As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Ali 'Imran 3:167–188
3:167Page 72
وَلِيَعۡلَمَ ٱلَّذِينَ نَافَقُواْۚ وَقِيلَ لَهُمۡ تَعَالَوۡاْ قَٰتِلُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ أَوِ ٱدۡفَعُواْۖ قَالُواْ لَوۡ نَعۡلَمُ قِتَالٗا لَّٱتَّبَعۡنَٰكُمۡۗ هُمۡ لِلۡكُفۡرِ يَوۡمَئِذٍ أَقۡرَبُ مِنۡهُمۡ لِلۡإِيمَٰنِۚ يَقُولُونَ بِأَفۡوَٰهِهِم مَّا لَيۡسَ فِي قُلُوبِهِمۡۚ وَٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِمَا يَكۡتُمُونَ ١٦٧
And that He might make evident those who are hypocrites. For it was said to them, "Come, fight in the way of Allāh or [at least] defend." They said, "If we had known [there would be] battle, we would have followed you." They were nearer to disbelief that day than to faith, saying with their mouths what was not in their hearts. And Allāh is most knowing of what they conceal -
...për të sprovuar besimtarët e sinqertë dhe për t’i nxjerrë në pah munafikët. -Pra, për t’u dalluar qartë besimtarët e sinqertë nga munafikët shtiracakë, sepse në të tilla sprova, munafikët shfaqin fytyrën e tyre të vërtetë.Atyre iu tha: “Ejani e luftoni në rrugën e Allahut ose(së paku) për të mbrojtur veten!” -Atyre iu tha: “Ejani të luftoni në rrugën e Zotit, për të mbrojtur fenë dhe për të kërkuar kënaqësinë e Tij! Ose, së paku, ejani dhe mbroni familjet, pasurinë dhe vendin tuaj, nëse nuk keni ndonjë qëllim më të lartë!” Por ata e hodhën poshtë këtë ftesë, duke thënë:Ata thanë: “Sikur ta dinim se do të bëhej luftë(e vërtetë), ne do të vinim pas jush.” –Pra, thanë: “Nëse do ta dinim se do të zhvillohej luftë mes jush, me siguri që do të vinim, por ne menduam se nuk do të bëhej luftë”. Ata sigurisht që gënjenin, sepse e dinin mirë që do të bëhej luftë, madje luftë e ashpër. Idhujtarët ishin të mbushur plot urrejtje dhe dëshirë për hakmarrje kundër muslimanëve, për humbjen që kishin pësuar në Bedër. Ata kishin shpenzuar të gjitha forcat njerëzore dhe financiare që zotëronin. Atëherë, si mund të mendohej se mes tyre nuk do të zhvillohej luftë?! Aq më tepër që besimtarët dolën në pritje të tyre. Ky justifikim i sjellë nga munafikët ishte qesharak, dhe të mjerët menduan se ai do të ishte i pranueshëm për besimtarët. Por çfarë thotë i Gjithëdituri për ta?!Atë ditë, ata ishin më afër mosbesimit se besimit. - Pra, në atë gjendje, kur nuk dolën me besimtarët, ata ishin më pranë kufrit se besimit.Ata thoshin me gojën e tyre gjëra që nuk i kishin në zemrën e tyre,... -Kjo është cilësi e përhershme e munafikëve. Ata gjithmonë thonë me gojë gjëra që nuk i kanë në zemër. Fjalët dhe veprat e tyre, në dukje, janë të bukura dhe tërheqëse për sytë e njerëzve, por ato që fshehin brenda janë ndryshe. E tillë konsiderohet edhe thënia e tyre: “Sikur ta dinim se do të bëhej luftë, ne do të vinim pas jush!”, sepse ata e dinin shumë mirë që lufta ishte e pashmangshme Ky ajet mbështet saktësinë e parimit në Islam, që thotë: “Lejohet të kryhet një vepër me dëm më të vogël, për t’ju ruajtur një dëmi më të madh. Po ashtu, është detyrë të kryesh punën me dobi më të vogël, nëse nuk mundesh të kryesh atë me dobi më të madhe.” Arsyeja është se munafikët u urdhëruan fillimisht që të luftonin për të mbrojtur fenë, por kur nuk e bënë këtë, atëherë u urdhëruan që të luftonin për të mbrojtur familjet, pasurinë dhe vendin e tyre....por Allahu e di mirë se çfarë fshehin ata. -I Gjithëdituri ua shfaq këto të fshehta adhuruesve të Tij besimtarë, ndërsa për munafikët ka përgatitur një dënim të dhembshëm. Pastaj i Madhëruari thotë:
3:168Page 72
ٱلَّذِينَ قَالُواْ لِإِخۡوَٰنِهِمۡ وَقَعَدُواْ لَوۡ أَطَاعُونَا مَا قُتِلُواْۗ قُلۡ فَٱدۡرَءُواْ عَنۡ أَنفُسِكُمُ ٱلۡمَوۡتَ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ ١٦٨
Those who said about their brothers while sitting [at home], "If they had obeyed us, they would not have been killed." Say, "Then prevent death from yourselves, if you should be truthful."
Atyre që nuk luftuan dhe që thanë për vëllezërit të vet “Sikur të na kishin dëgjuar ne, nuk do të vriteshin”, -Kështu, munafikët kryen njëherazi dy vepra të këqija: së pari, ata dezertuan, duke refuzuar luftën në rrugë të Allahut dhe, së dyti, kundërshtuan gjykimin e Allahut të Lartësuar dhe mohuan përcaktimin e Tij. Këtyre, Allahu i Lartësuar u ktheu si përgjigje një kërcënim të ashpër:...thuaju: “Largojeni vdekjen prej vetes suaj, nëse thoni të vërtetën!” –Kuptimi: Nëse jeni të sigurt se mund t'i shpëtoni vdekjes me masat që mund të ndërmerrni, atëherë ndalojeni vdekjen kur ajo t'ju gllabërojë. Pa dyshim që ju jeni të pafuqishëm për diçka të tillë. Këto ajete dëshmojnë se tek një njeri mund të rrinë bashkë cilësi të besimit me cilësi të kufrit, dhe është e mundur që ai të jetë me pranë njërës cilësi sesa tjetrës
3:169Page 72
وَلَا تَحۡسَبَنَّ ٱلَّذِينَ قُتِلُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ أَمۡوَٰتَۢاۚ بَلۡ أَحۡيَآءٌ عِندَ رَبِّهِمۡ يُرۡزَقُونَ ١٦٩
And never think of those who have been killed in the cause of Allāh as dead. Rather, they are alive with their Lord, receiving provision,
Këto ajete të mrekullueshme janë një përgëzim i madh, që flasin për gradën e lartë të dëshmorëve në rrugën e Zotit. Ato tregojnë nderimin e madh dhe mirësitë që janë përgatitur për ta. Këto ajete janë, gjithashtu, edhe një ngushëllim për të gjallët, që të mos trishtohen për ata që kanë dhënë jetën për hir të fesë së Allahut. Ato shërbejnë edhe si nxitëse të dëshirës për të bërë luftë dhe për të rënë dëshmor në rrugën e Allahut.Kurrë mos thoni për ata që bien dëshmorë në rrugën e Allahut: “Janë të vdekur”! -Kuptimi: Ata që kanë rënë në luftë kundër armiqve të Zotit dhe duke synuar lartësimin e fjalës së Zotit, mos i konsideroni asnjëherë si të vdekur. Pra, kurrë, mos ju shkojë ndër mend se dëshmorët në rrugën e Zotit u asgjësuan dhe humbën çdo mirësi. Mos mendoni se duke u larguar nga kjo dynja dhe duke lënë kënaqësitë e kësaj jete, për hir të së cilës frikacakët i shmangen luftës, atyre do t'u mungojnë përgjithmonë kënaqësitë. Përkundrazi, ata tashmë janë duke shijuar mrekulli të vërteta, jo më kënaqësi të dynjasë, por të Xhenetit. Thotë i Lartësuari:Jo. Ata janë të gjallë te Zoti i tyre, duke u kënaqur. -Pra, me rënien e tyre si dëshmorë në rrugën e Zotit, ata kanë fituar mirësinë më të madhe, për të cilën garojnë të sinqertët. Ata janë të gjallë te Zoti i tyre, në Xhenetin e mirësive. Shprehja: “te Zoti i tyre” tregon gradën e lartë dhe afrimitetin te Krijuesi i tyre. Ata furnizohen me shumëllojshmëri të mirash, vlerën e të cilave mund ta shpjegojë veçse Ai që ua dhuron. Përveç këtyre:
3:170Page 72
فَرِحِينَ بِمَآ ءَاتَىٰهُمُ ٱللَّهُ مِن فَضۡلِهِۦ وَيَسۡتَبۡشِرُونَ بِٱلَّذِينَ لَمۡ يَلۡحَقُواْ بِهِم مِّنۡ خَلۡفِهِمۡ أَلَّا خَوۡفٌ عَلَيۡهِمۡ وَلَا هُمۡ يَحۡزَنُونَ ١٧٠
Rejoicing in what Allāh has bestowed upon them of His bounty, and they receive good tidings about those [to be martyred] after them who have not yet joined them - that there will be no fear concerning them, nor will they grieve.
Ata janë të gëzuar me atë që u ka dhënë Allahu nga mirësia e Tij. -Domethënë, janë të lumturuar dhe plotësisht të kënaqur me dhuratën e Zotit të tyre. Sytë dhe shpirtrat e tyre janë të gëzuar, të ngazëllyer me bukuritë e atjeshme. Kënaqësia që ndiejnë ata është e plotë, e pacunguar në asnjë aspekt. Allahu i Lartësuar u ka dhuruar kënaqësi për trupin dhe lumturi për shpirtin e tyre. Ata lumturohen me mirësitë e përjetshme, me të cilat do të jetojnë përgjithmonë. Për këtë arsye, ata përgëzojnë njëri-tjetrin për vëllezërit e tyre, që ende nuk kanë rënë në luftë në rrugën e Zotit.Ata gëzohen edhe për ata që kanë lënë pas dhe që ende nuk u janë bashkuar radhëve të tyre(si dëshmorë), se për ta nuk do të ketë as frikë dhe as nuk kanë pse të brengosen. –Pra, ata përgëzojnë edhe njëri-tjetrin me lajmin e gëzueshëm që, edhe vëllezërit e tyre, sikurse ata, nuk do të kenë frikë dhe as brenga. Ky është një plotësim i mirësisë dhe lumturisë së tyre.
3:171Page 72
۞ يَسۡتَبۡشِرُونَ بِنِعۡمَةٖ مِّنَ ٱللَّهِ وَفَضۡلٖ وَأَنَّ ٱللَّهَ لَا يُضِيعُ أَجۡرَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ١٧١
They receive good tidings of favor from Allāh and bounty and [of the fact] that Allāh does not allow the reward of believers to be lost -
Ata janë të gëzuar me mirësitë dhe begatitë e Allahut. -Ata urojnë njëri-tjetrin për suksesin më të madh që mund të urohet ndonjëherë: për mirësinë e Zotit të tyre dhe bujarinë e Tij me ta. Por edhe për diçka tjetër shumë të bukur:S’ka dyshim se Allahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve. –Përkundrazi, Allahu ua shumëfishon shpërblimin me bujarinë e Tij. Ai u dhuron shumë më tepër sesa ata arrijnë me përpjekjet e tyre. Në këto ajete dëshmohet vërtetësia e mirësive që përjetohen gjatë jetës së varrit. Dëshmorët qëndrojnë në gradat më të larta, pranë Zotit të tyre. Ky ajet tregon, gjithashtu, se shpirtrat e vepërmirëve bashkohen dhe takohen me njëri-tjetrin, duke i përcjellë njëri-tjetrit lajme të gëzueshme.
3:172Page 72
ٱلَّذِينَ ٱسۡتَجَابُواْ لِلَّهِ وَٱلرَّسُولِ مِنۢ بَعۡدِ مَآ أَصَابَهُمُ ٱلۡقَرۡحُۚ لِلَّذِينَ أَحۡسَنُواْ مِنۡهُمۡ وَٱتَّقَوۡاْ أَجۡرٌ عَظِيمٌ ١٧٢
Those [believers] who responded to Allāh and the Messenger after injury had struck them. For those who did good among them and feared Allāh is a great reward -
Për ata që iu përgjigjën Allahut dhe të Dërguarit, edhe pasi u plagosën dhe për ata që bëjnë mirë dhe ruhen nga e keqja, është përgatitur një shpërblim i madh. -Pasi u kthye nga Uhudi në Medinë, Profeti (a.s.) dëgjoi se Ebu Sufjani së bashku me idhujtarët që e shoqëronin po bënin plan të shkonin deri në Medinë. Atëherë, ai u bëri thirrje shokëve të tij që të ktheheshin sërish në luftë. Ata, edhe pse të dërrmuar nga plagët, iu përgjigjën thirrjes dhe urdhrit të Allahut dhe të Profetit të Tij. E kështu marshuan përpara, derisa mbërritën te vendi i quajtur Hamraul Esued. Atje shkuan disa korrierë, të cilët u thoshin:
3:173Page 72
ٱلَّذِينَ قَالَ لَهُمُ ٱلنَّاسُ إِنَّ ٱلنَّاسَ قَدۡ جَمَعُواْ لَكُمۡ فَٱخۡشَوۡهُمۡ فَزَادَهُمۡ إِيمَٰنٗا وَقَالُواْ حَسۡبُنَا ٱللَّهُ وَنِعۡمَ ٱلۡوَكِيلُ ١٧٣
Those to whom people [i.e., hypocrites] said, "Indeed, the people have gathered against you, so fear them." But it [merely] increased them in faith, and they said, "Sufficient for us is Allāh, and [He is] the best Disposer of affairs."1
Edhe për ata të cilët, kur njerëzit u thanë “Shumë njerëz janë mbledhur që t’ju sulmojnë, prandaj kini frikë!” –Pra, ata sillnin informacione frikësuese, të tilla si: Armiku është përgatitur që t'ju zhdukë të gjithëve, prandaj ikni e shpëtoni kokën tuaj! Megjithatë, të gjitha këto kërcënime nuk bënë gjë tjetër, por veçse ua shtuan edhe më shumë besimin muslimanëve:...kjo vetëm sa ua shtoi edhe më shumë besimin, prandaj thanë: “Neve na mjafton Allahu dhe Ai është Mbrojtësi më i mirë.” -Mbështetja tek Allahu u bë më e fortë. Ata thanë: “Na mjafton Allahu, Sundimtari dhe Mbrojtësi ynë! Allahun kemi lënë të kujdeset për gjithçka që na shqetëson, dhe sa Kujdestar i mirë është Ai! Ai përkujdeset për rregullimin e çështjeve të adhuruesve të Tij. Ai bën të mundur që të zbresin mirësitë dhe të largohen fatkeqësitë. Askush nuk mund ta pengojë përkujdesjen dhe mëshirën e Tij. Dhe, ja përfundimi:
3:174Page 73
فَٱنقَلَبُواْ بِنِعۡمَةٖ مِّنَ ٱللَّهِ وَفَضۡلٖ لَّمۡ يَمۡسَسۡهُمۡ سُوٓءٞ وَٱتَّبَعُواْ رِضۡوَٰنَ ٱللَّهِۗ وَٱللَّهُ ذُو فَضۡلٍ عَظِيمٍ ١٧٤
So they returned with favor from Allāh and bounty, no harm having touched them. And they pursued the pleasure of Allāh, and Allāh is the possessor of great bounty.
Ata, pa i gjetur asnjë e keqe, fituan begati e mirësi të mëdha nga Allahu... -Kur idhujtarët mësuan se Profeti (a.s.) dhe ushtria e tij – madje edhe ata që nuk morën pjesë fillimisht në betejë – kishin dalë në kërkim të tyre, në zemrat e tyre hyri tmerri. Allahu i Lartësuar futi frikë në zemrat e tyre, prandaj ata u larguan për në Mekë. Kështu, besimtarët u kthyen me fitore, me mirësinë dhe gradën e lartë te Zoti i tyre. Vërtet, përgjigjja e tyre ndaj thirrjes së Allahut dhe Profetit të Tij edhe në atë gjendje, si edhe mbështetja e tyre e plotë tek i Gjithëfuqishmi ishte një sukses i dhuruar prej Tij.dhe për ata që bëjnë mirë dhe ruhen nga e keqja, është përgatitur një shpërblim i madh. –Pra, me veprat e tyre të mira, duke iu përgjigjur urdhrit të Allahut dhe Profetit (a.s.), dhe me ruajtjen nga të këqijat, duke mos thyer asnjë urdhër, ata merituan shpërblimin e Allahut të Lartësuar. Me plotësimin e devotshmërisë, çdokush mund të arrijë kënaqësinë e Allahut të Lartësuar....dhe arritën kënaqësinë e Tij. Allahu është Dhurues i madh. –Pra, duke qenë se ata u përpoqën për kënaqësinë e Tij, Allahu i Lartësuar ua shtoi shpërblimin e luftës edhe më shumë. Dhe, sigurisht, shpërblimi i Allahut është i shumë madh.
3:175Page 73
إِنَّمَا ذَٰلِكُمُ ٱلشَّيۡطَٰنُ يُخَوِّفُ أَوۡلِيَآءَهُۥ فَلَا تَخَافُوهُمۡ وَخَافُونِ إِن كُنتُم مُّؤۡمِنِينَ ١٧٥
That is only Satan who frightens [you] of his supporters. So fear them not, but fear Me, if you are [indeed] believers.
Ishte Shejtani që deshte t’ju frikësonte me miqtë e vet. -Ata të cilët ju frikësonin dhe ju kërcënonin me idhujtarët ishin veçse zëdhënës të Shejtanit, që do t’ju frikësojë me ushtritë e tij.Por ju mos u frikësoni prej tyre, por frikësohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë! -Mos kini frikë idhujtarët dhe ushtrinë e Shejtanit, por frikësojuni Allahut, sepse gjithçka është në dorën e Tij. Ata nuk mund të arrijnë asgjë pa lejen e të Plotfuqishmit. Vetëm Allahut frikësojuni, i Cili përkujdeset për të zgjedhurit dhe të dashurit e Tij. Ai është pranë atyre që i frikësohen dhe i përgjigjen urdhrave të Tij. Ky ajet tregon se frika vetëm ndaj Allahut të Lartësuar është detyrë. Madje, kjo konsiderohet si domosdoshmëri e besimit të drejtë. Në varësi të imanit është edhe frika ndaj Allahut. Frikë e dobishme dhe e shpërblyeshme është ajo që e ndalon robin nga shkelja e kufijve të Allahut.
3:176Page 73
وَلَا يَحۡزُنكَ ٱلَّذِينَ يُسَٰرِعُونَ فِي ٱلۡكُفۡرِۚ إِنَّهُمۡ لَن يَضُرُّواْ ٱللَّهَ شَيۡـٔٗاۚ يُرِيدُ ٱللَّهُ أَلَّا يَجۡعَلَ لَهُمۡ حَظّٗا فِي ٱلۡأٓخِرَةِۖ وَلَهُمۡ عَذَابٌ عَظِيمٌ ١٧٦
And do not be grieved, [O Muḥammad], by those who hasten into disbelief. Indeed, they will never harm Allāh at all. Allāh intends that He should give them no share in the Hereafter, and for them is a great punishment.
Profeti (a.s.) ishte shumë i përkushtuar për udhëzimin e krijesave të Zotit. Ai përpiqej dhe shqetësohej që ata të udhëzoheshin. Kur ata nuk përgjigjeshin, ai trishtohej dhe shqetësohej shumë, prandaj i Lartësuari i thotë:Mos u brengos për ata që rendin në mosbesimin e tyre! –Kuptimi: Mos u shqetëso për ata që, nga dëshira për shthurje, nxitojnë në vepra të këqija dhe në mohimin e Zotit. Ata e dëshirojnë shumë mohimin e Zotit dhe shfrenimin, por:Ata nuk mund ta dëmtojnë Allahun aspak. -Allahu i Lartësuar do ta ndihmojë fenë e Tij, do ta mbështesë Profetin e Tij dhe do ta shpjerë deri në fund kauzën e Tij, edhe pse ata e mohojnë, prandaj mos u kushto shumë rëndësi mohimit të tyre! Ata po punojnë veçse në dëm të vetes së tyre. A ka fatkeqësi më të madhe sesa të jesh bosh nga imani në jetën e kësaj dynjaje dhe i ndëshkuar përjetësisht në jetën tjetër?! Me zgjedhjen e tyre të keqe, ata janë të pavlerë dhe të papërfillshëm tek i Gjithmëshirshmi. Ata janë kaq të papërfillshëm, saqë Allahu i Lartësuar thotë:Allahu, me Urtësinë e Vet, dëshiron që atyre të mos u takojë asnjë e mirë në Botën Tjetër. Ata do të kenë një dënim të madh. –Ata që braktisen nga Allahu i Lartësuar janë të ulët, të parëndësishëm, prandaj e meritojnë këtë trajtim nga i Drejti dhe i Urti. Ata nuk mund të meritojnë shpërblimin e ahiretit. Allahu nuk u dha sukses atyre në veprat dhe fjalët e mira, me të cilat fitohet mirësia dhe mëshira e Tij. Pa dyshim, Ai është i Drejti dhe i Urti. Allahu është i Gjithëdituri, që e di shumë mirë se kush e meriton udhëzimin dhe dritën e Tij. Ndërsa mohuesit, të cilëve Ai nuk u dhuron udhëzim dhe dritë, nuk i meritojnë këto mirësi sepse ata parapëlqejnë kufrin kundrejt imanit, sikurse ai tregtari që paguan me pasurinë më të shtrenjtë për të arritur atë që do. Të tillët nuk mund ta dëmtojnë aspak Zotin e botëve.
3:177Page 73
إِنَّ ٱلَّذِينَ ٱشۡتَرَوُاْ ٱلۡكُفۡرَ بِٱلۡإِيمَٰنِ لَن يَضُرُّواْ ٱللَّهَ شَيۡـٔٗاۖ وَلَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ ١٧٧
Indeed, those who purchase disbelief [in exchange] for faith - never will they harm Allāh at all, and for them is a painful punishment.
Ata që, në vend të besimit, parapëlqyen kufrin, nuk i bëjnë asnjë dëm Allahut. –Madje, dëmi do të kthehet mbi ta, siç thotë i Lartësuari:Ata vetë i pret një dënim i dhimbshëm. -E si mund ta dëmtojnë ata Allahun e Madhëruar?! Mos vallë, duke u treguar shpërfillës ndaj besimit tek Ai dhe duke parapëlqyer mohimin e Mëshiruesit?! Le të kujtojnë ata se Allahu i Lartësuar është i Lavdëruar në qiej dhe në tokë dhe se nuk ka nevojë për adhurimin e askujt, aq më pak të tyre. Allahu i Lartësuar ka adhurues të pastër dhe të sinqertë, të cilët e adhurojnë me dashuri, madhërim, bindje dhe përkushtim të plotë. Ai ka krijuar adhurues e dijetarë të mëdhenj, që të sqarojnë dhe transmetojnë këtë fe, duke kënaqur Atë. Ai ka zgjedhur njerëz të lartë, të ditur dhe të urtë për të ndihmuar dhe lartësuar këtë fe. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet: “Thuaj: “Besoni në atë (Kur'anin) apo jo, atyre që u është dhënë dituri (nga librat e parë) para tij, kur u lexohet (Kur'ani) lëshohen me fytyrë përdhe, duke bërë sexhde.”. Dhe thonë: “I Lartësuar qoftë Zoti ynë! Premtimi i Zotit tonë është përmbushur.” Ata lëshohen me fytyrë në tokë duke qarë dhe ai (Kur'ani) ua shton edhe më shumë përuljen. [Isra 107-109].
3:178Page 73
وَلَا يَحۡسَبَنَّ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓاْ أَنَّمَا نُمۡلِي لَهُمۡ خَيۡرٞ لِّأَنفُسِهِمۡۚ إِنَّمَا نُمۡلِي لَهُمۡ لِيَزۡدَادُوٓاْ إِثۡمٗاۖ وَلَهُمۡ عَذَابٞ مُّهِينٞ ١٧٨
And let not those who disbelieve ever think that [because] We extend their time [of enjoyment] it is better for them. We only extend it for them so that they may increase in sin, and for them is a humiliating punishment.
Të mos mendojnë jobesimtarët se afatin që Ne u kemi dhënë të jetojnë është në dobi të tyre. -Ata që e mohojnë Zotin e tyre, që e flakin pas shpine fenë e Tij dhe që e luftojnë Profetin e Tij, të mos mendojnë se është në të mirë të tyre që Zoti vazhdon i lë të jetojnë në këtë dynja, duke i afatizuar dhe duke mos i shfarosur menjëherë. Kjo nuk tregon aspak dashurinë e Zotit për ta. Jo, kurrsesi! Çështja nuk është ashtu si mendojnë ata. Me afatizimin dhe mosndëshkimin e shpejtë të tyre, Allahu i Lartësuar do veçse një ndëshkim më të ashpër për ta. Duke i afatizuar ata do t’i shtojnë edhe më tepër padrejtësitë, për të cilat do të merren në llogari nga i Drejti dhe i Plotpushtetshmi.Ne i lëmë të jetojnë veç që të shtojnë edhe më shumë gjynahet e tyre. Ata i pret një dënim poshtërues. -Allahu i Lartësuar i afatizon kriminelët ose të prishurit që padrejtësitë e tyre të shtohen aq shumë, saqë pastaj Ai t’i ndëshkojë ata sikurse ndëshkon Krenari, i Plotpushtetshmi. Le të kenë kujdes të padrejtët për çdo afatizim që vërejnë se po iu jepet, dhe kurrë të mos mendojnë se po i shpëtojnë ndëshkimit të Allahut të Madhërishëm e të Lartësuar!
3:179Page 73
مَّا كَانَ ٱللَّهُ لِيَذَرَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ عَلَىٰ مَآ أَنتُمۡ عَلَيۡهِ حَتَّىٰ يَمِيزَ ٱلۡخَبِيثَ مِنَ ٱلطَّيِّبِۗ وَمَا كَانَ ٱللَّهُ لِيُطۡلِعَكُمۡ عَلَى ٱلۡغَيۡبِ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ يَجۡتَبِي مِن رُّسُلِهِۦ مَن يَشَآءُۖ فَـَٔامِنُواْ بِٱللَّهِ وَرُسُلِهِۦۚ وَإِن تُؤۡمِنُواْ وَتَتَّقُواْ فَلَكُمۡ أَجۡرٌ عَظِيمٞ ١٧٩
Allāh would not leave the believers in that [state] you are in [presently] until He separates the evil from the good. Nor would Allāh reveal to you the unseen. But [instead], Allāh chooses of His messengers whom He wills, so believe in Allāh and His messengers. And if you believe and fear Him, then for you is a great reward.
Allahu nuk do t’i lërë kurrë besimtarët, ashtu siç jeni ju, pa dalluar të keqin nga i miri. -Nuk i takon urtësisë së Allahut të Gjithëditur që t'i lërë muslimanët në atë gjendje, pa u dalluar qartë i keqi nga i miri, besimtari nga munafiku, i sinqerti nga gënjeshtari.Allahu nuk do t'ju lejonte juve t'i zbuloni të fshehtat(që i di vetëm Ai). Por Allahu zgjedh atë që do nga të dërguarit e Tij(për t'ia zbuluar të fshehtat). Prandaj, besojini Allahut dhe të dërguarve të Tij. Nëse besoni dhe ruheni, do të keni një shpërblim të madh. -Nuk i takon urtësisë së Tij që t'i lejojë krijesat të shohin dhe të njohin të fshehtën. Vetëm profetëve u lejoi diçka nga kjo. Nga ana tjetër, është Allahu që zgjedh prej njerëzve se cilët do të bëhen profetë, për t'u përcjellë Shpalljen hyjnore, që sjell jetë, lumturi, dritë dhe udhëzim. Urtësia e Allahut kërkon që krijesat e Tij të sprovohen dhe të dallohen në besimin e tyre, sepse nëpërmjet sprovave dalin në pah e keqja dhe e mira. Sprovat e Tij janë të shumta dhe të gjitha shërbejnë për sigurinë e besimit dhe sinqeritetit. Allahu i dërgoi profetët dhe na urdhëroi që t’u bindemi dhe t'i pasojmë ata në rrugën e tyre. Ai na urdhëroi që t'i besojmë se flasin të vërtetën dhe urdhërojnë në emër të Zotit. Nëse i besojmë dhe u bindemi urdhrave të tyre, Ai na ka premtuar shpërblim të madh. Me besim të sinqertë dhe me devotshmëri fiton premtimin e Bujarit të Mëshirshëm. Në varësi të bindjes dhe pasimit të profetëve, njerëzit janë ndarë në dy grupe: të bindur dhe të pabindur, besimtarë të sinqertë dhe munafikë, të dorëzuar ndaj Krijuesit të gjithësisë dhe shpërfillës ndaj fesë së Tij. Çdo njeri meriton shpërblimin ose ndëshkimin. Kështu del në pah drejtësia, bamirësia, mëshira dhe urtësia madhështore e Allahut në krijimin e Tij.
3:180Page 73
وَلَا يَحۡسَبَنَّ ٱلَّذِينَ يَبۡخَلُونَ بِمَآ ءَاتَىٰهُمُ ٱللَّهُ مِن فَضۡلِهِۦ هُوَ خَيۡرٗا لَّهُمۖ بَلۡ هُوَ شَرّٞ لَّهُمۡۖ سَيُطَوَّقُونَ مَا بَخِلُواْ بِهِۦ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۗ وَلِلَّهِ مِيرَٰثُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۗ وَٱللَّهُ بِمَا تَعۡمَلُونَ خَبِيرٞ ١٨٠
And let not those who [greedily] withhold what Allāh has given them of His bounty ever think that it is better for them. Rather, it is worse for them. Their necks will be encircled by what they withheld on the Day of Resurrection. And to Allāh belongs the heritage of the heavens and the earth. And Allāh, of what you do, is [fully] Aware.
Ata që nuk japin nga të mirat që u ka dhënë Allahu, të mos mendojnë se ajo është në dobi të tyre. –Ata që tregohen koprracë me mirësitë që u ka falur Allahu, qoftshin ato pasuri, pushtet, famë, dituri etj., të mos mendojnë se, meqë po marrin këto mirësi nga Allahu, kjo është gjithmonë në të mirë të tyre. Allahu i Lartësuar u ka falur mirësi shumë njerëzve, duke u treguar bamirës i madh me ta, por Ai njëkohësisht i ka urdhëruar që të shpenzojnë prej këtyre të mirave, për të qenë në ndihmë të krijesave të tjera. Ai i ka urdhëruar që ata të tregohen bamirës vetëm me një pjesëz të mirësive të tyre, aq sa të mos dëmtohen ata vetë. Por nëse ata nuk shpenzojnë dhe tregohen koprracë, duke i privuar robërit e tjerë të Allahut të përfitojnë prej këtyre mirësive, le ta dinë se ky veprim është në dëm të tyre dhe nuk ua ruan aspak ato mirësi që të mos pakësohen. Koprracia është në dëm të fesë, besimit, dynjasë dhe të të gjitha çështjeve të tyre të tashme dhe të ardhme. Ajo, gjithashtu, nuk mund të mos ndëshkohet nga i Drejti dhe i Urti:Jo, ajo(kopracia) është në dëm të tyre. Ajo(pasuria) me të cilën bëhen koprracë, në Ditën e Kijametit do t’u mbështillet në qafën e tyre.” –Kuptimi: Mirësitë që nuk i shfrytëzojnë për përmbushjen e detyrimeve, atyre do t'u mbështillen në qafë Ditën e Gjykimit. Ky do të jetë si ndëshkim për ta. Në një hadith të saktë thuhet: “Ditën e Gjykimit, koprracit do t'i shfaqet pasuria e tij si një gjarpër akra', që ka dy pulla në ballë, i cili do ta mbështjellë atë mes dy dhëmbëve të tij dhe do të thotë: “Unë jam pasuria jote, unë jam thesari yt!”Pastaj Profeti (a.s.) lexoi këtë ajet, si vërtetues të kësaj fjale.” Ata njerëz mendojnë se koprracia është në dobi të tyre, sepse kështu fitojnë pushtet dhe sukses, por ajo do të kthehet plotësisht në të kundërt të tyre. Pasuria që ata ruajnë me koprraci do të bëhet shkak i vuajtjes së tyre.Allahut i mbesin trashëgim qiejt dhe Toka.... -Allahu i Lartësuar është Pronari i pasurive dhe pushtetit absolut. Të gjitha pasuritë, atë ditë do t'i kthehen Pronarit të tyre të vetëm e të vërtetë, Allahut të Lartësuar. Ndërsa krijesat nuk do të kenë me vete as flori, as argjend, e as ndonjë pasuri tjetër, me të cilën do të mund të blejnë shpëtimin dhe lumturinë. Thotë i Lartësuari: “Ne do ta trashëgojmë tokën dhe ata që janë mbi të, ndërsa ju të gjithë do të ktheheni tek Ne.” [Merjem 40]. Vëreni me kujdes dy faktet që tregon Allahu i Lartësuar, për të cilët Ai i fton njerëzit të meditojnë dhe të mësojnë që të mos tregohen koprracë me mirësitë që u ka dhuruar Ai, por të jenë bujarë e dorëdhënës: Së pari, Allahu i Lartësuar na mëson se çdo mirësi që njeriu gëzon vjen prej bujarisë së Tij, dhe nuk është pronë e vërtetë e robit. Nëse nuk do të ishte bujaria e Allahut të Lartësuar, në dorën e robit nuk do të vinte asnjë mirësi. Kështu, kur ai tregohet koprrac me të mirat e dhuruara nga Allahu i Lartësuar, ai bëhet prej atyre që pengojnë dhe ndalojnë mirësitë e Allahut për të tjerët. Bamirësia e Allahut e bën të detyrueshme për robin që edhe ai të tregohet bamirës ndaj të tjerëve, sikurse thotë i Lartësuari në Kur’ân: “...tregohu bamirës, sikurse Allahu është treguar Bamirës ndaj teje.” [Kasas]. Njeriu që ndihet i sigurt se të mirat që gëzon janë thjesht dhuratë prej Allahut të Lartësuar, nuk mund të tregohet kurrë koprrac, sidomos me diçka që as nuk e dëmton e as nuk e pakëson pasurinë e tij. Përkundrazi, bujaria i sjell njeriut dobi të pallogaritshme qoftë për përmirësimin e zemrës së tij, qoftë për shtimin e pasurisë së tij. Ajo ia shton besimin dhe e ruan atë nga çdo e keqe dhe fatkeqësi. Së dyti, Allahu i Lartësuar thotë se pasuria që ka robi në zotërim do t’i kthehet Allahut të Lartësuar, Pronarit të tyre të vërtetë dhe të vetëm, që është trashëguesi i gjithçkaje. Atëherë, çfarë kuptimi ka koprracia me një pasuri që do të të ikë nga duart dhe do t’i shkojë dikujt tjetër? Allahu thotë edhe diçka tjetër shumë të rëndësishme, që të nxit të jesh bamirës dhe të ruhesh nga koprracia:Allahu e di mirë atë që bëni ju. -Meqenëse Allahu di gjithçka që njerëzit bëjnë, Ai nuk do të lërë asnjë vepër të mirë pa e shpërblyer me bujarinë e Tij, dhe asnjë vepër të keqe pa e dënuar me drejtësinë dhe urtësinë e Tij. Atëherë, duke qenë se është kështu, çdokush që ka sadopak besim në zemër, nuk do t'ia lejonte vetes që të mos shpenzonte prej mirësive të dhuruara prej Bujarit e Bamirësit, sepse shpërblimi për këtë vepër është shumë i madh për t'u shpërfillur. Nga ana tjetër, një besimtar nuk do të kënaqej kurrë me koprracinë, sepse ndëshkimi i premtuar për të është shumë i ashpër për t’u lënë në harresë dhe për të qenë i pakujdesshëm.
3:181Page 74
لَّقَدۡ سَمِعَ ٱللَّهُ قَوۡلَ ٱلَّذِينَ قَالُوٓاْ إِنَّ ٱللَّهَ فَقِيرٞ وَنَحۡنُ أَغۡنِيَآءُۘ سَنَكۡتُبُ مَا قَالُواْ وَقَتۡلَهُمُ ٱلۡأَنۢبِيَآءَ بِغَيۡرِ حَقّٖ وَنَقُولُ ذُوقُواْ عَذَابَ ٱلۡحَرِيقِ ١٨١
Allāh has certainly heard the statement of those [Jews] who said, "Indeed, Allāh is poor, while we are rich." We will record what they said and their killing of the prophets without right and will say, "Taste the punishment of the Burning Fire.
Allahu i ka dëgjuar fjalët e atyre që thanë: “Allahu është i varfër, kurse ne jemi të pasur.” Ne do ta shkruajmë atë që thanë ata, edhe vrasjen padrejtësisht të profetëve... -Allahu i Lartësuar na tregon rreth disa kryeneçëve, që thanë fjalët më të shëmtuara dhe më të pista. Ai i kërcënon shumë frikshëm ata, kur thotë se i dëgjoi fjalët e tyre dhe i ka ruajtur me përpikmëri, së bashku me veprat e tjera të këqija që ata kanë bërë, dhe do të përdoren në gjyqin kundër tyre. Ata njihen gjithashtu si vrasës dhe torturues të profetëve dhe këshilluesve, që ftonin në udhën e drejtë të Allahut të Lartësuar. Ai do t'i ndëshkojë ata me dënimin më të ashpër. Për thënien e tyre të pistë: “Allahu është i varfër, kurse ne jemi të pasur.”, ata do të dëgjojnë të dëshpëruar fjalët që do u këpusin çdo shpresë:...dhe pastaj, do t’u themi: “Vuajeni dënimin e djegies në Zjarr!". –Dënimi el muĥriķ, domethënë, me djegie që fillon nga jashtë trupit e depërton deri në brendësi të tij, deri në zemër. Ky ndëshkim nuk është aspak padrejtësi për ta. Ai është zgjedhur dhe arritur nga vetë ata, prandaj thotë i Drejti dhe i Lartësuari:
3:182Page 74
ذَٰلِكَ بِمَا قَدَّمَتۡ أَيۡدِيكُمۡ وَأَنَّ ٱللَّهَ لَيۡسَ بِظَلَّامٖ لِّلۡعَبِيدِ ١٨٢
That is for what your hands have put forth and because Allāh is not ever unjust to [His] servants."
"Këtë(ndëshkim)e merituat me duart tuaja. Allahu nuk është i padrejtë ndaj krijesave”. -Janë poshtërsitë dhe paturpësitë e tyre ato që e bëjnë të meritueshëm këtë dënim të dhënë nga i Drejti dhe i Lartësuari. Janë fjalët dhe veprat e tyre të shëmtuara që sjellin ndëshkimin dhe vuajtjet dhe që largojnë shpërblimin dhe lumturinë. Studiuesit dhe shpjeguesit e Kur’ânit kanë thënë se ky ajet është shpallur për një grup çifutësh, që nxorën nga goja këto fjalë të shëmtuara. Njëri prej tyre ishte Finhas Ibn Azura, i cili njihej si një ndër dijetarët çifutë më kryesorë të Medinës. Ky i poshtër, kur dëgjoi ajetin: “Kush është ai që do t’i japë Allahut një “hua” të mirë, që Ai t’ia shtojë atë shumëfish?” [Bekare 245] dhe ajetin: “Kush është ai që i ‘jep’ Allahut një hua të mirë, në mënyrë që Ai t’ia shumëfishojë atë dhe që të ketë një shpërblim të mirë?” [Hadid 11], tha ato fjalë të çmendura, pra tha: "Allahu është i varfër, kurse ne jemi të pasur.”. Allahu i Lartësuar na tregon, gjithashtu, se kjo nuk është diçka e papritur prej tyre, sepse janë pikërisht ata që kanë vrarë deri edhe profetë të Tij. Allahu i Lartësuar, për të treguar që vrasjet nuk kryheshin pa vetëdije nga ata, por me bindje dhe vullnet të plotë, e cilëson dhe thotë që ato ishin të padrejta. Nga ana tjetër, dihet që vrasja e një profeti nuk mund të jetë kurrë e drejtë. Kjo dëshmon se ata ishin aq të poshtër, saqë vrisnin e torturonin edhe profetët e tyre me vetëdije të plotë. Çfarë nuk mund të presësh nga një popull rebel dhe i fëlliqur si ata!
3:183Page 74
ٱلَّذِينَ قَالُوٓاْ إِنَّ ٱللَّهَ عَهِدَ إِلَيۡنَآ أَلَّا نُؤۡمِنَ لِرَسُولٍ حَتَّىٰ يَأۡتِيَنَا بِقُرۡبَانٖ تَأۡكُلُهُ ٱلنَّارُۗ قُلۡ قَدۡ جَآءَكُمۡ رُسُلٞ مِّن قَبۡلِي بِٱلۡبَيِّنَٰتِ وَبِٱلَّذِي قُلۡتُمۡ فَلِمَ قَتَلۡتُمُوهُمۡ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ ١٨٣
[They are] those who said, "Indeed, Allāh has taken our promise not to believe any messenger until he brings us an offering which fire [from heaven] will consume." Say, "There have already come to you messengers before me with clear proofs and [even] that of which you speak. So why did you kill them, if you should be truthful?"
Ata thanë(gjithashtu): “Allahu na ka porositur që të mos besojmë asnjë të dërguar, derisa të na sjellë një kurban që ta hajë zjarri.” –Në këto ajete flitet rreth atyre mashtruesve që shpifën dhe thanë se Allahu i Lartësuar i kishte porositur që të mos besonin asnjë profet, derisa t’u sillte një shenjë. Shenja ishte: derisa i dërguari t’u sillte një kurban që ta hante zjarri. Kështu, ata bënë dy padrejtësi: mashtruan për Allahun e Lartësuar dhe kufizuan mrekullitë e profetëve vetëm me shenjën e mësipërme. Me këtë shpifje, ata pretendonin se, edhe nëse nuk e besonin profetin, ata e bënin këtë që t’i bindeshin Zotit të tyre dhe zbatonin porositë e Tij për pranimin ose jo të profetëve. Por dihet shumë mirë se Allahu i Lartësuar e mbështet me argumente dhe shenja të jashtëzakonshme çdo profet që e dërgon, të cilat janë të mjaftueshme që njerëzit t’i besojnë. Nga ana tjetër, Allahu i Lartësuar nuk i ka kufizuar mrekullitë e profetëve me atë që pretendonin këta trillues dhe fshehës të së vërtetës. Megjithatë, edhe me këtë kusht, ata nuk janë treguar kurrë besnikë dhe të kujdesshëm. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që të thotë:Thuaju(O Muhammed): “Para meje, juve ju erdhën të dërguar me Argumente të Qarta,... –Pra, shumë profetë kanë ardhur para meje, me shenja dhe argumente të mjaftueshme për të besuar. Madje, mes tyre pati edhe nga ata që sollën atë mrekulli që ju kërkoni....madje edhe me atë(mrekulli)që kërkonit. –Pra, disa prej tyre sollën kurbane, që i hëngri një zjarr i zbritur nga qielli, si mrekulli prej Zotit. Pra, ju keni vepruar njëlloj me të gjithë profetët. Pyetja është e njëjtë:Përse, pra, i vratë ata, nëse thoni të vërtetën?" –Kuptimi: Nëse jeni të sinqertë në pretendimin tuaj se Zoti ju ka porositur të mos besoni asnjë profet, veçse kur ai t’ju sjellë një kurban që ta hajë zjarri, atëherë si i përgjigjeni vrasjes së profetëve, mes të cilëve janë edhe ata që e sollën mrekullinë të cilën ju kërkoni?! Kjo tregon se ju veçse po gënjeni dhe po trilloni të pavërteta. Pastaj Allahu i Lartësuar e ngushëllon dhe qetëson Profetin e Tij, duke i thënë:
3:184Page 74
فَإِن كَذَّبُوكَ فَقَدۡ كُذِّبَ رُسُلٞ مِّن قَبۡلِكَ جَآءُو بِٱلۡبَيِّنَٰتِ وَٱلزُّبُرِ وَٱلۡكِتَٰبِ ٱلۡمُنِيرِ ١٨٤
Then if they deny you, [O Muḥammad] - so were messengers denied before you, who brought clear proofs and written ordinances and the enlightening Scripture.1
Nëse ata të quajnë gënjeshtar, atëherë të jesh i sigurt se, edhe para teje janë përgënjeshtruar të dërguar,... –Pra, ky është zakoni i pandryshueshëm i kriminelëve dhe i të padrejtëve. Ata dinë veçse të mohojnë Zotin dhe të refuzojnë profetët e Tij. Mohimi i profetëve prej tyre nuk ndodh për shkak të mungesës së mrekullive dhe as për shkak të mosqartësimit të argumenteve. Përkundrazi, siç thotë i Madhëruari, ata:...që erdhën me Argumente të Qarta, me Shkrime qiellore dhe me Libër të ndritshëm. -Profetët sollën plot arsyetime logjike dhe argumente të qarta tekstuale nga Zoti. Ata sollën libra të shpallur nga Zoti i gjithësisë, që nuk mund t'i sillte askush prej njerëzve. Me të tillë libra, Zoti nderoi vetëm profetët. Ata sollën libra ndriçues, që ndriçojnë dispozitat ligjore, mënyrat e arsyetimit të qartë, çdo rrugë të mirë dhe virtyt të lartë. Në këta libra ndriçohen ngjarjet e së shkuarës dhe të së ardhmes. Atëherë, nëse ata sillen kështu përkundër profetëve, ti nuk duhet të shqetësohesh shumë për çështjen e tyre.
3:185Page 74
كُلُّ نَفۡسٖ ذَآئِقَةُ ٱلۡمَوۡتِۗ وَإِنَّمَا تُوَفَّوۡنَ أُجُورَكُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۖ فَمَن زُحۡزِحَ عَنِ ٱلنَّارِ وَأُدۡخِلَ ٱلۡجَنَّةَ فَقَدۡ فَازَۗ وَمَا ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَآ إِلَّا مَتَٰعُ ٱلۡغُرُورِ ١٨٥
Every soul will taste death, and you will only be given your [full] compensation on the Day of Resurrection. So he who is drawn away from the Fire and admitted to Paradise has attained [his desire]. And what is the life of this world except the enjoyment of delusion.
Çdo njeri do ta shijojë vdekjen. Pastaj, shpërblimet tuaja do t’ju jepen të plota veçse Ditën e Kijametit. -Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na nxit që të tregohemi të përmbajtur kundrejt kësaj dynjaje, duke na kujtuar se ajo një ditë do të fanitet e do të zhduket. Kënaqësitë dhe joshjet e saj janë veçse një përjetim i shkurtër dhe mashtrues. Çdokush që sprovohet me stolitë e saj, bie pre e kurtheve të saj dhe verbohet nga bukuritë e saj, harron që ajo do të largohet prej tij dhe ai do të largohet prej saj, për të shkuar në destinacionin përfundimtar të tij. Më pas, Allahu i Lartësuar na kujton ditën e vështirë dhe plot ankth të Kijametit, ditë kur do të jepet i plotë dhe me drejtësi shpërblimi i veprave të kryera në këtë jetë: o i mirë, o i keq, sipas meritës.Kush i shpëton Zjarrit e futet në Xhenet, ai vërtet ka fituar. Jeta e kësaj bote nuk është gjë tjetër, veçse një përjetim mashtrues. –Domethënë, ka shpëtuar nga ndëshkimi i dhimbshëm dhe ka për të hyrë në Xhenetin e mirësive të pafundme. Ka fituar të drejtën për të jetuar në vendet e stolisura me bukuri, që as syri nuk i ka parë, as veshi nuk i ka dëgjuar dhe asnjë zemër nuk i ka përfytyruar. I kuptuar nga ana e kundërt, ajeti tregon se kush nuk shpëton prej Zjarrit dhe nuk futet në Xhenet, nuk ka dalë aspak i fituar. Kjo do të thotë se ai do të jetë i dëshpëruar dhe i dënuar përjetësisht. Ky ajet përmban një argument të bukur rreth vërtetësisë së shpërblimit në jetën e varrit (berzaħ). Çdokush do të shpërblehet pjesërisht gjatë jetës në varr për veprat që ka bërë. Kjo kuptohet nga fragmenti: “Pastaj, shpërblimet tuaja do t’ju jepen të plota veçse Ditën e Kijametit.” Pra, Allahu i Lartësuar na tregon se shpërblimi i plotë do të jetë vetëm Ditën e Gjykimit. Ndërsa një shpërblim i pjesshëm, kuptohet nga ajeti, do të jetë gjatë jetës së varrit. Jo vetëm kaq, por një pjesë të shpërblimeve, i Drejti dhe Bamirësi ua dhuron njerëzve që në këtë jetë, para vdekjes, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Ne do t’i bëjmë ata të ‘shijojnë’ dënimin më të shpejtë (në dynja), para dënimit të madh (në ahiret)...”. [Sexhde 21].
3:186Page 74
۞ لَتُبۡلَوُنَّ فِيٓ أَمۡوَٰلِكُمۡ وَأَنفُسِكُمۡ وَلَتَسۡمَعُنَّ مِنَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ مِن قَبۡلِكُمۡ وَمِنَ ٱلَّذِينَ أَشۡرَكُوٓاْ أَذٗى كَثِيرٗاۚ وَإِن تَصۡبِرُواْ وَتَتَّقُواْ فَإِنَّ ذَٰلِكَ مِنۡ عَزۡمِ ٱلۡأُمُورِ ١٨٦
You will surely be tested in your possessions and in yourselves. And you will surely hear from those who were given the Scripture before you and from those who associate others with Allāh much abuse. But if you are patient and fear Allāh - indeed, that is of the matters [worthy] of resolve.
Ju patjetër do të sprovoheni në pasuritë dhe në veten tuaj. -Allahu i Lartësuar u drejtohet besimtarëve, për t’i bërë me dije se do të sprovohen në pasuritë e tyre. Sprovë në pasuri janë shpenzimet apo dhëniet e detyrueshme dhe të pëlqyeshme, që robi duhet t'i bëjë për hir të Allahut. Shpesh, për hir të Allahut të Lartësuar, ai do të duhet të sakrifikojë apo ndoshta edhe ta humbasë pasurinë e tij. I Urti tregon, gjithashtu, se do të sprovohemi edhe në vetet tona. Këtu hyjnë detyrimet dhe dispozitat e ndryshme të kësaj feje madhështore, të cilat janë shpeshherë të vështira për t'u mbajtur dhe për t'u përmbushur, si lufta në rrugën e Allahut etj., kur rrezikohet jeta e pasuria, kur kërcënohemi me vrasje, burgim, tortura, diskriminim, plagosje, robërim etj. Sprova në vetet tona janë edhe sëmundjet e ndryshme, që na mundojnë, frikësojnë, të cilat na godasin vetë ne ose të afërmit e të dashurit tanë etj.Ju do të dëgjoni shumë fyerje prej atyre që u është dhënë Libri para jush dhe prej idhujtarëve. -Fjala ‘ofendim’ përfshin të gjitha fyerjet kundrejt besimtarëve, si për shembull, fyerjet për Kur’ânin, Profetin dhe fenë Islame. Në këtë paralajmërim që Allahu i Urtë dhe i Dashur u drejton besimtarëve, ka dobi e urtësi të shumta. Ndër to mund të themi se sprova bëhet për t'u dalluar qartë besimtarët e sinqertë nga gënjeshtarët dhe shtirakët. Allahu i Urtë dhe i Lartësuar i përcakton sprovat edhe për t’u krijuar adhuruesve të Tij të sinqertë mundësi të mrekullueshme për t'i pastruar nga gjynahet, për t'ua mbuluar mangësitë dhe gabimet, për t'ua shtuar besimin, si edhe për t’u forcuar sigurinë rreth vërtetësisë së Kur’ânit dhe Profetit të Tij. Atyre do t'u shtohet siguria, sepse do të shohin të zbatohet në realitet ato çka Zoti i tyre i vetëm i ka paralajmëruar para se të ndodhin. Ata me siguri do të thonë sikurse na tregon i Madhëruari: “Dhe kur panë ushtritë armike, besimtarët thanë: “Kjo është ajo që Allahu dhe i Dërguari i Tij na premtuan dhe Allahu dhe i Dërguari i Tij na thanë të vërtetën”. Dhe ajo (ushtria e armikut) vetëm se ua shtoi atyre edhe më shumë besimin dhe mbështetjen (tek Allahu).”. [Ahzab 22]. Allahu i Lartësuar i paralajmëron besimtarët për të tilla sprova, me qëllim që zemrat e tyre të jenë gati kur ato të ndodhin realisht dhe që ata të jenë të durueshëm në momentin e duhur. Nëse ata përgatiten shpirtërisht dhe psikologjikisht për të tilla vështirësi, pa dyshim që do të jenë më të qëndrueshëm, pa dyshim që do të nxitojnë drejt dyerve të durimit dhe devotshmërisë, për t'u strehuar në kështjellën e pathyeshme të besimtarit. Edhe i Madhëruari na udhëzon drejt kësaj kështjelle, kur thotë:Por në qoftë se duroni dhe ruheni... -Pra, duhet të bëni durim në të gjitha këto sprova që u përmendën: në pasurinë dhe në jetën tuaj, si edhe në mundimet me fjalë e vepra që pësoni prej të padrejtëve. Megjithatë, përveç durimit, duhet pajiseni me devotshmëri ndaj Allahut. Durimi i duhur është ai me të cilin kërkohet kënaqësia e Allahut dhe që është brenda kufijve të Sheriatit. Nuk lejohet të bësh durim atëherë kur situata kërkon zbatim të dispozitave të Zotit. Madje, ka raste kur i duhet treguar vendi armiqve të Allahut dhe të fesë së Tij, sikurse e përcakton Sheriati i drejtë. Më pas, Allahu i Lartësuar na thotë se, po të jemi të duruar dhe pajisemi me devotshmëri, brenda kritereve të vendosura nga Sheriati, atëherë:…kjo është prej çështjeve më të rëndësishme. -Kjo është arritja më e madhe. Pra, durimi dhe devotshmëria janë nga ato veti, për të cilat duhet të garosh dhe të përkushtohesh seriozisht për t'i arritur. Ato janë maja që i arrijnë veçse të sinqertët me vullnet të çeliktë, që vështrojnë dhe qëndrojnë shumë më lart nga të tjerët, sikurse thotë i Lartësuari: “E kush është më fjalëmirë se ai që thërret njerëzit në rrugën e Allahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam musliman.”? E mira nuk mund të jetë e barabartë me të keqen. Largoje atë (të keqen) me çfarë është më e mirë, sepse atëherë, edhe ai, me të cilin ke njëfarë armiqësie, do të të bëhet mik i afërt. Mirëpo këtë nuk mund ta arrijë askush, përveç atyre që janë durimtarë; dhe askush, përveç atyre që kanë fat të madh.” [Fusilet 33-35].
3:187Page 75
وَإِذۡ أَخَذَ ٱللَّهُ مِيثَٰقَ ٱلَّذِينَ أُوتُواْ ٱلۡكِتَٰبَ لَتُبَيِّنُنَّهُۥ لِلنَّاسِ وَلَا تَكۡتُمُونَهُۥ فَنَبَذُوهُ وَرَآءَ ظُهُورِهِمۡ وَٱشۡتَرَوۡاْ بِهِۦ ثَمَنٗا قَلِيلٗاۖ فَبِئۡسَ مَا يَشۡتَرُونَ ١٨٧
And [mention, O Muḥammad], when Allāh took a covenant from those who were given the Scripture, [saying], "You must make it clear [i.e., explain it] to the people and not conceal it." But they threw it away behind their backs and exchanged it for a small price. And wretched is that which they purchased.
(Kujto)Kur Allahu mori zotimin nga ata të cilëve u ishte dhënë Libri se do t’ua sqaronin atë njerëzve dhe nuk do ta fshihnin. Por ata e lanë pas dore atë amanet për një çmim të ulët të kësaj jete. –‘El mîthâķ’quhet një zotim i rëndësishëm, i vështirë dhe i përforcuar. Allahu i Lartësuar e ka marrë këtë zotim prej të gjithë atyre që Ai u ka dhënë libër hyjnor dhe dije të ndritshme, me qëllim që ata t'ua përcjellin dhe sqarojnë të tjerëve. Ata duhet t'u sqarojnë njerëzve dijen që Allahu i Lartësuar u ka dhënë, sepse ata kanë nevojë për të. Ai u mori premtimin që të mos fshihnin asgjë që është detyrë të sqarohet për të tjerët. Nuk lejohet në asnjë mënyrë që ata të tregohen ‘koprracë’ me dijen që Allahu i Lartësuar u ka falur, sidomos kur atyre u kërkohet dija apo kur ndodh diçka që e bën të detyrueshme që të sqarohet e vërteta. Ata duhet ta bëjnë të dallueshme të vërtetën nga e kota dhe t'ua tregojnë këtë njerëzve. Ata, të cilëve Allahu i Lartësuar u ka dhënë sukses, e kanë plotësuar më së miri këtë zotim të vështirë. Ata u mësojnë njerëzve dijen, me të cilën Allahu i Lartësuar i ka privilegjuar. Ata shpenzojnë të gjitha energjitë e tyre për t'u mësuar të tjerëve të mirën, dhe këtë e bëjnë të motivuar nga dashuria për Allahun dhe për të arritur kënaqësinë e Tij. Ata përpiqen pa pushim të kënaqin Allahun e Lartësuar dhe tregohen të mëshirshëm me krijesat. Ata gjithmonë druhen që të mos fshehin asgjë nga dija që duhet ta përcjellin qartë dhe me përpikmëri. Ndërsa ithtarët e Librit, qofshin ata çifutë apo krishterë, apo të tjerë si ata, e kanë hedhur pas shpine këtë përgjegjësi që rëndon mbi supet e tyre. Ata fshehin të vërtetën dhe shfaqin e përhapin të kotën. Ata guxojnë të shkelin kufijtë e Allahut dhe dispozitat e Tij. Ata shpërfillin të drejtat e Krijuesit dhe të drejtat e krijesave, dhe këtë e bëjnë thjesht për një përfitim të pakët. Ky është një turp i madh për ta. Për hir të pushtetit, ofiqeve e të ndonjë pasurie të ofruar nga servilët e tyre injorantë dhe të shfrenuar, ata e shesin të vërtetën për të blerë ndëshkimin. Për ta, i Madhëruari thotë:Sa e keqe është ajo që blenë! -Kjo tregti është shumë e keqe, sepse ata, për të blerë gjënë më të ndyrë, kanë ofruar pozitën më të nderuar që mund të arrijë një njeri. Ata kanë ofruar si çmim postin fisnik të dijetarit, që sqaron të vërtetën nga e kota. Ata i kanë mohuar vetvetes të drejtën për t’u bërë mbrojtës dhe qartësues të së vërtetës, e cila sjell të gjitha mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit. Këtë zgjedhje të keqe e kanë bërë veçse për shkak të nivelit të ulët të dëshirave dhe qëllimive të tyre. Ata nuk e meritojnë që Allahu i Gjithëditur, i Urtë dhe i Drejtë t'u japë sukses për të arritur një gradë të tillë. Pastaj i Madhëruari thotë:
3:188Page 75
لَا تَحۡسَبَنَّ ٱلَّذِينَ يَفۡرَحُونَ بِمَآ أَتَواْ وَّيُحِبُّونَ أَن يُحۡمَدُواْ بِمَا لَمۡ يَفۡعَلُواْ فَلَا تَحۡسَبَنَّهُم بِمَفَازَةٖ مِّنَ ٱلۡعَذَابِۖ وَلَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ ١٨٨
And never think that those who rejoice in what they have perpetrated and like to be praised for what they did not do - never think them [to be] in safety from the punishment, and for them is a painful punishment.
Mos mendo se janë të shpëtuar ata që gëzohen për atë që bënë(fshehjen e së vërtetës)... -Kuptimi: Mos mendoni se i kanë shpëtuar ndëshkimit ata që gëzohen me dijen e tyre të shëmtuar, të pabazë dhe me veprat të pabazuara në tekste hyjnore....dhe që dëshirojnë të lëvdohen për atë që nuk e kanë bërë(sqarimin e së vërtetës)! –Pra, ata që dëshirojnë të lëvdohen për të mirat që, në fakt, nuk i kanë bërë. Normalisht, ata duhet të sqarojnë të vërtetën dhe të punojnë sipas saj, që të meritojnë lëvdatat.Kursesi mos mendo se ata do t'i shpëtojnë ndëshkimit!... -Kuptimi: Mos mendo se këta do t'i shpëtojnë dënimit dhe do të jenë të ruajtur prej tij. Përkundrazi, ata janë duke rendur drejt tij, siç thotë i Lartësuari:Ata do të kenë një dënim të dhembshëm. -Ky ajet flet për disa kategori njerëzish. Ai flet, së pari, për ithtarët e Librit, që nuk iu nënshtruan dhe nuk e ndoqën udhëzimin e sjellë nga Muhamedi (a.s.), por u vetëkënaqën me dijen që zotëronin, duke e mbrojtur atë me fanatizëm të pabazuar. Ata pretendonin se dija e tyre ishte më e rëndësishme për t’u pasuar. Ajeti flet edhe për ata që sajojnë bidate në fjalë dhe vepra dhe gëzohen që i ftojnë njerëzit në to, duke pretenduar se janë në të vërtetën dhe të tjerët janë në humbje. Të gjithë sektet e grupet e bidatit të njëjtën gjë pretendojnë. Sidoqoftë, nga ajeti kuptohet se ai që dëshiron apo i pëlqen që ta lëvdojnë për ndonjë fjalë apo vepër të mirë, të cilën ai e ka thënë apo e ka vepruar, nuk është aspak i qortuar, nëse atë e ka bërë me sinqeritet për Allahun, dhe jo për famë dhe syfaqësi. Përkundrazi, ai nxitet nga Sheriati që të bëjë vepra të mira me sinqeritet për Allahun, i Cili i shpërblen bamirësit në fjalë dhe në vepra. Allahu i ka shpërblyer edhe krijesat më të zgjedhura të Tij, profetët, të cilët i janë lutur Atij për t'ua plotësuar një kënaqësi të tillë. Kështu, për shembull, Ibrahimi (a.s.) është lutur: “...bëj për mua një kujtim të mirë ndër njerëz.” Ndërsa për Nuhun (a.s.), Allahu thotë: “Paqja qoftë për Nuhun në gjithë botën. Kështu i shpërblejmë Ne vepërmirët.” Një nga lutjet më të rëndësishme të adhuruesve të Mëshiruesit, është: “Na bëj prijës të të devotshmëve!”. Të gjitha këto janë mirësi të Allahut të Lartësuar, që kërkojnë mirënjohje të thellë ndaj Tij.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences