As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Ali 'Imran 3:129–148
3:129Page 66
وَلِلَّهِ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۚ يَغۡفِرُ لِمَن يَشَآءُ وَيُعَذِّبُ مَن يَشَآءُۚ وَٱللَّهُ غَفُورٞ رَّحِيمٞ ١٢٩
And to Allāh belongs whatever is in the heavens and whatever is on the earth. He forgives whom He wills and punishes whom He wills. And Allāh is Forgiving and Merciful.
Vetëm e Allahut është gjithçka që është në qiej e gjithçka që është në Tokë. –Pra, gjithçka në qiell dhe në tokë, melekë, njerëz, xhindë, kafshë, sende, trupa qiellorë etj., janë pronë e Allahut të Lartësuar. Ata janë të krijuar, të nënshtruar, të përulur dhe nevojtarë për përkujdesjen e Zotit të tyre. Të gjitha çështjet e tyre janë në dorë të Zotit, ndërsa ata nuk kanë asnjë thërrmijë pushteti dhe pronësie në ndonjë pjesë të kësaj gjithësie. Duke qenë se çështja qëndron kështu, atëherë të gjithë krijesat janë të barabarta para mëshirës apo ndëshkimit të Tij:Ai fal atë që do... -Është Allahu që mëshiron atë që Ai do dhe ndëshkon atë që Ai do. Allahu fal atë që Ai do dhe i jep sukses që të udhëzohet dhe të pranojë fenë Islame. Duke e udhëzuar në këtë fe madhështore, Ai ia mbulon idhujtarinë e kryer para Islamit. Pastaj, me mëshirën e Tij, Allahu e udhëzon robin te veprat e mira dhe ia fal e mbulon gjynahet që bën.“...dhe e dënon atë që do. -Allahu ndëshkon atë që Ai dëshiron, duke e lënë të mbështetet në forcat e veta, në injorancë të thellë dhe në padrejtësinë e tij të skajshme. Nëse robi lihet në këtë gjendje të mjerë, sigurisht që do të kryejë vepra të poshtra dhe larg mëshirës së Zotit të tij. Por Allahu i Lartësuar e ka përcaktuar këtë normë në bazë të urtësisë, dijes dhe drejtësisë së Tij, dhe po me urtësinë dhe drejtësinë e Tij, Ai i ndëshkon ata për veprat e tyre të këqija. Pastaj, Allahu i Lartësuar e mbyll ajetin duke përmendur dy emra të Tij të mrekullueshëm dhe shpresëdhënës:Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Ky është përgëzimi më i madh, që tregon se mëshira e Allahut është më e madhe se zemërimi i Tij. Falja e Tij është më e gjerë sesa kërkesa e llogarisë për çdo vepër të kryer. Duke iu referuar krijesave në përgjithësi, Allahu i Lartësuar na tregon se ka prej tyre të cilët Ai do t’i ndëshkojë. Por, megjithatë, Ai nuk e mbyll ajetin duke përmendur një emër të Tij që tregon mëshirë dhe falje dhe një emër tjetër të Tij që tregon ndëshkim të meritueshëm. Përkundrazi, Allahu e mbyll ajetin me dy emra të Tij që tregojnë vetëm falje dhe mëshirë të madhe. E pra, mirësia dhe mëshira e Allahut të Lartësuar janë shumë të mëdha. Ai i mëshiron krijesat e Tij aq shumë, saqë askush nuk mund ta përshkruajë dhe shpjegojë. Në fund, e lusim Allahun e Lartësuar që të na përfshijë edhe ne në mëshirën e Tij të pakufishme dhe të na fusë mes adhuruesve të Tij vepërmirë.
3:130Page 66
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَأۡكُلُواْ ٱلرِّبَوٰٓاْ أَضۡعَٰفٗا مُّضَٰعَفَةٗۖ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ لَعَلَّكُمۡ تُفۡلِحُونَ ١٣٠
O you who have believed, do not consume usury, doubled and multiplied, but fear Allāh that you may be successful.
Është përmendur shumë herë në këtë tefsir se adhuruesi duhet patjetër që t'i kushtojë rëndësi të madhe urdhrave dhe ndalesave të Allahut të Lartësuar, që kanë lidhje me Allahun vetë, por edhe me krijesat. Nëse Allahu i Lartësuar jep një urdhër të caktuar, adhuruesi ka detyrë parësore që ta njohë hollësisht dhe ta kuptojë mirë atë për të cilën urdhërohet. Pasi ta njohë dhe kuptojë mirë urdhrin, besimtari përpiqet maksimalisht dhe kërkon ndihmën e Allahut që ta plotësojë sa më mirë detyrimin. Përveç kësaj, ai përpiqet me të gjitha mënyrat që edhe të tjerët ta zbatojnë urdhrin e të Adhuruarit. Në të njëjtën mënyrë vepron besimtari edhe me ndalesat e përcaktuara nga Allahu i Lartësuar. Fillimisht, ai përpiqet që ta kuptojë qartë atë për të cilën ndalohet. Ai mundohet ta përkufizojë saktë të ndaluarën dhe përpiqet të kuptojë se çfarë bën pjesë në atë ndalesë, prej të cilës duhet të largohet në shenjë adhurimi për Allahun e Lartësuar. Besimtari nuk e tepron dhe të fusë në rrethin e të ndaluarave atë që nuk është e tillë, por edhe është i kujdesshëm që të mos neglizhojë asgjë që hyn tek të ndaluarat dhe të mos e konsiderojë si të tillë. Pas qartësimit, ai përpiqet që, jo vetëm ai, por edhe të tjerët të distancohen nga ato gjëra që i Adhuruari i ka ndaluar. Edhe kësaj here, ai kurrë nuk harron që të kërkojë ndihmën dhe mbështetjen e plotë të të Adhuruarit, që ta ndihmojë dhe t'ia lehtësojë largimin nga haramet. Kështu duhet vepruar me të gjitha urdhrat dhe ndalesat e ligjëruara nga Allahu i Lartësuar. Asnjë nga ato nuk duhet neglizhuar. Këto ajete të mrekullueshme përmbajnë këshilla të çmuara dhe nxisin adhuruesit që t’i zbatojnë ato. Këtu përmendet edhe shpërblimi i njerëzve që përpiqen sinqerisht t'i zbatojnë porositë e Zotit të tyre. Ajetet përmbajnë edhe ndalesa nga disa vepra të këqija, duke i nxitur adhuruesit që të largohen prej tyre. Ndërfutja në historinë e Uhudit e ajeteve të mbushura me urdhra dhe ndalesa ka urtësinë e saj. Ndoshta qëllimi është pikërisht përforcimi i atyre mësimeve të vyera që Allahu i Lartësuar u dha besimtarëve në luftën e Uhudit. Sikurse u përmend më parë, Allahu i Lartësuar u premtoi adhuruesve të Tij të sinqertë se, nëse do të tregohen gjithmonë të duruar e të qëndrueshëm, nëse do të jenë të pajisur me devotshmëri dhe nëse do të kenë sistematikisht këto cilësi, Ai do t'i ndihmojë kundër armiqve të tyre dhe do t'u falë fitoren. Nëse ata i përmbushin porositë e Tij, Ai do t’i poshtërojë dhe shpartallojë armiqtë e tyre. Kështu, me sa duket, pas përmendjes së devotshmërisë, nëpërmjet së cilës zbret ndihma, suksesi, lumturia dhe mirësia nga Zoti, shpirtrat duan të dëgjojnë me shumë kureshtje se cilat janë ato cilësi kaq të mrekullueshme, që të bëjnë të jesh i devotshëm. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar përmend në vijim cilësitë më të rëndësishme të devotshmërisë. Nëse adhuruesi pajiset me to, atëherë ai duhet t’i ketë edhe cilësitë e tjera plotësuese, që nuk janë përmendur, por që janë pjesë e atyre të përmendurave. Për rëndësinë e madhe të devotshmërisë tregon fakti që Allahu i Lartësuar e ka përsëritur tri herë gjatë këtyre ajeteve porosinë për të qenë të devotshëm.O ju që keni besuar! -Dijeni se çdo ajet në Kur’ân që fillon me thirrjen: “O ju që keni besuar” tregon se është pikërisht besimi forca shtytëse e kryerjes së urdhrit apo ndalesës që vijon më pas. Të besosh do të thotë të pohosh dhe të pranosh sinqerisht, pa dyshime, gjithçka që duhet besuar dhe pranuar. Ky besim është nxitës për të kryer veprat që e konkretizojnë dhe e shprehin hapur atë. Në vazhdim, Allahu i Lartësuar i ndalon besimtarët që të merren me fajde ose me kamatë. Pasuria e mbledhur me fajde është haram të hahet. Allahu i Lartësuar përmend në këtë ajet një lloj fajdeje që përdorej shumë në kohën e injorancës paraislamike, kur njerëzit nuk shqetësoheshin aspak për dispozitat dhe porositë e Zotit. Asokohe, nëse dikujt i afrohej koha e shlyerjes së borxhit dhe ai nuk ishte në gjendje ta shlyente atë, huadhënësi i jepte atij dy mundësi: ose ta shlyente borxhin në afatin e caktuar, ose ta shlyente më vonë, por shuma e borxhit do të shtohej. Pra, po të zgjatej afati, shtohej shuma për të shlyer. I varfëri i shkretë, për t’i shpëtuar situatës së ngushtë të momentit, detyrohej që të pranonte mundësinë e dytë, të shlyerjes së borxhit bashkë me fajdenë. Kur na ka udhëzuar nga ndalimi i fajdeve ka thënë:Mos e hani kamatën që ju vazhdimisht e shumfishoni! -Pra, mos hani fajdetë, që janë disa herë të shumëfishuara. Nga cilësimi: “eđ'âfem-muđâ'afeh”- “që ju vazhdimisht e shumfishoni” kuptojmë se sa i shëmtuar dhe i padrejtë është ky veprim. Ne kuptojmë nga ky cilësim edhe urtësinë e ligjërimit të kësaj ndalese nga Allahu i Lartësuar e i Mëshirshëm. Kjo ndalesë shërben që t’i mbyllet porta kësaj vepre të ulët, të pamëshirshme dhe të padrejtë ndaj krijesave. Allahu i Lartësuar e ka bërë të detyrueshme afatizimin e atij që është ngushtë dhe nuk ka mundësi që ta lajë borxhin, por e ka ndaluar rreptësisht që, për shkak të zgjatjes së afatit, të rritet edhe masa e borxhit. Këtë shtesë mbi shumën e borxhit Allahu i Lartësuar e ka konsideruar si padrejtësi të shumëfishtë. Për besimtarin e devotshëm nuk duhet të ketë mëdyshje për largimin nga një vepër e tillë e shëmtuar dhe e poshtër. Largimi nga padrejtësitë është kusht për të qenë i devotshëm. Nuk ka mundësi që të jesh i devotshëm, pa u larguar nga padrejtësitë e çdo lloji. Qëllimi i çdo njeriu është arritja e gjithçkaje të mirë e të dobishme dhe ruajtja nga çdo gjë e keqe dhe e dëmshme. Por ky sukses është i pamundur nëse mungon devotshmëria. Prandaj i Lartësuari thotë:Kini frikë Allahun, që të gjeni shpëtim! -Është shumë e kuptueshme se arritja e shpëtimit dhe suksesit kërkon devotshmëri. Edhe urdhri për t’u larguar nga fajdetë, është në kuadër të udhëzimit të adhuruesve për të arritur shpëtimin dhe suksesin. Pastaj Allahu i Lartësuar na sjell edhe një arsye më shumë për t’u pajisur me devotshmëri:
3:131Page 66
وَٱتَّقُواْ ٱلنَّارَ ٱلَّتِيٓ أُعِدَّتۡ لِلۡكَٰفِرِينَ ١٣١
And fear the Fire, which has been prepared for the disbelievers.
Ruajuni Zjarrit, që është përgatitur për jobesimtarët! –Pra, kur Allahu i Lartësuar na porosit që t'i ruheni Zjarrit që është përgatitur për mohuesit, kjo nënkupton që, fillimisht, ne duhet të besojmë, dhe pastaj të largohemi nga gjithçka që të fut në Zjarr. Veprat që çojnë në Xhehenem janë të shumta dhe të larmishme, duke filluar nga kufri e shirku, dhe duke vazhduar me gjynahet dhe padrejtësitë e të gjitha llojeve. Të gjitha gjynahet pa përjashtim, sidomos ato të mëdhatë, të çojnë drejt kufrit. Ato janë tipare dalluese ose elementë të kufrit, dhe Zjarri është përgatitur për ata që kanë cilësitë e kufrit. Ata që kryejnë gjynahe afrohen ngadalë-ngadalë drejt Zjarrit, që është përgatitur për qafirët. Ndërsa largimi nga gjynahet të shpëton nga Xhehenemi dhe të ruan nga zemërimi i të Plotfuqishmit Madhështor dhe Krenar. Veprat e mira dhe bindja ndaj Allahut të Lartësuar sjellin kënaqësinë e Tij dhe hyrjen në Xhenetin e përjetësisë dhe të mëshirës. Prandaj i Lartësuari, menjëherë pas kërcënimit me Zjarr, sjell një përgëzim dhe shkakun që e bën atë të mundur:
3:132Page 66
وَأَطِيعُواْ ٱللَّهَ وَٱلرَّسُولَ لَعَلَّكُمۡ تُرۡحَمُونَ ١٣٢
And obey Allāh and the Messenger that you may obtain mercy.
Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit, që të mëshiroheni! -Kështu, bindja ndaj Allahut të Lartësuar dhe bindja ndaj Profetit të Tij përbëjnë shkaqet që të çojnë drejt mëshirës së Rrahmanit, i Cili thotë në disa ajete të tjera: “Cakto për ne atë që është e mirë në këtë Botë dhe në Botën tjetër! Ne jemi kthyer (të penduar) tek Ti!” Ai tha: “Me ndëshkimin Tim godas atë që Unë dëshiroj, ndërsa mëshira Ime ka përfshirë gjithçka. Atë (mëshirë) e kam caktuar për ata që janë të devotshëm, e japin zekatin dhe për ata që besojnë në argumentet Tona, për ata që pranojnë të Dërguarin, Profetin "ummij" që nuk shkruan e nuk lexon, të cilin e gjejnë të cilësuar në Teurat dhe në Ungjill, që i urdhëron ata për të mirë dhe i ndalon nga e keqja, që u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, që u heq barrën e rëndë dhe prangat. Ata që besojnë në të, që e nderojnë atë, që e ndihmojnë atë dhe që veprojnë me Dritën që iu zbrit atij – këta janë ata të shpëtuarit. Thuaj: “O njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut për të gjithë ju. Jam i dërguari i Allahut, në dorën e të Cilit është sundimi i qiejve e i tokës. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje. Besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, Profetin "ummij" që nuk shkruan e nuk lexon, që beson Allahun dhe Shpalljet e Tij! Ndiqeni rrugën e tij, që të jeni të udhëzuar!” [Araf 156-158]. Më pas, Allahu i Lartësuar vazhdon me porosi të mrekullueshme për të arritur devotshmërinë dhe suksesin:
3:133Page 67
۞ وَسَارِعُوٓاْ إِلَىٰ مَغۡفِرَةٖ مِّن رَّبِّكُمۡ وَجَنَّةٍ عَرۡضُهَا ٱلسَّمَٰوَٰتُ وَٱلۡأَرۡضُ أُعِدَّتۡ لِلۡمُتَّقِينَ ١٣٣
And hasten to forgiveness from your Lord and a garden [i.e., Paradise] as wide as the heavens and earth, prepared for the righteous
Nxitoni për faljen e gjynaheve nga Zoti juaj dhe për një Xhenet, gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiejve dhe e tokës! -I Lartësuari na udhëzon që të nxitojmë pa vonesë në kërkimin e faljes prej Allahut të Lartësuar dhe drejt Xhenetit të Tij të mirësisë dhe bujarisë. Për ta bërë sa më të dashur dhe të dëshirueshëm këtë nxitim, Allahu i Lartësuar na tregon për gjerësinë e madhe të Xhenetit. Kur gjerësia e tij është sa ajo e qiejve dhe e tokës, atëherë po gjatësia e tij, sa do të jetë?! Pastaj i Lartësuari sjell përsëri një nxitës shumë të fortë për t'u pajisur me devotshmëri, kur na tregon se Xheneti dhe falja e Tij është për të devotshmit:Ai është përgatitur për të devotshmit -Pra, për të devotshmit, që i zbatojnë urdhrat e Zotit të tyre dhe iu largohen ndalesave të Tij, është gati falja dhe mëshira e Tij në Xhenetin e përjetësisë. Më poshtë, Allahu i Lartësuar vijon me disa cilësi dalluese të të devotshmëve, për ata që dëshirojnë suksesin.
3:134Page 67
ٱلَّذِينَ يُنفِقُونَ فِي ٱلسَّرَّآءِ وَٱلضَّرَّآءِ وَٱلۡكَٰظِمِينَ ٱلۡغَيۡظَ وَٱلۡعَافِينَ عَنِ ٱلنَّاسِۗ وَٱللَّهُ يُحِبُّ ٱلۡمُحۡسِنِينَ ١٣٤
Who spend [in the cause of Allāh] during ease and hardship and who restrain anger and who pardon the people - and Allāh loves the doers of good;
Për ata që japin kur janë në bollëk dhe kur janë në vështirësi. –Pra, ata shpenzojnë, në çdo gjendje qofshin: në gjendje të mirë apo në gjendje të vështirë. Nëse janë në kohë bollëku, ata japin shumë për fenë e Allahut nga pasuria e tyre. E nëse janë në kohë vështirësie, ata përsëri dinë të jenë bamirës, qoftë edhe me gjëra shumë të vogla. Ata nuk nënvleftësojnë asnjë lloj bamirësie, sado e vogël qoftë ajo.Ata e përmbajnë zemërimin... -Nëse dikush u bën ndonjë padrejtësi dhe i mbush zemrat e tyre me zemërim e urrejtje, ata nuk nxitohen që të veprojnë dhe të hakmerren kundër tij, sikurse të shtyn nefsi. Por ata dinë ta shtypin zemërimin e ndezur në kraharor, ata dinë ta nënshtrojnë veten, për të qenë të durueshëm dhe tolerantë, për të mos e kthyer të keqen nxitimthi dhe me ashpërsi. Madje, cilësia e tyre mbizotëruese është:...dhe i falin njerëzit. -Ata janë falës ndaj njerëzve, falës ndaj fjalëve dhe veprave të tyre. Falja është më e çmuar dhe më e vështirë sesa thjesht frenimi i zemërimit. Falja është largim nga hakmarrja kundrejt atij që të ka bërë keq. Sigurisht, kjo pritet veçse nga njerëzit me moral të lartë, që janë larg cilësive të ulëta. Kjo është veti e atyre që kanë bërë ‘tregti’ me Allahun, prandaj i falin adhuruesit e Allahut, të motivuar nga mëshira dhe bamirësia ndaj tyre. Ata përpiqen që të mos i dëmtojnë të tjerët me zjarrin që ndez hakmarrja dhe urrejtja, dhe kështu kërkojnë dhe shpresojnë faljen e Allahut. Ata shpresojnë që Allahu i Lartësuar t'i falë dhe t'u dhurojë shpërblim të madh nga bujaria e Tij. Ata nuk presin shpërblime nga krijesat, të cilat janë të vogla, të dobëta dhe të pamundura, por e presin shpërblimin vetëm nga Allahu i Pasur, Bujar dhe Dhurues i madh. Ata kujtojnë gjithmonë fjalën e Allahut të Lartësuar: “Ai që fal dhe rregullon çështjet e ka shpërblimin tek Allahu i Lartësuar." Pastaj Allahu i Lartësuar përmend një gradë më të lartë të besimit dhe të edukatës me njerëzit, që është bamirësia, ose iĥsân-i. Thotë i Lartësuari:Allahu i do bamirësit -Bamirësia është dy llojesh: bamirësi në adhurimin ndaj Krijuesit dhe bamirësi ndaj krijesave. Bamirësia në adhurim është shpjeguar nga Profeti (a.s.) në një hadith të saktë, që thotë: “Bamirësia në adhurim është: Ta adhurosh Allahun sikur ta shihje Atë. Nëse nuk e sheh Atë, Ai pa dyshim që të sheh ty”. Ndërsa bamirësia ndaj krijesave bëhet duke u dhuruar atyre të mira, që kanë të bëjnë me fenë dhe dynjanë, dhe përpjekja për largimin e të këqijave prej tyre, qoftë në aspektin e fesë, qoftë në atë të dynjasë. Kështu, koncepti i bamirësisë ndaj krijesave është tepër i gjerë, ku futen shumë fjalë dhe vepra, si për shembull: t’i urdhërosh për vepra të mira dhe t’i ndalosh nga veprat e këqija, t’u mësosh se çfarë është e mira dhe të largosh prej tyre injorancën, t’i përkujtosh vazhdimisht dhe t'i përmendësh nga pakujdesia, që aq shpesh i kaplon; t’i këshillosh ata vazhdimisht, qoftë njerëzit e thjeshtë, qoftë ata me pozitë; të përpiqesh të bashkosh radhët e tyre, ta shpërndash sadakanë dhe zekatin atje ku nevojitet, të shpenzosh në dobi të tyre çfarëdolloj të mire, sado e vogël qoftë ajo, apo edhe sikur thjesht të mos i dëmtosh dhe të largosh të këqijat prej tyre, qofshin ato fjalë apo vepra. Madje edhe të tregohesh i durueshëm ndaj injorancës dhe ashpërsisë së krijesave, është bamirësi ndaj tyre, dhe kjo shpërblehet nga Allahu i Lartësuar. Kështu i përshkruan Allahu i Lartësuar të devotshmit në këtë ajet. Kush i ka të tilla cilësi, e ka respektuar dhe plotësuar të drejtën e Allahut dhe të drejtat e krijesave ndaj tij. Pastaj Allahu i Lartësuar thotë se të devotshmit i kërkojnë falje vazhdimisht Allahut të Lartësuar për gabimet dhe mangësitë e tyre:
3:135Page 67
وَٱلَّذِينَ إِذَا فَعَلُواْ فَٰحِشَةً أَوۡ ظَلَمُوٓاْ أَنفُسَهُمۡ ذَكَرُواْ ٱللَّهَ فَٱسۡتَغۡفَرُواْ لِذُنُوبِهِمۡ وَمَن يَغۡفِرُ ٱلذُّنُوبَ إِلَّا ٱللَّهُ وَلَمۡ يُصِرُّواْ عَلَىٰ مَا فَعَلُواْ وَهُمۡ يَعۡلَمُونَ ١٣٥
And those who, when they commit an immorality or wrong themselves [by transgression], remember Allāh and seek forgiveness for their sins - and who can forgive sins except Allāh? - and [who] do not persist in what they have done while they know.
Edhe ata që kur bëjnë ndonjë gjë të shëmtuar, ose kur i bëjnë padrejtësi vetvetes, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për gjynahet e tyre. E kush i fal tjetër gjynahet, përveç Allahut? -Sa herë që ata bëjnë ndonjë gabim të madh apo dëmtojnë veten me pakujdesinë e tyre, shpejtojnë të pendohen dhe t'i kërkojnë Allahut falje dhe mëshirë. Ata i kërkojnë Atij që t'ua mbulojë të metat e tyre dhe gabimet që kanë bërë. Ata nxitojnë të pendohen dhe të kërkojnë falje, sepse ata kujtojnë Allahun e Lartësuar që sheh dhe di gjithçka, kujtojnë kërcënimin e Tij të hapur dhe të qartë për ata që thyejnë porositë e Tij dhe shkelin kufijtë e Tij, kujtojnë premtimet e dashura që Allahu i Lartësuar u ka dhënë të devotshmëve, të cilët i ruajnë kufijtë e Tij. Të gjitha këto përkujtime bëjnë që ata, me të shpejtë, t’i kërkojnë Allahut falje për gabimet e tyre dhe që t'ua mbulojë të metat dhe turpet e tyre. Ata heqin dorë menjëherë nga ato vepra të këqija, pendohen dhe trishtohen sinqerisht për gjynahet që kanë bërë. Prandaj Allahu i Lartësuar thotë:Ata nuk vazhdojnë më me atë gjë që kanë bërë më parë, sepse e dinë. –Pra, nuk vazhdojnë sërish me një gjynah, pasi e kanë mësuar se çfarë gabimi kanë bërë, por vazhdimisht kthehen të penduar tek Allahu dhe i kërkojnë Atij falje dhe udhëzim.
3:136Page 67
أُوْلَٰٓئِكَ جَزَآؤُهُم مَّغۡفِرَةٞ مِّن رَّبِّهِمۡ وَجَنَّٰتٞ تَجۡرِي مِن تَحۡتِهَا ٱلۡأَنۡهَٰرُ خَٰلِدِينَ فِيهَاۚ وَنِعۡمَ أَجۡرُ ٱلۡعَٰمِلِينَ ١٣٦
Those - their reward is forgiveness from their Lord and gardens beneath which rivers flow [in Paradise], wherein they will abide eternally; and excellent is the reward of the [righteous] workers.
Shpërblimi për ata është falja nga Zoti i tyre... -Të përshkruarit me këto cilësi do të kenë si shpërblim ‘maĝfiratun’, pra, mbulimin e të metave dhe faljen e gjynaheve të tyre, që do të thotë se ata do të shpëtojnë nga çdo e keqe që i druhen. Përveçse janë të sigurt nga çdo e keqe, prej faljes nga Zoti i tyre, ata kanë edhe shpërblime të tjera:...dhe Xhenetet, nëpër të cilët rrjedhin lumenj... -Në Xhenet ka mirësi të shumta e të përhershme, ka gëzim e lumturi, kështjella madhështore, ndërtesa të pastra dhe të larta, pemë e fruta të mrekullueshme, lumenj që rrjedhin vazhdimisht mes vendbanimeve etj. Të gjithë kësaj panorame ia shton bukurinë fakti që ata do të jenë përjetësisht në këtë vend, siç thotë i Lartësuari:...dhe ku ata do të jenë përjetësisht. -Ata do të jenë përgjithmonë në këtë vend të mrekullueshëm. Ata kurrë nuk do të dëshirojnë të largohen nga ato mirësi dhe kurrë nuk do të velen a mërziten prej tyre e të kërkojnë të tjera. Mirësitë do të jenë gjithmonë në rritje dhe kurrë nuk do të largohen apo pakësohen.Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë(punë të mira)!” -Ata punuan pak për hir të Allahut të Lartësuar, por u shpërblyen shumë. Siç ka thënë dikush: në kohën e agimit, kur drita u shkëlqen në fytyrë, udhëtarët e natës kënaqen, edhe pse rruga e natës ka qenë e lodhshme. Në momentet e shpërblimit, punëtori ndien gëzim të plotë për punën që ka bërë. Këto ajete të mrekullueshme janë argument shumë i fortë për Ehli Sunetin, të cilët besojnë se veprat bëjnë pjesë në iman, ndryshe nga qëndrimi i murxhi-ve. Ky qëndrim përforcohet në një ajet tjetër shumë të ngjashëm në suren Hadidë: “Shpejtoni drejt faljes prej Zotit tuaj dhe drejt Xhenetit, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiellit dhe e tokës dhe që u përgatit për ata që i besojnë Allahut dhe profetëve të Tij. Kjo është mirësia e Allahut, që ia jep kujt të dojë. Allahu është Dhurues i madh.” [Hadidë 21]. Në këtë ajet përmendet si shkak për futjen në Xhenet besimi tek Allahu dhe te Profeti i Tij. Ndërsa në ajetin e sures Al Imran, që po komentojmë, thuhet se Xheneti është përgatitur për të devotshmit, dhe më pas tregohen cilësitë, veprat dhe fjalët e këtyre të devotshmëve. Nëse i vendos paralel të dy ajetet, kupton se besimtarët e pajisur me iman janë ata që quhen ‘muttekin’ - të devotshëm, të cilët bëjnë edhe ato vepra të mrekullueshme. Mendo pak dhe gjyko!
3:137Page 67
قَدۡ خَلَتۡ مِن قَبۡلِكُمۡ سُنَنٞ فَسِيرُواْ فِي ٱلۡأَرۡضِ فَٱنظُرُواْ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُكَذِّبِينَ ١٣٧
Similar situations [as yours] have passed on before you, so proceed throughout the earth and observe how was the end of those who denied.
Këto ajete dhe ato që vijnë pas tyre flasin për luftën e Uhudit. Nëpërmjet tyre, Allahu i Lartësuar ngushëllon adhuruesit e Tij besimtarë. Ai u tregon se ka patur shumë popuj të tjerë që kanë kaluar para tyre dhe të gjithë janë sprovuar me luftë kundër qafirëve, me beteja tepër të ashpra mes tyre. Besimtarët kanë provuar fitoren dhe humbjen, por përfundimi i mirë u takon gjithmonë besimtarëve dhe të devotshmëve. Allahu i Lartësuar ka qenë gjithmonë në ndihmë të adhuruesve të Tij të sinqertë, të besimtarëve që pasuan Profetin e Tij. Thotë i Lartësuari:Përpara jush kanë kaluar shumë popuj. Udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni se si qe përfundimi i atyre që mohuan të vërtetën. –Kuptimi: Lëvizni nëpër tokë fizikisht dhe shpirtërisht, dhe vështroni me kujdes se si qe përfundimi i atyre që mohuan të vërtetën e sjellë prej profetëve (a.s.). Shihni me kujdes ndëshkimin dhe shkatërrimin total që ata i zuri. Të shumta dhe të larmishme kanë qenë llojet e ndëshkimeve që janë derdhur mbi vendbanimet e jobesimtarëve. Këto ndëshkime e zhdukën pushtetin dhe krenarinë e atyre popujve. Mendjemadhësia e tyre humbi nëpër kohëra dhe u harrua. A nuk konsiderohen të tilla ngjarje si argumentet më të mira dhe më të forta për vërtetësinë e fjalëve të profetëve? A nuk tregojnë këto urtësinë e madhe të të Lartësuarit, me të cilën Ai i sprovon njerëzit, për t'u dalluar qartë i sinqerti nga mashtruesi? Prandaj i Lartësuari thotë:
3:138Page 67
هَٰذَا بَيَانٞ لِّلنَّاسِ وَهُدٗى وَمَوۡعِظَةٞ لِّلۡمُتَّقِينَ ١٣٨
This [Qur’ān] is a clear statement to [all] the people and a guidance and instruction for those conscious of Allāh.
Ky(Kur'an)është sqarim për gjithë njerëzit... –Pra, ajetet e Kur'anit dhe këto shenja e ngjarje në tokë janë argumente sqaruese për njerëzit. Ato shpjegojnë të vërtetën nga e kota, cilësitë dhe përfundimin e fatlumëve dhe cilësitë e fatzinjve të trishtuar. Në to ka shenja treguese për ndëshkimet me të cilat Allahu i Lartësuar i ka goditur gjithmonë mashtruesit dhe jobesimtarët. Këto shenja shërbejnë edhe si:...dhe është udhëzim e këshillë për të devotshmit. –Pra, ato janë edhe udhëzim i qartë, dhe këshillë për muttekin-ët, sepse të vetmit që përfitojnë nga udhëzimi i qartë dhe këshillat e Zotit të tyre janë muttekin-ët. Këto udhëzime i drejtojnë ata në rrugën e mirësive dhe të drejtësisë. Ato janë qortim dhe këshillë shumë e fortë, që i pengon ata nga çdo rrugë e keqe dhe poshtërsi e padrejtësi. Ndërsa për njerëzit e tjerë, Kur’âni është thjesht një qartësim i të vërtetave të pamohueshme dhe këputje e çdo justifikimi që mund të parashtrohet prej tyre, që çdokush të jetë i qartë dhe i sigurt për rrugën që po zgjedh. Nëse zgjedhin rrugën e shkatërrimit, e kanë zgjedhur atë me vetëdije dhe plotësisht të bindur për gabimin e tyre. Kur’âni nuk ka lënë asnjë mundësi justifikimi për ta. Pra, ka shumë mundësi që këtu të bëhet fjalë për Kur’ânin dhe Urtësinë, dhe jo thjesht për shenjat e mbetura nëpër tokë, sepse ai është udhëzim i përgjithshëm, për të gjithë njerëzit, dhe këshillë dhe udhëzim i veçantë për të devotshmit. Të dyja kuptimet janë të pranueshme.
3:139Page 67
وَلَا تَهِنُواْ وَلَا تَحۡزَنُواْ وَأَنتُمُ ٱلۡأَعۡلَوۡنَ إِن كُنتُم مُّؤۡمِنِينَ ١٣٩
So do not weaken and do not grieve, and you will be superior if you are [true] believers.
Allahu i Lartësuar i inkurajon adhuruesit e tij të sinqertë të forcojnë ambiciet dhe vullnetin e tyre, duke u thënë:Mos u dobësoni(fizikisht)dhe mos u trishtoni (shpirtërisht),... –Kuptimi: Mos u lëshoni, duke u dobësuar fizikisht dhe mos u trishtoni, duke u dobësuar shpirtërisht gjatë sprovave, fatkeqësive dhe disfatave. Pa dyshim që trishtimi në zemër edhe lëshimi i trupit janë sprova më vete, prandaj mos e dënoni dhe rëndoni veten tuaj më shumë me sprova të tjera. Dobësia juaj veçse i ndihmon armiqtë kundërshtarë, prandaj mos pranoni që t’ju pushtojë ajo. Përkundrazi, inkurajojeni veten dhe nxitni vullnetin dhe ambiciet tuaja drejt të mirës. Ushqeni durimin dhe trimërohuni, duke luftuar armikun tuaj. Largojini trishtimet dhe ankesat, se janë të padobishme, madje paralizuese. Trishtimi dhe shkurajimi nuk duhet të kenë lidhje me besimtarët e sinqertë, sepse imani i tyre i mban shumë më lart ata. Ata shpresojnë ndihmën, suksesin dhe fitoren prej të Plotfuqishmit, që kujdeset për ta veçanërisht. Ata shpresojnë shpërblimin e Bujarit, Bamirësit dhe të Mëshirshmit. E si mund të ulet kaq poshtë një besimtar, i cili ka siguri të plotë për premtimin e Allahut dhe shpërblimin e Tij të madh në këtë jetë dhe në jetën tjetër?! Kjo nuk duhet të ndodhë me besimtarin e sinqertë. Prandaj i Madhëruari thotë:...përderisa ju qëndroni më lart, nëse jeni besimtarë të sinqertë. -Pas kësaj, Allahu i Lartësuar i qetëson zemrat e tyre të tronditura nga disfata, duke u përmendur urtësitë që fshihen pas të tilla humbjesh dhe sprovash. Ai thotë:
3:140Page 67
إِن يَمۡسَسۡكُمۡ قَرۡحٞ فَقَدۡ مَسَّ ٱلۡقَوۡمَ قَرۡحٞ مِّثۡلُهُۥۚ وَتِلۡكَ ٱلۡأَيَّامُ نُدَاوِلُهَا بَيۡنَ ٱلنَّاسِ وَلِيَعۡلَمَ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَيَتَّخِذَ مِنكُمۡ شُهَدَآءَۗ وَٱللَّهُ لَا يُحِبُّ ٱلظَّٰلِمِينَ ١٤٠
If a wound should touch you - there has already touched the [opposing] people a wound similar to it. And these days [of varying conditions] We alternate among the people so that Allāh may make evident those who believe and [may] take to Himself from among you martyrs - and Allāh does not like the wrongdoers -
Në qoftë se ju përjetuat dhembje(në Uhud), të jeni të sigurt se edhe të tjerët (armiqtë tuaj) provuan dhembje si kjo juaja(në Bedër). –Pra, ashtu si ju, edhe ata kanë ndier dhimbje dhe vuajtje. Porse mes jush ka një ndryshim të madh: ju shpresoni prej Allahut diçka që ata nuk e shpresojnë, sikurse thotë i Lartësuari: “Mos u tregoni të dobët kur të ndiqni armikun! Nëse ju ndieni dhimbje, (dijeni se)edhe ata, sikurse ju, ndiejnë dhimbje. Por ju shpresoni nga Allahu atë çka ata nuk e shpresojnë. Allahu është i Ditur e i Urtë”. [Nisa 104].Ne i këmbejmë të tilla ditë mes njerëzve,... -Prej urtësive të kuptuara nga këto ajete është edhe fakti se, kur është fjala për mirësitë e kësaj jete, Allahu i Lartësuar ua jep ato edhe besimtarëve, edhe qafirëve, edhe të mirëve, edhe të këqijve. Kështu i ndërron ditët mes njerëzve Allahu i Lartësuar: sot u jep disave një gjë, nesër ua jep atë të tjerëve. Kështu ndodh në këtë jetë, sepse kjo dynja është e parëndësishme dhe do të zhduket. Ndërsa në jetën e përjetshme çështja ndryshon, sepse mirësitë atje janë të posaçme vetëm për besimtarët....që Allahu ti nxjerrë në pah ata që besojnë... -Edhe kjo është një nga urtësitë që fshihen pas sprovave që godasin besimtarët: të dalin në pah besimtarët dhe munafikët. Nëse fitorja do t'u takonte gjithmonë besimtarëve, atëherë Islamin do ta pranonin të gjithë, edhe ata që në të vërtetë nuk e dëshirojnë atë. Prandaj, duke ndodhur sprova të tilla, del në pah besimtari i vërtetë, që e dëshiron fort dhe e zbaton Islamin qoftë në kohë mirësie, qoftë në kohë fatkeqësie, qoftë kur i vjen lehtë, qoftë kur i duket i vështirë, dhe kështu del në pah edhe ai që nuk është i tillë....dhe për t’i zgjedhur disa prej jush si dëshmorë. -Ja edhe një urtësi tjetër që zbulohet nëpërmjet sprovave të mëdha. Allahu i Lartësuar i zgjedh disa njerëz si dëshmorë. Martirizimi në rrugën e Allahut është nga gradat më të larta të besimatrit, dhe kjo gradë mund të arrihet veçse nëpërmjet të tilla situatash. Është shprehje e mëshirës së të Urtit, që u ka lënë adhuruesve këtë rrugë të dhimbshme dhe të vështirë për të arritur gradat e larta dhe mirësinë e përjetshme.Allahu nuk i do të padrejtët. -Allahu i Lartësuar nuk i do ata të cilët tregohen të padrejtë ndaj vetes së tyre, duke mos luftuar dhe përpjekur në rrugën e Allahut. Me këto fjalë, Allahu i Lartësuar tregon cilësitë e poshtra të munafikëve. Ata e urrejnë Allahun dhe luftën në rrugën e Tij dhe, për këtë arsye, Allahu i Lartësuar nuk ua dha mundësinë dhe nderin të merrnin pjesë në betejën e Uhudit. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Nëse vërtet do të kishin dashur të shkonin, me siguri do të kishin bërë ndonjë përgatitje. Por Allahu nuk e pëlqeu pjesëmarrjen e tyre; prandaj i sprapsi, duke u thënë: “Qëndroni aty me ata që rrinë!” [Teube 46].
3:141Page 68
وَلِيُمَحِّصَ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَيَمۡحَقَ ٱلۡكَٰفِرِينَ ١٤١
And that Allāh may purify the believers [through trials] and destroy the disbelievers.
Kështu Allahu i pastron besimtarët dhe i shkatërron jobesimtarët. -Edhe kjo është një urtësi tjetër e sprovave. Nëpërmjet tyre, Allahu i Lartësuar pastron besimtarët nga gjynahet dhe u mbulon mangësitë e tyre. Kjo tregon se lufta në rrugën e Allahut i fshin gjynahet dhe i fsheh turpet dhe mangësitë e robit. Gjithashtu, Allahu i Lartësuar i pastron në këtë mënyrë radhët e besimtarëve, duke u dhënë atyre një qartësi të plotë për të dalluar munafikët. Vetëm në të tilla sprova ndahen besimtarët nga munafikët. Urtësi tjetër e sprovave është edhe shkatërrimi i kufrit dhe i qafirëve. Kur qafirët vrasin dhe dëmtojnë muslimanët, kanë bërë një shkak të mjaftueshëm për të marrë ndëshkimin e Allahut. Gjithmonë ndodh që qafirët, nëse fitojnë në luftë, ata i kalojnë kufijtë, dhe kjo e përshpejton ndëshkimin e tyre që në këtë jetë. Edhe ky fakt tregon, pra, për mëshirën dhe dashurinë e Allahut të Lartësuar për adhuruesit e Tij të sinqertë. Pastaj i Madhëruari thotë:
3:142Page 68
أَمۡ حَسِبۡتُمۡ أَن تَدۡخُلُواْ ٱلۡجَنَّةَ وَلَمَّا يَعۡلَمِ ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ جَٰهَدُواْ مِنكُمۡ وَيَعۡلَمَ ٱلصَّٰبِرِينَ ١٤٢
Or do you think that you will enter Paradise while Allāh has not yet made evident those of you who fight in His cause and made evident those who are steadfast?
A mos mendoni ju se do të hyni në Xhenet pa i provuar Allahu ata që luftuan (në rrugën e tij)dhe pa i nxjerrë në pah durimtarët?! -Kjo është një pyetje retorike. Pra, kuptimi i saj është: As të mos ju shkojë nëpër mend se do të hyni në Xhenet pa kaluar vështirësi dhe pa duruar sprovat në rrugën e Zotit, për të kërkuar kënaqësinë e Tij. Të jeni të sigurt se Xheneti është mirësia dhe qëllimi më i madh, për të cilin mund të garojnë ata që e duan. Sa më i lartë të jetë qëllimi, aq më të mëdha duhet të jenë rrugët, mjetet dhe veprat me të cilat duhet të arrihet ai. Nuk mund ta arrini prehjen e plotë pa e prishur qetësinë fillimisht. Megjithatë, nëse shpirti i besimtarit tregon durim dhe e ushqen veten e vet me shpresë për shpërblimin e madh që e pret, sprovat e kësaj dynjaje kthehen në mirësi dhe shkak për lumturi dhe gëzim, dhe jo për trishtim e frikë. Ai nuk tronditet kurrë nga çdo fatkeqësi që e godet, dhe kjo është mirësi e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dëshirojë. Më pas, Allahu i Lartësuar i qorton besimtarët për dobësinë e treguar në durim kundrejt një çështjeje që vetë e kishin kërkuar të ndodhte. Thotë i Lartësuari:
3:143Page 68
وَلَقَدۡ كُنتُمۡ تَمَنَّوۡنَ ٱلۡمَوۡتَ مِن قَبۡلِ أَن تَلۡقَوۡهُ فَقَدۡ رَأَيۡتُمُوهُ وَأَنتُمۡ تَنظُرُونَ ١٤٣
And you had certainly wished for death [i.e., martyrdom] before you encountered it, and you have [now] seen it [before you] while you were looking on.
Ju ishit, vërtet ata që dëshironit vdekjen para se të përballeshit me të. -Shumë sahabë që nuk morën dot pjesë në luftën e Bedrit dëshironin që Allahu i Lartësuar t'u mundësonte ndonjë tjetër ballafaqim me armikun, ku ata të shfaqnin trimërinë dhe luftën e tyre për hir të Allahut të Lartësuar. Kështu, Allahu i Lartësuar u thotë atyre:Ja, tani e patë atë(vdekjen)me sytë tuaj. –Kuptimi: Ç’po ndodh me ju?! Pse po tregoni mungesë durimi? Kjo gjendje është e papranueshme dhe nuk ju shkon për shtat juve, e sidomos atyre që vetë e kërkuan një gjë të tillë. Ju vetë e kërkuat këtë luftë. Kështu që, nëse e kërkuat, është detyrë për ju tani t'i bëni ballë dhe t’i qëndroni si burrat kësaj sprove. Ju duhet të jepni maksimumin në qëndresën tuaj. Nga ky ajet mësojmë se nuk është e papëlqyeshme të shpresosh martirizimin në rrugën e Allahut të Lartësuar, pasi Ai i ka miratuar të tilla dëshira dhe nuk i ka ndaluar. E vërteta është që Allahu i Lartësuar i qortoi besimtarët për faktin që ata nuk iu përmbajtën asaj që vetë kishin premtuar dhe kërkuar. Në fund, Allahu i Lartësuar e di më mirë.
3:144Page 68
وَمَا مُحَمَّدٌ إِلَّا رَسُولٞ قَدۡ خَلَتۡ مِن قَبۡلِهِ ٱلرُّسُلُۚ أَفَإِيْن مَّاتَ أَوۡ قُتِلَ ٱنقَلَبۡتُمۡ عَلَىٰٓ أَعۡقَٰبِكُمۡۚ وَمَن يَنقَلِبۡ عَلَىٰ عَقِبَيۡهِ فَلَن يَضُرَّ ٱللَّهَ شَيۡـٔٗاۚ وَسَيَجۡزِي ٱللَّهُ ٱلشَّٰكِرِينَ ١٤٤
Muḥammad is not but a messenger. [Other] messengers have passed on before him. So if he was to die or be killed, would you turn back on your heels [to unbelief]? And he who turns back on his heels will never harm Allāh at all; but Allāh will reward the grateful.
Muhamedi është vetëm se një i dërguar. Edhe përpara tij pati të dërguar. –Kuptimi: Ai nuk është i pari apo i vetmi profet që i ka ardhur njerëzimit. Ai është i njëjtë me të gjithë profetët e tjerë, për sa i përket cilësive të tij si njeri dhe me detyrën që mbart. Detyra e tij dhe e të gjithë profetëve ka qenë gjithmonë e njëjtë: përçimi i qartë i mesazheve të Zotit të tyre për tek njerëzimi dhe zbatimi me përpikmëri i të gjitha urdhrave dhe porosive të Tij. Askush prej tyre nuk u krijua që të jetë i përjetshëm në dynja. Po ashtu, prania apo mosprania e tyre nuk mund dhe nuk duhet të jetë kusht për plotësimin e urdhrave dhe porosive të Zotit nga ana e njerëzve. Përkundrazi, për njerëzimin është detyrë adhurimi i Zotit të tyre në çdo kohë dhe në çdo gjendje. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë:E nëse ai vdes ose vritet, a do të ktheheshit ju prapa(në mosbesim)? -Mos vallë, me vdekjen apo vrasjen e Profetit, ju do të ktheheni pas në kufër, duke braktisur çdo porosi të tij?! Mos vallë, ju do ta braktisni besimin dhe xhihadin në rrugën e Zotit?! Mos vallë, do ta braktisni adhurimin e Zotit tuaj? Më pas Allahu i Lartësuar thotë:Kushdo që kthehet prapa, ai nuk i bën aspak dëm Allahut. –Kuptimi: Kush bën një veprim të tillë dëmton veçse vetveten. Allahu i Lartësuar nuk ka nevojë për adhurimet dhe bindjen tuaj. Me ju apo pa ju, Allahu i Lartësuar do ta lartësojë dhe plotësojë fenë e Tij. Është Allahu i Lartësuar Ai që do t'i lartësojë adhuruesit e Tij, besimtarët e sinqertë. Pasi paralajmëron ata që e braktisin fenë, Allahu i Lartësuar lëvdon ata që qëndrojnë me trimëri për të mbështetur Profetin dhe fenë e Tij:Allahu, do t’i shpërblejë mirënjohësit. -Mirënjohja mund të arrihet veçse duke u përpjekur për kryerjen e adhurimeve të Allahut të Lartësuar në çdo gjendje. Ky ajet madhështor është një këshillë shumë e qartë nga Allahu i Lartësuar për adhuruesit e Tij, që ata të jenë gjithmonë të fortë dhe të qëndrueshëm në imanin e tyre, si edhe në veprat që ai reflekton. Allahu këshillon ata që të mos tronditen dhe dobësohen, qoftë edhe në momente delikate, sikurse është humbja e një udhëheqësi, sado i madh qoftë ai. Një qëndrueshmëri e tillë është e mundur veçse duke marrë masa serioze që, për çdo çështje të rëndësishme të fesë dhe jetës, të përgatiten njerëz të aftë, të cilët në çdo situatë të jenë gati të marrin drejtimin dhe të udhëheqin popullin në rrugën e përcaktuar qartë nga i Madhëruari. Umeti duhet të kujdeset për përgatitjen e njerëzve të tillë, në mënyrë që, nëse vdes njëri, përgjegjësinë ta marrë tjetri. Po ashtu, të gjithë besimtarët duhet të mbështesin këtë fe dhe adhurimin e Zotit të Lartësuar. Të gjithë duhet të sakrifikojnë pasurinë më të shtrenjtë të tyre për të ndihmuar Islamin. Qëllimi final dhe i vetëm i të gjithëve duhet të jetë shërbimi ndaj fesë së Zotit, në të gjitha aspektet e saj. Për ta nuk duhet të jetë qëllim një udhëheqës apo tjetri. Lufta nuk bëhet për udhëheqësin, por për Allahun e Lartësuar. Vetëm me këtë qëllim të lartë normalizohet, udhëzohet dhe arrin të mirën ky umet. Vetëm në këtë mënyrë rregullohen çështjet e tij. Ky ajet dëshmon, gjithashtu, për vlerat dhe gradën e lartë të Ebu Bekër es Sidikut dhe shokëve të tij, të cilët qëndruan të patundur dhe luftuan me vendosmëri kundër tradhtarëve të fesë së Zotit pasi Profeti (a.s.) ndërroi jetë. Pikërisht ata janë krerët dhe më të mëdhenjtë e adhuruesve të Allahut të Lartësuar.
3:145Page 68
وَمَا كَانَ لِنَفۡسٍ أَن تَمُوتَ إِلَّا بِإِذۡنِ ٱللَّهِ كِتَٰبٗا مُّؤَجَّلٗاۗ وَمَن يُرِدۡ ثَوَابَ ٱلدُّنۡيَا نُؤۡتِهِۦ مِنۡهَا وَمَن يُرِدۡ ثَوَابَ ٱلۡأٓخِرَةِ نُؤۡتِهِۦ مِنۡهَاۚ وَسَنَجۡزِي ٱلشَّٰكِرِينَ ١٤٥
And it is not [possible] for one to die except by permission of Allāh at a decree determined. And whoever desires the reward of this world - We will give him thereof; and whoever desires the reward of the Hereafter - We will give him thereof. And We will reward the grateful.
Askush nuk vdes pa vullnetin dhe pa lejen e Allahut. Ai e ka shkruar afatin e caktuar. –Kështu, Allahu i Lartësuar na tregon se jeta e të gjithë njerëzve varet nga afati i përcaktuar i vdekjes, e cila mund të vijë edhe pa shkak. Nëse Allahu dëshiron që një njeri të jetojë, edhe sikur ai të kërkojë çdo shkak për të vdekur, njeriu nuk mund t’i bëjë asgjë vetes, para se të plotësohet afati i tij. Ky është ligj i patjetërsueshëm, sepse Allahu i Lartësuar e ka përcaktuar dhe shkruar afatin e caktuar për çdo njeri, siç thuhet në një ajet tjetër: “Dhe kur atyre t’u plotësohet afati i vdekjes, ata nuk kanë për ta vonuar atë asnjë çast, por as nuk mund ta përshpejtojnë atë.” Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon se do t’i japë gjithësecilit atë që kërkon dhe synon, shpërblimin e dynjasë apo shpërblimin e ahiretit.Kush e dëshiron shpërblimin në këtë botë, Ne do t’ia japim. E kush e dëshiron shpërblimin në Botën Tjetër, edhe atij do t’ia japim. –Pra, çdokush do të marrë atë që ka patur për qëllim të marrë dhe së cilës i është përkushtuar. Ndërsa në disa ajete të tjera kur’ânore, i Lartësuari thotë: “Atij, që ka për qëllim vetëm këtë botë, Ne do t'i japim në të aq sa duam dhe pastaj ai do të hyjë në Xhehenem i përçmuar dhe i përbuzur. Ndërsa ai që ka për qëllim Botën Tjetër, duke qenë besimtar dhe përpiqet për të ashtu si i takon asaj, përpjekjet e tij do të jenë të shpërblyeshme. Çdokujt prej tyre do t'i japim nga të mirat e Zotit tënd dhe dhënia e Zotit tënd nuk është e kufizuar. Shiko se si i kemi dalluar Ne disa mbi disa të tjerë! Por, në Jetën Tjetër ka grada më të larta dhe dallimi në të është më i madh.”. [Isra 18-21]. Pastaj i Lartësuari thotë:Ne do t’i shpërblejmë mirënjohësit. -Allahu i Lartësuar nuk e ka përmendur konkretisht shpërblimin e tyre, për të nënkuptuar sasinë e madhe të tij dhe për të mësuar se shpërblimi është në varësi të mirënjohjes së treguar ndaj Tij.
3:146Page 68
وَكَأَيِّن مِّن نَّبِيّٖ قَٰتَلَ مَعَهُۥ رِبِّيُّونَ كَثِيرٞ فَمَا وَهَنُواْ لِمَآ أَصَابَهُمۡ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ وَمَا ضَعُفُواْ وَمَا ٱسۡتَكَانُواْۗ وَٱللَّهُ يُحِبُّ ٱلصَّٰبِرِينَ ١٤٦
And how many a prophet [fought in battle and] with him fought many religious scholars. But they never lost assurance due to what afflicted them in the cause of Allāh, nor did they weaken or submit. And Allāh loves the steadfast.
Këto ajete janë ngushëllim për besimtarët, sidomos për ata që marrin si shembull brezat më të hershëm të besimtarëve, për të vepruar ashtu sikurse ata. Allahu i Lartësuar u tregon besimtarëve se të tilla ngjarje kanë ndodhur vazhdimisht, domethënë që të tilla sprova i kanë kaluar besimtarët e të gjitha kohërave. Ky është një ligj i pandryshueshëm i Allahut të Lartësuar, i Cili thotë:Sa e sa profetë ka pasur, së bashku me të cilët kanë luftuar ushtri të mëdha besimtarësh,... -Sa e sa profetë, gjatë gjithë kohërave, janë ndihmuar nga grupe të mëdha besimtarësh, nga ata besimtarë, të cilët u edukuan nga profetët e tyre për besim të sinqertë dhe për vepra të mira. Ata duruan shumë plagë dhe dhimbje në emër të besimit. Megjithatë, Allahu thotë:...të cilët edhe pse janë sprovuar në rrugën e Allahut, as nuk janë dobësuar dhe as nuk janë përulur. –Pra, zemrat dhe trupat e tyre nuk u dobësuan kurrë. Ato nuk u poshtëruan asnjëherë para armikut të tyre. Përkundrazi, ata bënë durim, qëndruan me trimëri dhe i jepnin zemër e mbështetnin njëri-tjetrin. Më tej, i Madhëruari thotë:Allahu i do durimtarët. -Pastaj Allahu i Lartësuar përmend se si ata i kërkonin me përgjërim Zotit të tyre ndihmën dhe fitoren në luftën e tyre. Thotë i Lartësuar:
3:147Page 68
وَمَا كَانَ قَوۡلَهُمۡ إِلَّآ أَن قَالُواْ رَبَّنَا ٱغۡفِرۡ لَنَا ذُنُوبَنَا وَإِسۡرَافَنَا فِيٓ أَمۡرِنَا وَثَبِّتۡ أَقۡدَامَنَا وَٱنصُرۡنَا عَلَى ٱلۡقَوۡمِ ٱلۡكَٰفِرِينَ ١٤٧
And their words were not but that they said, "Our Lord, forgive us our sins and the excess [committed] in our affairs and plant firmly our feet and give us victory over the disbelieving people."
Ata nuk kishin fjalë tjetër për të thënë, veç: “O Zoti ynë! Na i fal gjynahet tona dhe lëshimet në veprat tona! Na forco këmbët tona(në luftë) dhe na ndihmo kundër popullit jobesimtar!” -Shihni me kujdes edukatën e tyre në mënyrën se si i luten dhe i kërkojnë Zotit të tyre. Fillimisht, ata i kërkojnë falje për gabimet dhe për gjynahet e tyre. Ata ishin aq të ditur, sa e kuptuan dhe ishin shumë të sigurt se gabimet dhe gjynahet janë nga shkaqet më të mëdha të dështimit dhe dëshpërimit. Ato janë nga shkaqet më të mëdha që njeriu të meritojë braktisjen dhe ndërprerjen e ndihmës nga Allahu i Urtë dhe i Ditur. Ata e kuptuan se, nëse ruhen nga cilësitë cënuese të devotshmërisë, ky do të ishte një shkak shumë i madh për zbritjen e fitores, ndihmës dhe suksesit. Për këtë arsye, fillimisht, ata i kërkuan Allahut të Lartësuar që t'ua falte ato gabime dhe t'ua mbulonte me mëshirën e Tij. Ata i kërkuan Allahut që ata të mos bëheshin shkak për humbje dhe dështim. Pastaj, ata nuk u mbështetën thjesht në durimin, forcën, përgatitjen dhe mundin e tyre për të arritur fitoren kundër armikut, por i kërkuan me përgjërim Allahut të Lartësuar që Ai t'u jepte mbështetje dhe fuqi në momentet e takimit të tyre me armikun jobesimtar. Ata e lutën, gjithashtu, Allahun që t'u falte fitoren. Këto kanë qenë armët e besimtarëve të çdo epoke. Ata kanë ditur të gërshejtojnë durimin dhe qëndrueshmërinë, pendimin e sinqertë dhe kërkimin e faljes, kërkimin e ndihmës dhe lutjen ndaj Allahut për fitoren. Të paktën, ata e kanë ditur që duhet t’i sjellin këto vepra në formën më të bukur, të dashur për Allahun e Lartësuar. Pa dyshim, të tillëve Allahu i Lartësuar u ka rezervuar fitore, ndihmë dhe sukses në të dy jetët. Përfundimi i mirë ka qenë gjithmonë për ta, prandaj thotë i Lartësuari:
3:148Page 68
فَـَٔاتَىٰهُمُ ٱللَّهُ ثَوَابَ ٱلدُّنۡيَا وَحُسۡنَ ثَوَابِ ٱلۡأٓخِرَةِۗ وَٱللَّهُ يُحِبُّ ٱلۡمُحۡسِنِينَ ١٤٨
So Allāh gave them the reward of this world and the good reward of the Hereafter. And Allāh loves the doers of good.
Allahu u dha atyre shpërblim në këtë botë dhe shpërblimin më të mirë në Botën Tjetër. -Në dynja, Ai u ka dhuruar atyre fitoren, ndihmën dhe pasuri të shumta në luftë e jashtë saj. Ndërsa në ahiret, ata do të fitojnë, duke arritur kënaqësinë e Zotit ndaj tyre. Ata do të jenë mes mirësish, që kurrë nuk do të kërkojnë lodhje e mund për t'u arritur. Të gjitha këto ndodhin sepse ata dinë t'i rregullojnë veprat që do t’i paraqiten Allahut të Lartësuar. Veprat e tyre janë të mira, dhe po kështu është shpërblimi për ta. Më tej, Allahu i Lartësuar thotë:Allahu i do punëmirët. -Allahu i Lartësuar i do ata që janë të pajisur me bamirësi (ihsân) dhe të cilët i kanë të dyja llojet e ihsânit. Një nga veprat më të mëdha të ihsânit është lufta kundër armiqve të fesë.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences