deities to be worshipped?
Pyeti ata që i dërguam para teje: A kemi lejuar që, në vend të Allahut, të adhurohen zota të tjerë? -Domethënë, pyeti ata, që ndoshta të mund të gjejnë ndonjë arsye apo argument ku mund të kapen! Jo, ata nuk kanë asnjë bazë ku mund ta mbështesin idhujtarinë e tyre. Asnjë profet nuk ka përcjellë një mesazh të tillë. Sado të kërkosh në mesazhet e profetëve, nuk do të gjesh asnjë që të ketë porositur dhe urdhëruar për të adhuruar zota të tjerë veç Allahut. Të gjithë profetët, nga i pari deri tek i fundit, kanë urdhëruar për adhurimin e Allahut si Një të vetëm dhe të pashoq. Thotë i Madhëruari: “Ne çuam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm Allahun, e largojuni shejtanëve (adhurimit të tyre)!” Por pati nga ata që Allahu i udhëzoi dhe pati nga ata që merituan të mbeten në humbje. Pra, udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i gënjeshtarëve!” [Nahl 36]. Gjithashtu, çdo profet i Zotit i thoshte popullit: “Adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër veç Tij, (që meriton të adhurohet).“ [El ea’raf 59]. Kjo tregon që idhujtarët nuk kanë asnjë argument ku të kapen e mbështeten, as në logjikën e shëndoshë e as në tekstet hyjnore prej qiellit.
43:46Page 492
وَلَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا مُوسَىٰ بِـَٔايَٰتِنَآ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ وَمَلَإِيْهِۦ فَقَالَ إِنِّي رَسُولُ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٤٦
And certainly did We send Moses with Our signs to Pharaoh and his establishment, and he said, "Indeed, I am the messenger of the Lord of the worlds."
Pas ajetit: “Pyeti ata që i dërguam para teje: a kemi lejuar që, në vend të Allahut, të adhurohen zota të tjerë?”, Allahu i Madhëruar rrëfen ngjarjen e Musait, thirrja e të cilit është ndër më të njohurat në botë. Në fakt, historia e Musait është përmendur shumë herë në Librin e Tij.Ne e dërguam Musanë me shenjat Tona te Faraoni dhe rrethi i tij.... -Këto shenja nuk linin asnjë dyshim për saktësinë e mesazhit që ai solli prej Allahut të Madhëruar. Disa prej këtyre shenjave ishin shkopi i tij, gjarpri, vërshimi i karkalecave, i morrave etj.Ai(Musai)u tha: “Unë jam i dërguari i Zotit të botëve.” -Ai i ftoi që të besonin Zotin e tyre dhe t’i largoheshin adhurimit të gjithçkaje tjetër.
43:47Page 492
فَلَمَّا جَآءَهُم بِـَٔايَٰتِنَآ إِذَا هُم مِّنۡهَا يَضۡحَكُونَ ٤٧
But when he brought them Our signs, at once they laughed at them.
Por kur ua shpalosi shenjat Tona, ata u tallën dhe qeshën me to. -Ata i kundërshtuan të gjitha shenjat e Zotit, madje u tallën me to, duke u treguar kështu të padrejtë e kryeneçë. Ata mohuan jo se shenjat që panë ishin të pamjaftueshme apo të paqarta, por sepse thjesht nuk donin t’i pranonin. Më pas, i Madhëruari thotë:
43:48Page 493
وَمَا نُرِيهِم مِّنۡ ءَايَةٍ إِلَّا هِيَ أَكۡبَرُ مِنۡ أُخۡتِهَاۖ وَأَخَذۡنَٰهُم بِٱلۡعَذَابِ لَعَلَّهُمۡ يَرۡجِعُونَ ٤٨
And We showed them not a sign except that it was greater than its sister, and We seized them with affliction that perhaps they might return [to faith].
Ne nuk u treguam asnjë mrekulli, që të mos ishte më e madhe se paraardhësja e saj. -Çdo shenjë apo mrekulli që u shfaqej ishte më e madhe se simotra e saj pararendëse.Ndaj tyre zbritëm edhe ndëshkime,.. -Ndër ndëshkimet që Zoti u dërgoi ishin vërshimi i karkalecave, i morrave, i bretkosave, uji i shndërruar në gjak etj. Të gjitha këto ishin edhe shenja, që ata të pranonin ftesën e Musait (a.s.), sikurse thotë i Madhëruari:... që të largoheshin nga rruga e humbjes. -Pra, këto ndodhën me shpresë që ata të ktheheshin në Islam, duke iu dorëzuar Zotit të vetëm dhe të vërtetë dhe duke u larguar nga idhujtaria e gjynahet ku ishin zhytur.
43:49Page 493
وَقَالُواْ يَٰٓأَيُّهَ ٱلسَّاحِرُ ٱدۡعُ لَنَا رَبَّكَ بِمَا عَهِدَ عِندَكَ إِنَّنَا لَمُهۡتَدُونَ ٤٩
And they said [to Moses], "O magician, invoke for us your Lord by what He has promised you. Indeed, we will be guided."
Por ata(Faraoni dhe mbështetësit e tij)thanë: “O magjistar!” -Kur mbi ta goditën dënimet e Zotit, si shenja të qarta të Tij, ata iu drejtuan Musait duke e quajtur ‘magjistar’. Këtë e kanë bërë ose për tallje, ose për nderim, sepse ky term përdorej edhe si titull nderi nga ata. Sipas shpjegimit të dytë, ata iu drejtuan atij me përunjësi, duke e respektuar ashtu si të mëdhenjtë e tyre. Ata i thanë:Lute për ne Zotin tënd,(ta largojë ndëshkimin)sipas premtimit që ta ka dhënë. Atëherë, ne do të gjejmë udhën e drejtë.”! -Kuptimi: Me dhuntitë e veçanta që ke, lute Zotin tënd që t’i largojë prej nesh ndëshkimet, sepse ne atëherë do të udhëzohemi. Por a e mbajtën fjalën, vallë? Thotë i Madhëruari:
43:50Page 493
فَلَمَّا كَشَفۡنَا عَنۡهُمُ ٱلۡعَذَابَ إِذَا هُمۡ يَنكُثُونَ ٥٠
But when We removed from them the affliction, at once they broke their word.
Por, kur Ne ua hoqëm ndëshkimet, ata përsëri e thyen besën. -Ata nuk e mbajtën fjalën, por tradhtuan, duke vazhduar me mosbesimin e tyre. Kjo pjesë i përngjan fragmentit tjetër në Kur'an: “Atëherë Ne lëshuam kundër tyre (mjerime): përmbytje, karkaleca, parazitë, bretkosa dhe gjak, Shenja të qarta njëra pas tjetrës. Por ata u treguan arrogantë, sepse ishin njerëz keqbërës. Sa herë që binte ndëshkimi mbi ta, ata thoshin: “O Musa! Lutju Zotit tënd për ne, sipas premtimit që të ka dhënë. Nëse na e largon ndëshkimin, ne do të të besojmë ty dhe do t’i dërgojmë bijtë e Izraelit me ty.” Por sa herë që Ne ua largonim ndëshkimin, për t’u lënë një afat të caktuar, ata e thyenin premtimin. Kështu, Ne i ndëshkuam ata dhe i fundosëm në det, ngaqë ata i konsideruan gënjeshtra argumentet Tona dhe u treguan mospërfillës ndaj tyre. Ndërsa popullit të përvuajtur i lamë në trashëgim viset lindore dhe perëndimore të tokës ku zbritëm bekimet Tona. Kështu u plotësua premtimi i mirë i Zotit ndaj bijve të Izraelit, për durimin që ata treguan. Ne e rrënuam çfarë kishte bërë Faraoni dhe populli i tij dhe kullat që kishin ndërtuar.” [El ea’raf 133 - 137].
43:51Page 493
وَنَادَىٰ فِرۡعَوۡنُ فِي قَوۡمِهِۦ قَالَ يَٰقَوۡمِ أَلَيۡسَ لِي مُلۡكُ مِصۡرَ وَهَٰذِهِ ٱلۡأَنۡهَٰرُ تَجۡرِي مِن تَحۡتِيٓۚ أَفَلَا تُبۡصِرُونَ ٥١
And Pharaoh called out among his people; he said, "O my people, does not the kingdom of Egypt belong to me, and these rivers flowing beneath me; then do you not see?
Ndërkohë, Faraoni thirri popullin e vet e u tha: ... -Me një arrogancë të pashembullt, i mashtruar nga pushteti, pasuria dhe forcat e tij, Faraoni tha:“O populli im! A nuk janë nën pushtetin tim Egjipti dhe këta lumenj, që rrjedhin nën pallatin tim?! A nuk po shikoni?” -Shumë degëzime të Nilit kalonin përmes kështjellave dhe kopshteve plot bimësi të Faraonit, prandaj ai thoshte: “A nuk e shihni gjithë këtë mbretëri e bukuri, që kam nën këmbët e mia?! A nuk tregojnë ato për madhështinë time?” Fjalët e Faraonit dëshmonin se sa injorant i madh ishte ai, pasi ai lëvdohej me gjëra që nuk kishin lidhje me meritat dhe veten e tij. Ai nuk lëvdohej për ndonjë cilësi të mirë që kishte apo për ndonjë vepër të drejtë. Për të ishte e drejtë mburrja me pasurinë e pushtetin, nëpërmjet të cilave, në fakt, Allahu sprovon cilin të dëshirojë. Faraoni, me injorancën e tij të thellë, vazhdonte të lëvdohej duke thënë:
43:52Page 493
أَمۡ أَنَا۠ خَيۡرٞ مِّنۡ هَٰذَا ٱلَّذِي هُوَ مَهِينٞ وَلَا يَكَادُ يُبِينُ ٥٢
Or am I [not] better than this one [i.e., Moses] who is insignificant and hardly makes himself clear?1
“Atëherë, cili është më i mirë? A nuk jam unë, apo është ai qyqar, që mezi flet?!” -Me këto fjalë, i mallkuari kishte për qëllim Musain, birin e Imranit, atë që Rahmani i foli me fjalë, duke e nderuar dhe lartësuar mbi shumë profetë të tjerë. Kështu, Faraoni po pretendonte se ishte burrë më i mirë e më fisnik se Musai (a.s.), ndërsa - sipas tij - Musai ishte njeri i pavlerë. Veç kësaj, - thoshte ai gojëndyrë, - Musai ishte gati i paaftë që të shprehte me fjalë atë që mbante në zemër. E tha këtë, sepse Musai (a.s.) haste pak vështirësi në të shprehur, por jo në aftësinë për të dhënë të qartë mesazhin që duhej të përçonte ndër njerëz. Vështirësia në të folur ose oratoria jo e madhe nuk i llogaritej aspak si mangësi, sepse ai, në fund të fundit, e shprehte qartë dhe kuptueshëm atë që kishte në zemër. Pastaj Faraoni tha:
43:53Page 493
فَلَوۡلَآ أُلۡقِيَ عَلَيۡهِ أَسۡوِرَةٞ مِّن ذَهَبٍ أَوۡ جَآءَ مَعَهُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ مُقۡتَرِنِينَ ٥٣
Then why have there not been placed upon him bracelets of gold or come with him the angels in conjunction?"
“Përse nuk i janë dhënë atij bylyzykë floriri?” -Kuptimi: Përse Musai nuk erdhi i stolisur me bizhuteri, por vjen në këtë gjendje? Pra, këto ishin kriteret e tij për të vlerësuar rëndësinë ose jo të njerëzve.“Përse nuk kanë ardhur melekë bashkë me të, si shoqërues?” -Përse Musai nuk erdhi i shoqëruar nga melekët, që ta ndihmonin dhe t’i shërbenin si vërtetim i fjalëve dhe mesazhit të tij? A thua se, nëse do të ndodhnin këto, atëherë ata do ta besonin Musain! A thua se gjithë ato mrekulli të tjera, që ata i panë me sy, nuk ishin të mjaftueshme! E vërteta është se këto ishin thjesht justifikime të Faraonit për të mos besuar dhe përpjekje për të manipuluar mendjen dhe arsyen e popullit të tij, siç thotë i Madhëruari më pas:
43:54Page 493
فَٱسۡتَخَفَّ قَوۡمَهُۥ فَأَطَاعُوهُۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَوۡمٗا فَٰسِقِينَ ٥٤
So he bluffed his people, and they obeyed him. Indeed, they were [themselves] a people defiantly disobedient [of Allāh].
Ai(Faraoni)e përçmoi popullin e vet(i mori për mendjelehtë), kurse ata e dëgjuan. -Nëpërmjet këtyre arsyetimeve boshe, Faraoni arriti të manipulonte mendjet e pasuesve të tij. Në fakt, ato ‘argumente’ të tij nuk vlejnë aspak si arsyetime, madje janë një fyerje për inteligjencën dhe logjikën e shëndoshë. Ato nuk tregojnë asgjë dhe nuk ndihmojnë për asgjë, as për mirë e as për keq. Të tilla ‘argumente’ mund të trullosin vetëm njerëz mendjelehtë. Vallë, a kishte Faraoni të drejtë vetëm sepse sundonte Egjiptin apo se kishte në pronësi toka, lumenj e përrenj? Kjo na qenka prova e cila mund të hidhte poshtë profetësinë dhe mrekullitë e Musait?! Apo ishte fakti që Musai nuk pati shumë pasues, apo që nuk ishte i stolisur me rroba të bukura, apo që nuk kishte oratori të madhe?! A vlenin të gjitha këto për të hedhur poshtë shenjat e mrekullitë e Musait, të cilat tregonin hapur se atë e mbështeste Zoti i Plotfuqishëm?! Vërtet, këto arsyetime të Faraonit ishin shumë fyese për logjikën e shëndoshë dhe natyrën e pastër, por duke qenë se populli i tij ishte mendjelehtë dhe pa logjikë, ato u konsideruan të pranueshme. Ai popull injorant dhe i shfrenuar mund të pranonte çdo ftesë, pa bërë dallimin mes të vërtetës dhe të kotës. I Madhëruari thotë për ta:Ata ishin një popull i shkatërruar. -Madje, për shkak të shfrenimit të tyre në gjynahe e padrejtësi, Allahu i Madhëruar u vuri në krye Faraonin, që ua zbukuronte edhe më tepër të keqen dhe idhujtarinë.
43:55–56Page 493
فَلَمَّآ ءَاسَفُونَا ٱنتَقَمۡنَا مِنۡهُمۡ فَأَغۡرَقۡنَٰهُمۡ أَجۡمَعِينَ ٥٥
And when they angered Us, We took retribution from them and drowned them all.
فَجَعَلۡنَٰهُمۡ سَلَفٗا وَمَثَلٗا لِّلۡأٓخِرِينَ ٥٦
And We made them a precedent and an example for the later peoples.
Kur ata shkaktuan zemërimin Tonë, Ne i ndëshkuam, duke i përmbytur të gjithë. Kështu, Ne i bëmë ata shembull e mësim për të tjerët. -Kur ata e zemëruan Allahun e Madhëruar me fjalët dhe veprat e tyre, Ai i ndëshkoi. Kështu, ata u bënë shembull e mësim për njerëzit që dinë të nxjerrin mësime nga ngjarje të tilla.
43:57Page 493
۞ وَلَمَّا ضُرِبَ ٱبۡنُ مَرۡيَمَ مَثَلًا إِذَا قَوۡمُكَ مِنۡهُ يَصِدُّونَ ٥٧
And when the son of Mary was presented as an example,1 immediately your people laughed aloud.
Kur popullit tënd iu përmend si shembull Biri i Merjemes, ngritën zërat(të kënaqur)... -Allahu i Madhëruar i ka ndaluar njerëzit nga adhurimi i çdo gjëje tjetër veç Tij, çfarëdo dhe kushdo qoftë. Pjesë e këtij ndalimi ishte edhe adhurimi i Isait, birit të Merjemes. Adhurimi i tij është njëlloj si adhurimi i çdo idhulli tjetër, prandaj është i ndaluar. Por kur Allahu i Madhëruar solli si shembull të adhurimeve të gabuara adhurimin e Isait (a.s.), birit të Merjemes, mohuesit e Profetit (a.s.) pandehën se e gjetën ku të kapeshin. Të entuziazmuar, ata kujtuan se tashmë fituan me këtë “zbulim” nga ana e tyre. Por cili ishte “zbulimi” i tyre gjenial? Ata aludonin për ajetin në suren Enbija: “Pa dyshim, ju dhe ato që ju i adhuroni veç Allahut, keni për të qenë lëndë djegëse e Xhehenemit.” Kështu, ata thanë: “Si ne, ashtu edhe ti Muhamed, e pranojmë që Isai ishte nga robërit e afërt dhe të zgjedhur të Allahut, që do të kenë një përfundim të mirë. Po sipas ajetit të mësipërm, ai duhet të jetë lëndë djegëse e Xhehenemit, ashtu sikurse idhujt tanë, sepse edhe ai adhurohet veç Allahut. A nuk është ky një paradoks nga ana jote? Pse duhet të trajtohet Isai ndryshe nga idhujt tanë, ndërkohë që ata kanë të përbashkëta disa gjëra?!”
43:58Page 493
وَقَالُوٓاْ ءَأَٰلِهَتُنَا خَيۡرٌ أَمۡ هُوَۚ مَا ضَرَبُوهُ لَكَ إِلَّا جَدَلَۢاۚ بَلۡ هُمۡ قَوۡمٌ خَصِمُونَ ٥٨
And they said, "Are our gods better, or is he?"1 They did not present it [i.e., the comparison] except for [mere] argument. But, [in fact], they are a people prone to dispute.
dhe thanë: “A janë më të mirë zotat tanë apo ai?!” Ata e thanë këtë veçse për polemikë, sepse ata janë njerëz ngatërrestarë. -Domethënë, nëse adhurimi i Isait, ashtu sikurse edhe i idhujve tanë, është i ndaluar, atëherë pse ai duhet të jetë më i mirë se idhujt tanë? Nëse idhujt tanë dhe ne do të jemi në Zjarr, po kështu duhet të ndodhë edhe me Isain. Por nëse pretendon se Isai është nga robërit e mirë të Zotit, që do të kenë përfundim të mirë, atëherë këtë duhet ta pranosh edhe për idhujt tanë. Ose, në të kundërt, ke rënë në kundërshtim me veten. Atëherë, nëse vërtetohet që ke rënë në kundërshtim me veten, kjo tregon se argumentet që ti përdor janë të gjitha të papranueshme, prandaj duhen hedhur poshtë.” Ky ishte, pra, “zbulimi” i tyre gjenial, me të cilin ata u gëzuan. Por ky lloj arsyetimi ishte nga më të dobëtit e bërë ndonjëherë, dhe lavdia i takon vetëm Allahut për këtë libër që na ka dhënë, i cili sqaron gjithçka! Në këtë temë duhen dalluar dy çështje. Së pari, është e ndaluar të adhurohet çdo gjë apo çdokush tjetër, veç Allahut. Kjo do të thotë që Allahu i Madhëruar i ka konsideruar njëlloj të ndaluar si adhurimin e idhujve, ashtu edhe adhurimin e Isait (a.s.). Ky është gjykim gjithëpërfshirës, sepse adhurimi është e drejtë dhe meritë vetëm e Allahut, Krijuesit dhe Zotit të gjithësisë, të Vetëm e të Pashoq, dhe e askujt tjetër. Asnjë lloj krijese nuk meriton asnjë grimë adhurimi, as melekët e afërt të Zotit, as profetët e Tij dhe askush tjetër. Kjo është çështja e parë, që duhet kuptuar mirë. Së dyti, Isai (a.s.) ishte profet dhe rob i zgjedhur i Allahut të Lartësuar. Kështu, gjykimi dhe vlerësimi për të nuk ka asnjë lidhje me faktin se ai adhurohet veç Allahut. Këto janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme dhe pa lidhje me njëra-tjetrën. Ata të adhuruar që do të digjen në Zjarr bashkë me adhuruesit e tyre janë ata që e kanë pëlqyer këtë gjë për vete ose që e kanë miratuar nga ana e tyre. Ndërsa Isai ishte, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar:
43:59Page 493
إِنۡ هُوَ إِلَّا عَبۡدٌ أَنۡعَمۡنَا عَلَيۡهِ وَجَعَلۡنَٰهُ مَثَلٗا لِّبَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ٥٩
He [i.e., Jesus] was not but a servant upon whom We bestowed favor, and We made him an example for the Children of Israel.
Ai(Isai)ka qenë veçse një adhurues, të cilit i dhuruam mirësi ... -Ai ka qenë veçse një rob dhe adhurues i Allahut, të cilin Allahu e nderoi duke i dhuruar profetësinë, urtësinë, dijen e dobishme dhe punën e sinqertë, me atë dije dhe urtësi. Për veprën e tij, ai meriton vlerësimin dhe shpërblimin nga Allahu i Madhëruar. Ndërsa adhurimi i tij si zot është një krim që e kanë bërë të tjerët, krim për të cilin do të ndëshkohen pikërisht ata që e kryejnë....dhe e bëmë shembull(mrekulli)për bijtë e Israilit. -Isai (a.s.) ishte një shenjë për bijtë e Israilit, që ata të njihnin dhe të siguroheshin për pushtetin dhe fuqinë absolute të Zotit të Lartësuar. Edhe lindja e Isait (a.s.) pa baba ishte një mrekulli në funksion të këtij qëllimi, ashtu siç shërbente edhe si provë për ta besuar si profet besnik të Zotit dhe për të punuar sipas thirrjes së tij. Atëherë, ç’lidhje ka fakti që Isai ishte rob i zgjedhur dhe i dalluar i Zotit, me krimin e idhujtarëve, që e adhurojnë atë apo idhuj të tjerë, adhurim për të cilin do të meritojnë ndëshkimin e drejtë të Zotit në Xhehenem?! Ata përdorin ajetin: “Pa dyshim, ju dhe ato që ju i adhuroni veç Allahut, keni për të qenë lëndë djegëse e Xhehenemit.”, duke thënë: ‘Edhe Isai duhet të jetë ashtu si idhujt tanë, pra, lëndë e Xhehenemit.” Por ky lloj argumentimi hidhet poshtë nga tri fakte:1. Po të shohim ajetin nga ana gjuhësore, Allahu i Madhëruar thotë: “...in-nekum ue ma tea’budune min dunil-lahi...” (Pa dyshim, ju dhe ato që ju i adhuroni veç Allahut...). Përemri ‘ma’ (ato), në arabisht, përdoret për të zëvendësuar emra sendesh dhe jo frymorët. Pra, kuptimi i ajetit është: “Pa dyshim, ju dhe ato sende që ju i adhuroni veç Allahut, keni për të qenë lëndë djegëse e Xhehenemit”. Atëherë, ky ajet nuk e mbështet aspak mendimin e idhujtarëve, siç pretendojnë ata.2. Ky ajet u drejtohej pikërisht idhujtarëve që jetonin në Mekë e rreth e rrotull saj, të cilët adhuronin idhuj e puta dhe nuk adhuronin Isain (a.s). Edhe për këtë arsye, pretendimi i tyre hidhet poshtë.3. Pas ajetit që ata citojnë, Allahu i Madhëruar ka thënë: “Pa dyshim ju dhe ato që ju i adhuroni veç Allahut, keni për të qenë lëndë djegëse e xhehenemit. Ju atje (pranë tij) do të kaloni. Sikur këta të kishin qenë zota, nuk do të futeshin në të (në xhehenem). Por ata që të gjithë do të jenë aty përgjithmonë. Atje ata do të gulçojnë dhe as nuk do të dëgjojnë. Ndërsa ata të cilëve u priu e mbara nga ana Jonë, do të jenë larg tij (Xhehenemit). Ata nuk do ta dëgjojnë as zhurmën më të vogël të tij, dhe do të jenë “të përjetshëm” atje ku ua dëshiron shpirti. Frika e Madhe nuk do t’i shqetësojë ata. Dhe melekët do t’i presin (duke i uruar): “Kjo është dita juaj që ju qe premtuar.”.”. [Enbija 98 – 103]. Kjo do të thotë që, Isai (a.s.) dhe profetët e tjerë do të jenë të parët që e meritojnë këtë mirësi, ashtu si edhe besimtarët e sinqertë.Në vijim, i Madhëruari thotë:
43:60Page 493
وَلَوۡ نَشَآءُ لَجَعَلۡنَا مِنكُم مَّلَٰٓئِكَةٗ فِي ٱلۡأَرۡضِ يَخۡلُفُونَ ٦٠
And if We willed, We could have made [instead] of you angels succeeding [one another]1 on the earth.
Po të donim, Ne mund të bënim melekë në vendin tuaj, që t’ju zëvendësonin në tokë. -Kuptimi: Nëse do të dërgonim melekë si të dërguar, do t’ju zëvendësonim edhe ju me melekë, që të rrinin si ju në tokë. Por meqë në tokë jeni vendosur ju, o njerëz, ju nuk mund ta përballoni një profet-melek. Është mëshirë dhe butësi nga Zoti juaj që ju dërgoi si profet një njeri, ashtu siç jeni ju, e jo melek. Ai ju dërgoi një njeri, që ju ta merrni me lehtësi dhe qartësi mesazhin e Zotit.
43:61Page 494
وَإِنَّهُۥ لَعِلۡمٞ لِّلسَّاعَةِ فَلَا تَمۡتَرُنَّ بِهَا وَٱتَّبِعُونِۚ هَٰذَا صِرَٰطٞ مُّسۡتَقِيمٞ ٦١
And indeed, he [i.e., Jesus] will be [a sign for] knowledge of the Hour, so be not in doubt of it, and follow Me.1 This is a straight path.
Ai(Isai)është parashenjë e Kjametit, ... -Isai (a.s) ishte shenjë që dëshmonte për vërtetësinë e ringjalljes. Kështu, Ai që është i plotfuqishëm për të krijuar një njeri me nënë dhe pa babë, Ai është i plotfuqishëm që t’i ringjallë të vdekurit nga varret e tyre. Gjithashtu, Isai (a.s) do të zbresë në tokë në fazën e fundit të kësaj bote, zbritje e cila do të jetë një nga shenjat e afrimit të Kijametit.... prandaj kurrsesi mos dyshoni në të(në Ditën e kjametit), por pasoni rrugën time... -Kurrsesi mos dyshoni në vërtetësinë e Ditës së Ringjalljes, ditë kur çdokush ka për t’u shpërblyer sipas meritës e veprave. Dyshimi në këtë ditë është tregues i mosbesimit në Zotin. Besoni çdo gjë që jeni urdhëruar të besoni dhe pasoni rrugën e Zotit, duke zbatuar urdhëresat dhe duke iu larguar ndalesave të Tij.... Kjo është rruga e drejtë! -Rruga e drejtë, ajo që të çon te Zoti Krenar dhe i Lartësuar, është besimi i plotë i gjithçkaje që Zoti ka urdhëruar të besohet dhe pasimi i rrugës së Profetit të Tij.
43:62Page 494
وَلَا يَصُدَّنَّكُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُۖ إِنَّهُۥ لَكُمۡ عَدُوّٞ مُّبِينٞ ٦٢
And never let Satan avert you. Indeed, he is to you a clear enemy.
Të mos ju pengojë Shejtani! Ai është armiku juaj i hapur. -Mos lejoni që Shejtani i mallkuar t’ju pengojë nga rruga e drejtë, duke bërë që të mos zbatoni atë që jeni urdhëruar ta zbatoni, apo të bëni atë që Zoti ju ka ndaluar ta bëni. Shejtani i mallkuar është armiku juaj i përbetuar, që lufton pa mëshirë për t’ju devijuar nga rruga e drejtë. Ai përpiqet me çdo mënyrë për t’ia arritur qëllimit të tij.
43:63–64Page 494
وَلَمَّا جَآءَ عِيسَىٰ بِٱلۡبَيِّنَٰتِ قَالَ قَدۡ جِئۡتُكُم بِٱلۡحِكۡمَةِ وَلِأُبَيِّنَ لَكُم بَعۡضَ ٱلَّذِي تَخۡتَلِفُونَ فِيهِۖ فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ٦٣
And when Jesus brought clear proofs, he said, "I have come to you with wisdom [i.e., prophethood] and to make clear to you some of that over which you differ, so fear Allāh and obey me.
إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ رَبِّي وَرَبُّكُمۡ فَٱعۡبُدُوهُۚ هَٰذَا صِرَٰطٞ مُّسۡتَقِيمٞ ٦٤
Indeed, Allāh is my Lord and your Lord, so worship Him. This is a straight path."
Kur erdhi Isai me shenja të qarta, tha:.. -Isai (a.s) u solli atyre fakte, shenja e mrekulli të shumta, që tregonin për vërtetësinë e tij si profet i Zotit, si dhe për vërtetësinë e mesazhit që ai solli. Ndër mrekullitë e mëdha që ai solli ishin ringjallja e të vdekurit, shërimi i të verbërve të lindur, shërimi i lebrozëve etj. shenja të mëdha. Kur ai solli këto mrekulli, u tha bijve të Israilit:“Erdha te ju me urtësinë e madhe dhe që t’ju sqaroj një pjesë të çështjeve, për të cilat keni mospajtime.” -Urtësia (hikmeh) është profetësia dhe dituria e plotë dhe e saktë mbi çështjet. Allahu i Madhëruar ia dhuroi këtë urtësi, që t’u sqaronte atyre të vërtetën rreth çështjeve për të cilat ata kishin mospajtime. Isai (a.s.) ishte për t’i dhënë përgjigje çdo çështjeje të paqartë dhe për t’i udhëzuar njerëzit në të drejtën, duke i larguar kështu nga padrejtësitë dhe gabimet. Isai (a.s) erdhi si plotësues i Sheriatit të Musait (a.s) dhe i dispozitave të Teuratit. Ai ligjëroi gjithashtu disa lehtësime, të cilat duhet të sillnin mirënjohje ndaj Allahut, si edhe bindje e nënshtrim ndaj Tij.“Kijeni frikë Allahun dhe bindmuni mua! Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj, prandaj vetëm Atë adhurojeni! Kjo është rruga e drejtë!” -Adhurojeni Allahun si Një të vetëm dhe të pashoq, plotësoni urdhëresat e Tij, largojuni ndalesave të Tij, ruajini kufijtë e vendosura nga Ai. Më besoni mua dhe mesazhin që sjell nga Zoti dhe bindjuni porosive të mia. Ky është, së pari, një pohim i qartë i rububije-s së Allahut të Madhëruar, pra, pohim i faktit që Ai është Krijuesi, Furnizuesi, Kujdestari, Rregulluesi i çdo çështjeje të krijesave, i Përhershmi, Zotëruesi, Sunduesi. Ai ka kujdes të plotë për krijesat, duke u dhuruar mirësi të panumërta, të jashtme dhe të brendshme. Pas rububije-s së Allahut, ai pohon edhe meritën e Allahut për t’u adhuruar si Një i vetëm e i pashoq. Veç kësaj, ai deklaron se ishte thjesht një krijesë, një rob, një adhurues i Zotit, ashtu si çdo krijesë tjetër, ndryshe nga ajo që sot pretendojnë të krishterët, se ai është biri i Zotit ose pjesë e Trinisë. Isai (a.s) i deklaroi të gjitha këto, dhe në fund tha: “Kjo është rruga e drejtë”, rruga që të çon tek Allahu dhe që mundëson hyrjen në Xhenetin e Tij. Domethënë, njësimi i Zotit në çdo aspekt, pra, në rububije dhe uluhije, dhe nënshtrimi ndaj Tij, si një adhurues i sinqertë në zbatim të porosive dhe ligjit të Zotit, është rruga e shpëtimit, ashtu sikurse ka qenë gjithmonë. Ai që i zbaton të gjitha këto ka premtimin për Xhenet, ndërsa ai që i shpërfill ka për të humbur.
43:65Page 494
فَٱخۡتَلَفَ ٱلۡأَحۡزَابُ مِنۢ بَيۡنِهِمۡۖ فَوَيۡلٞ لِّلَّذِينَ ظَلَمُواْ مِنۡ عَذَابِ يَوۡمٍ أَلِيمٍ ٦٥
But the denominations from among them differed [and separated], so woe to those who have wronged from the punishment of a painful Day.
Por palët u përçanë mes tyre. -Edhe pasi Isai (a.s.) solli këto argumente, grupacionet u përçanë mes tyre. Secili grup kishte nga një ide të gabuar për Isain, duke hedhur poshtë kështu mesazhin e vetë Isait (a.s.). Përjashtim bënë vetëm besimtarët e sinqertë të udhëzuar nga Zoti, të cilët e besuan Isain si profet të zgjedhur dhe pranuan gjithçka që ai solli prej Zotit të tij. Ata e besuan ashtu sikurse ai ishte në të vërtetë, si rob e adhurues i Zotit dhe si profet i Tij.Mjerë keqbërësit për dënimin e Ditës së Dhembshme! -Mjerë zullumqarët, për dënimin dhe dëshpërimin e madh që do të përjetojnë atë ditë të dhimbshme dhe të vështirë.
43:66Page 494
هَلۡ يَنظُرُونَ إِلَّا ٱلسَّاعَةَ أَن تَأۡتِيَهُم بَغۡتَةٗ وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ ٦٦
Are they waiting except for the Hour to come upon them suddenly while they perceive not?
A mos presin gjë tjetër ata, përveçse t’u vijë Ora befas dhe pa e ndier?! -Kuptimi: Çfarë presin mohuesit e profetëve dhe të shpalljeve të Zotit? Vallë, mos presin t’i zërë Kijameti befas, pa e ndier? Por kur të vijë ajo ditë, mos pyet për tmerrin që i pret mjeranët, të cilët e mohojnë vërtetësinë e saj.
43:67Page 494
ٱلۡأَخِلَّآءُ يَوۡمَئِذِۭ بَعۡضُهُمۡ لِبَعۡضٍ عَدُوٌّ إِلَّا ٱلۡمُتَّقِينَ ٦٧
Close friends, that Day, will be enemies to each other, except for the righteous
Atë ditë, edhe miqtë e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit,... -Atë ditë, edhe ata që në jetën e kësaj bote mbahen për miq dhe aleatë të ngushtë, të cilët i bashkon kufri, gjynahet dhe mohimi i shpalljeve të Zotit, do të jenë armiq të njëri-tjetrit. Dashuria dhe miqësia do të shndërrohet në urrejtje e armiqësi, sepse lidhja e tyre në dynja nuk është për hir të Allahut. Në fakt, kështu do të përfundojë çdo dashuri dhe lidhje jo për hir të Allahut. Allahu i Madhëruar përjashton nga ky gjykim një kategori të zgjedhurish, duke thënë:...përveç të devotshmëve. -Përveç atyre që ruhen nga shirk-u dhe padrejtësitë, sepse dashuria dhe lidhja mes tyre do të vazhdojë e pakëputur. Miqësia e tyre do të jetë e përjetshme, sepse i Përjetshëm është Ai për hir të të Cilit ata janë dashur. Pastaj i Madhëruari tregon shpërblimin e të devotshmëve. Ditën e Kijametit, Ai do t’u flasë me dashuri e do t’u thotë:
43:68Page 494
يَٰعِبَادِ لَا خَوۡفٌ عَلَيۡكُمُ ٱلۡيَوۡمَ وَلَآ أَنتُمۡ تَحۡزَنُونَ ٦٨
[To whom Allāh will say], "O My servants, no fear will there be concerning you this Day, nor will you grieve,
(Allahu do tu thotë): “O adhuruesit e Mi, sot nuk ka pse të frikësoheni e as pse të brengoseni!” - Kuptimi: Nuk do t’ju shqetësojë frika për përfundimin që ju pret në të ardhmen dhe as brenga për gjërat që kanë kaluar. Nëse nuk ju godet e keqja, kjo tregon se ju pret vetëm e mira. Lumturia është përfundimi juaj, ashtu sikurse e shpresonit, madje edhe më mirë se aq.
43:69Page 494
ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ بِـَٔايَٰتِنَا وَكَانُواْ مُسۡلِمِينَ ٦٩
[You] who believed in Our verses and were Muslims.
Atyre që besuan shpalljet Tona dhe ishin muslimanë(të nënshtruar ndaj Zotit)do t'u thuhet: - Allahu i Madhëruar i përshkruan ata me dy cilësi:1. Ata e kanë besuar Shpalljen hyjnore. Kjo do të thotë që ata fillimisht e kanë pranuar si të vërtetë dhe të saktë Shpalljen e Zotit, por jo vetëm kaq. Ata e kanë ditur mirë kuptimin e Shpalljes dhe e kanë zbatuar atë. Vetëm kështu mund të quhet se e kanë besuar Shpalljen e Zotit.2. Ata janë treguar të përulur dhe të përkushtuar ndaj Zotit, në çdo aspekt, si me fjalë e vepra, ashtu edhe me ndjenjat e zemrës.Këtyre fatlumëve do t'u thuhet:
43:70Page 494
ٱدۡخُلُواْ ٱلۡجَنَّةَ أَنتُمۡ وَأَزۡوَٰجُكُمۡ تُحۡبَرُونَ ٧٠
Enter Paradise, you and your kinds,1 delighted."
Hyni në Xhenet, ju dhe bashkëshortet tuaja, për tu gëzuar! -Hyni në vendin e kënaqësisë, prehjes dhe lumturisë së përjetshme, bashkë me ezuaxhukum. Fjala ‘ezuaxhukum’ ka kuptimin ‘bashkëshortët’, por edhe kuptimin tjetër: “të njëjtë me ju” pra, që bëjnë punë të mira si ju, qofshin ato gratë, fëmijët, miqtë, shokët, të afërmit tuaj etj. Të gjithë do të kënaqen në Xhenet me mirësitë e tij. Zoti do t’u dhurojë mirësi, kënaqësi, gëzim e lumturi, që nuk mund të përshkruhen me fjalë.
43:71Page 494
يُطَافُ عَلَيۡهِم بِصِحَافٖ مِّن ذَهَبٖ وَأَكۡوَابٖۖ وَفِيهَا مَا تَشۡتَهِيهِ ٱلۡأَنفُسُ وَتَلَذُّ ٱلۡأَعۡيُنُۖ وَأَنتُمۡ فِيهَا خَٰلِدُونَ ٧١
Circulated among them will be plates and vessels of gold. And therein is whatever the souls desire and [what] delights the eyes, and you will abide therein eternally.
Aty do t’u shërbejnë me enë e kupa të arta. -Mes tyre do të vërtiten shërbëtorët, djelmosha të përjetshëm, që servirin plot hijeshi ushqimet me enë të bukura prej floriri e argjendi. Edhe pijet do t’u shërbehen me gota të mrekullueshme, që janë prej argjendi dhe të tejdukshme.Aty ka çdo gjë që shpirti e dëshiron dhe syri e pëlqen. -Në Xhenet, banorët do të kenë gjithçka që ua pëlqen shpirti dhe syri. Ky ajet është gjithëpërfshirës në kuptimin e tij. Këto fjalë përfshijnë në përshkrimin e tyre çdo mirësi e gëzim që të kënaq syrin dhe shpirtin. Kështu, besimtarët do të gjejnë në Xhenet çdo gjë që dëshiron shpirti e trupi i tyre, qofshin ato ushqime, pije, veshje apo marrëdhënie. Sytë e tyre do të kënaqen me pamjet e mrekullueshme të Xhenetit, si me bimësinë e dendur, me ndërtesat madhështore dhe me gjithçka rreth e rrotull. Të gjitha ato janë për ta dhe atje do të jenë përjetësisht. Çdo gjë në Xhenet është e përkryer në gradën më të lartë të bukurisë dhe hijeshisë, sikurse thotë i Madhëruari: “Ata do të kenë atje fruta dhe gjithçka që dëshirojnë.” Atyre u thuhet edhe diçka tjetër, që ua shton edhe më tepër kënaqësinë dhe lumturinë:Aty do të jeni të përjetshëm. -Kjo e vulos lumturinë e banorëve të Xhenetit. Përjetësia në të do të thotë që të gjitha këto mirësi do të jenë të pandërprera, madje në rritje të vazhdueshme.
43:72Page 494
وَتِلۡكَ ٱلۡجَنَّةُ ٱلَّتِيٓ أُورِثۡتُمُوهَا بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ٧٢
And that is Paradise which you are made to inherit for what you used to do.
Ky është Xheneti që ju dhurua për veprat që keni bërë. -Kuptimi: Allahu i Madhëruar jua la këto kopshte kaq të bukura për hir të punëve të mira që keni bërë. Ju u bindët dhe bëtë vepra të mira me sinqeritet, në shenjë madhërimi, dashurie e nënshtrimi ndaj Allahut, prandaj Ai e bëri Xhenetin si shpërblim për ju, duke ju përfshirë në mëshirën e Tij.
43:73Page 494
لَكُمۡ فِيهَا فَٰكِهَةٞ كَثِيرَةٞ مِّنۡهَا تَأۡكُلُونَ ٧٣
For you therein is much fruit1 from which you will eat.
Aty keni plot fruta, nga të cilat do të hani. -Në një ajet tjetër, Allahu i Madhëruar thotë: “Prej çdo frute do të ketë nga dy lloje.” [Rrahman 52]. Pra, banorët e Xhenetit do të mund t’i hanë të gjitha ato fruta të shijshme dhe të këndshme. Pas përshkrimit të mirësive në Xhenet, Allahu i Madhëruar tregon për ndëshkimin në Xhehenem:
43:74Page 495
إِنَّ ٱلۡمُجۡرِمِينَ فِي عَذَابِ جَهَنَّمَ خَٰلِدُونَ ٧٤
Indeed, the criminals will be in the punishment of Hell, abiding eternally.
Kriminelët do të jenë në ndëshkimin e Xhehenemit përjetësisht... -Kriminelët, domethënë ata që kanë kaluar kufijtë e Zotit duke bërë gjynahe, padrejtësi dhe duke mohuar të vërtetën e sjellë nga Zoti nëpërmjet profetëve, do të jenë të zhytur në zjarrin e Xhehenemit, i cili do t’i përfshijë nga çdo anë. Atje do të jenë përgjithmonë dhe kurrë nuk kanë për të shpëtuar prej tij.
43:75–76Page 495
لَا يُفَتَّرُ عَنۡهُمۡ وَهُمۡ فِيهِ مُبۡلِسُونَ ٧٥
It will not be allowed to subside for them, and they, therein, are in despair.
وَمَا ظَلَمۡنَٰهُمۡ وَلَٰكِن كَانُواْ هُمُ ٱلظَّٰلِمِينَ ٧٦
And We did not wrong them, but it was they who were the wrongdoers.
Për ta nuk do të ketë asnjë lehtësim. Të pashpresë do të mbeten në të (xhehenem)përgjithmonë! Ne nuk u bëmë asnjë padrejtësi atyre, por ishin ata që bënin padrejtësi(kundër vetes). -Atyre nuk do t’u ndërpritet apo t’u lehtësohet ndonjëherë ndëshkimi, në asnjë çast. Ata do të vuajnë dhe njëkohësisht do të jenë të pashpresë. Ata nuk do të shpresojnë se do të arrijnë ndonjë të mirë apo se do të shpëtojnë ndonjëherë nga ndëshkimi. Sikurse thuhet në ajete të tjera, ata do t’i luten Zotit duke thënë: “O Zoti ynë! Na nxirr prej këtu! E, nëse gabojmë përsëri, atëherë, vërtet jemi të padrejtë.” Ai do t'u thotë: “Heshtni aty e mos më flisni! Disa prej robërve të Mi thanë: “O Zoti ynë, ne besojmë. Prandaj na fal dhe na mëshiro, sepse Ti je më i miri i mëshiruesve!” Por ju i tallët ata, saqë ajo tallje ju bëri të harronit Mesazhin Tim. Ju qeshnit me ta.” [Mu’minun 107 – 110]. Ky ndëshkim i madh u jepet për shkak të punëve që kanë bërë, duke dëmtuar vetveten. Allahu i Madhëruar nuk i bën padrejtësi askujt; Ai nuk ndëshkon asnjë pa gjynah e pa faj.
43:77Page 495
وَنَادَوۡاْ يَٰمَٰلِكُ لِيَقۡضِ عَلَيۡنَا رَبُّكَۖ قَالَ إِنَّكُم مَّٰكِثُونَ ٧٧
And they will call, "O Mālik,1 let your Lord put an end to us!" He will say, "Indeed, you will remain."
Ata do të thërrasin: “O Malik! Le të na e marrë shpirtin Zoti yt!”. -Duke pandehur se mund të ketë ndonjë lloj shpëtimi për ta, ata, që nga brendësia e Zjarrit, do të bërtasin duke iu lutur rojes së Xhehenemit: “O Malik, le të na japë fund Zoti yt! Le të na vdesë, që të shpëtojmë një herë e mirë, sepse po vuajmë shumë. Ne nuk mund ta përballojmë këtë ndëshkim!” Por kur ata të kërkojnë që të vdesin dhe të shkatërrohen përfundimisht, Maliku u përgjigjet:Ai u thotë: “Aty do të jeni përgjithmonë.” -Kuptimi: Aty do të qëndroni dhe kurrë nuk keni për të dalë prej andej! Pra, jo vetëm që nuk do të marrin atë përgjigje që presin, por do t’u jepet krejt e kundërta e saj. Kjo thjesht ua shton më tepër vuajtjen dhe dëshpërimin. Veç kësaj, dhimbja iu shtohet përsëri kur t’u thuhen disa fjalë qortuese:
43:78Page 495
لَقَدۡ جِئۡنَٰكُم بِٱلۡحَقِّ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَكُمۡ لِلۡحَقِّ كَٰرِهُونَ ٧٨
We had certainly brought you the truth, but most of you, to the truth, were averse.
Ne jua sollëm të vërtetën, -Juve ju ofrua e vërteta, e cila ishte e mjaftueshme dhe mjaft bindëse që ju të nënshtroheshit dhe të jetonit sipas saj, por nuk e bëtë një gjë të tillë. Nëse do të kishit pranuar ftesën bujare të Allahut, do të fitonit të gjitha të mirat dhe do të shpëtonit nga të gjitha të këqijat, duke u lumturuar përjetësisht....por shumica juaj treguan urrejtje ndaj saj. -Por ju e urryet të vërtetën dhe parapëlqyet të ndiqnit dëshirat tuaja, prandaj e zgjodhët vetë vuajtjen dhe dëshpërimin, pas të cilit nuk do të gjeni më lumturinë.
43:79Page 495
أَمۡ أَبۡرَمُوٓاْ أَمۡرٗا فَإِنَّا مُبۡرِمُونَ ٧٩
Or have they devised [some] affair?1 But indeed, We are devising [a plan].
A mos po ngrenë ndonjë kurth ata?! Por edhe Ne ngremë kurthe. -Vallë, kundërshtarët e të vërtetës dhe të profetëve thurin plane për të luftuar dhe hedhur poshtë të vërtetën? A mos ngrejnë kurthe për të dëmtuar përcjellësit e të vërtetës, për të ndaluar përhapjen e saj dhe për të përhapur të kotën, e cila është e bukur në sytë e tyre? Le ta dinë, atëherë, se edhe Allahu ka planifikuar me urtësi çdo çështje. Por planifikimi i Allahut qëndron mbi të gjitha planet dhe intrigat e tyre. Ai i shkatërron të gjitha kurthet e tyre, duke forcuar të vërtetën dhe duke e zhdukur të kotën, sikurse thuhet në ajetin tjetër: “Ne e godasim të pavërtetën me të vërtetën, e cila triumfon mbi të dhe e zhduk fare. Mjerë ju për ato që trilloni!” [Enbija 18].
43:80Page 495
أَمۡ يَحۡسَبُونَ أَنَّا لَا نَسۡمَعُ سِرَّهُمۡ وَنَجۡوَىٰهُمۚ بَلَىٰ وَرُسُلُنَا لَدَيۡهِمۡ يَكۡتُبُونَ ٨٠
Or do they think that We hear not their secrets and their private conversations? Yes, [We do], and Our messengers [i.e., angels] are with them recording.
A mendojnë ata se Ne nuk ua dëgjojmë të fshehtat dhe bisedat mes tyre? -Me paditurinë dhe padrejtësinë që i karakterizon, ata mendojnë se Allahu nuk i di dhe nuk i dëgjon gjërat që i mbajnë fshehur në zemrat e tyre ose që i bisedojnë fshehtas mes njëri-tjetrit. Për këtë arsye, ata mendojnë se nuk do të merren në përgjegjësi dhe nuk do të ndëshkohen për gjërat që i thonë dhe i bëjnë fshehtas. Por Allahu i Madhëruar ua kthen përgjigjen, kur thotë:Po, i dëgjojmë, ndërsa të dërguarit Tanë, që janë pranë tyre, i mbajnë shënim ato. -Allahu i di imtësisht të fshehtat e tyre dhe bisedat sekrete që zhvillojnë me njëri-tjetrin. Ndërsa melekët e Allahut, të cilët Ai i ka ngarkuar për regjistrimin e veprave të tyre, shkruajnë me përpikmëri çdo fjalë e veprim të robërve . Ato mbahen shënim e ruhen të pandryshuara deri kur të dalin para Zotit, Ditën e Gjykimit. Atë ditë, ata do të gjejnë gjithçka që kanë bërë në dynja, për të cilat do të japin llogari. Allahu i Madhëruar nuk i bën padrejtësi askujt.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences