As-Sa'diAl‑Furqan · 25:23–59

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Al-Furqan 25:23–59

25:23Page 362

وَقَدِمۡنَآ إِلَىٰ مَا عَمِلُواْ مِنۡ عَمَلٖ فَجَعَلۡنَٰهُ هَبَآءٗ مَّنثُورًا ٢٣

And We will approach [i.e., regard]1 what they have done of deeds and make them as dust dispersed.

E Ne do t'i kthehemi ndonjë vepre që ata e bënë(në këtë botë)dhe do ta bëjmë atë hi e pluhur. - Për ndonjë vepër, që i ka munduar në këtë botë, e që ata shpresojnë se do t’u sjellë ndonjë të mirë, Allahu thotë: "... dhe do ta bëjmë atë hi e pluhur." Zoti do t’i zhvlerësojë e fshijë ato vepra, prandaj ata do të jenë të privuar nga shpërblimet. Ata madje do të ndëshkohen për ato punë të cilave u mungon kushti bazë, imani. Ato janë vepra të kryera nga mohuesit e Zotit dhe Profetit të Tij. Veprat që Zoti i pranon dhe i shpërblen janë ato që bëhen nga besimtari i sinqertë, që i beson profetët dhe i pason ata në shpalljet që sollën nga Zoti.

25:24Page 362

أَصۡحَٰبُ ٱلۡجَنَّةِ يَوۡمَئِذٍ خَيۡرٞ مُّسۡتَقَرّٗا وَأَحۡسَنُ مَقِيلٗا ٢٤

The companions of Paradise, that Day, are [in] a better settlement and better resting place.

Banorët e Xhenetit do të jenë mirë atë Ditë në banesën e tyre dhe do të kenë vendin më të mirë për pushim. - Atë ditë të tmerrshme, me llahtari të paparë, banorët e Xhenetit do të jenë në një vend të qetë dhe të mirë. Janë pikërisht ata të cilët besojnë në Allahun, bëjnë punë të mira dhe i ruhen zemërimit dhe ndëshkimit të Zotit të tyre. E si mund të jenë këta të trishtuar dhe të dëshpëruar, ashtu si banorët e Zjarrit? Vendi dhe qetësimi i tyre është në Xhenet, atje ku do të rehatohen plotësisht mes mirësive të shumta, që nuk prishen nga asnjë ligësi. Banorët e Xhehenemit, ndërkohë, do të jenë në zjarr e ndëshkim, në vuajtje e torturë. Sigurisht, kur Zoti thotë se banorët e Xhenetit janë në vend më të mirë se banorët e zjarrit, nuk do të thotë se këta të fundit kanë ndonjë vend të mirë në të, por për ta bërë sa më të dukshëm mirësinë e xhenetlinjve dhe dëshpërimin e xhehenemlinjve. Kjo i ngjan fjalës së Allahut: "A është më i mirë Allahu, apo ata që ia bëjnë shok?” [Neml 59]. Në vijim, Allahu i Lartësuar na njofton për madhështinë e Ditës së Gjykimit dhe për tmerret që do të mbartë ajo. Ai thotë:

25:25Page 362

وَيَوۡمَ تَشَقَّقُ ٱلسَّمَآءُ بِٱلۡغَمَٰمِ وَنُزِّلَ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ تَنزِيلًا ٢٥

And [mention] the Day when the heaven will split open with [emerging] clouds,1 and the angels will be sent down in successive descent.

Ditën kur qielli do të çahet nga rete dhe melekët do të zbresin rradhë-rradhë -Ajo është reja sipër së cilës do të jetë Allahu. Ajo re zbret nga lart, nga sipër qiejve dhe para saj çahen të gjitha qiejt. Të gjithë melekët e çdo qielli do të zbresin dhe do të rreshtohen në vija të drejta, ose do të vihen të gjithë në një rresht, ose çdo qiell do të rreshtohet, dhe kështu ata do të rrethojnë krijesat. Pra, atë ditë gjithë melekët e Zotit, me forcën dhe madhështinë e tyre, do të zbresin në Tokë dhe do t’i rrethojnë krijesat. Ata do t’i nënshtrohen urdhrit të Zotit të tyre. Askush nuk do të flasë pa i dhënë leje Zoti.

25:26Page 362

ٱلۡمُلۡكُ يَوۡمَئِذٍ ٱلۡحَقُّ لِلرَّحۡمَٰنِۚ وَكَانَ يَوۡمًا عَلَى ٱلۡكَٰفِرِينَ عَسِيرٗا ٢٦

True sovereignty, that Day, is for the Most Merciful. And it will be upon the disbelievers a difficult Day.

Atë Ditë, sundimi i vërtetë i takon krejtësisht të Gjithëmëshirshmit. -Si mendon për njerëzit, këto krijesa kaq të dobëta? Po për ata të mjerë, që në dynja kanë patur guximin të kundërshtojnë të Plotpushtetshmin duke bërë gjynahe të mëdha dhe padrejtësi dhe nuk janë penduar për ato?! Si do ta përballojnë, kur Mbreti i Plotpushtetshëm të gjykojë për ta, Ai që kurrë nuk bën as padrejtësinë më të vogël?!Për jobesimtarët ajo do të jetë një ditë e vështirë. -Vështirësia e asaj dite është torturuese dhe e dhimbshme për jobesimtarët. Ndërsa për besimtarët, ajo ditë do të jetë e lehtë, sikurse thotë i Lartësuari: "Ditën, kur Ne do t’i tubojmë të devotshmit te i Gjithëmëshirshmi si mysafirë të nderuar dhe keqbërësit do t'i shtyjmë drejt Xhehenemit si tufë e etur për ujë, askush nuk do të ketë të drejtë ndërmjetësimi, përveç atij që e ka lejuar i Gjithëmëshirshmi." [Merjem 85 - 87]. Allahu i Madhëruar thotë: "Atë Ditë, sundimi i vërtetë i takon krejtësisht të Gjithëmëshirshmit." Pra, Ditën e Kijametit i gjithë pushteti sundimi e mbretërimi është në dorë të Zotit. Krijesave nuk u mbetet asnjë lloj mbretërimi, qoftë edhe me emër, siç ndodh në dynja. Tashmë janë njëlloj mbretërit dhe skllevërit, të lirët dhe robërit, të fismit dhe jo të fismit. Në këtë ajet është një detaj që ta qetëson shpirtin, ta rehaton zemrën dhe të zgjeron gjoksin: fakti që pushteti dhe mbretërimi është në dorën e Rahmanit - të Gjithëmëshirshmit, në dorën e Atij, mëshira e të Cilit ka përfshirë çdo gjë, të gjitha krijesat. Me këtë mëshirë u ngrit dhe u ndërtua dynjaja dhe ahireti. Kjo mëshirë plotëson çdo mangësi dhe largon çdo të metë. Emrat e Allahut që tregojnë për mëshirën e Tij janë më shumë se emrat që tregojnë për zemërimin e Tij. Mëshira e Tij është më e madhe se zemërimi i Tij. I Gjithëmëshirshmi e krijoi këtë krijesë të dobët e të varfër, që quhet njeri dhe më pas e nderoi, me qëllimin që ta plotësonte mirësinë e Tij mbi të dhe për ta mbuluar me mëshirën e Tij të gjerë. Nevoja për këtë mëshirë del shumë e qartë, sidomos atë ditë të madhe, kur njeriu ka dalë para Zotit, i vetmuar, i poshtëruar, i përulur, i frikësuar, i pafuqishëm dhe nevojtar për mëshirën dhe faljen e Tij. Krijesat presin me zemër të ngrirë se si do të gjykojë Mbreti për ta dhe çfarë do të ndodhë me ta. Por Ai është më i mëshirshëm me ta sesa ata janë me veten e vet apo sesa prindërit e tyre me ta. Atëherë, si mendon se do të veprojë i Gjithëmëshirshmi me ta? Me një Zot të tillë, shkatërrohet dhe humbet veçse i shkatërruari dhe i mbushuri me ligësi. Nga mëshira e Tij përjashtohet veçse ai që është zhytur në mohim, mbi të cilin bëhet i pakthyeshëm vendimi i Zotit për ndëshkim.

25:27Page 362

وَيَوۡمَ يَعَضُّ ٱلظَّالِمُ عَلَىٰ يَدَيۡهِ يَقُولُ يَٰلَيۡتَنِي ٱتَّخَذۡتُ مَعَ ٱلرَّسُولِ سَبِيلٗا ٢٧

And the Day the wrongdoer will bite on his hands [in regret] he will say, "Oh, I wish I had taken with the Messenger a way.1

Atë ditë, keqbërësi do të kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “Oh, i mjeri unë! Sikur të kasha ndjekur udhën e drejtë së bashku me Profetin!” -Për shkak të kufrit të tij, të shirkut dhe mohimit të profetëve, ai do të kafshojë duart nga dëshpërimi, trishtimi dhe keqardhja për humbjen e tij të pazëvendësueshme. Ai do të thotë: “Oh, i mjeri unë! Sikur të kisha ndjekur udhën e drejtë së bashku me Profetin! Ah, sikur të kisha besuar Profetin dhe të pasoja rrugën e tij!”

25:28Page 362

يَٰوَيۡلَتَىٰ لَيۡتَنِي لَمۡ أَتَّخِذۡ فُلَانًا خَلِيلٗا ٢٨

Oh, woe to me! I wish I had not taken that one1 as a friend.

Ah! I mjeri unë! Sikur të mos e kisha bërë mik aksh njeri! -Këta janë shejtanët njerëz dhe xhindë. Atë ditë robi do të dëshironte të mos i kishte bërë ata keqbërës për miq. Këta të mjerë u armiqësuan me Profetin e Zotit, që ishte njeriu më i dashur, me i mëshirshëm e më i dhembsuri, dhe u miqësuan me më të ashprin armik, miqësia me të cilin u solli veçse fatkeqësi e dëshpërim, dënim e poshtërim.

25:29Page 362

لَّقَدۡ أَضَلَّنِي عَنِ ٱلذِّكۡرِ بَعۡدَ إِذۡ جَآءَنِيۗ وَكَانَ ٱلشَّيۡطَٰنُ لِلۡإِنسَٰنِ خَذُولٗا ٢٩

He led me away from the remembrance1 after it had come to me. And ever is Satan, to man, a deserter."2

Në të vërtetë, ai më largoi mua prej udhës së drejtë(të Zotit)pasi më pati ardhur(qartësisht dhe plotësisht). –Shejtani ia zbukuroi gjendjen e humbjes dhe mosbesimit, duke e mashtruar dhe nxitur për poshtërsi.Shejtani është veçse tradhëtar për njeriun. -Ai ia zbukuron njeriut të kotën dhe ia shëmton të drejtën dhe të vërtetën. Ai mbush njeriun me ëndrra të kota dhe pastaj e braktis në momentet më të vështira. Madje, kur çdo gjë të ketë marë fund, ai u thotë pasuesve të vet: "Kur gjithçka të jetë vendosur, Shejtani do të thotë: “Qe Allahu që ju kishte bërë premtimin e vërtetë. Edhe unë ju premtova, por unë nuk e mbajta premtimin. Unë nuk pata fuqi imponuese ndaj jush, përveçse t'ju bëja thirrje, por ju më dëgjonit. Për këtë arsye, mos më qortoni mua, por qortoni veten! Unë nuk mund të jem shpëtimtari juaj e as ju nuk mund të jeni shpëtimtarët e mi. Unë distancohem nga shirku juaj në të shkuarën.” Nuk ka dyshim, jobesimtarët kanë një dënim të dhembshëm." [Ibrahim 22]. Atëherë, le të shohë robi me vëmendje veten e vet sa është në kohë dhe le të rregullojë lidhjen me Zotin, para se të vijë koha kur nuk do të ketë më mundësi. Le të miqësohet dhe t’ia besojë çështjet e veta Allahut, sepse miqësia me Të dhe futja nën kujdesin e Tij është vetë lumturia e dynjasë dhe ahiretit. Le ta quajë shejtanin armik dhe ta urrejë atë, sepse kjo do t’i sjellë dobi të madhe. Le ta dijë, gjithashtu, se miqësimi dhe ndjekja e hapave të shejtanit do ta dëmtojë dhe dëshpërojë pafundësisht, nëse nuk kthehet dhe pendohet tek Zoti. Allahu i jep mirësi dhe sukses atij që dëshiron.

25:30Page 362

وَقَالَ ٱلرَّسُولُ يَٰرَبِّ إِنَّ قَوۡمِي ٱتَّخَذُواْ هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانَ مَهۡجُورٗا ٣٠

And the Messenger has said, "O my Lord, indeed my people have taken this Qur’ān as [a thing] abandoned."1

I Dërguari tha: “O Zot im! Vërtet, populli im e braktisi këtë Kur’an.” -Profeti (a.s) i drejtohet Zotit të tij dhe i ankohet për mospërfilljen e popullit të tij dhe largimin e tyre nga Shpallja. Profeti, duke shprehur keqardhjen për popullin e tij, thotë: “O Zot im! Vërtet, populli im e braktisi këtë Kur’an.” Populli tek i cili më dërgove që të udhëzoheshin përmes Shpalljes e shpërfilli këtë Kur'an. Ata i kthyen shpinën dhe e braktisën Profetin. Ata e lanë pas shpine, ndërkohë që ishte detyrë për ta që t’i nënshtroheshin gjykimit të tij dhe të përkushtoheshin të jetonin sipas ligjeve të tij. Ata duhej të ecnin pas dritës së këtij libri. Por Allahu i Lavdëruar, duke e ngushëlluar Profetin e Tij, i tregon se kishte edhe popuj të tjerë që kishin vepruar njëlloj. Ai thotë:

25:31Page 362

وَكَذَٰلِكَ جَعَلۡنَا لِكُلِّ نَبِيٍّ عَدُوّٗا مِّنَ ٱلۡمُجۡرِمِينَۗ وَكَفَىٰ بِرَبِّكَ هَادِيٗا وَنَصِيرٗا ٣١

And thus have We made for every prophet an enemy from among the criminals. But sufficient is your Lord as a guide and a helper.

Ja kështu, Ne lejuam që, çdo profet të ketë një armik prej keqbërësve. -Ne lejuam që të ketë armik prej atyre që nuk e meritojnë të mirën dhe nuk pastrohen e të bëhen të denjë për ta pasur atë. Ata i kundërshtonin profetët, i refuzonin shpalljet e Zotit dhe polemizonin me kotësira, për ta hedhur poshtë të vërtetën. Ndër dobitë e këtyre kundërshtimeve dhe mohuesve është edhe fakti që, nëpërmjet tyre, del në pah e vërteta dhe lartësohet mbi kotësinë. Duke u vënë përballë të kotës dhe mashtrimeve, e vërteta qartësohet më shumë dhe shtjellohet më hollësisht. Kështu ndodh, sepse nëpërmjet argumenteve, Zoti sqaron çdo dyshim e mashtrim që hedhin mohuesit. Të gjithë e mësojnë qartësisht çfarë bën Zoti me pasuesit e së vërtetës, duke i nderuar dhe lartësuar ata. Qartësohet, gjithashtu, edhe çfarë bën Zoti me mashtruesit dhe kundërshtarët e profetëve, pra, se si i dënon ata. Kështu, nuk ka arsye për dëshpërim dhe shqetësim pse ata e refuzojnë mirësinë. Mos u dëshpëro për mohimin e tyre, por kujto gjithmonë një fakt shumë të rëndësishëm:Por majfton që Zoti yt të jetë Udhërrëfyesi dhe Ndihmëtari yt. -Ai të udhëzon në çdo rrugë të mirë dhe të ndihmon që të përmbushësh qëllimet e tua dhe t’i kompletosh mirësitë e fesë dhe të jetës tënde. Ai është, gjithashtu, Ndihmëtari që të përkrah dhe të jep fitoren kundër armiqve të tu. Ai largon prej teje çdo rrezik dhe të shpëton nga çdo ligësi, që cenon fenë dhe jetën tënde. Atëherë, mjaftohu me Të dhe vetëm tek Ai mbështetu dhe gjej forcë!

25:32Page 362

وَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ لَوۡلَا نُزِّلَ عَلَيۡهِ ٱلۡقُرۡءَانُ جُمۡلَةٗ وَٰحِدَةٗۚ كَذَٰلِكَ لِنُثَبِّتَ بِهِۦ فُؤَادَكَۖ وَرَتَّلۡنَٰهُ تَرۡتِيلٗا ٣٢

And those who disbelieve say, "Why was the Qur’ān not revealed to him all at once?" Thus [it is] that We may strengthen thereby your heart. And We have spaced it distinctly.1

Ata që nuk besojnë thonë: “Përse të mos i zbriste Kur'ani atij(Muhamedit) i gjithi përnjëherë?” -Ky ishte një nga propozimet e mohuesve, të nxitura nga mendjet e tyre të mbrapshta. Ata thoshin: “Përse të mos i zbriste Kur'ani atij (Muhamedit)i gjithi përnjëherë?” Pra, ashtu siç zbritën librat para tij, edhe Kur'ani të zbritej njëherësh. Po, atyre u thuhet: Përse nuk duhet të zbriste pjesë-pjesë dhe kohë pas kohe?! Madje, zbritja e tij në këtë mënyrë është më e dobishme dhe më e mirë. Duke treguar këtë, Zoti thotë:Ne e shpallëm ashtu(pjesë-pjesë), në mënyrë që të forcojmë zemrën tënde nëpërmjet tij. -Ja përse Zoti e shpall Kur’anin pjesë-pjesë e kohë pas kohe: që të përforconte me të zemrën tënde. Sa herë që Profetit (a.s.) i shpallej një pjesë Kur'ani, atij i shtohej qartësia dhe përforcohej në rrugën e Zotit. Ky përforcim ndihej edhe më shumë sidomos kur zbriste gjatë kohëve të vështira dhe ngjarjeve që provokonin shqetësime e vështirësi. Kur shpallej Kur'ani në kohë të vështirë, ai kishte shumë efekt në jetën e Profetit dhe të muslimanëve. Ai bëhej qetësim dhe përforcim për zemrat e tyre. Ky ndikim nuk do të ishte i tillë nëse Kur'ani do të zbriste njëherësh dhe të kujtohej në çastet kur nevojitej.Ne ta sollëm atë ca nga ca, ajet pas ajeti. -Ai ta mësoi Kur'anin gradualisht. Të gjitha këto tregojnë për kujdesin e madh të Allahut të Lartësuar për Librin e Tij, Kur'anin dhe për Profetin e Tij të dashur, Muhamedin a.s. Ky përkujdes duket në faktin që Allahu i Madhëruar e vendosi që ta shpallë Kur'anin në varësi të ngjarjeve e situatave në të cilat kalonte Profeti dhe në ndihmë të tij e të fesë.

25:33Page 363

وَلَا يَأۡتُونَكَ بِمَثَلٍ إِلَّا جِئۡنَٰكَ بِٱلۡحَقِّ وَأَحۡسَنَ تَفۡسِيرًا ٣٣

And they do not come to you with an example [i.e., argument] except that We bring you the truth and the best explanation.

Dhe ata nuk të bëjnë ndonjë pyetje që Ne të mos ta zbresim të vërtetën dhe shpjegimin më të mirë. -Sa herë që sjellin ndonjë shembull, nëpërmjet të cilit kundërshtojnë të vërtetën dhe refuzojnë Shpalljen, Allahu i Madhëruar shpall të vërtetën, duke të ofruar shpjegimin më të qartë e më të plotë. Ai zbret ajete kuranore, në të cilat përmblidhet e gjithë e vërteta, me kuptimet e saj të qarta dhe të shtjelluara plotësisht. Teksti i këtyre ajeteve është i qartë, dhe po kështu janë dhe kumtet e tyre, të cilat të gjitha janë drejtësi dhe vërtetësi. Në to nuk ka asnjë kotësi e paqartësi dhe as dyshime e pasiguri. Ato ajete sjellin ligje e norma të qarta dhe me terma shumë të kuptueshme e të thjeshta, të mirëshpjeguara, në mënyrë që kumti i tyre të jetë plotësisht i qartë dhe i kuptueshëm. Nga këto ajete kuptohet qartë përkujdesi i madh i Zotit për Profetin dhe për botën mbarë. Nga ky fakt duhet të mësojë e përfitojë çdokush që përcjell një dituri të caktuar, siç janë mësuesit, dijetarët apo vaizët. Ata duhet të kujdesen për ata të cilëve u japin diturinë. Ata duhet t’ua japin diturinë në formën më të dobishme dhe duke shfrytëzuar çdo sezon e periudhë në jetën e njerëzve dhe nxënësve të tyre. Ata duhet të japin atë pjesë të diturisë që është më e përshtatshmja dhe më dobiprurësja, më e thjeshta dhe më lehtësuesja. Kështu janë ftuesit dhe mësuesit e urtë të besimit dhe mirësisë. Sa herë që për njerëzit vjen koha kur ata kanë nevojë për dritën e Shpalljes, këta dijetarë edukatorë sjellin ajetet dhe hadithet e përshtatshme, bashkë me këshillat e duhura. Ky është kuptimi i saktë i ajetit: "Dhe ata nuk të bëjnë ndonjë pyetje që Ne të mos ta zbresim të vërtetën dhe shpjegimin më të mirë.” Pra, shpjegimi më i qartë dhe më i plotë vjen nga Allahu, i Cili i sjell ajetet krejtësisht të qarta, në dobi të çdo situate dhe në përgjigje të çdo kundërshtimi të mohuesve. Disa nga ata që e teprojnë dhe keqinterpretojnë tekstet e Sheriatit, pretendojnë se ajetet dhe tekstet e Sheriatit shpeshherë duhet të interpretohen ndryshe nga çfarë tregojnë drejtpërdrejt, që të mund të kuptohen qartë. Ato nuk janë të qarta e të plota për krijesat, prandaj mund të kuptohen saktë veçse sipas kritereve filozofike që i vendosin këta “mendjendritur”. Ky është shpjegimi më i mirë dhe më i plotë, sipas tyre. Por, sigurisht ky është një mendim tejet i gabuar dhe i papranueshëm.

25:34Page 363

ٱلَّذِينَ يُحۡشَرُونَ عَلَىٰ وُجُوهِهِمۡ إِلَىٰ جَهَنَّمَ أُوْلَٰٓئِكَ شَرّٞ مَّكَانٗا وَأَضَلُّ سَبِيلٗا ٣٤

The ones who are gathered on their faces to Hell - those are the worst in position and farthest astray in [their] way.

Allahu i Lartësuar na njofton rreth gjendjes së idhujtarëve, të cilët mohuan Profetin. Gjendja dhe përfundimi i tyre do të jetë shumë e keqe.Ata që do të tubohen me fytyrat e tyre përmbys në Xhehenem, ... -Kjo është pamja më e tmerrshme dhe e shëmtuar. Është shumë e frikshme kur të shohësh melekët që t’i tërheqin zvarë për fytyre dhe t’i flakin në Xhehenem, ku janë mbledhur të gjitha llojet e dënimeve dhe vuajtjeve.... pikërisht atyre u përket vendi më i keq, dhe mu ata janë më të humburit nga Rruga e Drejtë. -Këta do të jenë në gjendje shumë të keqe, ndryshe nga ata të cilët besojnë Allahun dhe i pranojnë profetët e Tij. Ata kanë humbur rrugën, ndryshe nga besimtarët, të cilët do të jenë në një vend të mirë, ku do të qetësohen dhe kënaqen me shpërblimin e Zotit. Besimtarët e mirë udhëzohen në rrugën e drejtë në jetën e dynjasë, ndërsa në ahiret Zoti do t’i udhëzojë drejt Xhenetit të përjetësisë dhe mirësisë.

25:35–40Page 363

وَلَقَدۡ ءَاتَيۡنَا مُوسَى ٱلۡكِتَٰبَ وَجَعَلۡنَا مَعَهُۥٓ أَخَاهُ هَٰرُونَ وَزِيرٗا ٣٥

And We had certainly given Moses the Scripture and appointed with him his brother Aaron as an assistant.

فَقُلۡنَا ٱذۡهَبَآ إِلَى ٱلۡقَوۡمِ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا فَدَمَّرۡنَٰهُمۡ تَدۡمِيرٗا ٣٦

And We said, "Go both of you to the people who have denied Our signs." Then We destroyed them with [complete] destruction.

وَقَوۡمَ نُوحٖ لَّمَّا كَذَّبُواْ ٱلرُّسُلَ أَغۡرَقۡنَٰهُمۡ وَجَعَلۡنَٰهُمۡ لِلنَّاسِ ءَايَةٗۖ وَأَعۡتَدۡنَا لِلظَّٰلِمِينَ عَذَابًا أَلِيمٗا ٣٧

And the people of Noah - when they denied the messengers,1 We drowned them, and We made them for mankind a sign. And We have prepared for the wrongdoers a painful punishment.

وَعَادٗا وَثَمُودَاْ وَأَصۡحَٰبَ ٱلرَّسِّ وَقُرُونَۢا بَيۡنَ ذَٰلِكَ كَثِيرٗا ٣٨

And [We destroyed] ʿAad and Thamūd and the companions of the well1 and many generations between them.

وَكُلّٗا ضَرَبۡنَا لَهُ ٱلۡأَمۡثَٰلَۖ وَكُلّٗا تَبَّرۡنَا تَتۡبِيرٗا ٣٩

And for each We presented examples [as warnings], and each We destroyed with [total] destruction.

وَلَقَدۡ أَتَوۡاْ عَلَى ٱلۡقَرۡيَةِ ٱلَّتِيٓ أُمۡطِرَتۡ مَطَرَ ٱلسَّوۡءِۚ أَفَلَمۡ يَكُونُواْ يَرَوۡنَهَاۚ بَلۡ كَانُواْ لَا يَرۡجُونَ نُشُورٗا ٤٠

And they have already come upon the town which was showered with a rain of evil [i.e., stones]. So have they not seen it? But they are not expecting resurrection.1

Allahu i Madhëruar na sjell në kujtesë shkurtimisht këto histori, që i ka shtjelluar më gjerë në ajete të tjera. Ai i sjell këto ngjarje, që njerëzit të cilëve u drejtohet ky Kur'an të kenë kujdes dhe të ruhen që të mos kundërshtojnë profetët e tyre, sepse mbi ta do të zbresë dënimi që goditi edhe popujt e shkuar, që kanë qenë shumë pranë tyre. Në fakt, njerëzit i njohin këto histori, që janë të përhapura ndër ta. Ka popuj të shkatërruar, gërmadhat e të cilëve shihen ende me sy, siç është populli i Salihut në Hixhër, ose si ai vendbanim që u godit nga një shi gurësh të zjarrtë. Njerëzit kalojnë pranë këtyre vendbanimeve të dënuara nga Zoti mëngjes e mbrëmje, gjatë udhëtimeve të tyre. Kështu, mos mendoni se ata popuj që u shkatërruan ishin më të këqij se ju. Edhe profetët e dërguar ndër ta nuk janë më të mirë se Profeti që u dërgua ndër ju, siç thotë Zoti: "Vallë, jobesimtarët tuaj janë më të vlefshëm se ata që u përmendën, apo keni ndonjë premtim shpëtimi në librat e qiellit?" [Kamer 43]. Dijeni se ajo që i pengoi ata popuj nga besimi, edhe pse panë aq shumë shenja e mrekulli, ishte fakti se ata nuk shpresonin takimin me Allahun. Ata nuk e besonin ringjalljen dhe llogarinë pas vdekjes. Ata nuk i frikësoheshin zemërimit dhe ndëshkimit të Allahut të Madhëruar, prandaj dhe vazhduan në inatin dhe kokëfortësinë e tyre. Atyre u erdhën shenja dhe mrekulli, të cilat nuk linin asnjë dyshim e paqartësi rreth së vërtetës. Ato mrekulli e shenja duhet të sillnin siguri e qetësi tek njerëzit, por a përfitojnë të verbërit nga drita?!

25:41Page 363

وَإِذَا رَأَوۡكَ إِن يَتَّخِذُونَكَ إِلَّا هُزُوًا أَهَٰذَا ٱلَّذِي بَعَثَ ٱللَّهُ رَسُولًا ٤١

And when they see you, [O Muḥammad], they take you not except in ridicule, [saying], "Is this the one whom Allāh has sent as a messenger?

E kur të shohin ty, të marin vetëm për tallje: “A ky është ai që Allahu e dërgoi si profet?” -Kur mohuesit e së vërtetës dhe armiqtë e shpalljeve të Allahut, të cilët sillen me arrogancë dhe mendjemadhësii në tokë, të shohin ty, ata fillojnë të tallen dhe të nënçmojnë, duke thënë: “A ky është ai që Allahu e dërgoi si profet?” Pra, sikur thoshin: është e papërshtatshme dhe jo e gjetur që Zoti të dërgojë profet një njeri si Muhamedi a.s. Por ky ishte produkt i padrejtësisë dhe inatit të madh që kishte mbushur zemrat e tyre, saqë çdo gjë e shihnin mbrapsht. Sipas mendimit të tyre, - Allahu i poshtëroftë! - Profeti ishte shumë i përçmuar dhe i pavlerë, prandaj dhënia e profetësisë dikujt tjetër do të ishte më e përshtatshme. Në një ajet tjetër thuhet: "Pastaj (mohuesit kurejshë) thanë: “Përse të mos i zbriste ky Kur'an një njeriu të madh (me famë) në këto dy qytete (Meke dhe Taif)?!” Mos, vallë, janë ata që përcaktojnë mëshirën e Zotit tënd?! Ne kemi përcaktuar për ta se si do të jetojnë në këtë botë. Ne i kemi ngritur disa më lart se të tjerët, që të përfitojnë me shërbimet ndaj njëri-tjetrit. Mëshira e Zotit tënd është shumë më e vlefshme sesa çfarë grumbullojnë ata." [Zuhruf 31]. Sigurisht, këto lloj fjalësh burojnë nga njerëzit më injorantë dhe të padrejtë, ose nga ata që janë të mbushur me inat dhe shpërfillin të drejtën, duke pasur si synim të vetëm cenimin e së vërtetës dhe mbizotërimin e kotësisë. Nëse do të mendonin pak për cilësitë dhe sjelljen e Muhamed ibn Abdullahit (a.s), do ta shihnin qartë se ai ishte një burrë i madh plot vlera dhe virtyte të larta, i pakrahasueshëm në logjikë, në arsyen e shëndoshë e mendjen e mprehtë, i pashembullt dhe i paarritshëm në moralin e lartë dhe shijen e hollë, i rrallë në ndershmërinë, trimërinë dhe bujarinë e tij. Ai i kishte të gjitha cilësitë e vyera. Atë mund ta urrente dhe përçmonte veçse një injorant dhe dështak i pashembullt, një mendjelehtë e kontradiktor, një i padrejtë dhe armiqësor. Mjafton si tregues i injorancës së dikujt fakti që ai cenon dhe nënçmon figurën e këtij Profeti madhështor, të urtë, të nderuar dhe fisnik. Në fakt, qëllimi i tyre me talljen dhe përçmimin e Profetit ishte këmbëngulja dhe ngurtësia në kotësinë e tyre dhe mashtrimi i mendjelehtëve, për t’i larguar nga rruga e tij (a.s).

25:42Page 363

إِن كَادَ لَيُضِلُّنَا عَنۡ ءَالِهَتِنَا لَوۡلَآ أَن صَبَرۡنَا عَلَيۡهَاۚ وَسَوۡفَ يَعۡلَمُونَ حِينَ يَرَوۡنَ ٱلۡعَذَابَ مَنۡ أَضَلُّ سَبِيلًا ٤٢

He almost would have misled us from our gods had we not been steadfast in [worship of] them." But they are going to know, when they see the punishment, who is farthest astray in [his] way.

Ai gati do të na kishte zmbrapsur prej zotave tanë sikur të mos kishim qenë qëndrestarë e besnikë ndaj tyre. -Kuptimi: Po të mos bënim durim, ky njeri do të na devijonte nga zotat tanë. Allahu i shëmtoftë! Ftesën e Profetit për të njësuar Zotin si një të vetëm dhe të pashoq e konsideronin si devijim nga rruga e mirë. Sipas tyre, idhujtaria ishte rruga e drejtë, nga e cila nuk duhej të largoheshin për asnjë arsye, ndërsa teuhidi i Zotit ishte devijim dhe largim nga rruga e drejtë, gjë e cila kërkonte durim e këmbëngulje që të mos ndodhte, prandaj dhe këshillonin njëri-tjetrin për durim, siç thuhet në këtë ajet: "Paria nga mesi i tyre vijuan duke i thënë njëri-tjetrit: "Vazhdoni të jeni të qëndrueshëm në adhurimin e zotave tuaj, sepse kjo është një gjë e kurdisur." [Sad 6]. Ndërsa këtu thuhet: “Ai gati do të na kishte zmbrapsur prej zotave tanë sikur të mos kishim qenë qëndrestarë e besnikë ndaj tyre.” Në fakt, durimi është i lavdërueshëm në çdo rast tjetër, përveç këtij, sepse ky është durim në kotësi dhe në punë që sjellin zemërimin e Allahut dhe shkak për t’u bërë lëndë djegëse e Xhehenemit. Ndërsa besimtarët bëjnë durim në përhapjen e së vërtetës, sikurse thotë i Lartësuari: "Përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, këshillojnë njëri-tjetrin për të vërtetën dhe këshillojnë njëri-tjetrin për durim." [Asr 3]. Me këto fjalë, idhujtarët mëtonin se ata ishin në rrugë të drejtë, kurse Profeti ishte në të kotën. Duke qenë se ata e refuzonin besimin e drejtë, Allahu i Lartësuar i kërcënoi me ndëshkim dhe njoftoi se kur ai ndëshkim të vijë, ata do ta kuptojnë se kush ishte më larg të vërtetës:(Të mjerët!)Shpejt do ta mësojnë, kur ta shohin qartazi dënimin, se kush ishte më larg së vërtetës. - Ata do ta mësojnë me siguri të plotë: "... se kush ishte më larg së vërtetës." Allahu i përshkruan ata kështu: "Atë ditë, keqbërësi do të kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “Oh, i mjeri unë! Sikur të kisha ndjekur udhën e drejtë së bashku me Profetin!”Ah! I mjeri unë! Sikur të mos e kisha bërë mik aksh njeri! Në të vërtetë, ai më largoi mua prej udhës së drejtë (të Zotit) pasi më pati ardhur (qartësisht dhe plotësisht). Shejtani është veçse tradhëtar për njeriun." [Furkan 27 - 29]. E ku ka më të humbur sesa ai që, si zot të vetin, që e adhuron dhe i nënshtrohet, ka epshin, që e çon vetëm në shkatërrim! Prandaj i Lartësuari thotë:

25:43Page 363

أَرَءَيۡتَ مَنِ ٱتَّخَذَ إِلَٰهَهُۥ هَوَىٰهُ أَفَأَنتَ تَكُونُ عَلَيۡهِ وَكِيلًا ٤٣

Have you seen the one who takes as his god his own desire? Then would you be responsible for him?

A e ke parë ti atë, që si të adhuruarin e tij ka zgjedhur pasionin e vet? -A nuk çuditesh nga gjendja dhe humbja ku ai është zhytur? Por ajo që është më e çuditshme është fakti se një i tillë e gjykon veten sikur është në gradat më të larta.Mos vallë, ti do të bëhesh mbrojtës për të?! -Pra, ti nuk mund të jesh imponues dhe përgjegjës për ta. Detyra jote është vetëm qortimi e këshillimi i qartë. Në fakt, ti e ke kryer detyrën tënde dhe tashmë llogaria e tij është tek Zoti.

25:44Page 364

أَمۡ تَحۡسَبُ أَنَّ أَكۡثَرَهُمۡ يَسۡمَعُونَ أَوۡ يَعۡقِلُونَۚ إِنۡ هُمۡ إِلَّا كَٱلۡأَنۡعَٰمِ بَلۡ هُمۡ أَضَلُّ سَبِيلًا ٤٤

Or do you think that most of them hear or reason? They are not except like livestock.1 Rather, they are [even] more astray in [their] way.

A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Ata janë si bagëti. Madje ata janë edhe më të humbur nga Udha e Drejtë. -Allahu i Madhëruar na tregon edhe një aspekt tjetër të humbjes së tyre: faktin që Ai i ka privuar nga aftësia për të dëgjuar dhe logjikuar të mirën. Ai i përgjason ata, në aspektin e humbjes dhe devijimit të tyre, me bagëtitë, të cilat dëgjojnë veçsen zëra dhe thirrje. Ata janë shurdhë, memecë e të verbër, që nuk logjikojnë aspak. Madje ata janë edhe më të humbur se bagëtitë, sepse ato të paktën i drejton bariu dhe ato marrin udhën që ai u tregon, duke u ruajtur nga rreziqet. Gjithashtu, përfundimi i tyre është më i paqtë sesa i këtyre të mjerëve. Nga të gjitha këto kuptohet qartë se ai që shpif dhe nënçmon Profetin e Zotit e meriton vërtet për t’u përçmuar dhe përshkruar me të tilla cilësi të ulta. Madje çdo bagëti është në gjendje më të mirë sesa të tilë njerëz të humbur.

25:45Page 364

أَلَمۡ تَرَ إِلَىٰ رَبِّكَ كَيۡفَ مَدَّ ٱلظِّلَّ وَلَوۡ شَآءَ لَجَعَلَهُۥ سَاكِنٗا ثُمَّ جَعَلۡنَا ٱلشَّمۡسَ عَلَيۡهِ دَلِيلٗا ٤٥

Have you not considered your Lord - how He extends the shadow, and if He willed, He could have made it stationary? Then We made the sun for it an indication.1

A nuk e sheh ti se si Zoti yt e përzgjat hijen?! Sikur të kishte dashur do ta bënte atë të palëvizshme. Dhe Ne, e bëjmë diellin drejtues të saj(të hijes), -A nuk e ke parë me sytë e ballit dhe të mendjes pushtetin e plotë të Allahut dhe mëshirën e Tij të gjerë?! Ai e shtrin errësirën mbi krijesat para lindjes së diellit. Pastaj, pasi dielli lind, Ai e bën diellin si drejtues të hijes. Nëse nuk do të ishte dielli, nuk do të dilte hija. Kështu, gjërat njihen me të kundërtat e tyre.

25:46Page 364

ثُمَّ قَبَضۡنَٰهُ إِلَيۡنَا قَبۡضٗا يَسِيرٗا ٤٦

Then We [retract and] hold it with Us for a brief grasp.1

Pastaj Ne e tërheqim atë(hijen)pranë vetes pak nga pak. -Sa më shumë të ngrihet dielli lart në qiell, aq më shumë shkurtohet hija, dalëngadalë, derisa zhduket plotësisht. Ndryshimi i hijes dhe diellit, që krijesat e shohin vazhdimisht dhe ajo që ndodh çdo ditë, si ndryshimi i natës dhe ditës apo ndryshimi i stinëve, sjellin shumë dobi për krijesat. Të gjitha këto janë argumenti më i fortë që tregon për pushtetin, madhështinë, mëshirën dhe përkujdesin e Allahut për krijesat. Kjo tregon se Ai është i vetmi i Adhuruar i merituar. Ai është i Dashuri, i Madhi dhe i Ploti në madhështinë dhe bujarinë e Tij.

25:47Page 364

وَهُوَ ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلَّيۡلَ لِبَاسٗا وَٱلنَّوۡمَ سُبَاتٗا وَجَعَلَ ٱلنَّهَارَ نُشُورٗا ٤٧

And it is He who has made the night for you as clothing1 and sleep [a means for] rest and has made the day a resurrection.2

Dhe është Ai që Natën jua bën si mbulesë dhe Gjumin si pushim, ndërsa Ditën e bën si ringjallje(për kërkimin e mirësive). -Nga mëshira dhe përkujdesi i Tij për ju, Ai e bëri natën ashtu si ajo veshja që ju mbulon, në mënyrë që ju të qetësoheni nga aktivitetet e ditës dhe të flini gjumë. Gjatë gjumit, qetësohen gjymtyrët tuaja. Nëse Zoti nuk do të kishte bërë natën, krijesat nuk do të qetësoheshin, por do të vazhdonin aktivitetin e tyre dhe, si rrjedhojë, do të dëmtoheshin shumë. Por edhe nëse do të vazhdonte errësira, ata do të dëmtoheshin shumë në nevojat e tyre. Por Zoti e bëri ditën si kohë për të punuar dhe kërkim të mirësive të Tij, përmes tregtisë, udhëtimeve dhe punëve të shumta. Kështu arrihen shumë mirësi.

25:48Page 364

وَهُوَ ٱلَّذِيٓ أَرۡسَلَ ٱلرِّيَٰحَ بُشۡرَۢا بَيۡنَ يَدَيۡ رَحۡمَتِهِۦۚ وَأَنزَلۡنَا مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ طَهُورٗا ٤٨

And it is He who sends the winds as good tidings before His mercy [i.e., rainfall], and We send down from the sky pure water

Dhe është Ai, që i lëshon Erërat si lajmëtare për gëzim përpara se të vijë mëshira e Tij(shiu). - Allahu është i vetmi që mëshiron krijesat e Tij. Ai u dërgon erërat si paralajmërim për ardhjen e mëshirës së Tij. Nëpërmjet erërave, mblidhen retë dhe bashkohen, e kështu fillojnë të zbresin pikat e shiut, me urdhrin e Atij që kujdeset për gjithçka dhe rregullon çdo çështje. Atyre u vjen paralajmërimi për shiun me aq butësi dhe bukuri.Dhe Ne lëshojmë ujë të pastër prej qiellit, ... -Ky ujë pastron prej papastërtisë rituale dhe asaj fizike, pra, i pastron njerëzit prej papastërtive e ligësive. Allahu i Lartësuar e lëshon shiun, gjithashtu, që të ngjallë tokën pas vdekjes së saj. Kur bie shiu, toka merr jetë, sepse mbi të dalin bimët e pemët plot fruta, nga të cilat hanë njerëzit dhe kafshët.

25:49Page 364

لِّنُحۡـِۧيَ بِهِۦ بَلۡدَةٗ مَّيۡتٗا وَنُسۡقِيَهُۥ مِمَّا خَلَقۡنَآ أَنۡعَٰمٗا وَأَنَاسِيَّ كَثِيرٗا ٤٩

That We may bring to life thereby a dead land and give it as drink to those We created of numerous livestock and men.

... Me të cilin Ne i japim jetë një toke të vdekur dhe ua shuajmë etjen atyre që kemi krijuar, - kafshë e njerëz të shumtë. - Nga ky ujë, Ne ju japim të pini juve dhe kafshëve tuaja. Kështu, është Allahu i Vetmi Ai që i dërgon erërat si paralajmëruese dhe i bën të kenë funksione nga më të ndryshmet. Ai lëshon nga qielli ujin e bekuar e pastrues, nëpërmjet të cilit u siguron krijeave ushqimin për vete dhe për kafshët e tyre. A nuk e meriton që të adhurohet vetëm Allahu, pa i shoqëruar asgjë në adhurim?!

25:50Page 364

وَلَقَدۡ صَرَّفۡنَٰهُ بَيۡنَهُمۡ لِيَذَّكَّرُواْ فَأَبَىٰٓ أَكۡثَرُ ٱلنَّاسِ إِلَّا كُفُورٗا ٥٠

And We have certainly distributed it among them that they might be reminded,1 but most of the people refuse except disbelief.

Ne e shpërndajmë atë(shiun)që ata të mendojnë, por shumica e njerëzve nuk deshën gjë tjetër veç refuzimit. -Edhe pse Allahu i Lartësuar u sjell krijesave këto shenja, që mund t’i shohin me shqisat e tyre dhe që mund t’i njohin ato hollësisht, edhe pse u ka bërë të mundur t’i shprehin Atij mirënjohjen dhe ta kujtojnë me adhurime, megjithatë shumica e krijesave nuk dinë gjë tjetër veç mohimit. Kjo ndodh për shak të moralit dhe natyrës së tyre të prishur dhe të përlyer.

25:51Page 364

وَلَوۡ شِئۡنَا لَبَعَثۡنَا فِي كُلِّ قَرۡيَةٖ نَّذِيرٗا ٥١

And if We had willed, We could have sent into every city a warner.1

Sikur të kishim dashur Ne, do të kishim dërguar në çdo vendbanim qortues(profetë). -Allahu i Lartësuar na njofton se është dëshira e Tij ajo që sundon. Ai na tregon se, po të dëshironte, do të dërgonte në çdo vendbanim paralajmërues, pra, profetë që të paralajmëronin e qortonin njerëzit. Kështu, Atij nuk i mungon kjo dëshirë dhe askush nuk mund ta pengojë Atë nga realizimi i saj. Por urtësia dhe mëshira e Tij për ty dhe për të gjithë krijesat bëri që të të dërgonte ty, o Muhamed, si profet për të gjithë botën, për të kuqtë e të zinjtë, për arabët dhe të huajt, për njerëzit dhe për xhindët.

25:52Page 364

فَلَا تُطِعِ ٱلۡكَٰفِرِينَ وَجَٰهِدۡهُم بِهِۦ جِهَادٗا كَبِيرٗا ٥٢

So do not obey the disbelievers, and strive against them with it [i.e., the Qur’ān] a great striving.

Prandaj, ti mos i dëgjo jobesimtarët... -Kurrë mos iu bind mohuesve dhe të braktisësh atë që të është shpallur nga Zoti, por bëj çdo gjë për ta kuptuar qartë atë.... e lufto kundër tyre me përpjekjet më të mëdha me të(me Kur’an). -Zhvillo me këtë Kur'an një xhihad të madh kundër tyre. Pra, të gjitha energjitë që ke hidhi në mbështetje të së vërtetës dhe për shkatërrimin e të kotës! Mos kurse asgjë në këtë drejtim, edhe sikur të të kundërvihen të gjithë! Mos e humb asnjëherë shpresën për udhëzimin e tyre. Asnjëherë mos e braktis ftesën dhe kumtimin e së vërtetës për asnjë shkak, e aq më pak për shkak të ftesave dhe tekave të të humburve!

25:53Page 364

۞ وَهُوَ ٱلَّذِي مَرَجَ ٱلۡبَحۡرَيۡنِ هَٰذَا عَذۡبٞ فُرَاتٞ وَهَٰذَا مِلۡحٌ أُجَاجٞ وَجَعَلَ بَيۡنَهُمَا بَرۡزَخٗا وَحِجۡرٗا مَّحۡجُورٗا ٥٣

And it is He who has released [simultaneously] the two seas [i.e., bodies of water], one fresh and sweet and one salty and bitter, and He placed between them a barrier and prohibiting partition.

Është Ai që lejoi të bashkohen dy dete, njëri i pijshëm e i shijshëm, e tjetri i njelmët e i idhët, -Është vetëm Allahu Ai që i lejon dy ujëra të takohen, njëri ujë i ëmbël, siç janë lumenjtë, dhe tjetri ujë i kripur. Secilin prej tyre është bërë në dobi dhe në të mirë të krijesave.dhe bëri pengesë mes tyre... -Ai ka vendosur mes tyre një pengesë, që të mos përzihen me njëri-tjetrin, sepse kështu do të cenohej dobia e secilit prej tyre dhe qëllimi përse janë bërë të tillë.dhe një ndarje që të mos përzihen. -Pra, është një pengesë të pakalueshme.

25:54Page 364

وَهُوَ ٱلَّذِي خَلَقَ مِنَ ٱلۡمَآءِ بَشَرٗا فَجَعَلَهُۥ نَسَبٗا وَصِهۡرٗاۗ وَكَانَ رَبُّكَ قَدِيرٗا ٥٤

And it is He who has created from water [i.e., semen] a human being and made him [a relative by] lineage and marriage. And ever is your Lord competent [concerning creation].

Është Ai që e krijoi njeriun nga uji(fara), dhe e vuri në lidhje gjaku dhe gjini. -Allahu është i vetmi Krijues. Ai e krijoi njeriun prej një lëngu të nënçmuar, pastaj i bëri të shumohen dhe të lënë pasardhës, të bashkuar në fise e popuj, por edhe të ndarë në vende të ndryshme. Por, origjina e të gjithëve është nga lëngu i nënçmuar. Kjo tregon për pushtetin e Tij të plotë, sepse Allahu thotë:Zoti yt është i Gjithëfuqishëm. -E gjitha kjo tregon se vetëm adhurimi i Tij është i merituar, ndërsa adhurimi i gjithçkaje tjetër është i kotë dhe i pavlerë.

25:55Page 364

وَيَعۡبُدُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ مَا لَا يَنفَعُهُمۡ وَلَا يَضُرُّهُمۡۗ وَكَانَ ٱلۡكَافِرُ عَلَىٰ رَبِّهِۦ ظَهِيرٗا ٥٥

But they worship rather than Allāh that which does not benefit them or harm them, and the disbeliever is ever, against his Lord, an assistant [to Satan].

E megjithatë ata adhurojnë në vend të Allahut gjëra që nuk u sjellin as dobi, as dëm atyre. -Ata adhurojnë idhuj e të vdekur, që as nuk sjellin dobi e as dëm. Ata ia shoqërojnë këto idhuj Atij, që është Pronari i vetëm i dobisë dhe dëmit. Ai e ka në dorë të japë dhe të privojë. Ata e kanë detyrë të nënshtrohen për të përmbushur udhëzimet e Zotit të tyre dhe të zbatojnë fenë e Tij, por ata e përmbysin realitetin.Me të vërtetë, jobesimtari bëhet palë(me shejtanin) kundër Zotit të vet. -Të gjitha kotësitë siç janë putat, idhujt, janë armiq të Allahut. Ndërsa mohuesit bëhen palë me ta dhe qëndrojnë në krahun e tyre, për t’i ndihmuar kundër Zotit. Kështu, ata kthehen në kundërshtarë që luftojnë kundër fesë së Zotit, ndërkohë që është Zoti Ai që i ka krijuar, furnizuar dhe u ka dhuruar mirësi të dukshme dhe të fshehta. Por këta të mjerë nuk kanë mundësi të dalin jashtë mbikëqyrjes dhe pushtetit të Zotit. Me gjithë mohimin dhe mosmirënjohjen e tyre, Allahu nuk ua ndërpret mirësitë dhe përkujdesin, sepse është Zoti i botëve.

25:56Page 365

وَمَآ أَرۡسَلۡنَٰكَ إِلَّا مُبَشِّرٗا وَنَذِيرٗا ٥٦

And We have not sent you, [O Muḥammad], except as a bringer of good tidings and a warner.

Por Ne nuk të dërguam ty për qëllim tjetër, përveçse si përgëzues dhe si qortues. -Allahu i Lartësuar na njofton se Ai nuk e dërgoi Profetin e Tij, Muhamedin, për të qenë përgjegjës për njerëzit. Ai nuk e bëri atë melek dhe as nuk i dha në dorë depot e pasurive, por e dërgoi për të qenë përgëzues dhe qortues. Profeti është përgëzues i atyre që iu binden Allahut, se Ai do t’u japë një shpërblim të madh që në këtë botë dhe në botën tjetër. Ai është qortues dhe paralajmërues për të gjithë ata që nuk i binden Allahut, por ndëshkohen që në këtë botë dhe në botën tjetër. Ai do t’u sqarojë njerëzve gjithçka që është e nevojshme.

25:57Page 365

قُلۡ مَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍ إِلَّا مَن شَآءَ أَن يَتَّخِذَ إِلَىٰ رَبِّهِۦ سَبِيلٗا ٥٧

Say, "I do not ask of you for it any payment - only that whoever wills might take to his Lord a way."

Thuaj: “Unë nuk kërkoj kurrëfarë shpërblimi prej jush për këtë.” -Ti, o Muhamed, nuk po u kërkon atyre ndonjë shpërblim për kumtimin e Shpalljes tek ata dhe për ofrimin e udhëzimit të Zotit. Kështu, ata nuk kanë asnjë arsye për të mos të pasuar ty dhe që të nxjerrin pretekste për këtë."Por(vetëm)kush të dëshirojë, të marrë rrugën(që e shpie)drejt Zotit të tij”. - Pra, përveç atyre që dëshirojnë të shpenzojnë nga pasuria e tyre për të kënaqur Allahun dhe për të ndihmuar fenë dhe rrugën e Tij. Nëse dëshironi të bëni diçka të tillë, bëjeni, sepse unë nuk ju detyroj. Ky shpenzim, në fund të fundit, nuk është një shpërblim që më jepet mua, por është në të mirën dhe dobinë tuaj. Ai ju ndihmon në rrugën tuaj drejt Zotit. Pastaj Allahu e urdhëron Profetin e Tij që t’i mbështetej Atij dhe të kërkonte ndihmë duke thënë:

25:58Page 365

وَتَوَكَّلۡ عَلَى ٱلۡحَيِّ ٱلَّذِي لَا يَمُوتُ وَسَبِّحۡ بِحَمۡدِهِۦۚ وَكَفَىٰ بِهِۦ بِذُنُوبِ عِبَادِهِۦ خَبِيرًا ٥٨

And rely upon the Ever-Living who does not die, and exalt [Allāh] with His praise. And sufficient is He to be, with the sins of His servants, [fully] Aware -

Dhe mbështetju të Përjetshmit... -Allahu është i Gjalli, i përjetshmi, që ka jetë pa mangësi.... që Jeton e nuk vdes kurrë... -Këtë jetë nuk e cenon asgjë, as kotja e gjumi e as vdekja, sigurisht.... dhe madhëroje me lavdinë që i takon! -Adhuroje Atë dhe vetëm tek Ai mbështetu, në të gjitha çështjet e tua që kanë të bëjnë me detyrimet ndaj krijesave dhe marrëdhëniet me ta.Dhe mjafton Ai, që t'i dijë gjynahet e robërve të vet. -Ai i di mirë të gjitha veprat tuaja dhe ka për t’ju shpërblyer për to. Kështu, ti, o Profet, nuk ke gjë në dorë për udhëzimin e tyre dhe nuk është detyra jote që të ruash veprat e tyre dhe t’i regjistrosh ato. Të gjitha këto janë në dorë të Allahut.

25:59Page 365

ٱلَّذِي خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَا فِي سِتَّةِ أَيَّامٖ ثُمَّ ٱسۡتَوَىٰ عَلَى ٱلۡعَرۡشِۖ ٱلرَّحۡمَٰنُ فَسۡـَٔلۡ بِهِۦ خَبِيرٗا ٥٩

He who created the heavens and the earth and what is between them in six days and then established Himself above the Throne1 - the Most Merciful, so ask about Him one well informed [i.e., the Prophet (ﷺ)].

Ai krijoi qiejt, tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh, e pastaj u ngrit(e qëndroi) mbi Arsh. -Froni i Zotit është çatia e të gjitha krijesave. Ai është më i larti, më i gjeri, më i bukuri dhe nga krijesat më madhështore të Allahut.Ai është i Gjithëmëshirshmi. -I Gjithëmëshirshmi u ngrit e qëndroi mbi Fron. Ai i ka përfshirë të gjitha krijesat me emrin e Tij i Gjithëmëshirshëm. Mëshira e Allahut ka përfshirë gjithçka. Në këtë ajet, Allahu na tregon se u lartësua e qëndroi mbi Arsh, i cili ka përfshirë të gjitha krijesat. Ai na tregoi gjithashtu, se e bëri këtë duke na përmendur emrin që tregon më të gjerën e cilësive të Tij, pra, mëshirën. Kjo tregon se Ai përkujdeset për krijesat e Tij me mëshirën e Tij gjithëpërfshirëse. Me këtë ajet, Allahu i Madhëruar tregon se Ai krijoi të gjitha krijesat, se Ai di dhe shikon çdo gjë që fshihet ose shfaqet haptazi nga ata, se Ai u lartësua mbi të gjitha krijesat sipër Fronit të Tij dhe se Ai është i ndarë nga krijesat.Atëherë, pyete për Të ndonjë të ditur! -I Madhëruari ka për qëllim këtu Veten e Vet. Ai është më i Dituri rreth madhështisë dhe cilësive të Tij dhe na ka njoftuar rreth tyre me saktësi dhe imtësi në Shpalljen e Tij. Ata që marrin diturinë dhe dritën e Shpalljes, e njohin mirë Atë dhe nënshtrohen me përunjësi para madhështisë së Tij. Ndërsa mohuesit, që nuk e njohin përmes Shpalljes, e mohojnë dhe refuzojnë që ta adhurojnë Atë.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском