As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Al-Hajj 22:29–40
22:29Page 335
ثُمَّ لۡيَقۡضُواْ تَفَثَهُمۡ وَلۡيُوفُواْ نُذُورَهُمۡ وَلۡيَطَّوَّفُواْ بِٱلۡبَيۡتِ ٱلۡعَتِيقِ ٢٩
Then let them end their untidiness and fulfill their vows and perform ṭawāf around the ancient House."
Pastaj le të plotësojnë ritet e tyre,... -Pasi të përfundojnë adhurimet, mund të largojnë prej vetes papastërtitë dhe kufizimet, që i kishin gjatë ihramit.... le t’i përmbushin premtimet e veta(ndaj Zotit)... -Të përmbushin zotimin për kryerjen e haxhit, umres dhe kurbaneve.... dhe le të sillen(bëjnë tauaf)rreth Shtëpisë së Lashtë. -Të bëjnë tavafin në këtë Shtëpi të Vjetër, e cila është absolutisht xhamia më e mirë. Ajo xhami është e mbrojtur nga e keqja e tiranëve. Ky është urdhër për të kryer tavafin në veçanti, pas urdhrit të përgjithshëm për të kryer adhurime. Kjo porosi e veçantë për tavafin bëhet për të treguar rëndësinë dhe vlerat e mëdha të këtij riti. Ai është riti kyç i haxhit dhe të gjitha adhurimet e tjera gjatë haxhit të çojnë drejt tij. Mbase, kjo porosi e veçantë është bërë edhe për një arsye tjetër: tavafi është ligjëruar të kryhet në çdo kohë të vitit, edhe pa qenë i lidhur me adhurimet e haxhit dhe të umres.
22:30Page 335
ذَٰلِكَۖ وَمَن يُعَظِّمۡ حُرُمَٰتِ ٱللَّهِ فَهُوَ خَيۡرٞ لَّهُۥ عِندَ رَبِّهِۦۗ وَأُحِلَّتۡ لَكُمُ ٱلۡأَنۡعَٰمُ إِلَّا مَا يُتۡلَىٰ عَلَيۡكُمۡۖ فَٱجۡتَنِبُواْ ٱلرِّجۡسَ مِنَ ٱلۡأَوۡثَٰنِ وَٱجۡتَنِبُواْ قَوۡلَ ٱلزُّورِ ٣٠
That [has been commanded], and whoever honors the sacred ordinances of Allāh - it is best for him in the sight of his Lord. And permitted to you are the grazing livestock, except what is recited to you.1 So avoid the uncleanliness of idols and avoid false statement,
Ja, kështu. Kush madhëron Shenjtëritë e Allahut, kjo është më e mirë për të te Zoti i vet. -Kështu, të gjitha këto dispozita që ju mësuam përmbajnë madhërim e respekt të shenjtërive të Allahut, i Cili dëshiron prej besimtarëve që t’i respektojnë shenjtëritë e Tij. Ky lloj nderimi i tyre të afron tek Allahu. Kush i respekton shenjtëritë dhe ligjet e Zotit, Ai do t’i japë shpërblime të mëdha dhe shumë të mira në fe e në të dyja jetët. Shenjtëri të Allahut quhen të gjitha ato adhurime që Ai ka urdhëruar të kryhen e të respektohen, si dhe ato kohë e vende ku jemi urdhëruar për kryer këto adhurime. Të tilla konsiderohen të gjitha adhurimet, si: haxhi, ihrami, kurbanet etj. T’i nderosh këto shenjtëri do të thotë t’i respektosh ato me zemër, t’i duash dhe t’i përkryesh, e jo t’i nënvlerësosh dhe as t’i bësh me përtaci e rëndesë. Më pas i Lartësuari përmend mirësinë dhe mëshirën e Tij që u lejoi njerëzve të përfitojnë nga kafshët dhe bagëtitë, si: devetë, lopët, delet etj. Ai mundësoi, gjithashtu, që nëpërmjet bërjes kurban të këtyre bagëtive, besimtarët t’i afrohen Atij. Pra, Ai u dhuroi dyfish mirësi:Juve ju janë lejuar kafshët (për ushqim), përveç atyre që ju janë thënë(në këtë Shpallje). -Përveç atyre që do t’ju lexohen në këtë Kur'an, siç është ajeti: “Haram janë për ju: të ngordhurat, gjaku, mishi i derrit, ajo kafshë që theret jo në emrin e Allahut, ajo që është mbytur me lak në fyt, ajo që është vrarë me goditje, ajo që është rrëzuar nga lartësitë, ajo që është shpuar, ajo që është ngrënë nga egërsirat, përveç asaj që arrini ta therni, ajo që është therur për idhuj dhe që ta kërkoni fatin me short. Të gjitha këto janë gjynah (e të ndaluara nga Zoti). Sot u dëshpëruan ata që mohuan dhe humbën çdo shpresë që t'ju largojnë prej fesë suaj. Mos i kini frikë ata, por më kini frikë vetëm Mua! Sot e përsosa fenë tuaj për ju, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj. Kush detyrohet nga uria, duke mos e tepruar dhe duke mos pasur qëllim mëkatin, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë." [Maide 3]. Nuk ka dyshim se është tregues i mëshirës së gjerë të Allahut fakti që Ai ua bëri njerëzve të ndaluara këto gjëra dhe i porositi që të ruhen prej tyre. Ai dëshiron t’i pastrojë ata nga çdo ndyrësi, t’i shpëtojë nga shirku, fjalët mashtruese dhe shpifja kundër Tij, prandaj thotë:Largohuni nga ndytësia e idhujve... – Ndyrësi (er-rixhsu)quhet çdo gjë e pështirë dhe e neveritshme. Të tillë janë idhujt e çdo gjë që ju, o idhujtarë, adhuroni përveç Allahut. Madje këto janë llojet më të pështira të ndyrësive. Ajeti na ndalon nga të gjitha llojet e poshtërsive e ndalesave dhe, ndër to, madje më të rëndësishmet, janë idhujt dhe idhujtaria. Kjo është arsyeja që Allahu e përmend ndalesën për idhujt në mënyrë të veçantë, edhe pse ajo përshihet te poshtërsitë e ndyrësitë në përgjithësi.... dhe largohuni nga shpifjet! - Ajeti urdhëron që t’u largohemi të gjitha fjalëve të ndyra e të ndaluara. Të gjitha ato konsiderohen si ķauluz-zûr - fjalë mashtruese. E tillë është edhe dëshmia e rreme. Pasi urdhëroi të largohemi nga çdo poshtërsi, ndyrësi dhe fjalët mashtruese, i Madhëruari urdhëron që të jemi hunefâ, duke thënë:
22:31Page 336
حُنَفَآءَ لِلَّهِ غَيۡرَ مُشۡرِكِينَ بِهِۦۚ وَمَن يُشۡرِكۡ بِٱللَّهِ فَكَأَنَّمَا خَرَّ مِنَ ٱلسَّمَآءِ فَتَخۡطَفُهُ ٱلطَّيۡرُ أَوۡ تَهۡوِي بِهِ ٱلرِّيحُ فِي مَكَانٖ سَحِيقٖ ٣١
Inclining [only] to Allāh, not associating [anything] with Him. And he who associates with Allāh - it is as though he had fallen from the sky and was snatched by the birds or the wind carried him down into a remote place.
Jini të sinqertë në besimin tek Allahu,... -Hunefâe lil-lâhidomethënë: të sinqertë e të përkushtuar në besimin dhe adhurimin e Allahut si Një i Vetëm, duke u larguar nga adhurimi i gjithçkaje tjetër.... dhe mos i bëni Atij shok! -Urdhërohet për përkushtim në adhurimin e një Zoti të vetëm me sinqeritet, duke u larguar nga shirku.Kush i bën shok Allahut, është sikur ai të ketë rënë nga qielli e ta kenë rrëmbyer shpendët(grabitqarë), ose sikur ta ketë rrëmbyer era e ta ketë hedhur në ndonjë vend të humbur. -Kush i bën shok Zotit i ngjan atij që, duke rënë nga qielli, e rrëmbejnë zogjtë menjëherë, ose e hedh furtuna shumë larg. I tillë është idhujtari. Imani është si qielli i lartë dhe i ruajtur. Kush e braktis ose e refuzon imanin është si ai që bie nga ky qiell poshtë dhe iu dorëzohet dënimeve. Atë do ta rrëmbejnë zogjtë e ta bëjnë copa copa. Ky është mohuesi dhe idhujtari, i cili e braktis dhe e refuzon imanin e pastër. Atë e rrëmbejnë shejtanët nga çdo anë dhe e copëtojnë, duke ia shkatërruar fenë dhe jetën e tij.
22:32Page 336
ذَٰلِكَۖ وَمَن يُعَظِّمۡ شَعَٰٓئِرَ ٱللَّهِ فَإِنَّهَا مِن تَقۡوَى ٱلۡقُلُوبِ ٣٢
That [is so]. And whoever honors the symbols [i.e., rites] of Allāh - indeed, it is from the piety of hearts.
Ja, kështu. Kush madhëron Simbolet e(fesë së)Allahut, kjo është shenjë e devotshmërisë së zemrave. -Të gjitha këto që u përmendën duhen zbatuar, dhe kjo është prej madhërimit të shenjave të Allahut. Shenjtëri dhe shenja të Allahut janë simbolet e dukshme të fesë. Të tilla p.sh. janë të gjitha ritet e adhurimeve, sikurse thotë Allahu i Madhëruar: "Vërtet, Safa dhe Merua janë nga simbolet e Allahut." [Bekare 158]. Kështu konsiderohen edhe kurbanet, që bëhen pranë Shtëpisë së Shenjtë, Qabes. E përmendëm edhe më parë se madhërimi i këtyre shenjave do të thotë: respektimi i tyre, përkushtimi në realizimin e tyre në mënyrën më të plotë, me aq sa ka mundësi njeriu. Kështu për shembull, në lidhje me kurbanët, respekti i këtij riti shprehet duke u kujdesur për ushqimin dhe shëndoshjen e kafshëve, që të jenë gati për kurban duke qenë të plota në çdo apekt. Nuk ka dyshim se madhërimi i shenjtërive të Zotit është tregues i devotshmërisë së zemrës. Ai që i madhëron dhe respekton këto shenjtëri paraqet provë të qartë se në zemrën e tij ka devotshmëri dhe se imani i tij është i pastër, i saktë e korrekt, pasi respektimi i tyre tregon se njeriu e madhëron dhe i frikësohet Zotit.
22:33Page 336
لَكُمۡ فِيهَا مَنَٰفِعُ إِلَىٰٓ أَجَلٖ مُّسَمّٗى ثُمَّ مَحِلُّهَآ إِلَى ٱلۡبَيۡتِ ٱلۡعَتِيقِ ٣٣
For you therein [i.e., the animals marked for sacrifice] are benefits for a specified term;1 then their place of sacrifice is at the ancient House.2
Ju përfitoni nga ato(kafshët e shenjuara për kurban)për një kohë të caktuar, e vendi i i kurbanit është afër shtëpisë së lashtë. -Nga kafshët që keni zgjedhur për kurban, qofshin ato deve apo dele, ju keni shumë dobi, sepse i shfrytëzoni e përfitoni prej tyre deri në kohën kur i bëni kurban. Ju mund t’i përdorni ato si kafshë shpine dhe për qumësht, pa i dëmtuar si kafshë kurbani. Kur shkojnë në vendin e caktuar për kurban, ato theren. Vendi ku bëhet kurbani është një vend i shenjtë, si Minaja etj. Pasi bëhen kurbanet, besimtarët hanë vetë prej mishit të tyre dhe dhurojnë ose ushqejnë me të nevojtarët dhe të varfërit.
22:34Page 336
وَلِكُلِّ أُمَّةٖ جَعَلۡنَا مَنسَكٗا لِّيَذۡكُرُواْ ٱسۡمَ ٱللَّهِ عَلَىٰ مَا رَزَقَهُم مِّنۢ بَهِيمَةِ ٱلۡأَنۡعَٰمِۗ فَإِلَٰهُكُمۡ إِلَٰهٞ وَٰحِدٞ فَلَهُۥٓ أَسۡلِمُواْۗ وَبَشِّرِ ٱلۡمُخۡبِتِينَ ٣٤
And for every [religious] community We have appointed a rite [of sacrifice]1 that they may mention the name of Allāh over what He has provided for them of [sacrificial] animals. For your god is one God, so to Him submit. And, [O Muḥammad], give good tidings to the humble [before their Lord]
Ne i kemi caktuar çdo populli vendin e kurbaneve, që ta përmendin emrin e Allahut, që i furnizoi me kafshë. -Për të gjithë popujt e shkuar kemi bërë një vend adhurimi e kurbanesh, prandaj nxitoni dhe garoni në punë të mira! Allahu i Madhëruar i bëri këto vende adhurimi, me qëllim që besimtarët ta kujtojnë dhe ta adhurojnë Atë, si edhe që t’i shprehin Atij mirënjohjen. Ato u bënë që njerëzit të kujtojnë Zotin dhe që të nxisin tek ata mirënjohjen për Atë. Kjo është arsyeja që, duke përmendur urtësinë e caktimit të këtyre vendadhurimeve, Zoti thotë:Zoti juaj është një Zot i Vetëm (që meriton të adhurohet),... -Megjithëse ligjet ndryshojnë, thelbi i mesazhit të të gjitha shpalljeve ka qenë: “Zoti juaj është një Zot i Vetëm (që meriton të adhurohet)” Askush nuk e ka thyer këtë themel të pandryshueshëm. Allahu është i vetmi i adhuruar me meritë. Të gjitha adhurimet i duhen përkushtuar vetëm Allahut e askujt tjetër. Duhet hequr dorë nga çdo lloj idhujtarie, prandaj Allahu i Madhëruar thotë:... ndaj vetëm Atij dorëzojuni! -Vetëm Atij nënshtrojuni dhe vetëm Atij dorëzojuni, dhe askujt tjetër! Vetëm duke iu dorëzuar Atij, për të jetuar sipas Islamit, njeriu ka gjetur rrugën drejt vendit të paqes. Ata që e bëjnë këtë meritojnë përgëzimet dhe lajmin e mirë nga Zoti:Dhe përgëzoji të bindurit! -Përgëzoji "të bindurit" me të gjithë të mirat në të dyja jetët. El muħbit quhet ai që i është nënshtruar Zotit të tij, që i është dorëzuar urdhrave të Tij dhe është modest dhe i dashur me njerëzit dhe robërit e Zotit.
22:35Page 336
ٱلَّذِينَ إِذَا ذُكِرَ ٱللَّهُ وَجِلَتۡ قُلُوبُهُمۡ وَٱلصَّٰبِرِينَ عَلَىٰ مَآ أَصَابَهُمۡ وَٱلۡمُقِيمِي ٱلصَّلَوٰةِ وَمِمَّا رَزَقۡنَٰهُمۡ يُنفِقُونَ ٣٥
Who, when Allāh is mentioned, their hearts are fearful, and [to] the patient over what has afflicted them, and the establishers of prayer and those who spend from what We have provided them.
Ata, të cilët, kur përmendet Allahu, u frikësohen zemrat,... -Kjo ndodh nga frikërespekti dhe madhërimi për Zotin e tyre. Pikërisht për këtë shkak, ata i kanë lënë haramet. E si mund të thyejnë urdhrin e Zotit të tyre dhe të bëjnë atë që Ai e ka ndaluar, kur ata janë të frikësuar dhe plot respekt e madhërim për Zotin e tyre?! Ata e njohin mirë Atë dhe, për këtë shkak, vetëm Atij i frikësohen dhe askujt tjetër.... që janë durimtarë kur i gjen ndonjë e keqe, -Vuajtjet, dhimbjet dhe telashet nuk mund t’i përkulin këta besimtarë të vendosur. Me çfarëdo lloj dhimbjeje e fatkeqësie që të përballen këta durimtarë, ata nuk përulen dhe nuk shprehin asnjë lloj pakënaqësie apo rebelimi kundër Zotit të tyre. Ata tregohen durimtarë me qëllimin e vetëm, që të kënaqin Allahun e Madhëruar dhe të arrijnë shpërblimin e tij bujar dhe mirësitë e Tij të pashembullta.që e falin namazin rregullisht... -Këta e përkryejnë namazin, duke e kompletuar atë me të gjitha shtyllat, detyrat dhe veprimet e pëlqyeshme. Ata e falin namazin duke adhuruar Zotin me të gjitha veprimet e fjalët e këtij riti, qofshin ato të jashtme apo të brendshme.... dhe japin(për hir të Zotit)nga ajo që u kemi dhënë Ne. -Kjo përfshin të gjitha llojet e shpenzimeve, si të detyrueshmet, ashtu edhe ato të pëlqyeshmet. Ndër shpenzimet e detyrueshme mund të përmendim zekatin, kompensimet pasurore të detyrueshme nga Sheriati, shpenzimet e detyrueshme për gratë fëmijët, të afërmit, vartësit, robërit, shërbëtorët etj. Ndër shpenzimet e pëlqyeshme mund të përmendim të gjitha llojet e sadakave. Vëreni me kujdes! Në ajet thuhet: “min mâ rezeķnâhu” – “nga ajo që u kemi dhënë”, pra, një pjesë të saj. Nga kjo kuptojmë se sa të thjeshta janë porositë dhe detyrat që na ka caktuar Zoti. Këto shpenzime janë veçse një pjesë e vogël e pasurisë që na ka dhënë Zoti. Pastaj, në fund të fundit, po ta shohim me kujdes, të gjitha mirësitë dhe pasuritë që ne zotërojmë, në fakt, janë dhuratë e Allahut e jo merita jonë, sepse Allahu thotë: “japin nga ajo që u kemi dhënë Ne.” Nëse nuk do të na i dhuronte dhe mundësonte Allahu, ne nuk do t’i kishim aspak këto të mira. Atëherë, o ti njeri, që Zoti të ka dhuruar shumë mirësi e pasuri, jep prej tyre, për hir të Zotit! Jep, që Allahu të të japë edhe më shumë nga mirësia dhe bujaria e Tij!
22:36Page 336
وَٱلۡبُدۡنَ جَعَلۡنَٰهَا لَكُم مِّن شَعَٰٓئِرِ ٱللَّهِ لَكُمۡ فِيهَا خَيۡرٞۖ فَٱذۡكُرُواْ ٱسۡمَ ٱللَّهِ عَلَيۡهَا صَوَآفَّۖ فَإِذَا وَجَبَتۡ جُنُوبُهَا فَكُلُواْ مِنۡهَا وَأَطۡعِمُواْ ٱلۡقَانِعَ وَٱلۡمُعۡتَرَّۚ كَذَٰلِكَ سَخَّرۡنَٰهَا لَكُمۡ لَعَلَّكُمۡ تَشۡكُرُونَ ٣٦
And the camels and cattle We have appointed for you as among the symbols [i.e., rites] of Allāh; for you therein is good. So mention the name of Allāh upon them when lined up [for sacrifice]; and when they are [lifeless] on their sides, then eat from them and feed the needy [who does not seek aid] and the beggar. Thus have We subjected them to you that you may be grateful.
Edhe devetë për kurban jua kemi bërë prej simboleve të(fesë së)Allahut... -Kjo tregon se fjala “sheâirullâh”– “simbolet e Allahut” është një term gjithëpërfshirës, që ngërthen të gjitha ato rite fetare që kryhen haptaz. I tillë është edhe kurbani për hir të Allahut. Më lart u tha se madhërimi dhe respektimi i simboleve të Allahut është tregues i devotshmërisë e pastërtisë së zemrës. Në këtë ajet përmenden si pjesë e simboleve të Allahut devetë dhe gjedhët që veçohen për kurban, sipas një mendimi. Këto kafshë trajtohen me kujdes të veçantë dhe ushqehen mirë, për t’u majmur, si madhërim për Allahun, të cilit do t’i kushtohen si kurbane.... e ju keni shumë dobi prej tyre. -Të gjithë përfitojnë, si dhuruesi, ashtu edhe përfituesi i kurbanit. Ata përfitojnë nga sevapet e kënaqësia e Allahut, nga mishi që e hanë vetë, si dhe ngaqë kënaqin zemrat e njerëzve dhe të nevojtarëve.Prandaj përmendeni emrin e Allahut kur ato janë në këmbë(gati për kurban)... –Kur të therni bagëtitë, thoni në momentin e therjes: Bismilah! Kur janë bagëti të mëdha (si devetë dhe lopët), ato fillimisht qëndrojnë në këmbë, pastaj u lidhet këmba e djathtë para, që të ulen poshtë, dhe pastaj theret sipas mënyrës islame.... dhe kur të shtrihen në tokë(pas therrjes). -Pasi kafsha shtrihet përtokë dhe i ripet lëkura, atëherë mund të hahet.Hani prej tyre... -Kjo fjalë i drejtohet atij që e bën kurbanin. Pra, i lejohet pronarit të kurbanit që të hajë prej kurbanit të vet. Pastaj:... dhe jepini nevojtarit dhe atij që lyp! -Ushqeni të varfërin, i cili nuk lyp për shkak të turpit dhe vetëpërmbajtjes, por ushqeni edhe të varfërit që lypin. Pra, të dy llojet e të varfërve kanë pjesën e tyre në kurban.Ja, kështu, jua vumë kafshët në shërbimin tuaj, që ju të jeni mirënjohës. - Është Allahu i Madhëruar Ai që jua mundësoi këtë begati për kurban, që ju të jeni mirënjohës. Allahu i nënshtroi ato kafshë për ju, për t’ju treguar mëshirën e bamirësinë e Tij ndaj jush. Atëherë, lavdërojeni dhe tregojini Atij mirënjohjen tuaj!
22:37Page 336
لَن يَنَالَ ٱللَّهَ لُحُومُهَا وَلَا دِمَآؤُهَا وَلَٰكِن يَنَالُهُ ٱلتَّقۡوَىٰ مِنكُمۡۚ كَذَٰلِكَ سَخَّرَهَا لَكُمۡ لِتُكَبِّرُواْ ٱللَّهَ عَلَىٰ مَا هَدَىٰكُمۡۗ وَبَشِّرِ ٱلۡمُحۡسِنِينَ ٣٧
Their meat will not reach Allāh, nor will their blood, but what reaches Him is piety from you. Thus have We subjected them to you that you may glorify Allāh for that [to] which He has guided you; and give good tidings to the doers of good.
Tek Allahu nuk mbërrin as mishi e as gjaku i tyre(i kurbaneve); është devotshmëria juaj që mbërrin tek Ai. -Qëllimi i kurbanit nuk është vetëm therja e bagëtisë e përfitimi nga mishi i saj. Tek Allahu i Madhëruar nuk arrin as gjaku dhe as mishi i kurbanit, sepse Ai është i Pasur, Jonevojtar për krijesat dhe i Vetëlavdëruar. Tek Ai arrin veçse sinqeriteti juaj në adhurimet dhe kurbanet që ju i dedikoni. Tek Ai arrijnë qëllimi i mirë, llogaritja e shpërblimit dhe devotshmëria juaj. Ky është një inkurajim për të qenë të sinqertë në adhurimin e therjes dhe të përkushtimit të kurbanëve. Allahu i Madhëruar na udhëzon që të jemi të motivuar veçse nga një qëllim: arritja e kënaqësisë së Tij. Qëllimi i kurbanit të mos jetë fama dhe lavdërimi prej njerëzve dhe as të mos bëhet thjesht sepse është një zakon i trashëguar. Kështu, sinqeriteti është i detyrueshëm në të gjitha llojet e adhurimeve. Nëse ato nuk kryen me sinqeritet dhe në emër të devotshmërisë për Allahun, të gjitha janë vepra sipërfaqësore, që u mungon thelbi e frutat. Ata i ngjajnë një trupi që nuk ka shpirt.Ai jua nënshtroi ato(bagëtitë për kurban)që ta madhëroni Allahun, i Cili ju udhëzoi në Rrugën e Drejtë. -Që ta madhëroni dhe respektoni Allahun. Ta madhëroni, për shkak se Ai ju udhëzoi në rrugë të drejtë. Për këtë, Ai meriton përlëvdimet dhe mirënjohjen më të thellë, lavdërimet më të plota dhe madhërimin me përunjësinë më të thellë.Dhe përgëzoji besimtarët! -Ky përgëzim u jepet muhsinin-ëve, domethënë, atyre që kanë arritur gradën e ihsân-it. Ata e adhurojnë Allahun njëlloj sikurse ta shihnin Atë haptazi. Edhe pse nuk mund ta shohin në këtë jetë, ata e adhurojnë Zotin duke ndier mbikqyrjen e Tij në çdo çast. Në çdo çast adhurimi, ata e ndiejnë shikimin dhe mbikëqyrjen e Tij. Kjo është grada e ihsanit, në lidhje me adhurimet që i përkushtohen Zotit. Ndërsa për ihsanin ndaj krijesave mund të flasësh gjatë. Të tillë njerëz u bëjnë mirësi krijesave me të gjitha format e mënyrat: me anë të pasurisë, diturisë, pushtetit e miqësisë, këshillës së mirë, urdhërimit për punë të mira e ndalimit nga e keqja, fjalët e mira e të ngrohta etj. Këta bamirës kanë një premtim të madh e të mrekullueshëm nga Allahu i Madhëruar. Atyre u premtohet lumturi në dynja dhe në ahiret. Allahu do t’u dhurojë mirësi, ashtu sikurse ata u bënë bamirësi krijesave dhe ashtu siç e adhuruan Atë me përunjësi e përkushtim. I Madhëruari thotë: “Ata (banorët e Xhenetit) do të jenë të mbështetur në shtroje, mbulesat e brendshme të të cilave janë prej mëndafshi të stolisur, dhe frutat e pemëve të të dy Xheneteve janë shumë pranë. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Aty janë ato (Hyri) që i përqendrojnë shikimet e tyre e të cilat nuk i ka prekur kush më parë, as njerëz, as xhinde. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! Ato janë si rubinët e koralet. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?! A nuk është shpërblimi i veprës së mirë veçse e mira?!” [Rahman 54 – 60]. Ose: “Atyre, që bëjnë vepra të mira u takon e mira, madje edhe më shumë. Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi e as nënçmimi. Ata janë banorë të Xhenetit. Ata do të jenë atje përjetësisht.” [Junus 26].
22:38Page 336
۞ إِنَّ ٱللَّهَ يُدَٰفِعُ عَنِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْۗ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ كُلَّ خَوَّانٖ كَفُورٍ ٣٨
Indeed, Allāh defends those who have believed. Indeed, Allāh does not like everyone treacherous and ungrateful.
Allahu i mbron(nga e keqja)ata që besuan. -Ky është njëherazi një njoftim, premtim dhe përgëzim i mrekullueshëm nga Allahu për ata që e besojnë Atë. Allahu do të largojë prej tyre çdo të keqe dhe këtë do ta bëjë për shkak të imanit të tyre. Ai do t’i ruajë besimtarët e Tij nga e keqja e mohuesve, nga vesveset e shejtanit, nga e keqja e veteve të tyre, nga pasojat që sjellin veprat e tyre të këqija dhe çdo e keqe tjetër. Edhe gjatë fatkeqësive, Ai ua lehtëson barrën e rëndë. Çdo besimtari do t’i ofrohet kjo mbrojtje e ndihmë, në varësi të imanit të tij, pra, dikujt më shumë e dikujt më pak.Me të vërtetë, Allahu nuk e do askënd që është tradhtar e mohues(i besimit të drejtë). -Këta janë ata që tradhtojnë amanetin e Zotit, me të cilin Ai i ngarkoi. Ata shpërfillin të drejtat e Zotit dhe adhurimin e Tij si Një të Vetëm. Ata shkelin edhe të drejtat e krijesave dhe përgjegjësitë ndaj tyre. Ata janë mohues të mirësive të Allahut e mosmirënjohës. Allahu i Madhëruar u jep me bujari nga mirësitë e Tij, ndërsa ata ia kthejnë me padrejtësi, mohim e mosbindje. Ata nuk i do Allahu, përkundrazi i urren dhe është i zemëruar me ta. Ai ka për t’i ndëshkuar ata për mosbesimin dhe shkeljen e amanetit të Tij. Nga ajeti kuptojmë se Allahu i do ata që janë besnikë ndaj amaneteve, që i plotësojnë ato me korrektësi dhe tregohen mirënjohës ndaj të dashurit të tyre, Allahut Bujar dhe Mëshirëplotë.
22:39Page 337
أُذِنَ لِلَّذِينَ يُقَٰتَلُونَ بِأَنَّهُمۡ ظُلِمُواْۚ وَإِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ نَصۡرِهِمۡ لَقَدِيرٌ ٣٩
Permission [to fight] has been given to those who are being fought,1 because they were wronged. And indeed, Allāh is competent to give them victory.
Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje(të luftojnë), për shkak se u është bërë padrejtësi. -Në fillim të Islamit, muslimanët e kishin të ndaluar të luftonin kundër jobesimtarëve, madje ishin urdhëruar të tregonin durim. Kështu ishin urdhëruar nga urtësia e Allahut. Më pas, kur emigruan në Medinë dhe krijuan një shtet të fortë, iu dha leje që të luftonin. Allahu i Madhëruar thotë: “Atyre që po sulmohen me luftë, u është dhënë leje të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejtësi." Nga kjo kuptohet se, më parë, ishin të ndaluar të luftonin dhe tashmë, atyre që luftoheshin, po u lejohej të kundërpërgjigjeshin me të njëjtën mënyrë. Allahu ua lejoi luftën besimtarëve vetëm sepse atyre po u bëhej padrejtësi, duke u penguar nga feja, duke u torturuar për shkak të besimit dhe duke u dëbuar prej shtëpive të tyre.Kronologji e traditës së Profeti a.s. nëmarrëdhëniet me qafirët dhe munafikëtnga momenti i Shpalljes së parë deri kurshkoi tek Allahu i Lartësuar.Të parat fjalë që Allahu i Lartësuar ishpalli Profetit a.s. ishin: “Lexo me emrine Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka); e krijoinjeriun nga një droçkë gjaku! Lexo! Zotiyt është më Bujari” (Alak 1-3). Këtoshënojnë hapjen e Shpalljes hyjnore qëpo i zbriste. Në këto ajete, Allahu iLartësuar e urdhëron atë të lexojë nëveten e tij dhe nuk e urdhëron që t’uapërçojë ato fjalë të tjerëve. Më pas Ai ishpall ajetet: “O ti, i mbështjellë (oMuhamed)! Çohu dhe paralajmëro! Zotintënd madhëroje! Petkat e tua pastrojidhe largohu nga ndyrësia (adhurimi iidhujve)!” (Mudethir 1-5). Kështu pra, meajetet: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cilikrijoi (gjithçka); e krijoi njeriun nga njëdroçkë gjaku! Lexo! Zoti yt është mëBujari”, ai mori titullin ‘Nebij’ (i lajmëruarme Shpallje hyjnore). Ndërsa me ajetet:“O ti, i mbështjellë (o Muhamed)! Çohudhe paralajmëro! Zotin tënd madhëroje!Petkat e tua pastroji dhe largohu ngandyrësia (adhurimi i idhujve)!” ai morititullin ‘Resul’(i dërguar për t’u kumtuarnjerëzve mesazhet e Allahut). PastajAllahu i Madhëruari e urdhëroi atë që t’utërheqte vërejtjen, fillimisht, farefisit tëtij të afërt, popullit të tij (kurejshëve),arabëve që jetonin rreth tyre, pastajgjithë arabëve të tjerë, dhe më pasmbarë botës. Pas shpalljes së profetësisësë tij, ai qëndroi më se dhjetë vite për t’iftuar njerëzit në rrugën e Allahut pa luftëdhe pa xhizje. Gjatë kësaj kohe aiurdhërohej prej Allahut të Lartësuar që tëruante vetëpërmbajtjen, durimin, dhe tëishte falës dhe i butë me ata që emundonin. Më pas atij iu dha leja për tëemigruar, pastaj për të zhvilluar luftëfillimisht vetëm kundër atyre që eluftonin, duke i lënë të qetë ata që nuk engacmonin. Dhe përfundimisht Ai eurdhëroi të luftonte kundër idhujtarëve,derisa i gjithë adhurimi t’i përkushtohejvetëm Allahut të Lartësuar. Pas urdhritpër luftë, idhujtarët, në raport me të, undanë në tri grupe:- Idhujtarë me të cilët ai lidhi marrëveshjepaqeje dhe armëpushimi;- idhujtarë me të cilët ishte nëmarrëdhënie lufte;- idhujtarë që jetonin brenda shtetit islamdhe që kishin nënshkruar marrëveshjen edhimme-s (siguracionit për jetën dhepasurinë).Allahu i Lartësuar e urdhëroi atë që t’ipërmbahej paktit me grupin e parë, përsa kohë ata i përmbaheshin atij. Nëseprej tyre vërehej ndonjë shenjë tradhtieapo hileje, ai duhej t’ua kthentembrapsht marrëveshjen dhe, para se t’iluftonte, duhej t’i lajmëronte për prishjene paktit. Urdhri i Allahut të Lartësuarishte që të luftohej çdokush që thyentepaktet dhe marrëveshjet.Me shpalljen e sures Teube, erdhi sqarimipërfundimtar për qëndrimin ndaj këtyretri grupeve. Me ajetet e saj, Allahu iLartësuar e urdhëroi Profetin e Tij tëluftonte kundër ehlu kitab-ëve derisa tëjepnin xhizjen ose të pranonin Islamin. Aie urdhëroi gjithashtu të luftonte kundërqafirëve dhe munafikëve, dhe të tregonteashpërsi kundër tyre. Kështu, Profeti iAllahut i luftoi qafirët me shpatë dhe meforcë, ndërsa munafikët i luftoi meargumentim të pastër dhe me fjalë tëqartë. Në këto ajete Allahu i Lartësuar eurdhëron Profetin e Tij që të deklarojëlirimin prej detyrimeve që rridhnin ngamarrëveshjet e lidhura më parë mekafirët dhe që t’i lajmëronte ata se nukkishte më marrëveshje mes tyre, por,sipas këtyre ajeteve, qafirët, me të cilëtProfeti a.s. pati marrëveshje, do tëklasifikoheshin në tri grupe:- Një grup të cilët e thyen paktin me tëdhe e luftuan. Profeti a.s. u urdhërua që,kundër tyre të zhvillonte luftë. Ashtuveproi dhe doli fitimtar.- Një grup me të cilët marrëveshja ishtederi në një afat të caktuar dhe të cilët nuke thyen paktin me të. Për këta Profeti a.s.u urdhërua që ta plotësonte afatin emarrëveshjes me ta, sipas caktimit.- Një grup tjetër me të cilët Profeti a.s.nuk kishte marrëveshje, por që nuk epatën luftuar atë, ose me të cilët kishtemarrëveshje të pakufizuar në kohë, tëhapur. Për këta Profeti a.s. u urdhërua qët’u linte afat dhe t’i linte në paqe përkatër muaj, por me të mbaruar katërmuajt, do të fillonte luftën. Janë këtakatër muajt e përmendur në ajetin 2 tësures Teube: “Udhëtoni nëpër botë ju(idhujtarë) edhe katër muaj (të sigurt),por ta dini se nuk do të mund t’i shpëtoniAllahut dhe se Allahu do t’i poshtërojëmohuesit.” Janë pikërisht katër muajt epaprekshmërisë së jetës (hurum), siçtregon dhe ajeti më poshtë: “Kur tëkalojnë muajt e paprekshmërisë (në tëcilët ndalohet lufta), atëherë i vritniidhujtarët kudo që t’i ndeshni, i zinirobër, i rrethoni dhe u bëni pusi kudo!Por, nëse pendohen, falin namazin dhejapin zeqatin, atëherë i lini të qetë!Vërtet, Allahu është Falës dheMëshirëplotë.” (Teube 5).Muajt e lënies në paqe ishin katër muajte paprekshmërisë së jetës.128 Dita e parëfilloi me ditën e deklarimit të prishjes sëpaktit me ta, që ishte dita e dhjetë e DhulHixhes, dita e Haxhit të madh, në të cilinu shpallën këto dispozita. Ndërsa dita efundit e afatizimit ishte dita e dhjetë emuajt Rabiul Ahir. Këta muaj nuk janë tënjëjtë me ata që Allahu i Lartësuar i kapërmendur në ajetin 36 të sures Teube:“Vërtet, numri i muajve tek Allahu ështëdymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, qëprej ditës kur krijoi qiejt dhe Tokën. Katërprej tyre janë të shenjtë, sipas besimit tëdrejtë. Prandaj, mos i bëni vetes dëm,duke i shkelur këta muaj! Megjithatë,luftoni të gjithë kundër idhujtarëve, ashtusi luftojnë ata të gjithë kundër jush. Tadini se Allahu është me ata që ruhen ngagjynahet.” Në këtë ajet flitet për tre muajtë njëpasnjëshëm: Rexhep, Dhul Kade,Dhul Hixhe dhe një të veçantëMuharrem. Muajt në të cilat u afatizuanidhujtarët nuk ishin këta, sepse këta nukjanë katër të njëpasnjëshëm, sikurse ishteedhe urdhri. Allahu i Lartësuar i afatizoiata për katër muaj të tjerë rresht, pastajurdhëroi që të luftoheshin. Profeti a.s.luftoi ata që thyen paktin, dhe i afatizoikatër muaj ata me të cilët nuk kishte paktapo kishte pakt të hapur pa afat. Allahu iLartësuar e urdhëroi atë që ta plotësojëpaktin me ata që i qëndonin besnikmarrëveshjes, deri në afatet epërcaktuara, por këta të fundit, pambaruar afati i paktit, të gjithë pranuanIslamin. Ndërsa jomuslimanët e siguruarbrenda shtetit islam pranuan të paguajnëxhizjen. Pas shpalljes të sures Teube,qafirët ishin në tri grupe: qafirë me tëcilët ishte në marrëdhënie lufte; qafirëme të cilët ishte bërë marrëveshjearmëpushimi dhe ehlu dhimme (shtetasjomuslimanë që pranonin pushtetin dheautoritetin e shtetin islam, që paguaninxhizjen dhe që u garantohejpaprekshmëria e jetës dhe pasurisë ngashteti islam). Por pasi grupi i dytëpranuan Islamin, mbetën vetëm dy tëtillë: qafirët me të cilët ishte nëmarrëdhënie lufte dhe paguesit ehludhimme. Por tashmë qafirët me të cilëtkishte marrëdhënie armiqësore ishin tëtmerruar prej tij. Kështu pra,përfundimisht banorët e tokës në raportme Profetin a.s. u ndanë në tri kategori:- Muslimanë që besonin Allahun dheProfetin e Tij;- jomuslimanë brenda shtetit islam qëpaguanin xhizjen dhe ishin të siguruar përjetën, pasurinë, nderin dhe fenë e tyre;- qafirë të tmerruar të cilët ishin nëmarrëdhënie lufte me Profetin a.s.Për sa i përket traditës së tij në sjelljenndaj munafikëve, ai u urdhërua që tëpranojë atë që shfaqej prej tyre haptazi,ndërsa atë që fshihej në zemrat e tyre t’ialinte gjykimit të Allahut të Madhëruar. Aiu urdhërua që kunder tyre të luftojë medije dhe me argumentim të qartë. Shpeshherë i duhej t’u kthente shpinën dhe tëdistancohej prej tyre. U urdhëruagjthashtu që të tregohej i ashpër me tadhe t’u fliste me fjalë të forta dhendikuese për shpirtrat e tyre. Allahu iLartësuar e ndaloi që t’ua falte namazin exhenazes kujt vdiste prej tyre dhe endaloi që të qëndronte në varrezat e tyrepër t’u lutur. Allahu i Lartësuar e njoftoiatë se edhe nëse kërkonte falje për ta Ainuk do t’ua falte atyre. Kjo ishte tradita etij në raportet me qafirët dhe munafikët.Sjellja Profetit a.s. me miqtë, të dashuritdhe me pasuesit e tij. Allahu i Lartësuar eurdhëroi Profetin a.s. që ta kufizonteveten, madje të bënte durim dhe tëshoqërohej vetëm me ata që epërkujtonin Allahun, Zotin e tyre,mëngjes e mbrëmje, duke kërkuarkënaqësinë e Tij. Madje Ai e urdhëroi qënë asnjë moment të mos e largontevëmendjen prej tyre e t’u hidhte sytënjerëzve që kërkonin kënaqësinë e kësajbote. Allahu i Lartësuar e urdhëroi që t’ifalte ata dhe të kërkonte falje për ta. Ai eurdhëroi që të këshillohej me ta paramarrjes së vendimeve; e urdhëroi që tëlutej për ta. Allahu i Lartësuar e urdhëroiProfetin a.s. që të ndërpristemarrëdhëniet edhe me ata që ikundërshtonin urdhrat dhe nuk e ndiqninnë rrugën e tij, derisa ata të pendoheshinsinqerisht dhe t’i riktheheshin bindjesdhe pasimit të tij. Kështu veproi Profetia.s. me ata që nuk e ndoqën Profetin a.s.në luftën e Tebukut. Allahu i Lartësuar eurdhëroi Profetin a.s. që të zbatonte dhetë ekzekutonte rigorozisht dispozitat endëshkimeve të Sheriatit ndaj atyre që emeritonin. Përballë ligjit do të ishin tënjëjtë: i fismi dhe jo i fismi. Allahu iLartësuar e urdhëroi Profetin a.s. që, përtë larguar dhe për të shpëtuar prej tëkëqijave dhe shejtanëve njerëz, tëpërdorte stilin e kundërpërgjigjes meformën më të mirë. Atij që i bënte keq,t’ia kthente me bamirësi, atij që sillejashpër me të për shkak të injoranca, t’ikundërpërgjigjej me durim e maturi; atijqë i bënte padrejtësi, t’i përgjigjej mefalje të padrejtësisë; atij që i ndërpristemarrëdhëniet me të, t’i përgjigjej duke ibërë mirë e duke i rilidhur atomarrëdhënie. Allahu i Lartësuar i tregoiqë, nëse i zbatonte të gjitha këto, atëherëarmiku i tij do të shndërrohej në mik tëngushtë: “Nuk barazohet e mira me tëkeqen! Të keqen ktheje me të mirë, eatëherë armiku yt do të të bëhetmenjëherë mik i ngushtë.” (Fusilet 34).Ndërsa për t’u shpëtuar prej sherrit tëshejtanit xhind, Allahu i Lartësuar eurdhëroi Profetin a.s. që të kërkontembrojtje dhe mbështetje tek Ai. Ai eudhëzoi Profetin a.s. se si të ruhet prejsherrit të këtyre dy lloj shejtanëve (njerëzdhe xhindë) në tri vende në Kuran: nësuren A’raf 199-200, në suren Mu’minun,ajetet 93-97, dhe në suren Fusilet 34.Thotë i Lartësuari: “Trego mëshirë,urdhëro vepra të mira dhe shmangu ngatë paditurit! Nëse shejtani përpiqet të tështyjë drejt së keqes, kërko strehim tekAllahu, se vërtet, Ai dëgjon dhe digjithçka.” (A’raf 199-200); ose: “Dhe, metë vërtetë, Ne jemi në gjendje të tëtregojmë ty, çfarë u kemi premtuar atyre.Largoje të keqen me atë që është më emira. Ne i dimë mirë shpifjet e tyre. Dhethuaj: “O Zoti im, kërkoj të më mbroshnga nxitjet e shejtanëve” (Mu’minun 95-97). Dhe: “Nuk barazohet e mira me tëkeqen! Të keqen ktheje me të mirë, eatëherë armiku yt do të të bëhetmenjëherë mik i ngushtë.” (Fussilet 34).Kështu, Allahu e urdhëroi Profetin a.s. që,për t’u ruajtur nga e keqja e të paditurvetë shmanget prej tyre dhe për t’u ruajturnga e keqja e shejtanëve të kërkojëmbrojtje tek Allahu. Në këtë ajet janëpërmbledhur sjelljet më të vyera dhe tëgjitha vlerat e larta. Dihet që, raportet eudhëheqësit me popullin e vet, janë tre.Së pari, është e domosdoshme që ata t’ijapin atij hakun që i takon, dhe e kanë përdetyrë t’ia japin. Së dyti, ai domosdo qëka për t’u dhënë atyre ndonjë urdhër tëcaktuar dhe, së treti, prej tyre do të ketëpatjetër të tillë që do të shfaqin ashpërsidhe armiqësi apo neglizhencë ndaj sëdrejtës së tij.Kështu pra, Profeti a.s. u urdhërua ngaAllahu i Madhëruari që të merrte prejhakut, që ata e kishin detyrim t’ia jepnin,duke përzgjedhur atë që e lejonin dheishin të kënaqur shpirtrat e tyre, atë qëata e kishin të lehtë dhe nuk ndjeninvështirësi që ta lëshonin nga duart dhe tashpenzonin. Është pikërisht kjo pjesë qënë ajet quhet “el-af’u”, e cila shënonpjesën e pasurisë që nuk të dëmton dhenuk ta vështirëson gjendjen, nëse e jepatë. Për sa i përket pikës së dytë tëmarrëdhënieve, Allahu e porosit tëDërguarin e Tij që të urdhërontë në tëmira dhe vepra që janë të pranueshmenga natyrat e pastra dhe mendjet eshëndosha, në ato punë të cilatkonsiderohen si të dobishme dhe të miranga çdo njeri i arsyeshëm. Madje edhemënyra e urdhërimit të ishte epranueshme dhe e butë, jo e ashpër dhee vrazhdë. Ndërsa injorancës sëinjorantëve ai duhej t’i përgjigjej medistancim dhe duke u kthyer shpinën,duke mos iu kundërpërgjigjur kurrëvrazhdësisë së tyre me të njëjtënmonedhë. Kjo do të ishte e mjaftueshmepër të shpëtuar prej sherrit të tyre. Nësuren Mu’minun, i Madhëruari thotë:“Dhe, me të vërtetë, Ne jemi në gjendjetë të tregojmë ty, çfarë u kemi premtuaratyre. Largoje të keqen me atë që ështëmë e mira. Ne i dimë mirë shpifjet e tyre.Dhe thuaj: “O Zoti im, kërkoj të mëmbrosh nga nxitjet e shejtanëve”, ndërsanë suren Fusilet thotë: “Nuk barazohet emira me të keqen! Të keqen ktheje me tëmirë, e atëherë armiku yt do të të bëhetmenjëherë mik i ngushtë.” Kjo pra, ishtesjellja e Profetit a.s. me banorët e tokës,njerëz apo xhindë qofshin, qafirë,besimtarë apo munafikë.
22:40Page 337
ٱلَّذِينَ أُخۡرِجُواْ مِن دِيَٰرِهِم بِغَيۡرِ حَقٍّ إِلَّآ أَن يَقُولُواْ رَبُّنَا ٱللَّهُۗ وَلَوۡلَا دَفۡعُ ٱللَّهِ ٱلنَّاسَ بَعۡضَهُم بِبَعۡضٖ لَّهُدِّمَتۡ صَوَٰمِعُ وَبِيَعٞ وَصَلَوَٰتٞ وَمَسَٰجِدُ يُذۡكَرُ فِيهَا ٱسۡمُ ٱللَّهِ كَثِيرٗاۗ وَلَيَنصُرَنَّ ٱللَّهُ مَن يَنصُرُهُۥٓۚ إِنَّ ٱللَّهَ لَقَوِيٌّ عَزِيزٌ ٤٠
[They are] those who have been evicted from their homes without right - only because they say, "Our Lord is Allāh." And were it not that Allāh checks the people, some by means of others, there would have been demolished monasteries, churches, synagogues, and mosques in which the name of Allāh is much mentioned [i.e., praised]. And Allāh will surely support those who support Him [i.e., His cause]. Indeed, Allāh is Powerful and Exalted in Might.
Allahu ka fuqi për t’i ndihmuar ata(muslimanët). Ata, të cilët vetëm pse thanë “Allahu është Zoti ynë.” u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte. -Vetëm Atij le t’i kërkojnë ndihmë dhe Atij t’i mbështeten për arritjen e fitores. Allahu do t'i ndihmojë besimtarët: "...të cilët, vetëm pse thanë: “Allahu është Zoti ynë.” u dëbuan prej shtëpive të tyre pa asnjë të drejtë.” Ata u detyruan të largohen nga shtëpitë dhe atdheu i tyre, për shkak të vuajtjeve e mundimeve që u shkaktoheshin padrejtësisht. I vetmi "krim" i tyre, për të cilin qafirët i urrenin dhe torturonin, ishte fakti se ata thoshin: “Zoti ynë është Allahu”. I vetmi shkak për të gjitha ato përndjekje e mundime ishte se ata njësonin Allahun e Madhëruar dhe adhuronin vetëm Atë me sinqeritet. Nëse ky veprim mund të konsiderohet gjynah, atëherë ky ishte gjynahu i besimtarëve, sipas mohuesve dhe keqbërësve. Kjo ngjan me fjalën tjetër të Allahut të Madhëruar: “Mallkuar qofshin ata që hapën hendeqet me zjarr, të mbushur me lëndë djegëse! Ata rrinin ulur rreth tij dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët. Ata i keqtrajtonin (besimtarët), sepse ata besonin Allahun, Ngadhënjimtarin e të Lavdëruarin, të Cilit i takon sundimi i qiejve e i Tokës. Allahu është dëshmitar për çdo gjë!” [Buruxh 4 – 9]. Ky ajet tregon qartë urtësinë dhe qëllimin kryesor të ligjërimit të xhihadit. Synimi i tij është që të mundësohet përhapja e fesë dhe besimit të pastër në Allahun e Madhëruar dhe frenimi i agresionit kundër besimtarëve. Kështu mund të ndalen provokimet e vazhdueshme të jobesimtarëve, të cilët janë gjithmonë parët që i nisin ato. U bë e ligjshme të luftohet kundër padrejtësisë dhe luftës së padrejtë të mohuesve, që gjithmonë ndezin konflikte. U ligjërua lufta, që njerëzve t’u mundësohet të adhurojnë Allahun hapur, duke shfaqur të gjitha shenjat e dukshme dhe simbolet e fesë së Tij, prandaj Allahu i Madhëruar thotë në vijim:Sikur Allahu të mos i mbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë ku përmendet shumë emri i Allahut. -Kështu, nëpërmjet luftës së muxhahidinëve në rrugën e Tij, Allahu i Madhëruar largon armiqësinë dhe agresionin e mohuesve ndaj besimtarëve dhe botës. Nëse kjo nuk do të ndodhte, atëherë: “...do të rrënoheshin manastiret, kishat, havrat dhe xhamitë, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut.." Pra, do të shkatërroheshin të gjitha këto vendadhurime të mëdha të bashkësive të ithtarëve të librit, të jehudive dhe krishterëve, por do të shkatërroheshin edhe xhamitë e muslimanëve, në të cilat përmendet shumë emri i Allahut. Në to falet namazi, kryhen ritet fetare, lexohet libri i Allahut dhe përmendet emri i Allahut. Për këtë arsye, sikur Allahu i Madhëruar të mos i mbronte njerëzit me njëri-tjetrin, atëherë mohuesit e besimit do të sundonin mbi muslimanët, do t’i shkatërronin faltoret e tyre, do t’i torturonin dhe do t’i ndalonin nga feja dhe besimi i pastër. Kjo tregon se, në origjinë, xhihadi është ligjëruar për të ndaluar agresionin dhe padrejtësinë e mohuesve. Në të gjitha ato vende ku është vendosur qetësia, paqja e stabiliteti, ku është përhapur adhurimi i Allahut dhe ku janë ndërtuar e mbushur xhamitë, duke shfaqur haptazi simbolet e Allahut, të gjitha këto janë fryt i luftës të besimtarëve dhe mirësi nga sinqeriteti i tyre. Nëpërmjet këtyre të zgjedhurve, Allahu i Madhëruar largon të keqen e mohuesve. I Madhëruari thotë: “Sikur Allahu të mos i mbronte njerëzit me anë të disave prej tyre, toka do të shkatërrohej. Por Allahu është Bamirës i madh ndaj njerëzimit.” [Bekare 251]. Dikush mund të thotë se, në kohën e sotme, ne shohim që xhamitë mbushen me besimtarë edhe në shtete të vogla islame, të cilat janë të pafuqishme përballë shteteve të tjera të mëdha dhe nuk mund të luftojnë kundër tyre për të mbrojtur veten. Madje, shohim që edhe në shtetet e mëdha të sunduara nga jomuslimanë, ka shumë xhami, në të cilat besimtarët falen qetësisht dhe në paqe, edhe pse qeveritarët e atyre vendeve e kanë plotësisht mundësinë që t’i shembin dhe shkatërrojnë ato. Atëherë, si të kuptojmë fjalën e Allahut të madhëuar që thotë: "Sikur Allahu të mos i mbronte njerëzit me anë të disave prej tyre, toka do të shkatërrohej", ndërkohë që nuk shohim ndonjë ushtri islame që ta pengojë agresionin e tyre?! Përgjigjja për këtë pyetje gjendet brenda të njëjtit ajet, në kuptimin e tij gjithëpërfshirës. Edhe kjo është një prej mënyrave të mbrojtjes së Zotit, që përmendet në ajet. Çdokush që njeh gjendjen e shteteve dhe sistemin mbi të cilin ato ngrihen e kupton qartë se ato shtete e trajtojnë çdo popull e bashkësi si pjesë përbërëse të vendit dhe qeverisjes, sipas asaj që çdo bashkësi ofron, qoftë në aspektin e forcës, pasurisë, përqindjes numerike, qoftë në atë të punës e shërbimeve. Kështu, këto shtete u ofrojnë bashkësive përbërëse të tyre të drejtat përkatëse, fetare ose jo fetare. Ata kanë frikë se, nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, kjo do të çonte në çrregullim të sistemit të tyre dhe humbje të një pjese të bashkësisë. Pikërisht për shkak të këtij sistemi të ngritur realizohen shumë mirësi fetare. Pjesë e këtyre mirësive që arrihen janë dhe ndërtimi e funksionimi i xhamive, të cilat, edhe në vendet më të spikatura të mohimit ngrihen e mbushen rregullisht, lavdëruar qoftë Zoti. Këto shtete të mëdha, - edhe pse fshehin urrejtje e mospranim të Islamit dhe muslimanëve, - tregojnë kujdes ndaj bashkësisë islame, për përmbushjen e të drejtave të tyre, edhe për shkak të mosmarrëveshjeve e përçarjeve të vazhdueshme mes shteteve të krishtera, përçarje që do të vazhdojë mes tyre deri Ditën e Gjykimit. Edhe për ato vende të vogla islame, që nuk kanë fuqi të mbrohen vetë, Allahu i Madhëruar bën që të mbrohen nëpërmjet aleancave me të tjerët (jomuslimanë), të cilët janë vazhdimisht të përçarë mes njëri-tjetrit. Është i madhi Zot që e bën të mundur këtë lloj mbrojtjeje, edhe pse Ai është i Plotfuqishëm që t’u shfaqë besimtarëve fitore të Islamit dhe muslimanëve, ashtu siç edhe ka premtuar në Librin e Tij. Shenjat e kësaj ndihme të Allahut për Islamin dhe muslimanët po shfaqen qartë çdo ditë e më shumë, që kur muslimanët e ndien dhe kuptuan se sa e rëndësishme është kthimi në fenë e tyre me besim të pastër dhe me jetën sipas këtij besimi. Për të gjitha këto, lavdërimi dhe mirënjohja i takojnë vetëm Allahut të Madhëruar. E lusim të Lartësuarin që ta plotësojë mirësinë e Tij ndaj nesh! Prandaj, Allahu i Madhëruar duke na treguar realitetin, që është në përputhje të plotë me premtimin e Tij të sigurt, thotë:Allahu do t'i ndihmojë ata që ndihmojnë rrugën e Tij. -Allahu do ta ndihmojë këdo që pranon fenë e Tij, jeton sipas saj dhe e përhap atë ndër njerëz. Këta të zgjedhur luftojnë e sakrifikojnë për hapjen e fesë së Zotit, me sinqeritet e devocion. Ata japin gjithçka për luftën në rrugën e Zotit, për të lartësuar fjalën e Tij.Allahu është i Plotfuqishëm dhe Ngadhënjimtar. -Allahu është i plotë në fuqinë e Tij. Ai është Krenar dhe Ngadhënjimtar, që nuk mposhtet kurrë. Ai i ka nënshtruar të gjitha krijesat dhe i ka të gjitha nën pushtetin e Tij. Pra, gëzohuni, o muslimanë! Edhe nëse jeni të dobët në përgatitje ushtarake e nga ana numerike, dijeni se ju keni një Mbështetës të Fortë e të Pathyeshëm, të Fuqishëm e Ngadhënjimtar! Ju i mbështeteni Atij që ju krijoi ju dhe gjithçka që ju bëni. Kryejini ato gjëra që jeni urdhëruar nga Zoti, dhe pastaj kërkoni nga Ai që t’ju ndihmojë e t’ju dhurojë fitoren! Nëse e bëni këtë, Ai patjetër që ka për t’jua dhënë fitoren. I Madhëruari thotë: “O ju që keni besuar! Nëse ju ndihmoni Allahun, Ai do t'ju ndihmojë dhe do t'jua forcojë këmbët tuaja!” [Muhamed 7]. Ngrihuni, o muslimanë, dhe jepini hakun besimit dhe punës sipas tij, se për ju është një premtim i mrekullueshëm. I Madhëruari thotë: “Allahu u premtoi atyre të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira, se do t’i bëjë sundues në atë tokë, ashtu si bëri edhe ata që ishin para tyre. Ai do ta forcojë fenë, që e pëlqeu për ta dhe, në vend të frikës, do t’u dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. Por kushdo që mohon pas kësaj, ata janë më të prishurit (që kalojnë çdo kufi). Faleni me rregull namazin, jepni zekatin dhe bindjuni të Dërguarit, që të mëshiroheni!” [Nur 55, 56]. Më pas, Allahu përmend disa shkaqe e cilësi të atyre që vërtet ndihmojnë e luftojnë për fenë e Tij. Nëse dikush pretendon se e ndihmon fenë e Zotit dhe nuk i ka këto cilësi, atëherë kuptohet se ai është gënjeshtar. I Madhëruari thotë:
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences