As-Sa'diAl‑Ma'idah · 5:43–58

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Al-Ma'idah 5:43–58

5:43Page 115

وَكَيۡفَ يُحَكِّمُونَكَ وَعِندَهُمُ ٱلتَّوۡرَىٰةُ فِيهَا حُكۡمُ ٱللَّهِ ثُمَّ يَتَوَلَّوۡنَ مِنۢ بَعۡدِ ذَٰلِكَۚ وَمَآ أُوْلَٰٓئِكَ بِٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٤٣

But how is it that they come to you for judgement while they have the Torah, in which is the judgement of Allāh? Then they turn away, [even] after that; but those are not [in fact] believers.

E çfarë gjykimi kërkojnë prej teje, kur ata kanë Teuratin, në të cilin është gjykimi i Allahut, e megjithatë e refuzojnë atë?! Ata nuk janë besimtarë. -Nëse ata do të ishin besimtarë të vërtetë dhe do të zbatonin gjithçka që kërkon besimi, atëherë kurrë nuk do të devijonin nga gjykimi i drejtë që gjendet në Teurat. Po të ishin vërtet të sinqertë, ata nuk do të vinin tek ti me shpresë se do të gjenin ndonjë gjykim tjetër, që do t’u shkonte pas oreksit. Edhe kur ti gjykove me drejtësi me ligjin e Zotit, që është plotësisht në përputhje me tekstet e tyre fetare, ata nuk e pranuan dhe nuk u kënaqën, por të kthyen shpinën. Këta lloj njerëzish, sikurse thotë i Madhëruari: “nuk janë besimtarë”, sepse nuk janë këto sjellje të besimtarëve. Të tilla sjellje nuk kanë lidhje me besimin dhe besimtarët. Këta nuk mund ta gëzojnë imanin, sepse ata adhurojnë epshin e tyre, të cilin e duan, i nënshtrohen dhe e pasojnë. Ligjet e imanit ata ia nënshtrojnë ‘ligjeve’ të dëshirave të tyre.

5:44Page 115

إِنَّآ أَنزَلۡنَا ٱلتَّوۡرَىٰةَ فِيهَا هُدٗى وَنُورٞۚ يَحۡكُمُ بِهَا ٱلنَّبِيُّونَ ٱلَّذِينَ أَسۡلَمُواْ لِلَّذِينَ هَادُواْ وَٱلرَّبَّٰنِيُّونَ وَٱلۡأَحۡبَارُ بِمَا ٱسۡتُحۡفِظُواْ مِن كِتَٰبِ ٱللَّهِ وَكَانُواْ عَلَيۡهِ شُهَدَآءَۚ فَلَا تَخۡشَوُاْ ٱلنَّاسَ وَٱخۡشَوۡنِ وَلَا تَشۡتَرُواْ بِـَٔايَٰتِي ثَمَنٗا قَلِيلٗاۚ وَمَن لَّمۡ يَحۡكُم بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡكَٰفِرُونَ ٤٤

Indeed, We sent down the Torah, in which was guidance and light. The prophets who submitted [to Allāh] judged by it for the Jews, as did the rabbis and scholars by that with which they were entrusted of the Scripture of Allāh, and they were witnesses thereto. So do not fear the people but fear Me, and do not exchange My verses for a small price [i.e., worldly gain]. And whoever does not judge by what Allāh has revealed - then it is those who are the disbelievers.

Ne e zbritëm Teuratin, në të cilin është udhëzimi i drejtë dhe drita. -Allahu i Lartësuar ia shpalli Teuratin Musait, të birit të Imranit (a.s.). Nëpërmjet Teuratit, Allahu i Lartësuar udhëzoi në fenë e drejtë dhe i ruajti besimtarët nga humbja dhe devijimi. Kështu, Teurati u bë dritë, nëpërmjet së cilës do të ndriçoheshin njerëzit nga errësirat e injorancës, dyshimeve dhe pasioneve të shfrenuara, sikurse thotë i Lartësuari: “Ne u patëm dhënë Musait dhe Harunit Furkanin (Teuratin), që ishte dritë e këshillë për të devotshmit, të cilët i frikësohen Zotit të tyre, edhe pse nuk e shohin, dhe që i druhen Orës (së gjykimit)[El enbija 48, 49].Sipas tij gjykuan pejgamberët e bindur mes judejve. -Profetët pas Musait (a.s)i gjykonin judejtë nëpërmjet Teuratit, në çështjet që ndodhnin dhe hapeshin mes tyre. Këta profetë, të cilët, sikurse thotë i Madhëruari: “eslemu”, pra, u ishin dorëzuar urdhëresave të Zotit dhe ky dorëzim i tyre ishte më i plotë sesa i të tjerëve. Ata ishin të zgjedhurit e Allahut dhe më të dalluarit në besim. Kështu, nëse ata profetë të nderuar, që ishin krijesat më të zgjedhura dhe më të mira, iu nënshtruan urdhëresave të Teuratit, ecën sipas tyre dhe i zbatuan ato edhe në jetën e tyre, atëherë çfarë i pengoi ata judej të mjerë dhe të parëndësishëm që të nënshtroheshin dhe të jetonin sipas tij?! Çfarë i bëri ata të mohonin çështjen më të rëndësishme të besimit, pra, besimin në Muhamedin dhe në Shpalljen e tij, edhe pse pohohej në librat e tyre?! Aq më tepër kur dihet se asnjë vepër e jashtme apo e fshehur nuk pranohet nga Zoti pa besuar në Profetin e fundit, Profetin e mëshirës. Vallë, a kishin ndonjë justifikim për mosbesimin e tyre? A kishin ndonjë udhërrëfyes që u diktonte këtë rrugë? Po! Është e vërtetë që ata kishin udhërrëfyes, por edhe vetë këta udhërrëfyes e kishin në natyrën e tyre tjetërsimin dhe shtrembërimin e mesazheve të Zotit dhe profetëve. Qëllimi kryesor dhe i vetëm i tyre ishte thjesht qëndrimi në krye të posteve, ruajtja e ofiqeve dhe e interesave të tyre materiale, duke fshehur të vërtetën dhe duke reklamuar dhe ftuar në të kotën. Ata ishin udhëheqësit e humbjes dhe shkatërrimit, që ftonin për në zjarrin e Xhehenemit.Me të gjykuan edhe dijetarët e devotshëm e paria fetare. Ata ishin të obliguar ta ruanin Librin e Allahut(të pacënuar)dhe të ishin dëshmitarë(të së vërtetës).” -Te judejtë, me Teurat gjykonin edhe kleri me dijetarët e vërtetë. Ata ishin udhëheqës të drejtë dhe edukatorë të mirë. Ata punonin me dijen e Zotit, ftonin popullin në të vërtetën dhe e edukonin me urtësi dhe besim të pastër. Ata punonin pa u lodhur për të ftuar njerëzit në njëshmërinë e Zotit. Ata ndiqnin rrugën e pastër dhe të sigurt të profetëve dhe karakterizoheshin nga një dhembshuri e madhe për popullin e tyre. Këta Zoti i quajti “el rabbanijin” - edukatorë. Ndërsa el ahbaru-t ishin dijetarët e mëdhenj, me urtësinë e të cilëve udhëzoheshin dhe merrnin shembull njerëzia. Ata ishin dijetarë, gjurmët dhe fama e të cilëve mbeti ndër popujt e tyre. Gjykimet e rabanijin-ëve dhe ahbar-ëve bazoheshin tek e vërteta, te Shpallja e Zotit, të cilën ishin betuar dhe zotuar që ta ruanin të paprekur në origjinalitetin e saj. Allahu i Madhëruar e la në përgjegjësinë e tyre që ta ruanin Shpalljen të paprekur dhe të pacenuar. Ata do të ishin dëshmuesit, që do të dallonin dhe ndanin të vërtetën nga e pavërteta. Ata duhej të ishin besnikët dhe mbrojtësit e Shpalljes. Ishte detyrë dhe përgjegjësi e madhe për ta, që të mos i shtonin a pakësonin gjë Shpalljes dhe të mos e fshihnin atë nga të tjerët. Madje, për ta ishte detyrë që t’ua mësonin atë të tjerëve të pastër, ashtu sikurse Zoti e shpalli. Ata ishin dëshmues të së vërtetës dhe njerëzit duhet të ktheheshin tek ata për çdo paqartësi dhe shtjellim të nevojshëm. Allahu i Lartësuar i ka ngarkuar dijetarët me përgjegjësi që nuk i kanë të paditurit. Prandaj është detyrë për dijetarët që t’i jepnin hakun kësaj përgjegjësie të ngarkuar nga i Madhërueshmi. Dijetarët nuk duhet të jenë dembelë, si injorantët, dhe as duhet të mjaftohen me nivelin e tyre të adhurimeve. Është e vërtetë që edhe ata mund të shpëtojnë, ashtu si dhe njerëzit e thjeshtë e të paditur, duke kryer vetëm disa adhurime kryesore, të përcaktuara nga Zoti si shpëtimtare, por niveli i lartë i dijetarëve kërkon adhurime më të shumta, më speciale e më të sinqerta, për të mbajtur me sukses përgjegjësinë e rëndë të ngarkuar nga Zoti. Për ta mbajtur me sukses këtë peshë, ata duhet të ngrihen lart me adhurime më të shumta, me dhikër e me namaz më të përkushtuar, me zekat, agjërime, haxh etj., etj. Përveç faktit se duhet të dallohen në veprat e mira që kryejnë si adhurim ndaj Zotit, dijetarëve u kërkohet edhe që t’u mësojnë njerëzve të vërtetën, dhe këtë ta bëjnë si edukatorë të urtë, të mëshirshëm dhe të dhembsur. Ata duhet t’u mësojnë njerëzve gjithçka që kanë nevojë të dinë për fenë e tyre, sidomos për çështjet themelore, të cilat duhet patjetër të dihen. Ata kurrë nuk duhet t’u frikësohen njerëzve dhe t’u vijnë pas oreksit në dijen që përhapin, por duhet t’i frikësohen Allahut të Lartësuar dhe përgjegjësisë para Tij. Prandaj i Lartësuar thotë:Prandaj, mos i kini frikë njerëzit, por më kini frikë vetëm Mua! Dhe mos i ndërroni argumentet e Mia me një çmim të vogël! -Kuptimi: Nuk duhet që, për hir të një shpërblimi të vogël e të parëndësishëm të kësaj dynjaje, ju të fshihni të vërtetën dhe të reklamoni të gabuarën. Nëse dijetari është i ruajtur dhe i kujdesshëm që të mos bjerë në të tilla gabime, kjo tregon se atij i është dhënë sukses. Ja disa shenja që tregojnë se dijetari është i vërtetë, i suksesshëm dhe i lumtur:1. Ai përpiqet në kërkimin e dijes dhe përhapjen e saj dhe është i ndërgjegjshëm që Allahu i Madhëruar i ka ngarkuar këtë amanet, duke e bërë dëshmues të drejtë të së të vërtetës.2. Ai i frikësohet Zotit dhe kurrë nuk e pengon frika ndaj njerëzve apo nga e keqja që mund të vijë prej tyre, që ai t’i përmbushë me besnikëri përgjegjësitë e tij si dijetar.3. Ai nuk i jep përparësi dynjasë kundrejt ahiretit, por çështja që e shqetëson më shumë është korrektësia me detyrën e ngarkuar nga Zoti.Ndërsa nga shenjat e dëshpërimit dhe dështimit të një dijetari, mund të përmendim:1. Është i zhytur në kotësira e mungesë aktiviteti, duke mos u angazhuar për plotësimin e përgjegjësive të tij.2. Nuk i jep rëndësi diturisë, të cilën Zoti ia ka dhënë për ta ruajtur, zbatuar dhe për të ftuar të tjerët në të, por e humbet, e shpërfill dhe e braktis atë.3. E shet fenë, në këmbim të interesave të kësaj dynjaje.4. Pranon rryshfet në këmbim të së vërtetës, ose pranon pasuri për të dhënë fetva sipas oreksit të njerëzve.5. I mëson njerëzit veçse në këmbim të pasurisë dhe dhuratave.Këta të mjerë shpërfillin një privilegj të jashtëzakonshëm, nga i cili privohen shumë të tjerë, duke mos i dhënë hakun që meriton. O Zoti dhe i Adhuruari ynë! Të lutemi të na dhurosh dije të dobishme, punë të sinqerta dhe të pranuara prej Teje dhe të na ruash me faljen, butësinë, mëshirën dhe bujarinë Tënde nga një fatkeqësi e tillë! O Bujar e i Gjithëmëshirshëm! Na ruaj nga të tilla skuta të errëta dhe të frikshme!Kush nuk gjykon me ligjin që ka shpallur Allahu është jobesimtar. -Ata të cilët nuk gjykojnë me të vërtetën e qartë që shpalli Zoti, por gjykojnë me të kotën, për kotësinë e së cilës janë të vetëdijshëm, ata janë qafirë, mohues. Kështu, gjykimi jo me ligjin e Zotit është vepër e mohuesve. Kjo vepër mund të të nxjerrë nga Islami, në rast se beson se ajo është e lejueshme për t’u kryer. Por nëse e beson se ajo është vepër e ndaluar dhe se ligji i Zotit është i vetmi ligj që duhet besuar e zbatuar në gjykim, dhe, për shkaqe të tjera, gjykon jo me ligjin e Tij, kjo sigurisht konsiderohet si një nga gjynahet më të mëdha, si një prej veprave të kufrit, dhe ai që e kryen meriton ndëshkim të rëndë nga Allahu.

5:45Page 115

وَكَتَبۡنَا عَلَيۡهِمۡ فِيهَآ أَنَّ ٱلنَّفۡسَ بِٱلنَّفۡسِ وَٱلۡعَيۡنَ بِٱلۡعَيۡنِ وَٱلۡأَنفَ بِٱلۡأَنفِ وَٱلۡأُذُنَ بِٱلۡأُذُنِ وَٱلسِّنَّ بِٱلسِّنِّ وَٱلۡجُرُوحَ قِصَاصٞۚ فَمَن تَصَدَّقَ بِهِۦ فَهُوَ كَفَّارَةٞ لَّهُۥۚ وَمَن لَّمۡ يَحۡكُم بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلظَّٰلِمُونَ ٤٥

And We ordained for them therein a life for a life, an eye for an eye, a nose for a nose, an ear for an ear, a tooth for a tooth, and for wounds is legal retribution. But whoever gives [up his right as] charity, it is an expiation for him. And whoever does not judge by what Allāh has revealed - then it is those who are the wrongdoers [i.e., the unjust].

Ne i urdhëruam ata në Teurat: "Jeta me jetë, syri me sy, hunda me hundë, veshi me vesh, dhëmbi me dhëmb dhe plaga me masë(të drejtë)ndëshkimore. -Këto janë disa ligje me të cilat gjykonin profetët dhe dijetarët e vjetër. Allahu i Madhëruar i urdhëroi ata që, nëse dikush vret dikë pa të drejtë, me paramendim dhe është mukâfiun, atëherë ai duhet të vritet. Gjithashtu, syri të nxirret për syrin e nxjerrë, veshi për veshin, dhëmbi për dhëmbin etj. Këtu janë përmendur disa organe për të cilat është i mundur shpagimi në të njëjtën masë, pa e tepruar. Edhe në rastin e plagëve, shpagimi bëhet me të njëjtën masë. Nëse dikush plagos dikë me qëllim, ai plagoset njëlloj dhe në të njëjtën masë, si në drejtim të gjatësisë së plagës, ashtu edhe në drejtim të gjerësisë, thellësisë, vendit të saj etj. Le të mësohet se ligjet e popujve para nesh konsiderohen si ligje edhe për ne, nëse nuk ka argument në Sheriatin tonë që të zhvleftësojë dhe pengojë atë.Por, për atë që fal, ka shlyerje gjynahesh. -Pra, nëse dikush e fal gjakun, plagët ose dëmin që i kanë shkaktuar, pasi është vërtetuar e drejta e tij e plotë për të marrë shpagim, kjo konsiderohet si bamirësi kundrejt dëmtuesit. Nëse njeriu fal, edhe Allahu i Madhëruar, i Cili është Falësi më i madh dhe i Gjithëmëshirshëm, e fal dëmtuesin. Gjithashtu, Allahu i Madhëruar është Falës dhe i Mëshirshëm edhe për falësin e bamirësin: ashtu sikurse ai e fal dëmtuesin, ashtu edhe Allahu ia fal atij gabimet që mund të ketë kryer.Ata që nuk gjykojnë me atë që ka shpallur Allahu, ata janë të padrejtë. -Ibn Abasi ka thënë: “Ka mohim e mohim, zullum e zullum, teprim e teprim!”. Pra, jo të gjitha llojet e mohimit, zullumit dhe teprimit janë në të njëjtin nivel. Ato nuk janë në të gjitha rastet gjynahe që të nxjerrin nga Islami, ose që e bëjnë vepruesin e tyre të meritojë përjetësinë në Zjarr. Zullumi të nxjerr nga Islami nëse gjynahqari e konsideron dhe e beson një haram që e bën, si diçka hallall dhe të lejuar. Ndërsa në të kundërt, nëse e beson dhe e pranon se veprimi është padrejtësi dhe i ndaluar, atëherë veprimi i tij quhet si gjynah i madh.Pra i të njëjtit nivel me të vrarin. Kështu besimtari nuk vritet për qafirin.Këto ligje bëhen argument për ne për shkak të pohimit dhe miratimit të tyre nga sherijati ynë.

5:46Page 116

وَقَفَّيۡنَا عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِم بِعِيسَى ٱبۡنِ مَرۡيَمَ مُصَدِّقٗا لِّمَا بَيۡنَ يَدَيۡهِ مِنَ ٱلتَّوۡرَىٰةِۖ وَءَاتَيۡنَٰهُ ٱلۡإِنجِيلَ فِيهِ هُدٗى وَنُورٞ وَمُصَدِّقٗا لِّمَا بَيۡنَ يَدَيۡهِ مِنَ ٱلتَّوۡرَىٰةِ وَهُدٗى وَمَوۡعِظَةٗ لِّلۡمُتَّقِينَ ٤٦

And We sent, following in their footsteps,1 Jesus, the son of Mary, confirming that which came before him in the Torah; and We gave him the Gospel, in which was guidance and light and confirming that which preceded it of the Torah as guidance and instruction for the righteous.

Dhe në gjurmët e tyre(të pejgamberëve)Ne dërguam Isanë, birin e Merjemes, që vërtetoi Teuratin, që kishte ardhur para tij. -Kuptimi: Pas profetëve që u urdhëruan të gjykonin me Teurat, Ne dërguam robin dhe adhuruesin Tonë të sinqertë, Isain, birin e Merjemes. Ai ishte Shpirti i krijuar prej Allahut dhe Fjala e Tij (Bëhu), të cilën Ai e drejtoi mbi Merjemen. Allahu i Lartësuar e dërgoi Isain (a.s)si vërtetues dhe përforcues të urtësisë së Teuratit. Me fjalë të tjera, Isai dëshmoi për vërtetësinë e Teuratit dhe për besnikërinë e Musait. Si profet i zgjedhur i Zotit, Isai do të ishte pohues e përforcues i shumicës së ligjeve të shpallura Musait dhe profetëve para tij. Megjithatë, ai solli lehtësime për bijtë e Israilit në disa dispozita, sikurse thuhet në suren Al Imran: “Unë jam dëshmues i vërtetësisë së Teuratit, që është shpallur para meje, dhe do t’ju lejoj disa gjëra që i keni pasur të ndaluara. Unë kam ardhur me argumenta (të qarta)nga Zoti juaj, prandaj kijeni frikë Allahun dhe bindmuni mua! Allahu është Zoti im dhe Zoti juaj. Atë adhurojeni, sepse kjo është Rruga e drejtë!” [Al Imran 50, 51]. Më tej, Allahu i Madhëruar thotë:Atij i dhamë Ungjillin, që ishte udhëzim dhe dritë... -Ungjilli ishte libër madhështor, plotësues i Teuratit madhështor dhe shpalljeve hyjnore para tij. Ai libër u bë udhëzim dhe dritë, që tregonte rrugën e drejtë për të fituar kënaqësinë e Allahut dhe që sqaronte të vërtetën nga e kota....vërtetues i Teuratit që kishte ardhur para tij... -Ungjilli ishte vërtetues dhe përforcues i Teuratit. Ai dëshmonte për atë si një libër i Zotit dhe i përforconte ligjet e shpallura në të. Ungjilli gjithashtu ishte:...udhëzues e këshillues për të devotshmit. -Ata të cilët ndriçoheshin nga udhëzimi i Ungjillit dhe nxirrnin mësime prej tij ishin vetëm të devotshmit. Ata qëndronin brendave kufijve të tij, zbatonin urdhëresat e tij, largoheshin nga ndalesat e tij dhe nga çdo cilësi e ulët dhe e padenjë.

5:47Page 116

وَلۡيَحۡكُمۡ أَهۡلُ ٱلۡإِنجِيلِ بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ فِيهِۚ وَمَن لَّمۡ يَحۡكُم بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡفَٰسِقُونَ ٤٧

And let the People of the Gospel judge by what Allāh has revealed therein. And whoever does not judge by what Allāh has revealed - then it is those who are the defiantly disobedient.

Le të gjykojnë ithtarët e Ungjillit sipas asaj që Allahu ka shpallur në të. -Besimtarët e vërtetë të Ungjillit duhet të mos i kalonin kufijtë e vendosur në librin e tyre. Ata nuk duhet të mohonin dhe shpërfillnin porositë që Zoti shpalli në të. Në të kundërt:E kush nuk gjykon sipas asaj që Allahu ka shpallur, ata kanë dalë jashtë rrugës së Zotit.

5:48Page 116

وَأَنزَلۡنَآ إِلَيۡكَ ٱلۡكِتَٰبَ بِٱلۡحَقِّ مُصَدِّقٗا لِّمَا بَيۡنَ يَدَيۡهِ مِنَ ٱلۡكِتَٰبِ وَمُهَيۡمِنًا عَلَيۡهِۖ فَٱحۡكُم بَيۡنَهُم بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُۖ وَلَا تَتَّبِعۡ أَهۡوَآءَهُمۡ عَمَّا جَآءَكَ مِنَ ٱلۡحَقِّۚ لِكُلّٖ جَعَلۡنَا مِنكُمۡ شِرۡعَةٗ وَمِنۡهَاجٗاۚ وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ لَجَعَلَكُمۡ أُمَّةٗ وَٰحِدَةٗ وَلَٰكِن لِّيَبۡلُوَكُمۡ فِي مَآ ءَاتَىٰكُمۡۖ فَٱسۡتَبِقُواْ ٱلۡخَيۡرَٰتِۚ إِلَى ٱللَّهِ مَرۡجِعُكُمۡ جَمِيعٗا فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمۡ فِيهِ تَخۡتَلِفُونَ ٤٨

And We have revealed to you, [O Muḥammad], the Book [i.e., the Qur’ān] in truth, confirming that which preceded it of the Scripture and as a criterion over it. So judge between them by what Allāh has revealed and do not follow their inclinations away from what has come to you of the truth. To each of you We prescribed a law and a method.1 Had Allāh willed, He would have made you one nation [united in religion], but [He intended] to test you in what He has given you; so race to [all that is] good.2 To Allāh is your return all together, and He will [then] inform you concerning that over which you used to differ.

Edhe ty(o Muhamed)Ne ta zbritëm Librin me të vërtetën e sigurt. -Kuptimi: Edhe ty, o Muhamed, të shpallëm Kur’ânin, Librin më të vyer, më të rëndësishëm, më të mrekullueshëm dhe më të ruajtur. Allahu i Madhëruar e përshkruan Kur’ânin si një libër të shpallur “me të vërtetën e sigurt”. Pra, Kur’âni u shpall me vërtetësi, besnikëri e saktësi. Ai është i vërtetë në kumtet e tij dhe ka drejtësi në urdhëresat e tij.Ai është vërtetues i librave të mëparshëm dhe garantues i tyre. -Kur’âni dëshmon për vërtetësinë e shpalljeve të mëhershme, që Zoti u dhuroi profetëve. Kur’âni është në të njëjtën linjë me shpalljet e mëparshme hyjnore dhe i konfirmon ato. Ngjarjet e përmendura në të me ngjarjet e përmendura në librat e mëparshëm janë të njëjta. Të njëjtë janë edhe ligjet bazë të tij dhe të shpalljeve para tij. Madje, Kur’âni është dëshmia më e sigurt për saktësinë e të dhënave në shpalljet e mëparshme. Kur’âni është, gjithashtu: “... garantues i tyre ...”. Pra, ai jo vetëm që përmban dispozita madhore dhe rrëfime, që gjendeshin edhe në librat e tjerë, por ai është i kompletuar me dituri hyjnore, ku shtjellohen tërësisht detyrimet ndaj Zotit dhe mënyrat për të edukuar njerëzit me virtyte të larta. Ai është një libër i cili nuk ka lënë ndonjë urdhëresë të mëparshme pa e treguar, pa e komple-tuar, si dhe pa treguar të gjitha rrugët e mundshme për ta zbatuar atë. Ai është libri ku rrëfehen ngjarjet e të parëve dhe të fundmëve, ku gjendet gjykimi i drejtë dhe vetë urtësia. Megjithatë, në Kur’ân ka edhe ligje që nuk janë përmendur në librat e shkuar. Gjithashtu, çdo e dhënë dhe gjykim në ata libra që Kur’âni i gjykon dhe i përcakton si të drejta dhe të pranueshme, ato janë të tilla. Ndërsa ato që ai i gjykon si të papranueshme, ato janë të papranueshme. Kur’âni konside-rohet si verifikues i tjetërsimeve dhe ndryshimeve të bëra nga njerëzit në shpalljet e shkuara.Gjyko mes tyre me atë që ka shpallur Allahu dhe mos paso dëshirat e tyre të kota e të largohesh nga e vërteta që të erdhi! -Gjyko mes tyre me librin që Zoti të shpalli ty dhe mos paso orekset e tyre të prishura, që kundërshtojnë të vërtetën e shpallur nga Zoti. Kurrë mos prano të shkëmbesh të vërtetën me të kotën dhe të braktisësh mirësinë e dhuruar nga Zoti yt!Për secilin prej jush, Ne caktuam Ligj e program. -Për çdo popull, Allahu i Lartësuar përcaktoi rrugë dhe ligje. Në fakt, në themel, të gjithë profetët kanë patur një ligj të përbashkët, por ka patur edhe disa ligje të veçanta, në varësi të popujve të tyre. Kryesisht, këto ligje të veçanta janë të tilla që e pranojnë ndryshimin në varësi të kohës, vendit dhe gjendjes së shoqërive, por gjithmonë kanë qenë urtësi dhe udhëzim i drejtë për ta. Megjithatë, bazat themelore të besimit dhe të ligjeve kanë qenë të pandryshueshme dhe të përbashkëta për të gjithë popujt dhe profetët e Zotit.Sikur të kishte dashur Allahu, do t’ju kishte bërë një popull të vetëm(në fe), por deshi t’ju sprovonte me atë që ju ka dhënë... -Nëse do të dëshironte Allahu i Madhëruar, Ai do t’i bënte të gjithë popujt t’i nënshtroheshin një Sheriati të vetëm, pa asnjë ndryshim mes të parëve dhe të fundit. Por Allahu deshi që t’i sprovonte njerëzit dhe të vështronte se si do të vepronin ata. Allahu i Madhëruar ka caktuar ligje që u janë përshtatur popujve përkatës dhe me qëllim që ata të garonin me njëri-tjetrin, se kush e kush të afrohej më shumë tek Ai, prandaj i Lartësuari thotë:Prandaj garoni për punë të mira! -Garoni dhe përsosini veprat tuaja të mira. Punët e mira përfshijnë veprat e detyruara dhe ato të pëlqyeshme,qofshin ato në drejtim të përgjegjësive ndaj Zotit, qofshin në lidhje me përgjegjësitë ndaj njerëzve e krijesave. Njeriu duhet të jetë garues dhe ambicioz veçse në dy gjëra:1. në shpejtësinë e kryerjes së veprave të mira, duke shfrytëzuar menjëherë rastin që i jepet për to, dhe:2. në përpjekjet për t’i kryer veprat e mira në formën dhe mënyrën më të plotë e të saktë.Kjo tregon se është detyrë të shpejtohet për ta falur namazin në fillimin e kohës, e po kështu çdo adhurim tjetër. Gjithashtu, njeriu nuk duhet të mjaftohet duke i kryer adhurimet aq sa të heqë detyrimin nga shpina, pra vetëm veprat e domosdoshme, por duhet të përpiqet që të kryejë edhe detajet e pëlqyeshme, që adhurimi të jetë i plotë. Në këtë mënyrë, realizohet garimi në plotësimin e urdhrave të Zotit.Tek Allahu është kthimi i ju të gjithëve dhe Ai do t’jua tregojë të vërtetën e çështjeve për të cilat ju kishit kundërshtime. -Popujt e shkuar dhe ata që do të vijnë deri në Ditën e Fundit, Allahu i Gjithëfuqishëm do t’i tubojë të gjithë së bashku. Atë ditë do të ndahet e vërteta nga e kota, e drejta nga e gabuara, dhe Allahu i Madhërishëm do t’u tregojë krijesave për gjithçka që ata kishin kundërshtime, për sa i përket zbatimit të ligjeve dhe gjykimit me to. Ata që kanë përqafuar të vërtetën dhe kanë bërë vepra të mira e të sinqerta, Allahu i Madhëruar do t’i shpërblejë me bujarinë e Tij. Ndërsa pasuesit e epsheve dhe gjynahqarët, Allahu do t’i ndëshkojë sipas drejtësisë dhe urtësisë së Tij.Vepra të detyruara janë ato punë e fjalë të cilat sheriati ka urdhëruar që të kryhen me urdhër kategorik. Ai që i kryen ato me sinqeritet për Allahun meriton shpërblim ndërsa ai që i lë ato pa i zbatuar pa pasur justifikim të pranueshëm dhe të konsiderueshëm nga sheriati, meriton ndëshkim.Vepra të pëlqyeshme janë ato punë e fjalë të cilat sheriati ka urdhëruar që të kryhen por jo me urdhër kategorik. Ai që i kryen ato me sinqeritet për Allahun meriton shpërblim ndërsa ai që i lë ato pa i zbatuar nuk ndëshkohet.

5:49Page 116

وَأَنِ ٱحۡكُم بَيۡنَهُم بِمَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ وَلَا تَتَّبِعۡ أَهۡوَآءَهُمۡ وَٱحۡذَرۡهُمۡ أَن يَفۡتِنُوكَ عَنۢ بَعۡضِ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ إِلَيۡكَۖ فَإِن تَوَلَّوۡاْ فَٱعۡلَمۡ أَنَّمَا يُرِيدُ ٱللَّهُ أَن يُصِيبَهُم بِبَعۡضِ ذُنُوبِهِمۡۗ وَإِنَّ كَثِيرٗا مِّنَ ٱلنَّاسِ لَفَٰسِقُونَ ٤٩

And judge, [O Muḥammad], between them by what Allāh has revealed and do not follow their inclinations and beware of them, lest they tempt you away from some of what Allāh has revealed to you. And if they turn away - then know that Allāh only intends to afflict them with some of their [own] sins. And indeed, many among the people are defiantly disobedient.

Gjyko mes tyre me atë që ka shpallur Allahu! -Për këtë ajet është thënë se ai shfuqizoi ajetin 42 të kësaj sureje, ku thuhet: “Në qoftë se vijnë te ti (për ndonjë gjykim), gjyko mes tyre (me ligjin e Zotit)ose distancohu prej tyre. Nëse distancohesh prej tyre, ata nuk mund të të bëjnë ty asnjë të keqe. Por nëse gjykon mes tyre, gjyko me drejtësi, sepse Allahu i do ata që gjykojnë me drejtësi.” Pra, pas këtij ajeti, nuk lejohet që i pyeturi të mos japë gjykim për çështjen që pyetet. Atij i duhet të gjykojë me ligjin që ka shpallur Allahu i Madhërishëm. Megjithatë, mendimi më i saktë është se ajeti 42 nuk është i shfuqizuar, pasi ai tregon se Profeti (a.s) ishte i lirë të gjykonte ose jo mes palëve, në rastin kur ata nuk synonin vërtet të gjykoheshin sipas Sheriatit, por donin ndonjë gjykim që u shkonte sipas qejfit. Ndërsa ky ajet që po komentohet tani tregon që, nëse i pyeturi zgjedh që të gjykojë mes palëve, atëherë ai duhet të gjykojë sipas Kur’ânit dhe Sunetit, pra, të gjykojë “me drejtësi”, ashtu sikurse u shpjegua në ajetin 42. Fjala “drejtësi” nënkupton që gjykimi duhet të bazohet te Shpallja hyjnore, sepse kështu thotë Zoti: “Gjyko mes tyre me atë që ka shpallur Allahu”. Kështu, çdo gjykim tjetër është shtrembërim dhe padrejtësi.Mos ndiq dëshirat e tyre të kota... -Allahu i Lartësuar e përsërit urdhrin për të mos ndjekur dëshirat e shfrenuara të tyre, për shkak të rrezikshmërisë që kanë. Në ajetin tjetër porositej për mosndje-kjen e pasioneve të tyre në fushën e gjykimit dhe të dhënies së fetvasë, ndërsa në këtë ajet bëhet fjalë vetëm për fushën e gjykimit mes tyre. Gjithsesi, në të dyja rastet është detyrë mbështetja në të vërtetën dhe mosndjekja e orekseve të njerëzve që e kundërshtojnë të vërtetën. I Madhëruari e përforcon edhe më tej këshillën, kur thotë:...dhe ruaju rrezikut të tyre, që mos të të shmangin nga ndonjë pjesë e Shpalljes që ta ka zbritur Allahu! -Kuptimi: Ki shumë kujdes, që të mos mashtrohesh nga ata. Ji i kujdesshëm, që ata mos të të sprovojnë, lëkundin dhe të të pengojnë nga Shpallja e Zotit tënd. Pasimi i dëshirave të tyre bëhet shkak që ti të lësh të vërtetën, ndërkohë që duhet të ndodhë e kundërta.Nëse ata refuzojnë, dije se Allahu do që t’i ndëshkojë për disa nga gjynahet e tyre. -Nëse ata refuzojnë t’i nënshtrohen të vërtetës dhe i kthejnë shpinën rrugës tënde, dije se ky është një ndëshkim nga Allahu i drejtë për ta. Kështu i ndëshkon Allahu i Madhëruar gjynahqarët zullumqarë. Gjynahet janë shkaktarë të ndëshkimeve dhe sprovave të kësaj dynjaje dhe të jetës tjetër. Ndër të këqijat më të rrezikshme që sjellin gjynahet është kur robit i zbukurohet braktisja e rrugës dhe traditës së Profetit a.s.Dhe vërtet, shumica e njerëzve janë jashtë rrugës. -Natyra e tyre është tjetërsuar dhe tashmë atyre u është zbukuruar shkelja e kufijve të Zotit dhe mosndjekja e rrugës së Profetit a.s.

5:50Page 116

أَفَحُكۡمَ ٱلۡجَٰهِلِيَّةِ يَبۡغُونَۚ وَمَنۡ أَحۡسَنُ مِنَ ٱللَّهِ حُكۡمٗا لِّقَوۡمٖ يُوقِنُونَ ٥٠

Then is it the judgement of [the time of] ignorance they desire? But who is better than Allāh in judgement for a people who are certain [in faith].

Vallë, mos po kërkojnë gjykimin e kohës së Padijes? -Kuptimi: Çfarë kërkojnë ata, kur të kthejnë shpinën dhe refuzojnë t’i nënshtrohen gjykimit tënd? A mos kërkojnë gjykimin e xhahilijetit?! Gjykim injorance quhet çdo gjykim tjetër veç gjykimit të Allahut të Lartësuar dhe Profetit të Tij. Nuk ka mundësi të tretë: ose do të pranosh gjykimin e Zotit dhe të Profetit të Tij, ose do të ndjekësh gjykimin e injorancës. Ai që i kthen shpinën të parit, sigurisht që do të sprovohet me të dytin, i cili është gjykim i ngritur mbi paditurinë e padrejtësinë. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e quan “gjykim injorance”. Ndërsa gjykimi i Allahut të Lartësuar është i ndërtuar mbi diturinë e madhe, drejtësinë absolute, barazinë dhe mirësinë, mbi dritën dhe udhëzimin e qartë, siç thotë i Lavdëruari:Por a ka gjykim më të mirë se ai i Allahut, për një popull që beson bindshëm? -Kuptimi: Vetëm ata që Zoti i ka pajisur me siguri të plotë, të bazuar në dijen e vërtetë të dhuruar nga Zoti, vetëm ata dinë të bëjnë dallimin mes dy llojeve të gjykimit. Ata dinë të dallojnë bukurinë, mrekullinë, dobinë dhe mirësinë që gjendet në gjykimin e Allahut. Në këtë mënyrë, bëhet detyrë për ta pasimi i gjykimit të Allahut, sepse ky gjykim është në përputhje edhe me ligjet e logjikës.

5:51Page 117

۞ يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَتَّخِذُواْ ٱلۡيَهُودَ وَٱلنَّصَٰرَىٰٓ أَوۡلِيَآءَۘ بَعۡضُهُمۡ أَوۡلِيَآءُ بَعۡضٖۚ وَمَن يَتَوَلَّهُم مِّنكُمۡ فَإِنَّهُۥ مِنۡهُمۡۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّٰلِمِينَ ٥١

O you who have believed, do not take the Jews and the Christians as allies. They are [in fact] allies of one another. And whoever is an ally to them among you - then indeed, he is [one] of them. Indeed, Allāh guides not the wrongdoing people.

O ju që keni besuar! Mos i merrni për miq(e aleatë)as judejtë e as të krishterët. Ata janë miq(e aleatë)për njëri-tjetrin. E kush prej jush i merr për miq(e aleatë)ata, ai është prej tyre. -Duke u treguar besimtarëve cilësitë jo të mira të judejve dhe të krishterëve, Allahu i Madhëruar i këshillon që të mos i zënë si miq e aleatë, sepse ata janë miq e aleatë të njëri-tjetrit kundër të tjerëve. Ata nuk mund të jenë aleatët dhe miqtë e besimtarëve. Përkundrazi, ata janë armiq, të cilët nuk i shqetëson aspak dëmtimi i besimtarëve. Madje, ata nuk kursejnë asgjë për t’i devijuar dhe dëmtuar. Me çifutët e të krishterët miqësohet veçse kush është si ata, siç thotë i Lartësuari: “E kush prej jush i merr për miq (e aleatë)ata, ai është prej tyre.” Miqësia dhe mbështetja e plotë tek ata e bën të detyrueshme kalimin në fenë e tyre. Në të njëjtën mënyrë, miqësitë dhe aleancat e vogla sjellin ato të mëdhatë, derisa të bëhesh njësh me ta.Vërtet, Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull të padrejtë. -Ata që kanë padrejtësinë si cilësi të tyre dhe që mbështeten gjithmonë tek ajo, edhe sikur t’u shfaqet çdo lloj prove, kurrë nuk kanë për të ndjekur rrugën e drejtë dhe kurrë nuk do të nënshtrohen për të zbatuar porositë e Zotit. Allahu i Madhëruar, pasi i ndalon besimtarët nga miqësimi dhe aleanca me çifutët dhe të krishterët, na zbulon se ka edhe njerëz që pretendojnë se e besojnë Atë, por që vazhdojnë të jenë miq me ta. Kështu, i Lartësuari thotë:

5:52Page 117

فَتَرَى ٱلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٞ يُسَٰرِعُونَ فِيهِمۡ يَقُولُونَ نَخۡشَىٰٓ أَن تُصِيبَنَا دَآئِرَةٞۚ فَعَسَى ٱللَّهُ أَن يَأۡتِيَ بِٱلۡفَتۡحِ أَوۡ أَمۡرٖ مِّنۡ عِندِهِۦ فَيُصۡبِحُواْ عَلَىٰ مَآ أَسَرُّواْ فِيٓ أَنفُسِهِمۡ نَٰدِمِينَ ٥٢

So you see those in whose hearts is disease [i.e., hypocrisy] hastening into [association with] them, saying, "We are afraid a misfortune may strike us." But perhaps Allāh will bring conquest or a decision from Him, and they will become, over what they have been concealing within themselves, regretful.

Ata, në zemrat e të cilëve ka sëmundje, ti do t'i shohësh të rendin drejt tyre(jehudëve)... -Kuptimi: Do t’i shohësh dhe dëgjosh ata, që në zemrat e tyre kanë sëmundjen e dyshimit, hipokrizisë dhe besim të dobët, të thonë se miqësohen me ata vetëm për nevojë:Kemi frikë se mos po na godet ndonjë e keqe. -Kuptimi: Druhemi se ndoshta fitorja do të jetë me çifutët dhe të krishterët, prandaj më mirë të ruajmë miqësinë me ta, që, nëse fitojnë, të jemi në anën e tyre. Por, pa dyshim, ky është një mendim i keq për Allahun dhe për fenë e Tij, Islamin. Për këtë arsye, duke kundërshtuar këtë mendim të keq të tyre, Allahu i Lartësuar thotë:Por Allahu do të sjellë fitoren(për muslimanët)ose ndonjë urdhër nga ana e Tij, e atëherë, ata do të pendohen për atë që e mbanin fshehtë në zemrat e tyre. -Allahu i Madhëruar është i Plotpushtetshëm që t’ua japë fitoren muslimanëve mbi judejtë dhe të krishterët, ose të sjellë ndonjë gjë, për shkak të së cilës munafikët të humbin shpresën se mund të ketë ndonjë fitore për armiqtë e Islamit, duke u dëshpëruar për të keqen që i pret dhe për të mirat që do humbin. Allahu i Plotpushtetshëm u jep fitore muslimanëve mbi çdo armik tjetër dhe e bën Islamin fenë triumfuese mbi çdo fe tjetër në faqen e dheut, dhe kjo sjell trishtim të madh në zemrat e munafikëve dhe qafirëve, që vetëm Allahu e di.

5:53Page 117

وَيَقُولُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَهَٰٓؤُلَآءِ ٱلَّذِينَ أَقۡسَمُواْ بِٱللَّهِ جَهۡدَ أَيۡمَٰنِهِمۡ إِنَّهُمۡ لَمَعَكُمۡۚ حَبِطَتۡ أَعۡمَٰلُهُمۡ فَأَصۡبَحُواْ خَٰسِرِينَ ٥٣

And those who believe will say,1 "Are these the ones who swore by Allāh their strongest oaths that indeed they were with you?" Their deeds have become worthless, and they have become losers.

Atëherë besimtarët do të thonë: “Këta ishin ata që u betuan në Zotin me betimin më të fortë se ishin me ju? Ata i shkatërruan veprat e veta dhe u bënë prej të humburve” -Besimtarët u çuditën nga fjalët e atyre me zemra të sëmura e thanë: “Këta bënë gjithë ato betime, se do të ishin së bashku me ju, për sa i përket besimit, ndihmës, dashurisë dhe miqësisë. Kurse tani doli në shesh ajo që e mbanin fshehtë në zemër. Por planet që kurdisën dhe ëndrrat e tyre të këqija për Islamin dhe muslimanët u shkatërruan dhe përfunduan me turp. Po kështu u shkatërruan edhe veprat e tyre, duke u bërë të dëshpëruar dhe të humbur, sepse nuk i arritën dot qëllimet që kishin”.

5:54Page 117

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَن يَرۡتَدَّ مِنكُمۡ عَن دِينِهِۦ فَسَوۡفَ يَأۡتِي ٱللَّهُ بِقَوۡمٖ يُحِبُّهُمۡ وَيُحِبُّونَهُۥٓ أَذِلَّةٍ عَلَى ٱلۡمُؤۡمِنِينَ أَعِزَّةٍ عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ يُجَٰهِدُونَ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ وَلَا يَخَافُونَ لَوۡمَةَ لَآئِمٖۚ ذَٰلِكَ فَضۡلُ ٱللَّهِ يُؤۡتِيهِ مَن يَشَآءُۚ وَٱللَّهُ وَٰسِعٌ عَلِيمٌ ٥٤

O you who have believed, whoever of you should revert from his religion - Allāh will bring forth [in place of them] a people He will love and who will love Him [who are] humble toward the believers, strong against the disbelievers; they strive in the cause of Allāh and do not fear the blame of a critic. That is the favor of Allāh; He bestows it upon whom He wills. And Allāh is all-Encompassing and Knowing.

O ju që keni besuar! Kush prej jush largohet nga feja e vet,(le ta dijë se)Allahu do të sjellë një popull tjetër të cilin Ai i do ta dojë dhe ata do ta duan Atë;... -Allahu i Madhëruar na tregon se Ai është i Pasur dhe i Jonevojtar për botën. Çdokush që e lë fenë e Tij nuk e dëmton aspak Atë, por dëmton veçse vetveten. Allahu ka robër adhurues të sinqertë, burra të çiltër dhe të vërtetë, të cilët Ai i ka udhëzuar dhe është përkujdesur për udhëzimin e tyre. I Gjithëmëshirshmi e Mëshirëploti i ka veçuar ata për Veten e Vet, duke na treguar se do të kujdeset Vetë që t’i sjellë në ekzistencë. Ata janë krijesat me cilësitë më të larta dhe me shpirtrat më të pastër. Cilësia më e mirë që ata kanë është që Allahu i do ata dhe ata e duan Allahun. Dashuria e Allahut për robin është mirësia më e madhe që Ai i ka dhuruar ndonjëherë robit dhe vlerësimi më i lartë për të. Kur Allahu i Madhëruar e do një rob, ia lehtëson atij shkaqet për ta realizuar këtë qëllim, duke i dhënë vullnet dhe sukses për të vepruar çdo të mirë dhe për të lënë çdo të keqe. Pas kësaj, edhe zemrat e njerëzve të tjerë fillojnë ta duan dhe nderojnë atë rob të zgjedhur dhe të përunjur ndaj Allahut, të cilin Ai e do. Një nga cilësitë e domosdoshme të një robi që e do Allahun dhe e madhëron Atë është pasimi rigoroz i Traditës së Profetit të Tij, në çështjet e jashtme e të dukshme dhe në ato të brendshme e të fshehura, në drejtim të fjalëve, punëve dhe gjendjeve të tij, sikurse thotë i Lartësuari: “Thuaj (o Muhammed): “Nëse e doni Allahun, atëherë më pasoni mua, që Allahu t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet tuaja.” Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. Thuaj: “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit!” Nëse ata refuzojnë, atëherë ta dinë se Allahu nuk i do jobesimtarët.” [Al Imran 32, 33]. Shenjë tjetër e dashurisë së Allahut për robin e Tij është dhe përpjekja e vazhdueshme e robit për t’u afruar tek Allahu i Madhëruar duke kryer vepra të mira të detyrueshme (farze) dhe të pëlqyeshme (nafile), sikurse ka përcjellë Profeti (a.s)thënien e saktë prej Allahut të Lartësuar: “Nuk afrohet ndonjëherë robi tek Unë me ndonjë vepër më të dashur për Mua sesa me atë vepër që ia kam bërë detyrë. Vazhdon robi që të afrohet tek Unë me vepra nafile të mira, derisa Unë e dua atë. Dhe kur Unë e dua atë, bëhem dëgjimi i tij, me të cilin ai dëgjon, vështrimi i tij, me të cilin ai vështron, dora e tij, me të cilën ai vepron, këmba e tij, me të cilën ai ecën. Nëse më kërkon, Unë i jap, nëse më kërkon mbrojtje dhe strehim, Unë e mbroj dhe strehoj”. Një detyrë e domosdoshme për të dashur Allahun e Madhëruar është njohja e Tij dhe shpeshtimi i përmendjes së Tij. Dashuria pa njohje është shumë e mangët, madje e paqenë, edhe nëse mund të pretendohet me fjalë. Gjithashtu, ai që e do Zotin, e shton përmendjen e Tij. Nëse Zoti e do një rob, e shpërblen atë shumë dhe për vepra tepër të vogla. Nëse Zoti e do robin, ia fal atij edhe gabimet apo rrëshqitjet e shumta. Cilësi tjetër e këtyre të përzgjedhurve fatlumë është edhe:...modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve; -Ata janë të thjeshtë dhe të butë ndaj besimtarëve, për shkak të dashurisë, mëshirës e dhembshurisë së madhe për ta. Ata vetë në përgjithësi kanë natyrë të butë dhe dashamirëse me njerëzit, prandaj butësia me besimtarët është mëse e pranueshme për natyrën e tyre. Ndërsa me qafirët, të cilët me arrogancë mohojnë Zotin, shpalljet hyjnore dhe profetët, me këta lloj njerëzish ata tregohen të fortë dhe të ashpër. Ata shfrytëzojnë të gjitha mundësitë dhe energjitë për të luftuar kundër qafirëve dhe për të triumfuar feja e Zotit dhe adhurimi i Tij si Një i vetëm. Ata përgatiten ashtu sikurse thotë i Madhëruari: “Përgatituni kundër tyre me sa fuqi të keni, përfshirë kuajt e luftës, në mënyrë që t'i fusni tmerrin armikut të Allahut dhe armikut tuaj, si dhe të tjerëve, të cilët mund të mos i dini, por të cilët i di Allahu. Çfarëdo që të shpenzoni në rrugën e Allahut, ajo do t’ju kompensohet dhe nuk do t’ju bëhet aspak padrejtësi.”. [Enfal 60]. I Lartësuari i ka përshkruar gjithashtu ata duke thënë: "Muhamedi është profet i Allahut. Ata që e shoqërojnë atë janë të ashpër me jobesimtarët dhe të mëshirshëm me njëri-tjetrin.” [Fet’h 29]. Kësisoj, ashpërsia dhe urrejtja kundër armiqve të Zotit është nga një nga veprat e mira që të afrojnë tek i Madhërishmi. Besimtarët i urrejnë qafirët dhe kufrin e tyre. Megjithatë, ashpërsia kundër qafirëve nuk duhet të ndikojë që të mos i ftojmë ata në Islam me mënyrat më të mira dhe më të bukura. Si ashpërsia ndaj tyre, ashtu edhe butësia e përdorur me ta kur i thërrasim në Islam janë në të mirë të tyre, për t’i zgjuar nga përhumbja dhe vdekja si mohues. Më pas, Allahu i Madhëruar tregon cilësi të tjera të të zgjedhurve:...që lufton në rrugën e Allahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo është dhurata e Allahut, që ia jep atij që Ai do. -Ata luftojnë dhe përpiqen në rrugën e Zotit me pasurinë dhe veten e tyre, me fjalët dhe me veprat e tyre. Ata nuk i frikësohen kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Ajo që ka rëndësi për ta është se si të kënaqin Zotin dhe si të ruhen nga ndëshkimi i Tij, e jo frika nga krijesat. Kjo tregon për fuqinë e vullnetit dhe të qëllimit të tyre, sepse kush ka zemër të dobët, edhe vullnetin e qëllimin i ka të dobët, dhe mjafton një vërejtje prej njerëzve, e ai dorëzohet. Kështu, fuqia e tij dobësohet gjatë përplasjes me kundërshtarët dhe qortuesit. Në zemrën e tij ekziston adhurimi i dikujt tjetër veç Zotit, në varësi të konsideratës që ai i kushton kënaqësisë dhe plotësimit të orekseve të njerëzve kundrejt urdhrave dhe porosive të Zotit. Zemra çlirohet nga adhurimi i çdo gjëje tjetër veç Allahut, veçse kur të mos ketë frikë dhe të mos i druhet askujt veç Allahut, kur vjen puna për zbatimin e porosive të Tij. Pasi i lëvdon të zgjedhurit e Tij për ato cilësi të cilat vetë Ai ua dhuron nga bujaria e Vet, dhe të cilat i nxisin besimtarët që të bëjnë shumë punë të mira, përveç atyre që u përmendën, Allahu i Lartësuar ua kujton sërish se të gjitha ato janë thjesht mirësi e bujari prej Tij. Ai e bën këtë që ata të mos mashtrohen e të vetëkënaqen, por të tregohen mirënjohës dhe t’i shtojnë edhe më shumë falënderimet ndaj Tij. Duke e falënderuar Dhuruesin dhe duke treguar mirënjohje dhe përunjësi para Tij, Ai do t’ua shtojë edhe më shumë mirësinë e dhuruar, madje mirësia dhe bujaria e Tij do të përfshijë edhe të tjerët rreth tyre. Mirësitë e Allahut janë të pakufishme dhe të panumërta, prandaj i Madhëruari thotë:Allahu është Dhurues i madh e i Gjithëditur. -Allahu është i Gjerë në mirësinë dhe bujarinë e Tij. Të shumta dhe të pakufishme janë mirësitë që Ai dhuron. Mëshira e Tij ka përfshirë gjithçka. Por të dashurve të Tij të zgjedhur Ai u jep mirësi të mrekullueshme, të cilat ua dhuron veçse atyre. Pa dyshim, Ai është i Gjithëditur për ata që meritojnë bujarinë dhe mirësinë e Tij të posaçme. Ai e di shumë mirë se kujt ia jep mirësinë e Tij themelore dhe pjesët e saj.

5:55Page 117

إِنَّمَا وَلِيُّكُمُ ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱلَّذِينَ يُقِيمُونَ ٱلصَّلَوٰةَ وَيُؤۡتُونَ ٱلزَّكَوٰةَ وَهُمۡ رَٰكِعُونَ ٥٥

Your ally is none but Allāh and [therefore] His Messenger and those who have believed - those who establish prayer and give zakāh, and they bow [in worship].

Pasi na ndaloi nga miqësia me jobesimtarët, të çdo lloji qofshin: idhujtarë, çifutë e të krishterë, dhe pasi na bëri të ditur se përfundimi i tyre është shkatërrimi dhe humbja e qartë, Allahu i Madhëruar na tregon se me cilët është detyrë të miqësohemi dhe të afrohemi dhe ç’të mirash fitojmë nëse e bëjmë këtë. Ai thotë:Miqtë tuaj(të vërtetë)janë vetëm Allahu, i Dërguari i Tij dhe ata që besojnë - ata që falin namazin e japin zekatin dhe janë të përulur (në adhurim). -Afrimiteti me Allahun e Madhëruar arrihet me besim të drejtë e të sinqertë, të ndërtuar mbi dituri të saktë dhe të vërtetë, si dhe me devotshmëri, duke kryer urdhrat e duke lënë ndalesat fetare, në shenjë dashurie, madhërimi e përunjësie për Allahun. Çdokush që ka besimin dhe devotshmërinë pa dyshim do të jetë mik i dashur i Allahut të Madhëruar. Dhe ai që është mik i Allahut është edhe mik i Profetit të Tij. Çdokush që është mik i dashur i Allahut dhe i Profetit të Tij, do të miqësohet dhe afrohet me ata që Zoti dhe Profeti i duan, pra, me besimtarët që besojnë me zemër dhe në praktikë, që i përkushtohen me sinqeritet Allahut, duke e falur namazin me rregull, që tregohen bamirës edhe me krijesat, duke u dhënë zekatin atyre që e meritojnë. Allahu i Lartësuar thotë: “...që e japin zekatin me përulësi...”, pra, duke shprehur varfërinë dhe përunjësinë e tyre të thellë para Allahut. Allahu i Lartësuar thotë gjithashtu: “Miku juaj është vetëm Allahu, i Dërguari i Tij dhe ata që besojnë …”, duke përdorur fjalën “vetëm”. Nga kjo kuptohet se miqësia, dashuria dhe afrimiteti duhet të kufizohen veçse me ata që përmenden në ajet. Vetëm ata duhet të jenë miqtë, të dashurit e të afërmit tanë, ndërsa prej të tjerëve duhet të distancohemi. Pastaj i Madhëruari përmend dobinë e kësaj miqësie dhe afrimiteti, duke thënë:

5:56Page 117

وَمَن يَتَوَلَّ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ فَإِنَّ حِزۡبَ ٱللَّهِ هُمُ ٱلۡغَٰلِبُونَ ٥٦

And whoever is an ally of Allāh and His Messenger and those who have believed - indeed, the party of Allāh - they will be the predominant.

E kush ka mik Allahun, të Dërguarin e Tij dhe besimtarët,(ta dijë se)s’ka dyshim se pala e Allahut, ata janë ngadhnjimtarë. -Pra, do të jetë pjesëtar i palës së Allahut, do të jetë pjesë e adhuruesve të Allahut dhe të dashurve të Tij. Pa dyshim, pala e Allahut dhe të afërtit e Tij do të jenë triumfuesit. Atyre u takon përfundimi i mirë në dynja dhe ahiret, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “Premtimi Ynë u është dhënë më parë robërve Tanë të dërguar, se ata, pa dyshim, do të ndihmohen dhe se ushtria Jonë, ata do të jenë ngadhënjimtarët.” [Saffat 171 – 173]. Ky është një përgëzim i madh për të gjithë ata që përpiqen sinqerisht të zbatojnë porositë e Allahut, duke u bërë prej të dashurve të Tij. Ata do të jenë gjithmonë të fituarit, edhe nëse ndonjëherë, me urtësinë e Tij, Allahu i Madhëruar do të lejojë që të sprovohen, duke ua dhënë fitoren armiqve të tyre. Këtë Allahu i Madhëruar e lejon përkohësisht, me urtësinë e Tij, por në përfundim fitorja i takon besimtarëve, miqve e të dashurve të Allahut të Madhëruar. Nuk ka më fjalëdrejtë se Allahu i Lartësuar.

5:57Page 117

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَتَّخِذُواْ ٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُواْ دِينَكُمۡ هُزُوٗا وَلَعِبٗا مِّنَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ مِن قَبۡلِكُمۡ وَٱلۡكُفَّارَ أَوۡلِيَآءَۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ إِن كُنتُم مُّؤۡمِنِينَ ٥٧

O you who have believed, take not those who have taken your religion in ridicule and amusement among the ones who were given the Scripture before you nor the disbelievers as allies. And fear Allāh, if you should [truly] be believers.

O ju që keni besuar! Mos i zini për miq ata që tallen dhe luajnë me fenë tuaj qofshin ata prej atyre që u është dhënë Libri para jush apo prej jobesimtarëve! -Edhe në këto ajete Allahu i Lartësuar i ndalon besimtarët që t’i konsiderojnë ithtarët e Librit, pra, jehudët e të krishterët, si dhe çdo lloj jobesimtari, si miq të afërt, duke i dashur e mbështetur, duke u treguar të fshehtat e besimtarëve apo duke i ndihmuar në shumë çështje që dëmtojnë Islamin dhe muslimanët. Të gjitha këto sjellje bien ndesh me imanin. Besimi i drejtë e bën të detyrueshëm distancimin nga qafirët e çdo lloji.Frikësojuni Allahut, nëse jeni besimtarë. -Është devotshmëria ndaj Zotit që duhet t’ua imponojë besimtarëve një qëndrim të tillë kundrejt mohuesve. Dihet mirë se devotshmëria është kryerja e urdhëresave të Zotit dhe largimi nga ndalesat e Tij. Edhe armiqësia ndaj qafirëve është pjesë e këtyre porosive të Zotit. Po kështu, duhet të përmendim edhe një fakt tjetër, në mënyrë që të kuptojmë se pse duhet t’i urrejmë mohuesit: ata e kundërshtojnë dhe e urrejnë besimin e muslimanëve, ata tallen e luajnë me adhurimet e muslimanëve, i përdhosin dhe nënçmojnë simbolet e tyre, sidomos namazin, i cili është nga shenjat më të dukshme dhe madhështore të Islamit. I Lartësuari thotë:

5:58Page 118

وَإِذَا نَادَيۡتُمۡ إِلَى ٱلصَّلَوٰةِ ٱتَّخَذُوهَا هُزُوٗا وَلَعِبٗاۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ قَوۡمٞ لَّا يَعۡقِلُونَ ٥٨

And when you call to prayer, they take it in ridicule and amusement. That is because they are a people who do not use reason.

Edhe ezanin tuaj për namaz ata e marrin për tallje e lojë. Me të vërtetë, ata janë njerëz që nuk kuptojnë. -Kur muslimanët thërrasin ezanin për faljen e namazit, ata e përqeshin dhe tallen me të. Ata veprojnë kështu, për shkak të injorancës dhe mendjelehtësisë së tyre. Nëse do të kishin mend dhe logjikë, ata do të frenoheshin nga një sjellje e tillë dhe do të kuptonin se namazi është kulmi i mirësisë, që mund të ketë shpirti i njeriut. Nga ana tjetër, nëse një besimtar e njeh dhe e kujton vazhdimisht gjendjen e qafirëve dhe armiqësinë e tyre ndaj Islamit dhe muslimanëve dhe, pas kësaj, përsëri nuk i urren dhe nuk armiqësohet me ta, kjo tregon që Islami në zemrën e tij është i pavlerë. Miqësimi me të tillë njerëz është shenjë treguese se atij nuk i intereson aspak fyerja dhe nënçmimi i besimit. Në fakt, ai është bosh nga besimi dhe dinjiteti. Si është e mundur që të thuash se je pasues i një feje të mrekullueshme, të vetmen fe që është e pranuar tek Zoti dhe, nga ana tjetër, të kënaqesh me miqësinë e atyre që e konsiderojnë atë si lojë dhe e trajtojnë me tallje?! Si mund të miqësohesh me injorantët, që përqeshin dhe e përdhosin këtë fe dhe besimtarët që jetojnë sipas saj?! Sigurisht, këto ajete i nxisin besimtarët që mohuesit e Zotit dhe të profetëve t’i konsiderojnë si armiq dhe kundërshtarë. Këtë e kupton çdokush që ka sadopak aftësi për të kuptuar.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском