As-Sa'diAl‑Waqi'ah · 56:80–96

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Al-Waqi'ah 56:80–96

56:80Page 537

تَنزِيلٞ مِّن رَّبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٨٠

[It is] a revelation from the Lord of the worlds.

Ai është shpallje prej Zotit të botëve. -Kur'ani i përshkruar me të tilla cilësi të mrekullueshme, është Shpallje e Allahut të Madhërueshëm, që është Zoti i botëve. Kur'ani është libri i Atij që përkujdeset për dynjanë dhe ahiretin e robërve të Tij. Madje, një ndër mirësitë më të mëdha, me të cilat Allahu ka treguar kujdesin për robërit e Tij besimtarë, është shpallja e Kur'anit, librit që ka përmbledhur çdo gjë të dobishme për dynjanë dhe ahiretin e krijesave. Nëpërmjet Kur'anit, Allahu i Madhëruar i mëshiroi aq shumë robërit e Tij, saqë ata nuk mund t’ia japin kurrë mirënjohjen dhe falënderimin që meriton. Mirënjohja ndaj Tij kërkon që ata ta zbatojnë sa më shumë Kur'anin, të jetojnë sipas tij, ta shpërndajnë mesazhin e tij tek të tjerët dhe të mbrojnë të vërtetën që ai kumton.

56:81Page 537

أَفَبِهَٰذَا ٱلۡحَدِيثِ أَنتُم مُّدۡهِنُونَ ٨١

Then is it to this statement that you are indifferent

Atëherë, si e mohoni këtë Fjalë? -Ky është libër madhështor, kujtim nga Zoti, ndërsa ju frikësoheni prej krijesave dhe prej shpotive të tyre?! Ky nuk është qëndrim i drejtë. Kur'ani nuk është libër për të cilin duhet të ruhesh nga opinioni i njerëzve. Kështu mund të trajtohet ndonjë libër për të cilin ka pasiguri rreth vërtetësisë së tij, por jo Kur'ani. Kur'ani famëlartë është e Vërteta. Kushdo që e lufton atë, ka për t’u mundur dhe dështuar, kushdo që përpiqet ta mposhtë, ka për t’u poshtëruar. Ai është libër që nuk pranon të lihet në hije dhe të harrohet, por ai duhet të zbatohet, të respektohet dhe të përhapet.

56:82Page 537

وَتَجۡعَلُونَ رِزۡقَكُمۡ أَنَّكُمۡ تُكَذِّبُونَ ٨٢

And make [the thanks for] your provision that you deny [the Provider]?

...dhe në vend të falënderimit (të Zotit)për furnizimin tuaj, ju e mohoni? -Në këmbim të mirësive të panumërta të Allahut, ju mohoni të vërtetën, duke u treguar mosmirënjohës ndaj bujarisë së Tij. Ju thoni: “Na ra shiu për shkak të filan ylli ose për shkak të kësaj apo asaj gjëje...”, duke ia njohur mirësitë jo Allahut, që i dhuroi me bujarinë e Tij të pakufishme. A nuk është më mirë për ju që të falënderoni Allahun e Madhëruar për këto mirësi, që Ai t’jua shtojë edhe më shumë ato?! Mos harroni se mosmirënjohja ndaj Zotit sjell largimin e mirësive të Tij dhe mbulimin nga fatkeqësitë.

56:83–85Page 537

فَلَوۡلَآ إِذَا بَلَغَتِ ٱلۡحُلۡقُومَ ٨٣

Then why, when it [i.e., the soul at death] reaches the throat

وَأَنتُمۡ حِينَئِذٖ تَنظُرُونَ ٨٤

And you are at that time looking on -

وَنَحۡنُ أَقۡرَبُ إِلَيۡهِ مِنكُمۡ وَلَٰكِن لَّا تُبۡصِرُونَ ٨٥

And We [i.e., Our angels] are nearer to him than you, but you do not see -

Kur shpirti arrin në fyt, e ju në atë çast shikoni(njeriun në agoni),Ne jemi më afër tij sesa ju, por ju nuk e shihni. -Kur njeriut në prag të vdekjes i arrin shpirti në gropën e fytit dhe ju e vështroni me keqardhje në atë gjendje, Ne – thotë Allahu – jemi më pranë atij me diturinë Tonë dhe me melekët Tanë, por ju nuk arrini ta shihni këtë realitet.

56:86–87Page 537

فَلَوۡلَآ إِن كُنتُمۡ غَيۡرَ مَدِينِينَ ٨٦

Then why do you not, if you are not to be recompensed,

تَرۡجِعُونَهَآ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ ٨٧

Bring it back,1 if you should be truthful?

Përse atëherë, nëse nuk besoni se do të gjykoheni, nuk e ktheni atë mbrapsht? -Nëse mendoni se kurrë nuk do të ringjalleni të llogariteni dhe të shpërbleheni për veprat tuaja, atëherë kthejeni shpirtin e tij dhe shpëtojeni nga vdekja! Por ju jeni të bindur që nuk mund ta arrini një gjë të tillë. Atëherë, ose nënshtrohuni dhe besojeni ringjalljen, ose mësojeni se si do të jetë përfundimi juaj i dhembshëm.

56:88–89Page 537

فَأَمَّآ إِن كَانَ مِنَ ٱلۡمُقَرَّبِينَ ٨٨

And if he [i.e., the deceased] was of those brought near [to Allāh],

فَرَوۡحٞ وَرَيۡحَانٞ وَجَنَّتُ نَعِيمٖ ٨٩

Then [for him is] rest and bounty and a garden of pleasure.

Në fillim të sures, Allahu i Madhëruar përshkroi se si do të jenë tri grupet në ahiret: të zgjedhurit, të djathtët dhe mohuesit. Tashmë përshkruhet se si është fundi i jetës së tyre në dynja, e pikërisht në momentin e vdekjes:E nëse ai është prej të zgjedhurve, atëherë do të ketë mëshirë, kënaqësi dhe(përjetësi në)Xhenetin e mirësive. -Nëse i vdekuri është prej të zgjedhurve (mukarabin), ai do të ketë një pritje të mrekullueshme. Të zgjedhurit janë ata që i kanë plotësuar të gjitha detyrimet fetare e veprat e pëlqyeshme dhe u janë larguar harameve e veprave të papëlqyeshme. Gjithashtu, ata nuk e kanë tepruar me të lejuarat, duke u treguar të përmbajtur me to. Si rezultat, Allahu i Madhëruar tregon se ata do të priten me mirësi të mrekullueshme. Ata do të kenë kënaqësi të zemrës dhe të shpirtit, si lumturi, qetësi e prehje. Gjithashtu, do të kenë edhe “rejhan”, domethënë çdo lloj kënaqësie fizike, qoftë ajo prej ushqimeve, pijeve etj. Disa kanë thënë se fjala ‘rejhan’ në ajet tregon bimën e njohur aromatike të borzilokut. Me këtë kuptim, një mirësi tjetër që do të kenë në Xhenet të përzgjedhurit, do të jetë aroma e mirë. Për ata është përgatitur edhe Xheneti i mirësive, ku do të shijojnë të gjitha mirësitë trupore dhe shpirtërore. Në të do të gjejnë atë që syri nuk e ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar dhe zemra e robit kurrë nuk e ka imagjinuar. Për përgëzimin e kësaj kategorie njerëzish në momentet e agonisë së vdekjes, i Madhëruari thotë: “S’ka dyshim se atyre që thonë “Allahu është Zoti ynë” dhe pastaj qëndrojnë të palëkundur në këtë, do t’u zbresin melekët (e do t’u thonë): “Mos u frikësoni e mos u pikëlloni, por gëzohuni me Xhenetin, që ju është premtuar! Ne jemi miqtë tuaj, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në Botën Tjetër. Atje ju do të keni atë që dëshirojnë shpirtrat tuaja dhe gjithçka që kërkoni. Kjo është dhuratë nga Ai që është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” [Fussilet 30 – 32]. Ose: “Nuk ka dyshim se të dashurit e Allahut nuk kanë aspak frikë dhe as brengosje; Ata besojnë dhe janë të devotshëm. Atyre u jepen përgëzime në jetën e kësaj bote dhe në Jetën Tjetër. Premtimet e Allahut nuk mund të ndryshohen. Kjo është fitorja e madhe.” Junus 62 – 64. Është shpjeguar se ky përgëzim u jepet atyre që në jetën e dynjasë, para ahiretit.

56:90Page 537

وَأَمَّآ إِن كَانَ مِنۡ أَصۡحَٰبِ ٱلۡيَمِينِ ٩٠

And if he was of the companions of the right,

Në qoftë se është nga të djathtët... –Të djathtët janë ata që i kanë kryer detyrimet fetare dhe u janë larguar harameve, por ndoshta kanë thyer ndonjë prej detyrimeve, pa e cenuar teuhidin dhe imanin e tyre. Këtyre u thuhet:

56:91Page 537

فَسَلَٰمٞ لَّكَ مِنۡ أَصۡحَٰبِ ٱلۡيَمِينِ ٩١

Then [the angels will say], "Peace for you; [you are] from the companions of the right."

Selam të qoftë ty prej të djathtëve! -Ke selam nga vëllezërit besimtarë prej të djathtëve. Miqtë do ta përshëndesin me selam dhe do t’i urojnë mirëseardhjen. Atyre do t’u thuhet: “Paqja ju shoqëroftë gjithmonë! Tashmë do të jeni në paqe e siguri të plotë nga mangësitë, sprovat dhe fatkeqësitë, nga ndëshkimi e vuajtjet, sepse ju jeni prej të djathtëve, të cilët do ta marrin librin e veprave të tyre nga e djathta. Ju jeni të tillë, sepse u ruajtët nga gjynahet e mëdha shkatërruese (el mubikat).

56:92Page 537

وَأَمَّآ إِن كَانَ مِنَ ٱلۡمُكَذِّبِينَ ٱلضَّآلِّينَ ٩٢

But if he was of the deniers [who were] astray,

E në qoftë se është prej gënjeshtarëve të humbur... –Domethënë, nëse është prej atyre që kanë mohuar të vërtetën, madje e kanë konsideruar atë si mashtrim.

56:93–94Page 537

فَنُزُلٞ مِّنۡ حَمِيمٖ ٩٣

Then [for him is] accommodation of scalding water

وَتَصۡلِيَةُ جَحِيمٍ ٩٤

And burning in Hellfire.

...mirëseardhja e tyre është “gosti” me ujë të valë dhe djegie nga zjarri i Xhehenemit. -Mikpritja për ta do të jetë hedhja në Xhehenem, në zjarrin e ndezur fort, i cili do t’i përfshijë tërësisht, me një nxehtësi që do t’u arrijë deri në zemër. Nëse kërkojnë lehtësim për etjen e madhe, i Lartësuari thotë: “Dhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Për jobesimtarët, Ne kemi përgatitur një Zjarr muret e të cilit do t'i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, do t'u jepet ujë (i nxehtë) si bakër i shkrirë që do t'ua përvëlojë fytyrat. Sa e tmershme është ajo pije! Sa vend i keq është ai!”.”. [Kehf 29].

56:95Page 537

إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ حَقُّ ٱلۡيَقِينِ ٩٥

Indeed, this is the true certainty,

Nuk ka dyshim se kjo është e Vërteta e sigurt. -Ky shpërblim i robërve sipas veprave të tyre, me të mirë apo me të keq, është e vërteta e sigurt, tek e cila nuk ka dyshime e pasiguri. Allahu i Madhëruar u tregoi robërve argumente të prera për vërtetësinë e kësaj dite, aq sa të urtët dhe të mençurit e përjetojnë atë sikur ta dëshmonin që në këtë botë, kur lexojnë për të. Ata e lavdërojnë Allahun e Madhëruar për këtë mirësi të madhe që u dhuroi, domethënë për sigurinë e besimit në të fshehtën e në jetën tjetër, prandaj i Madhëruari thotë:

56:96Page 537

فَسَبِّحۡ بِٱسۡمِ رَبِّكَ ٱلۡعَظِيمِ ٩٦

So exalt the name of your Lord, the Most Great.

Lartësoje Zotin tënd të Madhëruar! -I pastër nga çdo e metë e i lavdëruar qoftë Zoti ynë i Madhëruar! I lartësuar dhe larg çdo mangësie është Ai nga ajo që trillojnë e shpifin për Të zullumqarët! Lavdia e plotë i takon vetëm Allahut!

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском