As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Al-Ma'idah 5:84–107
5:84Page 122
وَمَا لَنَا لَا نُؤۡمِنُ بِٱللَّهِ وَمَا جَآءَنَا مِنَ ٱلۡحَقِّ وَنَطۡمَعُ أَن يُدۡخِلَنَا رَبُّنَا مَعَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلصَّٰلِحِينَ ٨٤
And why should we not believe in Allāh and what has come to us of the truth? And we aspire that our Lord will admit us [to Paradise] with the righteous people."
Përse të mos besojmë në Allahun dhe në të Vërtetën që na ka ardhur, kur ne duam që Zoti ynë të na bashkojë me njerëzit e mirë? -Pra, çfarë na pengon ne që të mos besojmë Allahun, ndërkohë që e Vërteta na erdhi e qartë. Kjo e vërtetë që na erdhi nuk pranon dyshime dhe luhatje. Ne shpresojmë që, me pasimin e saj, Zoti ynë të na fusë në Xhenet dhe të na bashkojë me vepërmirët. A nuk është normale që robi të nxitojë dhe të garojë madje, që të nënshtrohet e të punojë sipas fesë së drejtë dhe të mos largohet kurrë prej saj?! Më tej, Allahu i Lartësuar thotë:
5:85Page 122
فَأَثَٰبَهُمُ ٱللَّهُ بِمَا قَالُواْ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَاۚ وَذَٰلِكَ جَزَآءُ ٱلۡمُحۡسِنِينَ ٨٥
So Allāh rewarded them for what they said1 with gardens [in Paradise] beneath which rivers flow, wherein they abide eternally. And that is the reward of doers of good.
Për këtë thënie, Allahu i ka shpërblyer me kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Ky është shpërblimi për vepërmirët. -Për shkak se dëshmuan të vërtetën dhe shfaqën hapur nënshtrimin ndaj Allahut, Ai i shpërbleu me Xhenet. Ky ajet flet për ata të krishterë të cilët e besuan Muhamedin a.s, si Nexhashiu etj. Në fakt, mes tyre do të gjesh gjithmonë nga ata që e zgjedhin Islamin, pasi u qartësohet kotësia e fesë së mëparshme të transformuar e ndryshuar nga të padrejtët. Pa dyshim, këta janë më pranë Islamit dhe mundësisë për ta pranuar të vërtetën sesa judejtë dhe idhujtarët. Pas shpërblimit të vepërmirëve, i Lartësuari vijon të përmendë ndëshkimin e vepërkëqijve:
5:86Page 122
وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ وَكَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَآ أُوْلَٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَحِيمِ ٨٦
But those who disbelieved and denied Our signs - they are the companions of Hellfire.
Kurse ata që mohuan dhe s’i pranuan argumentet Tona - ata do të jenë banorë të Zjarrit. -Pasi ata e mohuan Allahun dhe e konsideruan gënjeshtër Shpalljen e Tij, edhe pse e vërteta u bë tërësisht e qartë.
5:87Page 122
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تُحَرِّمُواْ طَيِّبَٰتِ مَآ أَحَلَّ ٱللَّهُ لَكُمۡ وَلَا تَعۡتَدُوٓاْۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ ٱلۡمُعۡتَدِينَ ٨٧
O you who have believed, do not prohibit the good things which Allāh has made lawful to you and do not transgress. Indeed, Allāh does not like transgressors.
O ju që keni besuar! Mos i bëni haram të mirat që Allahu i lejoi për ju... -Domethënë, të mirat prej ushqimeve dhe pijeve. Falënderojeni Allahun dhe jini mirënjohës Atij për këto të mira. Kurrë mos ia ktheni ato me mosmirënjohje dhe shpërfillje. Gjithashtu, mos i bëni të ndaluara ato që Zoti i lejoi për ju. Në të kundërt, do të bëni njëherësh disa të këqija: do të thoni të pavërteta rreth Allahut, do të mohoni mirësitë e Tij e do të konsideroni haram ato që Allahu i lejoi dhe i bëri të pastra për ju. Këto janë vepra të këqija dhe të dënueshme. Allahu i Madhëruar ka ndaluar nga veprat e këqija dhe ka thënë:...dhe mos i kaloni kufijtë, se Allahu nuk i do ata që i kalojnë kufijtë. -Allahu i urren ata dhe ka për t’i ndëshkuar për gjynahet dhe padrejtësitë e tyre. Pastaj Allahu i Madhëruar urdhëron që të mos veprojnë si idhujtarët, të cilët bëjnë haram atë që Ai e ka bërë të lejuar:
5:88Page 122
وَكُلُواْ مِمَّا رَزَقَكُمُ ٱللَّهُ حَلَٰلٗا طَيِّبٗاۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ ٱلَّذِيٓ أَنتُم بِهِۦ مُؤۡمِنُونَ ٨٨
And eat of what Allāh has provided for you [which is] lawful and good. And fear Allāh, in whom you are believers.
Hani nga gjërat të cilat Allahu jua ka dhënë hallall e të mira... -Hani prej të mirave, me të cilat Ai ju ka furnizuar dhe jua ka lehtësuar. Shfrytëzoni pasurinë që Zoti jua ka lehtësuar ta arrini, por me këto kushte: Së pari, të jetë e lejuar, pra, jo e marrë me mënyra të ndaluara, si vjedhja, grabitja, rrëmbimi etj. Së dyti, të jetë e këndshme, e mirë dhe e pastër. Kjo përjashton ushqimet e pista dhe jo të këndshme, si llojet e ndryshme të kafshëve mishngrënëse etj....dhe kijeni frikë Allahun, tek i Cili ju besoni. -Kuptimi: Jini të devotshëm ndaj Allahut, të Cilin ju e besoni. Nëse imani juaj është i saktë dhe i vërtetë, ai duhet të prodhojë devotshmëri dhe kujdes të madh në plotësimin e detyrimeve ndaj Tij. Imani nuk mund të jetë i plotë pa treguar devotshmëri dhe pa i dhënë meritën Allahut të Madhëruar. Ajeti tregon se, nëse dikush vendos t’ia ndalojë vetes një ushqim të caktuar të lejuar, duke u betuar për këtë ndalesë, ai ushqim në vetvete nuk është bërë haram. Megjithatë, nëse robi i kthehet përsëri atij ushqimi dhe e konsumon atë, atëherë ai duhet të kompensojë thyerjen e betimit. Kompensimi ndryshon sipas rasteve, të cilat sqarohen në librat e fikh-ut. Nga ajeti kuptohet, gjithashtu, se njeriu nuk duhet t’ia ndalojë vetes atë gjë që Zoti e ka lejuar dhe që nuk është e dëmshme për të. Për këtë arsye, le ta konsumojë atë, me qëllimin që ta ndihmojë vetveten për një adhurim më të mirë ndaj Allahut të Madhëruar.
5:89Page 122
لَا يُؤَاخِذُكُمُ ٱللَّهُ بِٱللَّغۡوِ فِيٓ أَيۡمَٰنِكُمۡ وَلَٰكِن يُؤَاخِذُكُم بِمَا عَقَّدتُّمُ ٱلۡأَيۡمَٰنَۖ فَكَفَّٰرَتُهُۥٓ إِطۡعَامُ عَشَرَةِ مَسَٰكِينَ مِنۡ أَوۡسَطِ مَا تُطۡعِمُونَ أَهۡلِيكُمۡ أَوۡ كِسۡوَتُهُمۡ أَوۡ تَحۡرِيرُ رَقَبَةٖۖ فَمَن لَّمۡ يَجِدۡ فَصِيَامُ ثَلَٰثَةِ أَيَّامٖۚ ذَٰلِكَ كَفَّٰرَةُ أَيۡمَٰنِكُمۡ إِذَا حَلَفۡتُمۡۚ وَٱحۡفَظُوٓاْ أَيۡمَٰنَكُمۡۚ كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمۡ ءَايَٰتِهِۦ لَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ ٨٩
Allāh will not impose blame upon you for what is meaningless1 in your oaths, but He will impose blame upon you for [breaking] what you intended of oaths. So its expiation2 is the feeding of ten needy people from the average of that which you feed your [own] families or clothing them or the freeing of a slave. But whoever cannot find [or afford it] - then a fast of three days [is required]. That is the expiation for oaths when you have sworn. But guard your oaths.3 Thus does Allāh make clear to you His verses [i.e., revealed law] that you may be grateful.
Allahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të paqëllimta,... -Domethënë, për ato betime që nuk janë bërë duke patur si qëllim vetë betimin ose që njeriu i thotë duke menduar se ka të drejtë për një çështje. Kështu, ai betohet për të vërtetuar a argumentuar një çështje, por më pas e kupton se është e pasaktë....por për ato që i keni bërë duke pasur si qëllim përbetimin. -Pra, për betimet e qëllimshme, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “Allahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të paqëllimta, por për ato që i bëni qëllimisht me gjithë zemër. Allahu është Falës i madh dhe i Butë.”. [Bekare 225]. Ndërsa kompensimi për thyerjen e betimit të qëllimshëm tregohet në vijim:Shpagimi i tij është ushqimi i dhjetë të varfërve me po atë ushqim mesatar që ushqeni edhe familjen tuaj, ose veshja e tyre, ose lirimi i një robi. -Ky ushqim duhet të jetë i ngjashëm me atë që njeriu ushqen familjen e vet. Veshja duhet të paktën aq sa mund të falësh namazin me të. Për sa i përket lirimit të robit, ai duhet të jetë një rob besimtar, sikurse është sqaruar në një ajet tjetër. Nëse bëhet njëri nga këto tri veprime, çlirohesh nga shkelja e betimit.Kush nuk ka mundësi t’i bëjë këto, le të agjërojë tri ditë. Ky është shpagimi për betimet tuaja të pambajtura. -Ndërsa kush nuk e ka mundësinë të kryejë njërin nga veprimet e mësipërme, e ka detyrë që të agjërojë tri ditë. Ky agjërim, gjithashtu, shlyen gjynahun e shkeljes së betimit.Mbajini betimet tuaja! -Pra, ruajuni dhe mos u betoni në Allah duke gënjyer. Gjithashtu, mos u betoni shpesh, dhe kur të betoheni, plotësojeni betimin tuaj. Mos e thyeni betimin, vetëm nëse thyerja e tij është gjëja më e mirë. Pra, mos e merrni betimin si pengesë që ju ndalon nga veprat e mira dhe bamirësia.Kështu jua sqaron Allahu argumentat e Veta, që të jeni mirënjohës. -Ajetet e Allahut sqarojnë hallallin nga harami dhe qartësojnë ligjet e Tij. Allahu i Madhëruar na i qartëson këto ligje, që ne të tregohemi mirënjohës dhe falënderues ndaj Tij. Ne duhet t’i jemi mirënjohës Allahut që na mësoi ato gjëra që nuk i dinim. Robi e ka për detyrë ta falënderojë Allahun për mirësitë e shumta të Tij, ndër të cilat është dhe sqarimi me imtësi i dispozitave ligjore.Allahu i madhëruar thotë: "Mos të bëhet shkak betimi në Allahun, që t'ju pengojë të bëni vepra të mira, të ruheni nga të këqijat dhe të bëni paqe midis njerëzve. Allahu Dëgjon dhe di gjithçka.”. [Bekare 224].
5:90–91Page 123
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِنَّمَا ٱلۡخَمۡرُ وَٱلۡمَيۡسِرُ وَٱلۡأَنصَابُ وَٱلۡأَزۡلَٰمُ رِجۡسٞ مِّنۡ عَمَلِ ٱلشَّيۡطَٰنِ فَٱجۡتَنِبُوهُ لَعَلَّكُمۡ تُفۡلِحُونَ ٩٠
O you who have believed, indeed, intoxicants, gambling, [sacrificing on] stone alters [to other than Allāh], and divining arrows are but defilement from the work of Satan, so avoid1 it that you may be successful.
إِنَّمَا يُرِيدُ ٱلشَّيۡطَٰنُ أَن يُوقِعَ بَيۡنَكُمُ ٱلۡعَدَٰوَةَ وَٱلۡبَغۡضَآءَ فِي ٱلۡخَمۡرِ وَٱلۡمَيۡسِرِ وَيَصُدَّكُمۡ عَن ذِكۡرِ ٱللَّهِ وَعَنِ ٱلصَّلَوٰةِۖ فَهَلۡ أَنتُم مُّنتَهُونَ ٩١
Satan only wants to cause between you animosity and hatred through intoxicants and gambling and to avert you from the remembrance of Allāh and from prayer. So will you not desist?
O ju që keni besuar! Pijet dehëse, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës(për fall)janë vepra të ndyra nga Shejtani. Largohuni prej tyre, që të jeni të shpëtuar! Nëpërmjet pijeve dehëse dhe bixhozit, Shejtani dëshiron veçse të hedhë armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga përmendja e Zotit dhe t’ju largojë nga namazi. Atëherë, a nuk po hiqni dorë? -Allahu i Madhëruar tregon se sa të këqija janë këto vepra të shëmtuara dhe na bën të ditur, gjithashtu, se ato janë prej Shejtanit. Ato janë të ndyra dhe të poshtra. Allahu i Madhëruar na urdhëron që t’u largohemi atyre gjërave, pasi nëse e bëjmë këtë, Ai na premton suksesin në dynja dhe në ahiret. Ky sukses arrihet veçse duke u larguar nga çdo gjë të cilën i Lartësuari e ka bërë haram, e në mënyrë të veçantë prej atyre që janë përmendur në këtë ajet. Fjala “el hamr” (vera) në ajet nënkupton çdo lloj pijeje dehëse. “El mejsir” (bixhoz) quhen të gjitha llojet e lojrave, në të cilat vendoset një shumë parash ose pasuri nga të dyja palët, me qëllimin për t’i fituar njëra palë. “El ensab” quhen idhujt, putat e statujat, që adhurohen veç Allahut. Ndërsa “el ezlamu” (hedhja e shigjetës) janë shigjetat apo mjetet e tjera, që shërbejnë për të hedhur short. Këto janë katër gjëra, nga të cilat Allahu i Madhëruar na ka ndaluar t’u afrohemi. Gjithashtu, Allahu i Madhëruar tregon edhe të këqijat që ato sjellin, që të na motivojë më shumë në lënien e tyre. Ai i ka quajtur ato “rixhsun” - “të ndyra” në aspektin e vlerës etike të tyre, edhe nëse nuk janë të tilla nga ana fizike. Ndyrësitë janë gjëra nga të cilat ne duhet të largohemi. Ne nuk duhet të lejojmë kurrë që të ndotemi prej tyre. Allahu i Madhëruar i ka përshkruar ato, gjithashtu, si vepra prej Shejtanit, i cili është armiku më i përbetuar dhe i pamëshirshëm i njeriut. Nuk ka dyshim që njeriu duhet të ruhet dhe të jetë i kujdesshëm ndaj këtij armiku dhe nga kurthet e tij. Ai nuk duhet t’i përngjasë dhe ta shoqërojë armikun e vet në punët e tij të ndyra dhe të dëmshme, sidomos kur bëhet fjalë për ato punë, nëpërmjet të cilave Shejtani e nënshtron dhe e shkatërron prenë e tij. Duhet kujdes dhe shumë durim për të mos bërë asnjë vepër që e ndihmon këtë armik të pamëshirshëm. Allahu i Madhëruar na njoftoi se suksesi i vërtetë mund të arrihet veçse duke u larguar prej këtyre punëve. Në të kundërt, kryerja e tyre e privojnë njeriun nga arritja e mirësive, që i dëshiron, dhe e zhyt në mjerim, të cilit i druhet. Këto vepra nxisin urrejtjen, armiqësinë dhe përçarjen mes vëllezërve. Kjo është arsyeja që i mallkuari kujdeset në mënyrë të veçantë për përhapjen e tyre, sidomos pijet dehëse, kumarin dhe bastet. Ato janë mjetet më efikase për futjen e armiqësisë dhe urrejtjes mes njerëzve. Kështu, i dehuri nuk është i aftë të gjykojë dhe arsyetojë drejt dhe me qetësi. Më pas, fjalët e pamenduara nxisin zemërim dhe armiqësi, dhe përfundimi mund të shkojë deri në vrasje. Edhe në baste e kumare, kur njëra palë fiton mbi tjetrën, pa bërë asnjë shkëmbim, nxitet urrejtja dhe armiqësia. Po ashtu, këto punë të këqija, si pijet dehëse dhe kumari, e pengojnë zemrën e robit nga përmendja e Allahut të Madhëruar dhe nga namazi, ndërkohë që adhurimi i Allahut është rruga e lumturisë së robit dhe qëllimi pse është krijuar. Ato e shpërqendrojnë mendjen e robit, aq sa ai nuk është në gjendje të angazhohet me gjë tjetër veç tyre. Madje, ai arrin deri aty sa nuk e di se ku ndodhet. E ku ka punë më të keqe sesa ajo që e ndyn vepruesin e saj, e bën atë mik të Shejtanit dhe viktimë të kurtheve të tij, aq sa të shndërrohet në një bagëti të nënshtruar dhe të pafuqishme në duart e bariut të saj; një vepër që e pengon dhe e privon robin nga arritja e çdo të mire dhe shpëtimi nga të këqijat, që nxit armiqësinë dhe urrejtjen ndaj besimtarëve dhe që pengon nga përmendja e Allahut, nga namazi e nga adhurimet e tjera! A ka të keqe më të madhe se kaq?! Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar iu drejtohet mendjeve të kthjellëta dhe të shëndosha, duke u thënë: “A nuk po hiqni dorë?” Njeriu me logjikë mjafton që të shohë vetëm disa prej këtyre ligësive që sjellin haramet, që të frenohet dhe të ndalet. Ai nuk ka nevojë për vërejtje më të fortë apo të përsëritur. I zgjuari, edhe me një shenjë kupton!
5:92Page 123
وَأَطِيعُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُواْ ٱلرَّسُولَ وَٱحۡذَرُواْۚ فَإِن تَوَلَّيۡتُمۡ فَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّمَا عَلَىٰ رَسُولِنَا ٱلۡبَلَٰغُ ٱلۡمُبِينُ ٩٢
And obey Allāh and obey the Messenger and beware. And if you turn away - then know that upon Our Messenger is only [the responsibility for] clear notification.
Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe kini kujdes! Nëse refuzoni, atëherë dijeni se detyra e të Dërguarit Tonë është vetëm komunikimi i qartë(i shpalljes). -Bindja ndaj Allahut të Lartësuar dhe bindja ndaj Profetit (a.s)janë një. Ai që i bindet Allahut i është bindur Profetit a.s, dhe ai që i është bindur Profetit i është bindur edhe Allahut. Bindja ndaj Allahut të Madhëruar dhe Profetit (a.s)arrihet me dy kushte:1. Duke zbatuar të gjithë urdhrat dhe porositë e tyre, qofshin fjalë apo punë, të dukshme apo të brendshme, të detyrueshme apo të pëlqyeshme, për të drejtat e Krijuesit dhe Profetit të Tij, apo për të drejtat e krijesave.2. Duke u larguar nga çdo gjë që Zoti i Madhëruar dhe Profeti e kanë ndaluar, në të gjitha drejtimet e lartpërmendura.Siç shihet, ky është një nga urdhrat më gjithëpërfshirës të të gjithë urdhrave të Zotit. Pastaj i Madhëruari e përforcon porosinë e Tij gjithëpërfshirëse, duke thënë: “...dhe kini kujdes!” Pra, ruajuni që të mos kundërshtoni urdhrat e Zotit dhe të Profetit a.s, sepse kjo sjell ligësi dhe dëshpërim të madh. Nëse u ktheni shpinën atyre, dijeni se Profeti kishte për detyrë veçse transmetimin e qartë të mesazhit të Zotit dhe, sigurisht, që ai e kreu plotësisht detyrën e tij. Nëse udhëzoheni në rrugën e drejtë dhe përpiqeni sinqerisht për të jetuar sipas saj, kjo është në të mirën tuaj. Por nëse punoni keq dhe devijoni, kjo do të rëndojë mbi ju, sepse Allahu i Madhëruar ka për t’ju marrë në llogari.
5:93Page 123
لَيۡسَ عَلَى ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ جُنَاحٞ فِيمَا طَعِمُوٓاْ إِذَا مَا ٱتَّقَواْ وَّءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ ثُمَّ ٱتَّقَواْ وَّءَامَنُواْ ثُمَّ ٱتَّقَواْ وَّأَحۡسَنُواْۚ وَٱللَّهُ يُحِبُّ ٱلۡمُحۡسِنِينَ ٩٣
There is not upon those who believe and do righteousness [any] blame concerning what they have eaten [in the past] if they [now] fear Allāh and believe and do righteous deeds, and then fear Allāh and believe, and then fear Allāh and do good; and Allāh loves the doers of good.
Nuk ka gjynah për ata që kanë besuar dhe kanë bërë punë të mira për atë që kanë ngrënë(në të shkuarën), për sa kohë që ata ruhen, besojnë e bëjnë vepra të mira, e sërish ruhen dhe besojnë, e vazhdimisht ruhen dhe bëjnë vepra të mira. Allahu i do punëmirët. -Kur u shpallën ajetet e ndalimit kategorik të pijeve dehëse, shumë besimtarë deshën të dinin gjendjen e vëllezërve të tyre besimtarë që kishin konsumuar pijet dehëse dhe që kishin vdekur para se ato të ndaloheshin. Atëherë, Allahu i Madhëruar shpalli këto ajete dhe tha: “Nuk ka gjynah për ata që kanë besuar dhe kanë bërë punë të mira, për atë që kanë ngrënë”. Pra, nuk ka gjynah për ata që kanë konsumuar pijet dehëse dhe kumarin para se të zbriste ndalimi për to. Dikush mund të mendojë se në këtë gjykim hyjnë edhe dy vepra të tjera: adhurimi i putave dhe praktikimi i shortit, por ajeti i përjashton ata. I Lartësuari thotë: “...për ata që kanë besuar dhe kanë bërë punë të mira”. Pra, është fjala për ata që u largohen gjynaheve dhe që kanë besim të drejtë tek Allahu, besim që i nxit ata vazhdimisht për punë të mira. Ky sqarim i fundit është i nevojshëm, sepse njeriu mund të plotësojë këtë kusht për njëfarë kohe dhe pastaj ta lërë atë. Por jo. Ai duhet të jetë në gjendje të tillë, deri sa t’i vijë vdekja. Pra, qëllimi është që të jetë i vazhdueshëm në punë të mira. Allahu i do punëmirët, që e përkryejnë adhurimin e përkushtuar ndaj Krijuesit të tyre dhe që tregohen gjithashtu bamirës e të dobishëm ndaj krijesave të Tij. Kjo përfshin edhe ata njerëz të cilët ushqehen me haram dhe kryejnë gjynahe, edhe pasi janë qartësuar rreth tyre, dhe pastaj pendohen tek Allahu i Madhëruar, përpiqen të jenë të devotshëm, besojnë sinqerisht e saktësisht dhe bëjnë punë të mira. Edhe këtyre Allahu i Madhëruar ua fal gjynahet dhe nuk i ndëshkon për to.
5:94Page 123
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَيَبۡلُوَنَّكُمُ ٱللَّهُ بِشَيۡءٖ مِّنَ ٱلصَّيۡدِ تَنَالُهُۥٓ أَيۡدِيكُمۡ وَرِمَاحُكُمۡ لِيَعۡلَمَ ٱللَّهُ مَن يَخَافُهُۥ بِٱلۡغَيۡبِۚ فَمَنِ ٱعۡتَدَىٰ بَعۡدَ ذَٰلِكَ فَلَهُۥ عَذَابٌ أَلِيمٞ ٩٤
O you who have believed, Allāh will surely test you through something of the game that your hands and spears [can] reach, that Allāh may make evident those who fear Him unseen. And whoever transgresses after that - for him is a painful punishment.
Një ndër mirësitë e shumta që Allahu i Madhëruar u ka bërë robërve të Tij është që i ka përgatitur ata për sprovat me të cilat do t’i godasë, me gjykimin dhe caktimin e Tij. Ai u tregon në Librin e Tij mënyrat e sprovimit, që ata të binden dhe të rrinë të përgatitur për çdo rast. Pas këtij paralajmërimi, çdokush do të zgjedhë shpëtimin ose humbjen, i vetëdijshëm dhe i qartë për atë që bën. Kështu, thotë i Madhëruari:O ju që keni besuar! Allahu ka për t’ju provuar duke ju ndaluar nga një gjueti që e arrijnë duart dhe shigjetat tuaja,... -Allahu i Madhëruar ka për ta vënë në provë besimin tuaj. Ai do t’ju sprovojë me diçka të vogël e të lehtë, jo me diçka të madhe e të rëndë. Kjo sprovë do të jetë si lehtësim nga Allahu i Madhëruar. Është vetë Zoti që jua mundëson gjuetinë, me shtiza dhe me duar. Pastaj Allahu i Madhëruar tregon urtësinë e këtij sprovimi:...që Allahu ta dallojë atë që i frikësohet Atij, kur askush nuk e sheh. -Pra, që Allahu i Madhëruar t’jua shfaqë krijesave haptazi atë që fshihet në zemrat e tyre, dhe kështu shpërblimi dhe ndëshkimi të ngrihen mbi fakte të dukshme dhe jo thjesht mbi dijen e Allahut të Madhëruar. Kështu, Allahu i Madhëruar do t’i shfaqë ata që i frikësohen Atij edhe fshehtazi dhe që largohen nga ndalesat e Tij edhe kur e kanë mundësinë që t’i kryejnë ato, dhe më pas do t’i shpërblejë me mirësi të shumta. Ai do t’i shfaqë edhe ata të cilët nuk i frikësohen Atij, të cilët sa herë që u jepet mundësia që të gjuajnë edhe kur e kanë të ndaluar, ata e bëjnë, pa u drojtur nga Zoti dhe përgjegjësia para Tij.Kushdo që e kalon kufirin pas këtij qartësimi, do të ketë një dënim të dhembshëm. -Çdokush që i kalon kufijtë e Zotit, pasi i janë sqaruar, ai meriton dhe do të marrë një ndëshkim të dhembshëm, realitetin e të cilit e di veçse Allahu i Madhëruar. Ky ndëshkim është i meritueshëm, sepse ata nuk kanë asnjë justifikim për veprat e tyre. Devotshmëria e shpërblyeshme është ajo e fshehta, kur asnjë krijesë nuk të sheh dhe dëshmon. Ndërsa shfaqja e devotshmërisë në praninë e njerëzve, mund të jetë sa për sy e faqe, dhe njeriu nuk meriton shpërblim për këtë vepër. Pastaj Allahu i Lartësuar e shpreh qartë ndalimin e gjuetisë gjatë kohës së ihramit (për haxh ose umre). Ai thotë:
5:95Page 123
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَقۡتُلُواْ ٱلصَّيۡدَ وَأَنتُمۡ حُرُمٞۚ وَمَن قَتَلَهُۥ مِنكُم مُّتَعَمِّدٗا فَجَزَآءٞ مِّثۡلُ مَا قَتَلَ مِنَ ٱلنَّعَمِ يَحۡكُمُ بِهِۦ ذَوَا عَدۡلٖ مِّنكُمۡ هَدۡيَۢا بَٰلِغَ ٱلۡكَعۡبَةِ أَوۡ كَفَّٰرَةٞ طَعَامُ مَسَٰكِينَ أَوۡ عَدۡلُ ذَٰلِكَ صِيَامٗا لِّيَذُوقَ وَبَالَ أَمۡرِهِۦۗ عَفَا ٱللَّهُ عَمَّا سَلَفَۚ وَمَنۡ عَادَ فَيَنتَقِمُ ٱللَّهُ مِنۡهُۚ وَٱللَّهُ عَزِيزٞ ذُو ٱنتِقَامٍ ٩٥
O you who have believed, do not kill game while you are in the state of iḥrām.1 And whoever of you kills it intentionally - the penalty is an equivalent from sacrificial animals to what he killed, as judged by two just men among you as an offering [to Allāh] delivered to the Kaʿbah, or an expiation: the feeding of needy people or the equivalent of that in fasting, that he may taste the consequence of his matter [i.e., deed]. Allāh has pardoned what is past; but whoever returns [to violation], then Allāh will take retribution from him. And Allāh is Exalted in Might and Owner of Retribution.2
O ju që keni besuar! Mos gjuani duke qenë në ihram. -Kjo ndalesë përfshin gjithçka që lidhet me gjuetinë, si: veprimet përgatitore për gjueti, pjesëmarrjen në gjueti, ndihmesën në të, qoftë edhe duke treguar prenë apo duke dhënë armën, madje ndalohet edhe ngrënia e gjahut, nëse është gjuajtur për atë që është në ihram. Ky është respekt për adhurimet e rëndësishme dhe madhështore të haxhit dhe umres. Pra, gjuetia që në kohët e tjera është e lejuar, gjatë kohës së ihramit është e ndaluar.Kushdo që kryen gjueti me paramendim, si dënim duhet të therë një kafshë shtëpiake të ngjashme me kafshën që ka vrarë, për të cilën vendosin dy njerëz të drejtë nga mesi juaj, duke e kushtuar atë si kurban në Qabe,... -Ai që bën gjueti dhe e vret kafshën e gjuetisë me qëllim, ai detyrohet që ta kompensojë këtë veprim duke bërë kurban një kafshë të përafërt me kafshën që ka vrarë (si lopë, dele, deve etj.). Domethënë, ai duhet të shohë se cilës kafshë shtëpiake i ngjan dhe i përafrohet më shumë për nga vlera kafsha që ka vrarë. Është detyrë, pra, të gjendet dhe përcaktohet përafërsia dhe ngjashmëria e duhur. Ky përcaktim bëhet nga ata që Zoti i ka quajtur “dheuej adlin”- të drejtët. Pra, dy njerëz të drejtë, të cilët dinë të përcaktojnë ngjashmërinë dhe përafërsinë. Kështu vepruan sahabët, të cilët, për gjuajtjen dhe vrasjen e një pëllumbi bënë të detyrueshëm kurbanin e një deleje, për vrasjen e një struci bënë të detyrueshëm kurbanin e një budneje, ndërsa për vrasjen e lopëve të egra, bënë të detyrueshme kurbanin e një lope të butë. Megjithatë, nëse nuk ka kafshë të butë shtëpiake që i përngjan apo i përafrohet gjahut të paligjshëm, atëherë shikohet vlera e tij monetare, ashtu sikurse thotë rregulli bazë për dëmshpërblimin e të dëmtuarve. Më tej, Allahu i Madhëruar na udhëzon që kurbanin e kompensimit ta çojmë në Qabe....ose të ushqejë të varfër si kompensim, ose të agjërojë në atë masë, që ta ndiejë ndëshkimin për gjynahun e bërë. Allahu e ka falur atë që ka kaluar. -Dëmshpërblimi për gjahun e ndaluar mund të nxirret edhe në formë ushqimi për të varfërit, me të njëjtën vlerë sa bagëtia e kurbanit të kompensimit. Shumë dijetarë kanë thënë që, pasi përcaktohet lloji i bagëtisë që do të bëhet kurban, përcaktohet vlera e saj monetare, me të cilën do të blihet ushqim për të varfërit. Pastaj, çdo të varfëri i jepet nga një mudde(dy grushta) grurë ose gjysmë sa-i me lloje të tjera ushqimi, si oriz etj. Kjo është një mënyrë kompensimi, pra, duke ushqyer të varfërit. Mënyra tjetër është duke agjëruar nga një ditë për çdo të varfër që duhej të ushqehej. Për shembull, për dhjetë të varfër është detyrë që të agjërohet dhjetë ditë. Allahu i Madhëruar bëri të detyrueshme këto shlyerje për gjuetinë e ndaluar, me qëllim që gabimtari t’i ndjejë pasojat e mosbindjes së tij. Por ai që i kthehet përsëri kësaj vepre të ndaluar ka për t’u ndëshkuar nga Allahu i Madhëruar:Ndërsa atë që i kthehet(gjynahut)pas ndalimit, Allahu do ta ndëshkojë. Allahu është Ngadhnjimtar dhe Zoti i shpagimit. -Shtrohet pyetja: A është i detyruar për kompensim dhe a është i kërcënuar me këtë ndëshkim si ai që e bën gjuetinë me dashje, edhe ai që e bën pa dashje? Ndërkohë, Allahu i Madhëruar ka thënë: “Kushdo që kryen gjueti me paramendim...”. Në lidhje me këtë, shumica e dijetarëve kanë thënë se ai që vret gjahun pa dashje çlirohet vetëm nga ndëshkimi i Allahut të Lartësuar, por jo nga përgjegjësia për kompensim. Rregulli për kompensimin e dëmeve thotë qartë se çdokush që dëmton jetën dhe pasurinë e atyre që nuk lejohet t’i cenosh, ai është i detyruar që t’i kompensojë, sido që të jetë, me qëllim apo pa qëllim. Allahu i Lartësuar ka përcaktuar tri lloje masash për çdo dëmtim: shpagimin, ndëshkimin në dynja dhe ndëshkimin në ahiret. Ai që e bën me qëllim dëmtimin i meriton të trija masat ndëshkimore. Ndërsa ai që e bën pa qëllim mund të çlirohet nga ndëshkimi në dynja dhe ndëshkimi në ahiret, por jo nga detyrimi për kompensim. Kësisoj, përcaktimi në ajet: “Kushdo që kryen gjueti me paramendim...”, është bërë për të përjashtuar nga dënimi i Zotit veprën e bërë pa dashje, por jo nga detyrimi për kompensim. Ky ishte mendimi i shumicës së dijetarëve. Disa dijetarë të tjerë janë të mendimit se ai që e bën këtë vepër pa dashje përjashtohet edhe nga detyrimi për kompensim. Thënë ndryshe, kompensimi është detyrim vetëm për atë që e ka bërë me qëllim, sepse këtë e tregon qartë ajeti, me kuptimin e drejtpërdrejtë të tij. Edhe rregulli për kompensimin e dëmeve në jetë dhe pasuri është i saktë, por ka një ndryshim mes rasteve të zakonshme dhe rastit të gjahut të ndaluar. Ndryshimi është se në rastet e zakonshme kemi të bëjmë me shkelje të hakut të krijesave, prandaj është i detyrueshëm kompensimi i dëmit. Ndërsa në rastin e gjuetisë së ndaluar kemi të bëjmë me hakun e Allahut, dhe përderisa ai që e bën pa dashje çlirohet nga gjynahu dhe ndëshkimi i Zotit, duhet të jetë i çliruar edhe nga detyrimi për kompensim. Fjala “gjueti” në ajet nënkupton si gjuetinë tokësore, ashtu edhe atë të detit. Pra, ndalesa i përfshin të dyja llojet e gjahut, prandaj Allahu i Madhëruar veçon gjahun e detit, që është hallall. I Lartësuari thotë:
5:96Page 124
أُحِلَّ لَكُمۡ صَيۡدُ ٱلۡبَحۡرِ وَطَعَامُهُۥ مَتَٰعٗا لَّكُمۡ وَلِلسَّيَّارَةِۖ وَحُرِّمَ عَلَيۡكُمۡ صَيۡدُ ٱلۡبَرِّ مَا دُمۡتُمۡ حُرُمٗاۗ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ ٱلَّذِيٓ إِلَيۡهِ تُحۡشَرُونَ ٩٦
Lawful to you is game from the sea and its food as provision for you and the travelers,1 but forbidden to you is game from the land as long as you are in the state of iḥrām. And fear Allāh to whom you will be gathered.
Juve ju është lejuar gjuetia e detit dhe çdo ushqim i tij, për t’u kënaqur ju dhe udhëtarët,... -Pra, gjuetia në det është lejuar edhe gjatë kohës së ihramit. Lejohet si ushqimi që del i gjallë prej detit, ashtu dhe kafshët e detit të ngordhura në të. Allahu i Lartësuar i lejoi këto ushqime, gjithashtu, me qëllim që bashkë me ne, të përfitojnë edhe shoqëruesit tanë të udhëtimit në det....por ju është ndaluar gjahu i tokës, sa të jeni në ihram! -Nga fjala “sajd”(gjah) nënkuptohet që, së pari, gjahu të jetë kafshë e egër dhe jo e zbutur. Pra, vrasja e kafshëve të buta për ushqim nuk konsiderohet gjah. Së dyti, gjahu duhet të jetë i ngrënshëm, domethënë që lejohet të hahet. Kësisoj, vrasja e kafshëve jo të ngrënshme nuk konsiderohet si gjah për të cilin je i detyruar të kompensosh.Kijeni frikë Allahun, para të Cilit do të grumbulloheni! -Frika ndaj Allahut tregohet duke zbatuar ato gjëra të cilat Ai i ka urdhëruar dhe duke iu larguar atyre të cilat Ai i ka ndaluar. Për të qenë sa më e lehtë arritja e kësaj, duhet të kujtojmë shpesh se do të ringjallemi dhe do të grumbullohemi para Allahut, për t’u llogaritur dhe shpërblyer sipas veprave tona. Nëse tregohemi të devotshëm, të gëzohemi, se shpërblimi do të jetë i madh. Por nëse nuk jemi të tillë dhe nuk përpiqemi për të arritur frikën ndaj Allahut, atëherë do të jemi të rrezikuar nga ndëshkimi i të Drejtit.
5:97Page 124
۞ جَعَلَ ٱللَّهُ ٱلۡكَعۡبَةَ ٱلۡبَيۡتَ ٱلۡحَرَامَ قِيَٰمٗا لِّلنَّاسِ وَٱلشَّهۡرَ ٱلۡحَرَامَ وَٱلۡهَدۡيَ وَٱلۡقَلَٰٓئِدَۚ ذَٰلِكَ لِتَعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِ وَأَنَّ ٱللَّهَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٌ ٩٧
Allāh has made the Kaʿbah, the Sacred House, standing1 for the people and [has sanctified] the sacred months and the sacrificial animals and the garlands [by which they are identified]. That is so you may know that Allāh knows what is in the heavens and what is in the earth and that Allāh is Knowing of all things.
Allahu e bëri Qaben, Shtëpinë e Shenjtë, vend rimëkëmbjeje për njerëzit; edhe muajin e shenjtë, edhe kurbanin,... -Allahu i Madhëruar e bëri Qaben dhe adhurimet që kryen në të si rimëkëmbëse të njerëzve. Nëpërmjet adhurimeve të kryera në Shtëpinë e Lashtë, Allahu i Madhëruar u rimëkëmb njerëzve besimin dhe çështjet e tyre të dynjasë. Ato plotësojnë Islamin dhe fshijnë gjynahet e tyre. Duke synuar këtë faltore madhështore, njerëzit arrijnë mirësitë dhe bujarinë e pakufishme të Allahut të Lartësuar, sepse për ta vizituar atë shpenzohen pasuri dhe kryhen sakrifica të mëdha. Atje grumbullohen muslimanë nga çdo vend i botës, ku njihen dhe ndihmojnë njëri-tjetrin. Ata këshillohen dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për çështje të ndryshme, fetare ose jofetare. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Thirr ndër njerëz për haxh: ata do të vijnë në këmbë e (hipur) në deve të rraskapitura ngaqë vijnë prej rrugëve të thella e vendeve të largëta, për të parë të mirat që u janë falur atyre dhe për të madhëruar emrin e Allahut në ditë të caktuara për bagëtitë të cilat Ai ua ka dhënë (për kurban). Hani pra prej tyre (kurbaneve) dhe ushqeni të varfrin dhe nevojtarin.” [Haxh 27, 28]. Pikërisht se Qabeja është rimëkëmbëse e njerëzve, disa dijetarë kanë thënë se kryerja e haxhit është farz kifaje çdo vit.Kësisoj, nëse të gjithë njerëzit nuk do ta kryenin haxhin në Shtëpinë e Shenjtë, çdokush që e ka pasur mundësinë për kryerjen e saj do të ishte gjynahqar. Madje, nëse njerëzit të tërë do ta braktisnin haxhin, kjo do të shënonte rrënimin e tyre, pasi do humbte faktori që sjell rimëkëmbjen e mirësive të tyre, dhe Kijameti do të ndodhte shpejt....edhe ato me qafore -Po kështu, si dobi për njerëzit janë edhe bagëtitë e shënuara me qafore, të cilat janë llojet më të mira të kurbaneve, nëpërmjet të cilave fitohet shpërblimi nga Allahu i Madhëruar.Këtë, që ta dini se Allahu e di çfarë ka në qiej dhe çfarë ka në tokë dhe se Allahu Di gjithçka. -Dhe pikërisht prej diturisë dhe urtësisë së Tij, Ai bëri Shtëpinë e Shenjtë. Ai e di shumë mirë për çdo mirësi tonën në dynja dhe ahiret.Ndërsa haxhi një herë në jetë është farz ajn, për atë njeri që ka mundësi.
5:98Page 124
ٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ وَأَنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٞ ٩٨
Know that Allāh is severe in penalty and that Allāh is Forgiving and Merciful.
Dijeni se Allahu e ka ndëshkimin të rreptë dhe dijeni se Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Kuptimi: Njohja e këtyre dy fakteve le të jetë gjithmonë në zemrat tuaja, duke qenë të sigurt për to. Dijeni dhe kujtojeni vazhdimisht se Allahu është Ndëshkues i rreptë. Ndëshkimi i Tij godet në këtë dynja dhe në ahiret ata që nuk i binden Atij. Por dijeni dhe kujtojeni vazhdimisht që Allahu është gjithashtu Falës i Madh e Mëshirëplotë, në dynja dhe ahiret, për ata që i binden. Kjo njohje do të bëjë që në zemrat tuaja të lindë dhe të forcohet frika nga ndëshkimi i Tij dhe shpresa për faljen, mëshirën dhe shpërblimin e Tij. Ajo, gjithashtu, do t’ju nxisë që të punoni me këtë frikë dhe shpresë. Pastaj i Lartësuari thotë:
5:99Page 124
مَّا عَلَى ٱلرَّسُولِ إِلَّا ٱلۡبَلَٰغُۗ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ مَا تُبۡدُونَ وَمَا تَكۡتُمُونَ ٩٩
Not upon the Messenger is [responsibility] except [for] notification. And Allāh knows whatever you reveal and whatever you conceal.
I Dërguari nuk ka tjetër obligim, veç kumtimit të qartë(të shpalljes). -Dhe Profeti (a.s)e përcolli saktësisht dhe plotësisht mesazhin e Zotit të tij, duke e kryer kështu të vetmen detyrë të tij.Allahu e di gjithçka që e bëni haptazi dhe atë që e mbani fshehtë. -Allahu do t’ju shpërblejë për veprat tuaja, të cilat Ai i di imtësisht dhe i ka të shënuara me korrektësi.
5:100Page 124
قُل لَّا يَسۡتَوِي ٱلۡخَبِيثُ وَٱلطَّيِّبُ وَلَوۡ أَعۡجَبَكَ كَثۡرَةُ ٱلۡخَبِيثِۚ فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ يَٰٓأُوْلِي ٱلۡأَلۡبَٰبِ لَعَلَّكُمۡ تُفۡلِحُونَ ١٠٠
Say, "Not equal are the evil and the good, although the abundance of evil might impress you." So fear Allāh, O you of understanding, that you may be successful.
Duke i nxitur njerëzit për punë të mira dhe duke i këshilluar që të largohen nga të këqijat, Allahu i Lartësuar thotë:Thuaj: “Nuk është e njëjtë e keqja dhe e mira, edhe nëse shtimi i së keqes të mahnit.” -Pra, nuk janë të njëjtë besimi dhe mohimi, bindja ndaj Zotit dhe mosbindja ndaj Tij, banorët e Xhenetit dhe banorët e Zjarrit, veprat e mira dhe veprat e këqija, pasuria hallall dhe pasuria haram. Gjithashtu, e keqja nuk iu vlen aspak atyre që e kanë. Përkundrazi, ajo i dëmton ata në çështjet e dynjasë dhe të fesë.Kijni frikë Allahun, o ju që kuptoni, që të shpëtoni! -Allahu i Madhëruar iu drejtohet të mençurve, me mendje të shëndoshë dhe arsyetim të saktë, sepse nga ata shpresohet që mund të përfitojnë nga porositë e Tij të mrekullueshme, që mirësia të punojë tek ata dhe nëpërmjet tyre. Ai tregon se çelësi i shpëtimit dhe suksesit është devotshmëria, pra, zbatimi i urdhrave dhe largimi nga ndalesat e Tij, në shenjë dashurie, madhërimi e nënshtrimi për Të. Shpërfillja e devotshmërisë është rrugë drejt humbjes së çdo mirësie dhe drejt zhytjes në ligësi dhe dëshpërim.
5:101Page 124
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَسۡـَٔلُواْ عَنۡ أَشۡيَآءَ إِن تُبۡدَ لَكُمۡ تَسُؤۡكُمۡ وَإِن تَسۡـَٔلُواْ عَنۡهَا حِينَ يُنَزَّلُ ٱلۡقُرۡءَانُ تُبۡدَ لَكُمۡ عَفَا ٱللَّهُ عَنۡهَاۗ وَٱللَّهُ غَفُورٌ حَلِيمٞ ١٠١
O you who have believed, do not ask about things which, if they are shown to you, will distress you. But if you ask about them while the Qur’ān is being revealed, they will be shown to you. Allāh has pardoned it [i.e., that which is past]; and Allāh is Forgiving and Forbearing.
O ju që keni besuar! Mos pyesni (pa nevojë)për gjëra që, sikur t'ju kthehej përgjigjja e drejtpërdrejtë, nuk do t'ju pëlqente,... -Allahu i Lartësuar i ndaloi robërit e Tij që t’i drejtonin Profetit (a.s)pyetje të tilla që, nëse do të merrnin përgjigjjen e hapur, atyre do t’u vinte rëndë dhe do ta kishin të vështirë të zbatonin detyrimet që do të dilnin. Si për shembull, disa muslimanë e pyetën Profetin (a.s)për prindërit e tyre, në ishin në Zjarr apo në Xhenet. Kur ata të merrnin përgjigjen se prindërit e tyre ishin në Zjarr, atëherë do të ndiheshin shumë keq. Të tilla janë edhe pyetjet për gjëra që nuk ndodhin kurrë, apo pyetje, përgjigjja e të cilave i vështirëson dispozitat dhe e rëndon umetin, ose pyetjet që, në realitet, nuk kanë ndonjë interes etj. Ndërsa pyetjet e dobishme dhe të nevojshme, nëpërmjet të cilave mëson si ta adhurosh Allahun dhe t’i bindesh Atij më mirë, nuk janë të ndaluara. Madje, ne jemi urdhëruar që t’i bëjmë të tilla pyetje, sikurse ka thënë i Lartësuari: “Ne edhe para teje dërguam veçse burra, të cilëve u dhamë Shpallje. Pyesni, pra dijetarët nëse nuk dini!” [El nahl 43]....e nëse do të pyesnit për to kur shpallej Kur’âni, ato do t’ju bëheshin të qarta(e do të rëndoheshit). Allahu jua ka falur kërshërinë(e tepruar). Allahu është Falës dhe i Butë. -Kuptimi: Ju mund të pyesni për ndonjë ajet, që nuk e kuptoni, apo për ndonjë gjykim, për ta qartësuar atë më mirë. (Kjo mund të ndodhte gjatë kohës kur shpallej Kur’âni, pra, gjatë jetës së Profetit). Por ju nuk duhet të gërmoni në ato çështje që vetë Allahu i Madhëruar i ka lënë në heshtje. Pra, mos i krijoni vështirësi vetes, duke kërkuar të zbuloni çështje që nuk ju sjellin ndonjë dobi dhe që vetë Zoti i ka lënë në heshtje, si lehtësim për ju. Allahu është Falës, i Butë e i Mëshirshëm, që nuk nxitohet në ndëshkim. Pranojeni dhe kërkojeni faljen dhe mëshirën e Tij, shfaqeni veten tuaj ndaj bamirësisë dhe bujarisë së Tij. Lutuni dhe kërkoni mëshirën e Allahut dhe bëni punë që e kënaqin Atë.
5:102Page 124
قَدۡ سَأَلَهَا قَوۡمٞ مِّن قَبۡلِكُمۡ ثُمَّ أَصۡبَحُواْ بِهَا كَٰفِرِينَ ١٠٢
A people asked such [questions] before you; then they became thereby disbelievers.1
Të tilla pyetje i kanë bërë edhe njerëz para jush, por pastaj u bënë jobesimtarë. -Për të tilla çështje, që ju ndaloheni të pyesni, kanë pyetur popujt para jush, të cilët përfunduan si jobesimtarë. Ata bënin pyetje jo për të mësuar rrugën e drejtë, por thjesht për të polemizuar dhe për kokëfortësi. Megjithatë, kur merrnin përgjigje, ata nuk e pranonin. Për këtë arsye, sipas një hadithi të saktë, Profeti (a.s)ka thënë: “Atyre gjërave nga të cilat ju kam ndaluar, largojuni, ndërsa nga ato që ju kam urdhëruar të kryeni, bëni sa të mundeni! Popuj para jush u shkatërruan nga pyetjet dhe kërkesat e shumta drejtuar profetëve të tyre dhe pastaj nga kundërshtimi i tyre.”
5:103Page 124
مَا جَعَلَ ٱللَّهُ مِنۢ بَحِيرَةٖ وَلَا سَآئِبَةٖ وَلَا وَصِيلَةٖ وَلَا حَامٖ وَلَٰكِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ يَفۡتَرُونَ عَلَى ٱللَّهِ ٱلۡكَذِبَۖ وَأَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡقِلُونَ ١٠٣
Allāh has not appointed [such innovations as] baḥīrah or sā’ibah or waṣīlah or ḥām.1 But those who disbelieve invent falsehood about Allāh, and most of them do not reason.
Allahu nuk i veçoi(si bagëti të shenjta)as Behirën, as Saibën, as Vesilën dhe as Hamën ... -Kjo është një goditje për idhujtarët, të cilët bënin fetarisht të ligjshme ato gjëra që Zoti nuk i kishte ligjëruar dhe konsideronin haram ato që Zoti i kishte lejuar. Ata e bënin këtë veprim duke u bazuar në arsyetimet e tyre të liga dhe të kota. Kështu, idhujtarët u ngjisnin bagëtive që i konsideronin si të shenjta emra të stisur nga vetë ata, duke kundërshtuar dhe mospërfillur gjykimin e Zotit në konsiderimin hallall apo haram të gjërave. Për ata, Behira ishte deveja që ndalonin të përdorej për bartje, duke pretenduar se ishte e shenjtë, dhe këtë kafshë e dallonin duke i bërë një të çarë në vesh. Ndërsa Saiba quhej një bagëti çfarëdo: deve, lopë ose dele, e cila, pasi arrinte një moshë të caktuar, konsiderohej e shenjtë nga ata, prandaj nuk e thernin për ta ngrënë. Madje, disa njerëz e veçonin një pjesë të pasurisë të tyre dhe e konsideronin si ‘Saiba’, pra, të paprekshme. Kurse Hama quhej deveja që ata e ndalonin të përdorej si kafshë shtëpie, kur ajo plotësonte disa cilësi të caktuara. Megjithatë, të gjitha këto kafshë konsideroheshin të shenjta nga idhujtarët, pa pasur argument nga Allahu i Madhëruar. Ata thjesht trillonin, nga injoranca e tyre. Prandaj Allahu i Madhëruar thotë:...por ata që nuk besojnë trillojnë gënjeshtra për Allahun, dhe shumica e tyre nuk e kuptojnë. -Ata nuk kishin as dëshmi nga Zoti, nëpërmjet profetëve të Tij, e as logjikë të pranueshme. Megjithatë, ata ishin të vetëkënaqur me mendimet dhe trillimet e tyre, të bazuara në injorancë dhe padrejtësi.Këto ishin emërtime të idhujtarëve për disa bagëti që i konsideronin si të shenjta, pa pasur argument nga Zoti.
5:104Page 125
وَإِذَا قِيلَ لَهُمۡ تَعَالَوۡاْ إِلَىٰ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ وَإِلَى ٱلرَّسُولِ قَالُواْ حَسۡبُنَا مَا وَجَدۡنَا عَلَيۡهِ ءَابَآءَنَآۚ أَوَلَوۡ كَانَ ءَابَآؤُهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ شَيۡـٔٗا وَلَا يَهۡتَدُونَ ١٠٤
And when it is said to them, "Come to what Allāh has revealed and to the Messenger," they say, "Sufficient for us is that upon which we found our fathers." Even though their fathers knew nothing, nor were they guided?
Kur atyre u thuhet: “Ejani në atë(shpallje)që ka zbritur Allahu dhe tek i Dërguari, ata thonë: “Na mjafton rruga e etërve tanë." edhe pse etërit e tyre nuk dinin asgjë dhe nuk ishin në rrugë të drejtë. -Kur ata ftoheshin të pasonin Shpalljen e Profetit a.s, ata kthenin shpinën dhe nuk pranonin të nënshtroheshin duke thënë: “Na mjafton ajo rrugë ku gjetëm prindërit tanë”, me kuptimin: Preferojmë që të ndjekim atë fe në të cilën gjetëm të parët tanë, edhe sikur të mos na shpëtojë nga ndëshkimi i Allahut. Nëse të parët e tyre do të ishin të urtë dhe të mençur, çështja do të ishte më e pranueshme, por ata ishin të paditur dhe nuk arsyetonin drejt. Ata ishin zhytur në injorancë të thellë e nuk dinin asgjë rreth udhëzimit të Zotit dhe dritës së sjellë prej Tij nëpërmjet shpalljeve dhe profetëve. Mjerë për ata që pasojnë injorantët dhe mjerë për ata që nuk kanë dituri të saktë e logjikë të pastër, dhe shpërfillin Shpalljen e Allahut dhe udhëzimin e Profetit, të cilat e mbushin zemrën me dituri, besim, udhëzim dhe siguri të plotë.
5:105Page 125
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ عَلَيۡكُمۡ أَنفُسَكُمۡۖ لَا يَضُرُّكُم مَّن ضَلَّ إِذَا ٱهۡتَدَيۡتُمۡۚ إِلَى ٱللَّهِ مَرۡجِعُكُمۡ جَمِيعٗا فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ١٠٥
O you who have believed, upon you is [responsibility for] yourselves. Those who have gone astray will not harm you when you have been guided. To Allāh is your return all together; then He will inform you of what you used to do.
O ju që keni besuar! Ruajeni veten tuaj! Ai që është i humbur nuk mund t’ju dëmtojë, nëse ju jeni në rrugë të drejtë... -Pra, përpiquni që ta pastroni veten tuaj! Punoni që ta disiplinoni veten tuaj, që ajo t’i nënshtrohet rrugës së drejtë. Nëse ju rregulloni veten tuaj, atëherë ju nuk mund të dëmtoheni nga ata që kanë devijuar prej rrugës së drejtë. Ata dëmtojnë veçse veten e vet. Ky ajet nuk duhet kuptuar gabim. Dikush mund të mendojë se ai të thotë që urdhërimi për të mira dhe ndalimi nga të këqijat nuk është ndonjë gjë e domosdoshme. Por ky është një mendim i gabuar, sepse që feja e robit të jetë e plotë, duhet që ai të kryejë edhe detyrën e urdhërimit për të mirë dhe të ndalimit nga e keqja. Nëse nuk ka mundësi që të ndalojë të keqen dhe të urdhërojë për të mira me vepra dhe me fjalë, kjo nuk është e pamundur që të kryhet me zemër. Nëse e bën me zemrën e tij, atë nuk ka për ta dëmtuar humbja e të devijuarve.Tek Allahu do të ktheheni të gjithë dhe Ai do t’ju tregojë se çfarë keni punuar. -Përfundimi juaj është tek Ai, para të Cilit do të grumbulloheni Ditën e Gjykimit. Ai do t’ju llogarisë dhe shpërblejë për veprat që keni bërë, të mira apo të këqija.
5:106Page 125
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ شَهَٰدَةُ بَيۡنِكُمۡ إِذَا حَضَرَ أَحَدَكُمُ ٱلۡمَوۡتُ حِينَ ٱلۡوَصِيَّةِ ٱثۡنَانِ ذَوَا عَدۡلٖ مِّنكُمۡ أَوۡ ءَاخَرَانِ مِنۡ غَيۡرِكُمۡ إِنۡ أَنتُمۡ ضَرَبۡتُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَأَصَٰبَتۡكُم مُّصِيبَةُ ٱلۡمَوۡتِۚ تَحۡبِسُونَهُمَا مِنۢ بَعۡدِ ٱلصَّلَوٰةِ فَيُقۡسِمَانِ بِٱللَّهِ إِنِ ٱرۡتَبۡتُمۡ لَا نَشۡتَرِي بِهِۦ ثَمَنٗا وَلَوۡ كَانَ ذَا قُرۡبَىٰ وَلَا نَكۡتُمُ شَهَٰدَةَ ٱللَّهِ إِنَّآ إِذٗا لَّمِنَ ٱلۡأٓثِمِينَ ١٠٦
O you who have believed, testimony [should be taken] among you when death approaches one of you at the time of bequest - [that of] two just men from among you or two others from outside if you are traveling through the land and the disaster of death should strike you. Detain them after the prayer and let them both swear by Allāh if you doubt [their testimony, saying], "We will not exchange it [i.e., our oath] for a price [i.e., worldly gain], even if he should be a near relative, and we will not withhold the testimony of [i.e., ordained by] Allāh. Indeed, we would then be of the sinful."
O ju që keni besuar! Kur t'i afrohet vdekja ndonjërit prej jush, ndërsa jeni duke udhëtuar nëpër botë, dëshmia për testamentin, bëhet me dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj,... -Allahu i Lartësuar na mëson se si duhet të veprojmë kur na shfaqen shenjat e vdekjes gjatë ndonjë udhëtimi dhe duhet të lëmë testament. Së pari, Ai na urdhëron që të marrim dëshmitarë. Pra, nëse njeriu i ndien këto shenja dhe krijon bindje se është duke vdekur, atëherë është deyrim për të që të shkruajë një testament dhe të marrë dy dëshmitarë të drejtë, të cilëve u pranohet dëshmia, për të vërtetuar testamentin....ose dy të tjerë jo prej jush... -Domethënë, që nuk janë muslimanë, por janë çifutë, të krishterë ose të tjerë. Kjo lejohet kur është e nevojshme dhe nuk ka dëshmitarë muslimanë. Kështu veprohet gjatë udhëtimeve, kur befasohemi me vdekjen. Në këtë situatë, fjala e të tillë dëshmitarëve është e pranueshme, prandaj i Lartësuari nuk e përsërit urdhrin për t’i marrë si dëshmitarë. Megjithatë, prej tyre duhet që të merret fjala që do të dëshmojnë me drejtësi. Thotë i Madhëruari:Nëse dyshoni, i ndalni ata të dy pas namazit dhe le të betohen në Allahun(duke thënë): “Ne nuk do ta shesim betimin në Allahun për asnjë çmim, edhe sikur të jetë fjala për çfarëdo të afërmi dhe dëshminë që na urdhëron Allahu nuk do ta fshehim kurrë, sepse atëherë do të ishim gjynahqarë.” -Dëshmitarët kapen pas namazit të ikindisë, të cilin e respektojnë, dhe bëhen që të betohen se do të thonë të drejtën dhe nuk do ta tjetërsojnë dëshminë. Ata duhet të thonë: Ne nuk do ta shesim betimin në Allah për asnjë çmim, edhe sikur të jetë fjala për çfarëdo të afërmi. Me fjalë të tjera, nuk do të gënjejmë për hir të ndonjë interesi të dynjasë, qoftë edhe sikur të bëhet fjalë për ndonjë të afërm. Kurrë nuk do të fshehim dëshminë e vërtetë, por do ta sjellim ashtu sikurse e kemi dëgjuar. Nëse e ndryshojmë dëshminë e vërtetë, atëherë do të jemi gjynahqarë. Nëse, nëpërmjet hetimit të fakteve, zbulohet se ata kanë gënjyer, atëherë le të dëshmojnë dy të tjerë, sikurse thotë i Madhëruari:
5:107Page 125
فَإِنۡ عُثِرَ عَلَىٰٓ أَنَّهُمَا ٱسۡتَحَقَّآ إِثۡمٗا فَـَٔاخَرَانِ يَقُومَانِ مَقَامَهُمَا مِنَ ٱلَّذِينَ ٱسۡتَحَقَّ عَلَيۡهِمُ ٱلۡأَوۡلَيَٰنِ فَيُقۡسِمَانِ بِٱللَّهِ لَشَهَٰدَتُنَآ أَحَقُّ مِن شَهَٰدَتِهِمَا وَمَا ٱعۡتَدَيۡنَآ إِنَّآ إِذٗا لَّمِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ ١٠٧
But if it is found that those two were guilty of sin [i.e., perjury], let two others stand in their place [who are] foremost [in claim] from those who have a lawful right. And let them swear by Allāh, "Our testimony is truer than their testimony, and we have not transgressed. Indeed, we would then be of the wrongdoers."
Por nëse zbulohet se ata të dy vërtet e kanë shkelur betimin, atëherë merren dy të tjerë prej atyre që kanë më shumë meritë, të cilët duhet të betohen në Allahun(duke thënë): “Pa dyshim, dëshmia jonë është më e drejtë se dëshmia e atyre të mëparshmëve. Ne nuk po gënjejmë, sepse përndryshe do të ishim nga të padrejtët. -Pra, le të dëshmojnë dy burra nga të afërmit e të ndjerit, sa më të afërt të jetë e mundur. Ata duhet të betohen se dëshmia e tyre është më e vërtetë dhe më parësore të pranohet. Duhet të betohen, gjithashtu, se dy të parët kanë gënjyer dhe se dëshmia e tyre është më e pranueshme. Ata duhet të thonë se, nëse gënjejnë, atëherë qofshin prej zullumqarëve. Në vijim, Allahu i Lartësuar tregon urtësinë e kësaj dëshmie nga të afërmit e të ndjerit, nëse dy dëshmitarët e parë kanë gënjyer. Ai thotë:
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences