As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Al-Baqarah 2:222–228
2:222Page 35
وَيَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلۡمَحِيضِۖ قُلۡ هُوَ أَذٗى فَٱعۡتَزِلُواْ ٱلنِّسَآءَ فِي ٱلۡمَحِيضِ وَلَا تَقۡرَبُوهُنَّ حَتَّىٰ يَطۡهُرۡنَۖ فَإِذَا تَطَهَّرۡنَ فَأۡتُوهُنَّ مِنۡ حَيۡثُ أَمَرَكُمُ ٱللَّهُۚ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلتَّوَّٰبِينَ وَيُحِبُّ ٱلۡمُتَطَهِّرِينَ ٢٢٢
And they ask you about menstruation. Say, "It is harm, so keep away from wives1 during menstruation. And do not approach them until they are pure. And when they have purified themselves,2 then come to them from where Allāh has ordained for you. Indeed, Allāh loves those who are constantly repentant and loves those who purify themselves."
Të pyesin ty për të përmuajshmet e femrave. Thuaj: “Ajo është gjendje e dëmshme,... -Allahu i Lartësuar u bën të ditur besimtarëve këtë pyetje, e cila i është drejtuar Profetit (a.s.): “Kur gruas i vijnë të përmuajshmet, a duhet që të largohemi totalisht prej saj, ashtu sikurse veprojnë çifutët?” Allahu i Lartësuar na tregon se menstruacionet janë të dëmshme dhe, normalisht, urtësia e Tij kërkon që të na ndalojë nga çdo gjë që na dëmton. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë:...prandaj largohuni prej grave gjatë menstruacioneve -Pra, Allahu i Lartësuar na ndalon nga kryerja e marrëdhënieve seksuale me gratë gjatë kohës së menstruacioneve. Ky veprim është haram dhe të gjithë dijetarët janë të këtij mendimi. Sipas ajetit, ndalimi nuk është gjithëpërfshirës, por është i kufizuar vetëm në periudhën e menstruacioneve dhe në vendin (organin femëror) nga ato dalin. Ndërsa prekja e gruas, puthja e saj, ngrënia ushqim apo fjetja bashkë me të janë të lejueshme. Megjithatë, edhe ky lejim nuk është i plotë, sepse Allahu i Lartësuar thotë më pas:...dhe mos iu afroni (për marrëdhënie intime), derisa të pastrohen.. -Kjo tregon që edhe prekjes në vendet afër vendit të menstruacioneve (nga kërthiza deri te gjunjët) është mirë që t'i largohesh. Kështu vepronte Profeti (a.s.), nëse donte të përkëdhelte ndonjë nga gratë e tij kur ishin në të përmuajshmet e tyre. Ai nuk u afrohej pjesëve që përmendëm. Ky ndalim vazhdon derisa ato të shohin pastrimin nga gjaku. Megjithatë, për t’u bërë të lejueshme marrëdhëniet seksuale me to duhet të plotësohen dy kushte: pastrimi ose ndalimi i gjakut, që është kushti i parë, dhe larja me ujë e krejt trupit (gusuli), që është kushti i dytë. Prandaj i Lartësuari thotë:Pasi të pastrohen, atëherë afrojuni tek ato(për marrëdhënie intime), ashtu siç ju ka lejuar Allahu. -Kuptimi: Pasi ato të lahen, atëherë është e lejueshme ajo që ishte e ndaluar, domethënë lejohet që të shkoni me gratë tuaja, por vetëm ashtu si Zoti e ka lejuar. Ky ajet, sikurse kuptohet, e bën të detyrueshme larjen me ujë të krejt trupit – gusl-in – për gruan, pas përfundimit të menstruacioneve. Gjithashtu, ai tregon se gusli është i vlefshëm veçse pas ndalimit të gjakut dhe shfaqjes së shenjave të pastrimit. Kjo dispozitë vjen si mëshirë e Allahut për adhuruesit e Tij, për t'i ruajtur ata nga çdo gjë e dëmshme. Pastaj thotë i Lartësuari:Allahu i do ata që pendohen dhe ata që pastrohen. -Siç shihet, dy kategori njerëzish që Allahu i Lartësuar i do janë: ata që gjithmonë pendohen dhe kërkojnë falje për mangësitë dhe gjynahet e tyre; ata që gjithmonë ruhen dhe largohen nga gjynahet dhe çdo gjë e dëmshme. Ky ajet tregon ligjshmërinë dhe shpërblimin e pastërtisë, që Allahu i Lartësuar e do. Pastërtia është kusht për saktësinë e namazit, të tavafit, për lejueshmërinë e prekjes së Kur’ânit etj. Në fakt, pastërtia që Allahu i Lartësuar e pëlqen nuk është vetëm pastërtia fizike, që arrihet me ujë a me diçka tjetër, por edhe pastërtia shpirtërore, që arrihet duke u larguar nga veset e ulëta e nga veprat e ndyra.
2:223Page 35
نِسَآؤُكُمۡ حَرۡثٞ لَّكُمۡ فَأۡتُواْ حَرۡثَكُمۡ أَنَّىٰ شِئۡتُمۡۖ وَقَدِّمُواْ لِأَنفُسِكُمۡۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّكُم مُّلَٰقُوهُۗ وَبَشِّرِ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٢٢٣
Your wives are a place of cultivation [i.e., sowing of seed] for you, so come to your place of cultivation however you wish and put forth [righteousness] for yourselves. And fear Allāh and know that you will meet Him. And give good tidings to the believers.
Gratë tuaja janë si ‘vendmbjellje’ për ju. Prandaj afrojuni ‘vendmbjelljes’ suaj si të dëshironi. -Pra, burrave u lejohet që të kënaqen me çdo lloj pozicioni në marrëdhëniet seksuale me gratë e tyre, veçse duhet që ky kontakt të kryhet në vendin që Allahu e ka quajtur, në mënyrë figurative, “vendmbjellje”. Thënë ndryshe, kontakti seksual lejohet veçse në organin nga lind fëmija dhe pozicionet janë të gjitha të lejueshme. Ka shumë hadithe të përcjella saktësisht prej Profetit (a.s), që tregojnë se marrëdhëniet jashtë “vendmbjelljes” janë haram, madje është i mallkuar ai që bën një veprim të tillë.Por parapërgatitni diçka(të mirë)për veten tuaj... -Parapërgatisni vepra të mira, për të cilat të shpresoni shpërblimin tek Allahu. Vepër e mirë është edhe dhurimi i kënaqësisë bashkëshortit ose bashkëshortes, nëse bëhet duke synuar shpërblimin e Allahut ose lënien e pasardhësve të mirë, që t’i shërbejnë Allahut të Lartësuar....kijeni frikë Allahun. -Ky është një urdhër shumë i njohur: të jemi të pajisur me devotshmëri, në çfarëdolloj gjendjeje. Gjithmonë të jemi të kujdesshëm dhe të mos i kalojmë kufijtë e vendosura nga Zoti ynë. Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon diçka, që është nxitëse shumë e fortë për pajisjen me devotshmëri dhe thotëdhe dijeni se tek Ai do të ktheheni! -Kuptimi: Duke qenë të sigurt se një ditë do të dilni para Tij dhe do të shpërbleheni për veprat tuaja, me siguri që do të tregoheni të durueshëm dhe këmbëngulës për t'u pajisur me devotshmëri. Pastaj Allahu përmend edhe një nxitës tjetër për të qenë i devotshëm:Përgëzoji besimtarët! -Këtu nuk është përcaktuar lloji i mirësisë, me të cilën duhet të përgëzohen besimtarët, dhe kjo bëhet për efekt gjithëpërfshirjeje. Pra, Allahu na përgëzon se do të na nderojë me gjithçka që na gëzon dhe na qetëson. Besimtarëve u takon përgëzimi për në dynja dhe për në ahiret. Ata do të fitojnë çdo të mirë dhe do të shpëtojnë nga çdo e keqe, sipas gradës së besimit të secilit. Madje, edhe besimi, të cilin Allahu e dhuron, është pjesë e përgëzimit dhe e premtimit të Allahut të Lartësuar. Ky ajet dëshmon për dashurinë e madhe të Allahut të Lartësuar për besimtarët. Allahu i Lartësuar e do çdo gjë që kënaq dhe gëzon besimtarët. Ky ajet tregon, gjithashtu, se është e pëlqyeshme të mbushësh zemrat e besimtarëve me gëzim, sepse kështu i shkathtëson ata dhe u nxit vullnetin për të kryer vepra të mira. Besimtarët mund t'i lumturosh duke u treguar e kujtuar se çfarë shpërblimi të madh ka përgatitur Allahu i Lartësuar për ta, në këtë jetë dhe në jetën tjetër.
2:224Page 35
وَلَا تَجۡعَلُواْ ٱللَّهَ عُرۡضَةٗ لِّأَيۡمَٰنِكُمۡ أَن تَبَرُّواْ وَتَتَّقُواْ وَتُصۡلِحُواْ بَيۡنَ ٱلنَّاسِۚ وَٱللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٞ ٢٢٤
And do not make [your oath by] Allāh an excuse against being righteous and fearing Allāh and making peace among people. And Allāh is Hearing and Knowing.
Mos të bëhet shkak betimi në Allahun, që t'ju pengojë të bëni vepra të mira, të ruheni nga të këqijat dhe të bëni paqe midis njerëzve. -Qëllimi i betimit është madhërimi i atij në emër të të cilit përbetohesh dhe vërtetimi i asaj çështjeje për të cilën betohesh. Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që t'u përmbahemi betimeve dhe t'i plotësojmë ato. Normalisht, betimet duhet të plotësohen në të gjitha rastet, pa përjashtim. Megjithatë, Allahu i Lartësuar ka bërë disa përjashtime në këtë çështje. Kështu, për shembull, nëse plotësimi i betimit të çon në lënien e diçkaje tjetër që është më e dashur për Allahun e Lartësuar, atëherë betimi nuk duhet të plotësohet. Allahu i Lartësuar i ka ndaluar adhuruesit e Tij që, për hir të plotësimit të një betimi, të lënë veprat e mira apo të mos largohen nga veprat e këqija. Po ashtu, Ai i ka ndaluar njerëzit që t'i nxjerrin përbetimet si pengesë për të mos u pajtuar mes njëri-tjetrit. Ai që betohet se do të lërë pa kryer një detyrim, në fakt, e ka detyrë që ta thyejë betimin e tij dhe ta kompensojë atë sipas rregullit. Ai e ka haram që ta mbajë betimin e bërë. Gjithashtu, kush betohet se do të lërë një vepër që është e pëlqyeshme që të kryhet (musteĥab), e ka të pëlqyeshme që ta thyejë betimin e bërë dhe ta kompensojë sipas rregullit. Kush betohet se do të kryejë një vepër që është ĥaram, ai e ka të detyrueshme që ta thyejë betimin e bërë dhe duhet ta kompensojë atë sipas rregullit. Për atë që betohet se do të kryejë një vepër që është e papëlqyeshme (mekrûh), është e pëlqyeshme (musteĥab) që ta thyejë atë betim dhe ta kompensojë atë sipas rregullit. Së fundi, kush betohet për kryerjen apo moskryerjen e një çështjeje të lejuar, duhet t'i përmbahet betimit dhe të mos e thyejë atë. Me këtë ajet, dijetarët mbështesin parimin e njohur në Islam, që thotë: Nëse ka përplasje interesash, atëherë i jepet përparësi atij më të rëndësishmit. Më pas, Allahu i Lartësuar e përfundon ajetin me dy emra të mrekullueshëm të Tij, duke thënë:Allahu Dëgjon dhe di gjithçka. -Ai është Dëgjues (Semîun), domethënë Ai i dëgjon të gjitha zërat dhe fjalët që thuhen. Ai është edhe i Gjithëditur (Alîmun), pra, i di motivet dhe qëllimet e njerëzve. Allahu i dëgjon fjalët e atyre që betohen dhe i njeh qëllimet e tyre, a janë të mira apo të këqija. Ky ajet është një vërejtje nga Allahu i Lartësuar që të jemi të kujdesshëm, sepse Ai i di shumë mirë fjalët dhe qëllimet tona. Ai është i Drejtë në gjykimin e Tij dhe Bamirës ndaj krijesave. Pastaj thotë i Lartësuari:
2:225Page 36
لَّا يُؤَاخِذُكُمُ ٱللَّهُ بِٱللَّغۡوِ فِيٓ أَيۡمَٰنِكُمۡ وَلَٰكِن يُؤَاخِذُكُم بِمَا كَسَبَتۡ قُلُوبُكُمۡۗ وَٱللَّهُ غَفُورٌ حَلِيمٞ ٢٢٥
Allāh does not impose blame upon you for what is unintentional in your oaths, but He imposes blame upon you for what your hearts have earned. And Allāh is Forgiving and Forbearing.1
Allahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të paqëllimta, por për ato që i bëni qëllimisht me gjithë zemër. -Pra, Allahu i Lartësuar nuk na merr në përgjegjësi për ato betime që dalin shpesh nga goja, pa pasur qëllim betimin. Të tilla janë disa shprehje të zakonshme, si: “Jo, për Zotin” ose: “Po, për Zotin.” etj., që njerëzit i thonë rëndom, pa pasur si qëllim betimin. Ky ajet tregon, gjithashtu, se për fjalët që njeriu thotë, ashtu si edhe për veprat që ai kryen, duhet të merret në konsideratë qëllimi që ai ka me to.Allahu është Falës i madh dhe i Butë. -Ai është Falës i madh (Gafûrun), që ia mbulon gjynahet atij që pendohet dhe kthehet tek Ai. Allahu është i Butë (Halîmun), që nuk nxitohet të dënojë atë që bën gabime ndaj Tij. Ai e mëshiron dhe ia mbulon gjynahet robit të Tij, edhe pse është i Plotfuqishëm për ta ndëshkuar, me drejtësinë e Tij.
2:226Page 36
لِّلَّذِينَ يُؤۡلُونَ مِن نِّسَآئِهِمۡ تَرَبُّصُ أَرۡبَعَةِ أَشۡهُرٖۖ فَإِن فَآءُو فَإِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٞ ٢٢٦
For those who swear not to have sexual relations with their wives1 is a waiting time of four months, but if they return [to normal relations] - then indeed, Allāh is Forgiving and Merciful.
Për ata që betohen se nuk do t'u afrohen grave të veta(për kontakt intim), afati i pritjes është katër muaj. -Këtu bëhet fjalë për betimet që kanë të bëjnë, në mënyrë të veçantë, me marrëdhëniet e burrit me gruan. Kështu, kur burri betohet se nuk do të kryejë më marrëdhënie seksuale me gruan e tij për katër muaj, ose më pak se 4 muaj, atëherë ai është i lirë që të zgjedhë njërën prej këtyre alternativave: ose të thyejë betimin dhe ta kompensojë sipas rregullit, ose ta mbajë betimin deri në përfundim të katër muajve. Gjatë kësaj kohe, gruaja nuk ka asnjë të drejtë që të kërkojë ndarjen prej tij apo të ankohet gjetkë, sepse për katër muaj, burrit i lejohet një gjë e tillë. Por nëse burri betohet se nuk do të kryejë marrëdhënie me gruan e tij për një periudhë më të gjatë se katër muaj, ose përgjithmonë, atëherë ai ka vetëm dy mundësi pas mbarimit të katër muajve: ose ta thyejë betimin e ta kompensojë sipas rregullit, duke iu kthyer jetës dhe marrëdhënieve normale, ose ta divorcojë përfundimisht gruan e tij. Nëse ai nuk pranon që ta ndajë gruan, atëherë ndërhyn gjykatësi dhe i ndan ata me forcën e ligjit. Megjithatë, thyerja e këtij lloj betimi është më e dashur për Allahun e Lartësuar, i Cili thotë:Në qoftë se heqin dorë(nga betimi), atëherë s’ka dyshim se Allahu është Falës i madh e Mëshirëplotë. -Pra, nëse ata e lënë betimin për të mos kryer marrëdhënie me gruan dhe i kthehen marrëdhënieve normale, atëherë Allahu i Lartësuar ua fal pasojat e betimit të pambajtur, sepse Ai është Falës i madh. Allahu është edhe Mëshirëplotë, pasi prej mëshirës së Tij është mundësia që Ai u ka dhënë njerëzve që të thyejnë betimet e tyre, duke bërë një kompensim të thjeshtë. Përfytyroni sikur të na e kishte bërë të detyrueshme mbajtjen e të gjitha betimeve tona, se çfarë do të ndodhte. Prej mëshirës së Tij është edhe butësia, ngrohtësia e dashuria që Ai i kthen në këtë mënyrë familjes, duke i nxitur bashkëshortët që t'i kthehen marrëdhënieve të domosdoshme për një jetë normale.
2:227Page 36
وَإِنۡ عَزَمُواْ ٱلطَّلَٰقَ فَإِنَّ ٱللَّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٞ ٢٢٧
And if they decide on divorce - then indeed, Allāh is Hearing and Knowing.
E në qoftë se ata e kanë vendosur për divorcim... -Nëse burri, pas mbarimit të katër muajve, nuk i kthehet marrëdhënieve normale, atëherë kjo fakton se ai është i vendosur për t'u ndarë. Kjo tregon se ai nuk ka më dëshirë kundrejt gruas së vet. Në këtë rast, bëhet i detyrueshëm divorci. Edhe nëse burri refuzon një gjë të tillë, atë e kryen gjykatësi me forcën e ligjit.Allahu Dëgjon e Di gjithçka. -Ky është një kërcënim i ashpër për ata që betohen kështu veçse për të dëmtuar gruan dhe për t’i shkaktuar vuajtje asaj. Ajeti i mësipërm tregon se ky lloj betimi funksionon vetëm kur bëhet për bashkëshorten, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Për ata që betohen se do të ndahen prej grave të tyre” (pra, jo prej skllaveve). Gjithashtu, ky ajet dëshmon se është e detyrueshme kryerja e marrëdhënieve seksuale me gruan të paktën një herë në katër muaj, sepse pas katër muajve ndërprerjeje, burri ose duhet t'i rikthehet marrëdhënieve, ose duhet të ndahet me forcën e ligjit, nëse nuk pranon ta ndajë gruan e vet.
2:228Page 36
وَٱلۡمُطَلَّقَٰتُ يَتَرَبَّصۡنَ بِأَنفُسِهِنَّ ثَلَٰثَةَ قُرُوٓءٖۚ وَلَا يَحِلُّ لَهُنَّ أَن يَكۡتُمۡنَ مَا خَلَقَ ٱللَّهُ فِيٓ أَرۡحَامِهِنَّ إِن كُنَّ يُؤۡمِنَّ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِۚ وَبُعُولَتُهُنَّ أَحَقُّ بِرَدِّهِنَّ فِي ذَٰلِكَ إِنۡ أَرَادُوٓاْ إِصۡلَٰحٗاۚ وَلَهُنَّ مِثۡلُ ٱلَّذِي عَلَيۡهِنَّ بِٱلۡمَعۡرُوفِۚ وَلِلرِّجَالِ عَلَيۡهِنَّ دَرَجَةٞۗ وَٱللَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ ٢٢٨
Divorced women remain in waiting [i.e., do not remarry] for three periods,1 and it is not lawful for them to conceal what Allāh has created in their wombs if they believe in Allāh and the Last Day. And their husbands have more right to take them back in this [period] if they want reconciliation.2 And due to them [i.e., the wives] is similar to what is expected of them, according to what is reasonable.3 But the men [i.e., husbands] have a degree over them [in responsibility and authority]. And Allāh is Exalted in Might and Wise.
Gratë e ndara janë të detyruara të presin për tri perioda(të përmuajshme). -Dijetarët kanë mendime të ndryshme rreth kuptimit të fjalës “kur'un” (periodë), që është përmendur në ajet. Kështu, disa janë të mendimit se ajo tregon ciklin e mestruacioneve. Pra, sipas këtij shpjegimi, gruaja e ndarë duhet të presë deri sa t’i kalojnë tri cikle mestruacionesh. Ndërsa të tjerë mendojnë se me fjalën “kur'un” është për qëllim shikimi i pastrimit, pas përfundimit të mestruacioneve. Sipas këtij mendimi, gruaja e ndarë duhet të presë sa të bëhen tri periudha pastrimi. Megjithatë, më i saktë është mendimi i parë, që thotë se ‘kur'un’quhet cikli i mestruacioneve. Pra, sipas mendimit më të saktë, gruaja duhet të presë që asaj t'i vijnë tri herë të përmuajshmet. Kjo dispozitë e sjellë nga Allahu i Lartësuar ka vërtet shumë urtësi. Me kalimin e tri periodave, ne sigurohemi që gruaja nuk është shtatzënë dhe, në këtë mënyrë, ruhemi nga përzierja e përkatësive farefisnore. Madje, për ta përforcuar këtë qëllim, Allahu i Lartësuar i ka urdhëruar gratë e ndara, duke thënë:Atyre nuk u lejohet ta fshehin atë që Allahu ka krijuar në mitrën e tyre,... -Pra, Allahu i Lartësuar ua ka ndaluar atyre që të fshehin barrën, sepse fshehja e saj sjell dëme dhe çrregullime të mëdha. Nëse gruaja e fsheh shtatzëninë me burrin që e ka ndarë, ajo, në këtë mënyrë, nuk ia njeh atësinë prindit të vërtetë, por ia kalon dikujt tjetër në vend të tij. Por kjo do të thotë që mes fëmijës dhe prindit të ndërpriten plotësisht marrëdhëniet farefisnore, të cilat janë të detyrueshme që të mbahen të lidhura. Po ashtu, mes fëmijës dhe babait zhvleftësohet trashëgimia dhe çdo dispozitë që lidhet me të drejtat dhe detyrimet mes prindit dhe fëmijës. Fëmija do të ndalohet që të takojë të afërmit e tij. Ai, kështu, mund që të martohet me dikë me të cilën nuk i lejohet martesa, si për shembull, me motrën e tij, me hallën, me tezen etj., sepse ai nuk e di përkatësinë e tij të vërtetë. Nëse ai nuk e njeh babain e vërtetë, shkatërrohen të gjitha dispozitat e ndërtuara mbi bazën e lidhjes së gjakut, pasi të afërm të tij konsiderohen njerëz të gabuar. Kjo gjë, pa dyshim, sjell një dëm të pallogaritshëm, që veç Zoti i krijesave mund ta dijë. Në fakt, kur gruaja e di që është shtatzënë, por e fsheh këtë të vërtetë, me qëllim që të mund të ndahet më shpejt nga burri i parë, atëherë martesa e saj me një burrë të dytë konsiderohet e pavlefshme. Kështu, ajo konsiderohet se po bën një gjynah mjaft të madh, që quhet zinaose marrëdhënie seksuale të jashtëligjshme. Sikur ndër dëmet dhe të këqijat e fshehjes së shtatzënisë të ishte veçse kjo e fundit, kaq do të mjaftonte për të qenë më të ruajtur. Ndërsa gruaja që gënjen e thotë se i janë plotësuar të trija ciklet e periodave, me qëllim për ta përshpejtuar ndarjen, është në rrezik të madh dhe faj të rëndë, sepse ajo kështu cenon të drejtën e burrit të saj dhe i ka lejuar dikujt tjetër atë çka nuk meriton të jetë e tija. Rrjedhojat e këtij veprimi janë shumë të këqija dhe të dëmshme. Edhe në rastin kur ajo gënjen e thotë që nuk i kanë ardhur periodat, me qëllim që të zhvasë sa më tepër prej burrit, atëherë kjo konsiderohet si marrje e pasurisë së tjetrit pa të drejtë. Me një veprim të tillë, gruaja merr gjynah të dyfishtë: së pari, me plotësimin e kohës së saj të pritjes, ajo gjithsesi nuk ka të drejtë të përfitojë prej pasurisë së burrit, edhe pse me mashtrim e fsheh një fakt të tillë. Së dyti, ajo tjetërson gjykimin e Sheriatit duke mashtruar. Kështu, madje ekziston mundësia që burri të kërkojë ta kthejë pas mbarimit të vërtetë të kohës së pritjes, dhe në këtë mënyrë të ndodhë një e keqe më e madhe: marrëdhëniet seksuale jashtëmartesore, sepse koha e saj e pritjes ka mbaruar, edhe pse ajo e fsheh një fakt të tillë. Prandaj Allahu i Lartësuar e ka përforcuar këtë dispozitë duke thënë:...nëse vërtet besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit. -Duke parë gjithë këto dëme dhe të këqija që sjell fshehja e shtatzënisë, atëherë kush e bën këtë tregon se nuk e beson Allahun dhe Ditën e Llogarisë. Nëse do ta besonte Allahun dhe do të ishte e bindur për Ditën e Llogarisë, gruaja nuk do ta merrte kurrë guximin për një veprim të tillë. Ky ajet vërteton se dëshmia e gruas për veten e saj, në çështje të tilla si shtatzënia dhe periodat, është e pranueshme dhe e mjaftueshme. Pastaj i Lartësuari thotë:Burrat e tyre kanë të drejtë t’i kthejnë ato gjatë kësaj kohe... -Burrat e kanë të drejtën që, gjatë kohës së pritjes, t’i kthejnë e t’i marrin sërish gratë e tyre. Më tej, Allahu i Lartësuar tregon se cili duhet të jetë qëllimi i ribashkimit të çiftit:...nëse duan të pajtohen. -Pra, kthimi lejohet vetëm nëse palët duan të afrohen, të rregullojnë marrëdhëniet dhe t'i rikthehen martesës së rregullt, që ndërtohet mbi dashurinë dhe mëshirën. Duke e parë ajetin anasjelltas, kuptojmë që nëse burri nuk i ka motivet e mësipërme të ribashkimit, atëherë ai nuk e ka të drejtën për ta kthyer gruan e tij. Me fjalë të tjera, atij nuk i lejohet që ta rikthejë gruan me qëllimin që ta dëmtojë dhe t'i shkaktojë vuajtje asaj. Lind pyetja: A konsiderohet i ligjshëm një veprim i tillë, edhe pse qëllimi i tij është i keq? Shumica e dijetarëve janë të mendimit se ky veprim konsiderohet i pranueshëm ligjërisht dhe dispozitat që lidhen me të janë të ligjshme, edhe pse burri merr gjynah për qëllimet e tij të këqija. Ndërsa disa të tjerë thonë që, nëse burri ka synim marrëdhëniet normale, atij i lejohet që ta kthejë gruan. Në të kundërt, veprimi i tij është i paligjshëm, sikurse tregon ajeti. Një tjetër urtësi që fshihet pas urdhrit të Allahut për pritjen e gruas është se, ndoshta, gjatë kësaj pritjeje, burri ndryshon mendje për ndarjen, madje, të dyja palëve u jepet mundësia që të mendojnë më gjatë rreth ndarjes apo bashkimit. Kjo tregon se Allahu i Lartësuar e do shumë afrimitetin dhe dashurinë mes bashkëshortëve. Ai nuk e dëshiron ndarjen mes tyre, sikurse thuhet edhe në një hadith të Profetit (a.s.): “Hallalli më i urryer për Allahun është divorci.”Ky qe rasti kur burri ka të drejtë që ta rikthejë gruan e ndarë, gjatë kohës së pritjes së saj ose brenda tri cikleve të saj. Ndërsa kur koha e pritjes mbaron, atëherë ndryshon çështja, sepse burri nuk ka më të drejtë që ta kthejë gruan e tij. Megjithatë, nëse të dyja palët duan të ribashkohen përsëri, ato duhet të bien dakord për një akt të ri martesor, me të gjitha kushtet e tij. Kështu që, në këtë rast të dytë, burri nuk e ka më të drejtën ekskluzive për ta rikthyer gruan e ndarë, por duhet patjetër edhe pëlqimi i palës tjetër, domethënë i gruas. Pastaj i Lartësuari thotë:Ato(gratë)kanë aq të drejta sa edhe përgjegjësi, sipas traditës. -Pra, të drejtat dhe përgjegjësitë e bashkëshortëve ndaj njëri-tjetrit janë të ndërsjellta. Të dyja palët kanë të drejta dhe përgjegjësi ndaj njëri-tjetrit, që duhet t'i zbatojnë. Ka të drejta dhe përgjegjësi që janë të detyrueshme për t'u përmbushur, ashtu siç ka edhe të drejta dhe përgjegjësi që janë të pëlqyeshme të përmbushen. Të drejtat dhe përgjegjësitë e bashkëshortëve ndaj njëri-tjetrit përcaktohen shpeshherë nga traditat dhe zakonet e vendit, nëse ato nuk bien ndesh me Sheriatin. Çdo vend ka traditën dhe zakonet e veta në përcaktimin e të drejtave dhe përgjegjësive të bashkëshortëve kundrejt njëri-tjetrit. Po kështu, çdo kohë dhe epokë ndikon në ndryshimin e këtyre të drejtave dhe përgjegjësive. Thënia e Allahut: “sipas traditës” tregon se, si kritere për të caktuar të drejtat dhe përgjegjësitë mes dy bashkëshortëve janë tradita dhe zakonet e njerëzve, të pranuara gjerësisht prej tyre. Në bazë të këtyre kritereve, gjykohet, për shembull, se cilat janë detyrimet e burrit kundrejt gruas së tij në aspektin e ushqimit të saj, veshmbathjes, strehimit, shpenzimeve të domosdoshme për të gjatë kohës së pritjes etj. Për çdo popull, epokë apo vend, ka gjykim të veçantë për këto çështje, sipas zakonit dhe traditës. Megjithatë, zakonet dhe traditat e njerëzve që nuk bien ndesh me Sheriatin, merren në konsideratë vetëm në rastet kur dy bashkëshortët nuk kanë vendosur paraprakisht kushte ndaj njëri-tjetrit. Nëse ata kanë vendosur kushte paraprake mes njëri-tjetrit, atëherë ndryshon çështja, sepse në të tilla raste merren në konsideratë këto kushte, dhe jo zakonet e traditat e njerëzve. Kushtet e ndërsjellta janë të detyrueshme të plotësohen nga palët, përveç nëse ato bien në kundërshtim me ndonjë ligj të Allahut.Por, burrat kanë një shkallë përparësie ndaj tyre. -Pra, burrat janë një gradë më lart kundrejt grave të tyre, për sa u përket të drejtave. I Lartësuari thotë në suren Nisa, ajeti 34: “Burrat kanë autoritet mbi gratë, për shkak të dallimit që Allahu u ka bërë disave mbi disa të tjerë dhe për shkak të shpenzimeve që ata bëjnë nga pasuria e tyre.” Burrat qëndrojnë më lart se gratë në shumë aspekte. Kështu, për shembull, profetësia, detyra e gjykatësit, udhëheqja fetare apo shtetërore dhe shumë përgjegjësi të tjera të rëndësishme janë të veçanta për burrat, pasi nuk lejohet që në të tilla detyra e pozicione të vendosen gratë. Një fushë tjetër ku burri ka më tepër përparësi se gruaja është edhe trashëgimia, sepse burrit i takon pjesë më e madhe në trashëgimi se gruas.Allahu është i Gjithëfuqishëm e i Urtë. -Allahut i takon pushteti absolut, para të cilit nënshtrohet gjithçka. Atij i takon mbretërimi dhe sundimi absolut. Gjithçka i është nënshtruar urdhrit dhe pushtetit të Tij. Por Allahu, përveç pushtetit absolut, ka edhe urtësinë absolute. Në çdo vepër dhe përcaktim të Allahut gjendet urtësia madhështore e Tij. Nga ky ajet kuptohet se, në përgjithësi, të gjitha gratë që ndahen nga burri duhet të presin tri perioda. Por nga ky rregull bëjnë përjashtim disa kategori grash, si:1. Gratë shtatzëna, pasi koha e pritjes së tyre nuk është tri cikle menstruacionesh, por është deri sa të lirohen nga barra e tyre. Gratë me të cilat burrat ende nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale, pas aktit të martesës. Këto nuk duhet të presin deri në tri perioda pasi ndahen nga burri, madje nuk janë të detyruara të presin aspak.2. Skllavet ose robëreshat, pasi koha e pritjes së tyre është dy cikle menstruacionesh, ndryshe nga të lirat.Ky qëndrim vjen i dëshmuar nga sahabët, por edhe konteksti i ajeteve të mësipërme tregon se në to bëhet fjalë për gratë e lira, jo për skllavet.Edhe pse saktësia e këtij hadithi është përfolur (Sh.p.).
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences