As-Sa'diAl‑Anfal · 8:67–75

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Al-Anfal 8:67–75

8:67Page 185

مَا كَانَ لِنَبِيٍّ أَن يَكُونَ لَهُۥٓ أَسۡرَىٰ حَتَّىٰ يُثۡخِنَ فِي ٱلۡأَرۡضِۚ تُرِيدُونَ عَرَضَ ٱلدُّنۡيَا وَٱللَّهُ يُرِيدُ ٱلۡأٓخِرَةَۗ وَٱللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٞ ٦٧

It is not for a prophet to have captives [of war] until he inflicts a massacre [upon Allāh's enemies] in the land. You [i.e., some Muslims] desire the commodities of this world,1 but Allāh desires [for you] the Hereafter. And Allāh is Exalted in Might and Wise.

Ky ishte një qortim nga Allahu i Lartësuar drejtuar të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve pas luftës së Bedrit. Ata kapën shumë robër nga idhujtarët, prandaj kur erdhi çështja se si do të veprohej me ta, a të pranohej kompensim për ta apo të ekzekutoheshin, Profeti (a.s)dhe një grup besimtarësh përzgjodhën variantin e kompensimit. Ndërsa Umer Ibn Hatabi, për t’u treguar idhujtarëve forcën dhe ashpërsinë e muslimanëve, të paktën në këtë përballje të parë, deshi variantin e ekzekutimit të tyre. Për këtë çështje, Allahu i Lartësuar shpalli ajetet:Asnjë profeti nuk i takon të mbajë robër, derisa të ketë triumfuar plotësisht në vend. -Nuk i takon një profeti dhe nuk është një zgjedhje e përshtatshme tolerimi i mohuesve në këtë përballje vendimtare me ta. Ata luftuan kundër Profetit të Zotit dhe u përpoqën të shuanin dritën e Allahut dhe fenë e Tij. Ata donin të zhduknin nga faqja e dheut të gjithë adhuruesit e Allahut. Kjo ishte një përballje vendimtare me mohuesit, prandaj nuk është e udhës që t’i lësh gjallë robërit e luftës për të marrë kompensim prej tyre.Dobia e kompensimit është tejet e papërfillshme me mesazhin e qartë që përcjell eliminimi i tyre. Për sa kohë që ata janë të fuqishëm dhe synojnë shkatërrimin e muslimanëve, më mirë të mos merret kompensim për ta. E nëse ata janë të dobët dhe nuk përbëjnë ndonjë rrezik të madh, atëherë nuk ka problem nëse i kthen robërit kundrejt kompensimit. Allahu i Lartësuar thotë:Ju synoni të mirat e kësaj bote(të përkohshme), ndërsa Allahu dëshiron për ju Ahiretin. -Ju doni të merrni kompensim, për të përfituar ndonjë mirësi të kësaj bote, ndërkohë që kjo zgjedhje nuk është në dobi të fesë dhe nuk ndihmon në triumfin e saj. Allahu i Madhëruar dëshiron ta ngrejë lart Islamin dhe t’i ndihmojë të dashurit e Tij, duke u dhënë fitore mbi armiqtë. Ai dëshiron që fjala dhe feja e Tij të lartësohet mbi çdo gjë tjetër, prandaj urdhëron çdo gjë që e mundëson diçka të tillë.Allahu është Ngadhënjimtar dhe i Urtë. -Allahu i Lartësuar është i Plotfuqishëm. Po të dëshironte, Ai mund t’i poshtëronte mohuesit pa qenë nevoja e luftës së besimtarëve. Por Allahu është gjithashtu Hakim- i Urtë, dhe me urtësinë e Tij dëshiron t’i sprovojë njerëzit me njëri-tjetrin.Profeti a.s. u këshillua me sahabët rreth robërve të kapur në Bedër. Ebu Bekri propozoi që prej tyre të pranohej kompensimi dhe të liheshin të lirë, për ta shfrytëzuar këtë pasuri si forcë kundër armikut të tyre, dhe duke shpresuar që Allahu do t’i udhëzonte ata. Ndërsa Umer Ibn Hatabi tha: “Jo, vallahi, unë nuk jam dakord me mendimin e Ebu Bekrit. Unë mendoj, që ti të na japësh leje t’ua heqim kokat. Këta janë krerët e kufrit dhe udhëheqësit e tyre.” Profeti a.s. anoi ngamendimi i Ebu Bekrit, duke e parapëlqyer atë kundrejt atij të Umerit. Të nesërmen, Umeri sheh Profetin a.s. dhe Ebu Bekrin duke qarë, e thotë: “O i Dërguari i Allahut, përse po qani ti dhe shoku yt? Nëse e mësoj përse, po më erdhi për të qarë, do të qaj, e po s’më erdhi për të qarë, do të bëj sikur qaj për shkak se ju po qani”. - Qaj për shkak të asaj që m’u propozua nga shokët e tu rreth marrjes së shpërblesës së lirimit të robërve të Bedrit. Dënimi i tyre m’u shfaq mua më afër se kjo pemë.” (E transmeton Muslimi). Atëherë zbritën ajetet: “Asnjë Profeti nuk i takon të mbajë robër, derisa të ketë triumfuar plotësisht në vend. Ju synoni të mirat e kësaj bote (të përkohshme), ndërsa Allahu dëshiron për ju Ahiretin. Allahu është i Ngadhënjimtar dhe i Urtë.” (Enfalë 67). Në lidhje me këtë çështje, mendimet janë të ndryshme. Disa parapëlqejnë qëndrimin e Umerit, duke u argumentuar me këtë hadith. Ndërsa të tjerë parapëlqejnë qëndrimin e Ebu Bekrit, sepse ngjarja e mësipërme përfundoi ashtu sikurse propozoi ai, dhe për faktin se ishte në përputhje me paracaktimin nga Allahu për lejimin e kësaj gjëje për ta. Madje kjo ishte në përputhje edhe me faktin që mëshira e Allahut e mposht zemërimin e Tij, kështu që fryma e mëshirës në ligjet e Zotit është dominante. Një fakt tjetër është se lidhur me këtë çështje, Profeti a.s. e ka krahasuar Ebu Bekrin me Ibrahimin (a.s.) dhe Isain (a.s.), ndërsa Umerin e ka krahasuar me Nuhun (a.s.) dhe Musain (a.s.). Vërtet, mendimi i kompensimit të robërve ishte i frytshëm, për vetë arritjet dhe mirësitë e mëdha që i erdhën fesë nga shumica e këtyre robërve të liruar, të cilët më vonë pranuan Islamin. Mirësi pati edhe nga pasardhësit e tyre, që lindën si muslimanë. Gjithashtu muslimanët u bënë më të fuqishëm nga pasuria e marrë prej kompensimit. Mendimi i kompensimit ishte vërtet i përshtatshëm e më i miri, edhe për shkak të miratimit të Profetit a.s. Të njëjtën gjë tregon edhe miratimi nga Allahu i Madhëruar i këtij gjykimi, sepse çështja u vendos që përfundimisht të pranohej kompensimi.Të gjitha së bashku dëshmojnë saktësinë e gjykimit të të sinqertit Ebu Bekër, i cili ishte në përputhje me atë që Allahu i Madhëruar do të miratonte përfundimisht. Ai i dha përparësi mëshirës kundrejt zemërimit. Ndërsa për sa i përket momentit kur Profeti a.s. qau, kjo ndodhi për shkak të mëshirës dhe merakut të Profetit a.s. për ata, të cilët, me këtë kompensim,dëshironin thjesht pasurinë dhe stolitë e kësaj bote. Dhe është e sigurt që, si Profeti a.s. edhe Ebu Bekri, me kompensimin që kërkuan nuk dëshironin stolitë e kësaj bote, ndonëse pati disa sahabë të tjerë që i dëshën ato. Por dihet, që ndëshkimi dhe kërcënimi i Allahut të Lartësuar shpeshherë nuk zbret për të goditur vetëm fajtorët kryesorë, por zbret dhe i përfshin të gjithë, sikurse ndodhi në betejën e Hunejnit, kur muslimanët u sprovuan për shkak të fjalës së njërit, i cili tha: “Sot jemi shumë, prandaj nuk kemi si ta humbim luftën.” Pra mjaftoi që dikush të krijonte besim te shumica dhe te vetvetja, që, për këtë, e gjithë ushtria të sprovohej e të merrte mësim. Megjithatë, përfundimisht, çështja përfundoi me fitoren e muslimanëve. Por Allahu i Lartësuar e di më mirë. Shkëputur nga ‘Zadul Mead’, vëllimi 3, faqe 57, 58.

8:68Page 185

لَّوۡلَا كِتَٰبٞ مِّنَ ٱللَّهِ سَبَقَ لَمَسَّكُمۡ فِيمَآ أَخَذۡتُمۡ عَذَابٌ عَظِيمٞ ٦٨

If not for a decree from Allāh that preceded,1 you would have been touched for what you took by a great punishment.

Po të mos kishte qenë urdhri i mëparshëm i Allahut, atëherë do t’ju kishte goditur një dënim i madh për atë(shpërblesën)që morët. -Allahu i Lartësuar ia bëri të lejuar Profetit dhe të gjithë umetit përfitimin prej plaçkës së luftës. Por në rastin në fjalë, marrja e kompensimit të robërve do të ishte veprim i gabuar dhe i dënueshëm, prandaj Allahu i Lartësuar thotë: “Po të mos ishte dispozita e hershme e caktuar prej Allahut (për lejimin e plaçkës së luftës), do t’ju godiste një dënim i madh për atë që morët.’ Prandaj vjen edhe një hadith, që thotë: “Nëse në Betejën e Bedrit do të zbriste ndonjë ndëshkim, askush nuk do të shpëtonte, përveç Umerit.”

8:69Page 185

فَكُلُواْ مِمَّا غَنِمۡتُمۡ حَلَٰلٗا طَيِّبٗاۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٞ ٦٩

So consume what you have taken of war booty [as being] lawful and good, and fear Allāh. Indeed, Allāh is Forgiving and Merciful.

Kënaquni me atë që fitoni me luftë si të lejuar dhe të mirë,... -Kjo ishte butësi dhe mëshirë e Allahut të Lartësuar për këtë umet. Me bujarinë dhe mëshirën e Tij, Ai ia bëri të lejuar vetëm këtij umeti që të përfitojë nga plaçka e luftës. Allahu i Lartësuar nuk ia ka lejuar atë asnjë umeti të mëparshëm. Ky është një privilegj, për të cilin muslimanët duhet të tregohen mirënjohës ndaj Dhuruesit të tij, Allahut të Lartësuar. Për këtë arsye, duke na treguar se si të tregohemi mirënjohës ndaj Tij, Allahu i Madhëruar thotë:...dhe jini të devotshëm ndaj Allahut! Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Frikësojuni Zotit dhe jini të devotshëm ndaj Tij, në çdo aspekt! Përmbajuni besnikërisht urdhëresave dhe jini të kujdesshëm ndaj ndalesave! Kështu i shprehni Allahut mirënjohjen për mirësitë e shumta që ju ka dhuruar. Allahu i Lartësuar është Gafurun - Falës i madh, që ia fal të gjitha gjynahet atij që pendohet dhe kthehet tek Ai i nënshtruar dhe i bindur. Atyre që ruhen nga shirku, Allahu i Madhëruar ua fal të gjitha gjynahet e tjera. Allahu i Lartësuar është gjithashtu Rrahim – Mëshirëplotë. Pjesë e mëshirës së Tij është pikërisht fakti që Ai e bëri të lejuar plaçkën e luftës, e cila është hallall dhe e pastër për ju.

8:70Page 186

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ قُل لِّمَن فِيٓ أَيۡدِيكُم مِّنَ ٱلۡأَسۡرَىٰٓ إِن يَعۡلَمِ ٱللَّهُ فِي قُلُوبِكُمۡ خَيۡرٗا يُؤۡتِكُمۡ خَيۡرٗا مِّمَّآ أُخِذَ مِنكُمۡ وَيَغۡفِرۡ لَكُمۡۚ وَٱللَّهُ غَفُورٞ رَّحِيمٞ ٧٠

O Prophet, say to whoever is in your hands of the captives, "If Allāh knows [any] good in your hearts, He will give you [something] better than what was taken from you, and He will forgive you; and Allāh is Forgiving and Merciful."

Këto ajete kanë zbritur dhe flasin për robërit e kapur në luftën e Bedrit, mes të cilëve ishte edhe Abasi, xhaxhai i Profetit. Kur iu kërkua kompensimi në këmbim të lirimit, Abasi pretendoi se kishte pranuar Islamin para se të kapej rob. Megjithatë, prej tij u kërkua përsëri kompensimi, pa ia marrë parasysh pretendimin.Atëherë, për të kënaqur zemrën e Abasit dhe të tjerëve që ishin njëlloj si ai, pra, që kishin pranuar Islamin përpara se të kapeshin rob, Allahu i Lartësuar zbriti këto ajete kuranore:O Profet! Thuaju robërve që i keni në dorë: "Nëse Allahu sheh ndonjë të mirë në zemrat tuaja, Ai ju jep edhe më shumë të mira nga ajo çka ju është marrë dhe jua fal gjynahet tuaja. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” -Allahu i Lartësuar ka për t’ju dhënë mirësi dhe begati shumë më të mëdha sesa kompensimi që ju paguat. Përveç kësaj, Ai do t’ju falë gjynahet dhe ju premton se do t’ju fusë në Xhenet, nëse ndiqni rrugën e adhurimit të Allahut të Lartësuar si Një të vetëm dhe nëse tregoheni të nënshtruar ndaj ligjit të Tij. Dhe vërtet Allahu i Lartësuar e plotësoi premtimin që iu dha. Pas kësaj ngjarjeje, ndodhën shumë të tjera, ku Abasi dhe të tjerët si ai fituan shumë pasuri, shumë më të madhe se ajo që paguan si kompensim. Madje, në një rast, përcillet se, kur në depon e shtetit Islam pati një hyrje të madhe pasurie, Profeti (a.s)i mundësoi Abasit që të mbushte rrobën e tij me të, aq sa kishte fuqi që të mbante. Në vijim, duke folur për mohuesit dhe tradhtarët, Allahu i Lartësuar thotë:Tradita e Profetit a.s. me robërit e luftës. Profeti a.s. është treguar i larmishëm në praktikat e ndjekura ndaj robërve të luftës. Kështu disa robër ai i ka nderuar dhe u ka bërë mirësi duke i liruar pa shpërblesë, disa i ka vrarë, disa i ka liruar duke u pranuar kompensimin me pasuri, disa i ka liruar në shkëmbim të robërve muslimanë. Të gjitha këto praktika ai i ka zbatuar sipas dobisë dhe nevojës. Ai pranoi kompensimin e robërve të Bedrit me para, e për këtë tha: “Sikur të ishte gjallë Mutaim Ibn Adijji e të më kërkonte lirimin e këtyre fundërrinave, për shkak të tij do t’i kisha lënë të lirë.” Gjatë marrëveshjes së Hudejbies, tetëdhjetë njerëz të armatosur tentuan ta vrisnin Profetin a.s., por ai i zuri rob ata, e më pas duke treguar mirësi ndaj tyre i liroi pa shpërblesë. Në kohën e Profetit a.s. u kap rob edhe Thumame Ibn Ethali, kreu i fisit të Benu Hanifes. Profeti a.s, me qëllim, urdhëroi që ai të lidhej në një prej shtyllave të xhamisë. Më pas ai e liroi, dhe kjo u bë shkak që Thumame të pranonte Islamin. Kompensimi i robërve të luftësEnsarët i kërkuan leje Profetit a.s. që të mos e merrnin kompensimin për Abasin, xhaxhait të Profeti a.s., por ai u tha: “Mos lini asnjë dirhem pa ia marrë!” Gjithashtu Profeti a.s., duke kryer shkëmbim robërish, me anë të një vajze të zënë robëreshë, liroi disa muslimanë të Mekës. Po kështu ai liroi dy muslimanë në shkëmbim të një robi nga Ukajli. Të zënit rob nga fisi Heuazin u kthyen në vendin e tyre pasi u krye ndarja e plotë e plaçkës së luftës. Profeti a.s. u kërkoi luftëtarëve që t’i lironin me shpirtmirësi, ndaj dhe ata i liruan me pëlqimin e tyre pa kërkuar kompensim. Ndërsa ata që nuk pëlqyen t’i lironin, Profeti a.s. i kompensoi për çdo rob, me gjashtë pjesë nga plaçka e luftës. Ndërsa Ukbe Ibn Ebi Muajti dhe El Nadir Ibn Harithi, që ishin mes robërve të kapur në bedër, u ekzekutuan për shkak të armiqësisë së madhe që kishin treguar ndaj Allahut dhe Profetit a.s. Imam Ahmedi sjell dëshminë e Ibn Abasit: “Prej robërve të kapur në luftë, kishte edhe të varfër që nuk kishin pasuri. Për këta, Profeti a.s. ofroi një mundësi të shkëlqyer lirimi: kush u mësonte fëmijëve të ensarëve shkrim dhe lexim, do të fitonte lirinë.” Kjo tregon që, përveçse me pasuri, lejohet edhe kompensimi me punë.Dispozita për robërit Tradita e Profetit a.s. ishte që, kush pranonte Islamin përpara se të binte rob, nuk skllavërohej. Profeti a.s. nuk bënte ndonjë dallim mes robërve arabë dhe atyre ehlul kitabë, në aspektin e vlerësimit të tyre si robër lufte. Profeti a.s. i tha njëherë Aishes (r.a.), e cila kishte një skllave arabe: “Liroje atë, se ajo është nga pasardhësit e Ismailit.” Taberaniu sjell një hadith të Profetit a.s.: “Kush ka detyrë të lirojë një skllav nga pasardhësit e Ismailit a.s., le ta lirojë prej fisit ‘belanber’.” Kur u ndanë robëreshat e fisit Benu Mustalik, Xhuejrije Bintu Harith ra në pjesën e Thabit Ibn Kajs Ibn Shemmas. Ajo kërkoi ta blinte lirinë e saj prej tij. Ai që pagoi për lirimin e saj ishte vetë Profeti a.s, i cili edhe u martua me të. Për shkak të kësaj martese, u liruan nga skllavëria më shumë se njëqind vetë nga fisi Benu Mustalik. Kjo u bë në shenjë respekti ndaj krushqisë së Profetit a.s. Ajo ishte arabe e pastër. Shkëputur nga “Zadul mead” vell 3 fq 58, 59.

8:71Page 186

وَإِن يُرِيدُواْ خِيَانَتَكَ فَقَدۡ خَانُواْ ٱللَّهَ مِن قَبۡلُ فَأَمۡكَنَ مِنۡهُمۡۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ ٧١

But if they intend to betray you - then they have already betrayed Allāh before, and He empowered [you] over them. And Allāh is Knowing and Wise.

E nëse ata duan të të tradhtojnë ty(o Muhammed), dije se në të vërtetë kanë tradhtuar Allahun, por Ai ka ngadhënjyer gjithmonë mbi ta. -Nëse ata synojnë të të luftojnë, duke shkelur paktin e lidhur me ty, atëherë le të kujtojnë se çfarë përfundimi kanë pasur kur kanë thyer paktet me Allahun e Lartësuar, që thotë: “...Ai ka ngadhënjyer gjithmonë mbi ta.”! Të kenë kujdes dhe të mos guxojnë të tradhtojnë marrëveshjet me ty! Të mos harrojnë se Allahu i Lartësuar është i Plotfuqishëm mbi ta! Ata janë tërësisht në dorë të Allahut dhe kurrë nuk mund të dalin jashtë kontrollit të Tij. Le të kujtojnë gjithashtu, se:Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë. -Allahu është i ditur për gjithçka. Asgjë nuk mund të dalë jashtë diturisë së Tij absolute. Allahu është, gjithashtu, El Hakim - i Urtë, që do të thotë se Ai vendos çdo gjë në vendin që i takon dhe i jep gjykimin që meriton. Prej diturisë dhe urtësisë së Tij janë dhe këto ligje e dispozita të mrekullueshme, që ka vendosur për ju. Tregues i diturisë dhe urtësisë së Allahut është dhe fakti se Ai është mëse i mjaftueshëm për ju, që t’ju ruajë nga e liga apo padrejtësia e njerëzve, prej të cilëve mund të ketë edhe nga ata që duan t’ju mashtrojnë. Allahu është i Gjithëdituri dhe i Urti, Ai që përkujdeset për ju edhe në këtë çështje, ashtu siç bën për të gjitha çështjet tuaja.

8:72Page 186

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَهَاجَرُواْ وَجَٰهَدُواْ بِأَمۡوَٰلِهِمۡ وَأَنفُسِهِمۡ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ وَٱلَّذِينَ ءَاوَواْ وَّنَصَرُوٓاْ أُوْلَٰٓئِكَ بَعۡضُهُمۡ أَوۡلِيَآءُ بَعۡضٖۚ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَلَمۡ يُهَاجِرُواْ مَا لَكُم مِّن وَلَٰيَتِهِم مِّن شَيۡءٍ حَتَّىٰ يُهَاجِرُواْۚ وَإِنِ ٱسۡتَنصَرُوكُمۡ فِي ٱلدِّينِ فَعَلَيۡكُمُ ٱلنَّصۡرُ إِلَّا عَلَىٰ قَوۡمِۭ بَيۡنَكُمۡ وَبَيۡنَهُم مِّيثَٰقٞۗ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ بَصِيرٞ ٧٢

Indeed, those who have believed and emigrated and fought with their wealth and lives in the cause of Allāh and those who gave shelter and aided - they are allies of one another. But those who believed and did not emigrate - for you there is no support of them until they emigrate. And if they seek help of you for the religion, then you must help, except against a people between yourselves and whom is a treaty. And Allāh is Seeing of what you do.

Ajeti flet për lidhjen vëllazërore që Allahu i Lartësuar urdhëroi të bëhej mes muhaxhirëve dhe ensarëve.Vërtet, ata që besuan dhe mërguan, pastaj luftuan me pasurinë e me shpirtin e tyre në rrugën e Allahut, por dhe ata që i strehuan dhe i ndihmuan - këta të gjithë janë miq e mbrojtës të njëri-tjetrit. -Ata që emigruan për hir të Allahut në Medinë, duke lënë vendin dhe pasurinë e tyre, ishin muhaxhirët. Ata braktisën gjithçka vetëm për hir të Allahut dhe luftës në rrugën e Tij. Ndërsa banorët e Medinës, të cilët strehuan dhe mirëpritën Profetin dhe shokët e tij, ishin ensarët. Ata u dhanë besën muhaxhirëve se do t’i mbronin, mbështesnin dhe ndihmonin, madje do të luftonin me gjithçka që kishin, për t’i ndihmuar në rrugën e Zotit. Ensarët përgatitën vendin, pasurinë dhe veten e tyre, në shërbim të Allahut dhe fesë së Tij. Profeti i bashkoi muhaxhirët dhe ensarët në lidhje vëllazërore me njëri-tjetrin, duke patur në themel dashurinë për hir të Zotit.Ndërsa ata që besuan, por ende nuk kanë mërguar, ju nuk e keni detyrë t’i mbështesni e t’i ndihmoni, derisa edhe ata të mërgojnë. -Kjo kategori muslimanësh e privoi veten nga aleanca dhe mbështetja juaj, sepse ata u ndanë prej jush atëherë kur ju kishit më shumë nevojë. Megjithatë:Nëse ata kërkojnë ndihmën tuaj për çështjen e fesë, atëherë është detyra juaj t’i ndihmoni,... -Nëse ata sulmohen në fenë e tyre dhe ju kërkojnë ndihmë, atëherë e keni detyrë që t’i ndihmoni dhe të luftoni në mbështetje të tyre. Por nëse i luftojnë për çështje të tjera, jo fetare, nuk e keni detyrë që t’i ndihmoni. Megjithatë, në vijim, Allahu i Madhëruar, përjashton nga ky gjykim një grup mohuesish. Ai thotë:...përveçse kundër një populli me të cilin keni marrëveshje të ndërsjelltë. -Nëse këta besimtarë që nuk kanë emigruar janë në luftë me ndonjë popull, me të cilët ju keni marrëveshje për armëpushim dhe paqe, atëherë ju nuk duhet t'u dilni në krah atyre, sepse kjo do të ishte shkelje e paktit tuaj me atë popull. Pastaj i Madhëruari thotë:Allahu sheh gjithçka që bëni ju. -Allahu e di më mirë gjendjen dhe çdo nevojë tuajën, prandaj vendos ligje të dobishme dhe të përshtatshme për ju.

8:73Page 186

وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بَعۡضُهُمۡ أَوۡلِيَآءُ بَعۡضٍۚ إِلَّا تَفۡعَلُوهُ تَكُن فِتۡنَةٞ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَفَسَادٞ كَبِيرٞ ٧٣

And those who disbelieved are allies of one another. If you do not do so [i.e., ally yourselves with other believers], there will be fitnah [i.e., disbelief and oppression] on earth and great corruption.

Jobesimtarët janë miq të njëri-tjetrit. -Pas vëllazërimit mes besimtarëve, ajeti na mëson se mohuesit i bashkon mosbindja ndaj Zotit dhe dashuria për këtë jetë të përkohëshme. Neve, si besimtarë, na mjafton të dimë se ata janë miq dhe aleatë të njëri-tjetrit dhe me jobesimtarët miqësohen veçse kush është njëlloj si ata.Ata që mohojnë të vërtetën janë miq të njëri-tjetrit. -Detyrë për ju është miqësimi dhe mbështetja e besimtarëve dhe armiqësia me jobesimtarët. Por nëse ju, o besimtarë, nuk e bëni këtë, por miqësoheni me të gjithë, ose armiqësoheni me të gjithë, ose miqësoheni me jobesimtarët dhe armiqësoheni me besimtarët, atëherë pasoja do të jetë fatkeqësi e madhe:Nëse ju nuk veproni ashtu(nuk do të mbroni njëri-tjetrin), do të bëhet sprovë dhe shkatërrim i madh në tokë. -Kjo do të sjellë shkatërrime të mëdha në tokë. E vërteta do të përzihet me të kotën, besimtarët me mohuesit. Në këtë mënyrë, do të zhduken shumë rite dhe shenja të mëdha të Islamit si xhihadi, hixhreti etj. Nëse besimtarët nuk mbështesin dhe nuk miqësohen me njëri-tjetrin, shumë nga qëllimet madhore të Sheriatit do të zbehen.

8:74Page 186

وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَهَاجَرُواْ وَجَٰهَدُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ وَٱلَّذِينَ ءَاوَواْ وَّنَصَرُوٓاْ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ حَقّٗاۚ لَّهُم مَّغۡفِرَةٞ وَرِزۡقٞ كَرِيمٞ ٧٤

But those who have believed and emigrated and fought in the cause of Allāh and those who gave shelter and aided - it is they who are the believers, truly. For them is forgiveness and noble provision.

Ajetet e mësipërme flisnin për vëllazërimin dhe lidhjen e fortë mes muhaxhirëve dhe ensarëve, ndërsa ajetet në vijim flasin për shpërblimin e madh të tyre. Thotë i Lartësuari:Ata që besuan, mërguan dhe luftuan në rrugën e Allahut dhe ata që i strehuan dhe i ndihmuan - pikërisht këta janë besimtarë të vërtetë. Për ta ka falje dhe shpërblim shumë bujar. -Muhaxhirët dhe ensarët janë pikërisht besimtarët e vërtetë, me iman të plotë. Ata e vërtetuan këtë përmes veprave madhështore që kryen në emër të këtij imani, si hixhreti për hir të Zotit, xhihadi në rrugën e Tij me pasurinë, jetën dhe veten e tyre, lidhja e fortë, mbështetja dhe dashuria mes njëri-tjetrit si besimtarë etj. Ata ishin të dashur, të mëshirshëm dhe të butë me besimtarët, por të ashpër dhe luftëtarë të rreptë kundër mohuesve dhe munafikëve. Këtyre besimtarëve, i Madhëruari u premtoi të mira me bollëk si në këtë botë, ashtu edhe në ahiret, në kopshtet e begatisë. Ata u shpërblyen që në këtë jetë, në mënyrë që t’u qetësohej zemra dhe shpirti. Por ky premtim vlen edhe për ata besimtarë të sinqertë që erdhën pas brezit të muhaxhirëve dhe ensarëve. Ata ndoqën me sinqeritet rrugën e Profetit (a.s)dhe shokëve të tij, duke bërë hixhret dhe duke zhvilluar xhihad në rrugën e Zotit. Edhe këta, sikurse thotë Allahu i Lartësuar:

8:75Page 186

وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مِنۢ بَعۡدُ وَهَاجَرُواْ وَجَٰهَدُواْ مَعَكُمۡ فَأُوْلَٰٓئِكَ مِنكُمۡۚ وَأُوْلُواْ ٱلۡأَرۡحَامِ بَعۡضُهُمۡ أَوۡلَىٰ بِبَعۡضٖ فِي كِتَٰبِ ٱللَّهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمُۢ ٧٥

And those who believed after [the initial emigration] and emigrated and fought with you - they are of you. But those of [blood] relationship are more entitled [to inheritance] in the decree of Allāh.1 Indeed, Allāh is Knowing of all things.

Edhe ata që u bënë besimtarë më pas, që mërguan dhe luftuan së bashku me ju, janë vëllezërit tuaj. -Atyre u takon çdo trajtim që ju bëhet juve dhe kanë të njëjtat detyrime dhe përgjegjësi sikurse ju. Kjo ishte lidhja e fortë dhe dashuria e imanit. Në fillimet e Islamit, kjo lidhje ishte shumë e fortë për zemrat e besimtarëve. Vëllazërimi që bëri Profeti (a.s)mes muhaxhirëve dhe ensarëve ishte unik dhe qëndronte përveç vëllazërisë së përgjithshme që bashkon besimtarët. Madje, në fillimet e kësaj lidhjeje, muhaxhirët dhe ensarët kishin të drejtë trashëgimie ndaj njëri-tjetrit. Por më pas Allahu i Lartësuar shpalli ajetet:Megjithatë, farefisi ka më shumë përparësi ndaj njëri-tjetrit, sipas Librit të Zotit. -Tashmë pjesëtarë në trashëgimi do të jenë veçse të afërmit, që Sheriati i ka përcaktuar mirë, shkallë-shkallë, sipas fortësisë së lidhjes. Këto i tregon qartë Libri i Allahut, domethënë Sheriati i Tij.Allahu Di gjithçka. -Pjesë e diturisë absolute të Allahut është edhe dija e Tij rreth gjendjes suaj dhe ligjeve që janë të përshtatshme dhe rregulluese të jetës suaj. Allahu është më i Dituri dhe i Urti rreth ligjeve që ju përshtaten dhe rregullojnë çështjet e kësaj jete dhe të jetës tjetër.Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Enfal. Lavdia e plotë i takon Allahut të Vetëm dhe të Pashoq!Vëllazërimi mes muhaxhirëve dhe ensarëve. Profeti a.s. kreu atë çka quhet: “Vëllazërimi mes ensarëve dhe muhaxhirëve”, në shtëpinë e Enes Ibn Malikut. Gjithsej ishin nëntëdhjetë burra: gjysma ensarë dhe gjysma muhaxhirë. Vëllazërimi ishte një lidhje që i detyronte të ishin solidarë e të përkrahnin njëri-tjetrin, si dhe u jepte të drejta trashëgimie ndaj njëri-tjetrit, pa përfshirë në këtë të drejtë të afërmit e gjakut, mirëpo ky rregull trashgimie vazhdoi deri në ngjarjen e madhe të Bedrit, atëherë kur Allahu i Madhëruar zbriti ajetin: “I Dërguari është më i afërt për besimtarët, sesa ata për njëri-tjetrin; gratë e tij janë (si) nënat e tyre. Sipas Librit të Allahut,pjesëtarët e farefisit janë më të afërt për njëri-tjetrin, sesa besimtarët e tjerë dhe të mërguarit, përveç rastit kur doni t’u bëni ndonjë të mirë miqve tuaj.” (Ahzab 6). Me këtë ajet, e drejta e trashëgimisë iu kthye parimit të mëparshëm, atij të farefisnisë, dhe u ndalua trashëgimia mbi bazat e vëllazërimit. Thuhet se ai vëllazëroi edhe muhaxhirët me njëri-tjetrin, dhe se Profeti a.s. konsideroi si vëlla të vet, Aliun (r.a.). Por më e saktë dhe e sigurt është dëshmia vetëm për vëllazërimin mes muhaxhirëve dhe ensarëve, e jo e dyta, sepse, faktikisht, muhaxhirët nuk kishin pse të vëllazëroheshin me njëri-tjetrin. Ata i bashkonte vëllazëria në Islam, i bashkonte origjina, vendi dhe farefisnia. Por edhe sikur të kishte vëllazëruar muhaxhirët me njëri-tjetrin, ai që do ta meritonte më tepër vëllazërimin me Muhamedin a.s. do të kishte qenë njeriu më i dashur për të, shoqëruesi i tij në udhëtimin e emigrimit, ngushëlluesi i tij në shpellë, më i miri dhe me i nderuari i sahabëve, vetë Ebu Bekri, i Sinqerti. E si mund të ndodhte ndryshe, kur dihet se Profeti a.s. ka thënë: “Nëse do të zgjidhja ndonjë mik të dashur e të ngushtë nga banorët e tokës, ai do të ishte Ebu Bekri, por, vëllazëria në Islam është më e mirë.” Ndërsa sipas një dëshmie tjetër: “…por ai është vëllai dhe shoku im.” Vëllazëria në Islam është gjithëpërfshirëse dhe e përgjithshme për të gjithë muslimanët deri në Ditën e Gjykimit, ashtu siç deklaron Profeti a.s.: “Sa do të dëshiroja të shihja vëllezërit e mi!” Sahabët e pyetën: “Po a nuk jemi ne vëllezërit e tu?” Ai tha: “Ju jeni shokët e mi. Vëllezërit e mi janë ca njerëz që do të vijnë pas meje, të cilët do të më besojnë, edhe pse nuk do më shohin.” E pra, Ebu Bekër i Sinqerti ishte vëllai dhe shoku më mirë i Profetit a.s. Të gjithë sahabët ishin vëllezër dhe shokë të Profetit a.s., kurse të mëvonshmit janë vetëm vëllezër në Islam me Profetin a.s. dhe jo shokë të tij. Shkëputur nga “Zadul mead” vell 3.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском