As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
التوبة
At-Tawbah
The Repentance · Medinan · 129 ayahs
9:1–2Page 187
بَرَآءَةٞ مِّنَ ٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦٓ إِلَى ٱلَّذِينَ عَٰهَدتُّم مِّنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ ١
[This is a declaration of] disassociation, from Allāh and His Messenger, to those with whom you had made a treaty among the polytheists.1
فَسِيحُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ أَرۡبَعَةَ أَشۡهُرٖ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّكُمۡ غَيۡرُ مُعۡجِزِي ٱللَّهِ وَأَنَّ ٱللَّهَ مُخۡزِي ٱلۡكَٰفِرِينَ ٢
So travel freely, [O disbelievers], throughout the land [during] four months but know that you cannot cause failure to Allāh and that Allāh will disgrace the disbelievers.
Deklarim nga Allahu dhe i Dërguari i Tij për çlirim nga çdo detyrim e marrëveshje e lidhur me idhujtarët. “Lëvizni(lirshëm)nëpër tokë për katër muaj, por dijeni se ju nuk mund t’i shpëtoni(ndëshkimit të) Allahut dhe se pa dyshim, Allahu ka për t’i poshtëruar mohuesit.” -Ky ishte një deklarim i qartë nga Allahu i Madhëruar dhe Profeti i Tij, drejtuar të gjithë idhujtarëve, se ata do të afatizoheshin për katër muaj. Gjatë kësaj kohe, ata mund të lëviznin lirisht, të sigurt nga besimtarët. Por pas katër muajve, nuk kishte më marrëveshje me ta. Sigurisht, këtu bëhej fjalë për ata idhujtarë me të cilët Profeti (a.s)nuk kishte lidhur ndonjë marrëveshje ose kishte pakt mosluftimi deri në katër muaj maksimumi. Ndërsa për ata me të cilët kishte marrëveshje me kohëzgjatje më të madhe se katër muaj, ishte i detyrueshëm respektimi i marrëveshjes deri në afatin e caktuar, nëse nuk i trembej tradhtisë nga ana e tyre, ose nëse ata nuk e shkelnin të parët paktin. Më pas, Allahu i Madhëruar i kërcënon të afatizuarit se, edhe pse kishin këtë pakt sigurie, ata kurrsesi nuk mund t’i shpëtonin Allahut dhe ndëshkimit të Tij. Çdokush që vazhdon në shirk, le ta dijë se Allahu i Lartësuar ka për ta poshtëruar. Nëse thelloheshin në këto ajete dhe në kërcënimin e tyre, kjo do të shërbente që ata të pranonin Islamin. Mund të refuzonin veçse ata të cilët i kishte pushtuar urrejtja, inati e armiqësia ndaj të vërtetës e besimit të pastër; vetëm të tillët mund të shpërfillnin kërcënimin e Allahut të Madhëruar.Leja për të luftuar. Pasi Profeti a.s. arriti një qëndrueshmëri në Medinë, Allahu i Madhëruar i dha ndihmën e Tij të madhe me anë të adhuruesve të Tij besimtarë, të cilët i dolën në krah. Ishte Allahu i Madhëruar që i bashkoi zemrat e atyre, të cilat deri dje kishin qenë të ndara nga armiqësia dhe mëritë mes njëri-tjetrit. Këta burra i dolën Profetit a.s. krah kundër çdo të ziu dhe të kuqi. Ata mbrojtën atë duke falur shpirtrat e tyre në rrugën e Allahut. Ata e deshënProfetin a.s. më shumë se prindërit, fëmijët dhe bashkëshortet e tyre. Profeti a.s. ishte përparësia kryesore, madje ishte më parësor edhe se shpirtrat e tyre. Ata u goditën dhe kërcënuan prej arabëve dhe hebrenjve, të bashkuar si një grusht i vetëm, duke përjetuar armiqësinë dhe egërsinë e luftës së tyre. Arabët dhe hebrenjtë mobilizuan njerëz nga të gjitha anët kundër këtij umeti të ri, por Allahu i Madhëruar vazhdonte t’i urdhëronte muslimanët të ishin të durueshëm, falës e të butë. Kjo ndodhi deri në momentin kur kjo bashkësi e brishtë u forcua dhe mori krah të mjaftueshëm. Atëherë Allahu i Lartësuar u lejoi atyre që të luftojnë. Them ua lejoi, por nuk i urdhëroi për luftë. Kështu në suren Haxh, ajeti 39, Allahu i Lartësuar thotë: “Atyre që janë sulmuar, u lejohet (që të mbrohen me luftë), sepse u është bërë padrejtësi dhe, në të vërtetë, Allahu është i Fuqishëm, që t’i ndihmojë…” Në lidhje me këtë, disa kanë thënë që ky lejim është bërë që në periudhën e Mekës, aq më tepër që kjo sure njihet si sure mekase. Megjithatë, ky qëndrim është i gabuar për shumë arsye. Së pari, është e sigurt që Allahu i Madhëruar nuk i lejoi besimtarëve të zhvillojnë luftë kur ishin ende në Mekë, sepse ata nuk kishin kurrfarë mundësie atje. Konteksti i ajetit tregon se leja është dhënë pas emigrimit dhe dëbimit nga shtëpitë e tyre, sepse Allahu i Lartësuar thotë në ajetin vijues të sures Haxh: “…ata, të cilët janë dëbuar nga vatrat e tyre vetëm pse thanë: “Zoti ynë është Allahu.” Këtu pa dyshim është fjala për muhaxhirët. Fjala e Allahut të Lartësuar në fillim të kësaj sureje: “Besimtarët dhe jobesimtarët grinden për Zotin e tyre…” flet rreth dy grupeve që u përballën në luftën e Bedrit (besimtarë dhe jobesimtarë).77 Në fund të kësaj sureje, Allahu i Madhëruar përdor thirrjen: “O ju që besoni”, stil ky i ajeteve që zbritën në Medinë, ndërsa thirrja: “O njerëz” përdoret në të dyja kategoritë e ajeteve (mekase dhe medinase). Pa dyshim që Allahu i Madhëruar ka urdhëruar për xhihad, i cili kryhet në disa forma, por urdhri për luftë me shpatë ka ndodhur veçse pas hixhretit. Për sa i përket xhihadit me argument dhe qartësim të së vërtetës, Allahu i Madhëruar urdhëroi për të që në Mekë, kur tha: “Prandaj, ti mos i dëgjo jobesimtarët e lufto kundër tyre me përpjekjet më të mëdha me të (me Kur’an).” (Furkan 52). Kjo sure pa dyshim, është sure e zbritur në epokën e Mekës, dhe xhihadi që zhvillohej në atë kohë ishte përcjellja e qartë dhe e argumentuar e të vërtetës te njerëzit. Nga ana tjetër, xhihadi që përmendet në suren Haxh përfshin në vetvete edhe xhihadin me shpatë. El Hakimiu sjell në “Mustedrak”, duke cituar Eameshin, i cili transmeton prej Muslim el Batinit, e ky prej Seid Ibn Xhubejrit, që citon Ibn Abasin: “Kur Profeti a.s. doli prej Mekës, Ebu Bekri tha: “E dëbuan Profetin e tyre! Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi! Kanë për t’u shkatërruar!” Atëherë Allahu i Madhëruar zbriti ajetet: “Atyre që sulmohen me luftë, u është dhënë leja të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejtësi…” (Haxh 39). Ky është ajeti i parë që zbriti rreth çështjes së luftës.77 Senedi i tij plotëson kushtet e Buhariut dhe Muslimit. Përmbajtja e sures tregon se në të ka ajete të zbritura në Mekë dhe ajete të zbritura në Medinë. Kështu për shembull, historia e ndërhyrjes së shejtanit duke shtuar në atë që lexoi Profeti është e tipit të Mekës. Megjithatë, Allahu e di më mirë. Urdhri për luftëPas këtij lejimi, vjen urdhërimi për luftë vetëm kundër atyre që i luftojnë muslimanët. Thotë Allahu i Lartësuar: “Luftojini, në rrugën e Zotit, ata që ju luftojnë ju!” (Bekare 190). Më pas vjen urdhri për të luftuar të gjithë idhujtarët. Atëherë, fillimisht luftimi ishte i ndaluar, pastaj u lejua e më pas u urdhërua vetëm kundër atyre që hapnin lufte ndaj muslimanëve, dhe pas kësaj u urdhërua kundër të gjithë idhujtarëve. Në medhhebin e imam Ahmedit ka dy mendime për sa i përket dispozitës së kësaj detyre: është farz ajn apo farz kifaje? Sipas mendimit më të njohur dhe më të përhapur, është farz kifaje. Por nëse duam të analizojmë dhe të dalim në një vendim më të pjekur, mund të themi se thelbi apo esenca e xhihadit në rrugën e Zotit është farz ajn, detyrë individuale që rëndon mbi çdo musliman, sipas prirjeve dhe mundësive të tij: qoftë me zemër, me fjalë, me pasuri, me dorë e fuqi. Kësisoj, çdo musliman e ka borxh e detyrë që të zhvillojë njërën prej këtyre formave të xhihadit. Për sa i përket pjesmarrjes në luftë me fizikun tënd, ajo është farz kifaje. Për çështjen e shpenzimit të pasurisë për luftë ka dy mendime, por më e sakta është se kjo është e detyrueshme, sepse urdhrat për të zhvilluar xhihad me fizik dhe me pasuri, nuk kanë mes tyre asnjë dallim a ndryshim në Kuran. I Madhëruari thotë: “Dilni në luftë, qofshi të fortë apo të dobët, të kamur apo të skamur, dheluftoni me pasurinë e jetën tuaj në rrugën e Allahut! Kjo është më mirë për ju, veç sikur ta dinit!” (Teube 41). Gjithashtu Allahu e ka lidhur ngushtë shpëtimin prej zjarrit të Xhehenemit, faljen e mbulimin e të metave, si dhe futjen në Xhenet me kryerjen e këtyre dy xhihadeve, kur thotë: “O besimtarë a doni t’ju drejtoj në një tregëti, e cila ju shpëton nga një dënim i dhembshëm?! Besojini Allahut dhe të Dërguarit të Tij, dhe luftoni në rrugën e Allahut me pasurinë dhe trupin tuaj. Kjo, nëse do ta dini, është më mirë për ju. Ai do t’ju falë gabimet tuaja dhe do t’ju shpjerë në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe në banesa të mrekullueshme në xhenetin e Adnit. Kjo është fitorja më e madhe. ” (Saf 10- 12). Zadul Mead, 3 / 84.
9:3Page 187
وَأَذَٰنٞ مِّنَ ٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦٓ إِلَى ٱلنَّاسِ يَوۡمَ ٱلۡحَجِّ ٱلۡأَكۡبَرِ أَنَّ ٱللَّهَ بَرِيٓءٞ مِّنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ وَرَسُولُهُۥۚ فَإِن تُبۡتُمۡ فَهُوَ خَيۡرٞ لَّكُمۡۖ وَإِن تَوَلَّيۡتُمۡ فَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّكُمۡ غَيۡرُ مُعۡجِزِي ٱللَّهِۗ وَبَشِّرِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِعَذَابٍ أَلِيمٍ ٣
And [it is] an announcement from Allāh and His Messenger to the people on the day of the greater pilgrimage1 that Allāh is disassociated from the disbelievers, and [so is] His Messenger. So if you repent, that is best for you; but if you turn away - then know that you will not cause failure to Allāh.2 And give tidings to those who disbelieve of a painful punishment.
Ky është kumtim nga Allahu dhe i Dërguari i Tij për të gjithë njerëzit(të mbledhur)në këtë ditë të Haxhit të Madh se Allahu dhe i Dërguari i Tij shkëpusin çdo marrëveshje me idhujtarët. -Allahu i Madhëruar u premtoi besimtarëve të Tij të sinqertë që do ta lartësonte dhe përhapte fenë e Tij dhe fjala e Tij do të triumfonte mbi gjithçka. Ai do të poshtëronte dhe shpartallonte armiqtë e besimtarëve, ata idhujtarë të cilët e dëbuan Profetin dhe besimtarët që e mbështetën atë nga Meka, nga Shtëpia e Shenjtë e Allahut. Ai do t’i dëbonte ata nga Hixhazi dhe do ta shkatërronte pushtetin e tyre në të. Kështu, triumf pas triumfi, Allahu i Madhëruar e ndihmoi Profetin e Tij, derisa Meka u çlirua. Idhujtarët dhe idhujtaria u shkatërrua dhe pushtetin në ato vende e morën në dorë besimtarët. Gjatë kohës së Haxhit të Madh, pikërisht ditën e Kurbanit, kur në Qabe ishin mbledhur besimtarë e idhujtarë nga të gjitha viset arabe, Profeti (a.s)urdhëroi lajmëtarin e tij që të deklaronte qartë dhe kuptueshëm se Allahu dhe i Dërguari i Tij do të distancoheshin nga çdo detyrim e marrëveshje me idhujtarët. Me kalimin e katër muajve, ata nuk do të kishin më marrëveshje me muslimanët, por kudo që do të kapeshin, do të vriteshin. Atyre iu kumtua, gjithashtu, që të mos i afroheshin më Xhamisë së Shenjtë pas këtij viti. Ishte viti i 9-të i hixhretit, vit kur Ebu Bekri kreu haxhin. Ndërsa kumtuesi i këtij mesazhi të Profetit (a.s)ishte Ali Ibn Ebi Talibi.Pastaj Allahu i Madhëruar nxit idhujtarët që të pendohen dhe i kërcënon ashpër që të mos vazhdojnë në shirkun e tyre:Nëse pendoheni do të ishte më mirë për ju. Por, nëse i ktheni shpinën, ta dini se kurrë nuk mund t’i shpëtoni (ndëshkimit të)Allahut. -Kuptimi: Ju nuk mund t'i shpëtoni kurrë ndëshkimit të të Madhërishmit. E si mund t’i fshiheni Allahut, kur ju jeni tërësisht në dorë të Tij?! Ai i ka të tëra fuqitë dhe mundësitë që të dërgojë mbi ju robërit e Tij adhurues, për t’ju ndëshkuar me duart e tyre që në këtë dynja. Ndërsa ndëshkimi i ahiretit është më i hidhur dhe më i dhembshëm.Kërcënoji ata që mohojnë me një dënim të dhembshëm! -Ndëshkimi i tyre është torturues. Në dynja i pret vrasja robërimi e dëbimi, ndërsa në ahiret i pret Zjarri, vendi më i keq dhe më i dhembshëm.Ibn Ishaku tregon: “Pas kthimit nga Tebuku, Profeti a.s. qëndroi në Medinë pjesën e mbetur të ramazanit, shevalin dhe dhul kiden. Pastaj dërgoi Ebu Bekrin në krye të muslimanëve, në vitin e 9-të, për të kryer haxhin, ndërkohë që haxhin do ta zhvillonin edhe idhujtarët. Ebu Bekri dhe besimtarët u nisën.” Ibn Sadi thotë ai u nis në krye të 300 burrave nga Medina. Profeti a.s. i dha për rrugë njëzet deve, të cilat ai i shënoi vetë me dorën e tij a.s. Gjatë rrugës për to do të kujdesej Naxhijeh Ibn Xhundub el Eslemi. Ndërsa Ebu Bekri përgatiti pesë deve nga ana e vet. Ibn Ishaku na tregon se gjatë kësaj kohe zbritën ajetet e sures Teube, që lajmërojnë prishjen e paktit mes Profetit a.s. dhe idhujtarëve. Menjëherë pas karvanit, u nis Ali Ibn Ebu Talibi, hipur në devenë e Profetit a.s., që quhej El Adbae. Ibn Sadi rrëfen: “Kur Ebu Bekri mbërriti në El Arxhe (Ibn Aidhi thotë: “Kur mbërriti në Dexhenan”) i shkoi Aliu mbi devenë ‘Adbae’. Kur Ebu Bekri e pa, i tha: “Komandant apo i komanduar?” Aliu i tha: “I komaduar”. Pastaj vazhduan rrugën. Më tej, Ebu Bekrin pyet Aliun: “A të caktoi Profeti a.s. që të udhëheqësh haxhin?” – “Jo, – i tha Aliu, por më dërgoi që të njoftoj njerëzit se pakti mes Profetit a.s. dhe idhujtarëve ka marrë fund.” Kështu ishte Ebu Bekri që udhëhoqi njerëzit në kryerjen e haxhit. Ndërsa ditën kur bëhen kurbanet, pikërisht në vendin ku kryhet riti i “gjuajtjes me gurë”, Aliu filloi t'u përcillte njerëzve mesazhin e Profetit a.s. Ai i njoftoi të gjithë se marrëveshja tashmë ishte prishur. Ai tha: “O njerëz! Mohuesit e Zotit nuk kanë për të hyrë në Xhenet. Pas këtij viti, nuk ka për të bërë haxh asnjë idhujtar. Nuk ka për t’u lejuar tavafi rreth Qabes izhveshur. Çdokujt që ka pakt me Profetin a.s., do t'i plotësohet deri në kohën e përcaktuar.”.” El Humejdi thotë: “Na ka treguar Sufjani, se i ka rrëfyer Zejd Ibn Jutheju: “Ne e kemi pyetur Aliun: “Për çfarë u dërgove në atë haxh?” Ai tha: “Unë u dërgova për të përcjellë katër çështje: (1) Në Xhenet do të hyjë veçse shpirti besimtar; (2) nuk do të lejohej më tavafi rreth Qabes i zhveshur; (3) në Xhaminë e Shenjtë nuk do të lejoheshin më të bashkoheshin besimtarët dhe qafirët, pas atij viti; (4) dhe çdokujt që kishte marrëveshje me Profetin a.s., do t'i respektohej ajo deri në afatin e caktuar, ndërsa për ata që nuk kishin marrëveshje me Profetin, afati i tyre do të ishte katër muaj.” Në dy Sahih-ët ndodhet rrëfimi i Ebu Hurejrës, që ka thënë: “Gjatë atij haxhi, Ebu Bekri më dërgoi bashkë me disa zëdhënës të tjerë, për të përhapur një lajm të rëndësishëm në Mina, ditën e kurbaneve. Lajmi ishte: “Pas këtij viti, nuk ka për të bërë më haxh asnjë idhujtar. Askush nuk ka për të bërë më tavaf i zhveshur.” Pastaj Profeti a.s. dërgoi edhe Ali Ibn Ebu Talibin, duke e urdhëruar që t’u përcillte njerëzve se marrëveshja kishte marrë fund. Aliu, ashtu si ne, lajmëronte njerëzit në Mina, gjatë ditës së kurbaneve: “Pas këtij viti, nuk do të lejohet më të kryejë më haxhin asnjë idhujtar. Askush nuk do të bëjë më tavaf i zhveshur.” Nga kjo histori kuptohet se, dita e quajtur në ajet si “dita e Haxhit të Madh" ishte dita e kurbaneve, pikërisht kur u shpall fundi i marrëveshjes mes Profetit a.s. dhe idhujtarëve. Dijetarët kanë mendime të ndryshme rreth haxhit të Ebu Bekër el Siddikut se a ishte ky, Haxhi që rrëzoi detyrën apo Haxhi i Lamtumirës, që ai e kreu së bashku me Profetin a.s.? Në fakt, mendimi më i saktë është i dyti. Kjo çështje varet nga përgjigjja e dy pyetjeve të tjera. Së pari, kur u bë i detyrueshëm haxhi për muslimanët? A u bë detyrë ai para Haxhit të Lamtumirës? Së dyti, po haxhi i Ebu Bekrit, kur u zhvilllua? Në muajin dhul hixhe, apo u bë në muajin dhul kide, për shkak të vonesave dhe ndryshimit të muajve që bënin idhujtarët, me injorancën e tyre? Sipas Muxhahidit, por të tjerëve, Profeti a.s. nuk e vonoi asnjë vit kryerjen e haxhit, që nga çasti kur u bë detyrë. Ai e kreu atë pikërisht në vitin që haxhi u bë i detyrueshëm. Ky variant përputhet pikërisht me udhëzimin dhe traditën e tij të ndritur. Ata që pretendojnë se haxhi u bë i detyrueshëm më parë, në vitin e 6-të, apo të 7-të, apo të 8-të, apo të 9-të, nuk kanë qoftë dhe një argument të vetëm. Ata që thonë se haxhi u bë detyrë në vitin e 6-të nuk kanë argument më të fortë se ajeti kuranor: “Kryeni haxhin dhe umren për hir të Allahut! Nëse në këtë rrugë pengoheni, atëherë therni kurban, sipas mundësisë, dhe mos i rruani kokat tuaja, derisa të arrijë kurbani në vend! Cilido prej jush që është i sëmurë ose që ka ndonjë plagë në kokë (dhe si i tillë, nuk mund ta rruajë kokën), le ta zëvendësojë me agjërim, lëmoshë ose kurban. Kur të jeni të sigurt (nga armiqtë), ai që prej jush kryen umren deri në haxh, le të therë kurban, sipas mundësisë. Ndërsa ai që nuk ka mundësi, është i detyruar të agjërojë tri ditë në haxh dhe shtatë ditë pas kthimit nga haxhi; këto janë dhjetë ditë të plota. Kjo është për ata që nuk banojnë në Mekë. Ta keni frikë Allahun dhe dijeni se Ai dënon ashpër.” (Bekare 196). Është e vërtetë që ky ajet zbriti ditën e Hudejbijes, në vitin e gjashtë pas Hixhretit, por në këtë ajet nuk kemi të bëjmë me një urdhër për të kryer haxhin, por me një urdhër për ta plotësuar haxhin dhe umren, nëse e kemi nisur. Kurse ajeti që ka bërë të detyruar haxhin është ky: “... Për hir të Allahut, është detyrë për njerëzit vizita e Shtëpisë, për atë që ka mundësi të shkojë tek ajo. Kush nuk beson (këtë dispozitë) le ta dijë se, Allahu nuk ka nevojë për botën.” (Al Imran 97). Ky ajet zbriti gjatë kohës të delegacioneve, domethënë nga fundi i vitit të 9-të. Zadul mead vëll 3.
9:4Page 187
إِلَّا ٱلَّذِينَ عَٰهَدتُّم مِّنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ ثُمَّ لَمۡ يَنقُصُوكُمۡ شَيۡـٔٗا وَلَمۡ يُظَٰهِرُواْ عَلَيۡكُمۡ أَحَدٗا فَأَتِمُّوٓاْ إِلَيۡهِمۡ عَهۡدَهُمۡ إِلَىٰ مُدَّتِهِمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلۡمُتَّقِينَ ٤
Excepted are those with whom you made a treaty among the polytheists and then they have not been deficient toward you in anything or supported anyone against you; so complete for them their treaty until their term [has ended]. Indeed, Allāh loves the righteous [who fear Him].
Përjashtim bëjnë vetëm ata idhujtarë, me të cilët kishit lidhur marrëveshje dhe që nuk e kanë shkelur atë dhe nuk kanë ndihmuar asnjë kundër jush. -Ai ishte një distancim nga të gjithë idhujtarët, përveç atyre me të cilët kishte pakt për një afat kohe më të gjatë (se katër muaj) dhe që nuk e kishin shkelur këtë marrëveshje, sepse i Madhëruari thotë: “....që nuk e kanë shkelur atë dhe nuk kanë ndihmuar asnjë kundër jush.”. Domethënë, marrëveshja vlente edhe për aq kohë sa ata vazhdonin t'u përmbaheshin me besnikëri kushteve. Për këtë kategori, i Lartësuari thotë:Prandaj, përmbushini edhe ju detyrimet me ta deri në afatin e caktuar! Vërtet, Allahu i do të devotshmit. -Allahu i Madhëruar i do të devotshmit, të cilët i plotësojnë me korrektësi dhe sinqeritet urdhëresat e Tij, i ruhen shirkut, tradhëtisë dhe pabesisë, i ruhen ndëshkimit dhe zemërimit të Tij dhe tregohen të kujdesshëm ndaj gjynaheve.
9:5Page 187
فَإِذَا ٱنسَلَخَ ٱلۡأَشۡهُرُ ٱلۡحُرُمُ فَٱقۡتُلُواْ ٱلۡمُشۡرِكِينَ حَيۡثُ وَجَدتُّمُوهُمۡ وَخُذُوهُمۡ وَٱحۡصُرُوهُمۡ وَٱقۡعُدُواْ لَهُمۡ كُلَّ مَرۡصَدٖۚ فَإِن تَابُواْ وَأَقَامُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَوُاْ ٱلزَّكَوٰةَ فَخَلُّواْ سَبِيلَهُمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٞ ٥
And when the inviolable months1 have passed, then kill the polytheists wherever you find them and capture them and besiege them and sit in wait for them at every place of ambush. But if they should repent, establish prayer, and give zakāh, let them [go] on their way. Indeed, Allāh is Forgiving and Merciful.
Pasi të kalojnë muajt e ndaluar -Këtu bëhet fjalë për afatin katërmujor të lehtësimit. Domethënë, pasi të mbarojnë këta katër muaj, - ose kur të mbarojë koha e marrëveshjes, për ata që kanë marrëveshje më të gjatë se katër muaj, - atëherë për ta nuk ka vlerë më asnjë marrëveshje, prandaj:...luftojini idhujtarët kudo që t’i gjeni, kapini, rrethojini dhe u zini pritë në çdo shteg! -Kur nuk ka marrëveshje mes jush ose kur afati i marrëveshjes përfundon, luftojini idhujtarët kudo që t’i zini, në çdo kohë dhe në çdo vend. Vritini, robërojini dhe kufizojini ata. Mos lejoni që të zgjerohet pushteti i tyre në tokë. Allahu e krijoi tokën për të qenë vend adhurimi i robërve të Tij, prandaj këta idhujtarë nuk e meritojnë të jenë banorë e sundues të saj. Ata nuk meritojnë të kenë nën sundim asnjë pëllëmbë prej kësaj toke. Toka është e Allahut dhe ata janë armiqtë e Tij dhe kundërshtarë të Profetit të Tij. Ata i mohojnë Profetët dhe shpalljet e Zotit dhe duan ta zhveshin tokën nga adhurimi i Zotit dhe feja e Tij e drejtë. Por Allahu i Madhëruar dëshiron që ta përkryejë fenë e Tij, edhe pse këtë e urrejnë mohuesit dhe idhujtarët. Allahu i Madhëruar thotë: “u zini pritë në çdo shteg...”, pra, u zini pritë në çdo shteg e luginë ku ata kalojnë. Jini vigjilentë e të qëndrueshëm në xhihadin kundër tyre dhe shpenzoni çdo gjë që kini në këtë luftë. Kështu vazhdoni, derisa ata të pendohen dhe të kthehen në fenë e të Madhërishmit:Në qoftë se pendohen, falin namazin rregullisht dhe japin zekatin, atëherë u hapni rrugë! -Nëse ata largohen nga idhujtaria, falin namazin, duke plotësuar të gjitha detyrimet dhe hakun e tij, dhe i japin zekatin atij që e meriton, atëherë lejojini dhe çlironi rrugën e tyre, sepse kështu ata do të jenë si ju. Në këtë rast, atyre u takon ajo që ju takon juve dhe ata janë të ngarkuar me atë që jeni ngarkuar edhe ju.Me të vërtetë, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Allahu fal edhe idhujtarinë e çdo gjynah tjetër më të vogël, nëse njerëzit pendohen. Duke ua mundësuar dhe lehtësuar rrugën e pendimit, Ai i ka mëshiruar ata. Ai u mundëson që të pendohen dhe, me bujarinë dhe mirësinë e Tij, ua pranon pendimin, madje i shpërblen pa masë për të. Nga ky ajet kuptohet, gjithashtu, se kushdo që e lë namazin dhe zekatin luftohet (nga shteti islam) derisa t’i plotësojë ato. Kështu e argumentoi edhe Ebu Bekri luftën kundër atyre që nuk pranonin të jepnin zekatin.
9:6Page 187
وَإِنۡ أَحَدٞ مِّنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ ٱسۡتَجَارَكَ فَأَجِرۡهُ حَتَّىٰ يَسۡمَعَ كَلَٰمَ ٱللَّهِ ثُمَّ أَبۡلِغۡهُ مَأۡمَنَهُۥۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ قَوۡمٞ لَّا يَعۡلَمُونَ ٦
And if any one of the polytheists seeks your protection, then grant him protection so that he may hear the words of Allāh [i.e., the Qur’ān]. Then deliver him to his place of safety. That is because they are a people who do not know.
Në ajetet e mësipërme Allahu i Madhëruar tha: “Pasi të kalojnë muajt e ndaluar, luftojini idhujtarët kudo që t’i gjeni, kapini, rrethojini dhe u zini pritë në çdo shteg.” Ky ishte një urdhër i përgjithshëm, i cili duhej të zbatohej mbi të gjithë të përshkruarit, e në çdo gjendje. Por, përmes këtyre ajeteve në vijim, Allahu i Lartësuar na shpjegon se, nëse është i dobishëm afrimi i ndonjë mohuesi, atëherë kjo është e lejueshme, madje mund të bëhet edhe detyrë në donjë rast. Prandaj Allahu i madhëruar thotë:Nëse ndonjë idhujtar të kërkon mbrojtje, ti strehoje atë, në mënyrë që të mund të dëgjojë fjalët e Allahut e më pas, përcille deri në vendin ku mund të jetë i sigurt! -Nëse ndonjë idhujtar të kërkon që ta strehosh dhe ta mbrosh nga ndonjë rrezik, jepja atë që ai kërkon. Një vepër e tillë është e lejueshme, nëse ajo mundëson që ai të dëgjojë fjalën e Allahut dhe të shikojë jetën e mrekullueshme të muslimanëve, të cilët e zbatojnë Islamin në jetën e tyre. Nëse atij i mundësohet të shohë mirësinë e të jetuarit sipas Islamit, kjo mund të bëhet shkak për udhëzimin e tij. Kjo është një dobi shumë e madhe, prandaj i Madhëruari thotë: “...ti strehoje atë, në mënyrë që të mund të dëgjojë fjalët e Allahut e më pas, përcille deri në vendin ku mund të jetë i sigurt!” Më pas, nëse ai pranon Islamin, kjo do të ishte e mrekullueshme, e nëse jo, atëherë dërgojeni atë në një vend ku ai është i sigurt.Kështu vepro, sepse ata janë njerëz që nuk dinë! -Këta janë urdhrat e Allahut të Madhërishëm, i Cili është i Urtë dhe i Gjithëmëshirshëm. Ai na urdhëron kështu, sepse mohuesit janë njerëz që nuk dinë, dhe ndoshta mohimi i tyre vjen për shkak të paditurisë dhe paqartësive të tyre. Nëse ata përjetojnë dhe shohin nga afër Islamin dhe besimtarët, ata pa dyshim do ta zgjedhin dhe pranojnë këtë fe për veten e tyre. Kjo është arsyeja që Allahu i Madhëruar e urdhëroi Profetin e Tij - dhe nëpërmjet Tij, të gjithë umetin, - që ta strehojnë dhe mbrojnë këdo që kërkon të dëgjojë fjalën e Allahut. Ky ajet është një argument i qartë dhe i kthjellët që tregon se Kur'ani është fjala Allahut dhe se ai nuk është i krijuar. Është vetë Allahu që ka folur me këtë Kur'an, dhe Ai e prezanton atë si një atribut të Tij, duke thënë: “Kelâmull-llâh” - “Fjala e Allahut”, pra, Fjala të cilën Ai e ka folur. Kështu ne besojmë se Kur'ani nuk është i krijuar, por është atribut i Allahut, pra, është Fjalë e Allahut, ndryshe nga çfarë thonë mu'tezilitë, që pretendojnë se Kur'ani është i krijuar. Argumentet që tregojnë se Kur'ani është Fjala e Allahut janë të shumta, por nuk është ky vendi i përmendjes së tyre në mënyrë shteruese.
9:7Page 188
كَيۡفَ يَكُونُ لِلۡمُشۡرِكِينَ عَهۡدٌ عِندَ ٱللَّهِ وَعِندَ رَسُولِهِۦٓ إِلَّا ٱلَّذِينَ عَٰهَدتُّمۡ عِندَ ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِۖ فَمَا ٱسۡتَقَٰمُواْ لَكُمۡ فَٱسۡتَقِيمُواْ لَهُمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلۡمُتَّقِينَ ٧
How can there be for the polytheists a treaty in the sight of Allāh and with His Messenger, except for those with whom you made a treaty at al-Masjid al-Ḥarām? So as long as they are upright toward you,1 be upright toward them. Indeed, Allāh loves the righteous [who fear Him].
Në këtë ajet shprehet urtësia që përmbante urdhri i Allahut për t'u distancuar nga idhujtarët. I Lartësuari thotë:Si mund të kenë idhujtarët besëlidhje me Allahun dhe të Dërguarin e Tij?! -Mos vallë e pranuan fenë, që Zoti ua bëri detyrë? Mos vallë i lanë të qetë Profetin e Zotit dhe besimtarët në zbatimin dhe përhapjen e fesë së Zotit? Asgjë nga këto nuk bënë, madje përkundrazi, ata e luftonin me çdo mjet të vërtetën dhe përhapnin të kotën e shkatërrimin. Për këto arsye, ata e meritonin që Allahu i Madhëruar, Profeti i Tij dhe besimtarët të distancoheshin prej tyre. Ata nuk meritonin aspak t’u jepej siguri prej Allahut dhe Profetit të Tij. Përjashtim bënte veçse një kategori, për të cilët Allahu i Madhëruar thotë:Përjashtim bëjnë vetëm ata, me të cilët ju keni lidhur marrëveshje pranë Xhamisë së Shenjtë. -Duke qenë se pakti me ta u nënshkrua në një vend të bekuar, ai duhej që të respektohej. I Madhëruari thotë:Përderisa ata u përmbahen marrëveshjeve, përmbajuni edhe ju! Allahu i do të devotshmit. -Kjo ka disa kushte, që nëse ata i shkelin, atëherë nuk ka më vlerë pakti me ta.
9:8Page 188
كَيۡفَ وَإِن يَظۡهَرُواْ عَلَيۡكُمۡ لَا يَرۡقُبُواْ فِيكُمۡ إِلّٗا وَلَا ذِمَّةٗۚ يُرۡضُونَكُم بِأَفۡوَٰهِهِمۡ وَتَأۡبَىٰ قُلُوبُهُمۡ وَأَكۡثَرُهُمۡ فَٰسِقُونَ ٨
How [can there be a treaty] while, if they gain dominance over you, they do not observe concerning you any pact of kinship or covenant of protection? They satisfy you with their mouths, but their hearts refuse [compliance], and most of them are defiantly disobedient.
Si mund të kenë besë ata, të cilët, nëse ju mundin, nuk përfillin as farefisni e as marrëveshje me ju?! -Ata nuk kanë asnjë të drejtë që të kërkojnë pakt dhe siguri prej muslimanëve, sepse janë njerëz të pabesë, që nuk iu qëndrojnë asnjëherë pakteve. E si kërkojnë pakt ata të cilët, nëse ju mundin, nuk përfillin as farefisni e as marrëveshje me ju?! Nëse ata marrin epërsi ushtarake e numerike ndaj jush, atëherë nuk njohin më as kufij dhe as të drejta, nuk njohin më farefis apo marrëveshje me ju. Ata nuk i frikësohen Allahut në trajtimin tuaj, madje do t’ju ndëshkojnë ashpër dhe pa mëshirë. Kështu do të trajtoheni prej tyre, nëse marrin epërsi mbi ju. Kurrë mos u mashtroni nga mirësjellja e tyre atëherë kur ju jeni më të fuqishëm sesa ata. Kur ju jeni të fuqishëm është normale që:Ata ju bëjnë lajka me fjalë, kurse me zemër ju kundërshtojnë fort. -Ata thjesht ju bëjnë qejfin në fjalë, por me zemër nuk duan drejtësi dhe respekt për ju. Ata janë në realitet armiqtë tuaj të përbetuar.Shumica e tyre janë të ligj. -Ata nuk kanë fe, që t’i nënshtrohen dhe t'i përmbahen. Ata nuk kanë as burrëri dhe personalitet, që t'i qëndrojnë fjalës dhe marrëveshjeve. Gjithçka që dëshirojnë është përbushja e interesave të kësaj dynjaje dhe epsheve të tyre pa fre.
9:9–10Page 188
ٱشۡتَرَوۡاْ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ ثَمَنٗا قَلِيلٗا فَصَدُّواْ عَن سَبِيلِهِۦٓۚ إِنَّهُمۡ سَآءَ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ٩
They have exchanged the signs of Allāh for a small price and averted [people] from His way. Indeed, it was evil that they were doing.
لَا يَرۡقُبُونَ فِي مُؤۡمِنٍ إِلّٗا وَلَا ذِمَّةٗۚ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُعۡتَدُونَ ١٠
They do not observe toward a believer any pact of kinship or covenant of protection. And it is they who are the transgressors.
Ata i shkëmbejnë ajetet e Allahut me një vlerë fare të vogël dhe pengojnë njerëzit nga rruga e Tij. Të shëmtuara janë veprat e tyre. Ndaj besimtarëve ata nuk respektojnë as farefisni e as marrëveshje. Pikërisht ata janë të shfrenuarit. -Ata preferojnë pasuritë e përkohshme dhe të pavlera të kësaj dynjaje kundrejt besimit në Allahun dhe në Profetin e Tij. Kështu, ata privojnë veten nga rruga e drejtë, por edhe të tjerët. Për hir të synimeve të tyre, ata nuk njohin kufij dhe masë. Nëse i pengon, je armiku i tyre dhe meriton të ndëshkohesh. Nuk ka marrëveshje që mund t'i bëjë të jenë besnikë e të përmbajtur. Urrejtja për fenë dhe besimtarët është bërë ves i tyre. Kuptojeni mirë, o besimtarë, se shkaku përse ata ju urrejnë është besimi juaj te Zoti dhe nënshtrimi për ta adhuruar Atë sipas shpalljes së Tij. Prandaj luftoni, që të mbroni fenë tuaj! Këdo që tregon armiqësi ndaj jush dhe fesë suaj konsiderojeni si armik, ndërsa ata që ju ndihmojnë dhe e duan fenë tuaj konsiderojini si miq e aleatë, që duhen mbështetur. Ky le të jetë gjykimi juaj i vazhdueshëm për aleancat dhe marrëveshjet që bëni! Mos lejoni kurrë që aleanca, miqësia dhe dashuria juaj të jenë emocionale dhe të pabazuara në urtësi e njohje të saktë. Nuk duhet të lejoni emocionet personale të ndikojnë në gjykimin për marrëdhëniet me armiqtë tuaj. Egoja ju nxit shpesh për ligësi, prandaj duhet të gjeni udhëzimin dhe drejtësinë në porositë e Zotit tuaj.
9:11Page 188
فَإِن تَابُواْ وَأَقَامُواْ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَوُاْ ٱلزَّكَوٰةَ فَإِخۡوَٰنُكُمۡ فِي ٱلدِّينِۗ وَنُفَصِّلُ ٱلۡأٓيَٰتِ لِقَوۡمٖ يَعۡلَمُونَ ١١
But if they repent, establish prayer, and give zakāh, then they are your brothers in religion; and We detail the verses for a people who know.
Megjithatë, nëse ata pendohen, falin rregullisht namazin dhe japin zekatin, atëherë janë vëllezërit tuaj në besim. -Nëse pendohen për shirkun dhe kthehen në besimin e pastër, i cili i nënshtron ata që të falin namazin dhe të japin zekatin, atëherë ata janë vëllezërit tuaj në fe dhe si të tillë duhet t’i trajtoni, duke harruar armiqësitë e vjetra të nxitura nga idhujtaria. Duke u bashkuar dhe vëllazëruar, do të jeni adhurues të vërtetë të Allahut. Pasi shtjelloi me imtësi këto dispozita, duke nxjerrë urtësitë dhe rregullat e mrekullueshme të fshehura mes tyre, Allahu i Madhëruar vijon dhe thotë:Kështu i sqarojmë Ne argumentet për njerëzit e ditur. -Në këtë mënyrë i qartësojmë ajetet dhe ligjet për ata që dinë. Dijetarët janë ata që i kuptojnë siç duhet ajetet dhe ligjet e Zotit. Përmes tyre mësohet Islami dhe sqarohen kuptueshëm dispozitat dhe ligjet e fesë islame. O i Adhuruari ynë, na bëj nga ata që kanë dituri të saktë dhe të dobishme dhe që punojnë me sinqeritet sipas kësaj diturie! Të lutemi të na e dhurosh këtë gjë me mëshirën Tënde, me bujarinë, butësinë dhe mirësinë Tënde!
9:12Page 188
وَإِن نَّكَثُوٓاْ أَيۡمَٰنَهُم مِّنۢ بَعۡدِ عَهۡدِهِمۡ وَطَعَنُواْ فِي دِينِكُمۡ فَقَٰتِلُوٓاْ أَئِمَّةَ ٱلۡكُفۡرِ إِنَّهُمۡ لَآ أَيۡمَٰنَ لَهُمۡ لَعَلَّهُمۡ يَنتَهُونَ ١٢
And if they break their oaths after their treaty and defame your religion, then combat the leaders of disbelief, for indeed, there are no oaths [sacred] to them; [fight them that] they might cease.
Në ajetet e mësipërme Allahu i Madhëruar na udhëzon që, nëse idhujtarët u qëndrojnë korrekt marrëveshjeve dhe pakteve, edhe ne duhet t'u përmbahemi atyre. Në vijim, i Madhëruari thotë:Por nëse pas lidhjes së marrëveshjes, ata e shkelin zotimin e tyre dhe sulmojnë fenë tuaj, atëherë luftoni kundër krerëve të mohimit - sepse ata vërtet nuk kanë besë - me qëllim që të frenohen. -Nëse ata ju luftojnë ose ndihmojnë të tjerët në luftën kundër jush, duke cenuar pikat e marrëveshjes dhe, ajo që është më e keqja, duke u tallur dhe duke ju fyer në fenë tuaj, atëherë e gjitha kjo konsiderohet si shkelje e paktit. Këtu përfshihen të gjitha llojet e fyerjeve dhe talljeve me fenë e Zotit dhe me Kur'anin. Atëherë, përfundimi është: luftoni kundër krerëve të mohimit, - sepse ata vërtet nuk kanë besë, - që të frenohen nga veprat e tyre! Luftojini udhëheqësit e mohimit, të cilët, nga njëra anë fyejnë dhe shpifin për fenë e Zotit dhe, nga ana tjetër, reklamojnë dhe mbështesin rrugën e Shejtanit! Allahu i Lartësuar e theksoi këtë kategori, duke i përmendur krerët e kufrit në mënyrë të veçantë, për shkak të krimit të madh dhe të shëmtuar që ata kryejnë dhe për faktin se të tjerët janë pasues të tyre dhe ndikohen nga ata. Ajeti tregon se të gjithë ata që fyejnë dhe shpifin rreth fesë së Zotit dhe dalin si kundërshtarë të hapur të saj konsiderohen si krerë të mosbesimit. Për të tillë njerëz, i Lartësuari thotë: “ata vërtet nuk kanë besë”. Ata janë njerëz që nuk u qëndrojnë premtimeve dhe pakteve të nënshkruara. Ata nuk dinë gjë tjetër veç tradhtisë dhe pabesisë. Ata gjithmonë i shkelin marrëveshjet, prandaj nuk mund t’u zihet besë. Urdhri për t'i luftuar të tillë njerëz është dhënë, me qëllim që, ashtu sikurse thotë i Lartësuari: ata të frenohen. Duke i luftuar, mbase ata do të reshtin së fyeri e shpifur kundër fesë. Ndoshta ata ulen dhe mendojnë me qetësi, dhe kjo mund të bëhet shkak që të kthehen në Islam. Në vijim, Allahu i Madhëruar i nxit besimtarët për të luftuar këta tradhtarë të pabesë, duke përmendur disa nga veprat e tyre, që e bëjnë të detyrueshme këtë luftë:
9:13Page 188
أَلَا تُقَٰتِلُونَ قَوۡمٗا نَّكَثُوٓاْ أَيۡمَٰنَهُمۡ وَهَمُّواْ بِإِخۡرَاجِ ٱلرَّسُولِ وَهُم بَدَءُوكُمۡ أَوَّلَ مَرَّةٍۚ أَتَخۡشَوۡنَهُمۡۚ فَٱللَّهُ أَحَقُّ أَن تَخۡشَوۡهُ إِن كُنتُم مُّؤۡمِنِينَ ١٣
Would you not fight against a people who broke their oaths and determined to expel the Messenger, and they had begun [the attack upon] you the first time? Do you fear them? But Allāh has more right that you should fear Him, if you are [truly] believers.
A do të ngurroni ju të luftoni një popull që i shkel zotimet e veta dhe që synon të dëbojë të Dërguarin, dhe kur, në fakt, ishin ata që ju sulmuan të parët? -Ata shkelin marrëveshjet me ju dhe duan të dëbojnë Profetin, ndërkohë që janë të detyrueshme respekti, ndihma dhe mbështetja për të Dërguarin e Zotit. Përveç këtyre, “ishin ata që ju sulmuan të parët”. Ata e prishën marrëveshjen dhe u bashkuan me armiqtë tuaj. Këtu bëhet fjalë për tradhtinë e kurejshve, të cilët kishin pakt me Profetin, por e cenuan atë. Kurejshët u bashkuan me fisin e Beni Bekër, kundër aleatëve të Profetit (a.s), siç ishte fisi Huza'ah, sikurse thuhet në librat e historisë.Mos vallë keni frikë prej tyre? Është Allahu Ai që e meriton më shumë që ju t’i frikësoheni, nëse jeni besimtarë. -Mos vallë, i keni frikë, që nuk i luftoni?! Nëse jeni besimtarë të vërtetë, duhet t'i frikësoheni më shumë Allahut të Madhërishëm. Frika ndaj Tij tregohet me zbatimin e urdhrave të Tij. Ai ju urdhëron që të luftoni kundër tyre, madje e përforcon shumë këtë urdhër. Nëse jeni besimtarë, atëherë duhet të zbatoni këtë urdhër. Ju, si besimtarë që jeni, nuk lejohet t'i frikësoheni askujt dhe ta lini pa zbatuar këtë urdhër të Allahut. Në vijim, i Madhëruari urdhëron për luftë kundër tyre dhe përmend mirësitë e shumta që vijnë me zbatimin e këtij urdhri. Të gjitha këto shërbejnë si inkurajim, që të gjallërojnë vullnetin e besimtarëve për luftë kundër armikut të tyre. I Lartësuari thotë:
9:14Page 189
قَٰتِلُوهُمۡ يُعَذِّبۡهُمُ ٱللَّهُ بِأَيۡدِيكُمۡ وَيُخۡزِهِمۡ وَيَنصُرۡكُمۡ عَلَيۡهِمۡ وَيَشۡفِ صُدُورَ قَوۡمٖ مُّؤۡمِنِينَ ١٤
Fight them; Allāh will punish them by your hands and will disgrace them and give you victory over them and satisfy the breasts [i.e., desires] of a believing people
Luftojini ata, që Allahu t’i ndëshkojë ashpër me duart tuaja, t’i poshtërojë, t’ju dhurojë fitoren mbi ta,... -Allahu do t’i ndëshkojë ata me duart tuaja, duke i vrarë e shfarosur. Ata do të vuajnë ndëshkimin dhe poshtërimin kur të shohin triumfin tuaj, të dhuruar nga Allahu. Ata e meritojnë plotësisht të poshtërohen dhe që të përdoret çdo mënyrë për të arritur këtë qëllim. Dhe, vërtet, Allahu i Madhëruar e bëri realitet premtimin e dhënë Profetit. Ai u dha fitoren besimtarëve. Përmes kësaj fitoreje, Allahu shëroi dhe qetësoi zemrat e besimtarëve:
9:15Page 189
وَيُذۡهِبۡ غَيۡظَ قُلُوبِهِمۡۗ وَيَتُوبُ ٱللَّهُ عَلَىٰ مَن يَشَآءُۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ ١٥
And remove the fury in their [i.e., the believers'] hearts. And Allāh turns in forgiveness to whom He wills; and Allāh is Knowing and Wise.
...të shërojë shpirtrat e besimtarëve dhe ta largojë hidhërimin nga zemrat e tyre! -Zemrat e besimtarëve janë të mbushura me urrejtje e zemërim kundër mohuesve të Zotit, të cilët kalojnë çdo kufi me shkeljen e të gjitha të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, prandaj lufta dhe vrasja e mohuesve i lehtëson dhe shëron zemrat e tyre prej zemërimit e urrejtjes. Luftimi dhe eliminimi i atyre që luftojnë Allahun dhe Profetin e Tij, të cilët përpiqen të shuajnë dritën e Allahut, i gëzon dhe i qetëson besimtarët e vërtetë. Kjo tregon se Allahu i Madhëruar i do besimtarët e Tij dhe kujdeset për ndjenjat dhe qetësimin e shpirtrave të tyre nga zemërimi, urrejtja dhe trishtimi që i rëndon ata, madje ky është një nga qëllimet kryesore të Sheriatit.Allahu ia pranon pendimin atij që do. -Me urtësinë dhe mëshirën e Tij të gjerë, Allahu i Madhëruar bën të mundur që një pjesë e mohuesve që kanë luftuar të vërtetën, të pendohen dhe Ai t'ua zgjerojë kraharorin për të pranuar Islamin. Është i Madhëruari që ua zbukuron Islamin dhe besimin e pastër në zemrat e tyre dhe ua bën të urryer dhe të shëmtuar mosbesimin, shfrenimin në kalimin e kufijve dhe mosbindjen ndaj Tij. Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë në çështjen se kujt i jep sukses që të hyjë në fenë Islame e kujt jo:Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë. -Allahu vendos çdo gjë në vendin e vet. Ai e di shumë mirë se kush e meriton dhe kush është i gatshëm për t'iu dhuruar imani, prandaj i udhëzon ata, me pushtetin dhe mëshirën e Tij. Ai e di mirë, gjithashtu, edhe se kush nuk e meriton të udhëzohet, por meriton që të mbetet në humbje dhe në shfrenim.
9:16Page 189
أَمۡ حَسِبۡتُمۡ أَن تُتۡرَكُواْ وَلَمَّا يَعۡلَمِ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ جَٰهَدُواْ مِنكُمۡ وَلَمۡ يَتَّخِذُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ وَلَا رَسُولِهِۦ وَلَا ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَلِيجَةٗۚ وَٱللَّهُ خَبِيرُۢ بِمَا تَعۡمَلُونَ ١٦
Do you think that you will be left [as you are] while Allāh has not yet made evident those among you who strive [for His cause] and do not take other than Allāh, His Messenger and the believers as intimates? And Allāh is [fully] Aware of what you do.
A mos menduat se do të braktiseni dhe se Allahu nuk do t’i nxjerrë në pah ata ndër ju që luftojnë e që nuk kanë zgjedhur për mik të dashur asnjë tjetër, përveç Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve? -Kuptimi: A mos pandehni se do të liheni pa u sprovuar dhe pa marrë urdhra, që zbulojnë të sinqertin dhe mashtruesin?! Të mos kini asnjë dyshim se Allahu i Madhëruar do ta nxjerrë në shesh se çfarë fshihet në zemrat e njerëzve përmes veprave të tyre, në mënyrë që çdokush të shpërblehet e ndëshkohet, sipas drejtësisë dhe bamirësisë së Tij. Do të dallohen qartë ata që luftojnë me qëllimin që të lartësohet fjala e Allahut dhe ata që mbështeten veçse tek Allahu i Lartësuar. Miqtë dhe aleatët e tyre të vetëm janë Allahu, Profeti i Tij dhe besimtarët.Kështu, Allahu i Madhëruar e ligjëroi xhihadin, me qëllim që të realizohet ky qëllim themelor i Sheriatit: dallimi i të sinqertëve nga gënjeshtarët dhe shtiracakët. Një nga qëllimet më të mëdha të Sheriatit është sprovimi i njerëzve, për t'u dalluar qartë të sinqertët, të cilët bashkëpunojnë veçse për hir të fesë së Allahut, nga mashtruesit dhe shtiracakët, të cilët bashkëpunojnë me jobesimtarët dhe prishin lidhjen me Allahun, Profetin e Tij dhe besimtarët.Allahu e di hollësisht atë që bëni ju. -Allahu i di shumë mirë si ato gjëra që ju i bëni haptazi, ashtu edhe ato që i fshihni. Ai ju sprovon, për të nxjerrë në shesh ato fjalë dhe vepra që tregojnë realisht gjendjen tuaj. Ai do t’ju shpërblejë për punët tuaja të mira dhe të këqija, me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij.Duke folur për sprovat e njeriut në këtë dynja Imam ibnul Kajimi në shpjegimin e ajeteve kuranore thotë: "Le të meditojë gjithsecili në mësimet dhe thesaret e urtësive, që fshihen mes vargjeve kur'anore. Kur dërgohen profetët e Zotit, njerëzit ndahen në dy grupe: ata që thonë: “Besojmë”, dhe ata që nuk thonë ashtu, por vazhdojnë me vepra të këqija dhe me mohimin e Zotit. Ata që thonë: “Besojmë”, do të vihen para shumë sprovash nga Krijuesi i tyre. Sprovat janë qartësuese të sinqeritetit, vërtetësisë dhe gënjeshtrës. Megjithatë, edhe ata që nuk thonë: “Besojmë”, të mos mendojnë se kanë për të shpëtuar pa u prekur e pa u trazuar, sepse të gjitha fazat e jetës së njeriut shpalosen dhe kalojnë në duart e Allahut të Madhëruar:Gjynahqari, prej Allahut, si të shpëtojë,Në duart e Tij, kur jeta t’i shkojë?Ai që u beson profetët dhe u bindet atyre, do të bëhet objekt sulmi dhe mundimi nga armiqtë e profetëve; ai ka për të shijuar vuajtje e dhimbje në këtëbotë. Nga ana tjetër, nëse nuk do të besonte profetët dhe nuk do t’u bindej atyre, atëherë dhimbjen e ndëshkimin do t’i shijonte në këtë botë e në tjetrën, e dihet se vuajtja e përjetshme, në ahiret, është më e rëndë sesa vuajtja në këtë botë, që vjen për shkak të besimit dhe bindjes ndaj profetëve. Çdo shpirt do të përjetojë dhimbje e mundim, beson a nuk beson, iu bind apo jo profetëve, por ndryshimi është se besimtari i provon ato vetëm në këtë jetë, e më pas, në jetën tjetër ka për të shijuar veç të mira e kënaqësi; ndërsa mohuesi e kundërshtari i profetëve mund të shijojë fillimisht kënaqësi të përkohshme, të shkurtër në këtë jetë, për të përfunduar pastaj në mënyrë të pakthyeshme në dhimbje të përjetshme. Është pyetur njëherë imam Shafiiu: “Çfarë është më e mirë për njeriun: t’i plotësohen dëshirat e qëllimet, pastaj të sprovohet, apo të sprovohet e pastaj t’i plotësohen ato. Ai u përgjigj: “Askujt nuk mund t’i plotësohen dëshirat e qëllimet, pa u sprovuar fillimisht.” Allahu i Madhëruar i sprovoi me të spikaturit e profetëve, dhe kur ata u treguan të duruar, Ai u mundësoi arritjen e gjithçkaje që ata synonin e dëshironin. Askush të mos mendojë se do të shpëtojë pa kaluar dhimbje e mundime, megjithëse edhe në këtë aspekt njerëzit ndahen në grada dhe nivele të ndryshme logjike. Më të mençurit janë ata që zgjedhin mundimet e dhimbjet e përkohshme të kësaj jete, për t’i shpëtuar vuajtjeve më të mëdha e të përjetshme të ahiretit; ndërsa jo të mençurit zgjedhin të kundërtën. Ai që habitet e thotë: “Si ka mundësi që një njeri me logjikë të bëjë një zgjedhje kaq të kotë?” le të kujtojë se shtytësi në një zgjedhje të tillë është fakti se shpirti i njeriut është i prirur për të dëshiruar më të afërtën e më të shpejtën. Allahu i Madhëruar thotë: “…Por ju doni këtë të ngutshmen dhe e lini pas dore atë të ardhmen." (El Kijame 20-21); ose: “Vërtet, ata (mosbesimtarët) e duan shumë këtë jetë dhe e shpërfillin Ditën e Rëndë, që i pret.”(Insan 27). Zad el mead vëll 3.
9:17Page 189
مَا كَانَ لِلۡمُشۡرِكِينَ أَن يَعۡمُرُواْ مَسَٰجِدَ ٱللَّهِ شَٰهِدِينَ عَلَىٰٓ أَنفُسِهِم بِٱلۡكُفۡرِۚ أُوْلَٰٓئِكَ حَبِطَتۡ أَعۡمَٰلُهُمۡ وَفِي ٱلنَّارِ هُمۡ خَٰلِدُونَ ١٧
It is not for the polytheists to maintain the mosques of Allāh [while] witnessing against themselves with disbelief. [For] those, their deeds have become worthless, and in the Fire they will abide eternally.
Nuk kanë të drejtë idhujtarët të kujdesen për xhamitë e Allahut, kur vetë ata dëshmojnë për vetveten se janë mohues. -Nuk është e drejtë dhe as e pranueshme që idhujtarët të frekuentojnë faltoret e Zotit për të kryer ritet e tyre, ndërkohë që edhe ata vetë, me veprat dhe gjendjen e tyre, dëshmojnë se janë jobesimtarë. Madje, shumë prej tyre deklarojnë me vetëdije dhe bindje se janë të zhytur në humbje. Atëherë, nëse ata dëshmojnë edhe vetë se janë mohues dhe se u mungon besimi, që është kusht i domosdoshëm për pranimin e adhurimeve dhe përkushtimeve, si mund të pretendojnë të jenë ndërtues dhe kujdestarë të xhamive të Zotit?!Atyre u shkojnë kot veprat e tyre dhe do të jenë përgjithmonë në Zjarr. -Veprat dhe adhurimet e tyre asgjësohen dhe do të jenë në zjarrin e Xhehenemit përgjithmonë. Këta nuk mund të jenë kujdestarë dhe frekuentues të faltoreve të Allahut. Ata që meritojnë të ndërtojnë, mbushin dhe gjallërojnë xhamitë, i Madhëruari i përshkruan më pas:
9:18Page 189
إِنَّمَا يَعۡمُرُ مَسَٰجِدَ ٱللَّهِ مَنۡ ءَامَنَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ وَأَقَامَ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَى ٱلزَّكَوٰةَ وَلَمۡ يَخۡشَ إِلَّا ٱللَّهَۖ فَعَسَىٰٓ أُوْلَٰٓئِكَ أَن يَكُونُواْ مِنَ ٱلۡمُهۡتَدِينَ ١٨
The mosques of Allāh are only to be maintained by those who believe in Allāh and the Last Day and establish prayer and give zakāh and do not fear except Allāh, for it is expected that those will be of the [rightly] guided.
Për xhamitë e Allahut kujdesen veçse ata që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit, e përkryejnë namazin e japin zekatin dhe nuk i frikësohen askujt tjetër veç Allahut. -Këto janë cilësitë e adhuruesve të vërtetë. Ata i falin rregullisht namazet, si të detyrueshmit, ashtu edhe të pëlqyeshmit apo nafile. Ata e përkryejnë namazin qoftë në drejtim të veprave të jashtme e të dukshme, qoftë ato të fshehta shpirtërore e të brendshme. Ata e pastrojnë pasurinë dhe veten duke shpenzuar nga mirësitë me të cilat i ka begatuar Zoti i tyre, në rrugët që e kënaqin Atë, duke ndihmuar atë kategori nevojtarësh të përcaktuar sipas porosive të Zotit. Cilësi tjetër është që ata i druhen veçse Allahut të Lartësuar. Duke qenë se i druhen Zotit të tyre, ata largohen dhe ruhen nga ndalesat e Tij dhe kurrë nuk i lënë mangët detyrimet me të cilat i ka ngarkuar Ai. Ata i zbatojnë me përpikmëri urdhrat e Zotit, gjë që tregon se kanë frikë nga Ai, nga një anë, por edhe shpresë dhe dashuri për Të, nga ana tjetër. Këto janë cilësitë e tyre. Së pari, është besimi i pastër në Allahun dhe Ditën e Llogarisë, i vërtetuar me vepra të mira dhe të sinqerta. Në krye të këtyre punëve është namazi, që tregon përkushtim ndaj Allahut. Pastaj është zekati, që tregon bamirësi ndaj krijesave, dhe së fundmi është frikërespekti ndaj Allahut, që në fakt, është kreu i të gjitha çështjeve dhe burimi i çdo virtyti të lartë dhe të mrekullueshëm. Këta njerëz janë shtyllat e xhamive të Zotit dhe ndërtuesit e tyre të vërtetë. Këta janë të udhëzuarit në rrugën e drejtë me dritën e Zotit të tyre:Shpresohet që këta të jenë të udhëzuar(në rrugën e drejtë). -Ndërsa ata të cilët nuk e besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit dhe as që i frikësohen Allahut, këta nuk mund të jenë ndërtuesit dhe frekuentuesit e xhamive të Allahut, edhe nëse e pretendojnë një gjë të tillë.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences