As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
المرسلات
Al-Mursalat
The Emissaries · Meccan · 50 ayahs
Allahu i Madhëruar bën një sërë betimesh për vërtetësinë e Ditës së Ringjalljes dhe Llogarisë së drejtë.Betohem për ata që dërgohen njëri pas tjetrit me mirësi,... –“Ata” janë melekët, që Zoti i dërgon të zbatojnë vendimet e Tij, të kujdesen për krijesat dhe për botën, të zbatojnë urdhrat e Tij që kanë të bëjnë me fenë dhe me jetën e kësaj bote. Allahu i Madhëruar i ka përshkruar melekët si ‘urfa’, pra, të mbushur dhe të dërguar plot mirësi, urtësi dhe dobi, jo me kotësi e ligësi.
...Për ata që janë të shpejtë si fortune, -Edhe ky është një përshkrim i melekëve, si robër të bindur e të nënshtruar, të cilët nxitojnë menjëherë që të zbatojnë urdhrat, detyrimet dhe misionet e ngarkuara nga i Madhëruari. Ata janë të shpejtë dhe të përpiktë në zbatimin e urdhrave dhe realizimin e detyrave. Ata janë të shpejtë si stuhitë e furishme. Por ka mundësi që ky të jetë një betim në stuhitë e furishme kur fryjnë me furi. Në këtë rast kuptimi do të ishte “Për erërat që fryjnë furishëm!”
Për shpërndarësit, që shpërndajnë! –Edhe këtu ka mundësi që të flitet për melekët, të cilën shpërndajnë atë që Zoti ka urdhëruar të shpërndahet. Por ka mundësi që të flitet edhe për retë, të cilat Zoti i shpërndan nëpër qiell dhe, nëpërmjet ujit të zbritur prej tyre, ringjall tokën, pas vdekjes së saj.
Për ata që ndajnë saktë! –pra për melaiket të cilët vijnë me urdhërin e Zotit që dallojnë e ndajnë të vërtetën nga e kota, hallallin nga harami.
77:5–6Page 580
فَٱلۡمُلۡقِيَٰتِ ذِكۡرًا ٥
And those [angels] who deliver a message
عُذۡرًا أَوۡ نُذۡرًا ٦
As justification or warning,
Për ata që sjellin shpallje(nga Allahu), Si dëshmi ose si paralajmërim! –Këta janë gjithashtu melekët, që kryejnë detyrën më të rëndësishme dhe më të nderuar: ata zbresin shpalljet e Zotit, nëpërmjet të cilave Ai i mëshiron robërit e Tij dhe i udhëzon në rrugën e mirësisë dhe lumturisë. Zoti i Madhëruar ua përcjell shpalljet profetëve të Tij, që të jenë si dëshmi kundër jobesimtarëve, në mënyrë që ata të mos kenë asnjë justifikim para Tij, dhe si paralajmërim për njerëzit, për tmerrin që i pret përpara.
S’ka dyshim se ajo që ju është premtuar ka për të ndodhur patjetër... -Ringjallja dhe llogaria e drejtë për veprat është një ngjarje që patjetër do të ndodhë, pa asnjë dyshim. Kur të vijë ajo ditë, do të ndodhin shumë ndryshime në botë, të cilat do të shkaktojnë tmerr dhe frikë, siç thotë i Madhëruari:
77:8–10Page 580
فَإِذَا ٱلنُّجُومُ طُمِسَتۡ ٨
So when the stars are obliterated
وَإِذَا ٱلسَّمَآءُ فُرِجَتۡ ٩
And when the heaven is opened
وَإِذَا ٱلۡجِبَالُ نُسِفَتۡ ١٠
And when the mountains are blown away
...atëherë kur yjet të shuhen, kur qielli të çahet, kur malet të shpërbëhen... -Yjet do të shuhen dhe do të këputen nga vendi i tyre. Malet do të shpërbëhen dhe sheshohen. Ato do të bëhen pluhur, që do shpërndahet në ajër. Toka do të bëhet e sheshtë, pa male e gropa. Kjo është, gjithashtu, dita e përcaktuar për dëshminë e profetëve:
77:11–12Page 580
وَإِذَا ٱلرُّسُلُ أُقِّتَتۡ ١١
And when the messengers' time has come...1
لِأَيِّ يَوۡمٍ أُجِّلَتۡ ١٢
For what Day was it postponed?1
...e kur të dërguarve u është caktuar koha për të dëshmuar. E në ç’ditë u është caktuar atyre koha? -Atë ditë, profetët do të dëshmojnë për popujt e tyre, për besimin apo mosbesimin e tyre. Pyetja më pas është bërë për të treguar rëndësinë dhe madhështinë e asaj dite. Asaj i përgjigjet Allahu i Madhëruar, duke thënë:
77:13–14Page 580
لِيَوۡمِ ٱلۡفَصۡلِ ١٣
For the Day of Judgement.
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا يَوۡمُ ٱلۡفَصۡلِ ١٤
And what can make you know what is the Day of Judgement?
Ditën e Gjykimit! E ku e di ti se ç’është Dita e Gjykimit? -Ajo është dita e ndarjes mes krijesave. Çdokush do të llogaritet më vete dhe i vetëm. Pastaj i Madhëruari kërcënon mohuesit e kësaj dite:
Mjerë mohuesit atë ditë! -Mjerë ata, për dëshpërimin dhe ndëshkimin e rëndë që i pret! Mjerë ata, për fundin e keq ku po shkojnë! Allahu i Madhëruar i ka paralajmëruar për këtë ditë, madje, është betuar për vërtetësinë e saj, por ata sërish e mohojnë, prandaj e meritojnë ndëshkimin e dhembshëm.
A nuk i shkatërruam Ne popujt më të hershëm... –Kuptimi: A nuk i shkatërruam jobesimtarët e popujve të shkuar?!
...dhe pastaj të tjerët që i shoqëruan? -Po kështu ndëshkuam të gjithë ata mohues e arrogantë prej popujve që erdhën më pas, të cilët e konsideruan Ditën e Ringjalljes dhe të Llogarisë si mashtrim.
Kështu bëjmë Ne me keqbërësit. -Ky është rregulli i pandryshueshëm i Zotit për zullumqarët: ndëshkim i pakthyeshëm. Atëherë, pse nuk merrni mësim nga ato që shihni dhe dëgjoni?!
Mjerë mohuesit atë ditë! -Mjerë ata që mohojnë të vërtetën, pas vështrimit të argumenteve të qarta dhe pasi mësuan rreth ndëshkimeve të Zotit kundër mohuesve.
77:20–22Page 581
أَلَمۡ نَخۡلُقكُّم مِّن مَّآءٖ مَّهِينٖ ٢٠
Did We not create you from a liquid disdained?
فَجَعَلۡنَٰهُ فِي قَرَارٖ مَّكِينٍ ٢١
And We placed it in a firm lodging [i.e., the womb]
إِلَىٰ قَدَرٖ مَّعۡلُومٖ ٢٢
For a known extent.
A nuk ju krijojmë nga një lëng i dobët, që e vendosim në një vend të sigurt, deri në një afat të caktuar?! -A nuk ju krijojmë, o njerëz, prej një lëngu të nënçmuar, i cili del nga mesi shpinës dhe dërrasës së kraharorit?! Pastaj atë lëng e vendosim në një vend të sigurt, ku zhvillohet deri në një afat të caktuar. Pastaj e zhvillojmë embrionin mes disa errësirave, duke e kaluar nëpër faza të ndryshme. Nga një pikë uji, kthehet në gjak të mpiksur, pastaj ngjan me një kafshatë të përtypur, derisa Allahu e formon atë si një trup, e pastaj atij trupi i fryn shpirtin. Por ka edhe që vdesin para kësaj kohe.
77:23Page 581
فَقَدَرۡنَا فَنِعۡمَ ٱلۡقَٰدِرُونَ ٢٣
And We determined [it], and excellent [are We] to determine.
Ne e bëjmë përcaktimin e krijimit. Sa përcaktues të mirë jemi! -Allahu i Lartësuar lavdëron Veten e Vet, sepse të gjitha përcaktimet e Tij janë me urtësi dhe e meritojnë lavdërimin.
Mjerë mohuesit atë ditë! -Mjerë për mohuesit, pasi Allahu ua sqaroi argumentet dhe pasi u tregoi historitë e ndëshkimit të popujve mohues të mëparshëm!
77:25–26Page 581
أَلَمۡ نَجۡعَلِ ٱلۡأَرۡضَ كِفَاتًا ٢٥
Have We not made the earth a container
أَحۡيَآءٗ وَأَمۡوَٰتٗا ٢٦
Of the living and the dead?
A nuk e bëmë Ne tokën që të mbajë në gjirin e vet të gjallë dhe të vdekur?! –Kuptimi: A nuk kemi bërë mirësi të madhe për ju kur e nënshtruam tokën dhe e bëmë të tillë që ju të përfitoni prej saj?! Gjatë jetës, ju ndërtoni shtëpitë mbi të, ndërsa pas vdekjes, ajo ju shërben për varrin tuaj. Sikurse shtëpitë mbi tokë janë mirësi nga Allahu i Madhëruar për robërit e Tij, po ashtu janë edhe varret nën tokë. Varri është mëshirë për njeriun, sepse ai mbulon dhe ruan kufomën që të mos bjerë pre e egërsirave dhe të përdhoset prej tyre.
77:27Page 581
وَجَعَلۡنَا فِيهَا رَوَٰسِيَ شَٰمِخَٰتٖ وَأَسۡقَيۡنَٰكُم مَّآءٗ فُرَاتٗا ٢٧
And We placed therein lofty, firmly set mountains and have given you to drink sweet water.
A nuk kemi vënë në të male të forta e të larta?! -Allahu i Madhëruar i vendosi malet në tokë, me qëllim që ajo të jetë e qëndrueshme. Që toka të mos lëvizë bashkë me banorët e saj, i Madhëruari e forcoi atë me male të forta, të larta dhe të gjëra.A nuk ju kemi dhënë ujin, që jua shuan etjen?! –Ju kemi dhënë ujë të ëmbël, të pijshëm e të këndshëm, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “A e shihni ujin që pini? Vallë, ju e lëshoni atë prej reve, apo jemi Ne që e lëshojmë? Nëse dëshirojmë, Ne e bëjmë atë të kripur. A nuk falënderoni?!” [Uakia 68 – 70].
Mjerë mohuesit atë ditë! -Mjerë ata që e mohojnë Ditën e Gjykimit, edhe pse Zoti u ka dhuruar gjithë ato mirësi, të cilat vetëm Ai mund t’i dhurojë. Ai i ka privilegjuar ata me shumë gjëra, por ata, në vend të mirënjohjes, përgjigjen me mohim dhe mosbesim.
77:29Page 581
ٱنطَلِقُوٓاْ إِلَىٰ مَا كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ ٢٩
[They will be told], "Proceed to that which you used to deny.
Shkoni tek ai vend, që ju e konsideruat të gënjeshtërt! – Ky është mjerimi që i pret kriminelët në Ditën e Gjykimit. Atyre do t’u thuhet: “Shkoni tani tek ai vend, të cilin ju e mohonit!”. Më pas, Allahu i Lartësuar e qartëson se ç’është ky vend:
77:30–31Page 581
ٱنطَلِقُوٓاْ إِلَىٰ ظِلّٖ ذِي ثَلَٰثِ شُعَبٖ ٣٠
Proceed to a shadow [of smoke] having three columns
لَّا ظَلِيلٖ وَلَا يُغۡنِي مِنَ ٱللَّهَبِ ٣١
[But having] no cool shade and availing not against the flame."
Shkoni tek ajo hije, që ka tri degëzime, që nuk bën as fresk e as nuk mbron prej flakëve. –Kuptimi: Shkoni në hijen e zjarrit të Xhehenemit, në të cilin dallohen tri gjuhë të mëdha flakësh. Ajo është një hije, në të cilën nuk ka freski e as prehje. Kush qëndron në të nuk i shpëton dot flakëve të Zjarrit, të cilat të përpijnë në çdo drejtim: djathtas, majtas, lart e poshtë, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Ata do të kenë shtresa zjarri nga sipër dhe shtresa zjarri nga poshtë. Me këtë i frikëson Allahu robërit e Vet: “O robërit e Mi, kijeni frikë (dënimin)!” [Zumer 16]. Ose: “Për ata është përgatitur Xhehenemi, si shtrat nga poshtë dhe si mbulesë nga lart. Kështu i shpërblejmë Ne të padrejtët.” [El ea’raf, 41]. Më pas, i Lartësuari përshkruan shkëndijat e Zjarrit, që tregojnë për madhësinë, tmerrin dhe pamjen e frikshme të Xhehenemit:
77:32–33Page 581
إِنَّهَا تَرۡمِي بِشَرَرٖ كَٱلۡقَصۡرِ ٣٢
Indeed, it throws sparks [as huge] as a fortress,
كَأَنَّهُۥ جِمَٰلَتٞ صُفۡرٞ ٣٣
As if they were yellowish [black] camels.
Ai hedh shkëndija të mëdha, sa një kështjellë, që duken sikur të ishin deve të verdha! –Devetë e verdha kanë, në fakt, një ngjyrë të verdhë të errët. Kjo tregon se edhe zjarri i Xhehenemit është i errët. Kështu janë flakët, thëngjijtë dhe shkëndijat e tij. Ai ka pamje të tmerrshme dhe nxehtësi të llahtarshme. Unë lus Allahun të na ruajë nga ky zjarr dhe nga veprat që të çojnë në të!
Mjerë mohuesit atë ditë! -Mjerë atë ditë për ata që e konsiderojnë ringjalljen si gënjeshtër! Mjerë ata, për zjarrin që i pret!
77:35–37Page 581
هَٰذَا يَوۡمُ لَا يَنطِقُونَ ٣٥
This is a Day they will not speak,
وَلَا يُؤۡذَنُ لَهُمۡ فَيَعۡتَذِرُونَ ٣٦
Nor will it be permitted for them to make an excuse.
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ ٣٧
Woe, that Day, to the deniers.
Kjo është ditë kur ata nuk flasin, kur nuk u lejohet as që të shfajsohen! Mjerë mohuesit atë ditë! -Ajo do të jetë një ditë shumë e rëndë për mohuesit, të cilët nuk do të jenë në gjendje as të flasin, nga frika dhe tmerri i madh. Edhe nëse mund të justifikohen për mohimin e tyre të Ditës së Gjykimit, atyre nuk do t’u pranohen justifikimet, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Kështu atë ditë atyre që bënë padrejtësi, asnjë pendesë nuk u bën dobi e as që kërkohet të arsyetohen.”. [Rum 57].
77:38Page 581
هَٰذَا يَوۡمُ ٱلۡفَصۡلِۖ جَمَعۡنَٰكُمۡ وَٱلۡأَوَّلِينَ ٣٨
This is the Day of Judgement; We will have assembled you and the former peoples.
Kjo është Dita e Gjykimit, që do ju mbledhë ju dhe ata të mëparshmit. -Ajo është dita kur Allahu i Madhëruar do të bëjë ndarjen dhe gjykimin e drejtë mes krijesave.
Nëse keni ndonjë dredhi, atëherë ejani e bëjeni! –Kuptimi: Nëse keni ndonjë mundësi të dredhoni për të dalë jashtë pushtetit dhe mbretërimit Tim dhe të shpëtoni prej ndëshkimit Tim, bëjeni! Por ju nuk keni asnjë mundësi për diçka të tillë, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “O turma e xhindeve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të Tokës, dilni! Por ju nuk mund ta bëni këtë, veçse me ndonjë fuqi të madhe.”. [Rahman 33]. Atë ditë do të shkatërrohen dhe humbasin të gjitha kurthet dhe intrigat e zullumqarëve. Ata do të dorëzohen të pafuqishëm ndaj ndëshkimit të Allahut dhe do të sigurohen plotësisht se ishin gënjeshtarë.
Mjerë mohuesit atë ditë! -Mjerë mohuesit, për dënimin që i pret, para të cilit do të jenë të pafuqishëm dhe nuk do të kenë asnjë mundësi për t’i shpëtuar.
77:41Page 581
إِنَّ ٱلۡمُتَّقِينَ فِي ظِلَٰلٖ وَعُيُونٖ ٤١
Indeed, the righteous will be among shades and springs
Pasi foli për ndëshkimin e mohuesve të Ditës së Gjykimit, i Lartësuari tregon tani për shpërblimin e besimtarëve:Nuk ka dyshim se të devotshmit do të jenë nën hije, pranë burimeve... -Të devotshmit janë ata që ruhen nga mosbesimi dhe mohimi i të vërtetës, janë të sinqertët dhe të vërtetët në fjalë dhe në vepra. Ata e arrijnë këtë gradë veçse pasi kryejnë të gjitha detyrimet dhe lënë të gjitha haramet. Ata do të jenë nën hijet e dendura të pemëve të shumëllojshme, të bukura e plot fruta. Afër do të kenë burime me ujë selsebili, me nektar etj., që rrjedhin nëpër kopshte.
...me larmi frutash, si t’i dëshirojnë. -Atje do të kënaqen me frutat më të mira dhe më të freskëta. Atyre u thuhet:
77:43Page 581
كُلُواْ وَٱشۡرَبُواْ هَنِيٓـَٔۢا بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ٤٣
[Being told], "Eat and drink in satisfaction for what you used to do."
Hani e pini duke shijuar e me ëndje, për veprat që keni bërë! -Hani e pini ushqime të shijshme dhe pije të këndshme, pa u munduar dhe pa u velur. Ajo është kënaqësi e pastër dhe e plotë. Mirësitë e kënaqësitë këtu nuk përfundojnë kurrë. Ato i fituat me besimin dhe veprat tuaja të mira.
Kështu i shpërblejmë Ne mirëbërësit! -Veprat tuaja ju bënë të arrinit e meritonit këto mirësi të përjetshme. Kështu shpërblehet çdokush që përkryen adhurimin ndaj Allahut dhe është bamirës ndaj krijesave.
Mjerë mohuesit atë ditë! -Sikur ata të kishin si ndëshkim veçse privimin nga mirësitë e përshkruara më lart, kaq do të mjaftonte si vuajtje e mjerim për ta.
77:46–47Page 581
كُلُواْ وَتَمَتَّعُواْ قَلِيلًا إِنَّكُم مُّجۡرِمُونَ ٤٦
[O disbelievers], eat and enjoy yourselves a little; indeed, you are criminals.
وَيۡلٞ يَوۡمَئِذٖ لِّلۡمُكَذِّبِينَ ٤٧
Woe, that Day, to the deniers.
Hani e kënaquni për pak kohë, sepse ju jeni vërtet kundërshtues! Mjerë mohuesit atë ditë!... - Edhe ky është një kërcënim i rëndë drejtuar mohuesve, të cilët, edhe pse në jetën e dynjasë hanë, pinë dhe kënaqen me mirësi të shumta, ata nuk tregohen mirënjohës. Përkundrazi, me veprat e tyre të ndyra, ata tregojnë se janë keqbërës. Ata i kushtojnë rëndësi vetëm kënaqësive trupore, duke shpërfillur adhurimin e Zotit dhe veprat e mira që të afrojnë tek Ai. Për këtë arsye, ata do të dënohen njëlloj si kriminelët. Kur të ndahen nga kjo dynja, do t’u ndërpriten mirësitë dhe do t’u mbeten vetëm gjynahet, për të cilat do të marrin atë që meritojnë. Fakt tjetër i zullumit të tyre është dhe refuzimi i ftesës për namaz:
77:48Page 581
وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ٱرۡكَعُواْ لَا يَرۡكَعُونَ ٤٨
And when it is said to them, "Bow [in prayer]," they do not bow.
Për ata që, kur u thuhej: “Përkuluni në namaz!”, ata nuk përkuleshin. -Ata nuk i përgjigjen thirrjes së Zotit për të fituar çdo të mirë e për t’u ruajtur nga çdo e keqe. Atëherë, pyesim: A ka kriminel më të madh se ai që e privon veten nga e mira dhe hidhet vetë në ndëshkim?!
Mjerë mohuesit atë ditë! -Mjerimi për ta fillon që kur para tyre mbyllen dyert e suksesit për të arritur të mirat e për t’u ruajtur nga të këqijat. Ndodh kështu, sepse ata kundërshtojnë dhe mohojnë Kur'anin e lavdishëm, i cili qëndron në piedestalin më të lartë të drejtësisë e diturisë së vërtetë. Ata refuzojnë që të nënshtrohen dhe të jetojnë sipas tij.
77:50Page 581
فَبِأَيِّ حَدِيثِۭ بَعۡدَهُۥ يُؤۡمِنُونَ ٥٠
Then in what statement after it [i.e., the Qur’ān] will they believe?
Çfarë fjale besojnë ata, pas kësaj?! –Mos, vallë, besojnë të kotën, të cilën Kur'ani e ka shpallur si të tillë?! Apo besojnë fjalët e ndonjë idhujtari, të tejmbushur me gjynahe e padrejtësi? Besimi i tyre nuk ka themele, ku mund të mbështetesh. Përtej dritës së qartë të sjellë dhe të ruajtur nga Zoti, ekzistojnë veçse errësira të thella të mashtrimit dhe devijimit. Përtej të vërtetës të mbështetur në fakte dhe argumente të pakundërshtueshme, ndodhen veçse gënjeshtrat dhe trillimet e gjynahqarëve të shfrenuar. Shkatërruar qofshin, sa të verbër janë! Mjerë për ta, sa të humbur e të dëshpëruar janë! Në fund, lus Allahun të na falë dhe të na ruajë nga këto fatkeqësi dhe errësira! Ai është Bamirësi dhe Bujari!
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences