As-Sa'diTaha · 20:77–113

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Taha 20:77–113

20:77Page 317

وَلَقَدۡ أَوۡحَيۡنَآ إِلَىٰ مُوسَىٰٓ أَنۡ أَسۡرِ بِعِبَادِي فَٱضۡرِبۡ لَهُمۡ طَرِيقٗا فِي ٱلۡبَحۡرِ يَبَسٗا لَّا تَخَٰفُ دَرَكٗا وَلَا تَخۡشَىٰ ٧٧

And We had inspired to Moses, "Travel by night with My servants and strike for them a dry path through the sea; you will not fear being overtaken [by Pharaoh] nor be afraid [of drowning]."

Ne i kumtuam Musait: “Udhëto natën me robërit e Mi dhe hapu atyre një rrugë të tharë nëpër det! Dhe mos ki frikë se do të të kapë Faraoni dhe as se do të fundosesh!”. - Pasi Musai e ftoi Faraonin nëpërmjet shenjave të dhëna nga Zoti, vazhdoi të qëndronte në Misir për t’i ftuar ata në Islam dhe për të punuar që të çlironte bijtë e Izraelit prej Faraonit dhe torturave e shfrytëzimit të tij. Megjithatë, Faraoni vazhdoi me arrogancë të refuzonte dhe të luftonte kundër të vërtetës. Ai ishte shumë i ashpër me bijtë e Izraelit. Allahu i paraqiti shumë shenja të mëdha, që na i tregoi në Kur'an. Bijtë e Izraelit nuk mund ta shfaqnin haptazi besimin e tyre, prandaj faleshin në shtëpitë e tyre dhe duronin shtypjen e Faraonit. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar deshi që t’i shpëtonte ata nga armiku i tyre dhe t’u mundësonte të jetonin të lirë, ta adhuronin Allahun haptazi dhe t’i zbatonin urdhëresat dhe ligjet e Tij në jetën e tyre. Kështu, Allahu i Madhëruar i shpalli Musait (a.s) që, së bashku me bijtë e Izraelit, të iknin sapo të hynte nata, që të mund të largoheshin sa më shumë dhe, atje ku do të shkonin, ta adhuronin Allahun haptazi dhe të zbatonin ligjet e Tij lirisht. Allahu i Madhëruar i njoftoi, gjithashtu, se Faraoni me ushtri do të viheshin në ndjekje të tyre. Kështu, sapo ra nata, të gjithë bijtë e Izraelit, me gra e fëmijë, u nisën. Kur çeli dita, në Misir nuk pipëtinte njeri. Faraoni u xhindos nga zemërimi dhe dërgoi njerëz nëpër qytete, që të grumbullonte sa më shumë ushtarë në ndjekje të bijve të Izraelit. Ai ishte i vendosur që të shfrynte zemërimin e tij mbi ta. Por është Allahu Ai që ka në dorë çdo çështje dhe ishte Ai që e lejoi të mblidhej ushtria e Faraonit dhe të viheshin në ndjekje të bijve të Izraelit. Ndjekja filloi herët në agim. Allahu i Madhëruar thotë: “Kur dy grupet panë njëri-tjetrin, shokët e Musait thanë: “Na zunë!” [Shuara 61]. Ata po prisnin me frikë. Deti shtrihej përpara tyre, ndërsa nga pas tyre Faraoni i tërbuar, që mezi priste t’i shtinte në dorë. Por me ta ishte Musai, me zemër të qetë dhe i kthjellët në mendime, i sigurt me premtimin e Allahut. Ai tha: “Kurrsesi! Me mua është Zoti im dhe Ai do të më udhëzojë”. [Shuara 62].

20:78Page 317

فَأَتۡبَعَهُمۡ فِرۡعَوۡنُ بِجُنُودِهِۦ فَغَشِيَهُم مِّنَ ٱلۡيَمِّ مَا غَشِيَهُمۡ ٧٨

So Pharaoh pursued them with his soldiers, and there covered them from the sea that which covered them,1

Pastaj, Faraoni iu vu pas atyre(bijve të Izraelit)me ushtrinë e vet, por ata i mbuloi ajo që i mbuloi. - Allahu i Madhëruar e urdhëroi Musain që të godiste detin me shkopin e tij. Kur ai e goditi, në det u hapën dymbëdhjetë shtigje. Në dy anët e shtigjeve ngrihej uji si mal i lartë. Rruga poshtë ishte krejt e thatë. Allahu i porositi që të mos kishin frikë as nga Faraoni, se mos i kapte, dhe as se mos mbyteshin në det. Kështu, ata ecën në rrugë e hapura nga Zoti i tyre. Mbas tyre u fut në këto shtigje edhe Faraoni me ushtrinë e tij. Ata vazhduan t’i ndiqnin, derisa hynë në det të gjithë ushtarët. Por, ndërkohë, i gjithë populli i Musait kishte dalë nga deti, prandaj Allahu e urdhëroi detin që të mbyllej dhe ta përpinte Faraonin me gjithë ushtri. Ata u mbuluan nga uji dhe u mbytën që të gjithë. Askush nuk shpëtoi. Bijtë e Izraelit e panë vetë se si u zhduk armiku i tyre më i përbetuar. Tashmë, Allahu ua kishte qetësuar shpirtin, duke e asgjësuar armikun e tyre. Ky është përfundimi i kufr-it dhe i mosbindjes ndaj Allahut:

20:79Page 317

وَأَضَلَّ فِرۡعَوۡنُ قَوۡمَهُۥ وَمَا هَدَىٰ ٧٩

And Pharaoh led his people astray and did not guide [them].

Faraoni e çoi në humbje popullin e vet në vend që ta udhëzonte në rrugë të drejtë. - Ai ua zbukuronte kufrin e shfrenimin, duke ua reklamuar si të mnira. Nga ana tjetër, Faraoni shpifte dhe trillonte lloj-lloj gënjeshtrash, për të shëmtuar mesazhin e Musait në sytë dhe zemrat e njerëzve. Atij nuk i interesonte aspak udhëzimi tek e mira, por i shtynte njerëzit në rrugët e humbjes dhe ndëshkimit të hidhur, i cili u filloi që në këtë jetë.

20:80Page 317

يَٰبَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ قَدۡ أَنجَيۡنَٰكُم مِّنۡ عَدُوِّكُمۡ وَوَٰعَدۡنَٰكُمۡ جَانِبَ ٱلطُّورِ ٱلۡأَيۡمَنَ وَنَزَّلۡنَا عَلَيۡكُمُ ٱلۡمَنَّ وَٱلسَّلۡوَىٰ ٨٠

O Children of Israel, We delivered you from your enemy, and We made an appointment with you1 at the right side of the mount, and We sent down to you manna and quails,

O bijt e izraelit! Ne ju shpëtuam prej armikut tuaj, ju dhamë një premtim(për shpalljen e Teuratit)në anën e djathtë të Turi Sinait dhe ju furnizuam me rrëshirë dhe me shkurtëza. - Allahu i Madhëruar u kujton bijve të Izraelit mirësinë e Tij të madhe duke i shpëtuar nga Faraoni dhe duke e përmbytur armikun e tyre. Gjithashtu, Ai u kujton atyre mirësinë e madhe kur i premtoi Musait një takim në të djathtën e Malit Tur, për t’i shpallur atij Librin, në të cilin do të gjenin ligje të mrekullueshme. Kështu, Allahu do ta plotësonte edhe mirësinë e besimit e të fesë së tyre, pasi u dhuroi mirësitë e kësaj dynjaje. Allahu i Madhëruar u kujton atyre edhe mirësitë e Tij të shumta gjatë 40 vjetëve që u endën nëpër shkretëtirë. Ai i ushqeu për 40 vjet rresht me mena dhe selua, të cilat u vinin pa mundim e lodhje.

20:81Page 317

كُلُواْ مِن طَيِّبَٰتِ مَا رَزَقۡنَٰكُمۡ وَلَا تَطۡغَوۡاْ فِيهِ فَيَحِلَّ عَلَيۡكُمۡ غَضَبِيۖ وَمَن يَحۡلِلۡ عَلَيۡهِ غَضَبِي فَقَدۡ هَوَىٰ ٨١

[Saying], "Eat from the good things with which We have provided you and do not transgress [or oppress others] therein, lest My anger should descend upon you. And he upon whom My anger descends has certainly fallen [i.e., perished]."

(Dhe ju thamë): "Hani nga të mirat që ju dhuruam, e mos i kaloni kufijtë dhe t’ju godasë Zemërimi Im!" - Kënaquni me mirësitë e Allahut dhe jini mirënjohës për to. Por kujdes, “e mos i kaloni kufijtë dhe t’ju godasë zemërimi Im!” Mos e kaloni masën me këto mirësi që Zoti ju ka dhënë, duke i përdorur ato në poshtërsi e mosbindje. Nëse bëni diçka të tillë, mbi ju do të godasë zemërimi dhe ndëshkimi Im. Dhe dijeni, o të mjerë, se:Dhe ata që i godet zemërimi Im shkatërrohen, vërtet. - Ai ka për t’u poshtëruar dhe shkatërruar, ka për tëdështuar dhe humbur gjithçka. Zemërimi është e kundërta e kënaqësisë së Zotit. Kështu përfundon ai të cilin e godet zemërimi i Zotit. Megjithatë, pendimi gjithmonë është i mundshëm, edhe sikur njeriu të ketë bërë shumë poshtërsi, prandaj i Madhëruari thotë:

20:82Page 317

وَإِنِّي لَغَفَّارٞ لِّمَن تَابَ وَءَامَنَ وَعَمِلَ صَٰلِحٗا ثُمَّ ٱهۡتَدَىٰ ٨٢

But indeed, I am the Perpetual Forgiver of whoever repents and believes and does righteousness and then continues in guidance.

Por, pa dyshim, Unë jam Ai që e fal përsëri e përsëri atë që pendohet, beson, bën vepra të mira dhe përqendrohet në rrugën e drejtë. - Mëshira Ime është shumë e madhe për atë që pendohet nga kufri, bidatet dhe kalimi i kufijve. Allahu është pranë atyre që e besojnë Atë, melekët, shpalljet, profetët, Ditën e Gjykimit dhe bën vepra të mira me zemrën, trupin, gjymtyrët dhe me gjuhën e tij. Dhe pas gjithë kësaj: “përqendrohet në rrugën e drejtë”, nënshtrohet për të ndjekur rrugën e drejtë. Ai pason Profetin e nderuar, ndjek fenë e drejtë dhe të vërtetë e jeton sipas saj. Të tillëve, Allahu ua fal gjynahet dhe ua mbulon çdo gabim që ka kaluar, sepse këta kanë bërë sebepin kryesor dhe më të madh, që mundëson faljen e gjynaheve dhe mëshirën e Zotit: pendimin, besimin e saktë e të vërtetë dhe veprat e mira. Teubja, sikurse ka thënë Profeti (a.s), shlyen gjithçka ka ndodhur para saj. Imani dhe islami, gjithashtu, fshijnë gjithçka që ka ndodhur para tyre. Edhe veprat e mira të vazhdueshme i fshijnë të këqijat, sikurse thotë Zoti në Kuran.Ndjekja e rrugës së drejtë me përpikmëri është fshirëse gjynahesh. Mënyrat që Zoti ka premtuar se janë fshirje gjynahesh janë të shumta, si: kërkimi i diturisë, meditimi në tekstin e Kur'anit ose të haditheve për të nxjerrë mësime, nga të cilat njerëzit përfitojnë e shohin rrugën e vërtetë, ftesa në rrugën e Zotit, refuzimi i bidateve, kufrit dhe devijimit, lufta në rrugën e Zotit, hixhreti për hir të Zotit dhe për të ruajtur besimin, etj. Të gjitha këto sjellin falje gjynahesh dhe ndihmojnë të arrish synimin madhor, kënaqësinë e Zotit dhe lumturinë në të dyja jetët. Thotë i lartësuari: "Dhe fale namazinnë dy skajet e ditës, edhe në orët e afërtatë natës! Sigurisht që veprat e mira ishlyejnë ato të këqijat. Ky është kujtimpër ata që kujtojnë (Zotin e tyre)." Hud112.

20:83Page 317

۞ وَمَآ أَعۡجَلَكَ عَن قَوۡمِكَ يَٰمُوسَىٰ ٨٣

[Allāh said], "And what made you hasten from your people, O Moses?"

Allahu i Madhëruar i la Musait një kohë dhe vendtakimi për t’i zbritur Teuratin. 30 net ishte koha e pritjes, të cilën Zoti e plotësoi edhe me 10 të tjera. Pasi kaluan 40 net, Musai nxitoi i përmalluar për Zotin e tij drejt vendtakimit. Allahu i tha:Përse nxitove të vije para popullit tënd, o Musa? - Pse nxitove të vije para tyre? Pse nuk durove të vije bashkë me ta?

20:84Page 317

قَالَ هُمۡ أُوْلَآءِ عَلَىٰٓ أَثَرِي وَعَجِلۡتُ إِلَيۡكَ رَبِّ لِتَرۡضَىٰ ٨٤

He said, "They are close upon my tracks, and I hastened to You, my Lord, that You be pleased."

Musai tha: “Ja, ata po vijnë fill pas gjurmëve të mia dhe unë nxitova të vij tek ti, o Zoti im, që të jesh i kënaqur me mua.” - Ata, - tha Musai, - janë në gjurmët e mia. Unë nxitova, o Zoti im, nga dëshira e madhe për të qenë pranë Teje dhe që Ti të jesh i kënaqur.

20:85Page 317

قَالَ فَإِنَّا قَدۡ فَتَنَّا قَوۡمَكَ مِنۢ بَعۡدِكَ وَأَضَلَّهُمُ ٱلسَّامِرِيُّ ٨٥

[Allāh] said, "But indeed, We have tried your people after you [departed], and the Sāmirī1 has led them astray."

Allahu tha: “Ne e vumë në provë popullin tend kur ti nuk ishe me ta dhe Samiriu i çoi ata në humbje.” - Ata u sprovuan me adhurimin e viçit, por e keqja ishte se ata nuk bënë durim dhe as u ruajtën prej sprovës, por bënë kufër menjëherë. Në fakt, ishte Samiriju që i devijoi dhe mashtroi. “Ai u nxori një viç me trup (të gdhendur), që pëlliste...”. Ai e bëri viçin me flori të shkrirë. Nga ky viç dilte një zë si i lopës. Ai tha: “Ky është zoti juaj dhe zoti i Musait, po ai e ka harruar”. Pra, sipas tij, Musai harroi që ky ishte zoti i tij. Kështu, bijtë e Izraelit e adhuruan viçin. Haruni (a.s) i paralajmëroi për këtë krim, por ata nuk e dëgjuan.

20:86Page 317

فَرَجَعَ مُوسَىٰٓ إِلَىٰ قَوۡمِهِۦ غَضۡبَٰنَ أَسِفٗاۚ قَالَ يَٰقَوۡمِ أَلَمۡ يَعِدۡكُمۡ رَبُّكُمۡ وَعۡدًا حَسَنًاۚ أَفَطَالَ عَلَيۡكُمُ ٱلۡعَهۡدُ أَمۡ أَرَدتُّمۡ أَن يَحِلَّ عَلَيۡكُمۡ غَضَبٞ مِّن رَّبِّكُمۡ فَأَخۡلَفۡتُم مَّوۡعِدِي ٨٦

So Moses returned to his people, angry and grieved.1 He said, "O my people, did your Lord not make you a good promise?2 Then, was the time [of its fulfillment] too long for you, or did you wish that wrath from your Lord descend upon you, so you broke your promise [of obedience] to me?"

Musai u kthye te populli i vet i zemëruar e i pikëlluar... - Kur Musai u kthye tek populli i vet, ishte i mbushur me zemërim e dëshpërim. Ai iu drejtua atyre duke u treguar se sa e shëmtuar ishte ajo që kishin bërë:... dhe tha: “O populli im! A nuk ju premtoi Zoti juaj një premtim të mirë? -A nuk ishte një premtim i mrekullueshëm shpallja e Teuratit?Apo mos vallë ju duk kohë e gjatë e ju e harruat premtimin? –Mos, vallë, ju duk kohë e gjatë 40 ditë për të pritur? Ky është njëri nga kuptimet e ajetit, i përkrahur nga shumica e mufesirëve. Kuptimi tjetër është: Mos, vallë, kaloi kohë e gjatë që nuk keni pasur profet mes jush dhe nuk dini si të veproni? Mos, vallë, janë zhdukur mësimet e tyre dhe ju jeni të paditur? Mos, vallë, ratë në idhujtari për shkak se ka humbur tradita e profetëve? Jo, sigurisht që nuk është kështu. Profetët dhe dituria profetike janë ende mes jush, prandaj çdo lloj justifikimi i tillë është i papranueshëm.Apo dëshiruat të zbresë zemërimi nga Zoti juaj dhe e thyet besën që më patët dhënë?”. - Mos doni që t’ju përfshijë zemërimi i Zotit tuaj? Në fakt, kështu është. Ju, o të mjerë, i jeni futur një rruge që shkakton zemërimin e Zotit. Ju keni shkelur besën se do t’i bindeshit Zotit tuaj. Musai u tha: “E shkelët besën që më patët dhënë mua”. Ju nuk vepruat siç ju porosita unë. Unë ju porosita të ishit këmbëngulës në rrugën e drejtë. Unë ju lashë Harunin si zëvendës, por ju nuk e dëgjuat as atë, ashtu siç nuk më dëgjuat mua, që nuk isha i pranishëm.

20:87Page 317

قَالُواْ مَآ أَخۡلَفۡنَا مَوۡعِدَكَ بِمَلۡكِنَا وَلَٰكِنَّا حُمِّلۡنَآ أَوۡزَارٗا مِّن زِينَةِ ٱلۡقَوۡمِ فَقَذَفۡنَٰهَا فَكَذَٰلِكَ أَلۡقَى ٱلسَّامِرِيُّ ٨٧

They said, "We did not break our promise to you by our will, but we were made to carry burdens from the ornaments of the people [of Pharaoh], so we threw them [into the fire], and thus did the Sāmirī throw."

Ata thanë: “Ne nuk e thyem besën, që të patëm dhënë me vullnetin tonë. Por, Ne ishim ngarkuar rëndë me stolitë e popullit (të Faraonit)dhe i hodhëm ato (në zjarr). Dhe këtë e bëmë se na tha Samiriju”. - Nuk e bëmë me dëshirën dhe pasurinë tonë. Ne u ndiem në gjynah, sepse përvetësuam stolitë e florinjta të kibtij-ve (popullit të Faraonit), të cilat i kishim marrë borxh dhe, kur ndodhi eksodi, i morëm ato me vete. Ne i mblodhëm ato në një vend që, kur të kthehej Musai, ta pyesnim se si do tëvepronim me to.

20:88Page 318

فَأَخۡرَجَ لَهُمۡ عِجۡلٗا جَسَدٗا لَّهُۥ خُوَارٞ فَقَالُواْ هَٰذَآ إِلَٰهُكُمۡ وَإِلَٰهُ مُوسَىٰ فَنَسِيَ ٨٨

And he extracted for them [the statue of] a calf which had a lowing sound, and they said, "This is your god and the god of Moses, but he forgot."

Ai(Samiriju)nxorri përpara njerëzve imazhin e një viçi me trup (të gdhendur) që dukej se pëlliste, e ata thanë: “Ky është zoti juaj dhe Zoti i Musait, po ai(Musai)e ka harruar”. – Ndërkohë, ditën e mbytjes së Faraonit, Samiriju gjeti një gjurmë të të dërguarit (Xhibrilit). Nëse merrje nga dheu i saj dhe e hidhje mbi diçka pa jetë, ajo bëhej e gjallë e me jetë, si sprovë për njerëzit. Kështu, Samiriju e hodhi një grusht nga ai dhé mbi viçin, që e kishte derdhur nga ato stolitë e shkrira. Atëherë, viçi lëvizi dhe po nxirrte zë. Kur njerëzit panë këtë çudi, Samiriu tha: “Musai shkoi të kërkonte Zotin e tij, i cili është këtu, por Musai harroi”. Kjo tregon se sa të trashë dhe mendjelehtë ishin ata. Mjaftoi të shihnin këtë send të çuditshëm, që filloi të nxirrte zë, për ta besuar se ishte Zot i qiejve dhe i Tokës.

20:89Page 318

أَفَلَا يَرَوۡنَ أَلَّا يَرۡجِعُ إِلَيۡهِمۡ قَوۡلٗا وَلَا يَمۡلِكُ لَهُمۡ ضَرّٗا وَلَا نَفۡعٗا ٨٩

Did they not see that it could not return to them any speech [i.e., response] and that it did not possess for them any harm or benefit?

A nuk e kuptonin ata se ai(viçi)as nuk mund t'u thoshte atyre një fjalë(si pëgjigje),e as mund t’u bënte as dobi e as dëm. - A nuk e shihnin ata të mjerë se viçi nuk u kthente përgjigje dhe as mund të komunikonin me të? A nuk e shihnin se nuk bënte dot as mirë, as keq? Një send i mangët, që nuk mund të flasë e as të komunikojë dhe është i kufizuar në veprime, nuk meriton aspak që ta adhurosh. Madje, ai është më i mangët dhe më i dobët se adhuruesit e tij, të cilët flasin dhe kanë ca aftësi për të arritur diçka të dobishme ose për t’u ruajtur nga diçka e dëmshme, me mundësitë që Allahu u ka dhënë.

20:90Page 318

وَلَقَدۡ قَالَ لَهُمۡ هَٰرُونُ مِن قَبۡلُ يَٰقَوۡمِ إِنَّمَا فُتِنتُم بِهِۦۖ وَإِنَّ رَبَّكُمُ ٱلرَّحۡمَٰنُ فَٱتَّبِعُونِي وَأَطِيعُوٓاْ أَمۡرِي ٩٠

And Aaron had already told them before [the return of Moses], "O my people, you are only being tested by it, and indeed, your Lord is the Most Merciful, so follow me and obey my order."

Haruni u pat thënë më parë: “O populli im! Ju po sprovoheni me të (me viçin e gëdhendur). Nuk ka dyshim se Zoti juaj është i Gjithëmëshirshmi, prandaj ejani pas meje dhe bindjuni urdhrit tim!”. - Sigurisht, ata nuk ishin të justifikuar për atë që bënë, sepse Haruni i paralajmëroi për pasojat. Ai ua sqaroi se ajo ishte një sprovë. Gjithashtu, Haruni u kujtoi se Zoti i tyre ishte i Gjithëmëshirshmi, nga i Cili vijnë të gjitha mirësitë, të dukshmet dhe të padukshmet, Ai që largon të këqijat dhe Ai që i kishte urdhëruar të pasonin Musain dhe Harunin dhe t’i largoheshin adhurimit të viçit. Por ata kundërshtuanme forcë dhe thanë:

20:91Page 318

قَالُواْ لَن نَّبۡرَحَ عَلَيۡهِ عَٰكِفِينَ حَتَّىٰ يَرۡجِعَ إِلَيۡنَا مُوسَىٰ ٩١

They said, "We will never cease being devoted to it [i.e., the calf] until Moses returns to us."

Ata i thanë: “Ne nuk do t’i ndahemi këtij adhurimi(të viçit) derisa Musai të kthehet te ne.” – Atëherë, kur Musai u kthye, i zemëruar iu drejtua të vëllait dhe, duke e qortuar rëndë, i tha:

20:92Page 318

قَالَ يَٰهَٰرُونُ مَا مَنَعَكَ إِذۡ رَأَيۡتَهُمۡ ضَلُّوٓاْ ٩٢

[Moses] said, "O Aaron, what prevented you, when you saw them going astray,

Musai tha: “O Harun! Ç’të pengoi ty që të vije pas meje, kur pe se ata morën rrugën e gabuar?" - Pse nuk më erdhe pas e të më njoftoje urgjentisht, që unë të kthehesha e t’i ndaloja?

20:93Page 318

أَلَّا تَتَّبِعَنِۖ أَفَعَصَيۡتَ أَمۡرِي ٩٣

From following me? Then have you disobeyed my order?"

"Mos vallë edhe ti e kundërshtove urdhrin tim?” - Edhe ti e theve urdhrin tim, kur të thashë: “Më zëvendëso te populli im! Rregullo dhe mos ndiq rrugën e atyre që përhapin shkatërrimin!” [Araf 142]. Atëherë, Musai e mbërtheu vëllain nga flokët e kokës dhe për mjekre, i zemëruar në kulm, por Haruni i tha:

20:94Page 318

قَالَ يَبۡنَؤُمَّ لَا تَأۡخُذۡ بِلِحۡيَتِي وَلَا بِرَأۡسِيٓۖ إِنِّي خَشِيتُ أَن تَقُولَ فَرَّقۡتَ بَيۡنَ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ وَلَمۡ تَرۡقُبۡ قَوۡلِي ٩٤

[Aaron] said, "O son of my mother, do not seize [me] by my beard or by my head. Indeed, I feared that you would say, 'You caused division among the Children of Israel, and you did not observe [or await] my word.'"

Haruni tha: “O bir i nënës sime! Mos më kap as për mjekre, as për flokësh! -Ai iu drejtua me këto fjalë të ëmbla, për t’i zbutur zemrën, se, në fakt, Haruni ishte i vëllai i Musait edhe nga nëna, edhe nga babai. Pastaj i tha:Në të vërtetë pata frikë se do të thoshe: "I përçave beni israilët dhe nuk e respektove fjalën time?”” - Ti më urdhërove që të të zëvendësoj ty e të jem mes tyre në këmbën tënde. Nëse do të vija pas teje për të të lajmëruar, nuk do të bëja atë që më kishe urdhëruar të bëja, prandaj u druajta se përsëri do të më qortoje. Gjithashtu, kisha frikë se do të më thoje: "...i përçave bijtë e Izraelit, duke mos respektuar porosinë time.” Nëse do të largohesha e do t’i lija ata pa kontroll, kjo do t’i përçante ata. Gjithashtu, mos më zër njëlloj me keqbërësit dhe mos ua bëj qejfin armiqve tanë! Atëherë Musai u pendua për atë që bëri me të vëllanë, i cili, në fakt, nuk e meritonte aspak atë ashpërsi, dhe vijoi duke u lutur: “Zoti im! Më fal mua dhe vëllanë tim dhe na përfshi në mëshirën Tënde! Ti je më Mëshiruesi i mëshiruesve!”.

20:95Page 318

قَالَ فَمَا خَطۡبُكَ يَٰسَٰمِرِيُّ ٩٥

[Moses] said, "And what is your case, O Sāmirī?"

Musai tha: “Si është, atëherë puna jote, o Samiri?”” - Çfarë qëllimi pate, oSamirij, me atë që bëre?

20:96Page 318

قَالَ بَصُرۡتُ بِمَا لَمۡ يَبۡصُرُواْ بِهِۦ فَقَبَضۡتُ قَبۡضَةٗ مِّنۡ أَثَرِ ٱلرَّسُولِ فَنَبَذۡتُهَا وَكَذَٰلِكَ سَوَّلَتۡ لِي نَفۡسِي ٩٦

He said, "I saw what they did not see, so I took a handful [of dust] from the track of the messenger1 and threw it,2 and thus did my soul entice me."

Samiriu tha: “Unë pashë atë që ata nuke panë. Unë mora një grusht(dhé) nga gjurma e të dërguarit (Xhibrilit)dhe ia hodha atij (viçit)..-Ai pa Xhibrilin (a.s) mbi një kalë, në momentin që sapo dolën nga deti dhe sapo Faraoni ishte mbytur së bashku me ushtrinë e tij. Sikurse kanë thënë mufesirinët, Samiriju mori një grusht dhé nga gjurma e kalit të Xhibrilit dhe e hodhi mbi viçin e derdhur prej stolive të shkrira.Ja, kështu më tha vetja ime.”. - Kështu më tha vetja ime, dhe pastaj ndodhi ajo që ndodhi. Atëherë, Musai i tha:

20:97Page 318

قَالَ فَٱذۡهَبۡ فَإِنَّ لَكَ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ أَن تَقُولَ لَا مِسَاسَۖ وَإِنَّ لَكَ مَوۡعِدٗا لَّن تُخۡلَفَهُۥۖ وَٱنظُرۡ إِلَىٰٓ إِلَٰهِكَ ٱلَّذِي ظَلۡتَ عَلَيۡهِ عَاكِفٗاۖ لَّنُحَرِّقَنَّهُۥ ثُمَّ لَنَنسِفَنَّهُۥ فِي ٱلۡيَمِّ نَسۡفًا ٩٧

[Moses] said, "Then go. And indeed, it is [decreed] for you in [this] life to say, 'No contact.'1 And indeed, you have an appointment [in the Hereafter] you will not fail to keep. And look at your 'god' to which you remained devoted. We will surely burn it and blow it [i.e., its ashes] into the sea with a blast.

"Atëherë, ik! -Largohu e qëndro larg prej meje!Sa të jesh gjallë, ke për të thënë: “Mos më prekni!” -Kështu do të ndëshkohesh në jetën e këtushme. Askush nuk do të të afrohet e askush nuk do të të prekë. Madje, edhe nëse dikush do të të afrohet, do t’i thuash: “Mos më prek dhe mos u afro pranë meje!” Ky ndëshkim ishte sepse Samiriju preku me dorë diçka që nuk e kish prekur askush tjetër dhe bëri diçka që askush nuk e kishte bërë më parë.Përveç kësaj ty të pret edhe një afat (dënimi), që nuk do të thyhet. -Kur të vijë afati i përcaktuar, do të shpërblehesh për atë që ke bërë, mirë ose keq.Tani shikoje zotin tend, që e adhurove me përkushtim! Ne do ta djegim atë dhe do ta shpërhapim nëpër det”. - Shikoje viçin që e adhurove! Ne do ta djegim atë dhe hirin e tij do ta shpërndajmë nëpër det. Dhe kështu veproi Musai. Nëse viçi do të ishte vërtet zot, ai do të mbronte veten kundër atyre që po e shkatërronin. Me sa duket, adhurimi i këtij viçi kishte zënë vend në zemrat e bijve të Izraelit, prandaj Musai e shkatërroi mu para syve të tyre dhe e shpërndau në det, që ata të mos mundeshin më që ta ribënin, nga njëra anë, dhe që dashuria për të të largohej nga zemrat e tyre, ashtu siç do të zhdukej trupi i tij në ujë, nga ana tjetër. Gjithashtu, nëse do ta linte viçin siç ishte, kjo do të përbënte fitne, sepse zemrat do të prireshin drejt të kotës. Kur iu bë e qartë kotësia e adhurimit të statujës së viçit, Musai u kujtoi bijve të Izraelit se kush e meriton në të vërtetë adhurimin si Një i vetëm dhe i Pashoq:

20:98Page 318

إِنَّمَآ إِلَٰهُكُمُ ٱللَّهُ ٱلَّذِي لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۚ وَسِعَ كُلَّ شَيۡءٍ عِلۡمٗا ٩٨

Your god is only Allāh, except for whom there is no deity. He has encompassed all things in knowledge."

Por Zoti juaj(që meriton adhurimet)është vetëm Allahu. Përveç Tij nuk ka zot tjetër(të denjë për adhurim)dhedituria e Tij përfshin çdo gjë. - Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër me meritë, përveç Allahut të Madhëruar. Ai është i vetmi që meriton adhurimet. Vetëm Allahu meriton ta duash, ta shpresosh, t’i fikësohesh, t’i lutesh, sepse Ai është i Ploti, Absoluti në emrat dhe cilësitë e Tij të mrekullueshme. Dituria e Tij ka përfshirë gjithçka. Të gjitha mirësitë, pa përjashtim, janë dhuratë e Tij. Vetëm Ai largon të këqijat dhe të shpëton prej tyre. Nuk ka tjetër të adhuruar me meritë përveç Allahut. Ai është i vetmi të Cilit i duhen përkushtuar të gjitha adhurimet e nënshtrimi i plotë.

20:99Page 319

كَذَٰلِكَ نَقُصُّ عَلَيۡكَ مِنۡ أَنۢبَآءِ مَا قَدۡ سَبَقَۚ وَقَدۡ ءَاتَيۡنَٰكَ مِن لَّدُنَّا ذِكۡرٗا ٩٩

Thus, [O Muḥammad], We relate to you from the news of what has preceded. And We have certainly given you from Us a message [i.e., the Qur’ān].

Ja kështu, Ne po të tregojmë ty disa nga historitë që kanë ndodhur... - Allahu i Madhëruar i kujton profetit të Tij të dashur, Muhamedit (a.s), mirësinë e madhe të sjelljes së këtyre historive të popujve të shkuar. Kjo është vërtet një mirësi shumë e madhe, sepse në to ka shumë e shumë ligje e dispozita, që askush nga ithtarët e Librit nuk mund t’i hedhë poshtë. Kuptimi i ajetit: Ti, o Muhamed, nuk kishe studiuar ndonjëherë historitë e të parëve dhe as nuk ke mësuar nga ndonjë i ditur diçka të tillë. Atëherë, rrëfimi i këtyre historive me saktësi është argument se ti je një profet i vërtetë dhe se ajo që sjell nga Zoti është gjithashtu e vërtetë dhe esigurt.dhe Ne të kemi dërguar, nga ana Jonë, një shpallje (Kur'anin)plot këshilla(e kujtime). - Ne të dhamë një dhuratë shumë të vyer: atë që quhet Dhikër, pra, Kur'anin e madhërishëm. Kur'ani u quajt Dhikër (Kujtues), sepse në të përmenden ngjarje të së shkuarës dhe të ardhmes. Ai kujton njerëzit në mënyrë të vazhdueshme rreth cilësive dhe emrave të bukur të Zotit, në mënyrë që ata ta adhurojnë Zotin përmes kuptimeve të këtyre emrave dhe cilësive. Nëpërmjet Kur'anit, njerëzit kujtojnë urdhëresat dhe ndalesat, si dhe ligjet e shpërblimit të Allahut. Kur'ani është përfshirës i ligjeve dhe mësimeve më të vyera, të cilat konsiderohen të bukura, të plota dhe të përkryera nga çdo logjikë e pastër dhe natyrë njerëzore e papërlyer. Kur'ani i kujton vazhdimisht njerëzit për ato rregulla e porosi që Zoti dëshiron prej tyre të realizohen e të plotësohen. Kur'ani është kujtim e mësim për Profetin dhe popullin e tij dhe, si i tillë, duhet trajtuar me respekt, dorëzim të plotë, pranim dhe madhërim. Vetëm nëpërmjet udhëzimeve të tij mund të shihet drita që të udhëzon në rrugën e drejtë. Njerëzit duhet të përkushtohen ta mësojnë vetë Kur'anin dhe t’ua mësojnë atë të tjerëve.

20:100Page 319

مَّنۡ أَعۡرَضَ عَنۡهُ فَإِنَّهُۥ يَحۡمِلُ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ وِزۡرًا ١٠٠

Whoever turns away from it - then indeed, he will bear on the Day of Resurrection a burden [i.e., great sin],

Kush i kthen shpinën këtij (Kur’anit), ai do të bartë në Ditën e Kijametit barrën më të rëndë. – Flitet për ata që i kthejnë shpinën dhe e mohojnë Kur'anin. Këta kanë bërë kufër dhe janë treguar mosmirënjohës ndaj mirësive të Zotit. Kush e bën këtë, meriton ndëshkimin: ai do të bartë Ditën e Kijametit barrën më të rëndë. Kush largohet dhe nuk e beson Kur'anin, kush nuk u nënshtrohet urdhëresave dhe ndalesave të sjella në të, kush nuk nënshtrohet të mësojë parimet bazë dhe të detyrueshme të tij, ai do të përballet me një jetë të ngushtë dhe Ditën e Gjykimit do të ngarkohet me gjynahe të shumta. Për shkak të atyre gjynaheve, ai ia kthen shpinën Kur'anit dhe kjo barrë e gjynaheve e zhyt atë në mohimin e Zotit dhe mospërfilljen e porosive të Tij.

20:101Page 319

خَٰلِدِينَ فِيهِۖ وَسَآءَ لَهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِ حِمۡلٗا ١٠١

[Abiding] eternally therein,1 and evil it is for them on the Day of Resurrection as a load -

Nën atë(barrë)do të qëndrojnë përgjithmonë. -Ata do të kenë ndëshkim të përjetshëm, të merituar prej veprave të tyre. Ky ndëshkim do të jetë i madh ose i vogël, në varësi të veprave që kanë bërë.Sa e keqe është ajo barrë që do të mbajnë në ditën e Kijametit! - Sa e keqe është ajo peshë që mbartin dhe sa i rëndë është ndëshkimi ku do të zhyten Ditën e Kijametit!

20:102Page 319

يَوۡمَ يُنفَخُ فِي ٱلصُّورِۚ وَنَحۡشُرُ ٱلۡمُجۡرِمِينَ يَوۡمَئِذٖ زُرۡقٗا ١٠٢

The Day the Horn will be blown. And We will gather the criminals, that Day, blue-eyed.1

Ditën kur do t'i fryhet Surit, Ne do t'i tubojmë keqbërësit të nxirosur. - Kur ti fryhet bririt, të gjithë njerëzit do të dalin nga varret e tyre. Ata nuk do të jenë të gjithë të barabartë, por secili do të trajtohet sipas veprave që ka bërë. Të devotshmit, për shembull, do të priten si delegacion miqsh që vjen prej së largu tek Rahmani. Ndërsa keqbërësit do të ringjallen të poshtëruar dhe ngjyra e lëkurës së tyre do të jetë blu e errët, nga tmerri, etja e madhe dhe frika për atë që ipret.

20:103Page 319

يَتَخَٰفَتُونَ بَيۡنَهُمۡ إِن لَّبِثۡتُمۡ إِلَّا عَشۡرٗا ١٠٣

They will murmur among themselves, "You remained not but ten [days in the world]."

Ata i pëshpërisin njëri-tjetrit: "Nuk qëndruat (në Dunja)më shumë se dhjetë ditë.”. - Mohuesit flasin të dëshpëruar me njëri-tjetrin, duke kujtuar kohën e shkurtër që kaluan në dynja dhe sa shpejt kaluan në ahiret.

20:104Page 319

نَّحۡنُ أَعۡلَمُ بِمَا يَقُولُونَ إِذۡ يَقُولُ أَمۡثَلُهُمۡ طَرِيقَةً إِن لَّبِثۡتُمۡ إِلَّا يَوۡمٗا ١٠٤

We are most knowing of what they say when the best of them in manner [i.e., wisdom or speech] will say, "You remained not but one day."

Ne e dimë shumë mirë çfarë do të flasin ata,... - Allahu i di dhe i dëgjon mirë këto fjalë që ata thonë. Ai e di mirë edhe kur dikush thotë diçka që është më afër së vërtetës:...kur më i mençuri prej tyre do të thotë: “Nuk qëndruat më shumë se një ditë!” - Qëllimi i gjithë këtyre fjalëve është për të treguar keqardhjen e madhe që ata shprehin atë ditë. Si është e mundur që e humbën kohën e shkurtër të jetës së kësaj bote, duke e harxhuan atë në kotësira e dëfrime, duke i kthyer shpinën besimit të pastër, që do t'u sillte shumë të mira?! Ata ia përkushtuan çastet e jetës së tyre të shkurtër gjërave të dëmshme, që Ditën e Gjykimit do t’u sjellin veçse trishtim e ndëshkim. Kjo është dita kur dënimi i tyre të bëhet realitet. Tashmë nuk u mbetet gjë tjetër, veçse keqardhja, lutjet për të shpëtuar, që nuk dëgjohen, dhe mjerimi i madh, që nuk do t’u ndahet kurrë. Allahu i Madhëruar tregon në një ajet tjetër kuranor, që ata do të pyeten: “Sa vjet keni kaluar në tokë?” Ata do të thonë: “Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës. Pyet ata që dinë të llogarisin!” Ai thotë: “Keni qëndruar vërtet pak, sikur ta dinit.” [Muminun 112 – 114].

20:105Page 319

وَيَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلۡجِبَالِ فَقُلۡ يَنسِفُهَا رَبِّي نَسۡفٗا ١٠٥

And they ask you about the mountains, so say, "My Lord will blow them away with a blast.1

Shko në ajetin tjetër për vazhdimin e tefsirit.

20:106Page 319

فَيَذَرُهَا قَاعٗا صَفۡصَفٗا ١٠٦

And He will leave it [i.e., the earth] a level plain;

Allahu i Madhëruar na tregon rreth Ditës së Gjykimit dhe pamjeve të saj të frikshme, për tronditjet dhe tmerret e saj të pashembullta:Të pyesin ty për malet. -Të pyesin se ç’do të ndodhë me malet Ditën e Kijametit, a do të mbeten ashtu siç janë, apo jo?Thuaj: “Zoti im do t’i shkulë ato dhe do t'i shpërndajë si pluhur.”. Dhe vendin e tyre ta bëjë rrafsh e pa kurfarë bimësie. – Allahu do t’i shkulë dhe do t’i zhdukë nga vendi. Ai do t’i shndërrojë në pluhur e pastaj do t’i shpërndajë ata si pluhur në erë. Malet do të zhduken e do të bëhen rrafsh me tokën. Toka do të bëhet e sheshtë dhe e lëmuar, saqë nuk do të duket asnjë thyerje e terrenit:

20:107Page 319

لَّا تَرَىٰ فِيهَا عِوَجٗا وَلَآ أَمۡتٗا ١٠٧

You will not see therein a depression or an elevation."

As ultësira e as lartësira nuk do të shohësh në vendin e tyre. - Nuk do të shikosh as brigje të ngritura e as gropa apo gryka të thella. Kështu, Toka do të shndërrohet në tjetër Tokë. Ajo do të jetë e gjerë për të mbajtur sipër krijesat që do të ringjallen. Zoti do ta shtrijë Tokën ashtu si tërhiqet e shtrihet lëkura e thatë, dhe të gjitha krijesat do të mblidhen në një vend të vetëm. Të gjithë do ta dëgjojnë fjalën e atij që i fton të tubohen, dhe kjo do t’i përfshijë të gjithë. Askush nuk do të mund t'i shmanget thirrjes, prandaj i Madhëruari thotë:

20:108Page 319

يَوۡمَئِذٖ يَتَّبِعُونَ ٱلدَّاعِيَ لَا عِوَجَ لَهُۥۖ وَخَشَعَتِ ٱلۡأَصۡوَاتُ لِلرَّحۡمَٰنِ فَلَا تَسۡمَعُ إِلَّا هَمۡسٗا ١٠٨

That Day, they [i.e., everyone] will follow [the call of] the Caller1 [with] no deviation therefrom, and [all] voices will be stilled before the Most Merciful, so you will not hear except a whisper [of footsteps].

Atë Ditë ata do të shkojnë pas thirrësit e nuk do të mund t'i largohen atij. -Kjo do të ndodhë Ditën e Kijametit, kur njerëzit do të dalin nga varret dhe do të qëndrojnë në këmbë. Një zë do t’i thërrasë për t’u mbledhur në vendin e tubimit, pas ringjalljes. Të gjithë, pa përjashtim, do ta ndjekin atë zë, duke mos kthyer kokën as majtas, as djathtas. Të gjithë si të shtangur do ta ndjekin atë zë, duke shkuar drejt tij. Askush nuk mund ta shtrembërojë atë thirrje, e cila do të jetë e qartë dhe e kuptueshme nga të gjithë. Të gjithë do ta dëgjojnë thirrjen dhe do të tubohen në vendin e grumbullimit. Zërat e tyre janë të mekur, nga frika e madhe prej Rrahmanit.Të gjitha zërat do të ulen para të Gjithëmëshirshmit dhe nuk do të dëgjohet asgjë përveçse pëshpërimë. - Do të dëgjohen vetëm zhurmat e këmbëve, që nxitojnë drejt vendtubimit. Nga frika, lëvizin vetëm buzët. Ata i ka pushtuar tërësisht tmerri, prandaj rrinë të heshtur për të pritur gjykimin e Rrahmanit për ta. Fytyrat janë të përulura dhe të frikësuara. Në atë vend do t’i shohësh të gjithë bashkë: të pasur e të varfër, burra e gra, të lirë e skllevër, mbretër e varfanjakë, të gjithë të heshtur, me sy të zgurdulluar nga frika. Qafën do ta mbajnë të përkulur dhe do të qëndrojnë ulur në gjunjë. Ata nuk e dinë se çfarë do të bëhet me ta. Çdokush mendon për veten e vet atë ditë, dhe aspak për të tjerët, madje as për prindërit, as për vëllezër e motra, për të dashur e shokë, siç thotë Allahu: “Kur të vijë ushtima, është dita kur njeriu ikën prej vëllait të vet, prej nënës dhe prej babait të vet, prej gruas dhe prej fëmijëve të vet. Atë ditë, çdo njeriu i mjafton çështja e vet.” [Abese 33 – 37]. Atë ditë, mbi ta do të gjykojë Gjykatësi i Drejtë, që jep drejtësi absolute. Bamirësit do t’i shpërblejë me bamirësinë dhe bujarinë e Tij, ndërsa punëkëqijtë do t’i shpaguajë me drejtësi dhe do t’i privojë nga mirësitë e Tij. Shpresa është e madhe që Zoti Bujar, i Gjithëmëshirshëm dhe Mëshirëplotë t’u tregojë atë ditë krijesave, bamirësinë dhe bujarinë e Tij të madhe. Pritet që Ai të shfaqë faljen dhe mirësinë e Tij, duke mbuluar gjynahet e besimtarëve. Aq të mëdha do të jenë falja, mëshira dhe bujaria e Allahut, saqë nuk mund ta shprehin fjalët dhe nuk mund ta përfytyrojë asnjë krijesë. Duke parë mëshirën e madhe të Zotit, të gjithë krijesat do të shpresojnë. Por Allahu do t’i veçojë me mëshirën e Tij besimtarët. Nëse dikush kërkon arsyen pse mendojmë kështu, u themi se ne e dimë mirë që mëshira e Allahut ia kalon zemërimit të Tij. Ne e dimë se mirësia e Tij është e gjerë dhe ka përfshirë të gjitha krijesat, gjë që ne e shohim në veten tonë dhe në botën që na rrethon. Allahu na ka dhuruar mirësi që në këtë jetë, e më shumë Ditën e Kijametit. Allahu i Madhëruar thotë: “Zëri do të ulet para të Gjithëmëshirshmit...", por thotë gjithashtu: “... Ai është i Gjithëmëshirshmi, të Cilit askush nuk mund t’i bëjë vërejtje. Atë ditë, Xhibrili dhe melekët do të qëndrojnë të rreshtuar. Askush nuk mund të flasë, veç atij që e lejon i Gjithëmëshirshmi dhe që thotë të vërtetën.” [Nebe'e 37, 38]. Ose: “Atë ditë, i tërë pushteti është në dorë të Rrahmanit.” [Furkan 25]. Nga ana tjetër, Profeti (a.s) ka thënë: “Allahu ka njëqind mëshira dhe në Tokë ka zbritur vetëm një mëshirë mes robërve . Prej kësaj mëshire, ata tregohen të butë e të mëshirshëm me njëri-tjetrin, aq sa edhe kafsha e ngre me butësi putrën, për ta ruajtur të voglin e saj se mos e shkelë. Kur të jetë Dita e Kijametit, Ai do ta bashkojë këtë mëshirë me 99 të tjerat, për të mëshiruar robërit e Tij.” Gjithashtu, Profeti (a.s) ka thënë: “Me të vërtetë, Allahu është më i mëshirshëm për robin sesa nëna për fëmijën e saj.” Për mëshirën e Allahut mund të flasësh gjatë e, megjithatë, ajo është shumë më e madhe sesa mund ta përshkruash. Çfarëdo që të përfytyrosh, mëshira e Zotit është shumë më e madhe se ajo. I lartësuar dhe i lavdëruar qoftë Ai, që mëshiron edhe kur bën drejtësi me ndëshkimin e Tij, ashtu siç mëshiron kur dhuron mirësitë e Tij! I lartësuar qoftë Ai, mëshira e të cilit ka përfshirë çdo gjë dhe mirësia e Tij është shtrirë në çdo gjallesë! Sa i madhëruar dhe sa jonevojtar është Allahu! Sa të varfër e nevojtarë janë krijesat për mëshirën e Tij në çdo kohë dhe në të gjitha gjendjet e tyre. Për asnjë çast ata nuk mund të jenë të pavarur nga Ai.

20:109Page 319

يَوۡمَئِذٖ لَّا تَنفَعُ ٱلشَّفَٰعَةُ إِلَّا مَنۡ أَذِنَ لَهُ ٱلرَّحۡمَٰنُ وَرَضِيَ لَهُۥ قَوۡلٗا ١٠٩

That Day, no intercession will benefit except [that of] one to whom the Most Merciful has given permission and has accepted his word.

Atë ditë nuk bën dobi ndërmjetësimi, përveçse atyre për të cilët e ka lejuar i Gjithëmëshirshmi (të ndërmjetësojnë)dhe fjala e të cilëve është e pranueshme tek Ai. - Asnjë krijesë nuk mund tëndërmjetësojë tek Allahu, vetëm nëse Ai jep leje për këtë ndërmjetësim. Dhe Allahu u jep lejë të ndërmjetësojnë veçse atyre që pëlqen t’ua dëgjojë lutjen dhe fjalën për ndërmjetësim. Të tillë janë profetët, të dërguarit dhe robërit e Tij adhurues. Madje, edhe këta mund të ndërmjetësojnë vetëm për besimtarët e sinqertë e të pastër. Kështu, atë ditë do të mund të ndërmjetësojnë vetëm të zgjedhurit dhe ndërmjetësimi i tyre do të lejohet e do të ketë dobi veçse për besimtarët. Nëse njëri nga këto dy kushte nuk plotësohet, atëherë nuk ka ndërmjetësim. Askush nuk mund të ndërmjetësojë për asnjë.

20:110Page 319

يَعۡلَمُ مَا بَيۡنَ أَيۡدِيهِمۡ وَمَا خَلۡفَهُمۡ وَلَا يُحِيطُونَ بِهِۦ عِلۡمٗا ١١٠

He [i.e., Allāh] knows what is [presently] before them and what will be after them,1 but they do not encompass it [i.e., what He knows] in knowledge.

Shko në ajetin tjetër për vazhdimin e tefsirit.

20:111Page 319

۞ وَعَنَتِ ٱلۡوُجُوهُ لِلۡحَيِّ ٱلۡقَيُّومِۖ وَقَدۡ خَابَ مَنۡ حَمَلَ ظُلۡمٗا ١١١

And [all] faces will be humbled before the Ever-Living, the Self-Sustaining.1 And he will have failed who carries injustice.2

Ai i di gjithçka para tyre dhe ato që vijnë pas, por dija e tyre nuk mund ta përfshijë Atë. Të gjitha fytyrat do t'i përulen të Gjallit, të Përjetshmit të Gjithfuqishëm. Nuk ka dyshim se ka humbur ai që mbart padrejtësinë(në shpinë). - Njerëzit do të ndahen atë ditë në dy grupe: grupi i parë janë keqbërësit e të padrejtët të zhytur në kufrin e tyre, të cilët nuk i përfshin mëshira e Zotit. Ata do të jenë të dëshpëruar e të privuar nga të mirat, të zhytur në dënimin e dhembshëm të Xhehenemit, të harruar në zemërimin e Allahut, që është Gjykatësi më i drejtë dhe i Gjithëdituri për veprat e robërve . Grupi i dytë janë ata që kanë besim të drejtë, ashtu siç u urdhëruan nga Zoti, dhe bëjnë vepra të mira, qofshin punë të detyruara apo të pëlqyeshme, për ta Allahu thotë:

20:112Page 319

وَمَن يَعۡمَلۡ مِنَ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَهُوَ مُؤۡمِنٞ فَلَا يَخَافُ ظُلۡمٗا وَلَا هَضۡمٗا ١١٢

But he who does of righteous deeds while he is a believer - he will neither fear injustice nor deprivation.

Por kush bën vepra të mira dhe është besimtar, ai nuk i frikësohet ndonjë padrejtësie e as ndonjë cenimi(në shpërblim). - Askush nuk do t’ua shtojë të këqijat, nëse kanë bërë të këqija. Gjithashtu, askush nuk ua pakëson sevapet dhe mirësitë që kanë bërë. Madje, atyre do t’u mbulohen gjynahet, do t’u falen mangësitë dhe do t’u shumëfishohet shpërblimi për veprat e mira, siç thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “S’ka dyshim se Allahu nuk bën padrejtësi as sa një grimcë. Nëse është vepër e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe dhuron shpërblim të madh nga ana e Tij.” [Nisa 40].

20:113Page 319

وَكَذَٰلِكَ أَنزَلۡنَٰهُ قُرۡءَانًا عَرَبِيّٗا وَصَرَّفۡنَا فِيهِ مِنَ ٱلۡوَعِيدِ لَعَلَّهُمۡ يَتَّقُونَ أَوۡ يُحۡدِثُ لَهُمۡ ذِكۡرٗا ١١٣

And thus We have sent it down as an Arabic Qur’ān1 and have diversified therein the warnings that perhaps they will avoid [sin] or it would cause them remembrance.

Kështu Ne e shpallëm këtë Kur’an në gjuhën arabe... -Ne e shpallëm këtë libër në gjuhën më të zgjedhur, gjuhën arabe,që ju e kuptoni dhe e njihni mirë. Kështu, Kur'ani është tërësisht i kuptueshëm për ju, qoftë teksti dhe termat e tij, qoftë kuptimet e tyre.... dhe shpjeguam me hollësi disa nga paralajmërimet,... -Kemi sjellë në Kur'an lloje të shumta paralajmërimesh dhe kërcënimesh. Shpeshherë, kërcënimi vjen duke na përmendur emrat e Allahut që tregojnë drejtësinë dhe ndëshkimin e Tij. Herë të tjera, ai vjen duke përmendur ndëshkimet që Allahu vendosi mbi popujt e shkuar, duke urdhëruar popujt më pas që të merrnin mësim. Disa herë kërcënimi vjen duke na kujtuar pasojat e këqija që sjellin gjynahet, e herë të tjera duke përmendur tmerret e Ditës së Kijametit dhe fazat e saj të frikshme. Po ashtu, Kur'ani përmend Xhehenemin dhe llojet e ndëshkimit që përmban ai. Të gjitha këto, Allahu i Madhëruar i ka sjellë si mëshirë për robërit, që ata të ruhen dhe t’i frikësohen Atij. Në këtë mënyrë, ata do t’u largohen ligësive, sherrit, poshtërsive dhe gjithçkaje që i dëmton, siç thotë Allahu i Madhëruar:-... që ata të mund të ruhen ose që ai (Kur’ani)t’i bëjë ta kujtojnë(Atë). - Kështu do të nxiten që të bëjnë vepra të mira në bindje ndaj Zotit, që do t'u sjellin shumë dobi. Duke qenë se Kur'ani është në gjuhën arabe dhe shumë i kuptueshëm për ju, nga njëra anë, dhe duke qenë se kërcënimet e paralajmërimet në të janë sjellë në forma të larmishme, atëherë njerëzit duhet të bëhen të devotshëm dhe të kryejnë sa më shumë vepra të mira. Nëse nuk do të ishte në gjuhën arabe dhe jo i qartë, Kur'ani nuk do ta kishte këtë ndikim.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском