As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Muhammad 47:28–38
47:28Page 509
ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمُ ٱتَّبَعُواْ مَآ أَسۡخَطَ ٱللَّهَ وَكَرِهُواْ رِضۡوَٰنَهُۥ فَأَحۡبَطَ أَعۡمَٰلَهُمۡ ٢٨
That is because they followed what angered Allāh and disliked [what earns] His pleasure, so He rendered worthless their deeds.
Kjo, për shkak se ata i shkuan pas asaj që sjell zemërimin e Allahut dhe e urrejtën atë(rrugë të mbarë)që sjell kënaqësinë e Tij. Prandaj, Ai i zhvlerësoi veprat e tyre. -Ata e meritojnë ndëshkimin, për shkak se bëjnë gjëra që e zemërojnë Allahun e Madhëruar. Ata zhyten në kufër, padrejtësi, imoralitet dhe mosbindje ndaj Allahut. Për ta nuk ka aspak rëndësi arritja apo jo e kënaqësisë së Zotit! Ata nuk kanë as më të voglën dëshirë që të veprojnë atë që i afron tek Allahu dhe ta kënaqin Atë. Për këtë arsye, i Madhëruari ua asgjëson veprat e tyre, duke ua bërë të pavlera. Ndryshe ndodh me ata të cilët kërkojnë kënaqësinë e Allahut, duke kryer ato vepra të mira që Ai i përcaktoi si të tilla dhe duke u ruajtur nga ato vepra që sjellin zemërimin dhe ndëshkimin e Tij. Këtyre, Allahu i Madhëruar do t’ua falë gjynahet, do t’ua mbulojë të metat dhe do t’ua shumëfishojë shpërblimin e tyre.
47:29Page 509
أَمۡ حَسِبَ ٱلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٌ أَن لَّن يُخۡرِجَ ٱللَّهُ أَضۡغَٰنَهُمۡ ٢٩
Or do those in whose hearts is disease think that Allāh would never expose their [feelings of] hatred?
Vallë, a mendojnë ata që i kanë zemrat e sëmura(me hipokrizi), se Allahu nuk do t’ua nxjerrë në shesh urrejtjen(ndaj besimit të vërtetë)?! -A mos mendojnë ata që i kanë zemrat të sëmura nga dyshimet, epshi dhe dëshirat pa fré, se Allahu nuk do t’ua nxjerrë jashtë mllefin, urrejtjen, armiqësinë dhe ligësinë që mbajnë fshehur në kraharor?! Sëmundjet e zemrës e nxjerrin njeriun nga natyrshmëria e pastër dhe e fusin në pellgun e zullumit. Mendimi i tyre se Allahu nuk do t’ua nxjerrë në dukje urrejtjen ndaj Islamit dhe muslimanëve, është shumë i gabuar dhe bie ndesh me urtësinë e Allahut të Madhëruar. Urtësia e Tij e bën të domosdoshme që të dallohen të sinqertët nga gënjeshtarët, nëpërmjet sprovave dhe vështirësive. Ata që janë të qëndrueshëm në këto sprova dhe nuk i tradhtojnë bazat e fesë së tyre, ata janë besimtarë të vërtetë. Ndërsa ata që lëkunden nga këto sprova dhe nuk bëjnë durim, ata nuk kanë besim të fortë dhe të vërtetë. Kur ata janë në vështirësi, e humbasin toruan dhe u dobësohet imani, aq sa fillojnë të vjellin vrer kundër të vërtetës, duke e nxjerrë jashtë në këtë mënyrë ligësinë që fshihnin në zemër dhe duke shfaqur hipokrizinë e tyre. Kështu, me urtësinë e Tij, Allahu i Madhëruar nxjerr në pah besimtarët e vërtetë dhe mashtruesit hipokritë. Madje Ai thotë:
47:30Page 510
وَلَوۡ نَشَآءُ لَأَرَيۡنَٰكَهُمۡ فَلَعَرَفۡتَهُم بِسِيمَٰهُمۡۚ وَلَتَعۡرِفَنَّهُمۡ فِي لَحۡنِ ٱلۡقَوۡلِۚ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ أَعۡمَٰلَكُمۡ ٣٠
And if We willed, We could show them to you, and you would know them by their mark; but you will surely know them by the tone of [their] speech. And Allāh knows your deeds.
Po të donim, Ne do të mundësonim t'i shihje ata(hipokritë), dhe pastaj, me siguri, do t’i njihje nga shenjat e tyre. -Do t’i njihje nga shenjat e tyre, që janë si vragat e dallueshme në fytyrë.Ti do t’i njohësh ata përmes fjalëve të tyre. -Ajo që fshihet brenda zemrave të tyre do të dalë në shesh nëpërmjet fjalëve, që do t’u shpëtojnë nga goja. Gjuha është zëdhënësja e zemrës: nëpërmjet saj shfaqet e mira dhe e keqja që fshihet në të.Allahu i di mirë veprat tuaja. -Për këto vepra, Ai do t’ju shpërblejë me drejtësi. Pastaj në ajet flitet për sprovën më të madhe mbi robërit e Allahut, për xhihadin në rrugën e Tij:
47:31Page 510
وَلَنَبۡلُوَنَّكُمۡ حَتَّىٰ نَعۡلَمَ ٱلۡمُجَٰهِدِينَ مِنكُمۡ وَٱلصَّٰبِرِينَ وَنَبۡلُوَاْ أَخۡبَارَكُمۡ ٣١
And We will surely test you until We make evident those who strive among you [for the cause of Allāh] and the patient, and We will test your affairs.
Ne do t’ju sprovojmë, me qëllim që të dalin në pah luftëtarët nga mesi juaj dhe durimtarët. Ne kemi për t’ju vënë në provë (për sinqeritetin)në veprat tuaja. -Allahu do të vërë në provë besimin tuaj, në mënyrë që të spikasin qartë ata që luftojnë sinqerisht dhe durojnë në rrugën e Tij. Ata që e zbatojnë urdhrin dhe luftojnë për të lartësuar fenë e Allahut, ata janë besimtarë të vërtetë. Ndërsa ata që ngurrojnë në këtë drejtim, e bëjnë për shkak të mangësisë në besimin e tyre.
47:32Page 510
إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَصَدُّواْ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ وَشَآقُّواْ ٱلرَّسُولَ مِنۢ بَعۡدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُمُ ٱلۡهُدَىٰ لَن يَضُرُّواْ ٱللَّهَ شَيۡـٔٗا وَسَيُحۡبِطُ أَعۡمَٰلَهُمۡ ٣٢
Indeed, those who disbelieved and averted [people] from the path of Allāh and opposed the Messenger after guidance had become clear to them - never will they harm Allāh at all, and He will render worthless their deeds.
Ata që nuk besojnë, që i pengojnë të tjerët nga Rruga e Allahut dhe që kundërshtojnë të Dërguarin, pasi u është bërë i qartë udhëzimi i vërtetë,... -Ky është një kërcënim i ashpër për ata që e kanë ngarkuar veten me ligësitë më të mëdha, që janë mohimi i Allahut dhe pengimi i të tjerëve nga rruga e Allahut, të cilën Ai e ka bërë për të arritur tek Ai dhe te Xheneti i Tij. Ata kundërshtojnë të vërtetën me vetëdije të plotë, me inat dhe kokëfortësi, domethënë jo nga padituria, jo gabimisht dhe jo duke qenë të paqartë. Atëherë, le ta dinë këta të mjerë, se:...ata nuk mund ta dëmtojnë aspak Allahun. Ai do t’i zhvlerësojë veprat e tyre. -Sjellja e tyre armiqësore nuk mund ta cenojë aspak mbretërimin dhe pushtetin e Allahut. Madje, Ai do të asgjësojë çdo vepër të tyre në funksion të së kotës dhe ligësisë. Përpjekjet e tyre në këtë drejtim do të sjellin veçse dëshpërim dhe zhgënjim për ta. Edhe ndonjë punë, nga e cila kanë shpresë për t’u shpërblyer nga Zoti, nuk do t’u pranohet, sepse i mungon kushti i pranimit të saj, që është imani.
47:33Page 510
۞ يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَطِيعُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُواْ ٱلرَّسُولَ وَلَا تُبۡطِلُوٓاْ أَعۡمَٰلَكُمۡ ٣٣
O you who have believed, obey Allāh and obey the Messenger and do not invalidate your deeds.
O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit ... -Allahu i Madhëruar u jep besimtarëve një urdhër, që, nëse e zbatojnë, kanë për të qenë të lumtur në dynja dhe në ahiret. Ky është urdhri për bindje të plotë ndaj Allahut dhe ndaj Profetit të Tij, për çështjet themelore të fesë dhe për degëzimet e saj. Bindja nënkupton plotësimin e urdhëresave dhe largimin nga haramet, në mënyrën e përcaktuar nga Allahu e Profeti i Tij dhe me qëllimin e sinqertë për të kënaqur vetëm Allahun e Madhëruar....e mos i çoni dëm veprat tuaja! -Kjo është një porosi nga i Lartësuari për t’i ruajtur veprat tona të mira që kemi bërë, nga çdo gjë që i cenon ose i fshin fare ato, siç është përfolja e atyre punëve, vetëkënaqësia, mburrja apo shtirja. Edhe gjynahet i fshijnë veprat e mira dhe shpërblimin e tyre. Gjithashtu, veprat e mira i prish edhe ndërprerja e tyre në mes, pa i plotësuar, apo kryerja e ndonjë vepre specifike, që Sheriati e ka përcaktuar si dëmtuese të punës së mirë. Kështu ndodh, për shembull, me namazin, agjërimin ose haxhin, që mund të prishen me disa vepra e fjalë të caktuara. Juristët fetarë mbështeten në këtë ajet kur thonë se është e ndaluar ndërprerja e një adhurimi farz dhe është e papëlqyeshme ndërprerja e një adhurimi të pëlqyeshëm, por jo i detyrueshëm për t’u plotësuar. Nëse Allahu i Madhëruar na ka ndaluar të prishim punët e mira, nga ana tjetër na ka urdhëruar për rregullimin dhe plotësimin e tyre. Me fjalë të tjera, ne duhet t’i përkryejmë gjithmonë veprat tona, me qëllimin e sinqertë për të kënaqur Allahun e Lartësuar.
47:34Page 510
إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَصَدُّواْ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ ثُمَّ مَاتُواْ وَهُمۡ كُفَّارٞ فَلَن يَغۡفِرَ ٱللَّهُ لَهُمۡ ٣٤
Indeed, those who disbelieved and averted [people] from the path of Allāh and then died while they were disbelievers - never will Allāh forgive them.
Ky ajet, së bashku me ajetin në suren Bekare, ku thuhet: “E kush zbrapset nga feja e Tij dhe vdes si jobesimtar, atij i zhduken veprat në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Të tillët janë banorë të Zjarrit dhe në të do të jenë përjetësisht”, janë kufizuese të çdo teksti gjithëpërfshirës, ku thuhet se kufr-i i fshin të gjitha veprat. Pra, kushti është që mohuesin ta kapë vdekja në atë gjendje, domethënë, pa u penduar para vdekjes. Kështu, i Madhë-ruari thotë në këtë ajet:Ata që nuk besojnë dhe pengojnë të tjerët nga Rruga e Allahut, pastaj vdesin duke qenë jobesimtarë, Allahu nuk do t’i falë kurrë. -Ata të cilët mohojnë Allahun, melekët, librat, profetët e Tij, Ditën e Fundit, madje pengojnë edhe të tjerët nga feja e Allahut, duke ua shtrembëruar të vërtetën dhe duke ua zbukuruar të kotën, pastaj vdesin në këtë gjendje, pa u penduar nga këto punë të këqija, këtyre Allahu nuk ka për t’ua falur gjynahet. Këtyre nuk kanë për t’iu falur gjynahet as nëpërmjet ndërmjetësuesve e as me ndonjë mënyrë tjetër. Për ta bëhet i pakthyeshëm ndëshkimi dhe i paarritshëm shpërblimi. Për ta bëhet e detyrueshme përjetësia në zjarrin e Xhehenemit, duke iu mbyllur pëfundi-misht porta e Mëshiruesit dhe Falësit të madh. Nga ajeti kuptojmë se, nëse ata pendohen për këto punë para vdekjes, Allahu i përfshin në faljen dhe mëshirën e Tij, dhe i fut në Xhenet. Sikur të gjithë jetën e tyre ta kenë kaluar duke mohuar Allahun e gjithçka që nuk duhet mohuar, duke penguar njerëzit nga rruga e Allahut e duke bërë gjynahe pa fre, në qoftë se ata, para vdekjes, pendohen dhe kthehen te Zoti me kërkim faljeje, i Gjithëmëshir-shmi i fal dhe i mëshiron. I Lartësuar dhe i Lavdëruar qoftë Allahu i Madhëruar, i Cili ia ka hapur portën e pendimit dhe nuk ia ka mbyllur askujt, për sa kohë është gjallë dhe mund të pendohet. I Lavdëruar qoftë Ai, që është i Butë e i Mëshirshëm, që nuk nxitohet të ndëshkojë gjynahqarët, por, përkundrazi, i ruan, u jep shëndet e i furnizon, sikur të mos kishin bërë asnjë gjynah, edhe pse është i Plotfuqishëm që t’i ndëshkojë! Pastaj i Madhëruari thotë:
47:35Page 510
فَلَا تَهِنُواْ وَتَدۡعُوٓاْ إِلَى ٱلسَّلۡمِ وَأَنتُمُ ٱلۡأَعۡلَوۡنَ وَٱللَّهُ مَعَكُمۡ وَلَن يَتِرَكُمۡ أَعۡمَٰلَكُمۡ ٣٥
So do not weaken and call for peace while you are superior; and Allāh is with you and will never deprive you of [the reward of] your deeds.
Mos u tregoni të dobët e të kërkoni paqe, kur ju jeni më të lartët dhe Allahu është me ju! Ai(Allahu)nuk do t’jua pakësojë kurrë (shpërblimin për)veprat tuaja. -Mos u tregoni të pafuqishëm në luftën kundër armiqve tuaj! Mos u frikësoni, por bëhuni durimtarë dhe qëndroni të patundur! Vazhdimisht përgatituni për luftë dhe vështirësi, por bëjeni këtë me qëllimin për të kënaqur Zotin tuaj, në ndihmë të Islamit, si dhe për të poshtëruar Shejtanin! Mos kërkoni paqëtim me qafirët, thjesht për të rënë rehat, sepse ju jeni më të lartët dhe Allahu është me ju! Ai kurrë nuk ka për t’jua cenuar shpërblimin dhe rezultatet e përpjekjeve tuaja. Këtu renditen tri arsye të forta, të cilat duhet patjetër t’i motivojnë besimtarët për të qenë të duruar dhe të qëndrueshëm:1. Ata janë më të lartët. Kjo do të thotë që ata i plotësojnë të parët kushtet e fitores dhe të marrjes së premtimit të Allahut. Njeriu ndihet më i ulët se armiku i tij jo vetëm kur është më poshtë në numër, në përgatitje e mjete se ai, por edhe kur është më i dobët në forcën shpirtërore.2. Allahu është me ata. Allahu është me besimtarët, duke i ndihmuar, forcuar dhe duke u dhënë fitoren. Ky fakt i fuqizon zemrat e tyre dhe i bën të ndihen superiorë mbi armiqtë.3. Allahu nuk i pakëson aspak veprat dhe përpjekjet e tyre. Ai jo vetëm që do t’ua dhurojë të plotë shpërblimin që meritojnë, por do t’ua shtojë atë edhe më shumë, nga mirësia dhe bujaria e Tij.Në mënyrë shumë të veçantë, Ai shpërblen adhurimin që quhet xhihad, sepse çdo shpenzim për të shpërblehet deri në shtatëqindfish e më shumë. I Lartësuari thotë: “O ju që keni besuar! Jini të devotshëm ndaj Allahut dhe jini gjithmonë me ata që janë të drejtë (në fjalë dhe në vepra)! Nuk do të ishte me vend për banorët e Medines e as për beduinët përreth, që të mos e ndiqnin pas të Dërguarin e Allahut dhe të kursenin veten, në vend të atij. Nuk do të ishte me vend, sepse sa herë që ata i kapte etja, lodhja dhe uria në rrugën e Allahut, sa herë që shkelnin ndonjë rrugë që i hidhëronte jobesimtarët, sa herë që arrinin çfarëdolloj fitoreje kundër armikut - të gjitha këto do t’u shkruhen si vepra të mira. Allahu nuk ua humb shpërblimin vepërmirëve. Çdo herë që ata do të bënin ndonjë shpenzim në rrugën e Allahut - të vogël ose të madh - dhe sa herë që do të kapërcenin ndonjë luginë, atyre do t’u regjistrohej, që Allahu t’i shpërblejë më së miri për veprën e tyre.” [Teube 119 - 121]. Atëherë, kur robi sigurohet se Allahu i Madhëruar nuk do t’ia çojë kot luftën dhe përpjekjet e tij, kjo ia shton vullnetin dhe forcat për ta kryer sa më mirë çdo lloj detyrimi. Po nëse bashkohen të tria arsyet e mësipërme? Pa dyshim, ato ia forcojnë vullnetin dhe aktivitetin, duke i bërë të pathyeshëm. Kështu, Allahu i Madhëruar i gjallëron dhe i forcon shpirtërisht besimtarët, për t’u bërë të durueshëm dhe të qëndrueshëm në çdo rrugë që sjell suksesin e tyre.
47:36Page 510
إِنَّمَا ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَا لَعِبٞ وَلَهۡوٞۚ وَإِن تُؤۡمِنُواْ وَتَتَّقُواْ يُؤۡتِكُمۡ أُجُورَكُمۡ وَلَا يَسۡـَٔلۡكُمۡ أَمۡوَٰلَكُمۡ ٣٦
[This] worldly life is only amusement and diversion. And if you believe and fear Allāh, He will give you your rewards and not ask you for your properties.
Vërtet, jeta e kësaj bote është vetëm lojë e dëfrim. -Duke u zbuluar realitetin e kësaj dynjaje, Allahu i Madhëruar i nxit adhuruesit e Tij që të mos jepen shumë pas saj. Ai u tregon se kjo dynja është lojë e argëtim. Njerëzit, në përgjithësi, jepen tërësisht pas pasurisë, fëmijëve, femrave, ushqimeve, pijeve, banesave, argëtimeve dhe pushtetit. Ata shpesh hutohen pas lojrave të padobishme, në pasivitet, shpërqendrim e gjynahe. Kështu vazhdoj-në të mjerët, derisa u mbaron afati në dynja dhe i gllabëron vdekja. Të gjitha qejfet shkatërrohen dhe tashmë ata e kuptojnë që nuk kanë fituar asgjë me to. Madje, afati i tyre jo vetëm që ka përfunduar pa asnjë dobi, por u sjell një pasojë të hidhur. Në ahiret, ata do të privohen nga çdo e mirë dhe do të hidhen në ndëshkim të rëndë. Kësisoj, nëse robi e sheh këtë të vërtetë në sy, atëherë, nëse ka pak logjikë, do t’i shpërfillë qejfet e tepruara të kësaj jete dhe do të tregohet më i përkorë. Ai do t’i kushtojë vëmendje asaj që Allahu thotë më pas:Nëse besoni dhe ruheni prej të këqijave, Ai do t’jua japë (të plotë) shpërblimin tuaj. -Robit i sjell dobi besimi në Allahun, melekët e Tij, shpall-jet, profetët, Ditën e Gjykimit, si edhe përpjekja për të qenë i devotshëm ndaj Tij, duke kryer urdhëresat dhe duke lënë ndalesat, në emër të dashurisë për Zotin dhe për nënshtrim ndaj Tij. Puna e vazhdueshme për të kënaqur Allahun, duke iu larguar gjynaheve dhe mosbind-jes ndaj Tij, i sjell robit vetëm mirësi. Për të arritur këtë qëllim, ai duhet të garojë dhe të shpenzojë të gjithë mundin dhe kohën e mjaftueshme. Këto vepra, që përmblidhen me fjalën ‘adhurim’, janë qëllimi kryesor pse Allahu i Madhëruar i krijoi njerëzit. Ato janë, në fakt, mëshirë dhe butësi për ta. Nëse i kryejnë ato, Allahu i Madhëruar do t’i shpërblejë pa masë.Ai nuk kërkon prej jush(ta shpenzoni tërësisht)pasurinë tuaj. -Kuptimi: Allahu i Madhëruar nuk dëshiron t’ju ngarkojë me diçka që ju rëndon së shumti. Ai nuk dëshiron t’ju pakësojë pasurinë apo t’ju lërë pa të. Nëse Ai do t’ju kërkonte të gjithë pasurinë tuaj, ju do të tregoheshit koprracë dhe do të dilte në shesh urrejtja që keni në zemër, kur ju kërkohet diçka që ju nuk e dëshironi. I Madhëruari thotë më pas:
47:37Page 510
إِن يَسۡـَٔلۡكُمُوهَا فَيُحۡفِكُمۡ تَبۡخَلُواْ وَيُخۡرِجۡ أَضۡغَٰنَكُمۡ ٣٧
If He should ask you for them and press you, you would withhold, and He would expose your hatred [i.e., unwillingness].
Sikur t’ua kërkonte të gjithën dhe t’ju shtrëngonte, ju do të tregoheshin koprracë dhe do të shfaqnit urrejtje. -Arsyeja që njerëzit do të vepronin kështu shpjegohet më pas: edhe kur u kërkohet të shpenzojnë për një çështje që sjell mirësi në dynja dhe në ahiret, përsëri ka disa që tregohen dorështrënguar, siç thotë i Madhëruari:
47:38Page 510
هَٰٓأَنتُمۡ هَٰٓؤُلَآءِ تُدۡعَوۡنَ لِتُنفِقُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ فَمِنكُم مَّن يَبۡخَلُۖ وَمَن يَبۡخَلۡ فَإِنَّمَا يَبۡخَلُ عَن نَّفۡسِهِۦۚ وَٱللَّهُ ٱلۡغَنِيُّ وَأَنتُمُ ٱلۡفُقَرَآءُۚ وَإِن تَتَوَلَّوۡاْ يَسۡتَبۡدِلۡ قَوۡمًا غَيۡرَكُمۡ ثُمَّ لَا يَكُونُوٓاْ أَمۡثَٰلَكُم ٣٨
Here you are - those invited to spend in the cause of Allāh - but among you are those who withhold [out of greed]. And whoever withholds only withholds [benefit] from himself; and Allāh is the Free of need, while you are the needy. And if you turn away [i.e., refuse], He will replace you with another people; then they will not be the likes of you.
Ju ftoheni për të shpenzuar në rrugën e Allahut, por ka prej jush që tregohen koprracë. -Atëherë, çfarë do të bënin ata nëse do t’u kërkohej të shpenzonin për një çështje që nuk e shohin si të dobishme për të tashmen e prekshme? Sigurisht që do të tregoheshin më koprracë. Por le ta dinë, se:Kush bëhet koprrac, e bën kundra vetes. -Ky veprim thjesht dëmton ata vetë, duke u privuar nga shpërblimi i madh i Allahut, i Cili është i Pasur dhe Jonevojtar, prandaj nuk dëmtohet aspak nga koprracia e tyre.Allahu është i Pasuri, ndërsa ju jeni të varfrit. -Njerëzit kanë nevojë për mëshirën dhe përkujdesin e Allahut në të gjitha çështjet e në çdo çast.Nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju. -Zëvendësuesit nuk do të jenë kundërshtues, por do jenë të bindur ndaj Allahut dhe Profetit të Tij. Ata do ta duan Allahun dhe Profetin e Tij, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “O ju që keni besuar! Kush prej jush largohet nga feja e vet, (le ta dijë se)Allahu do të sjellë një popull tjetër të cilin Ai i do ta dojë dhe ata do ta duan Atë; modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve; që lufton në rrugën e Allahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo është dhurata e Allahut, që ia jep atij që Ai do. Allahu është Dhurues i madh e i Gjithëditur.” [Maide 54].Përfundoi tefsiri i sures Muhamed a.s.Të gjitha lavdërimet qofshin për Allahun e lartësuar dhe salavatet dhe selami qoftë për Profetin e Tij të dashur, familjen e Tij, shokët e tij dhe të gjithë pasuesit e tyre me sinqeritet deri në ditën e gjykimit!
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences