As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
الأنفال
Al-Anfal
The Spoils of War · Medinan · 75 ayahs
8:1Page 177
يَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلۡأَنفَالِۖ قُلِ ٱلۡأَنفَالُ لِلَّهِ وَٱلرَّسُولِۖ فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَصۡلِحُواْ ذَاتَ بَيۡنِكُمۡۖ وَأَطِيعُواْ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥٓ إِن كُنتُم مُّؤۡمِنِينَ ١
They ask you, [O Muḥammad], about the bounties [of war]. Say, "The [decision concerning] bounties is for Allāh and the Messenger." So fear Allāh and amend that which is between you and obey Allāh and His Messenger, if you should be believers.
Enfalquhet plaçka e luftës, të cilën Allahu i Madhëruar e ka bërë të lejuar për muslimanët. Konteksti i këtyre ajeteve është Beteja e Bedrit, ku për herë të parë, muslimanët morën plaçkë lufte të madhe prej idhujtarëve. Me këtë rast, pati disa mosmarrëveshje mes muslimanëve, prandaj ata u drejtuan tek i Dërguari i Allahut për të marrë gjykimin e tij. Atëherë, i Madhëruari shpalli ajetet:Të pyesin për plaçkën e luftës. Thuaju: “Plaçka e luftës është çështje e Allahut dhe e të Dërguarit,…” -Atyre që të pyesin ty për plaçkën e fituar në luftë, se si duhet të ndahet ajo, thuaju se kjo është çështje e Allahut dhe të Dërguarit, të cilët do të gjykojnë me drejtësi. Juve nuk ju takon që të kundërshtoni gjykimin e Zotit dhe Profetit të Tij. Nëse Allahu dhe Profeti i Tij gjykojnë për diçka, ju duhet ta pranoni me kënaqësi dhe pa asnjë diskutim gjykimin e tyre.…prandaj kijeni frikë Allahun!... -Frikësojuni Allahut, duke kryer urdhëresat dhe duke iu larguar ndalesave të Tij, në shenjë dashurie, nënshtrimi e madhërimi për Të....rregulloni marrëdhëniet me njëri-tjetrin!... -Rregulloni e përmirësoni marrëdhëniet mes jush, duke mjekuar urrejtjen, largimin, pakënaqësitë, smirën etj., dhe duke kultivuar dashurinë, afrimitetin, dashamirësinë e bujarinë mes jush. Në këtë mënyrë, do të bashkoni rradhët dhe fjalën tuaj. Urrejtja dhe grindjet janë shkaktues të prishjes së unitetit mes muslimanëve. Për të rregulluar marrëdhëniet shoqërore nevojitet moral i mirë, falje dhe tolerancë ndaj gabimeve, dashuri e dhembshuri për njëri-tjetrin. Kështu bashkohen muslimanët dhe shmangen konfliktet mes tyre. Sidoqoftë, ky urdhër i mrekullueshëm që vijon i përfshin të gjitha masat për një shoqëri të shëndetshme:...dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, nëse jeni besimtarë! -Besimtari i bindet Allahut dhe Profetit të Tij, përndryshe nuk është besimtar i vërtetë. Bindja ndaj Allahut dhe Profetit varen nga besimi në zemër: pak bindje do të thotë pak besim. Besimi mund të jetë i plotë ose jo. Prej besimit të plotë vjen suksesi dhe mirësia në çdo fushë. Allahu i Lartësuar përshkruan më poshtë besimtarët me iman të plotë:
8:2–3Page 177
إِنَّمَا ٱلۡمُؤۡمِنُونَ ٱلَّذِينَ إِذَا ذُكِرَ ٱللَّهُ وَجِلَتۡ قُلُوبُهُمۡ وَإِذَا تُلِيَتۡ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتُهُۥ زَادَتۡهُمۡ إِيمَٰنٗا وَعَلَىٰ رَبِّهِمۡ يَتَوَكَّلُونَ ٢
The believers are only those who, when Allāh is mentioned, their hearts become fearful, and when His verses are recited to them, it increases them in faith; and upon their Lord they rely -
ٱلَّذِينَ يُقِيمُونَ ٱلصَّلَوٰةَ وَمِمَّا رَزَقۡنَٰهُمۡ يُنفِقُونَ ٣
The ones who establish prayer, and from what We have provided them, they spend.
Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që, kur përmendet Allahu, u frikësohet zemra dhe, kur u lexohen ajetet e Tij, u shtohet besimi. Ata kërkojnë mbështetje vetëm te Zoti i tyre. Ata e përkryejnë namazin dhe japin nga ajo që u kemi dhënë Ne. -Në arabisht, nyja ‘el’ përpara emrit (tek ‘el mu’minûne’ – ‘besimtarë’), tregon se i emërtuari e gëzon plotësisht kuptimin e këtij emri, deri në detaje. Kësisoj, në ajet flitet për besimtarë të vërtetë, që e kanë të plotë besimin e tyre, me të gjitha detajet. Po çfarë cilësish kanë ata? Së pari, kur përmendet Allahu, atyre u frikësohet zemra, u mbushet me përunjësi e frikërespekt, e përzier me dashuri për Allahun e Madhëruar. Kjo ndjenjë shfaqet si gjurmë në veprat e tyre, sidomos duke u larguar nga haramet dhe duke ruajtur kufijtë e Zotit. Gjithashtu, kur u lexohen ajetet e Zotit, atyre u shtohet imani. Duke patur iman, ata dëgjojnë me vëmendje ajetet e Zotit dhe meditojnë rreth kuptimit të tyre. Në këtë mënyrë, imani shtohet, fuqizohet dhe pastrohet më tepër. Meditimi në Shpalljen dhe kumtet e Zotit është punë e zemrës, prandaj nuk ka dyshim se gjatë meditimit, kuptohen ose qartësohen mesazhe që më parë nuk diheshin, ose, së paku, kujtohet diçka e harruar dhe e lënë nga pakujdesia. Përveç kësaj, meditimi e nxit zemrën drejt mirësisë dhe prodhon dëshirë të zjarrtë për të arritur mirësitë që ofron bujaria e Zotit. Në të njëjtën kohë, ai sjell drojën për ndëshkimin nga Zoti, si paralajmërim për t’u larguar nga gjynahet dhe mosbindja. Të gjitha këto janë procese të brendshme të zemrës, që e shtojnë besimin, nëse vërtet ndodhin dhe kultivohen. Cilësi tjetër e tyre është se: ata i mbështeten vetëm Zotit të tyre, pa i bërë shok Atij. Ata ia lënë në dorëzim çështjet e tyre veç Allahut, qoftë kur bëhet fjalë për të arritur ndonjë të mirë, qoftë për t’u ruajtur nga ndonjë e keqe, që ka të bëjë me fenë ose me dynjanë e tyre. Ata i mbështeten veç Allahut, duke qenë të sigurt se Ai do t’ua plotësojë atë që shpresojnë. Mbështetja (el teuekkul) tek Allahu është shtysa e të gjitha veprave të besimit. Asnjë vepër e tillë nuk mund të jetë e plotë pa teuekkul. Tipar tjetër dallues është se ata falin namaz të rregullt, me të gjitha ndjenjat, fjalët dhe veprat e detyrueshme dhe të pëlqyeshme të namazit, të dukshme e të shfaqura, por edhe ato të fshehura e të brendshme, siç është përqendrimi me zemër gjatë kryerjes së tij. Madje, përqendrimi dhe punët e zemrës janë shpirti dhe thelbi i namazit. Në fund, ata e shpenzojnë pasurinë në rrugë të Allahut, qoftë duke shlyer detyrimet fetare, siç është zekati, kompensimet e ndryshme, mirëmbajtja dhe ushqimi i familjes, shërbëtorëve, vartësve etj., qoftë duke bërë vepra bamirësie të pëlqyeshme.
8:4Page 177
أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ حَقّٗاۚ لَّهُمۡ دَرَجَٰتٌ عِندَ رَبِّهِمۡ وَمَغۡفِرَةٞ وَرِزۡقٞ كَرِيمٞ ٤
Those are the believers, truly. For them are degrees [of high position] with their Lord and forgiveness and noble provision.
Këta janë besimtarë të vërtetë. Ata kanë grada të larta te Zoti i tyre dhe falje e bujari prej Tij. -Ata që kanë të tilla cilësi janë besimtarë të vërtetë, sepse plotësojnë si formën e jashtme e të dukshme, që përbëjnë islamin, ashtu edhe anën e brendshme, që përfaqëson imanin. Kështu, ata plotësojnë të gjitha punët e dukshme dhe ato të padukshme. Ata kanë dituri të saktë dhe të dobishme dhe punojnë sipas saj. Ata plotësojnë detyrimet si ndaj Allahut të Lartësuar, ashtu edhe ndaj krijesave të Tij. Allahu i Madhëruar përmend fillimisht punët e zemrës dhe rëndësinë e tyre, sepse ato janë baza e punëve të jashtme dhe më të rëndësishme e më dobiprurëse se ato. Ky ajet mbështet faktin se imani shtohet dhe pakësohet, forcohet dhe dobësohet. Ai shtohet duke vepruar punë të mira, në shenjë bindjeje ndaj Zotit, dhe pakësohet e dobësohet me gjynahe e me kundërshtim ndaj Zotit. Njeriu duhet që, kohë pas kohe, të përkujdeset për imanin e vet, duke e rifreskuar e përforcuar atë. Pa dyshim, ndër veprat më të rëndësishme që sjellin rinovimin e forcimin e imanit është meditimi mbi Librin e Zotit të Lartësuar, në kuptimet e kumtet e tij. Pastaj Allahu i Madhëruar flet për shpërblimin që i pret besimtarët me iman të plotë e të vërtetë:...kanë grada të larta te Zoti i tyre, si edhe falje e bujari prej Tij. -Në varësi të veprave, do të jenë edhe gradat e tyre në Xhenet, ku do të nderohen përjetësisht. Gjithashtu, për ta ka falje gjynahesh dhe furnizime bujare. Ky është shpërblimi i madh që Zoti ka përgatitur për ta në vendin e mirësisë së përjetshme. Aty Ai ka fshehur atë që sytë nuk e kanë parë, veshët nuk e kanë dëgjuar dhe zemra nuk e ka imagjinuar. Ajeti tregon, gjithashtu, se besimtarët që nuk e kanë arritur gradën e imanit të këtyre të zgjedhurve nuk kanë për të arritur as shpërblimet e larta të tyre, edhe pse do të hyjnë në Xhenet, e do të gëzojnë atë nivel mirësish që Allahu ka rezervuar për ta.
8:5Page 177
كَمَآ أَخۡرَجَكَ رَبُّكَ مِنۢ بَيۡتِكَ بِٱلۡحَقِّ وَإِنَّ فَرِيقٗا مِّنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ لَكَٰرِهُونَ ٥
[It1 is] just as when your Lord brought you out of your home [for the battle of Badr] in truth, while indeed, a party among the believers were unwilling,
Përpara referimit të një ngjarjeje tepër të rëndësishme, siç qe Beteja e Bedrit, Allahu i Madhëruar përmendi cilësitë e besimtarëve të vërtetë. Çdo musliman e ka detyrë të pajiset me to, sepse vetëm kështu përmirësohen e përkryhen veprat e tij, ndër më të rëndësishmet e të cilave është xhihadi në rrugën e Zotit.Në të njëjtën mënyrë, Zoti yt deshi që ti të dilje nga shtëpia për të vërtetën, edhe pse disa besimtarë nuk ishin të kënaqur. -Kuptimi: Ashtu sikurse janë të vërteta imani juaj dhe shpërblimi që Zoti do dhe jua ka premtuar, ashtu është e vërtetë edhe fakti që Zoti i Lartësuar dëshiroi që ju të dilnit në Bedër e të luftonit për të vërtetën dhe të drejtën. Kështu do Zoti dhe kështu ka përcaktuar Ai të bëhet. Dalja juaj për mbrojtjen e të vërtetës në Bedër ishte diçka që Zoti e deshi, edhe pse besimtarët menduan se nuk do të kishte luftë.Beteja e madhe e Bedrit. Gjatë muajit Ramazan të vitit të dytë hixhrij, Profeti a.s. merr informacion për kthimin nga Shami të karvanit të kurejshëve, të udhëhequr nga Ebu Sufjani, me dyzet burra. Ishte i njëjti karvan që Profeti a.s. synoi ta kapte para pak kohësh, kur kykarvan po shkonte nga Meka për në Sham. Ky karvan mbarte pasuri të mëdha të kurejshëve, prandaj Profeti a.s. nxiti muslimanët për të dalë në kërkim të tij. Në këtë luftë Profeti a.s. urdhëroi të niseshin vetëm ata që i kishin kafshët gati, dhe nuk bëri ndonjë përgatitje të madhe për të. Ai doli në krye të më shumë se treqind e dhjetë burrave. Ata kishin vetëm dy kuaj; kalin e Zubejr Ibn Auamit dhe kalin e Mikdad Ibn Esued el Kindit. Kishin gjithashtu edhe shtatëdhjetë deve, të cilat i përdornin me radhë: dy ose tre burra hipnin me radhë në një deve. Kështu, Profeti a.s., Aliu dhe Merthed Ibn Ebu Merthed el Ganeui, përdornin një deve. Zejd Ibn Harithe, i biri dhe Kebsheja, të cilët ishin shërbëtorët e Profetit a.s., i hipnin me radhë një deveje. Ebu Bekri, Omeri dhe Abdullah Ibn Auf, i hipnin gjithashtu me radhë vetëm një deveje. Në Medinë, Profeti a.s. caktoi si imam të namazeve Ibn Ummu Mektumin. Kur arriti në Reuha (një fshat 40 milje larg Medinës), Profeti a.s. e ktheu pas Ebu Lubabe Ibn Abdul Mundhirin, për ta lënë si mëkëmbës të vetin në Medinë. Flamurin e komandës së përgjithshme ia dha Musab Ibn Umejrit, ndërsa dy të tjerët: atë të muhaxhirëve ia dha Ali Ibn Ebu Talibit, kurse flamurin e ensarëve ia dorëzoi Sad Ibn Muadhit. Ndërsa në krye të forcave të prapavijës la Kajs Ibn Ebu Sa’sa’ate dhe pastaj u nis. Në Bedër morën pjesë 310-318 vetë. 86 vetë ishin muhaxhirë, 61 vetë ishin nga Eusi dhe 170 vetë nga Hazrexhi. Numri i pjesëmarrësve nga Eusi ishte më i vogël, – edhe pse ishin më të fortë se Hazhrexhi, më të ashpër në luftim dhe më të durueshëm gjatë luftës, – sepse ata jetonin në pjesën e sipërme të Medinës dhe, kur u bë thirrja për luftë, ata nuk e morën vesh. Aq më tepër që Profeti a.s. tha: “Të mos dalë askush, veç atyre që e kanë kafshën e udhëtimit gati”. Madje disa burra i kërkuan që ai t’i priste sa të shkonin dhe të përgatisnin kafshët e tyre, të cilat ndodheshin në lartësitë e Medinës, por Profeti a.s. nuk i priti. Profeti a.s. nuk ishte përgatitur për një luftë të të tilla përmasave. Allahu i Lartësuar deshi që muslimanët të ndesheshin me armiqtë e tyre pa lënë ndonjë takim. Atë ditë ranë dëshmorë 14 burra muslimanë: 6 muhaxhirë, 6 nga Hazrexhi dhe 2 nga fisi Eus. Profeti a.s. i përfundoi çështjet e Bedrit dhe të robërve të kësaj lufte në muajin Sheual. Shkëputur nga “Zadul mead” vell 3.
8:6Page 177
يُجَٰدِلُونَكَ فِي ٱلۡحَقِّ بَعۡدَ مَا تَبَيَّنَ كَأَنَّمَا يُسَاقُونَ إِلَى ٱلۡمَوۡتِ وَهُمۡ يَنظُرُونَ ٦
Arguing with you concerning the truth after it had become clear, as if they were being driven toward death while they were looking on.
Ata polemizojnë me ty për të vërtetën, pasi u ishte bërë e qartë, sikur të ishin duke u çuar drejt vdekjes së sigurt. -Kur u bë e qartë se do të kishte luftë, disa besimtarë filluan të polemizonin me Profetin a.s, sepse nuk donin të përballeshin me armikun. Aq shumë e urrenin këtë përballje, saqë dukeshin njëlloj sikur po i çonin drejt vdekjes. Kjo qe gjendja e një pjese të tyre, ndërkohë që nuk duhej të ndodhte kështu. Ata nuk duhej të silleshin në këtë mënyrë, nëse e dinin që kjo shërbente për mbrojtjen e së vërtetës dhe, aq më tepër, ky fakt u ishte bërë tërësisht i qartë. Mëdyshja mund të ketë vend në situatat e paqarta, kur e vërteta dhe e drejta nuk dallohen lehtësisht dhe mund të ngatërrohen. Nëse gjërat janë të qarta dhe kur dihet që Zoti i do dhe ka urdhëruar për plotësimin e tyre, atëherë nuk ka më vend për ngurrim e polemika, por vetëm për bindje, nënshtrim dhe zbatim. Në fakt, kjo ndodhi veç me disa besimtarë, ndërsa pjesa tjetër nuk bënë asnjë lloj polemike dhe nuk kishin asnjë lloj pakënaqësie për takimin me armikun. Ata u përkushtuan me vullnet e dëshirë të plotë për të plotësuar urdhrin e Zotit të Lartësuar dhe të Profetit a.s. Madje edhe ata që në fillim patën ndonjë hezitim e pikëpyetje, më pas u bindën dhe Zoti i forcoi që të qëndronin të palëkundur në luftën me armikun. Nëpërmjet shkaqesh të ndryshme, Allahu i Madhëruar bëri që zemrat e tyre të qetësoheshin, sikurse do të përmendet edhe më pas. Arsyeja e daljes së muslimanëve në këtë betejë ishte ndjekja e një karvani të kurejshve me në krye Ebu Sufjan Ibn Harbi, drejtuar për në Sham. Ishte një karvan i madh, plot me gjë e me plaçkë. Sapo morën vesh se karvani po kthehej nga Shami, Profeti (a.s)organizoi muslimanët dhe doli në krye të 300 e disa burrave, të cilët kishin 70 deve, që i përdornin të gjithë me radhë dhe në të cilat mbanin edhe pajimet e tyre. Kur kurejshët në Meke dëgjuan për planin e muslimanëve, dolën për të mbrojtur karvanin e tyre, me një ushtri prej 1000 vetësh, me kalorësi e të armatosur mirë.Pasi u informua për daljen e ushtrisë së kurejshëve, Profeti a.s. zhvilloi bisedime me shokët e tij, duke e shtruar me ta çështjen e luftës. Të parët folën muhaxhirët, të cilët thanë fjalë të mira dhe me vend. Profeti a.s. u kërkoi mendim sahabëve për herë të dytë. Përsëri foli një muhaxhir. Sërish Profeti a.s. kërkoi të dëgjonte mendime prej sahabëve. Atëherë ensarët e kuptuan se ai kërkonte të dinte mendimin e tyre. Ngrihet Sad Ibn Muadhi dhe thotë: “O i Dërguari i Allahut! Më duket sikur po na drejtohesh ne”? Dhe vërtet Profeti a.s. kishte për qëllim ata, sepse marrëveshja me ta ishte që ta ruanin prej çdokujt që e sulmonte, por me kusht: brenda trojeve të tyre. Atëherë Sadi iu drejtua Profetit a.s. dhe i tha: “Ndoshta ti mendon se ensarët nuk e ndiejnë për detyrë që të luftojnë jashtë trojeve të tyre? E pra, unë po flas në emër të ensarëve, dhe po të përgjigjem për ta: Drejtohu nga të duash, ndërprit lidhjet me kë të duash, merr prej pasurive tona sa të duash dhe na jep çfarë të duash, – dhe dije se të marrësh prej nesh është më e dashur për ne sesa të mos marrësh; çdo urdhër që ta japësh, ne kemi për të qenë ndjekës dhe zbatues të tij! Betohem në Allah, edhe nëse ti shkon drejt El Berkut në Gimdan, ne na ke me vete! Betohem në Allah, edhe sikur t’i hysh këtij deti përmes, edhe ne do t’i hyjmë me ty!” Pastaj foli El Mikdadi: “Ne nuk themi ashtu siç i thanë Musait populli e shokët e tij: “Shkoni ti dhe Zoti yt luftoni, se ne do të presim këtu!” por do të luftojmë së bashku me ty, nga e djathta jote e nga e majta jote; para teje e pas teje.” Nga këto fjalë fytyra e Profetit a.s. shkëlqeu; ai u gëzua shumë me ato çka dëgjoi prej shokëve të tij. Atëherë Profeti a.s. tha: “Ecni dhe gëzohuni! Të jini të sigurt se Allahu i Lartësuar me premtoi mua fitoren mbi një nga dy grupet (ose karvanin, ose ushtrinë), dhe unë i pashë vendet, ku armiqtë do të bien të vrarë” Shkëputur nga “Zadul mead” vell 3
8:7Page 177
وَإِذۡ يَعِدُكُمُ ٱللَّهُ إِحۡدَى ٱلطَّآئِفَتَيۡنِ أَنَّهَا لَكُمۡ وَتَوَدُّونَ أَنَّ غَيۡرَ ذَاتِ ٱلشَّوۡكَةِ تَكُونُ لَكُمۡ وَيُرِيدُ ٱللَّهُ أَن يُحِقَّ ٱلۡحَقَّ بِكَلِمَٰتِهِۦ وَيَقۡطَعَ دَابِرَ ٱلۡكَٰفِرِينَ ٧
[Remember, O believers], when Allāh promised you one of the two groups1 - that it would be yours - and you wished that the unarmed one would be yours. But Allāh intended to establish the truth by His words and to eliminate the disbelievers
Kujtoni kur Allahu ju premtoi se njëri prej dy grupeve do të ishte juaji. Ju dëshironit të kishit përballë të paarmatosurit... -Allahu i Madhëruar u premtoi besimtarëve njërën nga dy mirësitë: ose karvanin me gjithë plaçkën e tij, ose luftën dhe triumfin mbi armikun. Besimtarët e dëshironin më shumë karvanin dhe plaçkën e tij, për shkak të varfërisë dhe nevojës së madhe që kishin në atë kohë dhe sepse kjo alternativë qe më pak e vështira. Por Allahu i Madhëruar dëshironte diçka më të lartë dhe më të mirë sesa ajo që synonin ata. Ai donte që t’u dhuronte fitoren mbi idhujtarët, si edhe poshtërimin e zhdukjen e krerëve të kufrit....por Allahu deshte të përligjte të vërtetën me fjalën e Tij e të shkulte rrenjët e mohuesve,... -Allahu deshi që të shfaqej e vërteta e të triumfonte. Duke ndihmuar të dashurit e Tij, i Madhëruari donte të tregonte se cila qe e vërteta nga njëra anë, dhe të çrrënjoste të kotën nga ana tjetër. Gjithashtu, Allahu donte t’u tregonte besimtarëve shenjat e madhështisë së Tij dhe format e ndihmës që do t’u jepte, të cilat ata kurrë nuk i kishin imagjinuar.
8:8Page 177
لِيُحِقَّ ٱلۡحَقَّ وَيُبۡطِلَ ٱلۡبَٰطِلَ وَلَوۡ كَرِهَ ٱلۡمُجۡرِمُونَ ٨
That He should establish the truth and abolish falsehood, even if the criminals disliked it.
...Të forconte të vërtetën e të çrrënjoste të kotën, edhe pse keqbërësit e urrejnë këtë. -Allahu donte të forconte të vërtetën dhe të asgjësonte të kotën, nëpërmjet fakteve dhe argumenteve.
8:9Page 178
إِذۡ تَسۡتَغِيثُونَ رَبَّكُمۡ فَٱسۡتَجَابَ لَكُمۡ أَنِّي مُمِدُّكُم بِأَلۡفٖ مِّنَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةِ مُرۡدِفِينَ ٩
[Remember] when you were asking help of your Lord, and He answered you, "Indeed, I will reinforce you with a thousand from the angels, following one another."
Kujtoni, kur kërkuat ndihmë nga Zoti juaj dhe Ai ju përgjigj: “Unë do t’ju ndihmoj me një mijë melekë, që vijnë njëri pas tjetrit.” -Kujtoni mirësinë e Zotit tuaj kur, në çastin e vështirë të përballjes me armikun, ju i luteshit dhe i përgjëroheshit Atij, dhe Ai ju përgjigj lutjeve tuaja. Përgjigjja erdhi me disa mënyra. Së pari, Allahu premtoi se do t’i ndihmonte me 1000 melekë njëri pas tjetrit. Kjo qe si përgëzim për shpirtin dhe qetësim për zemrat e besimtarëve, me qëllim që ta kuptonin mirë se fitorja është vetëm në dorë të Allahut e jo në varësi të numrit e përgatitjes luftarake.
8:10Page 178
وَمَا جَعَلَهُ ٱللَّهُ إِلَّا بُشۡرَىٰ وَلِتَطۡمَئِنَّ بِهِۦ قُلُوبُكُمۡۚ وَمَا ٱلنَّصۡرُ إِلَّا مِنۡ عِندِ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ ١٠
And Allāh made it not but good tidings and so that your hearts would be assured thereby. And victory is not but from Allāh. Indeed, Allāh is Exalted in Might and Wise.
Allahu e solli atë veçse që t’ju gëzonte dhe që t’ju forconte zemrat. Ndihma vjen vetëm prej Allahut. Allahu është vërtet Ngadhënjimtar dhe i Urtë. -Allahu është El Aziz - Mbizotëruesi, Ngadhënjimtari që nuk mund të mposhtet kurrë, por që sundon e nënshtron gjithçka, pavarësisht fuqisë dhe epërsisë që mohuesit kanë në numër e pajisje luftarake mbi muslimanët. Allahu është El Hakim - i Urtë, që vendos me urtësi shkaqet dhe rrugët e realizimit të çdo gjëje dhe Ai që vendos çdo gjë në vendin e vet. Mënyrë tjetër e ndihmës dhe forcimit të besimtarëve, si përgjigje e lutjes së tyre, ishte edhe:
8:11Page 178
إِذۡ يُغَشِّيكُمُ ٱلنُّعَاسَ أَمَنَةٗ مِّنۡهُ وَيُنَزِّلُ عَلَيۡكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ لِّيُطَهِّرَكُم بِهِۦ وَيُذۡهِبَ عَنكُمۡ رِجۡزَ ٱلشَّيۡطَٰنِ وَلِيَرۡبِطَ عَلَىٰ قُلُوبِكُمۡ وَيُثَبِّتَ بِهِ ٱلۡأَقۡدَامَ ١١
[Remember] when He overwhelmed you with drowsiness [giving] security from Him and sent down upon you from the sky, rain by which to purify you and remove from you the evil [suggestions] of Satan and to make steadfast your hearts and plant firmly thereby your feet.
(Kujtoni)Kur Ai ju bëri të flini pak, për t'ju mbushur me siguri nga ana e Tij. Ai zbriti nga qielli ujë, për t’ju pastruar me të, për të hequr ndyrësinë e Shejtanit... -Gjumi shërbeu për të larguar frikën dhe ankthin e besimtarëve, e për t’u dhënë atyre qetësi e siguri.Kjo ishte shenjë e ndihmës dhe fitores që Zoti do t’u dhuronte më pas. Gjithashtu, Allahu lëshoi shi nga qielli, që besimtarët të pastroheshin si fizikisht, edhe shpirtërisht. Uji shërbeu edhe si pastrim nga vesveset dhe ndyrësitë e Shejtanit....për të fuqizuar bindjen në zemrat tuaja... -T’i bënte zemrat të qëndrueshme, sepse qëndrueshmëria e zemrës sjell edhe qëndrueshmërinë e trupit....dhe për t'ju përforcuar këmbët tuaja. -Toka ishte ranore dhe e paqëndrueshme, prandaj shiu e forcoi tokën dhe këmbët nuk rrëshqisnin më, por lëviznin me lehtësi. Ndihmë tjetër prej Allahut të Madhëruar ishte porosia që Ai u dha melekëve:Profetin a.s. e kapi një dremitje e lehtë, madje dhe të gjithë besimtarët i kapi kjo dremitje gjatë kohës së betejës. Pastaj Profeti a.s. ngriti kokën dhe tha: “Gëzohu, o Ebu Bekër! Ky është Xhibrili, duke ardhur në mes të pluhurit të fushëbetejës” Dhe fitorja erdhi. Allahu i Lartësuar zbriti ushtrinë e Vet, duke ndihmuar të Dërguarin dhe besimtarët. Me ndihmën e Tij, u vranë dhe u zunë robër shumë idhujtarë; u vranë 70 idhujtarë dhe kapën robër 70 të tjerë. Shkëputur nga “Zadul mead” vell 3
8:12Page 178
إِذۡ يُوحِي رَبُّكَ إِلَى ٱلۡمَلَٰٓئِكَةِ أَنِّي مَعَكُمۡ فَثَبِّتُواْ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْۚ سَأُلۡقِي فِي قُلُوبِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ ٱلرُّعۡبَ فَٱضۡرِبُواْ فَوۡقَ ٱلۡأَعۡنَاقِ وَٱضۡرِبُواْ مِنۡهُمۡ كُلَّ بَنَانٖ ١٢
[Remember] when your Lord inspired to the angels, "I am with you, so strengthen those who have believed. I will cast terror into the hearts of those who disbelieved, so strike [them] upon the necks and strike from them every fingertip."1
(Kujto) Kur Zoti yt u kumtoi melekëve se: “Unë jam me ju, prandaj jepuni forcë besimtarëve!” -Kuptimi: Unë do të jem me ju, me ndihmën, suksesin dhe fitoren që do t’ju dhuroj, prandaj edhe ju forcojini besimtarët, duke u futur në zemër guximin për të luftuar kundër armiqve, dhe shpresën për mirësitë e mëdha që vijnë nga kjo luftë.“Unë do të fus frikë në zemrat e jobesimtarëve...” -Frika është ushtari më i fuqishëm kundër qafirëve. Allahu i Madhëruar forcoi zemrat e besimtarëve dhe futi frikë në zemrat e qafirëve. Në këtë mënyrë, Allahu bëri që qafirët të mos i qëndronin përballjes me besimtarët.“...kurse ju goditini sipër qafës e goditini në çdo gjymtyrë...” -Goditini mbi qafë dhe në çdo nyjë të trupit. Këto fjalë u drejtohen melekëve ose besimtarëve. Në rastin e parë, ky është urdhër që Zoti u jep melekëve, të cilët i porositi gjithashtu që të përforconin besimtarët. Domethënë, ky është një urdhër tjetër, që jo vetëm të mbështesnin besimtarët duke i mbushur zemrat e tyre me guxim për të luftuar, por edhe të merrnin pjesë vetë në luftim, duke gjuajtur qafirët e duke i vrarë ata, pa mëshirë, sepse ata morën guximin të luftonin kundër Allahut dhe Profetit të Tij. Në rastin e dytë, nëse u drejtohet besimtarëve, atëherë Allahu i Madhëruar i mëson besimtarët se si të luftojnë dhe të vrasin jobesimtarët. Një mënyrë e ndëshkimit të Zotit është forca dhe suksesi që Ai u jep të dashurve të Tij kundër armiqve për t’i vrarë e shpartalluar.Pjesëmarrja e melekëve në luftë. Atë ditë ishin melekët para muslimanëve që nxitonin të vrisnin armikun. Ibn Abasi rrëfen: “Një musliman po ndiqte nga pas një idhujtar për ta vrarë, veç kur u dëgjua zhurma e një goditjeje me shkop nga sipër idhujtarit, dhe zëri i një kalorësi që thoshte: “Përpara, përpara, Hajzum (emri i kalit të melekut)!” Pas kësaj, ai pa idhujtarin të shtrirë. Kur e pa me vëmendje, vuri re shenjën që kishte në hundë dhe fytyrën të çarë sipas formës së shkopit dhe të mbuluar nga një ngjyrë jeshile, të mavijosur. Ky ensar shkoi te Profeti a.s. dhe i tregoi për këtë ngjarje. Profeti a.s. i tha atij: “Të vërtetën ke thënë! Ka qenë ndihmë e ardhur nga qielli i tretë.” Tregon Ebu Daud el Mazini: “Kur po ndiqja një idhujtar për ta vrarë, koka e tij fluturoi e ra në tokë para se shpata ime të arrinte te qafa e tij. Atëherë e kuptova se dikush tjetër e kishte vrarë para meje.” Një ensar e solli Abasin si rob te Profeti a.s., e Abasi tha: “Për Zotin, nuk ishte ky që më kapi rob. Mua më kapi rob një burrë i bukur, nga më të bukurit njerëz në fytyrë, i hipur mbi një kalë të murrmë, të cilin nuk e shoh më mes jush.” Ensari u hodh e tha: “O i Dërguar i Allahut! Unë e kapa rob atë!” Profeti a.s. ia ktheu: “Hesht! Ajo ishte ndihmë prej Allahut nga qielli, me anë të një meleku fisnik.” Prej fisit Benu Abdul Mutalib u zunë tre robër: Abasi, Akili dhe Neufel Ibn Harithi. Shkëputur nga “Zadul mead” vell 3
8:13–14Page 178
ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ شَآقُّواْ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥۚ وَمَن يُشَاقِقِ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ فَإِنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ ١٣
That is because they opposed Allāh and His Messenger. And whoever opposes Allāh and His Messenger - indeed, Allāh is severe in penalty.
ذَٰلِكُمۡ فَذُوقُوهُ وَأَنَّ لِلۡكَٰفِرِينَ عَذَابَ ٱلنَّارِ ١٤
"That [is yours], so taste it." And indeed for the disbelievers is the punishment of the Fire.
...sepse ata kanë kundërshtuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Për atë që kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, Allahu është Ndëshkues i ashpër. Ky është dënimi juaj, prandaj shijojeni atë! Mohuesve u takon dënimi i Zjarrit. -Ndëshkimi i parë ishte ai që u erdhi nga duart e muslimanëve që në këtë botë, si pasojë e kundërvënies ndaj Allahut dhe Profetit të Tij. Por ndëshkimi i tyre nuk u mbyll me kaq, sepse për ta është përgatitur dënimi në zjarr në ahiret. Kjo ngjarje përmban shenja dhe argumente të mëdha dhe të kuptueshme, të sjella nga Allahu, që tregojnë se Muhamedi ishte i dërguari e profeti besnik i Allahut dhe se mesazhi që ai solli është i vërtetë. Ndër to mund të përmendim: Së pari, Allahu i Madhëruar u dha besimtarëve një premtim dhe e mbajti atë. Një shenjë tjetër është edhe ajo që Allahu i Lartësuar e përshkruan në suren Al Imran: “Për ju ishte një shenjë e madhe kur dy palët u përballën me njëra-tjetrën. Njëra palë luftonte në rrugën e Allahut, kurse pala tjetër ishin jobesimtarë. Ata (besimtarët) panë me sytë e tyre se të tjerët (qafirët) ishin dy herë më shumë se ata. Por Allahu përforcon atë që dëshiron me ndihmën e Vet. Vërtet, në atë ngjarje pati një mësim të madh për ata që janë të mençur.” [Al Imran 13]. Gjithashtu, Allahu i Madhëruar iu përgjigj lutjes së besimtarëve, kur ata kërkuan ndihmën e Tij. Kjo tregon përkujdesjen e Tij të madhe për robërit e Tij besimtarë dhe për gjendjen e tyre. Për ta forcuar dhe për ta bërë më të qëndrueshëm imanin e tyre, Allahu i Urtë dhe i Gjithëmëshirshëm u përkujdes që të krijonte çdo kusht të nevojshëm për ta. Ai u forcoi imanin, u forcoi këmbët dhe i ruajti kundrejt çdo vesvesi dhe intrige të Shejtanit të mallkuar, sidomos në momentet më të vështira. Ndër shenjat e Zotit ishte edhe butësia që Ai tregoi për robërit e Tij besimtarë, duke ua lehtësuar rrugën e bindjes. Këtë e bëri qoftë me shkaqe të shfaqura e të dukshme, qoftë me ato të fshehura e të padukshme.
8:15–16Page 178
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا لَقِيتُمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ زَحۡفٗا فَلَا تُوَلُّوهُمُ ٱلۡأَدۡبَارَ ١٥
O you who have believed, when you meet those who disbelieve advancing [in battle], do not turn to them your backs [in flight].
وَمَن يُوَلِّهِمۡ يَوۡمَئِذٖ دُبُرَهُۥٓ إِلَّا مُتَحَرِّفٗا لِّقِتَالٍ أَوۡ مُتَحَيِّزًا إِلَىٰ فِئَةٖ فَقَدۡ بَآءَ بِغَضَبٖ مِّنَ ٱللَّهِ وَمَأۡوَىٰهُ جَهَنَّمُۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ ١٦
And whoever turns his back to them on such a day, unless swerving [as a strategy] for war or joining [another] company, has certainly returned with anger [upon him] from Allāh, and his refuge is Hell - and wretched is the destination.
Allahu i Madhëruar i urdhëron besimtarët për guxim e trimëri, ashtu sikurse ua dikton edhe imani i tyre. Ai i urdhëron të bëhen të fortë dhe të qëndrueshëm.Për të realizuar këtë, ata duhet të marrin çdo masë paraprake. Allahu i ndalon besimtarët nga dezertimi në momentet e takimit me armikun:O ju që keni besuar! Kur të jeni përballë ushtrisë së jobesimtarëve, kurrë mos ua ktheni shpinën! Askush të mos ua kthejë atyre shpinën në atë moment, veç atij që kthehet për të luftuar ose për t’iu bashkëngjitur një grupi tjetër. -Kur të ndesheni me qafirët ballë për ballë, mos u largoni duke u kthyer shpinën, por qëndroni në fushëbetejë si burrat, duke duruar ashpërsinë e luftës. Rezistenca juaj është ndihma që i jepni fesë së Allahut. Kështu forcohen zemrat e besimtarëve dhe tmerrohen qafirët.Kush tërhiqet, ai ka tërhequr kundër vetes zemërimin e Allahut dhe vendi i tij është Xhehenemi, një strehim shumë i keq. -Kjo tregon se dezertimi nga lufta pa arsye të pranueshme nga Sheriati konsiderohet si një nga gjynahet më të mëdha. Këtë e përforcojnë edhe hadithet e shumta të sakta nga Profeti a.s. Edhe këtu është sjellë një kërcënim i ashpër për ata që bien në këtë gjynah të rëndë. Megjithatë, duhet kuptuar se ajeti nuk qorton ata që bëjnë lëvizje ose tërheqje strategjike në fushëbetejë, për një luftë sa më efikase dhe për të dëmtuar sa më shumë armiqtë e Zotit. Kjo nuk bëhet për t’ia mbathur dhe për t’iu shmangur luftës, por ndoshta për të gjetur një pozicion më të volitshëm, për ta futur në kurth armikun ose për ndonjë qëllim tjetër strategjik. Edhe lëvizja për t’iu bashkëngjitur një grupi tjetër luftëtarësh muslimanë është e lejueshme, përderisa ndihmon në arritjen e qëllimit të luftës. Nëse këto lëvizje bëhen brenda kampit të muslimanëve, është e qartë se janë të lejueshme. Gjithashtu, ato janë të lejueshme edhe kur një grup muslimanësh gjendet jashtë kampit ose fushëbetejës, dhe ndodh që beteja ka përfunduar me humbjen e muslimanëve.Kur armiku po afrohej dhe ushtritë dolën përballë njëra-tjetrës, Profeti a.s. u ngrit dhe filloi t’u fliste sahabëve, duke ua bërë të qartë se fitorja do të zbriste nëse tregoheshin të qëndrueshëm dhe të duruar. Ai i përgëzoi se, nëse ata do të plotësonin këto kushte, do të korrnin fitoren e afërt dhe do të merrnin shpërblimin e amshuar, të premtuar. Ai u tregoi se Allahu i Lartësuar u kishte premtuar Xhenetin atyre që vriteshin në rrugën e Tij. Kur dëgjoi këto premtime, Umejr Ibn Humami tha: “O i Dërguari i Allahut! E ke fjalën për xhenetet, hapësira e së cilëve është sa qiejt dhe toka?” – “Po” – u përgjigj ai. Umejri tha: “bukur, bukur, o i Dërguari i Allahut.” Profeti a.s. i tha: “Pse e thua këtë fjalë?” Ai tha: “O i Dërguari i Allahut, nuk e thashë për gjë, por ngaqë shpresoj të jem prej banorëve të tij.” Profeti a.s. ia ktheu: “Padyshim, ti je një prej tyre.” Atëherë Umejri nxori disa hurma arabe të thata nga trasta e tij dhe filloi t’i hante. Pastaj tha: “Nëse jetoj derisa të mbaroj së ngrëni këto hurma, për Zotin, kjo do të ishte kohë shumë e gjatë pritjeje.” I flaku ato pak hurma dhe u fut në luftë. Atje luftoi, derisa u vra. Ai qe i vrari i parë. Shkëputur nga “Zadul mead” vell 3
8:17Page 179
فَلَمۡ تَقۡتُلُوهُمۡ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ قَتَلَهُمۡۚ وَمَا رَمَيۡتَ إِذۡ رَمَيۡتَ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ رَمَىٰ وَلِيُبۡلِيَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ مِنۡهُ بَلَآءً حَسَنًاۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٞ ١٧
And you did not kill them, but it was Allāh who killed them.1 And you threw not, [O Muḥammad], when you threw, but it was Allāh who threw2 that He might test the believers with a good test.3 Indeed, Allāh is Hearing and Knowing.
Pasi idhujtarët u mposhtën në Bedër, Allahu i Madhëruar u thotë besimtarëve:Nuk ishit ju që i vratë ata, por ishte Allahu Ai që i vrau ata... -Kjo është e vërteta. Allahu i shkatërron gjithmonë kurthet e jobesimtarëve. Kështu, nuk ishin muslimanët, me forcën e tyre, që i vrisnin armiqtë, por ishte Allahu i Madhëruar Ai që i ndihmonte dhe u dha sukses, nëpërmjet shkaqeve të përmendura më lart....Nuk ishe ti ai që i gjuajte, atëherë kur i gjuajte, por ishte Allahu Ai që gjuajti... -Gjatë betejës, Profeti (a.s)hyri në çadrën e tij dhe filloi të luste me përgjërim e këmbëngulje Allahun e Madhëruar për fitoren kundër armikut. Më pas, ai doli jashtë, mori një grusht rërë dhe e flaku atë në drejtim të idhujtarëve. Allahu i Madhëruar bëri që kokrrizat e rërës të binin në fytyrat e të gjithë armiqve. Askush prej tyre nuk mbeti pa u goditur në fytyrë, gojë dhe sy. Pas kësaj, forca e idhujtarëve ra dhe po dukeshin shenjat e humbjes së tyre.Kjo goditje ndodhi me fuqinë dhe përcaktimin e Zotit, me një urtësi të madhe:...për t’i shpërblyer besimtarët me një dhuratë të mirë prej Tij. -Nuk ka dyshim se Allahu i Madhëruar është i Plotfuqishëm që t’i bënte besimtarët triumfues mbi mohuesit edhe pa u zhvilluar kjo luftë, por Allahu dëshiroi të sprovonte besimtarët me xhihad dhe, nëpërmjet tij, t’u ngrinte gradat dhe imanin në majat më të larta. Kësisoj, Allahu dëshironte që t’u dhuronte shpërblime dhe nderime të mëdha.Nuk ka dyshim se Allahu dëgjon dhe di gjithçka. -Allahu i Lartësuar e dëgjon dhe e di mirë atë që robi e shfaq dhe atë që ai e mban fshehur. Ai i di mirë qëllimet që robi i mban fshehur në gjoks, si të mirat ashtu edhe të kundërtat e tyre dhe kur dëshiron i sprovon ata sipas diturisë dhe urtësisë së Tij të pakufijshme. Ai i sprovon robërit përmes përcaktimeve të Tij të urta, përcaktime të cilat pa dyshim janë dobiprurëse për adhuruesit e sinqertë. Të gjithë do të bëjnë vepra sipas imanit të tyre, ndërsa Allahu i Madhëruar do ta shpërblejë secilin sipas qëllimit dhe sipas veprave të bëra.Gjuajtja me dhé që bëri Profeti a.s. Gjatë betejës, Profeti a.s. mbushi grushtin e tij me dhé, dhe e flaku atë në drejtim të fytyrave të armikut. Nuk mbeti njeri prej tyre që të mos i mbusheshin sytë me dhe. Ata ecnin të çoroditur, duke fërkuar sytë e mbushura me dhe, kurse muslimanët korrnin armiqtë me shpatat e tyre. Rreth kësaj goditjeje të bërë nga Profeti a.s., Allahu i Lartësuar thotë: “Nuk ishit ju që i vratë ata, por ishte Allahu Ai që i vrau ata. Nuk ishe ti ai që i gjuajte, atëherë kur i gjuajte, por ishte Allahu Ai që gjuajti, për t’i shpërblyer besimtarët me një dhuratë të mirë prej Tij. Nuk ka dyshim se Allahu është Gjithëdëgjues dhe i Gjithëditur.” (Enfal 17). Disa mendojnë se ky ajet argumenton se ai që vepron në të vërtetë është Allahu dhe jo njeriu, pra sipas tyre ajeti mohon ndërmarrjen e veprimeve nga njeriu dhe ia atribuon ato Allahut. Porse ky mendim është i gabuar në shumë aspekte, sqarimi i të cilave nuk mund të bëhet këtu. Shpjegimi i vërtetë i ajetit është: Allahu i Lartësuar tregon se fillimisht ishte Profeti a.s. që gjuajti, por ajo që Allahu tregon se nuk u bë nga ana e Profetit a.s., ishte pikëmbërritja e dheut thjesht dhe vetëm me gjuajtjen e Profetit a.s. Dihet se një goditje kalon në dy procese: së pari, në lëshimin e mjetit me të cilin goditet, dhe, së dyti, mbërritja e tij tek objektivi. Hedhjen e bëri fillimisht Profeti a.s., gjë të cilën Allahu i Lartësuar e konfirmon në ajet, ndërsa ajo të cilën Allahu tregon se nuk e bëri Profeti a.s., ishte pikërisht mbërritja e dheut tek objektivi, sepse këtë e bëri Allahu i Lartësuar. Shkëputur nga “Zadul mead” vell 3
8:18Page 179
ذَٰلِكُمۡ وَأَنَّ ٱللَّهَ مُوهِنُ كَيۡدِ ٱلۡكَٰفِرِينَ ١٨
That [is so], and [also] that Allāh will weaken the plot of the disbelievers.
Kjo është e vërteta. Pa dyshim, Allahu ka për t’i shkatërruar kurthet e jobesimtarëve. -Kjo qe një fitore e dhuruar nga Allahu, që ta kuptoni dhe ta dini mirë se Allahu i shkatërron kurthet dhe intrigat që jobesimtarët thurin kundër Islamit dhe muslimanëve, madje do të bëjë që ata të bien vetë viktimë e kurtheve që ngrejnë.
8:19Page 179
إِن تَسۡتَفۡتِحُواْ فَقَدۡ جَآءَكُمُ ٱلۡفَتۡحُۖ وَإِن تَنتَهُواْ فَهُوَ خَيۡرٞ لَّكُمۡۖ وَإِن تَعُودُواْ نَعُدۡ وَلَن تُغۡنِيَ عَنكُمۡ فِئَتُكُمۡ شَيۡـٔٗا وَلَوۡ كَثُرَتۡ وَأَنَّ ٱللَّهَ مَعَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ١٩
If you [disbelievers] seek the decision [i.e., victory] - the decision [i.e., defeat] has come to you. And if you desist [from hostilities], it is best for you; but if you return [to war], We will return, and never will you be availed by your [large] company at all, even if it should increase; and [that is] because Allāh is with the believers.
Nëse ju(o jobesimtarë të Mekës) kërkoni fitoren(e të drejtëve), ja ku erdhi fitorja(për të drejtët). Dhe nëse tërhiqeni, kjo do të jetë më mirë për ju. -Nëse ju, o idhujtarë, kërkoni prej Allahut fitoren, duke pretenduar se jeni në të drejtën e duke kërkuar që Ai të lëshojë ndëshkimin e Tij mbi të padrejtët dhe agresorët,kjo ishte përgjigjja nga Allahu. Ai u dhuroi fitoren Muhamedit dhe besimtarëve. Ata ishin me të vërtetën dhe me të drejtën. Ky ishte dëshpërim për ju dhe mësim për të devotshmit. Nëse hiqni dorë nga kjo kërkesë e pakuptimtë, do të jetë më mirë për ju, sepse ndoshta afatizoheni nga i Madhëruari dhe nuk ju përshpejtohet ndëshkimi. Por nëse i ktheheni përsëri të njëjtës rrugë, duke luftuar kundër besimtarëve, të cilët i mbështet Allahu, atëherë edhe Ne kthehemi sërish me ndëshkim ndaj jush dhe me ndihmë ndaj muslimanëve, dhe mos pandehni se atëherë do të ketë kush t’ju ndihmojë.Por nëse ju ktheheni, edhe Ne kthehemi. Forcat tuaja nuk kanë për t’ju ndihmuar aspak, edhe sikur të shumohen, sepse Allahu është me besimtarët. -Aleatët tuaj të luftës nuk kanë për t’ju vlejtur aspak përballë ushtrisë së Allahut. Si mund të ndodhë ndryshe, kur dihet se Allahu është me besimtarët?! Fitimtarët janë gjithmonë ata që mbështeten nga Allahu, qofshin edhe pak në numër apo të dobët. Ndihma e Zotit për besimtarët është në varësi të veprave që ata kryejnë në emër të besimit të tyre. Nëse ndodh që armiqtë marrin epërsi ndaj muslimanëve, kjo ndodh veçse për shkak të neglizhencës së muslimanëve në plotësimin e detyrimeve fetare. Nëse besimtarët angazhohen sinqerisht për zbatimin e urdhrave dhe porosive të Zotit, nuk ndodh kurrë që flamuri i tyre të rrëzohet përfundimisht nga armiqtë e Islamit.Atë ditë, edhe Ebu Xhehli iu drejtua Zotit me fjalët: “O Zot, ai na përçau në farefisni dhe na solli diçka që ne nuk e njohim. Jepi fund atij sot! O Zot, ndihmoje sot atë që është më i dashur për ty dhe me të cilin Ti je i kënaqur!” Atëherë Allahu i Lartësuar shpalli ajetet: “Nëse ju kërkoni fitore, ja ku e keni fitoren! Por nëse tërhiqeni, kjo do të jetë më mirë për ju. Nëse ju ktheheni, edhe Ne kthehemi. Aleanca juaj nuk ka për t’ju ndihmuar aspak, sado e madhe të jetë, sepse Allahu është me besimtarët!” El enfal 19. Shkëputur nga “Zadul mead” vell 3
8:20Page 179
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَطِيعُواْ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَلَا تَوَلَّوۡاْ عَنۡهُ وَأَنتُمۡ تَسۡمَعُونَ ٢٠
O you who have believed, obey Allāh and His Messenger and do not turn from him while you hear [his order].
Pasi na njoftoi se është me besimtarët, Allahu i Madhëruar urdhëron që ata të angazhohen seriozisht dhe me sinqeritet për të zbatuar çdo detyrë që rrjedh nga imani i tyre. Vetëm me plotësimin e këtyre detyrave, ata do të arrijnë afërsinë dhe ndihmën e Zotit të tyre.O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij... -Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij duke përmbushur urdhrat e tyre, në emër të dashurisë, shpresës dhe frikërespektit për Allahun e vetëm dhe të pashoq....e mos ktheni shpinën kur ju i dëgjoni(kumtet e tij)! -Mos i ktheni shpinën bindjes ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ndërkohë që ju i dëgjoni dhe i kuptoni mirë urdhrat, porositë, qortimet e këshillat që ju lexohen prej Librit të Allahut. Indiferenca pasi i keni dëgjuar dhe kuptuar të gjitha këto është nga sjelljet më të shëmtuara.
8:21Page 179
وَلَا تَكُونُواْ كَٱلَّذِينَ قَالُواْ سَمِعۡنَا وَهُمۡ لَا يَسۡمَعُونَ ٢١
And do not be like those who say, "We have heard," while they do not hear.
Mos u bëni si ata që thonë “Dëgjuam”, por që në të vërtetë, nuk dëgjojnë. -Mos u mjaftoni thjesht me pretendimin se i dëgjoni urdhërat e Allahut, pasi nuk e demonstroni këtë me vepra. Allahu dhe i Dërguari i Tij nuk i duan pretendimet e pambështetura në fakte e vepra. Imani nuk është thjesht me të dëshiruar dhe pretenduar, por ai zë vend në zemër dhe vërtetohet me punë.
8:22Page 179
۞ إِنَّ شَرَّ ٱلدَّوَآبِّ عِندَ ٱللَّهِ ٱلصُّمُّ ٱلۡبُكۡمُ ٱلَّذِينَ لَا يَعۡقِلُونَ ٢٢
Indeed, the worst of living creatures in the sight of Allāh are the deaf and dumb who do not use reason [i.e., the disbelievers].
Krijesat më të këqija para Allahut janë të shurdhërit dhe memecët - ata nuk kuptojnë. -Krijesat më të liga për Allahun janë ata njerëz tek të cilët nuk ndikojnë shenjat, faktet dhe argumentet e Tij. Ata janë, ashtu sikurse thotë i Madhëruari: të shurdhër, sepse nuk dëgjojnë të vërtetën, janë memecë, që nuk flasin të vërtetën, madje nuk logjikojnë drejt, në dobi të tyre. Ata nuk dinë të vlerësojnë të mirën dhe t’i japin përparësi asaj kundrejt së keqes. Për Allahun, këta njerëz janë më të këqij se kafshët, sepse Ai i ka pajisur ata me dëgjim, shikim dhe logjikë, që ta njihnin të vërtetën dhe t’i jepnin përparësi asaj. Ata mund t’i përdornin këto dhunti prej Zotit pikërisht për bindjen ndaj Tij, por nuk kanë zgjedhur të veprojnë kështu. Ata i përdorin këto dhunti në mosbindje ndaj Zotit, duke humbur mirësi të shumta. Të mjerët! Ishte tërësisht brenda mundësive për t’u bërë më të mirët e krijesave të Zotit, por e refuzojnë këtë mundësi dhe zgjedhin të bëhen krijesat më të këqija. Këtyre të shkretëve iu mungon dëgjimi që ndikon dhe lë gjurmë në zemër, duke sjellë me vete mirësinë e besimit. Ata refuzojnë të dëgjojnë Shpalljen dhe ftesën e Zotit, në mënyrë të tillë që do ti bënte të binden dhe dorëzohen ndaj së vërtetës. Kështu, ata dëgjojnë thjesht për të mos pasur më asnjë justifikim para Zotit. Dëgjimi i tyre është i padobishëm për ta, sepse Zoti nuk ua bëri të mundur, pasi nuk pa tek ata ndonjë mirësi, që ta meritonin atë. Prandaj Allahu thotë më pas:
8:23Page 179
وَلَوۡ عَلِمَ ٱللَّهُ فِيهِمۡ خَيۡرٗا لَّأَسۡمَعَهُمۡۖ وَلَوۡ أَسۡمَعَهُمۡ لَتَوَلَّواْ وَّهُم مُّعۡرِضُونَ ٢٣
Had Allāh known any good in them, He would have made them hear. And if He had made them hear, they would [still] have turned away, while they were refusing.
Nëse Allahu do të kishte parë tek ata ndonjë të mirë, do t’i kishte bërë , vërtet të dëgjonin. Por edhe sikur t’i bënte të dëgjonin, ata do të sprapseshin dhe do të kundërshtonin. -Edhe sikur të dëgjonin, ata përsëri nuk do të bindeshin, por do të kundërshtonin, madje as nuk do t’ia hidhin sytë të vërtetës. Kjo tregon që Allahu i Madhëruar privon nga e mira e besimit veç ata tek të cilët nuk ka asnjë shenjë mirësie e që nuk e meritojnë aspak këtë dhuratë. Allahu është absolutisht i Urtë në këtë përzgjedhje dhe vetëm Atij i takon lavdia dhe mirënjohja për gjithçka.
8:24Page 179
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱسۡتَجِيبُواْ لِلَّهِ وَلِلرَّسُولِ إِذَا دَعَاكُمۡ لِمَا يُحۡيِيكُمۡۖ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ يَحُولُ بَيۡنَ ٱلۡمَرۡءِ وَقَلۡبِهِۦ وَأَنَّهُۥٓ إِلَيۡهِ تُحۡشَرُونَ ٢٤
O you who have believed, respond to Allāh and to the Messenger when he calls you to that which gives you life. And know that Allāh intervenes between a man and his heart and that to Him you will be gathered.
Allahu i Madhëruar i urdhëron robërit e Tij besimtarë për diçka që ua dikton edhe imani: t’i përgjigjen me bindje dhe nënshtrim Allahut dhe të Dërguarit të Tij, për zbatimin e urdhrave të Tij dhe për të ftuar edhe të tjerët në këtë rrugë.O ju që keni besuar! Përgjigjjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, kur Ai ju fton tek ajo që ju jep jetë... -Kjo vlen për çdo porosi që jep Allahu dhe Profeti i Tij, sepse kështu kuptojmë dobinë dhe urtësinë e ligjeve të Tij. Nuk ka dyshim se jeta e zemrës është e lidhur ngushtë me adhurimin e Zotit dhe bindjen e vazhdueshme ndaj Tij dhe Profetit të Tij. Pastaj i Madhëruari na paralajmëron që të jemi të kujdesshëm dhe të mos i kthejmë shpinën ftesës së Tij dhe Profetit të Tij:...dhe dijeni se Allahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij,.... -Kini kujdes dhe mos e refuzoni ftesën e Zotit kur ajo ju bëhet për herë të parë, dhe kështu të meritoni që të privoheni prej saj atëherë kur ta dëshironi më pas. Nëse nuk e pranoni ftesën e Zotit për besim, atëherë zemrat tuaja do të prishen dhe do të bëhen kundërshtuese. Mos harroni se Allahu, Zoti juaj, ndërhyn mes jush dhe zemrave tuaja. Ai i rrotullon dhe i ndryshon ato ashtu siç dëshiron, me urtësinë e Vet. Me nxitimin tuaj për të refuzuar ftesën e Zotit, mos u bëni shkak që Ai të ndërhyjë mes jush dhe zemrave tuaja, e kështu të mos i kontrolloni më ato. Kjo është arsyeja që besimtari duhet ta bëjë sa më shpesh këtë lutje: “Ja Muķal-libel kulûb, theb-bit ķalbi alâ dinik! Ja Musar-riifel ķulûb, sar-rif ķulûbena ilâ tâ’atik!”Domethënë: “O Rrotullues i zemrave, forcoje zemrën time në fenë Tënde! O Ndryshues i zemrave, udhëzoje zemrën time në bindjen ndaj Teje!”...dhe se është Ai tek i cili ju do të tuboheni(të gjithë). -Para Allahut do të grumbulloheni të gjithë një ditë, e për këtë nuk ka asnjë dyshim. Atë ditë, bamirësit do të shpërblehen me bujari, ndërsa punëkëqijtë do të marrin me drejtësi atë që meritojnë.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences