As-Sa'diAl‑Hadid · 57:27–29

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Al-Hadid 57:27–29

57:27Page 541

ثُمَّ قَفَّيۡنَا عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِم بِرُسُلِنَا وَقَفَّيۡنَا بِعِيسَى ٱبۡنِ مَرۡيَمَ وَءَاتَيۡنَٰهُ ٱلۡإِنجِيلَۖ وَجَعَلۡنَا فِي قُلُوبِ ٱلَّذِينَ ٱتَّبَعُوهُ رَأۡفَةٗ وَرَحۡمَةٗۚ وَرَهۡبَانِيَّةً ٱبۡتَدَعُوهَا مَا كَتَبۡنَٰهَا عَلَيۡهِمۡ إِلَّا ٱبۡتِغَآءَ رِضۡوَٰنِ ٱللَّهِ فَمَا رَعَوۡهَا حَقَّ رِعَايَتِهَاۖ فَـَٔاتَيۡنَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مِنۡهُمۡ أَجۡرَهُمۡۖ وَكَثِيرٞ مِّنۡهُمۡ فَٰسِقُونَ ٢٧

Then We sent following their footsteps [i.e., traditions] Our messengers and followed [them] with Jesus, the son of Mary, and gave him the Gospel. And We placed in the hearts of those who followed him compassion and mercy and monasticism, which they innovated; We did not prescribe it for them except [that they did so] seeking the approval of Allāh. But they did not observe it with due observance. So We gave the ones who believed among them their reward, but many of them are defiantly disobedient.

Pastaj, në gjurmët e tyre, vazhduam me të dërguarit Tanë e pas tyre dërguam Isain, të birin e Merjemes. Atij i dhamë Ungjillin,... -Allahu i Madhëruar e përmend në mënyrë të veçantë Isain (a.s.), sepse këto ajete flasin në përgjithësi për të krishterët, që pretendojnë se janë pasues të Isait (a.s.), të cilit iu dha Ungjilli, njëri nga librat më të rëndësishëm që Zoti ka shpallur për njerëzit....ndërsa në zemrat e ithtarëve të tij futëm butësi e mëshirë. -Në një sure tjetër, i Madhëruari thotë: “Ti do të vëresh se njerëzit me armiqësinë më të fortë kundër besimtarëve janë judejtë dhe idhujtarët. Ndërsa më të butët me besimtarët janë ata që thonë: “Ne jemi të krishterë”, sepse prej tyre ka të ditur dhe adhurues asketë, të cilët nuk tregohen kryeneçë. Kur e dëgjojnë atë që i është shpallur të Dërguarit, do të shohësh që prej syve të tyre rrjedhin lot, nga e vërteta që kanë kuptuar. Ata thonë: “Zoti ynë, ne kemi besuar, pra, na regjistro ndër ata që do të dëshmojnë!" "Përse të mos besojmë në Allahun dhe në të Vërtetën që na ka ardhur, kur ne duam që Zoti ynë të na bashkojë me njerëzit e mirë?” Për këtë thënie, Allahu i ka shpërblyer me kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Ky është shpërblimi për vepërmirët. [Maide 82 – 85]. Prandaj të krishterët ishin më zemërbutë se të tjerët, atëherë kur ishin pasues dhe udhëzues të Sheriatit të Isait (a.s.).Megjithatë, murgërinë ata e shpikën vetë. -Murgëria është një lloj adhurimi, të cilin të krishterët e shpikën vetë dhe ia bën detyrim vetes. Allahu i Madhëruar nuk i pati urdhëruar kurrë për murgëri. Ishin ata që ia bënë vetes detyrë diçka të tillë, duke pretenduar se kështu synonin kënaqësinë e Allahut të Lartësuar. Por megjithëse kishin një qëllim të tillë, ata nuk iu përmbajtën atij, siç thotë i Madhëruari:Ne nuk ua bëmë detyrim murgërinë, me të cilën edhe pse synuan të arrinin kënaqësinë e Allahut, ata nuk iu përmbajtën ashtu si duhet t’i përmbaheshin. -Të krishterët nuk arritën ta plotësonin detyrimin që i ngarkuan vetes. Kësisoj, ata gabuan në dy drejtime: së pari, ata shpikën një adhurim që Zoti nuk e kishte caktuar dhe, së dyti, nuk e plotësuan detyrimin që i vunë vetes. Kështu vazhdon përsëri të veprojë shumica e të krishterëve. Sidoqoftë, disa prej tyre u përqendruan në fenë e Zotit, pa e shtrembëruar atë. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë:Prandaj, atyre që besuan drejt, Ne ua dhamë shpërblimin... -Ata që e besojnë Muhamedin (a.s.) ashtu si besojnë në Isain (a.s.), Allahu do t’i shpërblejë sipas veprave të bëra....po shumë prej tyre janë të padrejtë. -Edhe këta do të marrin atë që meritojnë, sipas padrejtësisë së tyre.

57:28Page 541

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَءَامِنُواْ بِرَسُولِهِۦ يُؤۡتِكُمۡ كِفۡلَيۡنِ مِن رَّحۡمَتِهِۦ وَيَجۡعَل لَّكُمۡ نُورٗا تَمۡشُونَ بِهِۦ وَيَغۡفِرۡ لَكُمۡۚ وَٱللَّهُ غَفُورٞ رَّحِيمٞ ٢٨

O you who have believed, fear Allāh and believe in His Messenger; He will [then] give you a double portion of His mercy and make for you a light by which you will walk and forgive you; and Allāh is Forgiving and Merciful.

O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun dhe besoni të Dërguarin e Tij! Allahu ju jep dyfish nga mëshira e Tij, -Ka mundësi që këto fjalë t’u drejtohen ithtarëve të Librit, domethënë, atyre që besojnë dhe pasojnë Musain ose Isain (a.s.). Allahu i Madhëruar i urdhëron ata që të punojnë sipas besimit të vërtetë. Ai i urdhëron që të kenë drojë (takua) ndaj Tij, duke iu larguar gjynaheve dhe mosbindjes, dhe të besojnë të Dërguarin e Tij, Muhamedin (a.s.). Nëse veprojnë kështu, Allahu ka për t’i shpërblyer dyfish, prej mëshirës së Tij: një shpërblim për besimin e tyre në profetët e shkuar dhe një shpërblim për besimin e tyre në Profetin e Fundit, Muhamedin (a.s.). Por ka mundësi, gjithashtu, që ky urdhër t’u drejtohet të gjithëve, qofshin ithtarë të Librit ose jo. Ky shpjegim është madje më i dukshëm. Kësisoj, Allahu i Madhëruar i urdhëron të gjithë njerëzit për besim dhe drojë (takua) ndaj Tij. Ai i urdhëron për pasimin e plotë të fesë së drejtë, me themelet dhe degëzimet e saj, si në veprat e jashtme e të dukshme, ashtu edhe për veprat e fshehta dhe të padukshme. Nëse e zbatojnë këtë urdhër, i Lartësuari u premton dyfish prej mirësisë dhe mëshirës së Tij. Madhësinë e këtij shpërblimi nuk e di askush, veç Allahut të Lartësuar. Një shpërblim është për besimin dhe një shpërblim për takua-në; ose një shpërblim për zbatimin e urdhrave dhe një shpërblim për lënien e harameve. Po ashtu, ka mundësi që “ju jep dyfish” të ketë kuptimin: “ju jep shpërblime të shtuara herë pas here”. Por jo vetëm kaq, sepse Allahu i Madhëruar thotë në vijim:...ju dhuron dritë, që të ecni me të, dhe ju fal gjynahet. -Përveç shpërblimit të shumëfishuar, Allahu i Lartësuar ka për t’ju dhënë dituri udhëzim dhe dritë, që të ecni mes territ të injorancës. Më shumë akoma, Ai do t’ju falë gjynahet dhe do t’ju mbulojë të metat.Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Prandaj, asnjërit të mos i duken shumë këto premtime për Allahun, që zotëron mirësi të pakufishme, të cilat kanë përfshirë qiejt e Tokën dhe çfarë gjendet mes tyre. Çdo krijesë është rrethuar nga mirësitë e Tij dhe nuk bën dot pa to as sa një pulitje sysh, madje as më pak se kaq.

57:29Page 541

لِّئَلَّا يَعۡلَمَ أَهۡلُ ٱلۡكِتَٰبِ أَلَّا يَقۡدِرُونَ عَلَىٰ شَيۡءٖ مِّن فَضۡلِ ٱللَّهِ وَأَنَّ ٱلۡفَضۡلَ بِيَدِ ٱللَّهِ يُؤۡتِيهِ مَن يَشَآءُۚ وَٱللَّهُ ذُو ٱلۡفَضۡلِ ٱلۡعَظِيمِ ٢٩

[This is] so that the People of the Scripture may know that they are not able [to obtain] anything from the bounty of Allāh1 and that [all] bounty is in the hand2 of Allāh; He gives it to whom He wills. And Allāh is the possessor of great bounty.

Le ta dinë ithtarët e Librit, se ata nuk kanë asgjë në dorë nga mirësia e Allahut... -Ne e bëjmë të qartë bujarinë Tonë ndaj atyre që kanë takua dhe besim të plotë, duke besuar edhe profetin Muhamed (a.s.), për t’u dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm ithtarëve të Librit: ata nuk kanë asnjë lloj mundësie që të përcaktojnë mirësinë e Allahut, se kujt t’i jepet ajo e kujt jo. Le ta mësojnë mirë, se nuk janë ata, me dëshirat e tyre të sëmura, që përcaktojnë se kujt duhet t’i jepet mëshira e Zotit e kujt jo. Ata të mjerë, sikurse tregon i Madhëruari, thonë: “Ata (ithtarët e Librit) thonë: “Askush nuk do të hyjë në Xhenet nëqoftë se nuk është çifut ose i krishterë!”, por i Madhëruari tha: "Këto janë trille të tyre! Thuaju: “Sillni provat tuaja, nëse keni të drejtë!” Përkundrazi, ai që i është dorëzuar Allahut dhe është bamirës, e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij. Për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të brengosen.” [Bekare 111, 112]. Pra, të mos vazhdojnë me ëndrra të kota dhe me gjykimet e tyre të padrejta. Le ta dinë se vetëm ata që besojnë Muhamedin (a.s.) dhe kanë takua, Allahu do t’u japë dyfish nga mëshira e Tij, do t’u dhurojë dritë e falje gjynahesh, ndryshe nga ç’trillojnë ithtarët e Librit. Ai do t’i shpërblejë punëmirët, edhe nëse këtë e urrejnë arrogantët e pabindur. Le ta kuptojnë ata të vetëmashtruar se:E gjithë mirësia është në dorë të Allahut dhe Ai ia jep kujt të dojë. Allahu është Dhurues i madh. -Allahu e dhuron mirësinë e Tij sipas urtësisë dhe diturisë së Tij absolute. Bujaria e Tij është e madhe dhe askush nuk mund ta kufizojë atë.Këtu përfundoi tefsiri i sures Hadidë, dhe kjo është vetëm mirësi dhe bujari prej Allahut. Vetëm Ai qoftë i lavdëruar!

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском