As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Al-Ahqaf 46:29–35
46:29Page 506
وَإِذۡ صَرَفۡنَآ إِلَيۡكَ نَفَرٗا مِّنَ ٱلۡجِنِّ يَسۡتَمِعُونَ ٱلۡقُرۡءَانَ فَلَمَّا حَضَرُوهُ قَالُوٓاْ أَنصِتُواْۖ فَلَمَّا قُضِيَ وَلَّوۡاْ إِلَىٰ قَوۡمِهِم مُّنذِرِينَ ٢٩
And [mention, O Muḥammad], when We directed to you a few of the jinn, listening to the Qur’ān. And when they attended it, they said, "Listen attentively." And when it was concluded, they went back to their people as warners.
Kujto, kur drejtuam disa xhinde tek t’i, që të dëgjonin Kur'anin. -Allahu i Madhëruar e dërgoi profetin e Tij të dashur e të zgjedhur, Muhamedin (a.s.) si mëshirë dhe udhëzues për të gjitha krijesat, për njerëzit dhe për xhindët. Ishte detyra e Profetit që t’i ftonte të gjithë në rrugën e Zotit dhe t’ua përcillte qartë të vërtetën e shpallur nga Zoti. Sa u përket njerëzve, Profeti (a.s) i ftonte dhe paralajmëronte ata haptazi, pasi kjo ishte diçka e mundshme. Ndërsa sa u përket xhindëve, Allahu i Madhëruar, me pushtetin e Tij, i solli ata te Profeti (a.s.), që të dëgjonin mesazhin e përcjellë nga ai. Thotë i Lartësuari:Kur u afruan(të dëgjojnë) thanë: “Heshtni!” -Kur ata iu afruan Profetit (a.s.), që ishte duke kënduar Kur'anin, porositën njëri-tjetrin për të qëndruar të bashkuar dhe në heshtje, me qëllim që të dëgjonin më mirë dhe më qartë.Në përfundim, ata u kthyen te populli i vet si këshillues. -Në përfundim të këndimit të Kur'anit, ata e kishin kuptuar mirë mesazhin e tij, prandaj shkuan menjëherë te populli i tyre, tani si këshillues e udhëzues. Allahu i Madhëruar i bëri muslimanë dhe u mundësoi atyre të bëheshin përhapës së ftesës së Profetit (a.s.) ndër xhindë.
46:30Page 506
قَالُواْ يَٰقَوۡمَنَآ إِنَّا سَمِعۡنَا كِتَٰبًا أُنزِلَ مِنۢ بَعۡدِ مُوسَىٰ مُصَدِّقٗا لِّمَا بَيۡنَ يَدَيۡهِ يَهۡدِيٓ إِلَى ٱلۡحَقِّ وَإِلَىٰ طَرِيقٖ مُّسۡتَقِيمٖ ٣٠
They said, "O our people, indeed we have heard a [recited] Book revealed after Moses confirming what was before it which guides to the truth and to a straight path.
Ata thanë: “O populli ynë! Ne dëgjuam një Libër të shpallur pas Musait, ...” -Ata përmendën Librin e Musait, sepse ai ishte në themel edhe të Ungjillit. Gjithashtu, ai ishte libri bazë, ku bijtë e Israilit mbështeteshin për marrjen e dispozitave ligjore. Ndërsa Ungjilli ishte plotësues i Teuratit, ashtu sikurse edhe lehtësues për disa dispozita. Pastaj, ata e përshkruajnë Kur'anin duke thënë:“...që vërteton Shpalljet para tij, që udhëzon tek e Vërteta dhe tregon rrugën e drejtë!” -Kuptimi: Libri që e dëgjuam nga ky profet është vërtetues i librave të parë hyjnorë dhe udhëzues në rrugën e drejtë. Ai tregon rrugën që të çon tek Allahu dhe Xheneti i Tij. Ky libër udhëzon nëpërmjet diturisë së jashtëzakonshme mbi Allahun e Madhëruar, diturisë rreth dispozitave ligjore dhe rregullave të jetës dhe të adhurimit, si dhe diturisë për shpërblimin dhe ndëshkimin e Allahut të Madhëruar. Pasi lavdëruan Kur'anin, duke treguar gradën dhe rëndësinë e lartë të tij, xhindët filluan të ftonin popullin e tyre që ta besonin këtë libër dhe mesazhet e këtij profeti, duke thënë:
46:31Page 506
يَٰقَوۡمَنَآ أَجِيبُواْ دَاعِيَ ٱللَّهِ وَءَامِنُواْ بِهِۦ يَغۡفِرۡ لَكُم مِّن ذُنُوبِكُمۡ وَيُجِرۡكُم مِّنۡ عَذَابٍ أَلِيمٖ ٣١
O our people, respond to the Caller [i.e., Messenger] of Allāh1 and believe in him; He [i.e., Allāh] will forgive for you your sins and protect you from a painful punishment.
“O populli ynë! Përgjigjjuni thirrësit të Allahut dhe besojini atij!” -Bindjuni atij që ju fton në adhurimin e Allahut si Një të vetëm dhe që nuk ka asnjë interes personal ndaj jush. Ai thjesht ju fton që të lidheni fort me Zotin tuaj dhe të arrini shpërblimin që fal bujaria e Tij. Ai ju thërret që të fitoni të mirat dhe të largoni nga vetja të gjitha të këqijat e ligësitë.“Allahu ju fal gjynahet dhe ju shpëton prej ndëshkimit të dhembshëm.” -Nëse Allahu ju fal gjynahet, të cilët janë shkaktarë të shumë sprovave, dhe nëse ju shpëtoni nga ndëshkimi i dhembshëm, atëherë mbetet të vijnë veç të mirat dhe lumturia e përjetshme. Ky është shpërblimi për këdo që i përgjigjet ftuesit të Allahut për në rrugën e drejtë.
46:32Page 506
وَمَن لَّا يُجِبۡ دَاعِيَ ٱللَّهِ فَلَيۡسَ بِمُعۡجِزٖ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَيۡسَ لَهُۥ مِن دُونِهِۦٓ أَوۡلِيَآءُۚ أُوْلَٰٓئِكَ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٍ ٣٢
But he who does not respond to the Caller of Allāh will not cause failure [to Him] upon earth, and he will not have besides Him any protectors. Those are in manifest error."
“Ata, që nuk i përgjigjen thirrësit në rrugën e Allahut, nuk kanë për t’i shpëtuar dënimit në Tokë dhe askush nuk mund t’u mbrojë nga ndëshkimi i Tij.” -Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka. Asgjë nuk mund t’i shpëtojë pushtetit të Tij. Askush nuk mund të arratiset e të fshihet prej Tij dhe askush nuk mund të përballet e të fitojë kundër Tij.“Këta janë në humbje të sigurt.” -E ku ka më të humbur se ata që ftohen në rrugën e Zotit, që e dëgjojnë dhe kanë të qartë mesazhin e Tij, që vihen përballë argumenteve të pakundërshtueshme të Tij, që mësojnë premtimet e Tij, dhe pastaj me arrogancë e refuzojnë këtë ftesë?!
46:33Page 506
أَوَلَمۡ يَرَوۡاْ أَنَّ ٱللَّهَ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَلَمۡ يَعۡيَ بِخَلۡقِهِنَّ بِقَٰدِرٍ عَلَىٰٓ أَن يُحۡـِۧيَ ٱلۡمَوۡتَىٰۚ بَلَىٰٓۚ إِنَّهُۥ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ ٣٣
Do they not see that Allāh, who created the heavens and earth and did not fail in their creation, is able to give life to the dead? Yes. Indeed, He is over all things competent.
A nuk e dinë ata se Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën dhe nuk u lodh me krijimin e tyre, është i Plotfuqishëm që t’i ngjallë të vdekurit?! Po, Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka. -Ky është një argumentim shumë i bukur dhe i kuptueshëm i Allahut të Madhëruar për vërtetësinë e ringjalljes pas vdekjes. Ai që është i Plotfuqishëm që të krijojë qiejt dhe Tokën, aq madhështore, të përsosura e të rregullta, pa u lodhur dhe pa pasur vështirësi, si mund të mendohet se e ka të vështirë që t’i rikthejë në jetë njerëzit, pas vdekjes së tyre?! Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka.
46:34Page 506
وَيَوۡمَ يُعۡرَضُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ عَلَى ٱلنَّارِ أَلَيۡسَ هَٰذَا بِٱلۡحَقِّۖ قَالُواْ بَلَىٰ وَرَبِّنَاۚ قَالَ فَذُوقُواْ ٱلۡعَذَابَ بِمَا كُنتُمۡ تَكۡفُرُونَ ٣٤
And the Day those who disbelieved are exposed to the Fire [it will be said], "Is this not the truth?" They will say, "Yes, by our Lord." He will say, "Then taste the punishment for what you used to deny."1
Ditën kur jobesimtarët të përballen me Zjarrin, ... -Allahu i Madhëruar na njofton për gjendjen e tmerrshme dhe të shëmtuar të qafirëve kur përballen me Zjarrin dhe dënimin, të cilin nuk e besonin se do të ndodhte dhe madje talleshin me ata që i këshillonin për t’u ruajtur prej tij. Atyre do t’u shtohet dëshpërimi dhe dhimbja kur t’u thuhet:do t'u thuhet: “A nuk është ky (Zjarr që po shihni)i vërtetë?!” -Kuptimi: Si ju duket ky dënim, të cilin e merrnit për tallje? A e besoni tani, që e shihni dhe e vuani me gjithë qenien tuaj?!Ata do të thonë: “Po, për Zotin tonë!” -Kështu i pranojnë ata gjynahet dhe krimet e tyre. Kështu del në pah edhe mashtrimi i tyre. Atëherë u thuhet:Atëherë do t’u thuhet: “Vuani dënimin që e merituat për shkak të mohimit tuaj!” -Ky ndëshkim nuk do t’ju ndahet kurrë. Ashtu sikurse mohimi juaj i të vërtetës në jetën e dynjasë ishte i përhershëm nga ana juaj, ashtu do të jetë edhe ndëshkimi juaj në ahiret. Në vijim, Allahu i Madhëruar e porosit Profetin e Tij që të tregojë durim ndaj mundimeve dhe fyerjeve që i bëjnë mohuesit dhe armiqtë e të vërtetës, si edhe të mos reshtë së ftuari në rrugën e Tij. Ai e porosit, gjithashtu, që të marrë shembull durimin e profetëve më të zgjedhur dhe të dalluar, të krijesave më të përkryera dhe më të mira.
46:35Page 506
فَٱصۡبِرۡ كَمَا صَبَرَ أُوْلُواْ ٱلۡعَزۡمِ مِنَ ٱلرُّسُلِ وَلَا تَسۡتَعۡجِل لَّهُمۡۚ كَأَنَّهُمۡ يَوۡمَ يَرَوۡنَ مَا يُوعَدُونَ لَمۡ يَلۡبَثُوٓاْ إِلَّا سَاعَةٗ مِّن نَّهَارِۭۚ بَلَٰغٞۚ فَهَلۡ يُهۡلَكُ إِلَّا ٱلۡقَوۡمُ ٱلۡفَٰسِقُونَ ٣٥
So be patient, [O Muḥammad], as were those of determination among the messengers and do not be impatient for them.1 It will be - on the Day they see that which they are promised - as though they had not remained [in the world] except an hour of a day. [This is] notification. And will [any] be destroyed except the defiantly disobedient people?
“Prandaj, t’i bëhu i durueshëm, ashtu sikurse duruan të dërguarit e vendosur ...” -Profetët ishin të gjithë të paepur. Durimi i tyre ushqehej vazhdimisht nga siguria në premtimin e Zotit. Ata ishin shembull e dritë edhe për rrugën e Profetit të fundit. Dhe, me të vërtetë, Profeti (a.s.) e zbatoi me korrektësi porosinë e Zotit të tij. Ai bëri një durim, që askush para tij nuk e kishte bërë. Të gjithë armiqtë e të vërtetës u mblodhën si grusht i vetëm për ta gjunjëzuar dhe penguar nga përhapja e mesazhit të Zotit. Ata përdorën çdo mënyrë dhe mjet luftimi për ta zbrapsur, ndërsa ai qëndronte i patundur në zbatimin e porosive të Zotit të tij dhe në luftën kundër të keqes. Ai nuk u lëkund asnjëherë nga mundimet dhe vuajtjet që i shkaktoheshin në rrugën e përhapjes së të vërtetës, derisa Zoti e bëri t’i vinte përfund armiqtë e tij. Kështu, mesazhi i Zotit u përhap në të gjithë botën anembanë dhe feja e Tij triumfoi mbi të gjitha fetë e tjera. Allahu i Madhëruar e bëri ymetin e Muhamedit më të mirin ymet të dalë për të mirën e njerëzimit. Paqja bekimet e mirësitë e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij!“...dhe mos kërko shpejtimin e dënimit për ta!” -Mos u ngut për ndëshkimin e këtyre mohuesve, të cilët e kërkojnë vetë përshpejtimin e ndëshkimit, sepse kjo vjen nga injoranca dhe mendjelehtësia e tyre. Mos bjer në nivelin e këtyre të mjerëve dhe mos u nxito të lutesh kundër tyre! Ata janë krejt të parëndësishëm, aq sa edhe për t’u lutur kundër tyre nuk ia vlen. Çdo gjë që pritet të ndodhë, do të ndodhë, prandaj nuk ka nevojë të nxitohesh për ta.Ditën kur të shohin atë që u është premtuar, atyre do t’u duket sikur kanë jetuar(në Tokë)vetëm se një çast të ditës. -Kur ta shohin atë që u është premtuar, atëherë do ta kuptojnë se në dynja kanë kaluar veçse një kohë të shkurtër. Për këtë arsye, t’i mos u gënje nga luksi i tyre në këtë jetë! Këto kënaqësi të shkurtra të tyre janë të papërfillshme, në krahasim me ndëshkimin e rëndë që i pret, të cilin ata e shpërfillin, por nga i cili nuk do të shpëtojnë dot.Ky(Kur'an) është kumtim i qartë. -Kuptimi: Është njoftim i qartë se kjo dynja, me bukuritë e saj, është një kënaqësi që të ngec në fyt, e lodhshme për t’u arritur dhe brengosëse pasi arrihet. Ajo është thjesht harxhim ose humbje e kohës së shkurtër që të është dhënë për ta jetuar. Ky qe njëri nga kuptimet e kësaj fjalie. Kuptimi tjetër është: Kur'ani madhështor, në të cilin ju kemi shpjeguar gjithçka në mënyrë të plotë, është udhërrëfyesi dhe furnizimi juaj, që ju duhet për të arritur lumturinë në ahiret. Ai të çon në vendin e mirësive dhe të mbron nga ndëshkimi i dhembshëm. Ai është udhërrëfyesi dhe furnizimi më i mirë që kanë pasur ndonjëherë krijesat dhe mirësia më e madhe që Krijuesi u ka dhuruar atyre.E kush tjetër meriton të shkatërrohet, përveç atyre që janë të pabindur? -Ndëshkimet godasin veç të pabindurit, të cilët i kalojnë kufijtë e Allahut dhe nuk kanë asnjë të mirë. Ata i janë larguar bindjes ndaj Allahut dhe nuk e pranojnë të vërtetën që kanë përcjellë profetët. Allahu i Lartësuar u ka sjellë udhëzime e paralajmërime, por ata e shpërfillin thirrjen e Tij. E lusim Allahun të na ruajë dhe mbrojë nga çdo rrugë humbjeje e devijimi! Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences