As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Maryam 19:61–92
19:61Page 309
جَنَّٰتِ عَدۡنٍ ٱلَّتِي وَعَدَ ٱلرَّحۡمَٰنُ عِبَادَهُۥ بِٱلۡغَيۡبِۚ إِنَّهُۥ كَانَ وَعۡدُهُۥ مَأۡتِيّٗا ٦١
[Therein are] gardens of perpetual residence which the Most Merciful has promised His servants in the unseen. Indeed, His promise has ever been eminent.1
Ato janë xhenetet e Adnit që i Gjithmëshirëshmi ua pat premtuar robërve të vet, që besuan në të fshehtën dhe premtimi i Tij është i sigurt. -Ato nuk janë si kopshtet e zakonshme. Ato quhen “kopshtet e Adnit”, domethënë, kopshtet e qëndrimit të përhershëm, nga ku nuk largohesh kurrë dhe mirësitë e të cilëve nuk kanë për t’u zbehur asnjëherë. Ato janë plot me mirësi e kënaqësi, që sjellin gëzim e rehati. Shiko se kush i ka premtuar këto kopshte! I ka premtuar vetë Rrahmani, për të treguar se ato janë fryt i mëshirës dhe mirësisë së Tij. Atje ka mirësi e bukuri që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe mendja e njeriut nuk ka shkuar. Në ajete të tjera, Allahu e ka quajtur Xhenetin si “mëshirën” e Tij, si për shembull: “Ndërsa ata të cilëve u janë zbardhur fytyrat, ata janë në Mëshirën (Xhenetin) e Allahut, ku do të jenë përjetësisht.” [Al Imran 107]. Fakti që kështu ka premtuar Rrahmani tregon edhe diçka tjetër: Kënaqësitë në Xhenet do të jenë të vazhdueshme e të përjetshme, ashtu siç është mëshira e Zotit. Ato janë fryt i mëshirës së Tij. Po kujt i është premtuar kjo mirësi? Në ajet thuhet se ajo i është premtuar robërve të Tij që besojnë të fshehtën. Pra, bëhet fjalë për robërit adhurues të Allahut, që i përmbahen ligjit të Tij. Janë ata që Zoti i përmend në ajete të tjera, si: “Adhuruesit e të Gjithmëshirshmit janë ata që ecin nëpër Tokë të qetë, e kur injorantët u drejtohen atyre me fjalë (fyese), ata thonë: “Paqe (selâm)!” Janë ata, që për hir të Zotit të tyre, natën e kalojnë duke bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë (duke falur namaz). Janë ata që thonë: “O Zoti ynë! Largoje prej nesh vuajtjen e Xhehenemit sepse vuajtja në të është, vërtet gjëja më e rëndë!”. Shumë i keq është, vërtet ai (Xhehenemi), si vendbanim dhe vendqëndrim. (Adhuruesit e të Gjithmëshirshmit) Janë ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur. Janë ata që veç Allahut, nuk i luten asnjë zoti tjetër dhe nuk e vrasin atë, të cilin Allahu e ka ndaluar të vritet, veçse kur e meriton në bazë të drejtësisë dhe nuk bëjnë imoralitet. Kush i bën këto, e pret ndëshkimi. Atij i dyfishohet dënimi Ditën e Kjametit dhe aty mbetet përgjithmonë i poshtëruar. Përveçse nëse pendohet, beson (me besimin e drejtë) dhe bën vepra të mira. Këtyre Allahu ua shndërron të këqijat në të mira. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. Dhe kushdo që pendohet dhe bën vepra të mira, ai është kthyer, me të vërtetë tek Allahu me një pendim të sinqertë. (Adhuruesit e të Gjithëmëshirshmit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë duke gënjyer dhe, kur (rastësisht) kalojnë pranë të keqes, kalojnë duke e shmangur me dinjitet. Edhe ata që, kur këshillohen me Ajetet e Kur’anit të Zotit të tyre, nuk u kthejnë shpinën sikur të ishin të shurdhër e të verbër. Edhe ata që thonë: “O Zoti ynë! Na dhuro kënaqësinë që gratë tona dhe pasardhësit tanë të jenë kënaqësia e syve tanë, e na bëj udhëheqës të të devotshmëve!”. Këta janë ata që do të shpërblehen me vendin më të lartë në qiell për shkak se ishin durimtarë dhe aty do të priten me përshëndetje dhe selam. Aty (në kënaqësitë e përjetshme) do të jenë përgjithmonë. Eh sa vendbanim dhe vendqëndrim i mirë është ai! Thuaju (mohuesve): “E si të kujdeset për ju Zoti im, nëse ju nuk i luteni Atij?! Por ju e keni mohuar Atë, prandaj dënimi do të jetë i pashmangshëm.”.” [Furkan 63 – 76]. Siç shihet, ky premtim është vetëm për robërit e Zotit adhurues, e jo për të gjithë. Të gjithë njerëzit janë rob të Allahut në aspektin e krijimit, furnizimit dhe rregullimit të çështjeve të tyre. Këta janë “rob” në aspektin rububije. Ndërsa të parët janë “rob” në aspektin uluhije, pra, rob adhurues, të cilët i nënshtrohen dhe adhurojnë Zotin me zgjedhjen e tyre të lirë. Ata i nënshtrohen të vetmit Zot që adhurohet me meritë, për të jetuar sipas ligjit të tij dhe për ta adhuruar sipas Shpalljes së Tij. Këta janë të lavdëruar. Ndërsa të tjerët, edhe pse janë të nënshtruar dhe nuk dalin dot jashtë ligjit të krijimit të Zotit, nuk shpërblehen dhe nuk lavdërohen për këtë nënshtrim. Në fjalinë: “...që i Gjithëmëshirshmi ua ka premtuar robërve të Vet fshehtaz”, fjala “fshehtaz” mund të ketë më shumë se një kuptim. Kështu, njëri kuptim mund të jetë: ua ka premtuar në mënyrë të fshehtë, pra, në mënyrë të tillë që ata nuk kanë mundësi ta shohin haptaz. E, megjithatë, ata besojnë këtë premtim të mirë për të fshehtën. Ata punojnë e luftojnë për ta arritur premtimin e fshehtë të Zotit, edhe pse nuk e shohin me shqisat e tyre. Atëherë, si do të përpiqeshin nëse do ta shihnin haptazi atë premtim të mrekullueshëm? Sigurisht që do të përpiqeshin edhe më fort për ta arritur e do të ishin edhe më të përmalluar e të dashuruar pas tij. Pra, Allahu i Lartësuar kur i lëvdon adhuruesit që i besojnë premtimet e Tij për botën e fshehtë, pa e dëshmuar me sytë e tyre, tregon se ky është imani i vërtetë dhe dobiprurës. Kuptimi tjetër është: “ua ka premtuar atyre që e adhurojnë Atë fshehtaz”, pra, e adhurojnë Allahun, edhe pse nuk e shohin Atë. Atëherë, nëse do ta shihnin, si do të ishte adhurimi i tyre për Allahun? Sigurisht që adhurimi i tyre do të ishte edhe më i fortë e me përkushtim. Kthimi e pendimi i tyre tek Zoti do të ishte i pandërprerë, dashuria më e madhe, veprat për ta kënaqur Atë do të ishin të pandalshme dhe malli për Të do të ishte i papërshkrueshëm. Gjithashtu, kuptimin mund të lidhet edhe me kopshtet e Adnit. Pra, kuptimi i ajetit do të ishte: “Ato janë kopshtet e fshehta të Adnit, që i Gjithmëshirëshmi ua ka premtuar robërve të Vet...”. Domethënë, ato janë kopshte që nuk mund të përshkruhen plotësisht dhe që askush veç Zotit nuk mund t’i dijë realisht se si janë. Kjo i bën edhe më të përmalluar besimtarët për Xhenetin. Shpirti nxitet ta përfytyrojë dhe ta kërkojë më shumën atë. Atëherë, ky variant do t’i ngjante ajetit tjetër: “Askush nuk di për atë kënaqësi që u është caktuar atyre si shpërblim për atë që kanë bërë.” [Sexhde 17]. Të gjitha këto kuptime janë të sakta, por kuptimi i parë është më afër të vërtetës, sepse Allahu i Lartësuar thotë më pas: “...premtimi i Tij është i sigurt”, për premtimin e Tij, që besimtarët nuk e kanë parë me sytë e tyre, por përsëri e besojnë dhe përpiqen për ta arritur. Ky premtim do të ndodhë patjetër, sepse Allahu nuk e shkel kurrë fjalën e dhënë.
19:62Page 309
لَّا يَسۡمَعُونَ فِيهَا لَغۡوًا إِلَّا سَلَٰمٗاۖ وَلَهُمۡ رِزۡقُهُمۡ فِيهَا بُكۡرَةٗ وَعَشِيّٗا ٦٢
They will not hear therein any ill speech - only [greetings of] peace - and they will have their provision therein, morning and afternoon.
Aty nuk dëgjojnë fjalë të kota, por vetëm përshëndetje paqeje... -Atje nuk dëgjojnë fjalë të padobishme ose fjalë që të ngarkojnë me gjynahe, as fjalë ofenduese e të ulta apo fjalë që Zoti nuk i do, as fjalë që shkaktojnë dëm e trishtim. Atje dëgjojnë veçse “paqe”, fjalë të pastra, larg çdo mangësie e ligësie. Ata dëgjojnë dhikër, përshëndetje, fjalë të gëzueshme, lajme të mira, biseda të këndshme mes vëllezërish e miqsh. Ata dëgjojnë fjalën e Rrahmanit drejtuar atyre. Ata dëgjojnë zëra të bukur e melodiozë nga hyritë, melekët dhe të djemtë e Xhenetit, që këndojnë me tinguj mrekullues dhe që të mahnitin me fjalët e zgjedhura. Kështu do të ndodhë, sepse ai është një vend i paqes, ku pushtohesh nga paqja e plotë në çdo aspekt....dhe do t'u jepen mirësi të shumta në mëngjes e mbrëmje. -Ushqimet, pijet dhe të gjitha llojet e kënaqësive do të jenë të vazhdueshme kurdo dhe kudo që t’i kërkojnë. Prej bukurisë së këtyre kënaqësive është edhe fakti se ato do të shërbehen plot hijeshi në mëngjes e në mbrëmje. Kështu kënaqësia bëhet më e madhe për ata fatbardhë. Po, për kë janë përgatitur këto kopshte? Allahu thotë:
19:63Page 309
تِلۡكَ ٱلۡجَنَّةُ ٱلَّتِي نُورِثُ مِنۡ عِبَادِنَا مَن كَانَ تَقِيّٗا ٦٣
That is Paradise, which We give as inheritance to those of Our servants who were fearing of Allāh.
Këto janë xhenetet që Ne do t’ua japim robërve Tanë që ishin të devotshëm. -Këto kopshte janë bërë për t’ua lënë trashëgim të devotshmëve, që jetojnë ashtu si i porosit Zoti i tyre dhe e adhurojnë Atë ashtu si i urdhëron në shpalljet e Tij, me sinqeritet vetëm për Të. Ky do të jetë vendi i tyre i përhershëm, nga i cili nuk do të kërkojnë kurrë të largohen. Atje do të lumturohen përjetësisht, sikurse thotë Zoti: “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit, që të mëshiroheni! Nxitoni për faljen e gjynaheve nga Zoti juaj dhe për një Xhenet, gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiejve dhe e tokës! Ai është përgatitur për të devotshmit. Për ata që japin kur janë në bollëk dhe kur janë në vështirësi. Ata e përmbajnë zemërimin dhe i falin njerëzit. Allahu i do bamirësit. Edhe ata që kur bëjnë ndonjë gjë të shëmtuar, ose kur i bëjnë padrejtësi vetvetes, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për gjynahet e tyre. E kush i fal tjetër gjynahet, përveç Allahut? Ata nuk vazhdojnë më me atë gjë që kanë bërë më parë, sepse e dinë. Shpërblimi për ata është falja nga Zoti i tyre dhe Xhenetet, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku ata do të jenë përjetësisht. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë (punë të mira)! [Al Imran 132 – 136].
19:64Page 309
وَمَا نَتَنَزَّلُ إِلَّا بِأَمۡرِ رَبِّكَۖ لَهُۥ مَا بَيۡنَ أَيۡدِينَا وَمَا خَلۡفَنَا وَمَا بَيۡنَ ذَٰلِكَۚ وَمَا كَانَ رَبُّكَ نَسِيّٗا ٦٤
[Gabriel said],1 "And we [angels] descend not except by the order of your Lord. To Him belongs that before us and that behind us and what is in between. And never is your Lord forgetful -
Një ditë, Profeti (a.s) iu drejtua drejtua Xhibrilit (a.s) dhe i tha: “Sa mirë do të ishte të na vizitoje më shpesh!” Ai dëshironte që të ishte më shpesh në shoqërinë e Melekut fisnik, sepse ndihej mirë me të. Zemra e Profetit qetësohej kur Xhibrili zbriste me Shpalljen e Allahut, por:Ne(thonë melekët)zbresim veçse me urdhrin e Zotit tënd. -Ne nuk kemi asgjë në dorë. Nëse Zoti na urdhëron, ne e vëmë në zbatim menjëherë. Kështu i ka përshkruar Zoti melekët kur thotë: “O ju që keni besuar! Ruajeni veten dhe familjen tuaj prej Zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët! Atë e mbikëqyrin melekë të rreptë e të ashpër, që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron. Ata zbatojnë gjithçka për të cilën urdhërohen.” [Tahrim 5]. Melekët janë thjesht rob të bindur të Allahut:Në dorën e Tij është ajo që na pret, ajo që lamë pas dhe gjithçka mes tyre -Në dorë të Zotit janë të gjitha çështjet, në çdo kohë e vend, në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen. Duke qenë se çdo çështje është në dorë të Zotit dhe ne jemi thjesht rob të nënshtruar, atëherë çdo gjë i mbetet urtësisë së Zotit. Nëse urtësia e Zotit e kërkon që të ndodhë diçka, ajo do të ndodhë, e nëse e kërkon të vonohet, ajo do të vonohet. Prandaj thuhet më pas:dhe Zoti yt nuk harron asgjë. -Ai nuk harron kurrë, në mënyrë të tillë që të të braktisë. Në një ajet tjetër thuhet: “Betohem për dritën e mëngjesit dhe për natën, që mbulon gjithçka. Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren.” [Duha 1-3]. Përkundrazi, Ai vazhdimisht përkujdeset për ty dhe çështjet e tua. Ai të dhuron ty më të bukurat përkujdesje e mirësi. Pra, me fjalë të tjera, edhe nëse vonohet Xhibrili, mos u trishto dhe dije se është Zoti Ai që e ka dëshiruar diçka të tillë, për urtësi të shumta. E si mund të harrojë Zoti, kur Ai është gjithëpërfshirës në diturinë e Tij?! Ai është:
19:65Page 310
رَّبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا بَيۡنَهُمَا فَٱعۡبُدۡهُ وَٱصۡطَبِرۡ لِعِبَٰدَتِهِۦۚ هَلۡ تَعۡلَمُ لَهُۥ سَمِيّٗا ٦٥
Lord of the heavens and the earth and whatever is between them - so worship Him and have patience for His worship. Do you know of any similarity to Him?"
Ai është Zoti i qiejve dhe i Tokës dhe çfarë ka midis tyre. -Zoti ka krijuar qiejt e tokën me rregullin më të përkryer, ku nuk sheh asnjë pakujdesi apo shpërfillje, as rastësi a kotësi. A nuk tregon kjo që dituria e Tij është e plotë e gjithëpërfshirëse? Atëherë, mos e shqetëso veten për këtë çështje, por merru me diçka të dobishme, pra, me adhurimin e Zotit tënd si Një të vetëm:Prandaj, vetëm Atë adhuroje dhe bëhu i qëndrueshëm në adhurimin për Të! -Nështroje veten dhe me durim ushtrohu që të përkushtohesh më tepër në adhurime. Përpiqu me të gjitha forcat që t’i kryesh sa më mirë adhurimet! Angazhimi me adhurime është qetësi e kënaqësi për njeriun, sepse ia largon të gjitha përjetimet mashtruese të kësaj bote, të cilat të lodhin shpirtin dhe zemrën. Allahu ka thënë në një ajet tjetër: “Prandaj, ti bëj durim ndaj fjalëve që thonë ata dhe përlëvdoje duke e falënderuar Zotin tënd, para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, edhe në orët e natës dhe në skajet e ditës, me shpresë që të gjesh kënaqësi. Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete, me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (jobesimtarë), për t’i sprovuar me të, sepse shpërbimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm. Urdhëro familjen tënde për namaz, dhe ji i vazhdueshëm në këtë! Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (as për ty, as për familjen tënde). Ne të furnizojmë ty (dhe ata). Përfundimi i mirë i takon devotshmërisë.” [Ta Ha 130 - 132].A di ndonjë të ngjashëm me Të? - A di ndonjë krijesë që t’i përngjajë Zotit?! Kjo pyetje nënkupton se nuk ka të tillë, dhe kjo është logjike. Askush nuk mund t’i përngjajë Allahut. Ai është Zoti, ndërsa çdo gjë tjetër i është nënshtruar Atij. Ai është Krijuesi i të tërë kijesave, Ai është i Pasur, i Vetëmjaftueshëm, që nuk ka nevojë për asgjë, ndërsa të tjerët janë të varfër në qenien e tyre në çdo aspekt. Allahu është i Plotë, Absolut në të gjitha aspektet, e të tjerët janë të mangët dhe nevojtarë që Zoti t’i bëjë të plotë e të mirë. Ky është argument se vetëm Allahu i meriton të gjitha llojet e adhurimeve. Vetëm adhurimet e përkushtuara Atij janë të vlefshme, ndërsa çdo adhurim tjetër është kotësi, prandaj Allahu na urdhëron që ta adhurojmë Atë si Një të vetëm dhe të jemi durimtarë, këmbëngulës dhe sistematikë në adhurimin e Tij. Kështu duhet të jetë, sepse Allahu është i vetmi absolut në emrat dhe atributet e Tij.
19:66Page 310
وَيَقُولُ ٱلۡإِنسَٰنُ أَءِذَا مَا مِتُّ لَسَوۡفَ أُخۡرَجُ حَيًّا ٦٦
And man [i.e., the disbeliever] says, "When I have died, am I going to be brought forth alive?"
Këtu flitet për çdo njeri që mohon ringjalljen dhe që e sheh atë si diçka të largët dhe të pamundur. Këta lloj njerëzish thonë:Njeriu thotë: “Mos vallë, pasi të vdes, do të ngrihem i gjallë(do të ringjallem)?” -E si do të më nxjerrë Zoti të gjallë pas vdekjes? Si do të më ringjallë, pasi të jem bërë pluhur e dhe? Pra, sipas tyre është diçka e papërfytyrueshme. Sigurisht kjo vjen nga logjika e mbrapshtë, nga qëllimet e tyre të liga, nga urrejtja ndaj profetëve dhe nga mohimi i shpalljeve të Zotit. Nëse do të mendoheshin vetëm pak, do ta kuptonin se ajo që bëjnë është qesharake dhe mendjelehtësi. Allahu i Madhëruar përmend më pas një argument të prerë e të thjeshtë për t’u kuptuar:
19:67Page 310
أَوَلَا يَذۡكُرُ ٱلۡإِنسَٰنُ أَنَّا خَلَقۡنَٰهُ مِن قَبۡلُ وَلَمۡ يَكُ شَيۡـٔٗا ٦٧
Does man not remember that We created him before, while he was nothing?
Po, a nuk po e mendon njeriu se Ne e krijuam atë më pare, kur ai nuk ishte fare? -Le të mendojë pak për gjendjen e tij fillestare. Le të kujtojë që Allahu e krijoi kur nuk ekzistonte fare. Atëherë, Ai që është i Plotfuqishëm për të krijuar diçka nga hiçi, a nuk është i Plotfuqishëm që ta rikrijojë atë pasi të jetë shpërndarë në tokë e të jetë bërë një me dheun?! I ngjashëm është ajeti tjetër kuranor: “Është Ai që e fillon krijimin dhe pastaj e përsërit atë, dhe kjo e dyta është edhe më e lehtë për Të.” [Rum 27]. Allahu thotë: “Po, a nuk po mendon njeriu ...”. Kjo është një ftesë që njerëzit të meditojnë dhe të vështrojnë në këto argumente logjike. Kjo ftesë bëhet me fjalët më të zgjedhura dhe më të buta. Kjo tregon se çdokush që e mohon ringjalljen është treguar i pavëmendshëm nga gjendja e vet më parë. Nëse do të mendonte se si është krijuar herën e parë, nuk do ta mohonte ringjalljen dhe mundësinë e saj.
19:68Page 310
فَوَرَبِّكَ لَنَحۡشُرَنَّهُمۡ وَٱلشَّيَٰطِينَ ثُمَّ لَنُحۡضِرَنَّهُمۡ حَوۡلَ جَهَنَّمَ جِثِيّٗا ٦٨
So by your Lord, We will surely gather them and the devils; then We will bring them to be present around Hell upon their knees.1
Betohem në Zotin tënd! -Allahu i Lartësuar betohet se patjetër që do t’i ringjallë ata që e mohojnë ringjalljen, së bashku me shejtanët e tyre. Ai do t’i tubojë ata në kohën dhe vendin e përcaktuar:Ne do t’i tubojmë ata së bashku me shejtanët dhe do t’i afrojmë rreth Xhehenemit të gjunjëzuar. - Ata do të jenë të gjunjëzuar nga tmerri dhe tronditja e madhe e asaj dite, duke pritur plot frikë e ankth gjykimin e Allahut të Lartësuar.
19:69Page 310
ثُمَّ لَنَنزِعَنَّ مِن كُلِّ شِيعَةٍ أَيُّهُمۡ أَشَدُّ عَلَى ٱلرَّحۡمَٰنِ عِتِيّٗا ٦٩
Then We will surely extract from every sect those of them who were worst against the Most Merciful in insolence.
Pastaj, nga secili grup do të kapim më të pabindurit ndaj të Gjithëmëshirshmit. -Nga çdo grup keqbërësish që kanë bashkëpunuar në padrejtësi e ligësi, në mohim e poshtërsi, do të zgjidhen ata më të këqijtë, më arrogantët dhe më të padrejtët, të cilët do të futen të parët në ndëshkimin e dhembshëm. Të parët që do të hyjnë në Xhehenem do të jenë më të ngarkuarit me gjynahe e poshtërsi. Ata nuk do të reshtin së bërtituri e duke mallkuar njëri-tjetrin, siç thotë i Madhëruari: në një ajet tjetër: “Melekët do t’u thonë: “Hyni në Zjarr, mes popujve që shkuan para jush - xhinde dhe njerëz.” Sa herë që një popull hyn aty, mallkon atë të mëparshmin. Dhe, kur të gjithë të tubohen në të, grupi i fundit thotë për grupin e parë: “Zoti ynë, janë këta që na çuan ne në humbje, prandaj shumëfishoja atyre dënimin me zjarr!” Ai do të thotë: “Për secilin nga ju dënimi është i shumëfishuar, por ju nuk e dini.” Pastaj i pari do t’i thotë të fundit: “Ju nuk jeni më të mirë se ne; prandaj shijojeni dënimin, për gjithçka që bëtë!”[El ea’raf 38, 39]. E gjitha kjo do të ndodhë me drejtësinë, urtësinë dhe diturinë absolute të Allahut.
19:70Page 310
ثُمَّ لَنَحۡنُ أَعۡلَمُ بِٱلَّذِينَ هُمۡ أَوۡلَىٰ بِهَا صِلِيّٗا ٧٠
Then, surely it is We who are most knowing of those most worthy of burning therein.
Dhe Ne e dimë më së miri se cili prej tyre e meriton më shumë të hidhet në të (Xhehenem). –Zoti që di gjithçka e di edhe se kush e meriton vërtet për të hyrë në zjarr. Allahu i njeh më mirë ata, di veprat e tyre dhe çfarë ndëshkimi meritojnë.
19:71Page 310
وَإِن مِّنكُمۡ إِلَّا وَارِدُهَاۚ كَانَ عَلَىٰ رَبِّكَ حَتۡمٗا مَّقۡضِيّٗا ٧١
And there is none of you except he will come to it.1 This is upon your Lord an inevitability decreed.
Të gjithë ju do të kaloni pranë tij (Xhehenemit)dhe ky është një vendim i prerë i Zotit tënd. - Këto fjalë u drejtohen të gjitha krijesave, vepërmirëve e vepërkëqijve, besimtarëve e jobesimtarëve. Të gjithë, pa përjashtim, do të kalojnë pranë Zjarrit, dhe ky është një vendim që Zoti e ka marrë vetë dhe me të kërcënon robt e Tij. Ky është një vendim që do të realizohet patjetër dhe të cilit nuk mund t’i shmanget askush. Janë dhënë mendime të ndryshme rreth kuptimit të shprehjes: “do të kaloni pranë tij”. Disa janë të mendimit se kjo do të thotë: “do të kaloni përmes tij”. Pra, edhe besimtarët, edhe mohuesit do të kalojnë përmes Xhehenemit, por për besimtarët ai do të jetë i freskët dhe paqe dhe nuk do ta ndiejnë aspak nxehtësinë e tij. Disa thonë se kuptimi është: “do të qëndrojnë para tij”, në mënyrë që të gjithë të ndiejnë frikën nga dënimi i tij, por më pas Allahu shpëton të devotshmit. Të tjerë thonë se qëllimi këtu është për kalimin në urën që shtrihet mbi Xhehenem. Njerëzit do të kalojnë mbi të me një shpejtësi që do të jetë në varësi të veprave që kanë bërë: disa si një pulitje sysh, disa si stuhi, disa me shpejtësi kalorësi, disa me vrap, disa duke ecur shpejt e disa ngadalë, disa do të tërhiqen zvarrë, e disa të tjerë do të kapen e rrëmbehen nga çengelat e Xhehenemit. Secili do të ecë sipas shkallës së devotshmërisë dhe besimit të tij në këtë jetë.
19:72Page 310
ثُمَّ نُنَجِّي ٱلَّذِينَ ٱتَّقَواْ وَّنَذَرُ ٱلظَّٰلِمِينَ فِيهَا جِثِيّٗا ٧٢
Then We will save those who feared Allāh and leave the wrongdoers within it, on their knees.
Pastaj, Ne do të shpëtojmë ata që ishin të devotshëm... - Shpëtojnë ata që i frikësohen Allahut, duke kryer urdhëresat dhe duke iu larguar ndalesave.... kurse keqbërësit do t’i lëmë të gjunjëzuar në të(xhehenem). - Këta e kanë rënduar veten me padrejtësi, me mohimin e Zotit dhe poshtërsi të shumta. Ky është përfundimi i mosbesimit dhe i mosbindjes ndaj Zotit. Ata do të mbeten të gjunjëzuar në Xhehenem, duke u dënuar përjetësisht, pa shpresë për shpëtim.
19:73Page 310
وَإِذَا تُتۡلَىٰ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتُنَا بَيِّنَٰتٖ قَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لِلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ أَيُّ ٱلۡفَرِيقَيۡنِ خَيۡرٞ مَّقَامٗا وَأَحۡسَنُ نَدِيّٗا ٧٣
And when Our verses are recited to them as clear evidences, those who disbelieve say to those who believe, "Which of [our] two parties is best in position and best in association?"1
Kur u lexohen ajetet tona të qarta, jobesimtarët u thonë atyre që kanë besuar: “Cili nga dy grupet ka pozitë më të lartë dhe rreth më të mirë?” -Ajetet e Allahut janë të qarta e të shtjelluara në detaje, në mënyrën më të kuptueshme. Ato tregojnë qartë se Allahu i Madhëruar është i Vetëm në çdo aspekt dhe se profetët janë besnikë dhe të vërtetë në kumtimin e Shpalljes. Ai që i dëgjon dhe i respekton ajetet e Zotit, patjetër që do të fitojë besim të sinqertë dhe do të jetë i sigurt në vërtetësinë e tyre. E kundërta ndodh me mohuesit. Në vend që t’i dëgjojnë me respekt dhe qëllimin për të gjetur të vërtetën, ata tallen me shpalljen e Zotit dhe me të gjithë ata që i besojnë ato. Ata e arsyetojnë këtë zgjedhje me faktin se në jetën e kësaj bote janë të pasur e të vlerësuar dhe qëndrojnë shumë më lart se besimtarët. Duke u lavdëruar e duke shprehur refuzim të së vërtetës, thonë: “Cili grup ka pozitë më të lartë dhe rreth më të mirë?” Pra, cilët kanë më tepër prestigj, ne apo besimtarët? Në jetën e kësaj bote, ata lëvdohen para besimtarëve me pasurinë e numrin e madh të fëmijëve. Ata mburren edhe me kënaqësitë pa fre, duke i konsideruar ato si tregues të privilegjit. Pasuria, fëmijët, aleatët dhe pushteti që kanë, i bëjnë të mendojnë se janë më të mirë se besimtarët. Sigurisht, ky lloj arsyetimi është tërësisht i gabuar dhe i pavend. Kjo është përmbysje e realitetit, sepse shpeshherë, pasuria e fëmijët e shumtë, bukuria e pushteti bëhen shkak për shkatërrimin e dëshpërimin e njeriut.
19:74Page 310
وَكَمۡ أَهۡلَكۡنَا قَبۡلَهُم مِّن قَرۡنٍ هُمۡ أَحۡسَنُ أَثَٰثٗا وَرِءۡيٗا ٧٤
And how many a generation have We destroyed before them who were better in possessions and [outward] appearance?
Por, sa e sa breza kemi shkatërruar para tyre, të cilët qenë edhe më të pasur dhe më të pashëm. -Janë shumë popujt që Zoti ka shkatërruar dhe të cilët kanë qenë më të spikatur në pasuri, ndërtesa dhe bukuri. Ata ishin më të zhytur në kënaqësitë e jetës. Atëherë, nëse këta popuj të shkatërruar ishin më të pashëm e më të pasur, por që asgjë nuk u vlejti, sepse nuk shpëtuan nga dënimi, atëherë si do të jetë gjendja e atyre që qëndrojnë më poshtë se ata. Mos, vallë, e shohin veten të ruajtur nga ndëshkimi, sikurse thotë Allahu në ajet tjetër: “Vallë, jobesimtarët tuaj janë më të vlefshëm se ata që u përmendën, apo keni ndonjë premtim shpëtimi në librat e qiellit?” [Kamer 43]. Kështu, arsyetimi se kush është tani i pasur do të jetë i tillë dhe në ahiret, është i pavlefshëm. Ky është arsyetim që e kanë përdorur mohuesit e Zotit.
19:75Page 310
قُلۡ مَن كَانَ فِي ٱلضَّلَٰلَةِ فَلۡيَمۡدُدۡ لَهُ ٱلرَّحۡمَٰنُ مَدًّاۚ حَتَّىٰٓ إِذَا رَأَوۡاْ مَا يُوعَدُونَ إِمَّا ٱلۡعَذَابَ وَإِمَّا ٱلسَّاعَةَ فَسَيَعۡلَمُونَ مَنۡ هُوَ شَرّٞ مَّكَانٗا وَأَضۡعَفُ جُندٗا ٧٥
Say, "Whoever is in error - let the Most Merciful extend for him an extension [in wealth and time] until, when they see that which they were promised - either punishment [in this world] or the Hour [of resurrection] - they will come to know who is worst in position and weaker in soldiers."
Allahu i Madhëruar e qartësoi kotësinë e arsyetimeve të mohuesve, që tregonin për inatin, urrejtjen dhe armiqësinë e tyre ndaj së vërtetës. Të tilla arsyetime tregonin se ata janë zhytur në një humbje të thellë.Thuaj: “Atë që është në humbje, le ta lërë i Gjithëmëshirshmi për një kohë të gjatë(në këtë jetë).” -Në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon se ata që janë humbje dhe kanë gjetur kënaqësi në këtë rrugë, duke punuar për humbjen, Allahu ka për t’i zhytur edhe më thellë e do t’ua shtojë edhe më tepër dashurinë për të kotën. Ky është ndëshkim i merituar për ta, sepse ata parapëlqejnë humbjen kundrejt udhëzimit të Tij, sikurse thuhet në ajetet e tjera: “Kur ata devijuan, edhe Allahu ua devijoi zemrat. Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë një popull që kalon kufijtë.” [Saf 5] “Ne do t'ua largojmë zemrat dhe shikimet atyre, ashtu sikurse nuk e besuan atë (Shpalljen e Zotit) për herë të parë, dhe do t'i lëmë të bredhin të hutuar në shfrenimin e tyre.” [Enam 110]. Këta të mjerë u thonë besimtarëve: “Cilët kanë pozitë më të lartë dhe rreth më të mirë?” Kur të shohin ndëshkimin e premtuar për krimet e tyre, si: vrasja dhe shkatërrimet, ose kur të shohin kijametin, i cili është shpërblimi i merituar për ta, atëherë do ta shohin se cilët kanë pozitë më të lartë dhe rreth më të mirë:Por, kur ta shohin atë që u premtohet - ose dënimin ose kijametin -, atëherë, do ta kuptojnë se kush ka pozitë më të ulët dhe rreth më të dobët. -Atëherë do ta kuptojnë kotësinë e arsyetimeve të tyre në jetën e kësaj bote dhe nuk do të kenë më asnjë fije dyshimi se ata ishin të këqijtë. Por ky ndërgjegjësim atë ditë nuk do t’u vlejë aspak, sepse do të jetë i pamundur rikthimi në këtë jetë për të bërë vepra të mira e për të rregulluar atë që kanë shkatërruar.
19:76Page 310
وَيَزِيدُ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ٱهۡتَدَوۡاْ هُدٗىۗ وَٱلۡبَٰقِيَٰتُ ٱلصَّٰلِحَٰتُ خَيۡرٌ عِندَ رَبِّكَ ثَوَابٗا وَخَيۡرٞ مَّرَدًّا ٧٦
And Allāh increases those who were guided, in guidance, and the enduring good deeds are better to your Lord1 for reward and better for recourse.
Allahu ua shton udhëzimin atyre që e kërkojnë udhëzimin e Tij. -Pasi tregoi se keqbërësit ndëshkohen duke i zhytur edhe më thellë në humbjen e tyre, Allahu i Madhëruar na tregon se, nga ata tjetër, ua shton të udhëzuarve edhe më shumë udhëzimin. Ai do t’ua shtojë edhe më shumë besimin, mirësitë dhe mëshirën e Tij. Fjala “el huda”, që Zoti ka premtuar se do t’ua shtojë, është dituria e saktë dhe puna e mirë sipas saj. Çdokush që i hyn rrugës së diturisë, besimit e punëve të mira, Zoti ka për t’ia lehtësuar dhe mundësuar që t’i punojë ato, madje do t’ua shtojë edhe më shumë nga mirësia e Tij. Ai do t’i mundësojë të mësojë edhe shumë çështje të tjera, që njeriu as i kishte menduar se mund t’i arrinte me përpjekjet e veta. Ky ajet tregon dhe është argument se besimi shtohet e pakësohet, ashtu siç kanë pohuar selefët e mirë të këtij umeti. Për këtë tregojnë edhe shumë ajete të tjera kuranore: “Ne bëmë mbikëqyrës të Zjarrit veç melekë, numrin e të cilëve e bëmë veçse si sprovë për ata që nuk besojnë, që të binden ata që u është dhënë Libri, që besimtarëve t’u shtohet edhe më shumë besimi...” [Mudethir 31]. Ose: “Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata që, kur përmendet Allahu, u frikësohet zemra dhe, kur u lexohen ajetet e Tij, u shtohet besimi. Ata kërkojnë mbështetje vetëm te Zoti i tyre. Ata e përkryejnë namazin dhe japin nga ajo që u kemi dhënë Ne. Këta janë besimtarë të vërtetë. Ata kanë grada të larta te Zoti i tyre dhe falje e bujari prej Tij.” [Enfal 2 – 4]. Për këtë fakt tregon edhe realiteti. Besimi shprehet me fjalë zemre e goje, si dhe me vepra. Besimtarët janë të gradave të ndryshme në të tilla çështje, me ndryshime të mëdha mes njëri-tjetrit.Veprat e mira që mbesin(gjithmonë), kanë shpërblim më të madh te Zoti yt dhe(sjellin)një përfundim më të mirë. -Veprat që kurrë nuk u ndërpriten frytet, edhe kur të tjerat zhduken e bëhen pluhur, janë ato që quhen “të mira”. Vepra që mbeten gjithmonë janë namazi, zekati, agjërimi, haxhi, umreja, leximi i Kur’anit dhe i diturisë së dobishme, tesbih-et, tekbir-et, tahmid-et, tahlil-et, bamirësia ndaj krijesave, punët e zemrës dhe të trupit që i do Zoti dhe na ka urdhëruar për to. Këto vepra: “...kanë shpërblim më të madh te Zoti yt dhe një përfundim më të mirë.” Mirësitë që sjellin këto punë janë shumë të mëdha. Ato janë shumë të dobishme për vepruesit e tyre dhe u sjellin përfundim të mirë. Në fakt, edhe pse Zoti ka përdorur një mbiemër të shkallës krahasore “kanë shpërblim më të madh nga Zoti yt”, nuk do të thotë se ka ndonjë vepër tjetër (përveç veprave të mira) që mund të shpërblehet. Me fjalë të tjera, të vetmet punë që sjellin mirësi janë ato që Zoti i ka quajtur “të mira”.Me sa duket, - dhe Zoti e di më mirë - kjo është bërë për të treguar diçka tjetër. Kur keqbërësit thoshin se pasuria e madhe, pushteti dhe aleatët e shumtë janë tregues të vlerësimit dhe të gradës së lartë te Zoti, këtu tregohet qartë se çështja nuk qëndron kështu. Gjërat që tregojnë se Zoti vërtet të do janë veprat e mira që mbesin. Ato janë rruga e vetme drejt suksesit, dhe jo ato që pretendojnë mohuesit.Vepra të mira. Veprat quhen të miravetëm nëse Allahu i Lartësuar i ka cilësuartë tilla nëpërmjet Librit dhe Profetit të Tij.Me fjalë të tjera, gradat e larta nuk mundtë arrihen duke shtuar vepra e adhurime,të cilat nuk janë cilësuar si të tilla ngaAllahu. Tek Allahu i Lartësuar mund tëafrohesh dhe mund të fitosh kënaqësinëe Tij veçse me mënyrat që Ai i pëlqen dhei ka ligjëruar për një gjë të tillë,nëpërmjet profetëve të Tij dhe librave tëshenjtë me të cilët i pajisi ata. Mirësianuk mund të arrihet me rrugë jo të mira.Ai që përpiqet të afrohet tek Allahu iLartësuar me bidate arrin të fitojë veçselodhjen e kotë. Madje, kur e di seadhurimi që kryen nuk është ligjëruar ngaZoti i tij, atij i shtohen të këqijat dhelargohet nga Allahu i Lartësuar. Asnjëvepër nuk pranohet nga Allahu iLartësuar, derisa të plotësojë dy kushtete njohura: të kryhet me sinqeritet përAllahun, duke shpresuar me të vetëmshpërblimin e Tij, dhe vepra të jetë nëpërputhje me mësimet dhe porositë eAllahut dhe Profetit të Tij.
19:77Page 311
أَفَرَءَيۡتَ ٱلَّذِي كَفَرَ بِـَٔايَٰتِنَا وَقَالَ لَأُوتَيَنَّ مَالٗا وَوَلَدًا ٧٧
Then, have you seen he who disbelieved in Our verses and said, "I will surely be given wealth and children [in the next life]"?
A e ke parë atë që i mohon Argumentet Tona dhe thotë: “Mua do të më jepet pasuri e fëmijë (edhe në botën tjetër).”? -Mos u çudit me gjendjen e një mohuesi të tillë. Ai jo vetëm që mohon ajetet e Allahut, por ka edhe pretendime të mëdha, duke thënë se në ahiret do t’i jepen përsëri pasuri e pasardhës. Ai kështu pretendon se do të jetë banor i Xhenetit. Kjo është vërtet e çuditshme. Nëse do të ishte ndonjë që beson në Zotin dhe përpiqet për diçka të tillë, mbase do të ishte e pranueshme dhe e lehtë, për jo për atë të mjerë. Ky ajet, edhe pse bën fjalë për një person të caktuar, ai përfshin çdo mohues të Zotit që pretendon se do të jetë banor i Xhenetit. Megjithatë, Allahu i Madhëruar e hedh poshtë këtë pretendim, duke thënë:
19:78Page 311
أَطَّلَعَ ٱلۡغَيۡبَ أَمِ ٱتَّخَذَ عِندَ ٱلرَّحۡمَٰنِ عَهۡدٗا ٧٨
Has he looked into the unseen, or has he taken from the Most Merciful a promise?
A thua ka zbuluar fshehtësinë... –Mos, vallë, ai e di se çfarë që do të ndodhë në të ardhmen, që pretendon se do t'i jepet pasuri dhe pasardhës?!...apo mos ka marrë prej Allahut ndonjë premtim? - Apo ka marrë ndonjë premtim nga Zoti se do t’i japë diçka të tillë? Sigurisht që asgjë nga këto nuk është e vërtetë. Kuptohet se ai flet për diçka që nuk e di. Kjo mënyrë komunikimi me pyetje është nga format më të forta e më të bukura të argumentimit e të sqarimit të çështjeve. Kështu, ai që pretendon se do të ketë të mira në jetën tjetër te Zoti, ka dy mundësi:1. Ai flet sepse ka dituri rreth të fshehtave që do të ndodhin në të ardhmen dhe e di mirë se kjo është një nga ato çështje. Por kjo bie poshtë, sepse askush nuk mund të dijë prej të fshehtës, veçse nëse e lejon dhe i mëson Zoti, e kjo u jepet veçse profetëve përmes Shpalljes.2. Ai ka marrë ndonjë premtim prej Allahut që, përmes imanit të pastër dhe pasimit të profetëve, do të arrijë atë që Zoti i ka premtuar.Por nëse asnjë nga këto dy pretendime nuk qëndron, atëherë ato janë veçse pretendime boshe e mashtrime të kota.
19:79Page 311
كـَلَّاۚ سَنَكۡتُبُ مَا يَقُولُ وَنَمُدُّ لَهُۥ مِنَ ٱلۡعَذَابِ مَدّٗا ٧٩
No! We will record what he says and extend [i.e., increase] for him from the punishment extensively.
Kurrsesi! -Pra, çështja nuk është ashtu siç pretendon ky mohues. Ai nuk ka ndonjë dituri rreth të fshehtës, sepse ai është kafir, e nuk ka asnjë njohuri rreth shpalljeve e diturisë së Zotit. Nga ana tjetër, ai nuk ka marrë ndonjë premtim nga Rrahmani, sepse ai vazhdon të jetë i zhytur në kufër e poshtërsi, ndërkohë që premtimet e Zotit janë vetëm për besimtarët punëmirë. Kështu, ai meriton pikërisht të kundërtën e atyre që pretendon. Madje, fjalët e tij mashtruese do të shkruhen e do të ruhen, që pastaj të marrë ndëshkimin e merituar edhe për atë që ka thënë, siç e kërcënon i Madhëruari:Ne do ta shënojmë atë që thotë dhe do t’i japim dënim pas dënimi. -Atij do t’i shtojmë lloje të ndryshme ndëshkimesh, ashtu siç ai e tepron me lloje të shumta poshtërsish e shprehje mosbesimi.
19:80Page 311
وَنَرِثُهُۥ مَا يَقُولُ وَيَأۡتِينَا فَرۡدٗا ٨٠
And We will inherit him [in] what he mentions,1 and he will come to Us alone.
Te Ne do të kthehet gjithçka për të cilën ai flet... -Edhe ato pasuri e fëmijë që ka në këtë botë do t’i lërë dhe do të kalojë në ahiret i vetëm, pa pasuri, pa fëmijë, pa aleatë e ndihmëtarë, siç thotë i Madhëruari:...dhe ka për të ardhur tek Ne i vetmuar. -Ashtu i vetmuar do të përjetojë ndëshkimet e mëdha, si shpërblim për padrejtësitë e tij. I tillë është dënimi i keqbërësve.
19:81Page 311
وَٱتَّخَذُواْ مِن دُونِ ٱللَّهِ ءَالِهَةٗ لِّيَكُونُواْ لَهُمۡ عِزّٗا ٨١
And they have taken besides Allāh [false] deities that they would be for them [a source of] honor.
Ata adhuruan në vend të Allahut zota të tjerë, për t’u dhënë fuqi e lavdi. -Idhujtarët i adhurojnë idhujt, duke pritur ndihmën e tyre e duke shpresuar të arrijnë krenarinë e triumfin, por Allahu thotë:
19:82Page 311
كـَلَّاۚ سَيَكۡفُرُونَ بِعِبَادَتِهِمۡ وَيَكُونُونَ عَلَيۡهِمۡ ضِدًّا ٨٢
No! They [i.e., those "gods"] will deny their worship of them and will be against them opponents [on the Day of Judgement].
Por ata (idhujt) do ta mohojnë adhurimin e tyre dhe do të bëhen armiq të tyre. -Çështja nuk është ashtu si shpresojnë ata. Idhuj nuk kanë për t’u sjellë kurrë sukses. Madje, në çastin kur do t’ua kenë nevojën më tepër, pra, në ahiret, idhujt do të distancohen prej idhujtarëve, madje do të dëshmojnë kundër tyre, ndryshe nga ç'presin ata të mjerë.Komenti i ajeteve 81 dhe 82 ështëmarrë nga “Tefsir el Mujeser”.
19:83Page 311
أَلَمۡ تَرَ أَنَّآ أَرۡسَلۡنَا ٱلشَّيَٰطِينَ عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ تَؤُزُّهُمۡ أَزّٗا ٨٣
Do you not see that We have sent the devils upon the disbelievers, inciting them [to evil] with [constant] incitement?
A nuk e shikon ti se Ne i kemi lëshuar shejtanët kundër jobesimtarëve për ti nxitur pandërprerë në vepra të këqija? -Ky është një ndëshkim për mohuesit. Ata nuk kapen pas litarit të Allahut dhe nuk iu përmbahen porosive të Tij. Përkundrazi, ata i shoqërojnë shokë Allahut dhe miqësohen me armiqtë e Tij shejtanë, prandaj Allahu u vë mbi kokë ata të mallkuar. Kështu, shejtanët kanë pushtet mbi ta dhe i nxisin në poshtërsi, për t’i humbur pa kthim në kufër e në gjynahe. Shejtanët i mbushin me vesvese dhe i frymëzojnë për ligësi miqtë e tyre. Ata ua zbukurojnë të kotën dhe ua bëjnë të shëmtuar të vërtetën dhe të mirën. Kështu dashuria për të kotën zë vend në zemrat e idhujtarëve, aq sa ata sakrifikojnë gjithçka në emër të saj, si të jenë duke mbrojtur të vërtetën. Ata luftojnë me çdo mënyrë për ta mbrojtur atë. Idhujtarët polemizojnë me mbrojtësit e së vërtetës, duke u përpjekur të lartësojnë të kotën. E gjitha kjo është si ndëshkim për ta, për shkak se i kthejnë shpinën Mbrojtësit të vërtetë, Allahut të Madhëruar dhe kërkojnë ndihmë nga armiku i tyre i përbetuar. Kjo është arsyeja që Allahu i lë dorë të lirë shejtanit mbi ta. Në të kundërt, nëse do të kishin besuar në Allahun dhe do t’i mbështeteshin Atij plotësisht, shejtani nuk do të kishte asnjë lloj pushteti mbi ta, sikurse thotë i Madhëruari: “Kur të lexosh Kur’anin, kërko mbrojtjen e Allahut kundër shejtanit të mallkuar! Vërtet, ai nuk ka asnjë fuqi kundër atyre që besojnë dhe që vetëm Zotit të tyre i mbështeten. Ai mund të kontrollojë vetëm ata që e përkrahin atë dhe ata që, për shkak të tij, bëhen idhujtarë.” [Nahl 98, 99].
19:84Page 311
فَلَا تَعۡجَلۡ عَلَيۡهِمۡۖ إِنَّمَا نَعُدُّ لَهُمۡ عَدّٗا ٨٤
So be not impatient over them. We only count out [i.e., allow] to them a [limited] number.1
Por ti mos u ngut kundër tyre... -Mos kërko përshpejtimin e ndëshkimit për këta mohues, të cilët në fakt e kërkojnë vetë ngutjen e dënimit!...se Ne jemi duke ua numëruar ditët. -Ata i kanë ditët të numëruara, pra, as do t’u shtohen e as do t’u pakësohen. Allahu u jep kohë të mjaftueshme që ata të rishikojnë marrëdhëniet me Të e të ndreqen. E nëse sërish nuk ndryshojnë, atëherë Ai i ndëshkon, ashtu siç di të ndëshkojë Ngadhënjimtari, Krenari dhe i Plotpushtetshmi.
19:85Page 311
يَوۡمَ نَحۡشُرُ ٱلۡمُتَّقِينَ إِلَى ٱلرَّحۡمَٰنِ وَفۡدٗا ٨٥
On the Day We will gather the righteous to the Most Merciful as a delegation
Ditën, kur Ne do t’i tubojmë të devotshmit te i Gjithëmëshirshmi si mysafirë të nderuar... -Allahu na tregon ndryshimin e madh mes të devotshmëve dhe keqbërësve mohues. Allahu thotë se ata që i frikësohen Atij duke u ruajtur nga shirku, bidatet, poshtërsitë e mosbindja, Ai do t’i ringjallë Ditën e Gjykimit duke i nderuar me madhështi e kujdes të veçantë. Ata i pret vetë Rrahmani dhe gostinë e tyre e ka përgatitur vetë Ai që është El Mennan - Bamirësi i madh. Ata do të priten si miqtë që vijnë nga larg. Dihet mirë se udhëtari shpreson e ka gjithmonë mendim të mirë për mikpritësin. Të devotshmit do të shkojnë tek Rrahmani si ata miqtë që vijnë së largu plot shpresë për mëshirën, bamirësinë dhe bujarinë e Tij të paanë. Ata mezi presin që të shohin dhuratat e Mikpritësit në vendin e kënaqësisë së Tij. E gjithë kënaqësia dhe mëshira e Allahut është mbledhur në atë vend, duke e mbushur plot atë. Ky është premtimi për ata, për shkak të veprimtarisë së tyre me devotshmëri për arritjen e kënaqësisë së Allahut. Ata janë lajmëruar për këtë shpërblim me gjuhën e profetëve të Zotit, prandaj ata drejtohen për tek Zoti i tyre të nderuar e të stolisur, ashtu siç shkon miku tek i dashuri: të qetë e të lumtur për mikpritjen e tij.
19:86Page 311
وَنَسُوقُ ٱلۡمُجۡرِمِينَ إِلَىٰ جَهَنَّمَ وِرۡدٗا ٨٦
And will drive the criminals to Hell in thirst
...Dhe keqbërësit do t'i shtyjmë drejt Xhehenemit si tufë e etur për ujë,... -Ndërsa keqbërësit do të shtyhen në turma për në Xhehenem, të etur, të poshtëruar e të nënçmuar, ashtu siç shtyhen kriminelët në ndonjë burg a ndëshkim të ashpër. Për ta janë hapur dyert e Xhehenemit. Ata do të ulërasin për ndihmë, por nuk do të marrin asnjë përgjigje. Ata do të luten, por lutjet e tyre nuk u dëgjohen. Ata do të kërkojnë ndërmjetësim, por ndërmjetësimi nuk u pranohet:
19:87Page 311
لَّا يَمۡلِكُونَ ٱلشَّفَٰعَةَ إِلَّا مَنِ ٱتَّخَذَ عِندَ ٱلرَّحۡمَٰنِ عَهۡدٗا ٨٧
None will have [power of] intercession except he who had taken from the Most Merciful a covenant.1
... askush nuk do të ketë të drejtë ndërmjetësimi,... -Ata nuk kanë në dorë mundësi për të bërë ndërmjetësim dhe askush nuk do të mund të bëjë ndërmjetësim për ta, sepse kjo çështje është në dorë të Zotit, siç thotë Ai:...përveç atij që e ka lejuar i Gjithëmëshirshmi. – Për ta nuk vlen as ndërmjetësimi i atyre që mund t’u lejohet ndërmjetësimi, sepse ata nuk e kanë besuar Allahun dhe profetët e Tij. Si të tillë, Allahu nuk dëshiron që ndonjë të ndërmjetësojë për ta. Ai e lejon ndërmjetësimin vetëm për ata që Ai ka premtuar, dhe në premtimin e Tij kanë pjesë veçse ata që e besojnë Atë, profetët dhe shpalljet e Tij dhe e adhurojnë Atë ashtu si Ai ka urdhëruar. Ata ndjekin profetët e Tij, prandaj Zoti ka premtuar se do t’i shpërblejë me mirësi dhe do të kujdeset për ata.
19:88–89Page 311
وَقَالُواْ ٱتَّخَذَ ٱلرَّحۡمَٰنُ وَلَدٗا ٨٨
And they say, "The Most Merciful has taken [for Himself] a son."
لَّقَدۡ جِئۡتُمۡ شَيۡـًٔا إِدّٗا ٨٩
You have done an atrocious thing.
Ata thanë: “I Gjithëmëshirshmi ka bir!”. Vërtet, ju keni thënë një fjalë shumë të shëmtuar. -Ju keni shpifur një gjë shumë të madhe dhe të shëmtuar. Aq të madhe, sa:
19:90–91Page 311
تَكَادُ ٱلسَّمَٰوَٰتُ يَتَفَطَّرۡنَ مِنۡهُ وَتَنشَقُّ ٱلۡأَرۡضُ وَتَخِرُّ ٱلۡجِبَالُ هَدًّا ٩٠
The heavens almost rupture therefrom and the earth splits open and the mountains collapse in devastation
أَن دَعَوۡاْ لِلرَّحۡمَٰنِ وَلَدٗا ٩١
That they attribute to the Most Merciful a son.
Qiejt janë gati të copëtohen, toka është gati të çahet dhe malet janë gati të shemben e të thërmohen nga ajo(shpifje), që trilluan se i Gjithëmëshirshmi ka bir. -Nga ligësia e kësaj fjale, qiejt dhe toka gati u çanë, malet gati sa s’u shembën.
19:92Page 311
وَمَا يَنۢبَغِي لِلرَّحۡمَٰنِ أَن يَتَّخِذَ وَلَدًا ٩٢
And it is not appropriate for the Most Merciful that He should take a son.
Të Gjithëmëshirshmit nuk i shkon të ketë fëmijë. -Nuk i shkon madhështisë së Zotit që të ketë fëmijë. Fëmijë ka vetëm ai që ka nevojë dhe është i mangët, siç janë të gjitha krijesat, ndërsa Allahu është Krijuesi dhe Ai është i Pasur, i Lavdëruar dhe Jonevojtar. Nga ana tjetër, fëmija do të ishte njëlloj si i ati, dhe dihet se Allahu nuk ka të ngjashëm.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences