As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
الإنفطار
Al-Infitar
The Cleaving · Meccan · 19 ayahs
82:1–2Page 587
إِذَا ٱلسَّمَآءُ ٱنفَطَرَتۡ ١
When the sky breaks apart
وَإِذَا ٱلۡكَوَاكِبُ ٱنتَثَرَتۡ ٢
And when the stars fall, scattering,
Kur qielli të çahet dhe yjet të bien;... -Kur qielli të shkatërrohet, kur bukuria dhe rregullsia e tij të prishen, kur yjet të shkëputen dhe të bien, atëherë do të jetë një ditë e vështirë dhe e frikshme.
82:3–4Page 587
وَإِذَا ٱلۡبِحَارُ فُجِّرَتۡ ٣
And when the seas are erupted
وَإِذَا ٱلۡقُبُورُ بُعۡثِرَتۡ ٤
And when the [contents of] graves are scattered [i.e., exposed],
...Kur detet të përzihen dhe varret të trazohen;... -Kur detet të shpërthejnë dhe të bëhen një det i vetëm, kur varret të zbrazen, duke nxjerrë jashtë të gjithë të vdekurit brenda tyre, atëherë do të jetë Dita e Llogarisë.
82:5Page 587
عَلِمَتۡ نَفۡسٞ مَّا قَدَّمَتۡ وَأَخَّرَتۡ ٥
A soul will [then] know what it has put forth and kept back.
...Atëherë çdokush do ta shohë se çfarë ka punuar dhe çfarë ka lënë pa bërë! -Kjo është dita kur shfaqen të fshehtat dhe dalin në shesh të gjitha veprat e robërve . Çdokush do të mësojë se çfarë ka bërë dhe fituar. Jobesimtarët dhe zullumqarët do të dëshpërohen dhe do të vuajnë. Kur të shohin haramet e tyre, që do rëndojnë mbi peshoren e veprave, ata do të kafshojnë duart e tyre, por kjo nuk do t’ua lehtësojë aspak dhimbjen dhe dëshpërimin. Kjo është dita kur veprat e secilit zbulohen dhe peshohen me drejtësi nga i Drejti dhe i Gjithëdituri. I mjeri ai që e ka ngarkuar veten me padrejtësi dhe i ka kthyer shpinën udhëzimit të të Gjithëmëshirshmit, se atë ditë, për të, do të fillojë një ndëshkim dhe dëshpërim, që kurrë nuk do të ketë fund. Atë ditë do të gëzohen dhe lumturohen punëmirët dhe besimdrejtët. Ata do të përjetojnë mirësi pas mirësie, gëzim pas gëzimi, në përjetësi. Ata do të jenë të sigurt dhe të ruajtur nga frika e asaj dite dhe ndëshkimi i Krenarit të Plotpushtetshëm.
82:6Page 587
يَٰٓأَيُّهَا ٱلۡإِنسَٰنُ مَا غَرَّكَ بِرَبِّكَ ٱلۡكَرِيمِ ٦
O mankind, what has deceived you concerning your Lord, the Generous,
O njeri! Ç’të mashtroi ty, që nuk i besove Zotit tënd Bujar… -Allahu i Lartësuar i drejtohet me këto fjalë njeriut, i cili është aq i mangët dhe i pakujdesshëm në kryerjen e detyrimeve ndaj Zotit të tij dhe aq i paturpshëm në shkeljen e kufijve të Tij: Çfarë të shtyu që të sillesh në këtë formë? Mos vallë, mospërfillja jote ndaj të drejtave të Krenarit të Plotfuqishëm?! Apo shpërfillja e kërcënimeve dhe ndëshkimit të Tij të dhembshëm?! Apo mos, vallë, nuk je i sigurt në ringjalljen dhe shpërblimin e të Drejtit të Gjithëmëshirshëm?! Pa mendohu pak për krijimin tënd!
82:7Page 587
ٱلَّذِي خَلَقَكَ فَسَوَّىٰكَ فَعَدَلَكَ ٧
Who created you, proportioned you, and balanced you?
...I Cili të krijoi, të përsosi dhe të harmonizoi,... -A nuk është Allahu i Lartësuar Ai që të krijoi në formën më të bukur, Ai që të plotësoi me gjithçka të nevojshme dhe të drejtoi në rrugën më të mirë?! Përse, atëherë, e mohon mirësinë e Zotit tënd Bujar dhe Bamirës? Kjo tregon padrejtësinë që fshihet në shpirtin tënd, tregon natyrën tënde tinëzare dhe tradhtare, injorancën dhe shpirtin tënd armiqësor.
82:8Page 587
فِيٓ أَيِّ صُورَةٖ مَّا شَآءَ رَكَّبَكَ ٨
In whatever form He willed has He assembled you.
...Të dha formën që Ai dëshiroi? -Falëndero Allahun që nuk të krijoi në formën e qenit apo gomarit, apo të çdo kafshe tjetër. Forma në të cilën të krijoi Zoti yt është më e bukura. Mirësitë me të cilat të ka pajisur Zoti yt kërkojnë të jesh mirënjohës dhe adhurues i Tij. Por edhe pas kësaj këshille, ju vazhdoni të mohoni Ditën e Përgjegjësisë:
Por jo,(me gjithë këto qortime)Ju e mohoni Ditën e Gjykimit. –Megjithatë, ajo do të ndodhë patjetër, e besoni ju apo jo. Ju do të dilni një ditë para të Madhëruarit dhe të llogariteni për veprat tuaja në këtë jetë. Për llogaritjen dhe shënimin e veprave tuaja, Allahu i Lartësuar ka vendosur shkruesit e ndershëm, siç thotë më pas:
82:10–12Page 587
وَإِنَّ عَلَيۡكُمۡ لَحَٰفِظِينَ ١٠
And indeed, [appointed] over you are keepers,1
كِرَامٗا كَٰتِبِينَ ١١
Noble and recording;
يَعۡلَمُونَ مَا تَفۡعَلُونَ ١٢
They know whatever you do.
Pa dyshim, mbi ju qëndrojnë rojet. Ata janë shkrues të ndershëm. Ata dinë gjithçka që bëni ju. -Ata shkruajnë me përpikmëri çdo fjalë dhe vepër tuajën, të cilat ata i njohin me imtësi. Këtu hyjnë veprat e zemrës dhe veprat e gjymtyrëve. Për këtë arsye, ju duhet të tregoni respekt ndaj pranisë së këtyre rojeve. Ju nuk duhet ta lejoni veten në vepra e fjalë të këqija, sepse ata janë pranë jush dhe i shënojnë veprat tuaja. Por turpi juaj duhet të jetë më i madh ndaj të Gjithëditurit, që ju vështron dhe di me imtësi se çfarë shfaqni dhe çfarë e mbani të fshehur në shpirtin tuaj. Dijeni se nuk janë njëlloj të mirët dhe të këqijtë, të ruajturit nga të këqijat dhe të shfrenuarit në gjynahe dhe mosbindje ndaj të Madhëruarit:
Me të vërtetë, vepërmirët do jenë (të lumtur)në mirësi të shumta. -Vepërmirë (el ebrar) janë ata që përpiqen dhe punojnë sinqerisht për të përmbushur detyrimet ndaj të Madhëruarit dhe janë të kujdesshëm në plotësimin e detyrimeve ndaj krijesave, duke iu ruajtur çdo lloj padrejtësie ndaj tyre. Këta janë të vazhdueshëm dhe sistematikë në vepra të mira, qofshin ato të dukshme, qofshin të fshehura në zemrat e tyre. Shpërblimi i këtyre fatlumëve është lumturia dhe kënaqësia e shpirtit dhe e trupit në këtë jetë, në jetën e varrit dhe në përjetësi, pranë Zotit të tyre.
Ndërsa gjynahqarët do të jenë në Xhehenem,... –Ndërsa el fuxhxhâr - gjynahqarët janë ata që shkelin dhe shpërfillin të drejtat e Allahut dhe të krijesave. Këta kanë të prishura si zemrat, ashtu edhe veprat e fjalët e tyre. Ata janë të padrejtë dhe të shfrenuar në gjynahe. Këta do të jenë në një ndëshkim të dhembshëm, në këtë jetë, në jetën e varrit dhe në përjetësi, në zjarrin e Xhehenemit.
82:15–16Page 587
يَصۡلَوۡنَهَا يَوۡمَ ٱلدِّينِ ١٥
They will [enter to] burn therein on the Day of Recompense,
وَمَا هُمۡ عَنۡهَا بِغَآئِبِينَ ١٦
And never therefrom will they be absent.
...ku do të flaken në Ditën e Gjykimit dhe nuk kanë për të dalë kurrë prej tij. -Ata do të flaken në Xhehenem. Kjo do të ndodhë me ta në Ditën e Shpërblimit. Ata do të jenë përjetësisht në Zjarr dhe kurrë nuk kanë për të dalë prej tij.
82:17–18Page 587
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا يَوۡمُ ٱلدِّينِ ١٧
And what can make you know what is the Day of Recompense?
ثُمَّ مَآ أَدۡرَىٰكَ مَا يَوۡمُ ٱلدِّينِ ١٨
Then, what can make you know what is the Day of Recompense?
E kush ta mësoi ty se ç’është Dita e Gjykimit?Edhe një herë, kush ta mësoi ty se ç’është Dita e Gjykimit? -Ky është një kërcënim për madhështinë dhe tmerrin e asaj dite, e cila turbullon çdo mendje. Askush nuk do të pyesë për të tjerët në ato momente, sado të dashur dhe të afërt qofshin ata. Secilit i mjafton çështja e vet, siç thotë i Lartësuari më pas:
82:19Page 587
يَوۡمَ لَا تَمۡلِكُ نَفۡسٞ لِّنَفۡسٖ شَيۡـٔٗاۖ وَٱلۡأَمۡرُ يَوۡمَئِذٖ لِّلَّهِ ١٩
It is the Day when a soul will not possess for another soul [power to do] a thing; and the command, that Day, is [entirely] with Allāh.
Ajo është Dita kur askush nuk do të mund të ndihmojë kënd dhe e tërë çështja, atë ditë, i takon vetëm Allahut. -Të gjithë do të kërkojnë shpëtimin për vetveten dhe nuk do të pyesin për asnjë në botë, sepse do të jenë të pushtuar tërësisht nga frika. Askush nuk mund të ndihmojë apo shpëtojë as njerëzit më të dashur të zemrës, sepse atë ditë e gjithë çështja është në dorë të Allahut të Lartësuar. Është Ai që do të vendosë drejtësinë mes krijesave. Është Ai që do të shpërblejë me drejtësi dhe mëshirë secilin, sipas asaj që meriton. Allahu është më i Dituri për gjithçka.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences