As-Sa'diAt‑Tawbah · 9:65–91

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

At-Tawbah 9:65–91

9:65Page 197

وَلَئِن سَأَلۡتَهُمۡ لَيَقُولُنَّ إِنَّمَا كُنَّا نَخُوضُ وَنَلۡعَبُۚ قُلۡ أَبِٱللَّهِ وَءَايَٰتِهِۦ وَرَسُولِهِۦ كُنتُمۡ تَسۡتَهۡزِءُونَ ٦٥

And if you ask them, they will surely say, "We were only conversing and playing." Say, "Is it Allāh and His verses and His Messenger that you were mocking?"

E, nëse i pyet, ata të thonë: “Ne thjesht ishim duke luajtur e dëfryer”. Thuaju: “Vallë, me Allahun, Librin dhe të Dërguarin e Tij talleni?!” -Pra, - thoshin ata - e bëmë thjesht për t’u argëtuar dhe kaluar kohën. Ne nuk donim të fyenim dhe të shanim askënd. Por i Madhëruari, duke treguar se gënjenin, thotë: "Thuaju atyre: “Vallë, me Allahun, Librin dhe të Dërguarin e Tij talleni?!” Tallja me Allahun, shpalljet dhe Profetin e Tij është femohim, që të nxjerr nga Islami. Në themel të besimit është madhërimi i Allahut dhe respektimi i fesë dhe Profetit të Tij, prandaj tallja me ta bie ndesh me bazën e besimit. Kështu, kur ata shkuan te Profeti që të justifikoheshin, Profeti përsëriste vetëm ato fjalë.

9:66Page 197

لَا تَعۡتَذِرُواْ قَدۡ كَفَرۡتُم بَعۡدَ إِيمَٰنِكُمۡۚ إِن نَّعۡفُ عَن طَآئِفَةٖ مِّنكُمۡ نُعَذِّبۡ طَآئِفَةَۢ بِأَنَّهُمۡ كَانُواْ مُجۡرِمِينَ ٦٦

Make no excuse; you have disbelieved [i.e., rejected faith] after your belief. If We pardon one faction of you - We will punish another faction because they were criminals.

Mos nxirrni justifikime! Ju keni mohuar pas besimit tuaj. Nëse i falim disa nga ju, të tjerët do t'i dënojmë, sepse janë keqbërës. -Ajeti tregon se çdokush që fsheh në gjoks ndjenja dhe sidomos plane e tallje kundër fesë, ta dijë se Allahu i Madhëruar ka për ta turpëruar dhe ka për ta ndëshkuar me më të madhin ndëshkim. Çdokush që tallet me ndonjë gjë prej Librit të Zotit ose traditës së Profetit të Tij, ai është mohues i Allahut të Madhëruar. Por ajetet tregojnë, gjithashtu, se pendimi është i pranueshëm, për çfarëdolloj gjynahu dhe sado i madh qoftë ai.

9:67Page 197

ٱلۡمُنَٰفِقُونَ وَٱلۡمُنَٰفِقَٰتُ بَعۡضُهُم مِّنۢ بَعۡضٖۚ يَأۡمُرُونَ بِٱلۡمُنكَرِ وَيَنۡهَوۡنَ عَنِ ٱلۡمَعۡرُوفِ وَيَقۡبِضُونَ أَيۡدِيَهُمۡۚ نَسُواْ ٱللَّهَ فَنَسِيَهُمۡۚ إِنَّ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ هُمُ ٱلۡفَٰسِقُونَ ٦٧

The hypocrite men and hypocrite women are of one another. They enjoin what is wrong and forbid what is right and close their hands.1 They have forgotten Allāh, so He has forgotten them [accordingly]. Indeed, the hypocrites - it is they who are the defiantly disobedient.

Hipokritët dhe hipokritet janë si njëri tjetri: urdhërojnë për ligësi, ndalojnë nga e mira dhe janë dorështrënguar. -Munafikët janë pjesë e njëri-tjetrit, sepse ata i bashkon hipokrizia dhe miqësia me njëri-tjetrin. Ajeti tregon që besimtarët nuk duhet të lidhin miqësi dhe aleancë me munafikët. Pastaj i Madhëruari bën një përshkrim të përgjithshëm të munafikëve. Së pari, ata urdhërojnë për ligësi, që nënkupton: mohimin e Zotit dhe asaj që Ai ka urdhëruar të besohet e pasohet; shkeljen e kufijve të Zotit dhe mosbindjen ndaj Tij; shkeljen e urdhrave të Zotit. Së dyti, ata ndalojnë nga të mirat, që nënkupton besimin e drejtë dhe të sinqertë, moralin e lartë dhe veprat e mira dhe të sinqerta. Së treti, ata janë dorështrënguar, domethënë nuk shpenzojnë për bamirësi. Ajo që i përmbledh të gjitha këto cilësi të ulta, - që është edhe shkaktarja e tyre, - është cilësia e radhës:Ata e kanë harruar Allahun, prandaj Ai i ka harruar ata. -Ata e kujtojnë Allahun shumë pak, prandaj edhe Ai i ka lënë të harruar ata, duke i përjashtuar nga mëshira e Vet. Prej kësaj, ata nuk kanë sukses të bëjnë vepra të mira dhe kurrë nuk kanë për të hyrë në Xhenet. Madje, ata do të braktisen e harrohen në shtresën më të ulët të zjarrit përjetësisht.Nuk ka dyshim se hipokritët janë të pabindur. -Duket sikur i Madhëruari e kufizon prishjen e mosbindjen (fisk) vetëm te munafikët, por kjo nuk do të thotë se nuk ka të tjerë që janë të prishur e të pabindur. Përkundrazi, kjo bëhet vetëm për të treguar se ‘prishja’ e munafikëve është shumë më e madhe se e të tjerëve, prandaj edhe ndëshkimi i tyre do të jetë më i madh se i të tjerëve. Arsye tjetër është se besimtarët sprovohen më shumë prej tyre, sepse ata gjenden mes radhëve të besimtarëve dhe ruajtja prej tyre është shumë më e vështirë se ruajtja nga të tjerët.

9:68Page 197

وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلۡمُنَٰفِقِينَ وَٱلۡمُنَٰفِقَٰتِ وَٱلۡكُفَّارَ نَارَ جَهَنَّمَ خَٰلِدِينَ فِيهَاۚ هِيَ حَسۡبُهُمۡۚ وَلَعَنَهُمُ ٱللَّهُۖ وَلَهُمۡ عَذَابٞ مُّقِيمٞ ٦٨

Allāh has promised the hypocrite men and hypocrite women and the disbelievers the fire of Hell, wherein they will abide eternally. It is sufficient for them. And Allāh has cursed them, and for them is an enduring punishment.

Allahu ka përgatitur zjarrin e Xhehenemit për hipokritët, hipokritet dhe jobesimtarët. Atje do të jenë përgjithmonë dhe ai mjafton për ta. Ata i ka mallkuar Allahu dhe kanë dënim të pandërprerë. -Allahu i Madhëruar dhe i Drejtë do t’i bashkojë munafikët dhe mohuesit në zjarrin e Xhehenemit, ku do të jenë të mallkuar përjetësisht, për shkak se ata bëhen bashkë me njëri-tjetrin në dynja për mohimin e të vërtetës dhe për të luftuar fenë e Allahut dhe Profetin e Tij.

9:69–70Page 198

كَٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِكُمۡ كَانُوٓاْ أَشَدَّ مِنكُمۡ قُوَّةٗ وَأَكۡثَرَ أَمۡوَٰلٗا وَأَوۡلَٰدٗا فَٱسۡتَمۡتَعُواْ بِخَلَٰقِهِمۡ فَٱسۡتَمۡتَعۡتُم بِخَلَٰقِكُمۡ كَمَا ٱسۡتَمۡتَعَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِكُم بِخَلَٰقِهِمۡ وَخُضۡتُمۡ كَٱلَّذِي خَاضُوٓاْۚ أُوْلَٰٓئِكَ حَبِطَتۡ أَعۡمَٰلُهُمۡ فِي ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِۖ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ ٦٩

[You disbelievers are] like those before you; they were stronger than you in power and more abundant in wealth and children. They enjoyed their portion [of worldly enjoyment], and you have enjoyed your portion as those before you enjoyed their portion, and you have engaged [in vanities] like that in which they engaged. [It is] those whose deeds have become worthless in this world and in the Hereafter, and it is they who are the losers.

أَلَمۡ يَأۡتِهِمۡ نَبَأُ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِمۡ قَوۡمِ نُوحٖ وَعَادٖ وَثَمُودَ وَقَوۡمِ إِبۡرَٰهِيمَ وَأَصۡحَٰبِ مَدۡيَنَ وَٱلۡمُؤۡتَفِكَٰتِۚ أَتَتۡهُمۡ رُسُلُهُم بِٱلۡبَيِّنَٰتِۖ فَمَا كَانَ ٱللَّهُ لِيَظۡلِمَهُمۡ وَلَٰكِن كَانُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ يَظۡلِمُونَ ٧٠

Has there not reached them the news of those before them - the people of Noah and [the tribes of] ʿAad and Thamūd and the people of Abraham and the companions [i.e., dwellers] of Madyan and the towns overturned?1 Their messengers came to them with clear proofs. And Allāh would never have wronged them, but they were wronging themselves.

Ashtu si ata para jush të cilët ishin më të fuqishëm se ju, kishin më shumë pasuri e fëmijë dhe u kënaqën me çfarë u takoi, edhe ju kaluat pjesën tuaj të kënaqësisë dhe u zhytët në kotësi si ata. Veprat e tyre janë të pavlera në këtë jetë dhe në jetën tjetër dhe pikërisht këta janë të dëshpëruarit. A nuk u ka mbërritur historia e atyre që ishin më herët, populli i Nuhut, i Adit dhe Themudit, populli i Ibrahimit, i Medjenit dhe i qyteteve të përmbysura - atyre u erdhën të dërguarit me argumente të qarta. Allahu nuk u bëri asnjë padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetes. -Allahu i Madhëruar kërcënon munafikët me të njëjtin ndëshkim me të cilin goditi popujt e mëparshëm, që i kundërshtuan profetët dhe shpalljet e Zotit të tyre, si popullin e Nuhut, të Adit, të Themudit, popullin e Ibrahimit, Medjenit dhe Mu'tefikatit. Mu'tefikati ishte populli që banonte në fshatrat e popullit të Lutit. Të gjithë këtyre u erdhën të dërguarit me argumente të qarta, të vërteta dhe të shndritshme si dielli. Por ata i kundërshtuan, prandaj u përfshinë nga ndëshkimet që na janë treguar. Kujdes, pra, o munafikë të mjerë, se edhe veprat tuaja janë të ngjashme me të tyret, prandaj ju pret i njëjti ndëshkim si ata. Ju u dëfryet të shfrenuar me mirësitë e kësaj bote, duke i përdorur ato jo për qëllimet që kërkon Zoti, por për kundërshtime e gjynahe ndaj Zotit. Ju, ashtu si popujt e shkatërruar, u zhytët në poshtërsira e kufër, e përqafuat të kotën dhe luftuat kundër të vërtetës së Zotit, prandaj meritoni ndëshkimin, ashtu sikurse edhe popujt para jush. Ndërsa nga ana tjetër qëndrojnë besimtarët. Ata, - edhe pse kënaqen me mirësitë e kësaj bote, që Zoti u jep, - ndryshe nga mohuesit dhe munafikët, këto kënaqësi i shfrytëzojnë për të shtuar edhe më shumë bindjen ndaj Zotit dhe adhurimin ndaj Tij. Ata janë të ekulibruar në kënaqësitë e kësaj bote, duke u kufizuar në hallallin e Zotit dhe në qëllimin e mirë për t’u forcuar edhe më shumë në shërbimin ndaj Zotit. Ndërsa dituria e tyre është dituria e trashëguar me besnikëri nga profetët e Zotit. Përmes kësaj diturie, ata arrijnë gradën e jakin-it, që është siguria e plotë në të gjitha çështjet e larta dhe madhore që krijesat e Zotit duhet të dinë. Ata e mbrojnë të vërtetën e Zotit, duke e lartësuar atë në përballje me të kotën. Gjithashtu, ndëshkimi i të Lartësuarit për mohuesit e së vërtetës nuk është aspak padrejtësi ndaj tyre. Janë ata që i bëjnë padrejtësi vetvetes, duke bërë gjynahe dhe duke kundërshtuar profetët, si çdo arrogant tjetër.

9:71Page 198

وَٱلۡمُؤۡمِنُونَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتُ بَعۡضُهُمۡ أَوۡلِيَآءُ بَعۡضٖۚ يَأۡمُرُونَ بِٱلۡمَعۡرُوفِ وَيَنۡهَوۡنَ عَنِ ٱلۡمُنكَرِ وَيُقِيمُونَ ٱلصَّلَوٰةَ وَيُؤۡتُونَ ٱلزَّكَوٰةَ وَيُطِيعُونَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥٓۚ أُوْلَٰٓئِكَ سَيَرۡحَمُهُمُ ٱللَّهُۗ إِنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٞ ٧١

The believing men and believing women are allies of one another. They enjoin what is right and forbid what is wrong and establish prayer and give zakāh and obey Allāh and His Messenger. Those - Allāh will have mercy upon them. Indeed, Allāh is Exalted in Might and Wise.

Pasi tha se munafikët janë miq të njëri-tjetrit, Allahu i Madhëruar na thotë se edhe besimtarët janë miq të njëri-tjetrit, por besimtarët përshkruhen me të tjera cilësi:Besimtarët dhe besimtaret janë miq e mbrojtës të njëri-tjetrit;... -Si meshkujt, edhe femrat besimtare, janë miq të njëri-tjetrit. Ata e duan njëri-tjetrin. Ata i përkasin njëri-tjetrit dhe ndihmojnë njëri-tjetrin. Pjesë e detyrimeve të tyre të ndërsjellta është që ata:...ata urdhërojnë për të mirë e ndalojnë nga e keqja, falin rregullisht namazin, japin zekatin dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij. -‘El Mearuf’ quhet besimi, veprat, fjalët e cilësitë e mira që Zoti i do dhe ka urdhëruar që të pajisemi me to. Besimtarët urdhërojnë njëri-tjetrin për ‘mearuf’ dhe, sigurisht, ata janë të parët që i kryejnë vetë ato. ‘El Munker’quhet çdo besim, vepër, fjalë e cilësi e keqe që Zoti nuk e do dhe na ka ndaluar prej tyre. Besimtarët ndalojnë njëri-tjetrin nga këto gjëra dhe janë vetë të parët që largohen prej tyre. Gjithashtu, të gjithë besimtarët i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kështu, ata arrijnë të përqendrohen në rrugën e drejtë dhe e mbajnë njëri-tjetrin fort në të. Këtë e bëjnë vazhdimisht dhe kurrë nuk lëkunden, derisa të largohen nga kjo botë e të takojnë Zotin e tyre, duke qenë me besim të pastër, me vepra të mira e të sinqerta. Këta janë ata për të cilët Allahu i Madhëruar thotë:Allahu do t’i mëshirojë ata. -Këta do ti përfshijë i Madhëruari në mëshirën e Tij, që të siguron nga çdo e keqe, dhe do t’i mbulojë me bamirësinë e Tij, që të ofron çdo të mirë.Allahu është Ngadhënjimtar e i Urtë. -Allahu është i Plotfuqishmi, Krenari, Ngadhënjimtari, Mposhtësi dhe Nënshtruesi i gjithçkaje. Por, me gjithë pushtetin e Tij absolut, Ai është edhe i Urtë. Ai e vendos çdo gjë në vendin e vet që i takon. Ai meriton që të lavdërohet për gjithçka që ka krijuar dhe për çdo ligj që na ka caktuar. Më pas, Allahu i Madhëruar përmend shpërblimet e mëdha që ka përgatitur për të zgjedhurit e Tij:

9:72Page 198

وَعَدَ ٱللَّهُ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَٱلۡمُؤۡمِنَٰتِ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَا وَمَسَٰكِنَ طَيِّبَةٗ فِي جَنَّٰتِ عَدۡنٖۚ وَرِضۡوَٰنٞ مِّنَ ٱللَّهِ أَكۡبَرُۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ ٧٢

Allāh has promised the believing men and believing women gardens beneath which rivers flow, wherein they abide eternally, and pleasant dwellings in gardens of perpetual residence; but approval from Allāh is greater. It is that which is the great attainment.

Besimtarëve dhe besimtareve Allahu u ka premtuar kopshte nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë dhe vendbanime të bukura në Xhenetin e Adnit. -Në Xhenet ka vetëm mirësi, lumturi dhe gëzim; ai është i pastër nga ligësitë e brengat. Nëpër kështjellat e Xhenetit rrjedhin lumenj të mëdhenj. Rreth tyre gëlon bimësia e dendur, e stolisur me vendpushime e bukuri të papara e të padëgjuara. Kopshtet e hijshme e lumturuese ujiten nga lumenj të kristaltë. Vetëm Allahu i Lartësuar i di hollësisht se si janë begatitë që fshihen në ato kopshte të bukura. Lumturia e banorëve nuk ka të përshkruar kur të mësojnë se do të jenë atje përjetësisht. Ata nuk do të dëshirojnë asnjëherë të largohen nga ai vend. Xheneti është rregulluar e zbukuruar nga vetë i Madhëruari për të devotshmit. Të mrekullueshme do të jenë pamjet që do të shikojnë, vendet ku pushojnë dhe kënaqësitë që do të shijojnë në çdo çast. Ata kurrë nuk do të mendojnë për t'u larguar nga ai vend i bekuar. Vetë Allahu i Madhëruar ka ndërtuar për të devotshmit dhoma të tejdukshme e të stolisura me smeralde e diamante. Kur je jashtë, mund të shikosh bukuritë e brendshme, ndërsa kur je brenda, shijon pamjet e mrekullueshme jashtë. Këto vendbanime të hijshme, në të cilat qetësohen shpirtrat, tërhiqen zemrat dhe lumturohen adhuruesit, do të jenë të përjetshme. Por mbi të gjitha këto kënaqësi, qëndron diçka shumë më e madhe:Por lumturia më e madhe është kënaqësia e Allahut. Kjo është fitorja e madhe. -Kënaqësia e Allahut, që i përfshin banorët e Xhenetit, është më e madhe se kënaqësitë e tjera që ata përjetojnë atje. Madje, kënaqësitë e Xhenetit nuk mund të kuptohen dhe të përjetohen pa kënaqësinë e Allahut dhe vështrimin drejt Tij. Shikimi i Fytyrës së Zotit dhe lumturia që sjell kënaqësia e Tij mbi adhuruesit e vet, ka qenë motivi që frymëzon adhuruesit dhe objektivi drejt të cilit vrapojnë të dashuruarit pas Zotit. Kënaqësia e Zotit të tokës dhe qiejve është lumturia më e madhe e Xhenetit.

9:73Page 199

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِيُّ جَٰهِدِ ٱلۡكُفَّارَ وَٱلۡمُنَٰفِقِينَ وَٱغۡلُظۡ عَلَيۡهِمۡۚ وَمَأۡوَىٰهُمۡ جَهَنَّمُۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ ٧٣

O Prophet, fight against the disbelievers and the hypocrites and be harsh upon them. And their refuge is Hell, and wretched is the destination.

O Profet! Luftoji jobesimtarët dhe hipokritët dhe sillu ashpër me ta! -Sa herë që nevojitet ashpërsimi i luftës ndaj tyre, kryeje këtë detyrë. Këtu bëhet fjalë jo vetëm për luftën ushtarake, por edhe për luftën me dituri, argumentim e arsyetim. Ata që shfaqin haptazi armiqësi e shpallin luftë, luftohen me forcën ushtarake, por duke mos lënë mënjanë edhe forcën e fjalës, argumentit, si edhe urtësinë e qartësimit të së vërtetës. Ata që janë të nënshtruar dhe jetojnë nën shtetin Islam ose kanë marrëveshje me shtetin Islam, ata luftohen gjithmonë me forcën e fjalës dhe argumentit. Këtyre u qartësohen butësisht mirësitë e Islamit dhe fatkeqësitë e shirkut dhe të mohimit të Zotit. Kështu veprohet me ta në jetën e kësaj bote, ndërsa për në ahiret, i Madhëruari thotë:Vendbanim i tyre është Xhehenemi, që është përfundimi më i keq. -Ai është vendi nga ku ata nuk do të mund të largohen kurrë, por do të vuajnë atje përjetësisht.

9:74Page 199

يَحۡلِفُونَ بِٱللَّهِ مَا قَالُواْ وَلَقَدۡ قَالُواْ كَلِمَةَ ٱلۡكُفۡرِ وَكَفَرُواْ بَعۡدَ إِسۡلَٰمِهِمۡ وَهَمُّواْ بِمَا لَمۡ يَنَالُواْۚ وَمَا نَقَمُوٓاْ إِلَّآ أَنۡ أَغۡنَىٰهُمُ ٱللَّهُ وَرَسُولُهُۥ مِن فَضۡلِهِۦۚ فَإِن يَتُوبُواْ يَكُ خَيۡرٗا لَّهُمۡۖ وَإِن يَتَوَلَّوۡاْ يُعَذِّبۡهُمُ ٱللَّهُ عَذَابًا أَلِيمٗا فِي ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِۚ وَمَا لَهُمۡ فِي ٱلۡأَرۡضِ مِن وَلِيّٖ وَلَا نَصِيرٖ ٧٤

They swear by Allāh that they did not say [anything against the Prophet (ﷺ)] while they had said the word of disbelief and disbelieved after their [pretense of] Islām and planned that which they were not to attain.1 And they were not resentful except [for the fact] that Allāh and His Messenger had enriched them of His bounty.2 So if they repent, it is better for them; but if they turn away, Allāh will punish them with a painful punishment in this world and the Hereafter. And there will not be for them on earth any protector or helper.

Ata betohen në Allahun se nuk kanë thënë asgjë të keqe. -Disa prej tyre, duke nënkuptuar Profetin dhe shokët e tij, thoshin me nënçmim: “Kur të kthehemi në Medine, paria do t’i dëbojë prej saj të përçmuarit.” Në fakt, e tërë krenaria u takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por munafikët nuk e dinë këtë." [Munafikun 8]. Ndërsa disa të tjerë fyenin figurën e Profetit dhe talleshin me fenë e Zotit. Por kur Profetit iu përcollën fjalët e tyre tallëse, ata shkuan tek ai duke u betuar se nuk thanë ndonjë gjë. Por Allahu i Lartësuar, duke përgënjeshtruar qëndrimin e tyre, tha:Në të vërtetë, ata thanë fjalë kufri, mohuan pasi kishin pranuar Islamin dhe tentuan diçka që nuk e arritën dot. -Me pranimin e Islamit në fillim, edhe pse në dukje, ata dolën nga gjendja e kufrit dhe u trajtuan si muslimanë. Megjithatë, me fjalët e tyre tallëse dhe fyese ndaj Profetit dhe fesë së tij, treguan shuarjen e Islamit të tyre, duke u futur sërish në rrethin e mohuesve. Përveç fjalëve, ata tentuan “diçka të paarritshme." Ata tentuan të vrisnin Profetin gjatë kthimit nga lufta e Tebukut. Por Allahu i Madhëruar ia tregoi Profetit planin e tyre dhe mundësoi dikë që t'i ndalte nga ky komplot.Ata u mbushën me urrejtje, vetëm sepse Allahu dhe i Dërguari i Tij i begatoi besimtarët me mirësitë e Tij. -Mos vallë, janë të pakënaqur me Profetin, i cili i pasuroi me mirësitë dhe bujarinë e madhe të Zotit, atëherë kur ishin të varfër e të shpërfillur?! Kjo është tepër e çuditshme! Nënçmojnë njeriun që u bë shkak t’i nxirrte ata nga errësirat në dritë, nga varfëria në pasurinë e shpirtit dhe zemrës. Përse sillen kështu, kur duhet ta ndienin për detyrë që ta respektonin e nderonin figurën e tij, madje ta besonin e mbështesin Profetin a.s. në misionin e tij? I tillë është ai që ka burrëri dhe fe. Sidoqoftë, Allahu i Madhëruar sërish ua jep si mundësi pendimin, kur thotë:Nëse pendohen, do të jetë më mirë për ta. -Ai i fton të pendohen, sepse pendimi është baza mbi të cilën ndërtohet lumturia e dynjasë dhe e ahiretit. Por nëse i kthejnë shpinën pendimit, atëherë i Madhëruari ka për t’i ndëshkuar në dynja dhe në ahiret:Por nëse refuzojnë, Allahu do t’i ndëshkojë me një dënim të dhembshëm në këtë jetë dhe në jetën tjetër... -Në jetën e kësaj bote, i Madhëruari i godet ata me trishtim dhe ankth, për shkak të triumfit të fesë dhe krenarisë së Profetit të Tij, si dhe për shkak të mosarritjes së qëllimit të tyre. Ndërsa në ahiret ata i pret ndëshkimi në Zjarrin përvëlues....dhe për ta nuk do të ketë asnjë mbrojtës e ndihmëtar në tokë. -Ata nuk mund të gjejnë në tokë ndonjë ndihmës a mik, që të marrë përsipër veprat dhe realizimin e qëllimeve të tyre. Ata nuk do të gjejnë as mbrojtës, që t'i ruajë nga të këqijat. Kështu ndodh nëse i shkëput lidhjet me Zotin dhe nuk kërkon ndihmën e Tij. Pas asaj, asgjë e mirë nuk pritet, veçse të gjitha llojet e ligësisë, dëshpërimit dhe privimit.Ebu Esuedi, në "Megazi", citon Urvan: “Gjatë rrugës së kthimit të Profeti a.s., prej Tebukut në Medinë, një grupmunafikësh planifikuan që ta shtynin e ta hidhnin Profetin a.s. nga maja e një mali. Kur arritën tek rruga malore, ata iu afruan Profetit, me qëllimin që të ecnin bashkë me të. Por Profeti a.s. u njoftua për planin e tyre, prandaj tha: “Kush dëshiron të kalojë nëpër luginë, më mirë le të kalojë, sepse ajo është rrugë më e gjerë.” Profeti a.s. vetë mori rrugën e malit, ndërsa të tjerët vazhduan nëpër luginë, përveç grupit që planifikoi atentatin. Kur dëgjuan udhëzimin e Profetit a.s. për të tjerët, ndërsa vetë ai të kaloi nëpër mal, munafikët u përgatitën mirë, duke u maskuar dhe duke mbështjellë fytyrat, që të mos dukeshin. Barra që ata morën përsipër ishte tepër e rëndë për supet e tyre. Profeti a.s. mori me vete Hudhejfen dhe Amar Ibn Jasirin. Amarin e urdhëroi të mbante frerët e devesë përpara tij, ndërsa Hudhejfen e urdhëroi të drejtonte devenë gjatë ecjes. Duke ecur, ata dëgjuan galopin e grupit të munafikëve, të cilët po afroheshin nga pas. Profeti a.s. u zemërua shumë. Ai i dha urdhër Hudhejfes që t’i zmbrapste ata. Hudhejfeja e vuri re zemërimin e Profetit a.s. dhe, me një kërrabë ai filloi të godiste kafshët e tyre në fytyrë. Ai i pa kalorësit që u afruan, por nuk i njohu, sepse ishin të mbështjellë në fytyrat e tyre. Megjithatë, ai nuk kuptoi gjë prej tyre veç dukjes si udhëtarë. Allahu i Lartësuar i tmerroi ata kur panë Hudhejfen t’u afrohej, duke menduar se komploti i tyre qe zbuluar, prandaj menjëherë u përzien me njerëzit e tjerë, që të mos dukeshin. Hudhejfeja u kthye te Profeti a.s., por kur shkoi atje, ai tha: “Godite devenë, o Hudhejfe! Ec përpara, o Amar!” Ata nxituan ecjen, derisa mbërritën në majë të malit. Më pas u tërhoqën nga maja, për të pritur pjesën tjetër të ushtrisë. Profeti a.s. i drejtua Hudhejfes dhe i tha: “A njohe ndonjë prej tyre?” – “Njoha kafshën e filanit dhe të filanit, – tha Hudhejfeja, – por errësira e natës nuk më la t’i njihja, aq më tepër që fytyrat i kishin të mbështjella.” Profeti a.s. u tha: “A e dini se çfarë donin?” – “Jo, vallahi, o i Dërguari i Allahut!” – “Ata kishin bërë plan që të ecnin krah meje në mal dhe, kur të arrija në majën e tij, të më hidhnin në greminë.” – “Pse nuk na urdhëron – i thanë ata, – t'ua heqim kokat, o i Dërguari i Allahut?” – “Nuk dua – u përgjigj Profeti a.s., – që njerëzit të flasin dhe të thonë: Muhamedi ngriti dorë kundër shokëve të tij.” Profeti a.s. ua tregoi një për një emrat e munafikëve, pastaj i tha Hudhejfes dhe Amarit: “Mbajini të fshehtë emrat e tyre!” Zadul mead vëll 3.

9:75Page 199

۞ وَمِنۡهُم مَّنۡ عَٰهَدَ ٱللَّهَ لَئِنۡ ءَاتَىٰنَا مِن فَضۡلِهِۦ لَنَصَّدَّقَنَّ وَلَنَكُونَنَّ مِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ٧٥

And among them are those who made a covenant with Allāh, [saying], "If He should give us from His bounty, we will surely spend in charity, and we will surely be among the righteous."

Ka nga ata, që i janë zotuar Allahut, duke thënë: “Nëse Ai na jep nga mirësitë e Tij, sigurisht që do të japim sadaka dhe sigurisht që do të bëhemi njerëz të mirë.” -Ka munafikë, të cilët i premtojnë Allahut: Nëse na i shton mirësitë e dynjasë, edhe ne do të japim për bamirësi, do të respektojmë lidhjet farefisnore, do të nderojmë mikun, do të ndihmojmë të vërtetën dhe do të bëjmë të gjitha të mirat.

9:76Page 199

فَلَمَّآ ءَاتَىٰهُم مِّن فَضۡلِهِۦ بَخِلُواْ بِهِۦ وَتَوَلَّواْ وَّهُم مُّعۡرِضُونَ ٧٦

But when He gave them from His bounty, they were stingy with it and turned away while they refused.

Por kur Ai u dha nga mirësitë e Veta, ata u bënë koprracë dhe kthyen shpinën. -Kur i Madhëruari u dhuron mirësi të Tij, ata nuk e mbajnë fjalën e dhënë, por kthejnë shpinën dhe nuk binden me arrogancë. Si përgjigje, vjen ndëshkimi i drejtë i të Urtit:

9:77Page 199

فَأَعۡقَبَهُمۡ نِفَاقٗا فِي قُلُوبِهِمۡ إِلَىٰ يَوۡمِ يَلۡقَوۡنَهُۥ بِمَآ أَخۡلَفُواْ ٱللَّهَ مَا وَعَدُوهُ وَبِمَا كَانُواْ يَكۡذِبُونَ ٧٧

So He penalized them with hypocrisy in their hearts until the Day they will meet Him - because they failed Allāh in what they promised Him and because they [habitually] used to lie.

Prandaj, Ai ua ka hedhur hipokrizinë në zemrat e tyre, deri në Ditën kur do të dalin para Tij, sepse e shkelën premtimin e dhënë Allahut dhe sepse vazhdimisht gënjenin. -Ky është ndëshkimi i pandashëm i këtyre të mjerëve. Për këtë arsye, le të jenë të kujdesshëm dhe të ruhen besimtarët nga kjo cilësi e ulët: t’i japin fjalën Zotit që, nëse u fal diçka, ata do të përkushtohen, dhe pastaj ta shkelin fjalën e dhënë. Nëse e thyen premtimin pasi Allahu të plotëson kërkesat, atëherë ki frikë nga ndëshkimi i Allahut dhe nga mbushja e zemrës me hipokrizi, sikurse ndodhi me ata që përmenden në Kur'an. Sipas një hadithi të saktë, që gjendet në dy Sahih-ët, Profeti thotë: "Shenjat e hipokrizisë janë tre: kur flet, gënjen, kur jep besën, tradhton dhe kur premton, e shkel premtimin." Edhe munafikët e përshkruar më lart, - që premtuan se, nëse Allahu i furnizonte, ata do të bëheshin bamirës, - nuk e mbajtën premtimin, gënjyen dhe shkelën zotimin. Çdokush që bën këtë veprim, i Madhëruari e kërcënon duke thënë:

9:78Page 199

أَلَمۡ يَعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ سِرَّهُمۡ وَنَجۡوَىٰهُمۡ وَأَنَّ ٱللَّهَ عَلَّٰمُ ٱلۡغُيُوبِ ٧٨

Did they not know that Allāh knows their secrets and their private conversations and that Allāh is the Knower of the unseen?

Vallë, a nuk e dinë ata se Allahu i di sekretet e tyre dhe çdo bisedë të fshehtë dhe se Allahu është Ai që i di të gjitha të fshehtat? -Zoti i di gjitha, prandaj Ai do t’i shpërblejë për gjithçka që kanë bërë. Këto ajete flasin për një munafik, që quhej Talebe. Ai shkoi tek Profeti dhe i kërkoi që ta luste Allahun që ta furnizonte me të mira. Ai pretendoi se, nëse Allahu do t'i jepte, ai do të falte sadaka, do të mbante lidhjet farefisnore dhe do të ndihmonte nevojtarët. Profeti u lut për të, dhe vërtet ai u pasurua shumë. Me kalimin e kohës, Talebe u largua nga Medina dhe vinte gjithnjë e më rrallë në xhami gjatë ditës. Më pas u largua edhe më tepër, duke marrë pjesë veçse në namazet e xhumasë. Profeti e vërejti mungesën e tij. Kur erdhi çasti, Profeti dërgoi njerëz që t’i merrnin zekatin e detyrueshëm sipas ligjit të Zotit. Por Talebe tha: "Kjo është thjesht xhizje. Zekati që ju kërkoni prej meje është, në fakt, vëllai i xhizjes, që ua merrni ehlul kitab-ëve.” Kur zekatmbledhësit u kthyen te Profeti, ai tha: "Mjerë për Taleben! Mjerë për Taleben! Mjerë për Taleben!" Kur u shpall ky ajet, - që flet për Taleben dhe të ngjashmit me të, - disa anëtarë të familjes së Talebes shkuan dhe i treguan se ç’kishte thënë Profeti. Atëherë, Talebe shkoi menjëherë tek Profeti, që t’ia jepte vetë zekatin, por Profeti nuk ia pranoi. Po kështu vepruan me të edhe Ebu Bekri me Umerin. Talebe vdiq në kohën e Uthmanit.

9:79Page 199

ٱلَّذِينَ يَلۡمِزُونَ ٱلۡمُطَّوِّعِينَ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ فِي ٱلصَّدَقَٰتِ وَٱلَّذِينَ لَا يَجِدُونَ إِلَّا جُهۡدَهُمۡ فَيَسۡخَرُونَ مِنۡهُمۡ سَخِرَ ٱللَّهُ مِنۡهُمۡ وَلَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٌ ٧٩

Those who criticize the contributors among the believers concerning [their] charities and [criticize] the ones who find nothing [to spend] except their effort, so they ridicule them - Allāh will ridicule them, and they will have a painful punishment.

Sa për ata, të cilët përqeshin besimtarët, që japin sadaka me vullnet dhe tallen me ata të cilët nuk kanë ç’të japin gjë tjetër veç mundit të tyre, Allahu do t’i përgjigjet talljes së tyre. -Kjo është një tjetër cilësi e shëmtuar e munafikëve, - Allahu i shëmtoftë dhe poshtëroftë! Sa herë që u jepet mundësia të fyejnë Islamin dhe muslimanët, e shfrytëzojnë të mbushur plot armiqësi dhe urrejtje. Kur Allahu i Madhëruar dhe Profeti i Tij nxitën besimtarët për të dhënë sadaka, muslimanët e sinqertë nxituan të jepnin për hir të Allahut aq sa patën mundësi. Disa dhanë shumë e disa dhanë pak, sipas mundësive. Megjithatë, asnjë nuk shpëtoi pa u thumbuar nga gjuha e hidhur e atyre gjarpërinjve të pistë. Sipas munafikëve, ata që dhanë shumë, e bënë për sy e faqe e për të shitur mend, ndërsa për të varfrit që dhanë pak, thanë: "Allahu nuk ka nevojë për këto sadaka të papërfillshme." Por Allahu i Madhëruar tha se do t’i përgjigjet talljes së tyre:Ata do të kenë dënim të dhembshëm. -Ata bënë disa poshtërsi me fjalët e tyre. Së pari, vetë tallja është një vepër e shëmtuar dhe e dënueshme, aq më tepër kur u bëhet besimtarëve. Ajo është gjynah i madh edhe thjesht kur ka lidhje me çështjet e kësaj bote. Prandaj, kur ka të bëjë me çështjet e fesë dhe të besimit, ajo është edhe më e rëndë dhe e rrezikshme. Ai që i bindet Allahut dhe përpiqet për vepra të mira, është detyrë të ndihmohet, mbështetet dhe të nxitet për ta vazhduar rrugën e tij. Por munafikët, me fjalët e tyre, synojnë pikërisht të kundërtën: ata duan t’i pengojnë besimtarët që bëjnë vepra të mira. Po ashtu, tallja me ata që dhanë shumë pasuri si sadaka, se ishin mburravecë dhe pa nijet të pastër, ishte një paragjykim i ulët, një shpifje e pabazë dhe pa dije. A ka poshtërsi më të ulët sesa të akuzosh dikë pa fakte?! Për ata që dhanë pak pasuri, munafikët thanë se Allahu nuk kishte nevojë për sadakatë e tyre. Kjo u tha me qëllim të ulët dhe të padrejtë. Është e vërtetë që Allahu i Lartësuar nuk ka nevojë për sadakatë e njerëzve, të shumta apo të pakta qofshin ato, por qëllimi i munafikëve ishte gjetkë: ai kishte ligësi brenda. Është vetë Allahu i Madhëruar dhe i Pasur që i urdhëroi robërit për diçka që ata kanë shumë nevojë: sadaka dhe vepra të mira. "Kush ka bërë ndonjë të mire, që peshon sa grimca, atë do të shohë. Dhe kush ka bërë ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do të shohë." [Zelzele 7-8]. Fjalët e munafikëve ishin plot ligësi dhe synonin të pengonin njerëzit nga punët e mira, prandaj i Madhëruari i poshtëron ata, madje ka përgatitur dënim të dhembshëm:

9:80Page 200

ٱسۡتَغۡفِرۡ لَهُمۡ أَوۡ لَا تَسۡتَغۡفِرۡ لَهُمۡ إِن تَسۡتَغۡفِرۡ لَهُمۡ سَبۡعِينَ مَرَّةٗ فَلَن يَغۡفِرَ ٱللَّهُ لَهُمۡۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمۡ كَفَرُواْ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦۗ وَٱللَّهُ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلۡفَٰسِقِينَ ٨٠

Ask forgiveness for them, [O Muḥammad], or do not ask forgiveness for them. If you should ask forgiveness for them seventy times - never will Allāh forgive them. That is because they disbelieved in Allāh and His Messenger, and Allāh does not guide the defiantly disobedient people.

Kërko falje për ta ose mos kërko, por edhe nëse kërkon falje shtatëdhjetë herë, Allahu nuk do t’i falë,... -Ky ajet tregon se, sado që të kërkosh falje për munafikët, Allahu i Madhëruar nuk ka për t'i falur ata. Qëllimi nuk është te numri i herëve. Domethënë, edhe nëse kërkon falje më shumë se shtatëdhjetë herë, Allahu i Madhëruar përsëri nuk ka për t’i falur ata. Në një ajet tjetër, i Madhëruari thotë: "Njëlloj është - kërkon apo nuk kërkon falje për ta, sepse Allahu nuk ka për t’i falur kurrsesi. Allahu nuk i udhëzon ata që i shkelin kufijtë." [Munafikun 6]. Pastaj i Madhëruari tregon shkakun e mospranimit të istigfar-it dhe lutjeve për ta:...sepse ata kanë mohuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij. -Mohuesit nuk i sjellin asnjë dobi lutjet e të tjerëve. Edhe veprat e tij janë të papranueshme, përderisa vazhdon të jetë kafirdhe vdes si i tillë.Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë ata që shkelin kufijtë. -El Fasikin janë të shfrenuarit. Kështu quhen ata që kalimi i kufijve të Allahut u është bërë cilësi e pandashme. Ata nuk pranojnë kurrsesi që të largohen nga kjo rrugë dhe nuk e ndërrojnë atë me asgjë tjetër. Veprojnë kështu, sepse janë zhytur tërësisht në shfrenimin e tyre. Kur u vjen e vërteta e qartë e Allahut, ata nuk e pranojnë, madje e refuzojnë me forcë. Për këtë arsye, i Madhëruari - me urtësinë dhe drejtësinë e Tij - i ndëshkon ata, duke i privuar nga udhëzimi, dhe atëherë ata kurrë nuk mund ta gjejnë më rrugën e drejtë.

9:81Page 200

فَرِحَ ٱلۡمُخَلَّفُونَ بِمَقۡعَدِهِمۡ خِلَٰفَ رَسُولِ ٱللَّهِ وَكَرِهُوٓاْ أَن يُجَٰهِدُواْ بِأَمۡوَٰلِهِمۡ وَأَنفُسِهِمۡ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ وَقَالُواْ لَا تَنفِرُواْ فِي ٱلۡحَرِّۗ قُلۡ نَارُ جَهَنَّمَ أَشَدُّ حَرّٗاۚ لَّوۡ كَانُواْ يَفۡقَهُونَ ٨١

Those who remained behind1 rejoiced in their staying [at home] after [the departure of] the Messenger of Allāh and disliked to strive with their wealth and their lives in the cause of Allāh and said, "Do not go forth in the heat." Say, "The fire of Hell is more intense in heat" - if they would but understand.

Ata që qëndruan pas(në luftën e tebukut)u gëzuan për qëndrimin e tyre pas të Dërguarit të Allahut dhe nuk dëshironin që të luftonin me pasuritë dhe vetet e tyre në rrugën e Allahut. -Munafikët gëzohen për mosmarrjen pjesë në luftë me Profetin. Ata shfaqin mospërfillje për këtë gjynah kaq të madh. Kjo tregon për mosbesimin e tyre në Zotin dhe Profetin e tij. Për këto çështje na tregon vetë Allahu i Madhëruar, i Cili shfaq haptazi atë që gjendet në zemrat e atyre të mjerëve. Ai thotë: "... ata u gëzuan për qëndrimin e tyre pas të Dërguarit të Allahut...". Gëzimi i tyre është diçka më shumë sesa mospjesëmarrja në luftë, që është gjynah i madh. Po ata që kënaqen se nuk shkojnë në luftë?! Këta të mjerë ndiejnë kënaqësi që nuk i binden Zotit dhe shesin mend mes tyre me diçka të tillë. I Madhëruari na njofton se munafikët nuk dëshironin që të luftonin me pasurinë dhe veten e tyre në rrugën e Tij. Kështu janë të mbushura zemrat e tyre, ndryshe nga zemrat e besimtarëve, të cilët, edhe kur janë të justifikuar për mospjesëmarrjen në luftë, trishtohen dhe sytë u lotojnë. Ata nuk e mbajnë dot veten nga dëshira e madhe për të luftuar në rrugën e Zotit dhe për të lartësuar fenë e Tij me pasurinë dhe jetën e tyre. Kjo ndodh me ata, sepse zemrat e tyre janë të mbushura plot iman, shpresë dhe siguri për bamirësinë dhe begatitë e shumta që Zoti u premton.Ata thanë: “Mos dilni në vapë!” -Munafikët thanë se vajtja në luftë në mes të të nxehtit përvëlues ishte tepër e vështirë. Por këta të mjerë i dhanë përparësi rehatisë së përkohshme në jetën e dynjasë, e cila do të marrë fund shumë shpejt, kundrejt kënaqësisë së përhershme në Xhenet. Ata iu druajtën asaj nxehtësie, prej së cilës mund të shpëtosh duke gjetur hije në mbrëmje e mëngjes, por nuk u druajtën nga nxehtësia e atij zjarri, që vetëm Krijuesi ia di fuqinë përvëluese:Thuaju: “Zjarri i Xhehenemit e ka vapën edhe më të fortë.”, nëse kuptojnë.”! -Nëse do të gjykonin drejt dhe të kuptonin realitetin, nuk do ta bënin atë zgjedhje.

9:82Page 200

فَلۡيَضۡحَكُواْ قَلِيلٗا وَلۡيَبۡكُواْ كَثِيرٗا جَزَآءَۢ بِمَا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ ٨٢

So let them laugh a little and [then] weep much as recompense for what they used to earn.

Le të qeshin pak e le të qajnë shumë! Ky është shpërblimi për atë që bënë. -Le të kënaqen me jetën e kësaj dynjaje të përkohshme, që shpejt do të fanitet e zhduket. Le të kënaqen me bukuritë e saj dhe le të dëfrehen me lojrat e saj, se ndëshkimi i dhimbshëm që i pret do të jetë i madh dhe i gjatë sa përjetësia, si shpërblim për atë që kanë bërë. Ky është shpërblimi për kufrin, hipokrizinë dhe për mosnënshtrimin ndaj Allahut të Madhëruar.

9:83Page 200

فَإِن رَّجَعَكَ ٱللَّهُ إِلَىٰ طَآئِفَةٖ مِّنۡهُمۡ فَٱسۡتَـٔۡذَنُوكَ لِلۡخُرُوجِ فَقُل لَّن تَخۡرُجُواْ مَعِيَ أَبَدٗا وَلَن تُقَٰتِلُواْ مَعِيَ عَدُوًّاۖ إِنَّكُمۡ رَضِيتُم بِٱلۡقُعُودِ أَوَّلَ مَرَّةٖ فَٱقۡعُدُواْ مَعَ ٱلۡخَٰلِفِينَ ٨٣

If Allāh should return you to a faction of them [after the expedition] and then they ask your permission to go out [to battle], say, "You will not go out with me, ever, and you will never fight with me an enemy. Indeed, you were satisfied with sitting [at home] the first time, so sit [now] with those who stay behind."

Nëse Allahu të kthen ty te ndonjë grup i tyre, e ata të kërkojnë leje për të ardhur me ty, thuaju: “Ju nuk do të dilni kurrë me mua dhe kurrë nuk do të luftoni ndonjë armik së bashku me mua!” -Nëse Allahu të kthen ty te ndonjë grup i tyre, e ata të kërkojnë leje për të ardhur(me ty), thuaju: “Ju nuk do të dilni kurrë me mua dhe kurrë nuk do të luftoni ndonjë armik së bashku me mua!” -Nëse ndodh që të nisesh për ndonjë udhëtim të shkurtër dhe të thjeshtë, dhe këta munafikë të kërkojnë të vijnë me ty, mos i prano, por thuaju: “Ju nuk do të vini kurrë me mua dhe kurrë nuk do të luftoni ndonjë armik së bashku me mua! Allahu i Madhëruar do të na bëjë që të mos kemi nevojë për mbështetjen tuaj.”Ju u kënaqët herën e parë që nuk luftuat, prandaj rrini me ata që mbetën pas! -Ky ajet kuranor i ngjan shumë një ajeti tjetër, ku Allahu i Madhëruar thotë: "Ne do t'ua largojmë zemrat dhe shikimet atyre, ashtu sikurse nuk e besuan atë (Shpalljen e Zotit) për herë të parë, dhe do t'i lëmë të bredhin të hutuar në shfrenimin e tyre. Edhe sikur t'u dërgonim melekët, t'i bënim të vdekurit t'u flisnin atyre dhe t'i tubonim të gjitha gjërat para tyre, ata përsëri nuk do të besonin, nëse Allahu nuk do të donte. Por shumica e tyre nuk e dinë (të vërtetën).” [En'am 110, 111]. Atij njeriu që i bën bisht zbatimit të urdhrit të Zotit kur i jepet mundësia, nuk i jepet sukses më pas për zbatimin e këtij urdhri. Ky gjykim shërben edhe si masë ndëshkimore poshtëruese për munafikët, që nga besimtarët do të shihen gjithnjë si tradhtarë e gjynahqarë. Ky turp do t’i ndjekë nga pas, në mënyrë të tillë që askush tjetër nuk do të provonte të bënte të njëjtën gjë si ata më prapa.

9:84Page 200

وَلَا تُصَلِّ عَلَىٰٓ أَحَدٖ مِّنۡهُم مَّاتَ أَبَدٗا وَلَا تَقُمۡ عَلَىٰ قَبۡرِهِۦٓۖ إِنَّهُمۡ كَفَرُواْ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَمَاتُواْ وَهُمۡ فَٰسِقُونَ ٨٤

And do not pray [the funeral prayer, O Muḥammad], over any of them who has died - ever - or stand at his grave. Indeed, they disbelieved in Allāh and His Messenger and died while they were defiantly disobedient.

Asnjërit prej tyre mos ia fal namazin kur të vdesin e as mos u qëndro pranë varrit,... -Kuptimi: Mos ua fal namazin e xhenazes munafikëve dhe as mos qëndro te varri për t’u lutur për ta. Namazi dhe lutja për ta është ndërmjetësim, dhe dihet mirë se ndëmjetësimi për ta është i pavlefshëm....sepse ata kanë mohuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe kanë vdekur si mohues! -Duhet kuptuar mirë se, çdokujt që vdes si mohues nuk i vlen asnjë lloj ndërmjetësimi. Në këto ajete ka mësime dhe qortim edhe për të tjerët. Ato janë kërcënim i hapur për të gjithë. Kështu veprohet me të gjithë ata që njihen me siguri si munafikë apo si mohues të Islamit. Atyre nuk u falet namazi i xhenazes. Nga ana tjetër, ajeti është tregues për ligjshmërinë e faljes së namazit të xhenazes për besimtarët dhe të qëndrimit pranë varrit të tyre për të bërë lutje. Kështu vepronte edhe Profeti me besimtarët. Fakti që Allahu i Madhëruar na ndalon vetëm nga namazi dhe lutjet për munafikët dhe jobesimtarët, tregon se falja e namazit të xhenazes për besimtarët është vepër e padiskutueshme dhe e praktikueshme nga muslimanët.

9:85Page 200

وَلَا تُعۡجِبۡكَ أَمۡوَٰلُهُمۡ وَأَوۡلَٰدُهُمۡۚ إِنَّمَا يُرِيدُ ٱللَّهُ أَن يُعَذِّبَهُم بِهَا فِي ٱلدُّنۡيَا وَتَزۡهَقَ أَنفُسُهُمۡ وَهُمۡ كَٰفِرُونَ ٨٥

And let not their wealth and their children impress you. Allāh only intends to punish them through them in this world and that their souls should depart [at death] while they are disbelievers.

Mos u mahnit nga pasuria dhe fëmijët e tyre!” -Mos u mashtro nga gjendja e atyre jobesimtarëve dhe munafikëve, që Allahu i Madhëruar u ka dhënë nga mirësitë e kësaj bote. Pasuritë dhe fëmijët e tyre nuk tregojnë aspak se Allahu i Lartësuar i ka privilegjuar ata. Madje, për ata të mjerë është krejtësisht e kundërta. I Lartësuari thotë:Nëpërmjet tyre, Allahu dëshiron që t’i ndëshkojë ata në këtë botë dhe t’u dalë shpirti duke qenë mohues. -Ata lodhen për t’i fituar dhe mbledhur, frikësohen se mos i humbasin dhe asnjëherë nuk i shijojnë ato. Më e keqja është se këto të mira i shpërqendrojnë ata nga qëllimi kryesor i jetës, pra, nga adhurimi i Zotit dhe përgatitja për jetën e pasosur. Kështu enden këta të mjerë në kotësitë e kësaj dynjaje të shkurtër, derisa të vijë momenti që t’u dalë shpirti me dhimbje e vuajtje. Dashuria për këtë dynja e ka pushtuar shpirtin e tyre, prandaj në momentin e vdekjes ata i djeg dëshpërimi për ndarjen prej saj.

9:86Page 200

وَإِذَآ أُنزِلَتۡ سُورَةٌ أَنۡ ءَامِنُواْ بِٱللَّهِ وَجَٰهِدُواْ مَعَ رَسُولِهِ ٱسۡتَـٔۡذَنَكَ أُوْلُواْ ٱلطَّوۡلِ مِنۡهُمۡ وَقَالُواْ ذَرۡنَا نَكُن مَّعَ ٱلۡقَٰعِدِينَ ٨٦

And when a sūrah was revealed [enjoining them] to believe in Allāh and to fight with His Messenger, those of wealth among them asked your permission [to stay back] and said, "Leave us to be with them who sit [at home]."

Allahu i Madhëruar njofton se munafikët vazhdonin të ishin të rënduar në lidhje me bindjen ndaj Tij. Atyre nuk u bënin aspak dobi ajetet dhe suret e shpallura nga Allahu:Kur zbriti surja që urdhëron për të besuar në Allahun dhe për të luftuar së bashku me të Dërguarin e Tij, pasanikët kërkuan leje prej teje, duke thënë: “Na lejo të rrimë(në shtëpi)me ata që nuk shkojnë në luftë!” -Sa herë që shpallen sure ku urdhërohet për besim të drejtë dhe për luftë në rrugën e Zotit, pikërisht njerëzit e pasur dhe të shëndetshëm, të cilët nuk kanë asnjë justifikim për t’iu shmangur këtyre urdhrave, nxitojnë të kërkojnë leje për të mos marrë pjesë në luftë. Allahu i Madhëruar i ka begatuar me pasuri dhe fëmijë, e megjithatë ata nuk tregohen mirënjohës dhe nuk e lavdërojnë Dhuruesin ashtu si Ai dëshiron. Ata nuk kryejnë as detyrimet më themelore. Nëse do të tregoheshin mirënjohës, zbatimi i urdhrave do të ishte i lehtë për ta. Por ata nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, veçse të justifikohen. Të rënduar nga dembelizmi, ata duan të qëndrojnë me të dobtit dhe të pamundurit, duke thënë: “Na lejo të rrimë me ata që nuk shkojnë në luftë!” I Lartësuari thotë:

9:87Page 201

رَضُواْ بِأَن يَكُونُواْ مَعَ ٱلۡخَوَالِفِ وَطُبِعَ عَلَىٰ قُلُوبِهِمۡ فَهُمۡ لَا يَفۡقَهُونَ ٨٧

They were satisfied to be with those who stay behind, and their hearts were sealed over, so they do not understand.

Ata parapëlqyen të rrinin me ata që nuk shkojnë në luftë, prandaj zemrat e tyre u vulosën dhe tashmë ata nuk kuptojnë. -Si është e mundur që ata qëndruan bashkë me fëmijët dhe gratë, që u lejohet të mos marrin pjesë në xhihad?! Mos vallë kështu i udhëzoi logjika dhe urtësia e tyre?! Apo Allahu i Madhëruar ua vulosi zemrat dhe ata nuk arrijnë të kuptojnë të mirën e vetes së tyre? Ata nuk kanë dëshirën më të vogël për të bërë diçka që u sjell mirësi e shpëtim. Ata nuk arrijnë as ta konceptojnë bamirësinë ndaj vetes së tyre. Nëse do të logjikonin drejt, nuk do kënaqeshin me këtë lloj gjendjeje, e cila është poshtëruese për burrat e vërtetë.

9:88–89Page 201

لَٰكِنِ ٱلرَّسُولُ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَعَهُۥ جَٰهَدُواْ بِأَمۡوَٰلِهِمۡ وَأَنفُسِهِمۡۚ وَأُوْلَٰٓئِكَ لَهُمُ ٱلۡخَيۡرَٰتُۖ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُفۡلِحُونَ ٨٨

But the Messenger and those who believed with him fought with their wealth and their lives. Those will have [all that is] good and it is those who are the successful.

أَعَدَّ ٱللَّهُ لَهُمۡ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَاۚ ذَٰلِكَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ ٨٩

Allāh has prepared for them gardens beneath which rivers flow, wherein they will abide eternally. That is the great attainment.

Por, i Dërguari e së bashku me të, edhe besimtarët, luftuan me pasurinë dhe vetet e tyre. Atyre u takojnë të gjitha të mirat dhe ata janë të shpëtuarit. Allahu u ka përgatitur atyre kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe. -Allahu i Madhëruar na njofton se, edhe nëse munafikët i largohen xhihadit në rrugën e Tij, Ai do t'u mjaftojë besimtarëve. Allahu ka rob të zgjedhur prej krijesave të Tij që, me mirësinë e Tij, zbatojnë urdhrat e Tij. Ata janë profetët dhe besimtarët, të sinqertët që luftojnë në rrugën e Tij me pasurinë dhe jetën e tyre. Ata nuk shfaqin rëndesë e dembelizëm. Përkundrazi, ata shfaqin gëzim dhe kënaqësi të madhe. Për këta, i Madhëruari thotë: “Atyre u takojnë të gjitha të mirat dhe ata janë të shpëtuarit (muflihun)." Ata do të kenë mirësi të shumta në dynja dhe në ahiret dhe do të jenë "muflihun", domethënë, ata që arrijnë të përmbushin synimet më të larta dhe fitojnë shpërblimin më të madh. I Lartësuari i përgëzon ata duke thënë: "Allahu u ka përgatitur atyre kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Kjo është fitorja e madhe.” Turp e mjerim për ata që nuk zgjedhin këtë rrugë, por e zhysin veten në humbje, duke shkatërruar jetën e tyre në këtë botë dhe në ahiret. Ky ajet ngjan me ajetin tjetër kuranor: “Thuaj: “Besoni në atë (Kur'anin) apo jo, atyre që u është dhënë dituri (nga librat e parë) para tij, kur u lexohet (Kur'ani) lëshohen me fytyrë përdhe, duke bërë sexhde.”.” [Isra 107]. Ose ajetit tjetër: “Këta janë ata të cilëve Ne u dhamë Librin, urtësinë e Profetësinë. E nëse këta (populli yt) refuzojnë, Ne e kemi siguruar atë me një popull që nuk e refuzon. Këta ishin ata të cilët Allahu i udhëzoi në rrugë të drejtë, prandaj me udhëzimin e tyre udhëhiqu. Thuaj: “Unë nuk kërkoj për këtë asnjë shpërblim prej jush. Ky është veçse një mesazh për mbarë njerëzimin.” [En'am 89, 90].

9:90Page 201

وَجَآءَ ٱلۡمُعَذِّرُونَ مِنَ ٱلۡأَعۡرَابِ لِيُؤۡذَنَ لَهُمۡ وَقَعَدَ ٱلَّذِينَ كَذَبُواْ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥۚ سَيُصِيبُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِنۡهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ ٩٠

And those with excuses among the bedouins came to be permitted [to remain], and they who had lied1 to Allāh and His Messenger sat [at home]. There will strike those who disbelieved among them a painful punishment.

Edhe disa beduinë(arabë të shkretëtirës)paraqitën justifikime, për t’u dhënë leje që të mos shkonin në luftë. -Ngaqë ishin të plogësht dhe me besim të dobët, ata shkuan te Profeti për t’i kërkuar leje që të mos merrnin pjesë në luftë. Ata ishin njerëz me sjellje të vrazhdë dhe të pacipë. Megjithatë, ka mundësi që ajeti të flasë për ata besimtarë që vërtet ishin të justifikuar, dhe Profeti e kishte zakon që gjithmonë i justifikonte ata që i kërkonin leje.Edhe ata që donin të gënjenin Allahun dhe të Dërguarin e Tij munguan në luftë. -Këta të tjerët as nuk e merrnin mundimin për të kërkuar leje te Profeti i Zotit. Këta gënjenin kur thoshin se besonin Allahun dhe të Dërguarin e Tij, sepse besimi i vërtetë të bën që t'u bindesh urdhrave të tyre, dhe jo t’i kundërshtosh. Pastaj i Madhëruari i kërcënoi ata duke thënë:Ata që mohuan do t’i godasë një dënim i ashpër. - Në ajetin e mësipërm, Allahu i Madhëruar na tregoi për ata që kërkonin leje për të mos marrë pjesë në luftë. Por duke qenë se ata ndahen në dy grupe, të justifikuar dhe të pajustifikuar nga Sheriati, Allahu i Madhëruar e shpjegon më tepër këtë çështje:

9:91Page 201

لَّيۡسَ عَلَى ٱلضُّعَفَآءِ وَلَا عَلَى ٱلۡمَرۡضَىٰ وَلَا عَلَى ٱلَّذِينَ لَا يَجِدُونَ مَا يُنفِقُونَ حَرَجٌ إِذَا نَصَحُواْ لِلَّهِ وَرَسُولِهِۦۚ مَا عَلَى ٱلۡمُحۡسِنِينَ مِن سَبِيلٖۚ وَٱللَّهُ غَفُورٞ رَّحِيمٞ ٩١

There is not upon the weak or upon the ill or upon those who do not find anything to spend any discomfort [i.e., guilt] when they are sincere to Allāh and His Messenger. There is not upon the doers of good any cause [for blame]. And Allāh is Forgiving and Merciful.

Nuk është gjynah për të dobëtit, as për të sëmurët e as për ata që nuk gjejnë burime për të shpenzuar(në rrugën e Allahut), kur janë të sinqertë ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Për të mirët nuk ka arsye për qortim. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Ndër të justifikuarit nga Sheriati, Allahu i Madhëruar përmend:-Të dobëtit, domethënë ata me fizik të dobët, të verbër etj., që nuk kanë mundësi të dalin për të luftuar.-Të sëmurët, me të gjitha llojet e sëmundjeve dhe gjymtimeve, që të pengojnë për luftë.- Ata të cilët nuk kanë pasuri apo mjetet e nevojshme për të shkuar në luftë. Për këta, i Madhëruari thotë: “Për të mirët nuk ka arsye për qortim”.Për këto kategori nuk ka asnjë përgjegjësi para Allahut të Madhëruar. Por ka një kusht: "kur ata janë të sinqertë ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, në atë masë që, nëse vërtet do t’i kishin mundësitë, do të merrnin pjesë në luftë." Kështu, këta adhurues të sinqertë, edhe pse nuk marrin pjesë vetë në luftë, ata nxisin për pjesëmarrje në të dhe e ndihmojnë rrugën e Allahut me gjithë forcat dhe mundësitë e tyre. Ndaj këtyre nuk ka asnjë qortim. I Lartësuari thotë: “Për të mirët nuk ka qortim”. Ata janë të mirë, sepse gjithmonë i sheh duke përmbushur fillimisht detyrimet ndaj Zotit, por edhe ndaj robërve të Tij. Ata janë bamirës dhe të përkushtuar në përmbushjen e detyrimeve, dhe kjo ia pret rrugën çdo qortimi për ta. Nëse robi tregohet bamirës dhe i jep hakun asaj që ka brenda mundësive të tij, nuk është kurrsesi i qortuar për ato që janë jashtë mundësive të tij, sepse “Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” Nga falja dhe mëshira e Tij, Ai i toleron dhe fal të pamundurit. Madje, duke parë nijetin e tyre të fortë për të ndihmuar fenë e Tij, Ai i shpërblen njëlloj si të tjerët që kanë marrë pjesë realisht në luftë.E keqja është për ata që, duke qenë pasanikë, kërkuan leje dhe u pajtuan të rrinin me ata që nuk vajtën në luftë. Allahu i vulosi zemrat e tyre dhe ata nuk e morën vesh.Ebu Abdullah Xhabir Ibn Abdullah el-Ensarijj r.a. ka thënë: “Ishim bashkë me të Dërguarin e Allahut (a.s.) në një betejë, kur ai tha: “Vërtet në Medinë ka burra, të cilët, kudo që ju keni shkelur, nëpër kodra e nëpër lugina, ata kanë qenë me ju, megjithëse i ka penguar sëmundja.” Sipas një transmetimi tjetër: “Ata kanë shpërblim të njëjtë me ju.” (Muslimi) Kurse sipas variantit të Buhariut, Enesi (r.a) ka thënë: “Ne po ktheheshim nga beteja e Tebukut me të Dërguarin e Allahut (s.a.v.s), kur ai tha: “Vërtet ka njerëz të cilët mbetën në Medinë pas nesh, por që kanë qenë me ne kudo që shkuam: në kodra a në lugina, megjithëse i pengoi sëmundja të vinin.”

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском