As-Sa'diAl‑An'am · 6:84–103

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Al-An'am 6:84–103

6:84Page 138

وَوَهَبۡنَا لَهُۥٓ إِسۡحَٰقَ وَيَعۡقُوبَۚ كُلًّا هَدَيۡنَاۚ وَنُوحًا هَدَيۡنَا مِن قَبۡلُۖ وَمِن ذُرِّيَّتِهِۦ دَاوُۥدَ وَسُلَيۡمَٰنَ وَأَيُّوبَ وَيُوسُفَ وَمُوسَىٰ وَهَٰرُونَۚ وَكَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلۡمُحۡسِنِينَ ٨٤

And We gave to him [i.e., Abraham] Isaac and Jacob - all [of them] We guided. And Noah, We guided before; and among his descendants, David and Solomon and Job and Joseph and Moses and Aaron. Thus do We reward the doers of good.

Pasi përmendi robin, të dashurin dhe të zgjedhurin e Tij, Ibrahimin a.s, me mirësitë e mëdha që e begatoi atë, si: dituria e madhe, përkushtimi në thirrjen e drejtë dhe durimi në përhapjen e të vërtetës, Allahu i Madhëruar tregon një tjetër mirësi të madhe me të cilën e nderoi të dashurin e Tij - pasardhës të mirë dhe të udhëzuar. Pasardhës të Ibrahimit (a.s)ishin profetët, më të mirët e krijesave. Kjo qe një mirësi e jashtëzakonshme, me të cilën Allahu i Madhëruar e dalloi Ibrahimin (a.s)nga profetët e tjerë.Ne i falëm atij Is’hakun dhe Jakubin... -Jakubi ishte djali i Is’hakut, pra, nipi i Ibrahimit. Është Jakubi ai që u quajt Israil, babai i kombit që Zoti e dalloi mbi popujt e tjerë të asaj kohe....dhe secilin prej tyre e udhëzuam. -Të dy ata, Is’hakun dhe Jakubin, Zoti i udhëzoi në rrugë të drejtë. Edhe Nuhun a.s, Allahu i Madhëruar e pati udhëzuar më parë. Madje, udhëzimi i tij ishte i një lloji të veçantë, që Zoti ua dha vetëm profetëve më të zgjedhur të Tij. Nuhu (a.s)ishte prej ‘ulû el azmi’, ndër më të vendosurit e profetëve.Para tij patëm udhëzuar edhe Nuhun. Edhe nga pasardhësit e tij udhëzuam Davudin, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musanë dhe Harunin. -Përemri pronor “e tij”ka mundësi t’i referohet Nuhut a.s, sepse mes të përmendurve është edhe Luti, i cili ishte pasardhës i Nuhut, por nuk mund të thuhet se ishte pasardhës i Ibrahimit pasi Luti ishte djali i vëllait të tij. Gjithashtu, është rregull në gjuhën arabe që një përemër i referohet emrit që është më pranë tij në kontekst. Por ka mundësi që këtu të bëhet fjalë edhe për Ibrahimin, pasi jemi ende në një kontekst lavdërimi për këtë profet. Edhe pse Luti nuk ishte pasardhës prej gjaku i Ibrahimit a.s, ai ishte ndër ata që pasuan në besim Ibrahimin. Madje për Lutin, rëndësia e Ibrahimit si paraardhës në besim do të ishte më e madhe sesa si paraardhës prej gjaku. Kështu, pasardhës të Ibrahimit (a.s)ishin edhe Daudi, Sulejmani i biri i Daudit, Ejubi, Jusufi i biri i Jakubit, Musai dhe Haruni, dy bijtë e Imranit.Kështu i shpërblejmë Ne bamirësit. -Ashtu sikurse i rregulluam dhe begatuam pasardhësit e Ibrahimit, për shkak se ai e përkreu adhurimin ndaj Zotit të tij dhe bamirësinë ndaj krijesave, po kështu i shpërblejmë të gjithë bamirësit. Në varësi të ihsanit (bamirësisë)të tyre, do të jetë edhe shkalla e famës së mirë ndër njerëz.Profetët e quajtur "ulul azmi" të dalluarit janë vërtet më të përzgjedhurit mes profetëve dhe janë quajtur si të tillë për vetë përpjekjet dhe peshën e tyre të madhe në ftesën e njerëzve në rrugën e Zotit. Kështu Nuhu, Ibrahimi, Musa, Isa dhe Muhamedi (a.s) janë më të dalluarit mes gjithë profetëve e lajmëtarëve. Mjafton të stjudosh me kujdes historitë e tyre për të parë përpjekjet e tyre vigane në përhapjen e besimit të pastër në Zotin e lartësuar. Do të shohësh vuajtjet, mundimet dhe peshën e rëndë që u është dashur të përballojnë në davetin e tyre. Ja kështu ndodhi sepse Allahu i lartësuar i dalloi e përzgjodhi ata mbi të gjithë njerëzit. Prandaj ata u quajtën "ulul azmi / më të dalluarit". [Sh.p.]

6:85Page 138

وَزَكَرِيَّا وَيَحۡيَىٰ وَعِيسَىٰ وَإِلۡيَاسَۖ كُلّٞ مِّنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ٨٥

And Zechariah and John and Jesus and Elias - and all were of the righteous.

Edhe Zekerijan, Jahjanë, Isanë dhe Ilijasin. Të gjithë ishin prej të mirëve(të devotshëm). -Të gjithë këta ishin salihin, domethënë, të mirë në moralin, punët dhe diturinë e tyre. Madje, ata ishin krerët dhe më të dalluarit e të mirëve.

6:86Page 138

وَإِسۡمَٰعِيلَ وَٱلۡيَسَعَ وَيُونُسَ وَلُوطٗاۚ وَكُلّٗا فَضَّلۡنَا عَلَى ٱلۡعَٰلَمِينَ ٨٦

And Ishmael and Elisha and Jonah and Lot - and all [of them] We preferred over the worlds.

Edhe Ismailin, Eljesanë, Junusin dhe Lutin. Të gjithë këta i veçuam mbi njerëzit e tjerë. -Ismaili, i biri i Ibrahimit, është babai i më të mirit të popujve, babai i popullit arab, dhe babai i më të mirit të njerëzve, Muhamedit a.s. Junusi ishte i biri i Metait dhe Luti ishte i biri i Hârânit, vëllait të Ibrahimit. Të gjithë këta profetë dhe të dërguar të Allahut u dalluan mbi të gjithë botën. Katër janë gradat e të mirëve, dhe ato i ka përmendur Allahu i Madhëruar në suren Nisa: “Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata, të cilëve Allahu u ka dhuruar mirësi të shumta - me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me vepërmirët. Sa shokë të mirë janë ata!” [En-nisa 69] E këta janë profetë, që qëndrojnë në gradën më të lartë si të tillë, aq më tepër që janë ndër më të zgjedhurit e të gjithë profetëve të dërguar nga Allahu i Madhëruar. Nuk ka dyshim se profetët për të cilët Zoti na ka treguar në Librin e Tij janë më të mirë e të dalluar se ata që nuk i ka përmendur.

6:87Page 138

وَمِنۡ ءَابَآئِهِمۡ وَذُرِّيَّٰتِهِمۡ وَإِخۡوَٰنِهِمۡۖ وَٱجۡتَبَيۡنَٰهُمۡ وَهَدَيۡنَٰهُمۡ إِلَىٰ صِرَٰطٖ مُّسۡتَقِيمٖ ٨٧

And [some] among their fathers and their descendants and their brothers - and We chose them and We guided them to a straight path.

Edhe shumë prej prindërve, pasardhësve dhe vëllezërve të tyre i zgjodhëm dhe i udhëzuam në Rrugën e Drejtë. -Po kështu u veprua edhe me prindërit, pasardhësit dhe vëllezërit e këtyre të zgjedhurve. Zoti i dalloi të gjithë ata, duke u dhuruar mirësi të shumta dhe duke i udhëzuar në rrugën e drejtë.

6:88Page 138

ذَٰلِكَ هُدَى ٱللَّهِ يَهۡدِي بِهِۦ مَن يَشَآءُ مِنۡ عِبَادِهِۦۚ وَلَوۡ أَشۡرَكُواْ لَحَبِطَ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ٨٨

That is the guidance of Allāh by which He guides whomever He wills of His servants. But if they had associated others with Allāh, then worthless for them would be whatever they were doing.

Ky është Udhëzimi i Allahut. Ai udhëzon kë të dojë nga robërit e Tij. -Ky udhëzim është prej Allahut, i vetmi udhëzim i drejtë që ekziston. Është Ai që udhëzon në rrugën e drejtë atë që Ai dëshiron prej robërve të Vet. Atëherë, vetëm tek Ai kërkojeni udhëzimin, sepse nëse Allahu nuk ju udhëzon në rrugën e drejtë, ju nuk mund të gjeni udhëzues tjetër veç Tij! Ndër ata që Allahu dëshiroi t’i udhëzonte ishin edhe këta që u përmendën më lart.Nëse do të bënin idhujtari, atëherë do të asgjësohej çdo vepër e tyre. -Pa dyshim, idhujtaria asgjëson çdo lloj vepre të mirë dhe e bën të padiskutueshme përjetësinë në zjarrin e Xhehenemit. Kështu, nëse edhe këta të zgjedhur do të ndëshkoheshin në këtë mënyrë, po të bënin idhujtari, atëherë çfarë mendohet se do të ndodhte me të tjerët? Ky është përfundimi i shirkut - shkatërrim e asgjësim i punëve dhe përjetësi në zjarr.

6:89–90Page 138

أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ ءَاتَيۡنَٰهُمُ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡحُكۡمَ وَٱلنُّبُوَّةَۚ فَإِن يَكۡفُرۡ بِهَا هَٰٓؤُلَآءِ فَقَدۡ وَكَّلۡنَا بِهَا قَوۡمٗا لَّيۡسُواْ بِهَا بِكَٰفِرِينَ ٨٩

Those are the ones to whom We gave the Scripture and authority and prophethood. But if they [i.e., the disbelievers] deny it, then We have entrusted it to a people who are not therein disbelievers.

أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ هَدَى ٱللَّهُۖ فَبِهُدَىٰهُمُ ٱقۡتَدِهۡۗ قُل لَّآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ أَجۡرًاۖ إِنۡ هُوَ إِلَّا ذِكۡرَىٰ لِلۡعَٰلَمِينَ ٩٠

Those are the ones whom Allāh has guided, so from their guidance take an example. Say, "I ask of you for it [i.e., this message] no payment. It is not but a reminder for the worlds."

Këta janë ata të cilëve Ne u dhamë Librin, urtësinë e Profetësinë. E nëse këta(populli yt)refuzojnë, Ne e kemi siguruar atë me një popull që nuk e refuzon. Këta ishin ata të cilët Allahu i udhëzoi në rrugë të drejtë, prandaj me udhëzimin e tyre udhëhiqu! -Zoti i udhëzoi ata në rrugën e drejtë, prandaj në të njëjtën rrugë vijo edhe ti, o Profet i nderuar! Dhe, me të vërtetë, Profeti (a.s)e zbatoi me përpikmëri këtë detyrë. Ai ndoqi rrugën e tyre, madje duke mbledhur tek vetja çdo cilësi të lartë që gjendej tek ata. Kështu, ai u bë më i madhi i të gjithë profetëve dhe imami i të devotshmëve. Paqja, mëshira, bekimet dhe mirësitë e Allahut qofshin me të dhe me të gjithë të dërguarit e Allahut! Me këtë mënyrë argumentoheshin sahabët, për të thënë se Muhamedi (a.s)ishte më i miri dhe më i zgjedhuri i profetëve.Thuaj: “Unë nuk kërkoj për këtë asnjë shpërblim prej jush.” -Thuaju atyre që i kthejnë shpinën ftesës tënde: “Unë nuk po ju kërkoj ndonjë shpërblim për transmetimin e të vërtetës dhe për ftesën që ju bëj. Kështu, ju nuk keni si të thoni se e refuzoni ftesën time sepse jeni rënduar nga kërkesat dhe shpenzimet. Shpërblimi im është veçse nga Allahu i Madhëruar dhe vetëm Atij ia kërkoj dhe e shpresoj."!Ky është veçse një mesazh për mbarë njerëzimin. -Kjo është një këshillë për njerëzimin, që ata të ndërgjegjësohen për çdo gjë të dobishme e të inkurajohen për ta kryer atë, të ndërgjegjësohen për atë që u bën dëm dhe të nxiten për t’iu larguar asaj. Kjo shërben gjithashtu që njerëzit të njohin Zotin e tyre, me emrat, cilësitë dhe veprat e Tij të mrekullueshme, të kujtojnë e mësojnë se cilat janë virtytet më të larta njerëzore dhe rrugët për t’i arritur ato, si edhe të kuptojnë se cilat janë veset dhe rrugët që të shpien në to. Duke qenë një përkujtim për gjithë botën, ajo është mirësia më e madhe që Zoti ka falur ndonjëherë, mirësi të cilën ata duhet ta pranojnë me përunjësi dhe t’i shprehin mirënjohjen e plotë Atij që ua dhuroi.

6:91Page 139

وَمَا قَدَرُواْ ٱللَّهَ حَقَّ قَدۡرِهِۦٓ إِذۡ قَالُواْ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ عَلَىٰ بَشَرٖ مِّن شَيۡءٖۗ قُلۡ مَنۡ أَنزَلَ ٱلۡكِتَٰبَ ٱلَّذِي جَآءَ بِهِۦ مُوسَىٰ نُورٗا وَهُدٗى لِّلنَّاسِۖ تَجۡعَلُونَهُۥ قَرَاطِيسَ تُبۡدُونَهَا وَتُخۡفُونَ كَثِيرٗاۖ وَعُلِّمۡتُم مَّا لَمۡ تَعۡلَمُوٓاْ أَنتُمۡ وَلَآ ءَابَآؤُكُمۡۖ قُلِ ٱللَّهُۖ ثُمَّ ذَرۡهُمۡ فِي خَوۡضِهِمۡ يَلۡعَبُونَ ٩١

And they did not appraise Allāh with true appraisal1 when they said, "Allāh did not reveal to a human being anything." Say, "Who revealed the Scripture that Moses brought as light and guidance to the people? You [Jews] make it into pages, disclosing [some of] it and concealing much. And you2 were taught that which you knew not - neither you nor your fathers." Say, "Allāh [revealed it]." Then leave them in their [empty] discourse, amusing themselves.

Ata nuk e madhëruan Allahun ashtu si e meriton kur thanë: “Allahu nuk i shpalli gjë askujt” -Ky është një poshtërim dhe qortim i rëndë për jehudët dhe idhujtarët që mohuan Shpalljen, duke pretenduar se Allahu kurrë nuk i ka shpallur ndonjë gjë njerëzve. Kush thotë të tilla fjalë, nuk e ka vlerësuar Allahun ashtu si i takon madhështisë së Tij. Ky është një cenim i urtësisë së Allahut. Ky është, gjithashtu, një pretendim i paturpshëm se Allahu i ka lënë robërit e Tij të çoroditur, të paudhëzuar dhe pa i urdhëruar e ndaluar, pa u vendosur kufij e ligje, që duhet t’u përmbahen e t’i zbatojnë. Këto fjalë janë shprehje e mosmirënjohjes për mirësinë më të madhe që Ai u dhuroi njerëzve - Shpalljen e Tij. Shpallja është e vetmja rrugë për njerëzit që të arrijnë lumturinë, nderin dhe fitoren në çdo aspekt. E ku ka cenim më të madh dhe shpifje më të shëmtuar sesa të pretendosh se Zoti kurrë nuk u ka shpallur gjë njerëzve?! Duke i bërë të kuptojnë kotësinë dhe pavërtetësinë e fjalëve të tyre dhe të pranojnë atë që edhe vetë ata e besojnë, Allahu thotë:Thuaj: “Kush e zbriti Librin, me të cilin erdhi Musai - një dritë e udhërrëfyes për njeriun? Por ju e keni bërë atë të shpërndarë në fletë(të veçanta), duke shfaqur disa prej tyre, por duke fshehur një pjesë të madhe të tyre.” -Kush e shpalli Teuratin e madh? Kush e bëri atë dritë, që largon errësirat e injorancës? Kush e bëri atë udhëzim, që të shpëton nga humbja dhe devijimi? Kush e bëri atë udhëzues për në rrugën e drejtë, me dijen e saktë dhe veprat që urdhëron të zbatohen? Teurati është një libër, që u bë i famshëm në botë dhe që mbushi mendjet dhe zemrat e njerëzve. Por njerëzit filluan ta kopjonin atë nëpër fletë, pra, filluan të fusnin duart e ta manipulonin ashtu si donin. Atë që u përshtatej dëshirave të tyre e shfaqnin, ndërsa atë që binte ndesh me dëshirat e tyre e fshihnin, dhe kjo ka ndodhur shpesh dhe gjatë gjithë historisë.“Juve ju mësua ajo që nuk e dinit - as ju e as prindërit tuaj.” -Prej këtij libri, ju dhe paraardhësit tuaj mësuat shumë gjëra që nuk i dinit. Pasi t'i pyesësh ata se kush e shpalli Teuratin, këtë libër madhështor dhe të dobishëm, atëherë ti thuaju:“Allahu”. Pastaj, lëri ata të zhyten në kotësinë e tyre. -Allahu është Ai që e zbriti Shpalljen. Me këtë përgjigje zbardhet plotësisht e vërteta, aq sa të padrejtëve nuk u mbetet më asnjë justifikim. Pasi t’u japësh këtë përgjigje, atëherë lëri të luajnë dhe të koten në humbjen ku janë zhytur, derisa të vijë Dita e Premtuar.

6:92Page 139

وَهَٰذَا كِتَٰبٌ أَنزَلۡنَٰهُ مُبَارَكٞ مُّصَدِّقُ ٱلَّذِي بَيۡنَ يَدَيۡهِ وَلِتُنذِرَ أُمَّ ٱلۡقُرَىٰ وَمَنۡ حَوۡلَهَاۚ وَٱلَّذِينَ يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ يُؤۡمِنُونَ بِهِۦۖ وَهُمۡ عَلَىٰ صَلَاتِهِمۡ يُحَافِظُونَ ٩٢

And this is a Book which We have sent down, blessed and confirming what was before it, that you may warn the Mother of Cities [i.e., Makkah] and those around it.1 Those who believe in the Hereafter believe in it, and they are maintaining their prayers.

Edhe ky është një Libër që e zbritëm Ne. Ai është i begatshëm... -Edhe Kur'ani, që të shpallëm ty o Muhammed, është mubârekun- i begatshëm, plot mirësi. Ky Kur'an është gjithashtu:...dhe vërtetues i shpalljeve të mëparshme. -Ai është në përputhje dhe miratues i shpalljeve të shkuara, si dhe dëshmues për vërtetësinë e profetëve të kaluar.Ne e shpallëm për të paralajmëruar Nënën e Qyteteve dhe gjithçka përreth saj. -E shpallëm Kur'anin që t’i tërheqësh vërejtjen të parit të qyteteve (Mekës) dhe atyre që shtrihen rreth tij, domethënë vendeve arabe dhe gjithë vendeve të tjera të botës. Kështu, të qortosh njerëzimin që t’i ruhen ndëshkimit të Allahut të Madhërishëm dhe të largohen nga çdo vepër që sjell këtë ndëshkim.Ata që besojnë në ahiretin, besojnë edhe në atë(Libër)dhe janë të rregullt me namazin e tyre. -Nëse zemra mbushet me drojë për Zotin dhe për takimin me Të, ajo ndreqet dhe bindet për të punuar për kënaqësinë e Allahut. Njerëzit me këtë zemër janë të përpiktë në kryerjen e namazeve, duke i falur në kohën e duhur duke u përpjekur të plotësojnë kushtet, shtyllat, detyrat dhe veprimet e pëlqyeshme të tij. Të tillët e kryejnë namazin në formën e përkryer. Allahu na bëftë prej tyre!

6:93Page 139

وَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّنِ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا أَوۡ قَالَ أُوحِيَ إِلَيَّ وَلَمۡ يُوحَ إِلَيۡهِ شَيۡءٞ وَمَن قَالَ سَأُنزِلُ مِثۡلَ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُۗ وَلَوۡ تَرَىٰٓ إِذِ ٱلظَّٰلِمُونَ فِي غَمَرَٰتِ ٱلۡمَوۡتِ وَٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ بَاسِطُوٓاْ أَيۡدِيهِمۡ أَخۡرِجُوٓاْ أَنفُسَكُمُۖ ٱلۡيَوۡمَ تُجۡزَوۡنَ عَذَابَ ٱلۡهُونِ بِمَا كُنتُمۡ تَقُولُونَ عَلَى ٱللَّهِ غَيۡرَ ٱلۡحَقِّ وَكُنتُمۡ عَنۡ ءَايَٰتِهِۦ تَسۡتَكۡبِرُونَ ٩٣

And who is more unjust than one who invents a lie about Allāh or says, "It has been inspired to me," while nothing has been inspired to him, and one who says, "I will reveal [something] like what Allāh revealed." And if you could but see when the wrongdoers are in the overwhelming pangs of death while the angels extend their hands,1 [saying], "Discharge your souls! Today you will be awarded the punishment of [extreme] humiliation for what you used to say against Allāh other than the truth and [that] you were, toward His verses, being arrogant."

E kush është gjynahqar më i madh sesa ai që trillon gënjeshtra ndaj Zotit, ose thotë: “Mua më vjen Shpallje”, ndërkohë që nuk i shpallet asgjë...” -Allahu i Lartësuar na tregon se nuk ka padrejtësi më të madhe dhe krim më të shëmtuar se sa ai i atij që trillon gënjeshtra rreth Allahut dhe flet padrejtësisht, shpif e trillon besime e ligje në emër të Tij. Këta flasin në emër të Zotit dhe pretendojnë se ajo është fjala dhe gjykimi i Zotit, ndërkohë që Allahu është i pastër dhe shumë larg atyre shpifjeve. Ky konsiderohet si krimi më i madh, sepse nëpërmjet tij ndryshohet si baza, ashtu edhe degëzimet e fesë së drejtë. Duke e paraqitur një rrugë të devijuar dhe të transformuar si një porosi të Zotit, ata sjellin shkatërrimin më të madh për krijesat. Ky është dëmi më i madh që mund të ekzistojë. I tillë konsiderohet, për shembull, pretendimi i rremë i ndokujt se është profet dhe se Allahu i shpall atij mesazhe. Ai jo vetëm që tregon paturpësinë e vet që të shpifë rreth të Madhërishmit dhe të Plotfuqishmit, por u bën edhe krijesave padrejtësi, duke i mashtruar dhe i detyruar që të pasojnë rrugën e tij të humbur. Madje, ai i lufton njerëzit, duke përdhosur nderin, pasurinë dhe jetën e atyre që nuk pranojnë ta pasojnë në rrugën e humbjes. Të tillë janë të gjithë ata që pretendojnë se janë profetë pas Muhamedit a.s, si Muselejmeh Mashtruesi, Esued el Anesiju etj.ose që thotë: “Unë mund të zbuloj diçka të ngjashme me atë që ka zbritur Allahu”?! -Ku ka zullumqar më të madh se ai që pretendon se ka fuqi të bëjë atë që bën Zoti, të bëjë ligje e të pretendojë se janë ligje të Zotit apo t’i bëjë ato të detyrueshme për zbatim, sikurse bën Zoti me ligjet e Tij? Kjo përfshin të gjithë ata që pretendojnë se kanë pushtetin për të kundërshtuar Kur'anin, ose që pretendojnë se mund të sjellin libër si Kur'ani. E ku ka padrejtësi më të madhe sesa ajo e një fakiri të pafuqishëm e të mangët nga çdo drejtim, që pretendon se është i njëjtë apo i afrohet të Plotfuqishmit e të Pasurit, që nuk ka nevojë për asnjë e për asgjë, të Cilit i takon përsosmëria absolute në të gjitha drejtimet, në Qenien e Tij, në emrat e cilësitë e Tij, në atributet dhe veprat e Tij?! Pasi foli për këta zullumqarë të shëmtuar, Allahu i Madhëruar na kujton ndëshkimin poshtërues dhe të dhembshëm që i pret ata gjatë vdekjes dhe në Ditën e Gjykimit.Eh, sikur t’i shihje keqbërësit kur janë në agoni të vdekjes,... -Sikur t’i shikoje ata në agoninë e tmerrshme të vdekjes, kur frika e dhimbja i lë pa frymë, pamja do të ishte e tmerrshme dhe e papërshkrueshme. I Lartësuari thotë:...ndërsa melekët kanë shtrirë duart e veta e u thonë: “Jepeni shpirtin!...” -Melekët i zgjasin duart e tyre drejt zullumqarëve, që me dhimbje po përjetojnë vdekjen, dhe i godasin ashpër e pa mëshirë. Ata u drejtohen shpirtrave të tyre, që nuk duan të dalin jashtë trupit, për shkak se janë të tmerruar, dhe u thonë:“Tani do të vuani dënimin poshtërues...” -Zoti e përshkruan si “adhâbel hûni”- ndëshkim poshtërues. Ndëshkimi atë ditë do të jepet sipas llojit të veprave të kryera. Ata e meritojnë këtë, sepse:“...sepse ju thoshit të pavërteta për Allahun dhe ndaj shenjave të Tij tregoheshit kryeneçë” -Ju e merituat ndëshkimin për shkak të trillimeve tuaja rreth të vërtetës dhe refuzimit të Shpalljes, që ju erdhi nga Zoti juaj nëpërmjet profetëve të Tij të vërtetë.

6:94Page 139

وَلَقَدۡ جِئۡتُمُونَا فُرَٰدَىٰ كَمَا خَلَقۡنَٰكُمۡ أَوَّلَ مَرَّةٖ وَتَرَكۡتُم مَّا خَوَّلۡنَٰكُمۡ وَرَآءَ ظُهُورِكُمۡۖ وَمَا نَرَىٰ مَعَكُمۡ شُفَعَآءَكُمُ ٱلَّذِينَ زَعَمۡتُمۡ أَنَّهُمۡ فِيكُمۡ شُرَكَٰٓؤُاْۚ لَقَد تَّقَطَّعَ بَيۡنَكُمۡ وَضَلَّ عَنكُم مَّا كُنتُمۡ تَزۡعُمُونَ ٩٤

[It will be said to them], "And you have certainly come to Us alone [i.e., individually] as We created you the first time, and you have left whatever We bestowed upon you behind you. And We do not see with you your 'intercessors' which you claimed that they were among you associates [of Allāh]. It has [all] been severed between you,1 and lost from you is what you used to claim."

Tashmë ju na vini të vetmuar, ashtu si ju krijuam së pari...” -Nga mendjemadhësia, ju nuk denjonit të zbatonit ligjet e Shpalljes. Këto ajete dëshmojnë për vërtetësinë e berzaħ-ut, jetës së varrit, si edhe të shpërblimit dhe ndëshkimit në të, pasi këto fjalë dhe ky ndëshkim u jepen në prag të vdekjes, gjatë saj dhe pas saj. Ajetet na tregojnë se shpirti është diçka që hyn dhe që del nga trupi, është diçka që melekët i drejtohen me fjalë. Ai mund të qëndrojë e banojë në trup dhe mund të largohet e të ndahet prej tij. E tillë është gjendja e zullumqarëve në berzaħ. Ndërsa Ditën e Gjykimit, ata do të jenë të dëshpëruar, të humbur, të vetmuar, pa familje, pa fëmijë, pa miq, pa pasuri, pa fuqi, pa pushtet e pa ndihmë. Ata do të paraqiten të vetëm para Allahut, ashtu sikurse Ai i krijoi herën e parë, të zhveshur nga gjithçka. Në këtë dynja ka shumë rrugë dhe mënyra, nëpërmjet të cilave njeriu mund të arrijë qëllimet, të grumbullojë të mirat apo të shpëtojë nga të këqijat. Por Ditën e Gjykimit do të asgjësohen dhe do të zhvlerësohet çdo mundësi që robi ka patur në këtë dynja për të arritur qëllimet e veta, përveç veprave që ka kryer. Atë ditë ndikojnë, qoftë për mirë apo për keq, vetëm punët që robi ka bërë në dynja. Nëse ka bërë të mira, do të marrë shpërblim të mirë, në të kundërt do të marrë atë që meriton. Veprat e mira dhe ato të këqija janë referencat e shpërblimit dhe ndëshkimit në ahiret. Bukuria apo shëmtia, lumturia apo dëshpërimi, shpërblimi apo ndëshkimi në ahiret varen drejtpërdrejt nga veprat e robit në dynja. Ato do t’i sjellin robit dobi ose dëm, do ta lumturojnë ose trishtojnë, do ta shpërblejnë ose ndëshkojnë, ndërsa çdo gjë tjetër si: familja, fëmijët, pasuria, aleatët, ndihmësit etj. janë veç për këtë botë dhe nuk mund ta ndihmojnë aspak në ahiret. I Lartësuari thotë:“...duke lënë pas vetes gjithçka që ju patëm dhënë.” -Pasuritë dhe gjithçka që ju dhamë, ju i keni lënë pas në dynja. Tashmë asgjë nuk mund t’ju ndihmojë për të arritur ndonjë të mirë apo për t’ju shpëtuar nga ndonjë e keqe.“Nuk po shohim të jenë me ju ndërmjetësit tuaj, për të cilët mëtonit se ishin ortakët e Allahut.” -Idhujtarët adhurojnë zota të tjerë në vend të Allahut ose bashkë me Të. Ata adhurojnë melekë, profetë, njerëz të mirë etj., ndërkohë që të gjithë janë nën zotërimin e Allahut. Allahu është Krijuesi i gjithçkaje dhe vetëm Atij i duhen përkushtuar adhurimet, por idhujtarët u japin krijesave atë që e meriton vetëm Zoti. Kjo është një padrejtësi e madhe nga ana e tyre. Të gjithë janë krijesa e rob të Allahut, i Cili është Sunduesi e Mbretëruesi i tyre, i vetmi që meriton adhurimin. Adhurimi i këtyre krijesave është njëlloj si t’i konsiderosh ata si zota të njëjtë me Allahun, Krijuesin dhe Sunduesin absolut. Ditën e Gjykimit, ata do të poshtërohen dhe do t’u thuhet:“Pa dyshim, sot është këputur çdo lidhje mes jush...” -Tashmë janë shkëputur lidhjet tuaja me ata që i konsideronit si ndërmjetësuesit dhe ndihmësit tuaj. Ata nuk mund të ndërmjetësojnë për ju apo t’ju ofrojnë ndonjë ndihmë sado të vogël.“...dhe ka humbur gjithçka që ju shpresonit.” -Ju pretendoni në dynja se, nëpërmjet adhurimit që u përkushtonit idhujve tuaj, përfitonit mirësi, bereqet dhe siguri. Ju pretendonit se ishin ata që ju sillnin lumturi dhe ju shpëtonin nga vështirësitë. Por, në fakt, ishte Shejtani i mallkuar ai që jua zbukuroi këto mashtrime në shpirtin tuaj. Ju e pranuat me kënaqësi këtë trillim, duke gjetur prehje në të, dhe e shprehët miratimin tuaj me gjuhën dhe gjymtyrët tuaja. Me mendjemadhësi, ju vazhduat të harroheshit në këto pretendime të kota. Ju vazhduat këtë rrugë, edhe pasi ju bë e qartë e vërteta, që binte ndesh tërësisht me pretendimet tuaja. Për këtë arsye, Ditën e Gjykimit, juve do t’ju zhduken këto pretendime, kur të shihni se e vërteta qëndron krejt ndryshe. Atëherë do të kuptoni se keni humbur përfundimisht veten, familjen dhe pasuritë tuaja. Keni humbur gjithçka dhe keni fituar dëshpërimin dhe ndëshkimin.

6:95Page 140

۞ إِنَّ ٱللَّهَ فَالِقُ ٱلۡحَبِّ وَٱلنَّوَىٰۖ يُخۡرِجُ ٱلۡحَيَّ مِنَ ٱلۡمَيِّتِ وَمُخۡرِجُ ٱلۡمَيِّتِ مِنَ ٱلۡحَيِّۚ ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُۖ فَأَنَّىٰ تُؤۡفَكُونَ ٩٥

Indeed, Allāh is the cleaver of grain and date seeds.1 He brings the living out of the dead and brings the dead out of the living. That is Allāh; so how are you deluded?

Allahu i Madhëruar na tregon rreth pushtetit e sundimit të Tij të gjerë, fuqisë së Tij të madhe dhe faktit se Ai është absolutisht i Plotë. Ai na tregon, gjithashtu, për mëshirën e Tij të gjerë, bamirësinë e Tij gjithëpërfshirëse dhe përkujdesin e Tij të jashtëzakonshëm për krijesat. Kështu, i Lartësuari thotë:Është Allahu Ai që e bën farën dhe bërthamën(e hurmës)të mbijë . -Kjo përfshin të gjitha llojet e farërave e kokrrave, qoftë ato që vetë njerëzit i mbjellin dhe i kultivojnë, qoftë ato të cilat vetë Zoti i mbjell e shpërndan nëpër fusha, male e lugina. Është Ai që i bën farërat të çelin në sytha dhe të fillojnë procesin e mbjelljes. Ato u përkasin bimëve nga më të ndryshmet në llojin, formën dhe dobinë e tyre. Po kështu, është Allahu që i nxjerr sythat nëpër pemë, si hurma, agrume etj. Nga këto përfitojnë të gjithë njerëzit, bagëtitë e çdo gjallesë. Kafshët kullosin e ushqehen me bimësinë, të cilën është Zoti që e bën të çelë në vazhdimësi, ndërsa njerëzit mund të magazinojnë e t’i shfrytëzojnë ato. Në këtë mënyrë, Allahu i Madhëruar u tregon krijesave bamirësinë dhe bujarinë e Tij. Kjo përkujdesje e mrekullueshme habit të mençurit e lë pa fjalë dijetarët e urtë. Ata mrekullohen nga perfeksioni i krijimit të të Madhërishmit, nga urtësia e Tij absolute në gjithçka që ka krijuar dhe nga ekuilibri që ka vendosur në natyrë. Në këtë mënyrë, të mençurit e njohin Allahun në madhështinë e Tij dhe janë të bindur se Ai është i Vetmi dhe i Pashoq në pushtetin e urtësinë që ka, i Vetmi në përkujdesjen për krijesat e Tij, i Vetmi që meriton adhurimin me dashuri, madhërim, nënshtrim e përkushtim, ndërsa adhurimi i gjithçkaje tjetër është i kotë e i padrejtë.Ai nxjerr të gjallin nga i vdekuri... -Kështu, nga një pikë uji e hedhur me forcë nxjerr një krijese të gjallë, ose nga veza e ngurtë, Ai nxjerr një zog, nga një farë e ngurtë nxjerr një bimë ose një pemë plot dobi e begati....dhe të vdekurin nga i gjalli. -“El mejit”është diçka që nuk ka shpirt dhe nuk rritet e zhvillohet. Kështu, nga një pemë, që është e gjallë, sepse rritet e jeton, Ai nxjerr ujë apo frytet që nuk rriten, ose nga zogu i gjallë nxjerr vezën, pra, diçka që nuk ka jetë etj.Ky është Allahu. Atëherë si i largoheni së vërtetës? -Është Allahu i Madhëruar, Zoti juaj, Ai i Cili është i vetëm në kryerjen e gjithë krijimit dhe që përkujdeset për krijesat. Është Ai të Cilit i takon adhurimi juaj dhe i të gjithë krijesave, me dashuri, madhërim, përunjësi dhe bindje të plotë. Duke qenë se është Allahu Ai që përkujdeset për të gjithë botën, duke i ushqyer e furnizuar me bujarinë dhe mëshirën e Tij, atëherë përse devijoni dhe largoheni nga rruga e drejtë?! Si i largoheni adhurimit të Allahut, që ka të tilla cilësi të mrekullueshme, dhe humbisni duke iu përkushtuar atyre që nuk zotërojnë as për veten e vet dëm apo dobi, që nuk mund të japin jetë apo vdekje, që nuk kanë fuqi për të ringjallur, për të marrë në llogari e për të shpërblyer me drejtësi?!! Pasi përmendi farën e prodhimit të ushqimit të krijesave, Allahu i Madhëruar kujton mirësinë e Tij ndaj krijesave duke u mundësuar vendqëndrimin dhe duke krijuar për to gjithçka që kanë nevojë, si dritën, errësirën etj. Ai thotë:

6:96Page 140

فَالِقُ ٱلۡإِصۡبَاحِ وَجَعَلَ ٱلَّيۡلَ سَكَنٗا وَٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَ حُسۡبَانٗاۚ ذَٰلِكَ تَقۡدِيرُ ٱلۡعَزِيزِ ٱلۡعَلِيمِ ٩٦

[He is] the cleaver of daybreak and has made the night for rest and the sun and moon for calculation.1 That is the determination of the Exalted in Might, the Knowing.

Ai është Krijuesi i dritës së mëngjesit. Natën e bëri për qetësi, -Ashtu sikurse e çan farën e nxjerr prej saj bimën, ashtu e çan errësirën e natës, që mbulon Tokën dhe krijesat, me rrezen e dritës së sabahut, pak e nga pak, derisa ta largojë terrin plotësisht. Pasi largon errësirën, Ai mbulon gjithçka me dritën e shkëlqimin e ditës, që krijesat të plotësojnë nevojat e tyre të dynjasë, të fesë dhe të ahiretit. Duke qenë se krijesat kanë nevojë për qetësi dhe rehati, gjë kjo që nuk mund të plotësohet gjatë ditës dhe në dritë, Allahu i Madhëruar krijoi natën. Gjatë natës, njerëzit qetësohen në strehimet e tyre, duke fjetur gjumë. Po kështu, edhe kafshët kthehen në strofulla e zogjtë në fole, për të marrë pjesën e tyre të rehatisë e qetësisë. Pastaj i Lartësuari i ngre, duke iu sjellë dritën, e kështu vazhdon deri në Ditën e Kijametit....kurse Diellin dhe Hënën për llogaritjen e kohës. -Nëpërmjet fazave të Diellit dhe Hënës përcaktohet koha e adhurimeve, afatet e marrëveshjeve etj. Nëse nuk do të ishin ciklet e Diellit e të Hënës, njerëzit do ta kishin të vështirë llogaritjen e kohës, kalimin e ditëve, javëve, muajve etj. Nëpërmjet tyre, Zoti e bëri të thjeshtë për këdo përllogaritjen e kohës, si lehtësim për nevojat e njerëzve.Ky është caktim i Ngadhënjimtarit, të Gjithëditur. -Para krenarisë së Allahut janë nënshtruar të gjitha këto krijesa madhështore. Ato i qëndrojnë me bindje rregullave të vendosura nga i Madhërishmi, pa dalë aspak nga kufijtë e vendosur prej Tij. Allahu është El Alîm - i Gjithëdituri, dija e të Cilit ka përfshirë gjithçka, të shfaqur apo të fshehur. Prej shenjave logjike që tregojnë se dija e Tij është gjithëpërfshirëse është edhe nënshtrimi i këtyre krijesave madhështore ndaj ligjeve të Tij. Ky sistem mahnit mendjen e të urtëve me bukurinë, përshtatshmërinë dhe perfeksionin e tij. Ai tregon, gjithashtu, për urtësinë e Atij që e krijoi dhe e përsosi.

6:97Page 140

وَهُوَ ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلنُّجُومَ لِتَهۡتَدُواْ بِهَا فِي ظُلُمَٰتِ ٱلۡبَرِّ وَٱلۡبَحۡرِۗ قَدۡ فَصَّلۡنَا ٱلۡأٓيَٰتِ لِقَوۡمٖ يَعۡلَمُونَ ٩٧

And it is He who placed for you the stars that you may be guided by them through the darknesses of the land and sea. We have detailed the signs for a people who know.

Është Ai që i bëri yjet(të shndritshme)për ju që të orientoheni nëpërmjet tyre, nëpër errësirat e tokës dhe të detit. -Për udhëtarin që ndihet i humbur e nuk gjen dot drejtimin, Allahu i Madhëruar vendosi yjet në qiell si orientues. Kështu, ai vazhdon rrugën për të plotësuar nevojat e veta, si për tregti etj. Disa yje shihen vazhdimisht, sikur nuk lëvizin nga vendi i tyre, ndërsa disa të tjerë i ndërrojnë pozicionet. Lëvizjen e këtyre të fundit e njohin dijetarët e kësaj fushe. Nëpërmjet tyre, ata përcaktojnë kohën, vendet, drejtimet e horizontit etj. Nga ky ajet e nga të tjerë të ngjashëm kuptojmë se është i lejuar mësimi e studimi i astronomisë, sepse kështu arrihet orientimi i saktë.Vërtet, Ne i kemi shpjeguar me hollësi Shenjat Tona -I sqaruam ajetet, duke i ndarë e shkoqitur veç e veç. Por për cilët u bënë të qarta ajetet e Tij? Përgjigjja:për njerëzit që dinë të mendojnë. -Këta janë dijetarët dhe të urtët. Pikërisht këtyre u drejtohen ajetet dhe prej tyre pritet përgjigjja, ndryshe nga injorantët e vrazhdë dhe të ftohtë, të cilët u kthejnë shpinën ajeteve të Allahut dhe diturisë së sjellë nga profetët e Tij. Sqarimi i ajeteve nuk u vlen aspak atyre, nuk u zbardh ndonjë gjë të pakuptueshme, sepse ata thjesht i refuzojnë.

6:98Page 140

وَهُوَ ٱلَّذِيٓ أَنشَأَكُم مِّن نَّفۡسٖ وَٰحِدَةٖ فَمُسۡتَقَرّٞ وَمُسۡتَوۡدَعٞۗ قَدۡ فَصَّلۡنَا ٱلۡأٓيَٰتِ لِقَوۡمٖ يَفۡقَهُونَ ٩٨

And it is He who produced you from one soul and [gave you] a place of dwelling and of storage.1 We have detailed the signs for a people who understand.

Është Ai që ju krijoi prej një njeriu të vetëm. Në të(Tokë) do të jetoni dhe nën të do të prisni(ringjalljen). -Nga Ademi a.s, Allahu i Lartësuar nxori llojin njerëzor, i cili mbushi Tokën. Lloji njerëzor vazhdoi të shtohet e shumohet, duke u bërë aq të ndryshëm në formën fizike dhe në moralin e tyre, saqë nuk mund të përshkruhet me fjalë apo të përkufizohet me ndonjë rregull. Allahu i Madhëruar bëri për ta një destinacion, ku do të tubohen të gjithë. Ai do të jetë vendqëndrimi final, pas të cilit nuk ka tjetër. Ky është ahireti. Allahu i krijoi ata dhe i tregoi se ahireti, e jo dynjaja, do të jetë vendqëndrimi i tyre i përjetshëm. Ai i krijoi dhe i vendosi në këtë dynja, që të përpiqen dhe të punojnë për të arritur mirësinë dhe përjetësinë në ahiret. Mirësia në ahiret ndërtohet mbi punën në këtë dynja dhe përpjekjet në të. Allahu i Madhëruar, nga shpina e baballarëve i vendosi në barkun e nënave, pastaj i nxori në këtë dynja, për të vazhduar rrugën pas vdekjes në jetën e berzaħ-ut. Këto janë faza kalimtare të njerëzve, derisa të përfundojnë në ahiret, në vendin nga i cili kurrë nuk do të largohen: ose në Zjarr, ose në Xhenet. Kjo dynja është thjesht një vend i përkohshëm.Ne ua shpjegojmë shenjat Tona njerëzve që kuptojnë. -Të kuptojnë ajetet e Allahut, që janë të sqaruara mirë.

6:99Page 140

وَهُوَ ٱلَّذِيٓ أَنزَلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ فَأَخۡرَجۡنَا بِهِۦ نَبَاتَ كُلِّ شَيۡءٖ فَأَخۡرَجۡنَا مِنۡهُ خَضِرٗا نُّخۡرِجُ مِنۡهُ حَبّٗا مُّتَرَاكِبٗا وَمِنَ ٱلنَّخۡلِ مِن طَلۡعِهَا قِنۡوَانٞ دَانِيَةٞ وَجَنَّٰتٖ مِّنۡ أَعۡنَابٖ وَٱلزَّيۡتُونَ وَٱلرُّمَّانَ مُشۡتَبِهٗا وَغَيۡرَ مُتَشَٰبِهٍۗ ٱنظُرُوٓاْ إِلَىٰ ثَمَرِهِۦٓ إِذَآ أَثۡمَرَ وَيَنۡعِهِۦٓۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكُمۡ لَأٓيَٰتٖ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ ٩٩

And it is He who sends down rain from the sky, and We produce thereby the growth of all things. We produce from it greenery from which We produce grains arranged in layers. And from the palm trees - of its emerging fruit are clusters hanging low. And [We produce] gardens of grapevines and olives and pomegranates, similar yet varied. Look at [each of] its fruit when it yields and [at] its ripening. Indeed in that are signs for a people who believe.

Është Ai që e lëshon ujin nga qielli dhe me të nxjerr bimësi të të gjitha llojeve. -Një nga mirësitë më të mëdha të Allahut të Madhëruar është shiu, për të cilin kanë nevojë të domosdoshme njerëzit dhe të gjitha gjallesat. Allahu i Madhëruar zbret ujë nga qielli në mënyrë të vazhdueshme, sa herë që njerëzit kanë nevojë. Nëpërmjet këtij uji, Allahu i jep jetë çdo gjëje që u nevojitet krijesave. Me mirësinë e Allahut, krijesat largojnë etjen, gjejnë qetësinë, gëzohen dhe rehatohen. Me përkujdesjen e Zotit, largohet thatësia, frika e pasiguria. Me mëshirën e Atij që është Rraĥmân dhe Rraĥîm, vendin e frikës e zë siguria, varfëria zëvendësohet me pasuri, skamja me begati, prandaj njerëzit duhet të angazhohen sinqerisht për t’i shprehur mirënjohjen e plotë Atij, t’i përkushtohen me adhurime e pendim të sinqertë, t’i shprehin dashurinë e madhërimin për Të. Pasi përmendi në mënyrë të përgjithshme bimësinë, që rritet dhe jeton nëpërmjet ujit që Ai e zbret nga qielli, Allahu i Madhëruar veçon drithërat dhe ushqimet bazë, si gruri, misri, elbi dhe hurmat, për dobinë e madhe që ato kanë. Ai thotë:…Prej tyre Ne nxjerrim gjelbrim dhe drithëra me kokrra të dendura në kallinj. -Nga bima e gjelbër nxjerrim farëra ushqyese, si gruri, misri, elbi, orizi etj. Allahu i Madhëruar i përshkruan këto bimë si muterâkiben- të dendura e të vendosura njëra mbi tjetrën, për të treguar se ato janë të bollshme në lloje e kategori, por edhe në prodhimin që japin, pasi nga një farë dalin shumë të tilla, për të plotësuar nevojat për konsum të krijesave dhe për të mbetur një pjesë për mbjellje sërish, duke u ruajtur kështu lloji i farës.Nga palma e hurmës dhe sythat e tyre dalin kalaveshë hurmash që varen poshtë. -Pemë plot sytha, që më vonë kthehen në fruta të mrekullueshme, të shijshme, që varen e shkojnë pranë atyre që duhet t’i konsumojnë. Edhe kur ato ndodhen lart, përsëri në trungun e pemëve ka degë të vogla, që e bëjnë më të thjeshtë ngjitjen në to.Ne nxjerrim edhe kopshte me hardhi, ullinj e shegë, të ngjashme e jo të ngjashme. -Me ujin që zbret nga qielli, i Lartësuari bën kopshte të mbushura me rrush, ullinj e shegë, të përmendura në mënyrë të veçantë për dobinë e tyre, por edhe shumë pemë të tjera. Allahu i Lartësuar thotë se këto pemë janë “të ngjashme e jo të ngjashme”. Ka mundësi të jetë fjala për shegën dhe ullirin, që janë pemë të ngjashme për sa u përket trungut e gjetheve, por jo të ngjashme në frytet që prodhojnë e në shijen e tyre. Por ka mundësi që të flitet për të gjitha llojet e bimëve e pemëve, të cilat janë të ngjashme me njëra tjetrën në disa cilësi e të ndryshme në aspekte të tjera. Megjithatë, të gjitha janë të dobishme dhe të nevojshme për krijesat. Ato ushqehen e kënaqen me to, si edhe nxjerrin mësime nëse i studiojnë. I Madhëruari thotë:Vështroni frutat e tyre, kur formohen e piqen! -Vështroni e studioni, me qëllim që të nxirrni mësime e të përfitoni. Shihni frutat e pemëve, dhe në mënyrë të veçantë hurmat, kur ato piqen dhe bëhen gati për vjelje. Ato janë shenja që tregojnë për mëshirën e gjerë të Allahut të Madhëruar, për bamirësinë e Tij gjithëpërfshirëse, për pushtetin e Tij absolut dhe përkujdesin e Tij të pakrahasueshëm për krijesat. Por jo çdokush mediton kështu dhe jo çdokush që mediton kupton urtësinë e vërtetë të çështjeve. Prandaj i Madhëruari e lidh ngushtë të kuptuarit e urtësive nga meditimi, me imanin e vërtetë. Ai thotë:Në të gjitha këto ka Shenja për njerëzit që besojnë. -Është imani që i nxit dhe udhëzon besimtarët që të punojnë sipas rregullave të tij. Mes punëve që nxit imani i vërtetë është edhe përsiatja mbi ajetet e shenjat e Allahut në gjithësi, për të kuptuar urtësitë që fshihen pas tyre, qoftë me logjikë, qoftë duke u bazuar në natyrshmërinë e pastër, qoftë edhe sipas këndvështrimit të fesë.

6:100Page 140

وَجَعَلُواْ لِلَّهِ شُرَكَآءَ ٱلۡجِنَّ وَخَلَقَهُمۡۖ وَخَرَقُواْ لَهُۥ بَنِينَ وَبَنَٰتِۭ بِغَيۡرِ عِلۡمٖۚ سُبۡحَٰنَهُۥ وَتَعَٰلَىٰ عَمَّا يَصِفُونَ ١٠٠

But they have attributed to Allāh partners - the jinn, while He has created them - and have fabricated for Him sons and daughters without knowledge. Exalted is He and high above what they describe.

Ata i shoqërojnë Allahut ortakë prej xhindeve, kur në të vërtetë, Allahu i ka krijuar ata dhe pa pasur aspak dituri, ata shpifin se Ai ka djem e vajza. -Allahu i Madhëruar na tregon se, me gjithë mirësitë e shumta për krijesat dhe përkujdesjen e Tij të pashembullt për ta, megjithëse Ai iu prezantua atyre me shenja e argumente të shumta, idhujtarët kurejshë e të tjerët si ata, konsideronin si zota shumë idhuj e krijesa të pafuqishme. Ata u luteshin melekëve e xhindëve, të cilët janë veçse krijesa të Zotit dhe nuk zotërojnë asgjë. Ata i konsideronin xhindët si të barabartë me Allahun, në dorën e të Cilit është krijimi dhe ligji. Ai është Bamirësi i vetëm, që dhuron të gjitha mirësitë, Ai që largon të gjitha ligësitë e papastërtitë. Aq më keq, disa idhujtarë shpikën idenë e çmendur dhe të turpshme se Zoti ka fëmijë, djem e vajza. Ata nuk kanë asnjë dituri e fakt për këto gjëra që thonë. E ku ka më zullumqar sesa ai që trillon për Zotin ide e besime që nuk kanë fakte e nuk janë të bazuar në dituri nga vetë Zoti?! Ata kanë thënë për Zotin shpifjen më të turpshme, nga e cila Zoti është i pastër dhe i lartësuar. I Madhëruari e ka lavdëruar e lartësuar Veten e Vet nga shpifjet që trillojnë idhujtarët, duke thënë:I pastër(nga çdo mangësi)dhe i lartësuar është Ai nga përshkrimet e tyre. -Allahu i Madhëruar është i përshkruar me çdo emër, cilësi e atribut të plotë e absolut dhe i pastër nga çdo mangësi, defekt e turp. E si mund të jetë ndryshe, kur Ai:

6:101Page 140

بَدِيعُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ أَنَّىٰ يَكُونُ لَهُۥ وَلَدٞ وَلَمۡ تَكُن لَّهُۥ صَٰحِبَةٞۖ وَخَلَقَ كُلَّ شَيۡءٖۖ وَهُوَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٞ ١٠١

[He is] Originator of the heavens and the earth. How could He have a son when He does not have a companion [i.e., wife] and He created all things? And He is, of all things, Knowing.

Është Ai që krijoi qiejt dhe Tokën(pa asnjë model të mëparshëm). -Allahu është Bedîus-semâuât, domethënë Shpikësi i qiejve, Krijuesi dhe Përsosësi i krijimit të tyre, pa asnjë model të mëparshëm. Ai i krijoi qiejt e Tokën në mënyrë të përkryer dhe në formën më të bukur. Logjika më e lartë njerëzore nuk mund as ta perceptojë një madhështi të tillë. Allahu është i vetëm në krijimin e gjithçkaje dhe nuk ka ortakë me Të në këtë krijim.E si do të ketë Ai fëmijë, kur nuk ka bashkëshorte? -Si pretendojnë që Allahu ka fëmijë, kur Ai është Zoti dhe El Samedu- Ai të Cilit i drejtohet çdo krijesë për nevojat e saj? Si pretendojnë që Allahu ka fëmijë, ndërkohë që Ai nuk ka bashkëshorte? Allahu është i Pasuri, që nuk ka nevojë për krijesat e Tij, ndërsa ato të gjitha kanë nevojë për Të, janë të varfra e nevojtare në çdo gjendje të tyre për të Madhëruarin. Pastaj, fëmija duhet të jetë i të njëjtit lloj e origjinë si i ati. Allahu është Krijuesi, ndërsa çdo gjë tjetër është krijesë dhe asnjë nga krijesat nuk mund t’i përngjajë apo afrohet Allahut, në çdo aspekt qoftë. Pasi përmendi faktin se Ai është Krijuesi i gjithçkaje, Allahu i Madhëruar flet për dijen e Tij gjithëpërfshirëse:Ai ka krijuar çdo gjë dhe ka dije të plotë për gjithçka. -Përmendja e diturisë pas krijimit është një udhëzim se si të arsyetojmë e meditojmë rreth emrave e cilësive të Allahut. Kështu, për shembull, duke vëzhguar krijimin madhështor, të krijohet bindja se Krijuesi duhet të jetë Absolut në dijen e Tij dhe i pashembullt në urtësinë e Tij. I Lartësuari thotë: “I fshihni ose i thoni fjalët tuaja haptas, nuk ka dyshim se Ai e di çka fshihni në zemrat tuaja. A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai është i Gjithëdituri në imtësi rreth sekreteve.” [Mulk 13, 14]. Ose: “A nuk është i fuqishëm Ai, që krijoi qiejt e Tokën, që t’i rikrijojë ata (njerëzit)? Po, Ai është Krijuesi, i Gjithëditiri. Kur Ai dëshiron diçka, mjafton vetëm t’i thotë: “Bëhu!” e ajo menjëherë bëhet. I lartë është Ai, në dorën e të Cilit është pushteti mbi gjithçka dhe vetëm tek Ai ktheheni.” [Ja Sin 81 – 83].

6:102Page 141

ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمۡۖ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ خَٰلِقُ كُلِّ شَيۡءٖ فَٱعۡبُدُوهُۚ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ وَكِيلٞ ١٠٢

That is Allāh, your Lord; there is no deity except Him, the Creator of all things, so worship Him. And He is Disposer of all things.

Ky është Allahu, Zoti juaj. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë, përveç Tij. Ai është Krijuesi i çdo gjëje,.... -Është Ai që meriton adhurimin, maksimumin e dashurisë dhe maksimumin e nënshtrimit ndaj Tij, madhërimit e përunjësisë para Tij. Është Ai që i krijoi të gjitha krijesat dhe përkujdeset për to, duke u mundësuar çdo mirësi dhe duke u larguar çdo të keqe....prandaj vetëm Atë adhuroni! -Kur ju të bindeni dhe të pranoni me siguri se vetëm Allahut i takon adhurimi, me çdo rrugë e formë, atëherë përkushtojani vetëm Atij të gjitha llojet e adhurimeve, me sinqeritet vetëm për Të dhe duke synuar vetëm kënaqësinë e Tij. Ky është qëllimi pse jeni krijuar: “Nuk i krijova xhindët dhe njerëzit për gjë tjetër, veçse për të më adhuruar Mua.” [Dharijat 56].Ai përkujdeset për gjithçka -Çdo gjë është në administrimin dhe përkujdesjen e Allahut të Madhëruar. Ai krijon dhe përkujdeset për krijesat dhe Ai rregullon çdo çështje të tyre. Dihet mirë se diçka e lënë në përkujdesin e dikujt është në varësi të kujdestarit të saj. Por përkujdesja e Allahut nuk është si ajo e robit. Përkujdesja e robit është e varur nga ai që e ka vendosur në atë detyrë dhe udhëzimet e kushtet e tij. Ndërsa përkujdesja e Allahut, Krijuesit të gjithçkaje, është e pakufizuar dhe e pacenuar. Ajo është e ndërtuar mbi diturinë e plotë, mbi mëshirën dhe bamirësinë e pakufishme dhe mbi drejtësinë absolute. Askush nuk mund të kritikojë e kontestojë përkujdesjen e Allahut. Në krijimin dhe administrimin e çështjeve nga Allahu nuk mund të gjesh asnjë defekt, mangësi apo kotësi. Prej përkujdesjes së Allahut të Madhërishëm është edhe qartësimi i plotë i fesë së Tij, duke e ruajtur atë nga devijimi e ndryshimet. Gjithashtu, Ai ka marrë përsipër që t’i ruajë dhe mbrojë besimtarët nga çdo gjë që ua largon ose ua dëmton imanin dhe fenë e tyre.

6:103Page 141

لَّا تُدۡرِكُهُ ٱلۡأَبۡصَٰرُ وَهُوَ يُدۡرِكُ ٱلۡأَبۡصَٰرَۖ وَهُوَ ٱللَّطِيفُ ٱلۡخَبِيرُ ١٠٣

Vision perceives Him not,1 but He perceives [all] vision; and He is the Subtle,2 the Aware.3

Asnjë shikim nuk mund ta përfshijë Atë. Por është Ai që i përfshin të gjitha shikimet. -Kjo ndodh për shkak të madhështisë, lartësisë dhe plotësisë së Allahut të Madhëruar. Atë nuk mund të përfshijnë vështrimet e krijesave, edhe pse mund të vështrojnë fytyrën e Tij dhe të lumturohen me të (në Xhenet). Fakti që krijesat nuk mund ta përfshijnë Allahun me vështrimin e tyre nuk mohon mundësinë e shikimit të Tij nga ana e tyre, madje nëse e kuptojmë mirë, e pohon atë. Nëse mohohet gjithëpërfshirja e vështrimit, kjo tregon se ekziston mundësia e vështrimit të pjesshëm. Nëse do të mohohej mundësia për ta parë Atë, do të thuhej: “La terâhul ebŝâr” - “nuk e shohin shikimet” dhe jo: “La tudrikuhul ebŝâr” - “nuk e përfshijnë shikimet”. Kështu, ky ajet nuk mbështet mendimin e gabuar të mohuesve të cilësive të Zotit (el muat-tile), të cilët nuk e pranojnë faktin se besimtarët do ta shohin Zotin e tyre në ahiret. Madje, sikurse thamë, ky ajet dëshmon të kundërtën e mendimit të tyre. Dituria e Allahut përfshin të shfaqurën dhe të fshehurën, dëgjimi i Tij përfshin zërat e shfaqur dhe ato të fshehur, shikimi i Tij përfshin çdo gjë, e madhe apo e vogël qoftë, siç thotë Ai më pas:Ai është Mëshirëmadh(i Butë)dhe Di hollësisht gjithçka. -Dituria e Allahut është shumë e thellë dhe e detajuar. Ai di imtësisht çdo të fshehtë, të padukshme, të mbuluar dhe të pashfaqur. Ndërsa nga butësia e Tij, Allahu e udhëzon dhe drejton robin që të arrijë e të realizojë çdo mirësi dhe dobi në drejtim të fesë dhe besimit. Ai i rregullon çështjet e fesë dhe të besimit të robit me rrugë e mënyra që robi nuk i ndjen e kupton aspak, e aq më pak të përpiqet për t’i planifikuar e realizuar ato. Kështu, Allahu i Mëshirshëm dhe i Butë e udhëzon dhe drejton robin drejt lumturisë së përjetshme, drejt suksesit final (felâĥ), pa e ndier dhe hetuar robi fare një gjë të tillë. Madje, në funksion të këtij qëllimi të mrekullueshëm, i Madhëruari përcakton vështirësi ose gjëra të dhimbshme dhe të urryera për robin, që ai ta lusë dhe t’i përgjërohet Allahut që t’ia largojë ato. Allahu i përcakton këto gjëra, sepse e di shumë mirë se kjo është më e mirë për robin dhe se përsosmëria e tij arrihet veçse në këtë mënyrë. Subĥânallâh! I Lartësuar dhe i Pastër nga çdo e metë është Allahu, që është i Gjithëditur, i Butë, I Gjithmëshirshëm, dhe Mëshirëplotë për besimtarët.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском