As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Al-Anbya 21:33–70
21:33Page 324
وَهُوَ ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَ وَٱلشَّمۡسَ وَٱلۡقَمَرَۖ كُلّٞ فِي فَلَكٖ يَسۡبَحُونَ ٣٣
And it is He who created the night and the day and the sun and the moon; all [heavenly bodies] in an orbit are swimming.
Është Allahu Ai që krijoi Natën dhe Ditën, Diellin dhe Hënën. Të gjithë(trupat qiellorë)notojnë - secili në orbitën e tij (të caktuar). -Sa i lartë, i gjerë dhe i paanë është qielli! Sa madhështor dhe me ngjyrë të bukur duket nga toka! Ai është i përkryer në mënyrë të habitshme. Sa të bukura dhe të rregullta janë pamjet dhe konstilacionet që shfaqen në të! Sa bukur janë vendosur dielli dhe hëna në të! Sa i domosdoshëm është dielli, që ndriçon ditën, por edhe hëna, që ndriçon gjatë natës! Secili nga këta trupa lëvizin në mënyrë të vazhdueshme në rrugën e tyre. Sa të rregullta janë lëvizjet e yjeve dhe pozicionet e tyre! Njerëzit përfitojnë shumë prej trupave qiellorë, si: të ngrohtit, të ftohtit, stinët, llogaritjen e kohës për punët dhe për adhurimet e tyre etj. Gjatë natës, krijesat çlodhen dhe qetësohen, ndërsa gjatë ditës shpërndahen për të kërkuar mirësitë e Allahut. Atëherë, çdo i mençur që mendon për këto dukuri që i sheh çdo ditë e natë, do të arrijë në përfundimin e sigurt se kjo botë është krijuar nga Zoti me një afat të caktuar dhe me një qëllim të caktuar. Në këtë botë, Zoti u ka mundësuar njerëzve të arrijnë kënaqësi dhe mirësi të shumta, por në fund ajo do të shkojë drejt shkatërrimit dhe zhdukjes. Këtë do ta bëjë Allahu, pra, Ai që e solli në ekzistencë. Pas kësaj, të gjithë të përgjegjshmit ligjërisht (njerëz e xhindë) do të kalojnë në një tjetër vend, ndryshe nga ky ku jetojmë tani, dhe atje do të marrin atë që meritojnë, shpërblimin ose ndëshkimin për veprat e tyre. Atëherë do ta kuptojnë dhe do të binden se qëllimi i kësaj bote ka qenë mbjellja e asaj që do të korret në ahiret. Kjo botë është vend kalimi e udhëtimi, jo vend qëndrimi e prehjeje.
21:34Page 324
وَمَا جَعَلۡنَا لِبَشَرٖ مِّن قَبۡلِكَ ٱلۡخُلۡدَۖ أَفَإِيْن مِّتَّ فَهُمُ ٱلۡخَٰلِدُونَ ٣٤
And We did not grant to any man before you eternity [on earth]; so if you die - would they be eternal?
Ne, askujt(prej njerëzve)para teje nuk i dhamë përjetësinë (o Muhamed). Atëherë nëse ti vdes mos vallë ata do të jetojnë përgjithmonë? - Armiqtë e Profetit prisnin me padurim vdekjen e Profetit (a.s) dhe thoshin: “Ai është veçse një poet, prandaj po presim derisa vdekja ta zhdukë!”.” [Tur 30]. Dhe Allahu i Madhëruar u tregon se kjo është diçka që ka ndodhur edhe më parë. Asnjë njeri nuk është i pavdekshëm. Allahu i thotë Profetit (a.s.): “Nëse vdes, ta dish se kështu ka ndodhur me profetët para teje dhe me të gjithë të tjerët. Po ata që presin me padurim vdekjen tënde, mos vallë do të jenë të përjetshëm?”
21:35Page 324
كُلُّ نَفۡسٖ ذَآئِقَةُ ٱلۡمَوۡتِۗ وَنَبۡلُوكُم بِٱلشَّرِّ وَٱلۡخَيۡرِ فِتۡنَةٗۖ وَإِلَيۡنَا تُرۡجَعُونَ ٣٥
Every soul will taste death. And We test you with evil and with good as trial; and to Us you will be returned.
Çdo njeri do ta shijojë vdekjen. Dhe Ne ju sprovojmë(në këtë botë)me të keqen e me të mirën. Dhe të gjithë ju te Ne do të ktheheni. -Çdo gjë mbi tokë do të zhduket një ditë. “Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen.” Kjo thënie i përfshin të gjitha krijesat. Vdekja është një kupë që do ta pijë çdo krijesë, sado jetë të gjatë të bëjë në këtë botë. Për këtë arsye, njeriu duhet ta kuptojë mirë se është Allahu Ai që e ka vendosur në këtë botë dhe ka caktuar për të ligje e urdhëresa, e sprovon me të mira dhe me fatkeqësi, me pasuri dhe me varfëri, me krenari dhe poshtërim, me jetë dhe me vdekje. Të gjitha këto Zoti i bëri që të na sprovojë se kush do të bëjë vepra më të mira, kush do të rrëzohet gjatë sprovave dhe kush do të durojë e do të qëndrojë. Pastaj tek Allahu do të jetë kthimi i të gjithëve, që të na shpërblejë e ndëshkojë sipas veprave tona. Nëse kemi bërë punë të mira, Ai do të na shpërblejë e shumëfishojë shpërblimin, me mirësinë e bujarinë e Tij. E nëse kemi bërë keq, do të marrim atë që meritojmë, sikurse thotë i Madhëruari: “Kush bën mirë, bën mirë për veten e vet e kush bën keq, ai vepron kundër vetes së vet. Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve .” [Fusilet 46]. Ky ajet kuranor tregon qartë se është i gabuar mendimi i atyre që thonë se Hidri jeton ende në tokë. Ata nuk bazohen në ndonjë fakt për këtë, madje qëndrimi i tyre bie ndesh me këtë ajet dhe me argumente të tjera të Sheriatit.
21:36Page 325
وَإِذَا رَءَاكَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ إِن يَتَّخِذُونَكَ إِلَّا هُزُوًا أَهَٰذَا ٱلَّذِي يَذۡكُرُ ءَالِهَتَكُمۡ وَهُم بِذِكۡرِ ٱلرَّحۡمَٰنِ هُمۡ كَٰفِرُونَ ٣٦
And when those who disbelieve see you, [O Muḥammad], they take you not except in ridicule, [saying], "Is this the one who mentions [i.e., insults] your gods?" And they are, at the mention of the Most Merciful, disbelievers.
E kur të shohin ty ata që nuk besojnë, të marrin me tallje. “Ky është(thonë ata)ai që përgojon zotat tuaj?” -Kjo tregon mohimin e fortë të tyre. Idhujtarët çdo herë që e shihnin Profetin (a.s), talleshin me të dhe thoshin me nënçmim: "Ky është ai që përgojon zotat tuaj?! Ky është ai i shkreti dhe qyqari që tallet me idhujt tuaj?! Mos pyesni fare për të, por përçmojeni!" Mendo për krimin e madh të tyre. Ata talleshin e përçmonin më të mirin e krijesave, në të gjitha aspektet e tij. Një nga vlerat më të larta të tij ishte sinqeriteti në adhurimin që i kushtonte Allahut, duke u larguar nga çdo formë idhujtarie. Ai është njeriu më i nderuar dhe më i respektuar. Ndërsa mohuesit kishin të gjitha të këqijat. Ishin ata që e meritonin talljen dhe nënçmimin. Do të mjaftonte si poshtërim për ta fakti që ata mohonin Zotin dhe refuzonin Profetin dhe Shpalljen që Zoti i dha atij. Kjo i shndërroi ata në krijesat më të poshtra, më të pavlera, më të shëmtuara dhe më të urryera.Dhe ata blasfemojnë kur përmendet i Gjithmëshirëshmi (Rrahmani). -Edhe nëse e kujtojnë ndonjëherë Rahmanin, e bëjnë këtë duke e përzier me idhujtari. Atëherë, ç’mund të mendosh për gjendjet e tjera, kur nuk e kujtojnë aspak Allahun?! Mendo pak! Në ajet është përdorur emri “i Gjithëmëshirshmi”, për të theksuar se sa e shëmtuar ishte sjellja e tyre. Pra, sikur thuhet: Si është e mundur që t’i përgjigjeni me mohim dhe idhujtari të Gjithëmëshirshmit, i cili është dhuruesi i të gjitha mirësive dhe shpëtimtari nga çdo ligësi e fatkeqësi?! Nuk ka asnjë mirësi që të mos e ketë dhuruar Rahmani dhe është po Ai që ruan nga çdo ligësi. Atëherë, si është e mundur që të mohoni dhe të bini në idhujtari?!
21:37Page 325
خُلِقَ ٱلۡإِنسَٰنُ مِنۡ عَجَلٖۚ سَأُوْرِيكُمۡ ءَايَٰتِي فَلَا تَسۡتَعۡجِلُونِ ٣٧
Man was created of haste [i.e., impatience]. I will show you My signs [i.e., vengeance], so do not impatiently urge Me.
Njeriu është(krijuar si)një qenie e ngutshme. -Njeriu është krijuar i tillë, që veç nxitohet dhe e kërkon me ngut përmbushjen e synimeve të tij. Besimtarët kërkojnë që të godasë sa më shpejt ndëshkimi i Zotit mbi mohuesit dhe ndonjëherë u duket se ai po vonohet. Ndërsa mohuesit i kanë kthyer shpinën dhe i shpërfillin kërcënimet e Zotit, duke treguar kështu se nuk besojnë se ato do të ndodhin. Ata madje thonë: “Kur do të realizohet ky premtim, nëse thoni të vërtetën?” [Junus 48]. Por, le ta dinë të mjerët se Allahu i Madhëruar i afatizon, por kurrë nuk harron. Allahu i Madhëruar është i Butë dhe nuk nxitohet që të ndëshkojë, por u jep afat që të pendohen. Ai thotë në një ajet tjetër: “Çdo popull ka afatin e vet. Kur të vijë afati i tyre, ata nuk mund ta shtyjnë asnjë çast të vetëm dhe as ta përshpejtojnë.” [Junus 49]. Ndërsa këtu thotë:Unë do t’jua tregoj së shpejti Shenjat e Mia; prandaj ju nuk do të më kërkoni t’u vijë më shpejt(dënimi). -Unë do t’jua tregoj shenjat e Mia te ndëshkimi i atyre që më mohuan dhe nuk mu bindën, prandaj mos u ngutni!
21:38Page 325
وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هَٰذَا ٱلۡوَعۡدُ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ ٣٨
And they say, "When is this promise, if you should be truthful?"
Ata thonë: “Kur do të jetë ai premtim(me dënim), nëse thoni të vërtetën?” -Kështu flasin mohuesit të zhytur në vetëmashtrimin dhe çoroditjen e tyre. Ata i thanë këto fjalë duke treguar mosbesimin e tyre, sepse ende nuk kishte zbritur dënimi i Zotit. Por nuk e dinë të mjerët se sa e tmershme dhe e shëmtuar do të jetë gjendja e tyre, kur ata t’i mbulojë ndëshkimi i Zotit:
21:39Page 325
لَوۡ يَعۡلَمُ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ حِينَ لَا يَكُفُّونَ عَن وُجُوهِهِمُ ٱلنَّارَ وَلَا عَن ظُهُورِهِمۡ وَلَا هُمۡ يُنصَرُونَ ٣٩
If those who disbelieved but knew the time when they will not avert the Fire from their faces or from their backs and they will not be aided...1
Ah sikur ta dinin jobesimtarët(kohën) kur nuk do të mund ta largojnë zjarrin nga fytyrat dhe as nga shpinat e tyre dhe(kur)asnjë ndihmë nuk do t'u vijë atyre! -Shumë e tmerrshme dhe e dhimbshme do të jetë gjendja e tyre, kur nuk do të mund të largojnë nga fytyrat dhe shpina e tyre zjarrin e Xhhenemit! Zjarri do t’i përfshijë nga çdo drejtim dhe do t’i mbulojë tërësisht. Askush nuk do të mund t'i ndihmojë. Ata as veten nuk mund të ndihmojnë e ta shpëtojnë. Ky është një kërcënim i tmerrshëm, që u jepet këtyre mohuesve:
21:40Page 325
بَلۡ تَأۡتِيهِم بَغۡتَةٗ فَتَبۡهَتُهُمۡ فَلَا يَسۡتَطِيعُونَ رَدَّهَا وَلَا هُمۡ يُنظَرُونَ ٤٠
Rather, it will come to them unexpectedly and bewilder them, and they will not be able to repel it, nor will they be reprieved.
Po, po. Ai(Kjameti)do t’u vijë atyre krejt befas dhe do t’i tronditë ata. Asnjë forcë nuk do të kenë ata ta shmangin dhe as nuk do t'u jepet afat. - Ata do t’i përpijë zjarri në mënyrë të befasishme dhe do t’i mbushë me tmerr të papërshkrueshëm. Nëse do ta dinin se çfarë i pret me siguri, kurrë nuk do ta kërkonin ngutjen e ndëshkimit, por do të tmerroheshin. Duke qenë se i kthejnë shpinën Shpalljes së Zotit, ata thonë atë që thonë. Në ajetet më sipër, Allahu përmend talljen e idhujtarëve me Profetin dhe thotë: “Kur të shohin ty, ata që nuk besojnë fillojnë e tallen: “Ky është ai që përgojon zotat tuaj?!” Ndërsa në këtë ajet, Allahu e ngushëllon Profetin e Tij, duke kujtuar se ky është zakoni i gjithë popujve mohues me profetët e tyre.
21:41Page 325
وَلَقَدِ ٱسۡتُهۡزِئَ بِرُسُلٖ مِّن قَبۡلِكَ فَحَاقَ بِٱلَّذِينَ سَخِرُواْ مِنۡهُم مَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ ٤١
And already were messengers ridiculed before you, but those who mocked them were enveloped by what they used to ridicule.
Janë përqeshur shumë të dërguar të tjerë para teje. Por, përqeshësit i përfshiu vetë ajo që përqeshnin. – Kështu, ata i përfshiu ndëshkimi i ashpër, që ua preu të gjitha shpresat dhe i bëri të pavlefshme të gjitha masat e tyre mbrojtëse. Pra, le të kenë frikë këta të mjerë se do të goditen njëlloj, siç u goditën popujt e shkuar.
21:42Page 325
قُلۡ مَن يَكۡلَؤُكُم بِٱلَّيۡلِ وَٱلنَّهَارِ مِنَ ٱلرَّحۡمَٰنِۚ بَلۡ هُمۡ عَن ذِكۡرِ رَبِّهِم مُّعۡرِضُونَ ٤٢
Say, "Who can protect you at night or by day from the Most Merciful?" But they are, from the remembrance of their Lord, turning away.
Allahu i Madhëruar përmend dobësinë dhe mjerimin e atyre që adhurojnë idhuj në vend të Tij. Ata janë të gjithë lutës dhe idhuj të pafuqishëm, të varfër e nevojtarë për Allahun të Gjithëmëshirshmin, mëshira e të Cilit ka përfshirë gjithçka, të mirin dhe të keqin. Ai kujdeset për të gjithë, natën dhe ditën. Ai thotë:Thuaj: “Kush ju mbron ju gjatë natës dhe ditës prej (Dënimit të)të Gjithmëshirshmit?” -Kush ju ruan dhe kujdeset për ju gjatë natës, kur jeni në gjumë në shtratin tuaj dhe nuk ndieni e nuk dini asgjë? Po gjatë ditës, kur shpërndaheni për veprat tuaja të zhytur në pakujdesi? A nuk është Rahmani Ai që kujdeset për ju dhe ju ruan e mbron në çdo kohë dhe gjendje? A ka ndonjë tjetër që kujdeset për ju?! Jo, nuk ka mbrojtës tjetër veç Tij.Megjithatë, ata ua kthejnë shpinën këshillave të Zotit të tyre. -Prandaj i bëjnë shokë Atij. Nëse do të përkushtoheshin në adhurimin dhe kujtimin e Zotit të tyre dhe do të dëgjonin këshillat e porositë e Tij, do të gjenin rrugën e drejtë dhe do t’u jepej sukses për çdo të mirë e mbarësi.
21:43Page 325
أَمۡ لَهُمۡ ءَالِهَةٞ تَمۡنَعُهُم مِّن دُونِنَاۚ لَا يَسۡتَطِيعُونَ نَصۡرَ أَنفُسِهِمۡ وَلَا هُم مِّنَّا يُصۡحَبُونَ ٤٣
Or do they have gods to defend them other than Us? They are unable [even] to help themselves, nor can they be protected from Us.
Apo kanë ata zota të tjerë që mund t'i mbrojnë prej Nesh?! -Nëse Ne dëshirojmë që t’ju godasim me ndonjë të keqe, a ka ndonjë nga idhujt tuaj që ka pushtet dhe forcë që t’ju mbrojnë nga ajo e keqe?Ata nuk kanë fuqi të ndihmojnë as vetveten dhe as Ne nuk do t'i mbrojmë. - As veten nuk mund ta ndihmojnë dhe as Ne nuk do t'i mbrojmë. Nëse nuk ke ndihmë dhe mbrojtje nga Allahu, atëherë vetëm mbrapshtitë të ndjekin pas, asnjë të mirë nuk arrin dhe nga asnjë e keqe nuk mund të mbrohesh. Shkaku që i bën ata të vazhdojnë në mohim e idhujtari është:
21:44Page 325
بَلۡ مَتَّعۡنَا هَٰٓؤُلَآءِ وَءَابَآءَهُمۡ حَتَّىٰ طَالَ عَلَيۡهِمُ ٱلۡعُمُرُۗ أَفَلَا يَرَوۡنَ أَنَّا نَأۡتِي ٱلۡأَرۡضَ نَنقُصُهَا مِنۡ أَطۡرَافِهَآۚ أَفَهُمُ ٱلۡغَٰلِبُونَ ٤٤
But, [on the contrary], We have provided good things for these [disbelievers] and their fathers until life was prolonged for them. Then do they not see that We set upon the land, reducing it from its borders?1 Is it they who will overcome?
Ne u dhamë atyre dhe paraardhësve të tyre jetë të gjatë e mirësi të shumta. –Ne u shtuam pasurinë dhe pasardhësit, u dhamë jetë të gjatë, prandaj ata u përhumbën dhe u harruan me kënaqësitë e kësaj jete. Kjo i shpërqendroi nga qëllimi përse u krijuan, dhe kjo u zgjati për shumë kohë. Zemrat iu ngurtësuan dhe ata shkuan shumë larg duke shkelur kufijtë e Zotit. Mosbesimi iu ashpërsua dhe mosmirënjohja iu rrit. Por nëse ata hedhin shikimin në botën rrotull tyre, do të shohin veçse shkatërrim e vdekje dhe do të dëgjojnë zërat e përvuajtur të atyre që qajnë për të vdekurit. Breza të tërë të humbur njëri pas tjetrit. Vdekja u zuri pritë në rrugë për t’ua marrë shpirtrat. Prandaj Zoti, duke ua vënë në dukje këtë dukuri, thotë:A nuk e vërejnë ata se Ne ua pakësojmë ca nga ca tokën nga anët e saj? -Toka sa vjen e ngushtohet me vdekjen e banorëve të saj dhe zhdukjen e popujve njëri pas tjetrit, derisa Allahu të trashëgojë gjithçka të saj, sepse Ai është Trashëgimtari më i mirë. Nëse njerëzit do të shihnin ç'ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë rreth e rrotull tyre, nuk do të vazhdonin të qëndronin në gjendjen e tyre të mosbesimit e padrejtësive.Atëherë, mos vallë ata do të dalin të fituar? -A kanë mundësi ata të shpëtojnë nga kaderi i Zotit? A kanë mundësi që t’i shmangen vdekjes apo ta ndalojnë atë? Atëherë, përse mashtrohen nga jeta e kësaj bote, sado e gjatë të jetë ajo? A mund t’i shmangen të dërguarit Tonë (Melekut të vdekjes), kur të vijë që t’u marrë shpirtin? Ata do të dorëzohen menjëherë, pa pasur forcë të bëjnë as rezistencën më të vogël kundrejt tij.
21:45Page 326
قُلۡ إِنَّمَآ أُنذِرُكُم بِٱلۡوَحۡيِۚ وَلَا يَسۡمَعُ ٱلصُّمُّ ٱلدُّعَآءَ إِذَا مَا يُنذَرُونَ ٤٥
Say, "I only warn you by revelation." But the deaf do not hear the call when they are warned.
Thuaj, o Muhamed, të gjithë njerëzve:Thuaj: “Unë veçse po ju paralajmëroj me anën e kësaj shpalljeje." -Unë jam thjesht një Profet dhe nuk them asgjë nga vetja ime. Unë nuk zotëroj depot e mirësive të Allahut dhe as pretendoj se di të fshehtën. Nuk po ju them as se jam melek. Unë paralajmëroj veçse me atë që më shpallet nga Allahu. Nëse i përgjigjeni kësaj ftese, i jeni përgjigjur Allahut, i Cili do t’ju shpërblejë për këtë. Por nëse i ktheni shpinën e refuzoni, atëherë unë nuk kam në dorë asgjë. Gjithçka është në dorë të Zotit dhe çdo përcaktim është në dorë të Tij.Por, i shurdhëti nuk do ta dëgjojë thirrjen, edhe kur paralajmërohet. – i shurdhëti nuk dëgjon asnjë zë, sepse dëgjimi i tij është shkatërruar. Edhe pse zëri ekziston, ai mund të dëgjohet veçse nëse ke aftësinë për të dëgjuar. Po kështu, Shpallja ngjall shpirtin dhe zemrën dhe bën të mundur që njeriu të kuptojë mesazhin e Zotit dhe çfarë Ai dëshiron. Megjithatë, nëse zemra nuk është në gjendje dhe nuk e ka aftësinë që të dëgjojë udhëzimin, atëherë ajo është njëlloj si i shurdhëti, prandaj nuk ka për të përfituar aspak nga udhëzimi dhe feja. Idhujtarët janë të shurdhër ndaj udhëzimit, prandaj mos u çudit që ata nuk e ndjekin dhe nuk i kushtojnë vëmendje atij, sidomos kur janë të zhytur në dëfrime dhe as që e shohin apo ta ndiejnë dënimin.
21:46Page 326
وَلَئِن مَّسَّتۡهُمۡ نَفۡحَةٞ مِّنۡ عَذَابِ رَبِّكَ لَيَقُولُنَّ يَٰوَيۡلَنَآ إِنَّا كُنَّا ظَٰلِمِينَ ٤٦
And if [as much as] a whiff of the punishment of your Lord should touch them, they would surely say, "O woe to us! Indeed, we have been wrongdoers."
Nëse ata do t'i godiste ndonjë e keqe nga dënimi i Zotit tënd, ata do të thoshin: “Të mjerët ne! Ne i bëmë vetes padrejtësi.” -Kur i godet një pjesë e vogël e ndëshkimit të Zotit, - dhe nuk ka dënim nga Zoti që të jetë i vogël, - ata do të thoshin: “Të mjerët ne, që i bëmë vetes padrejtësi.” Ata do të luteshin për vetëshkatërrim e zhdukje. Ata do të shprehnin keqardhje e pendim, do të pranonin padrejtësitë e tyre dhe faktin se e meritojnë ndëshkimin e Allahut.
21:47Page 326
وَنَضَعُ ٱلۡمَوَٰزِينَ ٱلۡقِسۡطَ لِيَوۡمِ ٱلۡقِيَٰمَةِ فَلَا تُظۡلَمُ نَفۡسٞ شَيۡـٔٗاۖ وَإِن كَانَ مِثۡقَالَ حَبَّةٖ مِّنۡ خَرۡدَلٍ أَتَيۡنَا بِهَاۗ وَكَفَىٰ بِنَا حَٰسِبِينَ ٤٧
And We place the scales of justice for the Day of Resurrection, so no soul will be treated unjustly at all. And if there is [even] the weight of a mustard seed,1 We will bring it forth. And sufficient are We as accountant.
Ditën e Gjykimit, Ne do të vëmë peshore të sakta, prandaj askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi. -Allahu i Madhëruar na tregon për gjykimin e Tij të drejtë në llogarinë e krijesave, kur t’i tubojë ata Ditën e Kijametit. Ai do të vendosë peshore të drejta dhe të sakta, që do të peshojnë edhe veprat më të vogla, qofshin ato sa një thërrmijë. Kështu do të peshohen të mirat dhe të këqijat. Askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi, musliman apo mohues qoftë. Askujt nuk do t'i pakësohet apo mohohet ndonjë e mirë që ka bërë dhe askujt nuk do t'i shtohet ndonjë e keqe që nuk e ka bërë.Edhe sikur të jetë diçka që peshon sa një kokërr meli, Ne do ta sjellim atë aty(në peshore). -Edhe vepra të këtyre përmasave kaq të vogla dhe të parëndësishme në dukje do të peshohen e për to do të jepet shpërblimi ose dënimi i merituar. I Madhëruari thotë në një ajet tjetër të Kur'anit: “Atë ditë, njerëzit do të tubohen të ndarë në grupe, që të duken veprat e tyre. Kush ka bërë ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do të shohë. Dhe kush ka bërë ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do të shohë.” [Zelzele 15, 16]. Gjithashtu: “Kur libri (i veprave të tyre) t’u vihet përpara, do t’i shohësh gjynahqarët të frikësuar nga shënimet në të, që do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër, që nuk ka lënë asnjë vepër të madhe apo të vogël, pa e shënuar atë?!” Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë bërë. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.” [Kehf 49]. Ndërsa këtu i Madhëruari thotë:Mjaftojmë Ne si llogaritës të drejtë(të punëve). -Mjafton që Allahu i Madhëruar i di të gjitha. Mjafton që Allahu është Ai që i llogarit veprave e njerëzve me saktësi e drejtësi. Mjafton që Allahu regjistron çdo gjë prej punëve të krijesave. Allahu është i gjithëditur për ato punë, për vlerën e tyre dhe të shpërblimit ose të ndëshkimit që ato meritojnë. Ai do t’ua japë të plotë shpërblimin ose ndëshkimin atyre që i kanë bërë ato punë.
21:48Page 326
وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَىٰ وَهَٰرُونَ ٱلۡفُرۡقَانَ وَضِيَآءٗ وَذِكۡرٗا لِّلۡمُتَّقِينَ ٤٨
And We had already given Moses and Aaron the criterion and a light and a reminder1 for the righteous
Ne u patëm dhënë Musait dhe Harunit Furkanin(Teuratin), që ishte dritë e këshillë për të devotshmit,... -Allahu i Madhëruar i përmend shpesh së bashku këta dy libra madhështorë, që ka shpallur. Nuk ka parë bota libra më të mirë se këta të dy. Në ta kishte dhe ka mësime të shumta për njerëzit. Ata ishin dhe janë libra të begatë për robërit. Ata ishin dhe janë udhëzues të qartë për ata që kanë kërkuar e kërkojnë rrugën e drejtë. Këta libra janë Teurati dhe Kur'ani. Kështu, Allahu i dhuroi Musait, por edhe Harunit, Teuratin, të cilin e quajti Dallues (Furkan), pra, dalluesin e të vërtetës nga e kota, dalluesin e qartë të udhëzimit nga humbja. Ky Libër madhështor ishte ndriçues, nëpërmjet të cilit gjenin udhën ata që e kërkonin atë dhe ndriçoheshin udhëtarët drejt kënaqësisë së Allahut. Nëpërmjet tij njiheshin ligjet e Zotit dhe bëheshin të qartë hallalli nga harami. Ai ishte dritë që largonte errësirën e injorancës dhe të shpikjeve devijuese në fenë e Zotit. Zoti e përshkruan Teuratin edhe si “këshillë për të devotshmit” Përmes leximit të tij, ata kujtonin se çfarë ishte e mirë për ta dhe nga se duhet të ruheshin. Kështu, ata arrinin të kuptonin të mirën dhe të keqen, duke i dalluar qartë nga njëra tjetra. Allahu i Madhëruar ka veçuar këtu një kategori të caktuar njerëzish, duke thënë se ishin pikërisht ata dhe vetëm ata që përfitonin nga drita e këtij libri: ata ishin të devotshmit. Vetëm ata përfitonin duke marrë dituri të pastër dhe të sigurt nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, duke e adhuruar Zotin ashtu siç kishte porositur dhe urdhëruar Ai. Duke përmendur cilësitë e të devotshmëve, i Madhëruari thotë:
21:49Page 326
ٱلَّذِينَ يَخۡشَوۡنَ رَبَّهُم بِٱلۡغَيۡبِ وَهُم مِّنَ ٱلسَّاعَةِ مُشۡفِقُونَ ٤٩
Who fear their Lord unseen,1 while they are of the Hour apprehensive.
... të cilët i frikësohen Zotit të tyre, edhe pse nuk e shohin,... -Ata i frikësohen Zotit edhe në vetmi, kur nuk shihen nga njerëzit. Sigurisht, edhe në publik janë po ashtu të nënshtruar dhe të bindur ndaj Zotit. Frika e tyre shprehet duke iu larguar çdo gjëje që Zoti e ka ndaluar, me shumë kujdes dhe përkushtim, dhe duke vepruar dhe përkryer çdo gjë për të cilën janë urdhëruar. E si mund të mos veprojnë kështu, kur Zoti thotë se janë:... dhe që i druhen Orës(së gjykimit). -Ata i frikësohen qëndrimit para Zotit të tyre, të Cilin e njohin shumë mirë. Ata ia njohin Zotit pushtetin, emrat e atributet e Tij. Ata ia njohin veprat dhe lavdinë e Tij. Kështu, këta fatbardhë kanë dy cilësi:1. ihsan-in, që është grada më e lartë e besimit, pra, ajo që të bën ta adhurosh Zotin sikur ta shihje haptazi;2. frikën nga qëndrimi para Zotit, për të dhënë llogari para Tij.Më pas, i Madhëruari përshkruan Kur'anin madhështor dhe thotë:
21:50Page 326
وَهَٰذَا ذِكۡرٞ مُّبَارَكٌ أَنزَلۡنَٰهُۚ أَفَأَنتُمۡ لَهُۥ مُنكِرُونَ ٥٠
And this [Qur’ān] is a blessed message which We have sent down. Then are you with it unacquainted?1
Edhe ky Kur'an që Ne e shpallëm, është plot këshilla dhe bekime. Atëherë, si nuk po e pranoni? -Jepen dy cilësi madhështore të Kur'anit. Së pari, ai është dhikrun, pra, kujtues dhe kumtues, nëpërmjet të cilit arrihet njohuria dhe dituria e plotë për të gjitha çështjet më të larta dhe të mëdha. Disa nga njohuritë e shumta që ofron Kur'ani i madhërueshëm janë:- Njohja e Allahut me emrat, cilësitë dhe veprat e Tij.- Dituria rreth profetëve dhe të dashurve të Zotit (eulijave), duke mësuar rreth veprave e gradave të tyre të larta në adhurime dhe në marrëdhëniet me Zotin.- Ligjet e Zotit, qoftë për ritet dhe adhurimet, qoftë për çështjet e marrëdhënieve ndërnjerëzore etj.- Ligjet e shpërblimit dhe ndëshkimit si për këtë jetë, ashtu edhe për jetën tjetër.- Përshkrimi i Xhenetit dhe Xhehenemit dhe cilësitë e banorëve të secilit, e shumë e shumë tema e çështje madhore, të cilat sillen të mbështetura me shumë argumente logjike e fetare.Gjithashtu, mund të themi se Zoti e quajti Kur'anin DhikrunKëshillë e kujtim, sepse nëpërmjet tij njeriu sikur rikujton diçka që e ka të ngulitur thellë në shpirt dhe në natyrën e tij të pastër. Një logjikë e pastër i beson të vërtetat dhe të mirën e sheh të mirë, madje kjo logjikë e nxit njeriun që të punojë sipas të mirës. Por ajo edhe të keqen e sheh të keqe, madje e ndalon njeriun nga ajo. Për njeriun me natyrë të papërlyer, të gjitha mesazhet, por edhe ligjet, urdhëresat e ndalesat që gjenden në Kur'an, janë thjesht një rikujtim ose rizgjim i natyrës së tij të pastër. Me fjalë të tjera, asnjë mesazh ose ligj i Kur'anit nuk mund të bjerë ndesh me logjikën e pastër dhe natyrshmërinë e papërlyer. Cilësia tjetër me të cilën Zoti e përshkruan Kur'anin është Mubarekun, pra, plot begati. Kjo do të thotë se Kur'ani ia shton të mirat dhe begatitë njeriut. Nuk ka ndonjë gjë më të mirë dhe më begatisjellës sesa Kur'ani. Për çdo mirësi e begati, për çdo shtim të mirësive fetare, të kësaj bote dhe të ahiretit, Kur'ani është shkaku dhe ato janë pasojat. Të gjitha ato mirësi janë fryte të të jetuarit me Kur'anin. Përfundimisht, ky libër që është Dhikrun dhe Mubarekun, duhet që të respektohet e të pranohet me mirënjohje të thellë e përkushtim. Ti duhet të nënshtrohesh të jetosh sipas tij dhe t’i shprehësh mirënjohjen Dhuruesit të tij, duke e adhuruar Atë përmes këtij Libri dhe sipas këtij Libri. Njeriu duhet të dijë si të përfitojë nga bekimet e Kur'anit, duke mësuar leximin e gërmave e fjalëve të tij dhe kuptimin e tyre korrekt, dhe pastaj të përkushtohet në zbatimin dhe përkthimin e tyre në jetën e vet. Nëse vepron të kundërtën, duke i kthyer shpinën, duke e refuzuar dhe lënë në harresë, duke mos e besuar dhe mos adhuruar Zotin sipas tij, atëherë kjo tregon se zemrën e tij e ka bllokuar kufri i madh dhe injoranca e plotë. Kjo është një fatkeqësi shumë e madhe, që sytë e të humburve nuk mund ta shohin, prandaj i Madhëruari, duke vënë në dukje këtë verbëri të mohuesve, u drejton këtë pyetje atyre: “Atëherë, si nuk po e pranoni?”
21:51Page 326
۞ وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَآ إِبۡرَٰهِيمَ رُشۡدَهُۥ مِن قَبۡلُ وَكُنَّا بِهِۦ عَٰلِمِينَ ٥١
And We had certainly given Abraham his sound judgement before,1 and We were of him well-Knowing
Pasi përmendi Muhamedin (a.s) dhe Musain (a.s) dhe librat që u dha atyre, Allahu i Madhëruar kujton Ibrahimin (a.s):Ne ia dhamë Ibrahimit udhëzimin e tij më herët dhe dinim gjithçka për të. -Ne ia dhamë Ibrahimit udhëzimin më herët, para dërgimit të Musait dhe të Muhamedit dhe para shpalljes së librave të tyre. Allahu i Madhëruar i tregoi Ibrahimit mbretëritë e qiejve dhe të tokës dhe i dhuroi një udhëzim të plotë, përmes së cilit ai përsosi veten dhe ftoi të tjerët. Askujt në botë pas Ibrahimit nuk iu dha ky udhëzim i mrekullueshëm dhe kjo ndihmë e madhe, përveç Muhamedit. Vini re se si Allahu i Madhëruar thotë: “udhëzimin e tij”. Pra, sikur udhëzimi ishte nga Ibrahimi, sepse ai ishte vërtet i drejtë dhe i pastër, i natyrshëm në besimin e pastër monoteist. Gjendja dhe grada e tij e lartë ishte sipas besimit monoteist, me të cilin Zoti e pajisi dhe e urdhëroi që të nënshtrohej dhe të jetonte sipas tij. Në fakt, çdo besimtar është i udhëzuar. Shkalla e udhëzimit të tij është në varësi të imanit që ka në zemër, për të cilin kujdeset dhe punon për ta forcuar përmes veprave të mira. Pastaj Allahu i Madhëruar thotë: “...dhe dinim gjithçka për të.” Allahu i dhuroi Ibrahimit udhëzimin, e dalloi me profetësinë, me dashurinë më të madhe që Ai mund t’i falë ndonjë krijese dhe me shumë veçori e shpërblime në të dyja jetët. Zoti e bëri këtë duke e ditur shumë mirë se Ibrahimi ishte i duhuri për t’u vlerësuar kështu. Ai ishte i pastër, i çiltër, i mençur. I Madhëruari përmend më pas polemikat e Ibrahimit me popullin e tij, kur i ndalonte nga idhujtaria. Ai ua theu idhujt dhe i bëri të heshtnin me argumentim të mençur dhe të urtë:
21:52Page 326
إِذۡ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوۡمِهِۦ مَا هَٰذِهِ ٱلتَّمَاثِيلُ ٱلَّتِيٓ أَنتُمۡ لَهَا عَٰكِفُونَ ٥٢
When he said to his father and his people, "What are these statues to which you are devoted?"
Kur ai i tha babait dhe popullit të vet: “Ç’janë këto statuja që adhuroni?” -Këta janë thjesht disa puta ose statuja, që ju i keni gdhendur me duart tuaja në formën e disa krijesave dhe në mënyrë të pakuptimtë u dedikoni adhurime. Çfarë vlere apo merite kanë ata, që t’u përkushtohesh e përulesh me adhurime e lutje? Ku është logjika juaj? Mos jeni çmendur vallë, që humbisni kohën me adhurime të kota, që ua përkushtoni këtyre sendeve pa jetë e të padobishme? I gdhendni me duart tuaja dhe pastaj u përgjëroheni t’ju ndihmojnë?! Kjo vërtet është e habitshme! Adhuroni sende që vetë i ndërtoni? Përgjigjja e tyre vjen pa asnjë argumentim dhe arsyetim të logjikshëm, por si përgjigje e një të mangëti, që nuk di çfarë të thotë:
21:53Page 326
قَالُواْ وَجَدۡنَآ ءَابَآءَنَا لَهَا عَٰبِدِينَ ٥٣
They said, "We found our fathers worshippers of them."
Ata i thanë: “Kështu pamë të parët tanë, që i adhuronin ato.” -Kështu bënin të parët tanë, e kështu bëjmë edhe ne. Ne ndjekim rrugën e tyre dhe kryejmë ato adhurime që bënin ata. Dihet mirë se veprat e krijesave kurrë nuk mund të merren si argument mbrojtës, përveç veprave të profetëve. Askush nuk mund të arsyetohet duke marrë si shembull të parët e tij, sidomos në themelet e fesë dhe të besimit, siç është edhe çështja më e rëndësishme, teuhidi i Zotit të botëve. Ajo mbështetet veçse në shpallje dhe dritë nga vetë Zoti, e jo në pasimin e verbër të të parëve. Për këtë arsye, Ibrahimi (a.s), duke u treguar se janë të gjithë në humbje, tha:
21:54Page 326
قَالَ لَقَدۡ كُنتُمۡ أَنتُمۡ وَءَابَآؤُكُمۡ فِي ضَلَٰلٖ مُّبِينٖ ٥٤
He said, "You were certainly, you and your fathers, in manifest error."
Atëherë, ai u tha: “Ju dhe të parët tuaj keni qenë të humbur.” -Humbja ku jeni zhytur është e dukshme dhe fare e kuptueshme. E ku ka humbje më të qartë sesa idhujtaria dhe lënia e teuhidit? Kur thoni se ndiqni të parët tuaj, nuk vlen aspak si argument, sepse të gjithë së bashku, ju dhe ata që ju pasoni, jeni në humbje të qartë e të sigurt. Kjo është shumë e qartë për cilindo që shikon veprat dhe gjendjen tuaj. Por populli i Ibrahimit duke shprehur çudinë, por edhe revoltimin kundrejt fjalëve të tij fyese në adresë të tyre dhe të të parëve të tyre, tha:
21:55Page 326
قَالُوٓاْ أَجِئۡتَنَا بِٱلۡحَقِّ أَمۡ أَنتَ مِنَ ٱللَّٰعِبِينَ ٥٥
They said, "Have you come to us with truth, or are you of those who jest?"
Ata ia kthyen: “Po flet seriozisht apo po tallesh?!” -Ato fjalë që the kundër nesh, a i ke seriozisht apo thjesht do të tallesh dhe nuk di çfarë thua? Qëllimi i tyre ishte që ta kthenin situatën në favor të tyre. Ata kështu sikur po tregonin se ishte e qartë për të gjithë se fjalët e Ibrahimit ishin të një mendjelehti, i cili nuk mendon se çfarë thotë. Por Ibrahimi (a.s) iu përgjigj qartë, duke nxjerrë në pah mendjemadhësinë dhe mangësinë e logjikës së tyre:
21:56Page 326
قَالَ بَل رَّبُّكُمۡ رَبُّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ ٱلَّذِي فَطَرَهُنَّ وَأَنَا۠ عَلَىٰ ذَٰلِكُم مِّنَ ٱلشَّٰهِدِينَ ٥٦
He said, "[No], rather, your Lord is the Lord of the heavens and the earth who created them, and I, to that, am of those who testify.
Atëherë, ai tha: “Zoti juaj është Zoti i qiejve e i Tokës; është Ai që i krijoi ato dhe unë dëshmoj për këtë.” – Kështu, Ibrahimi u solli atyre dy mënyra argumentimi: së pari, solli argumentin logjik për t’i bërë të kuptonin kotësinë e adhurimit të një sendi që e kishin gdhendur vetë me duart e tyre. Së dyti, solli argument tekstual nga Zoti, duke thënë: “Zoti juaj është Zot i qiejve e i Tokës. Është Ai që i krijoi ato dhe unë dëshmoj për këtë.” Është shumë e thjeshtë të kuptohet nga çdo njeri, madje edhe nga ata me të cilët polemizonte Ibrahimi (a.s), se Allahu është i vetmi Krijues i të gjitha krijesave, nga bijtë e Ademit, melekët, xhindët, kafshët, qiejt, toka etj. Ai rregullon të gjitha çështjet e tyre dhe përkujdeset plotësisht për ta. Çdo krijesë është e dobët, e pafuqishme dhe nevojtare për kujdesin e Allahut. Edhe ata idhuj të cilëve u luten të paditurit janë të dobët e nevojtarë për Zotin. Atëherë, a mund të pranohet që t’i përkushtosh adhurime një krijese të dobët, që është nën kujdesin e Allahut e ka nevojë për Të, që vetë nuk mund të bëjë dot asgjë, që nuk jep jetë dhe as nuk mund ta marrë atë, që nuk mund të ringjallë e të marrë në llogari? Si mund të bëhet kjo dhe të braktisësh adhurimin e Krijuesit, Furnizuesit, Rregulluesit të çështjeve të gjithësisë?! Ky është argumentimi logjik. Ndërsa argumenti tekstual është pikërisht kjo fjalë madhështore e thënë nga një Profet i Zotit, i cili kurrë nuk gënjen dhe as gabon. Ibrahimi ishte profet dhe ai dëshmonte për këtë fjalë të vërtetë, që tha Zoti: “Zoti juaj është Zot i qiejve e i Tokës. Është Ai që i krijoi ato dhe unë dëshmoj për këtë.” Ai dëshmoi se Allahu i Madhëruar është i vetmi i Adhuruar me meritë dhe se çdo adhurim tjetër është i kotë. E ku ka dëshmi më të madhe sesa dëshmia e të dashurit të Rahmanit, Ibrahimit (a.s). Pasi u sqaroi me fjalë se idhujt e tyre nuk mund të bëjnë asgjë, Ibrahimi (a.s) ua ilustroi edhe me vepra pafuqinë e idhujve, të cilët nuk mund të bëjnë asgjë, madje as të mbrojnë vetveten. Ai bëri diçka që ata të kuptonin se fjalët e tij ishin të vërteta.
21:57Page 326
وَتَٱللَّهِ لَأَكِيدَنَّ أَصۡنَٰمَكُم بَعۡدَ أَن تُوَلُّواْ مُدۡبِرِينَ ٥٧
And [I swear] by Allāh, I will surely plan against your idols after you have turned and gone away."
Për Allah, sa të largoheni ju, unë kam për t’i dërrmuar këto statuja! -Kështu vendosi Ibrahimi të vepronte me idhujt, pasi njerëzit të shkonin në një nga festat e tyre. Kur ata u larguan të gjithë, ai shkoi fshehtas dhe i shkatërroi të gjithë idhujt e tyre, që i kishin mbledhur të gjitha në një vend, përveç njërit, që ishte më i madhi mes tyre. Atë e la për një qëllim, që do ta shpjegonte më pas.
21:58Page 327
فَجَعَلَهُمۡ جُذَٰذًا إِلَّا كَبِيرٗا لَّهُمۡ لَعَلَّهُمۡ إِلَيۡهِ يَرۡجِعُونَ ٥٨
So he made them into fragments, except a large one among them, that they might return to it [and question].
Dhe i bëri ato copë e çikë, përveç idhullit të tyre më të madh, që ata t’i drejtoheshin atij. –Vini re se si Allahu tha: “përveç idhullit të tyre më të madh”. Kjo është një përzgjedhje e kujdesshme fjalësh. Çdo gjë që është e urryer nga Zoti nuk përshkruhet me fjalë të bukura, prandaj këtu nuk thotë: “përveç idhullit të madh”, por “përveç idhullit të tyre më të madh.” Edhe Profeti (a.s), kur u drejtohej mbretërve të kohës, thoshte: “Të madhit të persianëve” ose “Të madhit të romakëve”. Kjo është një çështje delikate, që tregon se duhet të kesh shumë kujdes që të mos madhërosh atë që e ka poshtëruar Allahu, por të përzgjedhësh fjalët me kujdes e vëmendje të madhe. Pastaj Allahu i Madhëruar thotë: “...që ata t’i drejtoheshin atij.” Pra, Ibrahimi e la atë idhull, që e quanin më të madhin, që ata ta pyesnin e t’i kërkonin ndihmë. Kështu, ata do të fillonin të arsyetonin drejt dhe të kuptonin mirë argumentet që Ibrahimi u kishte dhënë. Prandaj, në një moment reflektimi, më pas ata do të thoshin: “Vërtet, keqbërësit jeni ju vetë”. Sidoqoftë, kur ata panë se çfarë u kishte ndodhur idhujve të tyre, thanë:
21:59Page 327
قَالُواْ مَن فَعَلَ هَٰذَا بِـَٔالِهَتِنَآ إِنَّهُۥ لَمِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ ٥٩
They said, "Who has done this to our gods? Indeed, he is of the wrongdoers."
“Kush e bëri këtë me zotat tanë? - thanë ata. - “Ai qenka kriminel.” -Edhe pse ata po bënin padrejtësinë më të madhe, filluan ta akuzonin Ibrahimin si kriminel. Nuk e dinin të mjerët se shkatërrimi i idhujve ishte nga veprat më të vyera të Profetit, që buronte nga drejtësia dhe nga teuhidi i tij. Të padrejtë ishin ata që vazhdonin t’i adhuronin statujat, edhe pse e panë vetë se çfarë ndodhi me ato, të cilat ishin të pafuqishme të mbronin edhe veten e vet.
21:60Page 327
قَالُواْ سَمِعۡنَا فَتٗى يَذۡكُرُهُمۡ يُقَالُ لَهُۥٓ إِبۡرَٰهِيمُ ٦٠
They said, "We heard a young man mention them who is called Abraham."
Disa thanë: “Kemi dëgjuar për një djalë, që i përçmonte ato, i cili quhej Ibrahim.” -Kemi dëgjuar një djalë që i përçmon idhujt tanë. Atëherë, kuptohet se ai duhet të ketë qenë autori i këtij “krimi”. Mbase dikush mund ta kishte dëgjuar Ibrahimin kur tha: “Për Allah! Sa të largoheni ju, unë kam për t’i dërrmuar statujat tuaja!”
21:61Page 327
قَالُواْ فَأۡتُواْ بِهِۦ عَلَىٰٓ أَعۡيُنِ ٱلنَّاسِ لَعَلَّهُمۡ يَشۡهَدُونَ ٦١
They said, "Then bring him before the eyes of the people that they may testify."1
“Atëherë, - thanë ata, - silleni atë këtu në sy të njerëzve, që ta shohin të gjithë!” -Pasi u bindën se ishte Ibrahimi ai që e kishte kryer atë vepër, vendosën ta nxirrnin Ibrahimin para të gjithë popullit, që ta shihnin se si do të ndëshkohej ai dhe çdokush që do të guxonte të përdhoste e përçmonte idhujt e tyre. Por, në fakt, pikërisht këtë donte Ibrahimi. Ai donte që të fliste hapur para të gjithë njerëzve, që t’ua qartësonte të vërtetën dhe ata të mos kishin më asnjë justifikim para Zotit. Kjo ishte njëlloj siç veproi Musai kur i tha Faraonit në lidhje me magjistarët: “Koha e caktuar le të jetë dita e festës, kur njerëzit të mblidhen paradite.” [Ta Ha 59]. Kështu, kur u mblodhën të gjithë njerëzit, ata e nxorën Ibrahimin përpara dhe thanë:
21:62Page 327
قَالُوٓاْ ءَأَنتَ فَعَلۡتَ هَٰذَا بِـَٔالِهَتِنَا يَٰٓإِبۡرَٰهِيمُ ٦٢
They said, "Have you done this to our gods, O Abraham?"
Ata e pyetën: “Ti e bëre këtë me zotat tanë, o Ibrahim?” -Kjo ishte një pyetje, që i dihej përgjigjja. Pra, sikur po e gjykonin dhe po i thoshin: “Si e more guximin ta bësh diçka të tillë?” Atëherë, kur të gjithë njerëzit po shihnin dhe dëgjonin me vëmendje, Ibrahimi tha:
21:63Page 327
قَالَ بَلۡ فَعَلَهُۥ كَبِيرُهُمۡ هَٰذَا فَسۡـَٔلُوهُمۡ إِن كَانُواْ يَنطِقُونَ ٦٣
He said, "Rather, this - the largest of them - did it, so ask them, if they should [be able to] speak."
Ibrahimi u përgjigj: “Atë e ka bërë i madhi i tyre.” - I theu ky, që ju e quani të madh, sepse u zemërua me ta. U zemërua se nuk donte që edhe ata të adhuroheshin si ai. Ai donte që ju të adhuronit vetëm atë, si idhulli më i madh që është, e jo këta të vegjëlit. Me këto fjalë, Ibrahimi donte që ta bënte popullin të logjikonte dhe të kuptonte kotësinë e asaj që bënin, prandaj dhe u tha:“Pyesni vetë ata, nëse mund të flasin!” - Pyesni këto puta të thyera, përse i theu puta e tyre e madhe? Pastaj pyesni edhe putën tuaj të madhe, përse i theu të voglat? Pyetini ata, nëse mund të flasin dhe t’ju sqarojnë! Nëse mund të flasin, sigurisht që do t’ju sqarojnë. Por si unë, edhe ju e dini mirë se ata nuk mund të flasin, nuk mund të të bëjnë mirë dhe as të të ruajnë nga e keqja; madje ata, as veten e vet nuk mund të ndihmojnë e ta shpëtojnë, nëse dikush i dëmton.
21:64Page 327
فَرَجَعُوٓاْ إِلَىٰٓ أَنفُسِهِمۡ فَقَالُوٓاْ إِنَّكُمۡ أَنتُمُ ٱلظَّٰلِمُونَ ٦٤
So they returned to [blaming] themselves and said [to each other], "Indeed, you are the wrongdoers."
Ata u ndalën pak dhe, pasi u menduan, i thanë njëri-tjetrit: “Vërtet, keqbërësit jeni ju vetë.” -Ata iu kthyen logjikës së pastër dhe e menduan mirë çështjen. Kështu, e kuptuan se adhurimi i statujave ishte diçka e kotë. Atëherë, e pranuan se kishin rënë në idhujtari dhe i thanë njëri-tjetrit: “Vërtet, keqbërësit jeni ju vetë”. Në këtë mënyrë u arrit qëllimi i Ibrahimit (a.s) që t’i bënte ata ta kuptonin kotësinë e asaj që mbronin dhe se ajo vepër ishte mohim i Zotit dhe padrejtësi e madhe. Por ata të mjerë nuk vazhduan gjatë në këtë gjendje, sepse iu kthyen prapësisë dhe përsëri zgjodhën humbjen dhe devijimin:
21:65Page 327
ثُمَّ نُكِسُواْ عَلَىٰ رُءُوسِهِمۡ لَقَدۡ عَلِمۡتَ مَا هَٰٓؤُلَآءِ يَنطِقُونَ ٦٥
Then they reversed themselves,1 [saying], "You have already known that these do not speak!"
Por pastaj iu kthyen sërish mosbesimit dhe i thanë atij (Ibrahimit): “Po ti e di shumë mirë se këta nuk flasin!” -Ti e di mirë që këta nuk flasin, atëherë përse tallesh e na nënçmon? Përse na urdhëron që t’i pyesim, kur ti e di që ata nuk flasin? Atëherë Ibrahimi, duke i qortuar dhe duke zbuluar para të gjithë njerëzve kotësinë e idhujtarisë së tyre, tha:
21:66Page 327
قَالَ أَفَتَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَنفَعُكُمۡ شَيۡـٔٗا وَلَا يَضُرُّكُمۡ ٦٦
He said, "Then do you worship instead of Allāh that which does not benefit you at all or harm you?
Ai u tha: “A po adhuroni në vend të Allahut ata që nuk ju sjellin asnjë dobi e as dëm?” -Ata as ju ndihmojnë dhe as ju mbrojnë nga e keqja.
21:67Page 327
أُفّٖ لَّكُمۡ وَلِمَا تَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ ٦٧
Uff1 to you and to what you worship instead of Allāh. Then will you not use reason?"
Mjerë për ju dhe për ata që ju adhuroni veç Allahut! A nuk e kuptoni? -Sa të humbur dhe të dëshpëruar që qenkeni! Sa të poshtëruar dhe të pavlerë jeni ju dhe ajo që ju adhuroni! Nëse vërtet do të logjikonit, do ta kuptonit mirë gjendjen tuaj të mjerë. Por duke qenë se nuk kenimend në kokë dhe jeni zhytur në devijim dhe injorancë me vetëdije, atëherë dijeni se kafshët janë në gjendje më të mirë se ju. Kështu, pasi nuk gjetën asnjë mënyrë për të argumentuar kotësinë e tyre, u kthyen te gjuha e forcës dhe vendosën ta dënonin:
21:68Page 327
قَالُواْ حَرِّقُوهُ وَٱنصُرُوٓاْ ءَالِهَتَكُمۡ إِن كُنتُمۡ فَٰعِلِينَ ٦٨
They said, "Burn him and support your gods - if you are to act."
Atëherë, ata thanë: “Digjeni atë dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse doni t’u bëheni krah!” –Ekzekutojeni me mënyrën më të tmerrshme, me djegie në zjarr! Këtë do ta bënin në formë hakmarrjeje për idhujt e tyre. U poshtërofshin dhe u shkatërrofshin! Si është e mundur të adhuronin diçka, që edhe vetë e pranonin që kishte nevojë për ndihmën e tyre?! Por Allahu e ndihmoi të dashurin e Tij, Ibrahimin, kur ata e hodhën në zjarr:
21:69Page 327
قُلۡنَا يَٰنَارُ كُونِي بَرۡدٗا وَسَلَٰمًا عَلَىٰٓ إِبۡرَٰهِيمَ ٦٩
We [i.e., Allāh] said, "O fire, be coolness and safety upon Abraham."
Ne urdhëruam: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe i rehatshëm për Ibrahimin!” - Dhe zjarri përvëlues u bë freski dhe i rehatshëm për Ibrahimin. Ai nuk u dëmtua dhe nuk ndjeu asnjë dhimbje nga ai zjarr.
21:70Page 327
وَأَرَادُواْ بِهِۦ كَيۡدٗا فَجَعَلۡنَٰهُمُ ٱلۡأَخۡسَرِينَ ٧٠
And they intended for him a plan [i.e., harm], but We made them the greatest losers.
Ata thurën kurthe kundër tij, por Ne i bëmë ata të dështonin. -Ata donin ta ndëshkonin dhe intriga e tyre ishte e madhe, por Allahu thotë: “…po Ne i bëmë ata të dështonin.” Ata do të jenë të poshtëruar e të ndëshkuar në këtë botë dhe në ahiret. Ndërsa i dashuri i Allahut, Ibrahimi, dhe pasuesit e tij janë të fituarit në të dyja jetët.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences