As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Ash-Shu'ara 26:129–199
26:129Page 372
وَتَتَّخِذُونَ مَصَانِعَ لَعَلَّكُمۡ تَخۡلُدُونَ ١٢٩
And take for yourselves constructions [i.e., palaces and fortresses] that you might abide eternally?
A po ndërtoni pallate të fortifikuara, me shpresë se do të jetoni përgjithmonë. - Ju ndërtoni pallate të fortifikuara, sikur do të jeni të përjetshëm, kur dihet që askush nuk mund të jetë i përjetshëm në këtë botë.
26:130Page 372
وَإِذَا بَطَشۡتُم بَطَشۡتُمۡ جَبَّارِينَ ١٣٠
And when you strike, you strike as tyrants.
E kur ndëshkoni, ndëshkoni mizorisht? - Kur ndëshkoni njerëzit, ju tregoheni të ashpër dhe të pamëshirshëm. Ju i torturoni, i vrisni dhe u grabisni pasurinë. Allahu i Lartësuar u pati dhënë atyre shumë fuqi trupore. Atë forcë ata duhet të përdornin në bindje ndaj Zotit, por ata u treguan kryeneçë e mëndjemëdhenj dhe thanë: “Kush është më i fortë se ne?” [Fusilet 15]. Ata e përdorën fuqinë e tyre në poshtërsi dhe mosbindje ndaj Zotit, në kotësira dhe gjëra të padobishme. Profeti i tyre i ndaloi nga diçka e tillë, pastaj i këshilloi për devotshmëri:
Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe m'u bindni mua! - Frikësojuni Allahut dhe largojuni shirkut, padrejtësive dhe tiranisë. Tashmë ju e dini se unë jam profeti i Allahut, i dërguar ndër ju, dhe unë jam besnik dhe mirëdashës për ju!
26:132–134Page 372
وَٱتَّقُواْ ٱلَّذِيٓ أَمَدَّكُم بِمَا تَعۡلَمُونَ ١٣٢
And fear He who provided you with that which you know,
أَمَدَّكُم بِأَنۡعَٰمٖ وَبَنِينَ ١٣٣
Provided you with grazing livestock and children
وَجَنَّٰتٖ وَعُيُونٍ ١٣٤
And gardens and springs.
Po. Kijeni frikë Atë që ju dhuroi bujarisht të gjitha ato që i dini mirë. Ju dhuroi bujarisht begati dhe djem, kopshte e burime uji. - Allahu ju ka begatuar me mirësi të shumta, si bagëtitë, delet, lopët dhe devetë. Ai ju ka dhuruar fëmijë, pasardhës e pasuri të shumta. Ai ju fal edhe djemtë. Allahu i Lartësuar u kujton njerëzve mirësitë që u ka dhuruar atyre. Pastaj Profeti i kërcënon ata për ndëshkimin e Allahut, duke thënë:
26:135Page 372
إِنِّيٓ أَخَافُ عَلَيۡكُمۡ عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٖ ١٣٥
Indeed, I fear for you the punishment of a terrible day."
Vërtet, unë i frikësohem dënimit tuaj në një ditë të madhe. - Nga dhembshuria, mëshira dhe bamirësia për ju, frikësohem se do t'ju godasë zemërimi i Zotit. Unë kam frikë nga dënimi i një dite të madhe. Nëse ky ndëshkim fillon të zbresë, askush nuk mund të largojë ose ndalojë, nëse ju vazhdoni në kufrin dhe kalimin e kufijve.
26:136Page 372
قَالُواْ سَوَآءٌ عَلَيۡنَآ أَوَعَظۡتَ أَمۡ لَمۡ تَكُن مِّنَ ٱلۡوَٰعِظِينَ ١٣٦
They said, "It is all the same to us whether you advise or are not of the advisors.
Ata thanë: “Për ne është njëlloj, na këshillon apo nuk na këshillon.” - Këto ishin fjalët e mohuesve të së vërtetës dhe refuzuesve të profetëve: “Për ne është njëlloj, na këshillon apo jo.” Të dyja rastet për ta ishin tërësisht njëlloj. Kjo ishte një shprehje e arrogancës së tyre të madhe. Këshillat dhe porositë e Zotit janë të fuqishme dhe ndikuese të forta në zemër. Madje, edhe malet do të çaheshin nga frika për Zotin, me gjithë fortësinë dhe ngurtësinë e tyre. Ato këshilla prekin edhe shpirtrat e njerëzve të mençur. Por ngurtësia dhe injoranca e këtyre njerëzve kishte arritur në atë masë, saqë asgjë nuk u bënte efekt. Kështu ndodh me zemrat që janë të mbushura me padrejtësi dhe janë të zhytura në errësirë. Për to nuk ka shpresë për udhëzim.
26:137Page 373
إِنۡ هَٰذَآ إِلَّا خُلُقُ ٱلۡأَوَّلِينَ ١٣٧
This is not but the custom of the former peoples,
Kjo nuk është gjë tjetër vetëm se një traditë e popujve të lashtë. - Kuptimi: Të gjitha këto mirësi i kanë pasur edhe brezat e shkuar. Njerëzit herë pasurohen e herë varfërohen. Kështu është jeta. Domethënë, ata nuk e pranonin faktin që të gjitha këto gjendje janë sprova dhe mirësi të përcaktuara nga Allahu.
Dhe ne, kurrë nuk kemi për t’u dënuar. - Ky është mohim i ringjalljes. Ata sikur talleshin me Profetin dhe kërcënimin e tij se do të ringjalleshin. Ata thoshin: Edhe nëse e pranojmë atë që Profeti na thotë, ne nuk do të ndëshkohemi. Pra, ashtu sikurse në këtë dynja ne kemi pasur mirësi dhe kënaqësi, edhe në ahiret, nëse ringjallemi, do të kemi të mira.
26:139Page 373
فَكَذَّبُوهُ فَأَهۡلَكۡنَٰهُمۡۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ ١٣٩
And they denied him, so We destroyed them. Indeed in that is a sign, but most of them were not to be believers.
Kështu, ata e mohuan atë(Hudin)dhe Ne i shkatërruam ata. -Kështu, mohimi i ftesës u bë një cilësi e tyre, që nuk ndryshonte për asnjë shkak, prandaj Allahu i Madhëruar i shkatërroi të gjithë sikurse thotë në ajetin tjetër: "Ndërsa Adi u shkatërrua me një stuhi të fuqishme e të zhurmshme, që Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht. Sikur t’i shihje njerëzit që shembeshin përdhé, si të ishin trungje hurmash të zgavruara. A e gjen ndonjë që ka mbetur prej tyre? [Hakka 6 - 8]. Pastaj tha:Vërtet, këtu ka fakte... -Këtu ka argumente që tregojnë për sinqeritetin dhe besnikërinë e Profetit (a.s) dhe për vërtetësinë e asaj që ai solli nga Zoti. Ato tregojnë, gjithashtu, për kotësinë e asaj që ndiqnin këta njerëz të humbur, të zhytur në shirkun, tiraninë dhe padrejtësinë e tyre....por shumica e tyre (e njerëzve)nuk besojnë. - Ata nuk besojnë, edhe pse faktet e kësaj të vërtete ishin të shumta.
26:140Page 373
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ١٤٠
And indeed, your Lord - He is the Exalted in Might, the Merciful.
Nuk ka dyshim se Zoti yt është Ngadhënjimtari e Mëshirëploti. - Allahu është El Aziz - Krenari e Ngadhënjimtari, që me madhështinë dhe krenarinë e Tij shkatërroi popullin e Hudit. Atyre nuk u vleu para Zotit fuqia e tyre e madhe dhe as tirania. Allahu është Er-Rahim - Mëshirëplotë me Profetin dhe me besimtarët e Tij, duke i shpëtuar nga ndëshkimi.
Edhe popull Themud nuk u besoi të dërguarve. - Themudi ishte një popull i njohur, i përhapur në shumë vendbanime të Hixhrit. Ata e mohuan profetin Salih, por ishte njëlloj si të kishin mohuar të gjithë profetët, sepse ai i ftoi ata në teuhid ashtu si të gjithë profetët e Zotit.
26:142Page 373
إِذۡ قَالَ لَهُمۡ أَخُوهُمۡ صَٰلِحٌ أَلَا تَتَّقُونَ ١٤٢
When their brother Ṣāliḥ said to them, "Will you not fear Allāh?
Vëllai i tyre, Salihu, u tha: “A nuk keni frikë(Allahun)?” - Vëllai i tyre nga gjaku u foli atyre me dashuri dhe me butësi: “A nuk e keni frikë (Allahun)?” Pra, kini frikë Zotin dhe largohuni nga idhujtaria dhe poshtërsitë!
Unë jam një Profet i besuar, i dërguar(veç)për ju. - Unë jam një profet i dërguar nga Zoti e Krijuesi juaj. Ai më dërgoi tek ju, që t'ju ftoj me butësi dhe dashuri, si mëshirë e përkujdesje për ju. Atëherë, respektojeni dhe jini mirënjohës për këtë mëshirë. Pranojeni përkujdesin dhe mëshirën e Tij, duke u nënshtruar që ta adhuroni e ta jetoni jetën siç Ai kënaqet. Unë jam një profet besnik dhe ju e njihni mirë besnikërinë dhe sinqeritetin, dhembshurinë dhe dëshirën time të mirë për ju. Kjo duhet të shërbejë që ju të më besoni dhe të besoni atë që unë ju kam sjellë nga Zoti.
Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe m'u bindni mua! - Ruajuni nga zemërimi dhe ndëshkimi i Zotit dhe bindmuni mua në rrugën e Zotit.
26:145Page 373
وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٤٥
And I do not ask you for it any payment. My payment is only from the Lord of the worlds.
Unë nuk kërkoj prej jush asnjë shpërblim për këtë. Shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të botëve. - Kjo nuk përbën pengesë për ju, që të më ndiqni dhe pasoni. Kështu, nuk keni pse të mendoni se unë dua që të grabis pasuritë tuaja. Shpërblimi im është nga Allahu, Zoti i botëve, prandaj vetëm prej Tij e kërkoj shpërblimin.
26:146–148Page 373
أَتُتۡرَكُونَ فِي مَا هَٰهُنَآ ءَامِنِينَ ١٤٦
Will you be left in what is here, secure [from death],
فِي جَنَّٰتٖ وَعُيُونٖ ١٤٧
Within gardens and springs
وَزُرُوعٖ وَنَخۡلٖ طَلۡعُهَا هَضِيمٞ ١٤٨
And fields of crops and palm trees with softened fruit?
A jeni të sigurt se do të mbeteni të sigurt në gjithçka keni këtu(në këtë botë)? Këtu, mes kopshteve dhe burimeve, mes të mbjellave dhe hurmave, me frutat e tyre të freskëta? -A mendoni se do të liheni në këto mirësi dhe begati të shumta dhe nuk do të sprovoheni?! Mos, vallë, do të liheni pa u urdhëruar dhe ndaluar?! E si mund të kërkoni dhe përdorni këto mirësi në poshtërsi ndaj Allahut dhe mosbindje ndaj Tij?!
26:149Page 373
وَتَنۡحِتُونَ مِنَ ٱلۡجِبَالِ بُيُوتٗا فَٰرِهِينَ ١٤٩
And you carve out of the mountains, homes, with skill.
Ju gdhendni me mjeshtëri shtëpi nëpër male shkëmbore. - Aq shumë u përkushtuat dhe u dhatë pas zbukurimeve e stolive, saqë edhe malet i shndërruat në kështjella dhe shtëpi.
26:150–151Page 373
فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١٥٠
So fear Allāh and obey me.
وَلَا تُطِيعُوٓاْ أَمۡرَ ٱلۡمُسۡرِفِينَ ١٥١
And do not obey the order of the transgressors,
Kijeni frikë Allahun dhe m'u bindni mua! Mos shkoni pas atyre që janë të shfrenuar... - Frikësojuni Zotit dhe m’u bindni në rrugën që ju afron tek Ai. Mos ju bindni atyre që kanë kaluar çdo kufi.
26:152Page 373
ٱلَّذِينَ يُفۡسِدُونَ فِي ٱلۡأَرۡضِ وَلَا يُصۡلِحُونَ ١٥٢
Who cause corruption in the land and do not amend."
...që bëjnë shkatërrime në tokë dhe nuk përmirësojnë. - Shkatërrimi i tokës me poshtërsi dhe nxitja e njerëzve për to ishte cilësia e tyre e pandashme dhe dalluese. Ata dinin vetëm të shkatërronin dhe nuk sillnin asnjë përmirësim. Ata ishin mbartës së ligësisë. Ata ishin të përkushtuar në kundërshtimin e Profetit dhe ftonin në rrugët e humbjes, prandaj Salihu i paralajmëroi që të mos mashtroheshin prej tyre. Mbase këta janë ata për të cilët Allahu ka thënë: "Në qytet ishin nëntë veta që bënin shkatërrime në tokë dhe nuk përmirësonin." [Neml 48]. Sidoqoftë, këshilla e Profetit nuk u bëri dobi atyre dhe nuk e përfillën fare atë. Madje ata i thanë Salihut:
26:153Page 373
قَالُوٓاْ إِنَّمَآ أَنتَ مِنَ ٱلۡمُسَحَّرِينَ ١٥٣
They said, "You are only of those affected by magic.
“Ti je veçse një i magjepsur!" - Ti je i magjepsur dhe flet gjëra të pakuptimta.
26:154Page 373
مَآ أَنتَ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُنَا فَأۡتِ بِـَٔايَةٍ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ ١٥٤
You are but a man like ourselves, so bring a sign, if you should be of the truthful."
Ti je veçse një njeri sikurse edhe ne. -Ti je veçse një njeri, sikurse edhe ne. Atëherë, çfarë ke ti më tepër, që të na ftosh të të pasojmë?Sill një argument, nëse thua të vërtetën! - Edhe pse gjendja dhe besnikëria e këtij profeti dhe ajo në të cilën ai i ftonte njerëzit ishte mëse e mjaftueshme për besuar në vërtetësinë e Shpalljes, atyre u dukej e pamjaftueshme. Për shkak të ngurtësisë së zemrave, ata kërkuan prova të tjera, sipas dëshirës së tyre. Zakonisht ata që kërkojnë të tilla prova nuk shpëtojnë, sepse ata i kërkojnë ato me qëllim për të mos besuar dhe të shtyrë nga urrejtja kundër të vërtetës.
26:155Page 373
قَالَ هَٰذِهِۦ نَاقَةٞ لَّهَا شِرۡبٞ وَلَكُمۡ شِرۡبُ يَوۡمٖ مَّعۡلُومٖ ١٥٥
He said, "This is a she-camel.1 For her is a [time of] drink, and for you is a [time of] drink, [each] on a known day.
Ai tha: “Ja, ku është një deve.” -Shihni një deve që del nga shkëmbi i lëmuar! Ju do ta shihni me sytë tuaj këtë shenjë të pashembullt.Ajo do të pijë(ujë)një ditë të caktuar, kurse ju ditën tjetër. - Një ditë do të pijë vetëm ajo nga pusi dhe ditën tjetër ju.
26:156Page 373
وَلَا تَمَسُّوهَا بِسُوٓءٖ فَيَأۡخُذَكُمۡ عَذَابُ يَوۡمٍ عَظِيمٖ ١٥٦
And do not touch her with harm, lest you be seized by the punishment of a terrible day."
Mos e prekni për ta dëmtuar, se do t’ju godasë dënimi i Ditës së Madhe!” - Ai kërcënoi që të mos e dëmtonin devenë. Kështu vazhdoi për njëfarë kohe, por përsëri ata nuk besuan dhe nuk u nënshtruan.
26:157–158Page 373
فَعَقَرُوهَا فَأَصۡبَحُواْ نَٰدِمِينَ ١٥٧
But they hamstrung her and so became regretful.
فَأَخَذَهُمُ ٱلۡعَذَابُۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ ١٥٨
And the punishment seized them. Indeed in that is a sign, but most of them were not to be believers.
Ata e therën atë, por u penduan shumë, prandaj i përfshiu dënimi i premtuar. -Ishte veçse një britmë e madhe, që i shkatërroi të gjithë.Vërtet, këtu ka fakte, por shumica e tyre nuk besojnë. - Këtu ka argumente për vërtetësinë e asaj që solli Profeti ynë dhe për kotësinë e kundërshtarëve dhe armiqve të tij.
26:159Page 373
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ١٥٩
And indeed, your Lord - He is the Exalted in Might, the Merciful.
Nuk ka dyshim se Zoti yt është Ngadhënjimtari e Mëshirëploti.
26:160–164Page 374
كَذَّبَتۡ قَوۡمُ لُوطٍ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٦٠
The people of Lot denied the messengers
إِذۡ قَالَ لَهُمۡ أَخُوهُمۡ لُوطٌ أَلَا تَتَّقُونَ ١٦١
When their brother Lot said to them, "Will you not fear Allāh?
إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ ١٦٢
Indeed, I am to you a trustworthy messenger.
فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١٦٣
So fear Allāh and obey me.
وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٦٤
And I do not ask you for it any payment. My payment is only from the Lord of the worlds.
Populli i Lutit nuk i besoi të dërguarit. Vëllai i tyre, Luti, i tha: “A nuk keni frikë(Allahun)?” Unë jam një profet i besuar, i dërguar(veç)për ju. Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe m’u bindni mua! Unë nuk kërkoj prej jush asnjë shpërblim për këtë. Shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të botëve. - Profeti i ftoi në mirësi dhe besim, por ata iu përgjigjën njëlloj si popujt e shkuar, që refuzuan profetët e tyre. Të ngjashme ishin zemrat e tyre në kufër, prandaj ishin të ngjashme edhe fjalët e tyre në refuzimin e profetëve dhe mohimin e të vërtetës. Por këta të poshtër, përveç idhujtarisë, bënin edhe një poshtërsi që askush para tyre nuk e kishte bërë.
26:165–166Page 374
أَتَأۡتُونَ ٱلذُّكۡرَانَ مِنَ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٦٥
Do you approach males among the worlds1
وَتَذَرُونَ مَا خَلَقَ لَكُمۡ رَبُّكُم مِّنۡ أَزۡوَٰجِكُمۚ بَلۡ أَنتُمۡ قَوۡمٌ عَادُونَ ١٦٦
And leave what your Lord has created for you as mates? But you are a people transgressing."
Nga të gjitha krijesat e kësaj bote, ju po shkoni pas meshkujve dhe lini mënjanë ato, të cilat Zoti juaj i krijoi si bashkëshorte për ju?! Ju jeni vërtet një popull që kalon çdo kufi(të së keqes).” - Ata parapëlqenin marrëdhëniet homoseksuale, aq të ulët, të poshtër dhe të pisët. Ata nuk pëlqenin gratë e pastra dhe të mira, që Zoti kishte krijuar për ta, sepse ishin një popull që kishte kaluar çdo kufi në armiqësi e padrejtësi. Profeti i tyre vazhdoi t’i ndalonte nga këto poshtërsi, por ata thanë:
26:167Page 374
قَالُواْ لَئِن لَّمۡ تَنتَهِ يَٰلُوطُ لَتَكُونَنَّ مِنَ ٱلۡمُخۡرَجِينَ ١٦٧
They said, "If you do not desist, O Lot, you will surely be of those evicted."
“O Lut! Nëse nuk ndalesh (nga këto që na thua), me siguri do të të dëbojmë.” - Kuptimi: Ne do të të dëbojmë nga vendi ynë. Kur Luti pa këmbënguljen e tyre në poshtërsi, u tha:
26:168Page 374
قَالَ إِنِّي لِعَمَلِكُم مِّنَ ٱلۡقَالِينَ ١٦٨
He said, "Indeed, I am, toward your deed, of those who detest [it].
Unë e urrej atë që bëni ju. - Kuptimi: Unë e urrej këtë punë që bëni ju dhe ju ndaloj nga ajo me forcë, duke ju kërcënuar me ndëshkimin e Zotit. Pastaj u lut për vete dhe për besimtarët.
26:169Page 374
رَبِّ نَجِّنِي وَأَهۡلِي مِمَّا يَعۡمَلُونَ ١٦٩
My Lord, save me and my family from [the consequence of] what they do."
O Zoti im! Më shpëto mua dhe familjen time nga ajo që bëjnë ata!” - Na ruaj nga veprat dhe ndikimi i tyre, si dhe ndëshkimi që ai sjell me vete. Dhe Allahu iu përgjigj lutjes së tij:
26:170–171Page 374
فَنَجَّيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥٓ أَجۡمَعِينَ ١٧٠
So We saved him and his family, all,
إِلَّا عَجُوزٗا فِي ٱلۡغَٰبِرِينَ ١٧١
Except an old woman1 among those who remained behind.
Kështu, Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij. Përveç një plake(gruas së tij), që mbeti me ata(në dënim). - Pra, përveç gruas së tij, e cila mbeti së bashku me ta në ndëshkim.
26:172–173Page 374
ثُمَّ دَمَّرۡنَا ٱلۡأٓخَرِينَ ١٧٢
Then We destroyed the others.
وَأَمۡطَرۡنَا عَلَيۡهِم مَّطَرٗاۖ فَسَآءَ مَطَرُ ٱلۡمُنذَرِينَ ١٧٣
And We rained upon them a rain [of stones], and evil was the rain of those who were warned.
Më pas i shkatërruam të tjerët, duke u lëshuar një breshëri(gurësh nga qielli). Eh, sa i keq ishte ai rrebesh për ata që u paralajmëruan(por nuk ia vunë veshin)! - Mbi ta u hodhën gurë të ndezur. Eh, sa i dhembshëm ishte ai shi e rrebesh gurësh për atë popull që u paralajmërua nga Profeti i Zotit! Allahu i shkatërroi nga i pari, deri tek i fundit.
26:174–175Page 374
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ ١٧٤
Indeed in that is a sign, but most of them were not to be believers.
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ١٧٥
And indeed, your Lord - He is the Exalted in Might, the Merciful.
Vërtet, këtu ka fakte, por shumica e tyre nuk besojnë. Nuk ka dyshim se Zoti yt është Ngadhënjimtari e Mëshirëploti. - Kështu i shkatërroi Zoti me krenarinë e Tij mohuesit dhe shpëtoi me mëshirën e Tij besimtarët e ruajtur.
26:176Page 374
كَذَّبَ أَصۡحَٰبُ لۡـَٔيۡكَةِ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٧٦
The companions of the thicket [i.e., the people of Madyan] denied the messengers
Edhe populli i Ejkës mohoi të dërguarit. - Këta ishin banorët e Medjenit, në të cilin kishte kopshte me bimë e pemë të dendura, të gërshetuara me njëra tjetrën. Ata e kundërshtuan dhe e mohuan profetin e tyre Shuajbin, i cili u solli atë mesazh që sollën të gjithë profetët e tjerë të Zotit.
26:177Page 374
إِذۡ قَالَ لَهُمۡ شُعَيۡبٌ أَلَا تَتَّقُونَ ١٧٧
When Shuʿayb said to them, "Will you not fear Allāh?
Shuajbi u tha atyre: “A nuk keni frikë (Allahun)?” - A nuk po i frikësoheni Zotit dhe ta lini atë që sjell zemërimin e Tij? Ai e urren mohimin dhe poshtërsitë. Ai zemërohet kur nuk iu bindeni urdhëresave të Tij.
26:178–179Page 374
إِنِّي لَكُمۡ رَسُولٌ أَمِينٞ ١٧٨
Indeed, I am to you a trustworthy messenger.
فَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُونِ ١٧٩
So fear Allāh and obey me.
Unë jam një profet i besuar, i dërguar(veç)për ju. Prandaj, kijeni frikë Allahun dhe m’u bindni mua! - Duke qenë se unë jam i dërguari i Tij besnik ndër ju, atëherë duhet të më bindeni kur ju ftoj në atë që ju shpëton nga dënimi i Zotit dhe ju mundëson çdo të mirë.
26:180Page 374
وَمَآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ مِنۡ أَجۡرٍۖ إِنۡ أَجۡرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٨٠
And I do not ask you for it any payment. My payment is only from the Lord of the worlds.
Unë nuk kërkoj prej jush asnjë shpërblim për këtë. -Unë nuk ju kërkoj asgjë për ftesën dhe udhëzimet që ju sjell nga Zoti.Shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të botëve. - Përveç idhujtarisë që bënin, ata ishin njerëz që hanin në peshë dhe cenonin hakun e njerëzve, prandaj Profeti i tyre u tha:
26:181Page 374
۞ أَوۡفُواْ ٱلۡكَيۡلَ وَلَا تَكُونُواْ مِنَ ٱلۡمُخۡسِرِينَ ١٨١
Give full measure and do not be of those who cause loss.
Plotësojeni masën(kur matni)e mos u bëni prej atyre që u hyjnë në hak të tjerëve! - Mos u bëni nga ata që cenojnë hakun e njerëzve dhe hanë pasuritë e tyre pa të drejtë, në peshë dhe matje.
26:182–183Page 374
وَزِنُواْ بِٱلۡقِسۡطَاسِ ٱلۡمُسۡتَقِيمِ ١٨٢
And weigh with an even [i.e., honest] balance.
وَلَا تَبۡخَسُواْ ٱلنَّاسَ أَشۡيَآءَهُمۡ وَلَا تَعۡثَوۡاْ فِي ٱلۡأَرۡضِ مُفۡسِدِينَ ١٨٣
And do not deprive people of their due and do not commit abuse on earth, spreading corruption.
Peshoni me peshore të saktë! Kurrë mos ua hani hakun njerëzve dhe mos bëni shkatërrime në tokë! - Peshoni me peshore të drejtë, që nuk gabon dhe nuk cenon hakun e njerëzve.
26:184Page 375
وَٱتَّقُواْ ٱلَّذِي خَلَقَكُمۡ وَٱلۡجِبِلَّةَ ٱلۡأَوَّلِينَ ١٨٤
And fear He who created you and the former creation."1
Frikësojuni Atij që ju krijoi ju dhe brezat e mëparshëm! - Ai ju krijoi herën e parë. Ashtu siç ishte i Vetëm në krijimin tuaj dhe të etërve tuaj të hershëm, ashtu duhet ta njësoni Atë me adhurim dhe teuhid. Ashtu sikurse është Allahu i Vetmi që ju bëri të ekzistoni dhe ju dhuroi mirësi të shumta, pranojeni ftesën e Tij dhe tregohuni mirënjohës. Por ata që e mohuan Shpalljen thanë:
26:185Page 375
قَالُوٓاْ إِنَّمَآ أَنتَ مِنَ ٱلۡمُسَحَّرِينَ ١٨٥
They said, "You are only of those affected by magic.
Ata thanë: “Ti je nga ata të magjepsurit!” - Ti je duke folur si një i magjepsur. E shumta që mund të thuhet për një njeri të tillë është se fjalët e tij nuk merren për bazë.
26:186Page 375
وَمَآ أَنتَ إِلَّا بَشَرٞ مِّثۡلُنَا وَإِن نَّظُنُّكَ لَمِنَ ٱلۡكَٰذِبِينَ ١٨٦
You are but a man like ourselves, and indeed, we think you are among the liars.
Ti je veçse një njeri(vdekatar), ashtu si edhe ne. Ne mendojmë se ti je një gënjeshtar! - Ti nuk ke asnjë veçori dhe vlerë shtesë mbi ne, që të na ftosh për të pasuar rrugën tënde. Kjo është një fjalë e ngjashme me fjalët e popujve para dhe pas tyre, të cilët mohuan profetët e Zotit me dyshimet e tyre. Mohuesit vazhdimisht do të hedhin të tilla dyshime, a thua se kanë rënë dakord mes tyre. Duke qenë të ngjashëm në kufër dhe në zemra, ishin të ngjashëm edhe në dyshimet dhe kotësitë që paraqisnin. Profetët gjithmonë u përgjigjeshin: “Ne jemi veçse njerëz, sikurse edhe ju, por Allahu ia dhuron mirësinë kujt të dojë nga robërit e Vet. Nuk na takon ne t’ju sjellim ndonjë argument, përveçse me dëshirën e Allahut. Vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët.”. [Ibrahim 11].
26:187Page 375
فَأَسۡقِطۡ عَلَيۡنَا كِسَفٗا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ إِن كُنتَ مِنَ ٱلصَّٰدِقِينَ ١٨٧
So cause to fall upon us fragments of the sky, if you should be of the truthful."
Nëse je i vërtetë, atëherë bëj që të bjerë mbi ne një copë (ndëshkimi nga)qielli! - Sigurisht kjo ishte një paturpësi e madhe dhe padrejtësi nga ana e tyre. Kjo ishte shpifje e pastër, edhe pse ishin tërësisht të bindur për të kundërtën. Çdo profet që është dërguar për të ftuar popullin e vet është përballur me refuzimin e tyre dhe gjithmonë ka polemizuar me ta. Atëherë, Zoti u ka sjellë profetëve shenja madhështore, të shfaqura në duart e tyre dhe të mjaftueshme që njerëzit të bindeshin për vërtetësinë e tyre dhe të shpalljeve të Zotit që ata sollën. Në mënyrë të veçantë, Shuajbit iu dha një shenjë dhe aftësi e mrekullueshme në komunikim me popullin e tij. Ai u quajt edhe Hatibul Enbija - Hatibi i Profetëve, pikërisht për aftësinë dhe urtësinë e tij të veçantë në këshillimin dhe kujdesin për popullin e tij. Ai i ftonte ata me mënyrën më të bukur dhe të zgjedhur me shumë kujdes. Populli i tij ishte tërësisht i sigurt për sinqeritetin e këtij Profeti të dalluar dhe për faktin se ajo që solli nga Zoti ishte e vërtetë dhe e drejtë. Kështu, pretendimi i tyre se ai ishte gënjeshtar, ishte i kotë. Ata thanë: "... bëj që të bjerë mbi ne një copë qielli!", pra, copa ndëshkimi shfarosëse mbi ne. Nëse je i vërtetë në këtë pretendim, atëherë le të bjerë mbi ne dënimi shkatërrues dhe shfarosës. Kjo i ngjante fjalës së mohuesve të hershëm: "Kujto si thanë ata: “O Allah! Nëse ky (Kur'an) është vërtet prej Teje, lësho mbi ne rrebesh gurësh nga qielli, ose na jep ndonjë dënim të rëndë!”." [Enfal 32]. Por ajeti mund të ketë kuptimin se ata kërkuan që të zbriste ndonjë nga shenjat dhe mrekullitë që ata propozojnë si kusht për të besuar. Atëherë, Shuajbi u tha:
26:188Page 375
قَالَ رَبِّيٓ أَعۡلَمُ بِمَا تَعۡمَلُونَ ١٨٨
He said, "My Lord is most knowing of what you do."
Shuajbi tha: “Zoti im e di më së miri atë që bëni ju.” - Allahu e di më mirë se kur e zbret ndëshkimin dhe a do t'i zbresë shenjat dhe mrekullitë e kërkuara. Nuk jam unë ai që i sjell këto gjëra. Unë kam detyrë veçse t’ju këshilloj dhe ta kumtoj qartë Shpalljen e Zotit, detyrë të cilën e bëra. Ai që ka pushtetin në dorë është Zoti im, i cili është i Gjithëditur për punët dhe gjendjen tuaj dhe Ai do t’ju shpërblejë për atë që ju keni pasur si synim. Ai do të llogarisë me drejtësi dhe kështu do t’ju shpërblejë.
26:189Page 375
فَكَذَّبُوهُ فَأَخَذَهُمۡ عَذَابُ يَوۡمِ ٱلظُّلَّةِۚ إِنَّهُۥ كَانَ عَذَابَ يَوۡمٍ عَظِيمٍ ١٨٩
And they denied him, so the punishment of the day of the black cloud seized them. Indeed, it was the punishment of a terrible day.
Por ata e mohuan atë. -Kështu, mohimi u bë refreni i tyre dhe refuzimi i së vërtetës u bë cilësi e tyre e pandashme, aq sa shenjat dhe argumentet nuk u sillnin më asnjë dobi. Për ta mbetej vetëm dënimi.Atëherë, ata i goditi dënimi i Ditës së Hijes(së reve plot ndëshkim). -Allahu i Lartësuar u solli një ré në qiell në ato ditë të nxehta dhe përvëluese, pikërisht kur ata po kërkonin një hije që të gjenin pak freski. Kështu, ata u mblodhën të gjithë nën atë hije, që nuk do të ishte aspak freskuese për ta. Pikërisht atje ku prisnin të gjenin freski, Zoti i përvëloi me një ndëshkim të dhembshëm, e kështu mbetën në të si kufoma të ftohta, duke i lënë shtëpitë e tyre të shkreta. Ashtu nisën rrugën drejt vendit të ndëshkimit dhe dëshpërimit të përjetshëm.Vërtet, ai ishte dënimi i Ditës së Madhe. - Ata të mjerë nuk mund të kthehen në këtë dynja, që të bëjnë punë të mira. Edhe ndëshkimi ku u zhytën kurrë nuk do t’u zbutet ndonjë çast dhe as nuk u jepet mundësia që të kthehen.
26:190Page 375
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَأٓيَةٗۖ وَمَا كَانَ أَكۡثَرُهُم مُّؤۡمِنِينَ ١٩٠
Indeed in that is a sign, but most of them were not to be believers.
Vërtet, këtu ka fakte... -Në të gjitha këto ka shenja, që tregojnë sinqeritetin dhe besnikërinë e Shuajbit dhe të asaj në të cilën ai i ftoi, ka shenja që tregojnë për kotësinë e asaj që mbronte populli i tij....por shumica e tyre nuk besojnë. - Edhe pse panë shumë mrekulli, shumica e tyre nuk besuan, sepse nuk e kishin pastërtinë për të pranuar imanin dhe sepse nuk kishte mirësi në ata, siç thotë Zoti në një ajet tjetër: "Shumica e njerëzve nuk do të jenë besimtarë, sado të ngulësh këmbë ti." [Jusuf 103].
26:191Page 375
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ ٱلۡعَزِيزُ ٱلرَّحِيمُ ١٩١
And indeed, your Lord - He is the Exalted in Might, the Merciful.
Nuk ka dyshim se Zoti yt është Ngadhënjimtari e Mëshirëploti. - Allahu është Ngadhënjimtari, Krenari e Madhështori, që askush nuk mund ta përfshijë me diturinë e tij si krijesë. Dituria e krijesave është e vogël dhe e ngushtë për ta përfshirë Atë. Me krenarinë e pushtetin e Tij ka nënshtruar çdo krijesë. Ai është Mëshirëploti, që mëshirën e ka përshkrim të pandashëm. Prej gjurmëve të kësaj mëshire janë të gjitha mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit, që kur Zoti e bëri të ekzistojë kjo botë, e deri në pafundësi. Treguesi i krenarisë dhe pushtetit të Tij është edhe fakti që Ai i shkatërroi të gjithë ata që mohuan profetët dhe treguan armiqësi ndaj tyre. Pjesë e mëshirës së Tij është fakti që Ai i shpëtoi të dashurit e Tij profetë dhe besimtarët që e pasuan. Më parë, Allahu përmendi historitë e profetëve dhe ndodhitë e tyre me popujt përkatës, si dhe ftesën e vazhdueshme dhe me durim që ata bënë. Ai tregoi, gjithashtu, edhe se si reaguan ata popuj ndaj shpalljeve dhe refuzimin e tyre të padrejtë. Në fund, Ai përmendi se si i shkatërroi armiqtë e besimit dhe të besimtarëve dhe bëri që profetët dhe besimtarët të jenë të fituarit. Në vijim, Allahu i Madhëruar flet për profetin Muhamed, të nderuarin dhe fisnikun, si dhe për Shpalljen që iu dha atij. Ai na tregon se në këtë libër ka udhëzim të plotë për ata që janë të mençur dhe të urtë:
26:192Page 375
وَإِنَّهُۥ لَتَنزِيلُ رَبِّ ٱلۡعَٰلَمِينَ ١٩٢
And indeed, it [i.e., the Qur’ān] is the revelation of the Lord of the worlds.
Pa dyshim, ky(Kur'ani)është shpallje e Zotit të botëve. - Ai që e zbriti këtë Libër është Shpikësi e Krijuesi i qiejve dhe i Tokës. Është Ai që kujdeset për të gjithë botën, si atë qiellore, ashtu edhe atë tokësore. Ashtu siç kujdeset për ta duke u dhënë mirësitë e dynjasë dhe trupit të tyre, po ashtu kujdeset që t’u japë atyre udhëzimin, që të rregullojnë ahiretin e tyre. Pa dyshim që mirësia më e madhe që tregon përkujdesin e Tij madhështor është zbritja e këtij libri të mrekullueshëm. Në Kur'an ka mirësi e begati të pamata. Ai është një udhëzim i plotë dhe i qartë për të arritur mirësitë e të dy botëve dhe për të arritur gradën më të lartë të moralit më të mirë dhe të zgjedhur. Udhëzimet dhe dituria që gjenden në këtë Libër nuk mund të gjenden diku tjetër. Vërej me kujdes! Allahu thotë: “Pa dyshim, ai (Kur'ani) është shpallje e Zotit të botëve." Kjo tregon për madhështinë e këtij Libri dhe është gjithashtu një nxitje e madhe për ta respektuar dhe nderuar këtë Shpallje, sepse është vetë Zoti i botëve që e ka folur dhe shpallur Atë. Është vetë Krijuesi që e shpalli këtë Libër e jo dikush tjetër, me qëllimin që të na udhëzojë drejt mirësive dhe të na begatojë me çdo të mirë në të dyja botët.
26:193–194Page 375
نَزَلَ بِهِ ٱلرُّوحُ ٱلۡأَمِينُ ١٩٣
The Trustworthy Spirit [i.e., Gabriel] has brought it down
عَلَىٰ قَلۡبِكَ لِتَكُونَ مِنَ ٱلۡمُنذِرِينَ ١٩٤
Upon your heart, [O Muḥammad] - that you may be of the warners
Atë e solli Shpirti Besnik(Xhibrili)në zemrën tënde(o Muhamed), për t’u bërë paralajmërues(i gjithë botës)... - Ai është Xhibrili (a.s). Ai është absolutisht më i miri i melekëve, më i fuqishmi dhe madhështori. Allahu i Lartësuar e ka përshkruar atë si El Emin - Besniku. Pra, ky melek kurrë nuk mund të shtojë ose pakësojë gjë prej Shpalljes. Është ky melek i nderuar që e zbriti këtë libër "... në zemrën tënde, o Muhamed, për t’u bërë paralajmërues (i gjithë botës), që nëpërmjet këtij libri-mrekulli të udhëzosh në rrugën e drejtë dhe të mirësisë e drejtësisë, si dhe të largosh e paralajmërosh njerëzit që të largohen nga rruga e humbjes dhe dëshpërimit.
...me një me gjuhë të kulluar arabe. -Arabishtja është më e mira e gjuhëve të botës. Ai e zbriti në këtë gjuhë, që të kuptohet mirë nga populli mes të cilëve u zgjodh, që ata ta kuptonin ftesën e tij përmes kësaj gjuhe të qartë. Mendohu pak se si janë mbledhur gjithë këto veçori dhe mirësi në këtë Libër mrekulli.1. Ai është më i miri i librave.2. Atë e solli nga Zoti tek Muhamedi (a.s) më i miri i melekëve, Xhibrili (a.s).3. Ky Libër ju dhurua më të mirit të krijesave, Muhamedit (a.s).4. Ky libër u zbrit drejt e në pjesën më të pastër dhe të zgjedhur të këtij Profeti madhështor, në zemrën e tij.5. Ky Libër iu la në trashëgim popullit më të mirë të nxjerrë ndonjëherë për njerëzit, muslimanëve.6. Ky Libër u zbrit në gjuhën arabe, më të mirën dhe më të kuptueshme gjuhë të botës, më të gjerën dhe më të pasurën.Pastaj Allahu i Madhëruar thotë:
26:196Page 375
وَإِنَّهُۥ لَفِي زُبُرِ ٱلۡأَوَّلِينَ ١٩٦
And indeed, it is [mentioned] in the scriptures of former peoples.
Pa dyshim, ai(Kur'ani) është i përmendur edhe në librat e mëparshëm. - Shpalljet e mëparshme kanë paralajmëruar dhe përgëzuar për ardhjen e tij, si dhe kanë dëshmuar për vërtetësinë dhe rëndësinë e madhe të tij. Kur u shpall ky Libër, ishte plotësisht ashtu siç kishin paralajmëruar shpallje të hershme. Nga ana tjetër, edhe Kur'ani vërtetoi lajmet e vërteta që gjendeshin në shpalljet e mëparshme, si edhe besnikërinë e profetëve të Zotit.
26:197Page 375
أَوَلَمۡ يَكُن لَّهُمۡ ءَايَةً أَن يَعۡلَمَهُۥ عُلَمَٰٓؤُاْ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ ١٩٧
And has it not been a sign to them that it is recognized by the scholars of the Children of Israel?
A nuk ishte provë për ata(për jobesimtarët mekas), se atë(Kur'anin)e dinin edhe dijetarët e bijve të Izraelit? - A nuk u mjafton atyre si shenja dhe argument për të treguar saktësinë e kësaj shpalljeje dhe se është prej Zotit, fakti që: "...atë (Kur'anin) e dinin edhe dijetarët e bijve të Izraelit?" Ata ishin njerëzit më të ditur në atë kohë rreth këtyre çështjeve. Në çdo çështje që ka paqartësira e dyshime, njerëzit duhet të kthehen në njerëzit e specializuar në njohuritë përkatëse, dhe fjala e tyre merret për bazë. Kështu, edhe në kohën e Musait, magjistarët që ishin të specializuar në njohurinë e magjisë, dëshmuan se ajo që solli Musai nuk ishte magji, por mrekulli nga Zoti. Ata ishin ekspertë dhe dhanë atë dëshmi, që ishte e pranueshme, ndërsa fjalët e të tjerëve ishin të kota dhe nuk merreshin për bazë.
26:198–199Page 375
وَلَوۡ نَزَّلۡنَٰهُ عَلَىٰ بَعۡضِ ٱلۡأَعۡجَمِينَ ١٩٨
And even if We had revealed it to one among the foreigners1
فَقَرَأَهُۥ عَلَيۡهِم مَّا كَانُواْ بِهِۦ مُؤۡمِنِينَ ١٩٩
And he had recited it to them [perfectly],1 they would [still] not have been believers in it.
Sikur Ne t’ia kishim shpallur atë(Kur'anin)ndonjë joarabi dhe ai t’ua lexonte atyre, ata nuk do t’i besonin atij. - Sikur Ne t’ia kishim shpallur Kur'anin ndonjë joarabi dhe ai t’ua lexonte atyre të cilët nuk e kuptonin dhe nuk e flisnin gjuhën e tij, ".. ata nuk do t’i besonin atij." Ata nuk do të besonin dhe do të thoshin: “Ne nuk e kuptojmë çfarë thotë dhe nuk e dimë se në çfarë po na fton.” Atëherë, le ta falenderojnë dhe lavdërojnë Zotin e tyre që ua solli këtë shpallje të mrekullueshme në gjuhën më të qartë dhe të gjerë, profetit më elokuent dhe më oratorit të krijesave, Muhamedit (a.s). Ai ju qartëson qëllimet e larta të fesë, me shprehjet dhe artikulimet më të pastra. Ai është dashamirësi, që synon rregullimin e çështjeve tuaja dhe ju fton në mirësi me shprehjet më të zgjedhura, dhe kjo duhet t’ju bëjë që ju të nxitoni për ta pranuar dhe besuar atë, për t’u nënshtruar dhe dorëzuar në fenë e tij. Ndërsa mohimi dhe refuzimi i tij pa asnjë shkak e me paqartësi, nuk është gjë tjetër veçse tregues i kufrit dhe inatit, një cilësi që mohuesit e kanë trashëguar brez pas brezi nga njëri tjetri.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences