As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Al-Baqarah 2:177–185
2:177Page 27
۞ لَّيۡسَ ٱلۡبِرَّ أَن تُوَلُّواْ وُجُوهَكُمۡ قِبَلَ ٱلۡمَشۡرِقِ وَٱلۡمَغۡرِبِ وَلَٰكِنَّ ٱلۡبِرَّ مَنۡ ءَامَنَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ وَٱلۡمَلَٰٓئِكَةِ وَٱلۡكِتَٰبِ وَٱلنَّبِيِّـۧنَ وَءَاتَى ٱلۡمَالَ عَلَىٰ حُبِّهِۦ ذَوِي ٱلۡقُرۡبَىٰ وَٱلۡيَتَٰمَىٰ وَٱلۡمَسَٰكِينَ وَٱبۡنَ ٱلسَّبِيلِ وَٱلسَّآئِلِينَ وَفِي ٱلرِّقَابِ وَأَقَامَ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتَى ٱلزَّكَوٰةَ وَٱلۡمُوفُونَ بِعَهۡدِهِمۡ إِذَا عَٰهَدُواْۖ وَٱلصَّٰبِرِينَ فِي ٱلۡبَأۡسَآءِ وَٱلضَّرَّآءِ وَحِينَ ٱلۡبَأۡسِۗ أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ صَدَقُواْۖ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡمُتَّقُونَ ١٧٧
Righteousness is not that you turn your faces toward the east or the west, but [true] righteousness is [in] one who believes in Allāh, the Last Day, the angels, the Book, and the prophets and gives wealth, in spite of love for it, to relatives, orphans, the needy, the traveler, those who ask [for help], and for freeing slaves; [and who] establishes prayer and gives zakāh; [those who] fulfill their promise when they promise; and [those who] are patient in poverty and hardship and during battle. Those are the ones who have been true, and it is those who are the righteous.
Nuk është e tërë mirësia që thjesht t’i ktheni fytyrat tuaja drejt lindjes ose perëndimit. -Kuptimi: Bamirësia që u kërkohet adhuruesve nuk është thjesht kthimi drejt lindjes apo perëndimit, që të lodheni aq shumë me të tilla diskutime e polemika të gjata, shumica e të cilave sjellin veçse përçarje dhe armiqësi. Kjo fjali i ngjan shumë për nga ndërtimi thënies së Profetit (a.s): “I fortë nuk është ai që arrin të mundë tjetrin me forcë. I fortë është ai që e përmban veten gjatë zemërimit.”…Mirësi e vërtetë është të besosh në Allahun,… -Pra, të besosh se Ai është i Vetëm dhe Absolut, me cilësitë më të larta, larg çdo mangësie që i përshkruajnë krijesat.…Ditën e Fundit… -Ky nocion përfshin, në fakt, gjithçka që do të ndodhë pas vdekjes, ashtu siç na e ka përshkruar Allahu dhe Profeti i Tij.…melekët… - për vërtetësinë e të cilëve na ka dëshmuar Allahu dhe Profeti i Tij, në Kur’ân dhe në Sunet.…Librat (e Zotit)… -Domethënë, të gjithë librat që Zoti ia ka zbritur njerëzimit, nëpërmjet profetëve. Më madhështori i tyre është Kur’âni, prandaj çdokush duhet të besojë në vërtetësinë e gjithçkaje që përmendet në të, dhe duhet ta marrë seriozisht çdo dispozitë e ligj të sjellë në të, për të rregulluar jetën njerëzore.…dhe profetët… -Pra, duhen besuar të gjithë profetët në përgjithësi, dhe në mënyrë të veçantë Vula e tyre, Profeti i fundit, Profeti i mëshirës, Muhamedi (a.s).…të shpenzosh prej pasurisë që e do e t'u japësh të afërmve, jetimëve, të varfërve, udhëtarëve të mbetur në rrugë, lypsave dhe për lirimin e robërve; -“El mâle”quhet çdo pasuri që është nën pronësinë e njeriut, qoftë ajo e madhe apo e vogël. Pra, shprehja e bamirësisë së njeriut është shpenzimi i pasurisë që ai zotëron, në fushat në të cilat na ka nxitur Allahu i Lartësuar që të shpenzojmë. Madje, njeriu duhet të shpenzojë nga kjo pasuri edhe atëherë kur pasuria është shumë e nevojshme dhe robi e ka të vështirë që të japë. Allahu i Lartësuar thotë: “…prej pasurisë që e do”. Pra, shenjë e bamirësisë është edhe shpenzimi i asaj pasurie që robi e dëshiron ta ketë pranë dhe të mos e shpenzojë. Dihet që pasuria është shumë e dashur për njeriun dhe ai e ka shumë të vështirë që ta japë atë, prandaj shpenzimi i saj është tregues bamirësie. Në të njëjtën kohë, ai që e shpenzon pasurinë e tij, edhe pse e do shumë atë, duke synuar që të afrohet tek Allahu i Lartësuar, ka dëshmuar për imanin e tij të pastër. Por cili konsiderohet si shpenzues i pasurisë nën presionin e dashurisë për të? I tillë konsiderohet ai që shpenzon atë pjesë të pasurisë që e do më shumë dhe ai që jep ndërkohë kur rrezikon varfërinë. I pari, edhe pse ka pasuri tjetër për ta shpenzuar, jep pikërisht atë pjesë që është më e dashura dhe më e çmuara për të, sikurse thotë i Lartësuari në suren Al imran, ajeti 92: “Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë në besim, në qoftë se nuk jepni prej pasurisë më të shtrenjtë.” Ndërsa i dyti, është njeriu që jep sadaka, ndërkohë që ka shumë pak pasuri, sepse ai jep nën trysninë e frikës nga varfëria dhe skamja. Pastaj Allahu i Lartësuar tregon se kujt i jepen këto pasuri:…të afërmve… -Pra, të parët njerëz që e meritojnë bamirësinë me pasuri, me vepra, me ndjenja dhe me fjalë, janë të afërmit. Të afërmit janë njerëzit që, kur ata lumturohen, edhe ti gëzohesh, e kur ata trishtohen, edhe ti trishtohesh. Të afërmit janë ata që të gjenden pranë në kohë nevoje. Kështu, ndër bamirësitë më të mëdha është ruajtja e lidhjeve me të afërmit, duke i ndihmuar me pasuri apo duke u thënë fjalë të mira e ngushëlluese. Sigurisht, kjo bëhet në varësi me nevojat e tyre dhe të shkallës së afrimitetit me ta.…jetimëve… -Ndër njerëzit që meritojnë më së shumti bamirësi janë jetimët, të cilët nuk kanë mundësi që të sigurojnë jetesën e tyre dhe të jenë të pavarur. Kjo është një shprehje e mëshirës së madhe të Allahut të Lartësuar për krijesat e Tij. Ai është më i kujdesshëm, më i dashur e më i mëshirshëm për robin, sesa prindi për fëmijën e tij. Allahu i Lartësuar i urdhëron njerëzit që të shpenzojnë pasurinë e tyre për fëmijët që nuk i kanë prindërit, në mënyrë që ata të mos e ndiejnë mungesën e përkujdesjes së tyre. Një gjë është e sigurt: Kush e mëshiron jetimin e tjetrit, ta dijë se edhe jetimi i tij do të mëshirohet.…të varfërve… -Të varfërit kanë të drejta në pasurinë e të pasurve, sepse këta të fundit duhet të ndihmojnë që t’ua largojnë varfërinë atyre, ose, së paku, t'ua lehtësojnë atë. Pra, të pasurit duhet të japin çfarë të munden, për të ndihmuar vëllezërit e tyre të varfër.…udhëtarëve të mbetur në rrugë… -Prej atyre që duhen ndihmuar, janë edhe udhëtarët që kanë mbetur në mes të rrugës për shkaqe të ndryshme dhe janë larg vendit dhe pasurisë së tyre. Allahu i Lartësuar na nxit që ne të japim prej pasurisë sonë, me qëllim që t'i ndihmojmë këta nevojtarë të përfundojnë udhëtimin e tyre. Dihet shumë mirë se udhëtimi ka të papritura dhe nevoja të shumta. Për këtë arsye, ata të cilët Allahu i Lartësuar i ka begatuar me të mira materiale dhe me qetësinë pranë vendit dhe pasurisë së tyre, duhet të tregohen mëshirues e bamirës ndaj atij që gjendet larg vendit, pasurisë dhe njerëzve të tij. Ndihma jepet sipas rastit, për shembull, duke e furnizuar me ushqim për udhëtimin e tij, duke i mundësuar mjetin e transportit, duke e ndihmuar të plotësojë detyrimet që e pengojnë të kthehet në vendin e tij etj.…lypsave… -Kështu quhen ata të cilët nevoja i shtyn që të kërkojnë. I tillë është, për shembull, edhe dikush që nuk arrin të paguajë ndonjë gjobë të detyrueshme ndaj shtetit, ose dikush që u kërkon njerëzve që të japin për ndërtimin e një xhamie, shkolle, për shërbime të përgjithshme etj. Këta duhen ndihmuar, edhe pse mund të jenë të pasur, porse nevoja urgjente i shtyn që të kërkojnë.…dhe për lirimin e robërve… -Domethënë, për çlirimin nga skllavëria, në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose duke ndihmuar skllavin që ka bërë marrëveshje me zotërinë për të blerë lirinë e tij. Këtu hyn edhe çlirimi i muslimanëve të burgosur ose të kapur rob nga qafirët ose nga tiranët.…të përkryesh namazin e të japësh zekatin… -Një shprehje e bamirësisë, të cilën jemi urdhëruar ta kryejmë, është edhe falja e namazit e dhënia e zekatit. Tashmë është përmendur disa herë që Allahu i Lartësuar e përmend faljen e namazit bashkë me dhënien e zekatit, për shkak se janë dy adhurimet më të mira dhe dy mënyrat më efikase për t'iu afruar Zotit të botëve. Ato janë adhurime që përfshijnë zemrën, trupin dhe pasurinë e robit. Namazi dhe zekati janë matësit e imanit dhe treguesit e sigurisë që gjendet në zemrën e robit për vërtetësinë e premtimit të Zotit.…të plotësosh fjalën e dhënë… -Këtu flitet për premtimin për të kryer diçka që Allahu e ka bërë të detyrueshme, ose që vetë robi ia bën të detyrueshme vetvetes. Në fakt, në këtë përkufizim hyjnë të gjitha të drejtat e Allahut të Lartësuar mbi robërit e Tij, sepse Allahu i Lartësuar ua ka bërë të detyrueshme adhuruesve që të plotësojnë detyrimet ndaj Tij, të cilat ata me vetëdije i kanë pranuar, duke premtuar se do t'i plotësojnë. Këtu përfshihen edhe të drejtat e krijesave, të përcaktuara nga Allahu i Lartësuar, që të plotësohen në marrëdhëniet mes tyre. Këtu bëjnë pjesë edhe përbetimet e robit, të cilat nuk i ka bërë të detyrueshme Allahu i Lartësuar, por vetë robi ia bën detyrim vetvetes; edhe këto, pra, duhet të çohen në vend dhe të plotësohen.…të jesh i durueshëm në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. -Bamirësi tjetër që është urdhëruar të kryhet, është edhe durimi i shprehur në tri momentet e përshkruara në ajet.…në skamje -Pra, bamirës të vërtetë janë ata që tregohen të durueshëm në gjendje varfërie. I varfri ka nevojë për durim, për shumë arsye dhe në shumë drejtime. Ai ka nevojë për durim të madh që të përballojë dhimbjet trupore dhe psikologjike, të cilat i përjetojnë veç të varfërit. Nëse të pasurit gëzojnë dhe shijojnë kënaqësi të ndryshme, i varfëri vuan. Kur ha një ushqim që nuk i pëlqen, ai vuan. Kur ndien nevojën të vishet mirë dhe nuk mundet, ai vuan. Kur shikon të tashmen dhe të ardhmen që e pret, dhe ndihet i pasigurt për të, ai vuan. Kur ndien ftohtë dhe nuk gjen me çfarë të ngrohet, ai përsëri vuan. Të gjitha këto, pra, janë sprova, të cilat jemi urdhëruar t’i durojmë, duke llogaritur shpërblimin e Allahut të Lartësuar për to.…në sëmundje -Pra, të duruarit gjatë sëmundjeve të të gjitha llojeve. Për çdo sëmundje që godet njeriun është i nevojshëm durimi. Kur njeriu është sëmurë, shpirti dobësohet dhe trupi ndien dhimbje. Sëmundjet janë shumë të vështira për t'u përballuar, sidomos kur ato zgjasin. Në të tilla kushte, njeriu është i urdhëruar të tregohet i durueshëm, që të arrijë shpërblimin e pamasë, të përgatitur nga Allahu i Lartësuar për durimtarët.…në flakën e luftës -Një nga situatat që kërkon durimin më të madh është koha gjatë betejës kundër armiqve, për të cilët jemi urdhëruar që t'i luftojmë. Durimi në këtë rast është nga veprat më të vështira për shpirtin, sepse janë momente kur njeriu e ndien afër frikën nga vrasja, plagosja apo kapja rob. Për këtë arsye, durimi në luftime është shumë i nevojshëm. Në fakt, luftëtarit në rrugën e Zotit të Madhëruar i lehtësohet durimi kur llogarit shpërblimin e Allahut të Lartësuar dhe faktin që ndihma vjen prej Zotit të gjithësisë, i Cili ka premtuar fitore dhe ndihmë për durimtarët.Vetëm këta janë me të vërtetë të sinqertë dhe vetëm këta janë të devotshëm. -Pra, vetëm ata që kanë cilësitë e lartpërmendura janë të sinqertë, që e vërtetojnë besimin e tyre me vepra. Ata kanë besim të drejtë, vepra të mira dhe moral të lartë. Ata janë të sinqertë, që e vërtetojnë besimin, me anë të veprave të tyre. Por ata meritojnë të quhen edhe “të devotshëm”, sepse ata i largohen haramit dhe i zbatojnë me përpikmëri urdhrat e Zotit të tyre. E si të mos u përmbahen dispozitave të vendosura nga Zoti i tyre, kur dihet se ato janë kultivuese të çdo cilësie të lartë. Mbajtja e premtimeve dhe e përgjegjësive i përfshin të gjitha fushat e jetës dhe të fesë, ndërsa adhurimet e cituara në këtë ajet janë adhurimet më të mëdha të Islamit. Ai që tregohet rigoroz në zbatimin e tyre, me siguri që në adhurimet e tjera do të jetë shumë i rregullt. Këta janë bamirësit, të sinqertët e të devotshmit. Shpërblimi që Allahu i Lartësuar ka përgatitur për të tillë njerëz, në këtë jetë dhe në jetën tjetër, është i pamundur të tregohet e përshkruhet në një libër të vetëm si ky, me të tilla përmasa.Në Islam, ‘jetim’ konsiderohet fëmija të cilit (ose së cilës) i ka vdekur babai, ose të dy prindërit, dhe ende nuk ka arritur moshën e pjekurisë.
2:178Page 27
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ كُتِبَ عَلَيۡكُمُ ٱلۡقِصَاصُ فِي ٱلۡقَتۡلَىۖ ٱلۡحُرُّ بِٱلۡحُرِّ وَٱلۡعَبۡدُ بِٱلۡعَبۡدِ وَٱلۡأُنثَىٰ بِٱلۡأُنثَىٰۚ فَمَنۡ عُفِيَ لَهُۥ مِنۡ أَخِيهِ شَيۡءٞ فَٱتِّبَاعُۢ بِٱلۡمَعۡرُوفِ وَأَدَآءٌ إِلَيۡهِ بِإِحۡسَٰنٖۗ ذَٰلِكَ تَخۡفِيفٞ مِّن رَّبِّكُمۡ وَرَحۡمَةٞۗ فَمَنِ ٱعۡتَدَىٰ بَعۡدَ ذَٰلِكَ فَلَهُۥ عَذَابٌ أَلِيمٞ ١٧٨
O you who have believed, prescribed for you is legal retribution for those murdered - the free for the free, the slave for the slave, and the female for the female.1 But whoever overlooks from his brother [i.e., the killer] anything,2 then there should be a suitable follow-up and payment to him [i.e., the deceased's heir or legal representative] with good conduct. This is an alleviation from your Lord and a mercy. But whoever transgresses after that3 will have a painful punishment.
O ju që keni besuar! Për ju është urdhëruar shpagimi me barazi (kisas)në rast vrasjeje -Me këtë dispozitë, Allahu i Lartësuar tregon mirësinë e Tij ndaj besimtarëve, pasi, vërtet, shpagimi me të njëjtën masë i krimit të vrasjes është një nga mirësitë më të mëdha që Zoti ka ligjëruar për njerëzimin. Allahu i Lartësuar e ka bërë të detyrueshme që vrasësi të ekzekutohet me të njëjtën mënyrë sikurse ai ka ekzekutuar viktimën e tij. Vetëm në këtë mënyrë vendoset drejtësia dhe barazia mes robërve . Ky urdhër, siç duket nga fillimi, u drejtohet të gjithë besimtarëve. Të gjithë e kanë detyrë që ta dorëzojnë vrasësin para ligjit, që të marrë dënimin e merituar. Madje edhe të afërmit e vrasësit, edhe vetë vrasësi duhet t'i dorëzohet ligjit, në mënyrë që të afërmit e viktimës të marrin shpagimin, nëse ata e kërkojnë një gjë të tillë. Nuk u lejohet besimtarëve që të ndalojnë të afërmit e viktimës të kërkojnë shpagimin, nëse ata duan të ekzekutojnë vrasësin, sipas ligjit përkatës. Ky pengim ndodhte gjatë kohës së injorancës, para Islamit, por jo në Islam. Në kohën e injorancës, ata e strehonin vrasësin, me qëllim që t'i fshihej ligjit, por në Islam drejtësia duhet të shkojë në vend. Pastaj Allahu i Lartësuar vijon të shpjegojë zbatimin e kësaj dispozite, duke thënë:…i liri për të lirin, skllavi për skllavin dhe femra për femrën”. -Nga pjesa: “femra për femrën” duket, në pamje të parë, sikur drejtësia kërkon që vrasësi dhe i vrari të jenë të së njëjtës gjini, domethënë, sikur femra vritet për femrën, e jo për mashkullin, ndërsa mashkulli vritet për mashkullin, e jo për femrën. Por ky këndvështrim është i papranueshëm dhe nuk merret për bazë. Me fjalë të tjera, nuk është e domosdoshme që vrasësi dhe viktima të kenë të njëjtën gjini, që shpagimi të quhet i drejtë. Për këtë që themi, ne sjellim dy fakte: Së pari, është vetë fjala e Allahut të Lartësuar: “i liri për të lirin”, që do të thotë se mashkulli të ekzekutohet për mashkullin, femra për femrën, femra për mashkullin dhe mashkulli për femrën, sepse fjala “i lirë” i përfshin të gjithë këta. Këtu duhet të sqarojmë diçka. Çdo tekst që lexohet ka një kumt të drejtpërdrejtë dhe një tjetër të fshehur, të nënkuptuar. Në rastin tonë, katër kategoritë që nxirren nga fraza: “i liri për të lirin” kuptohen në mëDihet shumë mirë në parimet e fikh-ut, se kumtet e drejtpërdrejta janë më parësore për t’u marrë në konsideratë, sesa kumtet e nënkuptuara të tekstit. Kështu, kumti i drejtpërdrejtë i frazës: “i liri për të lirin”, në të cilën hyjnë katër grupet e mësipërme, është më parësore që të pranohet, kundrejt kumtit të nënkuptuar të frazës: “femra për femrën”, e cila, në pamje të parë, duket sikur tregon që kusht për drejtësinë është edhe marrja në konsideratë e gjinisë së vrasësit dhe viktimës. Por kjo mbështetet edhe nga hadithet e sakta, ku sqarohet se edhe mashkulli vritet për femrën. Këtu duhet sqaruar edhe diçka tjetër. Nga kjo dispozitë e përgjithshme bëjnë përjashtim prindërit, sepse nuk vritet prindi për fëmijën e tij. Pra, nëse një prind vret fëmijën e tij, ai nuk dënohet me vdekje për këtë krim. Ky përjashtim mbështetet në Traditën profetike, që e sqaron mirë një gjë të tillë. Ai mbështetet edhe në fjalën e Allahut “kisas”, pra: “shpagim me barazi”, sepse nuk është e drejtë dhe nuk tregon barazi që prindi të ekzekutohet për fëmijën që ka vrarë, pasi një prind ka aq shumë dashuri dhe dhembshuri për fëmijën e tij, saqë kurrë nuk do ta vriste atë, veçse në dy raste: ose kur ai (prindi) është mangët nga mendja, ose për shkak të një arsyeje shumë të fortë, që e ka bërë thuajse të pashmangshme këtë vrasje. Nga kjo dispozitë përjashtohen, gjithashtu, edhe jobesimtarët, sepse ajeti u drejtohet në mënyrë të veçantë besimtarëve. Pra, nuk është e drejtë që, për një jobesimtar, të vritet një besimtar. Ky qëndrim mbështetet në Traditën profetike. Megjithatë, për disa dijetarë, nuk është e drejtë që të ekzekutohet besimtari, i dashuri i Allahut, për hir të një qafiri, që është armik i Allahut.Thënia e Allahut të Lartësuar: “i liri për të lirin” në aspektin e saj të nënkuptuar, tregon se i liri nuk ekzekutohet nëse vret një rob (skllav). Fakti i dytë që tregon se nuk është e domosdoshme që vrasësi dhe viktima të kenë të njëjtën gjini, është thënia e Allahut të Lartësuar: “skllavi për skllavin”, e cila i përfshin të gjithë llojet e skllevërve, meshkuj apo femra qofshin, të shtrenjtë apo të lirë në çmim. Me fjalë të tjera, thënia: “skllavi për skllavin” nënkupton që skllavi (mashkull) ekzekutohet nëse ka vrarë një skllav (mashkull), skllavja ekzekutohet nëse ka vrarë një skllave, skllavi ekzekutohet nëse ka vrarë një skllave, dhe një skllave ekzekutohet nëse ka vrarë një skllav. Ky ajet tregon, gjithashtu, se shpagimi parësor i krimit të vrasjes është dënimi me vdekje i vrasësit, ndërsa kompensimi me pasuri është dytësor dhe zëvendësues. Kjo do të thotë që vrasësi nuk dënohet me vdekje në rast se të afërmit e viktimës pranojnë kompensimin me pasuri ose e falin vrasësin. Për këtë, i Madhëruari thotë:Kurse ai, të cilit i falet gjaku prej vëllait të vet, nuk ekzekutohet. Pas faljes, le të sillen butë me të falurin. Ndërsa shpagimi(kompensimi për vrasjen)le t'u jepet me mirësi. -Nëse vrasësit i falet jeta nga ana e të afërmve të viktimës, ose të paktën nga disa prej tyre, ekzekutimi rrëzohet dhe bëhet e detyrueshme pagesa e kompensimit. I takon kujdestarit të viktimës që të zgjedhë mes ekzekutimit dhe kompensimit. Nëse kujdestari i viktimës ia fal jetën vrasësit, ai duhet që, pas kësaj, të sillet njerëzishëm me vrasësin, duke mos e rënduar atë. Edhe kompensimin duhet ta kërkojë brenda normave njerëzore, duke e ngushtuar sa më pak vrasësin, të cilin e ka falur. Më pas vjen këshilla për palën tjetër. Edhe vrasësi duhet të tregohet korrekt dhe mirënjohës, duke e dhënë masën pasurore të kompensimit pa e vonuar. Ai duhet ta vlerësojë faljen dhe tolerimin e palës tjetër, sepse bamirësia e falësit duhet shpërblyer veçse me sjellje të mirë e mirënjohje. Kështu, Allahu i Lartësuar i urdhëron të dyja palët për drejtësi e mirësi. Familjen e viktimës e udhëron që të sillet me butësi dhe me tolerancë, ndërsa vrasësin, të cilit i falet jeta, e urdhëron që ta dorëzojë kompensimin me mirënjohjeje dhe pendesë. Në fragmentin: “atij që i falet jeta prej vëllait të tij” gjejmë një shenjë apo një nxitje për të pasur dhembshuri mes njëri-tjetrit. Allahu thotë: “prej vëllait të tij”, për të ngjallur ndjenjën e mëshirës mes muslimanëve edhe në të tilla situata, kur urrejtja pushton zemrat. I Lartësuari kujton vëllazërinë në Islam, për të shtuar dhembshurinë, me qëllim që të mos këmbëngulet në ekzekutimin e vrasësit. Kësisoj, është më mirë që vëllai t'ia falë gjakun vëllait të tij musliman dhe ta pranojë me butësi kompensimin e ofruar prej tij. Madje, më mirë akoma do të ishte falja e vrasësit, pa kërkuar prej tij asnjë lloj kompensimi. Nga ky fragment i mësipërm kuptohet, gjithashtu, se vrasësi i muslimanit, me veprën e tij, nuk bën kufër që të nxjerr nga Islami, sepse Allahu i Lartësuar e ka quajtur familjen e të vrarit “vëlla” të vrasësit. Pa dyshim, vëllazëria që është pasur për qëllim këtu është pikërisht vëllazëria në fenë Islame. Siç u tha, një musliman nuk bëhet qafir sepse vret një musliman tjetër. E nëse vrasja, që është gjynahu më i madh pas kufrit dhe shirkut, nuk e bën muslimanin qafir, atëherë sigurisht që gjynahet e tjera që qëndrojnë poshtë vrasjes, nuk e bëjnë muslimanin qafir. Thënë ndryshe, muslimani nuk bëhet qafir nëse bën çfarëdo gjynahu tjetër, përveç kufrit dhe shirkut. Por, pa dyshim, me të tilla gjynahe, besimi i tij ulet shumë. Nëse të afërmit e viktimës, qoftë dhe disa prej tyre, e pranojnë ta falin vrasësin, atëherë jeta e këtij të fundit mbrohet. Askush nuk lejohet ta vrasë atë apo të tregojë armiqësi ndaj tij, siç thotë i Madhëruari:Ky është lehtësim dhe mëshirë prej Zotit tuaj. E, kushdo që pas kësaj, e kapërcen kufirin, ka një dënim të dhembshëm. -Çdokush që i shfaq armiqësi dhe hakmerret duke e vrarë vrasësin, pasi këtij i është dhënë njëherë falja, ka për të patur një dënim të dhimbshëm në ahiret. Ndërsa në dynja, mbi të do të rëndojë ligji për krimin e vrasjes. Disa dijetarë mendojnë se shprehja “dënim i dhembshëm”, nuk tregon dënimin në ahiret, por dënimin në dynja, që do të thotë se një vrasës i tillë, që kryen hakmarrje pas faljes, dënohet me vdekje. Pra, ai që guxon të vrasë atë të cilit i është falur gjaku, ose prej të cilit është pranuar kompensimi pasuror, duhet të dënohet me vdekje dhe nuk lejohet që të falet, sipas disa dijetarëve. Megjithatë, më i saktë është mendimi i parë, që thotë se: “dënimi i dhembshëm” do të jetë dënimi në ahiret. Ndërsa në dynja, ndëshkimi i këtij vrasësi bëhet sipas ligjit përkatës, sepse krimi i tij nuk ndryshon nga krimi i të tjerëve. Edhe ai trajtohet si një vrasës, që gjykohet me të njëjtin ligj. Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon urtësinë e Tij në caktimin e dispozitës së shpagimit me drejtësi dhe barazi për krimin e vrasjes:Ndërsa hanefijtë janë të mendimit që, edhe në këtë rast, duhet të mbahet drejtësia dhe barazia, domethënë që krimi duhet dënuar edhe nëse një besimtar vret një jobesimtar padrejtësisht.
2:179Page 27
وَلَكُمۡ فِي ٱلۡقِصَاصِ حَيَوٰةٞ يَٰٓأُوْلِي ٱلۡأَلۡبَٰبِ لَعَلَّكُمۡ تَتَّقُونَ ١٧٩
And there is for you in legal retribution [saving of] life, O you [people] of understanding, that you may become righteous.1
Në ligjin e barazisë është jeta juaj, o ju njerëz që kuptoni, në mënyrë që të bëheni të devotshëm. -Domethënë, nëpërmjet këtij ligji ruhet gjaku i pafajshëm dhe frenohen kriminelët. Nëse njeriu e di shumë mirë se, nëse vret, do të vritet, ai do ta frenojë veten nga ky krim i shëmtuar. Gjithashtu, kur njerëzit shohin ndëshkimin e kriminelit, ai bëhet një mësim shumë i mirë për ta. Nëse shpagimi për vrasjen nuk do të ishte vrasja, atëherë ky krim i shëmtuar nuk do të frenohej kurrë. Të gjitha dënimet penale të Sheriatit janë e vetmja mundësi frenimi të krimit dhe padrejtësisë. Kjo tregon se Allahu që i ligjëroi ato është, pa dyshim, i Dituri, i Urti dhe Falësi. Fjala “jetë” në ajetin e mësipërm, është në trajtën e pashquar, për të treguar (në arabisht) kështu dobinë e madhe që u sjell njerëzve ky ligj i drejtë. Madje, duke qenë se vlerën e këtij ligji mund ta kuptojnë veçse mendimtarët e mëdhenj, Allahu iu drejtohet pikërisht atyre, duke thënë: “…o njerëz që kuptoni …”. Kjo tregon se Allahu i Lartësuar e dëshiron dhe kënaqet që njerëzit të meditojnë dhe të përdorin mendjen e tyre, për të studiuar hollësisht ligjet e sjella prej Tij. Ai i do ata që përnxjerrin urtësitë dhe dobitë e dispozitave të Tij, sepse ato tregojnë që Ligjvënësi është Absolut në urtësinë e madhështinë e Tij. Ato tregojnë qartë drejtësinë e Tij të pakrahasueshme dhe mëshirën e Tij të gjerë. Njerëzit që meditojnë dhe përnxjerrin urtësitë dhe dobitë e ligjeve të Allahut, e meritojnë të quhen të urtë, dijetarë. Ata janë vërtet të privilegjuar e të përzgjedhur, sepse vetë i Madhëruari (Allahu) i ka quajtur “njerëz që kuptoni”. Mjafton kaq si nderim për ata që dinë të mendojnë. Thënia e Allahut: “në mënyrë që të bëheni të devotshëm.”, tregon dobinë e njohjes dhe të zbatimit të dispozitave të Tij. Për atë që e njeh Zotin e Tij dhe madhështinë e Tij, apo që arrin të njohë urtësitë në dispozitat e Tij, sigurisht që do të ketë shtim të bindjes dhe të nënshtrimit të plotë ndaj Atij. Njohësi i mirë i këtyre çështjeve e ndien madhështinë e Allahut, prandaj nuk ia lejon vetes që të shkelë kufijtë e të Madhërishmit. Ky njeri meriton të quhet ‘i devotshëm’, sepse devotshmëria nuk është gjë tjetër, por veçse të ruajturit nga ndëshkimi i Zotit, duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij. Devotshmëria është ruajtja e kufijve të Zotit, në shenjë madhërimi dhe dashurie për Të.
2:180Page 27
كُتِبَ عَلَيۡكُمۡ إِذَا حَضَرَ أَحَدَكُمُ ٱلۡمَوۡتُ إِن تَرَكَ خَيۡرًا ٱلۡوَصِيَّةُ لِلۡوَٰلِدَيۡنِ وَٱلۡأَقۡرَبِينَ بِٱلۡمَعۡرُوفِۖ حَقًّا عَلَى ٱلۡمُتَّقِينَ ١٨٠
Prescribed for you when death approaches [any] one of you if he leaves wealth [is that he should make] a bequest for the parents and near relatives according to what is acceptable - a duty upon the righteous.1
Ajeti u drejtohet besimtarëve, duke u treguar atyre se Allahu i Lartësuar ka përcaktuar me ligj edhe çështjen e testamentit.Jeni urdhëruar që, kur dikujt i afrohet vdekja, nëse lë pasuri nga pas, e ka detyrim lënien e testamentit për prindërit dhe për më të afërmit. Testamenti duhet bërë me drejtësi.Pra, nëse dikujt i afrohet vdekja, domethënë, nëse i shfaqen shenjat e saj, si ndonjë sëmundje e rëndë ose diçka tjetër që tregon se vdekja është e pashmangshme, ndërkohë që ai ka pasuri të madhe, atëherë e ka për detyrë që të lërë një testament të veçantë për prindërit dhe për njerëzit më të afërm. Këtë duhet ta bëjë sipas rregullit, duke mos e tepruar me të largëtit dhe të neglizhojë të afërmit. Për secilin, ai duhet marrë në konsideratë afërsinë farefisnore dhe nevojat për ndihmë.Për ata që janë të devotshëm, kjo është detyrë që nuk tolerohet. -Kështu, kjo dispozitë është detyrë, e cila duhet kryer. Madje, Allahu i Lartësuar e ka lidhur atë me devotshmërinë. Shumica e shpjeguesve të Kur’ânit janë të mendimit se ky ajet është i shfuqizuar. Sipas tyre, dispozita e tij është zëvendësuar me një tjetër, që ka ardhur më pas, e shtjelluar në ajete të tjera, të quajtura “ajetet e trashëgimisë”. Në ajetet e trashëgimisë sqarohet se nuk lejohet të lësh testament për ata që janë trashëgimtarë të ligjshëm të pasurisë tënde, sepse Sheriati i ka përcaktuar si personat që trashëgojnë, edhe masën e trashëgimisë që ata trashëgojnë. ‘Uasijet’ quhet pasuria që i vdekuri lë si porosi për t'iu shpërndarë të afërmve të tij. Ajo përjashtohet nga trashëgimia e përcaktuar me ligj. Në ajetet e trashëgimisë dhe në hadithet që flasin për këtë çështje, sqarohet se trashëgimtarët e ligjshëm, mes të cilëve janë edhe prindërit e të vdekurit dhe më të afërmit e tij, nuk lejohet që, përveç trashëgimisë së përcaktuar nga Sheriati, të përfitojnë edhe nga ‘uasijet’-i. Disa thonë se fragmenti: “për prindërit dhe për më të afërmit” flet për atë pjesë të të afërmve për të cilët Sheriati nuk ka përcaktuar trashëgimi. Pra, me fjalë të tjera, Allahu urdhëron që personi, të cilit po i afrohet vdekja, të lerë me porosi që, prej pasurisë së tij, t'u jepet edhe prindërve apo më të afërmve, të cilët nuk marrin pjesë nga trashëgimia. Por ky lloj shpjegimi i ajetit nuk mund të pranohet, përderisa nuk ka ndonjë fakt mbështetës nga Allahu dhe Profeti i Tij. Nuk ka prova që të na shtyjnë të kuptojmë se këtu flitet për ata prindër dhe të afërm që nuk janë trashëgimtarë të ligjshëm. Qëndrimi më i drejtë në këtë çështje është që ky ajet nuk ka pse të konsiderohet si i anuluar. Ai është një ajet përgjithësues, i cili urdhëron besimtarët, të cilëve u afrohet vdekja, që të lënë testament, ku të përcaktojnë një pjesë pasurie e bamirësie për prindërit e tyre dhe për më të afërmit e tyre. Ajeti nuk na sqaron se për cilët lloj prindërish dhe të afërmish të të vdekurit bëhet fjalë. Pra, ai nuk përcakton a bëhet fjalë për prindërit dhe të afërmit të cilët përfitojnë edhe nga trashëgimia e përcaktuar nga Sheriati, apo për ata prindër e të afërm për të cilët Sheriati nuk ka përcaktuar pjesë. Ky ajet është përgjithësues, ndërsa Sheriati ia ka lënë zakoneve të njerëzve përcaktimin e masës së këtij testamenti, pa rënë ndesh me ligjin e fesë sepse ajeti thotë: "Testamenti duhet bërë me drejtësi.”. Por pasi Allahu i Lartësuar solli dispozita për trashëgiminë në ajete të tjera, në të cilat përcakton si personat që trashëgojnë, edhe masën e trashëgimisë, atëherë ajeti i sipërpërmendur u qartësua më shumë. Nëse do ta shihnim atë të veçuar nga ajetet që janë zbritur për trashëgiminë, do të mendonim se jemi të urdhëruar që, sipas zakoneve të njerëzve që nuk bien ndesh me Sheriatin, ne duhet të lëmë testament për prindërit dhe të afërmit, pa dallim, a trashëgojnë ligjërisht, apo jo. Kështu, zbritja e ajeteve të tjera të trashëgimisë e kufizon gjithëpërfshirjen e ajetit të mësipërm, duke kuptuar që ai flet vetëm për ata prindër dhe të afërm të cilët, për ndonjë shkak a cilësi të tyre, nuk përfitojnë trashëgimi sipas përcaktimit të ligjit. Me fjalë të tjera ajetet e trashëgimisë na tregojnë se si duhet ta kuptojmë fjalën e Tij: "Testamenti duhet bërë me drejtësi.” Në këtë mënyrë bëhet harmonizimi mes kuptimit të ajeteve. Pra, nuk është e nevojshme të thuhet se ky ajet është i anuluar, sikurse deklaron një grup, dhe as të thuhet se ai është "i posaçëm" vetëm për atë kategori prindërish dhe të afërmish për të cilët Sheriati nuk ka caktuar pjesë. Qëndrimi më i saktë është ai që sapo shtjelluam më lart, sepse ajetet janë shpjegues të njëri-tjetrit, dhe këtu kemi të bëjmë me një ajet të pashkoqitur, i cili bëhet i kuptueshëm nëpërmjet ajeteve të tjera. Falë Allahut, nëpërmjet këtyre kritereve, dijetarët arrijnë të shohin qartë të vërtetën që ndodhet mes ajeteve dhe fjalëve të Profetit (a.s). Puna e parë në kësi rastesh është gjetja e një mënyre harmonizimi mes teksteve të ardhura nga Allahu dhe Profeti (a.s), para se të pretendojmë se kemi të bëjmë me një anulim dispozitash apo posaçërim të kuptimit të tyre, pa pasur argument të qartë për këtë. Më pas, duke qenë se shpeshherë njerëzit mendojnë që trashëgimtarët e tyre nuk do ta plotësojnë porosinë e lënë, ose që mund ta ndryshojnë atë sipas dëshirave të tyre, ata nuk lënë fare testamente të tilla. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar bën një kërcënim të hapur për ata që dëgjojnë dhe e kanë për detyrë zbatimin e testamentit të të vdekurit, duke thënë:
2:181Page 27
فَمَنۢ بَدَّلَهُۥ بَعۡدَ مَا سَمِعَهُۥ فَإِنَّمَآ إِثۡمُهُۥ عَلَى ٱلَّذِينَ يُبَدِّلُونَهُۥٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٞ ١٨١
Then whoever alters it [i.e., the bequest] after he has heard it - the sin is only upon those who have altered it. Indeed, Allāh is Hearing and Knowing.
Kush e ndryshon testamentin pasi e ka dëgjuar, ta dijë se gjynahu është i atyre që e ndryshojnë. -Pra, të gjithë ata që dëgjojnë testamentin dhe e kuptojnë shumë mirë se cilëve u adresohet ai, dhe pastaj e ndryshojnë atë, duke mos e çuar në vend porosinë, kanë gjynah dhe meritojnë ndëshkimin e Allahut të Lartësuar, ndërsa personi që lë testamentin e merr shpërblimin e tij të plotë tek Allahu i Lartësuar. Gjynahu i moszbatimit të testamentit rëndon vetëm mbi moszbatuesit e tij, të cilët e kanë dëgjuar dhe kuptuar mirë qëllimin e personit.Allahu Dëgjon dhe i Di gjithçka. -Pra, Allahu i Lartësuar i dëgjon të gjitha fjalët e atij që lë testamentin, i cili duhet ta ndiejë këtë mbikëqyrje dhe të mos bëjë ndonjë shkelje. Allahu i Lartësuar na kujton, gjithashtu, se Ai është Alim, i Ditur. Ai i di qëllimet dhe motivet e testamentlënësit. Ai i di edhe veprat e atyre që dëgjojnë dhe kuptojnë testamentin, të cilët e kanë detyrë ta zbatojnë ashtu si e dëgjojnë dhe e kuptojnë atë. Nëse testamentlënësi përpiqet maksimalisht që të mbajë drejtësi në këtë çështje, Allahu i Lartësuar do ta shpërblejë atë, edhe nëse gabon. Por kjo vlen edhe si kërcënim për ata që dëgjojnë testamentin dhe e kuptojnë atë, që të mos bëhen të padrejtë dhe ta ndryshojnë atë, sepse Allahu i Lartësuar di çdo qëllim, motiv dhe vepër të robit. Pra, le të jenë të gjithë të kujdesshëm prej shikimit dhe dijes absolute të Allahut për çdo çështje. Nëse porosia e testamentlënësit është e padrejtë, ata që janë të pranishëm gjatë lënies së saj, duhet ta këshillojnë personin që të tregohet i drejtë, duke i mësuar rrugën më të mirë. Pra, nëse testamentlënësi bën padrejtësi, me apo pa dashje, ai duhet këshilluar nga të pranishmit, por nëse përsëri nuk heq dorë nga padrejtësia e tij, atëherë kjo porosi nuk lejohet të zbatohet. Në një rast të tillë, çështja duhet zgjidhur si është më e drejta dhe më e mira, me vullnetin dhe pranimin e palëve. Ai që këshillon për drejtësi, për ta shpëtuar testamentlënësin nga barra e padrejtësisë, bën një vepër mjaft të çmuar. Po ashtu, edhe nëse testamenti i padrejtë ndryshohet, nuk është gjynah, sepse kjo ndihmon të vendoset drejtësia sipas Sheriatit dhe paqja mes njerëzve. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë më poshtë:
2:182Page 28
فَمَنۡ خَافَ مِن مُّوصٖ جَنَفًا أَوۡ إِثۡمٗا فَأَصۡلَحَ بَيۡنَهُمۡ فَلَآ إِثۡمَ عَلَيۡهِۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٞ ١٨٢
But if one fears from the bequeather [some] error or sin and corrects that which is between them [i.e., the concerned parties], there is no sin upon him. Indeed, Allāh is Forgiving and Merciful.
Nëse druheni se testamentlënësi po largohet nga drejtësia, gabimisht ose qëllimisht, dhe vendosni drejtësinë, për ju nuk ka asnjë gjynah. Vërtet, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Pra, Allahu i Lartësuar i fal të gjitha gabimet e robërve . Ai është shumë i butë dhe tolerues me ata që pendohen. Ai është Falës i atij robi që heq dorë nga pasuria që i takon, për t’i dhënë përparësi më shumë vëllait të vet, në shenjë bamirësie, drejtësie dhe mëshire. Kush tregohet tolerant me të tjerët, ta dijë se edhe Allahu i Lartësuar do të tregohet tolerant me të. Madje, nëse njerëzit vendosin që ta rregullojnë çështjen e testamentit me mirëkuptim mes tyre, duke shpresuar që i vdekuri i tyre të falet nga Allahu i Lartësuar për padrejtësinë në porosinë e tij, atëherë Allahu i Lartësuar nuk ka për t’i zhgënyer, por ka për ta falur të vdekurin, për shkak të veprimit të tyre, sepse Allahu i Lartësuar i mëshiron shumë adhuruesit e Tij. A nuk është shprehje e mëshirës së Tij edhe ky ligj i Tij, nëpërmjet të cilit njerëzit mëshirojnë dhe përkujdesen për njëri-tjetrin?! Ajetet janë një nxitje e fortë që njeriu të lërë testament, duke përcaktuar me drejtësi ata që përfitojnë prej tij, pasi për çdo padrejtësi do të mbahet përgjegjësi. Ajetet nxisin, gjithashtu, për gjetjen e mirëkuptimit dhe vendosjen e drejtësisë, edhe sikur për këtë do të duhet të ndryshohet (vasijeti) porosia.
2:183Page 28
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ كُتِبَ عَلَيۡكُمُ ٱلصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى ٱلَّذِينَ مِن قَبۡلِكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تَتَّقُونَ ١٨٣
O you who have believed, decreed upon you is fasting as it was decreed upon those before you that you may become righteous -
O ju që keni besuar! Agjërimi është bërë detyrë për ju, sikurse ka qenë edhe për ata që ishin para jush -Në këto ajete, Allahu i Lartësuar u tregon besimtarëve një mirësi të madhe për ta, që është agjërimi. Agjërimi ka qenë i detyrueshëm edhe për popujt e mëparshëm, pasi ai është i dobishëm për të gjitha kohërat. Ky ajet shërben si nxitje e këtij umeti, për të garuar me popujt e mëparshëm në kryerjen e veprave të mira që i kushtohen Allahut. Kështu, ata nxiten për të arritur cilësitë më të mira, që do të thotë se agjërimi nuk është thjesht një vepër e vështirë për t’u kryer. Pastaj, Allahu i Lartësuar na tregon qëllimin e lartë të këtij adhurimi, duke thënë:…me qëllim që të bëheni të devotshëm. -Agjërimi është një nga mënyrat më efikase për t’u pajisur me devotshmëri. Ai është zbatim i urdhrit të Allahut dhe largim nga ndalesat e Tij, ashtu si vetë devotshmëria, që është ruajtja nga ndëshkimi dhe zemërimi i Zotit duke kryer urdhrat dhe duke iu larguar ndalesave të Tij. Agjërimi e ndalon agjëruesin nga disa gjëra, si nga: të ngrënit, të pirit, marrëdhëniet seksulale etj. Besimtari iu largohet këtyre veprimeve, ndonëse nefsi ia kërkon me forcë, me qëllim që të afrohet tek Allahu i Lartësuar, duke shpresuar shpërblimin e Tij. Siç shihet, pra, ky adhurim ka lidhje të drejtpërdrejtë me devotshmërinë. Nëpërmjet agjërimit, robi ushtrohet që të ndiejë mbikëqyrjen e Zotit të tij. Edhe sikur t’i ketë të gjitha mundësitë për të shijuar kënaqësitë e nefsit, ai u largohet atyre, sepse nuk do që të shkelë ligjet dhe rregullat e të Dashurit të Tij, Allahut të Ditur dhe të Urtë. Agjëruesi e ndien gjatë gjithë kohës vështrimin e Allahut dhe është shumë i sigurt për të. Nga ngjashmëritë e agjërimit me devotshmërinë (takua) është edhe fakti se, agjërimi ia ngushton shejtanit rrugët e tij në trupin e njeriut. Dihet se shejtani lëviz nëpër trupin e njeriut ashtu sikurse qarkullon edhe gjaku i tij, por gjatë agjërimit, damarët ngushtohen e, rrjedhimisht, ngushtohen edhe rrugët e shejtanit për të mashtruar dhe nxitur njeriun në gjynahe. E dihet, gjithashtu, se njeriu i pakëson shumë gjynahet gjatë agjërimit. Agjërimi të çon drejt devotshmërisë, sepse, në të shumtën e rasteve, njeriu që agjëron i shton veprat e mira në bindje ndaj Zotit, dhe nuk ka dyshim se veprat e mira të bëjnë të devotshëm. Një njeri i pasur, kur agjëron, e ndien vështirësinë dhe vuajtjen e të varfërit, që nuk ka mundësi të ushqejë veten dhe familjen e tij. Kështu, ai bëhet më i dhembshur ndaj të tjerëve, prandaj përpiqet t’i ndihmojë ata me pasuri, dhe dihet se shpenzimi në rrugën e Zotit është cilësi e devotshmërisë.
2:184Page 28
أَيَّامٗا مَّعۡدُودَٰتٖۚ فَمَن كَانَ مِنكُم مَّرِيضًا أَوۡ عَلَىٰ سَفَرٖ فَعِدَّةٞ مِّنۡ أَيَّامٍ أُخَرَۚ وَعَلَى ٱلَّذِينَ يُطِيقُونَهُۥ فِدۡيَةٞ طَعَامُ مِسۡكِينٖۖ فَمَن تَطَوَّعَ خَيۡرٗا فَهُوَ خَيۡرٞ لَّهُۥۚ وَأَن تَصُومُواْ خَيۡرٞ لَّكُمۡ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ ١٨٤
[Fasting for] a limited number of days. So whoever among you is ill or on a journey [during them] - then an equal number of other days [are to be made up]. And upon those who are able [to fast, but with hardship] - a ransom [as substitute] of feeding a poor person [each day]. And whoever volunteers good [i.e., excess] - it is better for him. But to fast is best for you, if you only knew.
Agjërimi është për një numër të caktuar ditësh. -Vërtet, Allahu i Lartësuar e bëri agjërimin detyrim për ne, por gjithashtu na njoftoi se ai zgjat vetëm për disa ditë të numëruara, të cilat nuk e dëmtojnë dhe nuk e stërmundojnë njeriun. Përkundrazi, kjo detyrë është shumë e lehtë për t'u përmbushur dhe me shpërblim shumë të madh. Lehtësimi i Allahut të Lartësuar nuk ndalon këtu. Ai thotë:Të sëmurët ose udhëtarët(që nuk agjërojnë dot), le të agjërojnë më vonë po aq ditë(sa kanë lënë pa agjëruar). -Pra, për shkak të vështirësisë që zakonisht hasin këto dy kategori njerëzish, Allahu i Lartësuar u ka dhënë lehtësimin që, agjërimin e detyrueshëm të Ramazanit ta kryejnë në ditët e tjera pas këtij muaji, kur të jenë shëruar apo kur të jenë kthyer nga udhëtimi. Kështu, ata do ta marrin shpërblimin të plotë tek Zoti. Nga ajeti kuptojmë se ditët e paagjëruara të Ramazanit duhet të plotësohen detyrimisht, qofshin ato ditë të lëna plotësisht apo përgjysëm. Ajeti dëshmon se lejohet të zëvendësohen ditët e paagjëruara me ditë të tjera, edhe nëse nuk janë të njëjta në gjatësinë e tyre. Pra, nëse Ramazani, për shembull, ka qenë në stinën e verës, kur ditët janë të gjata, ato mund të zëvendësohen edhe me ditë të shkurtra dimri, sepse Allahu nuk ka përcaktuar gjë të tillë në ajet. Mjafton që të plotësohet vetëm numri i tyre.Për ata që nuk e përballojnë dot agjërimin, është i detyruar si kompensim ushqimi(ditor)i një të varfri. Nëse dikush jep vullnetarisht më shumë, do të jetë më mirë për të. -Këtu flitet për mëshirën e madhe të Allahut, i Cili, para se ta bënte detyrim të plotë agjërimin për njerëzit, u dha atyre disa dispozita lehtësuese. Kështu, në fillim, edhe ai që kishte mundësi të agjëronte, mund të mos agjëronte, por ishte i detyruar të kompensonte, duke ushqyer një të varfër. Kjo u bë me qëllim që detyrimi t'u vinte sa më i lehtë. Megjithatë, edhe pse i lejoi që, në vend të një dite agjërimi, të ushqenin një të varfër, Allahu i lartësuar tha:Por, sikur ta dini, është më mirë për ju të agjëroni. -Por pas disa kohësh, Allahu Lartësuar e bëri agjërimin të detyrueshëm për cilindo që mund të agjërojë. Ndërsa kush nuk mundet, duhet që ditët e lëna pa agjëruar, t'i agjërojë më vonë. Ndërsa disa të tjerë janë të mendimit se ky ajet flet për atë kategori njerëzish, të cilët e kanë të vështirë agjërimin, sepse mund të sjellë probleme të mëdha për ta, sikurse mund të jenë, për shembull, pleqtë e shtyrë në moshë. Për këtë kategori njerëzish lejohet që të mos agjërojnë, por ata e kanë të detyrueshme që të japin kompensim, duke ushqyer nga një të varfër për çdo ditë të paagjëruar. Ky mendim i dytë është më i saktë për t'u pranuar.
2:185Page 28
شَهۡرُ رَمَضَانَ ٱلَّذِيٓ أُنزِلَ فِيهِ ٱلۡقُرۡءَانُ هُدٗى لِّلنَّاسِ وَبَيِّنَٰتٖ مِّنَ ٱلۡهُدَىٰ وَٱلۡفُرۡقَانِۚ فَمَن شَهِدَ مِنكُمُ ٱلشَّهۡرَ فَلۡيَصُمۡهُۖ وَمَن كَانَ مَرِيضًا أَوۡ عَلَىٰ سَفَرٖ فَعِدَّةٞ مِّنۡ أَيَّامٍ أُخَرَۗ يُرِيدُ ٱللَّهُ بِكُمُ ٱلۡيُسۡرَ وَلَا يُرِيدُ بِكُمُ ٱلۡعُسۡرَ وَلِتُكۡمِلُواْ ٱلۡعِدَّةَ وَلِتُكَبِّرُواْ ٱللَّهَ عَلَىٰ مَا هَدَىٰكُمۡ وَلَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ ١٨٥
The month of Ramaḍān [is that] in which was revealed the Qur’ān, a guidance for the people and clear proofs of guidance and criterion. So whoever sights [the crescent of] the month,1 let him fast it; and whoever is ill or on a journey - then an equal number of other days. Allāh intends for you ease and does not intend for you hardship and [wants] for you to complete the period and to glorify Allāh for that [to] which He has guided you; and perhaps you will be grateful.
Ramazani është muaji në të cilin ka zbritur Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëzit, sqarues i rrugës së drejtë dhe kriter dallues(i së vërtetës nga e kota). -Kuptimi: Muaji që duhet të agjëroni është muaji i Ramazanit, në të cilin zbriti Kur’âni, mirësia e madhe e Zotit tuaj. Këtu përmenden disa cilësi të Kur’ânit. Kështu, ai quhet “udhërrëfyes për njerëzit”, për t'u treguar atyre mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit. Së dyti, ai cilësohet “sqarues i rrugës së drejtë”, për ta bërë këtë me mënyrën më të thjeshtë dhe më të kuptueshme. Dhe më pas Kur’âni quhet “kriter dallues”, sepse ai të mundëson të shohësh dhe të dallosh rrugën e drejtë nga rruga e gabuar. Ai bën dallimin mes të lumturve, që do të jenë përherë në kënaqësinë e Allahut, dhe të dëshpëruarve, që do të vuajnë përjetësisht ndëshkimin dhe zemërimin e Zotit. Siç shihet, ky është muaj madhështor, prandaj duhet mbushur me adhurime kushtuar Zotit të gjithësisë, pikësëpari me agjërim. Kjo është urtësia e Allahut dhe mëshira e Tij. Vetëm pasi tregon dobitë e këtij muaji të madh dhe urtësinë e agjërimit gjatë tij, Ai thotë:Kushdo që e arrin këtë muaj, le të agjërojë! -Me këtë ajet, pra, u bë i detyrueshëm agjërimi i Ramazanit për çdonjë që ka mundësi të agjërojë dhe nuk është në udhëtim. Dikush mund të mendonte se ky ajet, përveçse anulon kompensimin për ata që mund të agjërojnë, anulon edhe lehtësimin për të sëmurët e udhëtarët, prandaj Allahu i Lartësuar e përmend sërish lehtësimin për të sëmurët dhe udhëtarët, që të largohet ky keqkuptim. Ai thotë:Por kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë më vonë po aq ditë(sa ka lënë pa agjëruar). -Kjo bëhet sepse Allahu i Lartësuar kërkon që të na i lehtësojë në maksimum rrugët që të çojnë drejt kënaqësisë së Tij.Allahu dëshiron për ju lehtësimin. Ai nuk dëshiron vështirësinë për ju. -Ai dëshiron të na thjeshtësojë çdo rrugë të mirë dhe të drejtë. Për këtë arsye, të gjithë urdhrat e Tij janë shumë të thjeshtë në origjinën e tyre. Në rastet kur, për shkaqe të justifikueshme nga Sheriati, zbatimi i këtyre urdhrave vështirësohet, Ai ka sjellë dispozita lehtësuese, të cilat ose mund ta anulojnë krejt urdhrin e parë, ose mund të bëjnë disa lehtësime të tij. Çështja e lehtësimeve të Zotit për adhuruesit e Tij është mjaft e gjerë, saqë përfshin çdo aspekt të Sheriatit, prandaj këtu nuk mund të përmenden të gjitha ato. Më pas, Allahu i Lartësuar thotë.Plotësojeni numrin e ditëve të agjërimit ... -Allahu i Lartësuar e di më mirë, por, me sa duket, ky sqarim është i nevojshëm për ndonjë që mendon se qëllimet e larta të Ramazanit mund të plotësohen edhe duke agjëruar një pjesë të tij. Pra, Allahu i Lartësuar thekson se duhen plotësuar të gjitha ditët e këtij muaji. Dhe, si përfundim, Allahu i Lartësuar duhet adhuruar dhe falënderuar për suksesin që u jep besimtarëve në kryerjen e agjërimit dhe për qartësimin e të vërtetës:...dhe madhërojeni Allahun për udhëzimin(që ju dhuroi), që të bëheni mirënjohës! -Këtu bëjnë pjesë edhe tekbir-et, të cilat fillojnë që në momentin kur shfaqet hëna e re e muajit sheval, që tregon mbarimin e Ramazanit, dhe vazhdojnë deri në kohën e hytbes së namazit të Bajramit, ditën e festës.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences