As-Sa'diAdh-Dhariyat · 51:55–60

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Adh-Dhariyat 51:55–60

51:55Page 523

وَذَكِّرۡ فَإِنَّ ٱلذِّكۡرَىٰ تَنفَعُ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٥٥

And remind, for indeed, the reminder benefits the believers.

Por t’i këshillo, sepse këshilla u bën dobi besimtarëve! -Këshilla e kujtimi është dy llojesh:1. Kujtim për diçka që njeriu nuk e di nga ana fetare. Nëpërmjet natyrës së pastër dhe logjikës së papërlyer, njeriu e dëshmon, e do dhe e preferon të mirën. Kështu i ka gatuar Zoti natyrën dhe logjikën e pastër të njeriut: që ta duan e zgjedhin të mirën dhe ta urrejnë e largojnë të keqen. Edhe feja është në përputhje me këtë rregull. Çdo urdhër dhe ndalesë e saj është si një kujtim për natyrën dhe logjikën e pastër, për të pranuar të mirën, të këndshmen, të dobishmen dhe për të larguar të keqen, të dëmshmen dhe të pistën. Një kujtim i mirë është ai që sqaron mirë dobitë dhe mirësitë që gjenden në urdhrat e Zotit, si dhe dëmet dhe të këqijat që gjenden në të ndaluarat e Zotit.2. Kujtim për ato gjëra që njihen prej besimtarëve, por për shkak të pakujdesisë dhe shpërqendrimit, ato janë harruar. Allahu i Lartësuar na porosit që të kujtojmë vazhdimisht, me qëllim që porositë e Tij të mësohen dhe nguliten mirë në zemrën tonë, që të kemi gjithnjë forcë, gjallëri dhe vullnet për të punuar dhe për të arritur shpërblimin. Nëpërmjet kujtimit, besimtari fiton mirësi dhe sevape të shumta dhe lartësohet në dynja dhe në ahiret. Kur besimtari ka imanin, frikërespektin e dashurinë për Zotin, ai gjithmonë kthehet i penduar dhe me dëshirë për t’iu nënshtruar sërish Zotit dhe për ta kënaqur Atë. Njeriut me këto cilësi gjithmonë i bën dobi kujtimi. Ndërsa në mungesë të këtyre cilësive, kujtimi nuk bën dobi ose dobia është e mangët, në varësi të gjendjes së cilësive. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Këshillo aty ku këshilla bën dobi! Do ta pranojë këshillën ai që ka devotshmëri. E do ta refuzojë atë ai që është shumë i keq, I cili do të hyjë në Zjarrin e madh. Aty ku as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë.” [A’la 9 - 13]. Jobesimtarët janë si puna e tokës shkëmbore, së cilës nuk i vlen aspak uji që i hidhet. Këta lloj njerëzish, çfarëdo argumenti t’u sjellësh, nuk kanë për të besuar, derisa ta shohin ndëshkimin me sytë e tyre.

51:56Page 523

وَمَا خَلَقۡتُ ٱلۡجِنَّ وَٱلۡإِنسَ إِلَّا لِيَعۡبُدُونِ ٥٦

And I did not create the jinn and mankind except to worship Me.

Unë nuk i krijova xhindët dhe njerëzit për gjë tjetër, por veç që të më adhurojnë. -Ky është qëllimi përse Zoti i krijoi xhindët dhe njerëzit. Pikërisht në funksion të këtij qëllimi, i Lartësuari i dërgoi të gjithë profetët. Adhurimi i Allahut mund të realizohet veçse duke e njohur Atë ashtu si është, dhe kjo sjell dashurinë për Të. Sa më mirë ta njohësh Zotin, aq më shumë do ta duash Atë, aq më shumë do të kthehesh tek Ai i penduar dhe i nënshtruar, aq më shumë do të largohesh nga çdo gjë tjetër e kotë. Sa më mirë ta njohësh Zotin, aq më i plotë do të jetë adhurimi kushtuar Atij. Për këtë qëllim i bëri Zoti krijesat e përgjegjshme ligjërisht: që ta njohin, ta duan dhe ta adhurojnë vetëm Atë, me madhërim e frikërespekt. Allahu nuk i krijoi ata për ndonjë nevojë të Tijën. Ai nuk kërkon prej tyre ndonjë lloj furnizimi, ashtu si nuk do që ata ta ushqejnë. Ai është i Lartësuar dhe nuk ka nevojë për ndonjë gjë prej krijesave të Tij. Ai është i Pasur dhe i Plotfuqishëm. Të gjithë kanë nevojë për Të dhe mëshirën e Tij, kurse Ai nuk ka nevojë për asgjë, siç thotë më pas:

51:57–58Page 523

مَآ أُرِيدُ مِنۡهُم مِّن رِّزۡقٖ وَمَآ أُرِيدُ أَن يُطۡعِمُونِ ٥٧

I do not want from them any provision, nor do I want them to feed Me.

إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلرَّزَّاقُ ذُو ٱلۡقُوَّةِ ٱلۡمَتِينُ ٥٨

Indeed, it is Allāh who is the [continual] Provider,1 the firm possessor of strength.

Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as kërkoj që të më ushqejnë. Allahu, Ai është Furnizuesi i madh e Fuqiploti. -Çdo kafshë në tokë, në qiell dhe kudo qoftë, e ka të siguruar rizkun nga Allahu i Lartësuar; Ai kujdeset për çdo nevojë të tyre. Allahu është Fuqiploti. Në dorën e Tij është gjithçka. Me fuqinë dhe pushtetin e Tij, Allahu krijoi këtë madhështi në botën qiellore dhe tokësore. Me pushtetin e Tij, Ai përkujdeset për botën dhe gjithçka ka në të. Çdo gjë ekziston dhe funksionon sipas dëshirës së Tij. Ajo që Allahu ka dëshiruar është, ndërsa ajo që Allahu nuk e ka dëshiruar nuk është. Askush nuk mund t’i fshihet Atij dhe askush nuk mund t’i shmanget pushtetit dhe sundimit të Tij. Me fuqinë e Tij, Allahu ushqen dhe furni-zon çdo krijesë. Me fuqinë e Tij, Ai do t’i ringjallë trupat, pasi ata të jenë tretur e të jenë bërë pluhur në tokë apo të kenë humbur nëpër dete e oqeane. Askush nuk i shpëton dot llogarisë së të Drejtit. I Lartësuar qoftë i Allahu i Plotfuqishëm!

51:59Page 523

فَإِنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُواْ ذَنُوبٗا مِّثۡلَ ذَنُوبِ أَصۡحَٰبِهِمۡ فَلَا يَسۡتَعۡجِلُونِ ٥٩

And indeed, for those who have wronged is a portion [of punishment] like the portion of their companions [i.e., predecessors], so let them not impatiently urge Me.

Sigurisht, ata që bëjnë padrejtësi meritojnë të njëjtin lloj dënimi si sivëlle-zërit e tyre. Prandaj të mos e kërkojnë shpejtimin e tij! -Ata që mohojnë Muhamedin (a.s.) dhe mesazhin e tij do të kenë ndëshkim si popujt e tjerë të ngjashëm, që mohuan të dërguarit e tjerë të Zotit. Ata të mos nguten, sepse Allahu i Lartësuar ka vendosur një rregull të pandryshueshëm: çdo mohues, i cili vazh-don të mos pendohet dhe të mos bindet, patjetër që do të ndëshkohet, edhe nëse mund të vonohet ky ndëshkim për njëfarë kohe. Më pas, i Lartësuari i kër-cënon të tillë njerëz me Ditën e Gjykimit:

51:60Page 523

فَوَيۡلٞ لِّلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن يَوۡمِهِمُ ٱلَّذِي يُوعَدُونَ ٦٠

And woe to those who have disbelieved from their Day which they are promised.

Mjerë ata që nuk e besojnë ditën që u është premtuar! -Ajo është Dita e Gjykimit, kur mohuesit e profetëve i pret ndëshkimi i premtuar. Atë ditë, për ata nuk do të ketë ndihmues dhe as shpëtues nga ndëshkimi i Zotit. E lus Allahun të na ruajë nga ky ndëshkim!

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском