As-Sa'diAl‑Anfal · 8:46–66

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Al-Anfal 8:46–66

8:46Page 183

وَأَطِيعُواْ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَلَا تَنَٰزَعُواْ فَتَفۡشَلُواْ وَتَذۡهَبَ رِيحُكُمۡۖ وَٱصۡبِرُوٓاْۚ إِنَّ ٱللَّهَ مَعَ ٱلصَّٰبِرِينَ ٤٦

And obey Allāh and His Messenger, and do not dispute and [thus] lose courage and [then] your strength would depart; and be patient. Indeed, Allāh is with the patient.

Bindjuni Allahut e të Dërguarit të Tij, ... -Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij në gjithçka që ata urdhërojnë! Kështu vazhdoni të jeni: të bindur dhe të nënshtruar ndaj porosive të tyre!...e mos u grindni ndërmjet jush, sepse kështu do të dobësoheshit e do t’ju linte fuqia! -Mos u grindni dhe mos u përçani, duke mbushur zemrat me urrejtje dhe armiqësi ndaj njëri-tjetrit! Nëse nuk e zbatoni këtë porosi, atëherë ju pret një përfundim i hidhur dhe i dëshpëruar: ju do të humbni guximin dhe trimërinë në luftë, do të dobësoheni dhe do t’ju zbehet vullneti. Fuqia që keni do të shpërndahet dhe nuk do t’ia arrini qëllimit. Gjithashtu, nëse nuk tregoheni të bindur dhe të bashkuar, fitoren që ju premton Zoti do ta shihni larg. Kujtojeni vazhdimisht se fitorja ndaj armikut ka vetëm një rrugë:Bëhuni durimtarë sepse Allahu është me durimtarët! -Bëhuni të durueshëm në bindjen ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij! Nëse e bëni këtë, ta dini se Ai do t’ju ndihmojë dhe do t’ju japë fitoren. Detyra juaj e vetme është të nënshtroheni ndaj Zotit tuaj, me frikërespekt e madhërim vetëm për Të.

8:47Page 183

وَلَا تَكُونُواْ كَٱلَّذِينَ خَرَجُواْ مِن دِيَٰرِهِم بَطَرٗا وَرِئَآءَ ٱلنَّاسِ وَيَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِۚ وَٱللَّهُ بِمَا يَعۡمَلُونَ مُحِيطٞ ٤٧

And do not be like those who came forth from their homes insolently and to be seen by people and avert [them] from the way of Allāh. And Allāh is encompassing1 of what they do.

Mos u bëni si ata që dolën prej shtëpive të tyre sa për krenari e për t’i parë bota dhe për të penguar të tjerët nga rruga e Allahut! -Ky ishte qëllimi i mushrikëve, kur u nisën për luftë: të mburreshin e të lëvdoheshin në sytë e njerëzve. Megjithatë, qëllimi i tyre më i madh ishte pengimi nga rruga e Allahut i çdokujt që kërkonte udhëzimin e drejtë dhe nënshtrimin sipas asaj rruge.Allahu mbikëqyr gjithçka që bëjnë ata. -Allahu i mbikëqyr ata, prandaj ju njoftoi për qëllimet e tyre të liga dhe ju porositi që të mos u përngjasoni atyre. Ky qe paralajmërim se ata do të merrnin ndëshkimin më të rëndë. Ndërsa ju dilni në luftë thjesht dhe vetëm për kënaqësinë e Allahut të Madhëruar dhe për lartësimin e fesë së Tij. Luftoni për të shkatërruar çdo rrugë të devijuar, që shkakton zemërimin e Allahut të Madhëruar dhe ndëshkimin e Tij. Luftoni për të ftuar dhe afruar njerëzit në udhën e drejtë të Zotit, e vetmja që të shpie në Xhenetin e mirësisë dhe bujarisë së Tij.

8:48Page 183

وَإِذۡ زَيَّنَ لَهُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ أَعۡمَٰلَهُمۡ وَقَالَ لَا غَالِبَ لَكُمُ ٱلۡيَوۡمَ مِنَ ٱلنَّاسِ وَإِنِّي جَارٞ لَّكُمۡۖ فَلَمَّا تَرَآءَتِ ٱلۡفِئَتَانِ نَكَصَ عَلَىٰ عَقِبَيۡهِ وَقَالَ إِنِّي بَرِيٓءٞ مِّنكُمۡ إِنِّيٓ أَرَىٰ مَا لَا تَرَوۡنَ إِنِّيٓ أَخَافُ ٱللَّهَۚ وَٱللَّهُ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ ٤٨

And [remember] when Satan made their deeds pleasing to them and said, "No one can overcome you today from among the people, and indeed, I am your protector." But when the two armies sighted each other, he turned on his heels and said, "Indeed, I am disassociated from you. Indeed, I see what you do not see; indeed, I fear Allāh. And Allāh is severe in penalty."

Shejtani ua zbukuroi atyre veprat e këqija dhe u tha: “Askush nuk mund t’ju mposhtë ju sot, sepse do të jem unë mbrojtësi juaj.” -Allahu i Madhëruar na bën të ditur se Shejtani i mallkuar ua zbukuroi idhujtarëve veprat e tyre të këqija, duke i mashtruar e duke u thënë: “Askush nuk mund t’ju mposhtë sot. Ju jeni të shumtë në numër dhe të armatosur gjer në dhëmbë. Me këtë fuqi që keni, ju jeni të pamposhtur. Muhammedi dhe shokët e tij nuk kanë asnjë shans që të përballen me ju.” Përveç kësaj, Shejtani i mallkuar u tha: "Unë do të jem mbrojtësi juaj dhe nuk do të lejoj që t’ju sulmojnë ata që ju keni frikë.” Kurejshët ishin në armiqësi me fisin e Beni Mudlixh, për shkak të një hasmërie të vjetër mes tyre, prandaj i druheshin përballjes me ta. Por Iblisi i mallkuar iu shfaq me pamjen e Surakatu Ibn Malik Ibn Xhu'shum el Med'halij dhe i siguroi prej asaj hasmërie. Kështu, ata u qetësuan në lidhje më këtë çështje dhe vazhduan marshimin, duke i ushqyer vetes iluzionin se ishin të pathyeshëm.Por kur u ndeshën dy ushtritë, ai iku me të katra e tha: “Unë nuk kam të bëj me ju. Unë shoh atë që ju nuk e shihni.” -Kur dy ushtritë, ajo e besimtarëve dhe e pabesimtarëve, u rreshtuan përballë njëra-tjetrës, Shejtani i mallkuar u tmerrua vetëm nga pamja. Ai pa melekun Xhibril, që po shpërndante melekët në formacion luftimi. Menjëherë, Shejtani ia mbathi, duke u thënë atyre që më parë i kishte mashtruar me fjalë të bukura e premtime boshe: “Unë nuk kam të bëj me ju. Unë shoh atë që ju nuk e shihni." Në të vërtetë, ai pa melekët, me të cilët askush nuk mund të përballet.“Unë i frikësohem Allahut. Allahu ka, vërtet ndëshkim të ashpër”. -Unë i frikësohem Allahut se mos ma përshpejton ndëshkimin që në këtë dynja. Allahu ndëshkon vërtet ashpër”. Ka mundësi që Shejtani i mallkuar thjesht t'u ketë shtënë vesvese në zemër idhujtarëve dhe t'ua ketë zbukuruar përballjen me besimtarët, duke u inspiruar se ai do të ishte mbështetësi dhe aleati i tyre.Por pasi i çoi në fushëbetejë, Shejtani u tërhoq, duke i lënë në ata në baltë, ashtu sikurse vepron gjithmonë i Mallkuari me njeriun. Në një ajet tjetër, i Madhëruari thotë: "Ata i përngjajnë Shejtanit, që i thotë njeriut: “Moho Zotin!”, e kur ky mohon, ai tërhiqet duke thënë: “Unë distancohem prej teje, se unë i frikësohem Allahut, Zotit të gjithësisë! Dhe kështu, përfundimi i të dy palëve është në Zjarr, ku do të jenë përgjithmonë. Ky është ndëshkimi i zullumqarëve.” [Hashr 16, 17].Iblisi largohet i tmerruar. Taberaniu sjell në “Mu’xhemil Kebir” rrëfimin e Rifa Ibn Rafit: “Kur Iblisi e pa qartë se çfarë po bënin melekët me idhujtarët në betejën e Bedrit, u tmerrua, se mendoi që vrasja do ta përfshinte edhe atë. Në ato momente atë e kap El Harith Ibn Gishami, i cili mendonte se ai ishte Suraka Ibn Maliku. Por Iblisi e shtyn El Harithin në gjoks, duke e flakur tutje. Pastaj, i tmerruar, largohet, për të përfunduar në det. U hodh në det dhe filloi të lutej me duart e ngritura lart: “O Zoti im! Afatin që më ke premtuar!” Ai u tmerrua se mos vala e vrasjes në radhët e armikut do ta përfshinte edhe atë. Ebu Xhehli u thoshte ushtarëve të tij: “Kurrsesi të mos jua ulë moralin dështimi i Surakës dhe tradhtia e tij ndaj jush, sepse ai e kishte planifikuar një gjë të tillë me Muhamedin. Mos u frikësoni nga vrasja e Utbes, Shejbës dhe Uelidit, se ata u treguan të nxituar! Betohem në Latin dhe Uzanë, se nuk do të kthehemi mbrapsht, derisa t’i lidhim me litarë. Askush të mos të mjaftohet vetëm duke i vrarë, por t’i shfarosni dhe t’i ndëshkoni ashpër, për t'u treguar punën e keqe që bënë.” Shkëputur nga “Zadul mead” vell 3Sipas këtij mendimi, Shejtani i mallkuar u bëri thjesht vesvese, pa qenë e nevojshme t’u shfaqej si Surakatu Ibn Maliku. (Sh.p.)

8:49Page 183

إِذۡ يَقُولُ ٱلۡمُنَٰفِقُونَ وَٱلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٌ غَرَّ هَٰٓؤُلَآءِ دِينُهُمۡۗ وَمَن يَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱللَّهِ فَإِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٞ ٤٩

[Remember] when the hypocrites and those in whose hearts was disease [i.e., arrogance and disbelief] said, "Their religion has deluded those [Muslims]." But whoever relies upon Allāh - then indeed, Allāh is Exalted in Might and Wise.

Hipokritët dhe ata, që kishin zemër të sëmurë, thanë: “Këta njerëz i ka mashtruar feja e tyre.” -Këtu flitet për sëmundjen e dyshimit dhe të pasigurisë në besim. Munafikët, të mbushur me dyshime për besimin e tyre, kur panë muslimanët që, edhe pse të pakët në numër, u lëshuan në luftë kundër idhujtarëve, thanë: “Feja e tyre i ka mashtruar. Feja që ata pasojnë i solli në këtë lloj beteje të pabarabartë, përballë atyre që askush nuk guxon t’i sfidojë.” Kjo ishte një formë talljeje me besimtarët dhe logjikën e tyre, por mendjelehtët e vërtetë ishin pikërisht munafikët e mjerë. Nuk ka dyshim se besimi i vërtetë e bën njeriun që t’i hyjë përballjeve më të fuqishme, të cilave u shmangen edhe ushtritë më të mëdha. Besimtari i vërtetë i mbështetet tërësisht Allahut të Madhëruar, sepse është i bindur se nuk ka ndryshim të gjendjes, nuk ka forcë dhe as fuqi e mundësi ndryshe, por veçse me ndihmën dhe forcën e Allahut. Ai është i bindur se, edhe nëse bashkohen të gjitha krijesat për të ndihmuar dikë, qoftë edhe sa një thërrmijë, nuk kanë për t'ia arritur pa lejen dhe ndihmën e Zotit. Po ashtu, edhe nëse bashkohen të gjithë së bashku për ta dëmtuar, kanë për ta dëmtuar veçse aq sa Zoti e ka shkruar për të. Veç kësaj bindjeje, nëse robi është i sigurt se mbron të vërtetën dhe nuk ka asnjë fije dyshimi se Allahu është i Gjithëditur, i Urtë dhe i Mëshirëplotë në gjithçka që ka shkruar dhe përcakton, atëherë ai ndërmerr çdo iniciativë të dobishme dhe nuk shqetësohet aspak nëse armiku i tij është i pakët apo i shumtë në numër. Në çdo ndërmarrje të bazuar në dituri të saktë dhe udhëzim të drejtë, ai është thjesht i qetë e besimplotë në Zotin e tij. Në zemrën e tij nuk ekziston frika e ankthi, por ajo është e mbushur me guxim, trimëri, qëndrueshmëri dhe e pushtuar nga qetësia dhe malli për takimin me të madhërishmin. Prandaj i Madhëruari tha:Ata që i mbështeten Allahut le ta dinë se Allahu është Ngadhënjimtar e i Urtë. -Allahu është Azizun - Krenar e Ngadhnjimtar. Fuqinë dhe pushtetin e Tij nuk mund ta mposhtë askush. Allahu është gjithashtu Hakim - i Urtë në gjithçka që ka përcaktuar në Ligjet e Tij dhe i ka bërë të ekzistojnë.

8:50Page 183

وَلَوۡ تَرَىٰٓ إِذۡ يَتَوَفَّى ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ يَضۡرِبُونَ وُجُوهَهُمۡ وَأَدۡبَٰرَهُمۡ وَذُوقُواْ عَذَابَ ٱلۡحَرِيقِ ٥٠

And if you could but see when the angels take the souls of those who disbelieved...1 They are striking their faces and their backs and [saying], "Taste the punishment of the Burning Fire.

E, sikur të shihje kur melekët ua marrin shpirtin mohuesve, -Flitet për melekët të cilët janë ngarkuar për t’u shkulur me forcë shpirtin mohuesve të Zotit, në çastin e vdekjes. Ata janë shumë të frikshëm. Në këtë moment, jobesimtarët janë totalisht të tmerruar, aq sa gjendja e tyre nuk mund të shpjegohet me fjalë.Ata i godasin në fytyrë dhe në shpinë(duke u thënë): “Shijoni dënimin e Zjarrit përvëlues!” -Melekët e godasin jobesimtarin me ashpërsi, duke i bërtitur: "Nxirre jashtë shpirtin!" Por shpirti nuk do të dalë, sepse ka frikë, pasi e di mirë për ndëshkimin e dhimbshëm që e pret më pas. Melekët i thonë: “Shijoni dënimin e Zjarrit përvëlues!” Ky është një ndëshkim i rëndë dhe tepër i dhimbshëm.

8:51Page 183

ذَٰلِكَ بِمَا قَدَّمَتۡ أَيۡدِيكُمۡ وَأَنَّ ٱللَّهَ لَيۡسَ بِظَلَّٰمٖ لِّلۡعَبِيدِ ٥١

That is for what your hands have put forth [of evil] and because Allāh is not ever unjust to [His] servants."

Kjo vjen për shkak të veprave që keni bërë me duart tuaja. Allahu nuk është asnjëherë i padrejtë me robërit e Vet. -Këtë ndëshkim ju e meritoni plotësisht. Zoti juaj nuk ju bën asnjë padrejtësi. Ndëshkimi është pasojë e poshtërsive dhe mosbindjes suaj ndaj Allahut të Madhëruar. Ky është ligji i pandryshueshëm i të Urtit dhe i tillë është përfundimi i të pabindurve: ata do të shkatërrohen prej gjynaheve dhe mosbesimit të tyre.

8:52Page 183

كَدَأۡبِ ءَالِ فِرۡعَوۡنَ وَٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۚ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ فَأَخَذَهُمُ ٱللَّهُ بِذُنُوبِهِمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ قَوِيّٞ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ ٥٢

[Theirs is] like the custom of the people of Pharaoh and of those before them. They disbelieved in the signs of Allāh, so Allāh seized them for their sins. Indeed, Allāh is Powerful and severe in penalty.

Kështu u ndodhi edhe ithtarëve të Faraonit dhe të tjerëve që kanë qenë para tyre. Ata i mohuan shpalljet e Allahut dhe Ai i ndëshkoi për shkak të gjynaheve që bënë. Pa dyshim, Allahu është i Fuqishëm dhe Ndëshkues i ashpër. -Të shumtë kanë qenë popujt që mohuan e kundërshtuan profetët dhe shpalljet e Zotit, por përfundimi i të gjithëve ka qenë shkatërrimi dhe ndëshkimi i merituar, nga gjynahet dhe padrejtësitë e tyre. Askush nuk mund t’i shpëtojë Allahut, nëse Ai dëshiron dhe gjykon që ta ndëshkojë. Çdo krijesë është në dorën e Zotit dhe nuk mund t’i shmanget pushtetit të Tij.

8:53Page 184

ذَٰلِكَ بِأَنَّ ٱللَّهَ لَمۡ يَكُ مُغَيِّرٗا نِّعۡمَةً أَنۡعَمَهَا عَلَىٰ قَوۡمٍ حَتَّىٰ يُغَيِّرُواْ مَا بِأَنفُسِهِمۡ وَأَنَّ ٱللَّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٞ ٥٣

That is because Allāh would not change a favor which He had bestowed upon a people until they change what is within themselves. And indeed, Allāh is Hearing and Knowing.

Sepse Allahu kurrë nuk do ta ndryshojë bekimin që ia ka dhuruar një populli, derisa ata të ndryshojnë atë që kanë në shpirtrat e tyre. -Allahu i Madhëruar lëshon ndëshkimin e Tij mbi popujt mohues të së vërtetës dhe shpalljeve të Tij, duke larguar prej tyre çdo mirësi që kanë gëzuar më parë. Kjo ndodh për shkak të gjynaheve dhe për shkak të ndryshimit të tyre për keq. Allahu i Madhëruar nuk ia heq më kot mirësitë një populli, fetare apo materiale qofshin. Përkundrazi, Ai dëshiron që t’ua ruajë dhe t’ua shtojë ato, nëse njerëzit dinë t’i shprehin Atij mirënjohjen për to. Por ata e ndryshojnë gjendjen e tyre për keq, duke kaluar nga bindja, në poshtërsi e gjynahe. Në këtë mënyrë, ata bëhen mohues dhe përçmues të mirësive të Allahut. Rrjedhimisht, Allahu ua ndërron mirësitë me ndëshkime dhe privime, ashtu sikurse ata e ndryshojnë gjendjen e tyre për keq. Kjo është urtësia, drejtësia dhe bamirësia e Allahut me robërit e Tij. Allahu nuk i ndëshkon asnjëherë ata, nëse nuk e meritojnë me padrejtësitë e tyre. Nga ana tjetër, Allahu i Madhëruar i tërheq zemrat e të dashurve të Tij të nënshtrohen në adhurimin e Tij. Në çdo ndëshkim që u zbret robërve , për shkak të kundërshtimit dhe poshtërsive të tyre, fshihen urtësi të shumta dhe të mëdha.Vërtet, Allahu dëgjon dhe di gjithçka. -Allahu dëgjon gjithçka që flasin njerëzit, e thonë hapur apo fshehurazi. Ai di, gjithashtu, çdo gjë që ata e fshehin në veten e tyre. Allahu përcakton kaderin për njerëzit në bazë të diturisë së Tij dhe e realizon atë ashtu si Ai dëshiron me urtësinë e Tij.

8:54Page 184

كَدَأۡبِ ءَالِ فِرۡعَوۡنَ وَٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡۚ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِ رَبِّهِمۡ فَأَهۡلَكۡنَٰهُم بِذُنُوبِهِمۡ وَأَغۡرَقۡنَآ ءَالَ فِرۡعَوۡنَۚ وَكُلّٞ كَانُواْ ظَٰلِمِينَ ٥٤

[Theirs is] like the custom of the people of Pharaoh and of those before them. They denied the signs of their Lord, so We destroyed them for their sins, and We drowned the people of Pharaoh. And all [of them] were wrongdoers.

Njëlloj ishte tradita e popullit të Faraonit dhe e të tjerëve më përpara. Ata i konsideronin gënjeshtra Shpalljet e Zotit të tyre prandaj Ne i shkatërruam, për shkak të gjynaheve që bënë dhe njerëzit e Faraonit i fundosëm. Të gjithë këta ishin keqbërës. -Kjo ka qenë gjithmonë përgjigjja e mohuesve ndaj shpalljeve të Allahut. Sa herë që atyre u vinte Shpallja dhe profetët e Zotit, të mbështetur me mrekulli dhe shenja madhështore, në vend që të pendoheshin dhe të nënshtroheshin për të jetuar dhe për ta adhuruar Zotin sipas porosive të Tij, ata kundërshtonin dhe zhyteshin më thellë në shfrenime dhe në gjynahe. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar zbriste mbi ta ndëshkimin që meritonin, që çdokush të shpërblehej sipas punës së vet. Për shembull, Allahu i Lartësuar e mbyti në det Faraonin dhe rrethin e tij, si ndëshkim i merituar për padrejtësitë e tyre. Pa dyshim, të gjithë popujt e shkatërruar ishin zullumqarë të mëdhenj. Ishin vetë ata që parapëlqyen rrugën e humbjes, të joshur nga stolitë e kësaj bote të përkohshme. Allahu i Lartësuar nuk u bëri atyre asnjë padrejtësi dhe kurrë nuk do t’i ndëshkonte ata nëse nuk do të zhyteshin në gjynahe. Këto ajete janë kërcënim i qartë për gjithë ata që kanë marrë mesazhin e Kur'anit. Duket sikur Allahu i Lartësuar thotë: Kini kujdes, o njerëz, që të mos ndiqni rrugën e mohuesve dhe zullumqarëve përpara jush, sepse kështu do të meritoni të njëjtin ndëshkim si ata.

8:55–56Page 184

إِنَّ شَرَّ ٱلدَّوَآبِّ عِندَ ٱللَّهِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ فَهُمۡ لَا يُؤۡمِنُونَ ٥٥

Indeed, the worst of living creatures in the sight of Allāh are those who have disbelieved, and they will not [ever] believe-

ٱلَّذِينَ عَٰهَدتَّ مِنۡهُمۡ ثُمَّ يَنقُضُونَ عَهۡدَهُمۡ فِي كُلِّ مَرَّةٖ وَهُمۡ لَا يَتَّقُونَ ٥٦

The ones with whom you made a treaty but then they break their pledge every time, and they do not fear Allāh.

Krijesat më të këqija për Allahun janë ata që e mohojnë Atë. Ata kurrë nuk do të besojnë. Janë ata, me të cilët ti ke bërë marrëveshje; por ata e shkelin gjithnjë marrëveshjen dhe nuk e kanë frikë Allahun. -Krijesat më të këqija për Allahun e Lartësuar janë ata me këto tri cilësi:1. Mohojnë Allahun dhe Ditën e Llogarisë së drejtë para Tij.2. Nuk besojnë profetët dhe shpalljet e Allahut.3. Tradhtojnë dhe shkelin marrëveshjet.Këta janë më të këqij se gomerët, qentë dhe çdo lloj kafshe tjetër. Tek ata nuk ka asnjë lloj të mire dhe prej tyre pritet veçse sherr. Shfarosja e këtij soji, që përbën rrezik për racën njerëzore, është detyrë e domosdoshme, në mënyrë që sëmundja e tyre të mos infektojë të tjerët. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë:

8:57Page 184

فَإِمَّا تَثۡقَفَنَّهُمۡ فِي ٱلۡحَرۡبِ فَشَرِّدۡ بِهِم مَّنۡ خَلۡفَهُمۡ لَعَلَّهُمۡ يَذَّكَّرُونَ ٥٧

So if you, [O Muḥammad], gain dominance over them in war, disperse by [means of] them those behind them that perhaps they will be reminded.1

Nëse i ndesh ata në luftë, shpartalloji, që të marrin mësim ata që vijnë pas tyre! -Nëse nuk keni ndonjë pakt paqeje me ta dhe jeni në gjendje lufte, atëherë asgjësojini me ashpërsi, me qëllim që të marrin mësim edhe të tjerët, duke parë se çfarë fundi i pret! Në këtë mënyrë, ata do të frenohen dhe nuk do të kenë guxim të shkelin marrëveshjet me muslimanët.Këtu kuptohet dobia e masave ndëshkimore të vendosura nga Sheriati kundrejt shkelësve të ligjeve. Ndër urtësitë dhe qëllimet e këtyre ndëshkimeve është kërcënimi dhe frikësimi i atyre që ende nuk kanë shkelur ligjin, që të mos guxojnë ta bëjnë një gjë të tillë. Por ato, pa dyshim, shërbejnë edhe si masë për të ndëshkuarit, që të mos i kthehen më krimit. Përkufizimi i këtij gjykimi vetëm për rastin kur je në gjendje lufte me mohuesit tregon edhe diçka tjetër shumë të rëndësishme. Nuk lejohet vrasja e qafirëve në rastet kur me ta ke traktat paqeje ose armëpushim. Edhe pse dihet mirë që mohuesit nuk i qëndrojnë besnikë asnjë marrëveshjeje, por i kalojnë kufijtë në mizori sa herë që gjejnë hapësirë, muslimanëve nuk u lejohet që t’u kundërpërgjigjen me të njëjtën monedhë, për sa kohë është në fuqi pakti dhe nuk është vërtetuar qartësisht shkelja e tij. Muslimanët e kanë detyrë që të veprojnë me besnikëri dhe burrëri, ashtu sikurse i ka porositur Allahu i Madhëruar:Dispozita për ata që e shkelin një marrëveshje dhe për ata që e miratojnëkëtë shkelje. Profeti a.s. i konsideronte njëlloj, si ata që e thyenin paktin me të, ashtu edhe ata që e miratonin apo ishin të kënaqur me këtë thyerje. Ai i luftonte të gjithë. Të gjithë konsideroheshin prishës të paqes. Kështu veproi ai me Benu Kurejdhat dhe me Benu Kajnukat. Kështu veproi ai edhe me banorët e Mekës. Kjo pra ishte tradita e tij me ata që shkelnin akt marrëveshjet. Të njëjtin gjykim meritojnë të kenë edhe jomuslimanët që jetojnë në një shtet musliman, të cilët heshtin apo miratojnë thyerjen e ndonjë pakti me muslimanët. Këtë mendim e mbështesin imam Ahmedi dhe të tjerë. Ndërsa pasuesit e imam Shafiiut janë të mendimit se, për sa i përket këtyre të fundit, dispozitat e ndëshkimit rëndojnë vetëm për ata që drejtpërdrejt thyejnë paktin, jo për ata të cilët heshtin apo shfaqin ndonjë lloj miratimi apo pranimi të kësaj shkeljeje. Këta janë të mendimit se nuk duhen trajtuar njëlloj paktet që lidhen mes shtetit musliman dhe jomuslimanëve që jetojnë në të (ehlul dhimeh), dhe pakteve që lidhen mes shteteve në raste armëpushimi apo marrëveshje paqeje. Këta janë të mendimit që mbrojtja dhe siguria që u jepet jomuslimanëve që jetojnë në shtetin islam, është më e madhe dhe më e rëndësishme sesa traktatet e paqes apo armëpushimet që bëhen mes shteteve. Ndërsa të tjerë kanë thënë se nuk ka asnjë ndryshim mes dy rasteve. Siguria dhe ruajtja që u ofrohet jomuslimanëve brenda shtetit islam, nuk janë të përjetshme dhe të paprekshme. Ato janë të kushtëzuara me plotësimin e kushteve dhe kërkesave me të cilat ata janë të ngarkuar. Vetëm pas plotësimit të kushteve ato konsiderohen të paprekshëm. Kështu, Profeti a.s. nuk përcaktoi ndonjë kohë për paktet me çifutët, kur mbërriti në Medinë. Marrëveshjet liheshin të hapura, për sa kohë ata do t’u përmbaheshin kushteve të paktit. Për sa kohë ata do të ishin paqësorë dhe nuk do të shfaqnin armiqësi dhe luftë, kjo do të siguronte jetën, pasurinë dhe nderin e tyre. Në atë kohë, mes kushteve që duheshin plotësuar, nuk ishte vendosur ende pagesa e xhizjes. Me shpalljen e dispozitës së xhizjes, u shtua edhe një kusht tjetër ndaj jomuslimanëve që jetojnë në shtetin islam. Megjithatë kjo nuk e ul peshën e rëndësisë së kushteve të tjera. Kështu, nëse një pjesë e këtyre jomuslimanëve e thyejnë paktin, ndërsa të tjerët e miratojnë këtë duke mos njoftuar muslimanët, ata konsiderohennjëlloj si ata që thyejnë paktin e armëpushimit që vendoset mes shteteve. Nuk ka asnjë ndryshim mes këtyre dy grupeve që shkelin marrëveshjet. Rrjedhimisht, tri mendimet në lidhje me këtë çështje janë:1. Shkelja konsiderohet njëlloj në të dyja rastet, kushdo qoftë ai që thyen paktin. Si jomuslimanët që jetojnë brenda shtetit islam dhe miratojnë thyerjen e paktit duke mos njoftuar muslimanët për këtë, ashtu edhe ata që miratojnë dhe kënaqen me shkeljen e pakteve dhe që janë jashtë shtetit islam, trajtohen njëlloj dhe luftohen njëlloj. Ky është mendimi më i saktë i bazuar në traditën e Profetit a.s.2. Prishës i paktit konsiderohet veçse ai që implikohet drejtpërdrejt në këtë çështje. Të tjerët nuk konsiderohen si shkelës të paktit, thjesht me pranimin apo miratimin e shkeljes. Gjithashtu, nuk ka ndryshim mes atyre që jetojnë brenda shtetit islam dhe atyre jashtë tij. Ky është mendimi më i dobët dhe më larg traditës së Profetit a.s.3. Ka dallim mes atyre që jetojnë brenda shtetit islam dhe atyre që janë jashtë tij. Por mendimi më i saktë është mendimi i grupit të parë. Në këtë mënyrë u veprua me të krishterët të cilët dogjën pasuritë dhe shtëpitë e muslimanëve në Sham. Madje ata u përpoqën të djegin edhe xhaminë e madhe, por arritën të djegin veç minaren dhe një pjesë të saj. Për këtë, ata të krishterë që ranë dakord me vepruesit, duke miratuar veprën e tyre dhe duke mos njoftuar instancat përkatëse, apo duke ndihmuar në krim me gjithfarë mënyrash, u konsideruan të gjithë si thyerës të paktit për siguri që u ishte dhënë në shtetin islam. Gjykimi për ata që thyejnë paktin dhe kushtet e sigurisë është vrasja, dhe nuk i takon udhëheqësit që të vendosë: t`i vrasë apo jo, sikurse vepron me robërit e luftës. Gjykimi me vdekje është i formës së prerë. Edhe nëse pranojnë Islamin, kjo nuk e zhvlerëson vendimin për vrasjen e tyre. Ndryshe trajtohet dikush që vjen a që kapet nga radhët e atyre që janë na marrëdhënie lufte me muslimanët; atyre që nuk kanë marrëveshje paqeje me muslimanët. Nëse kjo kategori pranon Islamin, nuk merret në llogari për ato që ka bërë para çastit të këtij pranimi. Që në momentin kur bëhet musliman, atij i ruhet jeta e pasuria e tij. Ky pra ka një gjykim të veçantë, ndërsa jomuslimani që jeton brenda shtetit islam dhe që thyen paktin ka gjykim tjetër, më vete. Kjo që thamë i përket mësimeve të imam Ahmedit dhe themeleve të medhhebit të tij. Të njëjtën gjë ka përmendur edhe shejhu i Islamit Ibn Tejmije, i cili ka dhënë edhe fetva për këtë.Thyerja e paktit me aleatët e muslimanëve konsiderohet si thyerje e paktit edhe me vetë muslimanët. Suneti (tradita, ligji) i Profetit a.s. ishte që, kur lidhte një marrëveshje armëpushimi me një popull, nëse këta apo aleatët e tyre luftonin aleatët e muslimanëve, qofshin këta aleatë edhe kafira, ata konsideroheshin si thyerës së paktit me muslimanët, dhe meritonin luftën. Ky ishte shkaku që Profeti a.s. luftoi kundër banorëve të Mekës. Ata bënë një pakt me Profetin a.s. që, për dhjetë vjet, të kishte paqe. Nga ana tjetër, me banorët e Mekës hynë në pakt edhe fisi Benu Bekër Ibn Uail. Ndërkohë fisi Huza’a hyri në pakt me Profetin a.s. Gjatë kësaj kohe, fisi Benu Bekër, që ishte aleat i kurejshëve, sulmon befasisht, natën, fisin e Huza’as, i cili ishte aleat me Profetin a.s. Ata vranë disa vetë në këtë sulm. Në këtë sulm ata u ndihmuan edhe nga kurejshët, fshehurazi, me një kontigjent armësh. Për këtë arsye, Profeti a.s. i konsideroi kurejshët se kishin thyer paktin me të. Gjithashtu ai e lejoi luftën kundër fisit Benu Bekër, sepse ata kishin luftuar aleatët e tij, fisin e Huzas. Shejhu i Islamit, Ibn Tejmije, dha fetva që të luftoheshin edhe të krishterët e lindjes, të cilët kishin ndihmuar armiqtë e muslimanëve kundër muslimanëve duke dërguar pasuri dhe armë. Edhe pse ata nuk morën pjesë vetë në këtë luftë, ai i konsideroi si thyerës të paktit me muslimanët. Kështu, për shkak të këtij akti ai i konsideroi si thyerës të paktit, sikurse thyen kurejshët paktin me Profetin a.s., duke ndihmuar fisin beni Bekër Ibni Vail në luftimin e aleatëve të tij (Profetit a.s.). Atëherë, si të mos gjykohet në të njëjtën mënyrë mbi ata jomuslimanë që jetojnë brenda shtetit islam dhe ndihmojnë armiqtë e muslimanëve në luftën kundër Islamit dhe muslimanëve?! Shkëputur nga “Zadul mead” vell 3

8:58Page 184

وَإِمَّا تَخَافَنَّ مِن قَوۡمٍ خِيَانَةٗ فَٱنۢبِذۡ إِلَيۡهِمۡ عَلَىٰ سَوَآءٍۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ ٱلۡخَآئِنِينَ ٥٨

If you [have reason to] fear from a people betrayal, throw [their treaty] back to them, [putting you] on equal terms.1 Indeed, Allāh does not like traitors.

Nëse i druhesh pabesisë nga ndonjë grup, atëherë njoftoji paraprakisht për prishjen e paktit, që të jeni në kushte të barabarta! -Nëse ke një marrëveshje paqeje ose armëpushimi me një popull dhe, në bazë të fakteve dhe shenjave, i frikësohesh tradhtisë së tyre, edhe pse me gojë dhe me vepra nuk janë shprehur qartësisht për këtë, atëherë detyra jote është: "... njoftoji për prishjen e marrëveshjes, që të jeni të barabartë!" Bëju të ditur se nuk ka më pakt dhe armëpushim mes jush! Kështu, ty nuk të lejohet pabesia kundrejt tyre, duke shkelur pikat e marrëveshjes pa i lajmëruar, madje duhet të kesh siguri të plotë që ata e kanë marrë lajmin e prishjes së paktit. Ky është momenti kur ju dhe ata jeni të barabartë në lidhje me njoftimin për prishjen e marrëveshjes.Allahu nuk i do të pabesët. -Allahu i Madhëruar ka urrejtje të madhe për të pabesët, prandaj është e domosdoshme që ju të siguroheni mirë për njoftimin e prishjes së paktit me armikun tuaj, në mënyrë që të jeni të pastër dhe askush të mos ju akuzojë për pabesi. Ajeti tregon se nëse është vërtetuar me fakte e prova shkelja e aktmarrëveshjes nga mohuesit, nuk është më e nevojshme procedura e njoftimit të tyre për prishjen e marrëveshjes. Ajeti tregon gjithashtu se, nëse nuk i druhesh atyre për tradhti, madje je i sigurt se ata nuk e shkelin marrëveshjen, atëherë nuk të lejohet kurrsesi që ta prishësh këtë marrëveshje, por është detyrë respektimi i saj deri në afatin e caktuar.

8:59Page 184

وَلَا يَحۡسَبَنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ سَبَقُوٓاْۚ إِنَّهُمۡ لَا يُعۡجِزُونَ ٥٩

And let not those who disbelieve think they will escape. Indeed, they will not cause failure [to Allāh].

Mohuesit të mos mendojnë se mund të shpëtojnë. Ata nuk mund t'i shmangen(dënimt të)Allahut. -Mohuesit e Zotit dhe të shpalljeve të Tij, që nuk pranojnë të nënshtrohen për të jetuar sipas porosive hyjnore, kurrë të mos mendojnë se mund t’i shpëtojnë dhe t’i fshihen të Lartësuarit. Ata kurrë nuk mund t’i shpëtojnë gjykimit të Tij të urtë dhe të drejtë. Ai gjithmonë u qëndron atyre në pritë. Allahu i Lartësuar fsheh urtësi të mëdha duke i afatizuar mohuesit dhe duke mos u nxituar në ndëshkimin e tyre. Ndër urtësitë e shumta të këtij afatizimi është edhe të sprovuarit e robërve të Tij besimtarë. Përballë sprovave, ata përkushtohen më shumë ndaj Zotit dhe luftojnë me më tepër qëndrueshmëri dhe durim për të arritur kënaqësinë e Tij. Vetëm pas të tilla sprovave, ata mund të arrijnë gradat e larta në Xhenet dhe të pajisen me virtyte të mrekullueshme, që arrihen veçse nga durimtarët në sprova.

8:60Page 184

وَأَعِدُّواْ لَهُم مَّا ٱسۡتَطَعۡتُم مِّن قُوَّةٖ وَمِن رِّبَاطِ ٱلۡخَيۡلِ تُرۡهِبُونَ بِهِۦ عَدُوَّ ٱللَّهِ وَعَدُوَّكُمۡ وَءَاخَرِينَ مِن دُونِهِمۡ لَا تَعۡلَمُونَهُمُ ٱللَّهُ يَعۡلَمُهُمۡۚ وَمَا تُنفِقُواْ مِن شَيۡءٖ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ يُوَفَّ إِلَيۡكُمۡ وَأَنتُمۡ لَا تُظۡلَمُونَ ٦٠

And prepare against them whatever you are able of power and of steeds of war1 by which you may terrify the enemy of Allāh and your enemy and others besides them whom you do not know [but] whom Allāh knows. And whatever you spend in the cause of Allāh will be fully repaid to you, and you will not be wronged.

Përgatituni kundër tyre me sa fuqi të keni, përfshirë kuajt e luftës, në mënyrë që t'i fusni tmerrin armikut të Allahut dhe armikut tuaj,... -Përgatituni sa të mundeni kundër armiqve tuaj, kundër mohuesve të Zotit, që përpiqen dhe luftojnë për t’ju shkatërruar ju dhe fenë tuaj! Përgatituni kundër tyre në të gjitha aspektet: fizike, materiale, intelektuale dhe mendore! Ky ajet është nxitje për të mësuar çdo gjë mbi përgatitjen ushtarake të luftimit dhe të mbrojtjes tokësore, detare, ajrore etj. Gjithashtu, ai është nxitje për t’u aftësuar në nivelet më të larta të komunikimit dhe politikës, që bëjnë të mundur një përfaqësim dhe mbrojtje sa më të denjë të muslimanëve. Populli musliman duhet të jetë i edukuar me guxim e trimëri, por edhe me urtësi, zgjuarsi dhe aftësi ushtarake. Duke aluduar për këtë ajet, Profeti (a.s)ka thënë: "Fuqia është zotësia e gjuajtjes me shigjetë (aftësia e përdorimit të armës)." Duke treguar rëndësinë e madhe të perfeksionimit të infrakstrukturës ushtarake, Allahu i Lartësuar thotë: “...Përgatituni kundër tyre me sa fuqi të keni, përfshirë kuajt e luftës.”. Në të shkuarën, ndër mjetet më të spikatura që përdoreshin në luftë ishin kuajt dhe pajime të tjera. Kompletimi dhe shfaqja e këtyre mjeteve e frikësonin armikun, prandaj dhe kjo ishte një vepër e mirë dhe e nxitur nga Sheriati. Duke qenë se trajtimi i një çështjeje dhe gjykimi i drejtë rreth saj lidhet ngushtësisht me shkakun dhe rrugët e realizimit të saj, mund të themi se në çdo kohë është detyrë për muslimanët që të përgatiten sa më mirë ushtarakisht, në mënyrë që t’u tregojnë armiqve fuqinë e tyre. Më pas, Allahu i Lartësuar thotë:...si dhe të tjerëve, të cilët mund të mos i dini, por të cilët i di Allahu. -Përgatituni mirë që të përballoni luftën kundër armiqve që ju i njihni. Por duhet të jeni gati edhe për armiq të tjerë, që ende nuk i njihni, të cilët do t’ju luftojnë më vonë, pas zbritjes së këtyre ajeteve. Ju nuk i njihni ata, por Allahu i di, prandaj dhe ju urdhëron të përgatiteni mirë ushtarakisht. Duke qenë se ndër faktorët kryesorë që ndihmojnë për këtë çështje është aspekti financiar, Allahu i Lartësuar i nxit besimtarët që të shpenzojnë në këtë drejtim:Çfarëdo që të shpenzoni në rrugën e Allahut, ajo do t’ju kompensohet dhe nuk do t’ju bëhet aspak padrejtësi. -Çfarëdo që të shpenzoni për hir të Allahut, e pakët apo e shumtë qoftë ajo, Allahu i Lartësuar ka për t’jua dhënë të plotë shpërblimin për të, madje do t’jua shumëfishojë atë. Kështu, atyre që e shpenzojnë pasurinë në rrugën e Allahut u është premtuar se do t’u shtohet shpërblimi deri në shtatëqindfish, e shumë më tepër, nga bujaria e Allahut të Lartësuar. Siç shihet, Allahu i Madhëruar nuk i bën padrejtësi askujt, por përkundrazi, ua shumëfishon shpërblimin punëmirëve, duke u dhënë shumë më tepër sesa mund të presin.

8:61Page 184

۞ وَإِن جَنَحُواْ لِلسَّلۡمِ فَٱجۡنَحۡ لَهَا وَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱللَّهِۚ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ ٦١

And if they incline to peace, then incline to it [also] and rely upon Allāh. Indeed, it is He who is the Hearing, the Knowing.

Nëse armiku kërkon paqe, pranoje atë dhe mbështetju Allahut! Ai dëgjon e di gjithçka. -Nëse qafirët, me të cilët jeni në gjendje lufte, ju parashtrojnë kërkesën për paqe dhe armëpushim, atëherë pranojeni këtë kërkesë, duke ju mbështetur tërësisht Zotit tuaj! Pranojeni kërkesën e tyre për paqe, sepse prej saj vijnë shumë dobi:1. Paqja është gjithmonë diçka e mirë dhe e dëshiruar. Nëse ata marrin një nismë të tillë, atëherë pranojeni atë!2. Periudha e paqes shërben për të mbledhur fuqitë, për t’u riorganizuar dhe përgatitur për luftë në çdo kohë që të jetë e nevojshme.3. Kur vendoset paqja dhe jepen garanci për njëri-tjetrin, bëhet më e lehtë që secila palë të ketë mundësi të kuptojë dhe gjykojë me drejtësi mendimin dhe besimin e palës tjetër.4. Në kohë paqeje komunikimi është më i thjeshtë dhe bëhet më i lehtë gjykimi me drejtësi dhe i paanshëm.Pa dyshim, një situatë e tillë është shumë favorizuese për Islamin dhe përhapjen e tij, si një fe e cila qëndron mbi gjithçka tjetër. Çdokush që gjykon me drejtësi dhe objektivitet, kur të ballafaqohet me këtë fe të mrekullueshme, pa dyshim që do të ndikohet nga ajo dhe do ta preferojë atë mbi të gjitha besimet dhe fetë e tjera në këtë botë. Islami është i bukur në të gjitha aspektet. Ai është i bukur në urdhëresat dhe ndalesat e Tij, ai është i bukur sepse urdhëron për drejtësi në marrëdhëniet me të gjitha krijesat, duke mos lejuar asnjë cenim të të drejtave të tyre. Vetëm përmes ligjeve të Islamit sigurohet lumturia e njerëzimit. Në këtë mënyrë, do të shtohen ata që e preferojnë atë dhe nënshtrohen për të jetuar sipas tij. Kështu, marrëveshja për paqe jo vetëm që të shpëton nga lufta dhe tmerret e saj, por mundëson edhe një qetësi shpirtërore. Në këtë mënyrë, muslimanët do të korrin fitore, duke pushtuar zemrat e njerëzve. Kërkesa për paqe e parashtruar nga qafirët mund të refuzohet vetëm në një rast: kur është një mënyrë mashtrimi dhe pabesie, me qëllim që t’i zërë muslimanët të papërgatitur. Por edhe nëse qëllimi i mohuesve është ky, Allahu i Lartësuar i qetëson besimtarët me premtimin e Tij të madh, kur thotë:

8:62Page 185

وَإِن يُرِيدُوٓاْ أَن يَخۡدَعُوكَ فَإِنَّ حَسۡبَكَ ٱللَّهُۚ هُوَ ٱلَّذِيٓ أَيَّدَكَ بِنَصۡرِهِۦ وَبِٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٦٢

But if they intend to deceive you - then sufficient for you is Allāh. It is He who supported you with His help and with the believers

Po nëse ata duan të të mashtrojnë, atëherë ty të mjafton Allahu. -Allahu i Lartësuar të mjafton për të të mbrojtur nga çdo gjë e ligë. Është i Madhërishmi Ai që përkujdeset për çdo gjë që të sjell dobi dhe është e rëndësishme për ty. Allahu i Lartësuar të ka dhënë shumë shembuj tashmë se ndihma e Tij është mëse e mjaftueshme për ty, prandaj mbaje zemrën të qetë. Në vijim, Allahu i Lartësuar përmend disa raste kur mbështeti Profetin e Tij.Ai të ka fuqizuar ty me Ndihmën e Tij dhe me besimtarët. -Ndihma më e madhe që Allahu i Lartësuar i dha Profetit ishte ndihma qiellore, para së cilës asgjë nuk mund të qëndrojë dhe, aq më pak, ta mposhtë. Pastaj vjen ndihma tokësore, përmes besimtarëve të shumtë, të cilët ndihmuan dhe mbështetën rrugën e Profetit a.s. Por që besimtarët të jenë një forcë ndikuese në mbështetje të fesë së Allahut, ata duhet të jenë të bashkuar, prandaj dhe Allahu i Lartësuar thotë:

8:63Page 185

وَأَلَّفَ بَيۡنَ قُلُوبِهِمۡۚ لَوۡ أَنفَقۡتَ مَا فِي ٱلۡأَرۡضِ جَمِيعٗا مَّآ أَلَّفۡتَ بَيۡنَ قُلُوبِهِمۡ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ أَلَّفَ بَيۡنَهُمۡۚ إِنَّهُۥ عَزِيزٌ حَكِيمٞ ٦٣

And brought together their hearts. If you had spent all that is in the earth, you could not have brought their hearts together; but Allāh brought them together. Indeed, He is Exalted in Might and Wise.

Ai i ka bashkuar zemrat e tyre. Edhe sikur të shpenzoje gjithçka që është në Tokë, nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre; por ishte Allahu Ai që e bëri atë bashkim(e vëllazërim). -Prandaj besimtarët u bashkuan dhe u deshën me njëri-tjetrin. Ishte pikërisht bashkimi i radhëve dhe dashuria e ndërsjelltë me zemër, sekreti i fuqisë së tyre. Sigurisht, kjo lidhje nuk ishte produkt i punës apo i strategjisë së ndonjërit prej tyre, por qe thjesht dhuratë bujare prej Allahut të Lartësuar. Edhe sikur të shpenzoje të gjithë arin dhe argjendin apo çdo lloj pasurie që gjendet në tokë, për të bashkuar zemrat dhe radhët e tyre, pas gjithë atyre faktorëve që shkaktonin përçarje dhe urrejtje, kurrë nuk do t’ia arrije qëllimit. Arsyeja është shumë e thjeshtë: I vetmi që ka në dorë zemrat e robërve dhe që i ndryshon ato, është Allahu i Lartësuar, që thotë:Ai është Ngadhënjimtar e i Urtë. -Tregues i fuqisë së Tij është pikërisht bashkimi dhe afrimi i zemrave të njerëzve, pas gjithë atyre shkaktarëve të përçarjes, urrejtjes dhe armiqësisë. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe kapuni fort që të gjithë pas “litarit” (fesë) të Allahut e mos u përçani! Dhe kujtojeni (me mirënjohje) mirësinë e Allahut ndaj jush, kur ju ishit të armiqësuar me njëri-tjetrin e Ai i bashkoi zemrat tuaja, dhe kështu, me mirësinë e Tij u bëtë vëllezër. Ju ishit buzë Gropës së Zjarrit dhe Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu jua sqaron Allahu Argumentet e Veta, që ju ta gjeni udhëzimin e sigurt.” [Al Imran 103].

8:64Page 185

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ حَسۡبُكَ ٱللَّهُ وَمَنِ ٱتَّبَعَكَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٦٤

O Prophet, sufficient for you is Allāh and for whoever follows you of the believers.

O Profet! Allahu të mjafton ty dhe u mjafton besimtarëve që të pasojnë ty. -Allahu i Lartësuar të mjafton ty, o i Dërguar, dhe po kështu edhe besimtarëve, që pasojnë rrugën tënde. Ky është një premtim që Allahu i Lartësuar u jep besimtarëve të cilët pasojnë Profetin e Tij. Allahu premton për mbështetje, ndihmë dhe fitore kundër armiqve. Por nga ajeti kuptojmë edhe sekretin e realizimit të këtij premtimi. Së pari, është besimi i vërtetë dhe i sinqertë dhe, së dyti, pasimi rigoroz i rrugës së Profetit a.s. Kështu, besimtari i vërtetë, që pason rrugën dhe traditën e Profetit (a.s)ka premtimin se Allahu i Lartësuar do t’i mjaftojë si ndihmë dhe mbështetje në çdo çështje, qofshin ato fetare apo jofetare. Kjo ndihmë cenohet dhe pakësohet sa herë që cenohet dhe pakësohet kushti i saj, që është besimi i pastër dhe pasimi i Sunetit.

8:65Page 185

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ حَرِّضِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ عَلَى ٱلۡقِتَالِۚ إِن يَكُن مِّنكُمۡ عِشۡرُونَ صَٰبِرُونَ يَغۡلِبُواْ مِاْئَتَيۡنِۚ وَإِن يَكُن مِّنكُم مِّاْئَةٞ يَغۡلِبُوٓاْ أَلۡفٗا مِّنَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِأَنَّهُمۡ قَوۡمٞ لَّا يَفۡقَهُونَ ٦٥

O Prophet, urge the believers to battle. If there are among you twenty [who are] steadfast, they will overcome two hundred. And if there are among you one hundred [who are steadfast], they will overcome a thousand of those who have disbelieved because they are a people who do not understand.

Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij, duke i thënë:O Profet! Nxiti besimtarët për të luftuar! -Nxiti besimtarët, që të kenë vullnet e ambicie për të luftuar në rrugën e Zotit. Bëju thirrje atyre për xhihad në rrugën e Zotit dhe mësoju që kurrë të mos e braktisin atë! Përmendju dobinë dhe shpërblimin e pamatë që Allahu i Lartësuar ka rezervuar për trimat e guximshëm dhe të duruar! Kujtoju mirësitë dhe begatitë e mëdha që dhurohen në dynja dhe ahiret, nëse përpiqesh për të ngritur lart fjalën e Allahut! Kujtoju, gjithashtu, dëmet e mëdha që sjell burracakëria dhe frika prej luftës! Këto janë cilësi poshtëruese, që cenojnë fenë dhe personalitetin e njeriut. Besimtari nuk mund të jetë kurrë burracak e frikacak. Përkundrazi, cilësi të pandashme të tij janë trimëria dhe guximi. E si të jetë ndryshe, kur Allahu i Lartësuar thotë: “Mos u tregoni të dobët kur të ndiqni armikun! Nëse ju ndieni dhimbje, (dijeni se)edhe ata, sikurse ju, ndiejnë dhimbje. Por ju shpresoni nga Allahu atë çka ata nuk e shpresojnë. Allahu është i Ditur e i Urtë”.”. [Nisa 104]. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë:Nëse prej jush janë njëzet veta durimtarë (e të paepur), do të mundin dyqind; nëse janë njëqind, do të mundin një mijë jobesimtarë, për shkak se ata janë njerëz që nuk kuptojnë. -Kështu, një besimtar i vërtetë dhe i sinqertë, trim dhe i guximshëm mund të sfidojë dhjetë jobesimtarë. Kjo ndodh sepse, sikurse thotë Allahu i Lartësuar: ata janë njerëz që nuk kuptojnë. Ata nuk kanë asnjë lloj njohurie rreth mirësive të mëdha që Allahu i Lartësuar ka përgatitur për luftëtarët në rrugën e Tij. Mohuesit e Zotit luftojnë në emër të kryelartësisë, arrogancës dhe sundimit të padrejtë, duke përhapur poshtërsitë dhe mosbesimin. Ndërsa besimtarët e sinqertë e kuptojnë dhe e dinë shumë mirë qëllimin e luftës kundër mohuesve, që është lartësimi i fjalës së Allahut, shfaqja, përhapja dhe triumfi i fesë së Tij, mbrojtja e Librit të Allahut dhe arritja e shpërblimeve të mëdha prej Allahut të Lartësuar. Pa dyshim, të gjitha këto nxisin tek besimtarët guximin, trimërinë, durimin dhe të qëndrueshmërinë në këtë luftë. Megjithatë, Allahu i Lartësuar dëshiroi t’ua lehtësonte besimtarëve këtë çështje, prandaj u tha:

8:66Page 185

ٱلۡـَٰٔنَ خَفَّفَ ٱللَّهُ عَنكُمۡ وَعَلِمَ أَنَّ فِيكُمۡ ضَعۡفٗاۚ فَإِن يَكُن مِّنكُم مِّاْئَةٞ صَابِرَةٞ يَغۡلِبُواْ مِاْئَتَيۡنِۚ وَإِن يَكُن مِّنكُمۡ أَلۡفٞ يَغۡلِبُوٓاْ أَلۡفَيۡنِ بِإِذۡنِ ٱللَّهِۗ وَٱللَّهُ مَعَ ٱلصَّٰبِرِينَ ٦٦

Now, Allāh has lightened [the hardship] for you, and He knows that among you is weakness. So if there are from you one hundred [who are] steadfast, they will overcome two hundred. And if there are among you a thousand, they will overcome two thousand by permission of Allāh. And Allāh is with the steadfast.

Allahu ju ka sjellë tashmë një lehtësim sepse Ai e di se keni një pikë të dobët. -Allahu i Lartësuar e di shumë mirë dobësinë tuaj, prandaj me butësinë dhe mëshirën e Tij, ju bëri disa lehtësime:Nëse prej jush janë njëqind të durueshëm, do t’i mundni dyqind, e nëse jeni një mijë, atëherë, me ndihmën e Zotit, do t’i mundni dy mijë. Allahu është me durimtarët. -Ky do të jetë rezultati, me mbështetjen tek Allahu i Lartësuar. Në pamje të parë, duket sikur këto ajete thjesht na njoftojnë rreth gjendjes së besimtarëve, të cilët, me mirësinë e Allahut, nëse formojnë një numër të caktuar, do të arrijnë atë rezultat të premtuar në luftën kundër jobesimtarëve, pasi besimi kultivon guxim e trimëri. Në të vërtetë, kjo përbënte edhe një dispozitë, që Allahu i Lartësuar ua ngarkoi besimtarëve të parë. Në fillim, atyre nuk u lejohej të largoheshin nga fushëbeteja, edhe nëse raporti me qafirët ishte një me dhjetë. Por më vonë Allahu i Lartësuar ua lehtësoi këtë dispozitë, dhe kështu atyre nuk u lejohej që të largoheshin nga fushëbeteja nëse armiqtë ishin sa dyfishi i tyre, e po të ishin më tepër se kaq, atëherë besimtarëve u lejohej të largoheshin. Por këtu shfaqen dy probleme: Së pari, ajeti vjen në formë dëftore dhe, rregullisht, fjalitë në dëftore nuk merren dhe as nënkuptohen si urdhra, që zakonisht vijnë në formë urdhërore. Së dyti, në ajet, fitorja e muslimanëve kundrejt raportit numerik të përmendur, është kushtëzuar me të qenurit e muslimanëve të durueshëm dhe të stërvitur për të qenë të qëndrueshëm. Nga kjo kuptohet se, nëse nuk e plotësojnë këtë kusht, nëse duket qartë se nuk mund t’ia dalin në përballjen me armiqtë, atëherë muslimanët mund të largohen nga fushëbeteja kur armiqtë janë sa dyfishi i tyre ose edhe më pak. Kështu kuptohet qëllimi i ajetit dhe urtësia e Zotit. Në përgjigje të pikës së parë është thënë: Ajeti vjen në formë dëftore për të përcjellë një mesazh të bukur dhe të rëndësishëm, gjë që nuk do të kuptohej nëse do të ishte në formë urdhërore. Kështu, në formë dëftore, përveç faktit që urdhëron për diçka, ajeti shërben edhe si përforcues i zemrave të besimtarëve, duke i përgëzuar se do të fitojnë mbi mohuesit. Ndërsa rreth pikës së dytë është thënë se qëllimi i kushtëzimit të fitores me të qenurit durimtarë e të qëndrueshëm është inkurajim për besimtarët që të kultivojnë durimin. Ajeti sikur u thotë atyre: O besimtarë, është detyrë për ju që të merrni të gjitha masat e nevojshme që urdhëron Zoti, në mënyrë që të arrini fitoren. Duke patur edhe besimin e pastër në zemër, ju premtohet fitorja, premtim që Allahu i Madhëruar jua jep edhe nëse jeni shumë më pak në numër sesa jobesimtarët.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском