As-Sa'diAl‑A'raf · 7:55–84

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Al-A'raf 7:55–84

7:55Page 157

ٱدۡعُواْ رَبَّكُمۡ تَضَرُّعٗا وَخُفۡيَةًۚ إِنَّهُۥ لَا يُحِبُّ ٱلۡمُعۡتَدِينَ ٥٥

Call upon your Lord in humility and privately; indeed, He does not like transgressors.1

Luteni Zotin tuaj me përulësi dhe fshehtaz! - Allahu i Lartësuar na urdhëron që t’i drejtohemi Atij me të dyja format e lutjeve: me kërkesa të drejtpërdrejta dhe me adhurime.I Madhëruari i porosit robërit e Tij që të luten me përunjësi e përgjërim, duke qenë të përkushtuar dhe të vazhdueshëm në adhurimin ndaj Atij. Gjithashtu, lutjet e tyre drejtuar Allahut duhet të stolisen edhe me një cilësi tjetër: ato duhet të bëhet me përunjësi, jo me zë të lartë e me shfaqje të tepruara, si për sytë e njerëzve.Ai nuk i do ata që e teprojnë. - Allahu nuk i do ata që e kalojnë masën, në çdo çështje qoftë. Kalimi i masës në lutje ndodh kur kërkon gjëra që nuk janë të lejueshme, kur e tepron me përzgjedhjen e fjalëve ose rimën e tyre, kur ngre zërin ose kur shfaq hapur përgjërim të ekzagjeruar.Shih tefsirin e ajetit 186 të sures Bekare.

7:56Page 157

وَلَا تُفۡسِدُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ بَعۡدَ إِصۡلَٰحِهَا وَٱدۡعُوهُ خَوۡفٗا وَطَمَعًاۚ إِنَّ رَحۡمَتَ ٱللَّهِ قَرِيبٞ مِّنَ ٱلۡمُحۡسِنِينَ ٥٦

And cause not corruption upon the earth after its reformation. And invoke Him in fear and aspiration. Indeed, the mercy of Allāh is near to the doers of good.

Mos shkaktoni trazira në tokë, pasi është vendosur rregulli në të... - Mos përhapni shkatërrim e kaos në tokë nëpërmjet gjynaheve, mosbindjes ndaj Allahut të Lartësuar dhe poshtërsive, pasi është vendosur rregull përmes bindjes e nënshtrimit ndaj Allahut dhe adhurimit të Tij! Nuk ka dyshim se mosbindja ndaj Zotit dhe gjynahet e shkatërrojnë moralin, veprat e krijesave dhe mirëqenien e tyre, sikurse ka thënë i Lartësuari në një ajet tjetër: "Për shkak të veprave të këqija të njerëzve, është shfaqur në tokë e në det shkatërrimi, në mënyrë që të vuajnë një pjesë të ndëshkimit që meritojnë dhe me shpresë që të heqin dorë prej tyre." [Rum 41]. Nga ana tjetër, nëpërmjet bindjes, punëve të mira dhe adhurimit të Allahut të Lartësuar përmirësohen morali e veprat e robërve dhe zbret begatia prej Tij. Nëpërmjet bindjes rregullohen të gjitha çështjet e dynjasë dhe të ahiretit....dhe lutjuni Atij me drojë dhe me shpresë(në zemër)! Mëshira e Allahut është gjithmonë pranë vepërmirëve. - Lutjuni Allahut duke pasur frikë ndëshkimin e Tij dhe duke shpresuar shpërblimin e Tij. Lutuni duke shpresuar që Ai ta pranojë lutjen tuaj, por edhe të frikësuar se mos Ai e refuzon atë. Mos u lutni si të përkëdhelur, të vetëkënaqur dhe duke mbivlerësuar veten. Gjithashtu, mos u lutni thjesht me fjalë që vërtiten në gojë, që dalin nga një zemër e shpërqendruar dhe e hutuar, por lutuni me përqendrim të plotë dhe insistim maksimal. Siç shihet, ndër normat e lutjes, ashtu siç i ka përmendur Allahu i Lartësuar, janë:1. Të jetë e sinqertë vetëm për Allahun e Lartësuar, dhe kjo kuptohet nga këshilla për t’u lutur me përunjësi.2. Zemra të jetë e mbushur me frikë dhe me shpresë, dhe jo duke qenë të shpërqendruar dhe të pavëmendshëm. 3.Duaja të bëhet duke kërkuar me këmbëngulje përgjigjen, dhe jo sa për të kaluar radhën apo pa u shqetësuar shumë në do t’i përgjigjet Allahu apo jo.

7:57Page 157

وَهُوَ ٱلَّذِي يُرۡسِلُ ٱلرِّيَٰحَ بُشۡرَۢا بَيۡنَ يَدَيۡ رَحۡمَتِهِۦۖ حَتَّىٰٓ إِذَآ أَقَلَّتۡ سَحَابٗا ثِقَالٗا سُقۡنَٰهُ لِبَلَدٖ مَّيِّتٖ فَأَنزَلۡنَا بِهِ ٱلۡمَآءَ فَأَخۡرَجۡنَا بِهِۦ مِن كُلِّ ٱلثَّمَرَٰتِۚ كَذَٰلِكَ نُخۡرِجُ ٱلۡمَوۡتَىٰ لَعَلَّكُمۡ تَذَكَّرُونَ ٥٧

And it is He who sends the winds as good tidings before His mercy [i.e., rainfall] until, when they have carried heavy rainclouds, We drive them to a dead land and We send down rain therein and bring forth thereby [some] of all the fruits. Thus will We bring forth the dead; perhaps you may be reminded.

Allahu i Madhëruar na shpalos një shenjë të pushtetit dhe mëshirës së Tij të pamatë kur thotë:Është Ai që i lëshon erërat si përgëzim para mëshirës së Tij. - Është Allahu që i dërgon erërat paralajmëruese të shiut, aq të nevojshëm për jetën në tokë. Nëpërmjet ujit të shiut, me lejen dhe mëshirën e Allahut të Madhërishëm, toka gjallërohet dhe krijesat gëzohen.Kur erërat bartin re të mëdha, Ne i sjellim ato mbi një tokë të vdekur dhe atje e zbresim shiun, -Kur erërat bashkojnë retë, atëherë i Gjithëmëshirshmi bën që shiu të bjerë poshtë, në tokën e zhuritur për ujë, ku krijesat janë pranë vdekjes dhe pa shpresë ndaj mëshirës së Allahut. Kur bie shiu, bashkë me të zbret jeta, shpresa dhe gëzimi. Ai bie me butësi dhe shpërndahet aq bukur nëpërmjet erës, për të ngopur tokën dhe krijesat mbi të. Kështu, jeta fillon të gëlojë nga e para, siç thotë i Madhëruari më pas:...nëpërmjet të cilit bëjmë që të dalin nga të gjitha prodhimet. - Dhe krijesat lumturohen me mëshirën dhe bujarinë e Allahut ndaj tyre. Në vijim, i Madhëruari thotë diçka që duhet t’i bëjë njerëzit të reflektojnë:Kështu do t’i nxjerrim të vdekurit; kësisoj ju mund të kujtoni. - Ashtu siç e ringjallim tokën e vdekur duke nxjerrë prej saj bimësinë, po kështu do t’i nxjerrim të vdekurit nga varret, pasi të jenë bërë pluhur e tretur një me tokën. Ky është një argumentim tejet i qartë dhe i kuptueshëm për pushtetin absolut të Allahut të Lartësuar. Nuk ka asnjë ndryshim mes dy rasteve. Prandaj, çdokush që e mohon ringjalljen, - edhe pse vazhdimisht sheh shëmbëllimet e saj në natyrë, - e bën këtë thjesht nga inati e kryeneçësia. Madje, mund të thuhet se kështu mohon një fakt të vërtetueshëm nga shqisat. Këto ajete janë gjithashtu nxitje për të këqyrur shenjat e Allahut me syrin e atij që kërkon të nxjerrë mësime, e jo fare me shpërfillje. Në vijim, i Madhëruari na përmend llojet e tokave, ku zbret shiu:

7:58Page 158

وَٱلۡبَلَدُ ٱلطَّيِّبُ يَخۡرُجُ نَبَاتُهُۥ بِإِذۡنِ رَبِّهِۦۖ وَٱلَّذِي خَبُثَ لَا يَخۡرُجُ إِلَّا نَكِدٗاۚ كَذَٰلِكَ نُصَرِّفُ ٱلۡأٓيَٰتِ لِقَوۡمٖ يَشۡكُرُونَ ٥٨

And the good land - its vegetation emerges by permission of its Lord; but that which is bad - nothing emerges except sparsely, with difficulty. Thus do We diversify the signs for a people who are grateful.

Toka e mirë i jep prodhimet e saj me lejen e Zotit, -Së pari, është toka e mirë, toka pjellore. Kur mbi të bie shi, ajo jep prodhim, me lejen e Krijuesit të saj, Allahut të Madhëruar. Sidoqoftë, asgjë nuk mund të dalë jashtë vullnetit dhe përcaktimit të të Urtit të Gjithëpushtetshëm. Shkaqet mund të sjellin pasojat e tyre veçse me dëshirën e Zotit të Madhëruar, që ka në dorë çdo të shkak dhe pasojë....ndërsa toka e keqe mezi jep diçka. -Nga ana tjetër, toka e keqe prodhon veçse bimë të këqija, të cilat nuk kanë asnjë dobi.Kështu i shpjegojmë Ne argumentet Tona për ata që janë mirënjohës. - Kështu, me shembuj konkretë, i bëjmë të larmishme dhe të qarta argumentet Tona, në mënyrë që mirënjohësit ndaj Allahut të përfitojnë dhe nxjerrin mësime prej tyre. Ata që e lavdërojnë Allahun dhe i shprehin mirënjohjen Atij për mirësitë që u ka dhuruar, pikërisht ata dinë të përfitojnë nga shembujt e sjellë nga i Madhërishmi, i Cili është i Gjithëditur dhe i Urtë. Ata arrijnë ta dallojnë udhën e drejtë dhe i kuptojnë lehtësisht dispozitat e Zotit për jetën e tyre. E si të ndodhë ndryshe, kur ata e konsiderojnë Shpalljen e Zotit si mirësinë më të madhe, të cilës duhet t’i përkushtohesh dhe për të cilën duhet t’i shprehësh Atij mirënjohjen e plotë. Për ta, ajo është vetë jeta e dhuruar. Këtë mirësi ata e presin me gëzim dhe e pranojnë me përunjësi, për vetë domosdoshmërinë e saj. Ata meditojnë thellë në të. Në varësi të mirësisë dhe gradës së besimit të tyre, ata përfitojnë nga ‘uji’ i Shpalljes së Zotit. Ashtu sikurse toka pas shiut prodhon në varësi të cilësisë së saj, ashtu edhe zemra e njeriut, në varësi të imanit, përfiton nga Shpallja dhe jep frytet e saj. Për sa u përket zemrave të nxira dhe të ngurta, kur mbi to zbret Shpallja e Zotit, nuk gjen vend të përshtatshëm për të dhënë frytet e saj. Ajo gjen zemra të shkujdesura e mospërfillëse, madje kundërshtuese të saj. Shpallja kalon nëpër këto zemra ashtu si uji që rrëshqet në një tokë shkëmbore apo uji që humbet pa asnjë dobi në tokë ranore. Kjo ngjan me thënien e Allahut të Madhëruar: “Ai zbret nga qielli ujë, që rrjedh nëpër lumenj me masë, ndërsa vala nxjerr shkumën mbi sipërfaqe. Edhe ajo që del nga shkrirja (e xeherorit) në zjarr për të bërë me të ndonjë stoli ose ndonjë mjet, është shkumë e ngjashme si ajo. Kështu e sqaron Allahu shembullin e së vërtetës dhe të së pavërtetës. Sepse zgjyra zhduket si shkuma, ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, mbetet në tokë. Kështu i shpjegon Allahu shembujt.” [Ra'd 17].

7:59Page 158

لَقَدۡ أَرۡسَلۡنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوۡمِهِۦ فَقَالَ يَٰقَوۡمِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنۡ إِلَٰهٍ غَيۡرُهُۥٓ إِنِّيٓ أَخَافُ عَلَيۡكُمۡ عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٖ ٥٩

We had certainly sent Noah to his people, and he said, "O my people, worship Allāh; you have no deity other than Him. Indeed, I fear for you the punishment of a tremendous Day."

Pas një sërë argumentesh rreth njëshmërisë së Tij, Allahu i Madhëruar vijon me historitë që flasin për profetët dhe thirrjen e tyre për nënshtrimin ndaj Allahut e për ta adhuruar Atë si një të vetëm. Këtu tregohet mospranimi i ftesës nga njerëzit e këqij dhe ndihma që Zoti u dha profetëve dhe pasuesve të tyre, që ishin njësues e të sinqertë. Allahu i shkatërroi kryeneçët, ata të cilët nuk u bindën dhe nuk ndoqën rrugën e profetëve të Tij. Nga këto histori kuptojmë se mesazhi i të gjithë profetëve ka qenë i njëjtë. Thirrja e tyre ka qenë adhurimi i një Zoti të vetëm. Kështu e fillon Allahu i Madhëruar historinë e të parit profet të dërguar pas Ademit a.s, duke thënë:Ne e dërguam Nuhun te populli i vet... -Nuhu i ftoi ata të adhuronin një Zot të vetëm, sepse ata adhuronin idhujt...dhe ai u tha: “O populli im, adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër veç Tij, që meriton të adhurohet. -Adhuroni Allahun si Një, të Vetëm dhe të Pashoq, sepse Ai është Krijuesi, Furnizuesi dhe Rregulluesi i të gjitha çështjeve, ndërsa gjithçka tjetër është krijesë e varfër, nevojtare dhe e nënshtruar, që nuk ka asgjë në dorë. Nëse nuk e bëni, dijeni se ju pret një ndëshkim i dhembshëm.Unë kam frikë për ju dënimin e një Dite të madhe.” - Ky moment dëshmon kujdesin e madh të Nuhut (a.s) për të këshilluar popullin dhe dhembshurinë e tij ndaj tyre. Profeti Nuh i frikësohej ndëshkimit të ashpër të Zotit mbi ta. Të tillë ishin të gjithë profetët e Zotit. Ata ishin më të dhembshur për popujt e tyre sesa prindi për fëmijën. Kur Profeti (a.s)u tha këto fjalë, ata iu përgjigjën në formën më të shëmtuar.

7:60Page 158

قَالَ ٱلۡمَلَأُ مِن قَوۡمِهِۦٓ إِنَّا لَنَرَىٰكَ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ ٦٠

Said the eminent among his people, "Indeed, we see you in clear error."

Paria e popullit i tha: “Ne po të shohim se ti je krejt i përhumbur.” - Kështu u përgjigjën sundimtarët e popullit të tij. Ka qenë traditë thuajse e pandryshueshme, që sundimtarët të shprehnin mendjemadhësi ndaj ftesës së profetëve. Ata nuk bindeshin për të punuar e jetuar sipas Shpalljes së Zotit. Përgjigjja e tyre ishte: “Ju jeni njerëz të humbur.” Allahu i shëmtoftë dhe i poshtëroftë! Nuk mjaftonte që nuk pranonin të zbatonin porositë e profetëve, por shprehnin edhe arrogancë, madje i sulmonin profetët me fyerje e shpifje të ulëta. Populli e konsideroi Nuhun (a.s) si njeri të humbur dhe fare të parëndësishëm. Kjo shpifje ishte tregues i një arrogance të pashembullt ndaj të dërguarit dhe fesë së Zotit. Megjithatë, ajo mund të ndikonte veçse te mendjelehtët, të cilët ishin të verbuar nga të mirat e kësaj bote dhe pushteti i atyre mjeranëve. Madje, të humbur ishin pikërisht ata, që refuzuan Shpalljen e Zotit. Të humbur ishin ata, të cilët gdhendnin puta me duart e tyre, dhe pastaj i adhuronin si zota, duke iu flijuar kurbane dhe duke iu kushtuar adhurime, që i meriton veçse Allahu i Madhërishëm. Edhe ajo pak logjikë që mund të kenë në kokë idhujtarët nuk u vlen aspak. Ata nuk do të kenë asnjë lloj arsyetimi para të Madhërishmit në Ditën e Llogarisë. Kështu, edhe të çmendurit janë në pozicion më të mirë se ata. Por Nuhu (a.s)përsëri, me dhembshurinë dhe butësinë e tij u tha:

7:61Page 158

قَالَ يَٰقَوۡمِ لَيۡسَ بِي ضَلَٰلَةٞ وَلَٰكِنِّي رَسُولٞ مِّن رَّبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٦١

[Noah] said, "O my people, there is not error in me, but I am a messenger from the Lord of the worlds.

Ai u tha: “O populli im! Unë nuk jam aspak i përhumbur ... -Jo, nuk jam i humbur apo i gabuar në këto që po ju them, por jam tërësisht i udhëzuar nga Allahu i Madhëruar. Udhëzimi i Nuhut ishte i një niveli të lartë, madje edhe mes profetëve. Një udhëzim i tillë iu dhurua pesë profetëve më të zgjedhur të të gjithë kohërave.... por jam një i dërguar prej Zotit të botëve.” - Unë jam i dërguari i Atij që është Zoti im, i juaji dhe i të gjitha krijesave. Unë jam i dërguari besnik i Atij që përkujdeset dhe rregullon çështjet e krijesave. Përkujdesi më i madh dhe më i rëndësishëm që Allahu ka treguar është pikërisht dërgimi i profetëve, që t’i udhëzonin robërit në rrugën e mbarë e t’u mësonin atyre çdo gjë të nevojshme, që mundëson lumturinë në të dyja jetët. Ata u mësuan popujve se ç’janë veprat e mira, ç’është morali i lartë, ç’është besimi i pastër dhe i drejtë dhe çfarë janë veprat e këqija e besimet e kota.

7:62Page 158

أُبَلِّغُكُمۡ رِسَٰلَٰتِ رَبِّي وَأَنصَحُ لَكُمۡ وَأَعۡلَمُ مِنَ ٱللَّهِ مَا لَا تَعۡلَمُونَ ٦٢

I convey to you the messages of my Lord and advise you; and I know from Allāh what you do not know.

“Unë po ju kumtoj juve Shpalljen e Zotit tim, po ju këshilloj dhe di nga Zoti im diçka që ju nuk e dini.” - Detyra ime është komunikimi i qartë i Shpalljes së Zotit tim, komunikimi i njëshmërisë së Zotit në çdo aspekt, si dhe shtjellimi qartësisht i urdhëresave dhe ndalesave të Tij. Këtë mision e kam për detyrë ta bëj sa më mirë, me dhembshuri e dashamirësi për ju. Zoti i Madhëruar më ka dhuruar një dituri që ju nuk e keni, prandaj është detyrë për ju që të më bindeni dhe të më pasoni, nëse vërtet logjikoni drejt.

7:63Page 158

أَوَعَجِبۡتُمۡ أَن جَآءَكُمۡ ذِكۡرٞ مِّن رَّبِّكُمۡ عَلَىٰ رَجُلٖ مِّنكُمۡ لِيُنذِرَكُمۡ وَلِتَتَّقُواْ وَلَعَلَّكُمۡ تُرۡحَمُونَ ٦٣

Then do you wonder that there has come to you a reminder from your Lord through a man from among you, that he may warn you and that you may fear Allāh so you might receive mercy?"

Vallë, po habiteni që udhëzimi i Zotit tuaj ju ka ardhur përmes një njeriu prej jush... - Pse çuditeni nga një fakt që nuk është aspak çudi? Nuk duhet të çuditeni aspak që këshilla prej Zotit tuaj ju erdhi pikërisht prej dikujt nga mesi juaj, të cilit ia dini origjinën, besnikërinë dhe cilësitë e tij të mrekullueshme. Kjo madje tregon përkujdesjen e madhe të Allahut të Madhëruar për ju, bujarinë e bamirësinë e Tij të pakufishme mbi ju. Ndërsa ju, në vend që ta lavdëroni dhe t’i shprehni mirënjohjen, shprehni habi! Ajo për të cilën duhet të mendoni seriozisht është fakti se ai dërgoi nga mesi juaj një burrë me një qëllim madhor:...për t'ju paralajmëruar që të ruheni dhe me shpresë që të mëshiroheni? - Ai ju paralajmëron për një ndëshkim të dhimbshëm dhe ju porosit që të merrni çdo masë për të shpëtuar prej tij. Mënyra e vetme për t’i shpëtuar këtij ndëshkimi është devotshmëria ndaj Allahut të Madhëruar haptas dhe fshehtas, është përmbushja e porosive të Tij dhe ruajtja e kufijve të Tij, me sinqeritet vetëm për Të dhe në përputhje me porositë e Tij. Nëse e bëni këtë, mbi ju do të zbresë mëshira e gjerë dhe e mrekullueshme e Allahut të Madhëruar. Por të gjitha këto fjalë kaq serioze nuk i bindën ata:

7:64Page 158

فَكَذَّبُوهُ فَأَنجَيۡنَٰهُ وَٱلَّذِينَ مَعَهُۥ فِي ٱلۡفُلۡكِ وَأَغۡرَقۡنَا ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَآۚ إِنَّهُمۡ كَانُواْ قَوۡمًا عَمِينَ ٦٤

But they denied him, so We saved him and those who were with him in the ship. And We drowned those who denied Our signs. Indeed, they were a blind people.1

Ata e kundërshtuan Nuhun, por Ne i shpëtuam atë dhe të gjithë ata që ishin me të në anije. -Ishte Allahu i Madhëruar që e urdhëroi Nuhun (a.s) për ta ndërtuar këtë anije dhe për të mbartur në të nga një çift prej çdo kafshe, si dhe familjen e tij dhe gjithë besimtarët. Ashtu veproi Nuhu (a.s) dhe Allahu i Madhëruar i shpëtoi të gjithë ata që hipën në anije. Ndërsa për të tjerët, i Madhëruari thotë:Ndërsa ata që i mohuan Shenjat Tona i fundosëm. Ata qenë vërtet, një popull i verbër. - Ata u treguan të verbër ndaj udhëzimit të Allahut të Lartësuar. I Madhëruari u mundësoi të shihnin dhe dëshmonin shumë shenja e mrekulli nëpërmjet robit dhe të dërguarit të tij, Nuhut a.s, shenja që mund të bënin të besojë çdo njeri të mençur dhe të logjikshëm, por ata u tallën dhe i morën ato si lojë, prandaj merituan atë ndëshkim të madh.

7:65Page 158

۞ وَإِلَىٰ عَادٍ أَخَاهُمۡ هُودٗاۚ قَالَ يَٰقَوۡمِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنۡ إِلَٰهٍ غَيۡرُهُۥٓۚ أَفَلَا تَتَّقُونَ ٦٥

And to the ʿAad [We sent] their brother Hūd. He said, "O my people, worship Allāh; you have no deity other than Him. Then will you not fear Him?"

Edhe tek Adët dërguam vëllain e tyre Hudin... -Edhe në fisin e Adëve, që jetonin në zonën e Jemenit, u dërgua vëllai i tyre nga gjaku, Hudi a.s, që t’i urdhëronte për të adhuruar Allahun si Një të Vetëm dhe të ndaleshin nga idhujtaria, padrejtësitë dhe përhapja egjynaheve. Ai iu drejtua popullit të tij:“O populli im, adhurojeni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër veç Tij, që meriton të adhurohet. A nuk keni frikë (Allahun)?” - A nuk keni frikë zemërimin dhe ndëshkimin e Zotit, kur vazhdoni në rrugën tuaj të gjynaheve? Nëse nuk nënshtroheni për ta adhuruar Zotin si Një e të Vetëm dhe sipas Shpalljes së Tij, atëherë vërtet duhet t’i frikësoheni ndëshkimit dhe zemërimit të Tij.

7:66Page 158

قَالَ ٱلۡمَلَأُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن قَوۡمِهِۦٓ إِنَّا لَنَرَىٰكَ فِي سَفَاهَةٖ وَإِنَّا لَنَظُنُّكَ مِنَ ٱلۡكَٰذِبِينَ ٦٦

Said the eminent ones who disbelieved among his people, "Indeed, we see you in foolishness, and indeed, we think you are of the liars."

Paria e jobesimtarëve nga mesi i popullit të tij thanë: “Ne po të shohim se ti je një mendjelehtë. Madje ne mendojmë se ti je një gënjeshtar.” - Ata të cilët e refuzuan ftesën e profetit të tyre, duke shpërfillur edhe argumentet e tij, thanë: “Për ne je njeri mendjelehtë dhe një gënjeshtar. Ne të gjykojmë si njeri të mefshtë dhe të palogjikshëm, që nuk di se ç’është e drejta. Ne besojmë se ti je mashtrues e gënjeshtar.” Subhan- Allah, çfarë ndodh kur realiteti tjetërsohet! Çfarë ndodh kur verbëria ndaj fakteve dhe mrekullive prek logjikën e njeriut! Ata shpifën ndaj profetit të tyre duke e akuzuar për sjellje që ishin pikërisht karakteristikë e tyre. Mendjelehtët dhe mashtruesit ishin pikërisht ata. E ku ka më mendjelehtë se ai që, të vërtetën absolute e hedh poshtë si një trillim dhe i cili e refuzon jetën sipas saj?! Këta të mjerë tregoheshin kryeneçë e mospërfillës ndaj këshilluesve dashamirës, që udhëzonin tek e mira dhe e drejta, ndërsa nga ana tjetër, nënshtroheshin me trup e me shpirt ndaj urdhrave të çdo shejtani të shfrenuar. Ata ua dedikonin adhurimin atyre që nuk e meritonin dhe nga të cilët nuk kishin asnjë mirësi. Ishin ata mendjelehtët, që adhuronin gurë, pemë apo çdo krijesë tjetër të Zotit, dhe kundërshtonin vetë Zotin Krijues, i Cili është i vetmi që e meriton të adhurohet në qiej dhe në tokë.

7:67Page 158

قَالَ يَٰقَوۡمِ لَيۡسَ بِي سَفَاهَةٞ وَلَٰكِنِّي رَسُولٞ مِّن رَّبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٦٧

[Hūd] said, "O my people, there is not foolishness in me, but I am a messenger from the Lord of the worlds.

Ai tha: “O populli im! Unë nuk jam mendjelehtë, por jam i dërguar prej Zotit të botëve.” - Unë jam i dërguari i Zotit të botëve, me udhëzim të qartë dhe me rrugën e drejtë. Unë jam dërguar që t’ju komunikoj dhe shpjegoj qartë Shpalljen e Zotit.

7:68Page 159

أُبَلِّغُكُمۡ رِسَٰلَٰتِ رَبِّي وَأَنَا۠ لَكُمۡ نَاصِحٌ أَمِينٌ ٦٨

I convey to you the messages of my Lord, and I am to you a trustworthy adviser.

Unë po ju kumtoj shpalljet e Zotit tim dhe jam këshillues i sinqertë për ju. - Unë jam këshillues dashamirës dhe i sinqertë, që dëshiron të mirën tuaj, prandaj ju duhet ta pranoni ftesën me kënaqësi dhe të jetoni në bindje ndaj Zotit të gjithësisë.

7:69Page 159

أَوَعَجِبۡتُمۡ أَن جَآءَكُمۡ ذِكۡرٞ مِّن رَّبِّكُمۡ عَلَىٰ رَجُلٖ مِّنكُمۡ لِيُنذِرَكُمۡۚ وَٱذۡكُرُوٓاْ إِذۡ جَعَلَكُمۡ خُلَفَآءَ مِنۢ بَعۡدِ قَوۡمِ نُوحٖ وَزَادَكُمۡ فِي ٱلۡخَلۡقِ بَصۜۡطَةٗۖ فَٱذۡكُرُوٓاْ ءَالَآءَ ٱللَّهِ لَعَلَّكُمۡ تُفۡلِحُونَ ٦٩

Then do you wonder that there has come to you a reminder from your Lord through a man from among you, that he may warn you? And remember when He made you successors after the people of Noah and increased you in stature extensively. So remember the favors of Allāh that you might succeed."

Vallë, po habiteni që udhëzimi nga Zoti juaj ju erdhi përmes një njeriu prej jush, si paralajmërim? - Ju nuk duhet të çuditeni që Allahu dërgoi një burrë nga mesi juaj, të cilin ju e njihni shumë mirë dhe i cili ju tregon se çfarë ju mundëson lumturinë në të dyja jetët. Ai thjesht ju nxit që të bëni mirë dhe të ruheni nga të këqijat, prandaj nuk keni pse habiteni. Nëse ju silleni në mënyrë të tillë, atëherë kjo nuk është thjesht habi, por një mohim i qartë dhe i pajustifikueshëm.Kujtoni se si Ai ju bëri sundues pas popullit të Nuhut dhe jua shtoi fuqinë fizike! -Lavdërojeni Zotin tuaj dhe shprehini mirënjohjen e plotë për të gjitha këto mirësi të pashembullta. Ai ju mundësoi pushtet të gjerë në tokë dhe ju vendosi në vendet e atyre popujve që, më herët, mohuan profetin e tyre, prandaj Allahu i shkatërroi. Zoti juaj ju vendosi në tokë për t’ju sprovuar se si do të punoni. Kini kujdes, që të mos vazhdoni me mohimin e shpalljeve të Zotit, ashtu si vepruan popujt para jush, që u shkatërruan, sepse atëherë edhe ju do të goditeni njëlloj si ata!Kujtoni të mirat e Allahut, që të gjeni shpëtim!” - Kujtoni mirësinë e Allahut, që ishte e veçantë për ju, duke ju dalluar nga të tjerët! Ai ju shtoi forcën fizike dhe parametrat truporë si askujt tjetër. Allahu ju pajisi me fuqi luftarake të pakrahasueshme. Mos i harroni këto mirësi e shumë të tjera, me të cilat Allahu ju dalloi! Nëse tregoheni mirënjohës, do të arrini shpëtimin dhe suksesin në dynja dhe në ahiret. Kështu, profeti Hud (a.s) e këshilloi popullin e tij për të qenë mirënjohës, për të bërë vepra të mira dhe për teuhid të pastër. Ai u kujtoi edhe një cilësi të tijën, si profet i zgjedhur dhe i sinqertë - dhembshurinë dhe dashamirësinë për popullin e tij. Pikërisht për shkak të kësaj dhembshurie dhe dashamirësie, Hudi (a.s) i paralajmëroi që të mos e shpërfillnin ndëshkimin e rëndë të Zotit, në mënyrë që të mos ndëshkoheshin edhe ata ashtu si popujt para tyre. Por me gjithë këto këshilla të mrekullueshme dhe pavarësisht mirësive të shumta të Zotit që profeti u kujtoi, ata nuk pranuan t'i përgjigjeshin ftesës.

7:70Page 159

قَالُوٓاْ أَجِئۡتَنَا لِنَعۡبُدَ ٱللَّهَ وَحۡدَهُۥ وَنَذَرَ مَا كَانَ يَعۡبُدُ ءَابَآؤُنَا فَأۡتِنَا بِمَا تَعِدُنَآ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ ٧٠

They said, "Have you come to us that we should worship Allāh alone and leave what our fathers have worshipped? Then bring us what you promise us,1 if you should be of the truthful."

Ata thanë: “Paske ardhur që të adhurojmë vetëm Allahun e ta braktisim atë që adhuronin prindërit tanë?! -Duke shprehur një habi të pakuptueshme ndaj ftesës së Profetit dhe duke e bërë të qartë se ishte tërësisht e pamundur që t’i bindeshin atij, thanë: “Paske ardhur që të adhurojmë vetëm Allahun e ta braktisim atë çka adhuronin prindërit tanë?!”Allahu i poshtëroftë dhe i shëmtoftë! Atë që është e vërteta më e madhe dhe e vërteta e detyrueshme për t’u besuar, ata e hodhën poshtë, për shkak të besimit të kotë dhe qesharak që kishin trashëguar nga të parët e tyre. Ata zgjodhën idhujtarinë e shëmtuar të të parëve të tyre të humbur kundrejt ftesës së profetëve, që ftonin njerëzimin në adhurimin e Allahut si një Zot i Vetëm dhe i Pashoq. Ata zgjodhën ta mohonin profetin e tyre kur thanë:Bëje realitet kërcënimin tënd, nëse thua të vërtetën!” - Në fakt, ky qe fillimi i ndëshkimit të tyre. Ata i kërkuan Profetit, madje në formë sfide, që ta bënte realitet ndëshkimin e paralajmëruar, duke treguar në këtë mënyrë se ata nuk e besonin mesazhin që Profeti përcillte prej Zotit. Atëherë, Hudi (a.s) u tha:

7:71Page 159

قَالَ قَدۡ وَقَعَ عَلَيۡكُم مِّن رَّبِّكُمۡ رِجۡسٞ وَغَضَبٌۖ أَتُجَٰدِلُونَنِي فِيٓ أَسۡمَآءٖ سَمَّيۡتُمُوهَآ أَنتُمۡ وَءَابَآؤُكُم مَّا نَزَّلَ ٱللَّهُ بِهَا مِن سُلۡطَٰنٖۚ فَٱنتَظِرُوٓاْ إِنِّي مَعَكُم مِّنَ ٱلۡمُنتَظِرِينَ ٧١

[Hūd] said, "Already have defilement and anger fallen upon you from your Lord. Do you dispute with me concerning [mere] names you have named them,1 you and your fathers, for which Allāh has not sent down any authority? Then wait; indeed, I am with you among those who wait."

Ai tha: “Mbi ju tashmë ka rënë dënimi dhe zemërimi i Zotit tuaj. - Ndëshkimi tashmë është bërë i pashmangshëm, sepse janë plotësuar të gjitha shkaqet e tij. Çasti i zbatimit të dënimit është shumë pranë.A polemizoni me mua për disa emra, që vetë ju dhe prindërit tuaj i keni vënë.... -Si është e mundur që ju polemizoni me mua për gjëra të paqena, për puta e statuja që ju i quani perëndi, por që nuk kanë asnjë lidhje me madhështinë dhe pushtetin? Ata nuk zotërojnë asnjë thërrmijë pushteti në qiej e as në tokë. Ata janë thjesht emra, që ju dhe të parët tuaj i keni shpikur. Ju nuk keni asnjë argument nga Zoti për ta....e për të cilët Allahu nuk ka shpallur asnjë fakt? -Nëse ata do të kishin vërtet diçka hyjnore, Allahu do të kishte sjellë ndonjë argument mbështetës për ta. Fakti që Allahu i Madhëruar nuk ka shpallur asnjë lloj argumenti të tillë dëshmon se ata janë të pavërtetë dhe thjesht trillime. Nuk ka çështje që u nevojitet krijesave, - e sidomos kur bëhet fjalë për çështje madhore, sikurse është adhurimi dhe i adhuruari, - që Allahu i Madhëruar të mos e ketë sqaruar në shpalljet e tij. Për çështje të tilla, Ai ka sjellë argumente të qarta dhe fakte të pamohueshme.Prisni, atëherë se edhe unë jam duke pritur bashkë me ju!” - Prisni ndëshkimin e paralajmëruar të Plotfuqishmit, që është gati të godasë ashpër mbi ju. Edhe unë do të pres së bashku me ju, por ka një ndryshim të madh mes nesh. Ju prisni t'ju godasë ndëshkimi i të Madhërishmit, ndërsa ne presim fitoren, çlirimin dhe shpërblimin bujar prej Tij. Edhe i Madhëruari bën dallimin mes dy grupeve, duke thënë më pas:

7:72Page 159

فَأَنجَيۡنَٰهُ وَٱلَّذِينَ مَعَهُۥ بِرَحۡمَةٖ مِّنَّا وَقَطَعۡنَا دَابِرَ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَاۖ وَمَا كَانُواْ مُؤۡمِنِينَ ٧٢

So We saved him and those with him by mercy from Us. And We eliminated those who denied Our signs, and they were not [at all] believers.

Me mëshirën Tonë, Ne i shpëtuam Hudin dhe të gjithë besimtaët që ishin me të... -I Gjithëmëshirshmi i shpëtoi Hudin (a.s) dhe të gjithë besimtarët që ishin me të, me mëshirën e Tij. Ishte pikërisht Allahu që i udhëzoi ata në fenë e drejtë, dhe kështu ata fituan mëshirën e Tij dhe shpëtuan nga ndëshkimi i Tij....dhe ua premë rrënjët atyre që kundërshtuan Argumentet Tona dhe nuk ishin besimtarë. -Ndëshkimi i ashpër nuk la gjallë asnjë prej tyre. I Madhëruari dërgoi mbi ta një furtunë shkretuese, e cila kudo që kalonte e çdo gjë që prekte e shndërronte në pluhur e rërë. Kështu, ata u shfarosën dhe më pas ngelën vetëm rrënojat e vendbanimeve të tyre. Ky qe përfundimi i atyre që u paralajmëruan dhe iu paraqitën shumë argumente bindëse, por ata i shpërfillën dhe i mohuan. Ata nuk denjuan të respektonin shpalljet e Allahut duke u bindur e duke i zbatuar ato. Ata u urdhëruan të përqafonin fenë e drejtë, por rrefuzuan me arrogancë e shpërfillje, prandaj morën atë ndëshkim poshtërues. Në suren Hud, i Madhërishmi thotë: “Ata u përcollën me mallkim si në këtë botë, ashtu edhe në Ditën e Gjykimit. Le të dihet, Adët mohuan Zotin e tyre. Qofshin të shkatërruar Adët, populli i Hudit!" [Hud 60]. Ndërsa në këtë ajet thotë:...dhe ua premë rrënjët atyre që kundërshtuan Argumentet Tona dhe nuk ishin besimtarë. - Ata nuk kishin aspak besim në zemër, por mohonin me këmbëngulje e mendjemadhësi dhe përhapnin shkatërrimin.

7:73Page 159

وَإِلَىٰ ثَمُودَ أَخَاهُمۡ صَٰلِحٗاۚ قَالَ يَٰقَوۡمِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنۡ إِلَٰهٍ غَيۡرُهُۥۖ قَدۡ جَآءَتۡكُم بَيِّنَةٞ مِّن رَّبِّكُمۡۖ هَٰذِهِۦ نَاقَةُ ٱللَّهِ لَكُمۡ ءَايَةٗۖ فَذَرُوهَا تَأۡكُلۡ فِيٓ أَرۡضِ ٱللَّهِۖ وَلَا تَمَسُّوهَا بِسُوٓءٖ فَيَأۡخُذَكُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ ٧٣

And to the Thamūd [We sent] their brother Ṣāliḥ. He said, "O my people, worship Allāh; you have no deity other than Him. There has come to you clear evidence from your Lord. This is the she-camel of Allāh [sent] to you as a sign. So leave her to eat within Allāh's land and do not touch her with harm, lest there seize you a painful punishment.

Te populli i Themudit dërguam vëllanë e tyre, Salihun... - Themudët ishin një popull i njohur që jetonin në El Hixhër, zonën rreth Hixhazit, në Gadishullin Arabik. Allahu i Madhëruar dërgoi tek ata profetin Salih (a.s.), i cili i ftoi në monoteizëm dhe për largim ngaidhujtaria....Ai u tha: “O populli im! Adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër veç Tij, që meriton të adhurohet. -Ftesa e profetit Salih (a.s.) ishte e njëjtë me atë të të gjithë vëllezërve të tij profetë: të adhurohet vetëm Allahu si Zot, sepse vetëm Ai e meriton të adhurohet me sinqeritet. Për këtë çështje kaq të rëndësishme, ai u solli atyre fakte e argumente të shumta nga Allahu i Madhërishëm.Tani ju ka ardhur argument i qartë nga Zoti juaj. - I Madhëruari u solli një ngjarje të jashtëzakonshme, një mrekulli të madhe. Ajo ishte një shenjë qiellore, që nuk mund të vinte prej njeriut. Pastaj Profeti shpjegoi se çfarë ishte kjo mrekulli prej Zotit:Kjo deve është Shenjë për ju. - Kjo ishte një deve e mrekullueshme dhe tejet e rëndësishme, aq sa i Madhëruari e quajti "nakatull-llahi" "deveja e Allahut". Ajo shërbente si një shenjë madhështore e vërtetësisë së Shpalljes së Zotit dhe sinqeritetit të Profetit të Tij Salih. Allahu i Madhëruar urdhëroi që kjo deve të trajtohej në mënyrë të veçantë. Kështu, në një ajet tjetër tregohet: “Ai tha: “Kjo është deveja. Ajo do të pijë në një ditë të caktuar, kurse ju një ditë tjetër.” Ata kishin një burim me ujë të bollshëm, që edhe sot njihet si Burimi i Devesë. Ata u urdhëruan që atë burim një ditë ta përdornin ata dhe një ditë tjetër të ishte tërësisht në shërbim të devesë. Megjithatë, ditën që ata nuk do të merrnin ujë prej burimit, mund të ushqeheshin me qumështin e asaj deveje të begatshme. Përveçse si mrekulli, kjo do të shërbente edhe si shenjë kujtuese për detyrimet ndaj Zotit dhe bindjen ndaj Tij. Profeti i porositi ata duke u thënë:Lëreni atë të lirë të kullotë në tokën e Allahut dhe kini kujdes të mos e lëndoni aspak, sepse pastaj do të pësoni një dënim të dhembshëm! - Ju nuk jeni të detyruar që të siguroni ushqimin e saj. Thjesht, lëreni të hajë në tokën e Zotit dhe mos e lëndoni. Nëse e dëmtoni atë, mbi ju do të godasë dënimi i dhembshëm i Zotit të Plotfuqishëm.

7:74Page 160

وَٱذۡكُرُوٓاْ إِذۡ جَعَلَكُمۡ خُلَفَآءَ مِنۢ بَعۡدِ عَادٖ وَبَوَّأَكُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ تَتَّخِذُونَ مِن سُهُولِهَا قُصُورٗا وَتَنۡحِتُونَ ٱلۡجِبَالَ بُيُوتٗاۖ فَٱذۡكُرُوٓاْ ءَالَآءَ ٱللَّهِ وَلَا تَعۡثَوۡاْ فِي ٱلۡأَرۡضِ مُفۡسِدِينَ ٧٤

And remember when He made you successors after the ʿAad and settled you in the land, [and] you take for yourselves palaces from its plains and carve from the mountains, homes. Then remember the favors of Allāh and do not commit abuse on the earth, spreading corruption."

Dhe kujtoni kur Ai ju bëri sundues pas Adëve dhe ju dha vendbanime në tokë! Nëpër rrafshina ju ndërtuat kështjella, kurse nëpër male gdhendët shtëpi. -Kujtoni mirësinë e Zotit tuaj mbi ju, kur ju mundësoi të lëvizni e shfrytëzoni tokën e Tij. Ai ju dha sundim të plotë në tokën që më parë i takonte popullit të fuqishëm dhe të pashembullt të Adëve, të cilët i Plotfuqishmi i shkatërroi dhe shfarosi. Allahu ju vendosi në tokë dhe ju mundësoi çdo rrugë e mjet për të lëvizur në të dhe për të shfrytëzuar hapësirat e saj. Në fushat e bukura ju ngritët kështjella të larta dhe të fortifikuara. Ndërsa malet e larta ju i gdhendët, duke i bërë shtëpi. Edhe sot e kësaj dite kanë mbetur shumë gjurmë të këtij populli të habitshëm, siç janë shtëpitë e tyre të gdhendura në faqet e maleve, dhe ashtu do të mbesin, për sa kohë do të jenë malet, si dëshmi për njerëzit.Kujtoni të mirat e Allahut e mos u bëni shkatërrimtarë në tokë!”. - Kujtoni mirësitë e panumërta të Allahut, pushtetin, forcën, rizkun dhe begatitë, që Ai ju dhuroi! Mos përhapni shkatërrim në tokën e Tij! Dijeni se toka shkatërrohet me gjynahe e mosbindje ndaj Zotit! Gjynahet i largojnë dhe i shkatërrojnë mirësitë që zotëron njeriu. Prandaj ruajini këto mirësi, duke qenë mirënjohës për to dhe duke e shprehur mirënjohjen përmes bindjes ndaj Zotit dhe adhurimit të Tij si Një i vetëm!

7:75Page 160

قَالَ ٱلۡمَلَأُ ٱلَّذِينَ ٱسۡتَكۡبَرُواْ مِن قَوۡمِهِۦ لِلَّذِينَ ٱسۡتُضۡعِفُواْ لِمَنۡ ءَامَنَ مِنۡهُمۡ أَتَعۡلَمُونَ أَنَّ صَٰلِحٗا مُّرۡسَلٞ مِّن رَّبِّهِۦۚ قَالُوٓاْ إِنَّا بِمَآ أُرۡسِلَ بِهِۦ مُؤۡمِنُونَ ٧٥

Said the eminent ones who were arrogant among his people to those who were oppressed - to those who believed among them, "Do you [actually] know that Ṣāliḥ is sent from his Lord?" They said, "Indeed we, in that with which he was sent, are believers."

Krerët arrogantë të popullit u thanë atyre që i konsideronin më të dobët e që kishin besuar: “A e dini vërtet se Salihu është i dërguar i Zotit të tij?” -Paria e popullit të Themudëve, të cilët u treguan kryeneçë ndaj të vërtetës, u thanë disa fjalë njerëzve të dobët e pa mbështetje. Por duke qenë se jo të gjithë të dobëtit dhe të varfrit pa mbështetje ishin besimtarë, i Lartësuari e përcakton se ata iu drejtuan atyre të dobtëve dhe të varfërve që e kishin besuar Profetin dhe Shpalljen e Tij. Kështu, ata iu drejtuan këtij grupi besimtarësh duke i pyetur: “A e dini me siguri se Salihu është i dërguar nga Zoti? A jeni të bindur se Salihu është i sinqertë, apo është mashtrues?” Përgjigjja e besimtarëve ishte:Ata thanë: “Po, ne besojmë në mesazhin e tij.” - Ne e besojmë me siguri të plotë mesazhin që ai sjell nga Allahu i Madhëruar. Ai na fton në adhurimin e Allahut si Një Zot i Vetëm dhe i Pashoq, përmes zbatimit të urdhëresave të Tij dhe largimit nga ndalesat e Tij. Çdo kumt që ai e sjell prej Zotit ne e besojmë dhe jemi të bindur për vërtetësinë e tij.

7:76Page 160

قَالَ ٱلَّذِينَ ٱسۡتَكۡبَرُوٓاْ إِنَّا بِٱلَّذِيٓ ءَامَنتُم بِهِۦ كَٰفِرُونَ ٧٦

Said those who were arrogant, "Indeed we, in that which you have believed, are disbelievers."

Kryeneçët thanë: “Ne nuk e besojmë atë që besoni ju.” - Ata i pengoi mendjemadhësia, që të besonin dhe t’i nënshtroheshin të vërtetës, të cilën e besuan njerëzit e thjeshtë. Për këtë arsye, ata ndërmorën ato veprime të shëmtuara, që do të sillnin më pas ndëshkimin e rëndë mbi ta:

7:77Page 160

فَعَقَرُواْ ٱلنَّاقَةَ وَعَتَوۡاْ عَنۡ أَمۡرِ رَبِّهِمۡ وَقَالُواْ يَٰصَٰلِحُ ٱئۡتِنَا بِمَا تَعِدُنَآ إِن كُنتَ مِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ٧٧

So they hamstrung the she-camel and were insolent toward the command of their Lord and said, "O Ṣāliḥ, bring us what you promise us, if you should be of the messengers."

Pastaj e therën devenë, duke shkelur me arrogancë urdhrin e Zotit të tyre.... -Ata e therën dhe e gjymtuan devenë, për të cilën ishin urdhëruar që të mos e lëndonin asnjë grimë, sepse në të kundërt i priste një dënim i dhembshëm. Në këtë mënyrë, ata treguan arrogancën dhe ngurtësinë e zemrave të tyre kundrejt urdhëresave të Allahut të Madhëruar, duke merituar një ndëshkim, që askush tjetër më parë nuk e kish provuar. Përveç shkeljes së urdhrit të Zotit, ata, paturpësisht dhe si për ta sfiduar Profetin e Zotit, thanë:dhe thanë: “O Salih! Hajde e bëji realitet kërcënimet e tua, nëse je vërtet i dërguar(i Allahut)!” - Të mjerët ata! As që i kushtuan rëndësi krimit që bënë, përkundrazi, të fryrë me mendjemadhësinë e tyre, guxuan t’i thoshin Profetit të tilla fjalë të poshtra. Atëherë, Profeti i Zotit, sikurse përmendet në një ajet tjetër, iu përgjigj: “Dëfreni në vendin tuaj për tri ditë! Ky është një kërcënim që nuk mund të hidhet poshtë.” [Hud 65]. E cili qe përfundimi i tyre? Thotë i Madhëruari:

7:78Page 160

فَأَخَذَتۡهُمُ ٱلرَّجۡفَةُ فَأَصۡبَحُواْ فِي دَارِهِمۡ جَٰثِمِينَ ٧٨

So the earthquake seized them, and they became within their home [corpses] fallen prone.

Kështu tërmeti i përfshiu papritur dhe në mëngjes u gdhinë në shtëpitë e tyre kufoma. - Në mëngjes, ata u gdhinë të gjunjëzuar si kufoma të ngrira. Kështu, Allahu i Madhërishëm i shfarosi të gjithë, pa lënë asnjë gjallë. Pas këtij ndëshkimi, profeti Salih u ktheu shpinën dhe, duke dënuar mohimin e tyre, tha:

7:79Page 160

فَتَوَلَّىٰ عَنۡهُمۡ وَقَالَ يَٰقَوۡمِ لَقَدۡ أَبۡلَغۡتُكُمۡ رِسَالَةَ رَبِّي وَنَصَحۡتُ لَكُمۡ وَلَٰكِن لَّا تُحِبُّونَ ٱلنَّٰصِحِينَ ٧٩

And he [i.e., Ṣāliḥ] turned away from them and said, "O my people, I had certainly conveyed to you the message of my Lord and advised you, but you do not like advisors."

Ai (Salihu)u ktheu shpinën atyre dhe u tha: “O populli im! Unë jua kumtova mesazhin e Zotit tim, ju këshillova sa munda, por ju nuk i përfillët këshilluesit.”. - Unë jua komunikova qartë, me dashamirësi e përkushtim të gjithë mesazhin e Zotit për ju. Unë shfrytëzova çdo mundësi për t’ju sjellë në udhën e mbarë dhe në fenë e drejtë. Por ju nuk i donit e as i përfillnit këshilluesit, që ju ftonin në mirësi e mbarësi. Ju iu bindët Shejtanit të mallkuar, që është rebeluar ndaj Zotit dhe rrugës së Tij. Shumë komentues të Kur'anit përmendin hollësira të tjera në këtë histori, që në fakt janë marrë nga trashëgimia hebraike. Për shembull, thuhet se deveja, e cila ishte mbarsë, doli prej një shkëmbi, dhe ata e panë me sy këtë. Kjo ishte pikërisht mrekullia që vetë ata ia kishin propozuar profetit Salih. Thuhet se, kur ata e therën devenë, i vogli i saj, pasi pëlliti tri herë, u hap mali dhe ai hyri brenda në të. Gjithashtu, thuhet se pas kundërshtimit të tyre, Salihu u tha si shenjë të ardhjes së ndëshkimit se, ditën e parë, fytyrat e tyre do të zverdheshin, ditën e dytë do të skuqeshin dhe në ditën e tretë do të nxiheshin. Sipas këtyre gojëdhënave, pikërisht ashtu ndodhi. Gjithsesi, këto të dhëna vijnë nga hebrenjtë, prandaj mendojmë se nuk ka pse ato të përdoren si shpjeguese të Kur'anit. Në Librin e Zotit nuk ka ndonjë fakt që të dëshmojë saktësinë e këtyre historive. Nëse ato do të ishin të sakta, patjetër që do t’i kishte përmendur i Madhëruari në ndonjë mënyrë apo një tjetër. Aq më tepër që në to përmenden shenja madhështore, të cilat i Madhëruari kurrsesi nuk do t’i anashkalonte duke mos na i treguar. Vetë madhështia e këtyre mrekullive të pretenduara nuk e lejon që dëshmitë për to të vinin në rrugë të pasigurta. Madje, disa prej tyre Kur'ani i mohon. Për shembull, rrëfimin që fytyrat e tyre do të ndryshonin ngjyrë në tri ditë e hedh poshtë fakti që Salihu u tha: "Kënaquni në vendin tuaj tri ditë rresht." Domethënë, fytyrat e tyre jo vetëm që nuk ndryshuan duke u zverdhur, skuqur apo nxirë, por përkundrazi, ata u kënaqën për tre ditë rresht, duke e shpërfillur kërcënimin e Zotit. Kur'ani është mëse i mjaftueshëm për të vërtetën, prandaj nuk ka nevojë për tregime të cilëve nuk iu dihet filli dhe saktësia. Nga ana tjetër, nëse vjen një rrëfim i përcjellë me saktësi prej profetit Muhamed (a.s), që kurrsesi nuk mund të bjerë ndesh me Librin e Zotit, ai është mëse i pranueshëm dhe shërben si shpjegues i tij. Madje, është vetë Kur'ani që na udhëzon për t’u mbështetur fort në Traditën e Profetit a.s, kur thotë: "Çfarë t’ju japë Profeti, merreni, e çfarë t’ju ndalojë, largojuni prej saj dhe kijeni frikë Allahun! Me të vërtetë, Allahu është Ndëshkues i ashpër." [Hashr 7]. Edhe më parë e kemi thënë se është i palejueshëm shpjegimi i Librit të Allahut përmes Izraelijateve ose trashëgimisë hebraike, edhe pse ato lejohen të përcillen kur nuk bien ndesh me fenë tonë dhe ne nuk mund të vërtetojmë as saktësinë e as pasaktësinë e tyre. E themi këtë, sepse kumtet dhe kuptimet që përcjell Libri i Zotit duhet të jenë të sigurta, ndërsa rrëfenja të tilla nuk e plotësojnë këtë kriter. Këto lloj historish ndahen në 3 kategori. 1. Histori të pranuara që i besojmë dhe i pranojmë. Janë ato që pohohen nga Kurani e syneti i Profetit (a.s). Kështu p.sh gjen historin e Jusufit (a.s) apo disa nga historitë dhe ndodhitë e Ibrahimit (a.s) që janë pothuajse të njëjta me atë që sillet në Kuran e në synet. Pra ajo që miratohet nga Kurani e syneti prej historive që gjenden në librat e tyre, kjo është e pranueshme dhe e besueshme. Por ne na mjafton ajo që gjendet në librat tanë, Kur'an dhe sunet.2. Histori të papranueshme të rrefuzueshme. Janë ato që bien ndesh me Kuranin dhe sunetin e Profetit (a.s), ose në to ka trillime, shpifje e fyerje për Zotin, emrat, cilësitë dhe atributet e Tij, ose përmbajnë fyerje e dizinformim rreth profetëve të Allahut.3. Ai lloj që nuk gjendet në Kuran apo synet por as nuk përmban ndonjë shpifje, trillim a fyerje për Zotin apo për Profetët e Tij. Gjithashtu nuk bie ndesh me të drejtën dhe të vërtetën e përbashkët të të gjithë profetëve. Ky lloj lejohet thjesht të transmetohet, por as nuk duhet besuar si i vërtetë dhe as si i pavërtetë. Sikurse thotë Profeti (a.s): "Transmetoni prej meje qoftë edhe një ajet! E flisni rreth beni Israilëve se nuk ka problem! Ai që gënjeu kundër meje me qëllim le të përgatisë vendin e vet në zjarr. Buhariu. Ka thënë Profeti (a.s): "Mos i besoni ato që thonë Ehlul Kitab dhe mos i përgënjeshtroni ato e thoni: "I besuam Allahut dhe asaj që na u shpall nga Zoti." Kështu pra muslimani as duhet ti përgënjeshtrojë sepse mund të përgënjeshtrojë një të vërtetë, dhe as duhet t'i besojë se mund të besojë diçka të gabuar. Atëherë çfarë duhet të bëjë? Thjesht i lejohet që t'i transmetojë e ti tregojë ato e në mënyrë të veçantë historitë në të cilat mund të ketë ndonjë mësim e dobi. [Shkëputur nga tefsiri i Shejh ibn Uthejmin, - Allahu e mëshiroftë.]

7:80Page 160

وَلُوطًا إِذۡ قَالَ لِقَوۡمِهِۦٓ أَتَأۡتُونَ ٱلۡفَٰحِشَةَ مَا سَبَقَكُم بِهَا مِنۡ أَحَدٖ مِّنَ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٨٠

And [We had sent] Lot when he said to his people, "Do you commit such immorality as no one has preceded you with from among the worlds [i.e., peoples]?

Kujto kur Luti i tha popullit të vet: “Ç’është kjo punë e fëlliqur që po bëni, që asnjë popull në botë nuk e ka bërë para jush?” - Kujto historinë e profetit Lut (a.s.), i cili u dërgua në popullin e tij, për t’i ftuar të adhuronin Allahun si një Zot të vetëm dhe të pashoq dhe t’i ndalonte nga ajo poshtërsi e pashembullt dhe e padëgjuar më parë. Ai iu drejtua popullit të tij duke u thënë: “Ç’është kjo vepër e shëmtuar që po bëni, që asnjë popull në botë nuk e ka bërë para jush?” Aq e fëlliqur ishte, saqë çdo poshtërsi tjetër dukej e vogël para saj. Askush më parë nuk e kishte kryer një vepër të tillë. Ishin ata të parët që u shfrenuan në të tilla përmasa dhe e lanë pas si gjynah ndër të mëvonshmit. Pastaj Profeti i Zotit shpjegoi më hollësisht poshtërsinë e tyre,duke thënë:

7:81Page 160

إِنَّكُمۡ لَتَأۡتُونَ ٱلرِّجَالَ شَهۡوَةٗ مِّن دُونِ ٱلنِّسَآءِۚ بَلۡ أَنتُمۡ قَوۡمٞ مُّسۡرِفُونَ ٨١

Indeed, you approach men with desire, instead of women. Rather, you are a transgressing people."

“Ju, të shtyrë nga epshi, josheni nga burrat e largoheni nga gratë. Ju jeni vërtet njerëz që keni kaluar çdo kufi!” - Si u largoheni femrave, të cilat i Madhëruari i krijoi për ju, në mënyrë të tillë që të josheni nga njëri-tjetri?! Si braktisni gruan, këtë krijesë të bukur, që plotëson aq mirë dhe pastër dëshirat tuaja, dhe ju tërheq diçka e pështirë dhe e ulët, që është venddalja e jashtëqitjes së trupit?! Atë që keni qejf ju të vjen turp e ndot edhe ta përmendësh, e jo më të joshesh pas saj. Kjo ndodh sepse:

7:82Page 161

وَمَا كَانَ جَوَابَ قَوۡمِهِۦٓ إِلَّآ أَن قَالُوٓاْ أَخۡرِجُوهُم مِّن قَرۡيَتِكُمۡۖ إِنَّهُمۡ أُنَاسٞ يَتَطَهَّرُونَ ٨٢

But the answer of his people was only that they said, "Evict them from your city! Indeed, they are men who keep themselves pure."

Por përgjigjja e popullit të tij qe vetëm kjo: “Dëbojini ata nga vendi! Ata janë njerëz që ruhen shumë.” - Dëbojini, sepse ata nuk pranojnë që të veprojnë kështu si ne. Në fakt, ata i urrenin për besimin e tyre, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Ata i keqtrajtonin (besimtarët) sepse ata e besuan Allahun, Ngadhënjimtarin, të Lavdëruarin, të Cilit i takon sundimi i qiejve e i Tokës. Dhe Allahu është dëshmitar mbi çdo gjë!" [Buruxh 8, 9].

7:83Page 161

فَأَنجَيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥٓ إِلَّا ٱمۡرَأَتَهُۥ كَانَتۡ مِنَ ٱلۡغَٰبِرِينَ ٨٣

So We saved him and his family, except for his wife; she was of those who remained [with the evildoers].

Por Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, veç së shoqes. Ajo qe nga ata që mbeti prapa. - Gruaja e Lutit mbeti me ata që do të ndëshkoheshin. Allahu i Madhëruar e urdhëroi profetin Lut që, së bashku me familjen e tij, të largohej gjatë natës, sepse në mëngjes do të vinte ndëshkimi. Dhe Luti ashtu bëri, u largua bashkë me familjen, përveç gruas së tij, e cila mbeti me të këqijtë.

7:84Page 161

وَأَمۡطَرۡنَا عَلَيۡهِم مَّطَرٗاۖ فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُجۡرِمِينَ ٨٤

And We rained upon them a rain [of stones]. Then see how was the end of the criminals.

Ne lëshuam mbi ata një rrebesh gurrësh. - Allahu i Madhëruar lëshoi mbi ta një shi me gurë të ndezur. Pastaj i përmbysi tërësisht, duke e zhdukur sipërfaqen e vendbanimit të tyre.Atëherë shih si qe fundi i keqbërsve!- Fundi i tyre ishte ndëshkim i ashpër e poshtërim i përjetshëm.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском