As-Sa'diQaf · 50:45

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Qaf 50:45

50:45Page 520

نَّحۡنُ أَعۡلَمُ بِمَا يَقُولُونَۖ وَمَآ أَنتَ عَلَيۡهِم بِجَبَّارٖۖ فَذَكِّرۡ بِٱلۡقُرۡءَانِ مَن يَخَافُ وَعِيدِ ٤٥

We are most knowing of what they say, and you are not over them a tyrant.1 But remind by the Qur’ān whoever fears My threat.

Ne e dimë shumë mirë se çfarë thonë ata... -Allahu i Lartësuar ka dijeni të plotë rreth çdo fjale me të cilat idhujtarët të mundojnë ty! Por mjafton që ti, o i Dërguar, të kujtosh kujdesin Tonë të madh për ty, lehtësimin e punëve të tua dhe fitoret që të kemi dhuruar kundër armiqve të tu, në mënyrë që zemra jote të gëzohet dhe shpirti yt të gjejë prehje dhe qetësi. Kujtoje faktin që Allahu i Lartësuar është më i mëshirshëm dhe më i dashur për ty sesa ti për veten tënde! Për ty nuk mbetet gjë tjetër, veçse të plotësohet premtimi i Allahut dhe pasimi i traditës së profetëve më të zgjedhur....ndërsa ti nuk mund t’i detyrosh dot. -Ti nuk ke fuqi detyruese mbi ta. Ti nuk mund t’i bësh ata të besojnë. Ti je thjesht një këshillues dhe kujtues.Ti kujto me këtë Kur'an atë që i druhet kërcënimit Tim! -Kujtimi bëhet për diçka që është e njohur dhe e pranuar nga natyra njerëzore. Njeriu kujtohet që të bëjë ato vepra që janë të mira dhe që natyra e pastër e tij i pranon si të tilla. Por ata që kujtohen realisht, janë ata që i frikësohen kërcënimit të Allahut të Madhëruarit. Ndërsa për ata që nuk i frikësohen Allahut nuk bën dobi asnjë lloj kujtimi e këshille. Këtyre njerëzve, kujtimi thjesht ua zhvlerëson justifikimin ndaj Zotit, prandaj Ditën e Gjykimit nuk mund të thonë që nuk dinin gjë. Ky ishte edhe fundi i tefsirit të sures Kaf. Falënderimi i takon Allahut të Lartësuar, në fillim dhe në mbarim, haptazi dhe fshehtazi!

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском