As-Sa'diAl‑Ma'idah · 5:108–120

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Al-Ma'idah 5:108–120

5:108Page 125

ذَٰلِكَ أَدۡنَىٰٓ أَن يَأۡتُواْ بِٱلشَّهَٰدَةِ عَلَىٰ وَجۡهِهَآ أَوۡ يَخَافُوٓاْ أَن تُرَدَّ أَيۡمَٰنُۢ بَعۡدَ أَيۡمَٰنِهِمۡۗ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَٱسۡمَعُواْۗ وَٱللَّهُ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلۡفَٰسِقِينَ ١٠٨

That is more likely that they will give testimony according to its [true] objective, or [at least] they would fear that [other] oaths might be taken after their oaths. And fear Allāh and listen [i.e., obey Him]; and Allāh does not guide the defiantly disobedient people.

Kështu është më e sigurt që ata ta sjellin dëshminë e tyre saktësisht, ose të frikësohen se ndoshta dëshmitë e tyre do të hidhen poshtë nga dëshmi të tjera. -Pra, bërja e dëshmisë me të tilla përbetime i jep asaj më tepër siguri e vërtetësi. Po ashtu, dëshmitarët duhet të druhen se, nëse gënjejnë, dëshmia e tyre nuk do të pranohet dhe do t’u kalojë të afërmve të të ndjerit.Kijeni frikë Allahun dhe bëhuni të dëgjueshëm, sepse Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull të prishur. -Njerëz të prishur janë ata që shkelin kufijtë e Allahut të Madhëruar. Ata nuk e pranojnë udhëzimin e Tij dhe as nuk kanë qëllim që ta gjejnë rrugën e drejtë. Nga këto ajete kuptojmë se kur njeriu është në udhëtim dhe i afrohet vdekja, zakonisht nuk është e lehtë të gjejë dëshmitarë. Nëse mundet, ai duhet të zgjedhë dy dëshmitarë të drejtë muslimanë. Nëse nuk gjen, lejohet që të marrë si dëshmues dy jomuslimanë. Megjithatë, për shkak të statusit të tyre si jobesimtarë, u është dhënë e drejta të afërmve të të ndjerit që, nëse kanë dyshime në dëshminë e tyre, t’u kërkojnë që të betohen pas namazit të ikindisë se ata nuk gënjejnë, nuk kanë tradhtuar dhe nuk e kanë ndryshuar dëshminë. Kështu ata e kanë kryer detyrën e tyre. Nëse të afërmit e të ndjerit nuk e besojnë dëshminë e qafirëve dhe, duke u nisur nga prova dhe fakte, ata mendojnë se dëshmia e tyre është e gënjeshtërt apo e tjetërsuar, atëherë të afërmit nxjerrin dy dëshmitarë nga mesi i tyre. Ata duhet të betohen në Allahun e Madhëruar dhe të thonë se dëshmia e tyre është më e drejtë se dëshmia e dy të parëve, të cilët kanë gënjyer. Këto ajete kanë zbritur për ngjarjen e Temim el Darit dhe Adij Ibn Bedaes, kur Budejl ibnu Ebi Merjem (i cili ishte musliman) ua la testamentin atyre të dyve (Temimit dhe Adijit të cilët ishin të krishterë). Kjo është një histori tepër e njohur.Megjithatë, Allahu është më i ditur për gjithçka. Këto ajete janë prova mbështetëse të shumë çështjeve. Kështu, prej tyre mësohet se lënia e testamentit është e lejuar ligjërisht, madje e detyrueshme për atë njeri që po i afrohet vdekja. Testamenti pranohet nëse thuhet nga dikush të cilit i është afruar vdekja, duke parë shenjat e saj, dhe nëse akoma e ka mendjen në rregull. Por për të pranuar vërtetësinë e testamentit, është e detyrueshme që të jenë dy dëshmitarë të drejtë muslimanë. Dëshmia e dy jomuslimanëve pranohet veçse në rastet e domosdoshme, sipas medhhebit të Imam Ahmedit. Disa dijetarë të tjerë pretendojnë se ky gjykim i fundit është i shfuqizuar, por ai është një mendim i pabazë dhe pa argument. Nëse e sheh me kujdes ajetin, kupton se dëshmia e dy qafirëve në raste domosdoshmërie është e pranueshme edhe në raste të tjera, përveç dëshmisë për testamentin. I këtij mendimi ka qenë edhe shejhul Islam Ibn Tejmije. Nga ajetet mësohet gjithashtu, se:1. Lejohet udhëtimi i muslimanit së bashku me një jomusliman, nëse nuk ka pengesa.2. Udhëtimi për tregti është i lejuar.3. Nëse thjesht dyshohet në dëshminë e dëshmitarëve, pa patur ndonjë shenjë apo provë për këtë, u lejohet të afërmve të të ndjerit që t’i ndalojnë dy dëshmitarët pas namazit të ikindisë dhe t’u kërkojnë atyre të betohen sipas formulës së sjellë nga Allahu i Madhëruar: “Ne nuk do ta shesim betimin në Allahun për asnjë çmim, edhe sikur të jetë fjala për çfarëdo të afërmi, dhe dëshminë që na urdhëron Allahu nuk do ta fshehim kurrë, sepse atëherë do të ishim gjynahqarë.”4. Nëse për dëshmitarët nuk ekziston ndonjë dyshim dhe nuk ka fakte që tregojnë padrejtësi nga ana e tyre, nuk është e nevojshme që ata të mbahen për t’u betuar.5. Ajeti tregon për rëndësinë e madhe të dëshmisë dhe të përforcimit të saj me betimin në Allah. Për këtë arsye, është detyrë që dëshmia të bëhet me drejtësi dhe vërtetësi.6. Lejohet verifikimi i pohimeve të dëshmitarëve duke i ndarë ata dhe duke ua marrë dëshminë secilit më vete.7. Nëse nëpërmjet faktesh vërtetohet se dy dëshmitarët kanë gënjyer, atëherë u lejohet të afërmve të të ndjerit që të betohen se betimi i tyre është më i vërtetë dhe parësor për t’u pranuar se dëshmia e dy të tjerëve, të cilët kanë gënjyer dhe e kanë ndryshuar të vërtetën. Kjo do të thotë që faktet dhe provat, së bashku me dëshminë e tyre, konsiderohen si argumente të pranueshme.Shkakun e shpalljes së ajeteve të lartpërmendura e sjell Ebu Daudi dhe Tirmidhiu, nga Ibnu Abasi, i cili rrëfen: Doli një burrë nga fisi Beni Sehm në udhëtim së bashku me Temim Dariun dhe Adijj ibni Bidain. Muslimani nga fisi Beni Sehm vdiq në një vend ku nuk kishte muslimanë. Kur dy bashkudhëtarët e tij, të cilët ishin jomuslimanë, sollën trashgiminë e tij, kishin humbur një kupë argjendi të punuar me vija ari. Për këtë shkak Profeti a.s. i vuri të bënin be. Më pas kupa u gjet në Mekë. Njerëzit, tek të cilët u gjet kupa, thanë: Ua blemë Temimit dhe Adijit. Atëherë, u ngritën dy burra nga trashgimtarët e Sehmiut (të vdekurit nga fisi Sehm) dhe bënë be duke thënë: “Dëshmia jonë është e drejtë dhe jo dëshmia e tyre. Kupa është pronë e trashëgimlënësit tonë”.

5:109Page 126

۞ يَوۡمَ يَجۡمَعُ ٱللَّهُ ٱلرُّسُلَ فَيَقُولُ مَاذَآ أُجِبۡتُمۡۖ قَالُواْ لَا عِلۡمَ لَنَآۖ إِنَّكَ أَنتَ عَلَّٰمُ ٱلۡغُيُوبِ ١٠٩

[Be warned of] the Day when Allāh will assemble the messengers and say, "What was the response you received?" They will say, "We have no knowledge. Indeed, it is You who is Knower of the unseen" -

Një Ditë Allahu do t’i mbledhë profetët dhe do t’i pyesë: “Cila qe përgjigja që morët(nga njerëzit)?” -Allahu i Lartësuar na flet për Ditën e Gjykimit, duke na përshkruar ngjarjet e frikshme e të mëdha që do të ndodhin atë ditë. Ai na njofton se do t’i mbledhë të gjithë profetët e do t’i pyesë ata se si iu përgjigjën popujt ftesës së tyre.Ata do të thonë: “Ne nuk kemi dijeni; vetëm Ti i di të gjitha të fshehtat.” -Profetët do të përgjigjen: Dija e plotë të takon vetëm Ty, o Zoti ynë. Ti je më i dituri për gjithçka, Ti je i Gjithëditur për çdo gjë të dukshme apo të fshehtë. Asgjë nuk mund t’i fshihet diturisë Tënde.

5:110Page 126

إِذۡ قَالَ ٱللَّهُ يَٰعِيسَى ٱبۡنَ مَرۡيَمَ ٱذۡكُرۡ نِعۡمَتِي عَلَيۡكَ وَعَلَىٰ وَٰلِدَتِكَ إِذۡ أَيَّدتُّكَ بِرُوحِ ٱلۡقُدُسِ تُكَلِّمُ ٱلنَّاسَ فِي ٱلۡمَهۡدِ وَكَهۡلٗاۖ وَإِذۡ عَلَّمۡتُكَ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡحِكۡمَةَ وَٱلتَّوۡرَىٰةَ وَٱلۡإِنجِيلَۖ وَإِذۡ تَخۡلُقُ مِنَ ٱلطِّينِ كَهَيۡـَٔةِ ٱلطَّيۡرِ بِإِذۡنِي فَتَنفُخُ فِيهَا فَتَكُونُ طَيۡرَۢا بِإِذۡنِيۖ وَتُبۡرِئُ ٱلۡأَكۡمَهَ وَٱلۡأَبۡرَصَ بِإِذۡنِيۖ وَإِذۡ تُخۡرِجُ ٱلۡمَوۡتَىٰ بِإِذۡنِيۖ وَإِذۡ كَفَفۡتُ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ عَنكَ إِذۡ جِئۡتَهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ فَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِنۡهُمۡ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا سِحۡرٞ مُّبِينٞ ١١٠

[The Day] when Allāh will say, "O Jesus, Son of Mary, remember My favor upon you and upon your mother when I supported you with the Pure Spirit [i.e., the angel Gabriel] and you spoke to the people in the cradle and in maturity; and [remember] when I taught you writing and wisdom and the Torah and the Gospel; and when you designed from clay [what was] like the form of a bird with My permission, then you breathed into it, and it became a bird with My permission; and you healed the blind [from birth] and the leper with My permission; and when you brought forth the dead with My permission; and when I restrained the Children of Israel from [killing] you when you came to them with clear proofs and those who disbelieved among them said, "This is not but obvious magic."

Allahu do të thotë: “O Isa, biri i Merjemes! Kujtoje mirësinë Time ndaj teje dhe ndaj nënës sate,... -Kujtoje mirësinë e Zotit me zemrën dhe me fjalët e tua dhe zbato gjithçka që Zoti të porosit, në shenjë mirënjohjeje ndaj Tij. Adhuroje dhe bindju Atij për mirësitë me të cilat të dalloi mbi shumë të tjerë. I Lartësuari vijon të përmendë mirësitë e Tij:…se si të fuqizova me Shpirtin e Shenjtë,... -Kuptimi: Të fuqizova me Shpirtin e Shpalljes, i cili të pastroi dhe të lartësoi. Ai të forcoi dhe të bëri të aftë që të mbash përgjegjësinë e ngarkuar nga Allahu për t’i ftuar njerëzit në rrugën e Tij. Disa thonë që emërtimi “Ruh el Kudus”ose “Shpirti i Shenjtë” nënkupton Xhibrilin a.s, Melekun e Shpalljes, të cilin Allahu i Lartësuar e vendosi që ta shoqëronte Isain (a.s)në çdo kohë dhe ta ndihmonte në momente vështirësie....se si ti u predikoje njerëzve kur ishe foshnjë(në djep) dhe i rritur,... -Ajo nuk ishte një e folur çfarëdo, por ishte me fjalë të dobishme dhe urtësi, nga të cilat përfitojnë folësi dhe dëgjuesi, dhe këto janë fjalët që thuhen në ftesën e njerëzve në rrugën e Zotit. Allahu i Lartësuar e pajisi Isain (a.s)me cilësi të mrekullueshme, ashtu sikurse vëllezërit e tij profetë dhe sidomos ata më të zgjedhurit. Ai filloi t’u fliste njerëzve që në moshë të vogël, duke i ftuar në mirësi dhe duke i ndaluar nga të këqijat. Allahu i Madhëruar e dalloi Isain (a.s)nga profetët e tjerë me disa veçori. Ai u foli njerëzve që kur ishte në djep: “Por, ajo u bëri shenjë për nga foshnja. Ata thanë: “Si mund t’i flasim atij që është foshnjë në djep?!” Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i Allahut. Ai më ka dhënë mua Librin dhe më ka bërë profet. Më ka bërë të bekuar kudo që të jem dhe më ka urdhëruar për namaz dhe për zekat sa të jem gjallë. Më ka bërë të dashur ndaj nënës sime e nuk më ka bërë mendjemadh e as të padëgjueshëm. Paqja (e Allahut) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit)i gjallë.” [Merjem 29 - 33]....se si ta mësova ty Librin dhe Urtësinë, Teuratin dhe Ungjillin;... -Fjala “Librin” nënkupton të gjithë librat e mëparshëm që iu shpallën profetëve të bijve të Israilit, e në mënyrë të veçantë Teuratin. Isai (a.s)ishte më i dituri rreth Teuratit, pas Musait a.s. Kjo fjalë përfshin, gjithashtu, edhe Ungjillin. Ndërsa “Urtësia” është njohja e qëllimeve të ligjit të Zotit, dobive e mësimeve të tij, si dhe gjykimeve të fshehura në të. Urtësia është edhe mënyra më e mençur e ftesës së njerëzve te besimi në Zot dhe tek e mira. Urtësia është, gjithashtu, përkujdesja e Allahut për çdo gjë, në mënyrën më të mirë....se si, me vullnetin Tim, krijoje një figurë shpendi prej balte, e pasi fryje në të, ajo bëhej zog, me urdhrin Tim; se si, me vullnetin Tim, i shëroje të verbrit e lindur të tillë dhe të sëmurët nga lebra; se si i ngjallje të vdekurit, me vullnetin Tim; -Isai (a.s.) krijonte me baltë figurën e një zogu dhe, pasi i frynte, ai kthehej në një zog të vërtetë, me lejen e Allahut të Madhëruar. Ai shëronte të verbërit e plotë, lebrën dhe, me lejen e Zotit, ringjallte të vdekurin. Këto ishin shenja dhe mrekulli të qarta, të pamundura të arrihen nga shkenca e mjekësisë apo nga çdokush tjetër. Allahu i Madhëruar e mbështeti profetin Isa nëpërmjet këtyre mrekullive dhe e ndihmoi që të kryente misionin e tij....se si i pengova sulmet e judejve kundër teje, atëherë kur u shkove me argumente të qarta e kur mohuesit nga radhët e tyre thanë: “Kjo është veçse magji e qartë. -Edhe kur u erdhi e vërteta e qartë, e mbështetur me ato mrekulli madhështore, që e bënin të detyrueshme besimin, ata shpifën duke thënë: “Kjo është magji e hapur.” Jo vetëm kaq, por ata tentuan edhe që ta vrisnin Isain a.s. Por Allahu i Madhëruar e ruajti Profetin e Tij dhe e shpëtoi nga duart e tyre. Këto e shumë të tjera ishin mirësi, me të cilat Zoti e begatoi profetin e Tij, duke e porositur që të tregohej mirënjohës dhe ta kryente me përgjegjësi detyrën e thirrjes së njerëzve në rrugën e Zotit. Dhe, në të vërtetë, ai e kreu të plotë detyrën me të cilën u ngarkua nga Zoti i tij. Ai duroi në rrugën e Zotit, ashtu si edhe vëllezërit e tij profetë të zgjedhur dhe të dalluar.

5:111Page 126

وَإِذۡ أَوۡحَيۡتُ إِلَى ٱلۡحَوَارِيِّـۧنَ أَنۡ ءَامِنُواْ بِي وَبِرَسُولِي قَالُوٓاْ ءَامَنَّا وَٱشۡهَدۡ بِأَنَّنَا مُسۡلِمُونَ ١١١

And [remember] when I inspired to the disciples, "Believe in Me and in My messenger [i.e., Jesus]." They said, "We have believed, so bear witness that indeed we are Muslims [in submission to Allāh]."

Kujto se si, kur i frymëzova dishepujt të besonin tek Unë dhe tek i Dërguari Im, ata thanë: “Ne besuam, prandaj dëshmo se ne jemi muslimanë!”. -Kuptimi: Kujto mirësinë Time ndaj teje, kur të bëra me mbështetës dhe pasues, kur i mbusha zemrat e dishepujve me besimin tek Unë dhe te Profeti. Nëpërmjet teje, Unë u dhurova atyre Shpalljen dhe, kur ti i ftove, ata e pranuan, e besuan dhe u bindën që të jetonin dhe punonin sipas saj. Ata thanë: “Ne e besuam Allahun, prandaj dëshmo për ne se jemi muslimanë, pra, të dorëzuar tërësisht ndaj një Zoti të vetëm.” Kështu, ata shprehën njëherazi dy cilësi të tyre:1. besimin e fortë në zemrat e tyre, që i bëri të jenë të shpëtuar dhe larg hipokrizisë apo luhatjeve.2. islamin e tyre, që shprehet me bindje të plotë e dorëzim ndaj Zotit dhe vepra të mira konkrete, që tregojnë këtë dorëzim.Dishepujt ishin ndihmëtrët e rrugës së Allahut, sikurse thotë Allahu i Madhëruar në një ajet tjetër: “O ju që keni besuar! Bëhuni ndihmëtarë të (rrugës së) Allahut, sikurse Isai, biri i Merjemes, u tha dishepujve: “Kush do të jetë ndihmëtari im në rrugën e Allahut?” Dishepujt i thanë: “Ne do të jemi ndihmëtarët e Rrugës së Allahut.” Disa prej bijve të Israilit besuan e disa të tjerë kundërshtuan. Ata që besuan, Ne i përkrahëm kundër armiqve të tyre dhe ata fituan.” [Saf 14].

5:112Page 126

إِذۡ قَالَ ٱلۡحَوَارِيُّونَ يَٰعِيسَى ٱبۡنَ مَرۡيَمَ هَلۡ يَسۡتَطِيعُ رَبُّكَ أَن يُنَزِّلَ عَلَيۡنَا مَآئِدَةٗ مِّنَ ٱلسَّمَآءِۖ قَالَ ٱتَّقُواْ ٱللَّهَ إِن كُنتُم مُّؤۡمِنِينَ ١١٢

[And remember] when the disciples said, "O Jesus, Son of Mary, can your Lord1 send down to us a table [spread with food] from the heaven?" [Jesus] said, "Fear Allāh, if you should be believers."

Kujto kur dishepujt thanë: “O Isa, biri i Merjemes! A mundet Zoti yt të na zbresë një sofër nga qielli?” -Dishepujt kërkuan një tryezë me ushqim. Në fakt, kjo kërkesë nuk u bë për shkak të ndonjë dyshimi rreth fuqisë të Allahut të Madhëruar, sepse ajo u bë me tepër edukatë. Por duke qenë se kërkesa, në njëfarë kuptimi, binte ndesh me nënshtrimin e plotë ndaj Zotit, Isai i këshilloi dishepujt e tij:Ai u tha: “Kijeni frikë Allahun, nëse jeni besimtarë!” -Besimi në zemër e bën njeriun të ruajë gjithmonë bindjen e devotshmërinë ndaj Allahut, pa qenë nevoja të kërkojë shenja dhe mrekulli, pas të cilave nuk e di çfarë do të ndodhë. Por dishepujt e qetësuan Isain, duke i thënë se nuk kishin patur atë qëllim, por një qëllim tjetër, që ishte i mirë. Ata e kishin bërë kërkesën, sepse kishin nevojë të hanin:

5:113Page 126

قَالُواْ نُرِيدُ أَن نَّأۡكُلَ مِنۡهَا وَتَطۡمَئِنَّ قُلُوبُنَا وَنَعۡلَمَ أَن قَدۡ صَدَقۡتَنَا وَنَكُونَ عَلَيۡهَا مِنَ ٱلشَّٰهِدِينَ ١١٣

They said, "We wish to eat from it and let our hearts be reassured and know that you have been truthful to us and be among its witnesses."

Ata thanë: “Ne dëshirojmë të hamë nga ajo...” -Kjo dëshmon se ata kishin nevojë për ushqim. Përveç kësaj, ata thanë: “Duam që të na qetësohen zemrat me besim të fortë, kur të shohim këtë mrekulli madhështore dhe të prekshme. Kështu, imani ynë do të arrijë gradën ajn el jakin, pra, sigurinë e plotë për një çështje, njëlloj sikur ta shihje me sy.” Kjo i ngjan shumë kërkesës që profeti dhe i dashuri i Zotit, Ibrahimi a.s, i bëri Atij: “Zoti im! Më mundëso të shoh se si i ngjall të vdekurit!” Ai (Zoti) i tha: “A nuk beson?!” Ai (Ibrahimi) u përgjigj: “Sigurisht që besoj, por desha që zemrës sime t'i shtohej bindja.” Ai (Zoti)tha: “Merr katër shpendë e pastaj, në çdo kodër vendos nga një pjesë të tyre; pastaj thirru atyre! Dhe ata kanë për të ardhur me shpejtësi. Dije se Allahu është i Plotfuqishëm e i Urtë”. [Bekare 260]....që të na qetësohen zemrat tona... -Robi ka gjithnjë nevojë që të shtojë besimin, diturinë dhe sigurinë e tij në besim. Prandaj edhe dishepujt, duke sqaruar qëllimin që patën me kërkesën e tyre, thanë:...të dimë me siguri të plotë se na ke thënë të vërtetën dhe të bëhemi dëshmitarë të saj!” -Kuptimi: Kështu do të jemi më të ditur dhe të sigurt që ti je profet besnik dhe se Mesazhi që solle prej Zotit tënd është i vërtetë. Me këtë mrekulli përforcuese, ne do të jemi dëshmitarë të së vërtetës, që ti po sjell, dhe kjo do të jetë e vlefshme edhe për brezat që do të vijnë pas nesh. Me këtë dëshmi, e vërteta do të provohet më shumë dhe askush nuk do të ketë më pikëpyetje. Pasi i dëgjoi dhe e kuptoi qëllimin e dishepujve, Isai (a.s)iu përgjigj kërkesës së tyre:

5:114Page 127

قَالَ عِيسَى ٱبۡنُ مَرۡيَمَ ٱللَّهُمَّ رَبَّنَآ أَنزِلۡ عَلَيۡنَا مَآئِدَةٗ مِّنَ ٱلسَّمَآءِ تَكُونُ لَنَا عِيدٗا لِّأَوَّلِنَا وَءَاخِرِنَا وَءَايَةٗ مِّنكَۖ وَٱرۡزُقۡنَا وَأَنتَ خَيۡرُ ٱلرَّٰزِقِينَ ١١٤

Said Jesus, the son of Mary, "O Allāh, our Lord, send down to us a table [spread with food] from the heaven to be for us a festival for the first of us and the last of us and a sign from You. And provide for us, and You are the best of providers."

Isai, biri i Merjemes, tha: “O Allah! O Zoti ynë! Zbritna nga qielli një sofër,... -Zbritja e kësaj tryeze do të kryhej gjatë ndonjë feste, që të gjithë njerëzit ta shihnin. Ajo do të ishte një mrekulli e dukshme për të gjithë, e paharrueshme edhe pas kalimit të viteve. Edhe festat e muslimanëve apo sezonet e veçanta të adhurimit, Allahu i Madhëruar i ka bërë si mënyra për të rikujtuar traditën e profetëve. Ato janë bërë, gjithashtu, për të kujtuar mirësitë dhe begatitë e shumta të Allahut mbi ta. Më tej, Isai (a.s)tha:...që të jetë festë për ne dhe për ata pas nesh dhe të jetë Shenjë prej Teje! Na dhuro, sepse Ti je Furnizuesi më i mirë! -Kështu, Isai (a.s)e kërkoi atë mrekulli, për dy arsye: që ajo të ishte e dobishme për fenë dhe besimin, si një mrekulli që do të forconte imanin dhe do të shtonte përkushtimin ndaj Zotit dhe, së dyti, që të ishte e dobishme për dynjanë e tyre, pra, si furnizim për ta, për t’u ushqyer.

5:115Page 127

قَالَ ٱللَّهُ إِنِّي مُنَزِّلُهَا عَلَيۡكُمۡۖ فَمَن يَكۡفُرۡ بَعۡدُ مِنكُمۡ فَإِنِّيٓ أُعَذِّبُهُۥ عَذَابٗا لَّآ أُعَذِّبُهُۥٓ أَحَدٗا مِّنَ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١١٥

Allāh said, "Indeed, I will send it down to you, but whoever disbelieves afterwards from among you - then indeed will I punish him with a punishment by which I have not punished anyone among the worlds."

Allahu tha: “Unë do t'jua zbres(Sofrën). Por nëse dikush prej jush mohon pas kësaj, Unë kam për ta ndëshkuar atë ashtu siç nuk kam ndëshkuar askënd prej njerëzve.”. -Arsyeja e ndëshkimit është se, pasi sheh një mrekulli kaq të madhe, njeriu mohon thjesht për kokëfortësi. Allahu i Madhëruar tha se do ta zbriste atë shenjë, duke paralajmëruar se, nëse ata do ta mohonin, atëherë Ai do t’i ndëshkonte keq, por nuk thotë në ajet a e zbriti në të vërtetë sofrën apo jo. Kështu, ka mundësi që Ai të mos e ketë zbritur atë, për shkak se vetë ata nuk e kanë kërkuar më, pas atij paralajmërimi. Mbase kjo është arsyeja përse nuk është përmendur kjo ngjarje në ungjijtë e sotëm të të krishterëve. Megjithatë, ka mundësi që sofra (ose tryeza) edhe të jetë zbritur, ashtu sikurse premtoi Zoti, dhe Ai nuk e thyen kurrë premtimin e Tij, por nuk është përmendur në ungjijtë e sotëm të të krishterëve, për shkak të harresës dhe shpërfilljes së tyre të një pjese të Shpalljes së Zotit. Ashtu siç ka mundësi që të mos jetë përmendur fare në Ungjill, por thjesht është transmetuar nga brezi në brez. Ky mendim mund të mbështetet te fjalët e dishepujve, që thanë: “...e të bëhemi dëshmues të saj!” Gjithsesi, Allahu i Lartësuar është më i Dituri për të vërtetën.

5:116Page 127

وَإِذۡ قَالَ ٱللَّهُ يَٰعِيسَى ٱبۡنَ مَرۡيَمَ ءَأَنتَ قُلۡتَ لِلنَّاسِ ٱتَّخِذُونِي وَأُمِّيَ إِلَٰهَيۡنِ مِن دُونِ ٱللَّهِۖ قَالَ سُبۡحَٰنَكَ مَا يَكُونُ لِيٓ أَنۡ أَقُولَ مَا لَيۡسَ لِي بِحَقٍّۚ إِن كُنتُ قُلۡتُهُۥ فَقَدۡ عَلِمۡتَهُۥۚ تَعۡلَمُ مَا فِي نَفۡسِي وَلَآ أَعۡلَمُ مَا فِي نَفۡسِكَۚ إِنَّكَ أَنتَ عَلَّٰمُ ٱلۡغُيُوبِ ١١٦

And [beware the Day] when Allāh will say, "O Jesus, Son of Mary, did you say to the people, 'Take me and my mother as deities besides Allāh?'" He will say, "Exalted are You! It was not for me to say that to which I have no right. If I had said it, You would have known it. You know what is within myself, and I do not know what is within Yourself. Indeed, it is You who is Knower of the unseen.

Allahu do të thotë: “O Isa, biri i Merjemes! Ti, vallë, u the njerëzve: “Më besoni mua dhe nënën time si dy zota veç Allahut!?” Ai do të thotë: “Qofsh i lartësuar(o Zoti im)! -Ky është një qortim i rëndë për krishterët që thonë se Allahu është trini. Kështu, kur Allahu i Madhëruar ta pyesë Isain (a.s)për atë qëndrim të të krishterëve, Isai do të distancohet prej tyre, duke thënë: “Subhaneke!”- i Pastër, i Lartësuar dhe larg çdo mangësie që trillojnë rreth Teje je Ti, o Zoti im!Kurrë nuk mund ta thosha unë atë për të cilën nuk kam asnjë të drejtë. -Kuptimi: Nuk më takon mua dhe as është prej cilësive të mia që të them gjëra të tilla. Asnjë lloj krijese, as melekët e afërt të Zotit, as profetët e askush tjetër nuk ka të drejtë dhe nuk meriton të adhurohet. Të gjithë, pa përjashtim, janë rob të nënshtruar të Allahut, janë krijesa të varfra e të pafuqishme.Po ta kisha thënë atë, Ti do ta kishe ditur. Ti e di çfarë ka në shpirtin tim, ndërsa unë nuk e di atë që është tek Ty. Ti i di të gjitha të fshehtat. -Kuptimi: Ti, o Zoti im, je më i dituri për ato që unë thashë. Ti di çdo të fshehtë. E tillë ishte edukata dhe mënyra e të folurit të Mesihut (a.s)me Zotin e tij. Kur u pyet, ai nuk tha thjesht: “Jo, unë nuk e kam thënë një gjë të tillë”, por zgjodhi tjetër mënyrë, duke treguar se grada në të cilën e ngriti Zoti nuk e lejonte ndryshe. Allahu është i Pastër dhe i Lartësuar që Profeti i zgjedhur dhe i ndihmuar prej Tij të thoshte fjalë të tilla të pahijshme. Dituria e plotë, për të dukshmet dhe për të fshehtat, i takon të Gjithëditurit, Allahut të Madhëruar. Pastaj Isai (a.s)tregon se për çfarë i urdhëroi bijtë e Israilit:

5:117Page 127

مَا قُلۡتُ لَهُمۡ إِلَّا مَآ أَمَرۡتَنِي بِهِۦٓ أَنِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ رَبِّي وَرَبَّكُمۡۚ وَكُنتُ عَلَيۡهِمۡ شَهِيدٗا مَّا دُمۡتُ فِيهِمۡۖ فَلَمَّا تَوَفَّيۡتَنِي كُنتَ أَنتَ ٱلرَّقِيبَ عَلَيۡهِمۡۚ وَأَنتَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ شَهِيدٌ ١١٧

I said not to them except what You commanded me - to worship Allāh, my Lord and your Lord. And I was a witness over them as long as I was among them; but when You took me up, You were the Observer over them, and You are, over all things, Witness.

Unë nuk u kam thënë atyre asgjë tjetër, veç asaj që Ti më urdhërove: “Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” -Kuptimi: Unë jam një rob i nënshtruar, që ndjek urdhrat e Tua. Unë kurrë nuk do të guxoja të dilja jashtë tyre, për shkak se unë i frikësohem madhështisë Tënde! Unë i urdhërova ata që të adhuronin një Zot të vetëm, duke ia përkushtuar fenë dhe adhurimin veçse Atij. Ky urdhër e përjashton adhurimin e gjithçkaje tjetër, veç Teje. As nëna ime e as unë nuk mund të jemi të adhuruar, se ne jemi thjesht njerëz dhe krijesa të dobëta. Unë ua sqarova atyre se Ti je Zoti i tyre dhe Zoti im.Unë isha dëshmitar i tyre, sa isha ndër ta. -Kuptimi: Për sa kohë që isha mes tyre, unë dëshmoj për ata që e zbatuan porosinë time dhe për ata që nuk pranuan ta zbatojnë atë.Por pasi Ti më more mua, ishe Ti mbikëqyrësi i tyre. Ti je Dëshmitar për gjithçka. -Kuptimi: Pasi Ti më ngrite lart, ishe Ti mbikëqyrësi dhe vështruesi i asaj se çfarë fshihej në gjoksin e tyre. Ti je dëshmues për gjithçka. Dija, dëgjimi e shikimi Yt përfshijnë gjithçka. Dija Jote përfshin çdo njohje, dëgjimi Yt përfshin gjithçka që mund të dëgjohet e shikimi Yt përfshin gjithçka që mund të shikohet. Ti je Ai që do t’i shpërblesh të gjithë, sipas diturisë Tënde, për veprat që kanë bërë, të mira apo të këqija qofshin. Ti je më i mëshirshëm për ta, se ata për veten e vet. Nëse nuk do të ishin rob të pabindur dhe arrogantë, Ti nuk do t’i ndëshkoje.

5:118Page 127

إِن تُعَذِّبۡهُمۡ فَإِنَّهُمۡ عِبَادُكَۖ وَإِن تَغۡفِرۡ لَهُمۡ فَإِنَّكَ أَنتَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ ١١٨

If You should punish them - indeed they are Your servants; but if You forgive them - indeed it is You who is the Exalted in Might, the Wise."

Nëse Ti i ndëshkon ata, ata janë robt e Tu. E nëse i fal ata, Ti je i Plotfuqishmi e i Urti. -Kuptimi: Nëse Ti i fal ata, këtë e bën prej fuqisë Tënde absolute, pra, jo si ata që falin nga dobësia dhe pafuqia. Ti je i Urtë dhe i fal ata që i plotësojnë kushtet për të arritur faljen Tënde. Më pas, Allahu i Lartësuar tregon se si do të jetë gjendja e robërve në Ditën e Gjykimit: si do të jetë gjendja e të fituarve dhe atyre të humburve; si do të jetë gjendja e të lumturve dhe e të trishtuarve.

5:119Page 127

قَالَ ٱللَّهُ هَٰذَا يَوۡمُ يَنفَعُ ٱلصَّٰدِقِينَ صِدۡقُهُمۡۚ لَهُمۡ جَنَّٰتٞ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدٗاۖ رَّضِيَ ٱللَّهُ عَنۡهُمۡ وَرَضُواْ عَنۡهُۚ ذَٰلِكَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ ١١٩

Allāh will say, "This is the Day when the truthful will benefit from their truthfulness." For them are gardens [in Paradise] beneath which rivers flow, wherein they will abide forever, Allāh being pleased with them, and they with Him. That is the great attainment.

Allahu thotë: “Kjo është dita kur të sinqertëve u sjell dobi sinqeriteti i tyre. -Të sinqertët ose të vërtetët (el sadikun)janë ata, qëllimi, fjalët dhe veprat e të cilëve janë në përputhje me porositë e Zotit dhe për të kënaqur Atë. Ata janë udhëzuar në rrugën e drejtë dhe me qëndrueshmëri vazhdojnë në këtë rrugë. Ditën e Gjykimit, këta do të gjejnë frytet e këtij qëndrimi të mirë. Atë ditë, Allahu do t’i nderojë ata me grada të larta pranë Tij, në kopshtet e mirësisë, siç thotë më pas:Atyre u takojnë kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Ky është shpëtimi i madh. -Ndërsa gënjeshtarët do të jenë në një gjendje krejt të kundërt me të sinqertët. Ata do të ballafaqohen me pasojat e trillimeve të tyre po atë ditë.

5:120Page 127

لِلَّهِ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا فِيهِنَّۚ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرُۢ ١٢٠

To Allāh belongs the dominion of the heavens and the earth and whatever is within them. And He is over all things competent.

Vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i tokës dhe gjithçka që është ndërmjet tyre. Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka. -Allahut i takon mbretërimi dhe sundimi i qiejve dhe tokës, sepse Ai është Krijuesi i tyre. Ai kujdeset për mbarëvajtjen e tyre, nëpërmjet ligjeve të Tij të krijimit dhe funksionimit të gjërave. Është Ai që vendos rregullat dhe ligjet që dëshiron për ne. Është Ai, gjithashtu, i vetmi të Cilit i takon të llogarisë dhe shpërblejë krijesat me drejtësi. Ai është i Plotpushtetshëm për gjithçka. Asgjë nuk del jashtë pushtetit dhe vullnetit të Allahut. Gjithçka i nënshtrohet dëshirës dhe ligjeve të Tij.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском