As-Sa'diAl‑Qamar · 54:54–55

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Al-Qamar 54:54–55

54:54Page 531

إِنَّ ٱلۡمُتَّقِينَ فِي جَنَّٰتٖ وَنَهَرٖ ٥٤

Indeed, the righteous will be among gardens and rivers,

Është e vërtetë se të devotshmit do të jenë në kopshte e në lumenj... -Të devotshëm janë ata që i druhen ndëshkimit dhe zemërimit të Allahut, duke kryer urdhëresat dhe duke iu larguar harameve, që ruhen nga idhujtaria, nga gjynahet e mëdha dhe të vogla. Këta do të jenë në kopshte dhe lumenj të Xhenetit. Atje do të gjejnë atë që syri s’e ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe zemra nuk e ka përfytyruar ndonjëherë. Atje ka pemë të mrekullueshme, lumenj që rrjedhin, kështjella të larta, shtëpi të këndshme, ushqim dhe pije të shijshme, hyri të hijshme dhe të bukura. Mes pyjeve, ka kopshte të lulëzuara e stolisura. Mbi të gjitha, atje do të gjejnë kënaqësinë e Mbretëruesit, Sunduesit të vetëm e Shpërblyesit të pamat, ashtu si dhe kënaqësinë e qëndrimit pranë Tij, sikurse thotë i Lartësuari:

54:55Page 531

فِي مَقۡعَدِ صِدۡقٍ عِندَ مَلِيكٖ مُّقۡتَدِرِۭ ٥٥

In a seat of honor near a Sovereign, Perfect in Ability.1

Në një vend të kënaqshëm, te një Sundues i Plotfuqishëm. -Pas kësaj, mos pyet se çfarë do t’u dhurojë Zoti i tyre nga bujaria dhe mirësia e Tij. Ata do të përjetojnë lumturi të papërshkrueshme nga dhuratat e Zotit të tyre. E lusim Allahun të na bëjë prej tyre dhe të mos na privojë nga mirësitë që gjenden tek Ai për shkak të ligësive që ne bëjmë! Këtu përfundon tefsiri i sures Kamer. Vetëm Allahut i takon lavdia dhe mirënjohja e plotë!

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском