As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
At-Tawbah 9:110–117
9:110Page 204
لَا يَزَالُ بُنۡيَٰنُهُمُ ٱلَّذِي بَنَوۡاْ رِيبَةٗ فِي قُلُوبِهِمۡ إِلَّآ أَن تَقَطَّعَ قُلُوبُهُمۡۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ ١١٠
Their building which they built will not cease to be a [cause of] skepticism in their hearts until their hearts are cut [i.e., stopped]. And Allāh is Knowing and Wise.
Ndërtesa që kanë ndërtuar ata do të vazhdojë të sjellë(dyshime e)pasiguri në zemrat e tyre, derisa ato t’u coptohen. -Pasiguria, paqartësitë e dyshimet kanë zënë rrënjë të thella në zemrat e tyre. Ato vazhdojnë t'ua coptojnë shpirtin, nëse nuk gjejnë rrugën e kthimit të sinqertë drejt Zotit. Vetëm pasi të pranojnë ta njohin Zotin e tyre dhe t'i druhen Atij, ata mund të gjejnë prehje, me faljen dhe mëshirën e Tij. Po vazhduan me të tilla ndërtesa përçarjeje dhe vepra hipokrizie, zemrat e tyre do të vazhdojnë të mbushen me dyshim e pasiguri, me hipokrizi e ligësi. Është Allahu Ai që, me diturinë dhe urtësinë e Tij, pastron atë që Ai dëshiron:Allahu është i Gjithëditur e i Urtë. - Allahu është i Gjithëditur për gjithçka, për të shfaqurat dhe të fshehurat, të dukshmet dhe të padukshmet. Allahu i di ato që robërit fshehin brenda zemrave të tyre apo ato që i publikojnë. Allahu është i Urtë në çdo Ligj që vjen prej Tij. Veprat dhe ligjet e krijimit të Tij janë të urta, ashtu si edhe ligji i Sheriatit me gjithë urdhëresat e ndalesat e Tij, janë absolutisht të urta. Ato janë të vetmet që i mundësojnë njeriut lumturi në të dy jetët. Edhe ligjet e shpërblimit dhe ndëshkimit të Tij ndërtohen mbi urtësinë absolute, mbi drejtësinë dhe bamirësinë e Tij. Allahu është i lavdëruari për gjithçka që ka krijuar, që ka ligjëruar dhe që ka premtuar. Ky ajet përmban shumë mësime, si:- Ndërtimi i një xhamie pranë një xhamie tjetër, që shkakton përçarje mes muslimanëve, është i ndaluar, madje është detyrë shembja e saj, nëse mësohen qëllimet e liga të ndërtuesve.- Veprat, edhe nëse në dukje shfaqen si të mira, është nijeti ai që bën dallimin. Nijeti i keq e kthen një vepër, që në dukje është e mirë, në vepër të ndaluar dhe të dënueshme. Kështu ndodhi me ndërtuesit e xhamisë së armiqësisë.- Çdo vepër që shkakton përçarje mes besimtarëve është e ndaluar, ashtu sikundër çdo vepër që sjell bashkimin dhe forcimin e lidhjeve mes muslimanëve është e detyrueshme dhe e shpërblyeshme. Allahu i Lavdëruar, ashtu siç urdhëroi shkatërrimin e xhamisë së sherrit, po ashtu urdhëron që të ndërtohet çdo gjë që ndihmon fenë e Tij dhe forcon lidhjet mes besimtarëve.- Është e ndaluar të falet namazi në vendet ku kryhen gjynahe. Ato janë vende që vetëm duhet t’u largohesh dhe kurrë të mos u afrohesh.- Gjynahet lënë gjurmë edhe në vendin ku ndodhin, sepse pikërisht për shkak të gjynaheve të bëra në të, xhamia e sherrit u dogj dhe u shndërrua më pas në vend mbeturinash. Po kështu, edhe veprat e mira dhe bindja ndaj Zotit që kryhen në një vend sjellin mirësi e begati në të, ashtu si ndodhi me xhaminë Kuba. Vetë Allahu i Madhëruar e ka lavdëruar këtë xhami kur ka thënë: "Është më e drejtë të falesh në atë xhami, themelet e së cilës, prej ditës së parë, u ngritën si devotshmëri ndaj Allahut.” Kjo xhami kishte një vlerë të veçantë për Profetin, prandaj e vizitonte atë çdo të shtunë, madje ka nxitur besimtarët për t’u falur në atë xhami. Nga analiza e këtyre ajeteve përfitohen rregulla të rëndësishme, si:- Çdo vepër dëmtuese për muslimanët ose që është mosbindje ndaj Zotit, është haram.- Çdo vepër që është burim ose pasojë e mosbesimit është haram. Çdo vepër që sjell përçarje mes muslimanëve është haram. Të ndihmosh ata që luftojnë kundër Allahut dhe Profetit të Tij është haram. E kundërta vlen për të kundërtën.- Veprat e këqija, që burojnë nga mosbindja ndaj Zotit, e largojnë vazhdimisht robin nga Zoti i tij. Vetëm një gjë e ndalon këtë largim: braktisja e të gjitha veprave të liga dhe pendimi i plotë e i sinqertë, aq sa zemra të coptohet nga keqardhja dhe dëshpërimi.- Nëse për xhaminë e Kubas thuhet në Kur'an se është xhami e ndërtuar mbi bazën e devotshmërisë, atëherë Xhamia e Profetit e meriton më tepër këtë përshkrim, sepse ajo u ndërtua nga vetë duart e Profetit. Vetë Allahu i Madhëruar e zgjodhi atë xhami që të ndërtohej nga duart e Profetit të Tij dhe që ai të falej në të.- Vepra e cila plotëson dy kushtet e pranimit të saj: sinqeritetin dhe pasimin e Profetit, quhet vepër e ndërtuar mbi devotshmërinë. Me fjalë të tjera, devotshmëria arrihet veçse përmes veprave të sinqerta, por edhe të kryera sipas porosive të Zotit dhe Profetit. Këto janë veprat që të çojnë në Xhenetin e mirësive të përjetshme. Veprat e ndërtuara mbi qëllimet e këqija dhe të pabaza në fenë e Zotit të çojnë buzë greminës dhe Xhehenemit. Ato e zhysin njeriun në fatkeqësi dhe humbje, dhe dihet se Allahu i Lartësuar nuk i udhëzon zullumqarët e zhytur në padrejtësitë e tyre.
9:111Page 204
۞ إِنَّ ٱللَّهَ ٱشۡتَرَىٰ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ أَنفُسَهُمۡ وَأَمۡوَٰلَهُم بِأَنَّ لَهُمُ ٱلۡجَنَّةَۚ يُقَٰتِلُونَ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ فَيَقۡتُلُونَ وَيُقۡتَلُونَۖ وَعۡدًا عَلَيۡهِ حَقّٗا فِي ٱلتَّوۡرَىٰةِ وَٱلۡإِنجِيلِ وَٱلۡقُرۡءَانِۚ وَمَنۡ أَوۡفَىٰ بِعَهۡدِهِۦ مِنَ ٱللَّهِۚ فَٱسۡتَبۡشِرُواْ بِبَيۡعِكُمُ ٱلَّذِي بَايَعۡتُم بِهِۦۚ وَذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ ١١١
Indeed, Allāh has purchased from the believers their lives and their properties [in exchange] for that they will have Paradise. They fight in the cause of Allāh, so they kill and are killed. [It is] a true promise [binding] upon Him in the Torah and the Gospel and the Qur’ān. And who is truer to his covenant than Allāh? So rejoice in your transaction which you have contracted. And it is that which is the great attainment.
Allahu ka blerë prej besimtarëve shpirtin dhe pasurinë e tyre, për t'u dhënë në këmbim Xhenetin. Ata luftojnë në rrugën e Allahut, vrasin dhe vriten. -Allahu i Lartësuar na tregon për një të vërtetë dhe jep një premtim të sigurt për një tregti të bujshme dhe të mrekullueshme. Allahu pranoi si çmim prej besimtarëve jetën dhe pasurinë e tyre. Në këmbim, Ai u premton Xhenetin, në të cilin ka gjithçka që e dëshiron shpirti dhe që kënaq syrin. Në Xhenet shijohet lumturia në shoqërinë e hyrive të mrekullueshme, në vendbanime të larta e të hijshme. Sipas tregtisë, besimtarët ofrojnë shpirtin dhe pasuritë e tyre në luftën kundër armiqve të fesë së Zotit, me qëllimin për të lartësuar fjalën e Tij. Ata luftojnë në rrugën e Zotit, ku vrasin dhe vriten. Kjo tregti është siguruar nga Zoti me shumë përforcues:Ky është një premtim i vërtetë i përmendur në Teurat, Ungjill e Kur'an. -Këta janë librat më të zgjedhur të Zotit, njëkohësisht më të lartët dhe të rëndësishmit që janë sjellë në botë. Ata janë librat më të kompletuar, që janë sjellë nga profetët më të zgjedhur. Të gjithë ata janë unanimë për këtë premtim të vërtetë.E kush është mbajtës më i sigurt i premtimit sesa Allahu? Atëherë, gëzojuni tregtisë që e keni bërë me Të! -Gëzohuni, o besimtarë, për këtë tregti që bëni me Zotin tuaj! Gëzohuni vetë dhe përgëzoni njëri-tjetrin!Ky është suksesi më i madh. -Nuk ka sukses më të madh sesa ky, sepse ai garanton lumturinë e përjetshme dhe mirësitë e pafundme. Por mbi të gjitha, ai garanton kënaqësinë e Allahut, e cila është më e madhe se çdo mirësi e Xhenetit. Nëse dëshiron të dish madhështinë e këtij çmimi të ofruar, mjafton të kuptosh që blerësi është vetë Allahu Krenar dhe i Lartësuar. Allahu di të shpërblejë me çmimin më të mirë, me Xhenetin e mirësive të pafundme. Por edhe çmimi i ofruar nga besimtarët është gjëja më e vyer për njeriun: jeta dhe pasuria e tyre. Pastaj shiko se me dorën e kujt u nënshkrua ky pakt madhështor. Ai është më i nderuari dhe i zgjedhuri i profetëve, që e solli këtë pakt të shkruar në librat më të mëdhenj të shpallur nga Zoti.Nje ftesë madhështore. Vallahi, ftuesi për në rrugën e Allahut dhe për në atdheun e paqes, i lëvizi shpirtrat e paepur dhe ambiciet e vullnet-çeliktëve. Të vëmendshmit e dëgjuan zërin e thirrësit në iman. Allahu i Madhëruar bëri të dëgjojnë ata që ishin “të gjallë”. Ky dëgjim, i bëri të brofin për të udhëtuar drejt vendbanimit të të mirëve. Ky zë është gjithmonë udhërrfyes përgjatë këtij udhëtimi, dhe nuk i lë të qëndrojnë askund tjetër, përveç Atdheut të prehjes dhe qetësisë. Ky zë thotë: “Allahu i Madhëruar e garanton dhe i jep shpërblim të madh atij që del për në rrugën e Allahut! - Kush del nga shtëpia e tij vetëm në shenjë besimi ndaj Meje dhe i nxitur nga pranimi e miratimi i profetëve të Mi, e garantoj se, ose do ta kthej me fitore për të shijuar shpërblimin dhe plaçkën e luftës, ose do ta fus në Xhenet”. Në vazhdim të këtij hadithi Profeti a.s. ka thënë: “Sikur të mos e rëndoja umetin tim, nuk kisha për të lënë asnjë ekspeditë luftarake pa marrë pjesë. Dhe do të dëshiroja të vritesha në rrugën e Allahut, pastaj të ngjallesha përsëri, pastaj të vritesha, pastaj të ngjallesha, pastaj të vritesha përsëri!” - Ai ka thënë gjithashtu: “Luftëtari në rrugën e Allahut është si ai që agjëron ditën dhe qëndron natën në këmbë duke u falur e duke lexuar ajetet e Allahut të Lartësuar, i cili vazhdon pa plogështi e pa u shkëputur të agjërojë e të falet derisa luftëtari në rrugën e Allahut të kthehet nga lufta”. - Allahu i Madhëruar e ka garantuar muxhahidin në rrugën e Allahut, që, nëse ia merr shpirtin, Ai do ta fusë në Xhenet, e nëse jo, Ai do ta kthejë shëndoshë e mirë së bashku me shpërblimin (e madh) dhe plaçkën e luftës. - Profeti ka thënë gjithashtu: “Një vajtje, ose një ardhje në rrugë të Allahut është më e mirë sesa e gjithë dynjaja e ç’ka në të.” Thotë Profeti a.s., duke përcjellë prej Zotit të Lartësuar: “Çdonjë nga adhuruesit e Mi që del në rrugën e Allahut si luftëtar, me qëllim për të kërkuar kënaqësinë Time, Unë e garantoj se, nëse e kthej gjallë, do ta kthej për të shijuar shpërblimin ose plaçkën e luftës; e nëse nuk e kthej (d.m.th. ia marr shpirtin), Unë kam për t’ia mbuluar të metat, do ta mëshiroj dhe do ta fus në Xhenet.” - Profeti a.s ka thënë: “Luftoni në rrugë të Allahut! Të jeni të sigurt se xhihadi në rrugën e Allahut të Lartësuar është një prej portave të Xhenetit. Allahu i Madhëruar nëpërmjet xhihadit të çliron prej çdo ankthi dhe trishtimi.” - Ose: “Unë jam garantuesi i çdokujt që më beson, që i dorëzohet Zotit si musliman dhe që emigron (në rrugë të Allahut), për një shtëpi në rrethinat e Xhenetit dhe për një shtëpi në mes të tij. Unë garantoj çdonjë që më beson, që i dorëzohet Allahut, që lufton në rrugë të Allahut, për një shtëpi në rrethinat e Xhenetit, për një shtëpi në mes të Xhenetit, dhe për një shtëpi në ndërtesat më të larta të tij. Të jeni të sigurt se kush i bën këto, kurdo dhe kudo të vdesë, ai nuk ka lënë pa marrë asnjë mirësi që ka kërkuar dhe nuk ka lënë asnjë të keqe pa i shpëtuar.” - Ose: “Çdo musliman që lufton në rrugën e Allahut – qoftë edhe për një kohë të shkurtër (sa intervali mes dy mjeljeve që i bëhen devesë), është bërë detyrë futja e tij në Xhenet.” - Ose: “Është e sigurt se në Xhenet ekzistojnë njëqind nivele, të cilat Allahu i Madhëruar i ka përgatitur vetëm për muxhahidët në rrugën e Allahut. Hapësira mes dy niveleve është si hapësira mes qiellit e tokës. Nëse i kërkoni Allahut, kërkojini Firdeusin. Ai është Xheneti më në qendër dhe më i lartë. Mbi të është Arshi i të Mëshirshmit dhe prej tij burojnë e shpërthejnë lumenjtë e Xhenetit.” - Profeti a.s. i ka thënë Ebi Seidit: “Kush kënaqet me Allahun si Zotin e tij, me Islamin si fenë e tij, dhe me Muhamedin a.s. si Profetin e tij (të cilin e pason), futja në Xhenet është bërë detyrë e pashmangshme për të.” Ebu Seidi, i habitur dhe i kënaqur nga ajo që dëgjoi, i thotë Profetit a.s.: “Pa ma thuaj përsëri, o i Dërguari i Allahut!” Profeti a.s. ia përsëriti dhe pastaj shtoi: “Por ekziston edhe diçka, me anë të së cilës Allahu i Madhëruar e lartëson adhuruesin e Tij njëqind grada në Xhenet. Lartësia mes çdo dy gradave është si ajo mes qiellit dhe tokës.” Ebu Seidi e pyet: “E çfarë është ajo, o i Dërguari i Allahut?” Ai përgjigjet: “Xhihadi në rrugën e Allahut.” - Thotë Profeti a.s.: “Kush i fal në rrugën e Allahut nga dy gjëra prej çfardolloj malli (si: dy deve, dy kuaj, etj.), atë do ta ftojnë portierët e Xhenetit, rojet e çdo porte, duke i thënë (me butësi dhe dhembsuri): “Ej, o filan! Eja, urdhëro!” Kush ka falur namaz shumë, do të ftohet nga Porta e Namazit; kush ka qenë luftëtar, do të thirret nga Porta e Xhihadit; kush ka dhënë sadaka, do të thirret nga Porta e Sadakasë; kush ka agjëruar shumë, do të ftohet prej Portës së Rejjanit.” Foli Ebu Bekri: “U flijofshin në vendin tënd, nëna dhe babai im, o i Dërguari i Zotit! Përderisa njeriu ftohet të hyjë në xhenet nga njëra prej atyre portave, s’ka nevojë të ftohet nga të gjitha për të hyrë, por a do të ketë ndonjë që do të ftohet prej të gjitha atyre portave?” Profeti a.s. i përgjigjet: “ Po! Dhe shpresoj që ti të jesh prej tyre.” - Profeti a.s. ka thënë: “Kush shpenzon tepricën e pasurisë në rrugë të Allahut, do të shpërblehet shtatëqindfish. Ai që shpenzon për veten e familjen e tij, ose viziton një të sëmurë, apo largon një pengesë nga rruga, e mira do t’i shpërblehet dhjetëfish. Agjërimi është mburojë, që të mbron përderisa nuk e cënon me përgojim. Për atë që Allahu e sprovon në trupin e tij, kjo sprovë do të jetë pastruese nga gjynahet.” Ibn Maxhe sjell hadithin: “Kush dërgon një shpenzim për në rrugën e Allahut, duke qëndruar në shtëpi të vet, për çdo dirhem të shpenzuar ka si shpërblim shtatëqind të tjerë. Kurse ai që shkon edhe vetë në luftë, përveç shpenzimit, për çdo derhem shpërblehet me shtatëqind mijë dirhemë të tjerë.” Pastaj Profeti a.s. lexoi ajetin 261 të sures Bekare: “Dhe Allahu ia shumëfishon atij që dëshiron.”93 Ose: “Ai që ndihmon një luftëtar në rrugën e Allahut, një të falimentuar të zhytur në borxhe, ose një skllav që kërkon të blejë lirinë e tij, ka për të qenë nën hijen e Allahut atë Ditë që nuk ka hije tjetër veç hijes së Tij.”93 Gjithashtu: “Atë që i janë pluhurosur këmbët në rrugë të Allahut, Allahu i Madhëruar ia ka bërë haram zjarrit të Xhehenemit.” Ose: “Nuk ka mundësi të gjenden së bashku koprracia dhe imani në zemrën e një burri; as pluhuri i rrugës së Allahut dhe tymi i Xhehenemit nuk mund të bashkohen te fytyra e një adhuruesi të vetëm.” Sipas ca dëshmive të tjera, thuhet: “…në zemrën e një njeriu”, ose “…në brendësinë e një njeriu”, ose: “…në hundën e një muslimani.” - Në një hadith, që e sjell imam Ahmedi, thuhet: “Këmbët që pluhurosën në rrugën e Allahut qoftë edhe një orë të vetme, i bëhen të ndaluara zjarrit të Xhehenemit (që t’i djegë).” - Përsëri imam Ahmedi sjell thënien e Profetit a.s.: “Allahu i Madhëruar nuk lejon që të bashkohen tek i njëjti person, pluhuri i rrugës së Allahut dhe tymi i Xhehenemit.Trupin e atij të cilit i pluhurosen këmbët në rrugën e Allahut të Madhëruar, ia ka bërë haram zjarrit të Xhehenemit (që ta djegë). Ai që agjëron një ditë në rrugën e Allahut, Ai ka për t’ia larguar zjarrin prej tij në një distancë prej një mijë vjetësh, të llogaritur me ecjen nxitimthi të një kalorësi. Ai që merr një plagë të vetme në rrugë të Allahut, ka për të marrë vulën e dëshmorëve. Ai do të ketë një dritë në Ditën e Gjykimit. Ngjyra e plagës së tij do të jetë ngjyrë shafrani, kurse era e saj do të jetë erë misku. Me anë të saj do të njohin të parët dhe të mbramët, të cilët do të thonë për të: filani ka vulën (shenjën) e dëshmorëve. E kush lufton në rrugën e Allahut të Madhëruar, qoftë edhe për një kohë të shkurtër (aq sa mes dy mjeljesh të devesë), është bërë detyrë futja e tij në Xhenet.” - Ibn Maxhe sjell një fjalë të Profetit a.s.: “Kush del njëherë të vetme në rrugën e Allahut, ai, aq sa pluhur i ka rënë në trup, aq do ta ketë si misk Ditën e Gjykimit.” - Imam Ahmedi sjell një hadith tjetër: “Nuk ka ndonjë, zemra e të cilit ka shijuar pluhurin në rrugën e Allahut, dhe që Allahu të mos e ketë bërë të ndaluar hyrjen e tij në Zjarr.” - Profeti a.s. ka thënë: “Vigjilimi një natë të vetme në rrugën e Allahut, është më i mirë se dynjaja dhe gjithçka që përmban ajo.” Ose: “Qëndrimi roje një natë dhe një ditë është më i mirë se agjërimi dhe falja e namazit për një muaj rresht. Nëse vdes, puna të cilën ishte ushtruar (që zakonisht) ta punonte, ka për t’iu regjistruar vazhdimisht (deri në Ditën e Gjykimit sikur të punonte i gjallë). Atij ka për t’iu dhuruar rizku dhe ka për të qenë i sigurt prej fitnes sprovës së varrit.” Ose: “Çdokujt që vdes, i vuloset puna (me vdekjen e tij), përveç atij që vdes duke vigjiluar në rrugën e Allahut. Atij do të vazhdojë t’i kultivohet e rritet puna e tij, deri në Ditën e Gjykimit dhe do të fitojë ruajtje dhe sigurim prej sprovës së varrit.” Ose: “Qëndrimi roje një ditë në rrugën e Allahut është më i mirë se një mijë ditë të tjera të shfrytëzuara në ndonjë vepër tjetër, që i përket niveleve të besimit.” - Përmend Ibn Maxhe një hadith: “Kush vigjilon një natë në rrugën e Allahut, është njëlloj për të sikur të kalonte një mijë net duke u falur dhe duke agjëruar”. - Thotë Profeti a.s.: “Qëndrueshmëria juaj në rrugën e Allahut (duke luftuar), është më e mirë se adhurimi që mund të kryeni në familjet tuaja për gjashtëdhjetë vjet rresht. A nuk doni që Allahu t’ju falë dhe të hyni në Xhenet? Luftoni pra, në rrugën e Allahut! Atij që lufton në rrugën e Allahut qoftë edhe për një kohë të shkurtër (sa koha mes dy mjeljeve të devesë), i është bërë detyrë futja në Xhenet.” - Imam Ahmedi sjell prej Profetit a.s.: “Kush bën roje tri ditë në ndonjë breg të muslimanëve, do të konsiderohet i barabartë me vigjilimin e tij për një vit.”93 Gjithashtu: “Qëndrimi roje gjatë një nate në rrugën e Allahut është më i mirë se kalimi i një mijë netëve të tjera duke u falur dhe duke agjëruar ditët e tyre.”93 Ose: “Zjarri e ka të ndaluar të djegë ata sy që lotojnë nga frika prej Allahut, e ka të ndaluar të djegë ata sy që kanë gdhirë pa gjumë në rrugën e Allahut të Madhëruar.” - Imam Ahmedi shënon hadithin e Profetit a.s.: “Kush ruan në rrugën e Allahut prapavijën e muslimanëve vullnetarisht, pa qenë i detyruar nga udhëheqësi, nuk ka për ta parë Zjarrin me sytë e tij, veçse shumë pak (shkurt), se Allahu i Madhëruar thotë: “ Pa dyshim që të gjithë ju do të kaloni pranë tij (Zjarrit).” - Profeti a.s. iu drejtua një burri, i cili qëndroi gjithë natën mbi kalin e tij për të ruajtur muslimanët, dhe që zbriti nga kali veçse për namaz ose për nevojat fiziologjike, dhe i thotë: “E bëre të detyrueshme futjen tënde në Xhenet. Të mjafton kjo si vepër e mirë (për hyrjen në Xhenet, edhe sikur të mbyllej puna jote me kaq).” - Profeti a.s. ka thënë gjithashtu: “Kush qëllon trupin e një qafiri me një shigjetë në rrugën e Allahut, ka merituar një gradë në Xhenet.” Ose: “Kush gjuan qoftë edhe një shigjetë të vetme në rrugën e Allahut, kjo është e barasvlefshme me lirimin e një robi. Atij që i del qoftë edhe një thinjë e vetme në rrugë të Allahut, kjo do të jetë dritë për të në Ditën e Gjykimit.”93 Te Nesaiu, grada e përmendur në hadithin paraardhës është shpjeguar se përfshin një distancë prej njëqind vjetësh. - Thotë Profeti a.s.: “Allahu i Madhëruar fut në Xhenet për hir të një shigjete, tre persona: Prodhuesin e saj, i cili e ka paramenduar shpërblimin e Allahut për këtë vepër; atë që ia afron harkëtarit për ta gjuajtur dhe atë që e gjuan shigjetën. Mësoni të gjuani dhe të kalëroni, por të mësoni gjuajtjen është me dashur për mua sesa mësimi i kalërimit. Çdo vepër e robit, të cilën ai e bën si argëtim, është e kotë, e pavlefshme, përveç praktikimit të gjuajtjes me harkun e tij, kalërimit dhe stërvitjes së kalit të tij, dhe argëtimit të tij me gruan e vet. Ai të cilit Allahu ia ka mësuar gjuajtjen me shigjetë, por e braktis atë, duke e shpërfillur, nuk ka treguar aspak mirënjohje për këtë mirësi.” Këtë hadith e sjell Imam Ahmedi dhe hartuesit e tjerë të Syneneve.93 Ndërsa Ibn Maxhe transmeton: “Kush e ka mësuar gjuajtjen me hark, dhe pastaj e braktis atë, ka shkelur bindjen ndaj meje.” - Imam Ahmedi shënon se një burrë i ka thënë Profetit a.s.: “Më këshillo!” Profeti a.s. i është përgjigjur: “Të këshilloj të jesh i devotshëm ndaj Allahut; pa dyshim, ky është themeli i çdo çështjeje. Të këshilloj të zhvillosh xhihad. Xhihadi është murgëria e Islamit. Të këshilloj që të përkujtosh shpesh Allahun (të bësh dhikër) dhe të lexosh Kuranin; të jesh i sigurt se këto dy vepra (leximi i Kuranitdhe dhikri) janë lumturi e mëshirë për ty në qiell dhe famë për ty në tokë.” - Ka thënë Profeti a.s.: “Pika kulminante e Islamit është xhihadi.” Ose: “Tre persona, Allahu i Madhëruar pa dyshim që ka për t’i ndihmuar: luftëtarin në rrugë të Allahut, skllavin që kërkon të blejë lirinë e tij dhe atë që martohet për të ruajtur nderin e tij.”93 Ose: “Kush vdes pa luftuar në rrugën e Allahut dhe pa e dëshiruar a ëndërruar diçka të tillë, ka vdekur me një cilësi hipokriti.” - Ebu Daudi përmend në një hadith të Profetit a.s.: “Atë që nuk lufton në rrugën e Allahut, apo nuk përgatit një luftëtar në rrugë të Allahut apo që nuk përkujdeset për familjen e luftëtarit që ka dalë të luftojë në këtë rrugë, Allahu ka për ta goditur me një fatkeqësi shkatërruese e të beftë, para se të vijë Kijameti.” - Profeti a.s. ka thënë: “Kur njerëzit të tregohen koprracë me dinarin dhe dirhemin, kur të praktikojnë shitblerjen e quajtur “bejul aineti”, e kur të shkojnë pas bishtave të lopëve (duke u marrë me bujqësi e blegtori në rastin kur kjo bëhet shkak për lënien e xhihadit dhe të detyrave fetare) dhe ta kenë braktisur xhihadin në rrugën e Allahut, Ai ka për t’i goditur ata me një bela, e nuk ka për t’ua larguar derisa t’i rikthehen fesë së tyre.” - Ibn Maxhe sjell një hadith të Profetit a.s.: “Kush paraqitet në takimin me Allahun Krenar dhe të Lartësuar pa asnjë gjurmë (si plagë, pluhurosje, lodhje fizike, shpenzim pasurie, përgatitje të kushteve të luftës, prodhim dhe pjisje me armë për luftë etj.) në rrugë të Allahut, do të paraqitet i mangët.” - Allahu i Madhëruar thotë: Shpenzojeni pasurinë në rrugën e Allahut dhe mos e çoni veten tuaj në shkatërrim, por bëni të mira; Allahu me të vërtetë i do bamirësit.” “(Bekare 195). Ebu Ejub el Ensari, kur ka folur për këtë ajet, ka shpjeguar se: “të çosh veten drejt shkatërrimit” këtu nënkupton lënien e xhihadit. - Është përcjellë saktësisht prej Profetit a.s., se ka thënë: “Portat e Xhenetit janë nën hijen e shpatave.” Gjithashtu: “Kush lufton që fjala e Allahut të jetë më e larta, ai është në rrugë të Allahut.” Ose: “Është e sigurt se Zjarri do të djegë fillimisht dijetarët, shpenzuesit dhe të vrarët në xhihad, që i kanë kryer këto veprat të tyre thjesht për sy të njerëzve.” - Prej Profetit a.s. vjen dhe hadithi tjetër i saktë: “Kush zhvillon xhihad duke kërkuar kënaqësinë e plaçkën e kësaj dynjaje, nuk ka shpërblim.” Gjithashtu Profeti a.s. i ka thënë Abdullah Ibn Amrit: “Nëse lufton duke bëre durim dhe duke shpresuar shpërblimin, Allahu i Madhëruar ka për të të ringjallur si durimtar dhe si shpresues i shpërblimit! Nëse lufton për syfaqësi e për të fituar sa më shumë lëvdata, si i tillë do të ringjallesh. O Abdullah Ibn Amër! Në ç’gjendje të luftosh a të vritesh, në të tillë gjendje do të të ringjallë Allahu i Lartësuar.” Zadul mead vëll 3.
9:112Page 205
ٱلتَّٰٓئِبُونَ ٱلۡعَٰبِدُونَ ٱلۡحَٰمِدُونَ ٱلسَّٰٓئِحُونَ ٱلرَّٰكِعُونَ ٱلسَّٰجِدُونَ ٱلۡأٓمِرُونَ بِٱلۡمَعۡرُوفِ وَٱلنَّاهُونَ عَنِ ٱلۡمُنكَرِ وَٱلۡحَٰفِظُونَ لِحُدُودِ ٱللَّهِۗ وَبَشِّرِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ١١٢
[Such believers are] the repentant, the worshippers, the praisers [of Allāh], the travelers [for His cause], those who bow and prostrate [in prayer], those who enjoin what is right and forbid what is wrong, and those who observe the limits [set by] Allāh. And give good tidings to the believers.
Duket sikur, para se të shpalleshin këto ajete, dikush ka pyetur: "Cilët janë ata besimtarë që e meritojnë premtimin e Allahut për futje në Xhenet dhe për nderime?" Dhe i Madhëruari i thotë:Ata që kthehen(tek Allahu)të penduar, adhuruesit(e sinqertë), ata që i thurin lavde(Zotit), agjëruesit, ata që bëjnë ruku dhe sexhde, ata që urdhërojnë për të mira e ndalojnë nga të këqijat dhe i ruajnë kufijtë e Allahut – ata janë besimtarë(të vërtetë). - Të parët janë të penduarit. Këtë emër e meritojnë veçse ata që pendohen vazhdimisht për gjynahet e tyre. Të dytët janë adhuruesit. Bindja e vazhdueshme ndaj Zotit, duke kryer urdhëresat dhe duke u larguar nga ndalesat, por edhe duke kryer vepra të pëlqyeshme në çdo kohë e gjendje, është cilësi e adhuruesve të vërtetë. Të tretët janë lavdëruesit, domethënë, ata që i thurin lavde dhe janë mirënjohës ndaj Zotit, nga dashuria që kanë për Të. Ata e lavdërojnë Allahun në kohë mirësie, por edhe në kohë vështirësie, në kohë çlirimi dhe ngushtësie. Ata falënderojnë me zemër, për mirësitë që Zoti u ka dhuruar. Mirësitë e Zotit mbi ta janë të shumta, të dukshme dhe të fshehura, prandaj lavdëruesit jo vetëm që i përmendin ato me gojë, por gjithmonë e lëvdojnë Dhuruesin e Madhërishëm, natë e ditë, me forma e mënyra që Ai i pëlqen dhe ua ka mësuar përmes Shpalljes. Të katërtët janë es-saihune që nënkupton agjëruesit. Disa thonë se kjo nënkupton njerëzit që janë në kërkim të diturisë së mirë. Disa mendojnë se me të nënkuptohet lëvizja dhe shëtitja e shpirtit dhe zemrës nëpërmjet meditimit, për të njohur sa më mirë Allahun dhe për të shtuar dashurinë për Të. Kjo simbolizon, gjithashtu, përpjekjet për kthimin tek Allahu me pendesë, në mënyrë të vazhdueshme. Sidoqoftë, kuptimi më i saktë që i është dhënë termit "sijaha"është: lëvizja për kryerjen e adhurimeve, si: haxhi, umra, xhihadi, kërkimi i diturisë, ruajtja e lidhjeve farefisnore etj. Më pas janë ata që bëjnë ruku dhe sexhde, domethënë, që falin shumë namaze, ashtu siç i ka mësuar Allahu dhe Profeti i Tij. Pastaj janë ata që urdhërojnë për të mira e ndalojnë nga të këqijat. Në të mirat për të cilat ata urdhërojnë bëjnë pjesë të gjitha detyrat dhe veprat e pëlqyeshme nga Zoti. Ndërsa në të këqijat nga të cilat ata ndalojnë, bëjnë pjesë të gjitha ato gjëra që i ka ndaluar Zoti dhe Profeti i Tij. Cilësi tjetër e tyre është që ata i ruajnë kufijtë e Allahut. Ata i njohin mirë kufijtë e vendosura nga Zoti përmes ligjit të Tij që ia shpalli Profetit të Tij. Ata i dinë hollësitë e ligjeve të Zotit dhe i respektojnë me korrektësi ato.Pra, përgëzoji besimtarët(e vërtetë)! - Këtu i Madhëruari nuk e thotë se me çfarë të përgëzohen besimtarët, me qëllim që ky përgëzim të përfshijë çdo mirësi që u premtohet atyre që kanë besim të drejtë, qoftë mirësi në këtë jetë apo në ahiret. Përgëzimi i përfshin të gjithë besimtarët. Ndërsa për sa i përket masës apo detajeve të shpërblimit, ai është në varësi të imanit. Shkalla e imanit shfaqet me veprat që kryhen sipas tij.
9:113Page 205
مَا كَانَ لِلنَّبِيِّ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَن يَسۡتَغۡفِرُواْ لِلۡمُشۡرِكِينَ وَلَوۡ كَانُوٓاْ أُوْلِي قُرۡبَىٰ مِنۢ بَعۡدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُمۡ أَنَّهُمۡ أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَحِيمِ ١١٣
It is not for the Prophet and those who have believed to ask forgiveness for the polytheists, even if they were relatives, after it has become clear to them that they are companions of Hellfire.
Nuk është e drejtë për Profetin e as për besimtarët që të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe nëse janë nga të afërmit të tyre, pasi t’u jetë bërë e qartë se me të vërtetë ata janë banorë të Xhehenemit. -Nuk u shkon për shtat dhe është jo e mirë që Profeti dhe besimtarët të kërkojnë falje për idhujtarët, - të cilët e mohojnë Allahun ose adhurojnë të tjerë së bashku me Allahun, - edhe sikur ata të jenë nga më të afërmit e tyre, pasi t’u jetë bërë e qartë se idhujtarët janë banorë të Zjarrit. Kërkimi i faljes për njerëz të kësaj kategorie, është i gabuar dhe i padobishëm. Është e pahijshme dhe nuk i shkon për shtat Profetit dhe besimtarëve të bëjnë një vepër të tillë. Nëse dikush vdes si idhujtar ose ka prova të mjaftueshme se ka vdekur si idhujtar, atëherë për të është bërë i pashmangshëm zjarri i Xhehenemit. Kësaj kategorie nuk i bën dobi asnjë lloj ndërmjetësimi dhe asnjë lloj lutjeje për ta. Profeti dhe besimtarët e kanë detyrë që të zbatojnë atë çfarë Zoti i tyre urdhëron. Ata duhet të kënaqen me çdo gjë që kënaq Zotin dhe duhet të zemërohen me çdo gjë që zemëron Zotin. Ata duhet ta duan dhe miqësojnë këdo që Zoti e do dhe duhet ta urrejnë e armiqësojnë këdo që Zoti e urren dhe e quan armik. Pa dyshim, kërkimi i faljes për jobesimtarët dhe idhujtarët bie ndesh me këtë parim bazë të besimit të saktë, domethënë me dashurinë dhe urrejtjen për hir të Zotit.
9:114Page 205
وَمَا كَانَ ٱسۡتِغۡفَارُ إِبۡرَٰهِيمَ لِأَبِيهِ إِلَّا عَن مَّوۡعِدَةٖ وَعَدَهَآ إِيَّاهُ فَلَمَّا تَبَيَّنَ لَهُۥٓ أَنَّهُۥ عَدُوّٞ لِّلَّهِ تَبَرَّأَ مِنۡهُۚ إِنَّ إِبۡرَٰهِيمَ لَأَوَّٰهٌ حَلِيمٞ ١١٤
And the request of forgiveness of Abraham for his father was only because of a promise he had made to him. But when it became apparent to him [i.e., Abraham] that he [i.e., the father] was an enemy to Allāh, he disassociated himself from him. Indeed was Abraham compassionate and patient.
Edhe lutja e Ibrahimit për babain e vet u bë veçse për shkak të një premtimi, që ai kishte bërë më parë. -Për sa i përket lutjes së Ibrahimit, të dashurit të Rahmanit, për babain e Tij idhujtar, kjo ndodhi veçse për një shkak: se Ibrahimi i kishte premtuar të atit, kur i tha: "Paqja qoftë me ty! Unë do t’i kërkoj falje Zotit tim për ty". [Merjem 47]. Por kjo ngjarje ndodhi përpara se Ibrahimi të mësonte përfundimin e të atit. Më pas, kur Ibrahimit iu bë e qartë se babai i tij ishte armik i Allahut dhe se ai nuk do të besonte më, por do të vdiste në mosbesim e idhujtari, atëherë u distancua prej të atit. I Lartësuari thotë:Por kur iu bë e qartë se ai ishte armik i Allahut, ai u largua prej tij. Me të vërtetë, Ibrahimi ishte shumë i ndjeshëm dhe i butë. -Ibrahimi iu nënshtrua Zotit të tij, plot edukatë, bindje dhe përunjësi. Ibrahimi ishte ai që kthehej gjithmonë tek Allahu për çdo çështje të tij. Ai ishte një kujtues dhe lutës i palodhur i Allahut. Ai lutej, kërkonte falje dhe pendohej vazhdimisht te Zoti i tij. Ibrahimi ishte, gjithashtu, i mëshirshëm dhe tejet i butë me krijesat. Ai ishte falës dhe shumë tolerant kundrejt padrejtësive që të tjerët i bënin. Ai nuk irritohej nga injoranca apo gabimet e njerëzve. Padrejtësisë nuk i përgjigjej me zemërim e padrejtësi, por me butësi, ngrohtësi e falje. Mendo pak: i ati i tha: "Do të të vras me gurë!", - ndërsa Ibrahimi ia ktheu: "Paqja qoftë me ty! Unë do t’i kërkoj falje Zotit tim për ty”. Profeti Ibrahim duhet marrë si model për gjithçka, siç thotë Zoti: "Një shembull i mirë për ju janë Ibrahimi dhe ata që ishin me të, kur i thanë popullit të vet: “Ne distancohemi prej jush dhe prej çfarë adhuroni ju veç Allahut. Ne ju mohojmë dhe armiqësia ndërmjet nesh është e hapur, derisa ju ta besoni Allahun si Një e të Vetëm!”. Por mos e merni si shembull fjalën e Ibrahimit drejtuar babait të vet (mosbesimtar) “Unë do të kërkoj falje për ty, por nuk kam asnjë mundësi për ty para Allahut!”. (Thoni) “Zoti ynë, vetëm Ty të mbështetemi, vetëm para Teje pendohemi dhe vetëm tek Ti është kthimi ynë. Zoti ynë, mos na bëj sprovë të atyre që nuk besojnë dhe falna, o Zoti ynë! Ti je Ngadhënjimtari, i Urti.” [El mumtehine 4, 5.] Ne duhet të sillemi ashtu si na ka mësuar Zoti për të gjitha çështjet.
9:115Page 205
وَمَا كَانَ ٱللَّهُ لِيُضِلَّ قَوۡمَۢا بَعۡدَ إِذۡ هَدَىٰهُمۡ حَتَّىٰ يُبَيِّنَ لَهُم مَّا يَتَّقُونَۚ إِنَّ ٱللَّهَ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمٌ ١١٥
And Allāh would not let a people stray after He has guided them until He makes clear to them what they should avoid. Indeed, Allāh is Knowing of all things.
Allahu nuk e humb një popull pasi ta ketë udhëzuar atë dhe para se t’i sqarojë atij se nga çfarë duhet të ruhet. -Kur Allahu i Madhëruar begaton një popull duke i udhëzuar në rrugën e drejtë, pa dyshim që, së bashku me udhëzimin, Ai e plotëson mirësinë e Vet mbi ta duke u sqaruar gjithçka për të cilën ata kanë nevojë dhe duhet të dinë. Ai kurrë nuk do t’i linte të humbur dhe pa u sqaruar çështjet e fesë dhe të besimit. Në të kundërt, udhëzimi nuk do të ishte i mundur. Kjo tregon për mëshirën e plotë të Allahut dhe se Sheriati i Tij përmban gjithçka që njerëzit kanë nevojë të dinë prej fesë. Sipas një shpjegimi të dytë, kuptimi i ajetit është që, pasi Allahu u tregon njerëzve udhën e drejtë dhe ata nuk nënshtrohen, atëherë Ai i ndëshkon duke i lënë në humbje. Megjithatë, kuptimi i parë është më përfshirës dhe më i goditur.Të jeni të sigurt se Allahu di gjithçka. - Allahu i Lartësuar është i plotë dhe gjithëpërfshirës në dijen e Tij, prandaj ju ka mësuar edhe juve atë që nuk e dinit. Ai ju ka sqaruar çdo gjë të dobishme për ju.
9:116Page 205
إِنَّ ٱللَّهَ لَهُۥ مُلۡكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ يُحۡيِۦ وَيُمِيتُۚ وَمَا لَكُم مِّن دُونِ ٱللَّهِ مِن وَلِيّٖ وَلَا نَصِيرٖ ١١٦
Indeed, to Allāh belongs the dominion of the heavens and the earth; He gives life and causes death. And you have not besides Allāh any protector or any helper.
Vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve e i Tokës. Ai jep jetë dhe vdekje. -Allahu është Pronari, Sunduesi dhe Mbretëruesi i tyre. Ai përkujdeset dhe rregullon të gjitha çështjet e krijesave të Tij. Ai jep dhe merr jetë. Allahu ka caktuar ligjet e krijimit dhe është i lavdëruar dhe absolut për këto ligje. Nuk ka defekte në ligjet e Tij të krijimit. Të tilla janë edhe ligjet e jetës dhe të adhurimit që Ai ua ka bërë detyrë krijesave. Nëse në ligjet e krijimit të gjithësisë nuk mund të gjesh asnjë mangësi, atëherë si mund të gjesh boshllëqe në ligjet e besimit dhe të adhurimit të Tij?! Kurrsesi nuk mund të pranohet që Allahu t’i lërë njerëzit të çoroditur dhe të shpërfillur, të paudhëzuar dhe injorantë, ndërkohë që kjo është çështja më e rëndësishme e përkujdesjes për krijesat.Ju nuk keni mbrojtës, as ndihmëtar tjetër, veç Allahut. - Ju nuk mund të gjeni ndonjë përkrahës tjetër, veç Allahut, për t’ju ndihmuar që t’ju vijë ndonjë e mirë dhe as mbrojtës, që t’ju ruajë nga të këqijat.
9:117Page 205
لَّقَد تَّابَ ٱللَّهُ عَلَى ٱلنَّبِيِّ وَٱلۡمُهَٰجِرِينَ وَٱلۡأَنصَارِ ٱلَّذِينَ ٱتَّبَعُوهُ فِي سَاعَةِ ٱلۡعُسۡرَةِ مِنۢ بَعۡدِ مَا كَادَ يَزِيغُ قُلُوبُ فَرِيقٖ مِّنۡهُمۡ ثُمَّ تَابَ عَلَيۡهِمۡۚ إِنَّهُۥ بِهِمۡ رَءُوفٞ رَّحِيمٞ ١١٧
Allāh has already forgiven the Prophet and the Muhājireen and the Anṣār who followed him in the hour of difficulty after the hearts of a party of them had almost inclined [to doubt], and then He forgave them. Indeed, He was to them Kind and Merciful.
Allahu ua pranoi pendimin Profetit, si edhe muhaxhirëve dhe ensarëve që e ndoqën pas në ato çaste të vështira, kur zemrat e disave prej tyre gati u lëkundën. - Allahu i Lartësuar na njofton se si me mëshirën dhe bamirësinë e Tij, Ai i pranoi pendimin Profetit dhe pasuesve të Tij muhaxhirë dhe ensarë. Ai i fali ata për ndonjë gabim, ua shtoi të mirat dhe ua ngriti gradat. Kështu vepron Zoti me ata që sakrifikojnë për hir të Tij. Kështu veproi Zoti me ata që e ndoqën pas Profetin në ato çaste të vështira, drejt luftës së Tebukut. Atëherë ishte nxehtësi përvëluese dhe kohë varfërie ekstreme, me mangësi në pajime dhe në mjete lufte. Armiqtë, që u kanoseshin gjatë gjithë rrugës, ishin të pabesë. Shkaqet për t'iu shmangur kësaj lufte ishin të shumta, por besimtarët iu mbështetën Allahut dhe i dolën në ballë kësaj përgjegjësie. Vështirësitë ishin aq të mëdha, sa disave gati iu doli zemra nga vendi. Madje, disa gati u dorëzuan dhe desh u tërhoqën. Por Allahu i Lartësuar i forcoi zemrat dhe këmbët e tyre në ato momente hezitimi e sprove. Ez-zejg quhet devijimi i zemrës nga rruga e drejtë. Nëse ky devijim cenon themelin e besimit, konsiderohet kufër, por nëse cenon ndonjë ligj të fesë, atëherë gjykohet në varësi të shkeljes. Ajo mund të jetë moskryerje e ndonjë detyre fetare ose kryerje e ndonjë harami, ose edhe kryerje e detyrave të Sheriatit jo me formën dhe mënyrën e caktuar nga Zoti e Profeti i Tij. Sidoqoftë, i Madhëruari i shpëtoi të zgjedhurit e Tij nga çdo lloj devijimi dhe i ndihmoi të pendohen edhe për ndonjë hezitim a lëshim.Allahu i fali ata. Ai është i Butë dhe Mëshirëplotë me ta. - Është Allahu që ua mundëson të pendohen dhe, me mëshirën e dëshirën e Tij, ua pranon pendimin dhe i forcon të bëjnë durim përgjatë rrugës së drejtë.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences