As-Sa'diAl‑Baqarah · 2:116–135

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Al-Baqarah 2:116–135

2:116Page 18

وَقَالُواْ ٱتَّخَذَ ٱللَّهُ وَلَدٗاۗ سُبۡحَٰنَهُۥۖ بَل لَّهُۥ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ كُلّٞ لَّهُۥ قَٰنِتُونَ ١١٦

They say, "Allāh has taken a son." Exalted is He!1 Rather, to Him belongs whatever is in the heavens and the earth. All are devoutly obedient to Him,

Ata thonë: “Allahu ka lindur një djalë” -Këtë gjë e kanë thënë çifutët, të krishterët dhe shumë idhujtarë. Ata, padrejtësisht dhe paturpësisht, e kanë përshkruar Allahun me diçka që kurrsesi nuk i shkon për shtat madhështisë së Tij. Kjo është një fyerje e madhe dhe shpifje e ulët. Kështu ata i bëjnë padrejtësi vetvetes. Por Allahu i Lartësuar vazhdon të jetë Durimtar, duke i mëshiruar ata në këtë jetë. Ai vazhdon t'i ruajë dhe t'i furnizojë, me gjithë fyerjet e tyre të vazhdueshme në adresë të Tij.I pastër është Ai nga çdo e metë. -Kuptimi: I shenjtë, i pastër është Ai nga çdo e metë me të cilën e përshkruajnë qafirët dhe të padrejtët. Ai është i pastër dhe larg çdo cilësie që nuk i shkon madhështisë së Tij. Ai është i Plotë në çdo aspekt. Mangësia është shumë larg Tij, në çdo këndvështrim. Ndonëse fakti që Ai është i pastër nga çdo e metë mjafton si kundërpërgjigje ndaj tyre, Allahu i Lartësuar u sjell edhe një tjetër argument:E Tij është gjithçka në qiej dhe në tokë -Kuptimi: Të gjitha janë pronë e Tij dhe të gjithë i janë nënshtruar Atij. Ai ka të drejtë të veprojë në pasurinë dhe mbretërinë e Tij, me të gjitha të drejtat që i jep sundimi i tij Absolut.Atij i është nënshtruar gjithçka. -Të gjithë i janë nënshtruar dhe janë nën përkujdesjen e Tij. Kështu pra, nëse të gjithë janë krijesat e Tij dhe të gjithë kanë nevojë për kujdesin e Tij, ndërsa Ai nuk ka nevojë për asnjë prej tyre, atëherë si mund të mendohet që mes krijesave të Tij të jetë dikush biri i Tij?! Dihet që fëmija do të jetë prej natyrës së prindit të tij, sepse fëmija është një pjesë prej prindit. Allahu i Lartësuar është Sunduesi dhe Nënshtruesi i gjithçkaje, ndërsa ju jeni të sunduar dhe të nënshtruar. Ai është i Pasur dhe nuk ka nevojë për asgjë, ndërsa ju jeni të varfër e nevojtarë për Atë, në çdo aspekt. Atëherë, si mund të mendohet që prej këtij lloji të dalë një fëmijë i të Pakrahasueshmit, Absolutit?! Kjo është ideja më boshe dhe më e pavlerë që mund të jetë shprehur ndonjëherë. Duhet ditur se nënshtrimi ndaj Allahut është dy llojesh:1. Nënshtrim i përgjithshëm, të cilin e kanë të gjitha krijesat. Të gjitha krijesat janë të nënshtruara ndaj Tij dhe kanë nevojë për përkujdesjen e Tij.2. Nënshtrim i posaçëm. Ky është nënshtrimi i adhurimit. Pra, këtë e kanë vetëm të nënshtruarit me vullnet dhe vetëdije, të cilët e adhurojnë Allahun e Madhëruar. Në ajetin e mësipërm flitet për llojin e parë të nënshtrimit. Ndërsa lloji i dytë përmendet në ajete të tjera, si për shembull: “Dhe qëndroni në këmbë për Allahun, duke i shprehur Atij nënshtrimin tuaj”. [Bekare, 238]. Më tej, i Madhëruari thotë:

2:117Page 18

بَدِيعُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۖ وَإِذَا قَضَىٰٓ أَمۡرٗا فَإِنَّمَا يَقُولُ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ ١١٧

Originator of the heavens and the earth. When He decrees a matter, He only says to it, "Be," and it is.

Ai është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës -Domethënë, Ai është Krijuesi i qiejve dhe i tokës, në një mënyrë të shkëlqyer dhe të përkryer, pa pasur asnjë shembull të mëparshëm.Kur dëshiron diçka, Ai vetëm i thotë: “Bëhu!”, dhe ajo bëhet. -Pra, për Allahun asgjë nuk është e vështirë apo e pamundur që të kryhet.

2:118Page 18

وَقَالَ ٱلَّذِينَ لَا يَعۡلَمُونَ لَوۡلَا يُكَلِّمُنَا ٱللَّهُ أَوۡ تَأۡتِينَآ ءَايَةٞۗ كَذَٰلِكَ قَالَ ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِهِم مِّثۡلَ قَوۡلِهِمۡۘ تَشَٰبَهَتۡ قُلُوبُهُمۡۗ قَدۡ بَيَّنَّا ٱلۡأٓيَٰتِ لِقَوۡمٖ يُوقِنُونَ ١١٨

Those who do not know say, "Why does Allāh not speak to us or there come to us a sign?" Thus spoke those before them like their words. Their hearts resemble each other. We have shown clearly the signs to a people who are certain [in faith].

Ata që nuk dinë, thonë: “Përse Allahu nuk flet me ne, ose përse nuk na sjell ndonjë shenjë?!” -Domethënë, ata thonë: “Përse Allahu nuk flet me ne, ashtu sikurse u ka folur profetëve?! Ose, së paku, të na sjellë ndonjë shenjë.” Ata kërkojnë shenja dhe argumente, sipas mendjeve të tyre të prishura. Ata marrin guximin të kërkojnë të tilla paturpësi. Kjo tregon kundërshtimin e tyre ndaj Krijuesit dhe mosbindjen ndaj Profetit të Tij. Ja si tregon Allahu i Lartësuar se çfarë kanë thënë ata: “Ju thatë: “O Musa! Ne nuk kemi për të të besuar, derisa ta shohim Allahun haptazi!” Menjëherë (pas kësaj), ju përfshiu rrufeja, dhe ju e patë.” [Bekare 55]. “Ithtarët e Librit kërkojnë prej teje (o Muhamed) t’u zbresësh një libër nga qielli. Në fakt, ata i kërkuan Musait diçka edhe më të madhe dhe thanë “Na trego Allahun haptazi!” Atëherë, ata i kapi rrufeja, për shkak të poshtërsisë që bënë. Pastaj adhuruan (për zot) viçin, edhe pasi u patën ardhur shenja të qarta. Ne i falëm ata dhe i dhamë Musait pushtet të qartë.” [Nisa, 153]. “Ata që nuk shpresojnë takimin me Ne, thanë: “Përse të mos na dërgohen melekë (si profetë në vend të njerëzve), ose përse të mos e shohim Zotin tonë?” Vërtet, ata e tejçmuan shumë lart veten e tyre dhe e tejkaluan me arrogancën e tyre të madhe. Ditën kur të shohin melekët (kur t'u meret shpirti, ose në varr, ose në ringjallje), nuk do të ketë gëzim për keqbërësit. Ata (melekët) do t'u thonë: “Ju është ndaluar gjithçka e mirë.” [Furkan, 21, 22]. “Ne u sqaruam njerëzve në këtë Kur'an shembuj të çdo lloji, por shumica e njerëzve zgjedhin veçse mohimin. Ata thanë: “Ne nuk do të të besojmë ty, derisa të na nxjerrësh burime prej tokës; Ose të kesh kopshte me hurma e me rrush, e të bësh që mes e tyre të rrjedhin vazhdimisht lumenj; Ose, ashtu sikurse mëton ti (se do të na dënojë Zoti), le të bjerë mbi ne qielli copa-copa; ose derisa të na sjellësh Allahun dhe melekët pranë nesh (t’i shohim haptazi); Ose të kesh një shtëpi prej ari, ose të ngjitesh lart në qiell. Madje, edhe sikur të ngjitesh lart në qiell, ne nuk do të të besojmë, derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë.” Thuaj: “I madhëruar qoftë Allahu!” A mos jam unë tjetër, përveçse një njeri profet?” Njerëzit nuk i pengoi asgjë që të besojnë, kur u erdhi shpallja, por ata thoshin: “A thua Allahu e dërgoi njeriun si profet?!” [Isra 89 – 94]. Pra, siç shihet:Po kështu thoshin edhe ata që ishin para tyre. Të ngjashme janë fjalët e tyre. Të ngjashme janë edhe zemrat e tyre. -Kjo ka qenë gjithmonë sjellja e tyre ndaj profetëve të Allahut. Ata gjithmonë kanë kërkuar shenja, duke treguar kështu kokëfortësinë e tyre, pasi nuk e kanë bërë këtë për të gjetur udhën e drejtë. Ata nuk e kanë patur kurrë dëshirën për të mësuar të vërtetën. Të gjithë profetët kanë sjellë argumente dhe shenja, të cilat të çojnë domosdoshmërisht në besim, por ata që nuk e duan udhëzimin kështu do të sillen ngaherë.Ne i sqaruam argumentet për një popull që është i sigurt (në besimin në Zotin). -Kuptimi: Këto ajete janë shumë të qarta për çdo njeri që kërkon dhe synon udhëzimin. Shenjat dhe argumentet e Allahut i sjellin zemrës një siguri të tillë, që largon çdo dyshim dhe luhatje. Më pas, Allahu i Lartësuar na kujton një shenjë të vetme, që përmbledh të gjitha shenjat me të cilat Allahu i Lartësuar tregon vërtetësinë dhe sinqeritetin e Profetit dhe të Shpalljes së tij:

2:119Page 18

إِنَّآ أَرۡسَلۡنَٰكَ بِٱلۡحَقِّ بَشِيرٗا وَنَذِيرٗاۖ وَلَا تُسۡـَٔلُ عَنۡ أَصۡحَٰبِ ٱلۡجَحِيمِ ١١٩

Indeed, We have sent you, [O Muḥammad], with the truth as a bringer of good tidings and a warner, and you will not be asked about the companions of Hellfire.

Pa dyshim, Ne të dërguam ty me të Vërtetën, -Ky argument i përfshin të gjitha argumentet e shenjat që Allahu solli me Profetin e Tij (a.s). Ky argument përbëhet nga tri elementë kryesorë, që janë:1. Vetë dërgimi i Profetit (a.s).2. Biografia, tradita dhe udhëzimet e Profetit (a.s).3. Mësimi i të vërtetës së madhe nëpërmjet Profetit (a.s).Dy elementë e parë të argumentimit i përmban pjesa: “Ne të dërguam ty…”, kurse i treti gjendet në pjesën: “…me të vërtetën”. Por si mund të jetë argument që vërteton saktësinë dhe vërtetësinë e këtij Profeti vetë dërgimi i tij?! Kjo mund të kuptohet plotësisht nëse shihet në këtë kontekst: Së pari, gjendja e njerëzimit para dërgimit të këtij Profeti ishte shumë e rëndë. Njerëzit adhuronin putat, zjarrin, kryqin dhe i kishin tjetërsuar porositë e profetëve të tyre. Ata jetonin në errësirën e plotë të kufrit, duke qenë krejt të pashpresë. Përjashtim bënte vetëm një pakicë e vogël, e papërfillshme, që kishte mbetur nga ato bashkësi që kishin patur dikur libër hyjnor, të cilat ishin zhdukur para se të shfaqej profeti Muhamed (a.s). Së dyti, duhet kuptuar që, Allahu i Lartësuar nuk i ka krijuar njerëzit për t'i lënë të çoroditur. Ai nuk do t'i linte ata pa i udhëzuar, sepse Ai është i Urti dhe i Dituri. Allahu është, gjithashtu, i Plotfuqishëm dhe Mëshirues. Rrjedhimisht, urtësia dhe mëshira e Tij mbi krijesat do të shfaqej me dërgimin e Profetit (a.s), i cili do t'i urdhëronte njerëzit që të adhuronin Mëshiruesin si Një të vetëm, duke mos i shoqëruar Atij asgjë e asnjë. Në këtë kontekst, çdo njeri me mend e kupton domosdoshmërinë e dërgimit të një Profeti të vërtetë e të sinqertë, dhe kjo vërteton se ai ishte realisht i Dërguari i Allahut. Po për sa i përket pikës së dytë, në çfarë mënyre tregon historia dhe tradita e Profetit (a.s) për vërtetësinë e tij si i Dërguar prej Allahut të Lartësuar? Çdokush që sheh me imtësi historinë e tij të plotë të jetës, që nga koha para Shpalljes e deri në çastin e fundit, fëmijërinë dhe edukimin e tij me cilësitë më të larta, dhe pastaj sheh se si cilësitë e tij të shkëlqyera dhe morali i tij i lartë, me kalimin e viteve, u përsosën dhe u shtuan më shumë, patjetër që do të arrijë në këtë përfundim. Arsyeja është se këto janë pikërisht cilësi të profetëve të Allahut, në përgjithësi, dhe cilësitë e përsosura të një të Dërguari të madh, në veçanti. Allahu i Lartësuar i ka bërë cilësitë e karakterit si treguesit më të fortë të sinqeritetit apo të mashtrimit të njeriut. Ndërsa elementi i tretë që vërteton se ai njeri ishte i Dërguari i Zotit të botëve është njohja e të vërtetës të cilën ai e solli prej Zotit të botëve. Ai solli Kur’ânin e shenjtë dhe, nëpërmjet tij, ligjin e jetës. Në Kur’ân gjenden përshkrime të sakta të ngjarjeve të së kaluarës dhe të së ardhmes, gjenden urdhra që nxisin për çdo vepër e fjalë të mirë e të dobishme, gjenden ndalesa që na frenojnë e largojnë prej çdo cilësie dhe vepre të shëmtuar dhe të dëmshme. Kur’âni përmban mrekulli të panumërta. Si përfundim, ky fragment i ajetit që po zbërthejmë i përfshin të gjitha llojet e argumenteve dhe të shenjave të vërtetësisë së Shpalljes.…si përgëzues dhe paralajmërues. -Domethënë, Allahu i Lartësuar e dërgoi profetin Muhamed si përgëzues për ata që i binden dhe pasojnë rrugën e Tij, se do të jenë të lumtur në këtë jetë dhe në jetën tjetër; dhe si paralajmërues (nedhîra) i atyre që kundërshtojnë dhe nuk i binden, se do të përjetojnë dëshpërimin dhe ndëshkimin e kësaj jete dhe të jetës tjetër.Ti nuk do të mbash përgjegjësi për banorët e Zjarrit të madh. -Kuptimi: Ti nuk ke përgjegjësi për ta. Ti ke për detyrë veçse përcjelljen e qartë të mesazhit, ndërsa llogaria dhe marrja në përgjegjësi e tyre është detyrë e Allahut të Lartësuar.

2:120Page 19

وَلَن تَرۡضَىٰ عَنكَ ٱلۡيَهُودُ وَلَا ٱلنَّصَٰرَىٰ حَتَّىٰ تَتَّبِعَ مِلَّتَهُمۡۗ قُلۡ إِنَّ هُدَى ٱللَّهِ هُوَ ٱلۡهُدَىٰۗ وَلَئِنِ ٱتَّبَعۡتَ أَهۡوَآءَهُم بَعۡدَ ٱلَّذِي جَآءَكَ مِنَ ٱلۡعِلۡمِ مَا لَكَ مِنَ ٱللَّهِ مِن وَلِيّٖ وَلَا نَصِيرٍ ١٢٠

And never will the Jews and the Christians approve of you until you follow their religion. Say, "Indeed, the guidance of Allāh is the [only] guidance." If you were to follow their desires after what has come to you of knowledge, you would have against Allāh no protector or helper.

Çifutët dhe të krishterët nuk do të jenë të kënaqur kurrë me ty, derisa të pasosh fenë e tyre -Allahu i Lartësuar tregon se çifutët dhe të krishterët nuk do të kënaqeshin kurrë me Profetin (s.a.u.s), derisa ai të pasonte fenë dhe rrugën e tyre. Ata e ftonin në fenë e tyre, duke pretenduar se ajo ishte feja dhe udhëzimi i drejtë. Atëherë, Allahu i Lartësuar e urdhëroi Profetin e Tij që t’ua hidhte poshtë këtë pretendim, duke thënë:Thuaju: “Udhëzimi i Allahut është i vetmi udhëzim i drejtë.” -Kuptimi: Vetëm udhëzimi të cilin unë e solla prej Allahut të Lartësuar është ai që meriton të quhet udhëzim i drejtë. Ndërsa rruga që ju pasoni dhe pretendoni se është e drejtë, në të vërtetë është ndjekje e dëshirave tuaja të sëmura. Prandaj i Lartësuari thotë më poshtë:E nëse pas diturisë që të ka zbritur, ti ndjek dëshirat e tyre, atëherë nuk ke për të pasur as mbrojtës e as ndihmëtar të të shpëtojë prej Allahut. -Ky ajet dëshmon se është e ndaluar rreptësisht pasimi i dëshirave dhe i rrugës së çifutëve dhe të krishterëve. Ai na ndalon nga përngjasimi me ta në cilësitë e tyre tipike dhe që lidhen me fenë që ata kanë. Ky ajet, edhe pse i drejtohet Profetit (a.s.), dispozita e tij vlen për të gjithë umetin, sepse në këto raste merret për bazë kuptimi gjithëpërfshirës i ajetit dhe jo personi të cilit i drejtohet ky tekst. Kështu thotë edhe një parim në Sheriatin Islam: "Kuptimi gjithëpërfshirës i tekstit është më parësor për t'u marrë në konsideratë, sesa shkaku specifik për të cilin ka ardhur ky tekst." Më tej, i Lartësuari thotë:

2:121Page 19

ٱلَّذِينَ ءَاتَيۡنَٰهُمُ ٱلۡكِتَٰبَ يَتۡلُونَهُۥ حَقَّ تِلَاوَتِهِۦٓ أُوْلَٰٓئِكَ يُؤۡمِنُونَ بِهِۦۗ وَمَن يَكۡفُرۡ بِهِۦ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ ١٢١

Those to whom We have given the Book recite it with its true recital.1 They [are the ones who] believe in it. And whoever disbelieves in it - it is they who are the losers.

Ata të cilëve ua dhamë Librin e lexojnë(dhe e ndjekin)atë(Kur'anin), ashtu si duhet. -Allahu i Lartësuar na njofton se Kur’ânin e besojnë ata të cilëve Ai u dhuroi Librin, duke u bërë kështu një mirësi të madhe, dhe që e ndjekin atë ashtu sikurse e meriton ai të ndiqet. Fjala ‘tilâueh’ do të thotë ‘ndjekje e diçkaje hap pas hapi’.Ndjekja me përpikmëri e Librit nënkupton pranimin e plotë të dispozitave të tij. Kështu për shembull, ata e konsiderojnë të lejuar atë që në Libër përcaktohet si e tillë, dhe e konsiderojnë të ndaluar atë që në Libër vlerësohet si e tillë. Ata punojnë sipas urdhrave të përnxjerra nga ajetet e qarta dhe të drejtpërdrejta, por ata i besojnë me pastërti edhe ajetet që kanë një fushë më të gjerë kuptimore.…Pikërisht ata e besojnë me të vërtetë atë(Kur'anin). -Pikërisht ata do të lumturohen, domethënë ata të cilët e njohin mirësinë e Allahut të Lartësuar dhe tregojnë mirënjohjen dhe falënderimin për të. Janë ata që besojnë të gjithë profetët (dhe Shpalljet) dhe nuk bënë asnjë dallim mes tyre. Këta janë besimtarët e vërtetë. Ndërsa ata që besojnë një pjesë të shpalljeve dhe e mohojnë një pjesë tjetër, ata janë të kërcënuar. Këta Allahu i Lartësuar i kërcënon duke thënë: “Ndërsa ata që e mohojnë atë (Kur'anin), pikërisht ata janë të humburit.”Ajo ka edhe kuptimin “lexoj, këndoj Kur’ânin” (Sh.p.).

2:122Page 19

يَٰبَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ٱذۡكُرُواْ نِعۡمَتِيَ ٱلَّتِيٓ أَنۡعَمۡتُ عَلَيۡكُمۡ وَأَنِّي فَضَّلۡتُكُمۡ عَلَى ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٢٢

O Children of Israel, remember My favor which I have bestowed upon you and that I preferred you over the worlds.

O bijtë e Israilit! Kujtoni të mirat e Mia, me të cilat ju begatova! Unë ju pata dalluar mbi njerëzit e tjerë(të asaj kohe). -Pastaj Ai i kërcënon ata, për t’iu frikësuar Ditës së Kiametit. Atë ditë, askush nuk mund t’i bëjë dobi askujt. I Madhëruari thotë:

2:123Page 19

وَٱتَّقُواْ يَوۡمٗا لَّا تَجۡزِي نَفۡسٌ عَن نَّفۡسٖ شَيۡـٔٗا وَلَا يُقۡبَلُ مِنۡهَا عَدۡلٞ وَلَا تَنفَعُهَا شَفَٰعَةٞ وَلَا هُمۡ يُنصَرُونَ ١٢٣

And fear a Day when no soul will suffice for another soul1 at all, and no compensation will be accepted from it, nor will any intercession benefit it, nor will they be aided.

Atëherë ruajuni një Dite, kur askush nuk do të mund ta ndihmojë tjetrin për asgjë! -Askush, sado i nderuar dhe i madh qoftë: melek, profet, apo njeri i mirë, nuk do të ketë në dorë asnjë mundësi ndihme për askënd. Ata nuk mund të ndihmojnë asnjë, sado i dashur apo i afërt të jetë ai që kërkon ta ndihmojnë. E vetmja ndihmë për njeriun do të jetë prej veprave që ka bërë. Edhe ndërmjetësimet janë të papranueshme pa lejen dhe pa kënaqësinë e Allahut të Lartësuar. I Lartësuari thotë:Prej askujt nuk pranohet kompensim, dhe askujt nuk do t’i bëjë dobi asnjë ndërmjetësim. -Për ndërmjetësimin duhet të plotësohen dy kushte: Së pari, të jepet leja nga Allahu i Lartësuar për të dhe, së dyti, Allahu i Lartësuar të jetë i kënaqur me atë për të cilin ndërmjetësohet. Nga ana tjetër, dihet shumë mirë që Allahu i Lartësuar nuk kënaqet nga vepra e askujt, nëse ajo vepër nuk plotëson dy kushte:1. Të kryhet me sinqeritet për Allahun, duke kërkuar kënaqësinë e Tij.2. Të kryhet në përputhje me traditën e Profetit (a.s) dhe mësimeve të tij. Nuk pranohet ndërmjetësim dhe as kompensim, siç thotë i Madhëruari:Prej askujt nuk pranohet kompensim -Për këtë, i Lartësuari thotë sërish në Kur’ân, "Edhe sikur e tërë ajo që është në tokë dhe një herë aq sa ajo, të ishte pronë e atyre që nuk besuan, ata do ta jepnin si kompensim për t’i shpëtuar dënimit të tmerrshëm në ditën e kijametit. Atyre do t’u vijë prej Allahut diçka (një dënim), që as nuk kanë mundur ta mendojnë." [Zumer 47]. Domethënë, nuk do të pranohet kompensim prej tyre. Ata, gjithashtu, nuk do të ndihmohen:Askush nuk do të ndihmohet. -Domethënë, prej atyre nuk do të largohet ajo së cilës ata i druhen dhe asnjë krijesë nuk do të ketë mundësi t’u bëjë dobi apo t’u largojë ndonjë dëm. Thënia e Allahut: “la texhzi nefsun an nefisin shejâ” (…askush nuk do të mund ta ndihmojë tjetrin për asgjë), tregon pamundësinë e të gjithëve për të bërë dobi atë ditë. Ndërsa thënia: “ue lâ hum junŝarûn” (e ata nuk kanë për t'u ndihmuar) tregon pamundësinë e tyre për të larguar të keqen dhe të dëmshmen. Në thënien e Allahut: “lâ juķbelu minhâ adlun” (Prej askujt nuk pranohet kompen-sim), dhe në thënien tjetër të Tij: “…Ue lâ tenfeuha shefâah”, (nuk do t’i bëjë dobi asnjë ndërmjetësim) mësohet diçka shumë e rëndësishme. Nëse njeriu e kupton se fitimi i të mirave dhe largimi i të këqijave nuk mund të arrihen duke ia kërkuar krijesave, atëherë ai kthehet për t'ia kërkuar sinqerisht ato të vetmit që mund t’ia dhurojë (Allahut). Arritja e të mirave dhe largimi i të këqijave nuk mund të bëhet, gjithashtu, as me kompensime dhe as me ndërmjetësime, sikurse ndodh mes krijesave. Atë ditë nuk do të jetë askush i aftë qoftë edhe për një grimcë dobie apo dëmi. Kjo është një ftesë e hapur që adhuruesi të lidhet fort dhe sinqerisht vetëm me Allahun e Lartësuar, duke i kërkuar të mirat veç prej Tij dhe duke kërkuar mbrojtje nga çdo e keqe vetëm tek Ai. Kjo është ftesë për ta adhuruar Atë si Një të vetëm, sepse veç Ai e meriton adhurimin tonë dhe vetëm tek Ai duhet të mbështetemi për t’i përkryer adhurimet tona.

2:124Page 19

۞ وَإِذِ ٱبۡتَلَىٰٓ إِبۡرَٰهِـۧمَ رَبُّهُۥ بِكَلِمَٰتٖ فَأَتَمَّهُنَّۖ قَالَ إِنِّي جَاعِلُكَ لِلنَّاسِ إِمَامٗاۖ قَالَ وَمِن ذُرِّيَّتِيۖ قَالَ لَا يَنَالُ عَهۡدِي ٱلظَّٰلِمِينَ ١٢٤

And [mention, O Muḥammad], when Abraham was tried by his Lord with words [i.e., commands] and he fulfilled them. [Allāh] said, "Indeed, I will make you a leader for the people." [Abraham] said, "And of my descendants?" [Allāh] said, "My covenant does not include the wrongdoers."

Dhe kujtoni kur Allahu e sprovoi Ibrahimin me disa urdhërime, dhe ai i përmbushi ato, … -Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na flet rreth Profetit dhe të dashurit të Tij, Ibrahimit (a.s.), për gradën e lartë të të cilit pajtohen të gjithë njerëzit. Të gjitha grupet fetare pretendojnë se janë pasues të tij: çifutët, të krishterët, madje edhe politeistët. Allahu i Lartësuar e sprovoi atë me disa fjalë, pra, me disa dispozita. Ai e sprovoi duke e ngarkuar me disa urdhra dhe duke e ndaluar me disa ndalesa. Në këtë mënyrë i ka sprovuar njerëzit Allahu i Lartësuar gjithmonë, për t'u dalluar i sinqerti dhe gënjeshtari. Përballë sprovave, gënjeshtari poshtërohet sepse ai thyhet para tyre dhe nuk tregon durimin e kërkuar prej Allahut. Nga ana tjetër, i sinqerti lartësohet dhe nderohet, sepse qëndron i palëkundur dhe i duruar. Veprat e tij të mira tregojnë sinqeritetin që fshihet në zemrën e tij. Ndër të përzgjedhurit më të mirë është Ibrahimi (a.s.), i dashuri i Zotit të botëve. Ai e çoi në vend amanetin e ngarkuar prej Zotit të tij. Ai i plotësoi me përpikmëri të gjitha dispozitat e ngarkuara. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e shpërbleu përkushtimin e lartë që ai kishte, saqë edhe sot e kësaj dite vazhdon të ndihet ky shpërblim. I Madhëruari thotë:Ai(Allahu)tha: “Unë po të bëj ty imam të njerëzimit.” -Allahu i Lartësuar e bëri Ibrahimin (a.s.) udhëheqës të njerëzimit. Kështu, fjalët që Allahu i Lartësuar i thotë atij kanë këtë kuptim: “Të gjithë duhet të ndjekin udhëzimin dhe rrugën tënde. Të gjithë duhet të ecin pas teje, pas gjurmëve të tua, për të arritur lumturinë e përjetshme. Kjo do të jetë fama dhe lavdia jote ndër breza. Të gjithë do të të duan dhe do të të respektojnë. Ky do të jetë shpërblimi yt në përjetësi.” Betohem në Allah se kjo është grada më e lartë, për arritjen e së cilës punojnë garuesit dhe ata që përpiqen. Ajo qe shkalla më e lartë, të cilën e arritën profetët më të shquar dhe pasuesit e denjë të rrugës së Allahut. Atë shkallë e kanë synuar të gjithë ata që ftuan njerëzimin në rrugën e lumturisë. Ibrahimi (a.s.), pasi u gëzua me këtë gradë që ia dhuroi atij Zoti i gjithësisë, e dëshiroi atë edhe për pasardhësit e tij:Ai tha: “Edhe prej pasardhësve të mi(bëj të tillë)!” -Pra, e kërkoi një gradë të tillë edhe për pasardhësit e tij, që të lumturoheshin më tepër edhe ai, edhe ata. Ky është një tregues tjetër i madhështisë së këtij Profeti, i cili kërkonte të mirën për njerëzimin, duke e dëshiruar me ngulm udhëzimin e tyre në rrugën e drejtë. Ai dëshironte që të shtoheshin të mirët dhe të udhëzuarit. I lavdëruar qoftë Allahu i Lartësuar, për këta njerëz që ka krijuar dhe për këta gjigandë që ka sjellë në jetë! Më pas, Allahu i Ditur dhe i Mëshirshëm i përgjigjet, duke thënë:Tha(Allahu): “Premtimin Tim nuk mund ta gëzojnë të padrejtët.” -Kuptimi: Statusin e udhëheqësit të botës dhe të udhëzuesit të saj në rrugën e drejtë nuk do ta meritojnë ata që janë të padrejtë, zullumqarë. Çdokush që e dëmton vetveten duke kryer padrejtësi, nuk ka për ta aritur kurrë atë gradë të lartë, sepse janë dy gjëra krejt të kundërta. Ajo mund të arrihet veçse me dy cilësi: me durim dhe me siguri. Durimi duhet për zbatimin e ligjeve hyjnore, ndërsa siguria, e cila ndërtohet mbi diturinë e vërtetë dhe të saktë, sjell qetësinë dhe shpresën e fortë në premtimin e Allahut. Kësisoj, kjo gradë kërkon besim të lartë, vepra të mira, cilësi të bukura të moralit, drejtësi, dashuri totale vetëm për të Madhëruarin, frikë ndaj Tij dhe rendje pas çdo gjëje që e kënaq Atë. E si mund t'i afrohet kësaj grade, i padrejti ndaj vetvetes dhe ndaj gjithçkaje që e rrethon?! I padrejti as që mund ta mendojë këtë lloj nderimi. Nëse e shohim ajetin anasjelltas, kuptojmë se kush nuk është i padrejtë do ta arrijë këtë gradë. Me fjalë të tjera, pasojat kanë nevojë për shkaqet, dhe kjo gradë nuk mund të arrihet pa realizuar shkaqet që e sjellin atë. Pastaj Allahu i Lartësuar na sjell një shembull, që shpjegon përse Ibrahimi (a.s.) ishte prijësi i njerëzimit. Është pikërisht Shtëpia e Lashtë, Qabja, e cila u rindërtua nga Ibrahimi (a.s.). Vizita e saj përbën një nga shtyllat mbi të cilat ngrihet Islami dhe një nga mënyrat më të mira për fshirjen e gjynaheve dhe faljen e tyre nga Allahu i Lartësuar. Në të ndodhen gjurmët e të dashurit të Allahut, Ibrahimit (a.s.), dhe të pasardhësve të tij. Më tej, i Madhëruari thotë:

2:125Page 19

وَإِذۡ جَعَلۡنَا ٱلۡبَيۡتَ مَثَابَةٗ لِّلنَّاسِ وَأَمۡنٗا وَٱتَّخِذُواْ مِن مَّقَامِ إِبۡرَٰهِـۧمَ مُصَلّٗىۖ وَعَهِدۡنَآ إِلَىٰٓ إِبۡرَٰهِـۧمَ وَإِسۡمَٰعِيلَ أَن طَهِّرَا بَيۡتِيَ لِلطَّآئِفِينَ وَٱلۡعَٰكِفِينَ وَٱلرُّكَّعِ ٱلسُّجُودِ ١٢٥

And [mention] when We made the House [i.e., the Kaʿbah] a place of return for the people and [a place of] security. And take, [O believers], from the standing place of Abraham a place of prayer. And We charged Abraham and Ishmael, [saying], "Purify My House for those who perform ṭawāf1 and those who are staying [there] for worship and those who bow and prostrate [in prayer]."

Kujtoni kur Shtëpinë(Qaben)e bëmë vendtubimi për njerëzit dhe vendsigurie për ta(duke thënë):… -Kuptimi: Allahu e bëri Qaben vendin ku vizitorët synojnë të arrijnë mirësitë e kësaj jete dhe të jetës tjetër, mirësitë për dynjanë dhe për fenë e tyre. Ata shkojnë dhe vijnë në të, dhe gjithmonë ndiejnë dëshirën dhe mallin për t'u kthyer tek ajo. Po ashtu, Allahu i Lartësuar e ka bërë atë një vend paqeje dhe prehjeje për të gjithë njerëzit që hyjnë në të. Ajo është e sigurt për të gjithë, madje edhe për kafshët e bimët.Ajo ka qenë vend sigurie për të gjithë edhe në kohën para Islamit. Atëherë, për shembull, nëse dikush shihte vrasësin e babait të vet në atë vend, nuk e prekte me dorë dhe as nuk e kërcënonte, në shenjë nderimi për Shtëpinë e Lashtë. Ndërsa pas Islamit, ky nderim dhe kjo siguri u shtua edhe më shumë. Në përfundim, kjo Shtëpi është bërë vendi më i sigurt dhe më i nderuar në faqen e dheut. Allahu i Lartësuar na urdhëron që edhe ne ta adhurojmë Atë si një të vetëm duke pasuar gjurmët e Prijësit të njerëzimit, Ibrahimit (a.s.), kur thotë:Vendin ku qëndroi Ibrahimi bëjeni vend adhurimi! -Togun: “Meķâmi Ibrâhîme” (Vendin e Ibrahimit) mund ta kuptojmë në dy mënyra:1. Ai mund të tregojë pikërisht vendin që kështu quhet edhe sot (Meķâmi Ibrâhîme), i cili ndodhet përballë portës së Qabes. Në këtë mënyrë, urdhri i Allahut të Madhëruar mund të nënkuptojë faljen e dy rekatëve namaz, veprim që kryhet te ky vend i njohur, pasi ka përfunduar tavafi. Është e pëlqyeshme që këta dy rekatë të falen duke u vendosur në një pozicion të tillë, që Meķâmi Ibrâhîme të jetë mes personit që falet dhe Qabes. Të këtij mendimi janë shumica e shpjeguesve të Kur’ânit.2. Por ka mundësi që me togun Meķâmi Ibrâhîme të jenë pasur për qëllim vendet ku Ibrahimi (a.s.) kreu adhurimet e tij gjatë haxhit, duke filluar nga tavafi, sa’ji, qëndrimi në Arafat, qëndrimi në Muzdelife, gjuajtjet e gurëve, kurbani e rite të tjera të haxhit. Në këtë rast, fjala “muŝal-lâ”, që në mendimin e mësipërm kishte kuptimin: “vendfalje e namazit”, tani do të kishte kuptim më të gjerë. Në mënyrë të përmbledhur, sipas mendimit të parë, fjala: “muŝal-lâ”domethënë: “vend për faljen e namazit”, ndërsa sipas mendimit të dytë: “vend ku kryhen adhurimet”.Gjithsesi, Allahu i Lartësuar në këtë ajet na urdhëron që, në të gjitha veprimet dhe adhurimet që kryhen gjatë haxhit, ne duhet të marrim si shembull Ibrahimin (a.s.). Ndoshta ky kuptim është më parësor për t’u marrë në konsideratë, sepse ai e përfshin edhe kuptimin e parë.Ibrahimin dhe Ismailin i urdhëruam: “Pastrojeni Shtëpinë Time(nga idhujt)për ata që bëjnë tauaf, për ata që qëndrojnë në të(për i'tikaf)dhe për ata që bien në ruku dhe në sexhde!” -Kështu, Allahu i Lartësuar u shpalli atyre të dyve urdhrin që ta pastronin Shtëpinë e Allahut nga idhujtaria, mohimi dhe poshtërsitë ndaj tij, por ta pastronin edhe nga gjërat e pista. Më pas, Allahu thotë: “…për ata që bëjnë tavaf”. Edhe pse namazi është më i miri ndër tri adhurimet e përmendura, Allahu i Lartësuar ka përmendur së pari tavafin, sepse ai nuk mund të bëhet gjetkë, por veçse në Qabe. Pastaj ka përmendur itikaf-in, i cili, gjithashtu, mund të bëhet veçse në xhami, dhe më pas e ka përmendur namazin, i cili mund të falet edhe diku tjetër. Pra, Allahu i Lartësuar i ka urdhëruar dy profetët e Tij që ta pastronin Shtëpinë e Tij, me qëllim që ajo t'u shërbente të lartpërmendurve në mënyrat që i shtjelluam. Allahu i Lartësuar thotë: “Pastrojeni Shtëpinë Time”, duke e përcaktuar Qaben si Shtëpinë e Tij, për të treguar kështu shumë dobi dhe urtësi. Ky përcaktim, për shembull, do të bënte që Ibrahimi dhe Ismaili (a.s.) të tregonin një përkujdesje maksimale për pastrimin e saj. Ata do të derdhnin të gjitha energjitë e tyre për pastrimin e shtëpisë së Allahut. Ky përcaktim është një nderim i madh i kësaj Shtëpie. Kjo nënkupton që të gjithë duhet ta nderojnë dhe respektojnë këtë Shtëpi. Është pikërisht kjo përkatësi e Qabes shkaku i tërheqjes së habitshme drejt saj. Zemrat gjithmonë anojnë për nga ajo, duke qenë gjithnjë të përmalluara të shkojnë drejt saj:Arsyeja është se në Vendin e Shenjtë, në Mekë, nuk lejohet vrasja e kafshëve dhe prerja e bimësisë.

2:126Page 19

وَإِذۡ قَالَ إِبۡرَٰهِـۧمُ رَبِّ ٱجۡعَلۡ هَٰذَا بَلَدًا ءَامِنٗا وَٱرۡزُقۡ أَهۡلَهُۥ مِنَ ٱلثَّمَرَٰتِ مَنۡ ءَامَنَ مِنۡهُم بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِۚ قَالَ وَمَن كَفَرَ فَأُمَتِّعُهُۥ قَلِيلٗا ثُمَّ أَضۡطَرُّهُۥٓ إِلَىٰ عَذَابِ ٱلنَّارِۖ وَبِئۡسَ ٱلۡمَصِيرُ ١٢٦

And [mention] when Abraham said, "My Lord, make this a secure city and provide its people with fruits - whoever of them believes in Allāh and the Last Day." [Allāh] said, "And whoever disbelieves - I will grant him enjoyment for a little; then I will force him to the punishment of the Fire, and wretched is the destination."

Dhe kujtoni kur Ibrahimi tha: “O Zoti im! Bëje këtë një qytet të sigurt! Furnizoji banorët e tij që besuan Allahun dhe jetën tjetër me fruta të shumëllojshme!” -Kjo ishte lutja që Ibrahimi (a.s.) bëri për këtë vend. Ai u lut që Allahu i Lartësuar ta bënte atë një vend të sigurt dhe t'i furnizonte banorët e tij me lloje të shumta mirësish e frutash. Më pas, Ibrahimi (a.s.) e veçoi duanë për besimtarët, duke treguar në këtë mënyrë një edukatë të lartë ndaj Allahut të Lartësuar. Në fillim, Ibrahimi (a.s.) u lut për të gjithë pasardhësit e tij, por Allahu i Lartësuar ia kufizoi lutjen, duke përjashtuar të padrejtët. Ndërsa kur u lut për furnizimin e banorëve të Qabes, ai e kufizoi këtë lutje vetëm për besimtarët. Por dihet që furnizimi i Allahut është gjithëpërfshirës, si për qafirët, edhe për besimtarët, si për të bindurit dhe për të pabindurit. Prandaj i Madhëruari thotë:Ai (Allahu)tha: “Edhe atij që nuk beson, do t’ia mundësoj kënaqësinë e furnizimit Tim për një kohë të shkurtër.” -Kuptimi: Unë do t'i furnizoj të gjithë, muslimanët dhe qafirët. Por muslimanët, furnizimin Tim do ta përdorin për punë të mira, për të adhuruar Allahun e Lartësuar. Dhe, në fund, ata do të kthehen për të shijuar mirësitë e Xhenetit. Ndërsa qafirët do të shijojnë mirësitë e Mia gjatë kësaj jete të shkurtër, por pastaj:Por, pastaj, do ta flak në dënimin e Zjarrit... -Do ta zhys atë me detyrim, duke e poshtëruar në një ndëshkim të madh, në zjarrin e Xhehenemit.Sa përfundim i shëmtuar është ai! -Ky është përfundimi më i keq.

2:127Page 20

وَإِذۡ يَرۡفَعُ إِبۡرَٰهِـۧمُ ٱلۡقَوَاعِدَ مِنَ ٱلۡبَيۡتِ وَإِسۡمَٰعِيلُ رَبَّنَا تَقَبَّلۡ مِنَّآۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ ١٢٧

And [mention] when Abraham was raising the foundations of the House and [with him] Ishmael, [saying], "Our Lord, accept [this] from us. Indeed, You are the Hearing,1 the Knowing.2

Dhe kujtoni kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke ngritur themelet e Shtëpisë(Qabes), luteshin … -Domethënë, kujto kohën kur Ibrahimi dhe Ismaili ndërtonin mbi themelet e Shtëpisë së Lashtë! Ajeti na tregon se si ata merreshin me ndërtimin e saj të shoqëruar nga një ndjenjë e vazhdueshme frike e respekti ndaj Krijuesit dhe nga një shpresë e madhe për shpërblimin e Tij. Aq të forta dhe të pranishme ishin këto ndjenja, saqë ata, edhe gjatë punës, pëshpërisnin lujte, që Allahu i Lartësuar t'ua pranonte veprën dhe adhurimin e tyre. Ata e bënin këtë, me qëllim që dobia e kësaj pune të ishte e plotë.O Zoti ynë! Pranoje prej nesh(këtë shërbim), se me të vërtetë Ti Dëgjon dhe Di gjithçka! -Pastaj ata bënë një lutje të mrekullueshme. Ata u lutën për veten dhe për pasardhësit e tyre, që Allahu i Lartësuar t'i udhëzonte dhe t'i forconte në ushtrimin e Islamit.

2:128Page 20

رَبَّنَا وَٱجۡعَلۡنَا مُسۡلِمَيۡنِ لَكَ وَمِن ذُرِّيَّتِنَآ أُمَّةٗ مُّسۡلِمَةٗ لَّكَ وَأَرِنَا مَنَاسِكَنَا وَتُبۡ عَلَيۡنَآۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلتَّوَّابُ ٱلرَّحِيمُ ١٢٨

Our Lord, and make us Muslims [in submission] to You and from our descendants a Muslim nation [in submission] to You. And show us our rites [of worship] and accept our repentance. Indeed, You are the Accepting of Repentance, the Merciful.

Zoti ynë! Na bëj muslimanë të përulur ndaj Teje! Bëj që edhe pasardhësit tanë të jenë një popull musliman i përulur ndaj Teje! -Thelbi i Islamit është përulje e plotë e zemrës dhe ndaj Zotit të saj, që rrjedhon detyrmisht në nënshtrimin e gjithë qënies ndaj Krijuesit të Madhëruar.Na i trego rregullat e adhurimit tonë -Duke qenë se Islami nënkupton edhe nënshtrimin me veprime konkrete, ata u lutën që Allahu i Lartësuar t’ua mësonte adhurimet në mënyrë të shtjelluar. Ata thanë: “Ue erinâ menâsikenâ”, domethënë: “Na i trego adhurimet tona”, apo më shkoqur: “Na i trego sikur t’i shihnim me sy ato adhurime”. Pra, i kërkuan një sqarim shumë të hollësishëm, që t’u dukej sikur po i shihnin me sy. Fjala “menâsikenâ” (adhurimet tona) mund të ketë si qëllim të gjitha veprat e ritet e haxhit, sikurse tregon edhe konteksti i këtyre ajeteve. Por, gjithashtu, ajo mund të tregojë edhe diçka më përfshirëse se këto adhurime të veçanta. Ka mundësi që ata të jenë lutur që Allahu i Lartësuar t'ua sqaronte atyre të gjitha çështjet e fesë, të gjitha adhurimet që përmban Islami, sikurse kuptohet drejtpërdrejt nga fjala: “adhurimet”, e cila është në numrin shumës. Ajo mund të përfshijë të gjitha adhurimet e Islamit, edhe pse ky term përdoret më së shumti për ritet e haxhit. Në përgjithësi, lutja e tyre konsistonte në arritjen e dijes së dobishme dhe të punës me të, për vetë ata dhe për pasardhësit e mëvonshëm. Pra ata u lutën për të mësuar dijen e dobishme dhe për të bërë vepra të mira, sipas kësaj dijeje. Por në dua-në e tyre, ata përmendën edhe një detaj shumë të rëndësishëm:dhe na e prano pendimin tonë! Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti! -Ata u lutën që Allahu t'ua pranonte pendimin, sepse sado që robi të përpiqet t'i përsosë adhurimet e tij ndaj Allahut të Madhëruar, ai patjetër që do të bëjë gabime. Këto gabime e bëjnë të domosdoshëm pendimin tek Allahu Falës dhe Mëshirëplotë.

2:129Page 20

رَبَّنَا وَٱبۡعَثۡ فِيهِمۡ رَسُولٗا مِّنۡهُمۡ يَتۡلُواْ عَلَيۡهِمۡ ءَايَٰتِكَ وَيُعَلِّمُهُمُ ٱلۡكِتَٰبَ وَٱلۡحِكۡمَةَ وَيُزَكِّيهِمۡۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡحَكِيمُ ١٢٩

Our Lord, and send among them a messenger from themselves who will recite to them Your verses and teach them the Book and wisdom and purify them. Indeed, You are the Exalted in Might,1 the Wise."

Zoti ynë! Dërgo ndër ta një të dërguar nga gjiri i tyre, që t’u lexojë atyre ajetet e Tua, -Ata i kërkuan Allahut të Lartësuar që Ai të dërgonte nga mesi i pasardhësve të tyre një profet. Kjo ndodhi për disa arsye, si:- që grada e Ibrahimit dhe e Ismailit të lartësohej edhe më shumë;- që pasardhësit t’i nënshtroheshin dhe ta pasonin rrugën e atij Profeti që do të vinte, duke e njohur mirë atë;- që ai Profet t’u mësonte atyre ato gjëra që nuk do t’i dinin.I Lartësuari thotë:…që t’u lexojë atyre ajetet e Tua -Domethënë, që t’ua lexojë tekstin fjalë për fjalë, t’ua mësojë atë përmendësh, dhe pastaj t'i mësojë se si ta ruajnë e zbatojnë atë që do të mësojnë.…t’u mësojë atyre Librin(Kur'anin)dhe Urtësinë (Traditën profetike), -Pra, t'u mësojë dhe sqarojë atyre kuptimin e Kur’ânit dhe të Urtësisë (Sunetit).…dhe t’i pastrojë ata. -T'i pastrojë duke i edukuar që të punojnë punë të mira dhe të largohen nga çdo punë e fjalë e keqe të cilat nuk i lenë shpirtrat të pastrohen dhe të lartësohen.Ti je Ngadhënjimtari dhe i Urti. -Ngadhënjimtari (El Azîzu) është Ai i Cili i mposht dhe nënshtron gjithçka, i Cili është i plotfuqishëm për gjithçka dhe që para fuqisë së të Cilit, askush nuk mund të qëndrojë. Ndërsa i Urti (El Hakîmu) është Ai i Cili i vendos gjërat në vendin që e meritojnë. Kështu, ata iu lutën Allahut, që ka këto cilësi, që ta dërgonte këtë Profet mes tyre, ashtu siç di të zgjedhë Ai që është i madhëruari, Ngadhënjimtari, i Urti. Allahu i Lartësuar iu përgjigj lutjes së tyre dhe e dërgoi Profetin e nderuar, nëpërmjet të cilit Ai mëshiroi, në mënyrë të veçantë, pasardhësit e Ibrahimit dhe Ismailit, dhe të gjitha krijesat, në përgjithësi. Për këtë arsye, edhe Profeti (a.s.) ka thënë: “Unë jam fryt i lutjes së babait tim, Ibrahimit (a.s.).”.

2:130Page 20

وَمَن يَرۡغَبُ عَن مِّلَّةِ إِبۡرَٰهِـۧمَ إِلَّا مَن سَفِهَ نَفۡسَهُۥۚ وَلَقَدِ ٱصۡطَفَيۡنَٰهُ فِي ٱلدُّنۡيَاۖ وَإِنَّهُۥ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ لَمِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ١٣٠

And who would be averse to the religion of Abraham except one who makes a fool of himself. And We had chosen him in this world, and indeed he, in the Hereafter, will be among the righteous.

Prej fesë së Ibrahimit largohet veç ai që e nënçmon vetveten. -Askush nuk mund të devijojë nga rruga e Ibrahimit pasi të ketë njohur dhe mësuar gjithë këto të dhëna rreth cilësive të larta të tij, përveç atyre që e zhvlerësojnë veten, duke u kënaqur me këtë gjendje, ose veç ata që e shesin veten më lirë sesa i falimentuari shet mallin e vet. I parë anasjelltas, ky ajet do të kuptohej kështu: Nuk ka njeri më të mirë, më të plotë, më të udhëzuar, sesa dikush që ndjek rrugën dhe fenë e Ibrahimit (a.s.), sepse Ibrahimi ishte i zgjedhuri i Allahut në dynja dhe ahiret. I Lartësuari thotë më tej:Ne, e dalluam atë në këtë botë. -Pra, Allahu i Lartësuar e përzgjodhi atë mbi njerëzit e tjerë, duke i dhënë sukses për të bërë punë të mira. Ai e udhëzoi atë që t'i kryente këto vepra, të cilat e bënë atë më të drejtin ndër më të dalluarit dhe ndër më të përzgjedhurit e Allahut.dhe në botën tjetër, ai do të jetë ndër të mirët. -Në ahiret ai do të jetë prej të mirëve (sâliĥîn), të cilëve u takojnë gradat më të larta në xhenetet e përjetësisë. Ai e meritonte këtë gradë, sepse ishte i bindur e i nënshtruar.

2:131Page 20

إِذۡ قَالَ لَهُۥ رَبُّهُۥٓ أَسۡلِمۡۖ قَالَ أَسۡلَمۡتُ لِرَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٣١

When his Lord said to him, "Submit," he said, "I have submitted [in Islām]1 to the Lord of the worlds."

Kur Zoti i tij i tha: “Përulu!”, ai(Ibrahimi)tha: “Iu përula Zotit të gjithësisë.” -Ai iu përgjigj menjëherë urdhrit të Zotit të tij, duke thënë me gjuhën e fjalëve, të ndjenjave dhe të veprave: “Iu përula Zotit të gjithësisë”. Ai menjëherë shfaqi sinqeritetin dhe përkushtimin në adhurimin e Allahut, si Një të vetëm dhe të Pashoq. Ibrahimi (a.s.) iu dorëzua Allahut duke kryer çdo vepër që Ai e dëshironte dhe pëlqente, në shenjë dashurie dhe madhërimi për Të. Ai u kthye gjithmonë tek Allahu i Lartësuar, për çdo çështje dhe në çdo gjendje. Njësimi i Allahut u bë cilësia e pandryshueshme e natyrës së tij. Më pas, Ibrahimi (a.s.) këshillon e porosit edhe pasardhësit e tij, në mënyrë të tillë që ato fjalë të kujtohen gjithmonë. E tillë ishte edhe porosia e Jakubit (a.s.) për pasardhësit e tij:

2:132Page 20

وَوَصَّىٰ بِهَآ إِبۡرَٰهِـۧمُ بَنِيهِ وَيَعۡقُوبُ يَٰبَنِيَّ إِنَّ ٱللَّهَ ٱصۡطَفَىٰ لَكُمُ ٱلدِّينَ فَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنتُم مُّسۡلِمُونَ ١٣٢

And Abraham instructed his sons [to do the same] and [so did] Jacob, [saying], "O my sons, indeed Allāh has chosen for you this religion, so do not die except while you are Muslims."

Kjo ishte porosia që Ibrahimi ua la bijve të tij. Kështu bëri edhe Jakubi: “O bijtë e mi, Allahu ua ka zgjedhur fenë,... -Kësisoj, ata i këshilluan pasardhësit e tyre që të pasojnë fenë të cilën Zoti i tyre e zgjodhi për ta. Allahu, me këtë fe që u zgjodhi, tregoi mëshirën e tij për ata. Ai e solli fenë me qëllim që ata ta pranojnë dhe ta zbatojnë rigorozisht në jetën e tyre, duke kryer urdhrat e Tij dhe duke u zbukuruar me moralet dhe cilësitë e vyera, të cilat Ai i ka porositur. Më tej, Ai porosit që njerëzit të jenë të vazhdueshëm në këtë fe, duke mos u larguar kurrë nga ajo.…prandaj mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë të nënshtruar ndaj Tij! -Kuptimi: Edhe vdekja t’ju gjejë si muslimanë, si zbatues të fesë që Allahu i Lartësuar ka zgjedhur për ju. Në këtë mënyrë, duke qenë të vazhdueshëm në ushtrimin e fesë së Allahut, edhe në ditën e gjykimit do të ringjalleni si muslimanë, sepse kush jeton si musiman, i tillë do të vdesë dhe si i tillë do të ringjallet tek Allahu i Lartësuar. Çifutët pretendonin se ishin pasues të fesë së Ibrahimit dhe të Jakubit (Israilit), por Allahu i Lartësuar ua hodhi poshtë këtë pretendim, duke u thënë:

2:133Page 20

أَمۡ كُنتُمۡ شُهَدَآءَ إِذۡ حَضَرَ يَعۡقُوبَ ٱلۡمَوۡتُ إِذۡ قَالَ لِبَنِيهِ مَا تَعۡبُدُونَ مِنۢ بَعۡدِيۖ قَالُواْ نَعۡبُدُ إِلَٰهَكَ وَإِلَٰهَ ءَابَآئِكَ إِبۡرَٰهِـۧمَ وَإِسۡمَٰعِيلَ وَإِسۡحَٰقَ إِلَٰهٗا وَٰحِدٗا وَنَحۡنُ لَهُۥ مُسۡلِمُونَ ١٣٣

Or were you witnesses when death approached Jacob, when he said to his sons, "What will you worship after me?" They said, "We will worship your God and the God of your fathers, Abraham and Ishmael and Isaac - one God.1 And we are Muslims [in submission] to Him."

A ishit ju të pranishëm, kur Jakubi, para se të vdiste, u tha bijve të vet:... -Domethënë, a ishit ju në momentet kur Jakubit i ishte afruar vdekja dhe ai pyeti bijtë e tij, me qëllim që t'i provonte dhe për të qetësuar zemrën e tij se ata do t'i përmbaheshin porosive të Allahut. Ai u tha atyre:“Çfarë do të adhuroni pas meje?” -Dhe ata i dhanë një përgjigje, e cila e qetësoi zemrën e tij:Ata thanë: “Do të adhurojmë Zotin tënd dhe Zotin e etërve të tu – të Ibrahimit, të Ismailit dhe të Is’hakut -, që është Një Zot i Vetëm. Vetëm Atij i nënshtrohemi.” -Kuptimi: Do të adhurojmë një Zot të vetëm. Veç Allahun do të adhurojmë dhe nuk do t'i shoqërojmë Atij shok në adhurim. Ne do të jemi muslimanë, të dorëzuar dhe të nënshtruar, duke zbatuar porositë e Tij. Pra, ata premtuan për dy gjëra: për njësim të Allahut me sinqeritet dhe për vepra të mira, sipas porosive të Tij. Është e sigurt që ata nuk ishin të pranishëm në momentet e kësaj porosie të madhe. Ne na tregon Allahu i Lartësuar se si Jakubi (a.s.) i këshilloi pasardhësit e tij për fenë e drejtë monoteiste, dhe jo për fenë çifute. Pastaj i Madhëruari thotë:

2:134Page 20

تِلۡكَ أُمَّةٞ قَدۡ خَلَتۡۖ لَهَا مَا كَسَبَتۡ وَلَكُم مَّا كَسَبۡتُمۡۖ وَلَا تُسۡـَٔلُونَ عَمَّا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ١٣٤

That was a nation which has passed on. It will have [the consequence of] what it earned, and you will have what you have earned. And you will not be asked about what they used to do.

Ai ishte një popull që tashmë ka shkuar. Atyre u takon ajo që fituan vetë dhe juve ju takon ajo që keni fituar vetë. Ju nuk jeni përgjegjës për veprat e tyre. -Pra, çdokush do të marrë aq sa ka punuar, duke u shpërblyer me drejtësi për veprat dhe gjithçka që do të paraqesë. Askush nuk do të merret në përgjegjësi për gabimet e gjynahet e tjetrit. Secilit do t’i bëjë dobi veçse besimi dhe devotshmëria e tij ndaj Allahut. Kjo do të thotë që lidhja që bëni ju (nënkupton ajeti) me ata popuj të mëparshëm, duke pretenduar se jeni pasues të fesë së tyre, është diçka e pavlefshme dhe e parëndësishme, prandaj është më mirë për ju, që të rishikoni gjendjen tuaj të tanishme. Vështroni punët dhe fjalët tuaja dhe gjykoni në meritoni shpëtimin apo ndëshkimin, sepse ju nuk do të pyeteni për ato që bënë popujt e kaluar, edhe nëse pretendoni se jeni prej tyre dhe pasues së fesë së tyre, por do të llogariteni për veprat tuaja.

2:135Page 21

وَقَالُواْ كُونُواْ هُودًا أَوۡ نَصَٰرَىٰ تَهۡتَدُواْۗ قُلۡ بَلۡ مِلَّةَ إِبۡرَٰهِـۧمَ حَنِيفٗاۖ وَمَا كَانَ مِنَ ٱلۡمُشۡرِكِينَ ١٣٥

They say, "Be Jews or Christians [so] you will be guided." Say, "Rather, [we follow] the religion of Abraham, inclining toward truth, and he was not of the polytheists."1

Ata thonë: “Bëhuni çifutë ose të krishterë, që të gjeni rrugën e drejtë!” -Secili prej dy grupeve, çifutët dhe krishterët, duke pretenduar se janë në rrugë të drejtë, i ftojnë muslimanët për të ndjekur udhëzimin dhe rrugën e tyre. Ata pretendojnë se vetëm ata janë të udhëzuar, ndërsa çdo rrugë tjetër është e gabuar. Atëherë, Allahu i Lartësuar urdhëron që kësaj ftese ne t’i përgjigjemi kështu:Thuaj: “Jo. Në asnjë mënyrë! Ne jemi të fesë së drejtë të Ibrahimit, që ishte besimtar monoteist dhe nuk ka bërë kurrë idhujtari”. -Pra, jemi ne që ndjekim fenë e Ibrahimit (a.s.), i cili, sikurse u përmend, ishte i përkushtuar dhe i nënshtruar vetëm ndaj Allahut. Ai ishte adhurues vetëm i Allahut, duke i kthyer shpinën çdo gjëje tjetër. Ai ishte praktikues i monoteizmit dhe larg idhujtarisë. Për këtë arsye, udhëzimi dhe lumturia gjenden në pasimin e rrugës së Ibrahimit, ndërsa humbja dhe dëshpërimi gjenden në çdo rrugë tjetër veç kësaj.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском