As-Sa'diAl‑An'am · 6:57–83

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Al-An'am 6:57–83

6:57Page 134

قُلۡ إِنِّي عَلَىٰ بَيِّنَةٖ مِّن رَّبِّي وَكَذَّبۡتُم بِهِۦۚ مَا عِندِي مَا تَسۡتَعۡجِلُونَ بِهِۦٓۚ إِنِ ٱلۡحُكۡمُ إِلَّا لِلَّهِۖ يَقُصُّ ٱلۡحَقَّۖ وَهُوَ خَيۡرُ ٱلۡفَٰصِلِينَ ٥٧

Say, "Indeed, I am on clear evidence from my Lord, and you have denied it. I do not have that for which you are impatient.1 The decision is only for Allāh. He relates the truth, and He is the best of deciders."

Thuaj: “Unë kam Argument të qartë nga Zoti im...” -Unë kam siguri të plotë për saktësinë e Shpalljes nga Zoti im dhe për kotësinë e çdo besimi tjetër të devijuar. Kjo është një dëshmi e fortë mbi vërtetësinë e besimit islam në një Zot, që meriton adhurimin si Një i vetëm, duke u nënshtruar sipas ligjit të Tij islam. Sigurisht, dëshmia e këtij Profeti është dëshmia më e drejtë dhe qëndron mbi dëshmitë e të gjitha krijesave. Këtë dëshmi e pranuan të gjithë besimtarët. Secilit prej tyre, në varësi të mirësisë së dhuruar nga Allahu, iu bë e qartë vërtetësia e kësaj rruge.... ndërsa ju e mohoni atë. -Ndërsa ju, o idhujtarë, e mohuat të vërtetën e Zotit, duke e konsideruar atë si trillim, ndërkohë që ajo nuk e meriton këtë trajtim. Besimi i të vërtetës është i pashmangshëm për çdo njeri që logjikon. Nëse vazhdoni të mohoni, dijeni se dënimi do të godasë mbi ju, dhe kjo është e sigurt. Dënimi është në dorë të Zotit; është Ai që e zbret kur të dëshirojë dhe si të dëshirojë. Nëse ju kërkoni përshpejtimin e këtij ndëshkimi, kjo nuk është në dorën time, ashtu si dhe asnjë çështje tjetër.Ai që ju e kërkoni me ngut, nuk është në dorën time. Gjykimi për gjithçka i takon vetëm Allahut... -Ashtu sikurse është Allahu i Madhëruar Ai që ka vendosur Sheriatin, për të zbatuar ligjet e tij dhe për të jetuar sipas tyre, është po Ai i vetmi që i takon të japë gjykimin për të shpërblyer a ndëshkuar, ashtu sikurse parakupton urtësia e Tij. Kështu, kundërshtimi i gjykimit të Zotit është i papranueshëm dhe jo i drejtë, pasi Ai ua tregoi dhe ua ndriçoi të vërtetën robërve plotësisht, pa lënë vend për asnjë dyshim. Pas qartësimit të së vërtetës nga Allahu i lartësuar nëpërmjet profetëve, shpalljeve dhe shenjave të panumërta, asnjë rob nuk mund të justifikohet. Çdokush që është prezantuar me të vërtetën nuk mund të justifikohet tek i Madhëruari. Pas qartësimit të saj, çdokush do të jetojë e do të vdesë i vetëdijshëm për atë që ka zgjedhur.Ai e shpall të vërtetën dhe Ai është më i miri i gjykuesve. -Allahu është Gjykuesi më i mirë i robërve në dynja dhe në ahiret. Të gjitha gjykimet e Tij janë të drejta, për të cilat meriton lavdinë dhe mirënjohjen. Allahut i shprehin mirënjohjen edhe ata kundër të cilëve rëndon gjykimi i Tij.

6:58Page 134

قُل لَّوۡ أَنَّ عِندِي مَا تَسۡتَعۡجِلُونَ بِهِۦ لَقُضِيَ ٱلۡأَمۡرُ بَيۡنِي وَبَيۡنَكُمۡۗ وَٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِٱلظَّٰلِمِينَ ٥٨

Say, "If I had that for which you are impatient, the matter would have been decided between me and you, but Allāh is most knowing of the wrongdoers."

Thuaj: “Sikur të ishte në dorën time ajo për të cilën nguteni, çështja mes meje dhe jush do të kishte e përfunduar.”! -Thuaju atyre që kërkojnë përshpejtimin e ndëshkimit, nga injoranca, arroganca dhe padrejtësia që i karakterizon: Sikur çështja të ishte në dorën time dhe të isha unë ai që e ekzekutoja ndëshkimin, atëherë nuk do të kishte asnjë lloj dobie për ju, o të mjerë. Por çështja është në dorën e Allahut, që është El Halimu - i Butë e i Mëshirshëm, që nuk nxitohet të ndëshkojë gabimtarin, edhe pse është i Plotfuqishëm ta bëjë këtë, por e afatizon dhe i jep mundësi për pendim e kthim. Allahu është El Sabur– Durimtari, i Cili, edhe pse të poshtërit bëjnë gjynahe dhe nuk i binden, madje kanë guximin që të rebelohen kundër Tij, Ai përsëri u jep shëndet dhe i ruan, i furnizon dhe lëshon mbi ta në mënyrë të vazhdueshme mirësi të dukshme e të padukshme, të hapura e të fshehura.Allahu është i Gjithëditur për keqbërësit. -Të mos harrojnë ata se Allahut nuk i fshihet asnjë veprim i tyre dhe të mos mashtrohen nga afatizimi i Tij. Ai vërtet afatizon, por kurrë nuk do t’i lërë krijesat pa i marrë në përgjegjësi për veprat e tyre, kur të vijë koha për një gjë të tillë.

6:59Page 134

۞ وَعِندَهُۥ مَفَاتِحُ ٱلۡغَيۡبِ لَا يَعۡلَمُهَآ إِلَّا هُوَۚ وَيَعۡلَمُ مَا فِي ٱلۡبَرِّ وَٱلۡبَحۡرِۚ وَمَا تَسۡقُطُ مِن وَرَقَةٍ إِلَّا يَعۡلَمُهَا وَلَا حَبَّةٖ فِي ظُلُمَٰتِ ٱلۡأَرۡضِ وَلَا رَطۡبٖ وَلَا يَابِسٍ إِلَّا فِي كِتَٰبٖ مُّبِينٖ ٥٩

And with Him are the keys of the unseen; none knows them except Him. And He knows what is on the land and in the sea. Not a leaf falls but that He knows it. And no grain is there within the darknesses of the earth and no moist or dry [thing] but that it is [written] in a clear record.

Vetëm tek Ai janë çelësat e fshehtësive dhe ato nuk i di askush tjetër veç Tij. Ai di çfarë ka në tokë dhe në det. -Ky ajet i madh është një nga më të mrekullueshmit, që përshkruan diturinë gjithëpërfshirëse të Allahut të Madhëruar. Dituria e Tij ka përfshirë të gjitha fshehtësitë, nga të cilat Ai zbulon aq sa dëshiron dhe atyre krijesave që Ai dëshiron. Por për shumë fshehtësi nuk dinë as melekët më të mëdhenj e më të afërt të Tij, dhe as profetët e dërguar prej Tij, e aq më pak të tjerët. Ai di gjithçka për njerëzit, kafshët, pemët, gurët, dheun, detet e oqeanet dhe çfarë përmbajnë ato.As edhe një gjethe nuk bie pa dijeninë e Tij. -Për çdo gjethe të pemëve të tokës e të detit, në fusha e male, në dynja dhe në ahiret.Nuk ka kokërr në thellësi të Tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë, që nuk është në Librin e qartë. -Nuk ka kokërr të frutave apo të farërave që mbillen nga njerëzit apo që rriten vetë nëpër fusha e pyje, që nuk është shënuar në Librin e qartë, pra, në Leuĥi Maĥfûđh. Vetëm një pjesë e këtyre gjërave që janë përmendur, habit mendjen e të diturve dhe zemrat e të urtëve. Kjo tregon për madhështinë e Zotit të Lartësuar dhe faktin se Ai është Absolut në të gjitha emrat dhe cilësitë e Tij. Sikur krijesat të mblidheshin të gjitha për të kuptuar tërësisht vetëm një nga cilësitë e Tij, nuk do të kishin mundësi për t’ia arritur. I lartësuar dhe i madhëruar qoftë Zoti i Lavdëruar e Madhështor! Ai është El Uâsiu - i Gjeri (në cilësitë e Tij) dhe El Alîm - i Gjithëdituri, El Ĥamîdu - i Lavdëruari dhe El Mexhîd - i Madhëruari, El Shehîdu - Dëshmuesi i gjithçkaje dhe El Muĥîŧu - Gjithëpërfshirësi. I lavdëruar qoftë Allahu, që është i vetmi i Adhuruar me meritë! Ai është i Adhuruari, i Lavdishmi, që askush nuk mund të arrijë ta lavdërojë ashtu si e meriton. Ai qoftë i lavdëruar, ashtu sikurse e ka lavdëruar Veten e Vet! Ai është shumë më lart sesa lëvdatat që mund t’i thurin krijesat e Tij. Ky ajet tregon për diturinë absolute të Allahut mbi gjithçka. Ai tregon, gjithashtu, edhe për Leuĥi Maĥfûđh-in, në të cilin është shënuar çdo gjë që ndodh në ekzistencë.

6:60Page 135

وَهُوَ ٱلَّذِي يَتَوَفَّىٰكُم بِٱلَّيۡلِ وَيَعۡلَمُ مَا جَرَحۡتُم بِٱلنَّهَارِ ثُمَّ يَبۡعَثُكُمۡ فِيهِ لِيُقۡضَىٰٓ أَجَلٞ مُّسَمّٗىۖ ثُمَّ إِلَيۡهِ مَرۡجِعُكُمۡ ثُمَّ يُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ٦٠

And it is He who takes your souls by night1 and knows what you have committed by day. Then He revives you therein [i.e., by day] that a specified term2 may be fulfilled. Then to Him will be your return; then He will inform you about what you used to do.

Është Ai që jua merr shpirtrat natën(në gjumë)dhe që e di mirë atë që keni bërë ditën. Më pas, Ai jua kthen ato, për të vazhduar(jetën) deri në afatin e caktuar. -Ky është një pohim e përforcim i njëshmërisë së Zotit në meritën e adhurimit dhe një argument shumë i fortë kundër idhujtarëve. Ajeti tregon se Allahu i Madhëruar i meriton të plota dashurinë, madhërimin, lartësimin dhe respektin. Allahu i Madhëruar është i vetmi që rregullon çështjet e krijesave dhe përkujdeset për to, kur ato janë zgjuar dhe kur janë në gjumë. Ai ua ngre shpirtrat, kur ato janë në gjumë dhe qetësohen. Lëvizjet e tyre reduktohen, që trupi t’u çlodhet. Pastaj Ai i zgjon nga gjumi, që të punojnë për arritjen e mirësive të dynjasë dhe të fesë. Allahu i Lartësuar di për gjithçka që krijesat e Tij bëjnë. Kështu vazhdon jeta e tyre, nën kujdesin e Allahut të Madhëruar, derisa të plotësojnë afatin e jetës, që Ai ka caktuar për ta. Kur koha e caktuar nga Ai përfundon, ky është çasti i vdekjes së tyre. Më pas, ata i pret afati tjetër, ai i Ditës së Ringjalljes, prandaj i Lartësuari thotë:Në fund, tek Ai do të ktheheni, dhe do t’ju tregojë të vërtetën e asaj që keni bërë. -Pasi të vdisni, vetëm tek Allahu është kthimi i të gjithëve, tek askush tjetër, dhe Ai do t’ju shpërblejë për ato që keni bërë, mirë apo keq.

6:61Page 135

وَهُوَ ٱلۡقَاهِرُ فَوۡقَ عِبَادِهِۦۖ وَيُرۡسِلُ عَلَيۡكُمۡ حَفَظَةً حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَ أَحَدَكُمُ ٱلۡمَوۡتُ تَوَفَّتۡهُ رُسُلُنَا وَهُمۡ لَا يُفَرِّطُونَ ٦١

And He is the subjugator over His servants, and He sends over you guardian-angels until, when death comes to one of you, Our messengers [i.e., angels of death] take him, and they do not fail [in their duties].

Ai është Sunduesi mbi robërit e Vet. Ai ve roja për ju... -Allahu është Sunduesi i krijesave të Tij. Mbi ta realizohet dëshira dhe gjykimi i Tij gjithëpërfshirës. Ata nuk zotërojnë as më të voglën çështje. Ata lëvizin apo qëndrojnë në prehje veçse me lejen dhe vullnetin e Allahut. Veç kësaj, Ai ka vendosur melekët e Tij si roje për robërit dhe si shënues të veprave të tyre, sikurse thotë në një ajet tjetër: “Pa dyshim, mbi ju qëndrojnë rojet. Ata janë shkrues të ndershëm. Ata dinë gjithçka që bëni ju.” [Infitar 10 - 12]. Ose: “Ne e kemi krijuar njeriun dhe Ne dimë se ç’pëshpërit ai në vetvete. Ne jemi më afër tij se damari i qafës së vet. Dy melekë qëndrojnë pranë tij, në të djathtë dhe në të majtë. Njeriu nuk thotë ndonjë fjalë pa pasur pranë një regjistrues të gatshëm.” [Kaf 16 - 18]. Ky është kontrolli dhe regjistrimi i veprave të robërve në jetën e dynjasë.Më në fund, kur ndonjërit prej jush i vjen vdekja, të dërguarit Tanë ia marrin shpirtin, dhe ata kurrë nuk bëjnë lëshime. -Këta janë melekët e ngarkuar për marrjen e shpirtrave, të cilët nuk tolerojnë aspak në detyrën e tyre. Ata nuk i shtojnë e nuk i pakësojnë asnjë çast kohës së përcaktuar dhe të urdhëruar nga Zoti. Ata e zbatojnë urdhrin në kohën e përcaktuar nga Zoti i gjithësisë.

6:62Page 135

ثُمَّ رُدُّوٓاْ إِلَى ٱللَّهِ مَوۡلَىٰهُمُ ٱلۡحَقِّۚ أَلَا لَهُ ٱلۡحُكۡمُ وَهُوَ أَسۡرَعُ ٱلۡحَٰسِبِينَ ٦٢

Then they [i.e., His servants] are returned to Allāh, their true Lord. Unquestionably, His is the judgement, and He is the swiftest of accountants.

Pastaj të gjithë do të kthehen tek Allahu, te Sunduesi i tyre i vërtetë. -Pas jetës së berzaħ-ut, ku do të jetë shpërblimi ose ndëshkimi sipas veprave tuaja, ju do të ktheheni tek Allahu, nën sundimin e të Cilit ju jeni. Ai ka vendosur atë që ka dëshiruar me urtësinë e Tij, dhe e realizon këtë vendim me përsosmëri dhe korrektësi. Ai ka vendosur për ju një kushtetutë, ju ka ngarkuar me urdhëresa e ndalesa, duke dërguar profetë e duke shpallur libra. Pasi mbyllni jetën e dynjasë, ju do të ktheheni tek Ai, për të marrë gjykimin e Tij të drejtë. Mbi ju do të zbatohet me përpikmëri Ligji i Tij i shpërblimit dhe ndëshkimit, për punët e mira dhe të këqija. Allahu i Madhëruar thotë:Vetëm Atij i takon sundimi, dhe Ai është më i Shpejti në llogari. -Vetëm Allahut, e askujt tjetër, i takon gjykimi dhe vendosja e Ligjit. Ai është llogaritësi i shpejtë i veprave të robërve , sepse Ai ka dituri të plotë dhe regjistron çdo gjë me përpikmëri. Në fakt, çdo gjë që krijesat bëjnë është shënuar saktësisht në Leuĥi Maĥfûđh. Veprat e robërve janë regjistruar edhe në librat e melekëve. Mendo pak me kujdes në këto ajete! Nga ato kuptojmë se Allahu është i vetmi që krijon dhe që përkujdeset për çështjet e krijesave. Ai është Ngadhënjimtari dhe i Pamposhturi, që i ka nënshtruar të gjitha krijesat e Tij. Allahu përkujdeset për krijesat e Tij në çdo gjendje të tyre. Është Allahu i vetëm dhe i pashoq, që vendos ligjet e krijimit. Vetëm Ai vendos ligjet që dëshiron, që robërit e Tij t’i zbatojnë e të jetojnë sipas tyre dhe është vetëm Allahu që vendos për shpërblimin apo ndëshkimin e krijesave e Tij, sipas zbatimit të ligjeve të Tij. Atëherë, pyetja e natyrshme që shtrohet është: Si mundet që idhujtarët e refuzojnë adhurimin e Allahut, që është i përshkruar me të tilla cilësi, dhe adhurojnë diçka tjetër, që nuk ka asgjë në dorë, asnjë lloj mundësie për të arritur atë që dëshiron? Për Zotin! Sikur ata të ishin të vetëdijshëm për butësinë, mëshirën dhe faljen e Allahut për ta, edhe pse rebelohen kundër Tij me vepra kufri dhe idhujtarie, edhe pse shpifin e trillojnë besime të pavërteta, ndërsa Ai vazhdon t’i ruajë e t’u japë shëndet e furnizim, me siguri do të kërkonin ta njihnin Zotin më mirë, do të pushtoheshin nga dashuria e madhe për Të dhe do të urrenin veten e tyre. Ata do të çuditeshin pse dhe si ndodhi që iu përgjigjën ftesës së shejtanit të mallkuar, që sjell veçse poshtërim, dëshpërim e shkatërrim. Por ata janë njerëz që nuk logjikojnë.

6:63Page 135

قُلۡ مَن يُنَجِّيكُم مِّن ظُلُمَٰتِ ٱلۡبَرِّ وَٱلۡبَحۡرِ تَدۡعُونَهُۥ تَضَرُّعٗا وَخُفۡيَةٗ لَّئِنۡ أَنجَىٰنَا مِنۡ هَٰذِهِۦ لَنَكُونَنَّ مِنَ ٱلشَّٰكِرِينَ ٦٣

Say, "Who rescues you from the darknesses of the land and sea [when] you call upon Him imploring [aloud] and privately, 'If He should save us from this [crisis], we will surely be among the thankful.'"

Drejtoju idhujtarëve, të cilët adhurojnë e lusin idhuj, dhe nxiti të mendohen dhe të arsyetojnë me qetësi e thellësi! Ata e pranojnë se Allahu është Rab - Zoti, Krijuesi, Furnizuesi, Sunduesi dhe Ai që përkujdeset e ka në dorë gjithçka, madje është i vetëm në këtë zotërim. Atëherë, përse refuzoni që adhurimet t’ia përkushtoni vetëm Atij? Duke i nxitur të mendojnë në këtë mënyrë, thuaju:Thuaj: “Kush ju shpëton prej errësirave të Tokës e të detit, kur ju i luteni Atij përulësisht e fshehtas...” -Mendohuni dhe arsyetoni drejt! Kush ju shpëton nga errësirat, vështirësitë dhe tmerret e detit e të tokës, atëherë kur nuk funksionojnë më mjetet dhe hilet tuaja dhe kur fundin e keni pranë? Në të tilla momente, a nuk i drejtoheni me sinqeritet, përunjësi dhe përgjërim vetëm Zotit, që është Një dhe i Pashoq? Në këto çaste, gjuha juaj nuk pushon, duke u lutur për shpëtim, madje nga thellësia e shpirtit thoni:Sikur të na shpëtojë prej kësaj, ne do të jemi mirënjohës. -Kuptimi: Nëse Zoti na shpëton nga kjo vështirësi në të cilën kemi rënë, ne do të bëhemi patjetër mirënjohës ndaj Tij. Mirësitë janë dhuratë e Allahut dhe do t’i përdorim ato vetëm për bindje ndaj Tij dhe kurrë në rrugë që Zoti nuk i do dhe na i ka ndaluar.

6:64Page 135

قُلِ ٱللَّهُ يُنَجِّيكُم مِّنۡهَا وَمِن كُلِّ كَرۡبٖ ثُمَّ أَنتُمۡ تُشۡرِكُونَ ٦٤

Say, "It is Allāh who saves you from it and from every distress; then you [still] associate others with Him."

Thuaj: “Është Allahu Ai që ju shpëton prej këtyre dhe prej çdo brengë tjetër. Megjithatë, ju adhuroni zota të rremë!” -Allahu është Ai që ju shpëton nga kjo vështirësi dhe nga çdo ngushticë tjetër, por edhe pas kësaj, ju nuk e mbani fjalën e dhënë Allahut dhe i harroni mirësitë e dhuruara prej Tij. E ku ka argument më të qartë sesa ky për kotësinë e idhujtarisë dhe për vërtetësinë e njëshmërisë së Zotit në meritën e adhurimit?!

6:65Page 135

قُلۡ هُوَ ٱلۡقَادِرُ عَلَىٰٓ أَن يَبۡعَثَ عَلَيۡكُمۡ عَذَابٗا مِّن فَوۡقِكُمۡ أَوۡ مِن تَحۡتِ أَرۡجُلِكُمۡ أَوۡ يَلۡبِسَكُمۡ شِيَعٗا وَيُذِيقَ بَعۡضَكُم بَأۡسَ بَعۡضٍۗ ٱنظُرۡ كَيۡفَ نُصَرِّفُ ٱلۡأٓيَٰتِ لَعَلَّهُمۡ يَفۡقَهُونَ ٦٥

Say, "He is the [one] Able to send upon you affliction from above you or from beneath your feet or to confuse you [so you become] sects1 and make you taste the violence of one another." Look how We diversify the signs that they might understand.

Thuaj: “Ai është i Plotfuqishëm t’ju sjellë një dënim prej së larti ose prej së poshtmi, nën këmbët tuaja, ose t’ju ndajë në grupe e të luftoni njëri-tjetrin.” -Allahu i Madhërishëm është i plotfuqishëm që t’ju godasë me ndëshkim nga çdo drejtim dhe me çdo mënyrë, nga sipër ose nga poshtë këmbëve tuaja. Por Ai edhe mund t’ju përçajë e t’ju bëjë që të vuani luftën e ndëshkimin nga njëri tjetri. Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka, prandaj kujdes dhe ndaluni nga vazhdimësia në gjynahe dhe në mosbindje ndaj Tij, se do të përpiheni nga ndëshkime, që do t’ju shkatërrojnë dhe do t’ju zhdukin! Megjithëse Allahu tregon se është i Plotfuqishëm që të sjellë këto lloj ndëshkimesh, Ai, duke qenë i Mëshirshëm, e largoi nga ky umet ndëshkimin nga sipër, si nëpërmjet gurëzimit etj., si dhe ndëshkimin nga poshtë, me shembje të Tokës etj. Por Ai ka ndëshkuar shumë prej tyre me mënyrën e tretë, duke i ndarë në grupacione e duke i bërë të luftojnë e torturojnë njëri-tjetrin. Allahu ua zbret këtë lloj ndëshkimi, që të marrin mësim ata që marrin mësim dhe që kanë dituri.Shih se si i sqarojmë Ne Argumentat, në mënyrë që ata të kuptojnë. -Shiko se si sjellim larmi shenjash, në forma e rrugë të shumta, që të gjitha treguese të së vërtetës. Të gjitha këto shenja i sjellim që ata të logjikojnë e të kuptojnë përse janë krijuar, të kuptojnë realitetin e Sheriatit dhe qëllimet e tij.

6:66Page 135

وَكَذَّبَ بِهِۦ قَوۡمُكَ وَهُوَ ٱلۡحَقُّۚ قُل لَّسۡتُ عَلَيۡكُم بِوَكِيلٖ ٦٦

But your people have denied it while it is the truth. Say, "I am not over you a manager [i.e., authority]."

Populli yt e mohoi këtë Kur'an, ndonëse ai është vetë e vërteta. -Populli yt e konsideron si gënjeshtër Kur'anin, ndërsa ai është e vërteta e padiskutueshme, tek e cila nuk ka dhe nuk duhet të ketë asnjë dyshim.Thuaj: “Unë nuk jam mbikqyrësi juaj”. -Unë nuk jam ngarkuar që të regjistroj dhe të ruaj punët tuaja dhe nuk kam të drejtë që t’ju shpërblej për to. Unë jam thjesht një paralajmërues dhe kumtues i qartë i të vërtetës.

6:67Page 135

لِّكُلِّ نَبَإٖ مُّسۡتَقَرّٞۚ وَسَوۡفَ تَعۡلَمُونَ ٦٧

For every news [i.e., happening] is a finality;1 and you are going to know.

Çdo Mesazh ka afatin e vet(të plotësimit), dhe ju do ta kuptoni më vonë. -Ky afat nuk mund të shtyhet apo të përshpejtohet. Një gjë është e sigurt: ju keni për ta mësuar dhe për t'u përballur me atë.

6:68Page 135

وَإِذَا رَأَيۡتَ ٱلَّذِينَ يَخُوضُونَ فِيٓ ءَايَٰتِنَا فَأَعۡرِضۡ عَنۡهُمۡ حَتَّىٰ يَخُوضُواْ فِي حَدِيثٍ غَيۡرِهِۦۚ وَإِمَّا يُنسِيَنَّكَ ٱلشَّيۡطَٰنُ فَلَا تَقۡعُدۡ بَعۡدَ ٱلذِّكۡرَىٰ مَعَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلظَّٰلِمِينَ ٦٨

And when you see those who engage in [offensive] discourse1 concerning Our verses, then turn away from them until they enter into another conversation. And if Satan should cause you to forget, then do not remain after the reminder with the wrongdoing people.

Kur i sheh që nënçmojnë ajetet Tona, largohu prej tyre, derisa të kalojnë në bisedë tjetër! -Ky ajet ka për qëllim të folurit pa të drejtë dhe në kundërshtim me të vërtetën. Kjo bëhet në disa mënyra, si:1. Duke zbukuruar idetë dhe fjalët e këqija e të kota, duke i reklamuar ato si të mira e duke ftuar njerëzit në përqafimin e tyre.2. Duke refuzuar dhe duke i kthyer shpinën të vërtetës, si edhe duke shpifur e trilluar kundër të vërtetës dhe protagonistëve të saj.Allahu i Madhëruar e ka urdhëruar Profetin e Tij e, rrjedhimisht, edhe umetin e tij, që, nëse shohin apo hasin me njerëz që shpifin ndaj ajeteve të Kur'anit, me mënyra të ndryshme, t’u kthejnë shpinën dhe të mos qëndrojnë me ta, derisa të kalojnë në një temë tjetër. Nëse kalojnë në tjetër temë, atëherë nuk është më e ndaluar të rrish me ta. Madje, nëse ka dobi, përzierja me ta është e detyrueshme. Sigurisht, nëse nuk ka dobi e as ndonjë të keqe, atëherë përzierja me ta nuk është e dobishme dhe as e urdhëruar. Ndalesa nga preokupimi me gjëra të kota dhe të pavërteta na jep të kuptojmë se të flasësh të vërtetën, ta mbrosh e ta përhapësh atë është vepër e urdhëruar, e dobishme dhe e nxitur nga Sheriati. Më pas, Allahu i Madhëruar thotë:Nëse shejtani të bën të harrosh, atëherë, kur të kujtohesh, mos rri më me njerëz të padrejtë! -Nëse ulesh me ta, nga harresa apo pakujdesia, atëherë pasi të kujtohesh, mos vazhdo të rrish, por largohu! Allahu i Lartësuar i quajti ata ‘ķaumun đhâlimûn’ – njerëz të padrejtë. Të tillë janë ata që enden në të kotën, që flasin e veprojnë harame. Kështu, është i ndaluar qëndrimi mes harameve, kur nuk ke mundësinë që t’i pengosh ato. Ky urdhër është për ata që përzihen me të kotën dhe veprat e ndaluara, pa patur frikë Allahun, ose që heshtin e nuk reagojnë kur kundërshtohet e vërteta. Ndërsa kur ruhet devotshmëria ndaj Zotit, duke i urdhëruar keqbërësit për tek e mira dhe duke i ndaluar nga e keqja, dhe ky qortim pritet të sjellë rezultate, atëherë nuk është gjynah qëndrimi me ta. I Lartësuari thotë:

6:69Page 136

وَمَا عَلَى ٱلَّذِينَ يَتَّقُونَ مِنۡ حِسَابِهِم مِّن شَيۡءٖ وَلَٰكِن ذِكۡرَىٰ لَعَلَّهُمۡ يَتَّقُونَ ٦٩

And those who fear Allāh are not held accountable for them [i.e., the disbelievers] at all, but [only for] a reminder - that perhaps they will fear Him.

Ata që janë të devotshëm ndaj Allahut nuk kanë kurrfarë përgjegjësie për veprat e mohuesve, por le t'i paralajmërojnë që ata të ruhen(nga ndëshkimi i Zotit). -Ky ajet është argument që tregon se këshilla duhet bërë me fjalë të zgjedhura dhe mënyrat më efikase, me qëllim që të arrihet objektivi kryesor - devotshmëria ndaj Allahut. Nga këto ajete mësojmë se, nëse këshilla e shton edhe më shumë të keqen nga ana e të këshilluarit, atëherë i detyrueshëm është moskëshillimi, pasi në këtë rast ajo nuk sjell rezultatin e pritur.

6:70Page 136

وَذَرِ ٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُواْ دِينَهُمۡ لَعِبٗا وَلَهۡوٗا وَغَرَّتۡهُمُ ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَاۚ وَذَكِّرۡ بِهِۦٓ أَن تُبۡسَلَ نَفۡسُۢ بِمَا كَسَبَتۡ لَيۡسَ لَهَا مِن دُونِ ٱللَّهِ وَلِيّٞ وَلَا شَفِيعٞ وَإِن تَعۡدِلۡ كُلَّ عَدۡلٖ لَّا يُؤۡخَذۡ مِنۡهَآۗ أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ أُبۡسِلُواْ بِمَا كَسَبُواْۖ لَهُمۡ شَرَابٞ مِّنۡ حَمِيمٖ وَعَذَابٌ أَلِيمُۢ بِمَا كَانُواْ يَكۡفُرُونَ ٧٠

And leave those who take their religion as amusement and diversion and whom the worldly life has deluded. But remind with it [i.e., the Qur’ān], lest a soul be given up to destruction for what it earned; it will have other than Allāh no protector and no intercessor. And if it should offer every compensation, it would not be taken from it [i.e., that soul]. Those are the ones who are given to destruction for what they have earned. For them will be a drink of scalding water and a painful punishment because they used to disbelieve.

Largohuni prej atyre që e marrin fenë e vet si lojë e dëfrim, të mashtruar nga jeta e kësaj bote! -Ajo që kërkohet nga robërit është që t’ia përkushtojnë fenë dhe besimin e tyre vetëm Allahut, duke adhuruar vetëm Atë si Një, të Vetëm e të Pashoq, duke i shprehur dashurinë, madhërimin, përunjësinë dhe nënshtrimin, duke kryer të gjitha ato vepra të cilat Ai i kërkon dhe i pëlqen dhe duke jetuar ashtu si Allahu është i kënaqur dhe ashtu si Ai ua ka treguar nëpërmjet shpalljeve. Por kjo kërkon që robi të plotësojë disa kushte, që përmenden më poshtë:- Ai duhet t’i drejtohet dhe përkushtohet Zotit tërësisht, me zemër e shpirt, dhe vetëm Atij.- Veprat e robit të jenë të dobishme e të mira për të dhe për të tjerët, duke plotësuar kushtet që e bëjnë punën “të mirë”.- Përpjekjet e robit të jenë serioze dhe me përkushtim, dhe jo të dobëta e të brishta.- Çdo përpjekje dhe vepër e tij duhet të jetë e sinqertë, që synon vetëm dhe vetëm kënqësinë e Allahut, jo për t’u dukur dhe famë, për t’u lëvduar dhe për vetëkënaqësi.Kjo quhet fe e vërtetë, që i jep njeriut një jetë tjetër dhe një identitet të ri. Ndërsa ata që pretendojnë se janë pasues të së vërtetës, që janë fetarë e të devotshëm, por në fakt e marrin fenë si lojë dhe me tallje, që koten me argëtimet e kësaj dynjaje, duke angazhuar zemrat e tyre, aq sa nuk lënë vend në to për dashurinë e Allahut dhe njohjen e Tij, ata që përkushtohen tërësisht në gjërat që u sjellin dëm dhe që e lodhin trupin me argëtime të kota, ata që edhe ndonjë adhurim që bëjnë, e bëjnë jo me sinqeritet, por thjesht për të kaluar kohën, për këta lloj njerëzish Allahu i Madhëruar na ka urdhëruar që t’u tërheqim vërejtjen dhe të distancohemi prej tyre. Nuk duhet të mashtrohemi dhe të joshemi nga gjendja e tyre. Ne duhet të paralajmërojmë ata, madje edhe të tjerët që të kenë kujdes prej tyre. Kurrë nuk duhet të mashtrohemi, dhe kjo pastaj të bëhet pengesë që t’i afrohemi Allahut të Madhëruar.Ti kujto me këtë(Kur'anin), që njeriu të mos bjerë viktimë e pashpresë e asaj që ka vepruar. -Kujtoji dhe këshilloji njerëzit nëpërmjet Kur'anit, në mënyrë që ata të përfitojnë prej tij dhe të lumturohen me mirësinë që ai përmban. Që njerëzit të përfitojnë nga Kur'ani, duhet që:- T’u sqarosh atyre urdhëresat e tij në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme, duke i nxitur për t’i zbatuar ato.- T’ua bësh të dashur këtë libër, duke përmendur cilësitë e tij të mrekullueshme dhe duke u kujtuar mirësitë që vijnë, nëse e zbatojmë atë.- Duhet t’u qartësosh njerëzve ato mendime, fjalë dhe vepra që u sjellin dëm dhe janë të shëmtuara, si dhe t’i ndalosh prej tyre. Ata duhet ta kuptojnë dëmin e madh që sjellin veprat e këqija, të cilat Kur’âni i ndalon, si edhe të binden që ato janë vërtet vepra të shëmtuara, të tmerrshme dhe dëmtuese. Nëse e kuptojnë këtë mirë, qartë dhe natyrshëm, kjo do t’i nxisë që t’i urrejnë dhe të mos u afrohen atyre veprave.Mënyrat dhe rrugët e kujtimit nëpërmjet Kur'anit janë të shumta. Këto që u përmendën ishin vetëm disa prej tyre. Por të gjitha konsistojnë që të nxisin te robi dashurinë për Zotin dhe për çdo vepër që Ai e do, të nxisin dëshirën dhe forcën për të punuar sipas porosive të Zotit, të nxisin shpresën për shpërblimin e Tij në dynja dhe në ahiret, të nxisin gjithashtu edhe drojën nga ndëshkimi i Tij në dynja dhe në ahiret. Nëse robi nuk kujtohet nga ky Kur'an, atëherë do të bjerë në gjynahe, duke plotësuar epshet e tij të shfrenuara. I Madhëruari thotë: “Ti kujto me këtë (Kur’ân), që njeriu të mos bjerë viktimë e pashpresë e asaj që ka vepruar.” Pra, kujto me këtë Kur'an, në mënyrë që robi të mos bëhet peng i veprave të tij. Kujto me Kur'an, para se robi të zhytet në gjynahe; përpara se të marrë guximin të mos i bindet Zotit dhe të bëjë poshtërsi ndaj Atij, që është Njohësi i të fshehtave e i Gjithëdituri; përpara se robi të harrohet në gjynahe dhe të bëhet i vazhdueshëm në to. Kujto e qorto, që ai të përmendet nga pakujdesia, të zgjohet nga gjumi i kotësisë dhe të frenohet nga rruga e dëshpërimit dhe e ndëshkimit në dynja dhe në ahiret.Ata nuk do të kenë ndihmëtar përveç Allahut dhe as ndërmjetësues. Edhe sikur të japin çdo lloj shpagimi, ai nuk do t’u pranohet. -Kujto, para se robin ta rrethojnë dhe lidhin gjynahet e tij. Nëse ai arrin në këtë gjendje, askush nuk mund ta ndihmojë më: as të afërmit, as miqtë e as shokët. Askush nuk mund ta shpëtojë atë, përveç Zotit. Askush nuk mund të ndërmjetësojë, pa e lejuar i Madhërishmi dhe pa qenë i kënaqur me këtë ndërmjetësim Ai. Edhe sikur robi të jepte çdo lloj kompensimi, qoftë edhe sa e gjithë Toka e mbushur me flori, ai nuk do t’i pranohej.Këta janë ata që ranë viktima të pashpresa të veprave që punuan. -Ata që kanë të tilla cilësi, pra, që zhyten në gjynahe e vazhdojnë të përhumben në to, pa u penduar kurrë, ata janë të pashpresë për të shpëtuar. Ky ndëshkim u jepet, ashtu sikurse thotë Zoti: për shkak të asaj që e fituan vetë, me veprat e tyre.Ata do të kenë si pije ĥamim (ujë të nxehtë)dhe dënim të dhimbshëm, për shkak të mosbesimit. -Ata kanë si pije ĥamîm, ujë tejet i nxehtë në Xhehenem, i cili mjafton që ata ta afrojnë pranë fytyrës për ta pirë, dhe ai ua përcëllon fytyrat dhe ua këput e copëton zorrët dhe barkun. Ata do ta përjetojnë këtë ndëshkim të dhembshëm, për shkak të mohimit të tyre.

6:71Page 136

قُلۡ أَنَدۡعُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَنفَعُنَا وَلَا يَضُرُّنَا وَنُرَدُّ عَلَىٰٓ أَعۡقَابِنَا بَعۡدَ إِذۡ هَدَىٰنَا ٱللَّهُ كَٱلَّذِي ٱسۡتَهۡوَتۡهُ ٱلشَّيَٰطِينُ فِي ٱلۡأَرۡضِ حَيۡرَانَ لَهُۥٓ أَصۡحَٰبٞ يَدۡعُونَهُۥٓ إِلَى ٱلۡهُدَى ٱئۡتِنَاۗ قُلۡ إِنَّ هُدَى ٱللَّهِ هُوَ ٱلۡهُدَىٰۖ وَأُمِرۡنَا لِنُسۡلِمَ لِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٧١

Say, "Shall we invoke1 instead of Allāh that which neither benefits us nor harms us and be turned back on our heels after Allāh has guided us? [We would then be] like one whom the devils enticed [to wander] upon the earth confused, [while] he has companions inviting him to guidance, [calling], 'Come to us.'"2 Say, "Indeed, the guidance of Allāh is the [only] guidance; and we have been commanded to submit to the Lord of the worlds.

Thuaj: “A të adhurojmë veç Allahut diçka që nuk na sjell as dobi, as dëm...” -Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij, por edhe besimtarët, që t’u drejtohen dhe t’i këshillojnë idhujtarët për fenë e drejtë, sepse ata adhurojnë dhe u luten zotave të tjerë. Në këto ajete, Allahu i Madhëruar bën një përshkrim të saktë të idhujve që ata adhurojnë. Mjafton që robi të lexojë këtë përshkrim të idhujve, që të ndalet dhe të largohet prej adhurimit të tyre. Çdo i logjikshëm, nëse mendon me kujdes dhe arsyeton për besimin dhe rrugën e idhujtarëve, bindet plotësisht se ajo është një rrugë e sigurt drejt humbjes, para se të mësojë apo vështrojë argumente të tjera për këtë çështje. Kështu, Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij që, për t’i bërë idhujtarët të mendojnë pak dhe me qetësi, t’u thotë: “A të adhurojmë veç Allahut diçka që nuk na sjell as dobi e as dëm?!” Ky përshkrim është për çdo gjë që adhurohet veç Allahut. Çdo gjë që adhurohet veç Allahut nuk mund të sjellë dëm apo dobi dhe nuk ka mundësi për asgjë. Çdo çështje është vetëm në dorën e Allahut.... dhe të bëjmë prapa, pasi Allahu na udhëzoi?! -A të kthehemi në devijim e humbje, pasi Allahu i Lartësuar na udhëzoi? A të braktisim rrugën e drejtë e të përqafojmë gënjeshtrën? A të largohemi nga rruga që të çon në Xhenetin e mirësive, për të hyrë në rrugën që të çon në ndëshkimin e dhembshëm? Këtë zgjedhje nuk e bën kurrë një njeri i urtë, i mençur e i logjikshëm, që di të dallojë të mirën nga e keqja, të dobishmen nga e dëmshmja. Për atë që bën një përzgjedhje të tillë, Zoti thotë:Atëherë do të bëheshim si ai, të cilin shejtanët e kanë humbur në tokë, duke e lënë të hutuar. -Si ai që shejtanët e devijojnë nga rruga e drejtë e pikësynimi i tij. Kështu, ai mbetet në mes të rrugëve, i çoroditur e i hallakatur.Ai ka shokë, që e thërrasin në rrugë të drejtë: “Eja te ne!” -Ndërsa shejtanët e ftojnë atë në humbje, shokët e mirë e thërrasin në rrugën e drejtë, por ai nuk përgjigjet. Kështu, ai mbetet e sorollatet mes dy ftesave, i çoroditur e në mëdyshje. Kjo, në fakt, është gjendja e të gjithë njerëzve, përveç atyre që Allahu i Urtë dhe Mëshirëplotë i ruan dhe i mbron. Njerëzit tërhiqen njëkohësisht nga dy kahe të kundërta. Nga njëra anë, ata i tërheq Shpallja e Zotit, logjika e drejtë dhe natyra e pastër, me të cilën është pajisur çdo njeri. Nëse shkojnë në këtë drejtim, ata gjejnë udhën e drejtë të Zotit, për t’u ngritur në gradat e larta të ilijin-ëve. Ndërsa nga krahu tjetër, ata i tërheq shejtani, me të gjithë ushtritë e mbështetësit e tij. Këta ftojnë për në humbje, për të rënë në ndëshkimin më të tmerrshëm. Ka njerëz që ndjekin udhën e drejtë në të gjitha çështjet ose në shumicën e tyre, ashtu sikurse ka të tjerë që bëjnë të kundërtën. Por ka edhe të tjerë që tërhiqen njëlloj nga të dyja kahet. Në këtë pikë fillon ndarja mes të lumturve dhe të dëshpëruarve.Thuaj: “I vetmi udhëzim është udhëzimi i Allahut...” -Udhëzimi i drejtë është veçse udhëzimi i Allahut të Madhëruar, që e bëri ligj për njerëzit nëpërmjet profetëve të Tij. Ndërsa çdo rrugë tjetër është veçse shkatërrim, poshtërim e humbje.“...dhe ne jemi urdhëruar që t’i dorëzohemi vetëm Zotit të botëve.”! -Jemi urdhëruar që të nënshtrohemi e dorëzohemi plotësisht ndaj Allahut, duke e njësuar me adhurime e duke zbatuar me sinqeritet urdhrat e Tij. Jemi urdhëruar që të dorëzohemi e të bëhemi vullnetarisht besimtarë e adhurues të Zotit. Kjo është grada më e lartë dhe mirësia më e madhe, me të cilën Zoti ka begatuar robërit e Tij.Ilijin-ët janë sikurse thotë Allahu i madhëruar: “Jo, nuk janë të njëjtë. Me të vërtetë, libri i vepërmirëve gjendet në Il-lijjin! E ku e di ti se çfarë është Il-lijjun-i? Ai është një libër i qëndisur, të cilin e dëshmojnë më të afruarit (e Zotit). “ [El mutaffifin 18 – 21]

6:72Page 136

وَأَنۡ أَقِيمُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَٱتَّقُوهُۚ وَهُوَ ٱلَّذِيٓ إِلَيۡهِ تُحۡشَرُونَ ٧٢

And to establish prayer and fear Him." And it is He to whom you will be gathered.

Përkryejeni namazin dhe kijeni frikë Allahun! -Jemi urdhëruar që ta falim namazin në formën më të mirë, duke plotësuar të gjitha kushtet dhe synetet e tij. Jemi urdhëruar gjithashtu të jemi të devotshëm ndaj Allahut, duke zbatuar urdhrat e Tij, në shenjë dashurie, madhërimi e përkushtimi ndaj Tij.Allahu është Ai, tek i Cili do të tuboheni. -Tek Allahu do të grumbulloheni të gjithë Ditën e Gjykimit, kur Ai do t’ju shpërblejë sipas punëve tuaja - të mira ose të këqija.

6:73Page 136

وَهُوَ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ بِٱلۡحَقِّۖ وَيَوۡمَ يَقُولُ كُن فَيَكُونُۚ قَوۡلُهُ ٱلۡحَقُّۚ وَلَهُ ٱلۡمُلۡكُ يَوۡمَ يُنفَخُ فِي ٱلصُّورِۚ عَٰلِمُ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِۚ وَهُوَ ٱلۡحَكِيمُ ٱلۡخَبِيرُ ٧٣

And it is He who created the heavens and earth in truth. And the day [i.e., whenever] He says, "Be," and it is, His word is the truth.1 And His is the dominion [on] the Day the Horn is blown. [He is] Knower of the unseen2 and the witnessed;3 and He is the Wise, the Aware.

Është Ai që i krijoi qiejt dhe Tokën me një qëllim të madh. -Ky qëllim i lartë ishte urdhërimi i krijesave dhe vendosja e ndalesave për to. Më pas, Allahu do t’i shpërblejë ose ndëshkojë krijesat sipas plotësimit të urdhrave nga ana e tyre.Frikësojuni ditës kur Ai do të thotë: “Bëhu!” dhe ajo bëhet! -Fjala e Allahut është e vërtetë dhe askush nuk mund ta bëjë dysh atë. Allahu nuk thotë kurrë diçka pa qëllim.Fjala e Tij është e vërtetë dhe vetëm Atij i takon sundimi ditën kur do t'i fryhet Surit. -Ditën e Gjykimit, vetëm Atij i takon sundimi, edhe pse sundimi i përket vetëm Allahut si në ahiret, ashtu edhe në dynja. Veçohet Dita e Gjykimit, sepse atë ditë zhduket çdo lloj pushteti i krijesave dhe mbetet veçse pushteti i Allahut, të Vetmit, Ngadhënjimtarit e Nënshtruesit të gjithçkaje.Ai e di edhe të fshehtën edhe të dukshmen dhe Ai është i Urti, që çdo gjë e di me hollësi. -Allahut i përket urtësia absolute, mirësitë e panumërta dhe dituria gjithëpërfshirëse mbi të fshehtat e të dukshmet. Nuk ka të adhuruar me meritë veç Allahut e nuk ka zot tjetër veç Tij.

6:74Page 137

۞ وَإِذۡ قَالَ إِبۡرَٰهِيمُ لِأَبِيهِ ءَازَرَ أَتَتَّخِذُ أَصۡنَامًا ءَالِهَةً إِنِّيٓ أَرَىٰكَ وَقَوۡمَكَ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ ٧٤

And [mention, O Muḥammad], when Abraham said to his father Āzar, "Do you take idols as deities? Indeed, I see you and your people to be in manifest error."

Kujtoni kur Ibrahimi i tha babait të vet, Azerit: “Vallë, statujat po adhuron si zota?! -Allahu i Madhëruar na urdhëron që të kujtojmë historinë e Ibrahimit a.s. Këtu përshkruhet vlera e lartë e Ibrahimit, kur ai ftonte popullin e tij në teuhid dhe e ndalonte nga shirk-u. Ibrahimi i thoshte babait të tij, Azerit: “Ti preferon të adhurosh puta e idhuj, që nuk sjellin e as zotërojnë dobi apo dëm?! Ata nuk zotërojnë gjë, për asnjë çështje.”Unë po shoh që ti dhe populli yt jeni në humbje të sigurt.” -Ju jeni në humbje të thellë, sepse adhuroni gjëra që nuk meritojnë asnjë lloj adhurimi dhe keni braktisur adhurimin e Krijuesit tuaj, Furnizuesit, i Cili përkujdeset e rregullon të gjitha çështjet tuaja.

6:75Page 137

وَكَذَٰلِكَ نُرِيٓ إِبۡرَٰهِيمَ مَلَكُوتَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَلِيَكُونَ مِنَ ٱلۡمُوقِنِينَ ٧٥

And thus did We show Abraham the realm of the heavens and the earth that he would be among the certain [in faith].

Kështu i mundësuam Ibrahimit të shihte mbretëritë e qiejve e të Tokës, për t’u bërë edhe më i bindur. -Kështu, duke i dhënë sukses në teuĥîd dhe në thirrjen për teuĥîd, Ne i mundësuam Ibrahimit që të shihte mbretëritë e qiejve dhe të Tokës. Ne i mundësuam të shihte me sytë e vet prova të forta, në mënyrë që ai të ishte absolutisht i sigurt në diturinë e tij. Siguria dhe bindja e plotë varet nga argumentet dhe faktet e vëzhguara. Kështu arrihet dituria e plotë dhe e sigurt në të gjitha çështjet.

6:76Page 137

فَلَمَّا جَنَّ عَلَيۡهِ ٱلَّيۡلُ رَءَا كَوۡكَبٗاۖ قَالَ هَٰذَا رَبِّيۖ فَلَمَّآ أَفَلَ قَالَ لَآ أُحِبُّ ٱلۡأٓفِلِينَ ٧٦

So when the night covered him [with darkness], he saw a star. He said, "This is my lord."1 But when it set, he said, "I like not those that set [i.e., disappear]."

Kur atë e mbuloi nata, ai pa një yll dhe tha:....” -Kur ra nata, Ibrahimi (a.s)pa një yll. Mbase këtu është fjala për ndonjë yll më të shndritshëm se të tjerët, meqë është përmendur veçmas të tjerëve. Për këtë arsye, - dhe Allahu është më i ditur - kanë thënë që ai ishte ylli El Zehra.“Ky është Zoti im.”. -Duke folur me logjikën e kundërshtarëve, Ibrahimi (a.s)iu drejtua atyre dhe u tha: “O ju që adhuroni yjet, ejani të shikojmë dhe ta mendojmë mirë këtë çështje! Le të supozojmë se ky yll, që ju adhuroni, është vetë Zoti. Por, vallë, a e meriton ai që ta trajtosh si Zot e Krijues të gjithçkaje? A ka ndonjë provë të konsiderueshme për këtë? Le ta mendojmë mirë këtë çështje, sepse nuk i shkon një të mençuri që të konsiderojë si Zot pasionin e vet, pa patur asnjë fakt apo arsyetim.Por, kur ai u zhduk, tha: “Unë nuk i dua ata që humbin.” -Kur ylli u zhduk, atëherë Ibrahimi a.s, për t’i bërë njerëzit të arsyetonin, tha: “Nuk e dua atë që ikën e zhduket nga adhuruesit e vet. I adhuruari duhet që të kujdeset pandërprerë për adhuruesit të tij, për rregullimin dhe administrimin e të gjitha çështjeve të tyre. Si mund të konsiderohet si Zot dikush a diçka që zhduket për një kohë të gjatë, kohë kur nuk i ndihet aspak përkujdesi? Të tillë nuk meritojnë aspak të adhurohen. Madje, adhurimi i tyre konsiderohet si mendjelehtësia më e madhe.”

6:77Page 137

فَلَمَّا رَءَا ٱلۡقَمَرَ بَازِغٗا قَالَ هَٰذَا رَبِّيۖ فَلَمَّآ أَفَلَ قَالَ لَئِن لَّمۡ يَهۡدِنِي رَبِّي لَأَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡقَوۡمِ ٱلضَّآلِّينَ ٧٧

And when he saw the moon rising, he said, "This is my lord." But when it set, he said, "Unless my Lord guides me, I will surely be among the people gone astray."

Kur e pa Hënën duke dalë tha: “Ky është Zoti im.” -Kur pa Hënën, që kishte dalë më e ndritshme se yjet, Ibrahimi (a.s)tha: “Ky është Zoti im.” - me të njëjtën strategji si herën e parë.Por, kur ajo perëndoi, tha: “Nëse Zoti im nuk më udhëzon, unë do të jem prej njerëzve të humbur.” -Në këtë moment, Ibrahimi (a.s)tregoi me përulje nevojën për Zotin e vërtetë. Ai tha qartë se, nëse Allahu nuk të udhëzon në rrugë të drejtë, askush tjetër nuk mund të të udhëzojë. Nëse vetë Allahu nuk të ndihmon që t’i bindesh Atij, askush tjetër nuk mund të të ndihmojë për ta arritur këtë.

6:78Page 137

فَلَمَّا رَءَا ٱلشَّمۡسَ بَازِغَةٗ قَالَ هَٰذَا رَبِّي هَٰذَآ أَكۡبَرُۖ فَلَمَّآ أَفَلَتۡ قَالَ يَٰقَوۡمِ إِنِّي بَرِيٓءٞ مِّمَّا تُشۡرِكُونَ ٧٨

And when he saw the sun rising, he said, "This is my lord; this is greater." But when it set, he said, "O my people, indeed I am free from what you associate with Allāh.

Kur e pa Diellin duke dalë, tha: “Ky është Zoti im. Ky është më i madh.” -Domethënë, Dielli është më i madh se Hëna dhe se yjet. Por pasi Dielli perëndoi, atëherë u dëshmua qartë e vërteta dhe u shemb e kota.Por kur ai perëndoi, tha: “O populli im, unë distancohem nga idhujtaria juaj.” -Me këto argumente të qarta, të dukshme dhe shumë të kuptueshme, unë distancohem nga idhujtaria dhe ju ftoj të pranoni besimin e drejtë. Çdokush që e shqyrton këtë çështje me seriozitet do të largohej nga e kota, do të distancohej nga çdo adhurim i padrejtë dhe do të përkushtohej në adhurimin e Allahut, të Vetmit që e meriton adhurimin:

6:79Page 137

إِنِّي وَجَّهۡتُ وَجۡهِيَ لِلَّذِي فَطَرَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ حَنِيفٗاۖ وَمَآ أَنَا۠ مِنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ ٧٩

Indeed, I have turned my face [i.e., self] toward He who created the heavens and the earth, inclining toward truth, and I am not of those who associate others with Allāh."

“Unë i përkushtohem vetëm Atij që krijoi qiejt e Tokën, me besim të drejtë.” -Unë i jam dorëzuar vetëm Allahut, duke u distancuar nga çdo lloj adhurimi tjetër. Ky është kuptimi i fjalës “ĥanîfâ”- me besim të drejtë.“Unë nuk jam prej idhujtarëve.” -Kështu, Ibrahimi (a.s)u distancua nga idhujtaria. Ai u përqendrua në teuĥîd, duke i paraqitur popullit të tij plot fakte për këtë. Ky është shpjegimi i saktë i këtyre ajeteve. Ato ishin fjalët e Ibrahimit drejtuar popullit të tij, për t’i bërë ata të logjikonin. Kuptimi i tyre ishte: “Le të themi sikur ky është Zot, por kjo nuk mund të pranohet, për këtë dhe për atë arsye.” Atëherë, kjo ishte thjesht një mënyrë që Ibrahimi (a.s)zgjodhi për t’u vërtetuar atyre kotësinë e adhurimeve kushtuar idhujve e çdo gjëje tjetër veç Allahut. Për këtë arsye, shpjegimi se këto ajete përshkruajnë disa meditime të Ibrahimit (a.s)kur ishte i vogël, është thjesht i pabazë.

6:80Page 137

وَحَآجَّهُۥ قَوۡمُهُۥۚ قَالَ أَتُحَٰٓجُّوٓنِّي فِي ٱللَّهِ وَقَدۡ هَدَىٰنِۚ وَلَآ أَخَافُ مَا تُشۡرِكُونَ بِهِۦٓ إِلَّآ أَن يَشَآءَ رَبِّي شَيۡـٔٗاۚ وَسِعَ رَبِّي كُلَّ شَيۡءٍ عِلۡمًاۚ أَفَلَا تَتَذَكَّرُونَ ٨٠

And his people argued with him. He said, "Do you argue with me concerning Allāh while He has guided me? And I fear not what you associate with Him [and will not be harmed] unless my Lord should will something. My Lord encompasses all things in knowledge; then will you not remember?

Kur populli i tij polemizoi me të, ai tha: “Polemizoni me mua rreth Allahut, pasi Ai më udhëzoi?!” -Çfarë dobie ka polemika e atyre që nuk e kanë të qartë të vërtetën dhe nuk e kanë gjetur udhën e drejtë?! Përkundrazi, vetëm ai që është i udhëzuar nga Allahu, madje i ngritur në gradën e jaķîn-it, duhet t’i ftojë të tjerët tek e vërteta.Unë nuk u frikësohem idhujve tuaj, por vetëm Zotit tim, nëse ai dëshiron diçka.” -Idhujt tuaj nuk mund të më dëmtojnë mua apo të më privojnë nga ndonjë mirësi. Këto mund të ndodhin vetëm nëse Allahu i dëshiron të ndodhin.“Zoti im ka përfshirë me dijen e Tij çdo gjë. A nuk mendoni?” -Duke medituar kështu, ndoshta do ta kuptoni dhe besoni se Allahu është i vetmi që meriton adhurimin.

6:81Page 137

وَكَيۡفَ أَخَافُ مَآ أَشۡرَكۡتُمۡ وَلَا تَخَافُونَ أَنَّكُمۡ أَشۡرَكۡتُم بِٱللَّهِ مَا لَمۡ يُنَزِّلۡ بِهِۦ عَلَيۡكُمۡ سُلۡطَٰنٗاۚ فَأَيُّ ٱلۡفَرِيقَيۡنِ أَحَقُّ بِٱلۡأَمۡنِۖ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ ٨١

And how should I fear what you associate while you do not fear that you have associated with Allāh that for which He has not sent down to you any authority? So which of the two parties has more right to security, if you should know?"

“E si t’u frikësohem unë idhujve tuaj,...” -E si të kem fikë nga ata që janë të pafuqishëm dhe nuk mund të më privojnë apo të më sjellin ndonjë të mirë?!“...kur ju nuk frikësoheni për atë që adhuroni veç Allahut, pa pasur kurrfarë argumenti?! -Ju thjesht ndiqni pasionin dhe egon tuaj.Cilës palë i takon të jetë e sigurt, nëse vërtet e dini?” -Duke gjykuar veçmas të dyja palët, Allahu i Madhëruar thotë:

6:82Page 138

ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَلَمۡ يَلۡبِسُوٓاْ إِيمَٰنَهُم بِظُلۡمٍ أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمُ ٱلۡأَمۡنُ وَهُم مُّهۡتَدُونَ ٨٢

They who believe and do not mix their belief with injustice1 - those will have security, and they are [rightly] guided.

Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me padrejtësi - atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë. -Ata janë të sigurt dhe të ruajtur nga çdo frikë, nga ndëshkimi dhe dëshpërimi. Ata janë të sigurt dhe të qetë, sepse janë të udhëzuar në rrugën e drejtë. Nëse ata e kanë ruajtur imanin të pacenuar nga shirk-u dhe gjynahet, atëherë u takon ‘el emnu’ - siguria e plotë nga çdo e keqe. Gjithashtu, nëse e kanë ruajtur imanin e tyre të pacenuar nga shirku, por, nga ana tjetër, kanë vazhduar me gjynahe e punë të këqija, atëherë themi se ata e kanë bazën e besimit dhe të sigurisë, por jo si ata të parët, që e kanë të plotë. Ajeti, i kuptuar nga ana e kundërt, tregon se ata që e cenojnë imanin e tyre me shirk dhe poshtërsi, ata nuk kanë as udhëzimin bazë dhe nuk u takon të jenë të sigurt e të shpëtuar. Përkundrazi, atyre u takon humbja dhe ndëshkimi. Allahu i Lartësuar, pasi i dha Ibrahimit (a.s)argumente dhe fakte të pakundërshtueshme për të vërtetën, tha:

6:83Page 138

وَتِلۡكَ حُجَّتُنَآ ءَاتَيۡنَٰهَآ إِبۡرَٰهِيمَ عَلَىٰ قَوۡمِهِۦۚ نَرۡفَعُ دَرَجَٰتٖ مَّن نَّشَآءُۗ إِنَّ رَبَّكَ حَكِيمٌ عَلِيمٞ ٨٣

And that was Our [conclusive] argument which We gave Abraham against his people. We raise by degrees whom We will. Indeed, your Lord is Wise and Knowing.

Këto janë Shenjat Tona, të cilat ia dhamë Ibrahimit(si argument)kundër popullit të tij. -Me argumentet e padiskutueshme që i mundësuam Ibrahimit a.s, Ne e lartësuam dhe e bëmë atë triumfues mbi idhujtarët.Ne ngremë në gradë të lartë atë që duam. -Ashtu sikurse ngriti gradën e Ibrahimit në dynja dhe në ahiret, pa dyshim nëpërmjet diturisë, Allahu i Madhëruar i ngre disa njerëz mbi të tjerët, në grada të larta. Në mënyrë të veçantë ngrihen ata dijetarë që e jetësojnë diturinë e tyre dhe ua mësojnë atë të tjerëve. Në varësi të gjendjes dhe sinqeritetit të këtyre dijetarëve, Allahu i bën ata udhëheqës të njerëzve, të cilët i ndjekin dhe i respektojnë veprat e tyre. Njerëzit ndriçohen me dritën e këtyre dijetarëve, përmes errësirës së rrugëtimit. I Madhëruari thotë: “Allahu i lartëson ata që besojnë, ndërsa të begatuarit me dituri i ngre në grada të larta. Allahu e di hollësisht çfarë veproni ju.” [Muxhadele 11].Pa dyshim, Zoti yt është i Urtë e i Gjithëditur. -Allahu ua jep diturinë dhe urtësinë atyre që e meritojnë. Ai e di shumë mirë se cilët janë ata që e meritojnë diturinë e urtësinë.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском