As-Sa'diAt‑Tawbah · 9:118–129

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

At-Tawbah 9:118–129

9:118Page 206

وَعَلَى ٱلثَّلَٰثَةِ ٱلَّذِينَ خُلِّفُواْ حَتَّىٰٓ إِذَا ضَاقَتۡ عَلَيۡهِمُ ٱلۡأَرۡضُ بِمَا رَحُبَتۡ وَضَاقَتۡ عَلَيۡهِمۡ أَنفُسُهُمۡ وَظَنُّوٓاْ أَن لَّا مَلۡجَأَ مِنَ ٱللَّهِ إِلَّآ إِلَيۡهِ ثُمَّ تَابَ عَلَيۡهِمۡ لِيَتُوبُوٓاْۚ إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلتَّوَّابُ ٱلرَّحِيمُ ١١٨

And [He also forgave] the three who were left alone [i.e., boycotted, regretting their error] to the point that the earth closed in on them in spite of its vastness1 and their souls confined [i.e., anguished] them and they were certain that there is no refuge from Allāh except in Him. Then He turned to them so they could repent. Indeed, Allāh is the Accepting of Repentance,2 the Merciful.

(Allahu ua pranoi pendimin)Edhe atyre të treve, që mbetën mbrapa, aq sa edhe toka iu ngushtua, me gjithë gjerësinë e saj(nga ndjenja e fajit). - Allahu i Madhëruar i fali dhe ua pranoi pendimin edhe atyre të tre personave që nuk dolën së bashku me muslimanët për në luftën e Tebukut. Këta të tre ishin Kab Ibn Maliku dhe dy shokët e tij. Historia e tyre është e njohur nga hadithet e sakta dhe është e përhapur në referencat e hadithit.Ata u dëshpëruan aq shumë, saqë Allahu i Lartësuar thotë:Edhe shpirtrat e tyre u ngushtuan dhe u bindën se nuk mund të gjesh strehim gjetiu, veçse tek Allahu. -Toka dhe qielli iu dukën të ngushtë, aq sa u merrnte frymën, madje nuk po duronin dot as veten e vet. Kjo ndodhi për shkak të një shqetësimi që ua pushtoi shpirtrat. Ngushtimi i tyre nuk mund të përshkruhet me fjalë. Ata i dhanë përparësi kënaqësisë së Zotit dhe Profetit të Tij dhe këmbëngulën për të qenë të sinqertë me Të. Allahu i Lartësuar thotë për këta besimtarë, që ata “u bindën se nuk mund të gjesh strehim gjetkë, veçse tek Allahu.” Ata ishin të sigurt dhe të palëkundur në bindjen se askush tjetër nuk të shpëton prej ngushtive, veçse Allahu i Madhëruar i Vetëm dhe i Pashoq. Ata humbën çdo shpresë dhe mbështetje nga krijesat, për t'iu dorëzuar dhe mbështetur tërësisht Allahut të Madhëruar, Zotit të tyre të Dashur dhe të Urtë. Ata e kuptuan shumë mirë se, për t’i shpëtuar ndëshkimit të Tij, duhet të vraposh pa u vonuar drejt Tij. Pritja e tyre e dhimbshme që Zoti t'ua pranonte pendimin zgjati rreth 50 ditë e net, të gjata si shekuj për ta. Por pas kësaj pritjeje kaq të gjatë, i Lartësuari tha:Ai i mëshiroi ata që të pendoheshin. -Ishte Allahu që ua mundësoi të pendoheshin dhe pastaj e pranoi pendimin e tyre.Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplotë. -Allahu është Falës i madh, Pranues i pendimit dhe Mbulues i gabimeve e dobësisë së njerëzve. Ai ka mëshirën më të madhe, që vazhdimisht zbret dhe e përfshin krijesat, në çdo kohë e çast. Përmes kësaj mëshire rregullohen punët e njerëzve në këtë jetë, por edhe çështjet e besimit dhe të fesë së tyre. Nga këto ajete kuptojmë se pendimi tek Zoti duhet të jetë një nga pikësynimet më të larta të njeriut, prandaj ai duhet të investojë në këtë drejtim çdo forcë e mundësi për ta arritur. Allahu i Lartësuar na tregon se pendimi i sinqertë është cilësia më e spikatur e robërve të Tij më të zgjedhur, për të cilën edhe i ka lëvduar dhe i ka nxitur që ta arrijnë. Në emër të këtij pendimi, të përzgjedhurit kryejnë ato vepra të mira që Zoti i do dhe i pëlqen. Ajetet na tregojnë, gjithashtu, se Allahu i Lartësuar kujdeset për besimtarët e Tij të sinqertë dhe u gjendet pranë në çastet më të vështira dhe më dëshpëruese. Ai kujdeset t'ua shtojë imanin, edhe kur çdo gjë tjetër i shtyn në rrënim dhe devijim. Por një gjë është e sigurt: askush nuk mund ta devijojë atë që është i sinqertë me Zotin e vet. Ajetet tregojnë se ibadetet e vështira kanë një vlerë të jashtëzakonshme dhe sjellin dobi më të mëdha sesa ato të thjeshtat. Sa më të vështira të jenë adhurimet, aq më i madh është shpërblimi dhe dobia që ato sjellin. Pranimi i pendimit ka lidhje shumë të ngushtë me keqardhjen dhe pendesën e thellë në zemrën e gabimtarit. Pendimi i pranohet atij që vërtet ndjen keqardhje të madhe për gabimin e bërë. Ndërsa ai që kryen gjynahe dhe nuk ndihet keq apo nuk shqetësohet për to, edhe nëse thotë që është penduar, ai nuk është i çiltër. Nga ajeti kuptohet se një shenjë e mirë dhe treguese e ardhjes së zgjidhjes së hallit, është kur njeriu e lidh zemrën fort me Allahun e Lartësuar, duke u shkëputur plotësisht nga krijesat. Në ajet vërehet dashuria dhe mëshira e madhe e Zotit për tre besimtarët e penduar. Duke përshkruar mospjesëmarrjen e tyre në luftë, Allahu i Madhëruar zgjodhi një mënyrë të veçantë duke thënë: “ata që mbetën mbrapa”. Kjo është një shenjë që tregon se ata të tre nuk qëndruan pas për t’i bërë bisht të mirës dhe shpërblimit të madh të xhihadit në rrugën e Zotit, por ishte veçse një moment dobësie, që përfundoi me mosnisjen në kohë bashkë me ushtrinë. Por ky qëndrim i tyre i shqetësoi e dëshpëroi tej mase ata. Edhe kur munafikët shkuan të shfajësoheshin te Profeti, ata nuk e bënë, sepse ishin të sinqertë për gabimin që kishin bërë. Ata shpresonin veçse faljen dhe mëshirën e Zotit. Allahu i Madhëruar i lëvdoi ata pikërisht me sinqeritetin, me të cilin mbushi zemrat e tyre. Madje, i Lartësuari na nxit për të qenë si ata, për të qenë të sinqertë, kur thotë:Justifikimet e atyre që nuk morën pjesë në luftë. Me t’u kthyer në Medinë, kur Profeti a.s. hyri në xhami, fali dy rekatë namaz dhe pastaj u ul mes njerëzve. Me radhë filluan të vinin ata që nuk morën pjesë në luftë, duke u justifikuar e duke u betuar. Ata ishin mbi tetëdhjetë vetë. Profeti a.s. ua pranoi atyre justifikimet dhe betimet që paraqisnin dhe kërkoi falje për ta, ndërsa të fshehtat e tyre ai i la në dorën e Allahut të Lartësuar për t’i gjykuar. Te Profeti a.s. shkoi edhe Kab Ibn Maliku. Kur ai i dha selam, Profeti a.s. i dha një buzëqeshje prej të zemëruari dhe i tha: “Afrohu.” Kabi tregon: “Vazhdova të afrohem, derisa u ula para tij". Ai më tha: “Çfarë të pengoi? Nuk e kishe blerë kafshën tënde?” Unë i thashë: “Po si jo”. Betohem në Allahun se, nëse do të isha para dikujt tjetër, veç teje, do t'ia kisha dalë mbanë ta largoja zemërimin e tij nëpërmjet justifikimit që do të sillja, me aftësinë time për të bindur dhe sqaruar. Por unë betohem në Allahun, se jam shumë i sigurt, se nëse të gënjej sot për t'u kënaqur ti me mua, Allahu ka për të të zemëruar ndaj meje. Nëse të flas sot sinqerisht, ndoshta do të zemërohesh ndaj meje, por shpresoj që Allahu të më falë mua. Nuk kam asnjë justifikim. Kurrë nuk kam qenë më i fuqishëm dhe më në gjendje sesa atë ditë që nuk erdha me ty.” Profeti a.s. tha: “Ky ka thënë të vërtetën. Çohu, derisa Allahu të gjykojë për çështjen tënde.” Unë u ngrita për të ikur. Pas më ndoqën disa burra prej fisit të Benu Seleme, duke më qortuar e duke më thënë: “Vallahi, s’të kishim parë të bëje ndonjë gabim para kësaj. Kaq të vështirë e pate të justifikoheshe, sikurse vepruan të tjerët? Do të ishte e mjaftueshme që Profeti a.s. të kërkonte falje për ty”. E kështu vazhduan të më flisnin gjatë, aq sa po mendoja të kthehesha te Profeti a.s. dhe të mohoja ato që kisha thënë. Pastaj u thashë atyre: “A veproi kush tjetër si unë?” – “Po. Dy burra të tjerë thanë një lloj sikurse the ti dhe iu kthye e njëjta përgjigje.” – “Kush ishin ata të dy?” – “Murara Ibn el Rabia el Amiri dhe Hilal Ibn Umeje el Uakifi.” Ata ishin dy burra që kishin marrë pjesë në Bedër. Thashë me vete: “Ata janë shëmbull për mua”, dhe ashtu vazhdova. Profeti a.s. i ndaloi muslimanët që të na flisnin ne të treve, ndryshe nga ç'u veprua me të tjerët që nuk morën pjesë në luftë dhe që paraqitën justifikimet e tyre. Njerëzit na u larguan. Të gjithë ndryshuan sjelljen karshi nesh. Toka po më dukej e huaj, e panjohur. Kjo vazhdoi për pesëdhjetë net. Dy shokët e mi u ngujuan në shtëpitë e tyre dhe vetëm qanin. Ndërsa unë isha më i riu i tyre dhe më i qëndrueshmi. Unë dilja mes njerëzve dhe falja namazin në xhami me muslimanët. Dilja nëpër tregje, e megjithatë nuk më fliste. Pas namazit unë i jepja selam Profetit a.s., dhe më pas shihja: a do t’i lëvizte buzët vallë? Ndonjëherë falesha pranë tij dhe i hidhja ndonjë vështrim vjedhurazi. E ndieja se kur falja namaz, ai më shikonte, por kur hidhja sytë tek ai, ai kthehej. Ditët po më dukeshin tepër të gjata nën trysninë e kësaj gjendjeje. Një ditë, hipa mbi avllin e kopshtin e Ebu Katades, djalit të xhaxhait tim, nga njerëzit më të dashur për mua. E përshëndeta me selam, por, betohem në Allah se nuk ma ktheu selamin. Atëherë unë i thashë: “O Ebu Katade! Për hir të Allahut po të pyes: A nuk më njeh mua si një njeri që e do Allahun dhe Profetin e tij?!” Ai heshti. Vazhdova ta pyes disa herë, derisa më tha: “Allahu dhe i Dërguari i tij janë më të ditur.” Sytë m’u mbushën me lotë. U ktheva prapa, u ngjita në avllinë e kopshtit të tij dhe u largova. Një ditë, duke ecur në tregun e Medinës, një bujk prej Shamit, që shiste prodhimet e veta në Medinë, pyeste njerëzit: “A ma tregoni mua kush është Kab Ibn Maliku?” Njerëzit i bënë me shenjë atij drejt meje, dhe ai m’u afrua. Erdhi dhe më zgjati mua një letër, që ma dërgonte mbreti i Gasanëve. Në të, ndër të tjera, shkruhej: “Kam marrë vesh se shoku yt të ka braktisur. Por dije se Allahu nuk ka për të lënë ty në një vend ku të poshtërohesh e të mos të të njihen të drejtat. Bashkohu me ne, të gjesh ngushëllim....” Kur e lexova, thashë me vete: “Edhe kjo është pjesë e sprovës sime” dhe e hodha atë në zjarr. Pasi kishin kaluar 40 ditë, nga pesëdhjetëditëshi,, erdhi një korrier nga Profeti a.s. që më tha: “Profeti a.s. të urdhëron që të largohesh nga gruaja jote!” – “Ta divorcoj, – e pyeta, – apo çfarë?” – “Jo, – më tha, – por largoju asajdhe mos iu afro.” Edhe dy shokëve të mi u çoi të njëjtin mesazh. Atëherë i thashë gruas: “Shko te familja jote dhe qëndro atje, derisa Allahu të japë gjykimin për këtë çështje!” Gruaja e Hilal Ibn Umejes shkoi te Profeti a.s. dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Hilal Ibn Umeje është i shtyrë në moshë dhe nuk ka shërbëtorë. A më lejon që t’i shërbej atij?” Profeti a.s. tha: “Mirë, por nuk duhet të të afrohet.”" Ajo i tha: “Betohem në Allahun se ai nuk lëviz nga vendi. Ai vazhdon të qajë që nga dita që ndodhi ajo që ndodhi.”Disa njerëz të familjes më thanë: “Po sikur t'i kërkoje leje Profetit a.s. që të të shërbejë gruaja jote, ashtu siç lejoi gruan e Hilal Ibn Umejes.” Unë thashë: “Vallahi, nuk i kërkoi leje Profetit a.s. për këtë. Kush e di se çfarë më thotë nëse i kërkoj leje, sepse unë jam i ri.” Kështu qëndrova dhjetë net, derisa u plotësuan 50 net që nga dita e parë. Një ditë, pasi fala namazin e sabahut mbi tarracën e një prej shtëpive tona, po qëndroja i ulur në një gjendje sikurse e përshkruan Allahu i Lartësuar: I ngushtuar në shpirt dhe me një pikëllim aq të madh sa që toka me gjerësinë e saj më dukej e ngushtë. Në këto çaste, dëgjoj zërin e dikujt që ishte ngjitur mbi kodrën Sel’a e që thërriste me zë të lartë: “O Kab Ibn Malik! Gëzohu!” Atëherë unë rashë menjëherë në sexhde, se ndjeva që çlirimi sapo kishte ardhur. Profeti a.s., pas faljes së sabahut kishte njoftuar që Allahu na e kishte pranuar pendimin. Njerëzit u nisën drejt nesh për të na përgëzuar. Drejt dy shokëve të mi u nisën disa përgëzues, ndërsa një kalorës, duke i rënë kalit me shkelma në bark për të nxituar, ishte nisur drejt meje për të më uruar, por dikush tjetër nga Eslemi ishte ngjitur në majë të kodrës dhe zëri i tij qe më i shpejt se kali. Në momentin që ky i fundit erdhi tek unë, unë hoqa dy rrobat e mia dhe ia dhurova atij. Për Zotin, nuk kisha rroba të tjera veç tyre, aq sa për veten time mora rroba borxh te dikush tjetër. U nisa te Profeti a.s. Ndërkohë njerëzit më dilnin përpara grupe-grupe të më uronin për pendimin e pranuar. “Gëzohu me pendimin e pranuar prej Allahut!” ishin fjalët e tyre.Kur hyra te Profeti a.s. i cili po qëndronte i ulur me njerëzit përreth, Talhai vrapoi drejt meje dhe më uroi me përzemërsi. Asnjë muhaxhir tjetër nuk u ngrit për mua, veç Talhës, veprim që unë nuk do t’ia harroj kurrë Talhës. Kur i dhashë selam Profetit a.s., vura re që fytyra e tij vezullonte nga gëzimi. Ai, me ngrohtësi, më tha: “Gëzohu për ditën më të mirë që ke kaluar, prej ditës kur të ka lindur nëna!”Unë e pyeta: “Kjo është prej teje, o i Dërguari i Allahut, apo prej Allahut?” Ai tha: “Veç prej Allahut.” Kur gëzohej, Profetit a.s. i shkëlqente fytyra si të ishte një copë hëne e shndritshme. Këtë e dallonim qartë prej tij. U ula para tij dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Në shenjë pendese unë e jap të gjithë pasurinë time si sadaka për hir të Allahut.” Ai tha: “Mbaj një pjesë për vete. Kështu është më mirë për ty.” – “Mirë, – i thashë – atëherë po mbaj pjesën që fitova në Hajber. O i Dërguari i Allahut, – vazhdova – Allahu më shpëtoi mua për shkak të sinqeritetit tim. Në shenjë pendimi, unë që sot e tutje, për sa kohë do të jetoj, do të them veçse të vërtetën.” Për Zotin, nuk njoh ndonjë musliman që Allahu e ka begatuar për thënien e të vërtetës ashtu siç më ka begatuar mua, që kur ia përmenda këtë fjalë Profetit a.s e deri më sot. Për Allahun, që nga ajo ditë e deri më sot, nuk kam synuar asnjëherë të gënjej me fjalët e mia, e tani shpresoj që Allahu të më ruajë këtë edhe për pjesën e jetës që më ka mbetur. Allahu i Lartësuar i shpalli Profetit të Tij ajetet: “Allahu ua pranoi pendimin Profetit, si edhe muhaxhirëve dhe ensarëve që e ndoqën pas në ato çaste të vështira, kur zemrat e disave prej tyre gati u lëkundën. Allahu i fali ata. Ai është i Butë dhe Mëshirëplotë me ta. (Allahu ua pranoi pendimin) Edhe atyre të treve, që mbetën mbrapa, aq sa edhe toka iu ngushtua, me gjithë gjerësinë e saj (nga ndjenja e fajit). Edhe shpirtrat e tyre u ngushtuan dhe u bindën se nuk mund të gjesh strehim gjetiu, veçse tek Allahu. Ai i mëshiroi ata që të pendoheshin. Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplotë. O ju që keni besuar! Jini të devotshëm ndaj Allahut dhe jini gjithmonë me ata që janë të drejtë (në fjalë dhe në vepra)! Nuk do të ishte me vend për banorët e Medines e as për beduinët përreth, që të mos e ndiqnin pas të Dërguarin e Allahut dhe të kursenin veten, në vend të atij. Nuk do të ishte me vend, sepse sa herë që ata i kapte etja, lodhja dhe uria në rrugën e Allahut, sa herë që shkelnin ndonjë rrugë që i hidhëronte jobesimtarët, sa herë që arrinin çfarëdolloj fitoreje kundër armikut - të gjitha këto do t’u shkruhen si vepra të mira. Allahu nuk ua humb shpërblimin vepërmirëve.” (Teube 117-120). Betohem se Allahu nuk më ka falur mirësi më të madhe, pas udhëzimit në Islam, sesa sinqeritetin që tregova ndaj Profetit të Tij. Ishte Allahu i Madhëruar që më dha sukses që të mos e mashtroja Profetin e Tij dhe ashtu të shkatërrohesha, sikurse u shkatërruan ata që e mashtruan atë. Për ta Allahu i Lartësuar zbriti ajete shumë të frikshme, si: “Kur të ktheheni tek ata, do t’ju betohen në Allahun, për të mos i qortuar. Kthejuni shpinën atyre! Ata, me të vërtetë janë të ndyrë dhe vendi i tyre do të jetë Xhehenemi, si shpërblim për ata (padrejtësi) që bënë. Ata do t'ju betohen që të jeni të kënaqur me ta. Por edhe nëse ju shprehni kënaqësi, Allahu nuk është i kënaqur me ata që i shkelin kufijtë e Tij.” (Teube 95, 96). Allahu i Lartësuar na përmendi ne të treve në mënyrë të veçantë, për sa i përket pranimit të pendimit. Për të tjerët, të cilët u justifikuan dhe i dhanë besën, Profeti a.s. kërkoi falje, ndërsa çështjen tonë ai e la në dorë të Allahut. Prandaj Allahu i Lartësuar flet pikërisht për ne të tre, kur thotë: “Ai ua pranoi pendimin edhe atyre të treve të cilëve u qe shtyrë çështja e pranimit të teubes(hul-lifû) …” Pra Allahu i Lartësuar e përmend faktin që gjykimi për ne u vonua për njëfarë kohe. Disa janë të mendimit se fjala “hul-lifû” ka kuptimin: “që nuk morën pjesë në luftë”. Pra, sipas tyre, kuptimi i ajetit do të ishte: “Ai ua pranoi pendimin edhe atyre të treve, të cilët nuk morën pjesë në luftë”, por – thotë Kabi, fjala hul-lifû nuk ka të bëjë aspak me mospjesmarrjen tonë në luftë. Ajo nënkupton pikërisht vonimin e gjykimit për ne. Pra kuptimi i saktë i ajetit do të ishte: “Ai ua pranoi pendimin edhe atyre të treve, pranimi i teubes së të cilëve u shty për më vonë.” Othman Ibn Seid el Darimi thotë: “Na ka treguar Abdullah Ibn Salihi, e këtij Muavije Ibn Salihi, prej Ali Ibn Ebu Talhas, e ky prej Ibn Abasit, i cili ka shpjeguar fjalën e Allahut të Lartësuar në suren Teube, ajeti 102: “Ka edhe të tjerë, që janë të vetëdijshëm për gjynahet e veta. Ata kanë edhe vepra të mira edhe vepra të këqija. Allahu do t’i falë ata, sepse Ai është Pranues i madh i pendimit e Mëshirëplotë.” Këtu flitet për dhjetë burra, – thotë Ibn Abasi, – që nuk morën pjesë në luftën e Tebukut. Kur Profeti a.s. u kthye në Medinë, shtatë prej tyre lidhën vetet nëpër shtyllat e xhamisë. Kur Profeti a.s. kaloi pranë tyre dhe i pa, tha: “Kush janë këta që kanë lidhur vetveten nëpër shtyllat e xhamisë?” Njerëzit i thanë: “Ky është Ebu Lubabe me disa shokë të tij, të cilët nuk morën pjesë me ty në luftë. Ata lidhën veten dhe nuk pranojnë t'i zgjidhë kush veç Profetit a.s., nëse i justifikon.” Profeti a.s. tha: “Edhe unë betohem në Allahun se nuk i liroj dhe nuk i justifikoj, derisa të jetë vetë Allahu Ai që t’i lirojë ata, sepse ata nuk mëmbështetën mua, duke mos marrë pjesë në luftë me muslimanët.” Kur të shtatëve u shkoi ky lajm, thanë: “Edhe ne nuk kemi për t’i zgjidhur vetet tona, derisa të jetë Allahu të na çlirojë.” Atëherë u shpall ajeti: “Ka edhe të tjerë që i pranojnë gjynahet e veta. Ata i përzien veprat e mira, me vepra të këqija. Allahu du t’ua pranojë atyre pendimin. Vërtet, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.” Me këtë ajet, Profeti a.s. dërgoi njerëz që t'i zgjidhnin. Pasi u çliruan dhe pasi ishte pranuar pendimi i tyre, ata shkuan te Profeti a.s. me pasuritë e tyre dhe i thanë: “O i Dërguari i Allahut, këto janë pasuritë tona. Jepi sadaka për ne dhe kërko falje për ne!” Profeti a.s. tha: “Nuk jam urdhëruar që të marr pasuritë tuaja!” Atëherë u shpall ajeti vijues: “Merr prej pasurisë së tyre sadaka, që t’i pastrosh dhe t'i dëlirësh, dhe lutu për ta, sepse me të vërtetë lutja jote është burim qetësie për ta. Allahu dëgjon dhe di gjithçka. " (Teube 103). Kështu pra, Profeti a.s. i pranoi sadakatë e tyre dhe kërkoi falje për ta. Ndërsa tre të tjerët, që nuk u lidhën në shtyllat e xhamisë, u afatizuan dhe nuk dihej a do të ndëshkoheshin apo Allahu do t'ua pranonte pendimin. Për këtë zbresin ajetet e tjera:“ “Allahu ua pranoi pendimin Profetit, si edhe muhaxhirëve dhe ensarëve që e ndoqën pas në ato çaste të vështira, kur zemrat e disave prej tyre gati u lëkundën. Allahu i fali ata. Ai është i Butë dhe Mëshirëplotë me ta. (Allahu ua pranoi pendimin) Edhe atyre të treve, që mbetën mbrapa, aq sa edhe toka iu ngushtua, me gjithë gjerësinë e saj (nga ndjenja e fajit). Edhe shpirtrat e tyre u ngushtuan dhe u bindën se nuk mund të gjesh strehim gjetiu, veçse tek Allahu. Ai i mëshiroi ata që të pendoheshin. Allahu është Pranues i pendimit dhe Mëshirëplotë.” (Teube 117-118).” Të njëjtin transmetim ka sjellë edhe Atije Ibn Sadi. Zadul Mead, vëll 3.

9:119Page 206

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَكُونُواْ مَعَ ٱلصَّٰدِقِينَ ١١٩

O you who have believed, fear Allāh and be with those who are true.

O ju që keni besuar! -O ju që keni besuar Allahun dhe gjithçka që Ai ka urdhëruar të besohet, punoni dhe jetoni sipas këtij besimi. Besimi i vërtetë dhe i sinqertë kërkon që ju të jeni të devotshëm, duke përmbushur çdo porosi dhe duke u larguar nga çdo ndalesë. Devotshmëria arrihet veçse me një mënyrë: duke respektuar kufijtë e Zotit.Jini të devotshëm ndaj Allahut dhe jini gjithmonë me ata që janë të drejtë (në fjalë dhe në vepra)! - Jini me të vërtetët dhe të sinqertët në fjalët, veprat dhe gjendjet e tyre. Jini të vërtetë në fjalë dhe të sinqertë në vepra. Kurrë mos u tregoni të plogësht e të dobët. Qëllimet tuaja të jenë gjithmonë të mira dhe të sinqerta. Sinqeriteti të çon në mirësi dhe mirësia të çon në Xhenet.

9:120Page 206

مَا كَانَ لِأَهۡلِ ٱلۡمَدِينَةِ وَمَنۡ حَوۡلَهُم مِّنَ ٱلۡأَعۡرَابِ أَن يَتَخَلَّفُواْ عَن رَّسُولِ ٱللَّهِ وَلَا يَرۡغَبُواْ بِأَنفُسِهِمۡ عَن نَّفۡسِهِۦۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ لَا يُصِيبُهُمۡ ظَمَأٞ وَلَا نَصَبٞ وَلَا مَخۡمَصَةٞ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ وَلَا يَطَـُٔونَ مَوۡطِئٗا يَغِيظُ ٱلۡكُفَّارَ وَلَا يَنَالُونَ مِنۡ عَدُوّٖ نَّيۡلًا إِلَّا كُتِبَ لَهُم بِهِۦ عَمَلٞ صَٰلِحٌۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُضِيعُ أَجۡرَ ٱلۡمُحۡسِنِينَ ١٢٠

It was not [proper] for the people of Madīnah and those surrounding them of the bedouins that they remain behind after [the departure of] the Messenger of Allāh or that they prefer themselves over his self.1 That is because they are not afflicted by thirst or fatigue or hunger in the cause of Allāh, nor do they tread on any ground that enrages the disbelievers, nor do they inflict upon an enemy any infliction but that it is registered for them as a righteous deed. Indeed, Allāh does not allow to be lost the reward of the doers of good.

Allahu i Lartësuar në këtë ajet i nxit për diçka të rëndësishme banorët e Medinës, ensarë e muhaxhirë, por edhe beduinët që pranuan Islamin dhe u përmirësuan:Nuk do të ishte me vend për banorët e Medines e as për beduinët përreth, që të mos e ndiqnin pas të Dërguarin e Allahut dhe të kursenin veten, në vend të atij. -Kjo vepër e shëmtuar nuk është e pranueshme e nuk duhet të ketë lidhje me ta. Ata duhet të qëndrojnë shumë më lart. Si mund të kënaqen besimtarët me rehatinë dhe qetësinë e tyre, kur i Dërguari fisnik u del në ballë përgjegjësive të mëdha?! Ai duhet të mbështetet patjetër nga umeti i tij. Ndihma ndaj Profetit është më parësore sesa rehatia dhe interesi personal. Çdo besimtar duhet të sakrifikojë gjithçka personale, në vend të Profetit të nderuar dhe fisnik të Zotit. Shenjë treguese e dashurisë dhe respektit për Profetin është që kurrë të mos i shmangesh kur ai kërkon angazhimin tënd. Ky është besimi i plotë te Profeti i Zotit. Pastaj i Lartësuari përmend shpërblimin e madh:Nuk do të ishte me vend, sepse sa herë që ata i kapte etja, lodhja dhe uria në rrugën e Allahut, sa herë që shkelnin ndonjë rrugë që i hidhëronte jobesimtarët, sa herë që arrinin çfarëdolloj fitoreje kundër armikut - të gjitha këto do t’u shkruhen si vepra të mira. -Luftëtarët marrin shpërblim të madh për çdo vështirësi, lodhje apo uri, që heqin në rrugën e Zotit. Për çdo sulm apo goditje që tmerron jobesimtarët dhe për çdo plaçkë lufte të fituar, ka shpërblim të madh. Ky shpërblim vjen nga veprat që bëhen sipas imanit në zemër.Allahu nuk ua humb shpërblimin vepërmirëve. - Ata u treguan bamirës duke nxituar të përmbushnin urdhëresat e Zotit. Ata ishin bamirës duke e përkryer adhurimin ndaj Zotit të tyre, por edhe duke respektuar të drejtat ndaj krijesave të Zotit. Veprat e mira janë produkt i besimit dhe sjellin njëra-tjetrën. E mira i tërheq drejt të mirës, dhe kështu vazhdojnë derisa të arrijnë të mirën e përjetshme.

9:121Page 206

وَلَا يُنفِقُونَ نَفَقَةٗ صَغِيرَةٗ وَلَا كَبِيرَةٗ وَلَا يَقۡطَعُونَ وَادِيًا إِلَّا كُتِبَ لَهُمۡ لِيَجۡزِيَهُمُ ٱللَّهُ أَحۡسَنَ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ١٢١

Nor do they spend an expenditure, small or large, or cross a valley but that it is registered for them that Allāh may reward them for the best of what they were doing.

Çdo herë që ata do të bënin ndonjë shpenzim në rrugën e Allahut - të vogël ose të madh - dhe sa herë që do të kapërcenin ndonjë luginë, atyre do t’u regjistrohej, që Allahu t’i shpërblejë më së miri për veprën e tyre. - Për çdo shpenzim dhe lodhje në rrugëtimin drejt luftës, atyre u shkruhet shpërblim i madh. Allahu i Madhëruar do t'i shpërblejë më së miri për veprën e tyre. Sigurisht, ndër veprat e tyre më të mira ishin pikërisht ato që janë përmendur në ajet. Ato ishin vepra të sinqerta për Zotin, por edhe korrekte sipas porosive të Tij. Këto ajete janë frymëzim dhe motivim për shpirtin e besimtarit, për këtë vepër kaq madhështore, siç është xhihadi në rrugën e Zotit. Është durimi ndaj vështirësive dhe llogaritja e shpërblimit që e ngre njeriun në grada. Shpërblimi fitohet jo vetëm për veprat e mira, por edhe për gjurmët dhe efektet pozitive që ato lënë pas. Më pas, Allahu i Lartësuar sqaron besimtarët se si duhet të veprojnë:

9:122Page 206

۞ وَمَا كَانَ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ لِيَنفِرُواْ كَآفَّةٗۚ فَلَوۡلَا نَفَرَ مِن كُلِّ فِرۡقَةٖ مِّنۡهُمۡ طَآئِفَةٞ لِّيَتَفَقَّهُواْ فِي ٱلدِّينِ وَلِيُنذِرُواْ قَوۡمَهُمۡ إِذَا رَجَعُوٓاْ إِلَيۡهِمۡ لَعَلَّهُمۡ يَحۡذَرُونَ ١٢٢

And it is not for the believers to go forth [to battle] all at once. For there should separate from every division of them a group [remaining] to obtain understanding in the religion and warn [i.e., advise] their people when they return to them that they might be cautious.

Nuk është e nevojshme që besimtarët të dalin në luftë të gjithë bashkë. - Jo të gjithë besimtarët duhet të dalin në luftë, sepse kjo sjell shumë probleme të tjera, madje bëhet pengesë për plotësimin e disa interesave të tyre.E përse të mos shkojë një pjesë nga çdo grup i tyre, për të marrë diturinë fetare dhe për t’ia mësuar atë popullit të vet kur të kthehen, në mënyrë që të ruhen (nga e keqja). - Allahu i Madhëruar këshillon që nga çdo vend komb, fis apo familje, besimtarët të zgjedhin disa individë për të mos shkuar në luftë, por për t'u përkushtuar në gjëra të tjera të domosdoshme. Një nga këto detyra është marrja e diturisë dhe përcjellja e saj tek të tjerët, kur të kthehen. Ata duhet ta mësojnë dhe të kuptojnë mirë diturinë fetare në çdo hollësi të saj. Përveç kësaj, besimtarët duhet të jenë vetë shembull në sjellje dhe vepra sipas kësaj diturie, pastaj të këshillojnë e udhëzojnë të tjerët. Ajeti kuranor tregon vlerën e lartë e diturisë, sidomos të diturisë fetare, si çështje tepër e rëndësishme. Kush mëson diçka e ka detyrë që ta përhapë tek të tjerët dhe t'i këshillojë e udhëzojë ata për më të mirën. Gjithashtu, mësuesi duhet t’i nxisë nxënësit që edhe ata ta shpërndajnë diturinë, sepse kjo është një vepër e bekuar dhe plot shpërblime, që shtohen gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës. Nëse dijetari e mban diturinë për vete dhe nuk i fton njerëzit tek e mira me dituri e urtësi, ai bëhet i padobishëm. Nëse ai nuk u mëson të tjerëve çfarë u nevojitet, atëherë çfarë dobie kanë muslimanët prej tij?! Kur të vdesë dijetari, bashkë me të do të vdesë edhe dituria e tij, dhe kjo është mangësi e madhe për një njeri që Zoti i ka dhënë dituri dhe mprehtësi. Nga ajeti mund të nxirret edhe një normë e rëndësishme për muslimanët: ata duhet të investojnë gjithçka për të përmbushur nevojat e bashkësisë së tyre, duke përgatitur njerëz të aftë në çdo fushë të diturisë, që është e domosdoshme për shoqërinë islame. Të tillë njerëzve duhet t’u plotësohen kushtet, që ata t’i përkushtohen diturisë, si në nxënien, ashtu edhe në përhapjen e saj. Ata nuk duhen angazhuar me asgjë tjetër, që i pengon nga dituria. Në këtë mënyrë plotësohen nevojat e të gjithë shoqërisë islame. Qëllimi kryesor i shoqërisë islame është arritja e mirësive të fesë dhe të jetës në këtë botë dhe i lumturisë në jetën e ahiretit. Rrugët e arritjes së këtij qëllimi mund të jenë të shumta dhe të larmishme, por qëllimi është i përbashkët.

9:123Page 207

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ قَٰتِلُواْ ٱلَّذِينَ يَلُونَكُم مِّنَ ٱلۡكُفَّارِ وَلۡيَجِدُواْ فِيكُمۡ غِلۡظَةٗۚ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ مَعَ ٱلۡمُتَّقِينَ ١٢٣

O you who have believed, fight against those adjacent to you of the disbelievers and let them find in you harshness. And know that Allāh is with the righteous.

Pasi i mësoi besimtarët se kush duhet të luftojë e kush përjashtohet nga ky detyrim, i Lartësuari i mëson besimtarët se si duhet ta zhvillojnë xhihadin.O ju që keni besuar! Luftojini jobesimtarët(agresorë)që janë pranë jush! Le ta ndiejnë ata ashpërsinë tuaj. - Lufta zhvillohet duke nisur me ata që janë më afër. Allahu udhëzon për ashpërsi në luftën kundër mohuesve agresorë. Ai udhëzon për qëndrueshmëri dhe guxim në luftë. Pastaj i qetëson besimtarët luftëtarë, duke u thënë:Dijeni mirë se Allahu është me të devotshmit! -Mësojeni mirë, o besimtarë, se ndihma e Zotit vjen në varësi të devotshmërisë suaj. Bëhuni të devotshëm, atëherë, ashtu siç ju mëson Zoti, në mënyrë që Ai t'ju dhurojë fitoren mbi armiqtë! Ky ajet i përgjithshëm na mëson që lufta të nisë në fillim me mohuesit që janë më afër. Megjithatë, nëse është e dobishme që të fillohet me armiqtë që janë më larg, atëherë ka raste të veçanta përjashtuese. Gjithmonë veprohet sipas urtësisë dhe si të jetë e dobishme për muslimanët, gjë të cilën e gjykojnë udhëheqësit dhe dijetarët e muslimanëve.

9:124Page 207

وَإِذَا مَآ أُنزِلَتۡ سُورَةٞ فَمِنۡهُم مَّن يَقُولُ أَيُّكُمۡ زَادَتۡهُ هَٰذِهِۦٓ إِيمَٰنٗاۚ فَأَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ فَزَادَتۡهُمۡ إِيمَٰنٗا وَهُمۡ يَسۡتَبۡشِرُونَ ١٢٤

And whenever a sūrah is revealed, there are among them [i.e., the hypocrites] those who say, "Which of you has this increased in faith?" As for those who believed, it has increased them in faith, while they are rejoicing.

Allahu i Madhëruar na tregon gjendjen e munafikëve dhe atë të besimtarëve në momentin e shpalljes së ajeteve kuranore dhe dallimin e madh mes tyre. Ai thotë:Sa herë që shpallet ndonjë sure, disa prej tyre thonë: “Kujt ia shtoi besimin kjo sure?” -Ajetet e Kur'anit pëmbajnë urdhëra e ndalesa, përmbajnë dituri dhe lajme rreth Zotit të Madhërishëm. Ajetet na mësojnë rreth emrave, cilësive e veprave të lavdishme të Allahut të Madhëruar. Ato hedhin dritë mbi çështje të fshehta dhe janë nxitje për vepra të mira e adhurime, si dhe nxitje për xhihad në rrugën e Zotit. Por kur shpalleshin këto ajete plot me njohuri të vyera, disa thoshin: Kujt ua shtojnë besimin këto sure? Kujt i bëjnë dobi këto ajete? Sa ndikim kanë këto ajete në veprat e njerëzve?! Vërtet ju nxisin për vepra të mira? A ju ndihmojnë që t’i largoheni të ligës dhe që të shëroni zemrën? Por e vërteta është që suret e Kur'anit ua shtojnë besimtarëve imanin, diturinë, veprat e mira dhe largimin nga e keqja, prandaj ata gëzohen:Po. Besimtarëve ua shton besimin dhe ata gëzohen. -Besimtarët përgëzojnë njëri-tjetrin për mirësinë e madhe që Zoti u ka dhuruar me Shpalljen e Tij. Ata gëzohen dhe falënderojnë Krijuesin që ua mësoi ajetet e i bëri t’i kuptojnë ato, dhe - çfarë është më e rëndësishmja, - që u dha forcë e vullnet për të punuar dhe jetuar sipas tyre. Besimtarëve të vërtetë u zgjerohet gjoksi me Shpalljen e Allahut, u qetësohet zemra me ato porosi të vyera, prandaj dhe nënshtrohen menjëherë për të jetuar sipas mësimeve të Shpalljes. Por nuk janë kështu disa të tjerë, siç thotë Allahu i Madhëruar:

9:125Page 207

وَأَمَّا ٱلَّذِينَ فِي قُلُوبِهِم مَّرَضٞ فَزَادَتۡهُمۡ رِجۡسًا إِلَىٰ رِجۡسِهِمۡ وَمَاتُواْ وَهُمۡ كَٰفِرُونَ ١٢٥

But as for those in whose hearts is disease, it has [only] increased them in evil [in addition] to their evil.1 And they will have died while they are disbelievers.

E, sa u përket atyre, që kanë sëmundje në zemër, ajo ua shton edhe më shumë dyshimin që kanë, dhe ata do të vdesin si mohues. -Ata që kanë në zemër dyshime e hipokrizi, atyre u shtohet sëmundje, mbi sëmundjen e ligësinë që kanë. Atyre u shtohet dyshimi e pasiguria për një shkak shumë të thjeshtë: sepse ata kanë mohuar dhe, me kokëfortësi e padrejtësisht, i kanë kthyer shpinën ftesës bujare të Zotit. Kështu vazhdojnë ata të mjerë, derisa shkojnë drejt vulosjes së zemrës dhe derisa të vdesin si mohues, nëse nuk kthejnë rrugë të penduar për të adhuruar Zotin dhe për të jetuar jetën sipas Shpalljes së Tij. Ky është ndëshkimi i atyre që mohojnë Shpalljen e Zotit dhe që refuzojnë të pasojnë Profetin e Tij: atyre u mbushet zemra me nifak, dhe kjo i shoqëron deri ditën kur të dalin para Zotit. Në vijim, duke i qortuar munafikët për vazhdimësinë në hipokrizinë e tyre, Allahu i Madhëruar thotë:

9:126Page 207

أَوَلَا يَرَوۡنَ أَنَّهُمۡ يُفۡتَنُونَ فِي كُلِّ عَامٖ مَّرَّةً أَوۡ مَرَّتَيۡنِ ثُمَّ لَا يَتُوبُونَ وَلَا هُمۡ يَذَّكَّرُونَ ١٢٦

Do they not see that they are tried every year once or twice but then they do not repent nor do they remember?

Vallë, a nuk e shohin ata se çdo vit vihen në provë një ose dy herë? E, megjithatë, ata as nuk pendohen, as nuk reflektojnë. -Ata sprovohen me shumë mënyra: me fatkeqësi e sëmundje, por edhe nëpërmjet urdhëresave hyjnore, që vënë në provë besimin e tyre. Megjithatë, ata përsëri nuk pendohen dhe nuk mendojnë se çfarë u bën mirë dhe çfarë u bën keq. Ligji i Zotit për të gjithë njerëzit është që, Ai i sprovon me të mira e vështirësi, me urdhëresa dhe ndalesa, në mënyrë që ata të gjejnë rrugën e kthimit tek Ai. Megjithatë, ata as nuk kthehen dhe as nuk reflektojnë. Këto ajete dëshmojnë që besimi shtohet dhe pakësohet. Për këtë arsye, besimtari duhet të kontollojë gjithmonë imanin e tij. Ai duhet të kujdeset që ta rigjallërojë e forcojë besimin përmes diturisë së dobishme, veprave të mira dhe adhurimeve. Besimtari duhet të kujdeset që besimi i tij të jetë gjithmonë në rritje e jo në rënie e plogështi.

9:127Page 207

وَإِذَا مَآ أُنزِلَتۡ سُورَةٞ نَّظَرَ بَعۡضُهُمۡ إِلَىٰ بَعۡضٍ هَلۡ يَرَىٰكُم مِّنۡ أَحَدٖ ثُمَّ ٱنصَرَفُواْۚ صَرَفَ ٱللَّهُ قُلُوبَهُم بِأَنَّهُمۡ قَوۡمٞ لَّا يَفۡقَهُونَ ١٢٧

And whenever a sūrah is revealed, they look at each other, [as if saying], "Does anyone see you?" and then they dismiss themselves. Allāh has dismissed their hearts because they are a people who do not understand.

Sa herë që zbret ndonjë sure, ata shikojnë njëri-tjetrin në sy e thonë: “A ju pa ndokush?” Pastaj largohen. -Munafikët trembeshin se mos zbriste ndonjë sure që do t'u nxirrte të palarat në shesh, prandaj, kur shpalleshin ajetet që nxisin për të besuar dhe për të zbatuar porositë e Zotit, ata vështronin njëri-tjetrin, të vendosur për të dredhuar dhe duke u munduar t'u fshiheshin shikimit të besimtarëve. Ata i thoshin njëri-tjetrit: “A ju pa ndokush?” E pastaj largoheshin tinëz, me mosbesimin ndaj Shpalljes. Edhe i Madhëruari i ndëshkoi sipas veprës së tyre të poshtër.Allahu ua ka larguar zemrat(nga drita), sepse ata qenë njerëz që nuk kuptonin. -Ashtu sikurse ata iu shmangën zbatimit të porosive të Zotit, edhe Ai ua shmangu zemrat nga e vërteta dhe nuk ua mundësoi që ta shihnin e pranonin atë. Ky ishte ndëshkimi për ta dhe për të ngjashmit e tyre, sepse ishin njerëz që nuk kuptonin. Nëse vërtet do të arsyetonin drejt dhe do të kuptonin suret e Kur'anit, ata do të besonin dhe do të nënshtroheshin për të jetuar sipas tyre. Ajetet tregojnë se sa shumë e urrejnë munafikët xhihadin, ligjet e Zotit dhe veprat e imanit të vërtetë. Në një ajet tjetër, i Madhëruari thotë për ta: “...kur shpallet ndonjë sure e qartë, që flet për luftë, ata me zemër të sëmurë, të shikojnë sikur të ishin në agoninë e vdekjes.” [Muhamed 20].

9:128Page 207

لَقَدۡ جَآءَكُمۡ رَسُولٞ مِّنۡ أَنفُسِكُمۡ عَزِيزٌ عَلَيۡهِ مَا عَنِتُّمۡ حَرِيصٌ عَلَيۡكُم بِٱلۡمُؤۡمِنِينَ رَءُوفٞ رَّحِيمٞ ١٢٨

There has certainly come to you a Messenger from among yourselves. Grievous to him is what you suffer; [he is] concerned over you [i.e., your guidance] and to the believers is kind and merciful.

Juve ju ka ardhur një Profet nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja, sepse ai e dëshiron fort rrugën e drejtë për ju. -Allahu i Lartësuar u kujton besimtarëve mirësinë e Tij të jashtëzakonshme kur u dërgoi një profet nga mesi i tyre. Ky ishte një profet që nuk dinte të shkruante dhe të lexonte, por populli ia njihte mirë prejardhjen fisnike dhe të zgjedhur. Allahu i Madhëruar e zgjodhi nga mesi i tyre, që ata ta kishin të lehtë të mësonin prej tij Shpalljen. Duke e njohur për moralin, prejardhjen e zgjedhur dhe vlerat e rralla, populli i tij nuk duhej ta kishte aspak të vështirë t’i bindej dhe ta pasonte atë. Përkundrazi, kjo do të ishte nder dhe lavdi për ta, sepse ai ishte njeriu më i dashur, që dëshironte të mirën e tyre më shumë se çdokush tjetër. Ai shqetësohej për çdo gjë që shqetësonte edhe ata. Profeti dëshironte të mirën për njerëzit dhe luftonte me mish dhe me shpirt për t'i afruar drejt saj me dashuri, me ëmbëlsi dhe butësi. Ai dëshironte udhëzimin e tyre në rrugën e drejtë dhe në besimin e vërtetë. Ai nuk donte që ata t'i godiste e keqja dhe luftonte që t'i largonte prej saj. Ai i këshillonte e i ndihmonte që të shpëtonin prej të keqes dhe ndëshkimit.Për besimtarët, ai është shumë i ndjeshëm dhe shumë i mëshirshëm. -Për besimtarët ai është tejet i mëshirshëm, i dhembsur, i butë dhe i dashur. Ai është më i mëshirshëm me ta edhe sesa vetë prindërit e tyre. Për këtë arsye, e drejta e Profetit qëndron mbi të drejtat e të gjitha krijesave. Umeti e ka detyrë kryesore besimin e drejtë në këtë Profet, nderimin e figurës së tij, mbështetjen e rrugës së tij, si edhe respektin ndaj fjalës së tij.

9:129Page 207

فَإِن تَوَلَّوۡاْ فَقُلۡ حَسۡبِيَ ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۖ عَلَيۡهِ تَوَكَّلۡتُۖ وَهُوَ رَبُّ ٱلۡعَرۡشِ ٱلۡعَظِيمِ ١٢٩

But if they turn away, [O Muḥammad], say, "Sufficient for me is Allāh; there is no deity except Him. On Him I have relied, and He is the Lord of the Great Throne."

Por nëse ata refuzojnë, atëherë thuaju: “Mua më mjafton Allahu. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Unë i mbështetem vetëm Atij dhe Ai është Zoti i Fronit të Madh.” -Nëse të besojnë si Profet, ky është një fat i madh dhe mirësi e jashtëzakonshme për ta. Por nëse të kthejnë shpinën dhe nuk të besojnë, atëherë ti vazhdo rrugën që Zoti të ka urdhëruar! Vazhdo t’i ftosh njerëzit në rrugën e Zotit dhe thuaj: “Hasbij-jallah (Më mjafton Allahu për të gjitha çështjet e mia), La ila-lahe il-la Hu (Nuk ka të adhuruar me meritë veç Tij), Alejhi teuekkeltu (Vetëm Atij i mbështetem për arritjen e çdo të mire dhe për shpëtimin nga çdo e keqe), ue hue Rabbul Arshil Adhim(Ai është Zoti i Fronit madhështor). Froni është krijesa më e madhe e Allahut. Froni i Allahut ka përfshirë të gjitha krijesat. Zoti i këtij Froni është sigurisht dhe Zoti i gjithçkaje tjetër poshtë tij.Me ndihmën dhe mirësinë e Allahut të Lartësuar, përfundoi tefsiri i sures Teube. Allahut i takon lavdërimi në fillim dhe fund, haptazi dhe fshehtazi.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском