As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
At-Tawbah 9:92–109
9:92–94Page 201
وَلَا عَلَى ٱلَّذِينَ إِذَا مَآ أَتَوۡكَ لِتَحۡمِلَهُمۡ قُلۡتَ لَآ أَجِدُ مَآ أَحۡمِلُكُمۡ عَلَيۡهِ تَوَلَّواْ وَّأَعۡيُنُهُمۡ تَفِيضُ مِنَ ٱلدَّمۡعِ حَزَنًا أَلَّا يَجِدُواْ مَا يُنفِقُونَ ٩٢
Nor [is there blame] upon those who, when they came to you for you to take them along, you said, "I can find nothing upon which to carry you."1 They turned back while their eyes overflowed with tears out of grief that they could not find something to spend [for the cause of Allāh].
۞ إِنَّمَا ٱلسَّبِيلُ عَلَى ٱلَّذِينَ يَسۡتَـٔۡذِنُونَكَ وَهُمۡ أَغۡنِيَآءُۚ رَضُواْ بِأَن يَكُونُواْ مَعَ ٱلۡخَوَالِفِ وَطَبَعَ ٱللَّهُ عَلَىٰ قُلُوبِهِمۡ فَهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ ٩٣
The cause [for blame] is only upon those who ask permission of you while they are rich. They are satisfied to be with those who stay behind, and Allāh has sealed over their hearts, so they do not know.
يَعۡتَذِرُونَ إِلَيۡكُمۡ إِذَا رَجَعۡتُمۡ إِلَيۡهِمۡۚ قُل لَّا تَعۡتَذِرُواْ لَن نُّؤۡمِنَ لَكُمۡ قَدۡ نَبَّأَنَا ٱللَّهُ مِنۡ أَخۡبَارِكُمۡۚ وَسَيَرَى ٱللَّهُ عَمَلَكُمۡ وَرَسُولُهُۥ ثُمَّ تُرَدُّونَ إِلَىٰ عَٰلِمِ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ٩٤
They will make excuses to you when you have returned to them. Say, "Make no excuse - never will we believe you. Allāh has already informed us of your news [i.e., affair]. And Allāh will observe your deeds, and [so will] His Messenger; then you will be taken back to the Knower of the unseen and the witnessed,1 and He will inform you of what you used to do."
Kur të ktheheni tek ata do t’ju paraqesin justifikime. -Pasi tregoi se munafikët i bënë bisht luftës duke qenë të pajustifikuar, thotë se ata do të shkonin te Profeti për t'u justifikuar, pasi ai të kthehej nga lufta. Në këtë kohë, Profeti mësohet që t’u thotë:Thuaju: “Mos u arsyetoni, ne nuk kemi për t’ju besuar. Tashmë, na ka njoftuar Allahu për gjendjen tuaj të vërtetë.” -Kurrë nuk kemi për t’u besuar justifikimeve tuaja. E si mund t’ju besojmë kur tashmë na ka njoftuar Allahu për të vërtetën tuaj?! Allahu është më i vërteti në fjalën e Tij, prandaj justifikimi juaj nuk ka asnjë vlerë.“Veprimet tuaja do t'i shohë Allahu dhe i Dërguari i Tij”. -Në jetën e kësaj dynjaje, janë veprat e tyre ato që zbulojnë çfarë fshehin në gjoks. Veprat janë peshorja e saktë, që kurrë nuk gënjen për të nxjerrë në pah sinqeritetin dhe gënjeshtrën. Ndërsa fjalët dhe pretendimet janë të parëndësishme në këtë rast. Sidoqoftë, do të vijë dita kur të gjithë do të kthehen tek Njohësi i të fshehtave:“Në fund ju do të ktheheni tek Ai që e di çfarë fshihet dhe çfarë është e hapët. Ai do t’ju tregojë të vërtetën e gjithçkaje që keni bërë”. -Allahut nuk mund t’i fshihet asgjë. Ai do t'jua nxjerë në shesh të gjitha qëllimet, fjalët dhe veprat tuaja, të mira apo të këqija qofshin ato. Ai do t'ju japë atë që meritoni dhe do ta shpërndajë shpërblimin me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij. Allahu nuk do t’i bëjë askujt padrejtësi, as edhe një thërrmijë. Ata që nxjerrin justifikime janë në gjendje të ndryshme. Prej tyre ka të tillë, të cilëve u pranohet justifikimi, për shkak të sinqeritetit të tyre; ata falen dhe trajtohen sikur të mos kishin gabuar kurrë. Ndërsa munafikët nuk kanë sinqeritet, prandaj justifikimet e tyre janë të papranueshme. Ky refuzim ka të bëjë me veprat dhe fjalët e tyre të poshtra, për të cilat ata nuk janë penduar vërtet. Këta lloj njerëzish ose ndëshkohen në këtë dynja, me llojet e përcaktuara të ndëshkimit në Sheriat, ose thjesht shpërfillen dhe nënçmohen. Është pikërisht kjo e fundit që Zoti i Lartësuar urdhëroi të veprohej me këta të mjerë: pra, të shpërfillen dhe nënçmohen, pa u dhënë ndonjë ndëshkim konkret.
9:95Page 202
سَيَحۡلِفُونَ بِٱللَّهِ لَكُمۡ إِذَا ٱنقَلَبۡتُمۡ إِلَيۡهِمۡ لِتُعۡرِضُواْ عَنۡهُمۡۖ فَأَعۡرِضُواْ عَنۡهُمۡۖ إِنَّهُمۡ رِجۡسٞۖ وَمَأۡوَىٰهُمۡ جَهَنَّمُ جَزَآءَۢ بِمَا كَانُواْ يَكۡسِبُونَ ٩٥
They will swear by Allāh to you when you return to them that you would leave them alone. So leave them alone; indeed they are evil; and their refuge is Hell as recompense for what they had been earning.
Kur të ktheheni tek ata, do t’ju betohen në Allahun, për të mos i qortuar. Kthejuni shpinën atyre! Ata, me të vërtetë janë të ndyrë dhe vendi i tyre do të jetë Xhehenemi, si shpërblim për ato(padrejtësi)që bënë. -Thjesht nënçmojini dhe as mos merrni mundimin t'i qortoni, t'i fshikulloni ose t’i ekzekutoni. Ata janë të ndyrë, thotë i Lartësuari. Si të tillë, as nuk e meritojnë që të merresh me ta e t'u japësh një fare rëndësie. Edhe dënimi e qortimi nuk bëjnë dobi tek ata. Për ta është mëse i mjaftueshëm Xhehenemi, për veprat që kanë bërë.
9:96Page 202
يَحۡلِفُونَ لَكُمۡ لِتَرۡضَوۡاْ عَنۡهُمۡۖ فَإِن تَرۡضَوۡاْ عَنۡهُمۡ فَإِنَّ ٱللَّهَ لَا يَرۡضَىٰ عَنِ ٱلۡقَوۡمِ ٱلۡفَٰسِقِينَ ٩٦
They swear to you so that you might be satisfied with them. But if you should be satisfied with them - indeed, Allāh is not satisfied with a defiantly disobedient people.
Ata do t'ju betohen që të jeni të kënaqur me ta. Por edhe nëse ju shprehni kënaqësi, Allahu nuk është i kënaqur me ata që i shkelin kufijtë e Tij. -Përveç shfajësimit, ata njerëz të pështirë duan që ju të jeni të kënaqur me ta, a thua se asgjë nuk ka ndodhur. Por mësojeni mirë se, edhe nëse ju kënaqeni me ta, Allahu i Lartësuar kurrë nuk kënaqet me njerëz të prishur. Vëreni me kujdes! Në ajet nuk thuhet: "Allahu nuk kënaqet me ta", por: "...nuk kënaqet me një popull që shkel kufijtë". Domethënë, Allahu i Madhëruar e ka lidhur ngushtë pakënaqësinë dhe zemërimin e Tij me cilësinë e keqe të kalimit të kufijve të Tij. Me fjalë të tjera, porta e pendimit është lënë e hapur për ta. Nëse ata, si çdo i pabindur tjetër, pendohen, Allahu e pranon pendimin e tyre. Allahu i Lartësuar është i pakënaqur nga ata për shkak të cilësisë që e pengon këtë gjë. Ata shkelin kufijtë e Zotit, ata nuk i duan gjërat që Zoti kërkon prej tyre, si besimi i sinqertë dhe bindja ndaj Tij, por janë zhytur në vepra që zemërojnë të Drejtin, siç janë: idhujtaria, hipokrizia e poshtërsitë e tjera. Kështu, o besimtarë të sinqertë, edhe ju duhet të veproni njëlloj siç ju mëson Zoti juaj. Kurrë mos u kënaqni e miqësoni me të tillë njerëz, derisa ata të shfaqin sinqerisht pendimin dhe nënshtrimit ndaj Zotit, me fenë e Tij të pastër. Shkurtimisht, Allahu i Madhëruar na bën të ditur se munafikët që iu shmangën thirrjes së Profetit për luftë, dëshironin që, me justifikimet dhe betimet e tyre, besimtarët jo vetëm t’i pranonin, por edhe të ishin të kënaqur me ta. Kjo nuk duhet të ndodhte kurrë! Nuk mund të jesh i kënaqur me ata që nuk i binden Zotit. Ata nuk e meritojnë dashurinë, miqësinë dhe respektin e besimtarëve. Përkundrazi, atyre u kthehet shpina e braktisen, ashtu si largohesh nga gjërat e pështira e të poshtra. Ajeti që thotë: "...na ka treguar Allahu për veprat tuaja" është provë se Allahu i Madhëruar flet. E folura është atribut i Allahut të Madhëruar. Gjithashtu, ajeti tregon se Allahu i Madhëruar vepron sipas dëshirës dhe pushtetit të Tij, i pa ndikuar nga askush. Pjesa: "...veprën tuaj do ta shohë Allahu…" , tregon se Allahu i sheh veprat e robërve si para, ashtu edhe pas realizimit të tyre. Ajetet dëshmojnë se Allahu i Madhëruar i do punëmirët dhe të penduarit e sinqertë, ashtu sikundër i urren dhe zemërohet me ata që janë të prishur, që shkelin kufijtë e Tij.
9:97Page 202
ٱلۡأَعۡرَابُ أَشَدُّ كُفۡرٗا وَنِفَاقٗا وَأَجۡدَرُ أَلَّا يَعۡلَمُواْ حُدُودَ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ عَلَىٰ رَسُولِهِۦۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٞ ٩٧
The bedouins are stronger in disbelief and hypocrisy and more likely not to know the limits of what [laws] Allāh has revealed to His Messenger. And Allāh is Knowing and Wise.
Beduinët janë më të zhyturit në mohim e hipokrizi dhe janë më të prirurit për të mos i njohur dispozitat që Allahu ia zbriti të Dërguarit të Tij. Allahu është i Gjithëditur e i Urtë. -Beduinë quhen banorët e shkretëtirës dhe të zonave të largëta, larg qyteteve ose përqendrimeve të mëdha të njerëzve. Kjo kategori karakterizohet nga një mosbesim më i madh dhe më i theksuar në fe, për shkaqe të shumta. Për shembull, ata janë më larg diturisë dhe mundësive për ta arritur atë. Dituria rreth besimit, ligjeve dhe dispozitave të fesë, rreth veprave e cilësive të larta të besimit janë më të huaja për ta. I Lartësuari thotë se ata janë më të prirur që të mos i njohin kufijtë dhe ligjet që Ai i shpalli Profetit të Tij. Përmes Shpalljes, Allahu i Lartësuar i zbriti Profetit parimet e besimit, por edhe ligje fetare për shoqërinë. Por njerëzit larg qytetërimit dhe diturisë nuk janë në kontakt me këto njohuri, ndryshe nga njerëzit e qyteteve dhe vendbanimeve të gjera. Njerëzit që janë në kontakt më të ngushtë me diturinë e shpallur nga Zoti janë më pranë njohjes së kufijve të Tij. Kjo dituri u mundëson dy gjëra: 1. Një koncept më të drejtë për realitetin dhe të mirën. 2. Kultivim të motiveve të mira dhe të dobishme. Këto mirësi nuk mund t'i kenë ata që janë larg diturisë. Nga ana tjetër, qytetarët karakterizohen nga një karakter i butë, natyrë e qetë dhe lehtësisht e përshtatshme. Ata janë të arsyeshëm dhe binden lehtë kur u afrohet e mira, ndryshe nga banorët e shkretëtirave dhe larg qyteteve, të cilët janë të ngurtë, të ashpër, të vrazhdë, të pabindur dhe nuk pranojnë këshillën e mirë. Në fakt, kudo ka qafirë dhe munafikë, por ata i gjen më tepër larg qytetit. Gjithashtu, beduinët janë më të dhënë pas pasurisë, si edhe koprracë, kur është fjala për të shpenzuar atje ku urdhëron Zoti.
9:98Page 202
وَمِنَ ٱلۡأَعۡرَابِ مَن يَتَّخِذُ مَا يُنفِقُ مَغۡرَمٗا وَيَتَرَبَّصُ بِكُمُ ٱلدَّوَآئِرَۚ عَلَيۡهِمۡ دَآئِرَةُ ٱلسَّوۡءِۗ وَٱللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٞ ٩٨
And among the bedouins are some who consider what they spend as a loss1 and await for you turns of misfortune. Upon them will be a misfortune of evil. And Allāh is Hearing and Knowing.
Ka beduinë, të cilët shpenzimin në rrugën e Allahut e konsiderojnë si gjobë dhe presin fatkeqësira për ju. Atyre u rëntë fatkeqësia! Allahu dëgjon e di gjithçka. -Zekatin dhe çdo lloj shpenzimi për hir të Zotit e konsiderojnë si garamet, si gjobë ose taksë rënduese, nga e cila vetëm humb dhe nuk fiton asgjë, as kënaqësinë e Zotit. Prandaj, edhe kur u kërkohet që të japin, mezi japin dhe i mallkojnë besimtarët. Ata i urrejnë besimtarët dhe urojnë që çdo fatkeqësi t’u bjerë atyre. Por ajo që do të ndodhë në realitet është e kundërta. Fati i zi u vërtitet pikërisht atyre njerëzve pa tru. Besimtarët i ndjek çdo e mirë, me lejen e Zotit të Madhëruar. Ata do t’i lartësojë Zoti mbi çdo armik të tyre dhe përfundimin do ta kenë të mirë. Allahu i Lartësuar dëgjon e di gjithçka, prandaj Atij kurrë nuk mund t’i fshihen qëllimet e robërve . Allahu sheh, dëgjon dhe di hollësitë dhe qëllimin e çdo pune që bëjnë njerëzit. Ai e di mirë se cilët janë të sinqertë dhe cilët hipokritë, e në fund do t’i japë secilit atë që meriton.
9:99Page 202
وَمِنَ ٱلۡأَعۡرَابِ مَن يُؤۡمِنُ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ وَيَتَّخِذُ مَا يُنفِقُ قُرُبَٰتٍ عِندَ ٱللَّهِ وَصَلَوَٰتِ ٱلرَّسُولِۚ أَلَآ إِنَّهَا قُرۡبَةٞ لَّهُمۡۚ سَيُدۡخِلُهُمُ ٱللَّهُ فِي رَحۡمَتِهِۦٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٞ ٩٩
But among the bedouins are some who believe in Allāh and the Last Day and consider what they spend as means of nearness to Allāh and of [obtaining] invocations of the Messenger. Unquestionably, it is a means of nearness for them. Allāh will admit them to His mercy. Indeed, Allāh is Forgiving and Merciful.
Por ka edhe beduinë të cilët besojnë në Allahun dhe në Jetën tjetër dhe atë, që e japin, e konsiderojnë si mirësi që të afron tek Allahu dhe që të bën t'i meritosh lutjet e të Dërguarit(për bamirësit). -Jo të gjithë beduinët janë të qortuar dhe jobesimtarë. Ka prej tyre që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Gjykimit. Është pikërisht ky besim që i shpëton dhe i ruan ata nga mohimi dhe hipokrizia. Këta bëjnë vepra të mira sipas imanit të tyre. Edhe shpenzimet që japin i konsiderojnë si një mundësi e mirë, që i afron tek Allahu i Madhëruar: "…atë që e japin e konsiderojnë si mirësi që të afron tek Allahu dhe që të bën t'i meritosh lutjet e të Dërguarit (për bamirësit)." Besimtarët llogarisnin shpërblimin e Allahut dhe synonin kënaqësinë e Tij përmes punëve të mira. Kështu, ata bëheshin prej atyre për të cilët Profeti lutej dhe kërkonte falje, dhe kjo i kënaqte ata pa masë. Ai lutej për ta që Zoti t’i bekonte ata në pasuritë dhe familjet e tyre. Allahu i Madhëruar, duke treguar dobinë e madhe të lutjeve të Profetit për besimtarët, thotë:Dijeni se ato janë me të vërtetë rrugë për afrim(tek Allahu). -Duke dhënë pasurinë e tyre për hir të Zotit, ata bënin që Profeti të kërkonte falje për ta dhe të lutej për bereqet e mbarësi. Në këtë mënyrë, ata të afroheshin edhe më shumë tek Allahu i Lartësuar dhe u shtohej e bekohej pasuria e tyre. Të gjitha mirësitë përmblidhen në fjalën e Allahut:Allahu do t’i përfshijë ata në mëshirën e Tij. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Allahu i Lartësuar do t’i llogarisë si njerëz vepërmirë. Allahu i Madhërishëm është Falës i madh dhe Mëshirplotë. Ai ua fal gjynahet atyre që pendohen dhe kthehen tek Ai të nënshtruar. Ai i përfshin me dashuri adhuruesit e Tij, me mëshirën e Tij, që ka përfshirë gjithçka. Për këta fatlumë Ai ka posaçëruar një mëshirë të veçantë, që askush tjetër nuk e gëzon. Prej kësaj mëshire, besimtarët përftojnë dituri të saktë dhe të nevojshme, mbushen me vullnet për të bërë vepra të mira, që Zoti i do. Është i Madhërishmi që e fut këtë udhëzim në zemrat e tyre, që ata të ecin drejt kënaqësisë dhe Xhenetit të Tij. Në këtë rrugë, po me mëshirën e Tij të posaçme, Ai i ruan nga çdo gjë që cenon imanin e tyre, i ruan nga gjynahet dhe u rezervon shpërblime pa fund. Nga ajeti kuptojmë se edhe nomadët nuk ndryshojnë totalisht nga qytetarët e vendbanimeve të mëdha, në kuptimin që edhe ata janë të ndarë në besimtarë dhe jo të tillë. Disa janë të lavdëruar për cilësitë e mira e disa janë të dënueshëm për cilësitë e ulëta. Allahu i Madhëruar nuk i qorton ata për faktin se janë banorë çadrash dhe shkretëtëtirash, por për faktin se janë të prirur drejt mohimit, hipokrizisë dhe mosnjohjes së kufijve që Zoti i shpalli Profetit të Tij. Kështu, qortimi shkon për të gjithë ata që kanë të tilla cilësi, edhe nëse jetojnë në mes të qyteteve të mëdha. Nga ajetet kuptohet gjithashtu se mohimi, hipokrizia dhe mosbindja ndaj Zotit shtohen ose pakësohen, ashpërsohen ose zbuten, në varësi të gjendjes së robit dhe shoqërisë ku ai jeton, si dhe në varësi të paditurisë rreth shpalljeve të Zotit. Prej këtej, kuptohet vlera e madhe e diturisë. Injoranti është më pranë të keqes sesa i dituri. I Madhëruari i qortoi nomadët si më të prirur drejt mohimit e hipokrizisë, pikërisht për shkak të largësisë së tyre nga dituria e mirë, e cila është dituria rreth Shpalljes së Zotit. Kjo dituri përfshin themelet e fesë dhe degëzimet e saj, si: çështjet e imanit, islamit, ihsanit; njohjen e kufrit, hipokrizisë dhe shfrenimit në gjynahe Zotit; njohjen e devotshmërisë dhe rrugëve të arritjes së saj; njohjen e mënyrave dhe veprave që të çojnë drejt shpëtimit nga e keqja dhe arritjes së të mirave; fjalët e veprat që konsiderohen si bindje e adhurime ndaj Zotit dhe për të cilat Zoti shpërblen pa masë; bamirësia dhe llojet e saj; lidhjet që njeriu duhet të ruajë dhe forcojë; çfarë janë gjynahet e mëdha, si vrasja, zinaja, pirja e pijeve dehëse, fajdet etj. Pa dyshim, ai që i njeh këto çështje dhe synon të mirën, ka për të zbatuar porositë dhe ka për t'u kujdesur që të jetë i rregullt dhe të jetojë sipas ligjit të Zotit. Ai do të veprojë të mirën dhe do të largohet nga e keqja. Pasi të përkushtohet vetë në këtë rrugë, ai do të ftojë edhe të tjerët, me butësi dhe urtësi, në të. Nga ajetet kuptohet se besimtari duhet t’i të plotësojë detyrimet e tij me gjoks të zgjeruar, me zemër e shpirt të qetë dhe të përkujdeset që të jetë gjithmonë i fituar dhe i shpërblyer, dhe jo humbës dhe i dënuar.
9:100Page 203
وَٱلسَّٰبِقُونَ ٱلۡأَوَّلُونَ مِنَ ٱلۡمُهَٰجِرِينَ وَٱلۡأَنصَارِ وَٱلَّذِينَ ٱتَّبَعُوهُم بِإِحۡسَٰنٖ رَّضِيَ ٱللَّهُ عَنۡهُمۡ وَرَضُواْ عَنۡهُ وَأَعَدَّ لَهُمۡ جَنَّٰتٖ تَجۡرِي تَحۡتَهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدٗاۚ ذَٰلِكَ ٱلۡفَوۡزُ ٱلۡعَظِيمُ ١٠٠
And the first forerunners [in the faith] among the Muhājireen1 and the Anṣār2 and those who followed them with good conduct - Allāh is pleased with them and they are pleased with Him, and He has prepared for them gardens beneath which rivers flow, wherein they will abide forever. That is the great attainment.
Allahu është i kënaqur me besimtarët e hershëm muhaxhirë e ensarë dhe me ata që i pasuan me vepra të mira. - Besimtarët e hershëm janë të parët e këtij umeti që pranuan fenë e vërtetë dhe sakrifikuan gjithçka në emër të Zotit, duke emigruar dhe duke luftuar për ta mbrojtur dhe përhapur këtë fe madhështore. Muhaxhirët janë ata për të cilët i Madhëruari ka thënë: “Ajo u takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive dhe pasurisë së tyre, për shkak se kërkonin mirësinë e kënaqësinë e Allahut dhe që të ndihmonin Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Pikërisht këta janë të drejtët!” [Hashër 8]. Besimtarët e parë ishin edhe ensarët - ndihmëtarët, për të cilët i Lartësuari ka thënë: "Edhe atyre që përgatitën vendin dhe besimin para tyre, të cilët i duan ata që emigruan tek ata dhe nuk ndiejnë në gjoks smirë për çfarë u jepet atyre. Madje ata u japin përparësi atyre para vetvetes, edhe sikur të kenë vetë nevojë të domosdoshme. Kush u ruajt prej koprracisë së vetes, ata janë të fituarit!” [Hashër 9]. Në ajet përmendet edhe një grup tjetër, për të cilët Allahu i Lartësuar thotë: “...dhe me ata që i pasuan me vepra të mira." Këta ishin pasuesit më të mirë e më besnikë të atyre që ishin më të hershmit. Këta e pasuan Profetin dhe shokët e tij në të gjitha drejtimet: në besimin e pastër dhe autentik që ata e lanë trashëgim, në fjalët e mira plot vërtetësi e drejtësi, që ata i morën nga Profeti i fundit, si dhe në drejtim të veprave të sinqerta dhe korrekte, ashtu sikurse porositi Zoti dhe Profeti i Tij. Këto kategori të përmendura në ajet janë ata për të cilët Profeti ka thënë: “Brezi më i mirë është ai në të cilin unë u dërgova, pastaj ata që vijnë pas tyre (tabiin-ët)." Këta janë të lavdëruar nga Zoti dhe Profeti i Tij. Brezi i sahabëve muhaxhirë e ensarë dhe pasuesit e denjë të tyre patën nderin e madh të transmetimit korrekt të kësaj feje. Zoti i dalloi ata me besnikëri ndaj Shpalljes, me jetesën sipas saj dhe me përcjelljen korrekte dhe të plotë të saj. Ata janë brezat e ndritur, ku muslimani sot gjen besimin e pastër dhe fenë e vërtetë. Për ta Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu është i kënaqur me ta”. Arritja e kënaqësisë së Allahut është më e madhe dhe më e rëndësishme se çdo kënaqësi e Xhenetit. Ky është një tregues shumë i qartë për atë se çfarë përfaqësojnë këta fatlumë. Zoti është i kënaqur nga besimi dhe veprat e tyre, prandaj do t’i shpërblejë pa masë ata dhe cilindo që pason rrugën e tyre. Sigurisht, edhe ata do të jenë të kënaqur me shpërblimin e Allahut të Madhëruar:Edhe ata janë të kënaqur me Të. Për ta Ai ka përgatitur kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetësisht. Ky është fitimi i madh. - Lumenj të mrekullueshëm vërshojnë nëpër kopshte. Kështjellat janë të zbukuruara me lëndina e lule të mrekullueshme. Ata do të jenë përjetësisht në këto mirësi dhe kurrë nuk do të dëshirojnë të largohen apo të mërziten me to. E si mund të ndodhë diçka e tillë, kur atyre do t'u jepet gjithçka që e dëshirojnë dhe ëndërrojnë?! Allahu i Madhëruar e ka quajtur këtë: “fitore e madhe: Ata arritën çdo gjë të dashur për shpirtin, që lumturon zemrën dhe kënaq trupin. Ata shpëtuan nga çdo gjë e keqe.
9:101Page 203
وَمِمَّنۡ حَوۡلَكُم مِّنَ ٱلۡأَعۡرَابِ مُنَٰفِقُونَۖ وَمِنۡ أَهۡلِ ٱلۡمَدِينَةِ مَرَدُواْ عَلَى ٱلنِّفَاقِ لَا تَعۡلَمُهُمۡۖ نَحۡنُ نَعۡلَمُهُمۡۚ سَنُعَذِّبُهُم مَّرَّتَيۡنِ ثُمَّ يُرَدُّونَ إِلَىٰ عَذَابٍ عَظِيمٖ ١٠١
And among those around you of the bedouins are hypocrites, and [also] from the people of Madīnah. They have persisted in hypocrisy. You, [O Muḥammad], do not know them, [but] We know them. We will punish them twice [in this world]; then they will be returned to a great punishment.
Rreth jush ka beduinë që janë hipokritë. Edhe prej banorëve të Medinës ka nga ata që janë kryeneçë në dyfytyrësinë e tyre. Ti nuk i njeh ata, por Ne i dimë mirë. – Kuptimi: Shumë nomadë - por edhe disa banorë të Medinës - janë munafikë. Ata janë këmbëngulës në hipokrizinë dhe padrejtësitë e tyre. Ju nuk i njihni ata, prandaj edhe nuk mund t'i trajtoni ashtu si e meritojnë ata hipokritë të ulët dhe plot ligësi. Por mos harroni se është Allahu i Lartësuar që i ka lënë në hije, që ju të mos i identifikoni ata. Ai e ka bërë diçka të tillë me urtësinë e Tij të madhe. Megjithatë, mos harroni edhe diçka më të rëndësishme:Kemi për t’i dënuar ata dy herë, e pastaj do të flaken në dënimin e madh. -Përmenden dy ndëshkime për këta të mjerë. Ajeti është kuptuar me mënyra të ndryshme. Sipas një kuptimi, ata do të ndëshkohen në këtë jetë dhe në ahiret. Në dynja ata ndëshkohen me trishtim, ankth dhe frikë torturuese. Ata dëshpërohen për çdo mirësi dhe fitore që gëzojnë besimtarët. Ndërsa në ahiret i pret dënimi i zjarrit, dhe ai është më i keqi. Ndërsa sipas një kuptimi tjetër, ajeti do të thotë se Allahu i Madhëruar do t’ua shumëfishojë dhe rëndojë gjithnjë e më tepër dënimin munafikëve, që fshihen si gjarpërinj.
9:102Page 203
وَءَاخَرُونَ ٱعۡتَرَفُواْ بِذُنُوبِهِمۡ خَلَطُواْ عَمَلٗا صَٰلِحٗا وَءَاخَرَ سَيِّئًا عَسَى ٱللَّهُ أَن يَتُوبَ عَلَيۡهِمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٌ ١٠٢
And [there are] others who have acknowledged their sins. They had mixed [i.e., polluted] a righteous deed with another that was bad.1 Perhaps Allāh will turn to them in forgiveness. Indeed, Allāh is Forgiving and Merciful.
Ka edhe të tjerë, që janë të vetëdijshëm për gjynahet e veta. -Ashtu sikurse ka mohues dhe munafikë në botë, ka edhe të tjerë që i pranojnë me keqardhje gabimet e tyre. Ata pendohen sinqerisht për gjynahet e tyre dhe nxitojnë për t’u përmirësuar dhe kthyer tek Zoti me bindje e nënshtrim. Nëpërmjet punëve të mira dhe adhurimeve të sinqerta ata pastrohen dhe qetësojnë zemrat e tyre. Për këta, Allahu i Madhëruar thotë:Ata kanë edhe vepra të mira edhe vepra të këqija. -Ata kanë bërë edhe vepra të mira, edhe të këqija. Që një vepër të quhet e mirë, ajo ka nevojë për plotësimin e teuhidit dhe besimit të duhur nga ana e njeriut, për t’u konsideruar si besimtar, jashtë rrethit të mohuesve dhe idhujtarëve. Kështu, këta kanë bërë edhe vepra të mira, edhe të këqija. Ata mund të kenë bërë ndonjë haram ose të kenë lënë pa bërë ndonjë detyrë, por sidoqoftë e kanë pranuar se kjo është gabim dhe gjithmonë kanë shpresuar që Zoti t’i falë. Këta janë ata për të cilët i Madhëruari thotë:Allahu do t’i falë ata, sepse Ai është Pranues i madh i pendimit e Mëshirëplotë. - Pranimi i pendimit nga i Madhëruari kalon në dy faza:1. Zoti e inspiron dhe ia mundëson njeriut që të pendohet, me mëshirën dhe urtësinë e Tij absolute, që çdo gjë e vendos në vendin e vet.2. Pranimi i pendesës së tyre, pasi ata e shprehin atë ashtu si duhet.Allahu përshkruhet si Falës i madh dhe Mëshirëplotë. E gjithë bota, qoftë ajo qiellore, ashtu edhe ajo tokësore, qëndrojnë veçse me faljen dhe mëshirën e Tij. I Lartësuari thotë: “Nëse Allahu do t’i dënonte njerëzit sipas veprave (të këqija) të tyre, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë. Por, Ai i lë ata deri në afatin e caktuar. Por kur të vijë afati i tyre, (le ta dinë se) Allahu Shikon gjithçka nga robërit e vet.” [Fatir 45]. Ose: “Është Allahu Ai që i mban qiejt dhe tokën që të mos bien. Po të binin, s’ka asnjë veç Tij që mund t’i mbajë; Ai është i Butë dhe Falës i Madh.” [Fatir 41]. Prej faljes dhe mëshirës së pakufishme të Tij, Allahu i Madhëruar ua pranon pendimin edhe atyre që e kanë tepruar me vepra të këqija, nëse ata kthehen tek Ai të nënshtruar me pendesë dhe keqardhje, qoftë edhe fare pak para vdekjes së tyre. Ai i fal dhe ua mbulon gabimet atyre. Ky lajm u jep shpresë të madhe gjynahqarëve që pendohen sinqerisht tek Zoti. Por nëse gjynahqarët nuk pendohen sinqerisht, janë në rrezik të madh dhe duhet të frikësohen nga ndëshkimi i të Drejtit. Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit (a.s) dhe të gjithë atyre që janë trashëgimtarë e pasues të tij, dhe e urdhëron për të bërë diçka, që shërben për t'i pastruar besimtarët dhe për të plotësuar besimin e tyre:
9:103Page 203
خُذۡ مِنۡ أَمۡوَٰلِهِمۡ صَدَقَةٗ تُطَهِّرُهُمۡ وَتُزَكِّيهِم بِهَا وَصَلِّ عَلَيۡهِمۡۖ إِنَّ صَلَوٰتَكَ سَكَنٞ لَّهُمۡۗ وَٱللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ ١٠٣
Take, [O Muḥammad], from their wealth a charity by which you purify them and cause them increase, and invoke [Allāh's blessings] upon them. Indeed, your invocations are reassurance for them. And Allāh is Hearing and Knowing.
Merr prej pasurisë së tyre sadaka, që t’i pastrosh dhe t'i dëlirësh,... -Merr zekatin e detyrueshëm të pasurisë së tyre! Përmes tij, Allahu i Madhëruar i pastron ata nga gjynahet dhe nga cilësitë e këqija, si koprracia, ngurtësia e zemrës etj. Kur ata japin zekatin, i Lartësuari ua shton jo vetëm pasurinë, por edhe mirësitë e tjera, si moralin e mirë dhe virtytet e larta. Ai u jep sukses që të bëjnë më shumë vepra të mira dhe ua shton më shumë shpërblimin në dynja dhe në ahiret. Kështu, Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që të pranojë dhe grumbullojë zekatin prej besimtarëve dhe e porosit që ai të lutet për ta: të lutet për besimtarët në përgjithësi, por në mënyrë të veçantë për ata që japin zekatin për hir të Allahut, në atë moment që ata e japin. Lutja në ato çaste kishte një ndikim dhe vlerë të veçantë për ta. I Lartësuari thotë:...dhe lutu për ta, sepse me të vërtetë lutja jote është burim qetësie për ta. Allahu dëgjon dhe di gjithçka. -Lutjet e tua janë qetësi e gëzim për zemrat e tyre. Allahu i Lartësuar e dëgjon lutjen tënde dhe e pranon atë. Allahu e di gjendjen e robërve dhe qëllimet që mbajnë brenda gjoksit, prandaj do t’i shpërblejë ata sipas veprave dhe qëllimeve të tyre. Profeti e zbatoi urdhrin e Allahut të Lartësuar dhe i porositi besimtarët të jepnin zekatin. Ai dërgonte ndër njerëz mbledhësit e zekatit. Gjithashtu, sa herë që dikush sillte zekatin e pasurisë së tij, Profeti lutej për begati në pasurinë e tij. Ky ajet dëshmon se zekati është detyrë për të gjitha llojet e pasurive, nëse ato përdoren për tregti dhe shtim. Të varfërit kanë hakun e tyre tek pasuria e të pasurve. Sigurisht, përveç mallrave tregtare, zekati duhet të jepet edhe për atë lloj pasurie që shtohet e kultivohet natyrshëm, si bagëtitë, bimësia, drithërat dhe frutat. Ndërsa pasuria që nuk është për t’u shtuar dhe kultivuar, për të nuk jepet zekat. Nga ajeti kuptohet se njeriu nuk mund të pastrohet e lartësohet pa dhënë zekatin e pasurisë. Asgjë nuk e fal këtë gjynah, përveçse dhënia e zekatit. Pastrimi i shpirtit dhe i pasurisë, si edhe shtimi i pasurisë ka lidhje të ngushtë me dhënien e zekatit. Nga dobitë e ajetit përmendim edhe faktin se është e pëlqyeshme që imami apo përgjegjësi i vendosur prej tij për mbledhjen e zekatit, duhet të lutet për ata që japin zekatin. Ai lutet për ta që Zoti t’i falë dhe begatojë. Kjo duhet bërë me zë të dëgjueshëm, me qëllim që zekatdhënësi ta dëgjojë dhe t'i qetësohet zemra me atë lutje. Gjithashtu, është e pëlqyeshme që të lutesh dhe t’i thuash fjalë të mira jo vetëm atij që jep zekatin, por edhe atij që bën vepra të tjera të mira, sepse kjo i jep vullnet dhe forcë për të shtuar punët e mira, duke u ndier i kënaqur me to.
9:104Page 203
أَلَمۡ يَعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ هُوَ يَقۡبَلُ ٱلتَّوۡبَةَ عَنۡ عِبَادِهِۦ وَيَأۡخُذُ ٱلصَّدَقَٰتِ وَأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلتَّوَّابُ ٱلرَّحِيمُ ١٠٤
Do they not know that it is Allāh who accepts repentance from His servants and receives charities and that it is Allāh who is the Accepting of Repentance,1 the Merciful?
A nuk e dinin ata se Allahu i pranon pendimin e robërve të Vet dhe sadakatë e tyre,... -A nuk dinë gjë ata për mëshirën e pakufishme, për bujarinë dhe për bamirësinë e gjerë të Allahut të Madhëruar?! Ai ua pranon pendimin atyre robërve të Tij që, të penduar, kthehen tek Ai. Sado i madh të jetë gjynahu, Ai ua pranon pendimin të sinqertëve. Madje, Ai gëzohet së tepërmi me pendimin e robërve të Tij. Është i Madhëruari Ai që i pranon sadakatë e besimtarëve, sikurse thuhet në një hadith: “Ai i merr sadakatë e robërve me të djathtën e Tij dhe ua kultivon e ua shton ato. Ai ua zmadhon atë sadaka, aq sa, një hurmë e vogël bëhet sa një mal madhështor." Po shpërblimi për pasuritë më të mëdha që jepen me sinqeritet për hir të Tij, sa do të jetë, vallë? Allahu i Madhëruar e përshkruan Veten e Tij duke thënë:...dhe se është Allahu Ai që e pranon pendimin dhe është Mëshirëplotë? - Allahu është Pranues i madh i pendimit të robërve të Tij. Ai që pendohet e gjen Zotin gjithmonë Pranues të dashur të pendimit, edhe sikur gjynahu e pendimi të përsëriten shumë herë. Allahu asnjëherë nuk resht së pranuari pendimin e robit, derisa robi të reshtë së penduari dhe të largohet prej Tij i shfrenuar, duke harruar që porta e Tij është gjithnjë e hapur. Ai largohet nga mëshira e Mëshirëplotit për t'u miqësuar me armikun e vet të përbetuar. Allahu është El Rrahim Mëshirëplotë, dhe mëshira e Tij ka përfshirë gjithçka. Megjithatë, mëshirën e Tij të posaçme, Allahu e ka veçuar për ata që i ruhen Atij duke kryer urdhëresat dhe duke u larguar nga haramet. Ata tregohen të devotshëm, duke besuar argumentet e Zotit, duke pasuar profetët e Tij dhe duke pastruar veten e pasurinë e tyre përmes punëve të mira, që Zoti i do dhe ua ka treguar në Shpalljen e Tij.
9:105Page 203
وَقُلِ ٱعۡمَلُواْ فَسَيَرَى ٱللَّهُ عَمَلَكُمۡ وَرَسُولُهُۥ وَٱلۡمُؤۡمِنُونَۖ وَسَتُرَدُّونَ إِلَىٰ عَٰلِمِ ٱلۡغَيۡبِ وَٱلشَّهَٰدَةِ فَيُنَبِّئُكُم بِمَا كُنتُمۡ تَعۡمَلُونَ ١٠٥
And say, "Do [as you will], for Allāh will see your deeds, and [so will] His Messenger and the believers. And you will be returned to the Knower of the unseen and the witnessed, and He will inform you of what you used to do."
Dhe thuaj: “Punoni(me përkushtim), sepse Allahu do ta shohë veprën tuaj; edhe i Dërguari i Tij e besimtarët(do ta shohin). -Allahu i Madhëruar u drejtohet besimtarëve që t'u thonë munafikëve: Veproni ashtu si t'ju vijë për mbarë dhe vazhdoni me kotësirat tuaja, por mos mendoni se këto nuk i di Allahu i Madhëruar, që thotë: “Allahu do ta shohë veprën tuaj; edhe i Dërguari i Tij e besimtarët (do ta shohin)." Kështu, punët tuaja do të dalin në shesh. Por nuk është kjo ajo që duhet t'ju shqetësojë më shumë. Do të vijë një ditë kur do të pendoheni, por nuk do t'ju ndihmojë aspak kjo.Më pas, ju do të ktheheni te i Gjithëdituri për të fshehtën dhe të dukshmen, e Ai do t’ju tregojë gjithçka që keni bërë. - Atë ditë do t'ju dalë në shesh çdo vepër e mirë apo e keqe. Ky ajet është vërtet një kërcënim i ashpër për këdo që vazhdon në kotësinë e tij, në kalimin e kufijve, në mashtrim e poshtërsi, në mosbindje ndaj Zotit dhe hipokrizi. Kuptim tjetër i ajetit mund të jetë: çfarëdo që të bëni ju, o munafikë, dijeni se Allahu i Lartësuar sheh gjithçka, madje do t'ua bëjë të mundur Profetit dhe besimtarëve që t'i njohin punët tuaja, edhe pse ju i fshihni. Më pas, kur të vijë Dita e Gjykimit, çdo gjë do të dalë në shesh dhe ju do të merrni atë që meritoni.
9:106Page 203
وَءَاخَرُونَ مُرۡجَوۡنَ لِأَمۡرِ ٱللَّهِ إِمَّا يُعَذِّبُهُمۡ وَإِمَّا يَتُوبُ عَلَيۡهِمۡۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٞ ١٠٦
And [there are] others deferred until the command of Allāh - whether He will punish them or whether He will forgive them. And Allāh is Knowing and Wise.
Ka(edhe)të tjerë, që janë lënë në pritje të urdhërit të Allahut, nëse do t’i dënojë apo do t’ua pranojë pendimin. Allahu e di mirë gjendjen e tyre dhe e di ç’bën me ta. -Ka edhe të tjerë që e vonojnë zbatimin e urdhrave të Zotit. Për këta, Allahu i Lartësuar na njofton se, ose do t'i ndëshkojë, ose do t'ua pranojë pendimin. Ky ajet është një kërcënim i ashpër dhe i frikshëm për ata që i bëjnë bisht urdhrit të Zotit dhe një ftesë për pendim nga kjo rrugë e dënueshme. Pastaj, Ai përsëri u kujton robërve të Tij se është i Gjithëditur e i Urtë. Allahu është i Gjithëditur për gjendjen e robërve , për motivet dhe qëllimet e tyre. Allahu është Hakim - i Urtë, që e vendos çdo gjë në vendin e vet dhe i jep hakun që i takon. Nëse urtësia e Tij e kërkon që t'i falë, Ai i fal, duke ua pranuar pendimin. Por nëse e kërkon që të mos u japë sukses për t'u penduar, ashtu bëhet, sepse Allahu është Sunduesi i gjithçkaje dhe vepron gjithçka që dëshiron, sipas urtësisë së Tij.
9:107Page 204
وَٱلَّذِينَ ٱتَّخَذُواْ مَسۡجِدٗا ضِرَارٗا وَكُفۡرٗا وَتَفۡرِيقَۢا بَيۡنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ وَإِرۡصَادٗا لِّمَنۡ حَارَبَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ مِن قَبۡلُۚ وَلَيَحۡلِفُنَّ إِنۡ أَرَدۡنَآ إِلَّا ٱلۡحُسۡنَىٰۖ وَٱللَّهُ يَشۡهَدُ إِنَّهُمۡ لَكَٰذِبُونَ ١٠٧
And [there are] those [hypocrites] who took for themselves a mosque for causing harm and disbelief and division among the believers and as a station for whoever had warred against Allāh and His Messenger before. And they will surely swear, "We intended only the best." And Allāh testifies that indeed they are liars.
Disa munafikë ndërtuan një xhami të re pranë asaj që ndërtoi Profeti në Kuba. Me këtë, ata synonin përplasjen dhe përçarjen mes muslimanëve. Ata po përgatisnin kështu terrenin për një armik të Zotit, të Profetit të Tij dhe të besimtarëve. Ata e ndërtuan atë xhami sherri edhe për t’u shërbyer si vendmbrojtje në të ardhmen, kur t'u nevojitej. Por Allahu i Madhëruar ua nxori në shesh poshtërsinë dhe i bëri publike motivet e tyre:Ata që ndërtuan xhami sherri e mosbesimi - për t'i përçarë besimtarët dhe si përgatitje për atë që më parë kishte luftuar kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij,... - Ajo ishte një xhami sherri, e ndërtuar për të dëmtuar besimtarët, që mblidheshin në xhaminë e devotshmërisë. Qëllimi që fshihnin ishte mohimi i Zotit, ndërkohë që xhamia e besimtarëve ishte e mbushur me besim e mirësi. Munafikët e ndërtuan xhaminë e tyre - ashtu sikurse thotë i Madhëruari - si një mundësi për të shkaktuar përçarje dhe konflikte mes muslimanëve. Gjithashtu, ata donin të përgatisnin terrenin për këdo që do të luftonte kundër Allahut dhe Profetit të Tij. Kështu, xhamia e tyre do të shërbente si vendtakimi për ata që kishin urrejtje dhe armiqësi për Islamin dhe pasuesit e tij. I tillë ishte Ebu Amru el Rahib, pjesë e parisë së Medinës, që pretendonte të bëhej udhëheqës i saj. Kur në Medinë erdhi Profeti, ai u largua nga qyteti, duke e mohuar Profetin a.s. Ai u përpoq kundër Profetit në Medinë, por kur nuk mundi të bindte njerëzit për të luftuar kundër tij, shkoi te Kajseri me qëllimin që të organizonte strategjinë e luftës kundër Profetit. Por ky i mallkuar vdiq gjatë rrugës dhe nuk arriti asgjë nga ato që shpresonte. I mjeri kishte lënë një pakt me munafikët e Medinës, që ta prisnin si triumfator kur të kthehej në Medinë. Ndër përgatitjet e tyre ishte edhe ndërtimi i kësaj xhamie sherri. Por Shpallja i erdhi pa vonuar Profetit për këtë plan të munafikëve, prandaj ai dërgoi njerëz që ta shembnin dhe ta digjnin atë ‘xhami’, dhe ashtu u bë. Pas kësaj, ajo u shndërrua në një vend plehrash.Pasi përmendi qëllimet e tyre të këqija me atë xhami sherri, Allahu i Madhëruar na tregon shfajësimin që ata bënin:...do të betohen se nuk kanë pasur tjetër qëllim, veç së mirës. Por Allahu dëshmon se ata janë mashtrues. -Ata shfajësoheshin se me ndërtimin e asaj xhamie synonin veçse të bënin mirë, të ndihmonim të varfrit, të pafuqishmit e të verbërit. Por Allahu dëshmon se ata ishin gënjeshtarë. Pa dyshim, dëshmia e Allahut për ta është më e madhe sesa betimet e pretendimet e tyre.Rrugës drejt Tebukut, Profeti a.s. arriti në një vend të quajtur Dhi Euan, i cili ndodhet një orë larg Medinës. Atje, një grup munafikësh që kishin ndërtuar këtë "xhami sherri", shkojnë te Profeti a.s., i cili po përgatitej për t’u nisur në udhëtim, dhe i thonë: “O i Dërguari i Allahut! Ne kemi ndërtuar një xhami për të sëmurët, nevojtarët dhe si strehë për t’u falur në netët e ftohta me shi, prandaj dëshirojmë që të vish dhe të falesh atje.” Profeti a.s. u tha: “Jam i zënë tani, jam gati për rrugë. Kur të kthehemi, në dashtë Allahu, do të vijmë dhe do të falemi.” Profeti a.s. ishte ende në Dhi Euane, kur i shpallet e vërteta nga qielli rreth kësaj xhamie. Atëherë Profeti a.s. thërret Malik Ibn Duhshumin, që i përkiste fisit Benu Seleme Ibn Aufit, dhe Mean Ibn Adij el Axhlanin, dhe u thotë: “Shkoni tek ajo xhami, e ndërtuar nga njerëz të këqij! Shembeni dhe digjeni atë!” Ata u nisën vrik, derisa mbërritën te fisi i Salim Ibn Aufit, dhe pikërisht te familja e Malik Ibn Duhshumit. Maliku i tha Meanit: “Më prit deri sa të marr një zjarr nga shtëpia ime!” Ai hyri në shtëpinë e vet, mori një degë palme dhe e ndezi flakë. Pastaj të dy shkuan në atë xhami, e shembën dhe e dogjën. Ata që ndodheshin brenda saj, dolën jashtë dhe u shpërndanë. Allahu i Lartësuar shpalli ajetin: “(Hipokritë) janë edhe ata që ndërtuan një xhami për t’u shkaktuar dëm (besimtarëve), për ta forcuar kufrin dhe për të krijuar përçarje në mesin e besimtarëve, duke iu shërbyer ajo si pusi atyre që qysh më parë luftonin kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Dhe, vërtet ata betohen: “Ne kishim për qëllim që të bënim vetëm një vepër të mirë”! Por Allahu dëshmon se në tëvërtetë ata janë gënjeshtarë.” (Teube 107). Ibn Ishaku thotë: “Këtë xhami e ndërtuan 12 burra, mes të cilëve edhe Ebu Thalebe Ibn Hatibi.” Ndërsa Othman Ibn Seid el Darimi thotë: “Na ka treguar Abdullah Ibn Salih, e këtij Muavije Ibn Salihi, ky prej Ali Ibn Ebu Talhas, e ky prej Ibn Abasit, që rreth ajetit të mësipërm, ka thënë: “Ishin disa ensarë që ndërtuan një xhami. Ebu Amir el Fasiku u dërgonte atyre mesazhe dhe thoshte: “Ndërtojeni xhaminë tuaj dhe përgatisni armët e forcat sa të mundeni, se unë do të shkoj te mbreti i romakëve dhe pastaj do të vij me një ushtri të madhe, për ta nxjerrë Muhamedin dhe shokët e tij jashtë Medinës.” Pasi ndërtuan xhaminë, ata shkuan te Profeti a.s. dhe i thanë: “Ne e mbaruam ndërtimin e xhamisë, dhe tani dëshirojmë që të vish të falesh atje e të lutesh për begati.” Atëherë Allahu i Lartësuar shpalli ajetet: “Ti mos u fal kurrë aty! Është më e drejtë të falesh në atë xhami, themelet e së cilës, prej ditës së parë, u ngritën si devotshmëri ndaj Allahut. Aty ka burra që dëshirojnë të dëlirësohen. Allahu i do ata që dëlirësohen. Atëherë cili është më i mirë - ai që e ngre ndërtesën për devotshmëri dhe për Kënaqësi të Allahut, apo ai që ngre një ndërtesë rrëzë një shkëmbi ranor që është gati të thepiset, e bashkë me të bie në zjarrin e Xhehenemit? Allahu nuk i udhëzon njerëzit e padrejtë. Ndërtesa që kanë ndërtuar ata do të vazhdojë të sjellë (dyshime e) pasiguri në zemrat e tyre, derisa ato t’u coptohen. Allahu është i Gjithëditur e i Urtë.” (Teube 108 -110). Zadul Mead vëll 3.
9:108Page 204
لَا تَقُمۡ فِيهِ أَبَدٗاۚ لَّمَسۡجِدٌ أُسِّسَ عَلَى ٱلتَّقۡوَىٰ مِنۡ أَوَّلِ يَوۡمٍ أَحَقُّ أَن تَقُومَ فِيهِۚ فِيهِ رِجَالٞ يُحِبُّونَ أَن يَتَطَهَّرُواْۚ وَٱللَّهُ يُحِبُّ ٱلۡمُطَّهِّرِينَ ١٠٨
Do not stand [for prayer] within it - ever. A mosque founded on righteousness from the first day1 is more worthy for you to stand in. Within it are men who love to purify themselves; and Allāh loves those who purify themselves.
Ti mos u fal kurrë aty! -Kurrë mos u fal në atë xhami të ndërtuar për përçarje e armiqësi. Allahu do të bëjë që mos të kesh nevojë për atë lloj faltoreje.Është më e drejtë të falesh në atë xhami, themelet e së cilës, prej ditës së parë, u ngritën si devotshmëri ndaj Allahut. -Ai vend që vërtet e meriton të falesh është xhamia e ndërtuar për devotshmëri që ditën e parë që Islami mbërriti në atë qytet. Këtu bëhet fjalë për xhaminë Kuba. Ajo xhami u ndërtua që të gjitha adhurimet t’i kushtoheshin me sinqeritet veçse Allahut. Atje kujtohej me madhështi Allahu i Lartësuar dhe nderoheshin simbolet e fesë së Tij të përzgjedhur. Ajo xhami mbushej me njerëz të edukuar me besim të drejtë dhe vepra të mira. Për këto arsye, ajo xhami e zgjedhur ishte vërtet e denjë për besimtarët, që të faleshin dhe të adhuronin Zotin në të. Ajo mbushej me njerëz të mirë, që adhuronin Zotin si Një e të Vetëm. Vetë Zoti i ka lavdëruar ata besimtarë të mirë, duke thënë:Aty ka burra që dëshirojnë të dëlirësohen. -Ata synojnë të pastrohen nga gjynahet, të ruhen nga papastërtitë e çdo lloji, si ato fizike, ashtu edhe ato shpirtërore. Çdokush që dëshiron diçka, përpiqet e punon që ta arrijë atë. Edhe besimtarët përpiqeshin shumë për të qenë të dëlirë në të gjitha aspektet: në dituri, vepra të sinqerta, moral, mënyrën e jetesës dhe në adhurim. Ata ishin ndër të parët që pranuan Islamin, falnin namazin, që luftonin me vendosmëri për hir të Zotit në të gjitha drejtimet, së bashku me të Dërguarin. Ata i plotësonin me korrektësi ligjet e fesë së Zotit. Ata ishin njerëzit që qëndronin më lart se të gjithë, sipas gjykimit dhe vlerësimit të Zotit dhe Profetit të Tij për ta. Kur Allahu i Lartësuar shpalli këto ajete që tregojnë kujdesin e madh të besimtarëve ndaj pastërtisë, Profeti i pyeti dhe ata i thanë se, përveç pastrimit me gurë, përdornin edhe ujin, me gjithë kushtet e vështira ku ndodheshin. Atëherë, Profeti i Zotit i përgëzoi për pastërtinë e tyre të lartë. E si të ndodhte ndryshe, kur vetë Zoti i Lartësuar tha:Allahu i do ata që dëlirësohen. - Allahu e do dëlirësinë, me të gjitha llojet e saj: pastërtinë nga shirku, mosbesimi, veset etj., ashtu si edhe pastërtinë fizike. Allahu i Madhëruar i do ata që gjithmonë pastrojnë trupin, rrobat e tyre dhe vendin ku rrinë. Në vijim, Allahu i Lartësuar krahason dy xhamitë në bazë të qëllimit të ndërtimit të tyre, por edhe në bazë të frekuentuesve të tyre:
9:109Page 204
أَفَمَنۡ أَسَّسَ بُنۡيَٰنَهُۥ عَلَىٰ تَقۡوَىٰ مِنَ ٱللَّهِ وَرِضۡوَٰنٍ خَيۡرٌ أَم مَّنۡ أَسَّسَ بُنۡيَٰنَهُۥ عَلَىٰ شَفَا جُرُفٍ هَارٖ فَٱنۡهَارَ بِهِۦ فِي نَارِ جَهَنَّمَۗ وَٱللَّهُ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّٰلِمِينَ ١٠٩
Then is one who laid the foundation of his building on righteousness [with fear] from Allāh and [seeking] His approval better or one who laid the foundation of his building on the edge of a bank about to collapse, so it collapsed with him into the fire of Hell? And Allāh does not guide the wrongdoing people.
Atëherë cili është më i mirë - ai që e ngre ndërtesën për devotshmëri dhe për Kënaqësi të Allahut, apo ai që ngre një ndërtesë rrëzë një shkëmbi ranor që është gati të thepiset, e bashkë me të bie në zjarrin e Xhehenemit? -I pari është ai që ndërton një xhami me qëllim të mirë dhe me sinqeritet për kënaqësinë e Allahut, sipas normave të fesë së Tij. Kjo është vepër e mirë dhe e begatshme. Vërej me kujdes! Kusht për mirësinë e një vepre është sinqeriteti ndaj Zotit dhe pasimi i traditës profetike dhe urdhrave të Zotit. Atëherë, a nuk është kjo xhamia më e mirë, apo është ajo xhamia tjetër, që ndërtohet buzë greminës dhe është gati të rrokulliset në Xhehenem? Mësojeni dhe mbajeni vath në vesh se:Allahu nuk i udhëzon njerëzit e padrejtë. - Të padrejtët, të cilëve u mungon sinqeriteti dhe nuk ndjekin rrugën që Zoti ka treguar, kurrë nuk mund ta gjejnë udhën e drejtë, që përcakton çështjet e besimit, por edhe ligjet për një jetë të denjë në këtë dynja.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences