As-Sa'diAl‑Anfal · 8:25–45

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Al-Anfal 8:25–45

8:25Page 179

وَٱتَّقُواْ فِتۡنَةٗ لَّا تُصِيبَنَّ ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ مِنكُمۡ خَآصَّةٗۖ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ ٢٥

And fear a trial1 which will not strike those who have wronged among you exclusively, and know that Allāh is severe in penalty.

Ruhuni nga ndëshkimi(i Zotit), i cili nuk godet vetëm ata që bëjnë padrejtësi... -Ndëshkimi godet si atë që e bën ashtu dhe të tjerët. Nëse padrejtësia shtohet e shfaqet haptazi, ndërsa njerëzit nuk urdhërojnë njëri-tjetrin për ta ndalur e për ta rregulluar atë, atëherë ndëshkimi përfshin si vepruesit e padrejtësive, ashtu edhe të tjerët. Nga ky ndëshkim i Zotit mund të ruhesh vetëm duke këshilluar vazhdimisht për mirë dhe duke ndaluar nga e keqja me aq sa mundesh....dhe ta dini se Allahu është ndëshkues i rreptë. -Allahu i ndëshkon të gjithë ata që bëjnë vepra të cilat shkaktojnë zemërimin e Tij dhe që shpërfillin veprat të cilat e kënaqin Atë.

8:26Page 180

وَٱذۡكُرُوٓاْ إِذۡ أَنتُمۡ قَلِيلٞ مُّسۡتَضۡعَفُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ تَخَافُونَ أَن يَتَخَطَّفَكُمُ ٱلنَّاسُ فَـَٔاوَىٰكُمۡ وَأَيَّدَكُم بِنَصۡرِهِۦ وَرَزَقَكُم مِّنَ ٱلطَّيِّبَٰتِ لَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ ٢٦

And remember when you were few and oppressed in the land, fearing that people might abduct you, but He sheltered you, supported you with His victory, and provided you with good things - that you might be grateful.

Allahu i Madhëruar u kujton robërve besimtarë mirësitë e Tij të shumta, ndër të cilat ishte triumfi, pasi më herët kishin qenë të nënshtruar e të përçmuar, ose edhe shtimin e radhëve të tyre, pasi kishin qenë të pakët në numër dhe të përçarë. Kjo qe ndihma e Zotit, që erdhi pas lutjeve të shumta.Kujtoni kur ju ishit të paktë në numër e të dobët në vend dhe frikësoheshit se mos njerëzit ju gllabëronin,... -Kujtoni kur ishit nën gjykimin dhe sundimin e të tjerëve, në gjendje frike e ankthi!...por Ai ju strehoi dhe ju përkrahu me ndihmën e Tij! -Allahu ju krijoi mundësinë të keni një vend, ku të strehoheni. Ishte Allahu që ju dhuroi fitore mbi armiqtë tuaj, duke marrë plaçkë të madhe lufte prej tyre.Ai ju furnizoi me të mira, që ju të jeni mirënjohës. -Të gjitha këto mirësi, Allahu jua dhuroi që të jeni mirënjohës ndaj bujarisë së Tij të madhe. Pa dyshim, mënyra e kërkuar nga ju për t’i shprehur mirënjohjen është ta adhuroni Allahun si Një e të Vetëm, pa e përlyer adhurimin tuaj me idhujtari të çdo ngjyre.Profeti a.s. e kaloi atë natë duke u falur pas trungut të një peme, atje në Bedër. Ishte nata e premte, e datës 17 të muajit Ramazan, në vitin e dytë të hixhretit. Lufta nisi të ashpërsohej dhe të marrë formën e saj të plotë. Profeti a.s. vazhdonte t’i lutej dhe t’i përgjërohej me lutje Zotit të tij të Lartësuar. Aq shumë i ngrinte duart lart, sa prej supeve i ra dhe rroba e tij. Sidiku (Ebu Bekri) r.a. ia hodhi krahëve rrobën që i ra, dhe i tha: “Mjaft iu lute Zotit tënd, se Ai pa dyshim do ta plotësojë premtimin që të ka dhënë!”. Shkëputur nga “Zadul mead” vell 3

8:27Page 180

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَخُونُواْ ٱللَّهَ وَٱلرَّسُولَ وَتَخُونُوٓاْ أَمَٰنَٰتِكُمۡ وَأَنتُمۡ تَعۡلَمُونَ ٢٧

O you who have believed, do not betray Allāh and the Messenger or betray your trusts while you know [the consequence].

O ju që keni besuar! Mos e tradhtoni besimin e Allahut dhe të të Dërguarit, dhe mos i tradhtoni me vetëdije amanetet që ju lihen ju! -Allahu i Madhëruar i urdhëron robërit e Tij besimtarë që ta çojnë në vend amanetin për zbatimin e urdhrave dhe fesë së Tij. Këtë amanet Allahu i Madhëruar ua ngarkoi maleve dhe qiejve, por ata nuk e pranuan, duke shprehur keqardhjen, pamundësinë dhe frikën e tyre për të marrë përsipër këtë përgjegjësi. Por këtë peshë të rëndë e mori njeriu, i cili ishte i padrejtë dhe i paditur. Në këtë mënyrë, kush e mban amanetin dhe e çon atë në vend, meriton shpërblim të madh. Ndërsa ata që e tradhtojnë atë, meritojnë ndëshkimin më të rëndë dhe që të emërtohen si tradhtarë ndaj Allahut dhe Profetit të Tij. Të tillë njerëz përçmojnë veten me cilësinë e shëmtuar të tradhëtisë. Ata nuk janë të denjë për virtytin e lartë të besnikërisë dhe të ruajtjes së amanetit. Duke qenë se dashuria për bukuritë e kësaj bote, siç janë pasuria dhe fëmijët, mund ta pengojnë njeriun në përmbushjen e amanetit, Allahu i Madhëruar bën të qartë se ato janë veçse sprovë. Do të vijë dita që këto bukuri do t’i kthehen sërish Atij që na i dhuroi.

8:28Page 180

وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّمَآ أَمۡوَٰلُكُمۡ وَأَوۡلَٰدُكُمۡ فِتۡنَةٞ وَأَنَّ ٱللَّهَ عِندَهُۥٓ أَجۡرٌ عَظِيمٞ ٢٨

And know that your properties and your children are but a trial and that Allāh has with Him a great reward.

Dijeni se pasuria dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë për ju dhe se shpërblimi i madh gjendet vetëm tek Allahu. -Nëse keni logjikë të shëndoshë, atëherë duhet t’i jepni përparësi mirësisë së madhe të Allahut, kundrejt kënaqësive të vogla e të shkurtra, që faniten e harrohen shumë shpejt. Njeriu i mençur di të dallojë dhe t’i japë përparësi asaj që duhet dhe që e meriton të vlerësohet.

8:29Page 180

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِن تَتَّقُواْ ٱللَّهَ يَجۡعَل لَّكُمۡ فُرۡقَانٗا وَيُكَفِّرۡ عَنكُمۡ سَيِّـَٔاتِكُمۡ وَيَغۡفِرۡ لَكُمۡۗ وَٱللَّهُ ذُو ٱلۡفَضۡلِ ٱلۡعَظِيمِ ٢٩

O you who have believed, if you fear Allāh, He will grant you a criterion1 and will remove from you your misdeeds and forgive you. And Allāh is the possessor of great bounty.

O ju që keni besuar! Nëse tregoni devotshmëri ndaj Allahut, Ai do t’ju mundësojë të dalloni të vërtetën, do t’jua mbulojë të këqijat dhe do t’jua falë gjynahet. Allahu është Zoti i mirësive të pafund. -Devotshmëria ndaj Zotit është rruga e lumturisë dhe e fitimit të çdo mirësie. Ajo është mundësia e vetme e shpëtimit nga çdo e keqe. Me devotshmërinë ndaj Allahut janë lidhur ngushtë dhe ndërtohen shumë mirësi. I Madhëruari na tregon se për atë që tregohet i devotshëm ka katër premtime, çdonjëri prej të cilëve është më i mirë se e gjithë bota dhe ç’ka në të. Së pari, atij do t’i jepet ‘el furkan’, domethënë dituria dhe udhëzimi, nëpërmjet të cilëve robi arrin të dallojë qartë rrugën e drejtë nga rruga e humbjes, të vërtetën nga gënjeshtra dhe hallallin nga harami. Së dyti dhe së treti përfiton faljen e të këqijave dhe mbulimin e gjynaheve. Nëse në një kontekst përmendet vetëm njëra fjalë, ‘të këqija’ ose ‘gjynahe’, atëherë ajo përfshin dhe nënkupton edhe tjetrën. Por nëse përmenden të dyja në një kontekst, atëherë me termin “të këqija” nënkuptohen gjynahet e vogla, ndërsa fjala “gjynahe” nënkupton gjynahet e mëdha. Kështu, atyre që përpiqen dhe arrijnë devotshmërinë u premtohen falje dhe mbulim i gjynaheve të vogla dhe të mëdha. Së katërti, u premtohet shpërblim i madh dhe mirësi të shumta. Kështu do të shpërblehen ata që i japin përparësi kënaqësisë dhe porosive të Allahut, kundrejt kënaqësive vetjake e dëshirave pa fre.

8:30Page 180

وَإِذۡ يَمۡكُرُ بِكَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِيُثۡبِتُوكَ أَوۡ يَقۡتُلُوكَ أَوۡ يُخۡرِجُوكَۚ وَيَمۡكُرُونَ وَيَمۡكُرُ ٱللَّهُۖ وَٱللَّهُ خَيۡرُ ٱلۡمَٰكِرِينَ ٣٠

And [remember, O Muḥammad], when those who disbelieved plotted against you to restrain you or kill you or evict you [from Makkah]. But they plan, and Allāh plans. And Allāh is the best of planners.

Kujto si komplotuan jobesimtarët kundër teje, për të të mbajtur në pranga, vrarë ose dëbuar(nga shtëpia jote). Ata bënin kurthe, por edhe Allahu u ngrinte kurthe. Allahu është më i miri planifikues. -Kujto, o i Dërguar, mirësinë me të cilën Zoti yt të begatoi! Idhujtarët kurejshë u mblodhën në takimin “Daru Nedue”, dhe diskutuan gjatë se si do të vepronin me Profetin a.s. Ata sollën tri alternativa:1. Ta izolonin në shtëpi e të mos e linin të dilte jashtë.2. Ta vrisnin, dhe kështu - siç u tha - të shpëtonin njëherë e mirë nga "sherri" i tij.3. Ta dëbonin nga vendi i tyre.Këto ishin propozimet e pjesëmarrësve. Por pastaj ata u bashkuan në një mendim, të cilin e propozoi më i ligu i tyre Ebu Xhehli - i mallkuar qoftë! Ai propozoi që nga çdo fis kurejsh të dilte një luftëtar i ri me shpatë dhe ashtu, si një dorë e vetme, ta vrisnin Muhamedin. Në këtë mënyrë, përgjegjësia për gjakun e tij do të shpërndahej mes të gjithë fiseve pjesëmarrës, dhe atëherë fisi i Profetit do të detyrohej të pranonte kompensimin, pasi nuk mund të hapnin luftë me të gjithë. Kështu, ata zunë pritë pranë shtëpisë së Profetit, duke pritur momentin e përshtatshëm për të realizuar planin. Por Shpallja zbriti shpejt dhe Allahu i Madhëruar e ndihmoi Profetin e Tij që t’i shpëtonte këtij komploti, madje i mundësoi që të dilte nga shtëpia dhe të hidhte rërë mbi kokat e armiqve, si poshtërim për ta. Allahu i Lartësuar ua bllokoi shikimin atyre, saqë kur një person kaloi pranë tyre, u tha: ‘Muhamedi doli mu para hundës tuaj dhe ju hodhi dhé mbi koka’. Atëherë, secili prej tyre filloi të shkundte dheun prej kokës. Kështu, Allahu i Madhëruar e mbrojti dhe e ruajti Profetin e Tij, dhe këtu nisi emigrimi i tij në Medinë. Pasi mbërriti në Medinë, Allahu i Madhëruar i mundësoi atij një vendstrehim dhe i dha forcë me mbështetës të sinqertë, siç qenë muhaxhirët dhe ensarët. Dalëngadalë, ky qytet-shtet u fuqizua, derisa erdhi dita kur Profeti i Zotit u kthye sërish në Mekë si triumfator. Atëherë, para tij u përulën të gjithë armiqtë, të cilët iu nënshtruan pushtetit të Profetit a.s. Sa e sa gjëra ndodhën nga momenti kur ai doli fshehurazi prej shtëpisë, deri kur u kthye si triumfues dhe udhëheqës. I lartësuar dhe i lavdëruar qoftë Allahu, i Cili është aq i Butë e i Mëshirshëm me robin e Tij! Askush nuk mund të qëndrojë para planit dhe pushtetit të pamposhtur të Allahut!

8:31Page 180

وَإِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتُنَا قَالُواْ قَدۡ سَمِعۡنَا لَوۡ نَشَآءُ لَقُلۡنَا مِثۡلَ هَٰذَآ إِنۡ هَٰذَآ إِلَّآ أَسَٰطِيرُ ٱلۡأَوَّلِينَ ٣١

And when Our verses are recited to them, they say, "We have heard. If we willed, we could say [something] like this. This is not but legends of the former peoples."

Duke treguar kokëfortësinë dhe arrogancën e mohuesve të Profetit, Allahu i Madhëruar thotë:Kur u lexohen atyre ajetet Tona, ata thonë: “Ne kemi dëgjuar si këto. Po të donim, edhe ne mund të thoshim fjalë të tilla. Këto nuk janë gjë tjetër, përveçse përralla të vjetra.” -Kjo është shprehje e qartë e inatit, arrogancës dhe padrejtësisë së jobesimtarëve. Në fakt, ishte vetë Allahu i Lartësuar që i sfidoi ata, duke u kërkuar të sillnin një sure të ngjashme me suret e Kur'anit, për sa i përket bukurisë e madhështisë së tyre. Madje, i ftoi që të thërrisnin për ndihmë kë të mundnin dhe kë të dëshironin, prej idhujve apo aleatëve të tyre, por ata nuk mundën që t’i kundërpërgjigjeshin kësaj sfide. Kështu, fjalët e tyre ishin thjesht pretendime të pabazuara dhe shprehje e arrogancës. Të gjithë e dinë dhe e pranojnë se Muhamedi (a.s)ishte një njeri që nuk dinte shkrim dhe lexim, dhe as që udhëtoi ndonjëherë që të studionte historinë e të parëve, por megjithatë, ai erdhi me një libër madhështor, që është i paprekur nga e pavërteta dhe e kota. E si mund ti afrohet atij e kota, kur ai është Shpallje e Hakimun - të Urtit dhe Hamid - të Lavdishmit, të Lavdëruarit, me cilësitë, emrat dhe atributet më të larta?! Megjithatë, mohuesit e Shpalljes së Zotit dhe të profecisë së Muhamedit (a.s)u përgjigjën duke thënë:

8:32Page 180

وَإِذۡ قَالُواْ ٱللَّهُمَّ إِن كَانَ هَٰذَا هُوَ ٱلۡحَقَّ مِنۡ عِندِكَ فَأَمۡطِرۡ عَلَيۡنَا حِجَارَةٗ مِّنَ ٱلسَّمَآءِ أَوِ ٱئۡتِنَا بِعَذَابٍ أَلِيمٖ ٣٢

And [remember] when they said, "O Allāh, if this should be the truth from You, then rain down upon us stones from the sky or bring us a painful punishment."

Kujto si thanë ata: “O Allah! Nëse ky(Kur'an) është vërtet prej Teje, lësho mbi ne rrebesh gurësh nga qielli, ose na jep ndonjë Dënim të rëndë!” -Kuptimi: Nëse kjo Shpallje, ky Sheriat apo ky ligj, sipas të cilit na fton Muhamedi që të jetojmë dhe të adhurojmë Zotin, është e vërteta, atëherë, o Zot, na zbrit një dënim nga qielli! Me këto fjalë, ata donin të tregonin se ishin të sigurt në rrugën që kishin zgjedhur për veten e tyre, duke mohuar Shpalljen e Muhamedit dhe duke vazhduar sipas mendjes së tyre. Nga ana tjetër, kjo tregon se mohuesit ishin tërësisht të paditur, të pavëmendshëm, mospërfillës dhe përçmues ndaj Shpalljes madhështore, ku i ftonte Muhamedi a.s. Sidoqoftë, edhe sikur të ishin në rrugë të humbur, për shkak të dyshimeve që kanë, nëse ata do të thoshin: “O Zot, nëse kjo që përcjell Muhamedi është e vërteta nga ana Jote, atëherë na udhëzo në rrugën e drejtë!”, kjo do të ishte më e drejtë, më e logjikshme dhe më e pranueshme, pasi, në fund të fundit, do ta mbulonte deri diku padrejtësinë e tyre. Por meqë ata nuk kërkuan udhëzimin, porse kërkuan ndëshkimin, kjo tregon se ishin fare mendjelehtë, të palogjikshëm, injorantë dhe të padrejtë në sjelljen dhe komunikimin me Zotin e Lartësuar. Nuk e dinin, të mjerët, se nëse Allahu i Lartësuar do t’ua përshpejtonte ndëshkimin, askush prej tyre nuk do të mbetej i gjallë? Por Allahu i Lartësuar tregon se u la afat, pasi profeti Muhamed (a.s)ishte mes tyre:

8:33Page 180

وَمَا كَانَ ٱللَّهُ لِيُعَذِّبَهُمۡ وَأَنتَ فِيهِمۡۚ وَمَا كَانَ ٱللَّهُ مُعَذِّبَهُمۡ وَهُمۡ يَسۡتَغۡفِرُونَ ٣٣

But Allāh would not punish them while you, [O Muḥammad], are among them, and Allāh would not punish them while they seek forgiveness.

Por Allahu kurrë nuk do t'i dënonte ata, përderisa ti(o Muhammed)je në mesin e tyre... -Prania e Muhamedit (a.s)mes tyre ishte një garanci për ta se nuk do të përfshiheshin nga një ndëshkim i menjëhershëm, që, në fund të fundit, ata po e meritonin, me atë padrejtësi, injorancë dhe arrogancë që po tregonin. Megjithatë, edhe pse ata shprehnin të tilla fjalë haptazi, për të treguar se ishin të justifikuar në ndjekjen e rrugës së humbur, që e kishin zgjedhur me vetëdije, ata përsëri në vetvete kërkonin falje dhe i luteshin Allahut për të mos i ndëshkuar, sepse Allahu i Lartësuar thotë më pas:...dhe Allahu kurrë nuk do t'i dënonte ata nëse kërkojnë falje (për gjynahet e tyre). -Ata përsëri kishin frikë se mos i përfshinte ndëshkimi i Allahut të Lartësuar, prandaj kërkonin falje për të tilla fjalë, që i thoshin haptazi, por që në vetvete e ndjenin padrejtësinë dhe injorancën që po tregonin. Ajeti tregon se kërkimi i faljes në mënyrë të vazhdueshme është një pengesë e ndëshkimit, edhe pse faktorët e zbritjes së ndëshkimit mund të jenë plotësuar.

8:34Page 181

وَمَا لَهُمۡ أَلَّا يُعَذِّبَهُمُ ٱللَّهُ وَهُمۡ يَصُدُّونَ عَنِ ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِ وَمَا كَانُوٓاْ أَوۡلِيَآءَهُۥٓۚ إِنۡ أَوۡلِيَآؤُهُۥٓ إِلَّا ٱلۡمُتَّقُونَ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ ٣٤

But why should Allāh not punish them while they obstruct [people] from al-Masjid al-Ḥarām and they were not [fit to be] its guardians? Its [true] guardians are not but the righteous, but most of them do not know.

E çfarë mund ti mbrojë ata nga dënimi i Allahut, kur ata pengojnë vizitën në Xhaminë e Shenjtë? -E kush mund ta pengojë ndëshkimin e Allahut mbi ta, ndërkohë që ata kanë kryer gjithçka që e bën të detyrueshëm dhe të merituar këtë ndëshkim?! Por cilat ishin ato veprime, të cilat e bënin të detyrueshëm ndëshkimin nga Allahu i Lartësuar? Së pari, ishte pengimi i njerëzve nga Xhamia e Shenjtë dhe, në mënyrë të veçantë, pengimi i Profetit (a.s)dhe shokëve të tij, të cilët ishin besimtarët e parë që e meritonin frekuentimin e kësaj xhamie. Profeti (a.s)dhe shokët e tij ishin ata që e meritonin të adhuronin Zotin në Shtëpinë e Tij të shenjtë, dhe jo paganët, të cilët bënin idhujtari në atë xhami, duke bërë krimin më të rëndë. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë më pas:Ata nuk janë rojtarët të saj. -Idhujtarët nuk mund të jenë ‘eulijaeh’, domethënë, nuk e meritojnë të quhen miq të atij tempulli. Në fakt, ajeti mund të kuptohet me dy mënyra:1.“Ata nuk janë miq të saj”, domethënë, idhujtarët nuk janë aspak miq të Shtëpisë së Shenjtë, që është bërë për të adhuruar Zotin si Një e të vetëm, pa idhujtari.2.“Ata nuk janë miqtë e Allahut.” Domethënë, idhujtarët nuk janë miqtë, të dashurit dhe të afërtit e Allahut të Lartësuar, prandaj nuk mund të pretendojnë se e meritojnë frekuentimin e Shtëpisë së Tij, vendin ku Ai adhurohet si Një i vetëm.Miqtë e vërtetë të Allahut të Lartësuar dhe të Shtëpisë së Tij janë vetëm të devotshmit, siç thuhet më pas:Askush, përveç të devotshmit, nuk mund të jetë rojtari i saj... -Këta janë ata që besojnë Allahun e Lartësuar dhe Profetin e Tij. Ata e njësojnë Zotin në adhurim, me sinqeritet dhe sipas mënyrës që Ai ka përcaktuar, me qëllimin që të fitojnë kënaqësinë e Tij....por shumica e tyre nuk e dinë. -Shumica e tyre nuk e dinë, prandaj pretendojnë për veten e tyre diçka që nuk e meritojnë aspak, sepse janë të tjerët që e meritojnë.

8:35Page 181

وَمَا كَانَ صَلَاتُهُمۡ عِندَ ٱلۡبَيۡتِ إِلَّا مُكَآءٗ وَتَصۡدِيَةٗۚ فَذُوقُواْ ٱلۡعَذَابَ بِمَا كُنتُمۡ تَكۡفُرُونَ ٣٥

And their prayer at the House [i.e., the Kaʿbah] was not except whistling and handclapping. So taste the punishment for what you disbelieved [i.e., practiced of deviations].

Namazi i tyre në Shtëpinë e Allahut ishte vetëm fishkëllima dhe duartrokitje. -Adhurimi i idhujtaëve, - atyre të cilët pengonin besimtarët e vërtetë të futeshin në Xhaminë e Shenjtë, - ishte vetëm fishkëllima dhe duartrokitje. Këto ishin veprime injorantësh, pa mend në kokë, të devijuar dhe të humbur në errësira. Kur namazin, që është adhurimi më i rëndësishëm që i përkushtohet Zotit të Lartësuar, ata e trajtonin në këtë mënyrë, atëherë çfarë ndodhte me adhurimet e tyre të tjera?! Kështu, ata tregonin se në zemër nuk kishin aspak madhërim për Zotin e tyre. Ata nuk kishin asnjë lloj njohurie për të drejtat e Zotit dhe për shenjtërinë e adhurimeve, që duhet t’i përkushtohen Atij. Gjithashtu, ata nuk tregonin asnjë lloj respekti për vendin më të mirë dhe më të nderuar të tokës. Çfarë adhurimi mund të prisje nga të tillë njerëz?! Çfarë mirësie mund të pritej prej tyre?! Çfarë bënin ata që të pretendonin se e meritonin më tepër këtë xhami, sesa besimtarët, për të cilët Allahu i Madhëruar thotë: “Është e sigurt se kanë fituar besimtarët. Ata, të cilët gjatë faljes së namazit janë të përulur; Ata, të cilët i shmangen së kotës (fjalë a punë), Ata, të cilët janë të rregullt në dhënien e zekatit; Ata, që e ruajnë ndershmërinë e vet dhe shkojnë vetëm me gratë e veta ose me robëreshat, që kanë në zotërim, për të cilat nuk fajsohen. Ndërsa ata që kërkojnë më tepër - ata janë të shfrenuarit. Edhe ata, të cilët janë besnikë ndaj amanetit, që u është besuar dhe ndaj premtimit të dhënë. Edhe ata që ndaj namazit të tyre janë të kujdesshëm - Këta janë trashëgimtarët e vërtetë, Që do ta trashëgojnë Xhenetin Firdeus dhe aty do të jenë përgjithmonë.”. [Muminunë 1 – 11]. Kështu, nuk është çudi që Allahu i Lartësuar e la Xhaminë e Shenjtë në trashëgim të besimtarëve të sinqertë, që ta adhurojnë Atë si Një dhe të vetëm, dhe pastaj t’u shpallë atyre ajetet: “O ju që keni besuar! Idhujtarët janë vërtet të papastër, prandaj mos i lini t'i afrohen Xhamisë së Shenjtë pas këtij viti!” [Teube 28]. Ndërsa në këto ajete Allahu i Lartësuar thotë:Prandaj “shijojeni dënimin, se ju nuk besonit! -Vuajeni ndëshkimin për mohimin e Shpalljes dhe të udhëzimit që Profeti (a.s)solli nga Allahu i Lartësuar.

8:36Page 181

إِنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ يُنفِقُونَ أَمۡوَٰلَهُمۡ لِيَصُدُّواْ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِۚ فَسَيُنفِقُونَهَا ثُمَّ تَكُونُ عَلَيۡهِمۡ حَسۡرَةٗ ثُمَّ يُغۡلَبُونَۗ وَٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِلَىٰ جَهَنَّمَ يُحۡشَرُونَ ٣٦

Indeed, those who disbelieve spend their wealth to avert [people] from the way of Allāh. So they will spend it; then it will be for them a [source of] regret; then they will be overcome. And those who have disbelieved - unto Hell they will be gathered.

Allahu i Lartësuar na bën të qartë armiqësinë, kurthet dhe intrigat e idhujtarëve, të cilët kanë shpallur hapur luftë kundër besimit të vërtetë. Ajeti tregon përpjekjet e idhujtarëve për shuarjen e dritës së Allahut të Lartësuar, për mbulimin e fjalës dhe mesazhit të Tij. Ai na siguron se të gjitha këto kurthe dhe intriga do t’u kthehen dhe do të godasin ata vetë, që i ngrejnë, sepse, normalisht, kurthet dhe intrigat e padrejta godasin veçse thurësit e tyre. Kështu, i Lartësuari thotë:Ata që nuk besojnë, e shpenzojnë pasurinë e tyre për t'i penguar njerëzit nga rruga e Allahut. -Jobesimtarët investojnë pasurinë e tyre, që e vërteta të paraqitet si e kotë dhe që e kota të forcohet dhe të përhapet sa më tepër. Ata përpiqen të pengojnë njësimin e Rahmanit në adhurim. Ata luftojnë që të triumfojë dhe të përhapen besëtytnitë e idhujtaria.Dhe kështu do të vijojnë ata ta shpenzojnë atë; ... -Ata do ta shpenzojnë pasurinë, madje me lehtësi, sepse janë shumë të përkushtuar ndaj së kotës dhe e urrejnë shumë të vërtetën, por kjo sakrificë do t’ju sjellë veç dëshpërim, poshtërim dhe përçmim....por në fund ata do të kenë vetëm dëshpërim; -Ata do të mposhten, pa arritur qëllimin pse e shpenzojnë gjithë atë pasuri. Kështu, iu ikën pasuria dhe iluzionet e tyre. E vetmja gjë që fitojnë është ndëshkimi i ashpër i Allahut të Lartësuar. Duke treguar përfundimin e dëshpëruar të tyre, Allahu i Lartësuar thotë:

8:37Page 181

لِيَمِيزَ ٱللَّهُ ٱلۡخَبِيثَ مِنَ ٱلطَّيِّبِ وَيَجۡعَلَ ٱلۡخَبِيثَ بَعۡضَهُۥ عَلَىٰ بَعۡضٖ فَيَرۡكُمَهُۥ جَمِيعٗا فَيَجۡعَلَهُۥ فِي جَهَنَّمَۚ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ ٣٧

[It is] so that Allāh may distinguish the wicked from the good and place the wicked some of them upon others and heap them all together and put them into Hell. It is those who are the losers.

dhe pastaj ata do të mposhten. Të gjithë mohuesit do të grumbullohen në Xhehenem. Allahu do t’i veçojë të këqijtë nga të mirët dhe të këqijtë do t’i vërënjërin mbi tjetrin e të gjithë bashkë do t’i hedhë në Xhehenem. -Aty do të grumbullohen të gjithë, që të shijojnë së bashku ndëshkimin e ashpër të Zotit të Lartësuar. Xhehenemi është vendi ku do të mblidhen të gjithë të poshtërit, së bashku me poshtërsitë e tyre. Allahu i Lartësuar dëshiron që të dallohen qartë kotësitë e poshtërsitë nga e vërteta dhe e çmuara, prandaj secilin lloj do ta grumbullojë më vete në një vend të caktuar, ku të gjithë do të përjetojnë atë që meritojnë. Kështu, të pistën, të ligat dhe të poshtrit, Allahu i Lartësuar do t’i grumbullojë së bashku njëri mbi tjetrin. Me fjalë të tjera, të gjitha punët e këqija, të gjitha pasuritë e këqija, si dhe njerëzit që i punojnë apo i fitojnë dhe shpenzojnë ato, Allahu i Lartësuar ka për t’i bashkuar të gjithë në Xhehenem.Këta janë të humburit. -Këta do të humbin veten, pasurinë dhe familjet e tyre Ditën e Gjykimit. Ky është shkatërrimi i vërtetë.

8:38Page 181

قُل لِّلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِن يَنتَهُواْ يُغۡفَرۡ لَهُم مَّا قَدۡ سَلَفَ وَإِن يَعُودُواْ فَقَدۡ مَضَتۡ سُنَّتُ ٱلۡأَوَّلِينَ ٣٨

Say to those who have disbelieved [that] if they cease, what has previously occurred will be forgiven for them. But if they return [to hostility] - then the precedent of the former [rebellious] peoples has already taken place.1

Ky ajet tregon butësinë dhe mëshirën e Allahut të Lartësuar me robërit e Tij. Atë nuk e pengon mosbesimi i robërve me këmbëngulje dhe arrogancë, që t’i ftojë vazhdimisht ata në rrugën e drejtë dhe t’i këshillojë për t’u larguar nga çdo gjë që sjell shkatërimin e tyre. Me dashuri dhe mëshirë, Allahu i këshillon dhe i porosit ata që të largohen nga të gjitha rrugët e poshtërimit dhe të humbjes.Thuaju jobesimtarëve që, nëse heqin dorë nga mosbesimi, do t’u falet e kaluara... -Nëse ata ndalen dhe pendohen për mosbesimin e tyre dhe këtë pendim e shprehin duke iu dorëzuar tërësisht Allahut të Lartësuar si Një i vetëm dhe i pashoq dhe duke e adhuruar Atë përmes Islamit, fesë të vetme të pranuar tek Ai, i Madhëruari u premton atyre falje të gjithçkaje që ka kaluar, sado të mëdha qofshin ato gabime dhe krime. Por nëse ata kthehen përsëri në mohim, i Lartësuari thotë:...por nëse ngulmojnë në të tyren, atëherë le të jetë dënimi i popujve të mëparshëm si paralajmërim për ta. -Allahu i Lartësuar na e ka treguar qartë se cili ka qenë përfundimi i popujve mohues, të cilët i konsideronin gënjeshtra shpalljet e Tij. Përfundimi i të gjithëve ka qenë i njëjtë: shkatërrim dhe ndëshkim i ashpër. Le të kujtojnë atëherë, se çfarë ndodhi me ata inatçorë dhe arrogantë dhe le ta dinë se edhe ata i pret i njëjti ndëshkim. Por, fatkeqësisht, ata e marrin me tallje këtë çështje. Këto fjalë u drejtohen mohuesve në formë kërcënimi, por edhe si ftesë për të reflektuar drejt. Ndërsa kur u drejtohet besimtarëve, Allahu i Madhëruar i udhëzon ata se si duhet të sillen me mohuesit:

8:39Page 181

وَقَٰتِلُوهُمۡ حَتَّىٰ لَا تَكُونَ فِتۡنَةٞ وَيَكُونَ ٱلدِّينُ كُلُّهُۥ لِلَّهِۚ فَإِنِ ٱنتَهَوۡاْ فَإِنَّ ٱللَّهَ بِمَا يَعۡمَلُونَ بَصِيرٞ ٣٩

And fight against them until there is no fitnah1 and [until] the religion [i.e., worship], all of it, is for Allāh.2 And if they cease - then indeed, Allāh is Seeing of what they do.

Luftojini ata, derisa të mos ketë më (fitne) idhujtari... -Fjala ‘fitne’nënkupton idhujtarinë dhe veprën e pengimit të njerëzve nga rruga e Allahut. Kështu, kuptimi i ajetit është: Luftojini ata, derisa të mos ketë më idhujtari dhe njerëzit të lihen të lirë të besojnë, të udhëzohen në rrugën e Allahut dhe t’u nënshtrohen ligjeve të Islamit. I Lartësuari thotë:...dhe i tërë adhurimi të bëhet vetëm për Allahun. -Ky është qëllimi final i luftës kundër armiqëve të fesë, që në dy pika do të përkufizohej:1. Të ruhet e mbrohet feja e Allahut nga intrigat dhe e keqja e jobesimtarëve.2. Të përhapet me besnikëri e korrektësi feja e Allahut, sepse ky është qëllimi i krijimit të njerëzimit, derisa kjo fe e drejtë të lartësohet mbi të gjitha besimet e tjera, që janë të kota dhe të pabaza.

8:40Page 181

وَإِن تَوَلَّوۡاْ فَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ مَوۡلَىٰكُمۡۚ نِعۡمَ ٱلۡمَوۡلَىٰ وَنِعۡمَ ٱلنَّصِيرُ ٤٠

But if they turn away - then know that Allāh is your protector. Excellent is the protector, and excellent is the helper.

Po nëse ata heqin dorë, Allahu sheh gjithçka që bëjnë ata. E nëse refuzojnë, dijeni se Allahu është Mbrojtësi juaj. -Nëse ata nuk e braktisin atë mënyrë jetese plot padrejtësi dhe mohim, atëherë le ta dinë se Allahu di gjithçka që ata bëjnë haptas apo fshehtas. Nëse ata nuk binden, por e lëshojnë veten në harresë, shkujdesje dhe në errësirat e humbjes, atëherë dijeni, o besimtarë, se:Ai është Mbrojtësi dhe Mbështetësi më i mirë. -Sa kujdestar i mirë, i mëshirshëm dhe i dashur është Allahu! Ai kujdeset për adhuruesit e Tij besimtarë, duke u falur vazhdimisht mirësi dhe begati të shumta. Ai ua lehtëson rrugët për arritjen e të gjitha mirësive dhe dobive, që kanë lidhje me çështjet e tyre të fesë dhe të kësaj bote. Sa mbrojtës dhe mbështetës i mirë është Allahu! Ai gjithmonë i ndihmon robërit e Tij besimtarë dhe i ruan ata nga kurthet, intrigat dhe aleancat e kriminelëve dhe mohuesve. Nëse kujdestari dhe mbrojtësi yt është Allahu, atëherë nuk ka më asgjë për të cilën duhet të shqetësohesh. E nëse Allahun e ke kundër teje, atëherë kurrë nuk ke për t’i rezistuar të Madhërishmit dhe ushtrisë së Tij.

8:41Page 182

۞ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّمَا غَنِمۡتُم مِّن شَيۡءٖ فَأَنَّ لِلَّهِ خُمُسَهُۥ وَلِلرَّسُولِ وَلِذِي ٱلۡقُرۡبَىٰ وَٱلۡيَتَٰمَىٰ وَٱلۡمَسَٰكِينِ وَٱبۡنِ ٱلسَّبِيلِ إِن كُنتُمۡ ءَامَنتُم بِٱللَّهِ وَمَآ أَنزَلۡنَا عَلَىٰ عَبۡدِنَا يَوۡمَ ٱلۡفُرۡقَانِ يَوۡمَ ٱلۡتَقَى ٱلۡجَمۡعَانِۗ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٌ ٤١

And know that anything you obtain of war booty - then indeed, for Allāh is one fifth of it and for the Messenger1 and for [his] near relatives2 and the orphans, the needy, and the [stranded] traveler,3 if you have believed in Allāh and in that which We sent down to Our Servant4 on the day of criterion [i.e., decisive encounter] - the day when the two armies met [at Badr]. And Allāh, over all things, is competent.

Ta dini se nga e tërë plaçka e luftës që mund të fitoni, një e pesta u takon Allahut, të Dërguarit e farefisit të afërm të tij, jetimëve, të varfërve dhe udhëtarëve,... -‘El ganime’ quhet pasuria e marrë nga mohuesit, me një luftë të drejtë të zhvilluar nga muslimanët kundër tyre. Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na mëson se, nga kjo pasuri e fituar në luftë, një e pesta i takon Allahut, ndërsa pjesa tjetër u takon luftëtarëve fitimtarë, sepse Allahu i Madhëruar ua atribuon pikërisht atyre, kur thotë: “... çfarëdo plaçkë lufte që fitoni”. Plaçka e luftës duhet të shpërndahet mes luftëtarëve, ashtu sikurse e ka ndarë Profeti a.s.Atëherë, për këmbësorin jepej një pjesë, ndërsa për kalorësin jepeshin dy pjesë: një për të e një për kalin e tij. Kështu shpërndahej pjesa e luftëtarëve (4/5). Ndërsa 1/5 ndahet në pesë pjesë të tjera:1. Një pjesë veçohet për Allahun dhe Profetin e Tij. Kjo nënkupton bamirësi të përgjithshme për muslimanët, pa ndonjë përcaktim të veçantë. Allahu dhe i Dërguari i Tij nuk kanë nevojë për pasuritë e njerëzve, prandaj shprehja “për Allahun dhe Profetin e Tij” nënkupton bamirësinë e përgjithshme për robërit e Zotit.2. Pjesa e dytë veçohet për farefisin e Profetit a.s, që nënkupton familjet Benu Hashim dhe Benu Mutalib. Allahu i Lartësuar nuk ka përcaktuar ndonjë kategori të veçantë mes këtyre familjeve, si të varfërit apo nevojtarët, dhe as nuk ka përjashtuar të pasurit. Kjo do të thotë se përfitues ishin të gjithë pjesëtarët e këtyre familjeve, të pasurit e të varfërit, meshkujt dhe femrat.3. Pjesa e tretë u takon jetimëve. Statusin e jetimit e gëzon çdo minoren që ka humbur babain. Allahu i Lartësuar ka caktuar një pjesë për ta, si mëshirë ndaj tyre, sepse jetimët e vegjël nuk kanë mundësi të përmbushin nevojat dhe kërkesat e tyre, pasi kanë humbur njeriun që përpiqet dhe punon për ta.4. Një pjesë shkon për nevojtarët dhe të varfërit, të vegjël e të mëdhenj, meshkuj e femra.5. Hisja e pestë shkon për të ndihmuar ata që kanë mbetur në mes të rrugës, pa mbështetje dhe pa asnjë mundësi për t’u kthyer në vendin e tyre.Disa mufesirë thonë se 1/5 që i takon Allahut dhe Profetit të Tij, nuk lejohet të shpenzohet jashtë këtyre pesë kategorive. Ata thonë, gjithashtu, që nuk është e detyrueshme që këto pjesë të jenë të barabarta, por secila përcaktohet në varësi të dobisë dhe nevojës. Në fakt, ky shpjegim është më i pranueshëm se të tjerët. Më pas, Allahu i Lartësuar e përcakton si kusht të imanit ndarjen e një të pestës së plaçkës së luftës me korrektësi, sipas mënyrës që ka caktuar Ai:...nëse besoni në Allahun dhe në atë që Ne ia kemi shpallur robit Tonë Ditën e Ndasisë(mes besimit dhe mosbesimit),... -Dita e Fitores është dita e Betejës së Bedrit, kur Allahu i Lartësuar bëri dallimin e qartë të së vërtetës nga e kota. Atë ditë, e vërteta triumfoi mbi të kotën....ditën kur u ndeshën dy ushtritë. -Grupi i muslimanëve u përball me grupin e jobesimtarëve. Atë ditë, Allahu i Madhëruar bëri të triumfojë qartë e vërteta e Tij, duke shfaqur shenja dhe mrekulli, që tregonin se Shpallja që Muhamedi (a.s)e solli nga Zoti i tij ishte e vërteta e sigurt, për të cilën nuk ka asnjë dyshim. Në këtë mënyrë, kuptimi ajetit është: Nëse vërtet e besoni Allahun dhe Shpalljen që Ai ia dhuroi Profetit të Tij të dashur, atëherë një të pestën e pasurisë së fituar në atë luftë, - ku Zoti ngriti të vërtetën, shkatërroi të kotën dhe shfaqi mrekulli, - ju duhet t’i shpenzoni ashtu siç kërkon Allahu dhe Profeti i Tij.Allahu është i Plotpushtetshëm për gjithçka. -Çdokush që kundërshton Allahun, duke dalë kundër urdhrit të Tij, ka për t’u mposhtur nga Allahu i Madhëruar. Më tej jepen hollësi të tjera të kësaj beteje historike:Dispozitat për plaçkën e luftës. Kur fitonte luftën kundër armikut, ai urdhëronte dikë që të mblidhte komplet plaçkën e luftës. Ndarjen e plaçkës e fillonte me atë që quhet eslab,(Eslab quhet plaçka, pajimet, armët dhe kafsha e të vrarit nga radhët e ushtarëve jomusliamnë, të cilat i takojnë ushtarit musliman që e ka vrarë.) duke ua shpërndarë atyre që u takonte. Pastaj një të pestën e plaçkës së luftës që mbetej, e hiqte mënjanë për ta shpenzuar atje ku ishte më e nevojshme, në dobi të Islamit. Ndërsa pjesën e mbetur, pasi u jepte ndonjë dhuratë të vogël atyre që nuk kishin pjesë të përcaktuar në plaçkën e luftës, si fëmijët, gratë dhe skllevërit, e shpërndante në mënyrë të barabartë mes ushtarëve. Sipas rregullit, kalorësit i takonin tri pjesë, një pjesë për veten dhe dy pjesë për kalin, ndërsa këmbësorit një pjesë. Kjo është tradita e tij e transmetuar saktë dhe me siguri, në shpërndarjen e plaçkës së luftës. Ndonjëherë, për merita të veçanta dhe sipas asaj që e shikonte me interes, Profeti a.s. i jepte ndonjë luftëtari diçka nga tërësia e plaçkës së luftës (para shpërndarjes së saj sipas rregullit), përveç pjesës që i takonte nga plaçka e luftës, dhe ky shpërblim quhej nefel. Thuhet që këto shpërblime Profeti a.s. i nxirrte prej një të pestës të sipërpërmendur, (që i takon Allahut dhe Profetit a.s), por thuhet që ky është një mendim i dobët për t’u pranuar. Disa thonë se kjo nxirrej prej një të pestës së një të pestës. Në një betejë Profeti a.s. i dha Seleme Ibn Ekua’ katër pjesë, pra, sa pjesët e një këmbësori dhe një kalorësi të marra së bashku. Kjo ndodhi për shkak të kontributit të madhqë ai dha në atë luftë. Profeti a.s. ishte i kujdesshëm që të tregohej i drejtë në ndarjen e plaçkës, pa bërë dallim mes të dobtëve dhe të fortëve. Dallimet mund të bëheshin vetëm në shpërndarjen e nefel-it, që përmendëm më sipër. Profeti a.s., kur niste një luftë me një popull, dërgonte fillimisht një skuadër luftëtarësh. Nëse ata fitonin ndonjë plaçkë lufte, një të pestën e hiqte mënjanë dhe nga pjesa e mbetur një çerek ua jepte atyre në formë nefeli, dhe pjesën tjetër e ndante në mënyrë të barabartë mes gjithë ushtrisë (mes të cilëve edhe skuadra). Ndërsa kur dërgonte ndonjë skuadër gjatë kthimit nga lufta, u jepte atyre një të tretën në formë nefel. Megjithatë, Profeti a.s. nuk e parapëlqente dhënien në formë nefeli, (e cila zakonisht u dhurohej të fortëve dhe aktivëve) dhe shpesh thoshte: “Besimtarët e fortë le t’u japin besimtarëve të dobët!”Një pjesë e pasurisë së fituar në luftë, që quhej el safij, ishte e posaçëruar vetëm për Profetin a.s. Profeti a.s. e përcaktonte dhe e zgjidhte atë përpara se të hiqej mënjanë një e pesta e plaçkës. Ai mund të zgjidhte çfarë të dëshironte: një skllav a skllave, ose një kalë apo diçka tjetër. Thotë Aishja: “Safija (gruaja e Profetit a.s.) ishte e përzgjedhur prej të ashtuquajturës safij”, siç e ka sjellë Ebu Daudi këtë hadith. Transmetohet gjithashtu se në mesazhin që Profeti a.s. i dërgoi fisit Benu Zehir Ibn Ukajshi, thuhet: “Nëse ju dëshmoni se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut të Madhëruar dhe se Muhamedi është Profet i Allahut, e falni namazin, e jepni zekatin, jepni një të pestën e plaçkës së luftës që fitoni, dorëzoni prej kësaj plaçke lufte pjesën e Profetit a.s. dhe atë që quhet el safij, atëherë ju do të jeni të sigurt, nën mbrojtjen dhe sigurinë e dhënë prej Allahut dhe Profetit a.s.” Edhe shpata e Profetit a.s., me disa vjaska të bukura, ishte prej el safij-it. Profeti a.s. ruante pjesë edhe për ndonjë që nuk kishte qenë i pranishëm në betejë për shkak të angazhimit të tij në shërbim të muslimanëve. Kështu veproi Profetit a.s. me Othmanin, i cili nuk mori pjesë në Bedër, sepse ishte duke i shërbyer bashkëshortes së tij të sëmurë, vajzës së Profetit a.s., Rukijes. Profeti a.s. ndau një pjesë për Othmanin dhe tha: “Othmani u angazhua për hir të Allahut dhe u mor me nevojat e Profetit a.s.”Sahabët blinin dhe shisnin gjatë këtyre luftrave në prani të Profetit a.s. Ai i shihte ata dhe nuk i ndalonte nga tregtia që bënin. Madje njëburrë i është drejtuar Profetit a.s. dhe i ka thënë: “Sot kam fituar aq shumë, sa askush ndonjëherë.” I tha Profeti a.s.: “E çfarë ke fituar?” Ai u përgjigjur: “Bleva e shita, derisa bëra një fitim prej treqind ukije-sh.” Atëherë Profetit a.s, mësuesi i vërtetë, i ka thënë: “A të të tregoj unë se cili është ai që ka marrë fitimet më të mira?” – “Kush është ai o i dërguar i Allahut?” – “Ai që ka falur dy rekatë nafile pas namazit farz.” Gjatë luftrave ata merrnin me qera edhe shërbëtorë për t’u shërbyer e ndihmuar gjatë udhëtimeve. Kjo lloj qeraje e praktikuar ishte dy llojesh: a) të dilje vetë në luftë dhe pajtoje me qera dikë që të shërbente gjatë udhëtimit; b) të paguaje dikë tjetër që të dilte dhe të luftonte në xhihad. Këta quheshin xheail. Profeti a.s., për të tilla bashkëpunime, ka thënë: “Luftëtarit i takon shpërblimi i vet (i luftës), ndërsa shpenzuesit shpërblimi i vet (si shpenzues) dhe shpërblimi i luftëtarit.” Ata praktikonin edhe dy lloje kontratash ortakërie në ndarjen e plaçkës së luftës me njëri tjetrin: a) ortakërinë e plotë (sheriketul ebdan), dhe b) ortakëri me hua, e cila zhvillohet në këtë mënyrë: I jep një luftëtari devenë ose kalin tënd për të luftuar, me kusht që plaçka e luftës e fituar të ndahet barabar mes jush. Atyre ndoshta u binte të ndanin edhe një shigjetë të vetme, e njëri merrte pendën dhe majën, ndërsa tjetri merrte shkopin e shigjetës. Ndërsa Ibn Mesudi tregon: “Betejën e Bedrit, unë Amari dhe Sa’di u bëmë ortakë për gjithçka që do të fitonim në atë luftë (ortakëri e plotë). Sa’di mundi të kapë dy robër, ndërsa unë dhe Amari nuk mundëm të sjellim gjë.” Skuadrat luftarake, Profeti a.s. i dërgonte herë me kalorës dhe herë të tjera me këmbësorë. Profeti a.s., pasi mbaronte betejën, nuk u jepte pjesë nga plaçka e luftës skuadrave apo asaj pjese të ushtrisë që ishin dërguar për ndihmë dhe përforcime në fushëbetejë, por që kishin mbërritur në destinacion pasi lufta kishte përfunduar. Pjesa e farefisnisë së Profetit a.s.Ndërsa, pjesën e farefisnisë Profeti a.s. ia jepte vetëm Benu Hashimëve dhe Benu Mutalibëve. Në këtë pjesë nuk bënin pjesë vëllezërit e këtyre dy fiseve, Benu Abdul Shems dhe Benu Neufel. Profeti a.s. ka thënë: “Pa dyshim, Benu Mutalibët dhe Benu Hashimët janë një të vetëm”, dhe kryqëzoi gishtat e tij. Pastaj vazhdoi: “Ata nuk janë ndarë as në epokën e xhahilijetit, as në epokën e Islamit.” Ushqimet në plaçkën e luftës. Në kohën e Profetit a.s., muslimanët, nëse fitonin ushqime si plaçkë lufte, si për shembull mjaltë, rrush e të tjera, i hanin ato, pa qenë e nevojshme që fillimisht t’i grumbullonin në pasurinë e luftës të fituar. Kështu, Umer Ibn Hatabi tregon: “Në kohën e Profetit a.s., një ushtri fitoi si plaçkë lufte ushqim dhe mjaltë, dhe prej tyre nuk u veçua një e pesta.” Këtë hadith e ka sjellë Ebu Daudi. Pas betejës së Hajberit, Abdulla Ibn Mugafeli nxori veç një enë me dhjamë dhe tha: “S’kam për t’i dhënë askujt nga kjo enë me dhjamë.” Profeti a.s. e dëgjoi, buzëqeshi e nuk i tha gjë. Është pyetur Ibn Ebu Eufa: “A e veçonit një të pestën e ushqimeve të fituara në luftë gjatë kohës së Profetit?” Ai është përgjigjur: “Në Hajber fituam ushqim të bollshëm; gjithësecili shkonte e merrte aq sa i duhej dhe largohej.”Dikush nga sahabët thoshte: “Në beteja ne hanim arra pa i ndarë dhe, kur ktheheshim në banesat tona, trastat tona i kishim plot me arra.” Shkëputur nga “Zadul mead” 3

8:42Page 182

إِذۡ أَنتُم بِٱلۡعُدۡوَةِ ٱلدُّنۡيَا وَهُم بِٱلۡعُدۡوَةِ ٱلۡقُصۡوَىٰ وَٱلرَّكۡبُ أَسۡفَلَ مِنكُمۡۚ وَلَوۡ تَوَاعَدتُّمۡ لَٱخۡتَلَفۡتُمۡ فِي ٱلۡمِيعَٰدِ وَلَٰكِن لِّيَقۡضِيَ ٱللَّهُ أَمۡرٗا كَانَ مَفۡعُولٗا لِّيَهۡلِكَ مَنۡ هَلَكَ عَنۢ بَيِّنَةٖ وَيَحۡيَىٰ مَنۡ حَيَّ عَنۢ بَيِّنَةٖۗ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَسَمِيعٌ عَلِيمٌ ٤٢

[Remember] when you were on the near side of the valley, and they were on the farther side, and the caravan was lower [in position] than you. If you had made an appointment [to meet], you would have missed the appointment. But [it was] so that Allāh might accomplish a matter already destined - that those who perished [through disbelief] would perish upon evidence and those who lived [in faith] would live upon evidence; and indeed, Allāh is Hearing and Knowing.

Ju ishit në anën më të afërt të luginës, ndërsa ata në anën më të largët të saj,... -Kuptimi: Ju kishit dalë përballë njëri-tjetrit në një luginë. Ata ishin pozicionuar diku larg Medinës, ndërsa ju në një vend afër Medinës....ndërsa karvani ishte më poshtë jush. -Karvani për të cilin dolët ishte në krahun e bregdetit. Por Allahu kërkonte diçka tjetër për ju.Edhe sikur ta kishit planifikuar me njëri-tjetrin atë takim, nuk do të kishte qenë aq i përcaktuar mirë. -Edhe sikur ta kishit bërë me fjalë me armikun për t’u takuar në këtë mënyrë, nuk do t’ia arrinit. Ishte Allahu i Madhëruar Ai që, me diturinë dhe urtësinë e Tij, kishte përcaktuar gjithçka:Por ishte Allahu Ai që e kishte përcaktuar të ndodhte, dhe ashtu ndodhi,... -Allahu ju vuri përballë në këtë mënyrë, për të realizuar diçka të parapërcaktuar që më parë. Do të ndodhte pikërisht ashtu sikurse e kishte përcaktuar Zoti i Madhëruar, në mënyrë që:...me qëllim që jobesimtarët të mund ta dinin se kanë mohuar pasi e vërteta iu bë e qartë... -Ky do të ishte argument i qartë për çdo kokëfortë dhe arrogant. Pas kësaj ngjarjeje, ata që do të zgjidhnin rrugën e humbjes, do ta bënin këtë me vetëdije të plotë. Ata do të jetonin, do të luftonin dhe do të vdisnin për kauzën e zgjedhur me vetëdije të plotë, të bindur për kotësinë dhe pavërtetësinë e saj. Kështu, ata nuk do të kishin më justifikim përpara Allahut të Madhëruar....ndërsa besimtarët të mund të vazhdonin të besojnë pasi e vërteta u bë e qartë. -Besimtarëve do t’u shtohej qartësia dhe siguria në të vërtetën, për të cilën luftonin. Me gjithë ato argumente dhe mrekulli te dukshme që shfaqi atë ditë, Allahu u shtoi imanin besimtarëve të mençur, por edhe zhvleftësoi çdo justifikim të mohuesve të së vërtetës. Ajo ngjarje shërben gjithmonë si kujtim për të diturit dhe të urtët.Allahu Dëgjon dhe Di gjithçka. -Allahu është El Semiu - Ai që i dëgjon të gjitha zërat, me shumëllojshmërinë e gjuhëve, nevojave dhe kërkesave. Allahu është gjithashtu El Alimu - i Gjithëdituri, i Cili di çdo gjë që duket dhe çdo gjë që fshihet. Asgjë nuk mund t’i fshihet diturisë absolute dhe gjithëpërfshirëse të Allahut.

8:43Page 182

إِذۡ يُرِيكَهُمُ ٱللَّهُ فِي مَنَامِكَ قَلِيلٗاۖ وَلَوۡ أَرَىٰكَهُمۡ كَثِيرٗا لَّفَشِلۡتُمۡ وَلَتَنَٰزَعۡتُمۡ فِي ٱلۡأَمۡرِ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ سَلَّمَۚ إِنَّهُۥ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ ٤٣

[Remember, O Muḥammad], when Allāh showed them to you in your dream as few; and if He had shown them to you as many, you [believers] would have lost courage and would have disputed in the matter [of whether to fight], but Allāh saved [you from that]. Indeed, He is Knowing of that within the breasts.

Allahu të tregoi në ëndërr se ata ishin pak. -Allahu i Madhëruar ia paraqiti idhujtarët në ëndërr Profetit të Tij sikur qenë të pakët në numër. Profeti (a.s)i përgëzoi për këtë sahabët, zemrat e të cilëve u qetësuan. Nëse do të ndodhte ndryshe:Sikur të të kishte treguar se ishin shumë, ju do ta kishit humbur guximin e do të ishit grindur për vendimin tuaj. Por Allahu ju shpëtoi. -Ju do të përçaheshit, sepse disa do ta dëshironin luftën e disa të tjerë jo, e kështu do të dështonit. Por ishte Allahu i Madhërishëm që, me butësinë, mëshirën dhe përkujdesin e Tij, ju shpëtoi nga përçarja dhe dështimi.Ai i Di mirë çfarë fshehin zemrat. -Në zemër fshihen trimëria e guximi, por edhe frika dhe hezitimi, fshihet sinqeriteti, por edhe hipokrizia. Allahu i Madhërishëm është Ai që vështron dhe di gjithçka që fsheh zemra. Allahu i Madhëruar vështroi në zemrat e besimtarëve diçka, që u bë shkak që Ai t’i mëshironte dhe t’i trajtonte me butësinë dhe bamirësinë e Tij të gjerë e të paanë. Ai e bëri realitet ëndrrën e të Dërguarit të Tij të sinqertë, duke bërë që në sytë e besimtarëve, armiqtë të dukeshin pak:

8:44Page 182

وَإِذۡ يُرِيكُمُوهُمۡ إِذِ ٱلۡتَقَيۡتُمۡ فِيٓ أَعۡيُنِكُمۡ قَلِيلٗا وَيُقَلِّلُكُمۡ فِيٓ أَعۡيُنِهِمۡ لِيَقۡضِيَ ٱللَّهُ أَمۡرٗا كَانَ مَفۡعُولٗاۗ وَإِلَى ٱللَّهِ تُرۡجَعُ ٱلۡأُمُورُ ٤٤

And [remember] when He showed them to you, when you met, as few in your eyes, and He made you [appear] as few in their eyes so that Allāh might accomplish a matter already destined. And to Allāh are [all] matters returned.

Kur u përballët me armikun, Ai jua shfaqi në sytë tuaj sikur ishin pak; por edhe ju ju bëri të dukeshit pak në sytë e tyre, në mënyrë që Allahu ta përmbushte atë që ishte caktuar. -Kështu, të dy grupet e shihnin të vogël njëri-tjetrin, prandaj luftonin me ashpërsi dhe vrull. Allahu i Madhëruar e bëri diçka të tillë për të realizuar atë që ishte e padiskutueshme: fitoren e besimtarëve dhe poshtërimin e mohuesve, duke i shfarosur e duke i bërë të harruar krerët e kufrit. Me vdekjen e këtyre udhëheqësve, populli i thjeshtë do ta kishte më të lehtë pranimin e Islamit si fenë e jetës së tyre. Gjithashtu, edhe muslimanët që jetonin mes jomuslimanëve do ta kishin tashmë më të lehtë jetesën. Kjo tregon butësinë dhe përkujdesin e Allahut të Madhëruar për besimtarët, që shfaqet në çdo aspekt.Tek Allahu kthehen(për gjykim)të gjitha çështjet. -Të gjitha çështjet e krijesave kthehen tek Allahu i Madhërishëm. Është Ai që bën ndarjen mes të mirës dhe të kotës, është Ai që gjykon me drejtësi, pa i cenuar hakun askujt.

8:45Page 182

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا لَقِيتُمۡ فِئَةٗ فَٱثۡبُتُواْ وَٱذۡكُرُواْ ٱللَّهَ كَثِيرٗا لَّعَلَّكُمۡ تُفۡلِحُونَ ٤٥

O you who have believed, when you encounter a company [from the enemy forces], stand firm and remember Allāh much that you may be successful.

O ju që keni besuar! Kur të ndesheni me ndonjë forcë, qëndroni fort dhe përmendeni shumë(dhe shpesh)Allahun, që ta arrini fitoren e dëshiruar! -Allahu i Madhëruar i porosit besimtarët e Tij të dashur që, kur të ndeshen me ushtrinë e jobesimtarëve, të bëhen të qëndrueshëm dhe të pathyeshëm në luftë. Ata duhet të tregojnë durim në përmbushjen e kësaj detyre dhe adhurimi të madh, siç është xhihadi në rrugën e Zotit. Për të qenë të durueshëm, i Madhëruari i porosit besimtarët që të ndihmojnë dhe forcojnë veten përmes një arme dhe faktori tejet të rëndësishëm: duke e përmendur shpesh Atë. Vetëm me durim, qëndrueshmëri dhe përkujtim të shpeshtë të Allahut mund fitojnë kundër armikut. Këta janë ndër faktorët më vendimtarë për arritjen e fitores. Veç tyre dhe para së gjithash, i Madhëruari porosit:

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском