As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Al-An'am 6:104–124
6:104Page 141
قَدۡ جَآءَكُم بَصَآئِرُ مِن رَّبِّكُمۡۖ فَمَنۡ أَبۡصَرَ فَلِنَفۡسِهِۦۖ وَمَنۡ عَمِيَ فَعَلَيۡهَاۚ وَمَآ أَنَا۠ عَلَيۡكُم بِحَفِيظٖ ١٠٤
There has come to you enlightenment from your Lord. So whoever will see does so for [the benefit of] his soul, and whoever is blind [does harm] against it. And [say], "I am not a guardian over you."1
Tashmë ju kanë ardhur prova të qarta nga Zoti i juaj. -Juve ju erdhën shumë ajete që sqarojnë të vërtetën, aq sa e bëjnë atë të shndritshme dhe të dukshme si dielli për sytë. Ajetet e Kur’ânit janë sjellë me elokuencën më të lartë, me shprehjet më të qarta e të kuptueshme, që shpalosin të vërtetën dhe urtësitë më të mëdha. Arsyeja është se ato janë Shpallje e Zotit të gjithësisë. Ai është Zoti i gjithësisë, që përkujdeset për gjithë botën, duke u dhuruar pandërprerë prej mirësive e begative të Tij. Mirësitë e Tij mbi krijesat janë të dukshme dhe të fshehura, të jashtme dhe të brendshme. Ndër mirësitë më të mëdha janë qartësimi i ajeteve, ligjeve, si edhe zgjidhja e problemeve të ndryshme.Kush i sheh, ai e ka për veten e vet ... -Ai që i trajton ajetet dhe shenjat e Allahut me nderimin që u takon, duke i kuptuar drejt ato dhe duke punuar sipas tyre me sinqeritet vetëm për të kënaqur Allahun, ai i ka bërë nder dhe mirësi veçse vetvetes. Allahu është Ganijun Hamid, i Pasuri dhe Jonevojtari për krijesat dhe i Lavdëruar vetvetiu, pa pasur nevojë që krijesat ta lavdërojnë e madhërojnë....e kush mbyll sytë, ai i bën dëm vetes. -Ai që i sheh ajetet dhe shenjat e Allahut, por i injoron ato, duke bërë sikur nuk i ka parë, ai që i sheh ajetet dhe shenjat e Allahut dhe nuk ndriçohet nga drita e tyre, ai që këshillohet dhe nuk e pranon këshillën, ai që i qartësohet e vërteta dhe nuk nënshtrohet që të punojë e jetojë sipas saj, ai dëmton veç veten nga verbëria që tregon.Unë nuk jam mbikqyrësi juaj. -O i Dërguar, thuaju atyre: “Unë nuk jam mbikëqyrësi apo regjistruesi i veprave tuaja! Kjo nuk është detyra ime. Unë jam veçse një transmetues i qartë e besnik, që ka detyrë të qartësojë të vërtetën në mënyrën më të bukur dhe më të kuptueshme. Unë e kreva misionin që m’u ngarkua, duke e përcjellë qartë mesazhin e ngarkuar nga Zoti im. Kjo është detyra ime, ndërsa veprat tuaja dhe llogaria për to nuk janë përgjegjësi e imja.
6:105Page 141
وَكَذَٰلِكَ نُصَرِّفُ ٱلۡأٓيَٰتِ وَلِيَقُولُواْ دَرَسۡتَ وَلِنُبَيِّنَهُۥ لِقَوۡمٖ يَعۡلَمُونَ ١٠٥
And thus do We diversify the verses so they [i.e., the disbelievers] will say, "You have studied,"1 and so We may make it [i.e., the Qur’ān] clear for a people who know.
Kështu, Ne ta kemi shtjelluar në imtësi Shpalljen, aq sa ata të thonë “Ti i ke mësuar këto (nga të tjerë)” dhe që t’ua bëjmë të qarta njerëzve të ditur. -Ashtu sikurse e kemi shtjelluar Kur'anin me imtësi për idhujtarët, për çështjet që kanë lidhje me teuĥîdin, profetësinë dhe Ditën e Premtuar, po ashtu u kemi sqaruar atyre të gjitha çështjet e tjera, të cilat ata nuk i dinin. Por pas gjithë këtij sqarimi, ata përsëri e mohojnë të vërtetën dhe thonë: “Ti i ke mësuar këto njohuri nga ithtarët e Librit dhe të tjerët.” Nëpërmjet ajeteve të Tij, Allahu i Madhëruar ua mëson të vërtetën një populli që janë të urtë dhe të mençur, të cilët dinë të respektojnë të vërtetën, ta pranojnë dhe ta pasojnë atë. Këta janë besimtarët e vërtetë, të cilët e besojnë profetin Muhamed (a.s)dhe Shpalljen që atij iu dhurua nga Zoti i gjithësisë.
6:106Page 141
ٱتَّبِعۡ مَآ أُوحِيَ إِلَيۡكَ مِن رَّبِّكَۖ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ وَأَعۡرِضۡ عَنِ ٱلۡمُشۡرِكِينَ ١٠٦
Follow, [O Muḥammad], what has been revealed to you from your Lord - there is no deity except Him - and turn away from those who associate others with Allāh.
Prandaj, ti pasoje atë që të shpallet nga Zoti yt - Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Tij dhe distancohu prej idhujtarëve! -Pasoji, o i Dërguar, dhe ji i kujdessëm për gjithçka që Ne të shpallim ty, urdhëresa apo ndalesa! Pa dyshim, urdhëresa më e madhe që të ka ngarkuar Allahu i Lartësuar është njësimi i Tij në adhurim dhe ftesa e botës në këtë çështje. Mos u shqetëso, madje mos i kushto rëndësi inatit dhe arrogancës që shfaqin idhujtarët dhe pretendimeve të kota që ata nxjerrin!
6:107Page 141
وَلَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ مَآ أَشۡرَكُواْۗ وَمَا جَعَلۡنَٰكَ عَلَيۡهِمۡ حَفِيظٗاۖ وَمَآ أَنتَ عَلَيۡهِم بِوَكِيلٖ ١٠٧
But if Allāh had willed, they would not have associated. And We have not appointed you over them as a guardian, nor are you a manager over them.1
Sikur të donte Allahu, ata nuk do të ishin idhujtarë. -Sikur Allahu i Lartësuar të dëshironte që këta idhujtarë të mos bënin idhujtari, ashtu do të ndodhte. Por Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur, prandaj e di mirë zgjedhjen e tyre të keqe dhe faktin që ata do të pasojnë të dehur dëshirat e tyre të shfrenuara, të cilat i çojnë shumë larg nga e vërteta.Por Ne nuk të bëmë mbikqyrës të tyre dhe ti nuk je përgjegjës për ta. -Ne nuk të kemi bërë ty, o i Dërguar, mbikëqyrës të tyre, që t’u regjistrosh veprat. Nuk të kemi bërë as kujdestar të tyre, që të shqetësohesh për çështjet që ata kanë.
6:108Page 141
وَلَا تَسُبُّواْ ٱلَّذِينَ يَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ فَيَسُبُّواْ ٱللَّهَ عَدۡوَۢا بِغَيۡرِ عِلۡمٖۗ كَذَٰلِكَ زَيَّنَّا لِكُلِّ أُمَّةٍ عَمَلَهُمۡ ثُمَّ إِلَىٰ رَبِّهِم مَّرۡجِعُهُمۡ فَيُنَبِّئُهُم بِمَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ١٠٨
And do not insult those they invoke other than Allāh, lest they insult Allāh in enmity without knowledge. Thus We have made pleasing to every community their deeds. Then to their Lord is their return, and He will inform them about what they used to do.
Mos ua shani ata(idhujt), të cilëve ata iu luten krahas Allahut, sepse nga armiqësia dhe padituria e tyre, ata mund të shajnë Allahun. Kështu ia kemi zbukuruar Ne çdo populli veprimet e veta. Në fund kthimin e kanë te Zoti i tyre dhe atëherë do t’i shpërblejë për çdo gjë që kanë bërë. -Allahu i Madhëruar i ndalon besimtarët nga një veprim, që në origjinë është i lejuar - t’u shash idhujtarëve idhujt e tyre. Madje, poshtërimi dhe sharja e idhujve konsiderohet si afrim te Zoti dhe tregues i besimit. Por Allahu i Madhëruar i ka ndaluar nga kjo vepër për një shkak të caktuar: ajo mund të bëhet shkak që ata të fyejnë Allahun, Zotin e botëve, ndërkohë që duhet ta madhërojnë e lavdërojnë Atë. Prej fanatizmit ndaj fesë së tyre, ata flasin pa u menduar. Çdokujt i është zbukuruar ajo që e vepron dhe flet, prandaj ata nuk e mendojnë krimin e madh që bëjnë duke fyer Zotin e botëve. Për të mbrojtur fenë e tyre, ata janë gati të bëjnë gjithçka, derisa të fyejnë edhe Zotin e botëve, dashuria për të cilin mbush zemrat e të mirëve dhe të devotshmëve. Madje, respekti për Zotin mbush jo vetëm zemrat e të mirëve, pasi edhe qafirët dhe gjynahqarët kanë në zemër respekt për Zotin. Por nëse u shahen zotat e tyre, që ata i madhërojnë, ata mund të shajnë Zotin e botëve. Por diçka është e pamohueshme: tek Allahu do të kthehen të gjithë krijesat në Ditën e Gjykimit. Pranë Atij do të paraqiten ata dhe veprat e tyre, të mira ose të këqija. Ai do t’i shpërblejë sipas asaj që kanë punuar, me drejtësinë e bamirësinë e Tij. Ky ajet i mrekullueshëm mbështet rregullin që thotë: “Veprat gjykohen sipas rezultatit ku të çojnë”. Me fjalë të tjera, ato që të çojnë në haram, janë haram, edhe nëse në origjinë mund të jenë të lejuara.
6:109Page 141
وَأَقۡسَمُواْ بِٱللَّهِ جَهۡدَ أَيۡمَٰنِهِمۡ لَئِن جَآءَتۡهُمۡ ءَايَةٞ لَّيُؤۡمِنُنَّ بِهَاۚ قُلۡ إِنَّمَا ٱلۡأٓيَٰتُ عِندَ ٱللَّهِۖ وَمَا يُشۡعِرُكُمۡ أَنَّهَآ إِذَا جَآءَتۡ لَا يُؤۡمِنُونَ ١٠٩
And they swear by Allāh their strongest oaths that if a sign came to them, they would surely believe in it. Say, "The signs are only with [i.e., from] Allāh." And what will make you perceive that even if it [i.e., a sign] came, they would not believe.
Ata betohen fuqishëm në Allahun se, nëse u vjen ndonjë Shenjë(e veçantë), do ta besojnë. -Idhujtarët, të cilët nuk e besonin Muhamedin (a.s)si profet, bënë betime të mëdha se, nëse ai do t’u tregonte ndonjë mrekulli, ata do ta besonin Shpalljen që ai përcillte. Në fakt, ky ishte thjesht justifikim për mosbesimin e tyre. Nuk ka dyshim se Allahu i Madhëruar e mbështeti Profetin e Tij me mrekulli të shumta dhe shenja të qarta. Madje, do të ishte mëse i mjaftueshëm vetëm një vëzhgim i shpejtë dhe i shkurtër mbi ato fakte, për të gjykuar mbi vërtetësinë e Muhamedit (a.s)dhe të Shpalljes që ai solli nga Zoti i tij. Për këtë arsye, kërkimi nga ana e tyre i mrekullive ishte thjesht një arrogancë e këmbëngulje në të kotën. Ata nuk meritonin përgjigje për kërkesat e tyre, madje edhe për ta ishte më mirë që të mos merrnin përgjigje. Allahu i Madhëruar na ka treguar se kështu ka ndodhur gjithmonë me popujt e parë. Kur profetët sillnin nga Zoti shenjat e kërkuara nga vetë populli zullumqar, këta të fundit nuk kanë besuar, por përsëri kanë vazhduar me mohimin dhe shfrenimin e tyre, prandaj edhe ndëshkimi bëhej i pashmangshëm dhe i menjëhershëm mbi ta. Më pas, i Lartësuari thotë:Thuaju: “Të gjitha Shenjat janë në dorën e Allahut”. -Është Allahu i Madhëruar Ai që i sjell shenjat dhe mrekullitë kur Ai dëshiron. Është Ai, gjithashtu, që i pengon të ndodhin ato, kur Ai dëshiron. Unë, si profet, nuk kam asgjë në dorë për këtë çështje e për asnjë çështje tjetër. Kësisoj, kërkesa që më drejtoni mua është e gabuar dhe e padrejtë. Ajo është një kërkesë për diçka që unë nuk kam mundësi ta jap nga vetja ime. Ajo që duhet të më kërkoni mua është veç qartësimi i plotë i të vërtetës dhe mesazhit të Zotit, që ju ta besoni atë, dhe ky sqarim është bërë në mënyrën më të plotë. Megjithatë, nuk është e sigurt që, edhe sikur të vijnë ato mrekulli që kërkoni, ju të besoni. Madje, mundësia më e madhe ishte që ata nuk do të besonin, siç thotë i Lartësuari:Por ku mund ta dini ju se edhe sikur t’u vijnë Shenjat(e veçanta), ata përsëri nuk do të besojnë. -Ashtu sikurse ka ndodhur gjithmonë, ju nuk do të besoni, edhe kur t’ju vijnë shenjat që kërkoni.
6:110Page 141
وَنُقَلِّبُ أَفۡـِٔدَتَهُمۡ وَأَبۡصَٰرَهُمۡ كَمَا لَمۡ يُؤۡمِنُواْ بِهِۦٓ أَوَّلَ مَرَّةٖ وَنَذَرُهُمۡ فِي طُغۡيَٰنِهِمۡ يَعۡمَهُونَ ١١٠
And We will turn away their hearts and their eyes just as they refused to believe in it [i.e., the revelation] the first time. And We will leave them in their transgression, wandering blindly.
Ne do t'ua largojmë zemrat dhe shikimet atyre, ashtu sikurse nuk e besuan atë(Shpalljen e Zotit)për herë të parë, dhe do t'i lëmë të bredhin të hutuar në shfrenimin e tyre. -Duke qenë se ata refuzuan të besonin Shpalljen e Zotit dhe që t’i nënshtroheshin Atij kur u erdhi ftesa herën e parë, Ai i ndëshkon ata duke ua larguar zemrat nga e vërteta, duke mos u dhënë më sukses ta besojnë atë. Kështu, ata e mësojnë dhe e njohin të vërtetën, por nuk e besojnë, dhe në këtë mënyrë nuk do të kenë asnjë justifikim para Zotit. Si ndëshkim për mospranimin e ftesës, atyre nuk u mundësohet pasimi i rrugës së drejtë. Kjo është prej drejtësisë dhe urtësisë së madhe të Allahut mbi njerëzit. Janë ata që i bëjnë padrejtësi vetvetes. Atyre iu hapet porta, por ata refuzojnë të hyjnë në të, iu tregohet rruga, por ata nuk e ndjekin atë. Nëse atyre nuk u jepet sukses që të pranojnë të vërtetën, kjo u ka shkuar për shtat dhe e kanë merituar plotësisht. Gjithashtu, edhe pretendimi se të besuarit është produkt vetëm i vullnetit të tyre, pa marrë parasysh ndihmën e Allahut, është nga gabimet më të mëdha. Askush nuk mund të besojë pa ndihmën dhe suksesin e dhënë prej Allahut të Gjithëditur, të Urtë dhe të Drejtë.
6:111Page 142
۞ وَلَوۡ أَنَّنَا نَزَّلۡنَآ إِلَيۡهِمُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةَ وَكَلَّمَهُمُ ٱلۡمَوۡتَىٰ وَحَشَرۡنَا عَلَيۡهِمۡ كُلَّ شَيۡءٖ قُبُلٗا مَّا كَانُواْ لِيُؤۡمِنُوٓاْ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ يَجۡهَلُونَ ١١١
And even if We had sent down to them the angels [with the message] and the dead spoke to them [of it] and We gathered together every [created] thing in front of them, they would not believe unless Allāh should will. But most of them, [of that], are ignorant.
Edhe sikur t'u dërgonim melekët, t'i bënim të vdekurit t'u flisnin atyre dhe t'i tubonim të gjitha gjërat para tyre, ata përsëri nuk do të besonin, nëse Allahu nuk do të donte. Por shumica e tyre nuk e dinë(të vërtetën). -Edhe sikur atyre t’iu paraqiteshin shenja të mëdha, si zbritja e melekëve në mënyrë të tillë që ata t’i shihnin haptazi, edhe sikur melekët t’u dëshmonin për vërtetësinë e Profetit dhe Shpalljes së tij, edhe sikur t’u flisnin të vdekurit, edhe sikur të ringjalleshin të gjithë para tyre e t’u flisnin drejtpërdrejt, për t’u treguar vërtetësinë e Profetit, të gjitha këto dhe çdo shenjë tjetër, sado e madhe qoftë, nuk do të bënte që ata të besonin, nëse Allahu nuk do ta mundësonte një gjë të tillë. Asgjë nuk mund të ndodhë pa lejen dhe vullnetin e Tij gjithëpërfshirës dhe të urtë, që çdo gjë e vendos në vendin e vet. Besimi nuk është fryt vetëm i njohjes dhe dëshmimit të fakteve dhe argumenteve. Është e vërtetë që ato janë të rëndësishme për të njohur, kuptuar dhe verifikuar të vërtetën, por për ta besuar atë, robi duhet ta dëshirojë me sinqeritet nga njëra anë, por, nga ana tjetër, edhe t’ia kërkojë suksesin dhe udhëzimin Allahut, me mënyrat dhe rrugët që Ai i ka sqaruar dhe i ka përcaktuar si mundësuese të udhëzimit. Robi duhet të punojë sipas diturisë dhe fakteve që i afrohen dhe t’i lutet e t’i mbështetet plotësisht Zotit të tij që ta ndihmojë e t’ia mundësojë që ta besojë të vërtetën dhe të nënshtrohet sipas saj. Ai duhet ta lusë Zotin që ta udhëzojë dhe të mos e lërë të mbështetet te vetja as sa pulitja e syve. Kjo është rruga e arritjes së besimit, e jo kërkimi i mrekullive të caktuara, i cili, siç kuptohet, nuk ka kurfarë dobie, por veçse dëm.
6:112Page 142
وَكَذَٰلِكَ جَعَلۡنَا لِكُلِّ نَبِيٍّ عَدُوّٗا شَيَٰطِينَ ٱلۡإِنسِ وَٱلۡجِنِّ يُوحِي بَعۡضُهُمۡ إِلَىٰ بَعۡضٖ زُخۡرُفَ ٱلۡقَوۡلِ غُرُورٗاۚ وَلَوۡ شَآءَ رَبُّكَ مَا فَعَلُوهُۖ فَذَرۡهُمۡ وَمَا يَفۡتَرُونَ ١١٢
And thus We have made for every prophet an enemy - devils from mankind and jinn, inspiring to one another decorative speech in delusion. But if your Lord had willed, they would not have done it, so leave them and that which they invent.
Çdo Profeti Ne i bëmë armiq prej shejtanëve njerëz dhe xhinde ... -Duke dashur ta ngushëllojë Profetin e Tij, Allahu i Madhëruar i kujton rregullin e Tij të pandryshueshëm: profetët dhe pasuesit e të vërtetës gjithmonë do të kenë kundërshtarë e armiq, që do t’i luftojnë, qofshin ata prej njerëzve apo prej xhindëve. Ushtria e të kotës gjithmonë do të synojë luftimin e të vërtetës dhe pengimin e saj nga njëra anë, e shfaqjen e të kotës dhe përhapjen e saj nga ana tjetër.... që frymëzojnë njëri-tjetrin me fjalë të bukura e mashtrime. Sikur të donte Zoti yt, ata nuk do të vepronin ashtu, por ti lëri ata dhe trillimet e tyre! -Ata ia zbukurojnë njëri-tjetrit të kotën që pasojnë dhe i joshin të tjerët për ta pasuar atë. Rrugën e tyre të kotë e paraqesin me pamjet më të bukura. Në këtë mënyrë, ata mashtrojnë të metët dhe mendjelehtët, të cilët nuk e kuptojnë drejt realitetin. Ata nuk i kuptojnë gjërat ashtu si duhet dhe gënjehen nga xhingla të vogla. Ata mahniten nga fjalët e bukura e të fryra, pa vënë në përdorim logjikën, për të parë te thelbi. Ata e shohin të vërtetën si mashtrim, ndërsa mashtrimin e konsiderojnë si e vërteta, që duhet pasuar. Por, sikurse thotë i Lartësuari, këto trillime i pasojnë veçse mendjelehtët dhe ata që synojnë thjesht këtë botë dhe kënaqjen e epsheve të tyre:
6:113Page 142
وَلِتَصۡغَىٰٓ إِلَيۡهِ أَفۡـِٔدَةُ ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ وَلِيَرۡضَوۡهُ وَلِيَقۡتَرِفُواْ مَا هُم مُّقۡتَرِفُونَ ١١٣
And [it is] so the hearts of those who disbelieve in the Hereafter will incline toward it [i.e., deceptive speech] and that they will be satisfied with it and that they will commit that which they are committing.
Le të anojnë andej(në mashtrim)zemrat e atyre që nuk besojnë në botën e ardhshme dhe le të kënaqen me të (mosbesimin) e të ngarkohen me ato(gjynahe)që janë duke u ngarkuar. -Fjalët dhe ftesat e tyre të zbukuruara i dëgjojnë veçse zemrat e atyre që nuk besojnë ahiretin. Zemrat e tyre nuk e njohin të mirën dhe nuk gjykojnë drejt, prandaj anojnë drejt ftesave të kota. Pasi i dëgjojnë ato ftesa të zbukuruara, ata fillojnë t’i pëlqejnë dhe t’i zbatojnë. Nëse vazhdojnë kështu, ato ua pushtojnë zemrën, duke iu kthyer në besim të patundur. Pasimi i të kotës bëhet cilësi e pandashme e tyre. Dëgjimi, pëlqimi dhe kënaqësia që ata gjejnë me të kotën i bën më pas që të kryejnë ato punë që kryejnë: ligësi me fjalë dhe vepra. Kjo është gjendja e të mashtruarve, që pasojnë shejtanët njerëz dhe xhindë, duke iu përgjigjur ftesës së tyre. Ndërsa ata që e besojnë jetën tjetër dhe kanë zemër të ndriçuar e mençuri, ata nuk mashtrohen nga fjalët e fryra dhe të zbukuruara. Vullneti i tyre është që të zbulojnë të vërtetën. Ata e shqyrtojnë mirë ftesën që u drejtohet. Ata dëgjojnë fjalët dhe mendojnë për kuptimin e tyre. Nëse janë të vërteta dhe bazohen në të vërtetën, ata i pranojnë, edhe sikur të mos jenë shprehje aq të fryra e të zbukuruara, edhe sikur të mbulohen nga fyerjet e shpifjet e të tjerëve. Por nëse ftesa është e kotë dhe e gabuar që në origjinën e saj, ata e refuzojnë, kushdo qoftë ftuesi, edhe nëse ajo është e stolisur me shprehjet më të bukura, më të ëmbla dhe më të buta. Prej urtësisë së Allahut është edhe fakti që Ai dëshiroi dhe përcaktoi që, ashtu si profetët kanë pasuesit e tyre, që ndihmojnë e luftojnë për të vërtetën, po ashtu edhe e liga të ketë ushtarët e saj, të cilët luftojnë profetët, shpalljet e Zotit dhe pasuesit e tyre. Në këtë mënyrë sprovohen njerëzit dhe dallohen të sinqertët nga gënjeshtarët, të mençurit nga injorantët e mendjelehtët, ata që shohin nga të verbërit. Në luftën mes të mirës dhe të keqes shfaqet edhe një urtësi tjetër e Allahut: e vërteta qartësohet edhe më shumë, ashtu sikurse edhe faktet që mbështesin të vërtetën bëhen më të dukshme. Gjithashtu, e kota kuptohet si e tillë, ashtu si kuptohet edhe kotësia e “argumenteve” që mbështesin atë. Kjo është një mirësi shumë e madhe. Qartësimi i të vërtetës dhe argumenteve të saj dhe luftimi i të kotës dhe trillimeve të saj ishte dhe është një nga synimet më të larta dhe veprat më të shpërblyeshme, për të cilën kanë garuar ata që lakmojnë gradat e larta te Zoti i Madhëruar.
6:114Page 142
أَفَغَيۡرَ ٱللَّهِ أَبۡتَغِي حَكَمٗا وَهُوَ ٱلَّذِيٓ أَنزَلَ إِلَيۡكُمُ ٱلۡكِتَٰبَ مُفَصَّلٗاۚ وَٱلَّذِينَ ءَاتَيۡنَٰهُمُ ٱلۡكِتَٰبَ يَعۡلَمُونَ أَنَّهُۥ مُنَزَّلٞ مِّن رَّبِّكَ بِٱلۡحَقِّۖ فَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡمُمۡتَرِينَ ١١٤
[Say], "Then is it other than Allāh I should seek as judge while it is He who has revealed to you the Book [i.e., the Qur’ān] explained in detail?" And those to whom We [previously] gave the Scripture know that it is sent down from your Lord in truth, so never be among the doubters.
Vallë, a të kërkoj gjykatës tjetër veç Allahut, ... -Thuaju, o i Dërguar: Vallë, a të kërkoj ligjvënës më të mirë se Allahu i Madhëruar? Ai është Ligjvënësi më i drejtë. Ai ka të drejtën që të vendosë ligjet, ndërsa ne jemi të urdhëruar që të zbatojmë urdhrat e Tij dhe t’u largohemi ndalesave të Tij. Vetëm Ai është Ligjvënësi, kurse të gjithë të tjerët janë të nënshtruar e të detyruar të zbatojnë ligjet e Tij. Çdo ligj i vendosur nga krijesat është i destinuar të jetë i mangët, i dëmshëm, i cekët dhe i padrejtë. I vetmi që meriton të merret si ligjvënës është Zoti, i Cili është i Vetmi, i Pashoq e i Pashembullt. Vetëm Atij i takon krijimi dhe vendosja e ligjit, dhe vetëm Ai merr në përgjegjësi dhe shpërblen për zbatimin ose jo të tij....kur është Ai që jua zbriti Librin qartësues? -Allahu e bëri Librin e Tij mufeŝ-ŝalen, domethënë sqarues dhe qartësues të hallallit dhe haramit, të dispozitave të Sheriatit, të themeleve të fesë e të degëzimeve të saj. Nuk ka fjalë më qartësuese sesa Fjala e Tij e nuk ka argument më të ëmbël e më të bukur sesa argumentet e Tij. Nuk ka gjykues e ligjërues më të mirë se Allahu e më fjalëmirë se Ai. Ligjet e Tij janë garantuese të çdo mirësie dhe siguruese nga çdo e keqe. Ato përmbajnë urtësinë e plotë dhe mëshirën e gjerë dhe të pashembullt. Edhe ithtarët e librave të shkuar, jehudët e të krishterët, e dinë shumë mirë këtë fakt, edhe pse e fshehin, siç thotë i Lartësuari:Ata të cilëve u kemi dhënë Libër, e dinë mirë se ai(Kur'ani)është zbritur prej Zotit tënd me të vërtetën. Prandaj mos u bëj prej atyre që dyshojnë! -Çfarë thuhet në Libër është e vërtetë dhe e sigurt, prandaj të mos kesh asnjë dyshim rreth saj. Pastaj i Madhëruari përshkruan me hollësi madhështinë e Shpalljes së Tij, duke thënë:
6:115Page 142
وَتَمَّتۡ كَلِمَتُ رَبِّكَ صِدۡقٗا وَعَدۡلٗاۚ لَّا مُبَدِّلَ لِكَلِمَٰتِهِۦۚ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ ١١٥
And the word of your Lord has been fulfilled in truth and in justice. None can alter His words, and He is the Hearing, the Knowing.
Fjala e Zotit tënd është plot vërtetësi dhe plot drejtësi. -Shpallja e Zotit është ŝâdiķa - e vërtetë në lajmet që sjell, si edhe adlâ- e drejtë në urdhrat dhe ndalesat që ligjëron. Nuk ka fjalë më të vërtetë se fjalët e Allahut në këtë Libër madhështor dhe nuk ka drejtësi më të madhe se sa urdhrat dhe ndalesat e Tij.Askush nuk mund t'i ndryshojë Fjalët e Tij. -Është Allahu që e ruan fjalën e Tij në gradën më të lartë të vërtetësisë, drejtësisë e sigurisë. Askush tjetër nuk mund të sjellë fjalë më të mirë sesa Fjala e Tij. Askush nuk mund të ndryshojë e tjetërsojë Librin e Allahut. Është Ai vetë që e ka marrë përsipër ta ruajë atë.Ai dëgjon dhe sheh gjithçka. -Allahu i dëgjon të gjitha zërat, me gjuhët e ndryshme dhe me nevoja të ndryshme. Allahu është gjithashtu El Alim - i Gjithëditur. Dija e Tij ka përfshirë çdo gjë të shfaqur apo të fshehur, të shkuar, të tashme apo të ardhme.
6:116Page 142
وَإِن تُطِعۡ أَكۡثَرَ مَن فِي ٱلۡأَرۡضِ يُضِلُّوكَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِۚ إِن يَتَّبِعُونَ إِلَّا ٱلظَّنَّ وَإِنۡ هُمۡ إِلَّا يَخۡرُصُونَ ١١٦
And if you obey most of those upon the earth, they will mislead you from the way of Allāh. They follow not except assumption, and they are not but misjudging.1
Allahu i Lartësuar e këshillon Profetin e Tij që të jetë i kujdesshëm dhe të mos i bindet shumicës së njerëzve, të cilët janë të humbur e të devijuar, sepse:Në qoftë se u bindesh shumicës në tokë, ata do të të devijojnë nga rruga e Allahut. Ata ndjekin veçse supozime dhe nuk bëjnë gjë tjetër, por veçse gënjejnë. -Shumica e njerëzve kanë devijuar nga rruga e drejtë, për sa i përket fesë, punëve dhe njohurive të tyre mbi Zotin. Fetë dhe besimet e tyre janë të prishura e të devijuara, veprat i bëjnë sipas dëshirave të tyre, ndërsa njohuritë e tyre për Zotin nuk janë mbi themele të sigurta, prandaj dhe nuk mund të të udhëzojnë në rrugën e drejtë. E shumta që mund të thuhet është se ata thjesht ndjekin hamendësime, të cilat kurrsesi nuk mund të quhen dituri e sigurt. Ata thonë për Allahun dhe fenë e Tij gjëra për të cilat nuk kanë dituri dhe informacion të sigurt. Atëherë, duke qenë një gjendje e tillë, është plotësisht e drejtë dhe me vend që Allahu i Madhëruar t’i këshillojë robërit e Tij që të ruhen dhe të jenë të kujdesshëm prej këtyre të humburve, që të devijojnë nga rruga e drejtë. Është plotësisht e drejtë dhe e dobishme që Allahu i Urtë të përshkruajë cilësitë dalluese të këtyre të mjerëve. Edhe pse këto fjalë i drejtohen Profetit a.s, dihet se Profeti është shembulli më i mirë për umetin e tij në zbatimin e dispozitave, përveç atyre që janë specifike për Profetin a.s, të cilat janë sqaruar. Nuk ka dyshim që Allahu është më Fjalëdrejti e më Fjalëvërteti. Më pas, Allahu i Madhëruar thotë:
6:117Page 142
إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعۡلَمُ مَن يَضِلُّ عَن سَبِيلِهِۦۖ وَهُوَ أَعۡلَمُ بِٱلۡمُهۡتَدِينَ ١١٧
Indeed, your Lord is most knowing of who strays from His way, and He is most knowing of the [rightly] guided.
Zoti yt e di më së miri se kush është larguar nga rruga e Tij dhe Ai e di më së miri se cilët janë të udhëzuarit. -Allahu është më i ditur se kush është i udhëzuar dhe udhëzues në rrugën e drejtë, prandaj është detyrë për ju, o besimdrejtë, që t’i dëgjoni me kujdes këshillat dhe udhëzimet e Tij, t’i përkushtoheni me pastërti zbatimit të urdhërave e largimit nga ndalesat e Tij. Allahu është më i dituri për atë që është në dobinë tuaj dhe më i mëshirshëm për ju sesa ju për veten tuaj. Nga ky ajet kuptojmë se për të dëshmuar se cila është e vërteta nuk mjafton fakti që atë e mbështet shumica. Me fjalë të tjera, shumica e pasuesve të një çështjeje jo domosdoshmërisht tregon për saktësinë dhe drejtësinë e çështjes që ata pasojnë, ashtu sikurse pakica e pasuesve të një çështjeje nuk tregon se ajo është jo e drejtë dhe jo e vërtetë. Madje mund të thuhet me bindje e kundërta. Pasuesit e të vërtetës janë më të pakët në numër, por janë më të mëdhenjtë dhe më të dashurit tek Allahu i Madhëruar, më të zgjedhurit dhe merituesit e shpërblimeve të Tij të mëdha. Mënyra e drejtë për të gjykuar e vlerësuar të vërtetën dhe të kotën është duke analizuar dhe vlerësuar rrugët që të çojnë në secilin përfundim.
6:118Page 142
فَكُلُواْ مِمَّا ذُكِرَ ٱسۡمُ ٱللَّهِ عَلَيۡهِ إِن كُنتُم بِـَٔايَٰتِهِۦ مُؤۡمِنِينَ ١١٨
So eat of that [meat] upon which the name of Allāh has been mentioned,1 if you are believers in His verses [i.e., revealed law].
Hani vetëm atë mish gjatë therjes së të cilit është përmendur emri i Allahut, nëse vërtet jeni besimtarë të shpalljeve të Tij. -Allahu i Lartësuar i urdhëron robërit e Tij besimtarë që të punojnë ashtu siç ua kërkon imani i tyre. Kështu, nëse ata janë vërtet besimtarë, atëherë të hanë vetëm nga ato bagëti e kafshë të lejuara, të cilat janë therur duke u përmendur emri i Allahut, domethënë me “bismilah”. Është tregues i imanit që të pohosh dhe të besosh që ato janë hallall, ndryshe nga ç’veprojnë injorantët, të cilët bëjnë haram shumë gjëra që Zoti i ka bërë hallall. Sigurisht që ato janë shpikje të mendjes së tyre. Këto poshtërsi shkaktohen gjithashtu edhe nga përpjekjet e shejtanëve për t’i devijuar të tjerët nga rruga e Allahut. Kështu, Allahu i Lartësuar e përmend si shenjë të besimit kundërshtimin e injorantëve në të tilla zakone të shëmtuara, të cilat synojnë të ndryshojnë dhe tjetërsojnë ligjin e Tij.
6:119Page 143
وَمَا لَكُمۡ أَلَّا تَأۡكُلُواْ مِمَّا ذُكِرَ ٱسۡمُ ٱللَّهِ عَلَيۡهِ وَقَدۡ فَصَّلَ لَكُم مَّا حَرَّمَ عَلَيۡكُمۡ إِلَّا مَا ٱضۡطُرِرۡتُمۡ إِلَيۡهِۗ وَإِنَّ كَثِيرٗا لَّيُضِلُّونَ بِأَهۡوَآئِهِم بِغَيۡرِ عِلۡمٍۚ إِنَّ رَبَّكَ هُوَ أَعۡلَمُ بِٱلۡمُعۡتَدِينَ ١١٩
And why should you not eat of that upon which the name of Allāh has been mentioned while He has explained in detail to you what He has forbidden you, excepting that to which you are compelled.1 And indeed do many lead [others] astray through their [own] inclinations without knowledge. Indeed, your Lord - He is most knowing of the transgressors.
E përse të mos e hani atë mish që është therur duke u përmendur emri i Allahut, kur Ai tashmë jua ka shpjeguar plotësisht atë që është e ndaluar për ju, përveçse kur jeni të detyruar(nga nevoja)?! -Nuk ka asnjë arsye që njeriu të privojë veten nga konsumimi i kafshëve të lejuara që theren me “bismilah”, sepse Allahu i Lartësuar i ka qartësuar plotësisht robërit e Tij se çfarë u ka bërë haram, duke mos lënë asnjë hije. Ata nuk kanë pse të privojnë veten nga ato gjëra që Zoti i ka bërë të lejuara, të dobishme, të pastra dhe të mira. Ajeti tregon qartë se çdo ushqim, pije apo çdo gjë tjetër në origjinë është e lejuar. Nëse nga feja nuk ka ndonjë tregues se diçka është e ndaluar, atëherë ajo mbetet në origjinën e saj, pra, është e lejuar. Me fjalë të tjera, çdo gjë për të cilën Sheriati nuk ka përcaktuar gjykim, ajo është e lejuar dhe trajtohet si e tillë, sepse Allahu i Lartësuar e ka qartësuar haramin për robërit e Tij. Megjithatë, në raste domosdoshmërie, Allahu i Lartësuar e ka lejuar edhe haramin. Në suren Maide, ajeti 3, Allahu i Lartësuar thotë: “Haram janë për ju: të ngordhurat, gjaku, mishi i derrit, ajo kafshë që theret jo në emrin e Allahut, ajo që është mbytur me lak në fyt, ajo që është vrarë me goditje, ajo që është rrëzuar nga lartësitë, ajo që është shpuar, ajo që është ngrënë nga egërsirat, përveç asaj që arrini ta therni, ajo që është therur për idhuj dhe që ta kërkoni fatin me short. Të gjitha këto janë gjynah (e të ndaluara nga Zoti). Sot u dëshpëruan ata që mohuan dhe humbën çdo shpresë që t'ju largojnë prej fesë suaj. Mos i kini frikë ata, por më kini frikë vetëm Mua! Sot e përsosa fenë tuaj për ju, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj. Kush detyrohet nga uria, duke mos e tepruar dhe duke mos pasur qëllim gjynahun, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” Më pas, Allahu i Lartësuar na urdhëron që të ruhemi nga shumë njerëz dhe nga rreziku që vjen prej tyre:Vërtet, të shumë janë ata që, me dëshirat e tyre të shfrenuara, i devijojnë të tjerët nga e vërteta, duke mos pasur aspak dituri. Pa dyshim, Zoti yt i di më së miri ata që i shkelin kufijtë. -Këta njerëz janë shumë të rrezikshëm, sepse ata janë të prirur të pasojnë dëshirat e tyre të shfrenuara dhe nuk bazohen në asnjë lloj diturie për rrugët e humbjes në të cilat ftojnë. Kujdes nga këta lloj njerëzish! Shenja dalluese e tyre, ashtu sikurse ua përshkruan Allahu robërve të Tij, është se ftesa e tyre nuk është e mbështetur në argumente të qarta dhe ata nuk kanë fakte të konsideruara si të vërteta nga Ligji i Zotit. Ajo çka ata paraqisin janë thjesht hamendësime, hipoteza të prodhuara nga dëshirat e tyre të prishura dhe arsyetimet e tyre të mangëta. Ata janë armiqtë dhe urryesit më të përbetuar të Shpalljes së Zotit. Ata janë kundërshtarët më të betuar të adhuruesve të Allahut, të cilët përhapin të mirën dhe fenë e drejtë. Por le ta dinë ata të mjerë se Allahu i Lartësuar nuk i do armiqtë e së vërtetës dhe të bartësve të saj. Ndryshe është gjendja e të udhëzuarve, që janë edhe udhëzues në rrugën e drejtë. Ata i ftojnë njerëzit në të vërtetën e padiskutueshme dhe në rrugën e drejtë, të sjellë nga Zoti nëpërmjet profetëve dhe shpalljeve të Tij. Ata e mbështesin ftesën e tyre në argumente të shuma logjike dhe tekstuale, të marra nga shpalljet e Zotit. Me ftesën e tyre, ata synojnë veçse të kënaqin Allahun e Lartësuar dhe të afrohen pranë Tij.
6:120Page 143
وَذَرُواْ ظَٰهِرَ ٱلۡإِثۡمِ وَبَاطِنَهُۥٓۚ إِنَّ ٱلَّذِينَ يَكۡسِبُونَ ٱلۡإِثۡمَ سَيُجۡزَوۡنَ بِمَا كَانُواْ يَقۡتَرِفُونَ ١٢٠
And leave [i.e., desist from] what is apparent of sin and what is concealed thereof. Indeed, those who earn [blame for] sin will be recompensed for that which they used to commit.
Largohuni nga të gjitha gjynahet, si të haptat, ashtu edhe të fshehtat! Ata që bëjnë gjynahe do të ndëshkohen për atë që kanë bërë. -El ithm quhen të gjitha llojet e padrejtësive dhe gjynaheve ndaj Zotit, të cilat bëhen shkak për ndëshkimin e robit. Padrejtësitë mund të jenë ose ndaj Allahut të Lartësuar ose kundrejt robërve të Tij. Ato mund të kryhen haptas ose fshehtas. Allahu i Lartësuar i ndalon robërit e Tij që të kryejnë këto gjynahe, qofshin ato të hapta apo të fshehta, qofshin të kryera me trup e gjymtyrë, qofshin të kryera me zemër e shpirt. Robi mund të largohet nga gjynahet e dukshme dhe të fshehta vetëm pasi të ketë njohur mirë se cilat janë gjynahet që kryhen me trup dhe me zemër. Ai duhet ta kërkojë këtë dituri me këmbëngulje dhe seriozitet, që të kuptojë se cilët janë kufijtë e Allahut të Lartësuar dhe që të arrijë të qëndrojë brenda tyre. Njohja e kufijve të Allahut të Lartësuar, njohja e urdhrave dhe ndalesave të Tij, njohja e mjeteve, rrugëve dhe mënyrave se si plotësohen ato, është një detyrim për çdo rob të përgjegjshëm ligjërisht. Shumë njerëz nuk i njohin disa gjynahe, në mënyrë të veçantë ato gjynahet që kryhen nga zemra, si mendjemadhësia, vetëkënaqësia, syfaqësia hipokrizia etj. Ata mund të jenë të zhytur në këto gjynahe pa e kuptuar fare. Kjo dëshmon për paditurinë dhe pakujdesinë e tyre të madhe. Allahu i Lartësuar na tregon se ata të cilët kryejnë gjynahe të hapura apo të fshehura do të trajtohen ashtu sikurse e meritojnë, në varësi të gjynaheve të tyre, të pakta ose të shumta. Ky ndëshkim do t’u jepet në ahiret, por Allahu i Lartësuar mund t’ua japë edhe në dynja, që ata të lehtësohen nga gjynahet e tyre para se të shkojnë në jetën tjetër.
6:121Page 143
وَلَا تَأۡكُلُواْ مِمَّا لَمۡ يُذۡكَرِ ٱسۡمُ ٱللَّهِ عَلَيۡهِ وَإِنَّهُۥ لَفِسۡقٞۗ وَإِنَّ ٱلشَّيَٰطِينَ لَيُوحُونَ إِلَىٰٓ أَوۡلِيَآئِهِمۡ لِيُجَٰدِلُوكُمۡۖ وَإِنۡ أَطَعۡتُمُوهُمۡ إِنَّكُمۡ لَمُشۡرِكُونَ ١٢١
And do not eat of that upon which the name of Allāh has not been mentioned, for indeed, it is grave disobedience. And indeed do the devils inspire their allies [among men] to dispute with you. And if you were to obey them, indeed, you would be associators [of others with Him].1
Dhe mos hani nga mishi që nuk është therur duke përmendur emrin e Allahut! Me të vërtetë, ky është gjynah. -Në këtë ndalesë futen:1. Të gjitha ato kafshë të cilat janë therur jo në emër të Allahut, por në emër të putave e idhujve të ndryshëm. Këto hyjnë në ndalesën e dretpërdrejtë të këtij ajeti.2. Ato kafshë që janë therur për hir të Allahut të Lartësuar, si kurbanet ose kafshët që theren thjesht për ushqim, nëse gjatë therjes së tyre nuk është thënë me qëllim “Bismilah”. Ky është mendimi i shumë dijetarëve. Nga ky rregull përjashtohet rasti kur nuk thuhet “Bismilah” nga harresa, sepse ai që harron nuk merret në përgjegjësi për harresën e tij.3. Ato kafshë të cilat kanë ngordhur dhe nuk janë therur me mënyrën e treguar në Sheriat. Edhe këto hyjnë në kategorinë e kafshëve që nuk janë therur me “Bismilah”. Në fakt, për këtë kategori Allahu i Lartësuar ka sjellë tekst të veçantë në suren Maide ajeti 3, kur thotë: “Haram janë për ju: të ngordhurat...”. Madje, ky ajet në suren Maide, në të cilin Allahu i Lartësuar ndalon ngrënien e kafshëve të ngordhura, është shkaku i shpalljes së ajetit që po komentojmë.Në vijim Allahu i Lartësuar thotë:Por shejtanët i nxisin miqtë e tyre që të polemizojnë me ju. -Kur idhujtarët dëgjuan se Allahu i Lartësuar e bëri të ndaluar ngrënien e mishit të kafshës së ngordhur dhe e lejoi atë që theret sipas mënyrës islame, ata - që vetë e hanin mishin e ngordhur - thanë: “A po e konsideroni të lejuar të hahet kafsha që e vrisni ju dhe nuk e hani atë kafshë që e ka vrarë Allahu?” Sigurisht që kjo ishte shenjë e armiqësisë dhe urrejtjes kundër Zotit dhe Profetit të Tij. Ajo ishte një polemikë e padrejtë dhe e paargumentuar, me të cilën donin thjesht refuzimin e ligjit të Zotit. Ky arsyetim i prishur nuk bazohej në ndonjë fakt, por thjesht në logjikën e tyre të sëmurë, që nëse do të merrej për bazë, do të shkatërroheshin qiejt, Toka dhe gjithçka që ndodhet në to. U poshtëroftë dhe u shkatërroftë ai që u jep përparësi këtyre lloj arsyetimesh të sëmura kundrejt ligjit të Zotit. Ligji i Zotit u jep rëndësi dobive të përgjithshme dhe atyre individuale. Gjithsesi, nuk është aspak e çuditshme që ata të arsyetonin në këtë mënyrë, sepse ata ndikoheshin nga këshillat e shejtanëve të mallkuar, të cilët kanë si qëllim kryesor devijimin e krijesave nga feja e Zotit, për t’i bërë banorë të Zjarrit të ndezur fort.Nëse ju u bindeni atyre, atëherë do të jeni si ata. -Nëse u bindeni atyre, për sa i përket idhujtarisë, lejimit të haramit dhe ndalimit të hallallit nga ana e tyre, atëherë edhe ju do të bëheni idhujtarë. Ju do të konsideroheni njëlloj si ata, sepse me miratimin e tyre në idhujtari dhe në shpërfilljen e ligjit të Zotit, ju i keni përzgjedhur ata si miqtë dhe të dashurit tuaj. Çdokush që shkon kundër rrugës së besimtarëve, duke miratuar dhe pasuar rrugën e humbjes, është larguar nga rruga e Zotit. Ky ajet i bukur tregon se duhet të jemi shumë të kujdesshëm në mendimet, arsyetimet dhe ndjenjat e emocionet, që shpesh na sulmojnë mendjen dhe shpirtin, edhe nëse na sjellin ndonjë lloj prehjeje e kënaqësie, sikurse ndodh me sufitë e të tjerë si ta, të cilët u japin shumë rëndësi këtyre lloj shkëndijash. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj të tilla mendimeve e ndjenjave, sepse ato mund të jenë një portë shumë e rrezikshme, të cilën shejtani i mallkuar e përdor për të devijuar njeriun, duke shfrytëzuar paditurinë e tij. Thjesht kënaqësia ose një përjetim i veçantë që këto mendime mund të na sjellin nuk janë të mjaftueshme që ne të gjykojmë se ato janë të vërteta, dhe pastaj t’i marrim për bazë dhe t’u shkojmë pas. Besimtari i vërtetë, të gjitha mendimet, ndjenjat dhe arsyetimet e tij fillimisht ia parashtron Librit të Allahut dhe Traditës së Profetit të Tij. Nëse këto dy burime tregojnë se ato arsyetime dhe ndjenja janë të sakta, të mira e të dobishme, atëherë ai i pranon dhe vazhdon i sigurt me adhurimin e Allahut, me sinqeritet dhe jo për sy e faqe, për t’u dukur e për të përfituar nga të tjerët. Por nëse ato dy burime të sigurta dhe të mrekullueshme, të pastra dhe të paprekshme dëshmojnë për të kundërtën, atëherë robi duhet t’i refuzojë dhe t’i kërkojë mbrojtje Allahut që ta ruajë zemrën e tij nga devijimi dhe sëmundjet. Nga ana tjetër, nëse në fenë e Zotit, në Kur’ân dhe Sunet, nuk gjen ndonjë argument pro apo kundër, atëherë robi duhet të tregohet i rezervuar e i përmbajtur, as duke i besuar, as duke i mohuar. Robi në të tilla raste duhet të jetë shumë i kujdesshëm, sepse inspirimet, siç mund të vijnë prej Allahut të Lartësuar (nëpërmjet melekëve), ashtu mund të vijnë edhe nga shejtani i mallkuar. Prandaj duhet një kujdes shumë i madh dhe mbështetje e plotë tek Allahu i Lartësuar që të arrish të bësh dallimin mes dy rasteve. Forca dalluese është e lidhur ngushtë me devotshmërinë ndaj Zotit dhe mbështetjen me përunjësi tek Ai. Nëse Allahu i Lartësuar e ndihmon të bëjë dallimin, robi do të jetë i ruajtur dhe i sigurt, me mbrojtjen e Allahut. Por nëse për shkak të padrejtësive, dëshirave të prishura, paditurisë në fe dhe mungesës së sinqeritetit të tij, robi nuk arrin të bëjë dallimin, atëherë devijimi dhe humbja kanë për të qenë shumë të mëdha, aq sa vetëm një Zot e di.
6:122Page 143
أَوَمَن كَانَ مَيۡتٗا فَأَحۡيَيۡنَٰهُ وَجَعَلۡنَا لَهُۥ نُورٗا يَمۡشِي بِهِۦ فِي ٱلنَّاسِ كَمَن مَّثَلُهُۥ فِي ٱلظُّلُمَٰتِ لَيۡسَ بِخَارِجٖ مِّنۡهَاۚ كَذَٰلِكَ زُيِّنَ لِلۡكَٰفِرِينَ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ١٢٢
And is one who was dead and We gave him life and made for him light by which to walk among the people like one who is in darkness, never to emerge therefrom? Thus it has been made pleasing to the disbelievers that which they were doing.
Vallë, a është njëlloj ai që ishte i vdekur, por që Ne e ngjallëm e i dhamë dritë, me të cilën ecën mes njerëzve me atë që ka mbetur në thellësitë e errësirave nga të cilat nuk mund të dalë asnjëherë? -Allahu i Lartësuar e përshkruan njeriun para dhe pas udhëzimit të tij, duke na dhënë një shembull të mrekullueshëm, dhe pastaj na drejton një pyetje, për t’u menduar thellë rreth saj. Kështu, para se Allahu i Lartësuar t’i japë udhëzimin, njeriu është një i vdekur, që endet mes errësirave të kufrit, injorancës dhe poshtërsive, larg bindjes ndaj Allahut të Lartësuar dhe udhës që e çon drejt lumturisë në të dyja jetët. Nga ana tjetër, për të treguar ndikimin e mahnitshëm që udhëzimi sjell tek njeriu, Allahu i Lartësuar e quan këtë proces si një ringjallje duke thënë: ‘fe aĥjejnâhu’- e ngjallëm i dhamë jetë, duke e ndriçuar me dritën e diturisë, urtësisë, imanit dhe bindjes ndaj Tij. Atij që është i vdekur, duke u endur në errësira e larg rrugës së drejtë, Allahu i Lartësuar i jep jetë duke e udhëzuar me dritën e imanit. Pas kësaj, ky rob i ndriçuar e i udhëzuar ecën mes njerëzve duke qenë i qartë në të gjitha çështjet e tij, i vetëdijshëm dhe i sigurt për udhën ku ecën. Ai e njeh mirësinë dhe i jep përparësi asaj, duke u përpjekur sinqerisht dhe maksimalisht për ta arritur atë në veten e tij, por edhe për të ndihmuar të tjerët që të pajisen me të. Ai, përmes diturisë së saktë fetare, i njeh mirë shtigjet dhe kurthet e së keqes, prandaj dhe e urren atë. Ai përpiqet seriozisht dhe pa pushim, duke mos qenë asnjëherë i pavëmendshëm, që t’i largohet asaj, por edhe të ndihmojë të tjerët për të shpëtuar prej saj. Ky është shembulli i udhëzimit të Allahut. Pyetja që shtrohet është: A është ky fatlum njëlloj me atë që është i zhytur në shumë errësira: në errësirat e injorancës, gjynaheve, kalimit të kufijve dhe poshtërsive ndaj Zotit, i cili, ashtu sikurse thotë Allahu i Lartësuar: “nuk ka për të dalë kurrë prej tyre”? Pa dyshim, ata nuk mund të krahasohen. Ky i fundit nuk arrin të dallojë rrugën, nuk di ku të hedhë hapat, prandaj e ka përfshirë ankthi, frika dhe dëshpërimi. Ata nuk mund të barazohen, ashtu si nuk mund të barazohet nata me ditën, errësira me dritën, vdekja me jetën. Nëpërmjet këtij ajeti, Allahu i Lartësuar i nxit njerëzit të mendojnë dhe të thonë: “Si ka mundësi që një njeri me sadopak logjikë të jetë në një gjendje të tillë të mjerueshme dhe përsëri të vazhdojë të parapëlqejë që të endet i çoroditur mes errësirave?!” I Madhëruari përgjigjet dhe thotë:Kështu, mohuesve u duken të këndshme veprimet e tyre. -Është Shejtani i mallkuar që ua zbukuron veprimet në mënyrë të vazhdueshme, derisa ata fillojnë t’i pëlqejnë dhe t’i shohin si veprime të drejta dhe të logjikshme. Duke vazhduar për një kohë të gjatë të zhytur në gënjeshtra, atëherë kjo rrugë u kthehet në besim dhe bindje në zemër, aq sa u bëhet natyrë e tyre. Kështu, ata kënaqen dhe rehatohen me gjendjen e tyre të shëmtuar dhe të keqe. Sidoqoftë, jo të gjithë ata që koten në errësira janë të një niveli. Disa prej tyre janë udhëheqës në ligësi dhe në humbje, të cilëve u dëgjohet fjala dhe u zbatohen porositë nga pasuesit e tyre. Por ka të tjerë që janë thjesht pasues të rëndomtë e të bindur ndaj krerëve të tyre. Sigurisht, të parët janë në nivel më të frikshëm të dëshpërimit dhe ndëshkimit. Duke treguar dhe përshkruar krimin e madh të këtyre krerëve, Allahu i Lartësuar thotë:
6:123Page 143
وَكَذَٰلِكَ جَعَلۡنَا فِي كُلِّ قَرۡيَةٍ أَكَٰبِرَ مُجۡرِمِيهَا لِيَمۡكُرُواْ فِيهَاۖ وَمَا يَمۡكُرُونَ إِلَّا بِأَنفُسِهِمۡ وَمَا يَشۡعُرُونَ ١٢٣
And thus We have placed within every city the greatest of its criminals to conspire therein. But they conspire not except against themselves, and they perceive [it] not.
Kështu, në çdo qytet Ne kemi bërë që krerët e kriminelëve të ngrenë kurthe(kundër të vërtetës). Por, me kurthet e tyre, ata godasin veç vetveten, por nuk e ndiejnë. -Krimet dhe poshtërsitë e këtyre krerëve janë shumë të mëdha. Intrigat e tyre janë shumë tinzare. Ata përdorin çdo rrugë për të mashtruar njerëzit dhe për t’i ftuar në rrugën e Shejtanit. Ata i kanë luftuar pandërprerë dhe pa mëshirë profetët dhe pasuesit e tyre, me fjalë dhe me vepra. Por kurthet dhe intrigat e tyre godasin po ata vetë. Është e vërtetë që ata ngrenë kurthe kundër të vërtetës dhe ithtarëve të saj, por edhe Allahu i Lartësuar ngre kurthe për ta. Pa dyshim, Allahu është më i miri që shkatërron kurthet e armiqve të fesë së Tij, duke i ndëshkuar në mënyrë të drejtë për zullumin e tyre. Allahu i Lartësuar i ndihmon dhe i dallon mbi të tjerët udhëheqësit e të vërtetës, të cilët, të ndriçuar me dritën e Zotit, u dalin në ballë këtyre kriminelëve me argumente dhe fakte të pakthyeshme, por edhe duke luftuar në rrugën e Zotit dhe duke shpenzuar gjithçka që zotërojnë për hir të Tij. Këta të zgjedhur ndjekin çdo rrugë të mundshme dhe bëjnë çdo përpjekje për arritjen e këtij qëllimi madhështor, të cilit ia kanë dorëzuar veten e tyre. Është vetë Allahu i Lartësuar Ai që i drejton në mençurinë dhe urtësinë e tyre, është Ai që forcon zemrat dhe këmbët e tyre. Edhe pse ditët e triumfit Allahu i Lartësuar i bën të vërtiten mes tyre, përfundimi është i sigurt: fitorja do të jetë për të devotshmit. Atyre do t’ju takojë përfundimi i mirë. Po çfarë i bën këta kriminelë të mëdhenj, krerë të ligësisë, që të jenë këmbëngulës në refuzimin e të vërtetës të sjellë nga profetët? Është pikërisht smira, urrejtja dhe armiqësia që kanë. Allahu i Lartësuar na tregon fjalët e tyre:
6:124Page 143
وَإِذَا جَآءَتۡهُمۡ ءَايَةٞ قَالُواْ لَن نُّؤۡمِنَ حَتَّىٰ نُؤۡتَىٰ مِثۡلَ مَآ أُوتِيَ رُسُلُ ٱللَّهِۘ ٱللَّهُ أَعۡلَمُ حَيۡثُ يَجۡعَلُ رِسَالَتَهُۥۗ سَيُصِيبُ ٱلَّذِينَ أَجۡرَمُواْ صَغَارٌ عِندَ ٱللَّهِ وَعَذَابٞ شَدِيدُۢ بِمَا كَانُواْ يَمۡكُرُونَ ١٢٤
And when a sign comes to them, they say, "Never will we believe until we are given like that which was given to the messengers of Allāh." Allāh is most knowing of where [i.e., with whom] He places His message. There will afflict those who committed crimes debasement before Allāh and severe punishment for what they used to conspire.
Kur u vjen ndonjë shenjë(nga Allahu), ata thonë: “Nuk kemi për të besuar, derisa neve të na jepet diçka e ngjashme me atë që u është dhënë të dërguarve të Allahut.” -Nuk kemi për të besuar, derisa të na jepet ajo që u është dhënë profetëve të Allahut, pra, profetësia dhe Shpallja. Me këto fjalë, ata tregojnë kundërshtimin e tyre ndaj Allahut të Lartësuar, vetëpëlqimin e tyre dhe arrogancën ndaj të vërtetës, të cilën Allahu e shpalli nëpërmjet profetëve të Tij. Ata duan ta kufizojnë mirësinë dhe bujarinë e Allahut të Lartësuar. Por Allahu i Lartësuar ua kthen mbrapsht këtë kundërshtim dhe pretendim të kotë. Ai na tregon se ata nuk e meritojnë të mirën dhe mes tyre nuk mund të gjesh ndonjë që ta meritojë të jetë rob i mirë i Allahut dhe, aq më pak, profet i Zotit. I Lartësuari thotë:Por Allahu e di më së miri se kujt ia dhuron Shpalljen e Vet. -Allahu i Lartësuar e di më mirë se cilët e meritojnë të jenë profetët e Tij. Ata janë njerëzit me cilësitë më të larta dhe të ruajturit nga çdo ves i ulët. Është Allahu i Lartësuar Ai që, me urtësinë e Tij, i pajisi me cilësitë dhe forcën e nevojshme për të mbajtur peshën e Shpalljes. Ndërsa për ata që nuk kanë të tilla cilësi, mjafton kaq si tregues se ata nuk mund të jenë profetë. Allahu i Lartësuar nuk do t’ua jepte kurrë këtë mirësi njerëzve me mangësi, por veçse atyre që i krijoi dhe i përgatiti Vetë për të qenë të tillë. Në këtë ajet tregohet për urtësinë absolute të Allahut të Lartësuar. Po, është e vërtetë që bujaria, mirësia dhe mëshira e Allahut është e gjërë dhe gjithëpërfshirëse, por Ai është i Urtë dhe i Gjithëditur, prandaj e vendos mirësinë dhe mëshirën e Tij të plotë veçse atje ku duhet. Në vijim, Allahu i Lartësuar kërcënon keqbërësit, duke thënë:Keqbërësit do t’i godasë poshtërimi para Allahut dhe dënimi i fortë, për të gjitha kurthet e tyre. -Për ta është përgatitur një poshtërim i madh. Duke qenë se ata tregohen kryeneçë dhe arrogantë ndaj të vërtetës së Zotit, Ai i “shpërblen” me një dënim të ashpër, poshtërues dhe nënçmues. Kështu, ata e meritojnë plotësisht këtë ndëshkim. Allahu i Lartësuar nuk i bën padrejtësi askujt.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences