As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
الأنبياء
Al-Anbya
The Prophets · Meccan · 112 ayahs
21:1Page 322
ٱقۡتَرَبَ لِلنَّاسِ حِسَابُهُمۡ وَهُمۡ فِي غَفۡلَةٖ مُّعۡرِضُونَ ١
[The time of] their account has approached for the people, while they are in heedlessness turning away.
Gjithnjë e më shumë po u afrofet njerëzve Dita e Llogarisë, por ata nuk i kushtojnë vëmendje dhe i shmangen. –Vërtet, me disa njerëz është për t’u habitur. Atyre nuk u bën dobi asnjë lloj paralajmërimi. Ata nuk duan t’ia dinë për asnjë lloj kërcënuesi e paralajmëruesi, ndërkohë që llogaria e tyre po afron. Shumë shpejt ata do të marrin atë që meritojnë për veprat e mira ose të këqija që kanë bërë e, megjithatë, ata vazhdojnë të jenë të painteresuar ndaj qëllimit për hir të të cilit u krijuan. Nuk duan t’ia dinë nga kërcënimet e qortimet, a thua se janë krijuar vetëm për këtë jetë dhe vetëm për dëfrime. Allahu i Madhëruar vazhdimisht i përsërit qortimet dhe paralajmërimet për ta, kurse ata vazhdojnë të zhyten thellë e më thellë në hutimin dhe dëfrimet e tyre.
21:2Page 322
مَا يَأۡتِيهِم مِّن ذِكۡرٖ مِّن رَّبِّهِم مُّحۡدَثٍ إِلَّا ٱسۡتَمَعُوهُ وَهُمۡ يَلۡعَبُونَ ٢
No mention [i.e., revelation] comes to them anew from their Lord except that they listen to it while they are at play
Sa herë që u vjen ndonjë këshillë e re nga Zoti i tyre, ata e dëgjojnë atë si me tallje. -Përmes shpalljeve e paralajmëruesve, Zoti u kujton dhe u mëson krijesave gjërat që u sjellin dobi, duke i nxitur për t’i kryer ato, me shpërblimet e shumta që u premton. Ai i mëson që të ruhen nga çdo gjë që i dëmton dhe i paralajmëron që të largohen prej tyre. Por ata i dëgjojnë këto mësime dhe më pas i shpërfillin ato. Njerëzit harrojnë se nuk do të kenë më asnjë justifikim para Zotit për mohimin e tyre. Ashtu vazhdojnë të përhumben, duke luajtur e dëfryer me kënaqësitë e kësaj bote:
21:3Page 322
لَاهِيَةٗ قُلُوبُهُمۡۗ وَأَسَرُّواْ ٱلنَّجۡوَى ٱلَّذِينَ ظَلَمُواْ هَلۡ هَٰذَآ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُكُمۡۖ أَفَتَأۡتُونَ ٱلسِّحۡرَ وَأَنتُمۡ تُبۡصِرُونَ ٣
With their hearts distracted. And those who do wrong conceal their private conversation, [saying], "Is this [Prophet] except a human being like you? So would you approach magic while you are aware [of it]?"
Zemrat e tyre kanë devijuar nga e vërteta. -Zemrat e tyre janë tërësisht të përkushtuara pas plotësimit të kënaqësive të kësaj jete. Ata harrohen në dëfrime dhe epshe, në punë të kota dhe fjalë të ulëta. Prej tyre kërkohet tërësisht e kundërta. Ata duhet të jenë të përkushtuar me zemër në çështjen e adhurimit të Zotit. Ata duhet të dëgjojnë Shpalljen e Zotit me vëmendje dhe me dëshirën për të kuptuar mesazhet e saj. Me trupin e tyre, ata duhet të nxitojnë të nënshtrohen dhe të adhurojnë Zotin e tyre, sepse për këtë gjë janë krijuar. Ata janë krijuar që të adhurojnë Zotin si Një të vetëm, me mënyrën që Ai ua tregon në Shpallje përmes profetëve dhe janë porositur që gjithmonë ta kujtojnë Ditën e Kijametit, ditën kur do të bëhet llogaria e veprave të tyre dhe shpërblimi me drejtësi. Në këtë mënyrë do t’u rregullohet gjendja do t’u përmirësohen veprat. Për ajetin: “Njerëzve u është afruar koha e llogarisë së tyre“ janë dhënë dy shpjegime. Sipas shpjegimit të parë, umeti ynë është i fundit dhe Muhamedi (a.s) është Profeti i fundit. Në këtë umet do të ndodhë Kijameti. Pra, kuptimi është ky: është afruar shumë koha e ndodhisë së Kijametit, në krahasim me popujt e shkuar. Profeti (a.s) ka thënë: “Unë dhe Kijameti jemi renditur si këta dy gishta”, duke treguar gishtin tregues dhe tjetrin pas tij.” Sipas shpjegimit të dytë, qëllimi me “afrimin e llogarisë” është vdekja. Kush vdes, në fakt, i ka filluar kijameti. Ai tashmë ka hyrë në jetën e llogarisë dhe të shpërblimit. Dhe është vërtet për t’u habitur me njerëzit që po u afrohet vdekja, ndërsa ata vazhdojnë të jenë shpërfillës ndaj saj. Kjo është gjendja e të gjithë njerëzve, përveç atyre që Zoti i ka futur nën kujdesin e Tij të veçantë, të cilët përgatiten për udhën e gjatë pas vdekjes.Keqbërësit duke biseduar fshehtas, thonë: “A mos është ky (Muhammedi)më shumë se njeri, siç jeni edhe ju?" -Në këto ajete, Allahu i Madhëruar na tregon bisedat e fshehta që bënin mohuesit mes njëri-tjetrit. Ata, të mbushur me inat e padrejtësi, thoshin lloj-lloj shpifjesh për të mohuar Profetin (a.s). Kështu, ata thanë se Muhamedi ishte thjesht një njeri, njëlloj si të tjerët. Atëherë, pse ta dëgjonin dhe t’i bindeshin?! Ai, sipas tyre, nuk kishte asgjë të veçantë. Ai thjesht donte që të shquhej më shumë dhe të dilte udhëheqës, prandaj njerëzit nuk duhej ta besonin. Ata thoshin se ishte magjistar dhe se Kur'ani ishte një magji, prandaj nuk duhej t’i afroheshe fare, por t’i rrije sa më larg. Ata thoshin gjithashtu:"A do të shkoni te magjia e tij me sy hapur?” - Mendoni pak! Ata i thoshin këto fjalë, edhe pse e dinin shumë mirë se ai ishte Profet i Allahut dhe prej tij panë shenja e mrekulli të shumta, madje më shumë se prej çdo profeti tjetër. Ata e refuzuan dhe e mohuan, sepse ishin arrogantë, kryeneçë, inatçorë e të padrejtë. Allahu i di të gjitha bisedat e tyre të fshehta dhe do t’i shpërblejë ashtu siç e meritojnë:
21:4Page 322
قَالَ رَبِّي يَعۡلَمُ ٱلۡقَوۡلَ فِي ٱلسَّمَآءِ وَٱلۡأَرۡضِۖ وَهُوَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ ٤
He [the Prophet (ﷺ)] said, "My Lord knows whatever is said throughout the heaven and earth, and He is the Hearing, the Knowing."
Ai(Muhamedi)tha: “Zoti im di për çdo fjalë që thuhet në qiell e në tokë. Ai Dëgjon dhe Di gjithçka.” -Ai i di ato që janë të fshehta dhe ato që thuhen haptaz, di të gjitha fjalët që thuhen apo s’thuhen, në qiell dhe në tokë dhe në çdo hapësirë mes tyre. Allahu dëgjon të gjitha zërat me të gjitha gjuhët e ndryshme, me të gjitha nevojat e shumta. Ai di se çfarë fshihet brenda kraharorit.
21:5Page 322
بَلۡ قَالُوٓاْ أَضۡغَٰثُ أَحۡلَٰمِۭ بَلِ ٱفۡتَرَىٰهُ بَلۡ هُوَ شَاعِرٞ فَلۡيَأۡتِنَا بِـَٔايَةٖ كَمَآ أُرۡسِلَ ٱلۡأَوَّلُونَ ٥
But they say, "[The revelation is but] a mixture of false dreams; rather, he has invented it; rather, he is a poet. So let him bring us a sign just as the previous [messengers] were sent [with miracles]."
Ata thonë për të(Kur'anin): “Janë ëndrra të përziera.” Gjithashtu, thonë: “Ai e ka trilluar vetë, madje ai është poet.” -Allahu i Madhëruar na tregon shpifjet e mohuesve kundër Profetit (a.s) dhe Shpalljes që ai solli. Ata e quanin të çmendur dhe lloj-lloj epitetesh të ndryshme. Fillimisht thoshin që ai flet “ëndrra të përziera”, pra, flet përçart, ashtu si një i përgjumur, që nuk e di se çfarë thotë. Gjithashtu, ata thoshin se ai i kishte shpikur vetë të gjithë ato që pretendonte se ia kishte shpallur Zoti. Përveç kësaj, thoshin se ai ishte poet dhe fjalët e tij ishin thjesht poezi ose krijimtari njerëzore. Megjithatë, çdokush që ka sadopak njohuri për realitetin kur jetoi Profeti dhe rreth jetës së tij, dhe vështron me kujdes Shpalljen madhështore që ai solli prej Zotit, krijon një bindje të plotë se ky Ku'an është i jashtëzakonshëm. Asnjë krijesë nuk mund të sjellë një Fjalë të tillë, madje as një pjesë të vogël të ngjashme me të. Allahu i Madhëruar i ftoi të gjithë armiqtë e këtij libri në këtë sfidë të hapur, me gjithë kushtet dhe urrejtjen e mjaftueshme që ata kishin. Por ata nuk munden t’i përgjigjen kurrë kësaj sfide, dhe ata e dinë mirë këtë gjë. Ata tregohen të pafuqishëm dhe memecë përkundër së vërtetës, së cilës asgjë nuk mund t’i bëjë ballë dhe ta pengojë. Ajo që u mbetet është që thjesht të thonë këto fjalë dhe të mundohen që të pengojnë e të largojnë njerëzit prej së vërtetës. Ata thjesht mund të shpifin e trillojnë gënjeshtra e t’ua shesin atyre njerëzve që nuk dinë gjë për Kur'anin e Profetin. Kur'ani është mrekullia më e madhe, që do të vazhdojë deri në Kijamet, dhe kjo gjë tregon se Muhamedi është Profet i Allahut dhe mesazhi që solli është e vërteta e sigurt. Kur'ani është mëse i mjaftueshëm për këdo që kërkon rrugën e drejtë. Çdokush që kërkon mrekulli të tjera sipas oreksit, është injorant dhe u përngjan atyre arrogantëve e inatçorë që i refuzonin profetët dhe u propozonin atyre mrekulli sipas qejfit të tyre. Kërkimi i mrekullive të veçanta nuk sjell asnjë dobi, madje do të ishte gjëja më e dëmshme për ta. Nëse qëllimi i tyre do të ishte njohja e së vërtetës, atëherë për këtë është mëse i mjaftueshëm ky Kur'an, pa qenë nevoja të kërkosh shenja të tjera. Por nëse qëllimi i tyre është që thjesht ta tregojnë Profetin si të paaftë për të sjellë shenja e mrekulli dhe si justifikim për mosbesimin e tyre, atëherë edhe sikur t’u vinin shenjat që kërkojnë, ata përsëri nuk do të besojnë, siç thotë Allahu: “Ata të cilët e meritojnë vendimin e Zotit tënd, ata nuk do të besojnë, edhe sikur t’u vinte çdo shenjë, derisa ta shohin vetë dënimin e rëndë.” Ndërsa këtu ata thonë:“Le të na sjellë ndonjë mrekulli, ashtu si sollën të mëparshmit!” -Siç qe deveja e Salihut ose shkopi i Musait. Por Allahu na tregon se shumë nga popujt që shkuan nuk besuan edhe pasi u sollën mrekullitë e kërkuara.
21:6Page 322
مَآ ءَامَنَتۡ قَبۡلَهُم مِّن قَرۡيَةٍ أَهۡلَكۡنَٰهَآۖ أَفَهُمۡ يُؤۡمِنُونَ ٦
Not a [single] city which We destroyed believed before them,1 so will they believe?
Banorët e mëhershëm të qyteteve nuk besuan, prandaj Ne i shkatërruam ata. Vallë, do të besojnë këta? - Mosbesimi i tyre në ato mrekulli që kërkuan solli ndëshkimin dhe shfarosjen e menjëhershme të tyre. Ky është rregulli i pandryshueshëm i Zotit. Kështu, popujt e shkuar nuk besuan. A mos, vallë, do të besojnë këta të sotmit?! E pse këta të sotmit qenkan më të mirë se ata të mëparshmit?! Kjo është një pyetje që tregon se ishte e pamundur që ata të besonin.
21:7–9Page 322
وَمَآ أَرۡسَلۡنَا قَبۡلَكَ إِلَّا رِجَالٗا نُّوحِيٓ إِلَيۡهِمۡۖ فَسۡـَٔلُوٓاْ أَهۡلَ ٱلذِّكۡرِ إِن كُنتُمۡ لَا تَعۡلَمُونَ ٧
And We sent not before you, [O Muḥammad], except men to whom We revealed [the message], so ask the people of the message [i.e., former scriptures] if you do not know.
وَمَا جَعَلۡنَٰهُمۡ جَسَدٗا لَّا يَأۡكُلُونَ ٱلطَّعَامَ وَمَا كَانُواْ خَٰلِدِينَ ٨
And We did not make them [i.e., the prophets] forms not eating food,1 nor were they immortal [on earth].
ثُمَّ صَدَقۡنَٰهُمُ ٱلۡوَعۡدَ فَأَنجَيۡنَٰهُمۡ وَمَن نَّشَآءُ وَأَهۡلَكۡنَا ٱلۡمُسۡرِفِينَ ٩
Then1 We fulfilled for them the promise, and We saved them and whom We willed and destroyed the transgressors.
Kundërshtuesit e Profetit nxirrnin lloj lloj arsyesh për mosbesimin e tyre. Herë, herë thoshin: “Pse nuk na dërgon Zoti melekë si profetë, që të mos kishin nevojë të ushqeheshin ose të dilnin në pazar? Pse nuk na dërgon ndonjë të pavdekshëm? Atëherë, Muhamedi nuk është profet, sepse nuk është ashtu si e kërkojmë ne. Këto fjalë për profetët janë të ngjashme gjatë gjithë historisë së popujve mohues. Të ngjashme janë fjalët e tyre, sepse të ngjashme ishin dhe zemrat e tyre, të mbushura me mohim. Kështu, Allahu i Madhëruar u drejtohet mohuesve të Muhamedit, të cilët pretendonin se besonin profetët para tij, dhe u thotë: “Ne edhe para teje dërguam veçse burra, të cilëve u dhamë shpallje.” Mjafton të përmendim vetëm Ibrahimin (a.s), profetësinë e të cilit e pranojnë të gjithë. Madje, edhe shumë grupe idhujtarësh pretendojnë se ai ishte i fesë së tyre. Si përfundim, të gjithë profetët para Muhamedit (a.s), pa përjashtim, kanë qenë prej njerëzve, që hanin ushqim dhe ecnin nëpër tregje. Edhe ata prekeshin nga ato gjëra që prekin të gjithë njerëzit, si sëmundja, vdekja etj. Allahu i dërgoi ata në popujt e tyre, ku disa i besuan dhe disa i mohuan. Dihet mirë se Allahu i Madhëruar i shpëtoi ata dhe pasuesit e tyre dhe e mbajti premtimin e Tij. Ata arritën mirësitë dhe lumturinë në të dyja jetët. Ndërsa mohuesit i kapi shkatërrimi dhe ndëshkimi. Duke qenë se të gjithë profetët ishin njëlloj, përse kërkoni që Muhamedi të jetë ndryshe dhe nxirrni lloj lloj dyshimesh e pretendimesh të kota? Përse i pranoni profetët e shkuar, të cilët ishin të gjithë prej njerëzve, dhe e mohoni këtë profet?! Ky lloj pretendimi është i pavlerë, madje edhe vetë ata e pranojnë se është i tillë. Por edhe sikur të pretendojnë se Profeti duhet të jetë melek dhe i pavdekshëm, duke mohuar kështu edhe të gjithë profetët e tjerë, Allahu i Madhëruar u jep këtë përgjigje: “Nëse Ne do të zbrisnim një melek, çështja do të merrte fund dhe atyre nuk do t’u jepej afat. Sikur atë ta bënim melek, përsëri do ta sillnim te ju në formë njeriu, e kështu do t’ua ngatërronim atyre atë që ata ia ngatërruan vetes së vet.” [Enam 8, 9]. Njerëzit nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm që të marrin shpalljen nga melekët. Zoti thotë: “Njerëzit nuk i pengoi asgjë që të besojnë, kur u erdhi Shpallja, por ata thoshin: “A thua Allahu e dërgoi njeriun si profet?!” Thuaj: “Sikur të kishte në Tokë melekë që ecin qetë (si njerëzit), Ne do t’u çonim atyre nga qielli melekët si profetë.” Thuaj: “Mjafton Allahu si dëshmitar mes nesh; Ai di dhe sheh gjithçka për robërit e Vet”. [Isra 94 – 96]. Sidoqoftë, në të dyja rastet ata e kanë përgjigjen nga Allahu i Madhëruar. Nëse jeni në dyshim dhe nuk keni dituri për profetët e shkuar, atëherë “pyesni njerëzit e ditur!” Pra, pyesni dijetarët e librave të shkuar, Teuratit dhe Ungjillit. Edhe ata do t’ju thonë se të gjithë profetët kanë qenë prej njerëzve. Ky ajet, edhe pse na nxit për të pyetur njerëzit e diturisë për këtë çështje të veçantë fetare, është më përfshirës se kaq, sepse na udhëzon që jo vetëm për çështjet fetare, por për çdo çështje të pyesim ata që kanë dituri. Nëse njeriu nuk e di një çështje të caktuar, le të pyesë ata që e dinë atë. Ky ajet është nxitje për të mësuar dhe për të kërkuar diturinë, duke pyetur dhe mësuar nga njerëzit e diturisë. Megjithatë, duke e kuptuar më thellë ajetin, mund të themi se ai urdhëron edhe njerëzit e dijes që ta përhapin diturinë dhe t’u përgjigjen kërkesave të njerëzve për fenë e Zotit. Në të kundërt, Allahu nuk do të na urdhëronte për të pyetur dijetarët nëse ata nuk do të kishin detyrë të përgjigjeshin dhe ta përhapnin diturinë. Duke qenë se Allahu na ka urdhëruar të pyesim veçse dijetarët, kjo tregon se është e ndaluar të pyesim jokompetentët. Nga kjo kuptohet se edhe të paditurit e kanë të ndaluar të flasin për diçka që nuk kanë dije. Nëse e bëjnë, atëherë kanë bërë një krim të madh: kanë folur në fenë e Zotit për diçka që nuk e dinë. Ky ajet është provë, gjithashtu, se nuk është dërguar asnjëherë grua si profete, as Merjemja e askush tjetër, sepse Allahu i madhëruar tha: “Ne edhe para teje dërguam veçse burra, të cilëve u dhamë Shpallje.”
21:10Page 322
لَقَدۡ أَنزَلۡنَآ إِلَيۡكُمۡ كِتَٰبٗا فِيهِ ذِكۡرُكُمۡۚ أَفَلَا تَعۡقِلُونَ ١٠
We have certainly sent down to you a Book [i.e., the Qur’ān] in which is your mention.1 Then will you not reason?
Allahu i Madhëruar i drejtohet popullit të fundit, ndër të cilët u dërgua Profeti më i zgjedhur, Muhamed Ibn Abdilah, dhe u thotë:Ne shpallëm Librin(Kur'anin)në të cilin gjendet krenaria juaj. -Ju kemi zbritur një libër madhështor, të qartë dhe qartësues për gjithçka që keni nevojë. Ky libër ka për të qenë fama juaj, krenaria dhe lavdia juaj, nëse i jepni hakun. Detyra kundrejt tij është të besoni rrëfimet që gjenden në të si të vërteta të padiskutueshme, të zbatoni urdhëresat dhe të largoheni nga ndalesat e shkruara në të dhe të ruani kufijtë e Zotit, që ai ka përshkruar. Kështu do të rritet prestigji juaj ndër popuj.A nuk e kuptoni? –A nuk arrini të dalloni atë që ju vlen dhe ju shpëton nga çdo ligësi? Vallë, a nuk doni që ky Kur'an të jetë lavdia juaj në këtë botë dhe në ahiret? Nëse do të kishit logjikë e të kuptonit, do ta ndiqnit udhën e duhur. Nëse ende nuk e keni ndjekur, atëherë ju nuk po gjykoni drejt dhe dijeni se kështu i keni hyrë një rruge që do të jetë poshtërimi, nënçmimi, dëshpërimi juaj i përjetshëm në këtë botë dhe në ahiret. Ky ajet është pasqyrues i asaj që ndodhi në realitet. Besimtarët e këtij Profeti që jetuan sipas Kur'anit, Allahu i Madhëruar i lartësoi. Sahabët dhe brezat e afërt me ta, Zoti i Madhëruar i lartësoi dhe ata u lëvduan në këtë botë dhe do të kujtohen gjithmonë për madhështinë e tyre mbi të gjithë mbretërit e historisë. Çdokush i njeh sahabët e Profetit dhe nxënësit e tyre të bindur dhe të ditur. Nga ana tjetër, dihet se çfarë ndodhi me ata që nuk jetuan sipas Kur'anit dhe nuk përfituan nga udhëzimi i tij. Për të tillët ngeli urrejtja, nënçmimi, harresa dhe dëshpërimi. Atëherë, nuk ka rrugë tjetër për të arritur lumturinë në të dyja jetët, veç asaj të Kur'anit.
21:11Page 323
وَكَمۡ قَصَمۡنَا مِن قَرۡيَةٖ كَانَتۡ ظَالِمَةٗ وَأَنشَأۡنَا بَعۡدَهَا قَوۡمًا ءَاخَرِينَ ١١
And how many a city which was unjust1 have We shattered and produced after it another people.
Duke paralajmëruar ata zullumqarë që mohojnë Profetin, Allahu i Madhëruar i njofton ata rreth popujve të shkuar, që nuk u besuan profetëve:Sa e sa popuj, që ishin keqbërës, Ne i shkatërruam, e në vend të tyre sollëm popuj të tjerë. -Ishin shumë popuj që u shfarosën me ndëshkime gjithëpërfshirëse. Pas tyre erdhën shumë popuj të tjerë.
21:12Page 323
فَلَمَّآ أَحَسُّواْ بَأۡسَنَآ إِذَا هُم مِّنۡهَا يَرۡكُضُونَ ١٢
And when they [i.e., its inhabitants] perceived Our punishment, at once they fled from it.
Ata kur e vinin re fuqinë e dënimit tonë, iknin me të shpejtë. -Kur shihnin shenjat e para të ndëshkimit të Allahut, nuk kishin më kohë që të ndërronin rrugë dhe asnjë mundësi për të kundërshtuar. E vetmja gjë që mund të bënin ishte të vraponin si të çmendur nga tmerri, të penduar për çfarë kishin bërë dhe me shpresë se do të shpëtonin. Këto ishin fjalët poshtëruese e nënçmuese që u thuheshin atyre:
21:13Page 323
لَا تَرۡكُضُواْ وَٱرۡجِعُوٓاْ إِلَىٰ مَآ أُتۡرِفۡتُمۡ فِيهِ وَمَسَٰكِنِكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تُسۡـَٔلُونَ ١٣
[Some angels said], "Do not flee but return to where you were given luxury and to your homes - perhaps you will be questioned."1
Mos ikni, po kthehuni në pasuritë dhe në banesat tuaja, se ndoshta do të mund të merreni vesh! -Largimi me vrap nuk ka për t’ju shpëtuar dhe as pendimi nuk ju vlen më. Nëse keni mundësi, kthehuni tani në vendet tuaja, ku dëfreheshit të shfrenuar me kënaqësitë e kësaj bote, në banesat tuaja luksoze! Kthehuni në botën tuaj, që ju mashtroi e ju bëri të harronit ahiretin! A e shihni më veten si të paprekshëm? Po kënaqësitë, që i shihnit si të pashtershme dhe madhështinë që pretendonit se ishte e pacenueshme, a i keni më tani? A mund të ktheheni më në gjendjen tuaj të mëparshme? Tashmë nuk ka mundësi kthimi dhe pendimi. Tashmë ju ka përfshirë ndëshkimi dhe urrejtja e Zotit. Tashmë ju ka lënë krenaria e lavdia e dikurshme. Tani jeni nisur drejt ndëshkimit dhe dëshpërimit, që nuk do t’ju ndahen kurrë.
21:14Page 323
قَالُواْ يَٰوَيۡلَنَآ إِنَّا كُنَّا ظَٰلِمِينَ ١٤
They said, "O woe to us! Indeed, we were wrongdoers."
Ata thonin: “O të mjerët ne, që ishim zullumqarë!” – Ata mallkonin veten, të mbushur me keqardhje e dëshpërim, duke i pranuar padrejtësitë e mohimin e tyre, si dhe duke pranuar faktin se Allahu është i drejtë me dënimin e Tij. Kështu luteshin në kohën kur i godiste ndëshkimi, derisa:
21:15Page 323
فَمَا زَالَت تِّلۡكَ دَعۡوَىٰهُمۡ حَتَّىٰ جَعَلۡنَٰهُمۡ حَصِيدًا خَٰمِدِينَ ١٥
And that declaration of theirs did not cease until We made them [as] a harvest [mowed down], extinguished [like a fire].
Shkatërrimi i tyre vazhdoi, derisa i bëmë trupa të rrëzuar e të ftohur. -Pikërisht si ato bimët e korrura e të shkulura, pa jetë. Askush nuk lëvizte dhe pipëtinte. Ruajuni atëherë, ju që e dëgjoni Kur'anin dhe mos vazhdoni të mohoni më të nderuarin e profetëve, pasi do të ndëshkoheni ashpër, ashtu si popujt e shkatërruar më parë.
21:16Page 323
وَمَا خَلَقۡنَا ٱلسَّمَآءَ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَا لَٰعِبِينَ ١٦
And We did not create the heaven and earth and that between them in play.
Ne nuk e krijuam qiellin, tokën e çdo gjë mes tyre pa një qëllim. -Allahu i Lartësuar na tregon se Ai nuk i krijoi qiejt dhe tokën pa ndonjë qëllim a dobi. Përkundrazi, Ai i krijoi ato për një të vërtetë të madhe dhe për të argumentuar se Ai është Krijuesi i Madh, Ai që me urtësinë e Tij rregullon çështjet e krijesave, i Gjithëmëshirshmi e Mëshirëploti, i cili është Absolut në emrat dhe cilësitë e Tij. Atij i takojnë të gjitha lavdërimet e mirënjohjet. Ai është Ngadhënjimtari dhe në dorën e Tij është e gjithë Krenaria. Ai është i Vërteti në fjalët e Tij. Qiejt dhe toka dëshmojnë se profetët e Tij janë besnikë të shpalljes së Tij dhe të vërtetë në gjithçka që kanë thënë rreth Tij. Kështu, Allahu që është i Plotpushtetshëm për të krijuar qiejt dhe tokën me madhështinë dhe gjerësinë e tyre, është i Gjithfuqishëm që t’i rikthejë krijesat pas vdekjes së tyre, që çdo punëmirë të shpërblehet për mirësinë e tij dhe çdo punëlig të marrë atë që meriton prej ndëshkimit të Tij.
21:17Page 323
لَوۡ أَرَدۡنَآ أَن نَّتَّخِذَ لَهۡوٗا لَّٱتَّخَذۡنَٰهُ مِن لَّدُنَّآ إِن كُنَّا فَٰعِلِينَ ١٧
Had We intended to take a diversion,1 We could have taken it from [what is] with Us - if [indeed] We were to do so.
Po të kishim dashur argëtim, Ne do ta bënim si i shkon madhështisë Sonë(pa e ditur ju), por nuk e bëmë diçka të tillë. -Edhe sikur të supozohej kjo gjë, e cila është e pamundur, Ne do ta bënim diçka të tillë fshehtas në Veten Tonë, pa jua treguar juve, sepse kjo do të ishte një mangësi e kotësi. Ky do të ishte një shembull i keq, që nuk do t’jua shfaqnim juve. Qëllimi i qiejve dhe i tokës, që ju i shihni vazhdimisht, nuk mund të jetë kurrsesi kotësia dhe loja. Kjo është thjesht një ide që vjen nga mendjet e vogla. Allahu u sjell njerëzve çdo lloj argumenti, që t’i bindë ata. Sa i dashur, i butë dhe sa i mëshirshëm është Allahu i Lartësuar! Sa i urtë është Ai, që çdo gjë e vendos në vendin që i takon.
21:18Page 323
بَلۡ نَقۡذِفُ بِٱلۡحَقِّ عَلَى ٱلۡبَٰطِلِ فَيَدۡمَغُهُۥ فَإِذَا هُوَ زَاهِقٞۚ وَلَكُمُ ٱلۡوَيۡلُ مِمَّا تَصِفُونَ ١٨
Rather, We dash the truth upon falsehood, and it destroys it,1 and thereupon it departs. And for you is destruction from that which you describe.2
Ne e godasim të pavërtetën me të vërtetën, e cila triumfon mbi të dhe e zhduk fare. -Allahu i Madhëruar na njofton se ka marrë vetë përsipër që ta lartësojë e forcojë të vërtetën dhe ta mposhtë të kotën. Kundër çdo të kote, për të cilën flitet e polemizohet, Allahu vendos dhe sjell argumente, dituri dhe fakte të qarta, për ta shkatërruar dhe mposhtur atë, aq sa çdokujt t’i bëhet e qartë se ajo është e kotë, siç thuhet në Kur'an: “Ne e godasim të pavërtetën me të vërtetën, e cila triumfon mbi të dhe ajo zhduket.” Ky parim qëndron për të gjitha çështjet fetare. Sa herë që një i devijuar bën ndonjë shtrembërim në fenë e Zotit, - qoftë në arsyetimet logjike, qoftë në argumentet tradicionale - për të mbrojtur kotësinë e tij ose për të hedhur poshtë të vërtetën, do të gjesh patjetër në argumentet e Allahut fakte të prera dhe të padiskutueshme, që do ta shkatërrojnë atë mendim të gabuar, derisa kotësia e tij t’i bëhet e qartë çdokujt. Kjo arrihet po të bësh një lexim të plotë të çështjeve të ndryshme, një për një.Mjerë ju për ato që trilloni! –Ky ajet iu drejtohet të gjithë atyre që shpifin dhe trillojnë për Zotin gënjeshtra, si, për shembull, ata që thonë se Ai ka djalë, ose ka grua, ose ka shokë e partnerë të barabartë me Të. Për të gjitha këto shpifje ju pret mjerimi, dëshpërimi e trishtimi. Gënjeshtrat tuaja nuk kanë për t’ju sjellë ndonjë fitim, ashtu siç shpresoni. Kurrë nuk do të arrini atje ku synoni, por do të ndodhë pikërisht e kundërta dhe do të dështoni në çdo hap që hidhni.
21:19Page 323
وَلَهُۥ مَن فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَمَنۡ عِندَهُۥ لَا يَسۡتَكۡبِرُونَ عَنۡ عِبَادَتِهِۦ وَلَا يَسۡتَحۡسِرُونَ ١٩
To Him belongs whoever is in the heavens and the earth. And those near Him [i.e., the angels] are not prevented by arrogance from His worship, nor do they tire.
Atij i përket çdo gjë që është në qiej e në Tokë! -Allahu i Madhëruar na tregon se në dorën e Tij është pushteti i qiejve dhe i tokës. Gjithçka është pronë e Allahut dhe e nënshtruar ndaj Tij. Atëherë, si është e mundur që dikush të adhurojë diçka tjetër veç Allahut dhe të pretendojë se ndonjë nga krijesat është bir i Allahut?! I pastër nga çdo e metë dhe i lartësuar qoftë Allahu, Mbreti i Madhëruar, para të cilit janë nënshtruar të gjithë dhe para të cilit çdo e vështirë është e thjeshtë. Atë e kanë frikë melekët më të afërt dhe të gjithë i janë nënshtruar ta adhurojnë të përulur, me përgjërim e pandërprerë.Ata që janë pranë Tij nuk tregohen kryeneçë duke e lënë adhurimin e Tij dhe as nuk lodhen. –Melekët, që janë pranë Allahut, kurrë nuk velen dhe as lodhen nga adhurimet që i përkushtojnë Atij, sepse ata e duan jashtëzakonisht adhurimin e Tij. Ata e duan shumë Allahun dhe trupi i tyre është i fortë në adhurim.
21:20Page 323
يُسَبِّحُونَ ٱلَّيۡلَ وَٱلنَّهَارَ لَا يَفۡتُرُونَ ٢٠
They exalt [Him] night and day [and] do not slacken.
Ata e lartësojnë natë e ditë Atë dhe kurrë nuk pushojnë. - Ata janë tërësisht të përqendruar në adhurimin e tyre, në çdo çast. Në kohët e tyre nuk gjen asnjë çast bosh e pa adhurime. Të tillë janë këta adhurues të palodhur, të fuqishëm dhe të shumtë në numër. Të gjitha këto tregojnë se Allahu është i Madhëruar dhe i Lartësuar dhe pushteti i Tij është gjithëpërfshirës; po kështu është edhe dituria dhe urtësia e Tij. Për këtë arsye, është detyrë që të mos adhurohet askush tjetër veç Tij dhe të mos i përkushtohet ndonjë adhurim askujt tjetër, veç Tij.
21:21Page 323
أَمِ ٱتَّخَذُوٓاْ ءَالِهَةٗ مِّنَ ٱلۡأَرۡضِ هُمۡ يُنشِرُونَ ٢١
Or have they [i.e., men] taken for themselves gods from the earth who resurrect [the dead]?
Mos, vallë, i gjejnë në tokë zotat që mund të ringjallin? -Allahu i Madhëruar na qartësoi në ajetet më sipër madhështinë e Tij dhe të pushtetit të Tij gjithëpërfshirës, pasi çdo gjë i është nënshtruar Atij. Në vijim, i Madhëruari i qorton idhujtarët, të cilët kanë marrë si zota idhuj nga krijesat, që janë tërësisht të pafuqishëm dhe pa asnjë kapacitet. Ata nuk kanë fuqi të ringjallin krijesat dhe t’i tubojnë për të dhënë llogari. Këtë e shpjegon më shumë fjala e Allahut të Madhëruar: “Ata (idhujtarët), në vend të Tij adhurojnë zota të tjerë, të cilët nuk kanë krijuar asgjë, sepse ata edhe vetë janë të krijuar. Ata nuk kanë mundësi t’i bëjnë vetes as mirë e as keq. Ata nuk kanë në dorë as vdekjen, as jetën e as ringjallje.” [Furkan 3]. Idhujtari adhuron krijesën, e cila as nuk sjell ndonjë dobi e as dëm. Ai nuk është i sinqertë në adhurimin e Allahut, të Cilit i takon çdo atribut i plotë dhe në dorën e të Cilit është çdo çështje. Dobia dhe dëmi janë në dorë të Allahut. Sigurisht, kjo tregon se Zoti i Urtë dhe i Gjithëditur nuk ia ka bërë mbarë idhujtarit që të gjejë udhën e drejtë, sepse ai e lë veten në padituri dhe e refuzon diturinë që i ofron Zoti. Ai zhytet në padrejtësi dhe mosbindje ndaj Zotit. Këtë gjithësi e rregullon veçse një Zot i vetëm, ashtu sikurse edhe u krijua nga një Zot i vetëm.
21:22Page 323
لَوۡ كَانَ فِيهِمَآ ءَالِهَةٌ إِلَّا ٱللَّهُ لَفَسَدَتَاۚ فَسُبۡحَٰنَ ٱللَّهِ رَبِّ ٱلۡعَرۡشِ عَمَّا يَصِفُونَ ٢٢
Had there been within them [i.e., the heavens and earth] gods besides Allāh, they both would have been ruined. So exalted is Allāh, Lord of the Throne, above what they describe.
Sikur të kishte në to zota të tjerë veç Allahut, ato do të shkatërroheshin. -Nëse do të ekzistonin në qiej dhe në tokë dy Zota, ata dhe çdo krijesë do të ishin shkatërruar. Për ta kuptuar më mirë këtë, le të meditojmë pak në krijimin e qiejve dhe të tokës, në botën qiellore dhe atë tokësore, për aq sa mund të shohim dhe dimë për to. Çdo gjë është në perfeksion, në rregull dhe funksionon sipas një ligji shumë të saktë e preciz, që nuk ka asnjë të metë. Çdo gjë në gjithësi i është nënshtruar tërësisht një ligji të saktë dhe kurrë nuk del jashtë tij. Kjo tregon se Ai që rregullon dhe administron çështjet e kësaj gjithësie është Një dhe i vetëm. Ashtu siç e pranojmë se Krijuesi, Rregulluesi dhe Ligjvënësi i këtij krijimi është Një dhe i vetëm, ashtu duhet të besojmë se Ai është i vetmi që meriton të adhurohet dhe që t’i nënshtrohesh dhe të jetosh sipas ligjit të Tij. Nëse do të kishte më shumë se një rregullues, atëherë ai ligj i rregullt do të prishej, sepse ata të dy do të binin në konflikt e do të kërkonin secili të dilte mbi tjetrin. Nëse njëri do të dëshironte diçka dhe tjetri jo, atëherë mundësitë janë: ose të realizohen të dyja të kundërtat, gjë që është e pamundur; ose të realizohet dëshira e njërit, gjë që tregon se tjetri është i pafuqishëm dhe, si i tillë, ai nuk është Zot. Një mundësi e tretë është që ata të bien dakord për çdo çështje, por edhe kjo është e pamundur. Kjo tregon se ka vetëm një mundësi. I Plotpushtetshmi është vetëm Një i vetëm, që pushtetin dhe vullnetin e Tij nuk e ndan me asnjë dhe Atë nuk e pengon dot askush. Allahu i Madhëruar përmend këtë argument, që tregon se nuk mund të pranohen dy zota: “Allahu nuk ka zgjedhur për Vete asnjë fëmijë (as nga melekët, e as nga njerëzit) dhe, përveç Tij, nuk ka ndonjë të adhuruar tjetër, përndryshe secili zot do të sundonte atë që ka krijuar, dhe do të dominonin njëri mbi tjetrin. I lartë dhe i dëlirë është Allahu nga shpifjet e tyre. Ai e di të fshehtën e të dukshmen. Ai është i dëlirë nga ajo që ata i shoqërojnë.” I njëjtë me këtë është edhe ajeti tjetër, sipas njërit prej kuptimeve të tij: “Thuaj: “Sikur të kishte zota të tjerë përveç Atij, sikundër thonë ata, atëherë ata (zotat) do të kërkonin rrugë për mbizotërim ndaj Zotit të Fronit (për t’ia marrë pushtetin)”. I dëlirë dhe i lartësuar qoftë Ai nga ato gënjeshtra që thonë ata!”Larg asaj që i përshkruajnë është Allahu, Zoti i Fronit! –I pastër, pa të meta dhe i lartësuar është Allahu nga çdo mangësi. Ai është i Vetmi dhe Absoluti në të gjitha cilësitë dhe emrat e bukur që ka. Allahu është: “Zoti i Fronit”. Froni është mbulesa e të gjitha krijesave dhe krijesa më madhështore e Zotit. Zoti i Fronit është edhe Zoti i të gjitha krijesave poshtë tij. I pastër është Allahu nga shpifjet e trillimet e mohuesve. Ai nuk ka nevojë për bir apo grua, ashtu si nuk ka nevojë për partner e ndihmës në pushtetin e Tij.
21:23Page 323
لَا يُسۡـَٔلُ عَمَّا يَفۡعَلُ وَهُمۡ يُسۡـَٔلُونَ ٢٣
He is not questioned about what He does, but they will be questioned.
Ai nuk pyetet për çfarë bën, ndërsa ata do të pyeten. -Allahu është Ngadhënjimtari i Madhëruari dhe i Ploti në pushtetin e Tij. Askush nuk mund ta kundërshtojë dhe ta pengojë Atë që të thotë ose të bëjë diçka. Ai është i Urti absolut, që i vendos gjërat në vendin e vet duke i përkryer ato. Çdo gjë e ka bërë të bukur dhe Atij nuk mund t’i kërkojë llogari askush. Në krijimin e Zotit nuk mund të gjesh asnjë mangësi. Ndërsa krijesat, të gjitha pa përjashtim, do të pyeten për fjalët e thëna dhe për veprat që bëjnë, sepse ata janë të varfër e të pafuqishëm dhe janë të nënshtruar e pa pushtet. Ata nuk mund të veprojnë dhe kontrollojnë asgjë, as në vetet e tyre e as në të tjerët.
21:24Page 323
أَمِ ٱتَّخَذُواْ مِن دُونِهِۦٓ ءَالِهَةٗۖ قُلۡ هَاتُواْ بُرۡهَٰنَكُمۡۖ هَٰذَا ذِكۡرُ مَن مَّعِيَ وَذِكۡرُ مَن قَبۡلِيۚ بَلۡ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡلَمُونَ ٱلۡحَقَّۖ فَهُم مُّعۡرِضُونَ ٢٤
Or have they taken gods besides Him? Say, [O Muḥammad], "Produce your proof. This [Qur’ān] is the message for those with me and the message of those before me."1 But most of them do not know the truth, so they are turning away.
Mos, vallë, kanë gjetur zota të tjerë veç Tij? -Këtu kemi përsëri një përçmim të gjendjes së idhujtarëve, që adhurojnë zota të tjerë. Duke i qortuar e paralajmëruar, Allahu i Madhëruar thotë:Thuaj: “Sillni argumentet tuaja!” -Thuaju të sjellin argumentet e tyre për saktësinë e besimit që kanë. Por ata kurrë nuk kanë për të gjetur argument. Përkundrazi, argumentet dhe faktet e shumta janë për kotësinë e idhujtarisë dhe për ndëshkueshmërinë e saj. Prandaj tha:“Ndërsa ky është argument për këta që janë me mua dhe për ata që ishin para meje”. Megjithatë, shumica e tyre nuk e dinë të vërtetën, prandaj edhe nuk vështrojnë. - Kështu, të gjithë librat dhe shpalljet janë unanimë në mesazhin për lartësimin e teuhidit dhe ndalimin e idhujtarisë. Këta janë librat e Zotit, ku është përmendur gjithçka që robërit kanë nevojë, së bashku me argumentet e shumta dhe faktet e pamohueshme. Të gjitha shpalljet e Zotit janë kundër idhujtarisë. Duke qenë se para njerëzve ka argumente të prera dhe të pakundërshtueshme, tashmë ata nuk kanë më asnjë justifikim para Zotit. Gjithashtu, kuptohet se ata nuk kanë argumente për atë që besojnë, sepse argumentet e prera dhe bindës nuk ka asgjë që mund t’i hedhë poshtë. Në të kundërt, ato nuk do të quheshin argumente të prera, por thjeshtë supozime, hamendësime e dyshime të kota. Të tilla supozime e hamendësime nuk sjellin asgjë kundrejt të vërtetës. Vërej me kujdes! Allahu i Lartësuar thotë: “...shumica e tyre nuk e dinë të vërtetën, ndaj edhe nuk vështrojnë.” Kjo tregon se ata vazhdojnë t’u përmbahen kotësirave thjesht të shtyrë nga pasimi i verbër i të parëve të tyre. Për hir të këtij pasimi të verbër, ata polemizojnë për të kotën, pa pasur udhëzim dhe dritë nga Zoti. Gjithashtu, fakti që ata nuk dinë rreth të vërtetës nuk është për shkak se e vërteta është e paqartë apo është e fshehtë dhe nuk mund të kuptohet. Kjo ndodhi për tjetër shkak: ata i kanë kthyer shpinën së vërtetës. Nëse do ta shihnin dhe mendonin rreth së vërtetës, qoftë edhe me një shikim të shpejtë, do t’u bëhej e qartë e vërteta pa u lënë asnjë dyshim. Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar na udhëzon që për të tilla çështje, të shohim edhe në shpalljet e shkuara. Në vijim, Ai bën një qartësim të plotë, duke thënë:
21:25Page 324
وَمَآ أَرۡسَلۡنَا مِن قَبۡلِكَ مِن رَّسُولٍ إِلَّا نُوحِيٓ إِلَيۡهِ أَنَّهُۥ لَآ إِلَٰهَ إِلَّآ أَنَا۠ فَٱعۡبُدُونِ ٢٥
And We sent not before you any messenger except We revealed to him that, "There is no deity except Me, so worship Me."
Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër(që meriton adhurimin)përveç Meje, prandaj vetëm Mua më adhuroni!” -Të gjithë profetët para teje dhe librat e tyre, në thelb kishin urdhrin për adhurimin e një Zoti të vetëm dhe të pashoq. Të gjithë ata kishin sqaruar se Allahu është i vetmi i Adhuruar me meritë dhe se adhurimi i gjithçkaje tjetër është i kotë.
21:26Page 324
وَقَالُواْ ٱتَّخَذَ ٱلرَّحۡمَٰنُ وَلَدٗاۗ سُبۡحَٰنَهُۥۚ بَلۡ عِبَادٞ مُّكۡرَمُونَ ٢٦
And they say, "The Most Merciful has taken a son." Exalted is He! Rather, they1 are [but] honored servants.
Ata thonë se i Gjithëmëshirshmi ka fëmijë! I lartësuar qoftë Ai! Jo, ata janë veçse rob adhurues të nderuar. - Allahu i Madhëruar na tregon rreth mendjelehtësisë së idhujtarëve, të cilët nuk i besojnë profetët e Tij. Allahu i shëmtoftë dhe i poshtëroftë! Jo vetëm që mohojnë profetët dhe mesazhin e tyre të përbashkët, por shpifin dhe trillojnë gjëra të paqena për Zotin. Thonë se Zoti ka bir dhe se melekët janë bijat e Zotit. I lartësuar dhe i lavdëruar qoftë Allahu nga trillimet e tyre të ulta! Allahu na tregon melekët se janë rob të nënshtruar dhe të përulur të Tij. Ata nuk kanë asnjë llojpushteti në dorën e tyre. Ata janë rob të nderuar, që Zoti i ka dalluar me bujarinë dhe mëshirën e Tij. Ai i ka pastruar dhe ruajtur melekët nga mangësitë. Ata janë në gradë shumë të lartë të edukatës me Allahun dhe në zbatimin e urdhrave të Tij. Ai thotë:
21:27Page 324
لَا يَسۡبِقُونَهُۥ بِٱلۡقَوۡلِ وَهُم بِأَمۡرِهِۦ يَعۡمَلُونَ ٢٧
They cannot precede Him in word, and they act by His command.
Ata kurrë nuk flasin para se të flasë Ai... –Melekët nuk thonë asnjë fjalë që ka lidhje me administrimin dhe rregullimin e çështjeve të gjithësisë, derisa të jetë vetë Zoti që të flasë, sepse ata janë në gradën më të lartë të edukatës me Të. E si ta bëjnë këtë, kur ata e dinë mirë se Allahu është Absolut në urtësinë dhe diturinë e Tij.... dhe veprojnë(për gjithçka)veçse me urdhrin e Tij. -Çfarëdo detyre që Ai u jep, ata i nënshtrohen dhe nuk e bëjnë dysh fjalën e Tij, qoftë edhe një çast sa hap e mbyll sytë. Ata nuk bëjnë punë me mendje apo të shtyrë nga dëshira e tyre, por veçse me urdhër nga Allahu i Madhëruar.
21:28Page 324
يَعۡلَمُ مَا بَيۡنَ أَيۡدِيهِمۡ وَمَا خَلۡفَهُمۡ وَلَا يَشۡفَعُونَ إِلَّا لِمَنِ ٱرۡتَضَىٰ وَهُم مِّنۡ خَشۡيَتِهِۦ مُشۡفِقُونَ ٢٨
He knows what is [presently] before them and what will be after them,1 and they cannot intercede except on behalf of one whom He approves. And they, from fear of Him, are apprehensive.
Ai(Allahu)e di çfarë ka para dhe çfarë ka pas tyre dhe ata(melekët)nuk ndërmjetësojnë (për askënd)përveçse për ata me të cilë është i kënaqur Ai. -Allahu i Lartësuar di gjithçka rreth tyre. Ai e di atë që ka shkuar dhe atë që do të vijë në lidhje me melekët dhe gjithë botën. Asgjë e tyre nuk është jashtë diturisë së Tij. Pjesë e edukatës së melekëve është edhe fakti se ata nuk bëjnë ndërmjetësim për asnjë pa dhënë leje Allahu dhe pa qenë Ai i kënaqur më parë. Vetëm pasi Ai u jep leje dhe është i kënaqur me atë për të cilin ata do të bëjnë ndërmjetësim, vetëm atëherë ata flasin dhe ndërmjetësojnë. Por dihet mirë se Allahu nuk kënaqet me asnjë fjalë dhe vepër, derisa ato të jenë me sinqeritet vetëm për kënaqësinë e Tij dhe sipas udhëzimit të Profetit të Tij. Ky ajet provon vërtetësinë e ndërmjetësimit dhe faktin se melekët janë ndër ata që do të bëjnë ndërmjetësim. Një tjetër cilësi e melekëve është se:Dhe ata nga frika prej Tij janë shumë të kujdesshëm. - Melekët qëndrojnë të drojtur dhe kokulur para Zotit, para Ngadhënjimtarit dhe madhështisë së Tij të pashembullt. Allahu i Madhëruar na qartëson se melekët nuk kanë ndonjë cilësi hyjnore dhe nuk meritojnë asnjë lloj adhurimi. Në vijim, i Madhëruari na tregon se edhe nëse do të supozohej që dikush prej tyre të pretendonte dhe të thoshte: “unë jam zot tjetër, veç Atij”, ai do të meritonte ndëshkimin më të rëndë:
21:29Page 324
۞ وَمَن يَقُلۡ مِنۡهُمۡ إِنِّيٓ إِلَٰهٞ مِّن دُونِهِۦ فَذَٰلِكَ نَجۡزِيهِ جَهَنَّمَۚ كَذَٰلِكَ نَجۡزِي ٱلظَّٰلِمِينَ ٢٩
And whoever of them should say, "Indeed, I am a god besides Him" - that one We would recompense with Hell. Thus do We recompense the wrongdoers.
Nëse dikush prej tyre do të thoshte "Unë jam zot(e meritoj adhurime)veç Tij, këtë do ta ndëshkonim me Xhehenem. Kështu i ndëshkojmë Ne keqbërësit. -Ai do ta ndëshkonte në Xhehenem. Ky është ndëshkimi i të gjithë të padrejtëve e keqbërësve. Në fakt, nuk ka padrejtësi më të madhe që një krijesë e dobët dhe nevojtare për Zotin në çdo aspekt, të pretendojë se i ngjan Zotit në aspektet e uluhijes dhe rububije-s së Tij.
21:30Page 324
أَوَلَمۡ يَرَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَنَّ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ كَانَتَا رَتۡقٗا فَفَتَقۡنَٰهُمَاۖ وَجَعَلۡنَا مِنَ ٱلۡمَآءِ كُلَّ شَيۡءٍ حَيٍّۚ أَفَلَا يُؤۡمِنُونَ ٣٠
Have those who disbelieved not considered that the heavens and the earth were a joined entity, and then We separated them and made from water every living thing? Then will they not believe?
A nuk e dinë jobesimtarët se qiejt e Toka ishin bashkë(si një e tërë), pastaj Ne i ndamë dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo gjallese? -Allahu i Madhëruar i fton ata që e mohojnë me forcë, që t’i nënshtrohen për të adhuruar vetëm Atë me sinqeritet dhe që të meditojnë mbi faktet e shumta që Ai ka vendosur në qiej dhe në tokë. I gjithë ky krijim tregon qartë, për ata që kanë sy të shohin, se Allahu është Zoti i Lavdëruar, i Adhuruari i Vetëm. Allahu i Madhëruar u ka mundësuar njerëzve që ta shohin qiellin, i cili është si një i tërë e i mbyllur, në të cilin nuk ka asnjë re dhe nga i cili nuk duket se do të dalë shi. Edhe tokën e ka përshkruar si “ratkan”, që do të thotë se ajo është e vdekur, e thatë, e shkretë dhe nuk duket se do të dalë bimësi prej saj. Pastaj - thotë Ai - qiellin e mbush me shi, ndërsa tokën e çan me bimësi. A nuk është Allahu Ai që nxjerr re në qiell kur ai është i kthjellët e krejt i pastër? A nuk është Zoti Ai që lëshon aq shumë shi, ku ndoshta pak më parë nuk shihej asgjë në qiell, madje ai dukej si diçka e mbyllur e vulosur, nga i cili nuk mund të dilte asgjë?! Allahu e lëshon shiun në një tokë të vdekur e të thatë, anët e së cilës janë pluhurosur dhe ku uji është zhdukur e tharë me kohë. Kur shiu bie mbi të, toka hapet dhe gjallërohet me bimësi. Ajo mbushet me lloj-lloj bimësh në çift. A nuk tregojnë të gjitha këto se Allahu është i Vërteti dhe se çdo gjë tjetër që njerëzit adhurojnë, është e kotë? A nuk tregon kjo se Allahu i Madhëruar do t’i ringjallë të vdekurit dhe se Ai është i Gjithëmëshirshëm e Mëshirëplotë? Prandaj Ai fton te besimi i vërtetë kur thotë:Atëherë a nuk do të besojnë? -Nuk po kthejnë rrugë dhe të besojnë me një iman të saktë, të sigurt dhe të pastër nga shirku?
21:31Page 324
وَجَعَلۡنَا فِي ٱلۡأَرۡضِ رَوَٰسِيَ أَن تَمِيدَ بِهِمۡ وَجَعَلۡنَا فِيهَا فِجَاجٗا سُبُلٗا لَّعَلَّهُمۡ يَهۡتَدُونَ ٣١
And We placed within the earth firmly set mountains, lest it should shift with them, and We made therein [mountain] passes [as] roads that they might be guided.
Dhe në Tokë Ne kemi vënë male të paluhatshme që ajo(Toka)të mos lëkundet. Në to(male)kemi bërë lugina e rrugë të gjera, për të kaluar nëpër to, që ata të dinë të orientohen. -Ndër argumentet që tregojnë për pushtetin e plotë të Allahut dhe për njëshmërinë e mëshirën e Tij është edhe fakti që Ai ka vendosur në tokë male të larta, si shtylla përforcuese për tokën, që ajo të mos lëkundet, por të jetë e qëndrueshme dhe krijesat të mund të jetojnë të qetë në të, duke mbjellë e duke ndërtuar mbi të. Nëpërmjet maleve arrihen shumë të mira. Mes maleve, Allahu ka bërë shtigje e lugina, që njerëzit të mund të lëvizin e komunikojnë. Nëse malet do të ishin jo të ndara e pa shtigje mes tyre, do të ishte e vështirë ndërlidhja mes vendbanimeve. Përmes këtyre rrugëve të lehta, njerëzit udhëtojnë në kërkim të mirësive të shumta. Ndoshta përmes këtyre rrugëve të vendosura aq bukur, njerëzit mund të udhëzohen edhe për të njohur Bamirësin e madh, që ua mundësoi, dhe t’i shprehin mirënjohjen Atij.
21:32Page 324
وَجَعَلۡنَا ٱلسَّمَآءَ سَقۡفٗا مَّحۡفُوظٗاۖ وَهُمۡ عَنۡ ءَايَٰتِهَا مُعۡرِضُونَ ٣٢
And We made the sky a protected ceiling, but they, from its signs,1 are turning away.
Dhe Qiellin e kemi bërë si një mbulesë të sigurt. -E bëmë si mburojë për tokën, në të cilën ju jetoni. Qielli është i siguruar dhe nuk bie poshtë, siç thotë Zoti: “Allahu i mban qiejt dhe tokën që të mos bien, e nëse bien, s’ka kush veç Tij që mund t’i mbajë; Ai është i Dashur dhe Falës i Madh.” [Fatir 41]. Por qielli është i ruajtur edhe nga shejtanët, që ata të mos depërtojnë në të, për të dëgjuar lajmet qiellore.Megjithatë, ata u kthejnë shpinën Shenjave që këto objekte tregojnë. – Ata janë të pavëmendshëm, madje të shkujdesur dhe në gjumë. Ata janë të painteresuar për të gjitha shenjat madhështore të Zotit në qiell.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences