As-Sa'diAl‑An'am · 6:145–158

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Al-An'am 6:145–158

6:145Page 147

قُل لَّآ أَجِدُ فِي مَآ أُوحِيَ إِلَيَّ مُحَرَّمًا عَلَىٰ طَاعِمٖ يَطۡعَمُهُۥٓ إِلَّآ أَن يَكُونَ مَيۡتَةً أَوۡ دَمٗا مَّسۡفُوحًا أَوۡ لَحۡمَ خِنزِيرٖ فَإِنَّهُۥ رِجۡسٌ أَوۡ فِسۡقًا أُهِلَّ لِغَيۡرِ ٱللَّهِ بِهِۦۚ فَمَنِ ٱضۡطُرَّ غَيۡرَ بَاغٖ وَلَا عَادٖ فَإِنَّ رَبَّكَ غَفُورٞ رَّحِيمٞ ١٤٥

Say, "I do not find within that which was revealed to me [anything] forbidden to one who would eat it unless it be a dead animal or blood spilled out or the flesh of swine - for indeed, it is impure - or it be [that slaughtered in] disobedience, dedicated to other than Allāh.1 But whoever is forced [by necessity], neither desiring [it] nor transgressing [its limit], then indeed, your Lord is Forgiving and Merciful."

Pasi i përmendi me nënçmim idhujtarët, për shkak të trillimeve të tyre rreth hallallit dhe haramit, Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që t’u qartësojë njerëzve atë që vërtet u është ndaluar atyre. Nëse ata mësojnë se cilat janë ndalesat e Zotit, - që në fakt janë shumë pak në numër, - do të kuptojnë shumë thjesht se gjithçka tjetër veç tyre është e lejuar. Pas kësaj, kush pretendon se Allahu ka ndaluar këtë apo atë send, i tilli është një mashtrues e shpifës, që trillon të pavërteta rreth Zotit dhe Ligjit të Tij. Ndalesat vijnë vetëm prej Allahut të Lartësuar nëpërmjet Profetit të Tij. Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij dhe i thotë:Thuaj: “Në Shpalljen që më është dhënë nuk gjej ushqime të ndaluara, veç mishit të ngordhur, gjakut që derdhet vrullshëm dhe mishit të derrit, sepse janë të ndyrë dhe mishit që nuk therret me emrin e Allahut, që është shkelje e kufijve të Tij.” -Këtu përmenden ato gjëra që janë të ndaluara të përdoren si ushqim. Në këtë ajet nuk përcaktohet në janë të lejuara mënyrat e tjera të përfitimit prej tyre apo jo. ‘Mish i ngordhur’ quhet mishi i kafshës që ka ngordhur pa u therur me mënyrën e caktuar nga Sheriati. Pa dyshim që ajo është e palejueshme, sikurse thotë Allahu i Lartësuar në një ajet tjetër: “Haram janë për ju: të ngordhurat, gjaku, mishi i derrit, ajo kafshë që theret jo në emrin e Allahut, ... “ [Maide 3]. ‘Gjaku i derdhur vrullshëm’ i përmendur në ajet është gjaku venoz (el demu), i cili del me forcë gjatë therjes së kafshës. Nëse ky gjak bllokohet dhe nuk del jashtë nëpërmjet therjes sipas rregullit, është shumë i dëmshëm. Po nëse nxirret nga trupi, ky dëm largohet dhe ngrënia e mishit nuk sjell më ndonjë rrezik. Përcaktimi i këtij gjaku si ‘i derdhur vrullshëm’ na jep të kuptojmë se gjaku i cili mbetet në mish dhe nëpër damarë pas therjes së rregullt nuk përbën rrezik, sepse është i pastër dhe hallall.“...dhe mishit të derrit, sepse janë të ndyrë” -Këta artikuj janë të ndaluar, sepse janë të pistë, të këqij dhe të dëmshëm. Allahu i Lartësuar i bëri të ndaluar, si shprehje të butësisë dhe përkujdesit të madh për robërit e Tij, duke i ruajtur ata nga çdo gjë e keqe dhe e dëmshme për fenë, besimin, dynjanë dhe ahiretin e tyre.“...dhe mishit që nuk therret me emrin e Allahut, që është shkelje e kufijve të Tij.” -Nëse mishi i therur iu kushtohet idhujve dhe çdo gjëje tjetër që adhurohet veç Allahut të Lartësuar, kjo vepër quhet fisk, pra, shkelje e kufijve të Allahut të Lartësuar. Megjithatë, në kushte domosdoshmërie dhe nevoje të madhe, kur njeriu nuk ka çfarë të hajë tjetër dhe ka frikë vdekjen, Allahu i Lartësuar e ka lejuar konsumimin e tyre, por me kushte:“E për atë që është i detyruar të hajë nga këto, por duke mos pasur për qëllim shijimin dhe duke mos e tepruar...” -Allahu i Lartësuar ka vendosur dy kushte: 1. Të mos hahen pa qenë i detyruar, në atë masë sa të rrezikosh vdekjen. 2. Të mos hahet më shumë sesa thyerja e urisë dhe mbajtja e vetes gjallë. Për këta, Allahu i Lartësuar thotë:Zoti yt është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Pra, Ai ka për t’i falur dhe toleruar ata. Dijetarët - Allahu i mëshiroftë! - kanë dhënë mendime të ndryshme për sa i përket përkufizimit të gjërave të ndaluara në këtë ajet, pasi ka edhe artikuj të tjerë që nuk lejohet të hahen, veç atyre të përmendur këtu, si për shembull, mishi i kafshëve ose i shpendëve mishngrënës etj. Kështu, disa janë të mendimit që ky ajet ka zbritur përpara shpalljes së dispozitave që ndalojnë artikujt e tjerë. Disa të tjerë janë të mendimit se ky ajet i përmbledh të gjitha llojet e ushqimeve haram, por disa prej tyre janë përmendur shprehimisht, ndërsa të tjerat kuptohen në mënyrë indirekte, duke marrë parasysh shkakun e ndalimit të tyre. Kështu për shembull, Allahu i Lartësuar e ka përshkruar mishin e ngordhur, gjakun dhe derrin si rrixhs- domethënë, të pista, të ndyra. Ky është një kriter dallues për të gjykuar rreth harameve. Pa dyshim, të gjitha haramet janë të pista e të dëmshme, dhe Allahu i Lartësuar i bëri ato të ndaluara për robërit e Tij për t’i mbrojtur nga e keqja e tyre. Dispozita më të hollësishme lidhur me këto ndalesa i gjen në Traditën e Profetit a.s, e cila është shpjeguesja e Kur'anit dhe treguese e qartë e qëllimeve të tij. Duke qenë se Allahu i Lartësuar ka bërë ushqime të ndaluara veçse ato që u përmendën në ajet, si e drejtë absolute e Tij, atëherë kjo tregon se idhujtarët, - të cilët bënë të ndaluara ato që bënë, - thjesht shpifnin për dispozitat e Allahut, duke thënë gjëra që Ai nuk i ka thënë. Nëse do ta shohim kontekstin e ajeteve me kujdes, do të vërejmë se ai është sjellë si kundërpërgjigje për veprimet e shëmtuara të idhujtarëve rreth hallallit dhe haramit. Këto ajete i kanë përcaktuar mirë se çfarë janë vërtet të ndaluara prej bagëtive, duke dashur që të hedhin poshtë pretendimet e pabaza të idhujtarëve. Me fjalë të tjera, për sa u përket bagëtive, në Sheriat janë të ndaluara për t’u ngrënë vetëm të ngordhurat dhe ato të cilat theren për hir të dikujt tjetër veç Allahut të Madhëruar. Ndërsa për sa u përket ndalesave të tjera, ato janë shpjeguar në ajete të tjera kuranore dhe Traditën e Profetit a.s. Dikush mund të thotë: Nëse këtu është qëllimi vetëm për t’u kthyer përgjigje pretendimeve të idhujtarëve për bagëtitë dhe jo përkufizimi i të gjitha ndalesave, atëherë përse është përmendur mishi i derrit? Përgjigjja e kësaj pyetjeje do të ishte: Ndoshta arsyeja është se disa injorantë e konsideronin derrin njëlloj si bagëtitë e imta apo të trasha. Kështu veprojnë të krishterët injorantë dhe të ngjashmit me ta, të cilët merren me rritjen e derrave njëlloj sikurse veprojnë me bagëtitë e lejuara nga Zoti, duke mos bërë asnjë dallim mes tyre. Sidoqoftë, Sheriati islam është më i kompletuari dhe më i thjeshti që Zoti ka zbritur për njerëzit. Çdo gjë për të cilën Zoti ka urdhëruar të bëhet në këtë Sheriat, e ka urdhëruar se ajo është e pastër, e mirë dhe e dobishme për njerëzit, dhe çdo gjë të cilën ai e ka ndaluar, e ka ndaluar sepse ajo gjë është e pisët, e pështirë, e keqe dhe e dëmshme. Ky ligj i mrekullueshëm kurrë nuk urdhëron të bëhet diçka që është e keqe dhe e dëmshme, dhe kurrë nuk ndalon diçka që është e mirë dhe e dobishme. Në ligjet e shkuara mund të ndodhte që Zoti t’u ndalonte njerëzve ndonjë gjë që ishte e pastër, e mirë dhe e dobishme, dhe këtë i Lartësuari e bënte si masë ndëshkimore për gabimet e njerëzve. Ndërsa në Ligjin e fundit të Tij, i Lartësuari e ka plotësuar mirësinë, butësinë dhe mëshirën e Tij për ne, duke mos ndaluar asgjë që është e këndshme dhe e mirë. Duke treguar për ndalesat që i Lartësuari solli për popujt e shkuar në formë ndëshkimore thotë:Sipas mënyrës së përcaktuar nga Sheriati, kafshës i priten damarët e qafës, me qëllim që t’i dalë gjaku. Kafsha që ngordh pa i dalë gjaku është e pisët dhe shumë e dëmshme, për shkak të gjakut të bllokuar brenda saj. Shpeshherë, kafshët ngordhin për shkak të ndonjë sëmundjeje, gjë e cila ia shton rrezikun. Megjithatë, nga ky gjykim përjashtohen karkalecat e tokës dhe peshqit, të cilët nuk kanë nevojë për mënyrën e lartpërmendur të therjes, që të jenë hallall. Veç kësaj, dijetarët kanë përmendur edhe kushte të tjera që kanë të bëjnë me therësin e kafshës. Këto janë shpjeguar më hollësisht në librat e fikh-ut. (Sh.p.)

6:146Page 147

وَعَلَى ٱلَّذِينَ هَادُواْ حَرَّمۡنَا كُلَّ ذِي ظُفُرٖۖ وَمِنَ ٱلۡبَقَرِ وَٱلۡغَنَمِ حَرَّمۡنَا عَلَيۡهِمۡ شُحُومَهُمَآ إِلَّا مَا حَمَلَتۡ ظُهُورُهُمَآ أَوِ ٱلۡحَوَايَآ أَوۡ مَا ٱخۡتَلَطَ بِعَظۡمٖۚ ذَٰلِكَ جَزَيۡنَٰهُم بِبَغۡيِهِمۡۖ وَإِنَّا لَصَٰدِقُونَ ١٤٦

And to those who are Jews We prohibited every animal of uncloven hoof; and of the cattle and the sheep We prohibited to them their fat, except what adheres to their backs or the entrails or what is joined with bone. [By] that We repaid them for their transgression. And indeed, We are truthful.

Judejve u ndaluam çdo kafshë njëthundrake. Për sa u përket lopëve dhe deleve, u ndaluam dhjamin e tyre... -Allahu i Lartësuar ua bëri atyre të ndaluar njëthundrakët, si devetë dhe kafshët e ngjashme me to. Gjithashtu, prej lopëve dhe deleve, Ai u bëri të ndaluar dhjamin. Por jo të gjithë dhjamin: i ndaluar ishte vetëm dhjami i pjesës pranë bishtit dhe dhjami sipërfaqësor. Në vijim përmendet dhjami që iu lejua atyre:...veç atij në shpinën dhe në zorrët e tyre dhe atij të përzier me kockat. -Domethënë, dhjami mes zorrëve dhe dhjami i lidhur me kockat ishte i lejuar për ta. Duke treguar shkakun e këtij ndalimi, i Lartësuari thotë:Këtë e vendosëm si ndëshkim ndaj shkeljeve të tyre -Allahu i Lartësuar i bëri këto ndalesa për jehudët, për shkak të shkeljeve që u bënin ata të drejtave të Allahut dhe të drejtave të robërve të Tij. Ky ndalim ishte një formë ndëshkimi për ta. Më pas, Allahu i Lartësuar thotë:... dhe Ne themi vetëm të vërtetën. -Allahu është i vërtetë në gjithçka që thotë, gjykon dhe vepron. E kush është më i vërtetë në fjalë se Allahu? E kush ka gjykim më të drejtë se i Lartësuari?

6:147Page 148

فَإِن كَذَّبُوكَ فَقُل رَّبُّكُمۡ ذُو رَحۡمَةٖ وَٰسِعَةٖ وَلَا يُرَدُّ بَأۡسُهُۥ عَنِ ٱلۡقَوۡمِ ٱلۡمُجۡرِمِينَ ١٤٧

So if they deny you, [O Muḥammad], say, "Your Lord is the possessor of vast mercy; but His punishment cannot be repelled from the people who are criminals."

Në qoftë se ata të quajnë gënjeshtar, thuaju: “Me të vërtetë, Zoti juaj e ka Mëshirën të gjerë...” -Nëse idhujtarët të mohojnë, ti përsëri vazhdo t’i ftosh ata, duke përdorur çdo strategji të mundshme: qortimin dhe kërcënimin, përgëzimin dhe inkurajimin. Mësoju atyre se Allahu i Lartësuar është Mëshirues i Madh. Le ta kuptojnë ata se mëshira e Allahut të Lartësuar i përfshin të gjitha krijesat. Nxitoni, atëherë, që të hyni në mëshirën e Tij, duke plotësuar të gjitha kushtet që e bëjnë të mundur një gjë të tillë! Pa dyshim, në krye të këtyre kushteve është besimi dhe pranimi i Muhamedit (a.s)si profet i Zotit dhe pranimi i Shpalljes që ai solli prej Zotit. Por përmendju atyre edhe një fakt tjetër, që nuk duhet ta harrojnë për asnjë moment:...por dënimi i Tij kurrë nuk do të sprapset nga një popull keqbërës. -Kriminelë janë ata që e kanë tepruar me krime dhe poshtërsi. Prandaj kujdesuni që të mos bini në ato krime që shkaktojnë ndëshkimin e ashpër të Allahut! Mos harroni dhe kuptojeni mirë se në krye të të gjitha krimeve, domethënë më i madhi i tyre, është mospranimi i Muhamedit (a.s)si profet i Zotit dhe refuzimi i Shpalljes që ai solli prej Tij.

6:148Page 148

سَيَقُولُ ٱلَّذِينَ أَشۡرَكُواْ لَوۡ شَآءَ ٱللَّهُ مَآ أَشۡرَكۡنَا وَلَآ ءَابَآؤُنَا وَلَا حَرَّمۡنَا مِن شَيۡءٖۚ كَذَٰلِكَ كَذَّبَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ حَتَّىٰ ذَاقُواْ بَأۡسَنَاۗ قُلۡ هَلۡ عِندَكُم مِّنۡ عِلۡمٖ فَتُخۡرِجُوهُ لَنَآۖ إِن تَتَّبِعُونَ إِلَّا ٱلظَّنَّ وَإِنۡ أَنتُمۡ إِلَّا تَخۡرُصُونَ ١٤٨

Those who associated [others] with Allāh will say, "If Allāh had willed, we would not have associated [anything] and neither would our fathers, nor would we have prohibited anything." Likewise did those before deny until they tasted Our punishment. Say, "Do you have any knowledge that you can produce for us? You follow not except assumption, and you are not but misjudging."

Idhujtarët do të thonë: “Sikur të kishte dashur Allahu, nuk do të ishim idhujtarë as ne e as prindërit tanë, e as nuk do të kishim bërë harame.” -Allahu i Lartësuar njoftoi për idhujtarët, të cilët, për të justifikuar idhujtarinë dhe haramet e tyre, do të përpiqeshin të argumentonin me vullnetin dhe caktimin e Zotit. Duke ditur se vullneti i Allahut është i padiskutueshëm, se do të vihet në zbatim patjetër dhe se ai përfshin çdo gjë të mirë apo të keqe, ata do ta përdornin këtë si argument për të justifikuar krimet e tyre dhe për të mos u marrë në përgjegjësi nga Allahu i Lartësuar. Dhe, vërtet, ata vepruan ashtu sikurse tregoi Allahu i Lartësuar.Kështu kanë gënjyer edhe ata që ishin para tyre, derisa përjetuan dënimin tonë të ashpër. -Allahu i Lartësuar na tregon se popujt mohues të së vërtetës dhe të shpalljeve të Tij gjithmonë do të justifikojnë krimet e tyre me të tilla argumente. Ata i përdorin këto arsyetime për të mohuar dhe për të mos pranuar ftesën e profetëve. Por kjo mënyrë e tyre nuk ka për t’u sjellë dobi dhe nuk ka për t’i mbrojtur nga ndëshkimi i Allahut. Ata do të vazhdojnë me këtë rrugë, derisa Allahu të zbresë ndëshkimin mbi ta. Nëse mënyra e argumentimit të tyre do të ishte e drejtë, Allahu nuk do t’i ndëshkonte. Por duke qenë se Allahu i Lartësuar ndëshkon veçse ata që e meritojnë, kuptohet se justifikimi i gjynaheve me vullnetin dhe caktimin e Tij është i pavlerë, i pavërtetë dhe i padrejtë. Argumentimet duhet të mbështeten në dituri të saktë dhe fakte të pranueshme. Nëse ato janë të mbështetura thjesht në hamendësime, të cilat nuk kanë të bëjnë fare me të vërtetën, ato janë të kota dhe të papranueshme. Prandaj Allahu i Lartësuar thotë:Thuaju: “A keni ndonjë dije(të sigurt)për të na paraqitur? -Nëse ata do të kishin dituri, e cila është mposhtësja e çdo arroganti kyeneç, do ta paraqisnin atë. Por duke qenë se ata nuk kishin asnjë lloj diturie dhe asnjë fakt për atë që thoshin, kjo tregon se ata thjesht hamendësonin, siç thotë i Lartësuari:Ju mbështeteni vetëm në hamendje. Ju, në të vërtetë, vetëm se gënjeni!”. -Ai që e ndërton gjykimin në supozime dhe hamendësime, ai është i humbur dhe i çoroditur. Atëherë, ç’mund të thuash për atë që e krijon gjykimin mbi bazën e inatit, ligësisë dhe shkatërrimit?

6:149Page 148

قُلۡ فَلِلَّهِ ٱلۡحُجَّةُ ٱلۡبَٰلِغَةُۖ فَلَوۡ شَآءَ لَهَدَىٰكُمۡ أَجۡمَعِينَ ١٤٩

Say, "With Allāh is the far-reaching [i.e., conclusive] argument. If He had willed, He would have guided you all."

Thuaj: “Allahu zotëron argumentin më të plotë dhe, sikur të kishte dashur, Ai do t’ju kishte udhëzuar të gjithëve.”. -Argumentimi i Zotit është absolutisht i vërtetë dhe i pathyeshëm, aq sa askujt nuk i lë vend për justifikim. Ai është argumentim të cilin e kanë dëshmuar si të vërtetë të gjithë lajmëtarët dhe pejgamberët e Zotit, të gjithë librat hyjnorë dhe traditat profetike. Për vërtetësinë e argumentit të Zotit dëshmojnë dhe mendjet e shëndosha, arsyet e pastra dhe natyra e shëndetshme dhe e papërlyer. Nga kjo kuptohet se çdokush që e mohon argumentin e Zotit është një mbrojtës i të kotës dhe i të pavërtetës, sepse përballë të vërtetës qëndron veçse e pavërteta dhe e kota. Sigurisht, Allahu i Lartësuar i ka dhënë çdo krijese të përgjegjshme aftësi dhe vullnet të mjaftueshëm, që të arrijë të realizojë detyrat që i janë ngarkuar. Allahu i Lartësuar nuk ngarkon asnjë me një detyrë të cilën ai nuk ka mundësi që ta kryejë, ashtu si nuk ndalon asnjë nga diçka të cilën ai e ka të pamundur ta lërë. Pas gjithë kësaj, justifikimi me vullnetin dhe caktimin e Zotit për çdo dalje nga ligji i Tij është thjesht një padrejtësi, inat dhe kokëfortësi e pashembullt. Allahu i Lartësuar nuk ua imponon robërve veprat që do të kryejnë, por i ka lënë ata të lirë të zgjedhin. Ata mund të veprojnë çfarë të duan, e gjitha kjo sipas zgjedhjes së tyre të lirë. Ky është një realitet i dëshmuar dhe pranuar nga të gjithë, të cilin e kundërshton veçse ai që është kokëfortë dhe arrogant, sepse mohon argumente të padiskutueshme, që dëshmohen me shqisa. Çdokush di të bëjë dallimin mes një lëvizjeje që bëhet me zgjedhje të lirë dhe asaj që bëhet e imponuar. Megjithatë, përsëri asgjë nuk mund të dalë jashtë dëshirës dhe vullnetit të Allahut. Gjithçka ndodh veçse pasi e ka lejuar Allahu i Lartësuar dhe i Urtë. Ata që arsyetohen me vullnetin dhe caktimin e Zotit për gjynahet e tyre janë kontradiktorë edhe me veten e tyre, sepse shpeshherë as vetë nuk e pranojnë një arsyetim të tillë. Kështu për shembull, nëse dikush do t’u vidhte pasurinë apo t’u shkelte të drejtat, dhe pastaj të arsyetohej duke thënë se ky qe caktimi i Zotit dhe vullneti i Tij, ata nuk do ta pranonin kurrë. Sa e çuditshme! Si është e mundur të arsyetojnë gjynahet e tyre kundrejt Zotit me vullnetin dhe caktimin e Tij, ndërkohë që nuk e pranojnë këtë arsyetim nga ata të cilët u bëjnë atyre padrejtësi? Në fund të fundit, justifikimi me vullnetin dhe caktimin e Zotit nuk është qëllimi i vërtetë i tyre, madje edhe ata vetë e dinë se ky nuk është arsyetim i shëndoshë dhe i saktë. Qëllimi i vërtetë i tyre është thjesht refuzimi i të vërtetës. Ata e shohin të vërtetën si diçka që i sulmon dhe nga e cila duhen të mbrohen me çdo kusht dhe me çdo gjë që munden, edhe pse e dinë se kjo është e gabuar.

6:150Page 148

قُلۡ هَلُمَّ شُهَدَآءَكُمُ ٱلَّذِينَ يَشۡهَدُونَ أَنَّ ٱللَّهَ حَرَّمَ هَٰذَاۖ فَإِن شَهِدُواْ فَلَا تَشۡهَدۡ مَعَهُمۡۚ وَلَا تَتَّبِعۡ أَهۡوَآءَ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا وَٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِٱلۡأٓخِرَةِ وَهُم بِرَبِّهِمۡ يَعۡدِلُونَ ١٥٠

Say, [O Muḥammad], "Bring forward your witnesses who will testify that Allāh has prohibited this." And if they testify, do not testify with them. And do not follow the desires of those who deny Our verses and those who do not believe in the Hereafter, while they equate [others] with their Lord.

Thuaj: “Sillni dëshmitarë që të dëshmojnë se Allahu ka ndaluar këtë e atë!” -Kuptimi: Thuaju atyre të cilët bëjnë haram ato që lejon Allahu dhe pretendojnë se është vetë Allahu Ai që i ka bërë këto ndalesa: “Sillni dëshmitarë, që të dëshmojnë se është Allahu Ai që ka vendosur për të tilla ndalesa!”. Kështu, ata kanë dy mundësi: (a) ose të mos sjellin asnjë dëshmitar, dhe në këtë mënyrë pretendimi i tyre është i papranueshëm për mungesë dëshmish, faktesh dhe provash; (b) ose të sjellin ndonjë që dëshmon për një gjë të tillë. Por të tilla dëshmi sjellin vetëm ata që janë gjynahqarë të mëdhenj, të cilëve nuk u pranohen dëshmia. Të tilla dëshmi nuk janë çështje për të cilat dëshmojnë të drejtët dhe të sinqertët, prandaj dhe Allahu i Lartësuar e ndalon të Dërguarin e Tij dhe besimtarët nga këto lloj dëshmish. I Lartësuari thotë:Nëse duan të bëjnë dëshmi të rreme, ti mos dëshmo bashkë me ta! Kurrë mos shko pas dëshirave të atyre që argumentet Tona i konsiderojnë si gënjeshtra, nuk besojnë jetën e përtejme dhe sajojnë zota të tjerë si të barabartë me Zotin e tyre! -Ata konsiderojnë si të barabartë me Allahun idhujt dhe putat e tyre. Duke qenë se ata janë mohues të Ditës së Gjykimit dhe nuk e njësojnë Allahun e Lartësuar, ata e meritojnë atë besim të shëmtuar dhe ato dispozita të padrejta që i ngarkojnë vetes. Me fjalë të tjera, besimi i tyre ndërtohet mbi idhujtarinë dhe mohimin e të vërtetës, prandaj është tërësisht me vend që Allahu i Lartësuar ta ndalojë Profetin e Tij dhe të drejtudhëzuarit nga ndjekja e të tillë njerëzve dhe nga pjesëmarrja në dëshmi së bashku me ta. Të gjitha këto tregojnë edhe një herë se ndalimi i atyre gjërave që Zoti i kishte lejuar buronte tërësisht nga dëshirat e tyre të shfrenuara.

6:151Page 148

۞ قُلۡ تَعَالَوۡاْ أَتۡلُ مَا حَرَّمَ رَبُّكُمۡ عَلَيۡكُمۡۖ أَلَّا تُشۡرِكُواْ بِهِۦ شَيۡـٔٗاۖ وَبِٱلۡوَٰلِدَيۡنِ إِحۡسَٰنٗاۖ وَلَا تَقۡتُلُوٓاْ أَوۡلَٰدَكُم مِّنۡ إِمۡلَٰقٖ نَّحۡنُ نَرۡزُقُكُمۡ وَإِيَّاهُمۡۖ وَلَا تَقۡرَبُواْ ٱلۡفَوَٰحِشَ مَا ظَهَرَ مِنۡهَا وَمَا بَطَنَۖ وَلَا تَقۡتُلُواْ ٱلنَّفۡسَ ٱلَّتِي حَرَّمَ ٱللَّهُ إِلَّا بِٱلۡحَقِّۚ ذَٰلِكُمۡ وَصَّىٰكُم بِهِۦ لَعَلَّكُمۡ تَعۡقِلُونَ ١٥١

Say, "Come, I will recite what your Lord has prohibited to you. [He commands] that you not associate anything with Him, and to parents, good treatment, and do not kill your children out of poverty; We will provide for you and them. And do not approach immoralities - what is apparent of them and what is concealed. And do not kill the soul which Allāh has forbidden [to be killed] except by [legal] right. This has He instructed you that you may use reason."

Allahu i Lartësuar e porosit Profetin (a.s.) që t’u drejtohej atyre të cilët bënin haram ato që Ai i kishte lejuar dhe t’u thoshte:Thuaju: “Ejani t’ju kumtoj ato që vërtet jua ka urdhëruar Zoti juaj ...” -Ejani t’ju tregoj se cilat janë ato vepra të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë, pa përjashtim. Kjo porosi i përfshin të gjitha urdhëresat e ndalesat, qofshin ato në ushqime, pije, fjalë, vepra dhe besime.Të mos adhuroni (askënd e) asgjë tjetër përveç Tij ... -Ky është një ndalim kategorik rreth idhujtarisë, e vogël apo e madhe qoftë ajo. Thelbi i idhujtarisë është adhurimi i një krijese njëlloj sikurse adhurohet Allahu, ose madhërimi i një krijese ashtu sikurse madhërohet Allahu, ose t’i përshkruhet krijesës ndonjë atribut hyjnor që i takon vetëm Krijuesit të gjithësisë, Allahut të Lartësuar. Me fjalë të tjera, idhujtaria është e kundërta e teuhidit. Vetëm Allahu është Krijuesi, Sunduesi, Furnizuesi, Kujdestari, Rregulluesi i të gjitha çështjeve të krijesave. Vetëm Ai ka në dorë dobinë dhe dëmin, jetën dhe vdekjen, të mirën dhe të keqen. Dynjaja dhe ahireti janë pronë e Tij dhe nën sundimin e Tij. Këto janë atributet që i takojnë vetëm Allahut e askujt tjetër. Po kështu, të gjitha adhurimet i takojnë dhe duhet t’i dedikohen vetëm Allahut të Madhërishëm. Asnjë vepër të cilën Allahu e ka përcaktuar si adhurim nuk lejohet t’ia dedikosh dikujt tjetër veç Atij. Nëse njeriu largohet nga të gjitha format e idhujtarisë, atëherë bëhet njësues i vërtetë dhe i sinqertë ndaj Zotit në të gjitha gjendjet e tij. Njësimi i Allahut në çdo aspekt e fut mes robërve të zgjedhur të Tij, të cilët kanë patur mirësinë ta plotësojnë të drejtën e Allahut në këtë aspekt. Ata e kanë kompletuar teuhidin, dhe kjo mund të arrihet veçse duke u distancuar tërësisht nga idhujtaria, me të gjitha llojet dhe format e saj. Pastaj i Madhëruari rendit detyrën e dytë më të rëndësishme pas teuhidit, e cila është bamirësia dhe mirësjellja ndaj prindërve:...të silleni mirë me prindërit... -Ndaj prindërve të jeni të sjellshëm me fjalë dhe me vepra. Çdo fjalë dhe vepër që sjell lumturinë dhe gëzimin e prindërve është bamirësi, që Allahu e shpërblen me mirësi dhe begati të shumta. Nëse njeriu është plotësisht bamirës ndaj prindërve, atëherë është i ruajtur prej padrejtësisë ndaj tyre....të mos i vrisni fëmijët tuaj për shkak të varfërisë... -Mos i vrisni fëmijët tuaj, meshkuj apo femra qofshin, nga frika e varfërisë! Kjo vepër e shëmtuar ishte e përhapur në kohën e injorancës paraislamike. Ajo ishte një periudhë e ashpër, e pamëshirshme dhe e egër. Islami e ndaloi atë krim të rëndë ndaj fëmijëve. Ndalimi i vrasjes së foshnjave nga frika e varfërisë tregon se vrasja e tyre pa ndonjë shkak tjetër ose vrasja e fëmijëve të të tjerëve është edhe më fort e ndaluar....sepse Ne ju furnizojmë ju dhe ata -Është Allahu i Lartësuar që përkujdeset për furnizimin e të gjithëve. Nuk jeni ju që furnizoni fëmijët tuaj, madje as veten tuaj, prandaj kurrë të mos mendoni se fëmijët marrin nga pjesa juaj....të mos u afroheni gjynaheve - të hapura apo të fshehta qofshin... -Allahu i Lartësuar na urdhëron që t’u largohemi këtyre gjynaheve, qofshin ato që bëhen haptaz apo fshehtaz, qofshin gjynahe me fjalë e vepra, qofshin me zemër dhe me shpirt. Vëreni me kujdes! Allahu i Lartësuar na ndalon që t’u afrohemi gjynaheve, dhe kjo është ndalesë më e plotë dhe më e fortë sesa urdhri për mosveprim të tyre, pasi mosafrimi në këto gjynahe na ndalon edhe nga mjetet dhe shkaqet që na afrojnë në to....dhe të mos vrisni atë që Allahu e ka ndaluar të vritet, veçse kur e do drejtësia. -Ata që Allahu i Lartësuar i ka ndaluar që të vriten janë:- Muslimanët, qofshin ata meshkuj apo femra, të vegjël apo të mëdhenj, të devotshëm apo gjynahqarë. Vrasja e tyre është e ndaluar, veçse në rastet e përcaktuara nga Sheriati.- Jomuslimanët me të cilët është lidhur një marrëveshje që u siguron atyre jetën.Allahu i Lartësuar thotë: “... veç rastit kur e do drejtësia”, domethënë, vrasja ekzekutohet vetëm në rastet që i ka përcaktuar ligji dhe ashtu si i ka përcaktuar ai, për shembull, i martuari që bën imoralitet, ai që kryen vrasje me dashje, tradhtuesi i fesë etj.Këto janë porositë e Tij, që ju të mendoni thellë. -Qëllimi është që ju të mendoheni thellë rreth porosive të Tij, t’i mësoni dhe të punoni për t’i realizuar ato me korrektësi dhe sinqeritet. Ajeti tregon se, në varësi të logjikës së robit, do të jetë edhe masa e kujdesit të tij për plotësimin e porosive të Allahut. Thënë ndryshe, sa më korrekt të jetë robi në plotësimin e porosive të Allahut, aq më e plotë është logjika dhe arsyeja e tij.Sigurisht, këto dispozita egzekutohen nga instancat përkatëse të shtetit islam, me mënyrat e përcaktuara nga Allahu i madhëruar. (sh.p)

6:152Page 149

وَلَا تَقۡرَبُواْ مَالَ ٱلۡيَتِيمِ إِلَّا بِٱلَّتِي هِيَ أَحۡسَنُ حَتَّىٰ يَبۡلُغَ أَشُدَّهُۥۚ وَأَوۡفُواْ ٱلۡكَيۡلَ وَٱلۡمِيزَانَ بِٱلۡقِسۡطِۖ لَا نُكَلِّفُ نَفۡسًا إِلَّا وُسۡعَهَاۖ وَإِذَا قُلۡتُمۡ فَٱعۡدِلُواْ وَلَوۡ كَانَ ذَا قُرۡبَىٰۖ وَبِعَهۡدِ ٱللَّهِ أَوۡفُواْۚ ذَٰلِكُمۡ وَصَّىٰكُم بِهِۦ لَعَلَّكُمۡ تَذَكَّرُونَ ١٥٢

And do not approach the orphan's property except in a way that is best [i.e., intending improvement] until he reaches maturity. And give full measure and weight in justice. We do not charge any soul except [with that within] its capacity. And when you speak [i.e., testify], be just, even if [it concerns] a near relative. And the covenant of Allāh fulfill. This has He instructed you that you may remember.

Mos iu afroni pasurisë së jetimit, veçse në mënyrën më të mirë, derisa ai të arrijë pjekurinë! -Allahu i Lartësuar na ndalon nga cenimi i pasurisë së jetimit, me çfarëdolloj rruge dhe mënyre të bëhet ajo. Pasurisë së tij duhet t’i afrohemi, ashtu sikurse thotë Allahu i Lartësuar: “veçse në mënyrën më të mirë”, pra, vetëm me mënyra që e rregullojnë atë pasuri dhe që i sjellin dobi atij. Nuk lejohet kurrsesi t’i afrohesh asaj pasurie ose të bësh veprime me të që e dëmtojnë jetimin, madje as me mënyra që nuk sjellin as dëm e as dobi. Kjo pasuri mbahet nga kujdestari ligjor deri në kohën kur, ashtu sikurse thotë Allahu i Lartësuar: “...ai të arrijë pjekurinë”, pra, deri sa të arrijë moshën e përgjegjësisë ligjore, por edhe pjekurinë e mjaftueshme dhe aftësinë për të vepruar drejt me pasurinë e tij. Kur të arrijë këtë nivel pjekurie, atij i dorëzohet pasuria për të vepruar në të si ta shohë ai më të dobishme. Nga ajeti kuptohet se jetimi, deri në moshën e pjekurisë, e ka të kufizuar të drejtën për të vepruar me pasurinë e tij. Çdo veprim i tij me pasurinë e vet është i pavlefshëm ligjërisht. Kjo e drejtë i takon me ligj kujdestarit të tij. Ky kufizim përfundon me arritjen e moshës dhe pjekurisë së lartpërmendur.Masni dhe peshoni me drejtësi! -Allahu i Lartësuar na urdhëron që të masim, të peshojmë dhe të plotësojmë detyrimet ndaj të tjerëve me drejtësi dhe paanshmëri të plotë. Nëse përpiqemi maksimalisht për të realizuar këtë porosi, duhet të dimë se:Ne nuk ngarkojmë asnjë njeri përtej mundësive të veta. -Allahu i Lartësuar nuk na ngarkon të veprojmë atë gjë të cilën nuk kemi mundësi ta kryejmë apo që na sjell vështirësi të papërballueshme. Çdokush që përpiqet maksimalisht dhe me pastërti për të qenë korrekt në matje dhe peshim ose, në përgjithësi, në plotësimin e detyrimeve ndaj të tjerëve, nëse ndodh ndonjë gabim pa dashje dhe pa qëllim dhe jo për shkak të pakujdesisë së tij, ose ndodh nga padituria, ta dijë se Allahu i Lartësuar është Falës dhe Mbulues i të metave. Dijetarët e jurispudencës islame mbështeten në këtë ajet për të vërtetuar se Allahu i Lartësuar nuk ngarkon asnjë me diçka të papërballueshme. Gjithashtu, ata kanë thënë se, nëse dikush tregon devotshmëri ndaj Allahut dhe përmbush ato porosi të Tij që ai ka mundësi t’i përmbushë, për të nuk ka gjynah dhe përgjegjësi për mosplotësmin e asaj pjese që nuk ka mundësi ta kryejë.Kur të flisni, duhet të jeni të drejtë, edhe kur çështja është për të afërmit tuaj. -Kur të flisni e të gjykoni njerëzit, kur të ndani të drejtat e tyre ose kur të dëshmoni për ta, bëjeni këtë me vërtetësi dhe drejtësi të plotë! Thoni vetëm fjalë, gjykime e dëshmi të drejta dhe të vërteta, qoftë për ata që i doni, qoftë për ata që i urreni! Mbani drejtësi dhe paanësi dhe kurrë mos fshihni ndonjë dëshmi apo të drejtë! Mos lini pa përmendur asgjë që duhet përmendur dhe zbuluar! Njëanshmëria dhe keqtransmetimi i fjalëve të kundërshtarit konsiderohet si një padrejtësi, e cila është haram. Madje, nëse një dijetar flet rreth fjalëve dhe gjykimeve të gabuara të bidatçinjve duhet që secilit t’i japë hakun që i takon, duke mos e tepruar kundër tyre me fjalë të paqarta, që i rëndojnë ata më shumë sesa e mertojnë. Ai duhet të shtjellojë qartësisht të vërtetat dhe të gabuarat në qëndrimet e tyre. Juristët thonë se gjykatësi e ka detyrë që të mbajë drejtësi mes palëve në gjykim qoftë me fjalët e tij, qoftë me sjelljen e tij.Plotësojini zotimet që i bëni Allahut! -Këtu bëhet fjalë si për zotimet ndaj Allahut që kanë lidhje me plotësimin e detyrimeve ndaj Tij, qoftë për zotimet dhe marrëveshjet e lidhura mes krijesave. Të gjitha këto premtime është detyrë të plotësohen rigorozisht dhe saktësisht. Nuk lejohet aspak thyerja, cenimi apo mosplotësimi i tyre në formën e kërkuar.Këto janë porositë e Tij, me qëllim që ju të kujtoni. -Këto janë porositë e Allahut për ju. Nëpërmjet tyre, ju mësoni e përkujtoni se çfarë ju sjell dobi dhe mirësi. Kjo është nxitje për të përkujtuar sa më shumë porositë e Allahut të Madhëruar, sepse do t’ju ndihmojë që ju të përkushtoheni më shumë në plotësimin e tyre. Me studimin dhe kujtimin e vazhdueshëm të këtyre porosive, ju do të jeni gjithmonë në gjendje t’i zbatoni ato, por edhe të kuptoni urtësitë e Tij të pakufishme të fshehura pas tyre. Pasi tregoi disa prej porosive më të rëndësishme, Allahu i Madhëruar i përforcon ato me një porosi tjetër më gjithëpërfshirëse, duke thënë:

6:153Page 149

وَأَنَّ هَٰذَا صِرَٰطِي مُسۡتَقِيمٗا فَٱتَّبِعُوهُۖ وَلَا تَتَّبِعُواْ ٱلسُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمۡ عَن سَبِيلِهِۦۚ ذَٰلِكُمۡ وَصَّىٰكُم بِهِۦ لَعَلَّكُمۡ تَتَّقُونَ ١٥٣

And, [moreover], this is My path, which is straight, so follow it; and do not follow [other] ways, for you will be separated from His way. This has He instructed you that you may become righteous.

Kjo është rruga Ime e drejtë. Prandaj përmbajuni asaj... -Këto dipozita e shumë të tjera të ngjashme, të cilat Allahu i Madhëruar i ka qartësuar plotësisht në Shpalljen e Tij, përbëjnë “rrugën e drejtë”, që të çon tek Allahu dhe në mirësitë që Ai ka përgatitur për të bindurit dhe të nënshtruarit ndaj Tij. Kjo është rruga e lehtë, e shkurtër dhe e drejtë. Prandaj ai urdhëron që t’i përmbahemi asaj, duke e pasuar me besnikëri dhe korrektësi. Vetëm kështu do të mund të arrijmë të bëjmë tonën çdo të mirë të dynjasë dhe të ahiretit, dhe të ruhemi e të shpëtojmë nga çdo fatkeqësi dhe dëshpërim në të dyja jetët. Vetëm kështu do të mund të arrijmë synimet dhe plotësimin e dëshirave dhe shpresave tona. Pasi na urdhëron për të përqafuar të mirën, që prodhon veç mirësi, Allahu i Madhëruar na ndalon nga e keqja, duke thënë:...e mos ndiqni rrugë të tjera, të cilat ju largojnë nga rruga e Tij! -Allahu i Madhëruar na ndalon nga ndjekja e çdo rruge tjetër, që pengon dhe të largon nga e vërteta. Këto rrugë i devijojnë dhe i përçajnë muslimanët, të cilët nuk duhet të harrojnë asnjëherë se, nëse largohesh nga rruga e drejtë e Allahut, nuk mbetet asnjë mundësi tjetër veç rrugës së Zjarrit.Këto janë porositë e Tij për ju, në mënyrë që të jeni të devotshëm. -Nëse ju plotësoni me përpikmëri porositë e Allahut, qoftë në drejtim të diturisë tuaj, duke e pastruar atë nga çdo pasaktësi dhe pavërtetësi, qoftë në drejtim të punës sipas saj, duke e kryer atë me sinqeritet dhe sipas Traditës profetike, atëherë jeni bërë adhurues të devotshëm të Allahut. Me dituri të pastër dhe të sigurt nga Zoti dhe me punë të sinqertë e sipas kësaj diturie, ju jeni bërë prej atyre adhuruesve të Allahut të cilët kanë fituar çdo mirësi e nderim dhe kanë shpëtuar nga çdo fatkeqësi e poshtërim. Po të shohim me kujdes, kur ka folur për rrugën e Tij, Allahu i Madhëruar ka përdorur numrin njëjës: “rruga e Tij”. Nga kjo kuptohet se rruga që të çon tek Ai është një e vetme. Ajo është rruga e Tij, e përshkruar nëpërmjet Shpalljes dhe Profetit. Gjithashtu, duke theksuar se është “rruga e Tij”, Allahu na kujton se është Ai që i ndihmon udhëtarët në këtë rrugë, duke u treguar shenjat dalluese të saj dhe duke u dhënë forcën e mjaftueshme për të arritur në destinacion. Rruga që të çon tek Allahu është vetëm rruga e Tij dhe vetëm Atij i duhet kërkuar ndihma dhe mbështetja për të shkuar deri në fund të saj.

6:154Page 149

ثُمَّ ءَاتَيۡنَا مُوسَى ٱلۡكِتَٰبَ تَمَامًا عَلَى ٱلَّذِيٓ أَحۡسَنَ وَتَفۡصِيلٗا لِّكُلِّ شَيۡءٖ وَهُدٗى وَرَحۡمَةٗ لَّعَلَّهُم بِلِقَآءِ رَبِّهِمۡ يُؤۡمِنُونَ ١٥٤

Then1 We gave Moses the Scripture, making complete [Our favor] upon the one who did good [i.e., Moses] and as a detailed explanation of all things and as guidance and mercy that perhaps in the meeting with their Lord they would believe.

Pastaj Ne i dhamë Musait Librin si plotësim(të mirësive Tona)... -Fjala ‘pastaj’ nuk shërben për të treguar renditje kronologjike të veprimeve në kohën reale, sepse koha e Musait dhe e Librit të tij ka qenë shumë më përpara kohës së Muhamedit a.s. Ajo shërben thjesht për të pasqyruar renditjen në rrëfimin e ngjarjeve. Kështu, Allahu i Lartësuar na tregon se Ai i dhuroi Musait “Librin”, domethënë, Teuratin. Ky libër ishte, ashtu sikurse thotë i Lartësuari: “si plotësim”, domethënë, plotësim i të mirave të tjera të shumta të Tij. Por për çfarë kategorie njerëzish ishte i tillë ky libër? Allahu i Lartësuar thotë:...për ata që ishin vepërmirë e të bindur. -Për ata njerëz nga populli i Musait që ishin vepërmirë e të bindur. Allahu i Lartësuar i begatoi me mirësi të shumta ata që ishin të bindur dhe punëmirë. Në krye të të gjitha këtyre mirësive, ashtu si edhe plotësim i tyre, ishte pa dyshim shpallja e Teuratit. Allahu i Lartësuar e plotësoi mirësinë e Tij mbi ta, ndërsa për ata u bë e detyrueshme që t’i shprehnin Atij mirënjohjen e plotë për këto mirësi. Këtë libër Allahu i Lartësuar e zbriti edhe si:...Ai shpjegonte gjithçka me hollësi...” -Si shpjegues të gjithçkaje që ata kishin nevojë t’u sqarohej në lidhje me hallallin dhe haramin, me urdhëresat dhe ndalesat, me bazat e besimit dhe degëzimet e tij. Ai libër ishte gjithashtu:...dhe ishte udhërrëfyes e mëshirë,... -Ai ishte udhëzues dhe nxitës për tek e mira, si dhe tregues i rrugëve dhe mënyrave për t’u ruajtur nga e keqja. Ai ishte dëftues i mirësive të mëdha dhe i atyre të vogla. Teurati ishte gjithashtu edhe mëshirë, nëpërmjet së cilës njerëzit do të arrinin lumturinë dhe mirësitë e shumta. Nëpërmjet shpalljes së këtij Libri, ata do të arrinin sigurinë e plotë në besimin e tyre dhe në Ditën e Takimit me Zotin, sikurse thotë i Madhëruari:...që ata të besonin se do të takoheshin me Zotin e tyre... -Ai libër solli argumente dhe fakte të prera rreth vërtetësisë së Ditës së Ringjalljes, kur çdokush do të shpërblehet me drejtësi për punët e kryera. Qëllimi ishte që ata të besonin ringjalljen dhe të përgatiteshin për të duke bërë punë të mira.

6:155Page 149

وَهَٰذَا كِتَٰبٌ أَنزَلۡنَٰهُ مُبَارَكٞ فَٱتَّبِعُوهُ وَٱتَّقُواْ لَعَلَّكُمۡ تُرۡحَمُونَ ١٥٥

And this [Qur’ān] is a Book We have revealed [which is] blessed, so follow it and fear Allāh that you may receive mercy.

Me të vërtetë, edhe ky është një Libër të cilin Ne e zbritëm si bekim. -Edhe Kur'ani madhështor e përkujtues është Libër që e shpalli Allahu i Madhërishëm me plot mirësi, dituri dhe urtësi të mrekullueshme. Kur'ani është themeli i diturive; çdo dituri ngrihet dhe ndërtohet prej tij. Prej tij përftohen begati të shumta. Nuk ekziston ndonjë mirësi për botën që ai të mos ua ketë ofruar njerëzve. Madje, ai përmban edhe urtësitë që fshihen në ato mirësi, në mënyrë që shtysa për t’i arritur ato të jetë më e fortë dhe e plotë. Gjithashtu, nuk ekziston ndonjë e keqe që Kur'ani të mos i ketë paralajmëruar dhe të mos i ketë ndaluar njerëzit për t’u ruajtur dhe larguar prej saj. Madje, që paralajmërimi të jetë më i fortë dhe më ndikues, ai ka përmendur edhe arsyet pse duhet të largohesh prej saj, si dhe përfundimin e keq në dynja dhe në ahiret të të joshurve dhe të mashtruarve nga e keqja. Kësisoj, është mëse e natyrshme që ta ndjekësh një Libër të tillë dhe të kujdesesh për t’i ruajtur të paprekshëm kufijtë e tij, siç thotë i Madhëruari:Përmbajuni mësimeve të tij dhe të jini të devotshëm që të mëshiroheni! -Përmbajuni urdhrave dhe ndalesave të tij! Mbështeteni besimin tuaj tërësisht mbi porositë dhe mësimet e këtij libri madhështor! Ruajuni vazhdimisht dhe frikësojuni Zotit tuaj, duke u kujdesur që gjithmonë të qëndroni brenda kufijve të Tij dhe kurrë të mos thyeni fjalën dhe porositë e Tij! Nëse ju e ndiqni dhe pasoni Kur'anin, Allahu i Madhërishëm ju premton mëshirën e Tij të gjerë. Shkaku më i madh që sjell mëshirën e Allahut është mësimi dhe zbatimi i këtij Libri.

6:156Page 149

أَن تَقُولُوٓاْ إِنَّمَآ أُنزِلَ ٱلۡكِتَٰبُ عَلَىٰ طَآئِفَتَيۡنِ مِن قَبۡلِنَا وَإِن كُنَّا عَن دِرَاسَتِهِمۡ لَغَٰفِلِينَ ١٥٦

[We revealed it] lest you say, "The Scripture was only sent down to two groups before us, but we were of their study unaware,"

Që të mos thoni: “Libri iu zbrit vetëm dy popujve para nesh, kurse ne nuk dinim gjë për librat(Qiellorë)dhe mësimet e tyre.” -Këtë libër të begatshëm e shpallëm për ju, që të mos keni asnjë justifikim dhe të mos thoni: “Libri u zbriti vetëm dy bashkësive para nesh, jehudëve e të krishterëve, dhe ne nuk dinim për librat dhe mësimet e tyre”. Të mos justifikoheni dhe të thoni: “Ne nuk patëm Libër ndriçues. Edhe për Librat që u shpalle popujve të tjerë, ne nuk dinim gjë.” Kështu, edhe juve ju sollëm një Libër: një Libër që, me madhështinë, qartësinë dhe diturinë gjithëpërfshirëse që ai përmban, nuk ka patur kurrë më parë si ai dhe nuk do të shpallet kurrë më ndonjë tjetër si ai.

6:157Page 149

أَوۡ تَقُولُواْ لَوۡ أَنَّآ أُنزِلَ عَلَيۡنَا ٱلۡكِتَٰبُ لَكُنَّآ أَهۡدَىٰ مِنۡهُمۡۚ فَقَدۡ جَآءَكُم بَيِّنَةٞ مِّن رَّبِّكُمۡ وَهُدٗى وَرَحۡمَةٞۚ فَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّن كَذَّبَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَصَدَفَ عَنۡهَاۗ سَنَجۡزِي ٱلَّذِينَ يَصۡدِفُونَ عَنۡ ءَايَٰتِنَا سُوٓءَ ٱلۡعَذَابِ بِمَا كَانُواْ يَصۡدِفُونَ ١٥٧

Or lest you say, "If only the Scripture had been revealed to us, we would have been better guided than they." So there has [now] come to you a clear evidence from your Lord and a guidance and mercy. Then who is more unjust than one who denies the verses of Allāh and turns away from them? We will recompense those who turn away from Our verses with the worst of punishment for their having turned away.

Dhe që të mos thoni: “Sikur Libri të na kishte zbritur neve, do ta kishim ndjekur udhëzimin e tij edhe më mirë se ata.” -Nëpërmjet Kur'anit, juve ju është mundësuar që të merrni bazat kryesore të udhëzimit, duke mos pasur më justifikim për padijen rreth besimit. Kjo nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër, nëpërmjet këtij Libri juve ju mundësohet që të përfitoni udhëzimin e nevojshëm për ta plotësuar tërësisht imanin tuaj. Në këtë mënyrë, do të duket qartë ai që e pranon udhëzimin e Zotit nga ai që thjesht pretendon se po të kishte Libër prej Zotit do të ishte në grada më të larta dhe më i udhëzuar se të tjerët. Pas shpalljes së Kur'anit, do të dallohen qartë të sinqertët nga gënjeshtarët, burrat nga shtiracakët.Tani që ju erdhi nga Zoti juaj një argument i qartë dhe një udhëzim e mëshirë,... -Shpallja e Allahut përmban çdo fakt dhe argument të mundshëm për të qartësuar të vërtetën. Ai është udhëzim i qartë, që dallon të vërtetën nga gënjeshtra. Ai është mëshira e dhuruar nga i Gjithëmëshirshmi, që ju mundëson dhe ofron lumturinë në dynja dhe në ahiret. Këto cilësi të Kur'anit duhet t’ju bëjnë që të nënshtroheni e t’i zbatoni me korrektësi dhe sinqeritet të gjitha porositë dhe dispozitat e tij dhe të besoni pa asnjë dyshim çdo rrëfim e informacion të sjellë prej tij. Ai që nuk arrin të gjejë udhëzimin përmes këtij Libri, ai është zullumqari më i madh:kush është më keqbërës se ai që i mohon argumentet e Allahut dhe ua kthen shpinën atyre? -Të tillët nuk e trajtojnë Shpalljen me madhështinë dhe rëndësinë që i takon, por e shpërfillin dhe e flakin pas shpine, duke mos i kushtuar as interesin minimal. Për këtë arsye, ndëshkimi i tyre është mëse i merituar, siç thotë i Madhëruari:Ne do t’i godasim me ndëshkimin më të rëndë ata, që ua kthejnë shpinën Argumenteve Tona dhe që pengojnë(njerëzit) nga rruga e drejtë. -Kuptimi: Ata do të marrin një ndëshkim torturues, për shkak të shpërfilljes dhe refuzimit të argumenteve të Allahut, duke penguar veten e tyre dhe të tjerët nga rruga e drejtë. Ky është shpërblimi i punëve të tyre të këqija, sepse Allahu nuk u bën kurrë padrejtësi robërve të Tij. Nga këto ajete kuptojmë se dituria e Kur'anit është dituria më e gjërë, më e begatshme dhe më e rëndësishme. Nëpërmjet saj bëhet i mundur udhëzimi në rugën e drejtë, pa patur nevojë për idetë e filozofëve, supozimet e skolastikëve dhe për asnjë njohuri tjetër prej të parëve dhe të fundmëve. I njohur është fakti se përpara Kur'anit, Libër hyjnor u është shpallur veçse dy bashkësive, e konkretisht, jehudëve dhe krishterëve. Pra, kur thuhet ‘ithtarë të Librit’ nënkuptohen veçse këto dy bashkësi dhe asnjë tjetër, si zoroastrianë e të tjerë të ngjashëm. Nga këto ajete kuptojmë se para shpalljes së Kur'anit, populli i Muhamedit (a.s)ishte në një injorancë të plotë. Ata nuk kishin asnjë dituri rreth librave të Zotit që ndodheshin në duart e jehudëve dhe krishterëve, të cilët, edhe pse kishin në duart e tyre lëndën e diturisë, ishin të pakujdesshëm dhe të pavëmendshëm në studimin dhe përfitimin prej tyre.

6:158Page 150

هَلۡ يَنظُرُونَ إِلَّآ أَن تَأۡتِيَهُمُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ أَوۡ يَأۡتِيَ رَبُّكَ أَوۡ يَأۡتِيَ بَعۡضُ ءَايَٰتِ رَبِّكَۗ يَوۡمَ يَأۡتِي بَعۡضُ ءَايَٰتِ رَبِّكَ لَا يَنفَعُ نَفۡسًا إِيمَٰنُهَا لَمۡ تَكُنۡ ءَامَنَتۡ مِن قَبۡلُ أَوۡ كَسَبَتۡ فِيٓ إِيمَٰنِهَا خَيۡرٗاۗ قُلِ ٱنتَظِرُوٓاْ إِنَّا مُنتَظِرُونَ ١٥٨

Do they [then] wait for anything except that the angels should come to them or your Lord should come or that there come some of the signs1 of your Lord? The Day that some of the signs of your Lord will come no soul will benefit from its faith as long as it had not believed before or had earned through its faith some good. Say, "Wait. Indeed, we [also] are waiting."

Vallë, a mos po presin tani t’u vijnë melekët ose Vetë Zoti yt ose të vijnë disa nga Shenjat e Zotit tënd? -Çfarë presin këta zullumqarë, që vazhdojnë të zhyten në padrejtësitë e tyre? Mos presin që t’u vijnë shenjat pararendëse të ndëshkimit dhe tregueset e afrimit të Kijametit? Apo presin që t’u vijnë melekët për t’u marrë shpirtrat, kohë kur nuk do t’u bëjnë më dobi besimi dhe veprat e mira? Apo po presin që t’u vijë Zoti për të gjykuar me drejtësinë e Tij, për të shpërblyer punëmirët dhe për të ndëshkuar punëkëqijtë? Apo po presin që t’u vijnë disa nga shenjat e Zotit tënd, që tregojnë afrimin e Kijametit? Por ditën kur të vijnë disa nga shenjat e jashtëzakonshme nga Zoti yt, që tregojnë se Ora është afruar dhe Kijameti është gati të ndodhë, atëherë qafirit nuk ka për t’i sjellë dobi besimi, nëse thotë se beson, dhe as besimtarit të mangët nuk ka për t’iu shtuar imani dhe mirësia e tij. Njeriut do t’i bëjnë dobi vetëm besimi dhe punët e mira që ka pasur përpara ardhjes së këtyre shenjave.Ditën kur të vijnë shenja të caktuara të Zotit tënd, askujt nuk do t’i vlejë besimi, nëse nuk ka besuar më parë ose nëse nuk ka bërë asnjë të mirë prej besimit të tij. -Urtësia e këtij vendimi është shumë e qartë: besimi i dobishëm dhe frytsjellës është kur beson të fshehtën me zgjedhje të lirë. Ndërsa besimi që vjen pas shikimit të shenjave të mëdha është thjesht konfirmim i diçkaje të dukshme e të shfaqur, dhe si i tillë nuk është i dobishëm. Ky është më tepër besim në gjendje të detyruar, sesa me zgjedhje të lirë, siç ndodh, për shembull, me ata që janë duke u mbytur apo duke u djegur, të cilët kur shohin vdekjen, heqin dorë nga rruga e keqe, sikurse thotë i Madhëruari: “E kur të shohin dënimin Tonë, do të thonë: “Dhe kur e panë Dënimin Tonë, thanë: “Ne i besojmë Allahut, që është Një dhe i mohojmë ata që i adhuronim veç Tij”. Por besimi i tyre pasi panë dënimin Tonë, nuk u bëri dobi. I tillë është ligji i Allahut që ka vepruar ndaj robërve të Tij. Dhe kështu u shkatërruan mohuesit e Allahut.” [Gafir 84, 85]. Janë të shumta hadithet e sakta nga Profeti (a.s)që tregojnë se, me: “disa shenja të Zotit tënd” është për qëllim ngjarja e lindjes së diellit nga perëndimi. Kur njerëzit ta shohin atë shenjë të madhe, do të besojnë të gjithë, por ky iman nuk ka për t’u bërë dobi. Ajo është dita kur “porta e pendimit” do të mbyllet. Këto ajete jenë një kërcënim për ata që mohojnë Profetin a.s. Ashtu sikurse ata presin që Profetit (a.s) dhe besimtarëve t’u ndodhin fatkeqësira, ashtu edhe ky kërcënim është në pritje të tyre. Prandaj i Madhëruari thotë:Thuaj: “Prisni, sepse edhe ne jemi duke pritur!” -Atëherë do ta kuptoni se kujt i takon të jetë i sigurt dhe i qetë. Ky ajet dëshmon për saktësinë e besimit të Ehli Sunetit, të cilët pohojnë për Allahun ato emra, atribute dhe përshkrime që Ai i ka pohuar për Veten e Vet, mes të cilave edhe ardhja e Tij, zbritja e Tij, lartësimi i Tij mbi Arsh etj. Sigurisht që këto përshkrime, të cilat i gjen shpesh në Kur'an dhe Sunet, ne i besojmë ashtu sikurse janë thënë, pa bërë asnjë përgjasim e shëmbëllim me atributet dhe veprat e krijesave. Ajetet tregojnë për urtësinë e madhe të Allahut të Madhërishëm dhe për rregullin e Tij që besimi i dobishëm dhe i pranueshëm është ai që bëhet me zgjedhje të lirë nga njeriu dhe jo i detyruar nga kushtet ose nga dëshmimi i shenjave të mëdha të Kijametit, sikurse u tha më sipër. Njeriu i arrin dhe i kultivon mirësitë nëpërmjet besimit të tij. Devotshmëria, bindja ndaj Zotit dhe veprat e mira janë të pranuara vetëm nëse burojnë nga një besim i saktë. Nëse zemra nuk ka asgjë nga ky besim, njeriut nuk do t’i vlejë asnjë vepër e tij e mirë.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском