As-Sa'diAn‑Najm · 53:52–62

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

An-Najm 53:52–62

53:52Page 528

وَقَوۡمَ نُوحٖ مِّن قَبۡلُۖ إِنَّهُمۡ كَانُواْ هُمۡ أَظۡلَمَ وَأَطۡغَىٰ ٥٢

And the people of Noah before. Indeed, it was they who were [even] more unjust and oppressing.

...edhe popullin e Nuhut më herët. Vërtet, ata ishin edhe më keqbërës dhe të shfrenuar. -Ndër popujt që Allahu i Lartësuar i shkatërroi ishte edhe populli i Nuhut (a.s.). Ata mohuan Profetin e tyre dhe nuk pranuan të nënshtroheshin e t’u bindeshin porosive të Zotit, prandaj i Lartësuari i mbyti ata me ujë.

53:53–55Page 528

وَٱلۡمُؤۡتَفِكَةَ أَهۡوَىٰ ٥٣

And the overturned towns1 He hurled down

فَغَشَّىٰهَا مَا غَشَّىٰ ٥٤

And covered them by that which He covered.1

فَبِأَيِّ ءَالَآءِ رَبِّكَ تَتَمَارَىٰ ٥٥

Then which of the favors of your Lord do you doubt?

...edhe mutefikët, të cilët i përplasi prej së larti. Ata i përfshiu ajo që i përfshiu. Atëherë, për cilën mirësi të Zotit tënd ke dyshime? -Mutefikët ishin populli i Lutit (a.s.). Këtij populli të prishur dhe të degjeneruar, Allahu i Lartësuar i dha një ndëshkim, që nuk ia kishte dhënë asnjë populli tjetër. Ai e përmbysi tërësisht vendbanimin e tyre, dhe më pas i goditi furishëm me gurë të ndezur dhe zjarr.

53:56Page 528

هَٰذَا نَذِيرٞ مِّنَ ٱلنُّذُرِ ٱلۡأُولَىٰٓ ٥٦

This [Prophet (ﷺ)] is a warner from [i.e., like] the former warners.

Ky është një paralajmërues, si gjithë paralajmëruesit e mëparshëm. -Edhe ky i dërguar, Muhamedi, i biri i Abdullahit, Profeti nga mesi i Kurejshëve dhe Hashimijëve, nuk është profeti i parë i dërguar ndër njerëz. Ishin të shumtë profetët e dërguar para tij, të cilët i ftuan popujt e tyre në të njëjtën fe ku i fton dhe ai. Atëherë, cili është shkaku që ju e mohoni këtë profet dhe Shpalljen që atij iu dha? Çfarë argumenti do të paraqisni para Zotit për mohimin e Shpalljes së Tij? A nuk është morali i tij i njëjtë me moralin e të gjithë profetëve? A nuk urdhëroi ai për çdo të mirë dhe ndaloi nga çdo e keqe, ashtu sikurse bënë vëllezërit e tij profetë? Madje, ky profet solli prej Zotit të tij edhe Kur'anin madhështor, një libër të cilit e pavërteta nuk mund t’i afrohet aspak, sepse ai është Shpallje e të Urtit, të Lavdëruarit. Allahu i Lartësuar i shkatërroi ata popuj që mohuan profetët e tyre. Atëherë, mos e harroni këtë fakt, por ruajuni që të mos ju godasë edhe ju ajo që i goditi ata që ishin para jush. Asgjë nuk e pengon ndëshkimin e të Madhëruarit kundër atyre që mohojnë më të zgjedhurin e profetëve, Muhamedin (a.s.), i cili është imami i të devotshmëve dhe udhëheqësi i popullit më të zgjedhur.

53:57–58Page 528

أَزِفَتِ ٱلۡأٓزِفَةُ ٥٧

The Approaching Day has approached.

لَيۡسَ لَهَا مِن دُونِ ٱللَّهِ كَاشِفَةٌ ٥٨

Of it, [from those] besides Allāh, there is no remover.

E Afërta është afruar! Askush nuk mund ta largojë atë, veç Allahut! -Kijameti është afruar dhe shenjat pararendëse të tij janë shfaqur. Kur ajo ditë të vijë, askush nuk do të mund ta pengojë ndëshkimin e Allahut të Lartësuar, që do të jetë shumë i ashpër. Pastaj Allahu i Lartësuar vijon që të kërcënojë të gjithë ata që mohojnë profetësinë e Muhamedit (a.s.) dhe refuzojnë Shpalljen që ai solli, Kur'anin e lavdishëm. Kështu, Allahu i Lartësuar thotë:

53:59Page 528

أَفَمِنۡ هَٰذَا ٱلۡحَدِيثِ تَعۡجَبُونَ ٥٩

Then at this statement do you wonder?

Vallë, prej këtyre fjalëve po habiteni... -Shpallja e sjellë nga Profeti i fundit është fjala më e lartë, më e mirë dhe më e përkryer. Ajo është fjala më e zgjedhur, fjala e Allahut të Lartësuar. Atëherë, si çuditeni dhe e mohoni këtë fjalë, duke pretenduar se ajo është në kundërshtim me realitetin? Ky pretendim i kotë e ka burimin tek padituria, devijimi dhe inati juaj, pasi kjo është fjala më e vërtetë. Nëse gjykon për diçka, në të gjen gjykimin më të drejtë. Shpallja hyjnore nuk është fjalë që mund të merret me tallje. Kur'ani është fjalë e fuqishme, aq sa po të zbritej në ndonjë mal, mali do të strukej nga frika e Allahut të Madhëruar. Ky libër ua shton urtësinë të urtëve dhe besimtarët i udhëzon dhe i përforcon në rrugë të drejtë. Ai shton besimin dhe sigurinë në premtimet e Zotit. Çudi është vetëm me ata që mohojnë këtë libër, por kjo tregon sigurisht mendjelehtësinë dhe humbjen e tyre të thellë.

53:60–61Page 528

وَتَضۡحَكُونَ وَلَا تَبۡكُونَ ٦٠

And you laugh and do not weep

وَأَنتُمۡ سَٰمِدُونَ ٦١

While you are proudly sporting?1

...dhe po qeshni, e nuk po qani?! Madje, zhyteni me thellë në shkujdesje! -Në vend që shpirti juaj të zbutet dhe të ndikohet nga madhështia e këtij Kur'ani, ju çuditërisht qeshni dhe talleni me mesazhet që ai përcjell?! Në vend që sytë tuaj të lotojnë kur të dëgjojnë urdhrat dhe ndalesat e tij, në vend që zemrat tuaja të jenë të vëmendshme dhe plot shpresë e drojë, kur dëgjojnë premtimet dhe kërcënimet e tij, me ju ndodh e kundërta: ju largoheni dhe zhyteni në kotësira. Si është e mundur që ju të jeni të pavëmendshëm dhe mospërfillës ndaj këtij mesazhi të fuqishëm? Ky është tregues i dobësisë të mendjes, arsyes dhe besimit tuaj. Nëse ju do të adhuronit Allahun e Lartësuar dhe vazhdimisht do të synonit kënaqësinë e Tij në të gjitha gjendjet tuaja, nuk do të arrinit në këtë nivel kaq të ulët, të cilin kurrë nuk do ta dëshironin për veten e tyre të urtët dhe të mençurit. Më pas, i Lartësuari thotë:

53:62Page 528

فَٱسۡجُدُواْۤ لِلَّهِۤ وَٱعۡبُدُواْ۩ ٦٢

So prostrate to Allāh and worship [Him].

Bini në sexhde për Allahun dhe adhurojeni Atë! -Edhe sexhdja është një adhurim, por Allahu i Lartësuar e përmend atë në mënyrë të veçantë, për të treguar rëndësinë e madhe të saj. Në fakt, sexhdja është vetë thelbi i adhurimit, sepse ajo shpreh drojën dhe nënshtrimin ndaj Allahut të Lartësuar, bindjen dhe përunjësinë ndaj Tij. Sexhdja shënon momentin më sublim të përuljes së robit, sepse gjatë saj nënshtrohet zemra, trupi dhe pjesët më të nderuara të njeriut, duke u vendosur në tokë, e cila shkelet me këmbë. Pas urdhrit për sexhde, Allahu i Lartësuar jep një urdhër të përgjithshëm për adhurim. Kështu, Ai urdhëron për çdo fjalë dhe vepër që e do dhe e kënaq Atë, qofshin ato të dukshme apo të padukshme dhe të cilat Allahu i ka shpjeguar nëpërmjet Shpalljes së Tij. Këtu përfundon tefsiri i sures Nexhm, dhe për këtë falënderimi i plotë i takon vetëm Allahut, të Cilin kurrsesi nuk mund ta lavdërojmë ashtu sikurse e meriton. Ai është i lavdëruar ashtu sikurse e ka lavdëruar Veten e Vet dhe shumë më shumë i lavdëruar sesa mund ta lavdërojnë krijesat! Paqja, bekimet dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin (a.s.)!

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском