As-Sa'diAl‑A'raf · 7:85–126

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Al-A'raf 7:85–126

7:85Page 161

وَإِلَىٰ مَدۡيَنَ أَخَاهُمۡ شُعَيۡبٗاۚ قَالَ يَٰقَوۡمِ ٱعۡبُدُواْ ٱللَّهَ مَا لَكُم مِّنۡ إِلَٰهٍ غَيۡرُهُۥۖ قَدۡ جَآءَتۡكُم بَيِّنَةٞ مِّن رَّبِّكُمۡۖ فَأَوۡفُواْ ٱلۡكَيۡلَ وَٱلۡمِيزَانَ وَلَا تَبۡخَسُواْ ٱلنَّاسَ أَشۡيَآءَهُمۡ وَلَا تُفۡسِدُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ بَعۡدَ إِصۡلَٰحِهَاۚ ذَٰلِكُمۡ خَيۡرٞ لَّكُمۡ إِن كُنتُم مُّؤۡمِنِينَ ٨٥

And to [the people of] Madyan [We sent] their brother Shuʿayb. He said, "O my people, worship Allāh; you have no deity other than Him. There has come to you clear evidence from your Lord. So fulfill the measure and weight and do not deprive people of their due and cause not corruption upon the earth after its reformation. That is better for you, if you should be believers.

Edhe në Medjen dërguam vëllanë e tyre, Shuajbin. -Për popullin e njohur të Medjenit u dërgua profeti Shuajb, i cili ishte me ta vëlla nga gjaku. Shuajbi i ftoi ata të adhuronin Allahun e Lartësuar si Një të Vetëm dhe të Pashoq dhe, në mënyrë të veçantë, i këshillonte që të masnin dhe peshonin drejt e të mos cenonin të drejtat e njerëzve. Me butësidhe urtësi u thoshte:Ai u tha: “O populli im! Adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër veç Tij, që meriton të adhurohet. Tani ju ka ardhur Shenjë e qartë nga Zoti juaj. Matni dhe peshoni me saktësi! Mos i nënçmoni pasuritë e njerëzve dhe mos shkaktoni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj! -Ai i këshillonte që të mos bëheshin shkatërrues në tokë, duke bërë gjynahe dhe duke shkelur kufijtë e Allahut të Madhëruar. Zbatimi i porosive dhe ligjeve të Zotit është gjëja më e mirë për shoqërinë, sikur njerëzit të logjikonin drejt:Këto janë më të dobishme për ju, nëse jeni besimtarë. - Lënia e gjynaheve dhe zbatimi i porosive të Zotit sjellin vetëm mbarësi. Kjo është më e mirë se kryerja e veprave që e zemërojnë të Madhërishmin dhe sjellin ndëshkimin e Zjarrit.

7:86Page 161

وَلَا تَقۡعُدُواْ بِكُلِّ صِرَٰطٖ تُوعِدُونَ وَتَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ مَنۡ ءَامَنَ بِهِۦ وَتَبۡغُونَهَا عِوَجٗاۚ وَٱذۡكُرُوٓاْ إِذۡ كُنتُمۡ قَلِيلٗا فَكَثَّرَكُمۡۖ وَٱنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُفۡسِدِينَ ٨٦

And do not sit on every path, threatening and averting from the way of Allāh those who believe in Him, seeking to make it [seem] deviant. And remember when you were few and He increased you. And see how was the end of the corrupters.

Mos zini pusi në rrugë, mos kërcënoni... -Mos u zini njerëzve pusi në rrugë dhe mos i kërcënoni ata për tu marrë atë që u takon atyre....dhe mos i pengoni nga udha e Allahut njerëzit që besojnë në Të, duke ua paraqitur si udhë të gabuar! - Mos pengoni nga rruga e Allahut ata që duan të besojnë, duke u përpjekur ta paraqisni atë si rrugë të keqe! Këtë e bëni thjesht të shtyrë nga pasioni për poshtërsira, ndërkohë që duhet të ndodhte e kundërta. Ju duhet të ndiqni fenë e Allahut, të cilën Ai e vendosi për robërit e Tij, që të jetojnë sipas saj. Ajo është rruga e vetme që të çon në kënaqësinë e Allahut të Madhëruar dhe shpërblimin e përjetshëm në Xhenetin e Tij. Me fenë e Tij, Zoti dëshiron t’i mëshirojë njerëzit, prandaj ajo e meriton që të mbështetet e jo të pengohet në përhapjen e saj. Ky do të ishte mohim i mirësive të Allahut dhe shprehje e armiqësisë ndaj Tij, prandaj mos pengoni të tjerët nga rruga e Zotit! Madje duhet të përkushtoheni për të qenë mirënjohës ndaj Tij për gjithçka që ju ka dhuruar.Kujtoni sa pak keni qenë dhe se si Ai ju shumoi! -Ai ju begatoi me gra dhe pasardhës të shumtë, duke ju shumuar e fuqizuar si popull i shëndetshëm. Nuk ju sprovoi me sëmundje a epidemi shfarosëse dhe as me ndonjë armik, që mund t’ju shuante apo t’ju shkulte nga vendi juaj. Përkundrazi, Zoti ju begatoi me mirësi, begati e paqe dhe ju shtoi në numër.Shihni si ka qenë fundi i atyre që përhapnin shkatërrimin! - Nëse shikoni fundin e tyre, do të kuptoni se nuk u vleu aspak numri i madh dhe bashkimi mes njëri-tjetrit. Ata nuk mbahen mend aspak për mirë. Në këtë jetë u mallkuan, ndërsa në jetën tjetër i pret ndëshkimi poshtërues dhe i dhembshëm.

7:87Page 161

وَإِن كَانَ طَآئِفَةٞ مِّنكُمۡ ءَامَنُواْ بِٱلَّذِيٓ أُرۡسِلۡتُ بِهِۦ وَطَآئِفَةٞ لَّمۡ يُؤۡمِنُواْ فَٱصۡبِرُواْ حَتَّىٰ يَحۡكُمَ ٱللَّهُ بَيۡنَنَاۚ وَهُوَ خَيۡرُ ٱلۡحَٰكِمِينَ ٨٧

And if there should be a group among you who has believed in that with which I have been sent and a group that has not believed, then be patient until Allāh judges between us. And He is the best of judges."

Disa prej jush besojnë në mesazhin që përcjell unë e disa të tjerë nuk besojnë,.... -Ata që nuk e besuan ishin shumica e popullit....prandaj duroni derisa Allahu të na gjykojë! Ai është Gjykatësi më i mirë.” - Allahu ndihmon vetëm ata që janë me të vërtetën, ndërsa penguesit e saj dhe mbështetësit e kotësisë i godet me ndëshkim.

7:88Page 162

۞ قَالَ ٱلۡمَلَأُ ٱلَّذِينَ ٱسۡتَكۡبَرُواْ مِن قَوۡمِهِۦ لَنُخۡرِجَنَّكَ يَٰشُعَيۡبُ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَكَ مِن قَرۡيَتِنَآ أَوۡ لَتَعُودُنَّ فِي مِلَّتِنَاۚ قَالَ أَوَلَوۡ كُنَّا كَٰرِهِينَ ٨٨

Said the eminent ones who were arrogant among his people, "We will surely evict you, O Shuʿayb, and those who have believed with you from our city, or you must return to our religion." He said, "Even if we were unwilling?

Paria arrogante e popullit të tij tha:... -Udhëheqësit dhe fisnikët e popullit ishin të dehur në pasionin e tyre. Kur iu paraqit e vërteta dhe u ftuan që ta pranojnë e të jetojnë sipas saj, ata e gjykuan si të papranueshme, sepse binte ndesh me dëshirat dhe shfrenimin e tyre. Kështu, me arrogancë, i drejtohen profetit Shuajb dhe i thonë:“O Shuajb! Kthehuni në fenë tonë! Ndryshe, do t'ju dëbojmë nga qyteti - ty dhe ata që të besojnë ty.” -Kështu, ata demonstruan egërsi ndaj besimtarëve, duke mos pyetur për asnjë lloj norme, qoftë fetare, fisnore apo çfarëdo norme tjetër. Ata ndoqën mendjen e tyre të sëmurë. Ata e vunë Profetin dhe besimtarët para një zgjedhje të tillë: ose besoni atë që besojmë ne, ose do t’ju dëbojmë nga vendi ynë. Shuajbi (a.s.) përpiqej t’i ftonte atë në rrugën e Zotit, duke shpresuar që ata të logjikonin drejt, ndërsa ata i dhanë ultimatumin për t’u larguar nga atdheu i tyre, të cilin besimtarët e meritonin më tepër që ta gëzonin. I çuditur nga ky veprim, Shuajbi u drejtohet me ca fjalë, që t’i bënte të logjikonin si duhet.Ai tha: “Edhe pse e urrejmë atë? - A t’ju pasojmë në fenë e kotë, kur ne e urrejmë atë, sepse jemi të bindur për pavlefshmërinë e saj? Kjo është vërtet një ftesë e pakuptimtë. Në fakt, do të ishte e pranueshme që në atë fe të ftohej dikush që kishte njëfarë pëlqimi për të. Ndërsa dikush i cili e shfaq haptazi urrejtjen ndaj kësaj feje dhe besimi të pa bazë si dhe qortimin e fortë e me argument të qartë ndaj atyre që e pasojnë atë, është tejet e pa llogjikshme që të ftohet për ta pasuar atë.

7:89Page 162

قَدِ ٱفۡتَرَيۡنَا عَلَى ٱللَّهِ كَذِبًا إِنۡ عُدۡنَا فِي مِلَّتِكُم بَعۡدَ إِذۡ نَجَّىٰنَا ٱللَّهُ مِنۡهَاۚ وَمَا يَكُونُ لَنَآ أَن نَّعُودَ فِيهَآ إِلَّآ أَن يَشَآءَ ٱللَّهُ رَبُّنَاۚ وَسِعَ رَبُّنَا كُلَّ شَيۡءٍ عِلۡمًاۚ عَلَى ٱللَّهِ تَوَكَّلۡنَاۚ رَبَّنَا ٱفۡتَحۡ بَيۡنَنَا وَبَيۡنَ قَوۡمِنَا بِٱلۡحَقِّ وَأَنتَ خَيۡرُ ٱلۡفَٰتِحِينَ ٨٩

We would have invented against Allāh a lie if we returned to your religion after Allāh had saved us from it. And it is not for us to return to it except that Allāh, our Lord, should will. Our Lord has encompassed all things in knowledge. Upon Allāh we have relied. Our Lord, decide between us and our people in truth, and You are the best of those who give decision."

Nëse do të ktheheshim në fenë tuaj, pasi Allahu na shpëtoi prej saj, atëherë vërtet do të shpifnim gënjeshtra kundër Allahut. -Nëse ne do të pajtoheshim me fenë tuaj, ndërkohë që Allahu i Lartësuar na shpëtoi prej saj, atëherë ne do të ishim mashtrues, që shpifin ndaj Allahut të Lartësuar. Ju jeni dëshmitarë se ne kurrë nuk kemi për ta bërë diçka të tillë. Ne jemi të bindur se nuk ka shpifje më të madhe për Allahun, sesa pretendimi se Ai ka partnerë të barabartë. Allahu është Një i vetëm dhe i pashoq, tek i Cili të gjitha krijesat kthehen dhe i luten për nevojat e tyre. Allahu është absolut në zotërimin e Tij. Ai nuk ka nevojë për fëmijë dhe bashkëshorte. Allahu është i Lartësuar, i Madhërishëm dhe nuk i ka lënë pjesë askujt në pushtetin dhe mbretërimin e Tij.Ne nuk mund të kthehemi kurrë në të, nëse nuk dëshiron Allahu, Zoti ynë. - Është tërësisht e papranueshme për ata që janë si ne që të kthehen në fenë ku ju i ftoni. Kështu, Shuajbi u preu atyre çdo shpresë se mund të pasonte fenë e tyre, dhe këtë e bëri me disa mënyra. Një herë u tha se nuk e pëlqente atë besim të bazuar mbi shirk, duke e përshkruar atë si shpifje ndaj Allahut të Lartësuar. Madje, ai u deklaroi se, nëse pasonte fenë e tyre të kotë, ai do të bëhej mashtrues. Gjithashtu, profeti Shuajb deklaroi se ishte tejet mirënjohës ndaj Allahut të Lartësuar, që e shpëtoi dhe e ruajti nga besimi i tyre. Më pas, ai tha se kthimi në atë fe, pasi Allahu e kishte udhëzuar, ishte një çështje e pamundur. E si mund të kthehen në një besim të kotë ato zemra që janë të mbushura me madhërimin e Allahut të Lartësuar dhe me nënshtrim ndaj Tij?! Ato dëshmojnë se Allahu është i vetmi i Adhuruar i pashoq dhe se të gjitha adhurimet duhet t’i kushtohen vetëm Atij. Ndërsa idhujt apo perënditë e idhujtarëve janë kotësi dhe marrëzi, të cilat nuk mund të zënë vend kurrë në zemrat e besimtarëve. Ndërsa kur bëhet fjalë për pushtetin absolut të Allahut të Lartësuar, besimtarët tregohen me një edukatë dhe përunjësi të veçantë. Ata dëshmojnë se asgjë nuk del jashtë dëshirës dhe vullnetit të Allahut të Lartësuar, duke dëshmuar në këtë mënyrë besimin e tyre të pastër në pushtetin absolut të Tij. Me fjalë të tjera, edhe pse ata janë tërësisht të bindur për saktësinë e besimit të tyre të pastër, edhe pse i urrejnë besimet e kota, ata nuk thonë se do të kryejnë apo jo një veprim, pa e lidhur këtë me dëshirën dhe vullnetin suprem të Allahut të Lartësuar. Prandaj, plot edukatë dhe përunjësi, ata thanë në fund: “...nëse nuk dëshiron Allahu, Zoti ynë.”. Askush nuk mund të dalë jashtë vullnetit të Allahut të Lartësuar, që bazohet në diturinë dhe urtësinë e Tij.Zoti ynë ka përfshirë me diturinë e Vet gjithçka. Ne i mbështetemi vetëm Allahut. -Allahu i Lartësuar di gjithçka që rregullon gjendjen e njerëzve dhe për çdo gjë që i dëmton ata. Dhe pikërisht me këtë dituri, Ai përkujdeset dhe rregullon çështjet e tyre, prandaj dhe ne vetëm Allahut i mbështetemi, që Ai të na forcojë në rrugën e drejtë dhe të na ruajë nga çdo devijim në rrugët që të çojnë në zjarrin e Xhehenemit. Ne jemi të bindur se kushdo që i mbështetet Allahut, do të mjaftohet me Allahun, i Cili ka për t'ia lehtësuar si çështjet e fesë, ashtu edhe të dynjasë.O Zoti ynë! Na gjyko ne dhe popullin tonë me gjykimin Tënd të drejtë, sepse Ti je Gjykatësi më i mirë!” - Ndihmo, o Zot, atë që i bëhet padrejtësi dhe që kërkon të drejtën e tij! Bëje të triumfojë mbi të padrejtët, të cilët e refuzojnë të vërtetën me arrogancë dhe inat. Të lutemi Ty, sepse Ti je më i miri, që ndan çdo çështje me drejtësi. Ndarja dhe gjykimi i Allahut të Lartësuar është dy llojesh:- Ndarje nëpërmjet diturisë, duke e qartësuar të vërtetën nga e kota, udhëzimin e drejtë nga devijimi, si dhe duke qartësuar cilësitë e të udhëzuarve nga ata që janë të devijuar.- Ndarja me shpërblimin dhe ndëshkimin për secilën nga palët. Kështu, Allahu ndëshkon me drejtësinë e Tij zullumqarët, që refuzojnë të vërtetën dhe, nga ana tjetër, shpëton dhe nderon me shpërblime vepërmirët e të bindurit. Kështu, besimtarët u lutën që Allahu i Lartësuar të bënte ndarjen e tyre nga të tjerët, duke nxjerrë në pah të drejtën dhe të vërtetën, por edhe duke sjellë shumë shenja e mrekulli.

7:90Page 162

وَقَالَ ٱلۡمَلَأُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن قَوۡمِهِۦ لَئِنِ ٱتَّبَعۡتُمۡ شُعَيۡبًا إِنَّكُمۡ إِذٗا لَّخَٰسِرُونَ ٩٠

Said the eminent ones who disbelieved among his people, "If you should follow Shuʿayb, indeed, you would then be losers."

Krerët mohues të popullit të tij thanë: “Nëse shkoni pas Shuajbit, atëherë do të humbni me siguri.” - Duke u përpjekur të ndalonin njerëzit nga pasimi i profetit Shuajb, ata filluan të nxirrnin fjalë, që nuk ishin gjë tjetër, veçse shprehje e arrogancës dhe vetëmashtrimit të tyre. E si mund të shpjegohet ndryshe fakti që ata e konsideronin rrugën e Profetit si dështim?! Aq të zhytur dhe të vetëkënaqur ishin në këtë mosbesim, saqë nuk e hetonin fare se e dështuar ishte pikërisht rruga e tyre. Këtë të vërtetë ata e provuan tërësisht kur i goditi ashpër ndëshkimi i Allahut:

7:91Page 162

فَأَخَذَتۡهُمُ ٱلرَّجۡفَةُ فَأَصۡبَحُواْ فِي دَارِهِمۡ جَٰثِمِينَ ٩١

So the earthquake seized them, and they became within their home [corpses] fallen prone.

Ata i përfshiu një tërmet i fortë dhe aguan në shtëpitë e tyre si kufoma të gjunjëzuara. - Ata i kapi një tronditje e fuqishme, që i ktheu në kufoma të shtrira e të ftohta.

7:92Page 162

ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ شُعَيۡبٗا كَأَن لَّمۡ يَغۡنَوۡاْ فِيهَاۚ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ شُعَيۡبٗا كَانُواْ هُمُ ٱلۡخَٰسِرِينَ ٩٢

Those who denied Shuʿayb - it was as though they had never resided there. Those who denied Shuʿayb - it was they who were the losers.

Kundërshtarët e Shuajbit u bënë sikur të mos kishin qenë kurrë më parë. -Dukej sikur ata nuk kishin ekzistuar fare më parë në vendbanimet e tyre, sikur nuk ishin argëtuar kurrë aty, sikur nuk ishin çlodhur kurrë në hijet e kopshteve, sikur nuk ishin ata që ishin kënaqur në ujërat e freskët dhe nuk kishin shijuar frutat e pemëve të tyre. Ata i kapi ndëshkimi befas, duke i hedhur në çast nga vendi i kënaqësisë e argëtimit, në vendin e ndëshkimit dhe mallkimit.Ata që e mohuan Shuajbin - ata ishin të humburit. - Allahu i Lartësuar e përkufizon dështimin pikërisht tek ata fatzinj, sepse ishin ata që humbën si fenë, ashtu edhe vetveten dhe familjet e tyre. Pas këtij shkatërrimi, profeti Shuajb (a.s) u flet kufomave të tyre, duke u kthyer shpinën dhe me një ton qortues.

7:93Page 162

فَتَوَلَّىٰ عَنۡهُمۡ وَقَالَ يَٰقَوۡمِ لَقَدۡ أَبۡلَغۡتُكُمۡ رِسَٰلَٰتِ رَبِّي وَنَصَحۡتُ لَكُمۡۖ فَكَيۡفَ ءَاسَىٰ عَلَىٰ قَوۡمٖ كَٰفِرِينَ ٩٣

And he [i.e., Shuʿayb] turned away from them and said, "O my people, I had certainly conveyed to you the messages of my Lord and advised you, so how could I grieve for a disbelieving people?"

Ai(Shuajbi)u ktheu shpinën e tha: “O populli im! Unë jua kumtova qartë Shpalljen e Zotit tim e ju këshillova...” -Unë jua qartësova plotësisht Shpalljen e Zotit, por ju nuk i pranuat fjalët dhe udhëzimet e mia. Përkundrazi, ju i shkelët ato dhe kaluat kufijtë e Allahut....Prandaj pse të më vijë keq për një popull mohues?” - Pse të merakosem për një popull që nuk kishte asnjë të mirë dhe të cilët nuk e pranuan dhuratën që iu dha. Ata ishin të lidhur ngushtë me ligësinë, prandaj nuk kishte pse të vinte keq për ta. Përkundrazi, duhet të gëzoheshe me dënimin që morën. O Zot i madh, Ty të lutemi dhe të kërkojmë mbrojtje, që të na ruash nga një ndëshkim i tillë! E ku ka ndëshkim më të madh për njerëzit, sesa të arrijnë në atë gjendje që, prej tyre të distancohej krijesa më e mirë dhe më e dashur, profeti i Zotit?!

7:94Page 162

وَمَآ أَرۡسَلۡنَا فِي قَرۡيَةٖ مِّن نَّبِيٍّ إِلَّآ أَخَذۡنَآ أَهۡلَهَا بِٱلۡبَأۡسَآءِ وَٱلضَّرَّآءِ لَعَلَّهُمۡ يَضَّرَّعُونَ ٩٤

And We sent to no city a prophet [who was denied] except that We seized its people with poverty and hardship that they might humble themselves [to Allāh].

Sa herë që kemi dërguar pejgamber në ndonjë popull, Ne i kemi sprovuar ata me vuajtje e fatkeqësi, me qëllim që të përuleshin. - Allahu i Lartësuar i ka dërguar të gjithë profetët me mesazh të qartë: të adhurojnë Atë si Zot të vetëm. Kështu, ata i ftonin popujt e tyre në teuhid dhe i ndalonin nga e keqja ku kishin rënë. Kur nuk bindeshin, i Madhëruari i godiste me fatkeqësi dhe sprova, si me varfëri, sëmundje e telashe të tjera, me një qëllim të caktuar: që ata të përuleshin Allahut të Lartësuar për të pasuar të vërtetën. Por nëse kjo mënyrë nuk funksiononte dhe ata vazhdonin me arrogancën e tyre, atëherë:

7:95Page 162

ثُمَّ بَدَّلۡنَا مَكَانَ ٱلسَّيِّئَةِ ٱلۡحَسَنَةَ حَتَّىٰ عَفَواْ وَّقَالُواْ قَدۡ مَسَّ ءَابَآءَنَا ٱلضَّرَّآءُ وَٱلسَّرَّآءُ فَأَخَذۡنَٰهُم بَغۡتَةٗ وَهُمۡ لَا يَشۡعُرُونَ ٩٥

Then We exchanged in place of the bad [condition], good, until they increased [and prospered] and said, "Our fathers [also] were touched with hardship and ease."1 So We seized them suddenly while they did not perceive.2

Pastaj ua kemi zëvendësuar vuajtjen me mirësi ... -U ktheheshin sërish mirësitë e begatitë e shumta dhe u largoheshin fatkeqësitë. Kështu, duke u kënaqur me mirësitë e Allahut, ata harronin kohën e fatkeqësive.... derisa shumoheshin e begatoheshin e thoshin: “Edhe etërit tanë kanë vuajtur e kanë qenë në skamje(kështu e ka jeta)”.Atëherë i dënonim në befasi, pa u kuptuar fare nga ata.” - Ata pandehnin se kishin nën kontroll absolut gjithçka që u kishte dhuruar Allahu dhe as që e prisnin shkatërrimin, që i kapi në befasi.

7:96Page 163

وَلَوۡ أَنَّ أَهۡلَ ٱلۡقُرَىٰٓ ءَامَنُواْ وَٱتَّقَوۡاْ لَفَتَحۡنَا عَلَيۡهِم بَرَكَٰتٖ مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِ وَلَٰكِن كَذَّبُواْ فَأَخَذۡنَٰهُم بِمَا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ ٩٦

And if only the people of the cities had believed and feared Allāh, We would have opened [i.e., bestowed] upon them blessings from the heaven and the earth; but they denied [the messengers], so We seized them for what they were earning.1

Në ajetet e mëparshme, Allahu i Lartësuar na tregoi se i sprovon mohuesit me dy mënyra: me fatkeqësi, me qëllim që të reflektojnë e të pendohen, dhe duke u hapur portat e kënaqësive të kësaj bote, për t’i hutuar dhe për t’i ndëshkuar më pas në befasi. Pas këtij mesazhi të qartë, Allahu i Madhëruar na jep një mësim të çmuar për lumturinë në dynja dhe në ahiret:Sikur popujt e vendeve të kishin besuar(në Allahun)dhe të ishin të devotshëm, Ne do t’ua kishim hapur të gjitha llojet e begative nga qielli e nga toka... -Nëse do të besonin sinqerisht me zemër dhe nëse këtë e vërtetonin me vepra, atëherë Allahu i Madhëruar dhe Bujar do t’ua hapte portat e begative të qiejve dhe të tokës. Nga qielli do të binte ujë i bollshëm dhe i begatshëm, ndërsa toka do të mbushej me bimë e fruta, si ushqim i pasur për njerëzit dhe kafshët e tyre. Kështu, ata do të jetonin mes bollëkut, pa provuar lodhje, mundim, frikë e ankth. Por ata nuk i plotësuan këto dy kushte të lumturisë: ata as nuk besuan dhe as nuk u bindën ndaj porosive të Zotit. E cili qe rezultati? I Lartësuari thotë:...por ata mohuan(të vërtetën). Prandaj Ne i dënuam me shkatërrim, siç e merituan.- Për shkak të mosbesimit dhe gjynaheve të tyre, ata pësuan fatkeqësi dhe u privuan nga mirësitë e të Madhërishmit. Në fakt, kjo qe vetëm një pjesë e vogël e asaj që ata meritonin. Nëse Allahu do t’i ndëshkonte për të gjitha gjynahet e tyre, nuk do të linte në tokë asnjë gjallesë. Fatkeqësitë vijnë për shkak të gjynaheve të njerëzve, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “E keqja është shfaqur në tokë e në det për shkak të asaj që bënë duart e njerëzve, që ata të shijojnë një pjesë të ndëshkimit që meritojnë dhe me shpresë që të kthejnë rrugë (nga e këqja).” [Rum 41].

7:97Page 163

أَفَأَمِنَ أَهۡلُ ٱلۡقُرَىٰٓ أَن يَأۡتِيَهُم بَأۡسُنَا بَيَٰتٗا وَهُمۡ نَآئِمُونَ ٩٧

Then, did the people of the cities feel secure from Our punishment coming to them at night while they were asleep?

A ndihen të sigurt banorët e vendeve nga ndëshkimi Ynë që mund të vijë natën, kur ata janë në gjumë? - Bëhet fjalë për ata njerëz që mohojnë Zotin, ashtu sikurse kuptohet nga konteksti i ajeteve të mësipërme. Pra, mos vallë, janë siguruar këta banorë nga ndëshkimi i ashpër i Zotit, që mund t’i përshijë befas atëherë kur ata janë në gjumë apo të rehatuar?

7:98Page 163

أَوَأَمِنَ أَهۡلُ ٱلۡقُرَىٰٓ أَن يَأۡتِيَهُم بَأۡسُنَا ضُحٗى وَهُمۡ يَلۡعَبُونَ ٩٨

Or did the people of the cities feel secure from Our punishment coming to them in the morning while they were at play?1

A ndihen të sigurt banorët e vendeve nga ndëshkimi Ynë që mund të vijë ditën për diell, kur janë duke dëfryer? - Çfarë i bën ata që të jenë të sigurt nga ky ndëshkim, ndërkohë që i kanë kryer të gjitha veprat që e sjellin atë?! Ata kanë kryer krime aq të mëdha, saqë vetëm një pjesë e tyre do të mjaftonte për të merituar ndëshkimin.

7:99Page 163

أَفَأَمِنُواْ مَكۡرَ ٱللَّهِۚ فَلَا يَأۡمَنُ مَكۡرَ ٱللَّهِ إِلَّا ٱلۡقَوۡمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ ٩٩

Then, did they feel secure from the plan of Allāh? But no one feels secure from the plan of Allāh except the losing people.

A ndihen të sigurt ata nga ndëshkimi i Allahut? -Askush nuk mund të jetë i sigurt nga ndëshkimi i Allahut, i Cili u lë afat zullumqarëve dhe gradualisht i fut thellë ata në shtegun e ndëshkimit, pa u kuptuar fare nga ata. Ai vërtet i afatizon, por ndëshkimi i Tij është i pakthyeshëm dhe i ashpër. Njeriu i mençur nuk ndihet asnjëherë i siguruar prej ndëshkimit të Zotit të Madhërishëm. Për ata që ndihen rehat dhe mospërfillës ndaj këtij ndëshkimi, Allahu thotë:Askush nuk ndihet i sigurt nga ndëshkimi i Allahut, veç njerëzve të humbur. - Ata të cilët pretendojnë se janë të sigurt nga ndëshkimi i Allahut të Lartësuar, ata në të vërtetë nuk besojnë në gjykimin e drejtë të Tij. Në këtë mënyrë, ata dëshmojnë se nuk i besojnë profetët dhe shpalljet e Zotit. Ky ajet është një kërcënim i ashpër për njeriun, që të mos ndihet kurrë i shkujdesur dhe i sigurt në vetvete, me pretendimin se ka iman në zemrën e tij. Përkundrazi, robi duhet të jetë vazhdimisht i kujdesshëm, se ndoshta ndonjë fatkeqësi e sprovë nga Zoti mund të bëhet shkak që prej tij të largohet edhe ai iman që ka. Njeriu duhet të lutet gjithmonë: "Ja mukal-libel kulub! Theb-bit kalbi ala dinik!" - “O Ti që i ndryshon zemrat! Forcoje zemrën time në fenë Tënde!" Përveç kësaj, ai duhet të përpiqet me çdo mënyrë të treguar nga Zoti për të shpëtuar nga e keqja, sidomos në kohën e sprovave. Mos harroni një fakt: sado i plotësuar të ndihet në veten e vet njeriu, kurrë nuk duhet të ndihet i sigurt për shpëtimin.

7:100Page 163

أَوَلَمۡ يَهۡدِ لِلَّذِينَ يَرِثُونَ ٱلۡأَرۡضَ مِنۢ بَعۡدِ أَهۡلِهَآ أَن لَّوۡ نَشَآءُ أَصَبۡنَٰهُم بِذُنُوبِهِمۡۚ وَنَطۡبَعُ عَلَىٰ قُلُوبِهِمۡ فَهُمۡ لَا يَسۡمَعُونَ ١٠٠

Has it not become clear to those who inherited the earth after its [previous] people that if We willed, We could afflict them for their sins? But We seal over their hearts so they do not hear.1

Allahu i Madhëruar u drejtohet pasrendësve të popujve që u shkatërruan, duke thënë:A nuk është e qartë për ata që trashëguan tokën e banorëve të saj të hershëm se, nëse dëshirojmë, Ne mund t'i dënojmë për gjynahet e tyre dhe t'ua vulosim zemrat, që ata të mos dëgjojnë? - A nuk morën mësim njerëzit nga shkatërrimi i popujve të mëparshëm mosbesimtarë, të cilët Zoti i ndëshkoi pikërisht për shkak të mosbesimit dhe gjynaheve të tyre?! A nuk i tremben ngjashmërisë me popujt e shkatërruar në gjynahet e tyre?! Ata duhet të jenë të bindur se, Allahu i Lartësuar, nëse dëshiron, ka për t’i ndëshkuar ashpër për mosbesimin dhe gjynahet e tyre. Le ta kujtojnë gjithmonë se ky është rregulli i pakthyeshëm i të Madhërishmit, që nuk ka për të ndryshuar kurrë, si për të parët, ashtu edhe për të fundit. Mosbesimi dhe mosbindja kanë për t’u ndëshkuar ashpër. Madje, Allahu i Madhëruar thotë: "... dhe ua vulosim zemrat, që ata të mos dëgjojnë”. Ky është një kërcënim i frikshëm për ata që mendojnë. Allahu i Madhëruar u kujton njerëzve ndëshkimin e Tij dhe i udhëzon që të nënshtrohen sipas udhëzimit të Tij. Ai i qorton dhe kërcënon vazhdimisht, që ata t’i përmbahen porosive të Tij. Por ata, sa herë që këshillohen, nuk nxjerrin mësim, sa herë që qortohen nuk reflektojnë, sa herë që udhëzohen, e shpërfillin udhëzimin. Atëherë, mbi ta godet dënimi i të Drejtit dhe Krenarit, dënim që të urtët dhe të mençurit i druhen shumë. Ky dënim quhet: “vulosja e zemrave, që ata kurrë më të mos dëgjojnë dhe as të gjejnë udhëzimin në rrugën e drejtë”. Kështu, ata mund t’i dëgjojnë argumentet e Zotit me veshët e tyre, por kjo nuk u bën efekt. Ata dëgjojnë thjesht për të mos pasur më asnjë argument para Zotit të tyre.

7:101Page 163

تِلۡكَ ٱلۡقُرَىٰ نَقُصُّ عَلَيۡكَ مِنۡ أَنۢبَآئِهَاۚ وَلَقَدۡ جَآءَتۡهُمۡ رُسُلُهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِ فَمَا كَانُواْ لِيُؤۡمِنُواْ بِمَا كَذَّبُواْ مِن قَبۡلُۚ كَذَٰلِكَ يَطۡبَعُ ٱللَّهُ عَلَىٰ قُلُوبِ ٱلۡكَٰفِرِينَ ١٠١

Those cities - We relate to you, [O Muḥammad], some of their news. And certainly did their messengers come to them with clear proofs, but they were not to believe in that which they had denied before.1 Thus does Allāh seal over the hearts of the disbelievers.

Këto janë ato vendbanime, për të cilat Ne të kemi treguar ty disa ngjarje. -I Madhëruari i rrëfen këto ngjarje që njerëzit të nxjerrin mësime, por prej tyre përfitojnë veçse të diturit e të urtët. Qëllimi tjetër është që zullumqarët të frenohen nga të këqijat e tyre, ndërsa të devotshmit të nxjerrin mësime.Atyre u erdhën të dërguarit me argumente të qarta,... -Atyre që mohuan profetët dhe Shpalljet e Zotit u erdhën argumente të qarta dhe ftesë për lumturinë e dynjasë dhe ahiretit. Allahu i Madhëruar i mbështeti profetët me mrekulli të shumta dhe të mëdha, që njerëzit të bindeshin se ata ishin të dërguar nga Zoti i qiejve dhe i tokës. Nëpërmjet Shpalljeve të qarta, profetët u shpjeguan popujve të vërtetën. Megjithatë, kjo nuk i ndihmoi dhe nuk i shpëtoi mohuesit nga ndëshkimi i Zotit. Argumentet dhe mrekullitë vetëm e shtonin largimin dhe kundërshtimin e tyre....por ata nuk donin t’i besonin asaj që më parë e kishin mohuar. - Shkak për këtë ndëshkim ishte pikërisht refuzimi i të vërtetës kur iu komunikua atyre herën e parë. Allahu i Madhëruar nuk e udhëzon një popull që nxiton ta refuzojë të vërtetën. Në suren En’am, ajeti 110, Allahu i Lartësuar thotë: “Ne do t'ua largojmë zemrat dhe shikimet atyre, ashtu sikurse nuk e besuan atë (Shpalljen e Zotit)për herë të parë dhe do t'i lëmë të bredhin të hutuar në shfrenimin e tyre.”. Ndërsa në këtë ajet i Madhëruari thotë:Kështu i vulos Allahu zemrat e atyre që nuk besojnë. - Ky është ndëshkimi i drejtë i Zotit për mohuesit e këshillave të Tij. Allahu i Madhëruar nuk u bën aspak padrejtësi, por janë ata që i bëjnë padrejtësi vetes së tyre.

7:102Page 163

وَمَا وَجَدۡنَا لِأَكۡثَرِهِم مِّنۡ عَهۡدٖۖ وَإِن وَجَدۡنَآ أَكۡثَرَهُمۡ لَفَٰسِقِينَ ١٠٢

And We did not find for most of them any covenant;1 but indeed, We found most of them defiantly disobedient.

Shumicën e tyre nuk i gjetëm besnikë ndaj premtimit. -Shumica e popujve ku u dërguan profetë nuk besuan dhe nuk iu përmbajtën porosive të Allahut.Shumicën e tyre i gjetëm të pabindur. - Ata ishin shkelës të kufijve të Allahut dhe të pabindur ndaj urdhëresave të Tij. Ata u bindeshin vetëm dëshirave të tyre, larg udhëzimit të drejtë të Allahut të Madhëruar. Allahu i Madhëruar i sprovoi njerëzit duke dërguar profetë, duke shpallur libra dhe duke i urdhëruar që t’u përmbahen porosive të Tij. Por është vetëm një pakicë që i kanë zbatuar këto porosi. Janë ata të cilët i ka përfshirë mëshira e Allahut për të qenë prej të lumturve dhe të shpëtuarve. Ndërsa shumica e tyre i kanë kthyer shpinën udhëzimit të Zotit me mendjemadhësi, prandaj kanë vuajtur fatkeqësi të ndryshme.

7:103Page 163

ثُمَّ بَعَثۡنَا مِنۢ بَعۡدِهِم مُّوسَىٰ بِـَٔايَٰتِنَآ إِلَىٰ فِرۡعَوۡنَ وَمَلَإِيْهِۦ فَظَلَمُواْ بِهَاۖ فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُفۡسِدِينَ ١٠٣

Then We sent after them Moses with Our signs to Pharaoh and his establishment, but they were unjust toward them.1 So see how was the end of the corrupters.

Pastaj, pas tyre, ne dërguam Musanë te Faraoni dhe rrethi i tij me Shenjat Tona, por edhe ata i refuzuan ato padrejtësisht. - Pas shumë profetëve, u dërgua Musai (a.s.), i ashtuquajturi Kelimullah(Ai të cilit i foli Allahu). Ai është imami dhe profeti i nderuar i Allahut, që u dërgua tek një popull tiran dhe i pamëshirshëm, tek Faraoni dhe rrethi i tij. Ai u tregoi atyre disa prej shenjave madhështore të Allahut të Madhëruar, që askush më herët në botë nuk i kishte parë. Ato ishin mrekulli të pashembullta. Megjithatë, ata i refuzuan dhe nuk i besuan, duke u treguar të padrejtë e kryeneçë. Për këtë, atamerituan një ndëshkim të pashembullt.Shiko, atëherë si qe fundi i shkatërrimtarëve! - Allahu i ndëshkoi ata dhimbshëm. Ata u mallkuan dhe poshtëruan në këtë jetë dhe në Ditën e Kijametit gjithashtu. I mallkuar qoftë ai popull i mjerë dhe mohues i të vërtetës! Deri këtu ishte një përshkrim i përmbledhur i ngjarjes, që Allahu i Madhëruar e sjell më të shtjelluar në vijim. Ai thotë:

7:104Page 163

وَقَالَ مُوسَىٰ يَٰفِرۡعَوۡنُ إِنِّي رَسُولٞ مِّن رَّبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٠٤

And Moses said, "O Pharaoh, I am a messenger from the Lord of the worlds

Musai tha: ‘O Faraon, unë jam dërguari nga Zoti i botëve. - Musai shkoi te Faraoni dhe i tha: "O Faraon! Unë jam dërguar prej Zotit të botëve. Unë vij prej Dërguesit Madhështor dhe të Plotpushtetshëm, që ka përfshirë në diturinë e Tij botën qiellore dhe atë tokësore. Ai administron të gjitha çështjet e krijesave. Ai kujdeset për krijesat e Tij, që nuk do t’i linte kurrë të shpërfillura, pa u dërguar profetë dhe pa u treguar udhën e drejtë, ku duhet të ecnin. Askush nuk mund të marrë guximin e të pretendojë së është i dërguar prej Tij, kur në të vërtetë nuk është. Unë, si i dërguar i Tij, e kam për detyrë që të flas veçse të vërtetën për të.

7:105Page 164

حَقِيقٌ عَلَىٰٓ أَن لَّآ أَقُولَ عَلَى ٱللَّهِ إِلَّا ٱلۡحَقَّۚ قَدۡ جِئۡتُكُم بِبَيِّنَةٖ مِّن رَّبِّكُمۡ فَأَرۡسِلۡ مَعِيَ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ١٠٥

[Who is] obligated not to say about Allāh except the truth. I have come to you with clear evidence from your Lord, so send with me the Children of Israel."1

Është detyrë për mua që të flas veçse të vërtetën për Allahun. -Unë nuk mund të them gënjeshtra për Allahun. Nëse do ta bëja, Ai do ta përshpejtonte ndëshkimin mbi mua. Ai do të më ndëshkonte ashpër, ashtu siç di të ndëshkojë Krenari i Plotpushtetshëm. Këto fjalë duhet të bënin që zemrat e tyre të nënshtroheshin, për ta adhuruar Allahun si Një të vetëm dhe për të zbatuar të gjitha porositë e Tij. Përveç këtyre, ishin gjithë ato mrekulli, që Musai u solli prej Zotit të gjithësisë, të cilat dëshmonin se ai ishte vërtet profet.Tani kam ardhur tek ju nga Zoti juaj me argument të qartë. Prandaj lëri bijtë e Izraelit të vijnë me mua!” - Pas gjithë atyre mrekullive, do të ishte detyrë e natyrshme për ta që të zbatonin porositë e Zotit. Dy qëllimet madhore të Shpalljes së Musait ishin: Së pari besimi i plotë në këtë Shpallje dhe në Profetin që e solli atë, duke punuar e jetuar sipas saj dhe së dyti çlirimi i bijve të Izraelit nga robëria. Bijtë e Izraelit ishin populli më i zgjedhur në atë kohë. Ata rridhnin prej profetëve të ardhur pas Jakubit (a.s.). Edhe Musai ishte njëri prej këtyre pasardhësve. Faraoni iu drejtua atij dhe i tha:

7:106Page 164

قَالَ إِن كُنتَ جِئۡتَ بِـَٔايَةٖ فَأۡتِ بِهَآ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ ١٠٦

[Pharaoh] said, "If you have come with a sign, then bring it forth, if you should be of the truthful."

Ai(Faraoni)tha: “Nëse, vërtet ke ardhur me ndonjë shenjë, na e trego, nëse je i sinqertë në ato që thua!”. - Këtu nis një rrëfim më i hollësishëm i ndodhisë mes Profetit të Zotit dhe Faraonit të mallkuar. Kështu, Faraoni i kërkoi Musait një shenjë, që të vërtetonte se ishte profet. Atëherë, Musai filloi të shfaqte mrekullitë, që Zoti ia kishte mundësuar.

7:107Page 164

فَأَلۡقَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ ثُعۡبَانٞ مُّبِينٞ ١٠٧

So he [i.e., Moses] threw his staff, and suddenly it was a serpent, manifest.1

Ai(Musai)e hodhi shkopin e vet, dhe ja, ai u bë gjarpër i vërtetë.” - Shkopi u shndërrua në një gjarpër të vërtetë, që njerëzit e panë me sytë e tyre.

7:108Page 164

وَنَزَعَ يَدَهُۥ فَإِذَا هِيَ بَيۡضَآءُ لِلنَّٰظِرِينَ ١٠٨

And he drew out his hand; thereupon it was white [with radiance] for the observers.

Pastaj nxori dorën e tij, dhe ja, ajo ishte e bardhë për të gjithë shikuesit. - Musai e futi dorën brenda në këmishë, dhe kur e nxori jashtë, dora shkëlqente e bardhë, pa asnjë cen. Këto dy shenja duhet të mjaftonin si fakte të vërtetësisë së tij si profet i Zotit të botëve. Por ata që nuk besonin do të vazhdonin me mohimin e tyre, derisa t’u vinte ndëshkimi.

7:109Page 164

قَالَ ٱلۡمَلَأُ مِن قَوۡمِ فِرۡعَوۡنَ إِنَّ هَٰذَا لَسَٰحِرٌ عَلِيمٞ ١٠٩

Said the eminent among the people of Pharaoh, "Indeed, this is a learned magician

Paria e popullit të Faraonit tha: “Ky qenka, vërtet një magjistar i fortë. - Musai (a.s.) i mahniti me ato mrekulli, por ata përsëri nuk besuan, madje nisën të trillonin e jepnin llojlloj shpjegimesh të kota. Ata thanë: “Ky qenka magjistar shumë i fortë”. Pastaj filluan të frikësonin dhe manipulonin mendjelehtët e shumtë mes popullit të tyre, duke u thënë:

7:110Page 164

يُرِيدُ أَن يُخۡرِجَكُم مِّنۡ أَرۡضِكُمۡۖ فَمَاذَا تَأۡمُرُونَ ١١٠

Who wants to expel you from your land [through magic], so what do you instruct?"

Qëllimi i tij është që t’ju dëbojë nga vendi juaj. Atëherë, çfarë na këshilloni?” - Kuptimi: Me këto veprime, Musai kërkon që t'ju dëbojë prej vendit tuaj. Prandaj, ejani të mendojmë si t’i bëjmë ballë kësaj të keqeje që na ka pllakosur. Ejani të vendosim se si do të veprojmë me Musain, që kërkon të na shkatërrojë. Nëse ne nuk i vihemi pas dhe ta kundërshtojmë, atëherë shumica e njerëzve do të përqafojnë fenë e tij. Pas pleqërimit të gjendjes, ata erdhën në një mendim të përbashkët:

7:111–112Page 164

قَالُوٓاْ أَرۡجِهۡ وَأَخَاهُ وَأَرۡسِلۡ فِي ٱلۡمَدَآئِنِ حَٰشِرِينَ ١١١

They said,1 "Postpone [the matter of] him and his brother and send among the cities gatherers

يَأۡتُوكَ بِكُلِّ سَٰحِرٍ عَلِيمٖ ١١٢

Who will bring you every learned magician."

Ata thanë: “Ndali (për pak)atë dhe vëllanë e tij dhe dërgo nëpër qytete lajmëtarë, që të sjellin para teje të gjithë magjistarët(tanë)të zotë.” - Ndale veprimtarinë e Musait dhe të vëllait të tij dhe dërgo nëpër qytete lajmëtarë, që të tubojnë banorët e gjithë mbretërisë dhe magjistarët më të zotë, të cilët të përballen me Musain dhe të hedhin poshtë pretendimet e tij. Ata i thanë Profetit: “O Musa, vendos një takim mes nesh dhe juve, që ta respektojnë të dyja palët.” Në ajete të tjera kuranore thuhet: "Edhe ne do të kundërvihemi me të njëjtën magji, prandaj cakto një kohë dhe një vend që do të na përshtatet, e që nuk do ta thyenim as ne e as ti ”. Musai tha: “Koha e caktuar le të jetë dita e festës, në mënyrë që njerëzit të tubohen paradite”. Faraoni u kthye, tuboi magjistarët e vet dhe doli në kohën (dhe vendin) e caktuar." [Ta Ha 58 – 60]. Ndërsa në këtë sure, Allahu i Madhëruar thotë:

7:113Page 164

وَجَآءَ ٱلسَّحَرَةُ فِرۡعَوۡنَ قَالُوٓاْ إِنَّ لَنَا لَأَجۡرًا إِن كُنَّا نَحۡنُ ٱلۡغَٰلِبِينَ ١١٣

And the magicians came to Pharaoh. They said, "Indeed for us is a reward if we are the predominant."

Magjistarët erdhën te Faraoni e thanë: “A do të kemi shpërblimin(e duhur), në qoftë se dalim fitues?” - Magjistarët shkuan te Faraoni të kërkonin shpërblim për këtë sfidë, nëse do të dilnin fitues.

7:114Page 164

قَالَ نَعَمۡ وَإِنَّكُمۡ لَمِنَ ٱلۡمُقَرَّبِينَ ١١٤

He said, "Yes, and, [moreover], you will be among those made near [to me]."

Ai u tha: “Po, madje (edhe më shumë)ju do të jeni nga më të afërmit e mi.” - Faraoni iu përgjigj pozitivisht kërkesës së tyre, duke u premtuar shpërblim të madh dhe ngritje në poste të larta. Ai u bëri premtime joshëse, që ata të jepnin maksimumin në këtë përballje kaq të rëndësishme. Kur ata u mblodhën në vendin e caktuar, përpara një turme të madhe,thanë:

7:115Page 164

قَالُواْ يَٰمُوسَىٰٓ إِمَّآ أَن تُلۡقِيَ وَإِمَّآ أَن نَّكُونَ نَحۡنُ ٱلۡمُلۡقِينَ ١١٥

They said, "O Moses, either you throw [your staff], or we will be the ones to throw [first]."

Ata thanë: “O Musa! Të hedhësh ti (i pari)apo të hedhim ne(të parët)?”- Duke shfaqur mospërfillje ndaj asaj çfarë përfaqësonte Musai, ata i thanë që mund të niste ai i pari me shfaqjen, ose tëfillonin ata.

7:116Page 164

قَالَ أَلۡقُواْۖ فَلَمَّآ أَلۡقَوۡاْ سَحَرُوٓاْ أَعۡيُنَ ٱلنَّاسِ وَٱسۡتَرۡهَبُوهُمۡ وَجَآءُو بِسِحۡرٍ عَظِيمٖ ١١٦

He said, "Throw," and when they threw, they bewitched the eyes of the people and struck terror into them, and they presented a great [feat of] magic.1

Ai tha: “Hidhni ju (në fillim)!” –Qëllimi i Musait ishte që njerëzit të shihnin fillimisht magjinë e magjistarëve dhe pastaj të shihnin mrekullinë e Zotit në duart e Profetit të Tij, prandaj u tha që të fillonin ata të parët.Me hedhjen e tyre, njerëzit u magjepsën nga sytë dhe u frikësuan, sepse ishte, vërtet një magji e madhe. - Magjistarët hodhën litarë dhe shkopinj, të cilët dukeshin si gjarpërinj që lëviznin shpejt. Kjo qe vërtet një magji e madhe dhe e frikshme, që s’ishte parë kund.

7:117Page 164

۞ وَأَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنۡ أَلۡقِ عَصَاكَۖ فَإِذَا هِيَ تَلۡقَفُ مَا يَأۡفِكُونَ ١١٧

And We inspired to Moses, "Throw your staff," and at once it devoured what they were falsifying.

Atëherë, Ne i thamë Musait: “Hidh ti tani shkopin tënd!” Dhe ja: ai filloi të gëlltiste në çast të gjitha gënjeshtrat e tyre.” - Shkopi që hodhi Musai u shndërrua në një gjarpër të madh, që filloi të gëlltiste të gjithë ‘gjarpërinjtë’ e rremë të magjistarëve.

7:118Page 164

فَوَقَعَ ٱلۡحَقُّ وَبَطَلَ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ١١٨

So the truth was established, and abolished was what they were doing.

Kështu doli e vërteta në shesh dhe u asgjësua vepra e tyre. - Kështu doli dhe u kuptua qartë e vërteta, ndërsa e kota u shemb para syve të njerëzve.

7:119Page 164

فَغُلِبُواْ هُنَالِكَ وَٱنقَلَبُواْ صَٰغِرِينَ ١١٩

And they [i.e., Pharaoh and his people] were overcome right there and became debased.

Në këtë mënyrë, ata(Faraoni me parinë)u thyen dhe u larguan të poshtëruar. - Ata u mposhtën dhe ikën të turpëruar, bashkë me gënjeshtrat e tyre. Ata nuk ia arritën qëllimit, që kishin patur. Në të tilla kushte, më shumë se kujtdo tjetër, e vërteta iu bë e qartë magjistarëve, të cilët i njihnin mirë llojet dhe formën e magjive. Ata e kuptuan mirë se nuk kishin të bënin me një magji, por me një shenjë madhështore, të sjellë nga Zoti i Madhërishëm, së cilës askush nuk mund t’i bënte ballë. Për këtë shkak, më pas ndodhi ajo që Faraoni nuk e priste:

7:120–122Page 164

وَأُلۡقِيَ ٱلسَّحَرَةُ سَٰجِدِينَ ١٢٠

And the magicians fell down in prostration [to Allāh].

قَالُوٓاْ ءَامَنَّا بِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٢١

They said, "We have believed in the Lord of the worlds,

رَبِّ مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ ١٢٢

The Lord of Moses and Aaron."

Ndërsa magjistarët ranë në sexhde dhe thanë: “Ne besojmë në Zotin e gjithësisë, Zotin e Musait dhe të Harunit!”- Ne i besojmë si të vërteta të gjitha mesazhet që Zoti ka përcjellë nëpërmjet Musait. E besojmë Shpalljen dhe mrekullitë e qarta që ai solli. Kjo qe befasuese për Faraonin, i cili duke ikërcënuar, u tha:

7:123Page 165

قَالَ فِرۡعَوۡنُ ءَامَنتُم بِهِۦ قَبۡلَ أَنۡ ءَاذَنَ لَكُمۡۖ إِنَّ هَٰذَا لَمَكۡرٞ مَّكَرۡتُمُوهُ فِي ٱلۡمَدِينَةِ لِتُخۡرِجُواْ مِنۡهَآ أَهۡلَهَاۖ فَسَوۡفَ تَعۡلَمُونَ ١٢٣

Said Pharaoh, "You believed in him1 before I gave you permission. Indeed, this is a conspiracy which you conspired in the city to expel therefrom its people. But you are going to know.

Faraoni tha: “Guxuat ta besoni Atë pa lejen time?! -Faraoni i mallkuar ishte një tiran i pashpirt, një satrap që e kishte robëruar popullin jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht. Fjala e tij ishte ligj dhe e padiskutueshme. Askush nuk mund të kundërshtonte gjykimin e Faraonit. Populli ishte nënshtruar dhe tërësisht i paaftë për të mbrojtur të drejtat e veta. Për të treguar ndikimin e Faraonit mbi popull, Allahu i Madhëruar thotë në një ajet tjetër: “Ai arriti ta frikësonte popullin e vet, të cilët e dëgjuan. Ata ishin vërtet një popull i shkatërruar." [Zuhruf 54]. Ndërsa në këtë sure thotë: “Guxuat ta besoni Atë pa lejën time?!" Pra, sikur u thoshte: Kjo është mungesë edukate nga ana juaj, madje një fyerje që i bëhet autoritetit tim. Ky guximi juaj është i ndëshkueshëm. Pastaj filloi t’i manipulonte mendjen popullit dhe t’i mashtronte ata, duke u thënë magjistarëve:Kjo është veç një dredhi, që ju e keni përgatitur, me qëllim që të largoni banorët prej qytetit. - Kuptimi: Musai është mësuesi juaj, ai që ju ka mësuar magjinë. Ju keni rënë në ujdi që përpara sfidës që të fitonte Musai, dhe pastaj të deklaroheshit si palë e tij, që të gënjenit popullin. Kështu, ju planifikoni që të dëboni prej këtej zotërit e vërtetë të këtij vendi. Padyshim, ky inskenim nga ana e Faraonit qe një mashtrim i rafinuar, sepse ai e dinte shumë mirë të vërtetën. Po ashtu, të gjithë e dinin që Musai nuk ishte takuar asnjëherë me magjistarët më parë. Pastaj, ishte propozimi i vetë Faraonit për t’u realizuar ajo përballje, e jo i Musait. Gjithashtu, ajo që bëri Musai ishte një mrekulli e qartë dhe magjistarët bënë maksimumin për ta mposhtur atë, por nuk ia arritën dot. Madje, vetë dështimi i tyre dhe ajo që ata panë u bënë shkak që magjistarët të besonin dhe ta pasonin Musain. Megjithatë, Faraoni i kërcënoi ata:Por shpejt keni për ta parë (ç'do t'ju gjejë). - Keni për ta parë ndëshkimin e ashpër, që ju pret.

7:124Page 165

لَأُقَطِّعَنَّ أَيۡدِيَكُمۡ وَأَرۡجُلَكُم مِّنۡ خِلَٰفٖ ثُمَّ لَأُصَلِّبَنَّكُمۡ أَجۡمَعِينَ ١٢٤

I will surely cut off your hands and your feet on opposite sides; then I will surely crucify you all."

Unë kam për t’jua prerë duar e këmbë këmbyerazi e pastaj do t’ju gozhdoj të gjithëve.” - Me këtë mënyrë ndëshkoheshin vetëm terroristët, që prishnin rendin. Kështu, Faraoni po jepte të kuptohej në popull se ata ishin kriminelë tepër të rrezikshëm për rendin, që e meritonin një ndëshkim të tillë. Ndëshkimi ishte prerja e një dore dhe e një këmbe në anë të kundërt, domethënë, dora e djathtë me këmbën e majtë. Pastaj do të gozhdoheshin në trungjet e palmave, derisa të vdisnin. Magjistarët, që tashmë ishin penduar dhe kishin besuar Zotin e vërtetë, i drejtohen Faraonit, që i kërcënoi më këtë dënim të ashpër, dhe i thonë:

7:125Page 165

قَالُوٓاْ إِنَّآ إِلَىٰ رَبِّنَا مُنقَلِبُونَ ١٢٥

They said, "Indeed, to our Lord we will return.

Ata thanë: “Po, nuk ka dyshim se ne do të kthehemi tek Zoti ynë. - Ne as që na tremb ndëshkimi yt. Madje as që i kushtojmë fare rëndësi atij. Allahu është i Përjetshëm dhe përfundimi pranë Tij është zgjedhja më e mirë për ne. Prandaj, bëj ç’ke për të bërë me ne!

7:126Page 165

وَمَا تَنقِمُ مِنَّآ إِلَّآ أَنۡ ءَامَنَّا بِـَٔايَٰتِ رَبِّنَا لَمَّا جَآءَتۡنَاۚ رَبَّنَآ أَفۡرِغۡ عَلَيۡنَا صَبۡرٗا وَتَوَفَّنَا مُسۡلِمِينَ ١٢٦

And you do not resent us except because we believed in the signs of our Lord when they came to us. Our Lord, pour upon us patience1 and let us die as Muslims [in submission to You]."

Ti po hakmerresh ndaj nesh vetëm pse besuam në shenjat e Zotit tonë, kur na erdhën para syve. - Ti nuk ke asnjë motiv të drejtë për këtë kërcënim që po na bën. I vetmi 'gabim" i yni është fakti që ne besuam argumentet e Zotit tonë, kur ato u shfaqën qartë. Nëse ky konsiderohet krim për t’u ndëshkuar, atëherë le të ndëshkohemi. Pastaj ata iu përgjëruan Allahut, që t’u falte durim duke thënë:Zoti ynë! Na jep durim dhe na i merr shpirtrat si muslimanë!” - Na jep durim të madh, sepse kjo është një sprovë shumë e madhe, që përfundon me vdekje të dhimbshme. Në një sprovë të tillë, zemra dhe shpirti duhet të jenë të patundur në besim. Me durim e besim përballohet çdo dhimbje, sado e madhe qoftë. Pastaj u lutën që vdekja t’i gjente si muslimanë, të nënshtruar ndaj Zotit dhe si pasues të denjë të Profetit të Tij. Nga kjo histori kuptohet se Faraoni e ekzekutoi këtë ndëshkim, por Allahu i Madhëruar i forcoi të penduarit me durim e besim, për ta përballuar atë. Ky ishte qëndrimi i magjistarëve, të cilët e njohën të vërtetën dhe e besuan sinqerisht Allahun e Madhëruar. Ndërsa nga ana tjetër qëndronte Faraoni, paria rreth tij dhe populli zullumqar që i pasonte dhe u bindej. Këta të mjerë i mohuan shenjat dhe Shpalljen e Zotit, që përcolli Musai. Duke dashur që të ndëshkohej Musai dhe besimtarët, me pretendimin se mesazhi i Profetit ishte i kotë, i pavërtetë, madje shkaktues i trazirave, ata i drejtohen Faraonit dhe i thonë:

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском