As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Al-Hashr 59:18–24
59:18Page 548
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَلۡتَنظُرۡ نَفۡسٞ مَّا قَدَّمَتۡ لِغَدٖۖ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ خَبِيرُۢ بِمَا تَعۡمَلُونَ ١٨
O you who have believed, fear Allāh. And let every soul look to what it has put forth for tomorrow - and fear Allāh. Indeed, Allāh is Aware of what you do.
O ju që keni besuar! Jini të devotshëm ndaj Allahut dhe le të shikojë njeriu se çfarë ka përgatitur për nesër! Kini frikë Allahun! Nuk ka dyshim se Allahu di në detaje gjithçka që ju bëni! -Allahu i Lartësuar i urdhëron adhuruesit e Tij besimtarë që të kryejnë çdo punë që u dikton imani i tyre, si edhe për devotshmëri ndaj Tij, haptazi dhe fshehtazi, në të gjitha gjendjet. Sipas këtij urdhri, ata duhet të përpiqen të realizojnë sa më mirë çdo porosi të Allahut. Ata duhet të jenë gjithmonë të kujdesshëm për të ruajtur të paprekura kufijtë e vendosura nga Ai. Për këtë, ata duhet të kenë dituri të plotë për të drejtat e tyre, por edhe për përgjegjësitë që rëndojnë mbi ta. Gjithashtu, ata duhet të llogarisin vetveten vazhdimisht, duke e mbajtur atë nën mbikëqyrje të rreptë, për të vëzhguar se çfarë të mirash dhe të këqijash kanë bërë. Qëllimi kryesor i tyre duhet të jetë kënaqja e Allahut dhe arritja e lumturisë në jetën e përjetshme. Nëse ata vendosin ahiretin në plan të parë, sigurisht që do të angazhohen maksimalisht për të bërë punë të mira dhe të mbara. Nëse e kujtojnë vazhdimisht qëndrimin para Allahut të Lartësuar, do t’u shtohet dëshira dhe vullneti për të kryer vepra të mira dhe për t’u larguar nga të këqijat. Në këtë mënyrë, ata do të pastrojnë veprat e tyre dhe do të kapërcejnë çdo pengesë që i ndalon ose devijon nga qëllimi i lartë. Ky vullnet u shtohet akoma më shumë nëse kujtojnë dhe binden se Allahu i Lartësuar është i Ditur për gjithçka që ata punojnë. Allahut nuk i fshihet asgjë prej veprave të tyre, sado të imta dhe të fshehura qofshin ato. Ai kurrë nuk ka për t’i shpërfillur dhe nuk ka për t’i lënë pa i shpërblyer për punët e tyre. Ky ajet është një bazë e fuqishme, që e ndihmon robin në vetëkontroll dhe vetëllogaritje. Adhuruesi duhet ta kontrollojë vazhdimisht veten, në çdo mendim, fjalë apo punë që kryen. Nëse shikon mangësi dhe gabime, përpiqet seriozisht për t’u larguar prej tyre dhe për t’u penduar me sinqeritet. Ai i mbështetet e i kërkon ndihmë Zotit të tij, që ta plotësojë atë urdhër. Besimtari vazhdimisht krahason mirësitë që Allahu i Lartësuar i ka dhuruar, me mangësitë e tij. Kjo i ngjall në zemër atij turpin ndaj Allahut të Madhëruar.
59:19Page 548
وَلَا تَكُونُواْ كَٱلَّذِينَ نَسُواْ ٱللَّهَ فَأَنسَىٰهُمۡ أَنفُسَهُمۡۚ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡفَٰسِقُونَ ١٩
And be not like those who forgot Allāh, so He made them forget themselves. Those are the defiantly disobedient.
Mos u bëni si ata që e harruan Allahun e prandaj Allahu i bëri që të harrojnë vetveten! Ata janë të shfrenuarit. -Me të vërtetë nuk ka fatkeqësi më të madhe sesa kur njeriu tregohet i pakujdesshëm ndaj këtyre porosive. Kush bën një gjë të tillë iu përngjan njerëzve që harrojnë Allahun e Lartësuar, duke shpërfillur detyrimet ndaj Tij. Ata nuk i japin hakun plotësimit të të drejtave të Allahut të Lartësuar, por angazhohen tërësisht për të plotësuar dëshirat e tyre pa fre. Sidoqoftë, me këto veprime, ata nuk arrijnë kurrë sukses. Përkundrazi, ato janë shkak që Allahu i Madhëruar t’i bëjë të harrojnë mirësitë për veten e tyre. Ashtu të rrëmujshëm, ata koten pas epshit të vet, duke humbur në këtë mënyrë qetësinë dhe lumturinë në të dyja jetët. Dështimi i tyre është i pariparueshëm dhe nuk mund të përshkruhet me fjalë. Këta janë të shfrenuarit, të cilët shkelin kufijtë e Zotit të tyre, duke mos iu bindur Atij.
59:20Page 548
لَا يَسۡتَوِيٓ أَصۡحَٰبُ ٱلنَّارِ وَأَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِۚ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِ هُمُ ٱلۡفَآئِزُونَ ٢٠
Not equal are the companions of the Fire and the companions of Paradise. The companions of Paradise - they are the attainers [of success].
Nuk janë njëlloj banorët e Xhenetit me banorët e Xhehenemit! Banorët e Xhenetit janë të fituarit. -A janë njëlloj ata që kujdesen për t’u pajisur me devotshmëri ndaj Allahut dhe në mënyrë të vazhdueshme kontrollojnë e llogarisin veten për çfarë kanë përgatitur për të nesërmen, me ata të mjerë, të çoroditur dhe të humbur mes errësirave të ligësisë? Sigurisht që jo! Të parët meritojnë Xhenetin e mirësisë dhe jetën e lumtur, në shoqërinë e profetëve, të sinqertëve, dëshmorëve dhe punëmirëve, që Zoti i begatoi me të mira. Ndërsa ata që nuk kujtojnë Allahun, ata që shpërfillin të drejtat dhe detyrimet ndaj Tij, ata janë të dëshpëruar në dynja dhe meritojnë ndëshkimin në ahiret. Banorët e Xhenetit janë fituesit e çdo të mire dhe të shpëtuarit nga çdo e keqe. Ndërsa banorët e Zjarrit janë të humburit dhe të privuarit. Pas qartësimit të plotë të urdhrave dhe ndalesave nga Allahu i Lartësuar, është e detyrueshme që robërit të nxitojnë në zbatimin e tyre. Nëse robërit do t’i lexonin ajetet Kur'anore me vëmendje dhe dëshirë për të mësuar të vërtetën dhe për t’iu nënshtruar asaj, atyre do t’u zbuteshin zemrat, edhe sikur të ishin të forta sa malet. Allahu i Lartësuar thotë:
59:21Page 548
لَوۡ أَنزَلۡنَا هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانَ عَلَىٰ جَبَلٖ لَّرَأَيۡتَهُۥ خَٰشِعٗا مُّتَصَدِّعٗا مِّنۡ خَشۡيَةِ ٱللَّهِۚ وَتِلۡكَ ٱلۡأَمۡثَٰلُ نَضۡرِبُهَا لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمۡ يَتَفَكَّرُونَ ٢١
If We had sent down this Qur’ān upon a mountain, you would have seen it humbled and splitting from fear of Allāh. And these examples We present to the people that perhaps they will give thought.
Sikur ta zbrisnim këtë Kur'an mbi ndonjë mal, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga Allahu. -Kjo do të thotë që ndikimi i Kur'anit në zemra është shumë i fuqishëm. Urdhërat dhe ndalesat që ai përmban janë gjithë urtësi. Ato i ofrojnë robit çdo mirësi dhe e ruajnë nga çdo e keqe, në formën më të plotë dhe me rrugët më të thjeshta. Kur'ani e pushton lehtë zemrën. Në Librin e Allahut nuk mund të gjesh asnjë kundërthënie, vështirësi apo teprim. Ligjet e Tij mund të rregullojnë çështjet e krijesave në çdo kohë dhe vend. Madje janë të vetmet rregulluese. Çdokush gjen veten e vet në këshillat e Kur'anit dhe e ndien se i drejtohen atij. Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon se Ai ka sjellë shembuj në Kur'an për t’u qartësuar adhuruesve të Tij hallallin, haramin dhe çdo çështje për të cilën kanë nevojë. Për këtë arsye, njerëzit duhet të meditojnë thellë rreth ajeteve të Librit të Zotit.Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë. -Pa dyshim, meditimi mbi ajetet Kur'anore i hap robit thesare diturie, i sqaron atij të mirën dhe të keqen, e nxit atë drejt virtyteve më të larta dhe e shtyn që të largohet nga çdo ves i keq. Nuk ka gjë më të dobishme për robin sesa thellimi në ajetet e Kur'anit.
59:22Page 548
هُوَ ٱللَّهُ ٱلَّذِي لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ عَٰلِمُ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِۖ هُوَ ٱلرَّحۡمَٰنُ ٱلرَّحِيمُ ٢٢
He is Allāh, other than whom there is no deity, Knower of the unseen and the witnessed.1 He is the Entirely Merciful, the Especially Merciful.
Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me meritë! -Këto ajete të mrekullueshme përmbajnë disa nga emrat e bukur dhe cilësitë e larta të Allahut, që nxisin robin për adhurim e devotshmëri. Prej tyre nxirren shumë mësime të mëdha. Kështu, i Lartësuari na tregon se Ai është Allahu, i Dashuri, i Adhuruari. Ai është i vetmi që meriton adhurimin. Askush tjetër nuk meriton të adhurohet bashkë me Allahun, sepse Ai është i plotë në madhështinë e Tij, gjithëpërfshirës në bujarinë, bamirësinë dhe përkujdesin që tregon ndaj krijesave. Çdo gjë që adhurohet veç Allahut është e kotë dhe nuk meriton asnjë thërrmijë adhurimi, sepse çdo gjë veç Tij është e varfër, e pafuqishme dhe e mangët. Çdo gjë tjetër, veç Allahut, nuk zotëron për veten apo për të tjerët asnjë lloj dobie dhe nuk mund të sjellë asnjë lloj dëmi. Pastaj i Lartësuari e përshkruan Veten e Vet me dituri absolute.Ai është Njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes. Ai është i Gjithmëshirëshmi Mëshirëploti. -Allahu është Alimul gajbi ue shehadeh - i Gjithëditur për çdo gjë, qoftë për ato që duken dhe krijesat i dëshmojnë, qoftë për ato gjëra që nuk i sheh dhe dëshmon askush tjetër, veç Tij. Allahu është gjithashtu i Gjithmëshirëshmi Mëshirëploti. Mëshira e Tij ka përfshirë çdo gjallesë. Pastaj Allahu deklaron përsëri njëshmërinë e Tij në meritën e adhurimit:
59:23Page 548
هُوَ ٱللَّهُ ٱلَّذِي لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلۡمَلِكُ ٱلۡقُدُّوسُ ٱلسَّلَٰمُ ٱلۡمُؤۡمِنُ ٱلۡمُهَيۡمِنُ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡجَبَّارُ ٱلۡمُتَكَبِّرُۚ سُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ عَمَّا يُشۡرِكُونَ ٢٣
He is Allāh, other than whom there is no deity, the Sovereign,1 the Pure,2 the Perfection,3 the Grantor of Security,4 the Overseer,5 the Exalted in Might,6 the Compeller,7 the Superior.8 Exalted is Allāh above whatever they associate with Him.
Ai është Allahu, veç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër me meritë. Ai është Sunduesi i përgjithshëm, i Pastër nga çdo e metë, Shpëtimtari, Siguruesi, Mbikëqyrësi, Ngadhënjimtari, Mbizotëruesi, Krenari. -Allahu është i vetmi që meriton adhurimin me dashuri dhe përunjësi të plotë, sepse Ai është El Melik - Sunduesi i përgjithshëm, Pronari i gjithçkaje. Bota e sipërme dhe e poshtme, me banorët e shpërndarë mes tyre, të gjithë pa përjashtim, janë pronë dhe nën pushtetin e Allahut të Lartësuar. Të gjithë janë të varfër, të nënshtruar dhe nevojtarë ndaj Tij. Allahu është El Kuddus i Pastër nga çdo e metë, dhe El Mukadesu - i Pastërti dhe i Lartësuari nga çdo cilësi e ulët. Allahu është Esselam - Shpëtimtari. Ai është El Mu’minu – Siguruesi, Ai që garantoi vërtetësinë e profetëve të Tij dhe saktësinë e Shpalljeve që ata sollën ndër njerëz prej Tij. Ai e vërtetoi vërtetësinë dhe saktësinë e tyre me shenja të qarta, të prera dhe të pakundërshtueshme. Allahu është El Muhejminu – Mbikëqyrësi. Ai është El Azizu - Ngadhënjimtari, Krenari dhe i Pamposhturi. Ai nënshtron gjithçka me krenarinë e Tij dhe askush nuk mund të përballet me Ngadhënjimtarin. Të gjithë qëndrojnë kokulur dhe të frikësuar përpara Allahut. Allahu është El Xhebbar – Mbizotëruesi, sepse pushteti i Tij madhështor ka nënshtruar dhe përfshirë të gjitha krijesat. Askush dhe asgjë nuk mund të dalë jashtë pushtetit të Tij. Ai, gjithashtu, i jep fuqi të pafuqishmit dhe i jep pasuri të varfërit. Allahu është El Mutekebbir - i Madhëruari Krenar. Atij i takon krenaria dhe madhështia. Por me gjithë krenarinë dhe madhështinë e Tij, Allahu është i pastër nga të gjitha mangësitë dhe padrejtësitë, sepse Ai është gjithmonë i drejtë.I Lartësuar është Allahu nga çka i shoqërojnë! -Allahu është i Lartësuar dhe i Pastër nga çdo e metë që ia përshkruajnë idhujtarët dhe mohuesit e shpalljeve të Tij.
59:24Page 548
هُوَ ٱللَّهُ ٱلۡخَٰلِقُ ٱلۡبَارِئُ ٱلۡمُصَوِّرُۖ لَهُ ٱلۡأَسۡمَآءُ ٱلۡحُسۡنَىٰۚ يُسَبِّحُ لَهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ وَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ ٢٤
He is Allāh, the Creator,1 the Producer,2 the Fashioner;3 to Him belong the best names.4 Whatever is in the heavens and earth is exalting Him. And He is the Exalted in Might, the Wise.5
Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi! -Allahu është Krijuesi dhe Shpikësi i të gjitha krijesave, pa asnjë shembull paraprirës. Ai çdo krijese i dha formën e saj. Këta tre emra kanë lidhje me krijimin, përcaktimin dhe rregullimin e çështjeve të krijesave dhe janë cilësi vetëm të Allahut të Lartësuar.Atij i takojnë emrat më të bukur! -Allahu ka shumë emra, të cilët mund t’i dijë tërësisht veçse Ai. Të gjithë emrat e Tij janë të bukur dhe tregues të cilësive më të plota dhe absolute. Në emrat dhe cilësitë e Tij nuk mund të gjesh asnjë lloj mangësie, në çdo lloj aspekti dhe këndvështrimi. Për bukurinë e tyre tregon edhe fakti që Allahu i Lartësuar i do këta emra, i do krijesat që i duan ata dhe kënaqet që adhuruesit e Tij t’i drejtohen me lutje duke e thirrur me këta emra.Atë e madhëron çfarë ka në qiej e në Tokë! -Allahu është i Plotë dhe Absolut në të gjithë emrat, përshkrimet dhe cilësitë e Tij të larta, dhe këtë e tregon fakti që gjithçka në qiej dhe në Tokë, në mënyrë të pandërprerë të vazhdueshme, është e varur dhe nevojtare për të. Gjithçka në qiej dhe në Tokë e falënderon dhe lavdëron Allahun, vetëm Atij i drejtohen për nevojat e tyre, dhe Ai u dhuron me bujarinë e Tij.Ai është Ngadhënjimtari, i Urti! -Gjithçka që dëshiron Allahu të ekzistojë, do të ekzistojë, për shkak të një urtësie të madhe.Këtu përfundon tefsiri i sures Hashër. Vetëm Allahut i takon lavdërimi, falënderimi, bujaria dhe mirësia!
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences