As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
الأنعام
Al-An'am
The Cattle · Meccan · 165 ayahs
6:1Page 128
ٱلۡحَمۡدُ لِلَّهِ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَجَعَلَ ٱلظُّلُمَٰتِ وَٱلنُّورَۖ ثُمَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِرَبِّهِمۡ يَعۡدِلُونَ ١
[All] praise is [due] to Allāh, who created the heavens and the earth and made the darkness and the light. Then those who disbelieve equate [others] with their Lord.
Të gjitha lavdërimet i qofshin vetëm Allahut, që krijoi qiejt dhe Tokën dhe bëri errësirat dhe dritën. -Ky është lavdërim i Allahut të Lartësuar, me atributet madhështore të Tij, duke përmendur posaçërisht krijimin e qiejve dhe të Tokës, të cilat janë treguese të pushtetit, diturisë dhe mëshirës së Tij të gjerë. Ato dëshmojnë për urtësinë gjithëpërfshirëse dhe për njëshmërinë e Tij në fuqinë dhe zotësinë për të krijuar, si edhe për t’u kujdesur mbi çështjet e krijesave. Allahu e lavdëron Veten edhe për krijimin e dritës dhe të errësirave. Është Ai që ka vendosur errësirat dhe dritën. Këtu është fjala si për errësirën dhe dritën fizike, për shembull nata dhe dita, ashtu edhe për ato konceptuale, si errësirat e injorancës, dyshimeve, idhujtarisë, poshtërsive, mosbindjes, pakujdesisë etj., dhe drita e imanit, e diturisë së vërtetë dhe e bindjes ndaj Allahut të Madhëruar. Kjo tregon se Allahu është i vetmi që meriton adhurimin, i vetmi që meriton përkushtimin e sinqertë.Megjithatë, mohuesit sajojnë zota të tjerë si të barabartë me Zotin e tyre. -Ata konsiderojnë zota të tjerë si të barabartë me Allahun, duke iu përkushtuar atyre me adhurime. Ata adhurojnë krijesat njëlloj si Allahun, edhe pse krijesat nuk mund të krahasohen kurrë me Allahun e Madhërishëm, i Cili është absolut në çdo drejtim. Të krijuarit janë të varfër, të dobët, të mangët dhe nevojtarë në çdo aspekt.
6:2Page 128
هُوَ ٱلَّذِي خَلَقَكُم مِّن طِينٖ ثُمَّ قَضَىٰٓ أَجَلٗاۖ وَأَجَلٞ مُّسَمًّى عِندَهُۥۖ ثُمَّ أَنتُمۡ تَمۡتَرُونَ ٢
It is He who created you from clay and then decreed a term1 and a specified time [known] to Him;2 then [still] you are in dispute.
Është Ai që ju krijoi nga balta, pastaj caktoi një afat për ju... -Balta ishte lënda nga e cila Allahu i Madhëruar krijoi njeriun e parë, Ademin (a.s.). Pastaj Ai vendosi një afat për vazhdimësinë e jetës së njerëzve në këtë botë, kur ata duhet të shfrytëzojnë e të shijojnë të mirat që Ai u dhuron. Gjithashtu, ata ndërkohë do të provohen për zbatimin e porosive që Allahu ka sjellë përmes profetëve. Ai e krijoi jetën dhe vdekjen pikërisht për t’i sprovuar robërit e Tij, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “Është Ai që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është Ngadhënjimtari, Gjynahfalësi.” [Mulk 2]. Allahu u jep robërve mundësi të jetojnë, aq sa çdokush të ketë mundësinë për të reflektuar dhe për të nxjerrë mësime....dhe një afat tjetër(përfundimtar)që e di Ai. -Ky afat është Dita e Gjykimit, atëherë kur të ringjallen të gjithë dhe të grumbullohen tek Allahu i Madhëruar, që të japin llogari dhe shpërblehen me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij, secili sipas asaj që ka punuar.Por sërish ju dyshoni! -Me gjithë këto sqarime të plota, ju përsëri keni dyshime për premtimin e Allahut, për kërcënimet e Tij dhe për Ditën e Gjykimit. Po ta vërejmë me kujdes, shohim se Allahu i Madhëruar fjalën “errësira” e ka sjellë në numrin shumës, sepse errësirat janë të shumta dhe të llojllojshme. Ndërsa fjala “dritë” është në numrin njëjës, sepse drita që ndriçon rrugën për tek Allahu i Madhëruar është një e vetme. Ajo është dituria mbi të vërtetën dhe puna sipas saj, siç thotë i Madhëruari: “Kjo është rruga Ime e drejtë. Prandaj përmbajuni asaj e mos ndiqni rrugë të tjera, të cilat ju largojnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, në mënyrë që ju të jeni të devotshëm.” [En’am 153].
6:3Page 128
وَهُوَ ٱللَّهُ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَفِي ٱلۡأَرۡضِ يَعۡلَمُ سِرَّكُمۡ وَجَهۡرَكُمۡ وَيَعۡلَمُ مَا تَكۡسِبُونَ ٣
And He is Allāh, [the only deity] in the heavens and the earth. He knows your secret and what you make public, and He knows that which you earn.
Ai është Allahu (i vetmi i adhuruar)në qiej dhe në Tokë. -Vetëm Allahu është i Adhuruari, i Madhëruari në qiej dhe në Tokë. Banorët e qiejve dhe të Tokës duhet të jenë adhurues të Zotit të tyre, sepse ata janë të nënshtruar dhe të përulur para madhështisë së Tij, të pafuqishëm dhe të dobët para krenarisë dhe madhërisë së Tij. Qiejt janë të mbushur me melekët e Tij. Vetëm Atë e madhërojnë melekët e afërt, profetët e dërguar, të sinqertët, dëshmorët dhe punëmirët.Ai i di të gjitha fshehtësitë tuaja dhe ato që i shfaqni haptazi; Ai di gjithçka që ju veproni. -Allahu di çfarë mbani fshehur dhe çfarë shfaqni. Ai di gjithçka që ju veproni dhe përgatisni për veten tuaj. Kini kujdes nga poshtërsitë dhe mosbindja ndaj Tij dhe përpiquni maksimalisht për vepra të mira, që ju afrojnë tek Allahu dhe ju fusin në mëshirën e Tij! Kujdes dhe shumë kujdes nga punët që ju largojnë prej Tij dhe ju përjashtojnë nga mëshira e Tij!
6:4Page 128
وَمَا تَأۡتِيهِم مِّنۡ ءَايَةٖ مِّنۡ ءَايَٰتِ رَبِّهِمۡ إِلَّا كَانُواْ عَنۡهَا مُعۡرِضِينَ ٤
And no sign comes to them from the signs of their Lord except that they turn away therefrom.
Allahu i Lartësuar na tregon për idhujtarët, për mohimin dhe armiqësinë e tyre të ashpër ndaj së vërtetës. Ata i kthejnë shpinën të vërtetës me këmbëngulje dhe kokëfortësi. Atyre nuk u bëjnë dobi këshillat dhe shenjat e Allahut, madje kurrë nuk kanë për t’i besuar ato, derisa të shohin dhe përjetojnë ndëshkimin e të Drejtit. I Madhëruari thotë:Sa herë që u vjen ndonjë nga shenjat e Zotit të tyre, ata i kthejnë shpinën. -Sa herë që atyre u vijnë shenja të qarta nga Zoti, që tregojnë për saktësinë dhe vërtetësinë e Shpalljes së Zotit, madje të bëjnë që të nënshtrohesh dhe të punosh sipas tyre, ata nuk i kushtojnë rëndësi, madje as denjojnë që ta dëgjojnë ftesën. Zemrat e tyre të shpërqendruara nga kjo ftesë janë përqendruar tërësisht diku tjetër. Kështu i kthejnë ata shpinën ftesës së Zotit dhe kështu i trajtojnë shenjat e Tij.
6:5Page 128
فَقَدۡ كَذَّبُواْ بِٱلۡحَقِّ لَمَّا جَآءَهُمۡ فَسَوۡفَ يَأۡتِيهِمۡ أَنۢبَٰٓؤُاْ مَا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ ٥
For they had denied the truth when it came to them, but there is going to reach them the news of what they used to ridicule.1
Ata e mohojnë të vërtetën kur u vjen,... -Përgjegjësia ndaj të vërtetës është që, së pari, të pasohet, së dyti, të falënderohet Allahu i Lartësuar për lehtësimin e arritjes së saj tek ti dhe, së treti, ajo të zbatohet e të përhapet. Por ata, në vend të kësaj, veprojnë të kundërtën, prandaj meritojnë ndëshkimin e të Drejtit, që thotë:...por shpejt do ta shohin atë që e përqeshnin. -Atë që e tallnin dhe e konsideronin si gënjeshtër, do ta shohin qartë dhe do të binden që është e vërtetë. Atë ditë do të dalë në shesh gënjeshtra dhe mosbesimi i padrejtë i jobesimtarëve. Ata tallen me ringjalljen, me Xhenetin dhe me Zjarrin, por kur të vijë Dita e Gjykimit, mohuesve do t’u thuhet: “Ky është zjarri, që ju e mohonit. Mos është kjo ndonjë magji, apo ju nuk shihni?! Digjuni në të! E duroni apo nuk e duroni, njësoj është për ju! Ky është i vetmi “shpërblim” për atë që e merituat me veprat tuaja!” [Tur 14 - 16]. Gjithashtu, i Lartësuari thotë: “Ata u betuan në Allahun, me betimin e tyre më të fortë se Allahu nuk ka për ta ringjallur atë që vdes. Përkundrazi, (Ringjallja) është premtimi i Tij i prerë, por shumica e njerëzve nuk e dinë. Ai do t’i ringjallë ata për t’ua bërë të qartë të vërtetën e asaj, për të cilën ranë në kundërshti dhe për t’a ditur mirë jobesimtarët se ishin gënjeshtarë.” [Nahl 38, 39]. Më pas, Allahu i Madhëruar i porosit që të marrin mësim nga ngjarjet e popujve të shkuar, duke thënë:
6:6Page 128
أَلَمۡ يَرَوۡاْ كَمۡ أَهۡلَكۡنَا مِن قَبۡلِهِم مِّن قَرۡنٖ مَّكَّنَّٰهُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ مَا لَمۡ نُمَكِّن لَّكُمۡ وَأَرۡسَلۡنَا ٱلسَّمَآءَ عَلَيۡهِم مِّدۡرَارٗا وَجَعَلۡنَا ٱلۡأَنۡهَٰرَ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهِمۡ فَأَهۡلَكۡنَٰهُم بِذُنُوبِهِمۡ وَأَنشَأۡنَا مِنۢ بَعۡدِهِمۡ قَرۡنًا ءَاخَرِينَ ٦
Have they not seen how many generations We destroyed before them which We had established upon the earth as We have not established you? And We sent [rain from] the sky upon them in showers and made rivers flow beneath them; then We destroyed them for their sins and brought forth after them a generation of others.
A nuk shohin ata se sa breza para tyre i shkatërruam, atyre që Ne u mundësuam në Tokë çfarë nuk ju kemi mundësuar juve? -Janë të shumtë popujt që Allahu i Madhëruar ka shkatërruar në të shkuarën. Ai u dha afat dhe u mundësoi plot mirësi e begati, si fëmijë, pasuri, luks, pushtet e famë të madhe. Allahu i Madhëruar thotë:Ne u lëshonim atyre shi të bollshëm nga qielli dhe patëm bërë që ndër ta të rridhnin lumenj,... -Nëpërmjet këtij shiu të bollshëm Allahu i Madhëruar u mundësoi atyre popujve të shkuar të kultivonin larmi bimësh e frytesh, të kënaqeshin dhe të shijonin çfarë të dëshironin. Por ata nuk e falënderuan Allahun për begatitë e dhuruara dhe as nuk u treguan mirënjohës nëpërmjet adhurimit që Ai kërkoi prej tyre. Përkundrazi, ata u harruan në shfrenim dhe në përmbushjen e dëshirave të tyre. Ata shijuan gjithë ato mirësi dhe nuk e adhuruan Allahun. Edhe kur profetët e Allahut iu përcollën argumente të qarta dhe të sigurta, ata nuk pranuan t’i besonin, por padrejtësisht i hodhën poshtë duke i konsideruar si të pavërteta. Atëherë, Allahu i Madhëruar i ndëshkoi për shkak të këtyre gjynaheve dhe pas tyre solli popuj të tjerë:... por për shkak të gjynaheve të tyre, i shkatërruam dhe sollëm popuj të tjerë. -Ky është rregulli i Allahut me popujt e shkuar dhe me ata të mëvonshmit, prandaj merrni mësim prej atyre, që e mësuat si përfunduan!
6:7Page 128
وَلَوۡ نَزَّلۡنَا عَلَيۡكَ كِتَٰبٗا فِي قِرۡطَاسٖ فَلَمَسُوهُ بِأَيۡدِيهِمۡ لَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا سِحۡرٞ مُّبِينٞ ٧
And even if We had sent down to you, [O Muḥammad], a written scripture on a page and they touched it with their hands, the disbelievers would say, "This is not but obvious magic."
Allahu i Lartësuar e njofton Profetin e Tij për armiqësinë e ashpër të qafirëve ndaj së vërtetës. Shkaku i mosbesimit të tyre nuk është ndonjë mangësi në Shpalljen e Zotit dhe as padituria e tyre rreth saj. Jo, kjo nuk është e vërtetë. Shkaku i vërtetë i mosbesimit dhe i armiqësisë së tyre ndaj të vërtetës është padrejtësia që kanë në zemër dhe shfrenimi në gjynahe. Kështu, thotë i Madhëruari:Edhe sikur të të zbrisnim një libër të shkruar në letër, e ata ta preknin atë me duart e tyre, mohuesit sërish do të thoshin: “Kjo nuk është gjë tjetër, por veçse një magji e qartë”. -Edhe sikur t’u vinte kjo mrekulli kaq haptas, ata që kanë zgjedhur mohimin do të thonë përsëri: “Kjo është veçse një magji e qartë.” A mund të ketë shenjë më të madhe se kjo dhe a ka fjalë më të shëmtuar sesa t’i thuash të vërtetës magji?! Kjo është arrogancë e shfrenuar kundrejt të vërtetës së pakundërshtueshme, të cilën askush që ka sadopak logjikë nuk mund ta refuzojë.
6:8Page 128
وَقَالُواْ لَوۡلَآ أُنزِلَ عَلَيۡهِ مَلَكٞۖ وَلَوۡ أَنزَلۡنَا مَلَكٗا لَّقُضِيَ ٱلۡأَمۡرُ ثُمَّ لَا يُنظَرُونَ ٨
And they say, "Why was there not sent down to him an angel?"1 But if We had sent down an angel, the matter would have been decided;2 then they would not be reprieved.
Ata thonë: “Përse të mos zbresë së bashku me atë një melek? -Në formë polemike të padrejtë dhe për arrogancë, ata thonë: “Pse të mos vinte së bashku me Muhamedin (a.s)ndonjë melek, që ta ndihmonte dhe mbështeste atë në rrugën e tij?” Sipas tyre, Muhamedi (a.s)ishte thjesht një njeri, dhe Shpallja e Zotit duhet të përcillej vetëm prej melekëve. Por Allahu i Madhëruar, duke shprehur mëshirën dhe butësinë e Tij ndaj krijesave, na bën të ditur se është zgjedhja më e mirë dhe urtësi e Tij që profetë bëri njerëzit. Besimi tek ata duhet të jetë me dituri, me vetëdije e qartësi. Duke dërguar njerëz si profetë, dallohet ai që beson të fshehtën nëpërmjet diturisë dhe shenjave të tjera, nga ai që nuk e beson të fshehtën për shkak të shpërfilljes së diturisë dhe mospasimit të saj. Më pas, i Lartësuari thotë:Nëse Ne do të zbrisnim një melek, çështja do të merrte fund dhe atyre nuk do t’u jepej afat. -Nëse do të dërgonim si profet një melek, imani i njerëzve nuk do të ngrihej mbi diturinë dhe bindjen rreth argumenteve hyjnore. Ata nuk do të konsideroheshin si besimtarë të së fshehtës, por si njerëz që besojnë diçka të dukshme, gjë e cila nuk vlen. Kjo do të ndodhte nëse do të supozonim se ata do të besonin, ndonëse ata përsëri nuk do të besonin, por do të trillonin çdo lloj justifikimi. Atëherë, pas mosbesimit të tyre, çështja do të merrte fund. Ndëshkimi do t’u vinte menjëherë, pa patur më ndonjë afat. Ky ka qenë rregulli i Zotit me ata që kanë kërkuar shenja ose mrekulli të caktuara për të besuar, dhe pastaj nuk kanë besuar. Kësisoj, dërgimi i profetëve-njerëz ishte zgjedhja më e mirë dhe më e dobishme sesa ajo që ata kërkonin. Allahu i Madhëruar e dinte më mirë se çfarë ishte më e vlefshme për ta. Pa dyshim, zgjedhja e Tij për njerëzit është gjithmonë më e buta, më e mira, më e dobishmja dhe më e mëshirshmja. Ai i afatizon mohuesit, që të reflektojnë dhe të kthehen nga rruga e gabuar në rrugën e drejtë të mëshirës dhe mirësisë, dhe kjo, sigurisht që është më e mirë dhe më e dobishme për ta. Kërkesa e tyre për zbritjen e një meleku ishte më e keqe për ta, nëse do ta dinin. Por edhe nëse Zoti do t’ua zbriste ndonjë melek, ata nuk do të kishin aftësinë dhe mundësinë ta përballonin takimin me të. Ata kurrë nuk do të mund të përballeshin me një melek, me ato pak fuqi të tyre, të cilat përfundimisht do të faniteshin. Prandaj i Madhëruari thotë:
6:9Page 129
وَلَوۡ جَعَلۡنَٰهُ مَلَكٗا لَّجَعَلۡنَٰهُ رَجُلٗا وَلَلَبَسۡنَا عَلَيۡهِم مَّا يَلۡبِسُونَ ٩
And if We had made him [i.e., the messenger] an angel, We would have made him [appear as] a man, and We would have covered them with that in which they cover themselves [i.e., confusion and doubt].
Sikur atë ta bënim melek, përsëri do ta sillnim te ju në formë njeriu,... -Sepse kjo është pikërisht ajo që parakupton urtësia e Allahut të Madhëruar....e kështu do t’ua ngatërronim atyre atë, që ata ia ngatërruan vetes së vet. -Atyre do t’u ngatërroheshin më keq gjërat dhe përsëri do të mbeteshin të paqartë, për shkak të kërkesave dhe kushteve të tyre. Ata kërkonin gjëra që do të sillnin paqartësi e nuk do ta ndriçonin të vërtetën. Ata e kushtëzonin padrejtësisht pranimin e të vërtetës me plotësimin e kërkesave të tyre. Kur atyre u paraqitej e vërteta, me themelet e saj dhe me fakte, ata e refuzuan. Ajo shërbeu si udhëzim për të tjerët, por jo për ata, dhe faji ishte i vetë atyre, sepse ishin ata që ia mbyllën vetes portat e udhëzimit dhe hapën portat e devijimit dhe të humbjes.
6:10Page 129
وَلَقَدِ ٱسۡتُهۡزِئَ بِرُسُلٖ مِّن قَبۡلِكَ فَحَاقَ بِٱلَّذِينَ سَخِرُواْ مِنۡهُم مَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ ١٠
And already were messengers ridiculed before you, but those who mocked them were enveloped by that which they used to ridicule.
Për të qetësuar zemrën e profetit të Tij dhe për ta bërë atë më të durueshëm, duke kërcënuar armiqtë e tij, Allahu i Madhëruar thotë:Janë përqeshur shumë të dërguar të tjerë para teje... -Edhe profetët e tjerë, kur shkonin te popujt e tyre me argumente dhe me mrekulli, mohoheshin dhe konsideroheshin gënjeshtarë. Jo vetëm kaq, por talleshin me ta dhe me Shpalljen e Zotit. Për shkak të mohimit të tyre, Allahu i Madhëruar i ndëshkoi dhe shkatërroi, duke zbritur mbi ta ndëshkimin më të rëndë dhe më poshtërues.Por mbi ata që përqeshën(profetët)u bë realitet ai(dënimi i Zotit)me të cilin talleshin. -Kini kujdes ju që mohoni Profetin e fundit dhe Shpalljen e sjellë prej tij, se mos ju godasë edhe ju e njëjta gjë që goditi popujt e shkuar! Dhe të jeni të sigurt se kështu do të ndodhë, nëse vazhdoni me mohimin tuaj.
6:11Page 129
قُلۡ سِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ ثُمَّ ٱنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُكَذِّبِينَ ١١
Say, "Travel through the land; then observe how was the end of the deniers."
Thuaju: “Ecni nëpër tokë e shihni se si qe përfundimi i atyre që mohuan të vërtetën!” -Nëse dyshoni rreth ndëshkimeve të zbritura nga Zoti mbi mohuesit dhe tallësit e profetëve, atëherë shëtisni nëpër tokë dhe shihni se si ka qenë fundi i mohuesve! Ju do të gjeni popuj të shkatërruar, të mbetur të harruar në rrënojat e tyre. Ata i shfarosi Allahu, Mbreti i Plotpushtetshëm, Nënshtruesi i gjithçkaje, dhe ato rrënoja mbetën për të qenë mësim për ata që dinë të nxjerrin mësime dhe dinë të shikojnë të vërtetën. Ky udhëtim për të cilin urdhërohemi duhet të bëhet me zemër dhe me trup, e me qëllimin që të nxirren përfitime dhe mësime. Ndërsa thjesht shëtitja për të parë e vizituar botën nuk sjell asnjë dobi.
6:12Page 129
قُل لِّمَن مَّا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ قُل لِّلَّهِۚ كَتَبَ عَلَىٰ نَفۡسِهِ ٱلرَّحۡمَةَۚ لَيَجۡمَعَنَّكُمۡ إِلَىٰ يَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ لَا رَيۡبَ فِيهِۚ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ فَهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ ١٢
Say, "To whom belongs whatever is in the heavens and earth?" Say, "To Allāh." He has decreed upon Himself mercy. He will surely assemble you for the Day of Resurrection, about which there is no doubt. Those who will lose themselves [that Day] do not believe.
Thuaj: “Kujt i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë?” Thuaj: “Vetëm Allahut.”. -Profeti udhëzohet që t’u drejtohet idhujtarëve, duke i bërë të pohojnë njëshmërinë e Allahut, dhe t’u thotë: “Kujt i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë? Kush është Krijuesi, Zotëruesi dhe Sunduesi i tyre? Kush i rregullon çështjet dhe kujdeset për krijesat? Ai është Allahu.” Ata e pranojnë një fakt të tillë. Atëherë, ashtu sikurse e pranojnë faktin që Allahu është Krijuesi dhe Mbretëruesi i qiejve dhe i Tokës, ashtu le ta pranojnë edhe faktin që vetëm Ai meriton adhurimin dhe sinqeritetin në përkushtim.Ai ia ka bërë detyrim Vetes mëshirën. -Të gjitha botët janë krijesa të Allahut dhe është Ai që i sundon dhe përkujdeset për to. Ai e ka shtrirë mëshirën dhe bamirësinë e Tij mbi ta. Allahu ka përfshirë gjithçka me mëshirën dhe bujarinë e Tij. Ai ia ka bërë detyrë Vetes së Vet që mëshira e Tij të tejkalojë zemërimin e Tij. Dhurimi i mirësive është më i dashur për Të sesa ndalimi i të mirave. Allahu i Madhëruar ua ka hapur portat e mëshirës të gjitha krijesave, por janë vetë ata që ia mbyllin vetes këto porta me gjynahet e tyre. Ai i fton të gjithë në mëshirën e Tij, por janë ata që privojnë vetveten dhe nuk mund ta kërkojnë mëshirën me gjynahet, mangësitë dhe fajet e tyre.Ai, patjetër do t’ju tubojë Ditën e Gjykimit, për të cilën nuk ka dyshim. -Allahu i Madhëruar betohet, edhe pse Ai është më i vërteti në fjalët e Tij. Ai betohet për vërtetësinë e Ditës së Gjykimit, edhe pse ka sjellë shumë argumente të pakundërshtueshme për vërtetësinë e saj. E, megjithatë, të padrejtët nuk dinë të japin tjetër përgjigje, veç mohimit me kryeneçësi të së vërtetës. Ata e mohojnë padrejtësisht fuqinë e Allahut për ringjalljen e krijesave dhe kështu zhyten në gjynahet e tyre. Ata marrin guximin të mohojnë Zotin, duke shkatërruar dhe humbur dynjanë dhe ahiretin e tyre. Prandaj i Madhëruari thotë:Ata që e kanë humbur vetveten, kurrë nuk kanë për të besuar.
6:13Page 129
۞ وَلَهُۥ مَا سَكَنَ فِي ٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِۚ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ ١٣
And to Him belongs that which reposes by night and by day, and He is the Hearing, the Knowing.
Mësoje se kjo sure e mrekullueshme flet për teuhidin, duke e argumentuar atë me fakte logjike e fetare. Ajo është si kundërpërgjigje ndaj idhujtarëve, që adhurojnë zota të tjerë dhe mohojnë profetët e Allahut. Në këto ajete përmenden fakte të mjaftueshme të udhëzimit të drejtë dhe të njëshmërisë së Zotit në çdo aspekt, si dhe hidhet poshtë idhujtaria. Allahu i Lartësuar thotë:Vetëm e Tij është gjithçka që pushon, natën e ditën. -Pronë dhe krijim i Allahut janë të gjitha krijesat: melekët, njerëzit, xhindët, kafshët, sendet. Të gjitha janë krijesa të nënshtruara, të urdhëruara dhe të përulura ndaj Zotit të tyre të Madhërishëm e të Plotpushtetshëm. Ai është Mbretërues dhe Sundues i gjithçkaje. Atëherë, pyetja që çdokush duhet t’i drejtojë vetes është: A është e mundur që të meritojë adhurimin ndonjë i krijuar, që nuk mund të ofrojë asnjë dobi apo të largojë ndonjë dëm? A mund të lihet mënjanë dhe të shpërfillet adhurimi dhe sinqeriteti ndaj Krijuesit, Kujdestarit, Sunduesit, Mbretëruesit, Atij që ka në dorën e Tij dobinë dhe dëmin?! A nuk urdhëron mendja e shëndoshë dhe natyra e pastër për adhurimin e një Zoti të vetëm, për sinqeritet ndaj Tij, dashuri për Të, drojë ndaj Tij, madhërim të Tij dhe shpresë për shpërblimin e Tij?!Ai Dëgjon dhe Di gjithçka. -Allahu i dëgjon të gjitha zërat, me larminë e gjuhëve dhe të lutjeve që drejtojnë. Allahu është gjithashtu El Alim - i Gjithëditur rreth asaj që ishte, rreth asaj që është dhe rreth asaj që do të jetë. Ai është i Gjithëditur edhe rreth asaj që nuk ka ekzistuar, në mënyrë të tillë që, nëse do të ekzistonte, si do të ishte? Ai sheh dhe di me imtësi ato që shfaqen haptazi dhe ato që mbahen të fshehta.
6:14Page 129
قُلۡ أَغَيۡرَ ٱللَّهِ أَتَّخِذُ وَلِيّٗا فَاطِرِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَهُوَ يُطۡعِمُ وَلَا يُطۡعَمُۗ قُلۡ إِنِّيٓ أُمِرۡتُ أَنۡ أَكُونَ أَوَّلَ مَنۡ أَسۡلَمَۖ وَلَا تَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ ١٤
Say, "Is it other than Allāh I should take as a protector, Creator of the heavens and earth, while it is He who feeds and is not fed?" Say, [O Muḥammad], "Indeed, I have been commanded to be the first [among you] who submit [to Allāh] and [was commanded], 'Do not ever be of the polytheists.'"
Thuaj: “A të pranoj mbrojtës tjetër veç Allahut, Krijuesit të qiejve dhe të Tokës, i Cili ushqen të tjerët dhe Vetë nuk ushqehet?” -Kuptimi: Thuaju idhujtarëve, që adhurojnë zota të tjerë veç Allahut: Vallë, veç Allahut, të adhuroj unë si zota të tjerë këto krijesa të dobëta dhe të pafuqishme, duke kërkuar prej tyre që të përkujdesen për mua dhe të më ndihmojnë?! Jo, veç Allahut, kurrë nuk kam për të zgjedhur ndonjë mik të dashur, që të përkujdeset për mua dhe unë t’ia lë çështjet e mia në dorën e tij. Allahu është Shpikësi dhe Krijuesi i qiejve dhe i Tokës dhe Ai përkujdeset për to. Allahu ushqen dhe nuk ushqehet. Ai është Furnizuesi i të gjitha krijesave dhe nuk ka nevojë për asnjë prej tyre. Atëherë, si mund të ketë logjikë përzgjedhja e një zoti tjetër për ta adhuruar, në vend të Allahut, i Cili është Krijuesi, Furnizuesi, i Pasuri dhe i Lavdëruari?!Thuaj: “Jo. Unë jam i urdhëruar të jem i pari që i dorëzohet(dhe i bindet) Allahut. Pra mos u bëni kurrsesi nga idhujtarët!” -Kuptimi: Unë jam i pari që do t’i dorëzohet tërësisht dhe vetëm Allahut të Madhërishëm, duke e njësuar në çdo drejtim dhe duke iu nënshtruar me bindje e madhërim, sepse unë duhet më parë se çdokush tjetër që ta zbatoj këtë urdhër të drejtë të Zotit tim. Unë jam ndaluar që të bëhem si idhujtarët. Unë duhet të jem ndryshe nga ata në besimin rreth Zotit dhe praktikimin e fesë. Unë as nuk do të rri apo të pleksem me ta, qoftë edhe sa për t’u treguar atyre se unë nuk jam si ata. Dorëzimi vetëm ndaj Allahut të madhëruar dhe distancimi nga idhujtarët përbën detyrën më të rëndësishme që më është ngarkuar. Pa dyshim, poshtërsia ndaj Zotit duke adhuruar dikë tjetër veç Tij, e bën të detyrueshme përjetësinë në zjarrin e Xhehenemit dhe zemërimin e të Plotpushtetshmit.
6:15–16Page 129
قُلۡ إِنِّيٓ أَخَافُ إِنۡ عَصَيۡتُ رَبِّي عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٖ ١٥
Say, "Indeed I fear, if I should disobey my Lord, the punishment of a tremendous Day."
مَّن يُصۡرَفۡ عَنۡهُ يَوۡمَئِذٖ فَقَدۡ رَحِمَهُۥۚ وَذَٰلِكَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡمُبِينُ ١٦
He from whom it is averted that Day - [Allāh] has granted him mercy. And that is the clear attainment.
Thuaj: “Vërtet, unë i frikësohem Dënimit të Ditës së Madhe, nëse nuk i bindem Zotit tim.” Atë që shpëtohet nga Dënimi i asaj Dite, vërtet Allahu e ka mëshiruar. Ky është shpëtimi i vërtetë. -Kjo është dita, prej ndëshkimit të së cilës duhet pasur frikë dhe t’i ruhesh. Ai që do të shpëtojë nga ndëshkimi i kësaj dite është i shpëtuari i vërtetë. Ndërsa ai që nuk shpëton atë ditë, ai do të jetë i dëshpëruari dhe i shkatërruari. Ndër argumentet treguese të njëshmërisë së Allahut është edhe fakti se Ai është i vetmi që ka në dorë largimin e fatkeqësive dhe sjelljen e të mirave. I Lartësuari thotë:
6:17Page 129
وَإِن يَمۡسَسۡكَ ٱللَّهُ بِضُرّٖ فَلَا كَاشِفَ لَهُۥٓ إِلَّا هُوَۖ وَإِن يَمۡسَسۡكَ بِخَيۡرٖ فَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ ١٧
And if Allāh should touch you with adversity, there is no remover of it except Him. And if He touches you with good - then He is over all things competent.
Nëse Allahu të godet me ndonjë të keqe, askush veç Tij nuk mund ta largojë, e nëse Ai të dhuron ndonjë të mirë, pa dyshim që Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka. -Nëse Allahu e lejon të të prekë ndonjë e keqe, si: varfëri, sëmundje, ngushti, trishtim, dëshpërim, frikë etj., askush nuk mund ta largojë atë, veç Atij. Dhe anasjelltas, nëse Allahu të dhuron ndonjë të mirë, askush nuk mund të të privojë prej saj. Atëherë, duke qenë se Ai është i vetmi që ka në dorë të mirën dhe të keqen, Ai është i vetmi që meriton të besohet si Një i vetëm dhe të adhurohet me meritë.
6:18Page 129
وَهُوَ ٱلۡقَاهِرُ فَوۡقَ عِبَادِهِۦۚ وَهُوَ ٱلۡحَكِيمُ ٱلۡخَبِيرُ ١٨
And He is the subjugator over His servants. And He is the Wise,1 the Aware.2
Ai është Sunduesi sipër robërve të Tij. -Askush nuk mund të veprojë, nuk mund të lëvizë e nuk mund të qëndrojë në prehje ndryshe, por veçse me dëshirën dhe lejen e Allahut. Mbretërit dhe gjithçka poshtë tyre nuk mund të dalin jashtë sundimit të Allahut. Të gjithë janë të nënshtruar, të përulur dhe të varur prej të Madhërishmit. Duke qenë se Allahu është Sunduesi dhe Mbretëruesi i gjithçkaje dhe të gjithë janë të nënshtruar e të sunduar prej Tij, atëherë vetëm Ai e meriton adhurimin.Ai është i Urti, i Gjithëdituri. -Allahu është El Hakim - i Urti në gjithçka që ka urdhëruar dhe në gjithçka që ka ndaluar. Ai është i Urti për shpërblimet dhe ndëshkimet që jep, për gjithçka që ka krijuar, që ka përcaktuar të ndodhë dhe që ka lejuar të jetë. Allahu është gjithashtu El Habir - i Gjithëdituri, Gjithëvështruesi dhe vëzhgues i të fshehtave brenda në kraharorë dhe i çështjeve më sekrete. Të gjitha këto janë fakte për njëshmërinë e Zotit në çdo aspekt.
6:19Page 130
قُلۡ أَيُّ شَيۡءٍ أَكۡبَرُ شَهَٰدَةٗۖ قُلِ ٱللَّهُۖ شَهِيدُۢ بَيۡنِي وَبَيۡنَكُمۡۚ وَأُوحِيَ إِلَيَّ هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانُ لِأُنذِرَكُم بِهِۦ وَمَنۢ بَلَغَۚ أَئِنَّكُمۡ لَتَشۡهَدُونَ أَنَّ مَعَ ٱللَّهِ ءَالِهَةً أُخۡرَىٰۚ قُل لَّآ أَشۡهَدُۚ قُلۡ إِنَّمَا هُوَ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞ وَإِنَّنِي بَرِيٓءٞ مِّمَّا تُشۡرِكُونَ ١٩
Say, "What thing is greatest in testimony?" Say, "Allāh is witness between me and you. And this Qur’ān was revealed to me that I may warn you thereby and whomever it reaches.1 Do you [truly] testify that with Allāh there are other deities?" Say, "I will not testify [with you]." Say, "Indeed, He is but one God, and indeed, I am free of what you associate [with Him]."
Thuaj: “Kush është Ai që e ka dëshminë më të fortë?” -Thuaju atyre: Pas qartësimit të gjithë këtyre argumenteve dhe pas qartësimit të udhës së drejtë ku duhet të ecni, a ka ndonjë që mund të sjellë fakte dhe dëshmi më të forta se Allahu i Madhëruar? A ka ndonjë dëshmitar më të vërtetë dhe më të besueshëm se Allahu, për të vërtetuar këtë themel të fesë: njëshmërinë e Tij në meritën e adhurimit?!Thuaj: “Allahu është dëshmues mes meje dhe jush." -Thuaju: Allahu është Ai që ka dëshminë më të fuqishme. Ai është dëshmitari mes meje dhe jush. Nuk ka dëshmitar më të madh dhe më të drejtë se Allahu. Ai dëshmon për besnikërinë time dhe urtësinë e Shpalljes së sjellë prej meje. Kjo dëshmi shprehet nëpërmjet miratimit të Allahut, si edhe në ndihmën konkrete për mua dhe rrugën time. Ai i miraton ato që unë ju kam thënë e porositur. Po kështu thotë i Madhëruari në një ajet tjetër kuranor: “Unë betohem në atë që e shihni. Edhe në atë që nuk e shihni. Se, me të vërtetë ai (Kur'ani) është Fjalë që e kumton i Dërguari i ndershëm. Ai nuk është fjalë e ndonjë poeti; por ju nuk besoni. Nuk është as fjalë e ndonjë falltari; por ju nuk kujtoni. Ai është shpallje prej Zotit të botëve. Sikur ai të trillonte për Ne ndonjë fjalë, Ne do ta kapnim atë me fuqinë Tonë, E pastaj do t’ia këputnim arterien e zemrës. E askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij. Ai (Kur'ani) është këshillë për të devotshmit. S’ka dyshim se Ne dimë që ndër ju ka edhe mohues. Ai (Kur'ani) pa dyshim do të jetë dëshpërim për jobesimtarët. Ai (Kur'ani) është e vërteta e sigurt! Prandaj, ti lartësoje nga të metat Zotin tënd të Madhëruar!” [Haka 38-52.] Allahu i Madhërishëm është Hakim - i Urtë dhe Kadir- i Plotpushtetshëm. Nuk është e mundur që, me urtësinë dhe pushtetin e Tij absolut, Allahu të lejojë që dikush të gënjejë në emër të Tij, duke pretenduar se Allahu e ka dërguar si profet, ndërkohë që kjo nuk është e vërtetë; duke thënë se Allahu e ka urdhëruar që t’i ftojë krijesat në fenë e Tij, kur një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Si mund ta lejonte Allahu atë të luftonte kundër atyre që e kundërshtonin dhe t’ia bënte hallall pasuritë dhe robërit e tyre?! Dhe pas gjithë këtyre ndodhive, si mund ta miratonte atë Allahu me veprat e Tij, madje ta mbështeste me mrekulli të mëdha dhe fakte të pamohueshme?! Jo vetëm kaq, por Allahu i Madhëruar i ka poshtëruar dhe ndëshkuar ata që e kundërshtonin dhe e pengonin të Dërguarin e Tij. Atëherë, a ka dëshmi më të madhe sesa kjo?!Mua më është shpallur ky Kur'an, që me të t’ju tërheq vërejtjen juve dhe atij që i komunikohet. -Kuptimi: Allahu i Madhëruar ma shpalli këtë Kur'an për dobinë dhe të mirën tuaj, që unë t’ju këshilloj dhe t’ju tregoj udhëzimin e drejtë, i cili ju shpëton nga ndëshkimi i dhembshëm. Qortimi bëhet me inkurajim dhe kërcënim, duke bërë të qarta ato vepra e fjalë, të shfaqura a të fshehta qofshin, të cilat, kush i zbaton, mund të thuhet se ka përfituar prej qortimit. Kur’ani ishte këshillë për ata të cilëve iu drejtua drejtpërdrejt dhe për këdo tek i cili ai mbërrin, deri në Ditën e Kijametit. Në Kur'an ndodhet çdo lloj udhëzimi i nevojshëm për rrugën e drejtë. Pasi deklaroi se dëshmia e Tij është më e madhja dëshmi për njëshmërinë e Tij, Allahu i Madhëruar thotë:Vallë, ju po dëshmoni se veç Allahut, ka edhe zota të tjerë?!” Thuaj: “Jo. Unë nuk dëshmoj.”! -Thuaju atyre që mohojnë profetët dhe shpalljet e Allahut: “Vallë, ju po dëshmoni se, veç Allahut, ka edhe zota të tjerë?!” Por edhe sikur ata të dëshmojnë, ti mos dëshmo! Gjykoji vetë këto dy dëshmi: njëra për vërtetësinë e njëshmërisë së Zotit dhe tjetra për mohimin e saj. Nga njëra anë qëndron dëshmia e më fjalëdrejtit, dëshmia e Allahut të Madhëruar, bashkë me dëshminë e më të sinqertit të krijesave të Allahut, dëshmia e Muhamedit a.s, e mbështetur gjithashtu me argumente të prera dhe fakte të pakundërshtueshme, që nuk lënë dyshim rreth njëshmërisë së Allahut në meritën e adhurimit si Një, i Vetëm dhe i Pashoq. Ndërsa nga ana tjetër është dëshmia e idhujtarëve, mendja e të cilëve është e prirur drejt dyshimeve dhe paqartësive, ndërsa morali i tyre është i prishur. Aq të mjerë janë, saqë çdo njeri i logjikshëm do të qeshte me logjikën e tyre të dobët dhe të ulët. Mund të thuhet me bindje se, me dëshminë e tyre, ata bien ndesh edhe me natyrshmërinë e pastër. Argumentet që ata paraqesin për të vërtetuar hyjninë e idhujve të tyre janë kontradiktore, të dobëta dhe të papranueshme. Zgjidh, atëherë, për veten tënde njërën prej dy dëshmive për të besuar, nëse vërtet ke logjikë! Ne do zgjedhim dëshminë e Allahut të Madhëruar, që ia dhuroi Profetit të Tij dhe na urdhëroi ta pranojmë. I Madhëruari thotë:Ai është vetëm Një Zot,(që meriton adhurimin)-Allahu është i Vetëm, i Pashoq, i Pashembullt e Unik në meritën e adhurimit. Askush tjetër, veç Tij, nuk meriton dhe nuk duhet adhuruar. Allahu është i vetëm në këtë aspekt, ashtu sikurse është i vetëm në statusin e Tij si Krijues dhe Kujdestar i çështjeve të krijesave....dhe unë distancohem nga gjithçka që ju adhuroni (përveç Tij) -Kuptimi: Unë distancohem nga çdo idhull dhe i adhuruar tjetër, që ju i përkushtoheni. Ky është thelbi i njësimit të Zotit: pohimi se vetëm Ai meriton të adhurohet dhe mohimi i adhurimit të çdo gjëje tjetër veç Tij. Pasi tregoi për dëshminë e Tij dhe të Profetit mbi vërtetësinë dhe detyrimin e njësimit të Tij në adhurim; pasi foli, gjithashtu, edhe për dëshminë e idhujtarëve, të cilët nuk kanë dituri dhe fakte për të kundërtën, Allahu i Madhëruar përshkruan gjendjen e ithtarëve të Librit, jehudë e të krishterë bashkë. Ai thotë:Fjalë rreth profecisë së Muhamedit (a.s.). Le të sjellim këtu një bisedë që imam Ibn Kajjimi ka zhvilluar me një prej dijetarëve të krishterë rreth profecisë së Muhamedit (a.s.). Ai tregon: Njëherë kam zhvilluar një diskutim me një nga dijetarët e tyre, rreth profetësisë së Muhamedit a.s. I thashë atij: “Nëse ju prekni e cenoni Profetinë e Muhamedit (a.s.), atëherë ju keni shpifur kundër Zotit të Lartësuar, Krijuesit të qiejve dhe të tokës, keni cenuar madhërinë e Tij duke i mveshur cilësi të ulta, duke e quajtur si më të padrejtin e të padrejtëve, duke e cilësuar si të lehtë dhe shkatërrimtar. Zoti qoftë i Lartësuar nga të gjitha këto!” Ai pyeti: “E si mund të lidhen këto dy çështje të ndryshme?” Unë vazhdova: “Madje unë ju them me bindje se ju nuk mund ta mohoni Profetinë e Muhamedit (a.s.) pa mohuar ekzistencën e Zotit, i Cili e dërgoi dhe e ndihmoi atë. Dëgjoji me vëmendje arsyet. Kështu, nëse Muhamedi për ju nuk është Pejgamber i sinqertë, i vërtetë nga Zoti, por një mbret i padrejtë, atëherë ne kemi një sërë pyetjesh, që presin përgjigje dhe shpjegime. Së pari, si është e mundur që ai të shpifte ndaj Allahut dhe të fliste në emër të Tij gjëra që Ai nuk i kishte thënë, dhe këto shpifje të jetonin kaq gjatë? Si është e mundur që ai të vazhdonte të kishte sukses me këtë krim kaq të madh, deri në atë fazë sa të caktonte dispozita lejuese dhe ndaluese në emër të Zotit, të ekzekutonte “pasuesit e vërtetë” të pejgamberëve, t'u skllavëronte atyre gratë dhe fëmijët, të trashëgonte pasuritë dhe pronat e tyre, e të gjitha këto të vazhdonin derisa të pushtonte tokën! Më e bukura është se në të gjitha këto vepra ai thoshte se zbatonte urdhrin e Zotit dhe se Ai e donte dhe e mbështeste atë! A mund të ndodhmin gjëra të tilla, dhe Allahu të rrinte e të shihte se çfarë bënte ai me “pasuesit e denjë” të pejgamberëve, madje për 23 vjet rresht! Si ka mundësi që, gjatë këtyre viteve të gjata, Ai ta mbështeste atë, ta ndihmonte, t’i dhuronte fitore pas fitoreje, ta lartësonte kauzën dhe famën e tij, duke i dhënë madje disa fitore jashtë çdo mundësie njerëzore. Më “e çuditshme” është gjithashtu se Zoti u përgjigjej lutjeve të tij dhe ia shkatërronte armiqtë, shpesh pa asnjë veprim njerëzor prej tij dhe pa shkak, madje Ai e bënte këtë pa qenë fare nevoja që Muhamedi (a.s.) t’i lutej Atij. Si është e mundur që Zoti t'ia plotësonte atij çdo nevojë dhe çdo gjë që ai ia kërkonte? Si është e mundur që Ai t’i bënte shumë premtime të bukura dhe lumturuese, dhe pastaj t’ia përmbushte të gjitha këto në formën më të plotë?! Si mund t’i ndodhnin gjëra të tilla një “mashtruesi” – siç thoni ju – që ka arritur kulmin e gënjeshtrave, shpifjeve dhe padrejtësive?! A ka më mashtrues se ai që gënjen rreth Allahut dhe që është i vazhdueshëm në këtë krim?! A ka më zullumqar sesa ai që shfuqizon ligjet dhe mësimet e pejgamberëve dhe të dërguarve të Zotit, dhe synon t’i zhdukë ato, duke i zëvendësuar me ligje që ai i “dëshiron” dhe i “shpik” – sipas jush – nga mendja e vet?! E kush mund të jetë më i poshtër sesa ai që vret “të dashurit e Allahut”, “palën e Tij”, “pasuesit” e pejgamberëve të Tij, dhe kjo gjendje të ishte ende kështu, “e pashpresë”?! A është e mundur që gjëra të tilla të vazhdonin aq gjatë dhe Allahu përsëri ta miratonte e të mos ia këpuste arterien e zemrës këtij “shkatërrimtari”?! Aq më tepër që ai dëshmonte dhe lexonte një thënie, për të cilën “pretendonte” se ishte fjalë e Zotit: “E kush është gjynahqar më i madh sesa ai që trillon gënjeshtra ndaj Zotit, ose thotë: “Mua më vjen Shpallje”, ndërkohë që nuk i shpallet asgjë,ose që thotë: “Unë mund të zbuloj diçka të ngjashme me atë që ka zbritur Allahu”?! Eh, sikur t’i shihje keqbërësit kur janë në agoni të vdekjes, ndërsa melekët kanë shtrirë duart e veta e u thonë: “Jepeni shpirtin! Tani do të vuani dënimin poshtërues sepse ju thoshit të pavërteta për Allahun dhe ndaj shenjave të Tij tregoheshit kryeneçë.”. (En’am 93). Ose: "Unë betohem në atë që e shihni.Edhe në atë që nuk e shihni. Se, me të vërtetë ai (Kur'ani) është Fjalë që e kumton i Dërguari i ndershëm. Ai nuk është fjalë e ndonjë poeti; por ju nuk besoni. Nuk është as fjalë e ndonjë falltari; por ju nuk kujtoni. Ai ështëshpallje prej Zotit të botëve. Sikur ai të trillonte për Ne ndonjë fjalë, Ne do ta kapnim atë me fuqinë Tonë, E pastaj do t’ia këputnim arterien e zemrës. E askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij. Ai (Kur'ani) është këshillë për të devotshmit. S’ka dyshim se Ne dimë që ndër ju ka edhe mohues. Ai (Kur'ani) pa dyshim do të jetë dëshpërim për jobesimtarët. Ai (Kur'ani) është e vërteta e sigurt! Prandaj, ti lartësoje nga të metat Zotin tënd të Madhëruar!" [Haka 38-52]. E pra, pas gjithë këtyre që thashë, ju nuk keni mundësi të tretë, por: ose të thoni se kjo botë nuk ka Krijues dhe as Rregullator të çështjeve të saj, pasi po të kishte Krijues, Ai duhet të jetë Rregulluesi i çdo çështjeje, i Plotpushtetshëm për gjithçka, i Urtë në çdo përcaktim, dhe, një i tillë, domosdoshmërisht do të ndëshkonte çdo kriminel – sipas jush, – të të tilla përmasave. Ky Krijues do ta bënte atë mësim për zullumqarët e të gjithë kohërave, pasi sunduesit nuk mund të tolerojnë të tilla gjëra në mbretërinë e tyre. Atëherë si mund të mendohet një gjë e tillë për Mbretëruesin dhe Sunduesin e qiejve dhe të tokës, për Atë që zotëron Urtësinë absolute?! Ose, mundësia juaj e dytë është, që t’i mveshni Zotit të gjithësisë cilësi dhe vepra, nga të cilat Ai qëndron shumë lart. Të pranosh të tilla ndodhi (si ato të përmendura më sipër), do të thotë që ta akuzosh Zotin për padrejtësi, injorancë, krim, devijim të krijesave përgjithmonë". Madje me keq se kaq: kjo do të thotë që të pretendojmë se Ai ndihmon kriminelët dhe mashtruesit, se u mundëson atyre pushtet të plotë në tokë, e u përgjigjet lutjeve të tyre. Kjo do të thotë që Ai e lartëson pushtetin dhe famën e tyre ndër njerëz edhe pas vdekjes së tyre, do të thotë që e lejon që, shekull pas shekulli, ai të pranohet si Pejgamber, dhe kjo të dëshmohet haptazi dhe me zë të lartë, kudo në faqen e dheut. Po si mund të pranohet kjo si vepër e më të Urtit dhe më të Mëshirshmit me krijesat e Tij?! Vërtet, me të tilla pretendime, ju keni bërë shpifjen më të madhe ndaj Zotit të botëve, i keni bërë akuzën më të ulët, madje e keni mohuar totalisht ekzistencën e Tij. Edhe ne e besojmë, dhe nuk e mohojmë, se gjatë historisë ka pasur mashtrues, të cilëve u është dhënë fuqi dhe pushtet. Por kurrë nuk ka ndodhur që qëllimet e tyre të plotësohen dhe as që koha e tyre të zgjatet. Madje Allahu i Lartësuar gjithmonë i ka ndihmuar pejgamberët e Tij dhe pasuesite tyre të denjë që t'i shfarosin dhe të zhdukin çdo gjurmë e ndikim të armiqve të Tij; dhe ata gjithmonë janë çrrënjosur dhe shfarosur. Ky është rregulli i Tij, i vendosur për krijesat e Tij, për sa kohë ekziston kjo dynja.”Kur ai dëgjoi fjalët e mia ai tha: “Zoti na ruajtë! Ne nuk themi se ai është i padrejtë dhe gënjeshtar. Madje çdo i krishterë që gjykon me drejtësi e pranon se, çdo kush që ndjek rrugën e tij dhe pason gjurmët e Tij, ai do të jetë i shpëtuar dhe i lumtur në jetën tjetër. Unë e pyeta: “Po si mundet që, ai që ndjek rrugën e mashtruesit dhe që pason gjurmët e tij të jetë prej të shpëtuarve dhe të lumturve?” Dhe kështu ai nuk kishte rrugë tjetër, por veçse të pranonte që Muhamedi ishte profet i Zotit, por pretendoi se ai nuk ishte profet për të krishterët. Unë i thashë: “Me sa duket, nuk ke rrugë tjetër, prandaj duhet të pranosh edhe morinë e madhe të argumenteve të pakundërshtueshme, që tregojnë se ai ishte pejgamber i Allahut për të gjithë njerëzimin. Atë Zoti e dërgoi për ata që Ai u kishte dhënë libër më parë dhe për të tjerët. Muhamedi (a.s.) i ftoi ehlul kitab-ët që ta pasonin fenë e tij dhe luftoi kundër të gjithë atyre që nuk pranuan ta adhuronin Allahun si Një të vetëm. Ehlul kitab-ët që nuk pranuan të pasonin fenë e tij paguan xhizjen, të nënshtruar dhe të përulur.” Kur dëgjoi këtë, ai brofi në këmbë dhe u largua prej aty. [Shih “Zadul Mead”, vëll 3].
6:20Page 130
ٱلَّذِينَ ءَاتَيۡنَٰهُمُ ٱلۡكِتَٰبَ يَعۡرِفُونَهُۥ كَمَا يَعۡرِفُونَ أَبۡنَآءَهُمُۘ ٱلَّذِينَ خَسِرُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ فَهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ ٢٠
Those to whom We have given the Scripture recognize it1 as they recognize their [own] sons. Those who will lose themselves [in the Hereafter] do not believe.
Ata të cilëve Ne u dhamë Librin, e njohin atë(Muhammedin)siç njohin bijtë e tyre. -Domethënë, ata e njohin vërtetësinë e teuhidit ashtu sikurse njohin djemtë e tyre. Ashtu sikundër nuk kanë dyshime në njohjen e anëtarëve të familjes së tyre, në mënyrë të veçantë të djemve, që gjithmonë i kanë pranë, ashtu janë të sigurt edhe për faktin se i vetmi që meriton adhurimin është Zoti një dhe i pashoq. Ka shumë mundësi që këtu të flitet për sigurinë e tyre rreth vërtetësisë së Muhamedit (a.s)si Profet i Zotit dhe të Shpalljes që ai solli. Ata kanë siguri të plotë për këtë fakt, ashtu sikurse kanë siguri për njohjen e fëmijëve të tyre. Gjithsesi, të dyja kuptimet përmbajnë njëra-tjetrën dhe janë të pranueshme.Këta janë ata të cilët kanë shkatërruar vetveten, prandaj nuk besojnë. -Ata e kanë privuar veten nga qëllimi për të cilin janë krijuar, pra, për njësimin e Allahut me adhurim, nënshtrim e madhërim dhe, në këtë mënyrë, u privuan nga shpërblimi dhe bujaria e Mbretit të Madhërishëm dhe Bamirës. Ata nuk besojnë, prandaj kur kjo është cilësia e tyre, atëherë mos pyet se sa e madhe është humbja, dëshpërimi dhe ndëshkimi që do t’i kaplojë.
6:21Page 130
وَمَنۡ أَظۡلَمُ مِمَّنِ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا أَوۡ كَذَّبَ بِـَٔايَٰتِهِۦٓۚ إِنَّهُۥ لَا يُفۡلِحُ ٱلظَّٰلِمُونَ ٢١
And who is more unjust than one who invents about Allāh a lie or denies His verses? Indeed, the wrongdoers will not succeed.
Kush është më mizor se sa ai që shpif gënjeshtra kundër Allahut apo që i mohon shpalljet e Tij? Keqbërësit kurrë nuk gjejnë shpëtim. -Nuk ka zullumqar më të madh se ai që ka qoftë edhe një cilësi të vetme nga këto të dyja të përmendura më lart. Atëherë, ç’mendon për atë që i ka të dyja? Si do të jetë gjendja e atij që shpif për Allahun dhe, veç kësaj, i konsideron gënjeshtra shpalljet e Tij, të cilat ai ua ka zbuluar profetëve? Pa dyshim që ky është njeriu më i padrejtë, më krimineli dhe, si i tillë, ai kurrë nuk shpëton. Kështu konsiderohet çdokush që pretendon se Allahu ka ortakë, të cilët meritojnë adhurimin ashtu si Ai apo që Ai ka ndihmës e partner. Kështu konsiderohet çdokush që pretendon se duhet adhuruar dikush tjetër veç Allahut apo se Allahu ka grua e fëmijë. Kështu konsiderohet çdokush që refuzon të vërtetën që e sollën profetët ose ata që kryejnë rolin e tyre.
6:22Page 130
وَيَوۡمَ نَحۡشُرُهُمۡ جَمِيعٗا ثُمَّ نَقُولُ لِلَّذِينَ أَشۡرَكُوٓاْ أَيۡنَ شُرَكَآؤُكُمُ ٱلَّذِينَ كُنتُمۡ تَزۡعُمُونَ ٢٢
And [mention, O Muḥammad], the Day We will gather them all together; then We will say to those who associated others with Allāh, "Where are your 'partners' that you used to claim [with Him]?"
Një ditë, Ne do t'i tubojmë të gjithë dhe do t’u themi idhujtarëve: “Ku janë idhujt tuaj, që pretendonit se ishin ortakë të Allahut?” -Allahu i Madhëruar na tregon për gjendjen e mjeruar të idhujtarëve në Ditën e Gjykimit. Ai do t’u drejtojë qortime dëshpëruese duke iu thënë: “Ku janë idhujt tuaj, që ju pretendonit se ishin ortakë të Allahut?” Pra, ku janë ata që ju i adhuronit veç Allahut, që t’ju ndihmojnë dhe t’ju shpëtojnë tani? Allahu i Madhëruar nuk ka shok dhe është i vetëm në çdo aspekt. Kur t’u bëhet kjo pyetje, ata të mjerë do të mohojnë se kanë bërë idhujtari, madje do të betohen se nuk kanë qenë idhujtarë.
6:23Page 130
ثُمَّ لَمۡ تَكُن فِتۡنَتُهُمۡ إِلَّآ أَن قَالُواْ وَٱللَّهِ رَبِّنَا مَا كُنَّا مُشۡرِكِينَ ٢٣
Then there will be no [excuse upon] examination except they will say, "By Allāh, our Lord, we were not those who associated."
Atëherë, atyre s’u mbetet përgjigje tjetër, përveçse të thonë: “Betohemi në Allahun, Zotin tonë se ne nuk ishim idhujtarë!” -Shiko çfarë gjendje e habitshme! Gënjeshtrat e tyre do dëmtojnë pikërisht ata, duke u sjellë veç dëshpërim. Për Zotin, mashtrimet do t’u sjellin dëshpërim të thellë!
6:24Page 130
ٱنظُرۡ كَيۡفَ كَذَبُواْ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِمۡۚ وَضَلَّ عَنۡهُم مَّا كَانُواْ يَفۡتَرُونَ ٢٤
See how they will lie about themselves. And lost from them will be what they used to invent.
Shih se si gënjejnë kundër vetes dhe se si iu humbasin idhujt që vetë i trillonin! -Idhujt që ata kanë adhuruar do t’i lënë në baltë, do të distancohen prej tyre dhe nuk do t’u sjellin asnjë dobi. Ata nuk do t’i shpëtojnë kurrë nga ndëshkimi i Allahut të Madhëruar. I lartësuar qoftë Allahu nga shpifjet dhe trillimet e zullumqarëve!
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences